AI-assisted research summary: This article adds rules for diplomatic and consular missions on leasing premises, buying objects or vehicles, approvals, commission review, and property records.
Neni 5 Nenit 34 të LPP-së i shtohen paragrafët e rinj me tekstin si vijon: 2 34.10. Kërkesat e përcaktuara me nenin 34.1 të LPP-së nuk aplikohen për misionet diplomatike dhe konsullore. 34.11. Shefi i Misionit diplomatik/ konsullor pasi që identifikon pronën e përshtatshme të mundshme, udhëheq negociatat për ofertën dhe kushtet, për marrje me qira të objekteve. 34.12. Për marrjen me qira të objekteve për zyra si dhe për objekte banimi së pari duhet t’i paraprijë një kërkesë me shkrim nga ana e Shefit të misionit Diplomatik/konsullor drejtuar zyrtarit aprovues të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ-së), ku ky i fundit duhet të shqyrtojë dhe të bëjë aprovimin e kërkesës së bërë nga ana e shefit të misionit. 34.13. Shefi i misionit diplomatik/ konsullor mund të angazhoj një kompani vendore në shtetin pranues, për ndërmjetësim të marrjes së objektit me qira të misioneve diplomatike apo konsullore. 34.14. Të gjitha marrëveshjet për hapësirat e marra me qira për zyre të misioneve diplomatike apo konsullore bëhen në emër të misionit diplomatik dhe konsullor. 34.15. Misioni diplomatik dhe konsullor mund të lidhë kontratë në kohëzgjatje deri në pesë (5) vite. 34.16. Mund të lejohet avansi ne maksimum deri në dymbëdhjetë (12) muaj, ku përfshihen pagesat e kaucioneve dhe shërbimeve të mirëmbajtjes së objekteve të zyrave dhe të banimit. 34.17. Shefi i misionit diplomatik/ konsullor i dërgon MPJ-së kërkesën për blerjen e automjetit me më shumë se një ofertë. Në raste të tilla MPJ themelon komision të brendshëm prej tre anëtarësh, i cili bën vlerësimin e kërkesës dhe jep aprovimin apo refuzimin për fillimin e negociatave nga ana e shefit të misionit diplomatik dhe konsullor 34.18. Pas aprovimit të kërkesës nga ana e Komisionit të MPJ-së, shefi i misionit diplomatik/konsullor fillon negociatat me operatorin ekonomik mbi bazën e parimeve të transparencës jo diskriminimit dhe ekonomicitetit. 34.19. Për blerjen e objekteve për misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës përdoren procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës. 34.20. Për blerjen e Objekteve për misionet diplomatike/konsullore paraprakisht merret vendim nga Qeveria. 34.21. Pas Vendimit të Qeverisë, Qeveria cakton një Komision profesional për zhvillimin e negociatave me subjektin që e shet pronën (objektin). 34.22. Përbërja, kompetencat dhe funksionimi i Komisionit profesional rregullohet me akt nënligjor të Qeverisë. 34.23. Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e Misioneve diplomatike dhe konsullore janë pasuri e Republikës së Kosovës. 34.24. Ministria e Punëve të Jashtme mban evidencën e të gjithë pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme të misioneve diplomatike/konsullore.