LIGJI NR. 03/L-159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT
This is the preamble introducing Kosovo Law No. 03/L-159 on the Anti-Corruption Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-159
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing Kosovo Law No. 03/L-159 on the Anti-Corruption Agency. This provision says the law sets the status and responsibilities of the Anti-Corruption Agency. This article defines key terms used in the law, including the anti-corruption agency, the parliamentary oversight commission, corruption, and the terms for public official and responsible person. The Agency is an independent, specialized body for implementing state policies to fight and prevent corruption in Kosovo. The Kosovo Assembly approves the Agency’s annual budget on the Agency’s proposal, and the Agency decides independently how to use the budget.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble introducing Kosovo Law No. 03/L-159 on the Anti-Corruption Agency.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 65 / 05 SHKURT 2010 Ligji nr. 03/L- 159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the status and responsibilities of the Anti-Corruption Agency.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj përcakton statusin dhe përgjegjësitë e Agjencisë kundër Korrupsionit në fushën e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit, veçanërisht në fushën e raportimit, zbulimit dhe hetimit të korrupsionit, zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the anti-corruption agency, the parliamentary oversight commission, corruption, and the terms for public official and responsible person.
Neni 2 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji termet e përdorura kanë këtë kuptim: 1.1. Agjencia - Agjencia kundër Korrupsionit. 1.2. Komisioni - Komisioni Parlamentar Mbikëqyrës. 1.3. Korrupsion – çdo keqpërdorim të pushtetit apo çdo sjellje tjetër të personit zyrtar, personit përgjegjës apo personit tjetër me qëllim të arritjes së një përparësie apo përftimi të kundërligjshëm për veten apo për tjetrin. 1.4. Person zyrtar - personi zyrtar të definuar në Kodin penal të Kosovës. 1.5. Person përgjegjës - personi përgjegjës të definuar në Kodin penal të Kosovës. KREU II AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Agency is an independent, specialized body for implementing state policies to fight and prevent corruption in Kosovo.
Neni 3 Statusi i Agjencisë Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly approves the Agency’s annual budget on the Agency’s proposal, and the Agency decides independently how to use the budget.
Neni 4 Buxheti i Agjencisë 1. Me propozim të Agjencisë, Kuvendi i Kosovës aprovon buxhetin vjetor të Agjencisë. 2. Agjencia vendosë në mënyrë të pavarur për përdorimin të buxhetit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists the Agency’s powers and duties in anti-corruption work, including investigation support, cooperation, monitoring, reporting, and budget preparation.
Neni 5 Kompetencat e Agjencisë 1. Agjencia ka kompetencat e mëposhtme: 1.1. inicion dhe zhvillon procedurën e zbulimit dhe hetimit paraprak të korrupsionit dhe përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente, nëse për të njëjtin rast nuk zhvillohet procedurë penale; 1.2. bashkëpunon me institucionet vendore, të huaja dhe ndërkombëtare që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; 1.3. në bashkëpunim me Komisionin, Qeverinë, institucionet e tjera dhe me organizatat joqeveritare, harton strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit; 1.4. monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit dhe planin e veprimit; 1.5. mbikëqyr dhe parandalon rastet e konfliktit të interesit dhe ndërmerr masat e parapara me ligj të veçantë; 1.6. mbikëqyr pasuritë e zyrtarëve të lartë publik dhe personave të tjerë, siç parashihet me ligj të veçantë; 1.7. mbikëqyr pranimin e dhuratave që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrës zyrtare dhe ndërmerr masat e parapara me ligj; 1.8. bashkëpunon me autoritetet publike kompetente për hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; 1.9. përfaqësohet në takime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe merr pjesë në procesin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale apo miratimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare kundër korrupsionit; 1.10. bashkëpunon me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës për realizimin e detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ofron rekomandime për përmbushjen e detyrimeve të tyre; 1.11. merr pjesë dhe ofron këshilla për hartimin e kodit të etikës në sektorin publik dhe privat; 1.12. ofron opinione në lidhje me konfliktin e interesit dhe mbikëqyrjen e dhuratave që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrës zyrtare; 1.13. ofron sqarime në lidhje me mënyrën e deklarimit të pasurisë dhe çështje tjera nga fushëveprimi i Agjencisë; 1.14. mbledh, analizon dhe publikon të dhënat statistikore ose të dhëna të tjera në lidhje me gjendjen e korrupsionit në Kosovë; 1.15. bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për ngritjen e vetëdijes së publikut lidhur me korrupsionin; 3 1.16. i raporton Kuvendit një herë në vit dhe Komisionit çdo gjashtë (6) muaj për punën e Agjencisë. Komisioni mund të kërkojë raporte edhe më të shpeshta nga Agjencia. 1.17. përgatit dhe propozon buxhetin vjetor të Agjencisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Agency officers’ salaries and allowances are based on the special conditions under which they perform their duties, and base pay plus any allowance must be set and paid under procedures established by the law in force.
Neni 6 Pagat dhe kompensimet 1. Pagat dhe shtesat për nëpunësit e Agjencisë bazohen në kushtet e veçanta nën të cilat ata i kryejnë detyrat dhe funksionet. 2. Pagat themelore dhe çdo shtesë për nëpunësit e Agjencisë përcaktohet dhe paguhet në përputhje me procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Agency is headed by a Director, and the Director may not perform any function that creates a conflict of interest with their role under applicable law.
Neni 7 Drejtori i Agjencisë 1. Agjencia udhëhiqet nga Drejtori. 2. Drejtori i Agjencisë nuk mund ta ushtrojë asnjë funksion që paraqet konflikt interesi me funksionin e tij sipas ligjit në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Sets out how the Agency Director is selected, who proposes and elects candidates, the candidate qualifications, and the term length.
Neni 8 Procedura e zgjedhjes së drejtorit 1. Komisioni gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të Drejtorit të Agjencisë informon Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të fillojë procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të ri. 2. Kuvendi i Kosovës, në pajtim me Rregulloren e punës, zgjedh Drejtorin e Agjencisë në bazë të konkursit të hapur. 3. Kandidati për Drejtor të Agjencisë duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: 3.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Kosovë; 3.2. të këtë së paku diplomë universiteti katërvjeçar ose master; 3.3. të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale; 3.4. të ketë integritet të lartë moral; 3.5. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale. 4. Komisioni menaxhon procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë, dy prej të cilëve ia propozon Kuvendit të Kosovës për votim. 5. Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë dhe me shumicë të thjeshtë të votave zgjedh njërin prej kandidatëve të propozuar. 6. Drejtori zgjidhet për mandat pesë (5) vjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe për një mandat tjetër. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Agency Director is paid the same salary as the Chair of the Parliamentary Committee of the Assembly of Kosovo.
Neni 9 Paga e drejtorit Drejtori i Agjencisë ka një pagë në lartësinë e pagës së Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Director of the Agency’s function ends if the mandate ends, the director permanently loses capacity, resigns, is convicted of a criminal offense punishable by more than 6 months’ imprisonment, holds incompatible functions, is dismissed by the Assembly of Kosovo for failure to perform the legal mandate, or dies.
Neni 10 Përfundimi i Mandatit të drejtorit 1 Funksioni i Drejtorit të Agjencisë përfundon : 1.1. me përfundimin e mandatit të paraparë me këtë ligj; 1.2. me humbjen e përhershme të aftësisë për të kryer funksionin e tij; 1.3. me dorëheqje; 1.4. nëse me vendim të plotfuqishëm gjyqësor është dënuar për vepër penale, për të cilën ligji parasheh dënimin mbi 6 muaj burgim; 1.5. nëse ushtron funksione që janë në papajtueshmëri me funksionin e tij sipas ligjit në fuqi; 1.6. me shkarkim nga Kuvendi i Kosovës për shkak të dështimit në përmbushjen e mandatit ligjor; 1.7. me vdekje. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Agency Director must carry out the listed management and oversight tasks, and may write to appoint a direct subordinate to act as substitute during a temporary absence.
Neni 11 Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit 1. Drejtori i Agjencisë ka përgjegjësitë e mëposhtme: 1.1. udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë; 1.2. mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë; 1.3. përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit; 1.4. menaxhon buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij; 1.5. lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjin në fuqi; 1.6. vendos për angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë; 1.7. ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj. 2. Drejtori autorizon me shkrim njërin nga varësit e tij/saj të drejtpërdrejt për ta zëvendësuar në rast të mungesës së tij/saj të përkohshme. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Agjencia duhet t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor të punës për vitin paraprak jo më vonë se 31 mars.
Neni 12 Raportimi për punën e Agjencisë Agjencia paraqet raport vjetor të punës për vitin paraprak në Kuvendin e Republikës së Kosovës më së voni deri me datën 31 mars. KREU III KOMISIONI MBIKËQYRËS I AGJENCISË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo establishes the Agency’s Oversight Committee under this law and its Rules of Procedure.
Neni 13 Komisioni 5 Kuvendi i Kosovës në bazë të këtij ligji dhe Rregullores së Punës së tij, themelon Komisionin Mbikëqyrës të Agjencisë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Komisioni has powers to review Agency reports, supervise and assess the Director’s work, start the procedure for electing or dismissing the Director, request a special report after the Agency submits its report, and oversee declared assets and conflicts of interest.
Neni 14 Kompetencat e Komisionit 1. Komisioni: 1.1. shqyrton raportet e Agjencisë; 1.2. mbikëqyrë dhe vlerëson në mënyrë periodike punën e Drejtorit të Agjencisë. 1.3. inicion procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë; 1.4. pas dorëzimit të raportit të Agjencisë, Komisioni mund të kërkojë raport të veçantë në lidhje me lëndët në të cilat Agjencia ka pushuar hetimet; 1.5 raporti duhet të përmbajë shpjegimet në lidhje me arsyet e mbylljes së rasteve të tilla pa përmendur identitetin apo të dhënat personale të personave të hetuar. 1.6. kontrollon dhe mbikëqyr pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e lartë të Agjencisë dhe rastet e konfliktit të interesit në pajtim me rregullat dhe procedurën e paraparë me ligje të veçanta. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Commission may not intervene in any way in cases that are in the Agency’s preliminary investigation procedure.
Neni 15 Komisioni nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në asnjë mënyre në rastet të cilat gjenden në procedurën e hetimeve paraprake të Agjencisë. KREU IV STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT KUNDËR KORRUPSIONIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Agjencia must draft the Anti-Corruption Strategy and submit it, through the Government, to the Assembly of Kosovo for approval.
Neni 16 Strategjia kundër korrupsionit 1. Agjencia, në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveritare harton Strategjinë kundër Korrupsionit. 2. Agjencia përmes Qeverisë paraqet për miratim Strategjinë kundër Korrupsionit në Kuvendin e Kosovës, dokument i cili përmban politikat kundër korrupsionit që duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Agency must prepare and monitor an anti-corruption action plan, and responsible institutions must implement the measures and report regularly.
Neni 17 Plani i Veprimit kundër korrupsionit 1. Në zbatim të Strategjisë kundër Korrupsionit, Agjencia harton Planin e Veprimit kundër Korrupsionit në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, dokument i cili përmban masat konkrete kundër korrupsionit që duhet të zbatohen nga institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. 2. Plani i veprimit kundër Korrupsionit mund të ndryshohet dhe plotësohet në bazë të propozimeve nga institucionet përgjegjëse ose me iniciativën e Agjencisë. 3. Agjencia monitoron zbatimin e Planit të veprimit kundër Korrupsionit nga institucionet e Kosovës si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Për zbatimin e masave kundër korrupsionit, institucionet përgjegjëse i raportojnë Agjencisë në mënyrë periodike një herë në gjashtë muaj si dhe kurdo që kjo kërkohet nga Agjencia. 6 4. Në raportin vjetor të Agjencisë në Kuvend të Kosovës raportohet edhe për ecurinë e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit. KREU V PROCEDURA E HETIMEVE PARAPRAKE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agjencia must run preliminary investigations in corruption cases, finish them within 6 months, and may extend the deadline by up to 6 more months in special cases.
Neni 18 Hetimet paraprake 1. Agjencia zhvillon procedurën e hetimit paraprak në rastin e dyshimit për korrupsion sipas: 1.1. detyrës zyrtare; apo 1.2. sipas informacioneve të pranuara nga personat fizik apo juridik. 2. Për zbatimin e masave nga paragrafi 1 i këtij neni, Agjencia: 2.1. kërkon, mbledh, hulumton dhe analizon dokumentacionin dhe informacionet tjera relevante për rastin; 2.2. kërkon informacione nga personat e përfshirë në rast; 2.3. ekzaminon rrethanat që kanë lidhje me rastin. 3. Hetimet paraprake duhet të përfundojnë brenda një periudhe kohore prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i inicimit të hetimit, përjashtimisht në raste të veçanta Drejtori i Agjencisë mund të lejoj zgjatjen e afatit me së shumti edhe 6 muaj. 4. Zgjatja e afatit për përfundimin e hetimeve sipas paragrafit 3 të këtij neni duhet të arsyetohet me shkrim nga drejtori dhe arsyetimi të vendoset në dosjen e lëndës. 5. Agjencia në ushtrimin e funksionit të vet, nëse has në vështirësi kërkon ndihmë nga policia. 6. Nëse pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake konstatohet se ka të dhëna të mjaftueshme apo/dhe dyshim të arsyeshëm se rasti mund të përbëjë vepër penale, Agjencia ia përcjellë rastin prokurorisë kompetente për procedim të mëtutjeshëm. 7. Prokuroria kompetente informon Agjencinë për procedimin e mëtejshëm dhe vendimin final në lidhje me rastin. 8. Në rast se nuk dyshohet për vepër penale por për shkelje administrative, Agjencia e përcjell rastin tek organi administrativ kompetent. 9. Organi administrativ kompetent duhet ta informojë Agjencinë për procedimin e mëtejshëm dhe vendimin final në lidhje me rastin. 10. Nëse pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake Agjencia konstaton se nuk ka të dhëna të mjaftueshme apo/dhe dyshim të bazuar se rasti mund të përbëjë vepër penale apo shkelje administrative, Agjencia nxjerr vendim për mbylljen e rastit. 11. Rasti mund te rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana te reja. 12. Agjencia informon raportuesin e rastit në lidhje me vendimin final për rastin. 7 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A person suspected of corruption may report it to the Agency, and a public official who learns of a corrupt act while doing official duties must notify the Agency and take steps to preserve related data.
Neni 19 Raportimi i rasteve të korrupsionit 1. Kur një person dyshon për korrupsion, ai/ajo mund të raportojë rastin e tillë në Agjenci. 2. Në rast se një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare vjen në dijeni në lidhje me veprimin korruptiv, duhet të njoftojë Agjencinë dhe njëkohësisht të ndërmarr masat e nevojshme për të ruajtur të dhënat në lidhje me sjelljen korruptive. 3. Paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni nuk përjashton mundësinë e personit për t’i raportuar rastet drejtpërdrejt tek institucionet e tjera kompetente për zbatimin e ligjit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Public and private authorities, local authorities, and officials must give the Agency requested information and relevant documents within a reasonable time set by the Agency.
Neni 20 Qasja në dokumentacion 1. Autoritet publike dhe private, autoritetet lokale dhe personat zyrtar janë të detyruar t’i ofrojnë Agjencisë me kërkesën e saj informacionin e duhur për kryerjen e punëve të tyre si dhe të ofrojnë dokumentacionin përkatës brenda afatit të arsyeshëm kohor të përcaktuar nga Agjencia. 2. Në rast se organet dhe institucionet e parapara në paragrafi 1 të këtij neni refuzojnë që të ofrojnë informacionet e kërkuara, Agjencia njofton prokurorinë e shtetit, i cila vepron në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Agency officials have full independence while performing their official duties.
Neni 21 Pavarësia në ushtrimin e kompetencave Zyrtarët e Agjencisë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare gëzojnë pavarësi të plotë dhe nuk mund t’iu imponohet asnjë presioni nga jashtë për shkak të detyrës së tyre apo kur ndërmarrin veprime të caktuara konkrete në pajtim me këtë ligj apo me ligjet e tjera në fuqi. KREU VI MBROJTA E TË DHËNAVE, RUAJTJA E SHËNIMEVE DHE FSHEHTËSIA E INFORMACIONIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Agency officials, Agency employees, and people who learn official secrets through cooperation with the Agency must keep learned secret information confidential.
Neni 22 1. Zyrtarët e Agjencisë, çdo person i punësuar nga Agjencia, si dhe të gjithë personat që vihen në dijeni për sekretin zyrtar gjatë bashkëpunimit me Agjencinë, janë të detyruar ta ruajnë si sekret çdo informacion që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, që konsiderohet informacion sekret. 2. Në kuptim të këtij ligji informacion sekret konsiderohen: 2.1. informacionet në lidhje me të dhënat personale të individëve që janë ose kanë qenë objekt i hetimit nga Agjencia, 2.2. të dhënat personale të raportuesve të rasteve të korrupsionin nëse një gjë e tillë kërkohet nga raportuesit; 2.3. si dhe informacionet e tjera publikimi i të cilave mund të dëmtojë procesin e hetimeve. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Agency must keep the data, information, and documentation it receives under this law and in line with the law in force.
Neni 23 Agjencia është e detyruar të ruajë të dhënat, informacionin dhe dokumentacionin e marrë në bazë të këtij ligji dhe në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi. 8 KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The director is elected under the procedure set by this law, after the current director’s mandate ends.
Neni 24 Zgjedhja e Drejtorit sipas procedurës së paraparë me këtë ligj bëhet pas përfundimit të mandatit të drejtorit aktual të Agjencisë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any legal provisions that conflict with it are repealed.
Neni 25 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me të. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 03/L - 159 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-006-2010, datë 19.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in