LIGJI NR. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
This is the preamble/title of a law on protecting air from pollution in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-160
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble/title of a law on protecting air from pollution in Kosovo. This provision says the law aims to regulate and guarantee citizens’ right to live in a clean-air environment. This article defines key terms used in the law on air quality. The article lists the basic air-quality environmental indicators and says the ministry and government set other indicators by subordinate act in specified cases. The Government sets air-quality limit values, target values, alarm thresholds, and their effective date by subordinate act, on the ministry’s proposal. Businesses and others handling polluting equipment, products, materials, or substances must comply with domestic law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble/title of a law on protecting air from pollution in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 67 / 29 MARS 2010 LIGJI Nr. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to regulate and guarantee citizens’ right to live in a clean-air environment.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të rregulloj dhe garantoj të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on air quality.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë Ligj kanë këto kuptime: 1.1 Ajër mjedisor - ajri i jashtëm në troposferë, duke mos përfshirë atë në vendet e punës; 1.2. Ndotës - substancat që futen në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi në ajër, të cilat shkaktojnë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut, florën, faunën dhe trashëgiminë kulturore; 1.3. Treguesi mjedisor - tregues që jep të dhëna për cilësinë e mjedisit duke e bërë atë të perceptueshme përmes vlerës numerike, matjes dhe komunikimit; 1.4. Treguesi mjedisor i trysnisë në ajër - treguesi që jep të dhëna për trysnitë në ajër, nga burimet e ndotjes; 1.5. Smog - përzierje e mjegullës, tymit dhe pluhurit që krijohet në rajonet industriale dhe urbane, me pasoja të mëdha për shëndetin e popullatës; 1.6. Monitorimi - procesi i përcjelljes dhe matjeve sistematike të treguesve mjedisor; 1.7. Burim ekzistues i ndotjes - veprimtaria që ka filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji; 1.8. Burim i ri i ndotjes” - veprimtaria që fillon pas hyrjes në fuqi të këtij ligji; 1.9. Vlera kufitare e cilësisë së ajrit - vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që shprehet me masë të një ndotësi në njësinë e vëllimit të ajrit; 1.10. Norma e depozitimit - vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që ushtron ndikim në mjedis dhe që shprehet në masë të tij në njësinë e sipërfaqes për kohë të caktuar; 2 1.11. PM10 - grimca pesëdhjetë përqind (50%) e të cilave kalojnë nëpër selektorë me diametër aerodinamik prej dhjetë (10) mikrometra; 1.12. PM 2.5 - grimca pesëdhjetë përqind (50%) e të cilave kalojnë nëpër selektorë me diametër aerodinamik prej 2.5 mikrometra; 1.13. Operatori i burimit të ndotjes - çdo person fizik ose juridik, pronar i një burimi ndotjeje; 1.14. Autoriteti për mbrojtjen e ajrit - Ministria dhe organet e tjera të autorizuara me akte nënligjore të nxjerra nga Qeveria; 1.15. Emision - lirimi (shkarkimi) i substancave prej çfarëdo burimi në ajrin mjedisor; 1.16. Burim i lëvizshëm - çdo mjet i lëvizshëm, i cili shkakton ndotjen e ajrit; 1.17. Niveli - përqendrimi i ndotësit në ajrin mjedisor ose depozitimi i tij në sipërfaqe në kohë të caktuar; 1.18. Vlerësimi - çdo metodë e përdorur për matje, kalkulim, parashikim ose vlerësim të nivelit të ndotësit në ajrin mjedisor; 1.19. Vlera kufitare e emisionit (VKE)- sasia më e madhe e lejuar e ndotësit, që shkarkohet në ajër nga një burim ndotjeje, niveli i të cilit është caktuar në bazë të diturisë shkencore, më qëllim të shmangies, parandalimit ose zvogëlimit të efekteve të dëmshme në shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisit në tërësi, që duhet të arrihet brenda periudhës së caktuar dhe mos të tejkalohet kur është arritur; 1.20. Vlera e synuar - një nivel i fiksuar më qëllim të shmangies afatgjate të efekteve të dëmshme në shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisit në tërësi, arrihen sipas mundësisë gjatë periudhës së caktuar; 1.21. Pragu i alarmit - niveli përtej së cilës ekziston rreziku për shëndetin e njeriut nga ekspozimi i shkurtër i ndotjes për të cilën duhet të ndërmerrën masat e menjëhershme; 1.22. Margjina e tolerancës - përqindja e vlerës kufitare e cila vlerë mund të tejkalohet sipas kushteve të përcaktuara me akte nënligjore; 1.23. Pragu i informimit - vlera përtej së cilës ekziston rreziku për shëndetin e njeriut nga ekspozimi i shkurtër, në veçanti për pjesën e popullatës së ndjeshme, për të cilën është i nevojshëm informimi i menjëhershëm; 1.24. Zona - pjesë e territorit ku janë të përcaktuar kufijtë me qëllim të vlerësimit dhe menaxhimit të cilësisë së ajrit; 1.25. Zona me mbrojtje të veçantë - zona e përcaktuar nga ministria dhe pushteti lokal (komuna) që i tejkalojnë normat e cilësisë së ajrit dhe që kërkojnë mbrojtje të veçantë të cilësisë së ajrit; 1.26. Aglomerati - zona ku dëndësia e popullatës, tejkalon dyqind e pesëdhjetë mijë (250. 000) banorë ose ka dyqind e pesëdhjetë mijë (250. 000) banorë ose më pak, që arsyeton nevojën për vlerësimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit mjedisor; 1.27. Gazrat serre - gazrat në atmosferë që absorbojnë dhe emitojnë rrezatim brenda spekrit infrakuq(termik). 1.28. Kundërmimet - vetitë e aromës të cilat me shqisën e të nuhaturit shkaktojnë ndikim negativ në shëndetin e njeriut; 1.29. Bashkëdyzimet organike të avullueshme - BOA - bashkëdyzime organike që në 293.15K, dhe në shtypje të avullit prej 0.01kPA ose më shumë, kanë avullim në kushte të caktuara; 3 1.30. Impiant - bashkësia e pajisjeve të caktuara për kryerjen e procesit të caktuar; 1.31. Burim - çfarëdo burim i shkarkimit të substancave në ajër duke përfshirë burimet e palëvizshme nga industria, amvisëria si dhe burimet e lëvizshme siç janë automjetet, burimet pikore dhe difuzive; 1.32. Inspektori - Inspektori i Mbrojtjes së Mjedisit; 1.33. Ministria - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 1.34. Ministri - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 1.35. BE - Bashkimi Evropian. TREGUESIT E CILËSISË SË AJRIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The article lists the basic air-quality environmental indicators and says the ministry and government set other indicators by subordinate act in specified cases.
Neni 3 Treguesit bazë mjedisorë 1. Treguesit bazë mjedisor të cilësisë së ajrit që shprehin përqendrimin në ajër të lëndëve të gazta, të ngurta dhe të lëngëta, janë: 1.1. dyoksidi i sulfurit; 1.2. monoksidi i karbonit; 1.3. ozoni; 1.4. metalet e rënda (plumbi, merkuri, arseni, kadmiumi, nikeli dhe bashkë dyzimet e tyre); 1.5. oksidet e azotit; 1.6. halogjenët; 1.7. hidrokarburet (benzeni); 1.8. PM10, PM 2.5, PM1. 2. Treguesit tjerë mjedisor të cilësisë së ajrit me akt të veçantë nënligjor i përcakton ministria dhe i njofton subjektet fizike dhe juridike. 3. Treguesit tjerë mjedisor të cilësisë së ajrit për zona të veçanta dhe në varësi të natyrës së shkarkimeve në ajër, i përcakton Qeveria me akt nënligjor me propozim të ministrisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Government sets air-quality limit values, target values, alarm thresholds, and their effective date by subordinate act, on the ministry’s proposal. Businesses and others handling polluting equipment, products, materials, or substances must comply with domestic law.
Neni 4 Përcaktimi i normave dhe standardeve të cilësisë së ajrit 1. Vlerat kufitare të cilësisë së ajrit, vlerat e synuara, pragjet e alarmit për materiet ndotëse dhe data e hyrjes së tyre në fuqi, i përcakton Qeveria me akt nënligjor me propozim të ministrisë. 2. Për të garantuar mbrojtjen e cilësisë së ajrit, prodhuesit, importuesit, eksportuesit, transportuesit, tregtarët dhe përdoruesit komercial të pajisjeve, prodhimeve, materialeve dhe substancave që ndotin ajrin, janë të detyruar ti përmbahen legjislacionit vendor. PËRCAKTIMI I NORMAVE DHE STANDARDEVE TË EMISIONEVE 4 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The article classifies air pollution sources and gives the Government power to regulate newly unknown pollution-source management by subordinate acts on the ministry’s proposal.
Neni 5 Burimet e ndotjes dhe klasifikimi i tyre 1. Burimet e ndotjes së ajrit janë: 1.1. burimet e palëvizshme, të cilat përfshijnë impiantet teknologjike që kanë pajisje të palëvizshme për djegien e lëndëve të ndezshme, pajisjet për procese teknologjike, mihjet sipërfaqësore, zona me vetëndezje, veprimtaritë ku puna që kryhet mund të shkaktojë ndotje të ajrit, magazinimet e lëndëve të djegshme, për lëndë të para, për produkte dhe mbetje; 1.2. burimet e lëvizshme të ndotjes që emitojnë ndotje në lëvizje; 1.3. burimet e vogla të ndotjes cilësohen pajisjet për procese teknologjike, që nuk përfshihen në burimet tjera të ndotjes, veprimtaritë që shkaktojnë ndotjen e ajrit, magazinimet e karburanteve, të lëndëve djegëse, të lëndëve të para, të mbetjeve dhe ndotësve të grumbulluar; 1.4. burimet difuzive përfshijnë pajisjet, sipërfaqet dhe hapësirat tjera nga të cilat materiet ndotëse përhapen lirshëm, në ajër pa pasur tymtar apo mjete tjera të shkarkimit. 2. Qeveria me propozim të ministrisë do të rregullon me akte nënligjore çështjet e administrimit të burimeve të reja të ndotjes deri më tani të panjohura. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government sets limit values for air emissions.
Neni 6 Vlerat kufitare të emisioneve Qeveria me propozim të ministrisë i përcakton vlerat kufitare të emisioneve (VKE) në ajër, konform standardeve të BE dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Some existing air-pollution sources may use temporary emission limit values, and operators must apply those temporary standards.
Neni 7 Vlerat e Përkohshme Kufitare të Emisionit 1. Për burimet ekzistuese të ndotjes së ajrit, që funksionojnë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, kur niveli i teknikës dhe teknologjisë nuk lejon të zbatohen VKE sipas këtij ligji mund të zbatohen vlerat e përkohshme kufitare të emisioneve. 2. Vlerat e përkohshme kufitare të emisioneve, mënyra e vendosjes, dhe kohëzgjatja e zbatimit të tyre, miratohen me akt të veçantë nga Qeveria me propozimin e ministrisë. 3. Operatorët të cilët punojnë në bazë të dispozitave ligjore nga paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni janë të detyruar t`i zbatojnë standardet e përkohshme nga paragrafi 1. i këtij neni. NDOTËSIT E AJRIT - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Personat juridikë dhe fizikë duhet të mbrojnë cilësinë e ajrit, të monitorojnë emisionet dhe të mos djegin materiale të palejuara; për impiante të reja ose renovime duhet të përdoren teknologjitë më të mira të mundshme.
Neni 8 Detyrimet e përgjithshme të burimeve të ndotjes 1. Çdo person juridik dhe fizik, duhet ta ruaj cilësinë e ajrit, ta mbrojë atë nga ndotjet e shkaktuara gjatë veprimtarisë që ushtrohen në territorin e Republikës së Kosovës dhe detyrohet të: 1.1. monitoron emisionet; 1.2. minimizoj emisionin e ndotësve dhe kundërmimeve; 1.3. mos tejkaloj vlerat kufitare të emisionit. 2. Ndalohet djegia e lëndëve të tjera, të ndryshme nga: 2.1. ato të përcaktuara në lejen e përdorimit të objektit, nga prodhuesi i pajisjes, të prodhimit dhe të tregtimit të lëndëve djegëse; 5 2.2. lëndët djegëse të përcaktuara me parametrat teknik ose me masat tekniko-organizative për vënien në përdorim të burimeve të ndotjes. 3. Për ndërtimin e impianteve të reja dhe renovimin e impianteve ekzistuese, duhet të përdoren teknologjitë më të mira të mundshme. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Operatorët e burimeve të ndotjes must use them only under technical and permit conditions, prepare technical operating rules, monitor air emissions, send the data to the Ministry under special rules, and prepare a list of technical, operational, and organizational measures.
Neni 9 Detyrimet e veçanta të operatorëve të burimeve të ndotjes 1 Operatorët e burimeve të ndotjes detyrohen: 1.1. t’i përdorin këto burime vetëm sipas kushteve teknike dhe kushteve të vëna në lejen e integruar ose lejen mjedisore; 1.2. të përgatisin rregullore teknike për funksionim e burimeve të ndotjes; 1.3. të kryejnë monitorimin e shkarkimeve në ajër dhe të dhënat të dërgohen në Ministri sipas rregullave të parapara me akt të veçantë të cilin e nxjerr Ministria. 2. Operatorët e burimeve të ndotjes duhet të përgatisin listën e parametrave teknikë, operacionalë dhe masat tekniko-organizative, për burimet e ndotjes. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Impiante me djegie me fuqi termike prej 50MWt ose më shumë i nënshtrohen këtij ligji; Ministria mund të lejojë përkohësisht tejkalimin e VKE për disa reparte me djegie me lëndë djegëse të ngurtë; dhe Qeveria përcakton VKE dhe kërkesat e monitorimit me akt të veçantë.
Neni 10 Impiantet me djegie dhe impiantet tjera industriale 1. Dispozitave të këtij ligji i nënshtrohen impiantet me djegie me fuqi termike të barabartë ose më të madhe se 50MWt. 2. Ministria mund të lejojë tejkalimin e përkohshëm të VKE për reparte të veçanta me djegie, të cilat shfrytëzojnë lëndën djegëse të ngurtë. 3. Tejkalimi i përkohshëm i VKE nuk duhet të zgjatë më tepër se gjashtë (6) muaj dhe nuk mund të jetë dy (2) herë më i lartë se VKE. 4. Qeveria me propozim të Ministrisë, me akt të veçantë, përcakton VKE dhe kërkesat për monitorim të ndotësve për sektorët industrial. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria përcakton me akt të veçantë VKE për impiantet për djegien e mbeturinave, me propozim të Ministrisë dhe në pajtim me këtë ligj.
Neni 11 Impiantet për djegien e mbeturinave VKE për impiantet për djegien e mbeturinave i përcakton me akt të veçantë Qeveria me propozim të Ministrisë, në pajtim me këtë ligj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The height of discharge equipment is set case by case in the integrated permit or environmental permit, and it must be high enough so air-quality indicators do not exceed the permitted limit for a given pollutant.
Neni 12 Lartësia e pajisjeve shkarkuese 1. Lartësia e pajisjeve shkarkuese varësisht nga kapaciteti, caktohet rast pas rasti, në lejen e integruar ose lejen mjedisore. 2. Pajisjet shkarkuese të burimeve të ndotjes duhet të kenë lartësi të tillë, që vlera e treguesit mjedisor të gjendjes së ajrit të mos tejkalojë kufirin e lejuar të cilësisë për një ndotës të dhënë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Operators of mobile pollution sources must use and maintain them according to manufacturer conditions and emissions standards, and follow measures set by authorities for protected air-quality zones.
Neni 13 Burimet e lëvizshme të ndotjes 1. Operatorët e burimeve të lëvizshme të ndotjes duhet t’i: 1.1 përdorin dhe t’i mirëmbajnë ato në përputhje me kushtet e përcaktuara nga prodhuesit e tyre, në pajtim me standardet e emisioneve; 6 1.2. të respektojnë masat që përcakton Ministria dhe pushteti lokal për zonat që kërkojnë mbrojtje të veçantë të cilësisë së ajrit. 2. Prodhuesit dhe importuesit e burimeve të lëvizshme, duhet të prodhojnë dhe importojnë vetëm ato mjete dhe pajisje që plotësojnë normat e shkarkimeve në ajër. 3. Burimet e lëvizshme me motorë me djegie të brendshme i nënshtrohen kontrollit të shkarkimeve të gazeve ndotës, sipas rregullave që i përcakton Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Government sets emission standards for mobile sources by special act, on proposal of the Ministry.
Neni 14 Normat e emisioneve nga burimet e lëvizshme 1. Normat e emisioneve për burimet e lëvizshme, përcaktohen mbi bazën e treguesve mjedisorë të trysnisë në gazrat e shkarkuara nga këto burime, të cilat janë: përqendrimi i grimcave PM10, PM2.5, monoksidit të karbonit, oksideve të azotit, hidrokarbureve, plumbit dhe sulfur dioksidit. 2. Normat e emisioneve nga burimet e lëvizshme i përcakton Qeveria me akt të veçantë me propozim të Ministrisë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Ky nen përjashton emisionet në ajër nga aktivitetet shtëpiake dhe burimet e vogla të ndotjes me fuqi termike nën 250 KW nga zbatimi i ligjit, dhe i jep Ministrisë kompetencë të përcaktojë VKE dhe kërkesat e monitorimit.
Neni 15 Burimet e vogla të ndotjes 1. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen për emisionet në ajër nga aktivitetet shtëpiake dhe burimet e vogla të ndotjes, fuqia termike e të cilave është më e vogël se 250 KW. 2. Ngrohtoret e qytetit nuk konsiderohen si burime shtëpiake. 3. Ministria me akt të veçantë në pajtim me këtë ligj përcakton VKE dhe kërkesat për monitorim të ndotësve nga burimet e vogla të ndotjes. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Vajrat e rënda me mbi 1% sulfur nuk mund të përdoren si lëndë djegëse për impiante për djegie nga 1 janar 2014; Qeveria cakton me akt të veçantë përmbajtjen e lejuar të sulfurit dhe lëndët djegëse për automjete duhet të përputhen me standardet e cilësisë.
Neni 16 Përmbajtja e sulfurit në lëndën djegëse 1. Vajrat e rënda tek të cilat përmbajtja e sulfurit e tejkalon një perqind (1%) të masës nuk mund të shfrytëzohen si lëndë djegëse për impiante për djegie prej 1 janar 2014. 2. Qeveria me propozim të Ministrisë me akt te veçantë, përcakton përmbajtjen e lejuar te sulfurit ne vajrat dhe lëndët djegëse nga paragrafit 1. i këtij neni. 3. Kufizimet nga paragrafi 1 të këtij neni nuk aplikohen për: 3.1. lëndët djegëse të destinuara për përpunim para djegies finale; 3.2. lëndët djegëse që përpunohen në industrinë e rafinerisë. 4. Lëndët djegëse për automjete duhet të jenë në pajtim me standarde të cilësisë të cilat janë të përcaktuara me akt nënligjor nga Qeveria me propozim të Ministrisë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Fuel-storage, loading, and transport equipment must be designed and used to keep vapor residues in a container during unloading and to receive and hold return vapors.
Neni 17 Deponimi i lëndëve djegëse, naftës dhe derivateve te naftës 1. Dispozitat e këtij ligji aplikohen në objektet, impiantet, automjetet dhe pajisjet që shfrytëzohen për deponim, ngarkim dhe transportim të karburanteve nga një terminal në tjetër ose nga terminali kryesor deri te stacioni i karburanteve. 2. Objektet, impiantet, automjetet dhe pajisjet duhet të projektohen dhe shfrytëzohen në mënyrë që: 2.1. mbetjet e avullit duhet të mbahen në kontejner për derisa kryhet shkarkimi në terminal; 7 2.2. t`i pranojnë dhe mbajnë avujt kthyes nga terminali i Stacionit të karburanteve ose në terminalin kryesor. 3. Dispozitat nga paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni Qeveria në propozim të Ministrisë do të rregullohen me akt të veçantë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Qeveria përcakton me akt të veçantë VKE për BOA dhe disa substanca/preparate; personat fizikë dhe juridikë duhet t’i zbatojnë ato, dhe substancat e përmendura duhet të zëvendësohen deri në vitin 2017.
Neni 18 Bashkëdyzimet organike të avullueshme (BOA) 1. Qeveria në propozim të Ministrisë me akt të veçantë përcakton: 1.1. VKE për BOA; 1.2. substancat apo preparatet të cilat për shkak të përmbajtjes së BOA, klasifikohen si kancerogjene, mutagjene, apo toksike për riprodhim biologjik. 2. Çdo person fizik dhe juridik duhet të i përmbahet VKE, të përcaktuara në paragrafin 1. nën paragrafi 1.1. të këtij neni. 3. Substancat nga paragrafi 1. nën paragrafi 1.2. i këtij neni duhet të zëvendësohen me substanca ose preparate sipas legjislacionin të BE, më se voni deri në vitin 2017. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Government sets, by special act, the conditions, duties, and procedure for reducing and gradually eliminating ozone-depleting substances and for using products that contain them. The Ministry must keep records of exports, imports, and consumption and report to the Kosovo Assembly and EU institutions.
Neni 19 Mbrojtja e shtresës së ozonit 1. Mbrojtja e shtresës së ozonit ka të bëjë me substancat që e dëmtojnë shtresën e ozonit, prodhimet dhe pajisjet që i përmbajnë këto substanca. 2. Kushtet, detyrimet dhe procedura për zvogëlimin deri në eliminim gradual të përdorimit të substancave që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe zëvendësimi i tyre me substanca alternative që kanë ndikim më pak të dëmshëm në mjedis dhe procedura për përdorim të prodhimeve që përmbajnë ose janë të përbëra nga substancat që dëmtojnë mbështjellësin e ozonit Qeveria në propozim të Ministrisë i përcakton me akt të veçantë. 3. Ministria mban evidencën për eksport, import dhe konsumim të substancave që e dëmtojnë mbështjellësin e ozonit dhe paraqet raportin Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të BE- së. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry leads the greenhouse-gas emissions registry, and the Government sets the monitoring and reduction method by special act on the Ministry’s proposal.
Neni 20 Gazrat serë 1. Pengimi dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit i cili ndikon në ndryshimin e klimës zbatohet me: 1.1. monitorimin e emisioneve të gazrave serë dhe zvogëlimin e sasisë së këtyre gazrave; 1.2. stimulimin për zbatimin e masave të zhvillimit të pastër. 2. Me qëllim të zbatimit të masave nga paragrafi i 1. i këtij neni përpilohet kadastri i emisioneve të gazrave serë. 3. Kadastrin nga paragrafi 2. i këtij neni, e udhëheq Ministria. 4. Të dhënat nga kadastri i emisioneve të gazrave serë duhet të jenë publike. 5. Qeveria me akt të veçantë, me propozim të Ministrisë përcakton mënyrën dhe metodologjinë e përcjelljes së emisioneve të gazrave serë dhe zvogëlimin e sasisë së këtyre gazrave. 8 - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Government sets criteria, conditions, and procedures for incentives for clean development measures, and the Ministry approves related programs and projects.
Neni 21 Masat për zhvillim të pastër 1. Stimulimi i zbatimit të masave të zhvillimit të pastër nga neni 20. paragrafi 1. nën paragrafi 1.2. të këtij Ligji sigurohet me zbatimin e programeve dhe projekteve për investimin e mjeteve në: 1.1. zhvillimin dhe shfrytëzimin e teknologjive, me të cilat parandalohet dhe zvogëlohet sasia totale e emisioneve të gazrave serë në Republikën e Kosovës; 1.2. stimulimin e përdorimit të teknologjive të pastërta dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë; 1.3 rritjen e efiçiencës së energjisë në degët e ndryshme ekonomike; 14. aktivitetet, proceset dhe mekanizmat me të cilat zvogëlohen emisionet e gazërave serë në atmosferë. 2. Kriteret, kushtet dhe procedurat për stimulimin e masave të zhvillimit të pastër i përcakton Qeveria me akt të veçantë me propozim të ministrisë. 3. Miratimin e programeve dhe projekteve nga paragrafi 1. i këtij neni në pajtim me kriteret e përcaktuara, e bënë Ministria në koordinim me Qeverinë dhe në bashkëpunim me organizatat tjera relevante. 4. Programet dhe projektet nga paragrafi 1. i këtij neni të miratuara nga Qeveria i nënshtrohen verifikimit dhe miratimit, të cilat bëhen në kuadër të mekanizmave të përcaktuara në marrëveshje ndërkombëtare për ndryshimet klimatike. 5. Vendimet rreth miratimit të programeve dhe projekteve bëhen publike në afat prej pesë (5) ditë pune. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Operators that emit air pollutants, municipalities, and professional institutions must report air pollution information to the Ministry.
Neni 22 Kadastri i emisioneve 1. Të gjithë operatorët që emitojnë ndotës në ajër, komunat dhe institucionet profesionale, duhet t`i raportojnë Ministrisë, informacionet për ndotjen e ajrit në përputhje me ligj. 2. Rregullat, procedurat dhe afatet e raportimit i përcakton Ministria me akt të veçantë. 3. Ministria përgatit kadastrën e emisioneve në nivel vendi, komune dhe për burimet individuale të ndotjes. Një kopje e kadastrës i dërgohet Entit të Statistikës të Republikës së Kosovës. ZONAT ME MBROJTJE TË VEÇANTË - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Qeveria may declare air-protection zones when limited areas exceed air-quality norms, and the Ministry/local administration and operators have duties to set, apply, and report preventive measures.
Neni 23 Dispozitat e përgjithshme 1. Territoret e kufizuara të cilat tejkalojnë normat e cilësisë së ajrit, me propozimin e Ministrisë, shpallen nga Qeveria si zona që kërkojnë mbrojtje të veçantë të ajrit nga ndotja dhe bëhen publike. 2. Për zonat me mbrojtje të veçantë, Ministria dhe administrata lokale përkatëse, do të përcaktojnë masa të veçanta për mbrojtjen e cilësisë së ajrit. 3. Për të stabilizuar dhe përmirësuar cilësinë e ajrit, operatorët duhet të zhvillojnë dhe aplikojnë masat preventive. 4. Operatorët duhet të informojnë në mënyrë periodike Ministrinë, publikun dhe autoritetet lokale për masat preventive të aplikuara. 9 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article requires the Ministry, Government, local authorities, and operators to take warning, coordination, emergency, prevention, and reporting measures when air quality is poor or the alarm threshold is exceeded.
Neni 24 Masat për tejkalimin e pragut të alarmit dhe cilësinë e dobët të ajrit 1. Kur pragu i alarmit tejkalohet dhe përcaktohet cilësi e dobët e ajrit, Ministria përcakton masat paralajmëruese dhe informon Qeverinë, autoritetet relevante lokale dhe publikun. 2. Për parashikimin dhe paralajmërimin e gjendjes së smogut ose situatave me cilësi të dobët të ajrit, Qeveria me propozim të Ministrisë, me akt të veçantë, përcakton masat për rregullimin e sistemit special paralajmërues. 3. Në raste emergjente, për të normalizuar gjendjen, masat e ndërmarra duhet të koordinohen nga Ministria, Qeveria dhe autoritetet lokale-komunat. 4. Ministria përcakton masat për rregullimin, ndaljen dhe kufizimin e shkarkimit në ajër nga burimet e ndotjes. 5. Autoritetet lokale në bashkëpunim me Ministrinë, duhet të ndërmarrin masa emergjente për të normalizuar gjendjen e cilësisë së ajrit. 6. Autoriteti lokal përcakton masat për rregullimin, ndaljen dhe kufizimin e burimeve të emisioneve të ndotësve në ajër. 7. Për të zvogëluar ndotjen dhe përmirësuar cilësinë e ajrit, operatorët duhet t’i zhvillojnë dhe aplikojnë masa preventive. 8. Operatorët duhet të ndërmarrin masat emergjente, për të normalizuar gjendjen e cilësisë së ajrit. 9. Operatorët duhet të informojnë në mënyrë periodike Ministrinë, publikun dhe autoritetet lokale për masat preventive të aplikuara për zvogëlimin e ndotjes. NJOFTIMI PËR NDOTJEN E AJRIT - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Ministria must make updated information about air pollutant concentrations available to the public and interested organizations.
Neni 25 Informimi i publikut 1. Ministria, siguron që informatat e përditësuara për përqendrimin e materieve ndotëse në ajër të jenë në dispozicion të publikut dhe organizatave të interesuara. 2. Informimi i publikut bëhet se paku një herë në muaj përmes mediave elektronike dhe të shkruara. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Ministry must share air quality and emissions information with international organizations and other states, and it must set the method and deadlines for sharing that information according to EU legal acts.
Neni 26 Shkëmbimi i informatave 1. Ministria shkëmben informatat për cilësinë e ajrit dhe emisionet me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet tjera në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. 2. Mënyrën dhe afatet për shkëmbimin e informatave, me organet relevante, organizatat dhe BE, Ministria e bënë sipas akteve ligjore të BE. PAJISJA ME LEJE MJEDISORE E VEPRIMTARIVE QË NDOTIN AJRIN - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Some domestic or foreign persons without an integrated permit must obtain an environmental permit from the Ministry, working with local authorities, for listed pollution-source and air-pollution related activities.
Neni 27 Leja mjedisore për ndotësit e ajrit 10 1. Personat fizik dhe juridik vendas ose të huaj për të cilët nuk kërkohet leja e integruar, duhen të pajisen me leje mjedisore nga Ministria në bashkëpunim me pushtetin lokal për: 1.1 ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të ndotjes, si dhe për ndryshimet e tyre të mëvonshme; 1.2. ndryshime të standardeve teknike dhe normave të shkarkimeve në ajër nga burime të ndryshme ndotjeje, kur zbatimi i tyre cenon cilësinë e ajrit; 1.3. ndërtimin e burimeve të ndotjes, kur dokumentacioni i tij nuk miratohet, sipas një tipi standard ose projekt modeli; 1.4. zëvendësimin e lëndëve djegëse dhe të lëndëve të para, që përdor burimi ndotës; 1.5. prodhimin, importin dhe tregtimin e lëndëve djegëse, pajisjeve fikse, materialeve dhe produkteve, që ndotin ose mund të ndotin ajrin; 1.6. ndryshimin e parametrave teknik, operacional dhe të masave tekniko-organizative të burimit të ndotjes. 1.7. ndryshimin e veprimtarisë që dallon nga ajo bazë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Air-pollution protection planning is based on the air quality strategy, the air quality action plan, local air quality action plans, and reports on implementation.
Neni 28 Planifikimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja 1. Planifikimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja bazohet në: 1.1. Strategjinë e cilësisë së ajrit; 1.2. Planin e veprimit për cilësinë e ajrit; 1.3. Planet lokale të veprimit për cilësinë e ajrit; 1.4. Raportet për zbatimin e planeve për cilësinë e ajrit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The air quality strategy sets pollution-protection policy and air quality management for a 10-year period.
Neni 29 Strategjia e cilësisë së ajrit Strategjia e cilësisë së ajrit përcakton politikën e mbrojtjes dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit për periudhën dhjetë (10) vjeçare, të cilën e harton Ministria dhe e miraton Kuvendi i Republikës së Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The air quality action plan sets actions to improve air quality for a 10-year period; the Ministry drafts it and the Assembly of the Republic of Kosovo approves it.
Neni 30 Plani i veprimit për cilësinë e ajrit Plani i veprimit për cilësinë e ajrit përcakton veprimet për përmirësimin e cilësisë së ajrit për periudhën dhjetë (10) vjeçare, të cilin e harton Ministria dhe e miraton Kuvendi i Republikës së Kosovës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Local air quality action plans set policy, air quality management, and actions for a five-year period within the municipality, aligned with the air quality strategy.
Neni 31 Planet lokale të veprimit për cilësinë e ajrit 1. Planet lokale të veprimit për cilësinë e ajrit definojnë politikën, menaxhimin e cilësisë së ajrit për periudhën pesë (5) vjeçare dhe veprimet përbrenda territorit të komunës, në harmoni me Strategjinë e cilësisë së ajrit. 2. Planet lokale të veprimit për cilësinë e ajrit janë pjesë integrale e planeve lokale për mjedis. 3. Raporti për zbatimin e planit shqyrtohet nga Kuvendet e Komunave. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Government must present to the Kosovo Assembly a report on implementation of the air-quality strategy plans at least once a year.
Neni 32 11 Raportet për zbatimin e planeve 1. Raporti për realizmin e planeve të parashikuara me Strategjinë e cilësisë së ajrit i prezantohet Kuvendit të Kosovës nga ana e Qeverisë së paku njëherë në vit. 2. Raporti përmban të dhënat për cilësinë e ajrit, ndotësit, tendencat e zhvillimit të emisioneve të ndotësve të regjistruar në kadastër të emisioneve, matjet lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rezultatet nga matjet. MONITORIMI DHE MBIKËQYRJA INSPEKTIVE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry monitors air quality, publishes monitoring reports, sets monitoring criteria and reporting details, and polluting entities must organize an internal monitoring system.
Neni 33 Monitorimi 1. Monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria, e cila siguron monitorimin e përhershëm të cilësisë së ajrit dhe ndikimin në mjedis dhe shëndetin e popullatës. 2. Raportet e monitorimit bëhen publike. 3. Ministria me akt të veçantë, përcakton kriteret për caktimin e pikave monitoruese, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimin e ndotësve të cilët monitorohen, metodologjinë e punës si dhe formën dhe kohën e raportimit të të dhënave. 4. Subjektet të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit janë të detyruar të organizojnë sistemin e monitorimit intern, me qëllim të përcjelljes së shkallës së ndotjes. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: During inspection supervision for air quality protection and improvement, the inspector regularly monitors several listed compliance and pollution-control measures, including emission measurements and reports.
Neni 34 Mbikëqyrja inspektive 1. Gjatë mbikëqyrjes inspektive për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, me shfrytëzim edhe të laboratorëve mobil, inspektori rregullisht mbikëqyrë: 1.1. zbatimin e masave mbrojtëse të definuara në procedurën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis; 1.2. punën e pajisjeve të repartit dhe pajisjeve mbrojtëse në burimet e ndotjes; 1.3. përmbushjen e VKE dhe zbatimin e masave mbrojtëse; 1.4. zbatimin e matjeve të emisionit dhe hartimin e raportit; 1.5. zbatimin e programeve sanuese dhe programeve për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit; 1.6. zbatimin e masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. FINANCIMI PËR MBROJTJEN DHE PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË AJRIT DHE INSTRUMENTET EKONOMIKE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Government sets the criteria, conditions, and procedures for projects covered by paragraph 2, by a separate act on the proposal of the ministry.
Neni 35 Financimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja 1. Mjetet e nevojshme për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, nga të hyrat e qeverisë lokale, donacionet, apo kreditë në pajtim me ligj. 2. Mjetet nga paragrafi 1. i këtij neni përdoren për: 2.1. hartimin dhe zbatimin e programeve dhe masave për parandalimin apo zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ajrit; 12 2.2. mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të popullatës, atëherë kur tejkalohen standardet; 2.3. për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara me akte ndërkombëtare për mjedis; 2.4. për hulumtime shkencore ose aktivitete të nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij Ligji. 3. Kriteret, kushtet dhe procedurat për projektet nga paragrafi 2 i këtij neni i përcakton Qeveria me akt të veçantë me propozim të ministrisë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Qeveria cakton tarifat për shkarkimet në ajër, me propozim të ministrisë, duke i lidhur ato me ndotjen reale ose të vlerësuar të ajrit.
Neni 36 Tarifat për shkarkimet në ajër Qeveria me propozim të ministrisë cakton tarifat, që drejtpërdrejt lidhen me ndotjen reale apo të vlerësuar të ajrit, për ato nivele që janë të lejueshme për Republikën e Kosovës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Qeveria mund të japë subvencione dhe mbështetje financiare për aktivitete me teknologji të pastër ose që ulin ndotjen e ajrit, me propozim të Ministrisë.
Neni 37 Ndihma ekonomike Me propozim të Ministrisë, Qeveria mund të ofrojë subvencione, mbështetje të tjera financiare dhe masa të ngjashme, për personat fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj, për stimulimin e aktiviteteve që përdorin teknologji të pastër dhe aktivitete të cilat kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. DISPOZITAT NDËSHKUESE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for a range of air-pollution compliance failures, with higher fines for the legal person and lower fines for a natural person or responsible person.
Neni 38 1. Me gjobë në të holla në lartësi prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) deri në pesëdhjetë mijë (50.000) euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1. prodhuesit, importuesit, eksportuesit, transportuesit, tregtarët dhe përdoruesit komercial të pajisjeve, prodhimeve, materialeve dhe substancave që ndotin ajrin, nuk i përmbahen legjislacionit vendor. (neni 4 paragrafi 2. i këtij ligji); 1.2. nuk i zbaton standardet (neni 7 paragrafi 3. i këtij ligji); 1.3. djeg lëndët në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 2. i këtij ligji; 1.4. nuk i përmbushë detyrimet nga neni 9 i këtij ligji; 1.5. lejon tejkalimin e përkohshëm të VKE më tepër se gjashtë (6) muaj dhe dy herë më të larta se VKE (neni 10 paragrafi 3. i këtij ligji); 1.6. nuk i përmbahet detyrimeve nga neni 12 i këtij ligji; 1.7. nuk prodhon dhe importon mjete dhe pajisje që i plotësojnë normat e shkarkimeve në ajër (neni 13 paragrafi 2 i këtij ligji); 1.8. shfrytëzon vajrat e rënda si lëndë djegëse (neni 16. paragrafi 1. i këtij ligji); 1.9. nuk i përmbahet detyrimeve nga neni 17 paragrafi 2. i këtij ligji; 1.10. nuk i përmbahet detyrimeve nga akti i veçantë nënligjor nga neni 18 i këtij ligji, 1.11. nuk i përmbahet detyrimeve nga akti i veçantë nënligjor nga neni 19 paragrafi 2. i këtij ligji; 1.12. nuk i përmbahet detyrimeve nga akti i veçantë nënligjor nga neni 20 paragrafi 5. i këtij ligji; 1.13. nuk i raportojnë Ministrisë të dhënat për ndotjen e ajrit (neni 22 paragrafi 1 i këtij ligji); 13 1.14. nuk zhvillon dhe aplikon masa preventive për përmirësimin e cilësisë së ajrit (neni 23 paragrafi 3. i këtij ligji); 1.15. nuk informon në mënyrë periodike Ministrinë, publikun dhe autoritetet lokale për masat preventive (neni 23 paragrafi 4. i këtij ligji); 1.16. nuk zhvillon dhe ndërmerr masa preventive (neni 24 paragrafi 7. i këtij ligji); 1.17. nuk ndërmerr masa emergjente për normalizimin e gjendjes së cilësisë së ajrit (neni 24 paragrafi 8. i këtij ligji); 2. Me gjobë në të holla në lartësi prej pesëqind (500) deri në dy mijë (2.000) Euro dënohet për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A legal person can be fined €3,000 to €10,000 if it fails to protect air quality or comply with listed obligations; a natural person and the responsible person of the legal person can be fined €300 to €1,000 for the misdemeanor under paragraph 1.
Neni 39 1. Me gjobë në të holla në lartësi prej tre mijë (3.000) deri në dhjetë mijë (10.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1. nuk ruan cilësinë e ajrit dhe nuk e mbron atë nga ndotjet e shkaktuara nga veprimtaria që ushtron në territorin e Republikës së Kosovës (neni 8 paragrafi 1.2 dhe 1.3 i këtij ligji); 1.2. nuk i përmbahen detyrimeve nga neni 13 paragrafi 1 i këtij ligji; 1.3. nuk i përmbahen detyrimeve nga akti i veçantë nënligjor sipas nenit 14 paragrafi 2. i këtij ligji; 2. Me gjobë në të holla në lartësi prej treqind (300) deri në një mijë (1.000) Euro dënohet për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Government and the Ministry must issue the regulations they are authorized to issue under this law within 18 months after the law enters into force.
Neni 40 Dispozitat përfundimtare 1. Qeveria dhe Ministria në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet t`i nxjerrin dispozitat për të cilat janë të autorizuara me këtë ligj. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: On the law’s entry into force, the air pollution protection law is repealed.
Neni 41 Dispozitat shfuqizuese Ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja (Ligji nr. 2004/30/ Rregullorja nr. 2004/48). - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 42 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-160 25 shkurt 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-012-2010, datë 12.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in