LIGJI NR. 03/L-161 LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE
This provision is the preamble to the Personal Income Tax Law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-161
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Personal Income Tax Law of Kosovo. This article says the law establishes the personal income tax system in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including economic activity, employee, employer, resident, non-resident, taxable wages, and several asset and income terms. This article says who counts as a taxpayer under this law. This article says what counts as the tax object for resident and non-resident taxpayers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-161 LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE
Showing 54 of 54
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Personal Income Tax Law of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 64 / 01 SHKURT 2010 Ligji Nr. 03/L-161 LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law establishes the personal income tax system in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj vendos sistemin e Tatimit në të Ardhurat Personale në territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including economic activity, employee, employer, resident, non-resident, taxable wages, and several asset and income terms.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1 Aktiviteti ekonomik - çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme dhe paprekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik. 1.2 Pasuri kapitale - pasuri e prekshme dhe e paprekshme që kushton më shumë se 1,000 €, me kohë të përdorimit për një apo më shumë vite; 1.3 Pronë e patrupëzuar - patentat, të drejtën e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pronën tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike; 1.4 Dividendë - një shpërndarje e bërë nga një kompani për një aksionar: 1.4.1 Në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani dhe 1.4.2 Prone tjetër, pos parave të gatshme ose aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit; 1.5 I punësuar- personi fizik, i cili e kryen punën për pagë nën drejtimin dhe kontrollin e punëdhënësit, pavarësisht se a kryhet puna sipas kontratës ose ndonjë forme tjetër të marrëveshjes qoftë e bërë me shkrim apo jo. 1.6 Person i vetëpunësuar - çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, me para të gatshme ose me mallra, i cili nuk përfshihet në përkufizimin e të punësuarit sipas këtij Ligji. Personi i vetëpunësuar e përfshin ndërmarrjen afariste personale dhe ortakun e angazhuar në aktivitet ekonomik; 1.7 Punëdhënës – çdo person apo entitet që paguan paga përveç tjerash: 2 1.7.1 Autoritet publik; 1.7.2 Njësi e përhershme e personit jorezident; 1.7.3 Organizatë joqeveritare; 1.7.4 Organizatë ndërkombëtare përfshirë KFOR-in, me përjashtim të: Kombeve të Bashkuara, agjencive të saj të specializuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike; 1.8 Punëdhënës kryesor - punëdhënës i përcaktuar nga i punësuari si i tillë në kohën dhe në mënyrën e përcaktuar me një akt nënligjor që lëshohet nga ministri; 1.9 Pagat - kompensimi financiar ose llojet e tjera të kompensimit, duke i përfshirë mallrat, bonuset, favoret, shërbimet ose shkëmbimet që paguhen në lidhje me punësimin në Kosovë. 1.10 Pagat e tatueshme - pagat e paguara sipas nenit 9.1 të këtij ligji, duke zbritur shumat e përjashtuara nga të ardhurat bruto nga pagat sipas nenit 9.2 dhe 9.3 të këtij ligji. 1.11 E ardhura nga burimi i jashtëm – të ardhurat bruto që nuk është e ardhur me burim në Kosovë; 1.12 E ardhura me burim në Kosovë - e ardhura bruto që krijohet në Kosovë, si në vijim: 1.12.1 Pagat nga puna e kryer në Kosovë; 1.12.2 Të ardhurat nga aktivitetet ekonomike në rastet kur aktiviteti i tillë zhvillohet në Kosovë; 1.12.3 Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë; 1.12.4 Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së paprekshme në Kosovë; 1.12.5 Interesi në obligimin e borxhit që paguhet nga rezidenti ose autoriteti publik; 1.12.6 Dividendët e paguara nga organizata rezidente e biznesit; 1.12.7 Fitimi nga shitja e pronës së luajtshme, pronës së paluajtshme, apo letra me vlerë që gjenden në Kosovë; dhe 1.12.8 Të ardhurat e tjera që nuk janë përfshirë. 1.13 Person - për qëllime të këtij ligji do të përfshijë: 1.13.1 Personin fizik; dhe 1.13.2 Personin Juridik i cili në një term të përgjithshëm nënkupton çdo organizatë, përfshirë çdo organizatë afariste që ka, në lidhje me ligjin, një identitet juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët, apo aksionarët e vetë, sikurse janë, por nuk është e kufizuar në, Shoqëri Aksionare dhe Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar; 1.13.3 Një Ortakëri që nënkupton një Ortakëri të përgjithshme, Ortakëri të kufizuar apo përmes marrëveshjeve të ngjashme që nuk është person juridik dhe që në mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe humbjes në mes të ortakëve; dhe 1.13.4 Një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë Konsorciumet, por duke i përjashtuar Ortakëritë, të themeluara për një qëllim të përbashkët të një aktiviteti ekonomik të veçantë. Një Shoqëri është dy apo më shumë individë, kompani, organizata, apo qeveri (apo çdo kombinim i këtyre entiteteve) me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik të vetin të ndarë dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës është përgjithësisht i kufizuar 3 në aktivitetet që përfshin përpjekjen e përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Një shoqëri është e formuar nga një kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e secilit anëtarë. 1.14 Entitet - Korporatë ose organizatë tjetër afariste që e ka statusin e personit juridik, organizata afariste që vepron me mjetet në pronësi publike dhe shoqërore, organizata joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit mbi regjistrimin dhe veprimin e organizatave joqeveritare në Kosovë dhe njësia e përhershme e personit jo rezident. Termi entitet nuk përfshinë një ndërmarrje afariste personale, grupim apo shoqëri e personave, apo një ortakëri. 1.15 Ndërmarrje afariste personale - një person fizik që merret me një afarizëm, i cili nuk është agjent i varur ose i punësuari i ndonjë aktiviteti tjetër ekonomik; 1.16 Autoritet publik - një autoritet qendror, rajonal, komunal ose lokal, organ publik, ministri, departament apo ndonjë autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet gjyqësor. 1.17 Njësia e përhershme - një vend të fiksuar të biznesit përmes të të cilit afarizmi i një personi jorezident tërësisht ose pjesërisht kryhet në Kosovë, ashtu siç është e përshkruar ne nenin 35 të këtij ligji. 1.18 Personat e lidhur - persona me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se kanë lidhje të veçantë nëse: 1.18.1 Janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri-tjetrit; 1.18.2 Janë partnerë të ligjshëm në biznes; 1.18.3 Kanë lidhje punëdhënësi-punonjësi; 1.18.4 Një person që mban apo kontrollon 50% ose më shumë të aksioneve ose të drejtën e votës në personin tjetër juridik; 1.18.5 Njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin; 1.18.6 Që të dytë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një person i tretë, apo 1.18.7 Personat janë burrë e grua apo të afërm të brezit të tretë, si dhe te afërm të brezit të dytë të bashkëshortit apo të bashkëshortes. 1.19 Vlera e hapur e tregut - shuma që me qëllim te sigurimit të mallrave apo shërbimeve në fjalë në atë kohë, një konsumator në të njëjtin nivel të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave apo shërbimeve të njëjta apo të ngjashme, paguan nën kushtet e konkurrencës së drejtë, për një furnizues duar lirë; 1.20 Rezident - Personi fizik i cili ka vendbanim kryesor në Kosovë ose është fizikisht i pranishëm në Kosovë brenda 183 ditëve apo më shumë gjatë çdo periudhe 12 mujore ose Entiteti, Ndërmarrje personale afariste, Ortakëria apo Shoqëria e personave që është themeluar në Kosovë apo që e ka vendin e tij të menaxhimit efektiv në Kosovë. 1.21 Rezidencë kryesore – gjithashtu e njohur si “Rezidencë e përhershme”- vendi ku një person fizik ka vendin e tij të zakonshëm të banimit apo rëndom jeton; vendi ku personi fizik tërësisht i nënshtrohet tatimit në të ardhura për arsye të rezidencës apo vendbanimit; 1.22 Jorezident - çdo person ose entitet që nuk është rezident i Kosovës; 1.23 Shpenzimet e reprezentacionit - të gjitha shpenzimet lidhur me promovimin e biznesit dhe përfshijnë shpenzimet për zbavitje dhe përfaqësimit të biznesit; 4 1.24 Shndërrim jo i vullnetshëm - pasuria e plotë ose e pjesshme që është shkatërruar, vjedhur, konfiskuar apo është shpallur e papërdorshme, ose kur tatimpaguesi është i detyruar të heqë dorë prej saj për shkak të çfarëdo kërcënimi ose rreziku të përmendur më parë; 1.25 Pasuria e paluajtshme - për qëllime tatimore, e tërë toka dhe ndërtesat apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën, përfshirë pasurinë që është shtesë (ndihmëse) në pasurinë e paluajtshme; të drejtat në të cilat aplikohen dispozitat e ligjit të përgjithshëm që respekton pasurinë tokësorë; uzufruktin e pasurisë së paluajtshme; dhe të drejtat në pagesat e ndryshueshme dhe të fiksuara si konsideratë për punimin e, apo të drejtën për të punuar, vendburimin minerar, burimet dhe rezervat tjera natyrore; 1.26 E drejta pronësore - pagesa e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për shfrytëzimin, apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare, artistike apo shkencore përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar, dizajn apo plan modeli, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me përvojën industriale, komerciale apo shkencore; 1.27 Nënkontraktor - çdo person që kryen a pjesë të një projekti tërësor që është marrë nga kontraktori kryesor. Nënkontraktori është drejtpërdrejt i angazhuar në ekzekutimin dhe realizimin e projektit tërësor dhe vepron në interes të kontraktonit kryesor. Periudha e kaluar nga nënkontraktori që punon në një projekt gjithëpërfshirës konsiderohet si kohë e kaluar nga kontraktori kryesor në projekt; 1.28 Kontraktori kryesor / Kontraktor – çdo biznes, qoftë organizatë apo individ, i cili është pajtuar të kryejë operimet nën çdo dokument juridik detyrues i nënshkruar nga përfituesi , qoftë duke i bërë operimet vetë apo duke angazhuar dikë tjetër për ata; 1.29 Pranim konstruktiv – tatimpaguesit bazë në para të gatshme, që të ardhurat janë pranuar në mënyrë konstruktive kur janë vënë në dispozicion për tatimpaguesin pa kufizime substanciale, sikurse është kreditimi në llogarinë e tij, janë vënë anash për të, apo ndryshe janë vënë në dispozicion ashtu që ai mund t’i tërheqë kurdo, apo ashtu që ai ka mundur t’i tërheqë gjatë vitit të tatueshëm nëse njoftimi për qëllimin e tërheqjes është dhënë; 1.30 Përfitimet në natyrë (po ashtu e njohur si përfitimet në gjësende) – kompensimet e llojllojshme jo me pagë të dhëna të punësuarve përveç pagës apo rrogës së tyre normale. Të dhëna në mallra, artikuj apo shërbime se sa në para; 1.31 Periudhë e tatimit - viti kalendarik apo çdo periudhe tjetër e raportimit e paraparë me këtë ligj; 1.32 Pasqyrat financiare - pasqyrat financiare me qëllim të përgjithshme të përgatitura në përputhje me legjislacionin që rregullon Bordin e Kosovës mbi Standardet për Raportimin Financiar dhe legjislacionin që rregullon raportimin financiar të organizatave afariste (shoqërive tregtare); 1.33 ATK – Administrata Tatimore e Kosovës; 1.34 Ministër - Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa; 1.35 Kosovë - gjithë toka, ujërat e brendshme dhe hapësirën ajrore të Kosovës, sikur që është përkufizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; 1.36 Lizingu operues – çdo lizing që nuk është lizing financiar; 1.37 Lizing financiar – një lizing që transferon në mënyrë substanciale të gjitha rreziqet dhe shpërblimet të rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Titulli mundet ose nuk mundet të transferohet në fund të lizingut. Një lizing financiar plotëson një prej katër kushteve vijuese: 1.37.1 nëse jeta e lizingut tejkalon 75% të jetës së pasurisë; 1.37.2 nëse ekziston një transferim i pronësisë në lizing-marrësin në fund të afatit të lizingut. 5 1.37.3 nëse ekziston një mundësi për të blerë pasurinë me një “çmim të dakorduar” në fund të afatit të lizingut; 1.37.4 nëse vlera aktuale e pagesave të lizingut, të zbritura me një shkallë zbritjeje të përshtatshme, tejkalon 90% të vlerës së hapur të tregut për pasurinë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says who counts as a taxpayer under this law.
Neni 3 Tatimpaguesit Sipas këtij Ligji tatimpaguesit janë personat fizikë rezident dhe jo rezident, Ndërmarrja personale afariste, Ortakëritë dhe Shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto të përshkruara në nenin 7 të këtij ligji gjatë periudhës tatimore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says what counts as the tax object for resident and non-resident taxpayers.
Neni 4 Objekti i tatimit 1. Objekti i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të ardhurave jashtë Kosovës. 2. Objekti i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision defines taxable income for a tax period as gross income received or earned during that period minus allowable deductions under the Law.
Neni 5 Të ardhurat e tatueshme Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve te lejueshme sipas këtij Ligji lidhur me të ardhurat e tilla bruto. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets personal income tax brackets and rates for taxable income, with one set applying from 1 January 2009 onward and another set for periods before that date.
Neni 6 Shkallët e tatimit 1. Për të ardhurat të tatueshme në periudhën tatimore që fillon më 1 janar 2009 dhe periudhat tatimore pasuese, tatimi në të ardhura personale ngarkohet sipas shkallëve në vijim: 1.1. Për të ardhurat e tatueshme 960 euro ose më pak, zero për qind (0%); 1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi 960 euro deri në 3000, duke përfshirë edhe shumën 3.000 euro, katër për qind (4%) të shumës mbi 960 euro. 1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi 3.000 euro deri në 5,400, duke përfshirë edhe shumën 5.400 euro, 81.6 euro plus tetë për qind (8%) të shumës mbi 3.000 euro dhe 1.4. Për të ardhurat e tatueshme mbi 5.400 euro, 273.6 euro plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi 5.400 euro. 2. Për secilën periudhë tatimore, para 1 janarit 2009, tatimi në të ardhura ngarkohet sipas shkallëve në vijim: 2.1. Për të ardhurat e tatueshme 960 euro ose më pak, zero për qind (0%); 2.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi 960 euro deri në 3000, duke përfshirë edhe shumën 3.000 euro, pesë për qind (5%) të shumës mbi 960 euro; 2.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi 3.000 euro deri në 5,400, duke përfshirë edhe shumën 5.400 euro, 102 euro plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi 3.000 euro dhe 2.4. Për të ardhurat e tatueshme mbi 5.400 euro, 342 euro plus njëzet për qind (20%) të shumës mbi 5.400 euro. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision defines what counts as gross income and lists the income sources included, subject to exemptions in the law.
Neni 7 6 Të ardhurat bruto 1. Përveç për të ardhurat që janë të liruara sipas këtij ligji, të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet apo në mënyrë konstruktive nga burimet vijuese: 1.1. Pagat; 1.2. Qiratë; 1.3. Përdorimi i pasurisë së paprekshme; 1.4. Interesi, përveç interesit i cili është i liruar sipas këtij ligji; 1.5. Të ardhurat zëvendësuese, sikurse ato të përmendura në nenin 8.1.8, të këtij ligji; 1.6. Fitimet kapitale që rezultojnë nga një rritje apo ulje në vlerën e aksioneve; 1.7. Fitimet kapitale që rezultojnë nga nja shitje me këste të një pasurie kapitale; 1.8. Fitoret në lotari dhe duke iu nënshtruar nenit 49 te këtij ligji, fitoret në Lojërat e Fatit; 1.9. Pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm, apo në përputhje me Ligjin mbi Pensionet në Kosovë; 1.10. Veprimtaria afariste e gjeneruar nga bizneset me të ardhura bruto vjetore prej 50,000 € apo më pak përveç nëse ato biznese kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime siç kërkohet në nenin 33 të këtij ligji. 2. Përveç siç parashihet në paragrafin 1 të këtij neni, të ardhura bruto po ashtu nënkuptojnë të gjitha të ardhurat e lindura (akruara) nga burimet vijuese: 2.1. Veprimtari afariste; 2.2. Fitimet kapitale, përveç atyre fitimeve kapitale të përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni; 2.3. Çdo e ardhur tjetër që është e përfshirë me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article exempts many listed types of income from personal income tax in Kosovo.
Neni 8 Të ardhurat që përjashtohen 1. Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen të ardhurat në vijim: 1.1. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatik e konsular dhe personeli i jashtëm i Ambasadave apo Zyrave të Ndërlidhjes së shteteve të huaja në Kosovë, siç është përcaktuar në legjislacionin e aplikueshëm mbi vendosjen dhe funksionimin e zyrave ndërlidhëse dhe shërbimeve diplomatike në Kosovë. 1.2. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare që janë regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kanë marrë dhe mbajtur statusin e përfitimit publik sipas legjislacionit të tillë. 1.3. Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të agjencive donatore, të kontraktorëve të tyre apo të fondacioneve që realizojnë ndihmën humanitare, punën e rindërtimit, administratën civile a ndihmën teknike në Kosovë; 1.4. Rrogat e pranuara nga zyrtarët e jashtëm dhe zyrtarët e punësuar vendorë të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të saj të specializuara dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, të cilat sipas këtij Ligji përfshijnë personelin e huaj dhe vendor të UNMIK-ut, siç saktësohet në legjislacionin lidhur me statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFOR-it e të UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë. Të njëjtat përjashtime vlejnë për institucionet ndërkombëtare financiare ndërqeveritare që kanë të drejtë dhe që janë të autorizuara të veprojnë në Kosovë. 1.5. Rrogat e marra nga personeli i jashtëm i KFOR-it; PCN dhe EULEX-i; 1.6. Kompensimet për dëmtimin ose shkatërrimin e pronës; 1.7. Të ardhurat nga polisat e sigurimit të jetës që paguhen si rezultat i vdekjes së personit të siguruar. 7 1.8. Kthimin e parave ose kompensimin për trajtimin mjekësor dhe shpenzimet, duke përfshirë edhe hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes ose lëndimit. 1.9. Interesi në instrumentet financiare të cilat janë të lëshuara apo garantuara nga një Autoritet Publik i Kosovës i paguar tatimpaguesve rezident apo jo rezident. 1.10. Të ardhurat e kontraktuesit primar ose nën-kontraktuesit, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilët drejtpërdrejt janë të angazhuar në projekte dhe programe të organizatave të cekura më lartë. 1.11. Të ardhurat e kontraktuesit primar ose nën-kontraktuesit, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat me qeveritë e huaja, organet e tyre dhe Agjencionet, Bashkimin Evropian, Agjencionet e Specializuara të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mbështetje të projekteve dhe programeve për Kosovën. 1.12. Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident. 1.13. Fitimet nga lojërat e fatit, përveç fitimeve nga lotaria duke iu nënshtruar dispozitave të nenit 49 të këtij ligji. 1.14. Pagesat e pensioneve dhe asistencat sociale të paguara nga Qeveria e Kosovës. 1.15. Asetet e marra, apo vlera e aseteve te marra, si rezultat i trashëgimisë. 1.16. Shpenzimet edukative/arsimore të paguara nga një punëdhënës në interes të një punësuari me kusht që shpenzimet e tilla të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativo/arsimor që është i pranuar në përputhje me ligjin në fuqi të Kosovës, dhe me kusht që më tutje i punësuari të mbetet në punësim tek punëdhënësi për së paku 24 muaj pas përfundimit të edukimit/arsimit për të cilën shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi. 1.17. Bursat e marra nga një individ për të marrë pjesë në një institucion për mësim të lartë, shkollë zanati, apo shkollë profesionale, përderisa bursa është paguar drejtpërdrejtë në institucion dhe asnjë pjesë e bursës nuk është e kompenzueshme për studentin. 1.18. Shpenzimet e trajnimit të paguara nga një punëdhënës për një të punësuar për të marrë pjesë në programet zyrtare të trajnimit për marrë shkathtësitë elementare të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e caktuara apo të nevojshme për t’i dhënë shkathtësi të reja të punësuarit që lidhen me punën përderisa shpenzimet e tilla nuk tejkalojnë 1,000 € në atë periudhë tatimore. 1.19 Shpenzime më shumë se 1,000€ në ndonjë periudhë tatimore do të konsiderohen të ardhura të tatueshme për të punësuarin dhe do t’i nënshtrohen mbajtjes në burim në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 1.20 Shpenzimet për jetesë gjatë pjesëmarrjes në një program zyrtar trajnimi do të jenë të lejueshme deri në një maksimum të vendosur nga ministri me një akt nënligjor. 1.21 Akti nënligjor i tillë gjithashtu do të specifikojë çfarëdo lloj të shpenzimeve të trajnimit që kualifikohen për këtë lirim. Shpenzimet e trajnimit për këtë nën-paragraf nuk do të përfshijnë shumat të barabarta me pagat dhe rrogat të cilat u paguhen fillestarëve apo praktikantëve. KREU II TË ARDHURAT NGA PUNËSIMI - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article lists what counts as gross salary income, what does not count, and requires the minister to issue a subordinate act on reporting requirements for certain reimbursements and in-kind benefits.
Neni 9 8 Të ardhurat nga pagat 1 .Në të ardhurat bruto nga pagat përfshihen: 1.1. Rrogat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit; 1.2. Bonuset, provizionet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës; 1.3. Të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi; 1.4. Të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës; 1.5. Premitë e sigurimit shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin; 1.6. Falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit; 1.7. Pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi dhe 1.8. Pos nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj, përfitimet në gjësende që një punëdhënës ia jep punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 2. Në të ardhurat e përgjithshme nga rrogat nuk përfshihen: 2.1. Kompensimi i shpenzimeve reale të udhëtimeve të biznesit deri në shumën që duhet të saktësohet me një akt nënligjor që duhet të lëshohet nga ministri; 2.2. Dëmshpërblimi për aksidentet në punë dhe 2.3. Përfitimet në mall të dhëna nga punëdhënësi për punonjësit e huaj për të lehtësuar jetesën e tyre në Kosovë, siç është banimi dhe pagesa e shkollimit. 2.4. Përfitimet në natyrë në forma të shujtave të ofruara nga punëdhënësi për punëtorin duke përjashtuar kompensimin në para. 2.5. Rimbursimin, e kufizuar në më pak nga kostoja e transportimit publik apo 0.16 euro/KM, për shpenzimet e vajtje-ardhjeve për të punësuarit distanca e vajtje-ardhjeve e të cileve nga rezidenca e tyre kryesore për në vendin e rregullt të punës është më e madhe se 20 kilometra. 2.6. Përfitimet në natyrë që i jepen të punësuarave në formë të biletave të transportit publik të kufizuara në transporitimin mbi transportin e autorizuar publik nga rezidenca kryesore e të punësuarit për në vendin e rregullt të punës. Përfitimet në natyrë mund t’u jepen të punësuarve distanca e vajtje- ardhjeve e të cilëve nga rezidenca e tyre kryesore për në vendin e tyre të rregullt të punës është më e madhe se 1 kilometër. 2.7. Rimbursimi i tillë apo dhënia e përfitimeve në natyrë nuk do të konsiderohen si shpenzime të zdritshme bizesi nga ndonjë dhurues e rimbursimmit të tillë apo përfitimeve në natyrë, e as nuk do të jenë të zdritshme si shpenzim të ndonjë lloji. 2.8. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të përkufizuar kërkesat e raportimit që lidhen me dhënien e rimbursimit apo përfitimeve në natyrë të lejuara me nën-paragrafët 2.5 dhe 2.6. 3. Për kontributet pensionale, të ardhurat bruto do të përfshijnë: 3.1. Kontributet e dhëna nga punëdhënësi në emër të punonjësit në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin plotësues të pensionit të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese individuale të pensioneve sipas legjislacionit mbi Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës; 9 3.2. Kontributet e dhëna nga punonjësi në sistemin e kursimeve individuale pensionale, në fondin pensional plotësues të punëdhënësit dhe në skemën plotësuese pensionale individuale sipas legjislacionit mbi kursimet Pensionale në Kosovë. KREU III TË ARDHURAT NDRYSHE NGA ATO TË PUNËSIMIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets when businesses and taxpayers must report business income, and it requires certain inventory methods and reporting rules.
Neni 10 Të ardhurat nga aktivitetet afariste 1. Të ardhurat bruto nga veprimtaritë afariste nënkupton pranimet bruto të gjeneruara nga një person apo entitet, përveç personave juridik për qëllime të këtij ligji, të angazhuar në veprimtari të tilla. Për tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto me më tepër se 50,000€, apo ata të cilët zgjedhin të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, të ardhurat duhet të raportohen në periudhën tatimore gjatë së cilës janë pranuar apo akruar (lindur). 2. Bizneset me të ardhura vjetore bruto prej 50,000€ e më pak, të cilat nuk zgjedhin të mbajnë librat dhe regjistrimet në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, do të raportojë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën ato të ardhura në të vërtetë apo në mënyrë konstruktive janë pranuar. 3. Bizneset me të ardhura vjetore bruto me më shumë se 50,000€ do të raportojnë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën të ardhurat janë pranuar apo akruar (lindur). 4. Tatimpaguesit me të ardhura nga shitja e mallrave, të cilët e mbajnë listën e artikujve për ta llogaritur çmimin e mallrave të shitura, e shfrytëzojnë metodën FIFO (i pari që hyn brenda del i pari) ose ndonjë metode tjetër të tillë ashtu siç mund të parashtrohet në aktin nënligjor të nxjerr nga ministri. 5. Kur një metodë e regjistrimit të mallit të jetë zgjedhur, ajo metodë do të përdoret për vitin në të cilin është zgjedhur plus së paku për tri periudha tatimore shtesë. Një tatimpagues që dëshiron të ndryshojë metodën e regjistrimit të mallit pas asaj periudhe kohore duhet të kërkojë një vendim shpjegues individual nga ATK në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-071. 6. Tatimpaguesit e angazhuar ne kontrata dhe projekte ndërtimore afatgjata do të raportojnë të ardhurat e tatueshme nga ato kontrata dhe projekte afatgjata në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri. 7. Të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të përcaktohen dhe raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga minsitri. Akti nënligjor do të përshkruajë lizingjet operative dhe lizingjet financiare. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Rental income is defined to include rent from buildings, land, apartments, equipment, vehicles, and other property; income from rental activity for clients is treated and taxed as business income.
Neni 11 Të ardhurat nga Qiratë 1. Të ardhurat bruto nga qiratë përfshijnë: 1.1 të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pasurisë së patundshme sikurse janë ndërtesat, toka ose apartamentet; 1.2 të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve të transportit dhe llojeve tjera të pasurisë. 2. Pavarësisht dispozitave të paragrafit 1 te këtij neni, të ardhurat e qirasë të krijuara nga personat e angazhuar në veprimtari ekonomike të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme për klientët, do të trajtohen si të ardhura nga aktivitetet ekonomike dhe do të tatohen si të tilla. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The article defines income from intangible property and says the minister will later define certain non-physical, rights-based property by subordinate act.
Neni 12 Të ardhurat nga pasuria e paprekshme 10 Të ardhurat bruto nga pasuria e paprekshme përfshijnë të ardhurat e krijuara nga patentat, të drejtat autoriale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat dhe që nuk kanë formë fizike. E drejta për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme është e paprekshme. Ajo e drejtë, si dhe pasuri tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por nuk ka formë fizike, me tutje do të përkufizohet me akt nënligjor që lëshohet nga ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision defines what counts as gross interest income and excludes interest from Kosovo pension savings trust funds and other defined pension funds.
Neni 13 Të ardhurat nga Interesi 1. Të ardhurat bruto nga interesi përfshijnë: 1.1. Interesin nga huatë e dhëna për personat apo entitetet; 1.2. Interesin nga fletë obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga organizatat afariste; 1.3. Interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen në banka dhe në institucione të tjera financiare. 1.4.Të ardhurat bruto nga interesi nuk përfshijnë interesin (kamatën) nga mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo nga cilido fond tjetër pensional i përkufizuar sipas legjislacionit mbi kursimet pensionale në Kosovë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article treats many non-standard receipts as gross income, including lottery winnings and debt forgiveness, and it sets special gift rules and exemptions.
Neni 14 Të ardhurat tjera përfshirë dhuratat 1. Të ardhurat bruto përfshijnë çdo formë tjetër të të ardhurave nga çfarëdo burimi, siç janë të ardhurat nga fitoret në lotari apo të ardhurat nga faljet e borxheve, përveç atyre që janë të liruara nga tatimi në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët përfshihen në të ardhurat tjera, nëse dhuratat e tilla tejkalojnë shumën 5.000 euro në një periudhë tatimore. 3. Dhuratat, qofshin në para apo në gjësende, të dhëna në mes bashkëshortëve apo nga një prind fëmijës së tij natyror, apo ligjërisht të adoptuar, apo nga fëmijët prindërve të tyre, janë të liruar nga të ardhurat pa marrë parasysh shumën apo vlerën e dhuratës. 4. Dhuratat e pranuara për qëllime edukative arsimore janë të liruara nga tatimi përderisa dhurata i është dhënë, në formë të pagesës së shkollimit të paguar drejtpërdrejtë, një institucioni edukativ arsimor të pranuar me ligjin publik pa marrë parasysh marrëdhënien në mes të donatorit dhe pranuesit. KREU IV SHPENZIMET AFARISTE TË LEJUESHME - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article allows certain tax deductions for business-related expenses, employer pension contributions, and some health insurance premiums, but only when the stated conditions are met.
Neni 15 Dispozitat e përgjithshme të shpenzimeve 1. Në varësi të dispozitave të këtij neni, lejohen si zbritje nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga pasuria e paprekshme, qiratë apo aktivitetet afariste shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejt të lidhura me aktivitetet e tilla që gjenerojnë të ardhura, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit. 2. Kontributet pensionale të paguara nga një punëdhënës janë të zbritshme, të kufizuara në shumën e kontributeve pensionale që në të vërtetë janë paguar, për aq sa ato kontribute pensionale nuk tejkalojnë shumën e kontributeve pensionale të lejueshme me ligjin në fuqi. 3. Nuk lejohet zbritje për ndonjë shpenzim të akruar (rrjedhur) që lidhet me të ardhurat të cilat i nënshtrohen mbajtjes në burim (Pagave, dividendëve, interesit, të drejtave pronësore, qirave, fitoreve në lotari, etj.) veç nëse janë paguar më apo para 31 marsit të periudhës tatimore vijuese. Çdo shpenzim që nuk lejohet me këtë nënparagraf do të jetë i zbritshëm në periudhën tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar. 11 4. Bizneset me të ardhura vjetore bruto prej 50,000€ e më shumë, dhe ato biznese të cilat kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime siç kërkohet në nenin 33 të këtij ligji, mund të zbresin shpenzimet e lejuara e të paguara apo të akruara gjatë periudhës tatimore. 5. Nuk do të lejohet zbritje për ndonjë shpenzim derisa nuk dokumentohet ne mënyrën e kërkuar me akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 6. Shpenzimet, përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit, që lidhen me lizingjet operative dhe lizingjet financiare do të raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga ministri. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Representation expenses are capped at 50% of the invoiced amount for business entertainment, and total representation expenses may not exceed 2% of annual gross revenue.
Neni 16 Shpenzimet e reprezentacionit Shpenzimet e ndodhura të reprezentacionit do të jenë të kufizuara në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste. Shuma maksimale e të gjitha shpenzimeve të reprezentacionit nuk do të tejkalojë 2% të të ardhurave bruto vjetore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Bad debt can be treated as an expense only if the listed conditions are met; deductions are limited, recovered bad debt must be included as income, and bad debt deductions are not allowed for related-party debts.
Neni 17 Shpenzimet e Borxhit të keq 1. Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson kushtet vijuese: 1.1. Shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në të ardhura; 1.2. Borxhi është fshirë (çregjistruar) në librat e tatimpaguesit si i padobishëm për qëllime kontabiliteti; 1.3. Nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike te borxhit; 1.4. Borxhit i kanë kaluar së paku 6 muaj nga afati; 1.5. Ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim te aplikueshëm për të maksimalizuar vjeljen e borxhit sikurse janë: 1.5.1. Tatimpaguesi ka thyer (balancuar) çdo borxh te pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq; 1.5.2. Korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin; 1.5.3. Veprimi juridik është konsideruar si joekonomik për arsye të dokumentuara, apo veprimi juridik ka qenë i pasuksesshëm, ose 1.5.4. Kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit nëse është e aplikueshme dhe shuma që do të merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga administratori/përmbaruesi. Përderisa ato para që janë marrë nga falimentimi, janë aplikuar në borxhin e pashlyer. 2. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim dhe mandej më pastaj është vjelë do të përfshihet në të ardhurat e kohës së vjeljes. 3. Nuk lejohet asnjë zbritje e borxhit te keq për borxhet ndërmjet palëve te lidhura. 4. Ministri lëshon një akt nënligjor për te përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit te keq sikur që është paraparë me këtë nen. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Business travel expenses include transport, daily travel costs, accommodation, and meals, but not commuting compensation; their amounts must be set by a subordinate act issued by the minister.
Neni 18 Shpenzimet afariste të udhëtimit 1. Shpenzimet afariste të udhëtimit përfshijnë transportimin, shpenzimet e llojllojshme të udhëtimit për të punësuarin (sikurse janë shpenzimet ditore) akomodimi dhe shujtat për udhëtime afariste por nuk do të përfshijë kompensimin për vajtje-ardhje në vendin e punës. 2. Shpenzimet për udhëtim, shujta, akomodim, dhe shpërngulja kufizohen në shumat që duhet të saktësohen me akt nënligjor që duhet të lëshohet nga ministri. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Payments to related persons may be treated as deductible expenses if they are limited to the current minimum wage or open market value.
Neni 19 Pagesat për personat e lidhur 12 1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut. 2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets depreciation rules for taxpayers’ tangible assets used in economic activity, including categories, rates, and special treatment for low-value assets and leased-property improvements.
Neni 20 Zhvlerësimi 1. Shpenzimet për pronën e prekshme përveç shpenzimeve për tokën, veprat artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen. 2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për veprimtari ekonomike të tatimpaguesit kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periodën e kohëzgjatjes së qirasë. 3. E gjithë prona materiale e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij nën neni, caktohet në njërën prej kategorive vijuese: 3.1. Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore; 3.2. Kategoria 2: Automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë; dhe bagëtitë te shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim; 3.3. Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardha, arrat, boronicat dhe te tjera ; dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo kategorinë 2. 4. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë si cilës i përkasin asetet: 4.1. Kategoria 1: pesë për qind (5%); 4.2. Kategoria 2: njëzet për qind (20%) dhe 4.3. Kategoria 3: dhjetë për qind (10%). 5. Sipas këtij neni, një pasuri së pari duhet të merret parasysh kur vihet për herë të parë në shërbim. 6. Shuma fillestare që zhvlerësohet është çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare përfshin: 6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat dhe taksat, dhe 6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, montimi, transporti dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi. 7. Zhvlerësimi individual i pasurisë të Kategorisë 2 dhe Kategorisë 3 do të zbatohet vetëm për ato pasuri të cilat janë marrë në apo pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. 8. Blerja e një pasurie për çmimin prej 1,000 euro ose me pak do të lejohet si një shpenzim rrjedhës. 9. Mjetet kapitale të cilat janë blerë dhe ka filluar zhvlerësimi i tyre sipas metodës grupore para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të zhvlerësohen sipas legjislacionit paraprak derisa vlera e grupit të bëhet zero. 13 10. Asetet (pasuria) e prekshme me çmim të blerjes prej më shumë se 1,000 euro dhe më pak se 3,000 euro, të siguruara pas datës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, do të vendoset në një grup të vetëm të aseteve dhe do të zhvlerësohet me shkallën 20% të vlerës së aseteve në grup, pa marrë parasysh në cilën kategori të aseteve do të vendosej sipas dispozitave të paragrafit tre të këtij neni. Kur asetet kualifikuese janë blerë, çmimi i tyre i blerjes do të shtohet në vlerën e grupit. Kur asetet të jenë shitur nga grupi, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme afariste në vitin në të cilin aseti është shitur, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Livestock depreciation is allowed only for animals used in the course of economic activity.
Neni 21 Zhvlerësimi i bagëtive Zhvlerësimi i bagëtisë është i lejuar vetëm për kafshët e tilla nëse janë përdorë gjatë rrjedhës së veprimtarisë ekonomike. Kafshët të cilat rrisin pasardhësit vetëm për përdorim personal apo kafshë qumështore të përdorura vetëm për përdorim personal nuk i nënshtrohet zhvlerësimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A taxpayer may claim a special 10% deduction for certain new business assets bought between 1 January 2010 and 31 December 2012, if the asset is new or first put into service in Kosovo.
Neni 22 Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja 1. Nëse një tatimpagues blen linjat prodhuese për uzina dhe makineria, inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anijet, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda për qëllimet e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit ndërmjet 1 janarit 2010 dhe 31 dhjetorit 2012, lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim. 2. Kjo zbritje bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimin të lejueshëm. 3. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë. 4. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen me ligj të veçantë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Shpenzimet për riparime ose përmirësime të një aseti të zhvlerësueshëm trajtohen si kapitalizim ose si shpenzim, varësisht nga kushtet dhe vlera; Ministri lëshon akt nënligjor për zbatimin e nenit.
Neni 23 Riparimet dhe përmirësimet 1. Ne rast të ndonjë aseti të zhvlerësueshëm, shumat e shpenzuara për riparime apo për përmirësime, përjashtuar riparimet e mirëmbajtjes së zakonshme, do të kapitalizohen dhe të shtohen në bazën e asetit nëse riparimet apo përmirësimet tejkalojnë jetën e përdorimit të asetit për së paku një vit dhe shuma e riparimit apo përmirësimit është më e madhe se 1,000 € për atë aset. Nëse riparimi apo përmirësimi është 1,000 € apo më pak për ndonjë aset, shuma e riparimit apo përmirësimit do të jetë shpenzim në vitin që është paguar apo ka ndodhur. 2. Nëse riparimet apo përmirësimet plotësojnë kriterin për kapitalizim sipas paragrafit 1 të këtij neni, shuma kapitalizohet dhe shtohet ne vlerën kontabël të mbetur të asetit kapital. Vlera e re kontabël e asetit përdoret si bazë për zhvlerësimin e asetit. Aseti zhvlerësohet ne përputhje me rregullat e kategorisë së aplikueshme . 3. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Costs for certain intangible assets with a limited useful life are deducted through amortization, using the linear method.
Neni 24 Amortizimi 1. Shpenzimet në mjetet e paprekshme të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi, përfshirë por duke mos u kufizuar ne patentat, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive, zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit. 14 2. Metoda e amortizimit është metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Research and development expenses linked to natural mineral and other natural resource reserves are added to the capital account and amortized under this article.
Neni 25 Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore 1. Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të mineraleve dhe të resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe amortizohen sipas këtij neni. 2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore, e cekur në paragrafin 1 të këtij neni për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar bilancin në llogarinë kapitale me një thyesë prej: 2.1. Numëruesi i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit dhe 2.2.Emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara për t’u nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë. 3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në paragrafin 2 të këtij neni do të përcaktohen në përputhje me udhëzimet lidhur me vlerësimet e tilla që do të vendosen në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Tax losses may be carried forward for up to 7 consecutive tax periods and used as deductions against income.
Neni 26 Humbjet tatimore 1. Humbjet tatimore siç është e definuar me këtë ligj është ndryshimi negativ ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve e lejimeve të tatimpaguesit të përcaktuara me këtë ligj. 2. Shuma e humbjes tatimore e përcaktuar sipas këtij neni mund të bartet deri në shtatë (7) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite. 3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes tatimore, është shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që është lejuar më parë si zbritje. 4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje tatimore më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për humbjet që janë krijuar sipas radhës. 5. Dispozitat e këtij neni do të jenë të lejueshme vetëm për biznesin i cili ka krijuar humbje. Nëse biznesi ka ndryshim në pronësi prej më shumë se 50% apo nëse një ndërmarrje personale afariste është ndryshuar në ndonjë formë tjetër biznesi (entitet juridik, ortakëri, etj.) humbja e bartur nuk do të lejohet më. Ministri mund të lëshojë një akt nënligjor për të rregulluar dispozitat e bartjes së humbjes që lidhen me ndryshimin e llojit të organizatës biznesore apo ndryshimit të pronësisë, si dhe çdo dispozitë tjetër të bartjes së humbjes të nevojshëm për zbatimin e këtij neni. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A taxpayer may deduct 10% of received rent from gross rental income if they do not keep records of actual rental expenses.
Neni 27 Shpenzimet e qirasë Nëse një tatimpagues, ndryshe nga një tatimpagues i angazhuar në afarizëm për dhënie me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme, zgjedh të mos mbajë regjistrime të shpenzimeve aktuale të paguara apo te lindura në aktivitetin e qirasë, tatimpaguesit të tillë i lejohet një zbritje nga të ardhurat bruto nga qiraja në një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të qirave të pranuara me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të riparimit, arkëtimit të pagesave dhe të shpenzimeve tjera të paguara apo të krijuara gjatë realizimit të qirasë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Kontributet bamirëse mund të zbriten deri në 5% të të ardhurave të tatueshme për tatimpaguesit që mbajnë regjistrime sipas nenit 33.4, nëse bëhen për qëllime të caktuara dhe për përfitues të lejuar.
Neni 28 Zbritjet e lejuara për kontribute bamirëse 1. Kontributet që bëhen nga tatimpaguesit që mbajnë regjistrime sipas nenit 33.4 të këtij ligji, për qëllime humanitare, shëndetësore, arsimore, fetare, shkencore, kulturore, të mbrojtjes së ambientit dhe sportive 15 lejohen si zbritje me vlerë maksimale prej pesë për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës. 2. Kontributet bamirëse sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të bëhen për: 2.1. Një organizatë të regjistruar sipas legjislacionin mbi regjistrimin dhe funksionimin e Organizatave Joqeveritare që kanë marrë dhe mbajnë statusin e përfitimit publik. 2.2. Çdo organizatë tjetër jo komerciale që drejtpërsëdrejti kryen veprimtari jo fitimprurëse që janë të interesit publik, sikurse janë: 2.2.1. Institucionet mjekësore; 2.2.2. Institucionet arsimore; 2.2.3. Organizatat për mbrojtjen e ambientit; 2.2.4. Institucionet fetare; 2.2.5. Institucionet që kujdesen për personat e paaftë ose të moshuar; 2.2.6. Jetimoret dhe 2.2.7. Institucionet që nxisin krijimin e shkencës, kulturës, sporteve apo arteve. 3. Kontributi bamirës nuk përfshinë kontributin që është në dobi të drejtpërdrejtë të donatorëve apo të personave të tjerë që kanë lidhje me donatorin. 4. Çdo tatimpagues që është objekt i tatuarës reale, i cili kërkon zbritje për kontributin bamirës duhet ta dorëzojë një deklaratë vjetore dhe të sigurojë faturën (dëftesën) në lidhje me atë kontribut, në mënyrën siç përshkruhet në akt nënligjor të lëshuar nga ministri. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Punëdhënësi mund t’i trajtojë si të lejueshme shpenzimet edukative/arsimore dhe trajnuese për një të punësuar, por vetëm kur plotësohen kushtet e caktuara.
Neni 29 Shpenzimet edukative/arsimore dhe trajnuese 1. Shpenzimet edukativo ose arsimore të paguara nga një punëdhënës një institucioni edukativ ose arsimor për një të punësuar do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla janë paguar, me kusht që: 1.1. shpenzimet edukative ose arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativ ose arsimor; 1.2 institucioni edukativ/arsimor njihet nga ligji publik në fuqi i Kosovës. 1.3. edukimi/arsimimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon atë të punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe 1.4. i punësuari mbetet në marrëdhënie pune me punëdhënësin për së paku 24 muaj pas përfundimit të edukimit ose arsimimit për të cilën shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi. 2. Shpenzimet e trajnimit (shpenzimet e dala nga një punëdhënës për t’i dhënë aftësitë elementare të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e caktuara apo të nevojshme për t’i dhënë aftësitë e reja të punësuarit) të cilat lidhen me punën do të lejohen në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë lindur. Shuma e shpenzimeve të tilla nuk do të tejkalojë 1,000€ për të punësuar në çdo periudhë tatimore, Çdo shpenzim i trajnimit i lindur mbi atë shumë nuk do të jetë e lejueshme në atë periudhë tatimore. KREU V SHPENZIMET E PALEJUESHME - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision lists expenses that are not deductible and says certain pension contributions are excluded from gross income.
Neni 30 Shpenzime e palejueshme 1. Nuk lejohet kurrfarë zbritje për: 1.1. Shpenzimet e përvetësimit të tokës; 16 1.2. Gjobat, dënimet, shpenzimet dhe interesi qe lidhet me to, për çdo shkelje të ligjit apo procedurave administrative; 1.3. Tatimi në të ardhura të paguara apo të akruara (nuk përfshinë tatimet e mbajtura në burim nga të punësuarit); 1.4. Tatimi në vlerën e shtuar për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose kreditim për tatimin e zbritshëm në bazë të legjislacionit për Tatimin në Vlerën e Shtuar; 1.5. Shpenzimet personale, të jetesës ose ato familjare; 1.6. Çfarëdo humbje nga shitja ose këmbimi i pronës ndërmjet personave të afërm, dhe 1.7. Shpenzimet për dëfrim dhe rekreacion, përveç nëse kanë ndodhur në lidhje me afarizmin e tatimpaguesit që ofron aktivitetet për dëfrim dhe rekreacion; 1.8. Shpenzimet e pa dokumentuara sipas kërkesave të vendosura me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri, do të konsiderohen si shpenzime të palejueshme. 2. Në të ardhurat e përgjithshme nuk përfshihen kontributet pensionale, si në vijim: 2.1. Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar sipas Ligjit për Pensionet në Kosovë; 2.2. Trajtimi i shpenzimeve të cilat mund të jenë pjesërisht personale dhe pjesërisht afariste, apo të cilat mund t’i nënshtrohen dilemës se a janë ato personale apo afariste, do të përkufizohen në një akt nënligjor që lëshohet nga ministri. KREU VI FITIMET DHE HUMBJET KAPITALE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article defines capital gains and capital losses, how sale price and cost are calculated, and when certain gains are adjusted, spread over instalments, or excluded.
Neni 31 Të ardhurat nga fitimet kapitale 1. Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e patundshme dhe letrat me vlerë. 2. Shuma e fitimit kapital është dallimi pozitiv ndërmjet çmimit të shitjes së pasurisë dhe vlerës së pasurisë së kapitalit, siç përcaktohet në paragrafin 5 te këtij neni. 3. Çmimi i shitjes së pasurisë kapitale është shuma e çdo paraje të pranuar, plus çdo konsideratë tjetër e pranuar për shitje. 4. Nëse palët janë persona me ndonjë lidhje mes veti dhe çmimi i shitjes është më i ulët se çmimi i hapur i tregut, atëherë çmimi i shitjes do t’i përshtatet çmimit të hapur të tregut në mënyrën siç përshkruhet në akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 5. Kostoja e pasurisë kapitale, është shuma që tatimpaguesi ka paguar për përvetësimin e pasurisë, e rritur për koston e përmirësimeve dhe e zvogëluar nga zhvlerësimi dhe shpenzimet tjera që lejohen me këtë ligj. 6. Fitimet kapitale do të pranohen si të ardhura biznesi dhe humbjet kapitale si humbje biznesi, nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj. 7. Fitimet dhe humbjet kapitale nuk do të pranohen për pasurinë e grupuar (pasuria në kategorinë 2 dhe kategorinë 3 e marrë para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji) të referuara në nenin 20 të këtij ligji. 17 8. Humbja kapitale nënkupton humbjen që e pëson tatimpaguesi nëpërmjet shitjes apo ndonjë forme tjetër të tjetërsimit të pasurisë kapitale, përfshirë pasurinë e palëvizshme dhe letrat me vlerë. 9. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ të të çmimit të shitjes së pasurisë sipas paragrafit 3 apo 4 të këtij neni dhe kostos së pasurisë kapitale sipas paragrafit 5 të këtij neni. 10. Humbje kapitale nënkupton humbje, të cilën tatimpaguesi e pëson përmes shitjes apo tjetërsimit në ndonjë mënyrë tjetër të pasurisë kapitale, duke përfshirë patundshmëritë dhe letrat me vlerë. Dispozitat e Nenit 26 të këtij ligji do të aplikohen në humbjet e përshkruara në këtë paragraf. 11. Të ardhurat bruto nga fitimet kapitale nuk përfshijnë fitimet kapitale të realizuara nga shitja e mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo cilitdo fond tjetër pensional të përkufizuar me legjislacionin mbi Pensionet në Kosovë. 12. Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi qe përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit. 13. Nëse një shitje e pasurisë kapitale përfshinë një marrëveshje me këste që zgjat më shumë se periudha tatimore në të cilën shitja është finalizuar (të gjitha dokumentet e aplikueshme janë të nënshkruara nga të gjitha palët dhe marrëveshja e shitjes ligjërisht është e zbatueshme), çdo fitim duhet të amortizohet me bazë të linjës direkte për jetëgjatësinë e marrëveshjes më këste dhe shuma e fitimit që i atribuohet ndonjë periudhe tatimore duhet të raportohet në deklaratën tatimore si e ardhur në atë periudhë tatimore. Dispozitat tjera që lidhen me shitjes me këste do të përshkruhen në një akt nënligjor. 14. Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi që përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article sets when taxpayers must report income and expenses using cash-basis or accrual accounting.
Neni 32 Metoda e parasë së gatshme dhe akruale e kontabilitetit 1. Tatimpaguesit që nuk janë të angazhuar në aktivitet ekonomik do të raportojnë të hyrat me kontabilitetit në bazë të parasë së gatshme. Të ardhurat e tilla raportohen në vitin i cili është aktual apo janë marrë në mënyrë konstruktive në formën e parasë së gatshme, është e barabartë me të apo pasuri tjetër. 2. Tatimpaguesit e angazhuar në aktivitet ekonomik me të ardhura vjetore bruto prej 5,000 euro apo më pak dhe tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto nga aktivitetet ekonomike me më shumë se 5,000 euro deri në, dhe duke përfshirë, 50,000 euro, të cilët nuk kërkohet dhe nuk kanë zgjedhur të mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33.4 të këtij ligji, komponentët e tyre të llojllojshme të të ardhurave do t’i raportojnë me kontabilitet në bazë të parasë së gatshme (të ardhurat e raportuara kur janë pranuar në të vërtetë dhe në mënyrë konstruktive). 3. Tatimpaguesit e angazhuar në aktivitet ekonomik me të ardhura vjetore bruto më tepër 50,000 euro, tatimpaguesit që kërkohet të mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33.4 të këtij ligji dhe tatimpaguesit të cilët zgjedhin të mbajnë këto libra dhe regjistrime si dhe ortakëritë e përgjithshme dhe të kufizuara dhe grupimi i personave komponetet e tyre të llojllojshme të të ardhurave do t’i raportojnë me kontabilitet në bazë akruale, përveç atyre pikave të të ardhurave të përshkruara në nenin 7.1 të këtij ligji. 4. Tatimpaguesit e përshkruar në paragrafin 3 të këtij neni do të raportojnë komponentët e llojllojshme të tyre të shpenzimeve me kontabilitet në bazën akruale, përveç nëse është paraparë ndryshe në paragrafin 3 të nenit 15 të këtij ligji. KREU VII LIBRAT DHE REGJISTRIMET - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit me mbi 50,000 euro të ardhura bruto vjetore, si edhe ortakëritë dhe grupet e personave, duhet të mbajnë librat dhe regjistrimet e kërkuara; ata me 50,000 euro ose më pak mund të zgjedhin t’i përgatisin ato, por zgjedhja sjell afate dhe miratim nga ATK.
Neni 33 Kërkesa për libra dhe regjistrime 18 1. Tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që i tejkalon 50.000 euro për periudhën tatimore, si dhe ortakëritë dhe grupet e personave, mbajë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni. 2. Tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që ka 50.000 euro ose më pak për periudhën tatimore mund të zgjedhë t’i përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni. 3. Tatimpaguesi që zgjedhë t’i përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni për cilëndo periudhë tatimore kërkohet t’i përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja (opsioni) është bërë plus se paku tri (3) periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në aktin nënligjor të lëshuar nga ministri. 3.1 Një tatimpagues që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin tre (3) të këtij neni do të dorëzojë një pasqyrë në administratën tatimore deri më 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë. Pasqyra që dorëzohet do të jetë në formatin e përshkruar nga administrata tatimore. Kur zgjedhja e tillë të jetë bërë, tatimpaguesi duhet të vazhdojë të përgatisë pasqyrat financiare dhe të rregullojë të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në pasqyrat e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë dhe, së paku, për tri periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në paragrafin 3 të këtij neni. 3.2 Një tatimpagues me të drejtë për të zgjedhur mbajtjen e librave dhe regjistrimeve sikurse kërkohet në paragrafin 4 të këtij neni, duhet të dorëzojë një kërkesë për vendim shpjegues në ATK, në përputhje me dispozitat e aplikueshme të ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, dhe të marrë miratimin nga ATK përpara mbajtjes së librave dhe regjistrimeve në përputhje me Nenin 34 të ligjit. Miratimi duhet të merret deri më 1 mars të vitit për të cilin tatimpaguesi kërkon vendim shpjegues. 4. Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij Neni, të mbajtur në përputhje me standardet e kontabilitetit në Kosovë, janë me sa vijojnë: 4.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 4.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 4.3 Një ditar të pranimeve në para të gatshme (kesh) dhe një ditar të pagesave në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. 4.4. Një llogari kapitale, nëse është e aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimet, të gatshmet dhe bilanci mbyllës; 4.5. Librat dhe regjistrimet e tilla të tjera sipas nevojës për të dhënë llogari të saktë të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve ashtu që të mund të bëhet një përcaktim i saktë i tatimit; 4.6. Pavarësisht kërkesës në paragrafin 1 të këtij neni që ortakëritë dhe grupet e personave duhet të mbajnë libra dhe regjsitrime të përshkruara në Paragrafin 4 të këtij Neni, ortakëritë dhe grupet e personave me qarkullim vjetor prej 50,000 apo më pak nuk do të kërkohet të mbajnë pasqyra të të ardhurave apo financiare siç kërkohet me Standardet e Kontabilitetit të Kosovës. Megjithatë, ato do të kërkohet të mbajnë librat dhe regjistrimet e përshkruara në nën-paragrafët 4.1 deri 4.5, dhe çdo regjistrim tjetër i kërkuar me qëllim që të përcaktohet me saktësi shuma e fitimit, apo humbjes, që do t’u shpërndahet ortakëve të ndarë. 4.7. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Small taxpayers with annual gross income of 50,000 euro or less must keep minimum books and records unless they choose the records required under Article 33(4).
Neni 34 Kërkesat për libra dhe regjistrime për bizneset e vogla 19 1. Një tatimpagues me të ardhura bruto vjetore prej 50.000 euro apo më pak, i cili nuk zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e kërkuara sipas paragrafit 4 të nenit 33, duhet të mbaj librat dhe regjistrimet vijuese minimale: 1.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 1.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 1.3. Një ditar të pranimeve në para të gatshme (kesh) dhe një ditar të pagesave në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. 1.4. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar për biznesin e vogël, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. KREU VIII DISPOZITAT NDËRKOMBËTARE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Neni përcakton kur një person jo rezident trajtohet si me njësi të përhershme në Kosovë, përfshirë degë, zyra, vendndërtime dhe shërbime mbi pragje kohore.
Neni 35 Njësi e Përhershme 1. Njësia e përhershme përfshin: 1.1. Çdo vend te menaxhmentit; 1.2. Çdo degë; 1.3. Çdo zyrë; 1.4. Çdo fabrikë; 1.5. Çdo punëtori; 1.6. Çdo minierë dhe 1.7. Çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të burimeve natyrore. 2. Njësia e përhershme gjithashtu përfshin; 2.1. Çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se 183 ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se 183 ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si njësi e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë; 2.2. Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime të konsultimeve, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara ne paragrafin 2.1 të këtij neni të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejt 90 ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejt 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohet se kanë krijuar njësi të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla; 2.3. Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejt 183 ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejt 183 ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla, dhe 2.4. Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident. 3. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i ndërmerr për personin jo rezident, nëse personi i tillë: 20 3.1. Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në paragrafin 6 të këtij neni të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit njësi të përhershme sipas dispozitave të atij nën neni; ose 3.2. Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit. 4. Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç ri-sigurimit, do të konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë nëse mbledh primet në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni. 5. Pavarësisht nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, “Njësia e përhershme” konsiderohet se nuk përfshin: 5.1. Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave ose materialeve që i përkasin personit jo rezident ; 5.2. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit; 5.3. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm për qëllime të përpunimit nga një tatimpagues tjetër; 5.4. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident; 5.5. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident, dhe 5.6. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në paragrafët 1 deri 5 të këtij nën neni, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të caktuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apo ndihmës. 6. Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionarit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Megjithatë, kur aktivitetet e agjentit të tillë përkushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij tatimpaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij tatimpaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet tatimpaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni. 7. Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes ndërmarrjes së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani njësi të përhershme të tjetrës.” - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article defines transfer price and open market value, says the difference is included in taxable income, and requires the Minister to issue a bylaw for implementation.
Neni 36 Çmimet e transferimit 1. Çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të obligimeve kontraktuese ndërmjet personave te lidhur konsiderohet çmimi i transferit. 2. Çmimi që pritet të pranohen lidhur me transaksionet e pasurisë apo të obligimeve kontraktuese ndërmjet palëve që kanë punuar sipas mbizotërimit te tregut duhet te konsiderohet vlera e hapur e tregut. 3. Vlera e hapur e tregut përcaktohet sipas metodës krahasuese të çmimeve të pakontrolluara dhe në rastet kur kjo nuk mund të shfrytëzohet përdoret metoda e çmimeve të rishitjes, metoda e kostos-plus ose ndonjë metodë tjetër siç definohet me akt nënligjor. 21 4. Dallimi ndërmjet vlerës se hapur te tregut dhe çmimit të transferimit përfshihet në të ardhurën e tatueshme. 5. Ministri nxjerr një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni . - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: A resident taxpayer in Kosovo may get a tax credit for foreign income tax paid abroad, but only up to the amount of foreign tax paid and not more than the Kosovo tax due on that income.
Neni 37 Shmangia e tatimeve të dyfishta 1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet ekonomike jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera sipas këtij Ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguara në shtetin tjetër, që i atribuohet të ardhurave të gjeneruara nga shteti tjetër. 2. Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 te këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës. 3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare e negociuar nga ministri dhe e ratifikuar nga Kuvendi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë zëvendëson dispozitat e këtij neni kur ato lidhen me palët në atë marrëveshje ndërkombëtare. KREU IX DISPOZITAT E MBAJTJES NË BURIM - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Employers must withhold tax from taxable wages and related payments, remit and report it on set deadlines, and give workers withholding certificates.
Neni 38 Mbajtja në tatimit në paga 1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbaj në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën pagat janë paguar. 2. Një punëdhënës, i cili është punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur një listë të pagesave, në përputhje me shkallët parapara në nenin 6 të këtij ligji. Tatimi synues për muajin e caktuar do të zbritet për shumën e mbajtur në burim nga punëdhënësi kryesor për muajin paraprak brenda vitit. 3. Punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave për secilën periudhë tatimore. 4. Pensionet e paguara nga, apo për interes të, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin mbi Kontributet pensionale, i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve të tilla në shkallët e parapara në nenin 6 të këtij ligji. 5. Secili punëdhënës, apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni, dorëzon pasqyrën e tatimit të mbajtur në burim dhe e transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë, apo institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga ministri. 6. Secili punëdhënës apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni që bën pagesa të pagave gjatë periudhës tatimore dorëzojë në Administratën Tatimore deri më 31 janar të vitit pasues të periudhës tatimore një pasqyrë vjetore barazuese të pagesës së tatimit me informata rreth pagave të paguara dhe tatimit të mbajtur në burim e të transferuar, në lidhje me secilin të punësuar në përputhje me formën dhe procedurat e cekura në akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 7. Secili punëdhënës apo person që kërkohet të mbajë në burim sipas paragrafit 4 të këtij neni, deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore, i siguron secilit të punësuar nga i cili tatimi në paga është 22 mbajtur në burim, një certifikatë të tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në aktin nën ligjor të lëshuar nga ministri. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Disa pagues duhet të mbajnë në burim 10% tatim mbi interesin ose të drejtat pronësore dhe të bëjnë raportime e dorëzime të lidhura me këtë tatim.
Neni 39 Tatimi i mbajtur në burim në interes dhe të drejta pronësore 1. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar i cili iu paguan interes apo të drejta pronësore, përveç interesit që është i liruar sipas këtij ligji, personave rezidentë apo jo rezidentë, do të mbajë në burim tatimin dhjetë për qind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit. 2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, interesi në hua i paraparë nga institucionet financiare të licencuara nga BQK më klientët e tyre do t’i nënshtrohen mbajtjes në burim. 3. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar, dorëzon një pasqyrë të tatimit të mbajtur në burim dhe transferon shumën e tatimit të mbajtur në burim në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar, të licencuar nga BQK, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga ministri. 4. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar që paguan interes apo të drejta pronësore gjatë një periudhë tatimore, me kërkesë të pranuesit, jep një certifikatë për mbajtjen në burim të tatimit deri më 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore, në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 5. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, ortakëri apo grupim i personave, bankë apo institucion tjetër financiar që mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë vjetore barazimi në formën dhe formatin e specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Secila ndërmarrje personale afariste, entitet, autoritet publik, bankë apo institucion tjetër financiar duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatat e mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin katër të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Organizers of lotteries and gambling must withhold 10% tax from winnings and winners’ payments, then file and transfer the withheld tax on the stated schedule.
Neni 40 Tatimi i mbajtur në burim në fitoret nga lotaria dhe lojërat e fatit 1. Secili organizator i lotarisë, mbanë në burim tatimin në shumën e barabartë me dhjetë për qind (10%) në secilën pagesë për fituesit. 2. Duke iu nënshtruar dispozitave të nenit 49 të këtij ligji, secili organizator i lojërave të fatit do të mbajë në burim tatimin në një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të secilës pagesë për fitore. 3. Secili organizator i një loje te fatit dhe lotarisë, dorëzon një deklaratë të tatimit të mbajtur në burim dhe transferojë shumën e tatimit të mbajtur në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore, në një bankë të licencuar nga BQK brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 4. Secili organizator i një loje te fatit dhe lotarisë, gjatë periudhës tatimore, me kërkesë të fituesit, dorëzon një certifikatë për mbajtjen në burim të shumës së tatimit deri më 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 5. Secili organizator i një loje të fatit dhe organizator i një lotarie i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë vjetore të barazimit në formën dhe formatin e specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 marsi i vitit që pason periudhën tatimore. Secili organizator i një lotarie duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin tre të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Paguesit duhet të mbajnë në burim tatim 5% për disa pagesa ndaj jo-rezidentëve dhe të raportojnë e transferojnë tatimin brenda afateve të caktuara.
Neni 41 23 Mbajtja në burim në pagesa të caktuara për jo-rezidentët 1. Të ardhurat që i atribuohen një jo-rezidenti në Kosovë si një zbavitës, sikurse është teatri, figurat e lëvizshme, artistë radioje apo televizioni, ose një këngëtar a muzikant, ose si një sportist, nga aktivitetet e tija apo saja të ushtruara në Kosovë i nënshtrohet mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, qoftë të paguara drejtpërdrejtë apo tërthorazi jo-rezidentit, përderisa kompensimi bruto nga aktivitetet e tilla tejkalon 1,000€ në një periudhë tatimore. 2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 te këtij neni, të realizuara nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga shërbimet e kryera në Kosovë i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë dhe kompensimi bruto i paguar për jo-rezidentin është më shumë se 5,000€ në ndonjë periudhë tatimore. 3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni është 5% e kompensimit bruto. Secili pagues do të dorëzojë një pasqyrë të mbajtjes në burim dhe të transferojë shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 4. Mbajtja në burim sipas këtij neni konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk do të dorëzojnë deklaratë në Administratën Tatimore, pavarësisht dispozitave të nenit 48 të këtij ligji. 5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë të pranuesit të të ardhurave, deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore do t’i japë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga ministri. 6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin pesë të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore. 7. Ministri lëshon një akt nënligjor që do të specifikojë ata persona apo entitete të cilët do të konsiderohen ‘pagues’ sipas këtij neni dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni. KREU X ORTAKËRITË DHE GRUPIMI I PERSONAVE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Partnerships and groups of persons with gross income must file an annual income tax return by 31 March of the following tax year and have other filing, payment, withholding, recordkeeping, and representative duties.
Neni 42 Ortakëritë dhe grupimi i personave 1. Secila ortakëri dhe grupim i personave që merr apo akruon të ardhura bruto në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, për qëllime të tatimit në të ardhura personale, dorëzon një deklaratë tatimore vjetore për të ardhurat, më apo para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore por nuk do të bëjë pagesë të detyrimit mbi tatimin në të ardhura. 2. Deklarata tatimore bëhet në formën e përshkruar nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe përfshinë, midis tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe pjesën shpërndarëse të secilit ortak apo anëtar, që bashku me numrin e tyre fiskal të Kosovës dhe adresat e tyre përkatëse. Secili ortak apo anëtar i grupit raporton pjesën shpërndarëse të të ardhurave të tatueshme në deklaratën e tyre tatimore individuale të të ardhurave të dorëzuar në përputhje me nenin 48 të këtij ligji. 24 3. Ortakëritë dhe grupimi i personave, gjithashtu do të dorëzojnë pagesa tremujore paradhënie sipas paragrafit 2.2 të nenit 43 dhe të paguajnë shumën obligative për secilin ortak apo secilin anëtar të grupit në emër të secilit ortak apo anëtar, duke përdorë numrin fiskal të secilit ortak apo anëtar. 4. Ortakëritë dhe grupimi i personave, si dhe ortakët e ortakërive dhe anëtarët e grupeve, duhet të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me paragrafin 4 të nenit 33 të këtij ligji dhe secili ortak duhet të paguajnë tatimet në të ardhura obligative në përputhje me paragrafin 2.2 te nenit 43 të këtij ligji. 5. Ortakëria dhe grupimi i personave kërkohet të mbajë në burim tatimin dhe kontributet pensionale nga pagat e të punësuarve të ortakërisë apo grupimit të personave dhe të kryejë pagesën në përputhje me kërkesat e këtij ligji. 6. Ortakëria, apo grupimi i personave, është përgjegjës për dorëzimin e deklaratave dhe kryerjen e pagesës të të gjitha tatimeve për të cilat ortakëria apo grupimi i personave bëhet i detyrueshëm, përveç për tatimet në të ardhura të cilat do të deklarohen në përputhje me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. 7. Ortakëria dhe grupimi i personave do të dorëzojë të gjitha deklaratat dhe pasqyrat duke përdorë numrin fiskal të caktuar nga Administrata Tatimore. 8. Secila ortakëri dhe grupim i personave do të caktojë një prej ortakëve të përgjithshëm apo një prej personave që i përkasin grupimit si përfaqësues. Ky përfaqësues, në bazë të një autorizimi me shkrim të dhënë nga të gjithë ortakët apo personat që i përkasin grupimit, do të veprojë në emër të tyre dhe në interes të tyre dhe të jenë të autorizuar të plotësojë të gjitha obligimet tatimore të ortakërive apo grupimit të personave, përfshirë pagesën e obligimeve, sikurse janë të përkufizuara me ligj. Megjithatë, caktimi i një përfaqësuesi nuk do t’i lirojë ortakët apo anëtarët individual nga detyrimi i tyre individual për tatimet e tyre në të ardhura apo borxhit të ortakërisë apo grupit sikurse parashihet në Ligjin per Shoqëritë Tregtare, nëse ortakëria dështon në plotësimin e obligimeve të veta financiare. KREU XI PAGESAT, KREDITIMET DHE DEKLARATAT - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit me të ardhura nga veprimtaritë afariste duhet të paguajnë tatimin çdo tre muaj dhe, sipas rregullave të të ardhurave, të përdorin norma ose pagesa paradhënie të ndryshme; vonesat ose pagesat e pamjaftueshme mund të sjellin ndëshkim.
Neni 43 Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste 1. Secili tatimpagues i cili realizon apo akruon të ardhura nga veprimtaritë afariste paguan tatimin çdo tre muaj në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në një bankë të licencuar nga BQK jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremuajshi kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar). 2. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrafit 1 të këtij neni është si vijon: 2.1. Tatimpaguesit me të Ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste deri në 50.000 euro prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e përmendura në paragrafin 4 te nenit 33, duhet të paguajnë: 2.1.1. Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pakë se 37.5 për tremujor. 2.1.2. Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se 37.5 € për tremujor. 2.1.3 Nëse një tatimpaguesi i përshkruar në paragrafin 2.1 të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë, por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor. 2.2 Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga aktivitetet afariste që tejkalojnë 50.000 euro, tatimpaguesit që kërkohet, apo që zgjedhin, sikurse është paraparë në paragrafin 3 të nenit 33, të mbajnë librat dhe regjistrimet të përmendura në paragrafin 4 të nenit 33, duhet të paguajnë paradhënie: 25 2.2.1. Një të katërtën (1/4) e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën aktuale tatimore duke u bazuar në të ardhurat e tatueshme të parashikuara, të zbritura nga çdo shumë e tatimit të mbajtur në burim në përputhje me nenin 39 të këtij ligji dhe nenin 30 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave; apo 2.2.2 Për periudhën e dytë tatimore dhe ato pasuese, për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4) apo më shumë se 110% e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën tatimore që i paraprinë periudhës aktuale tatimore, të zbritura nga çdo shumë te tatimit të mbajtur në burim në përputhje me nenin 39 të këtij ligji dhe nenin 30 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. 2.2.3 Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar të ardhurat vjetore bruto prej 50.000 € në cilin do vit kërkohet të raportoje te ardhurat dhe bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 2.2 të këtij neni për periudhën tatimore në të cilën të ardhurat vjetore bruto ka tejkaluar 50,000 euro dhe, së paku, tri periudha tatimore vijuese. Nëse pas asaj kohe të ardhurat vjetore bruto i tatimpaguesit ka rënë më poshtë se pragu 50,000€ dhe tatimpaguesi dëshiron te kthehet ne raportimin e te ardhurave dhe të bëjë pagesat ne pajtueshmëri me nën-paragrafin 2.1 të këtij neni, ai tatimpagues duhet te dorëzoje kërkesë në ATK për vendim ne pajtueshmëri me nenin 10 te Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat para 1 marsi të vitit në të cilin është kërkuar ndryshimi. 3. Nëse pagesa paradhënie nuk është bërë me kohë, apo në shumën që është më pak se ajo e kërkuar, administrata tatimore mund të vendosë një ndëshkim në një shumë të barabartë më shkallën e interesit që është në fuqi në kohën kur pagesa paradhënie ka qenë obligative për t’u bërë. Nuk do të ketë shtesa tjera në tatim, për pagesat paradhënie me vonesë apo të pamjaftueshme. Nëse pagesat e kësteve tremujore bëhen në datat e caktuara ose para atyre dhe nëse pagesa përfundimtare bëhet siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 38, të këtij ligji, nuk aplikohet ndëshkime për pagesa të pamjaftueshme, nëse: 3.1. Dallimi ndërmjet shumës që kërkohet në çdo këst tremujor dhe shumës së paguar për çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind (10%) të shumës së duhur, ose 3.2. Pas periudhës së parë tatimore të tatimpaguesit, shuma e paguar në çdo këst është minimum dhjetë për qind (10%) së paku më shumë se një e katërta ( ¼ ) e tatimit të obligueshëm në deklaratën tatimore të detyrimit tatimor. 3.2.1 Nëse administrata tatimore kryen një kontroll të ndonjë viti dhe bën një rregullim të tatimit të atij viti për më shumë se 20%, lirimi nga ndëshkimi i paraparë në nën-paragrafin 8.2 nuk do të aplikohet në kërkesat për pagesë paradhënie për periudhën tatimore pasuese. 3.3. Për periudhën e parë tatimore gjatë së cilës një tatimpagues ka qenë në punë (periudha tatimore në të cilën tatimpaguesi ka kërkuar një numër fiskal, apo nëse tatimpaguesi ka kryer punë para asaj kohe, periudha tatimore në të cilën aktiviteti ekonomik ka filluar), nuk do të ngarkohet ndëshkim nëse, përfshirë këstin e katër tremujor që pritet më 15 janar, tatimpaguesi ka bërë pagesa paradhënie tremujore të barabarta me së paku 90% të tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore. 3.4 Tatimpaguesi që ka pasur humbje në Deklaratën e Tatimit në të Ardhurat e Personale të vitit të kaluar nuk ka të drejtë të përdorë dispozitat e nën-paragrafit 2.2.2 të këtij neni në kryerjen e pagesave paradhënie për vitin aktual. Tatimpaguesi i tillë duhet të kryejë pagesat paradhënie në përputhje me dispozitat e nën-paragrafit 2.2.1 të këtij neni. 3.5 Ndëshkimi që do të ngarkohet sipas këtij neni do të aplikohet vetëm në shumën e nën-paguar nga data e nën-pagesës deri në datën e përshkruar në paragrafin 3 të këtij neni për të bërë rregullimin përfundimtar për periudhën tatimore, apo, nëse është më herët, data e pagesës në të cilën pagesa paradhënie e tatimpaguesit përfshinë një shumë të mjaftueshme për të paguar pagesën paradhënie për atë tremujor plus shuma e nën-paguar. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Disa tatimpagues që marrin të ardhura nga qiraja duhet të paguajnë tatimin çdo tremujor brenda 15 ditëve pas mbarimit të tremujorit.
Neni 44 Pagesa e tatimit për qiratë 26 1. Tatimpaguesi, i mbuluar me nenin 27 të këtij ligji, i cili merr të ardhura nga qiraja, përveç atyre tatimpaguesve aktiviteti afarist i të cilëve është dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, paguan çdo tremujor në vit tatimin në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar). 2. Shuma e secilës pagesë tremujore, sipas paragrafit 1 të këtij neni, është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme të marra nga qiraja (të ardhurat bruto nga qiraja minus dhjetë për qind (10%) zbritje të paraparë në nenin 27 të këtij ligji) në tremujorin kalendarik që është menjëherë para datës së pagesës, e zvogëluar për cilëndo shumë të parave të ndalura gjatë këtij tremujori, në përputhje me nenin 30.2 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Taxpayers who receive income from intangible property must make quarterly tax payments.
Neni 45 Pagesa e tatimit për pasurinë e paprekshme 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura nga pasuria e paprekshme benë pagesa tremujore të tatimit në një llogarinë e të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë apo institucion financiar të licencuar nga BQK, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik (15 prill, 15 korrik, 15 tetor, 15 janar). 2. Shuma e secilës pagesë tremujore sipas nenit paragrafit 1 të këtij neni është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme nga pasuria e paprekshme të realizuara në tremujorin kalendarik menjëherë para datës së pagesës, e zbritur nga çdo shumë e mbajtur në burim në të drejtat pronësore përputhje me nenin 39 të këtij ligji. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit që marrin fitime kapitale ose të ardhura të tjera të tatueshme duhet të paguajnë tatimin deri më 31 mars të vitit pasues; ata që marrin dhurata të tatueshme mbi 5,000€ duhet të paguajnë paraprakisht 10% deri në fund të muajit pas tremujorit.
Neni 46 Pagesa e tatimit për të ardhurat tjera të tatueshme, përfshirë fitimet kapitale 1. Secili tatimpagues, i cili merr të ardhura të tatueshme nga fitimet kapitale ose nga çdo burim tjetër, që nuk përshkruhet në nenet 38 deri 43 të këtij ligji, paguan tatimin më 31 mars ose para 31 marsit të vitit pasues të periudhës tatimore, në përputhje me dispozitat e parashtruara përpara në Nenin 48 të këtij ligji. 2. Tatimpaguesit të cilët marrin dhurata të tatueshme sipas nenit 14 të këtij ligji, duhet të bëjnë një pagesë paradhënie prej dhjetë për qind (10%) të shumës së dhuratës e cila tejkalon 5,000€ deri në ditën e fundit të muajit që pason tremujorin në të cilin është marrë dhurata. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit mund të kreditojnë disa pagesa dhe taksa kundrejt tatimit të obligueshëm për vitin e tatueshëm.
Neni 47 Kreditimet kundrejt tatimit 1.Tatimpaguesit mund të kreditojnë kundrejt shumës së tatimit të obligueshëm sipas këtij ligji për vitin e tatueshëm, si në vijim : 1.1 Shumat e ndalura gjatë periudhës së njëjtë tatimore sipas dispozitave të këtij ligji dhe nenit 30.2 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. 1.2. Pagesat e tatimit sipas neneve 42, 43, 44, 45 apo 46 të këtij ligji; 1.3. Tatimet në të ardhura të paguara në cilindo shtet të huaj, siç parashihet në nenin 37 të këtij ligji, nëse të ardhurat për të cilat paguhet tatimi i huaj i nënshtrohen tatimit sipas këtij ligji. Shuma e kreditit të tatimit të huaj kufizohet në shumën e tatimit që do të paguhej për të ardhura të tilla sipas këtij ligji. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit duhet të paraqesin deklaratë tatimore vjetore deri më 31 mars, me disa përjashtime dhe me mundësi rimbursimi kur kreditë tatimore e tejkalojnë tatimin e papaguar.
Neni 48 Deklaratat tatimore dhe pagesat 1. Përveç rasteve ku paragrafi 2 te këtij neni aplikohet, të gjithë tatimpaguesit duhet të përgatisin dhe dorëzojnë një deklaratë tatimore vjetore më 31 mars ose para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme, kreditimet e aplikueshme dhe tatimin për t’u paguar në përputhje me nenin 6 të këtij ligji. 27 2. Tatimpaguesit që pranojnë apo që akrojnë të ardhurat prej vetëm një burimi të cekur në vijim, nuk kërkohet t’i dorëzojnë deklaratën vjetore: 2.1. Pagat; 2.2. Aktivitetet ekonomike për të cilat paguhet tatimi sipas paragrafit 2.1 të nenit 43 të këtij ligji; 2.3. Qiraja, kur bëhet pagesa e plotë sipas nenit 44 të këtij ligji; 2.4. Interesi; 2.5. Fitoret nga lotaria, dhe duke iu nënshtruar nenit 49 të këtij ligji, Lojërat e Fatit; 2.6. Të ardhurat nga prona e paprekshme; 2.7. Të ardhurat nga dhuratat. 3. Tatimpaguesit, të cilët pranojnë apo u mblidhen të ardhurat vetëm nga burimet e parapara në paragrafin 2 të këtij neni, mund të zgjedhin që të përgatisin dhe dorëzojnë deklaratën vjetore më 31 mars ose para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore dhe përfshinë, mes tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin për t’u paguar në përputhje me nenin 5 të këtij ligji. 4. Çdo tatimpagues i cili zgjedh të dorëzojë një deklaratë vjetore sipas këtij neni do t’i nënshtrohet kërkesave të vendosura në paragrafin 3 të nenit 33 të këtij ligji për të bërë dhe ndryshuar atë zgjedhje (opsionin). Tatimpaguesi i tillë kërkohet të dorëzojë deklaratat vjetore në vitin në të cilin zgjedhja është bërë plus tri periudha tatimore pasuese. 5. Tatimpaguesit prej të cilëve kërkohet dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore, së bashku me atë deklaratë dorëzojnë shumën përfundimtare të tatimit që duhet të paguhet. Shuma përfundimtare e tatimit që duhet të paguhet është dallimi ndërmjet shumës së përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore të përcaktuar në përputhje me këtë ligj dhe shumës së përgjithshme të kredive në tatim sipas nenit 47 të këtij ligji. 6. Në qoftë se shuma e përgjithshme e kredive në tatim, në përputhje me nenin 47 të këtij ligji e tejkalon shumën e përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë në rimbursimin e tatimit shtesë të paguar. 7. Vendi për dorëzimin e deklaratave tatimore, tatimit të ridërguar dhe për kërkimin e rimbursimit përcaktohet në një akt nënligjor të nxjerrë nga ministri. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Personat e pakënaqur me një vendim tatimor mund të kërkojnë rishqyrtim, tatimpaguesit mund të ankimojnë më tej, dhe ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
Neni 49 Ankesa dhe masat e përkohshme 1. Çdo person i pa kënaqur me vendimin e sjellë sipas dispozitave te këtij ligji nga ana e Administratës Tatimore Kosoves ka te Drejtën e ushtrimit te kërkesës për rishqyrtim ne Departamentin e Ankesave të Administratës Tatimore. 1.1. Tatimpaguesit të cilët nuk pajtohen me vendimin e Departamentit të Ankesave mund të dorëzojnë ankesën në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime. 1.2. Ushtrimi i Ankese nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit te nxjerrë nga Administrata tatimore e Kosovës. 1.3. Nëse një Tatimpagues nuk është i kënaqur me vendimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, mund të paraqesë padi në Gjykatën kompetente. 2. Dispozitat që lidhen me Lojërat e Fatit në nën-paragrafin 1.8 të nenit 7, nën-paragrafi 1.13 i Nenit 8, - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: A taxpayer must register for VAT when gross turnover reaches 50,000€ over 12 consecutive months.
Neni 40, dhe nën-paragrafi 2.5 i Nenit 48 do të bëhen të vjetruar dhe do të zëvendësohen nga dispozitat në Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe Lotarinë (apo ligj të ngjashëm që lidhet me rregullimin dhe tatuarjen e lojërave të fatit dhe lotarisë) që lidhen me kuoatat fikse me datën e hyrjes në fuqi. 3. Në përputhje me Ligjin mbi TVSh-në, një tatimpagues duhet të regjistrohet në TVSh kur të arrijë pragun prej 50,000€ të qarkullimit bruto në një periudhë të 12 muajve të njëpasnjëshëm. Ligji mbi TVSh- në përmban dispozitat sipas së cilave pragu i regjistrimit mund të ndryshohet me miratimin e Kuvendit. Nëse pragu i regjistrimit në TVSh rritet apo ulet, pragu për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat 28 personale bazuar në një llogaritje të të ardhurave dhe shpenzimeve (aktualisht qarkullimi vjetor 50,000€) do të rritet apo ulet në përputhje me të. 3.1. Një rrije apo ulje në pragun për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale do të reflektohet në dispozitat e aplikueshme të neneve 7, 10, 15, 32, 33, 34 dhe 43 të këtij ligji. 3.2. Çdo rritje apo ulje në pragun e tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv për periudhën tatimore që fillon më 1 janar të vitit që pason ndryshimin e pragut të TVSh-së dhe çdo periudhë tjetër pasuese nga aty. Nëse rritja në pragun e TVSh-së është efektive nga 1 janari i një periudhe tatimore, ndryshimi i pragut të tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv duke filluar më 1 janar të asaj periudhe të njëjtë tatimore. 3.3. Me miratimin e një rritje apo ulje në prag nga Kuvendi, ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të implementuar nivelin e pragut të ndryshuar, i cili do të pasqyrojë ndryshimet e nevojshme në nenet 7, 10, 15, 32, 33, 34 dhe 43 të këtij ligji. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate acts needed under this law to implement it.
Neni 50 Zbatimi 1. Ministri nxjerr akte nënligjore që kërkohen me këtë ligj për zbatimin e këtij ligji. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 03/L-115 dated 18 December 2008 and any other conflicting provision.
Neni 51 Ligji i aplikueshëm Ky ligj shfuqizon Ligjin Nr. 03/L- 115 datë 18 dhjetor 2008, si dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me këtë ligj. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article says the law starts 15 days after publication in the Official Gazette, and its effects are from 1 January 2010.
Neni 52 Hyrja në fuqi 1. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, efektet e tij do të jenë nga 1 janari 2010. Ligji Nr. 03/ L-161 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-001-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-161 LIGJI PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in