LIGJI NR. 03/L-162 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
This provision identifies the law on corporate income tax in Kosovo and introduces the act.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-162
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the law on corporate income tax in Kosovo and introduces the act. This provision says the law regulates the corporate income tax system in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including capital asset, corporation, economic activity, resident, non-resident, permanent establishment, related persons, tax period, and financial lease. This article says which persons count as taxpayers under the Law. This article says what counts as the tax object for resident and non-resident taxpayers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-162 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Showing 44 of 44
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the law on corporate income tax in Kosovo and introduces the act.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 64 / 01 SHKURT 2010 Ligji Nr. 03/L- 162 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the corporate income tax system in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, në territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including capital asset, corporation, economic activity, resident, non-resident, permanent establishment, related persons, tax period, and financial lease.
Neni 2 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji përkufizimet në vijim kanë këtë kuptim. 1.1. Pasuri kapitale - pasuria e prekshme dhe e paprekshme që kushton më shumë se 1,000 Euro, me afat përdorimi për një apo më shumë vite; 1.2. Korporatë – person juridik, i cili ka një identitet që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët dhe aksionarët. Një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në numër të specifikuar të aksioneve të së njëjtës vlerë nominale. Aksionarët nuk janë të detyruar për obligimet e korporatës, një korporata mundet të jetë qoftë kompani aksionare apo kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila është treguar në diagramin e vet të ekonomisë apo emrin e kompanisë. 1.3. Dividendë - shpërndarje e bërë nga një kompani për një aksionar : 1.3.1 Ne para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani dhe 1.3.2 Pronë tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit; 1.4. Veprimtari ekonomike - çdo aktivitet te prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme dhe paprekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik; 1.5. Pasqyrë financiare - pasqyrat financiare të karakterit të përgjithshëm të përgatitura në përputhje me Legjislacionin që rregullon Bordin e Kosovës mbi standardet e raportimit financiar dhe për raportimin financiar të shoqatave tregtare; 1.6. Të ardhura nga burimet e Kosovës - të ardhura bruto që krijohen në Kosovë, të cilat përfshijnë: 1.6.1 Të ardhurat nga veprimtaritë afariste të ushtruara në Kosovë; 1.6.2 Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së tundshme dhe të patundshme në Kosovë; 2 1.6.3 Të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së paprekshme në Kosovë; 1.6.4 Interesi mbi obligimin e borxhit te paguar nga një rezident apo autoritet publik; 1.6.5 Dividendët e paguara nga një organizatë afariste rezidente; 1.6.6 Fitimin nga shitja e pasurisë së luajtshme, të paluajtshme dhe letrave me vlerë në Kosovë; 1.6.7 Të ardhura tjera që nuk janë të mbuluara me nënparagrafet e lartpërmendura që dalin nga veprimtaria ekonomike në Kosovë. 1.7. Të ardhurat e burimeve të jashtme - të ardhurat bruto që nuk janë të ardhura të brendshme të Kosovës. 1.8. Të ardhurat bruto - të gjitha të ardhurat e fituara ose të akumuluara, duke përfshirë mes tjerash, të ardhurat nga veprimtaritë e prodhimit, tregtisë, financave, investimeve, veprimtarisë profesionale ose veprimtarive të tjera ekonomike; 1.9. Pronë e prekshme – paratë e gatshme, pajisje, makinëri, uzinë, pronë – çdo gjë që ka ekzistencë afatgjate fizike apo është përvetësuar për shfrytëzim në operimet e biznesit dhe jo për shitje për klientët. Në bilancin e gjendjes të biznesit, pasuritë e tilla përgjithësisht janë të listuara nën kapitullin ‘Uzina dhe pajisja’ apo ‘Uzina, prona dhe pajisja’. 1.10. Pronë e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pronën tjetër që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike. 1.11. Shndërrim jo i vullnetshëm - pasuri e plotë ose të pjesshme që është shkatërruar, vjedhur, konfiskuar apo është shpallur e papërdorshme, ose kur tatimpaguesi është i detyruar të heqë dorë prej saj për shkak të çfarëdo kërcënimi ose rreziku të përmendur më parë; 1.12. Vlera e hapur e tregut - shumë qe, me qëllim te sigurimit të mallrave apo shërbimeve në fjalë ne atë kohë, një konsumator ne të njëjtin nivel te tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave apo shërbimeve te njëjta apo te ngjashme, do të paguhej nën kushtet e konkurrencës se drejtë, për një furnizues duar lirë; 1.13. Rezident - një person ose grup i personave që është i vendosur në Kosovë ose që e ka vendin e vet të menaxhimit efektiv në Kosovë. 1.14. Jo rezident - një person ose grup personash që nuk janë rezident te Kosovës; 1.15. Njësia e përhershme - një vend të fiksuar të biznesit përmes të të cilit afarizmi i një personi jo- rezident tërësisht ose pjesërisht kryhet në Kosovë, ashtu siç është e përshkruar ne nenin 29 te këtij ligji. 1.16. Person - për qëllime të këtij Ligji do të përfshijë me sa vijon: 1.16.1 person fizik, 1.16.2 person Juridik i cili është një term i përgjithshëm që nënkupton çdo organizatë, përfshirë çdo organizatë afariste që ka, në lidhje me ligjin, një identitet juridik që është i ndarë dhe dallon nga anëtarët, pronarët, apo aksionarët e vetë, të tilla si, por pa u kufizuar në Shoqëri Aksionare dhe Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar; 1.16.3 një Ortakëri që nënkupton një Ortakëri të përgjithshme, Ortakëri të kufizuar apo përmes marrëveshjeve të ngjashme që nuk është person juridik dhe që në mënyrë proporcionale ndanë pjesët e kapitalit, të të ardhurave dhe humbjes në mes të ortakëve; dhe 3 1.16.4 Një grupim apo shoqëri të personave, përfshirë Konsorciumet, por duke i përjashtuar Ortakëritë, të themeluara për një qëllim të përbashkët të një aktiviteti ekonomik të veçantë. Shoqëria përbëhet prej dy apo më shumë individë, kompani, organizata, apo qeveri, apo çdo kombinim i këtyre entiteteve me qëllim të pjesëmarrjes në një aktivitet të përbashkët apo grupim i burimeve të tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët. Secili pjesëmarrës mban statusin juridik të vetin të ndarë dhe kontrolli i shoqërisë mbi secilin pjesëmarrës është përgjithësisht i kufizuar në aktivitetet që përfshin përpjekjen e përbashkët, në veçanti ndarjen e fitimeve. Shoqëria themelohet nga një kontratë, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e secilit anëtarë. 1.17. Autoritet publik - autoriteti qendror, rajonal, komunal ose lokal, organ publik, ministri, departament apo ndonjë autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, ligjvënës, rregullator, administrativ ose pushtet gjyqësor. 1.18. Personat e lidhur - personat me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre. Personat konsiderohen se kanë lidhje të veçantë nëse: 1.18.1 Janë zyrtarë ose drejtorë të bizneseve të njëri - tjetrit; 1.18.2 Janë partnerë të ligjshëm në biznes; 1.18.3 Kanë lidhje punëdhënësi-punonjësi; 1.18.4 Një person që mban ose kontrollon pesëdhjetë për qind (50 %) a më shumë të aksioneve ose të të drejtave të votimit në kompaninë e personit tjetër; 1.18.5 Njëri prej tyre drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e kontrollon tjetrin; 1.18.6 Që të dy drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollohen nga një person i tretë apo 1.18.7 Personat janë burrë e grua apo të afërm të brezit të tretë, si dhe te afërm të brezit të dytë të bashkëshortit apo të bashkëshortes. 1.19. Shpenzimet e reprezentacionit - të gjitha shpenzimet lidhur me promovimin e biznesit dhe përfshijnë shpenzimet për zbavitje dhe reprezentacionit te biznesit . 1.20. Periudha tatimore - viti kalendarik ose çdo periudhë tjetër raportuese të paraparë sipas këtij ligji. 1.21. Pasuria e paluajtshme - për qëllime tatimore, e tërë toka dhe ndërtesat apo strukturat nën dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe të lidhura me tokën, përfshirë pasurinë që është shtesë (ndihmëse) në pasurinë e paluajtshme; të drejtat në të cilat aplikohen dispozitat e ligjit të përgjithshëm që respekton pasurinë tokësorë; uzufruktin e pasurisë së paluajtshme; dhe të drejtat në pagesat e ndryshueshme dhe të fiksuara si konsideratë për punimin e, apo të drejtën për të punuar, vendburimin minerar, burimet dhe rezervat tjera natyrore. 1.22. E drejta pronësore - pagesë e çdo lloji të pranuar si një konsideratë për shfrytëzimin, apo të drejtën e shfrytëzimit, të çdo të drejte të autorit të punës letrare, artistike apo shkencore përfshirë filmat kinematografik, dhe patentat, emrin tregtar, dizajnin apo plan modeli, formulë apo proces sekret, apo për informatat që lidhen me përvojën industriale, komerciale apo shkencore. 1.23. Religjion – Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Romano-Katolike, Bashkësia Religjioze Çifute dhe Kisha Evangjeliste. 1.24. Religjion i pranueshëm - çdo religjion i përfshirë në përkufizimin e religjionit të vendosur në këtë Ligj. 4 1.25. Kosovë - përfshinë gjithë tokën, ujërat e brendshme dhe hapësirën ajrore të Kosovës, sikur që është përkufizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1.26. Lizingu operues – çdo lizing që nuk është lizing financiar. 1.27. Lizing financiar – një lizing që transferon në mënyrë substanciale të gjitha rreziqet dhe shpërblimet të rastit për pronësinë e një artikulli të pasurisë. Titulli mundet ose nuk mundet të transferohet në fund të lizingut. Një lizing financiar plotëson një prej katër kushteve vijuese: 1.27.1. nëse jeta e lizingut tejkalon 75% të jetës së pasurisë, 1.27.2. nëse ekziston një transferim i pronësisë në lizing-marrësin në fund të afatit të lizingut, 1.27.3. nëse ekziston një mundësi për të blerë pasurinë me një “çmim të dakorduar” në fund të afatit të lizingut, 1.27.4. Nëse vlera aktuale e pagesave të lizingut, të zbritura me një shkallë zbritjeje të përshtatshme, tejkalon 90% të vlerës së hapur të tregut për pasurinë. 1.28. Nënkontraktor - çdo person që kryen një pjesë të një projekti tërësor që është marrë nga kontraktori kryesor. Nënkontraktori është drejtpërdrejt i angazhuar në ekzekutimin dhe realizimin e projektit tërësor dhe vepron në interes të kontraktorit kryesor. Periudha e kaluar nga nënkontaktori që punon në një projekt gjithëpërfshirës konsiderohet si kohë e kaluar nga kontraktori kryesor në projekt. 1.29. Kontraktori kryesor/Kontraktor – çdo biznes, qoftë organizatë apo individ, i cili është pajtuar të kryejë operimet nën çdo dokument juridik detyrues i nënshkruar nga përfituesi, qoftë duke i bërë operimet vetë apo duke angazhuar dikë tjetër për ata. 1.30. ATK – Administrata Tatimore e Kosovës. 1.31. Ministër - Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says which persons count as taxpayers under the Law.
Neni 3 Tatimpaguesit 1. Sipas këtij Ligji tatimpagues janë personat e mëposhtëm: 1.1. Një korporatë apo ndonjë ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridik sipas ligjit në fuqi në Kosovë; 1.2. Një shoqëri tregtare që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike; 1.3. Një organizatë e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas Legjislacionit në rregullon regjistrimin dhe funksionimin e OJQ-ve, në Kosovës. 1.4. Person jo rezident me njësi të përhershme në Kosovë, duke iu nënshtruar paragrafit 2 të nenit 4 të këtij Ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says what counts as the tax object for resident and non-resident taxpayers.
Neni 4 Objekti i tatimit 1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimet e të ardhurave në Kosovë dhe burimit të ardhurave të jashtme. 2. Objekt i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave brenda Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines taxable income and sets different calculation/reporting rules for taxpayers based on annual gross income, with specific exceptions for certain licensed businesses, long-term construction projects, and leasing income.
Neni 5 Të ardhurat e tatueshme 5 1. Të ardhura të tatueshme për një periudhë tatimore nënkupton ndryshimin në mes të të ardhurave bruto të pranuara apo të rrjedhura (akruar) gjatë një periudhe tatimore dhe zbritjeve dhe lejimeve të lejueshme sipas këtij ligji në lidhje me të ardhurat bruto të tilla. 2. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto mbi 50.000 euro do të llogarisë të ardhurat e tatueshme duke përgatitur pasqyrat financiare dhe rregullimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të regjistruara në pasqyrat e tilla në mënyrën e përshkruar në këtë Ligj. 3. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto prej 50.000 euro apo më pak do të llogarisë të ardhurat e tatueshme: 3.1. në përputhje me paragrafin 2.1 të nenit 35 të këtij ligji; ose 3.2. Duke zgjedhur për të përgatitur pasqyrat financiare; rregulluar të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara dhe të mbajtura në librat dhe regjistrimet e kërkuara më Nenin 36 të këtij Ligji dhe duke dorëzuar deklaratat vjetore në mënyrën të përshkruar në këtë Ligj. 3.2.1. Tatimpaguesi i cili dëshiron të zgjedh mundësinë e përshkruar në nën-paragrafin 3.2 do të dorëzojë një pasqyrë në administratën tatimore deri më 1 Mars të periudhës tatimore në të cilën tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen se mundësia (opsioni) është bërë. Pasqyra që do të dorëzohet do të jetë në formatin e përshkruar nga administrata tatimore. Kur zgjedhja e tillë të jetë bërë, tatimpaguesi duhet të vazhdojë të përgatisë pasqyrat financiare dhe të rregullojë të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në deklaratat e tilla për periudhën tatimore në të cilën mundësia (opsioni) është bërë dhe, së paku, për tri periudhat tjera tatimore pasuese. 3.2.2. Një tatimpagues me të drejtë për të kthyer opsionin e bërë në nën-paragrafin 3.2.1 të këtij neni, duhet të dorëzojë një kërkesë për vendim në ATK, në përputhje me dispozitat e aplikueshme të Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, dhe të marrë miratimin nga ATK para mbajtjes së librave dhe regjistrimeve në përputhje me nenin 37 të këtij ligji. Miratimi duhet të merret deri më 1 Mars të vitit për të cilin tatimpaguesi kërkon vendim. 3.3. Duke përgatitur pasqyrat financiare dhe duke rregulluar të ardhurat dhe shpenzimet e regjistruara në pasqyrat e tilla në mënyrën e përshkruar në këtë ligj, nëse tatimpaguesi i tillë ka të ardhura nga më shumë se një veprimtari ekonomike, sikurse janë veprimtaritë e qirasë dhe veprimtari tregtare. 3.4. Në përputhje me nën-paragrafin 2.1.3 të nenit 35 të këtij Ligji nëse të ardhurat e vetme të tatimpaguesit janë nga veprimtaria e qirasë, përveç tatimpaguesit të angazhuar në afarizëm të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Tatimpaguesi i angazhuar në afarizëm të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme kërkohet të ndjek dispozitat e aplikueshme për tatimpaguesit e angazhuar në veprimtari tregtare apo afariste. 4. Si një përjashtim në nën-nenet më sipër, çdo biznes i licencuar nga BQK për të siguruar apo ri-siguruar jetë, pasuri apo rreziqe tjera do të llogarisë të ardhurat e tatueshme dhe të paguajë të tatimin në të ardhura në përputhje me Nenin 32 të këtij Ligji. 5. Si një përjashtim i këtij neni, tatimpaguesit e angazhuar në kontrata dhe projekte ndërtimore afatgjata do të raportojnë të ardhurat e tatueshme nga ato kontrata dhe projekte afa-gjata në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që lëshohet nga Ministri. 6. Të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të përcaktohen dhe raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministri. Akti nënligjor do të përshkruajë lizingjet operative dhe lizingjet financiare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Corporate income tax is 10% of taxable income, with a 20% rate for taxable income in tax periods before 1 January 2009.
Neni 6 Shkalla e tatimit 1. Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme. 6 2. Për të ardhurat e tatueshme në periudhat tatimore para 01 Janarit 2009, tatimi në të ardhurat e korporatave është njëzet për qind (20%) e të ardhurave të tatueshme në përputhje me legjislacionin që ka qenë në fuqi . KREU II TË ARDHURAT QË LIROHEN NGA TATIMI - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë liston llojet e të ardhurave që lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave.
Neni 7 Të ardhurat e liruara 1. Të ardhurat si në vijim lirohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave: 1.1. Pa paragjykuar nenin 33 të këtij Ligji, të ardhurat e organizatave të regjistruara sipas legjislacionit për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave si organizata joqeveritare që kanë fituar dhe mbajtur statusin e përfituesit publik me kusht që të ardhurat të shfrytëzohen vetëm për qëllime të përfitimit publik. 1.2. Të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare qeveritare ndërkombëtare të lejuara dhe të autorizuara për të vepruar në Kosovë. 1.3. Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident; 1.4. Interesi nga instrumente financiare i lëshuar apo garantuar nga Autoriteti Publik i Kosovës, i paguar për Tatimpaguesin rezident apo jo rezident; 1.5. Të ardhurat e Religjioneve të pranuara të Kosovës për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të veçantë për vet mbështetjen e tyre, si p.sh.: 1.5.1 prodhimi i rrobave fetare, klerike dhe të qëndisura, qirinjve, pikturimi i ikonave, 1.5.2 skalitjet në dru, mjeshtri e marangozit dhe 1.5.3 produktet bujqësore tradicionale, në pajtueshmëri me Ligjet e aplikueshme për Religjionin në Kosovë. 1.6. Të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Kombeve të Bashkuara (duke përfshirë UNMIK-un), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore me kusht që ata drejtpërdrejt të jenë të angazhuar në projekte dhe programe të organizatave të cekura më lartë. 1.7. Të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve, përveç personave vendor, që janë krijuar nga kontratat me qeveritë e huaja, organet e tyre dhe Agjencionet, Bashkimin Evropian, Agjencionet e Specializuara të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mbështetje të projekteve dhe programeve për Kosovën. 2. Organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare do të përcaktohen në një akt nënligjor te lëshuar nga Ministri. KREU III SHPENZIMET - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: When calculating taxable income, certain listed expenses are not allowed.
Neni 8 7 Shpenzimet e palejueshme 1. Gjatë përcaktimit të të ardhurave të tatueshme shpenzimet e mëposhtme janë të palejueshme: 1.1. Shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës; 1.2. Shpenzimet e përvetësimit, përmirësimit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe zhvlerësuar ose amortizuar në bazë të dispozitave të këtij Ligji; 1.3. Gjobat, ndëshkimin, shpenzimet dhe interesi që lidhet me to; 1.4. Tatimi në të ardhura i paguar ose i lindur për periudhën tatimore aktuale ase të mëparshme dhe çdo interes ose ndëshkim i krijuar për pagese me vonese te tij; 1.5. Tatimi në vlerën e shtuar për të cilin tatimpaguesi kërkon zbritje ose kreditim për tatimin e zbritshëm në bazë të legjislacionit për Tatimin në Vlerën e Shtuar; 1.6. Çdo humbje nga shitja apo këmbimi i pasurisë në mes të personave të lidhur; 1.7. Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar nga ligji mbi pensionet në Kosovë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Article 9 sets rules for which expenses taxpayers may deduct, including certain education, training, rental, and documented business expenses, with limits and timing conditions.
Neni 9 Shpenzimet e lejueshme 1. Në varësi të kufizimeve të këtij Ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit. 2. Shpenzimet edukative/arsim të paguara nga një punëdhënës në një institucion edukativ/arsimor për një të punësuar do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla janë paguar, me kusht që: 2.1. shpenzimet edukative/arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativ/arsimor; 2.2. institucioni edukativ/arsimor është i pranuar me ligjin në fuqi në Kosovë; 2.3. edukimi/arsimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon atë të punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe 2.4. i punësuari mbetet në punësim te punëdhënësi pas përfundimit të edukimi/arsimit për të cilin shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi për një periudhë kohore të specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. 3. Shpenzimet e trajnimit (shpenzimet e dala nga një punëdhënës për t’i dhënë aftësi bazike të nevojshme për të punësuarin për të kryer detyrat e caktuara apo të nevojshme për t’i dhënë aftësi të reja të punësuarit që lidhen me vendin e punës do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë ndodhur. Shuma e shpenzimeve të tilla nuk do të tejkalojë 1,000€ për punëtor në çdo periudhë tatimore. Çdo shpenzim trajnimi i ndodhur më tepër se ajo shumë nuk do të jetë e lejueshme në atë periudhë tatimore. 4. Nëse një tatimpagues, ndryshe nga tatimpaguesi i angazhuar në biznes të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, zgjedh të mos mbajë regjistrime të shpenzimeve aktuale të paguara apo të lindura në veprimtarinë e qirasë, tatimpaguesi i tillë do t lejohet të zbresë nga të ardhurat bruto të qirasë një shumë të barabartë me 10% të qirave të pranuara me qëllim të llogaritjes së lejimeve të zhvlerësimit dhe për të mbuluar shpenzimet e riparimit, pagesat e mbledhjes dhe shpenzimet tjera të paguara apo të lindura në gjenerimin e të ardhurave nga qiraja. 8 5. Nuk do të lejohet zbritje për çdo shpenzim të rrjedhë bazuar në një obligim të mbajtjes në burim përveç nëse shpenzimet e tilla të jenë paguar në ose para 31 Marsit të periudhës pasuese tatimore. Çdo shpenzim i palejuar nga ky nen-paragraf do të jetë i zbritshëm në periudhën tatimore në të cilën në të vërtetë është paguar. 6. Shpenzimet, përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit, që lidhen me lizingjet operuese dhe lizingjet financiare do të raportohen në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor që do të lëshohet nga Ministri. 7. Nuk do të lejohet si zbritje për shpenzimet përveç atyre të dokumentuara në mënyrën e kërkuar me akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Disa charitable contributions may be deducted as expenses up to 5% of taxable income, if they meet the listed recipient and filing requirements.
Neni 10 Zbritjet e lejueshme 1. Kontributet e dhëna për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativo-arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit dhe për qëllime sportive sipas këtij Ligji lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej pese për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës. 2. Një kontribut i lejueshëm sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i bëhet: 2.1. Një organizate të regjistruar sipas legjislacionit mbi themelimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare që ka pranuar dhe mbajtur statusin e beneficuar publik; 2.2. Çdo organizate tjetër jo komerciale që në mënyrë të drejtpërdrejtë kryen aktivitete me interes publik dhe jo për përfitim, siç janë: 2.2.1. Institucionet shëndetësore; 2.2.2. Institucionet edukativo-arsimore; 2.2.3. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit; 2.2.4. Institucionet fetare; 2.2.5. Institucionet që përkujdesen për persona të paaftë apo për persona të moshuar; 2.2.6. Jetimoret dhe 2.2.7. Institucionet në përkrahje të shkencës, kulturës, sportit apo të arteve. 3. Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt përfitojnë donatoret ose personat e afërm me donatorin. 4. Secili tatimpagues që kërkon zbritje të lejueshme duhet të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore në përputhje me nenin 34.2 të këtij Ligji dhe t’i paraqesë Administratës tatimore të Kosovës dëftesën e pagesës për një zbritje të tillë. 5. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Shpenzimet e reprezentacionit kufizohen në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste dhe nuk duhet të tejkalojnë 2% të të ardhurave bruto vjetore.
Neni 11 Shpenzimet e reprezentacionit Shpenzimet e ndodhura të reprezentacionit do të jenë të kufizuara në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste. Shuma maksimale e shpenzimeve të reprezentacionit nuk do të tejkalojë 2% të të ardhurave bruto vjetore. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A bad debt may be treated as an expense if the listed conditions are met; related-party bad debts cannot be deducted, and the Minister must issue a subordinate act on the deduction requirements.
Neni 12 Borxhet e këqija 9 1. Një borxh i keq do të konsiderohet shpenzim nëse i plotëson këto kushtet: 1.1. Shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në të ardhura; 1.2. Borxhi është fshirë (çregjistruar) në librat e tatimpaguesit si i padobishëm për qëllime kontabiliteti; 1.3. nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike të borxhit ; 1.4. Borxhit i kanë kaluar së paku 6 muaj nga afati; dhe 1.5. Ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim te aplikueshëm për te maksimalizuar mbledhjen e borxhit sikurse janë: 1.5.1. tatimpaguesi ka thyer (balancuar) çdo borxh të pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq; 1.5.2. korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin; 1.5.3. veprimi juridik ka qenë i pasuksesshëm, apo veprimi juridik është konsideruar si joekonomik për arsye të dokumentuara, ose 1.5.4. Kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit, nëse është e aplikueshme, dhe shuma që do të merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga administratori/përmbaruesi. Deri në shkallën sa janë marrë nga falimentim, janë aplikuar në borxhin e pashlyer. 2. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim dhe mandej më pastaj është mbledhë do të përfshihet në të ardhurat e kohës së mbledhjes. 3. Nuk do të lejohet asnjë zbritje e borxhit te keq për borxhet ndërmjet palëve te lidhura . 4. Ministri lëshon një akt nënligjor për të përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit te keq sikur qe është paraparë me këtë nen. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Contributions to reserve funds are generally not allowed as expenses, but licensed financial institutions may deduct expenses for a special reserve fund for doubtful assets within the maximum allowed by the Central Bank of Kosovo.
Neni 13 Fondet rezervë 1. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë Ligj, kontributet në fondet rezervë nuk lejohen si shpenzime. 2. Institucionet financiare te licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, ndryshe nga ato të ardhurat qe dalin nga sigurimi i jetës, pasurisë, apo rreziqeve tjera, kanë të drejtë në shpenzime për krijimin e fondit të posaçëm rezervë për mjetet e dyshimta të tyre në shumën e cila nuk duhet të kalojë shumën maksimale të lejueshme nga Banka Qendrore e Kosovës. Nëse një institucion financiar është i angazhuar edhe ne aktivitete bankare edhe ne ato te sigurimit, shpenzimet për fondin rezerve janë te lejueshme vetëm ne raport me mjetet e dyshimta qe dalin nga aktivitetet bankare . 3. Pas krijimit të fondit të posaçëm rezervë, çdo shumë e tërhequr prej fondit duhet të përfshihet në të ardhura dhe në çdo shumë të kthyer në fond për ta rimbushur atë deri në shumën e lejueshme qe lejohet si zbritje. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Payments to related persons may be treated as deductible expenses up to the current minimum wage or market value.
Neni 14 Pagesat për personat e lidhur 1. Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur te tregut. 2. Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me pagën aktuale minimale apo me vlerën e hapur të tregut. 10 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets depreciation rules for a taxpayer’s tangible property used in economic activity, including categories, rates, and special treatment for low-value assets.
Neni 15 Zhvlerësimi 1. Shpenzimet për pronën e prekshme përveç shpenzimeve për tokën, veprat artistike dhe pronën tjetër e cila nuk konsumohet që i posedon tatimpaguesi dhe që shfrytëzohen për veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit do të kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit në mënyrën e përcaktuar me këtë nen. 2. Shpenzimet për përmirësimin e pronave me qira të cilat përdoren për veprimtari ekonomike të tatimpaguesit do të kompensohen përmes zbritjeve të zhvlerësimit të llogaritura me metodën lineare për periodën e kohëzgjatjes së qirasë. 3. E gjithë prona e prekshme e tatimpaguesit që i nënshtrohet zhvlerësimit sipas këtij nenit caktohet në njërën prej kategorive vijuese: 3.1. Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore; 3.2. Kategoria 2: Automobilat dhe kamionët e lehtë, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda, kompjuterët, pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet, gjërat e ndryshme dhe pajisjet tjera shtesë; dhe bagëtitë te shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim ; 3.3. Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare dhe shkurret e shfrytëzuara për vreshtari ose për prodhimin e frutave si p.sh. mollët, dardha, arrat, boronicat dhe te tjera; dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo Kategorinë 2 të këtij paragrafi. 4. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore përcaktohet duke aplikuar përqindjet e mëposhtme në mënyrë individuale të pronës së prekshme individuale sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore sipas kategorisë si cilës i përkasin asetet: 4.1. Kategoria 1: pesë për qind (5%); 4.2. Kategoria 2: njëzet për qind (20%) dhe 4.3. Kategoria 3: dhjetë për qind (10%). 5. Sipas këtij neni, një pasuri së pari duhet të merret parasysh kur vihet për herë të parë në shërbim. 6. Shuma fillestare që do të zhvlerësohet do të jetë çmimi i blerjes apo, në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos. Shuma fillestare do të përfshijë: 6.1. detyrimet tatimore, ngarkesat dhe taksat, dhe 6.2. shpenzimet e rastit sikurse janë provizioni, paketimi, transporti dhe shpenzimet e sigurimit të ngarkuara nga furnizuesi. 7. Zhvlerësimi i individual i aseteve të Kategorisë 2 dhe 3 do të aplikohet vetëm në ato asete të përvetësuara më, apo pas, datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. 8. Pasuria (mjetet) kapitale që janë blerë dhe ka filluar zhvlerësimi i tyre sipas metodës së grupimi para hyrjes në hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojë të jetë zhvlerësohen sipas legjislacionit të mëparshëm deri sa vlera e grupit është barabartë me zero. 11 9. Blerja një pasurie për çmimin prej 1,000 euro ose me pak do të lejohet si shpenzim rrjedhës. 10. Asetet e prekshme me çmim të blerjes prej më shumë se 1,000 euro dhe më pak se 3,000 euro, të siguruara pas datës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, do të vendoset në një grup të vetëm të aseteve dhe do të zhvlerësohet me shkallën 20% të vlerës së aseteve në grup, pa marrë parasysh në cilën kategori të aseteve do të vendosej sipas dispozitave të paragrafit 3 të këtij neni. Kur asetet kualifikuese janë blerë, çmimi i tyre i blerjes do të shtohet në vlerën e grupit. Kur asetet të jenë shitur nga grupi, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme afariste në vitin në të cilin aseti është shitur, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Bagëtia mund të zhvlerësohet vetëm kur është përdorur gjatë veprimtarisë ekonomike të entitetit bujqësor; bagëtia dhe kafshët qumështore për përdorim personal nuk zhvlerësohen.
Neni 16 Zhvlerësimi i bagëtive Zhvlerësimi i bagëtisë është i lejuar vetëm për bagëtitë e tilla nëse janë përdorë gjatë rrjedhës së veprimtarisë ekonomike të entitetit bujqësor. Kafshët të cilat rrisin pasardhësit vetëm për përdorim personal apo kafshë qumështore të përdorura vetëm për përdorim personal nuk i nënshtrohet zhvlerësimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A taxpayer may claim a special 10% deduction for certain new assets first put into service in Kosovo, if the purchase falls between 1 January 2010 and 31 December 2012.
Neni 17 Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja 1. Nëse një tatimpagues blen: Linjat prodhuese për uzina dhe makineria, inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anijet, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda për qëllimet e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit ndërmjet 1 janarit 2010 dhe 31 dhjetorit 2012 , lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim. Kjo zbritje do bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimit të lejueshëm. Zbritja lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë. 2. Kjo zbritje do bëhet përveç zbritjes normale të zhvlerësimin të lejueshëm. 3. Kjo zbritje lejohet vetëm nëse pasuria është e re ose është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Zbritja nuk lejohet nëse pasuria është bartur nga një biznes ekzistues ose një biznes i mëparshëm në Kosovë. 4. Zbritjet tjera të posaçme mund të jepen vetëm nëse parashihen me ligj të veçantë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Repair and improvement costs for depreciable assets are capitalized if they exceed one year of useful life and are over €1,000, except ordinary maintenance repairs; €1,000 or less is expensed in the year paid or incurred.
Neni 18 Riparimet dhe përmirësimet 1. Në rast të ndonjë aseti të zhvlerësueshëm, shumat e shpenzuara për riparime apo për përmirësime, përjashtuar riparimet e mirëmbajtjes së zakonshme, do të kapitalizohen dhe të shtohen në bazën e asetit nëse riparimet apo përmirësimet tejkalojnë jetën e përdorimit të asetit për së paku një vit dhe shuma e riparimit apo përmirësimit është më e madhe se 1000 € për atë aset. Nëse riparimi apo përmirësimi është 1000 € apo më pak për ndonjë aset, shuma e riparimit apo përmirësimit do të jetë shpenzim në vitin që është paguar apo ka ndodhur. 2. Nëse riparimet apo përmirësimet plotësojnë kriterin për kapitalizim sipas paragrafit 1 të këtij neni, shuma do të kapitalizohet dhe do të shtohet ne vlerën kontabël të mbetur të asetit kapital. Vlera e re kontabël e asetit do të përdoret si bazë për zhvlerësimin e asetit. Aseti do të zhvlerësohet në përputhje me rregullat e kategorisë së aplikueshme. 3. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Shpenzimet për disa mjete të paprekshme me afat të kufizuar përdorimi zbriten si amortizim, duke përdorur metodën lineare.
Neni 19 Amortizimi 12 1. Shpenzimet për mjetet e paprekshme, të cilat kanë afat të kufizuar përdorimi, përfshirë patentet, të drejtat e autorit, licencat për vizatime apo modele, kontratat dhe të drejtat ekskluzive, zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit. 2. Metoda e amortizimit do të jetë metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë të përcaktuar në marrëveshjen ligjore mbi përvetësimin dhe përdorimin e pasurisë së paprekshme. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Research and development expenses tied to natural resource reserves are added to the capital account and amortized under this article.
Neni 20 Shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore 1. Shpenzimet për kërkime dhe zhvillim lidhur me rezervat natyrore të mineraleve dhe të resurseve të tjera natyrore, si dhe kamatat që u ngarkohen, i shtohen llogarisë kapitale dhe amortizohen sipas këtij neni. 2. Shuma e lejuar si zbritje për amortizim përkitazi me shpenzimet kërkimore dhe zhvillimore, e cekur në paragrafin 1 te këtij neni, për periudhën tatimore, përcaktohet duke shumëzuar bilancin në llogarinë kapitale me një thyese: 2.1. Numëruesi i së cilës paraqet njësitë e nxjerra prej rezervave natyrore gjatë vitit dhe 2.2. Emëruesi i së cilës paraqet shumën e njësive të përgjithshme të parapara për t’u nxjerrë nga rezervat natyrore gjatë jetëgjatësisë së pasurisë. 3. Njësitë e përgjithshme të parapara për nxjerrje, të referuara në nënparagrafin 2.2 të këtij neni, do të përcaktohen në përputhje me udhëzimet që lidhen me vlerësimet e tilla ose ndonjë metode tjetër, do të përshkruhet në një akt nënligjor që lëshohet nga Ministri. KREU IV FITIMET DHE HUMBJET NË KAPITAL, HUMBJET NË BIZNES - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article defines capital gains and losses, sets how they are calculated, and gives rules for market-value adjustment, carry-forward of excess capital losses, and installment-sale reporting.
Neni 21 Fitimet dhe humbjet në kapital 1. Fitimet kapitale nënkuptojnë të ardhuren, të cilën tatimpaguesi e realizon përmes shitjes apo disponimit të pasurive kapitale duke përfshirë pasurinë e patundshme dhe letrat me vlerë. 2. Shuma e fitimit kapital paraqet dallimin pozitiv të çmimit të shitjes së pasurisë kapitale dhe të çmimit të pasurisë siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni. 3. Çmimi i shitjes së një pasurie kapitale do të jetë shuma e çdo shume të pranuar, plus çdo kompensim tjetër i pranuar, si konsideratë për atë shitje. 4. Nëse palët janë persona të lidhur dhe çmimi i shtijes është më i vogël se vlera e hapur e tregut, atëherë, për qëllim të këtij neni, çmimi i shitjes do të rregullohet në vlerën e hapur të tregut në mënyrën e përshkruar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. 5. Kostoja e pasurisë kapitale është shuma, të cilën tatimpaguesi e ka paguar për përvetësimin e pasurisë, përfshirë shpenzimet e dala në përvetësimin e asetit që më herët nuk janë shpenzuar, që rritet me shpenzimet e përmirësimeve dhe zvogëlohet nga zhvlerësimet apo shpenzimet tjera të lejueshme sipas këtij Ligji. 6. Fitimet kapitale njihen si të ardhura afariste dhe humbjet në kapital njihen si humbje afariste nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj. 13 7. Fitimet dhe humbjet kapitale nuk do të pranohen për asetet e grupuara, asetet në Kategorinë 2 dhe Kategorinë 3 të përvetësuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji të referuar në paragrafin 8 te nenit 15 te këtij Ligji. 8. Humbje kapitale do të thotë humbje, të cilën tatimpaguesi e pëson përmes shitjes apo tjetërsimit në ndonjë mënyrë tjetër të pasurisë kapitale, duke përfshirë patundshmëritë dhe letrat me vlerë. 9. Shuma e humbjes në kapital paraqet dallimin negativ të çmimit të shitjes së pasurisë kapitale sipas paragrafit 3 apo 4 të këtij neni dhe kostos së pasurisë kapitale siç është përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni. 10. Humbjet kapitale do të trajtohen sikurse humbje të zakonshme nga veprimtaritë ekonomike që mund të jenë zbritur nga të ardhurat në vitin aktual. Nëse shuma e humbjes kapitale për vitin e tatueshëm tejkalon të ardhurat e tatimpaguesit për atë vit, shuma tepricë e humbjes së tillë mbi të ardhurat në vitin aktual mund të bartet për deri shtatë (7) periudha tatimore pasuese dhe do të jetë e gatshme si një zbritje kundrejt çdo të ardhure në ato vite. Dispozitat e nenit 23 të këtij ligji do të aplikohen në humbjet e përshkruara në këtë paragraf. 11. Të ardhurat bruto nga fitimet kapitale nuk përfshijnë fitimet kapitale të realizuara nga shitja e pasurisë së Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës apo ndonjë fondi tjetër pensional të përkufizuar me legjislacionin mbi pensionet në Kosovë. 12. Një fitim kapital nuk do të pranohet në shndërrimin e pavullnetshëm të pasurisë deri në shkallën sa konsiderata e pranuar nga shndërrimi përbëhet qoftë nga pasuria e të njëjtit karakter ose natyrë, apo nga para që janë investuar në pasuri të të njëjtit karakter apo natyre përbrenda një periudhe zëvendësuese prej dy (2) vjetëve. 13. Nëse një shitje e një aseti kapital përfshinë një marrëveshje me këste që zgjatë më shumë se periudha tatimore në të cilën shitja është finalizuar (të gjitha dokumentet e aplikueshme janë nënshkruar nga të gjitha palët dhe marrëveshja e shitjes është ligjërisht e zbatueshme) çdo fitim duhet të raportohet në bazë lineare gjatë ekzistencës së marrëveshjes me këste dhe shumës së fitim që i atribuohet çdo periudhe tatimore duhet të raportohet në deklaratën tatimore si e ardhur në atë periudhë tatimore. Dispozitat tjera që lidhen me shitjet me këste do të përshkruhen në një akt nënligjor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Capital gain is not recognized for involuntary property replacement if the consideration is received in property of the same kind or in cash invested in similar property within two years.
Neni 22 Shndërrimi jo i vullnetshëm Fitimi kapital nuk pranohet në rast të ndërrimit pa dashje të pronës nëse konsiderata është marrë nga ndërrimi qe përbëhet nga prona e karakterit apo natyrës së njëjtë ose nga paratë që janë investuar në pronën e natyrës apo të karakterit të njëjtë brenda periudhës dy vjeçare (2) të zëvendësimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Tax losses may be carried forward for up to seven consecutive tax periods and used against income, but the carryforward stops if the business changes type or ownership changes by more than 50% unless Article 26 applies.
Neni 23 Humbjet Tatimore 1. Humbjet tatimore siç është e definuar me këtë ligj është ndryshimi negativ ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve e lejimeve të tatimpaguesit të përcaktuara me këtë ligj. 2. Shuma e humbjes tatimore e përcaktuar sipas këtij neni mund të bartet deri në shtatë (7) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure në ato vite. 3. Shuma e bartur që merret parasysh për çfarëdo periudhe tatimore pas vitit të humbjes tatimore, do të jetë shuma e përgjithshme e humbjes e zvogëluar për shumën e grumbulluar që është lejuar më parë si zbritje. 4. Nëse tatimpaguesi ka pasur humbje tatimore më gjatë se një (1) vit, ky nen zbatohet për humbjet që janë krijuar sipas radhës. 5. Përveç sikurse është paraparë në nenin 26, dispozitat e këtij neni do të jenë të lejueshme vetëm për biznesin i cili ka krijuar humbje. Nëse biznesi ndryshon llojin e organizatës biznesore apo ka ndryshim të 14 pronësisë për më shumë se 50% bartja nuk do të jetë më e zbatueshme. Ministri mund të lëshojë një akt nënligjor për të rregulluar dispozitat e bartjes së humbjes që lidhen me ndryshimin e llojit të organizatës biznesore apo ndryshimit të pronësisë, si dhe çdo dispozitë tjetër të bartjes së humbjes të nevojshëm për zbatimin e këtij neni. KREU V LIKUIDIMET DHE RIORGANIZIMET - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A company must treat distributed property as sold at fair market value and value the property accordingly; for certain stock-dividend distributions that do not change the recipient’s participation share, the company does not recognize gain or loss and the shareholder does not realize income.
Neni 24 Shpërndarja e pronës 1. Kompania që ia shpërndan pronën përveç aksioneve të një aksionari, duke pasur parasysh interesin e aksionarit, njeh fitim ose humbjen sikur ajo pronë t’i ishte shitur aksionarit në vlerën e hapur te tregut. 2. Vlera e pronës së shpërndarë për aksionarin vlerësohet sipas vlerës së hapur te tregut te asaj prone. 3. Në rast të shpërndarjes së dividendëve të aksioneve që nuk ndërrojnë hisen e pjesëmarrjes së fituesit, kompania nuk e njeh fitimin as humbjen dhe kështu aksionari nuk realizon të ardhura. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Kur një kompani likuidohet, trajtimi i fitimit ose humbjes lidhet me vlerën e hapur të tregut të pronës së shpërndarë; pranuesit e kësaj prone trajtohen si shitës/këmbyes sipas kësaj vlere, me përjashtim kur ligji parashikon ndryshe. Në likuidimin e një filiali, nëse prona i shpërndahet kompanisë mëmë, ajo nuk njeh fitim ose humbje.
Neni 25 Likuidimi 1. Në rast të likuidimit të një kompanie ne pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme te Kosovës, kompania merr parasysh humbjen apo fitimin sikur ta kishte shitur pronën që është shpërndarë gjatë likuidimit sipas vlerës së hapur te tregut . 2. Përveç nëse është paraparë ndryshe në këtë Ligj, pranuesit e pronës së shpërndarë gjatë likuidimit trajtohen sikur ta kishin këmbyer interesin e vlerës së mbetur në kompaninë e likuiduar për shumën që është e barabartë me vlerën e hapur te tregut te asaj prone. 3. Në rast të likuidimit të një filiali ku prona e filialit i shpërndahet një filiali amë, filiali amë nuk pranon kurrfarë humbjesh apo fitimesh. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Riorganizimi mund të lejojë transferimin e pronës pa tatim kur ka plan të shkruar të miratuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Neni 26 Riorganizimi 1. Transferimi i pronës në pajtim me planin e shkruar për riorganizimin e tatimpaguesit qoftë për shkak të bankrotimit, bashkimit, përvetësimit, ndarjes, këmbimit të aksioneve, apo të ndonjë arsyeje tjetër, që e miraton Administrata tatimore e Kosovës, nuk i nënshtrohet tatimeve sipas këtij Ligji. 2. Në rast të riorganizimit, vlera e pronës sipas librave të mbajtura nga tatimpaguesi i riorganizuar përcaktohet në bazë të vlerës së përvetësimit së asaj prone menjëherë para riorganizimit. 3. Gjatë riorganizimit, shpërndarja e drejt e vlerës së interesit të mbetur për aksionarin, nuk paraqet të ardhur të tatueshme për aksionarin. 4. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me ndonjë akt nën ligjor të nxjerrë nga Ministri, tatimpaguesi përvetësues trashëgon dhe zëvendëson tatimpaguesin dorëzues përkitazi me inventarin, shumën e humbjes së bartur, konton e dividendës dhe të gjitha zërat tjerë. Bartjet e humbjeve janë të lejueshme te tatimpaguesi përvetësues vetëm nëse janë të parashikuara me planin e riorganizimit dhe të aprovuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, në përputhje me rregullat parapara me aktin nënligjor sipas këtij nën-paragrafi. KREU VI ÇMIMET E TRANSFERIMIT, SHMANGIA E TATIMEVE TË DYFISHTA - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Transfer pricing rules are set for related-party transactions, open market value rules, taxable-income treatment, and the Minister may issue a bylaw to implement the article.
Neni 27 15 Çmimet e transferimit 1. Çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të obligimeve kontraktuese ndërmjet personave te lidhur konsiderohet çmimi i transferit. 2. Çmimi që pritet të pranohen lidhur me transaksionet e pasurisë apo të obligimeve kontraktuese ndërmjet palëve që kanë punuar sipas mbizotërimit të tregut duhet të konsiderohet vlera e hapur e tregut. 3. Vlera e hapur e tregut përcaktohet sipas metodës krahasuese të çmimeve të pakontrolluara dhe në rastet kur kjo nuk mund të shfrytëzohet përdoret metoda e çmimeve të rishitjes ose metoda e kostos-plus ose çdo metodë tjetër siç parashihet me akt nënligjor. 4. Dallimi ndërmjet vlerës se hapur te tregut dhe çmimit të transferimit përfshihet në të ardhurën e tatueshme. 5. Ministri lëshon një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A Kosovo resident taxpayer who earns business income outside Kosovo may get a tax credit for foreign income tax paid, but only up to the Kosovo tax due on that income.
Neni 28 Shmangia e tatimeve të dyfishta 1. Tatimpaguesi rezident në Kosovë që përfiton të ardhura nga aktivitetet afariste jashtë Kosovës dhe i cili paguan tatimin në të ardhura në shtete tjera sipas këtij Ligji i lejohet një kredi tatimore për tatimin në të ardhura të paguar në shtetin tjetër që i atribuohet të ardhurave që krijohen në shtetin tjetër. 2. Kreditimi tatimor i lejuar në paragrafin 1 të këtij neni është i kufizuar në shumën e tatimit të jashtëm të paguar në të ardhurat e përfituara jashtë Kosovës, e nuk tejkalon shumën e tatimit obligues në Kosovë në ato të ardhurat. Për aq sa tatimi i Kosovës në ato të ardhura tejkalon tatimin e jashtëm të paguar, shuma tepricë duhet të përfshihet në llogaritjen e tatimit obligues të Kosovës. 3. Çdo marrëveshje e zbatueshme ndërkombëtare e negociuar nga Ministri, dhe e ratifikuar nga Kuvendi mbi shmangien e tatimit të dyfishtë do të zëvendësojë dispozitat e këtij neni aq sa ato lidhen me palët e asaj marrëveshje ndërkombëtare. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Ky nen definon kur një person jo rezident ka “njësi të përhershme” në Kosovë.
Neni 29 Njësi e Përhershme 1. Njësia e përhershme do të thotë vend i caktuar i veprimtarisë afariste nëpërmes te cilit veprimtaria afariste e personit jo rezident zhvillohet tërësisht apo pjesërisht në Kosovë. Njësia e përhershme përfshin: 1.1. Çdo vend të menaxhmentit; 1.2. Çdo degë; 1.3. Çdo zyrë; 1.4. Çdo fabrikë; 1.5. Çdo punëtori; 1.6. Çdo minierë dhe 1.7. Çdo burim i naftës dhe gazit, gurore ose vend tjetër i shfrytëzimit të burimeve natyrore. 2. Njësia e përhershme gjithashtu përfshin: 2.1. Çdo vend ndërtimi, ndërtim, montim ose projekt instalimi, ose ndonjë aktivitet mbikëqyrës në lidhje me këtë, por vetëm nëse ndërtimi, projekti ose aktiviteti i tillë zgjat më shumë se 183 ditë. Kur vend ndërtimi, projekti ose aktiviteti zgjat më shumë se 183 ditë, duke përfshirë edhe aktivitetet 16 përgatitore, vend ndërtimi, projekti apo aktiviteti konsiderohet se ka qenë apo është krijuar si ndërmarrje e përhershme nga dita kur ka filluar puna e tillë; 2.2. Ofrimin e ndonjë shërbimi, duke përfshirë shërbime konsultuese, por duke përjashtuar aktivitetet e mbikëqyrjes të parapara në paragrafin 2.1. të këtij neni, të kryera në Kosovë nga personi jo rezident përmes punëtorëve ose personelit tjetër, por vetëm nëse aktivitetet e tilla vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore apo më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë brenda Kosovës për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar ndërmarrje të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla; 2.3. Çdo vend ndërtimi i shfrytëzuar për kërkimin e resurseve natyrore brenda Kosovës, kur aktivitetet e tilla brenda Kosovës vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsejt 183 ditore apo më shumë brenda cilësdo periudhë dymbëdhjetë mujore. Kur aktivitetet vazhdojnë për një periudhë apo periudha gjithsej 183 ditore ose më shumë brenda një periudhe dymbëdhjetë mujore, aktivitetet konsiderohen se kanë krijuar njësi të përhershme nga dita kur kanë filluar aktivitetet e tilla, dhe 2.4. Çdo pasuri e paluajtshme që ndodhet në Kosovë dhe posedohet nga një person jo rezident. 3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet neni 29.6 të këtij Ligji, vepron në Kosovë në emër të personit jo rezident, personi jo rezident konsiderohet se ka ndërmarrje të përhershme në Kosovë lidhur me aktivitetet që ai person i njësi për personin jo rezident, nëse personi i tillë: 3.1. Ka dhe zakonisht ushtron autorizimin në Kosovë për të lidhur kontrata në emër të personit jo rezident, përveç nëse aktivitetet e personit të tillë janë të kufizuara në ato të përmendura në paragrafin 5 të këtij neni të cilat, nëse ushtrohen përmes një vendi të caktuar të biznesit, nuk do ta bënin këtë vend të caktuar të biznesit njësi të përhershme sipas dispozitave të atij neni ose 3.2. Nuk ka autorizim të tillë, por zakonisht mban një magazinë të mallrave ose materialeve në Kosovë nga i cili vazhdimisht shpërndan mallra ose materiale në emër të tatimpaguesit. 4. Personi jo rezident i cili ofron sigurim, përveç risigurimit, konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë nëse mbledh shpërblime në Kosovë ose siguron rreziqet që ndodhen në Kosovë përmes një personi, përveç agjentit me status të pavarur për të cilin zbatohet paragrafi 6 i këtij neni. 5. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, “Njësia e përhershme”konsiderohet se nuk përfshin: 5.1. Shfrytëzimin e objekteve vetëm me qëllim të ruajtjes ose ekspozimit të mallrave ose materialeve që i përkasin personit jo rezident ; 5.2. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm me qëllim të ruajtjes apo ekspozimit; 5.3. Mbajtja e magazinës së mallrave dhe materialeve që i përkasin personit jo rezident vetëm për qëllime të përpunim nga një tatimpagues tjetër; 5.4. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm me qëllim të blerjes së mallrave ose materialeve ose mbledhjes së informacioneve për personin jo rezident; 5.5. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për qëllimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera të karakterit përgatitor apo ndihmës për personin jo rezident, dhe 5.6. Mbajtja e një vendi të caktuar të biznesit vetëm për kombinimin e ndonjë nga aktivitetet e paraqitura në nënparagrafet 1 deri 5 të këtij paragrafi, me kusht që aktiviteti i përgjithshëm i vendit të fiksuar të biznesit që rezulton nga ky kombinim ka vetëm karakter përgatitor apo ndihmës. 6. Personi jo rezident nuk konsiderohet se ka njësi të përhershme në Kosovë vetëm pse kryen veprimtari afariste në Kosovë përmes komisionarit, agjentit të përgjithshëm të komisionit apo ndonjë agjenti tjetër 17 me status të pavarur, me kusht që personat e tillë veprojnë sipas rrjedhës së rëndomtë të biznesit të tyre. Mirëpo, kur aktivitetet e agjentit të tillë kushtohen tërësisht apo gati tërësisht në emër të atij taksapaguesi, dhe krijohen kushtet apo imponohen ndërmjet atij taksapaguesi dhe agjentit në marrëdhëniet e tyre komerciale dhe financiare që ndryshojnë nga ata që do të kishin mundur të bëhen ndërmjet taksapaguesve të pavarur, ai nuk konsiderohet agjent me status të pavarur në kuptimin e këtij nën neni. 7. Fakti se personi jo rezident kontrollon ose kontrollohet nga një kompani që është rezidente e Kosovës, apo që kryen biznes në Kosovë (qoftë përmes njësi së përhershme apo ndryshe), nuk e konsideron asnjërën kompani ndërmarrje të përhershme të tjetrës.” KREU VII MBAJTJA NË BURIM E TATIMEVE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon mbajtje në burim të tatimit për interesat, royalties, qiratë dhe fitoret nga lotaria/lojërat e fatit, me norma 10% ose 9% sipas rastit, plus afate për pagesë dhe raportim.
Neni 30 Tatimi i mbajtur në burim në, interes, të drejtat pronësore (royalties), qiratë, fitoret në lotari dhe Lojërat e Fatit 1. Tatimpaguesit që paguajnë interes, me përjashtim siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore (royalties) personave rezidentë dhe jo rezidentë do të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga Administrata Tatimore në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë. 2. Çdo tatimpagues që i paguan qira personave të cilët janë banorë të Kosovës apo atyre që nuk janë banorë të Kosovës mban nëntë për qind (9%) të tatimit në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga Administrata tatimore në bankën ose institucion financiar licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbatur në burim duhet të paguhet ne bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar. 3. Secili organizator i një lotarie, apo loje të fatit që i nënshtrohen dispozitave të nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan për fitoret në lotari, apo lojërat e fatit, personave rezident apo jo-rezident do të mbajë në burim tatimin në shkallën prej dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe ta trnasferoj tatimin e mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë, apo institucion financiar, të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet ne bankë, apo institucion financiar deri në të 15 ditë të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo pranuesi është kredituar për fitoret. 4. Interesi në kreditë e dhëna nga institucionet financiare te licencuara nga BQK për klientët e tyre ne kursin normal te biznesit te tyre dhe interesi në instrumentet financiare të lëshuara ose të garantuara nga Autoriteti Publik i Kosovës, nuk duhet ti nënshtrohen mbajtjes së tatimit në burim. 5. Çdo tatimpagues apo organizator i një lotarie, apo organizator i një loje të fatit që i nënshtrohen dispozitave të nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan interes, të drejtën pronësore qiranë apo për fitoret në lotari, apo fitoret në lotari gjatë një periudhe tatimore do të ofrojë një certifikatë për pranuesin për mbajtjen e tatimit në burim në formularin e caktuar nga Administrata tatimore deri më datën 1 mars të vitit pasues të periudhës tatimore. 6. Çdo tatimpagues, organizator i një lotarie, apo organizator i një loje të fatit që i nënshtrohen nenit 38 të këtij Ligji, i cili paguan interes, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari, apo fitore nga lojërat e fatit dhe i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin katër të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore. 18 - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon mbajtje në burim të 5% për pagesa të caktuara ndaj jo-rezidentëve dhe vendos afate raportimi, transferimi dhe certifikimi për paguesin.
Neni 31 Mbajtja në burim në pagesa të caktuara për jo-rezidentët 1. Në përputhje me aktin nënligjor të lëshuar nga Ministri, të ardhurat që i atribuohen një jo-rezidenti në Kosovë si një zbavitës, sikurse është teatri, figurat e lëvizshme, artistë radioje apo televizioni, ose një këngëtar a muzikant, ose si një sportist, nga aktivitetet e tija apo saja të ushtruara në Kosovë do t’i nënshtrohet mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, qoftë të paguara drejtpërdrejtë apo tërthorazi jo-rezidentit. 2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 te këtij neni, të realizuara nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga shërbimet e kryera në Kosovë do t’i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë dhe kompensimi bruto i paguar për jo-rezidentin është më shumë se 5,000€ në ndonjë periudhë tatimore. 3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas në paragrafin 1 dhe 2 te këtij neni, do të jetë 5% e kompensimit bruto. Secili pagues do të dorëzojë një pasqyrë të mbajtjes në burim dhe të transferojë shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga Administrata Tatimore në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. 4. Mbajtja në burim sipas këtij neni do të konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk do të dorëzojnë deklaratë në Administratën Tatimore, pavarësisht dispozitave të nenit 34 të këtij Ligji. 5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë të pranuesit të të ardhurave, deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore do t’i japë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. 6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në administratën tatimore një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga Administrata Tatimore jo më larg se 1 mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin pesë të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në administratën tatimore.. 7. Ministri do të lëshojë një akt nënligjor që do të specifikojë ata persona apo entitete të cilët do të konsiderohen ‘pagues’ sipas këtij neni dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni. KREU VIII DISPOZITAT E VEÇANTA - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Disa sigurues dhe biznese të lidhura me sigurimin duhet të mbajnë regjistra të ndarë; për disa prime sigurimi, tatimi vendoset në 5% të primeve bruto të mbledhura.
Neni 32 Trajtimi i aktiviteteve të sigurimit 1. Në rastin e ndonjë personi të licencuar nga BQK, për sigurimin ose risigurimin e jetës, pronës ose rreziqeve të tjera, tatimi që caktohet me këtë Ligj është shuma e cila është e barabartë me pesë për qind (5%) të primeve bruto të grumbulluara gjatë periudhës tatimore. 2. Nëse një kompani e sigurimit ka të ardhurave tjera nga ato të krijuara nga sigurimi ose risigurimi i jetës, pronës ose rreziqeve tjera, këto të ardhura të tjera duhet t’i nënshtrohen tatimit sipas normës se caktuar te tatimit ne korporata, dhe te ardhurat e tatueshme duhen të përcaktohen sipas rregullave të ardhurave dhe shpenzimeve të përcaktuara me këtë ligji. 3. Çdo biznes që angazhohet në aktivitetet e sigurimit dhe aktivitetet tjera ekonomike duhet të mbajë shënimet dhe regjistrimet e ndara për aktivitet të sigurimit dhe aktivitetet tjera ekonomike. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: NGOs that do commercial or other non-public-purpose activities are taxed at 10% on that income, after allowed direct business deductions, and they must keep separate records if they also do exempt and commercial activities.
Neni 33 19 Trajtimi i të ardhurave komerciale të organizatave joqeveritare 1. Organizatës joqeveritare, e cila ndërmerr aktivitete komerciale ose aktivitete të tjera që nuk janë të lidhura me qëllimin e saj publik, i caktohet tatimi në të ardhura në shkallë prej dhjetë për qind (10%) për të ardhuren nga një aktivitet i tillë biznesi të zvogëluar nga cilado zbritje, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me kryerjen e biznesit të tillë dhe e cila është e lejuar me këtë Ligj.. 2. Administrata tatimore ka autoritet të kontrolloj çdo OJQ për të përcaktuar respektimin e rregullave me te cilat punojnë OJQ-te. Në rastet kur konstatohet qe fitimet e OJQ-se e tejkalojnë nivelin e arsyeshëm te fitimeve te një organizate qe është krijuar si organizate jofitimprurëse, Administrata tatimore ka autoritet te trajtoje fitimet e tepërta ne pajtueshmëri me dispozitat e paragrafit 1 te këtij neni. 3. Çdo OJQ qe angazhohet ne aktivitetet e liruara nga tatimi sipas nën-paragrafit 1.1 të nenit 7, të këtij ligji dhe në aktivitetet tjera komerciale, duhet të mbajë shënimet dhe regjistrimet e veçanta për aktivitetin e përfitimit publik dhe për aktivitetet tjera komerciale. 4. Ministri lëshon akt nënligjor me të cilin parasheh kuptimin e “fitim i tepruar” sipas këtij neni. KREU IX DISPOZITAT ADMINISTRATIVE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Certain taxpayers must file an annual tax return with the Tax Administration by 31 March of the following tax period and submit their financial statements with it.
Neni 34 Deklarimi i tatimeve 1. Tatimpaguesi nga i cili kërkohet apo i cili zgjedh të llogarisë të ardhuren e tatueshme duke përshtatur për qëllime tatimore të ardhurat dhe shpenzimet e raportuara në pasqyrat e tij financiare, duhet t’ia dorëzojë Administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 31 mars apo para kësaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata Tatimore dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij Ligji. Së bashku me deklaratën tatimore, tatimpaguesit e tillë gjithashtu duhet t’i dorëzojnë pasqyrat financiare të përpiluara në përputhje me Standardet Kosovare te Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi. 2. Tatimpaguesi, i cili kërkon zbritje të lejueshme në pajtim me nenin 10 te këtij ligji, duhet t’ia dorëzojë administratës tatimore deklaratën vjetore për tatim më datën 31 mars apo para asaj date të vitit pasues të periudhës tatimore. Deklarata bëhet në formularët e paraparë nga Administrata tatimore e Kosovës dhe përmban, mes tjerash, të ardhurat bruto, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguhet sipas këtij Ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit must bëjnë pagesa tremujore të tatimit në avancë dhe, në disa raste, të paraqesin deklaratë përfundimtare dhe të paguajnë shumën e duhur deri më 31 mars.
Neni 35 Pagesat e tatimit 1. Sipas këtij Ligji, secili tatimpagues çdo tre muaj bën pagesat e tatimit në avancë në llogarinë e caktuar nga Administrata Tatimore e Kosovës në bankën apo institucionin financiar e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në datat apo para datave 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar për tremujorin kalendarik që paraprin menjëherë këtyre datave. 2. Shuma e secilës pagesë tremujore në avancë është si në vijim: 2.1. tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore deri ne 50.000 euro ose më pak të cilët nuk kërkohen ose nuk bëjnë zgjedhje për të dorëzuar deklaratën vjetore sipas nenit 34 të këtij Ligji duhet të bëjnë pagesat si në vijim për tremujor: 2.1.1. Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori, por jo më pak se 37.5 Euro për tremujor. 2.1.2 Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori, por jo më pak se 37.5 Euro për tremujor. 20 2.1.3. Dhjetë për qind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor ( të ardhurat bruto të qirasë jo më pak se dhjetë përqind (10%) të lejimeve të parapara në paragrafin 2 të nenit 9 të këtij ligji), të zvogëluara nga cila do shumë e mbajtur gjatë atij tremujori në pajtim me paragrafin 2 të nenit 30 të këtij Ligji; 2.2. Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto më të mëdha se 50.000 euro dhe tatimpaguesit të cilët duhet t’i përpilojnë pasqyrat financiare apo ata të cilët zgjedhin t’i përpilojnë ato, bëjnë pagesat tremujore si në vijim: 2.2.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore në vijim bazuar në të ardhuren e tatueshme të vlerësuar dhe të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur ne burim gjatë tremujorit në pajtim me nenin 30 të këtij Ligji apo nenin 40 të Ligjit mbi Tatimin në të Ardhurat Personale, apo 2.2.2. për periudhën e dytë dhe periudhat vijuese tatimore për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, së paku një të katërtën (1/4) e njëqind e dhjetë përqind (110%) të detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore që vie menjëherë pas periudhës tatimore vijuese, të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur ne burim gjatë tremujorit në pajtim me nenin 30 të këtij Ligji apo nenin 40 të Ligjit mbi Tatimin në të Ardhurat Personale. 3. Tatimpaguesi i cili ka zgjedhur te përgatisë pasqyrat financiare dhe të raportojë në baza reale duhet të vazhdojë në atë bazë për vitin në cilin zgjedhja është bërë plus së paku tri periudha tatimore vijuese siç është paraparë në nën-paragrafin 3.2 të nenit 5 të këtij Ligji. 4. Tatimpaguesi i cili ka tejkaluar qarkullimin bruto prej 50.000 € është i obliguar që të raportojë të ardhurat dhe bëjë pagesat në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 5 të këtij Ligji dhe nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, për periudhën tatimore në të cilën bruto qarkullimi tejkalon 50.000 euro dhe se paku për tri periudha tatimore vijuese. Nëse pas kësaj kohe, tatimpaguesi dëshiron të kthehet ne raportimin e te ardhurave dhe të bëje pagesat ne pajtueshmëri me nën-paragrafin 3.1 të nenit 5 të këtij Ligji dhe nën- paragrafin 2.1. të këtij neni ai tatimpagues duhet te dorëzojë kërkesë ne ATK për shpjegim ne pajtueshmëri me nenin 10 te Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat para 1 marsit te vitit në të cilin është kërkuar ndryshimi. 5. Tatimpaguesi i cili bën pagesën tremujore në avancë në pajtim nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, do të bëje një deklaratë me rregullime përfundimtare të tatimeve dhe paguan shumën e duhur më 31 mars apo para 31 marsit të vitit pas periudhës tatimore. 6. Shuma për rregullimin përfundimtar është shuma e përgjithshme e tatimit për periudhën tatimore e caktuar në përputhje me këtë Ligj, minus: 6.1. Shumat e mbajtura ne burim dhe të paguara në Administratën Tatimore pajtim me nenin 30 të këtij Ligji dhe nenin 40 te Ligjit për të Ardhura Personale; 6.2. Shumat e paguara në këste tremujore; 6.3. Krediti i jashtëm tatimor i lejuar sipas këtij Ligji. 7. Nëse shumat e paguara, apo kredituara sipas nenit 6 të këtij Ligji janë më të mëdha se shuma e përgjithshme e tatimit e caktuar në përputhje me këtë Ligj, tatimpaguesi ka të drejtën e kthimit të shumës së tepërt të tatimeve të paguara. 8. Nëse pagesa paradhënie nuk është bërë me kohë apo në shumën që është më pak se ajo e kërkuar Administrata Tatimore mund të vendos një ndëshkim në një shumë të barabartë me shkallën e interesit që është në fuqi në kohën kur pagesa paradhënie ka qenë obligative për t’u bërë. Nuk do të ketë shtesa tjera në tatim, për pagesat paradhënie me vonesë apo të pamjaftueshme. Nëse pagesat ose pagesat e korrigjuara te kësteve tremujore bëhen në datën apo para datës së duhur dhe deklarata me rregullime përfundimtare ose deklarata përfundimtare me rregullime te korrigjuara është bërë siç parashihet me 21 paragrafin 5 të këtij neni, atëherë nuk kërkohet kurrfarë kamate apo dënimi për pagesë të pamjaftueshme nëse: 8.1. Dallimi ndërmjet shumës së duhur për çdo këst dhe shumës së paguar në çdo këst nuk tejkalon dhjetë për qind (10%) të shumës së duhur, apo 8.2. pas periudhës së parë tatimore të taksapaguesit, shuma e paguar në çdo këst është dhjetë për qind (10%) së paku më shumë se një e katërta (1/4) e detyrimit tatimor në deklaratën tatimore për periudhën tatimore paraprake. 8.2.1. Nëse administrata tatimore kryen një kontroll të ndonjë viti dhe bën një rregullim të tatimit të atij viti për më shumë se 20%, lirimi nga ndëshkimi i paraparë në nën paragrafin 8.2. të këtij neni, nuk do të aplikohet në kërkesat për pagesë paradhënie për periudhën tatimore pasuese. 8.3. Për periudhën e parë tatimore gjatë së cilës një tatimpagues ka qenë në punë (periudha tatimore në të cilën tatimpaguesi ka kërkuar një numër fiskal, apo nëse tatimpaguesi ka kryer punë para asaj kohe, periudha tatimore në të cilën aktiviteti ekonomik ka filluar), nuk do të ngarkohet ndëshkim nëse, përfshirë këstin e katër tremujor që pritet më 15 janar, tatimpaguesi ka bërë pagesa paradhënie tremujore të barabarta me së paku 90% të tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore. 8.4. Tatimpaguesi që ka pasur humbje në Deklaratën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave të vitit të kaluar nuk ka të drejtë të përdorë dispozitat e nënparagrafit 2.2. të këtij neni në kryerjen e pagesave paradhënie për vitin aktual. Tatimapguesi i tillë duhet të kryejë pagesat paradhënie në përputhje me dispozitat e nënparagrafit 2.1. të këij neni. 8.5. Ndëshkimi që do të ngarkohet sipas këtij neni do të aplikohet vetëm në shumën e nënpaguar nga data e nënpagesës deri në datën e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni për të bërë rregullimin përfundimtar për periudhën tatimore, apo, nëse është më herët, data e pagesës në të cilën pagesa paradhënie e tatimpaguesit përfshinë një shumë të mjaftueshme për të paguar pagesën paradhënie për atë tremujor plus shuma e nënpaguar. 9. Ministri do te lëshoj një akt nënligjor për zbatimin e këtij neni. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto mbi 50,000 euro duhet të mbajnë libra dhe regjistrime të caktuara; ata me 50,000 euro ose më pak mund t’i përgatisin sipas një zgjedhjeje, dhe nëse zgjedhin, duhet t’i vazhdojnë për të paktën tre periudha tatimore pasuese.
Neni 36 Kërkesa për Libra dhe Regjistrime 1. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore, më tepër se 50.000 euro, do të mbajnë libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni. 2. Një tatimpagues më të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore, prej 50.000 euro a më pak mund të zgjedhin të përgatisin librat dhe regjistrimet të identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni në përputhje me nën-paragrafin 3.2 të nenit 5 të këtij ligji. 3. Një tatimpagues i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 4 të këtij neni për çdo periudhë tatimore do të kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja (opsioni) është bërë plus se paku tri periudha tatimore pasuese sikurse është paraparë në nënparagrafin 3.2 të nenit 5 të këtij Ligji. 4.Librat dhe regjistrimet të kërkuara sipas këtij neni, të mbajtura në përputhje me standardet e kontabilitetit në Kosovë, janë me sa vijojnë: 4.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 4.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 4.3. Një ditar financiar që regjistron pranimet dhe shpenzimet në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. 22 4.4. Një llogari kapitale, nëse është e aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimet, të gatshmet dhe bilanci mbyllës; dhe 4.5. Pasqyrat financiare dhe bilancet e gjendjeve siç kërkohen për vendosjen e pikës filluese për llogaritjen e deklarimit vjetor të tatimit në të ardhurat e korporatave. 4.6. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronik, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Certain small taxpayers with gross annual income of 50,000 euro or less must keep a sales book, a purchase book, and a cash journal.
Neni 37 Kërkesat për Libra dhe Regjistrime për bizneset e vogla 1. Një tatimpagues me të ardhura vjetore bruto prej 50,000 euro apo më pak, i cili nuk zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet që kërkohen sipas paragrafit 4 i nenit 36, duhet të përmbajë librat dhe regjistrimet vijuese: 1.1. Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 1.2. Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. 1.3. Një ditar financiar që regjistron pranimet dhe shpenzimet në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. 1.4. Përmbajta e librave dhe regjistrimeve të kërkuara me këtë paragraf dhe çdo libër dhe regjistrim i kërkuar, përfshirë ato të mbajtura në format elektronike, do të përkufizohen në një akt nënligjor të lëshuar nga Ministri. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article says a taxpayer must register for VAT once gross turnover reaches €50,000 in any rolling 12-month period, and it also sets how related tax-threshold changes are handled.
Neni 38 Dispozitat kalimtare 1. Dispozitat që lidhen me Lojërat e Fatit në nën-paragrafin 1, 3, 5 dhe 6 të nenit 30 të këtij ligji do të bëhen të vjetruar dhe do të zëvendësohen nga dispozitat në Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe Lotarinë (apo ligj të ngjashëm që lidhet me rregullimin dhe tatuarjen e lojërave të fatit dhe lotarisë) që lidhen me kuoatat fikse me datën e hyrjes në fuqi. 2. Në përputhje me Ligjin mbi TVSh-në, një tatimpagues duhet të regjistrohet në TVSh kur të arrijë pragun prej 50,000€ të qarkullimit bruto në një periudhë të 12 muajve të njëpasnjëshëm. Ligji mbi TVSh- në përmban dispozitat sipas së cilave pragu i regjistrimit mund të ndryshohet me miratimin e Kuvendit. Nëse pragu i regjistrimit në TVSh rritet apo ulet, pragu për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale bazuar në një llogaritje të të ardhurave dhe shpenzimeve (aktualisht qarkullimi vjetor 50,000€) do të rritet apo ulet në përputhje me të. 2.1. Një rritje apo ulje në pragun për përcaktimin e detyrimit të tatimit në të ardhurat personale do të reflektohet në dispozitat e aplikueshme të neneve 5, 35, 36 dhe 37 të këtij ligji. 2.2. Çdo rritje apo ulje në pragun e tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv për periudhën tatimore që fillon më 1 janar të vitit që pason ndryshimin e pragut të TVSh-së dhe çdo periudhë tjetër pasuese nga aty. Nëse rritja në pragun e TVSh-së është efektive nga 1 janari i një periudhe tatimore, ndryshimi i pragut të tatimit në të ardhurat personale do të jetë efektiv duke filluar më 1 janar të asaj periudhe të njëjtë tatimore. 2.3. Me miratimin e një rritje apo ulje në prag nga Kuvendi, Ministri do të lëshojë një akt nënligjor për të implementuar nivelin e pragut të ndryshuar, i cili do të pasqyrojë ndryshimet e nevojshme në nenet 5, 35, 36 dhe 37 të këtij ligji. 23 KREU X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may issue written implementing regulations, and ATK must administer and enforce them. The regulations have no legal effect until ATK publishes them. The Minister must also issue a subordinate act for specified articles within 120 days after the law is promulgated.
Neni 39 Zbatimi 1. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të ketë autoritetin të shpall me shkrim, Rregullore për zbatimin dhe aplikim të përgjithshëm nëse janë të nevojshme për interpretim të mëtejmë të drejtë, të arsyeshëm dhe uniform për zbatimin e këtij ligji. Këto akte nënligjore duhet të administrohen dhe zbatohen nga ATK. Rregulloret e tilla zbatuese nuk do të kenë ose nuk do t’u jepen ndonjë efekt ligjor deri sa të publikohen nga ATK-ja në pajtueshmëri me ligjin për Qasjen ne Dokumente Zyrtatre. 2. Pa u kufizuar ose paragjykuar paragrafi i mësipërm, Ministri do te lëshojë një akt nënligjor për implementimin dhe interpretimin e neneve 5, 7, 9, 10, 12, 18, 20, 23, 26, 27, 31, 33, 36, dhe 37 të këtij ligji, brenda 120 dite pas shpalljes se këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Neni 15 zbatohet për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009.
Neni 15 i Ligjit Nr. 03/L-113 aplikohet për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: People unhappy with a tax decision can ask for reconsideration, then appeal to an independent review board, and a taxpayer can sue in the competent court after the board’s decision.
Neni 40 Ankesat 1. Çdo person i pa kënaqur me vendimin e Adiministrates Tatimore të Kosovës ka të Drejtën e ushtrimit te kërkesës për rishqyrtim në Departamentin e Ankesave të Administartës Tatimore. 2. Tatimpaguesit të cilët nuk pajtohen me vendimin e Departamentit të Ankesave mund të dorëzojnë ankesën në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim. 3. Nëse një Tatimpagues nuk është i kënaqur me vendimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, mund të paraqesë padi në Gjykatën kompetente. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This provision repeals the Corporate Income Tax Law, No. 03/L-113 of 18 December 2008.
Neni 41 Ligji në fuqi Ky Ligj shfuqizon Ligjin për Tatimin në të Ardhurat të Korporatave, Nr. 03/L-113 datës 18 dhjetor 2008. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 42 Hyrja në fuqi 1. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, efektet e tij do të jenë nga 01 janar 2010. Ligji Nr. 03/L - 162 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-003-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-162 PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT E KORPORATAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in