LIGJI NR. 03/L-164 PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT
This part is the preamble to the law on financing special housing programs.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-164
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This part is the preamble to the law on financing special housing programs. This article states that the law aims to create conditions for sustainable housing for families or individuals who cannot afford housing offered on the free market, and to set how financial resources are secured and used for special housing programs. This article defines key terms used in the law, including special housing programs, dwelling, payment ability, lease contract, housing standard, nonprofit organization, housing bonus, municipal competent body, and the Ministry. The provision says housing is provided through financing special rental housing programmes. Some families may qualify for special housing programs, and the municipal competent body handles the requests.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-164 PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This part is the preamble to the law on financing special housing programs.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 67 / 29 MARS 2010 LIGJI Nr. 03/L-164 PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law aims to create conditions for sustainable housing for families or individuals who cannot afford housing offered on the free market, and to set how financial resources are secured and used for special housing programs.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave si dhe caktimi i mënyrës së sigurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare për zhvillimin e programeve të veçanta të banimit . - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including special housing programs, dwelling, payment ability, lease contract, housing standard, nonprofit organization, housing bonus, municipal competent body, and the Ministry.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Programet e veçanta të banimit - banim i përshtatshëm dhe i përballueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave dhe kanë nevojë për ndihmën e shtetit; 1.2. Banesë - një ose më tepër hapësira të destinuara dhe të përshtatshme për banim së bashku me hapësirat ndihmëse të cilat përbëjnë një tërësi dhe kanë hyrje të veçantë; 1.3. Mundësia e pagesës -shumë e mjeteve financiare që një familje mund t'i ndajë për pagesën e qirasë, në raport me të ardhurat familjare; 1.4. Kontratë e qirasë - kontratë e lidhur ne mes dy palëve, institucionit dhe përfituesit të programit të veçantë për banim ku niveli i qirasë kontrollohet nga institucioni përgjegjës, në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.5. Normë e banimit - koeficient që shpreh sipërfaqen minimale të banimit që duhet të ketë një individ në banesë. Ky koeficient shprehet në m2/person; 1.6. Organizata joprofitabile- organizatë që vepron në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të ndërtimit të banesave me qira; 1.7. Bonus banimi - dokument që përcakton shumën e subvencionit të ndarë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirasë; 1.8. Organi kompetent komunal- drejtori, sektor ose zyre që mbulon fushën e banimit në kuadër të komunës; 1.9. Ministria – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2 KREU II PROGRAMET E BANIMIT DHE KATEGORITЁ E FAMILJEVE QЁ MUND TЁ PЁRFITOJNЁ - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision says housing is provided through financing special rental housing programmes.
Neni 3 Programet e veçanta të banimit 1. Sigurimi i banimit bëhet përmes financimit të programeve të veçanta të banimit me qira, ku përfshihen: 1.1. banesat e ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat jepen me qira; 1.2. banesat ekzistuese në pronësi të personave fizikë apo juridikë, të cilat mund të jepen me qira për familjet që posedojnë bonus të banimit; 1.3. banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen për shfrytëzim në bazë të programeve të veçanta për banim. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Some families may qualify for special housing programs, and the municipal competent body handles the requests.
Neni 4 Kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet e veçanta të banimit 1. Kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet e veçanta për banim përfshijnë familjet që: 1.1. nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale ; 1.2. kanë mbetur pa banesë-shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1.3. posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike. 2. Administrimi i kërkesave për programet e veçanta për banim bëhet nga organi kompetent komunal. 3. Normat e banimit sipas nën-paragrafit 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni, përcaktohen me Udhëzim Administrativ. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists the criteria used to set priority order for housing assistance for persons covered by Article 4(1).
Neni 5 Kriteret për përcaktimin e radhës së përparësisë 1. Kriteret për përcaktimin e radhës së përparësisë për sigurimin e banimit për personat nga paragrafi 1 i nenit 4 të këtij ligji, janë: 1.1. statusi i Banimit; 1.2. lartësia e të ardhurave; 1.3. gjendja shëndetësore; 1.4. invaliditeti; 1.5. struktura e familjes. 2. Kriteret sipas paragrafit 1, të këtij neni, në mënyrë më të detajuar përcaktohen me Udhëzim Administrativ. KREU III BANESAT NË PRONËSI TË KOMUNËS TË CILAT JEPEN ME QIRA - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision sets formulas for the minimum and maximum family income limits used to qualify for the rent housing program, and states that monthly rent should not exceed 25% of family income.
Neni 6 Përcaktimi i kufijve të të ardhurave 1. Kufijtë minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjeve që mund të përfitojnë nga programi për banesat me qira, sipas strukturës së familjes, përcaktohen me formulën: 3 K min = Vb x 0.04 x 0.5 12 x 0.25 K max = Vb x 0.04 12 x 0.25 ku: 1.1. Kmin - kufiri minimal i të ardhurave; 1.2. K.max - kufiri maksimal i të ardhurave; 1.3. Vb-Vlera e ndërtimit të banesave e cila llogaritet sipas sipërfaqes së shfrytëzueshme të banesës dhe vlerës etalon të ndërtimit; Vb=S x Ve 1.4. 0.25- mundësia e pagesës së familjes, që mbulon pagesën e qirasë mujore e cila nuk duhet të kalojë njëzet e pesë përqind (25%) e të ardhurave të familjes; 1.5. 0,5- vlera maksimale e subvencionit të qirasë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Banesat përdoren me kontratë qiraje me shkrim midis autoriteteve komunale dhe familjes përfituese.
Neni 7 Mënyra e shfrytëzimit të banesave 1. Për shfrytëzimin e banesave lidhet kontrata me shkrim për qira, ndërmjet autoriteteve komunale dhe familjes përfituese. 2. Përmbajtja e kontratës për qiranë, përgjegjësitë e palëve nga kjo kontratë si dhe çështjet tjera rreth shfrytëzimit të banesave me qira, rregullohen me Udhëzim Administrativ të Ministrisë përgjegjëse për fushën e banimit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Special-program rental apartments are administered by the competent municipal body.
Neni 8 Administrimi dhe mirëmbajtja e banesave 1. Banesat me qira nga programet e veçanta te banimit administrohen nga Organi Kompetent Komunal. 2. Mirëmbajta e banesave me qira nga programet e veçanta e banimit kryhet nëpërmjet kontraktimit të personave juridik te licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The municipal assembly must approve the annual rent for rental apartments each year, and the rent may not exceed 4% of the apartment’s construction cost or market value. Tenants must also pay other ordinary use expenses.
Neni 9 Përcaktimi i qirasë 1. Kuvendi komunal çdo vit aprovon shumën e qirasë vjetore për banesat me qira e cila përcaktohet sipas formulës: Qjm = Vb x 0.04 ku: 12 Qjm - Qiraja jo profitabile mujore 2. Qiraja e grumbulluar nga banesat shfrytëzohet për mbulimin e kostos se administrimit, mirëmbajtjes, amortizimit, riparimet e rregullta dhe investuese të objektit të banimit . 3. Qiramarrësi, përveç qirasë, paguan edhe të gjitha shpenzimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e zakonshëm të banesës. 4. Vlera vjetore e qirasë nuk duhet të jetë më e madhe se katër përqind (4%) e kostos së ndërtimit të banesës së shtetit, për ndërtim të ri, apo katër përqind (4 %) e vlerës së banesës në treg. 5. Kur banesat e programeve te veçanta financohen nga burime tjera te përcaktuara me nën-paragrafin 1.3 te nenit 15 dhe me nën-paragrafin 1.3 te nenit 19 të këtij ligji vlera e qerasë e shprehur me Euro/m2, përcaktohet për çdo rast specifik në bashkëpunim në mes subjekteve qe financojnë dhe komunës ku zbatohet projekti dhe miratohet me vendim të Kuvendit Komunal. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The state subsidizes rent for families that cannot afford to pay, up to 50%, after the family’s economic situation is verified.
Neni 10 Subvencionimi i qirasë 1. Për familjet të cilat nuk kanë mundësi financiare të bëjnë pagesën e qirasë, shteti subvencionon deri në pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së qirasë që duhet ta paguajë familja. Subvencionimi jepet vetëm pas verifikimit të gjendjes ekonomike të familjes, sipas nenit 12, të këtij ligji. 2. Subvencionimi i qirasë, që përfiton çdo familje, bëhet nga të ardhurat e komunave dhe me aprovimin e Kuvendit Komunal. Komunat që nuk arrijnë të realizojnë të ardhura të mjaftueshme mund të financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Some groups get priority when beneficiaries are selected for rent subsidy.
Neni 11 Përparësitë në përzgjedhjen e përfituesve 1. Përparësi në përzgjedhjen e përfituesve për subvencionim të qirasë kanë: 1.1. familjet me shumë fëmijë; 1.2. familjet që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara; 1.3. familjet ku kryefamiljari është grua-mbajtëse e familjes; 1.4. bashkëshorti ose bashkëshortja e shkurorëzuar që ka në përkujdesje fëmijë; 1.5. fëmijët me statusin e jetimit; - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Municipal authorities verify a family’s economic situation for housing program benefits, inform the family of the result, and issue the decision within 30 calendar days after verification and evaluation.
Neni 12 Verifikimi i gjendjes ekonomike të familjes 1. Përfitimi nga programet e banimit bazohet në verifikimin e gjendjes ekonomike të familjes. 2. Verifikimi i gjendjes ekonomike të familjes bëhet nga organi kompetent komunal. 3. Procedurat për përfitim nga programet e banimit përcaktohen me Udhëzim Administrativ nga Ministri i Ministrisë që mbulon fushën e banimit. 4. Organi kompetent komunal e njofton familjen për rezultatet e verifikimit të gjendjes ekonomike. Pas verifikimit të gjendjes dhe vlerësimit të familjeve përfituese lëshohet vendimi në afat prej tridhjetë (30) ditësh kalendarikë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The municipal competent organ may terminate a rental contract if the tenant gives false income information, gets another dwelling without notifying the municipal organ, or sublets the dwelling to a third party.
Neni 13 Shkëputja e kontratës së qerasë 1. Organi kompetent komunal, shkëput kontratën për qiranë në rastet kur: 1.1. qiramarrësi ka bërë deklarim të rrejshëm për të ardhurat; 1.2. qiramarrësi ka përfituar një banesë tjetër dhe nuk ka njoftuar organin kompetent komunal; 1.3. qiramarrësi ia lëshon banesën me qira palës së tretë. 2. Pas shkëputjes së kontratës, qiramarrësi ftohet ta lirojë vullnetarisht banesën, në të kundërtën organi kompetent kërkon largimin e dhunshëm nga banesa. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may file a written complaint to the Ministry; the Ministry must review it and notify the complainant in writing within 30 days; and a dissatisfied party with the Ministry’s decision may bring an administrative dispute before the Supreme Court of Kosovo within 30 days.
Neni 14 E drejta e ankesës 1. Kundër vendimit të Organit kompetent komunal, pala e pa kënaqur mund të parashtrojë ankesë me shkrim – Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor . 2. Ministria duhet ta shqyrtojë ankesën dhe ta njoftojë me shkrim parashtruesin e ankesës për vendimin e marrë, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, pas pranimit të ankesës. 5 3. Pala e pakënaqur me vendimin e Ministrisë, sipas paragrafit 2, të këtij neni, ka të drejtë padie për inicimin e konfliktit administrativ në Gjykatën Supreme të Kosovës, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit. KREU IV BONUSET E BANIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Komunat mund të lejojnë bonuse të banimit për përdorimin e banesave me qira nga tregu, me vendim të Kuvendit Komunal, kur plotësohen kushtet dhe disa rrethana të caktuara.
Neni 15 Mënyra e përdorimit të bonusit të banimit 1. Organet kompetente komunale, me vendim të Kuvendit Komunal, mund të lejojnë bonuse të banimit për shfrytëzimin e banesave me qira nga tregu, për familjet që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 4 dhe 5, të këtij ligji, kur: 1.1. ndërtimi i banesave është më i kushtueshëm; 1.2. mungojnë fonde për investime të reja; 1.3. banesa sigurohet me financim nga organizatat joprofitabile. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The municipal assembly approves the housing bonus, and the Ministry sets its content by administrative instruction.
Neni 16 Administrimi i bonusit të banimit 1. Bonusi i banimit aprovohet në Kuvendin Komunal, varësisht nga mundësitë buxhetore vjetore të ndara për subvencionimin e qirave sipas nenit 10, të këtij ligji . 2. Përmbajtja e bonusit të banimit, përcaktohet me Udhëzim Administrativ të Ministrisë . - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The housing bonus cannot exceed 50% of the commune’s minimum market rent, and the family’s payment for the rent difference cannot exceed 30% of family income.
Neni 17 Përcaktimi i vlerës së bonusit të banimit 1. Vlera e bonusit të banimit nuk mund të jetë më e madhe se pesëdhjetë përqind (50%) e qirasë minimale të banesave në tregun e lirë për komunën ku jepet ky bonus. Vlera maksimale e bonusit përcaktohet çdo vit, bazuar në të dhënat e vitit të mëparshëm dhe miratohet me vendim të Kuvendit Komunal. Shuma e pagesës që duhet ta paguaj familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së bonusit nuk duhet të kalojë tridhjetë përqind (30%) e të ardhurave të familjes. Mënyra e llogaritjes së vlerës së bonusit të banimit përcaktohet me formulën : C=Q-A x 0,3 ku C≤Qm x0,5 C- vlera e bonusit; Q-qiraja aktuale të cilën e paguan familja; A- të ardhurat e familjes; O,3- mundësia e pagesës së qirasë nga familja, e cila nuk duhet ta kalojë tridhjetë përqind (30%) e të ardhurave mujore; Qm - vlera minimale e qirasë së banesave të tregut; 0,5- vlera maksimale e subvencionimit e cila nuk duhet të jetë më e lartë se pesëdhjetë përqind (50%) Cmax=Qm/2 ku: Cmax - vlera maksimale e bonusit. 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Familja që përfiton bonusin e banimit duhet të lidhë kontratë qiraje brenda 3 muajve nga dhënia e bonusit.
Neni 18 Vlefshmëria e bonusit të banimit 1. Familja që përfiton bonusin e banimit, duhet të lidhë kontratë mbi qiranë brenda tre (3) muajve nga data e lëshimit të bonusit. 2. Kuvendi Komunal rishqyrton të drejtën e përfitimit të bonusit të banimit për çdo vit. KREU V FINANCIMI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Housing programs may be financed from the state budget, dedicated municipal housing revenues, or donor contributions.
Neni 19 Burimet e financimit të programeve të banimit 1. Programet e banimit mund të financohen nga : 1.1. buxheti i Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 1.2. të hyrat e Komunës të dedikuara për banim ; 1.3. kontributet e donatorëve të ndryshëm. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Komunat duhet të hartojnë programe banimi 3-vjeçare për popullsinë nën juridiksionin e tyre, mbi bazën e analizës së nevojave për banim, dhe këto programe miratohen nga kuvendi komunal përkatës.
Neni 20 Programet komunale të banimit 1. Organet kompetente komunale hartojnë programe tre (3) vjeçare të banimit për popullsinë që kanë nën juridiksionin e tyre, duke u mbështetur në analizën e nevojave për banim, sipas parashikimeve të këtij ligji, të cilat miratohen nga Kuvendi Komunal përkatës. Këto programe përmbajnë: 1.1. mënyrën dhe format, nevojat e financimit, që ndahen nga Buxheti i Republikës së Kosovës brenda një (1) viti financiar, dhe burimet tjera financiare; 1.2. nevojat për banim sipas parashikimeve të këtij ligji, duke përcaktuar grupet e familjeve sipas të ardhurave dhe gjendjes së tyre; 1.3. numrin dhe kategorinë e familjeve që do të përfitojnë banesa me qira; 1.4. sigurimin dhe pajisjen e truallit me infrastrukturë për ndërtimin e banesave, numrin dhe llojin e banesave që nevojitet të ndërtohen, familjet që do të përfitojnë, si dhe formën e bashkëpunimit me sektorin privat. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Budget planning for special housing programs is done based on the municipalities’ three-year programs.
Neni 21 Kriteret e planifikimit të buxhetit për programet e banimit 1. Në bazë të programeve tre (3) vjeçare të Komunave bëhet planifikimi i buxhetit për programet e veçanta për banim ku parashihet financimi i ndërtimeve të reja për banim, subvencionimi i qirasë dhe bonuset e banimit për komunat e ndryshme të Kosovës. 2. Për planifikimin e buxhetit për programet e veçanta për banimit merren parasysh këta faktorë: 2.1. dendësia e popullsisë në nivel të komunave; 2.2. kërkesat e familjeve për nevoja të banimit; 2.3. kategoritë e familjeve të varfëra; 2.4. përparësitë e zhvillimit ekonomik të komunës. 7 KREU VI ORGANIZIMI INSTITUCIONAL - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Housing-program authorities must publicly announce the programs and procedures, and the ministry must regulate the process by administrative instruction.
Neni 22 Zbatimi 1. Autoritetet përgjegjëse për implementimin e programeve për banim, duke marrë parasysh kërkesat e qytetarëve për banim si dhe mundësitë financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës, të dedikuara për banimin, shpallin publikisht programet dhe procedurat për implementimin e tyre. 2. Ministria, në pajtim më kërkesat e paragrafit 1, të këtij neni, me Udhëzim Administrativ do të rregullojë procedurën e shpalljes së programeve për banim, dokumentacionin që duhet ta paraqesë familja për të përfituar nga këto programe, afatet brenda të cilave duhet të paraqiten kërkesat dhe administrimin e tyre. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article creates the Central Housing Council as an advisory body within the Ministry of Environment and Spatial Planning, selected by government decision.
Neni 23 Këshilli Qendror për Banim 1. Me këtë ligj themelohet Këshilli Qendror për Banim. 2. Këshilli Qendror për Banim është organ këshillëdhënës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili zgjidhet me vendim të Qeverisë së Kosovës . 3. Këshilli Qendror për Banim jep këshilla për : 3.1. orientimet kryesore të zhvillimit të sektorit të banimit sipas objektivave të përcaktuara me politikat e qeverisë dhe ligjet në fuqi; 3.2. programet e përgjithshme tre (3) vjeçare të banimit, të përgatitura nga Ministria, dhe bën rishikimin eventual të tyre; 3.3. hartimin e dispozitave të reja ligjore dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera. 4. Këshilli Qendror për Banim përbehet prej pesë (5) anëtareve, të cilëve iu takon kompensimi në formë te mëditjeve për çdo takim. 5. Këshilli Qendror për Banim i raporton, njëherë në vit, Qeverisë së Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare a 3-year housing strategy, plan the budget for annual housing programs, and create a central database using municipal data.
Neni 24 Përgjegjësitë e Ministrisë 1. Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria: 1.1. harton strategjinë tre (3) vjeçare për banim, në bazë të programeve tre (3) vjeçare të komunave; 1.2. planifikon buxhetin për mbështetjen e realizimit të programeve vjetore të banimit; 1.3. krijon bazën e të dhënave në nivel qendror, në bazë të dhënave të marra nga komunat, ku përfshihen: 1.3.1. nevojat për banim dhe llojet e programeve të banimit; 1.3.2. fondi i banesave me qira; 1.3.3. gjendja fizike e banesave me qira; 1.3.4. numri i familjeve të vendosura në banesat me qira; 1.3.5. sipërfaqja e nevojshme e truallit, që duhet pajisur me infrastrukturë për ndërtimin e banesave; 1.3.6. sipërfaqja e trojeve të pajisura me infrastrukturë për ndërtimin e banesave; 8 1.3.7. kostoja mesatare vjetore për ndërtimin e banesave, në kuadër të programeve të këtij ligji, e cila miratohet çdo vit me vendim të Qeverisë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Municipalities must carry out housing-related tasks to implement the law.
Neni 25 Përgjegjësitë e Komunave 1. Për zbatimin e këtij ligji, Komuna bënë: 1.1. identifikimin e nevojave për banim, sipas programeve të hartuara për popullsinë nën juridiksionin territorial të tyre në bazë të këtij ligji; 1.2. hartimin e programeve dhe projekteve tre (3) vjeçare për banim, bazuar në burimet financiare; 1.3. sigurimin e zonave për ndërtim dhe pajisjen e truallit me infrastrukturë, në zbatimin e programeve të banimit; 1.4. paraqitjen e kërkesave për financimin e investimeve të reja dhe subvencioneve në Ministri, deri në muajin mars; 1.5. krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave për familjet që përfitojnë nga programet për banim; 1.6. sigurimin e ndërtimit; 1.7. administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave me qira përmes organit kompetent komunal; 1.8. raportimin vjetor në Ministri deri më 31 mars të vitit vijues për ecurinë e programeve të banimit; 1.9. kryerjen e përgjegjësive tjera të parashikuara me këtë ligj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Municipal Assembly determines the composition, organization, and functioning needed to implement this law in municipalities, within available financial and human resources and in line with the Local Self-Government Law.
Neni 26 Ngritja e kapaciteteve Kuvendi Komunal përcakton përbërjen, organizimin dhe mënyrën e funksionimit për zbatimin e këtij Ligji në Komuna, sipas mundësive të burimeve financiare dhe njerëzore dhe në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L- 040. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The housing authority under the Ministry of Environment and Spatial Planning oversees implementation of this law and its bylaws, and the Municipal Inspectorate carries out inspection through authorized urbanism inspectors.
Neni 27 Mbikëqyrja Mbikëqyrja e zbatimit te dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji do të bëhet nga autoriteti përgjegjës për çështjet e banimit ne kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Neni i 28 Inspektimi 1. Mbikëqyrja inspektuese mbi zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji do të bëhet nga Inspektoratit Komunal përmes inspektorëve të autorizuar të urbanizmit. 2. Inspektorët nga paragrafit 1 i këtij neni, gjatë kryerjes se inspektimit do të vërtetojnë shfrytëzimin e rregullt te banesave në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore respektivisht normat e përcaktuara për objektet e banimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article sets administrative fines and other sanctions for certain tenancy-related breaches, and says the municipal authority handles the administrative violations.
Neni 29 Dispozitat Ndëshkimore 1. Në kuptim të këtij ligji, kur shkeljet nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe shqiptohen dënime me gjobë: 9 1.1. Për shkelje të paragrafit 1.1, të nenit 13 të këtij ligji, qiramarrësi detyrohet të largohet nga banesa me qira dhe të kthej shumën e përfituar nga programet e veçanta për banim; 1.2. Për shkelje të paragrafit 1.2, të nenit 13 të këtij ligji, qiramarrësi gjobitet me të holla në shumë prej dyqind (200) deri në katërqind (400) Euro; 1.3. Për shkelje të paragrafit 1.3, të nenit 13 të këtij ligji, qiramarrësi gjobitet me të holla në shumë prej katërqind (400) deri në gjashtëqind (600) Euro; 2. Falsifikimi i bonusit të banimit dënohet sipas Kodit Penal në fuqi . 3. Shqiptimi i kundërvajtjeve bëhet nga organi kompetent komunal. 4. Kundër vendimit të organit kompetent komunal mund të bëhet ankesë brenda tridhjetë (30) ditësh MMPH-së, përmes organeve komunale. 5. Kundër vendimit nga paragrafi 4 i këtij neni, pala e pakënaqur mund të inicioj kontest administrativ me padi në Gjykatën Kompetente. KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Some refugee housing built before March 1999 passes to the municipalities where it is located, and the Ministry must issue administrative instructions for implementation within 6 months after the law enters into force.
Neni 30 1. Banesat qe janë ndërtuar para marsit 1999 për strehimin e refugjateve nga organizatat ndërkombëtare humanitare kalojnë ne pronësi te Komunave ku ato banesa ndodhen. Familjet qe vendosen ne këto banesa përzgjidhen sipas kritereve te këtij ligji. 2. Banesat te cilat janë ndërtuar nga institucionet shtetërore pas vitit 1999 me fonde publike trajtohen sipas dispozitave te këtij ligji. 3. Ministria në afat deri gjashtë (6) muajsh, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr Udhëzime Administrative për zbatimin e këtij ligji . - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article repeals any legal act that conflicts with this law.
Neni 31 Dispozitat Shfuqizuese Ky ligj shfuqizon çdo akt ligjor që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-164 25 shkurt 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-013-2010, datë 12.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-164 PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in