LIGJI NR. 03/L-165 PËR PËRCAKTIMIN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
This preamble states that the Assembly of Kosovo enacts Law No. 03/L-165 on the rights and protection of integrated circuit topographies.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-165
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo enacts Law No. 03/L-165 on the rights and protection of integrated circuit topographies. This law sets the conditions and procedures for registering and protecting topographies of integrated circuits, and for enforcing those rights. This article defines several terms used in the law, including ZPI, integrated circuits, integrated-circuit topography, commercial exploitation of topographies, and transfer document. The protection right in a topography is granted to creators, including all co-creators, and in some cases to the creator’s employer or the person who commissioned the work. Foreign persons seeking to protect a topography have the same rights as domestic persons if international treaties/conventions or reciprocity apply. Persons without a domicile or main office in Kosovo must act through authorized industrial property representatives in ZPI procedures.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-165 PËR PËRCAKTIMIN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo enacts Law No. 03/L-165 on the rights and protection of integrated circuit topographies.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010 LIGJI Nr. 03/L-165 PËR PËRCAKTIMIN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PËRCAKTIMIN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law sets the conditions and procedures for registering and protecting topographies of integrated circuits, and for enforcing those rights.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për regjistrimin e të drejtave dhe mbrojtjen për topografit e qarqeve të integruara-në tekstin e mëtejmë topografit, si dhe zbatimin e këtyre të drejtave. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk vlejnë për çështje që kanë të bëjnë me patenta dhe të drejta të autorit, duke kufizuar rikrijimin e vizatimeve ose paraqitjeve të tjera artistike të topografive me anë të kopjimit të tyre në dy dimensione. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including ZPI, integrated circuits, integrated-circuit topography, commercial exploitation of topographies, and transfer document.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. ZPI - Zyra për Pronësi Industriale. 1.2. Qarqet e integruar - forma finale ose e ndërmjetme e një produkti i cili realizon ekzekutimin e një funksioni elektronik, ku të paktën njëri prej elementeve është aktiv dhe njëri ose të gjithë elementet ndërmjetës janë vendosur integralisht në pjesë materiali ose prej pjese materiali, pra në pjesën e brendshme ose të jashtme të materialit; 1.3. Topografia e qarkut të integruar - një vendosje tredimensionale e çfarëdoshme, e shprehur prej elementesh, ku të paktën njëri është aktiv dhe ndërmjetësohet në qarqet e integruara, apo vendosje tredimensionale e përgatitur për prodhimin e një qarku të integruar; 1.4. Shfrytëzimi tregtar i topografive - prodhimi, shitja, qiradhënia ose ndonjë metodë tjetër të përhapjes tregtare, e lidhur drejtpërdrejt me një topografi prodhuar në bazë të topografisë. 1.5. Dokument i bartjes - kontrata mbi bartjen e të drejtës apo çdo dokument i shkruar i bartjes së të drejtës i vërtetuar në pajtim me legjislacionin ne fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The protection right in a topography is granted to creators, including all co-creators, and in some cases to the creator’s employer or the person who commissioned the work.
Neni 3 E drejta e mbrojtjes 1. E drejta e mbrojtjes së një topografie garantohet për të gjithë krijuesit. 2 2. Kur një topografi është produkt i më shumë krijuesve, e drejta do të aplikohet në favor të të gjithë këtyre krijuesve. 3. Kur topografia është krijuar si rrjedhojë e punës së krijuesit apo në bazë të porosisë, e drejta e mbrojtjes garantohet në favor të punëdhënësit të krijuesit apo të personit që ka dhënë porosinë me përjashtim të rasteve kur në kontratë parashikohet ndryshe. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Foreign persons seeking to protect a topography have the same rights as domestic persons if international treaties/conventions or reciprocity apply. Persons without a domicile or main office in Kosovo must act through authorized industrial property representatives in ZPI procedures.
Neni 4 1. Personat e huaj, që kërkojnë të mbrojnë një topografi, gëzojnë të njëjtat të drejta si personat vendas, në përputhje me traktatet dhe konventat ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit. 2. Personat fizikë dhe juridikë që nuk kanë vendbanim ose selinë kryesore të veprimtarisë së tyre në Kosovë duhet të përfaqësohen nga përfaqësuesit e autorizuar të pronësisë industriale dhe duhet të veprojnë përmes tij në të gjitha procedurat në ZPI. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: ZPI grants registration and protection for a topology if it is original, and ZPI carries out the registration and cancellation procedure.
Neni 5 Procedura e mbrojtjes 1. ZPI jep të drejtën për regjistrim dhe mbrojtje të topografisë. 2. Një topografi regjistrohet dhe mbrohet nëse ajo është origjinale. 3. Një topografi konsiderohet origjinale nëse është rezultat i përpjekjeve intelektuale të vetë krijuesit dhe në momentin e krijimit nuk përbën rast të zakonshëm në industrinë e topografive, kur ajo u krijua. 4. Kur një topografi përbëhet nga elementë të zakonshëm në industri atëherë mbrohet vetëm kombinimi i këtyre elementeve, duke provuar se ai i plotëson kushtet, lidhur me origjinalitetin, në përputhje me paragrafin 3. të këtij neni. 5. Procedurën e regjistrimit dhe anulimit të vendimit për regjistrim të topografive e zbaton ZPI. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may appeal ZPI decisions within 15 days; the commission must decide and notify the party within 30 days, and a further administrative dispute may be brought to the Supreme Court within 30 days if the commission does not respond or the reply is unsatisfactory.
Neni 6 Ankimi administrativ 1. Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kundër vendimeve të ZPI. Ankesa i drejtohet komisionit i cili obligohet në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të ankesës të vendos dhe të njoftoi palën. 2. Komisioni formohet me vendim të Sekretarit te Përhershëm të MTI-së 3. Nëse komisioni nuk përgjigjet në afatin e caktuar ose kthen përgjigje me të cilën pala është e pakënaqur, pala mund të ngritë konflikt administrativ në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës brenda tridhjetë (30) ditësh. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The owner of a protected topography has commercial exploitation rights, including the ability to authorize or stop certain acts.
Neni 7 Kufizimi i të drejtave të mbrojtjes 1. Pronari i topografisë së mbrojtur ka të drejtat të shfrytëzimit tregtar përfshirë të drejtën e autorizimit apo të ndalimit të ndonjërës prej akteve të mëposhtme: 1.1. riprodhimi i topografisë, në kuptim apo formë; 3 1.2. importimi, shitja apo ndonjë formë tjetër e përhapjes së topografisë ose e produkteve që përfshijnë qarkun e integruar, i cili ka lidhje me topografinë respektive; 2. Të drejtat e parashikuara në paragrafin 1. të këtij neni nuk zbatohen në ndonjë koncept, proces, sistem, riprodhim me qëllim të analizimit, për qëllime mësimdhënie, inkorporim teknik në topografi, me përjashtim të vetë topografisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Topographies are protected when registered in the topography register, which ZPI keeps publicly available.
Neni 8 1. Një topografi konsiderohet e mbrojtur kur ajo regjistrohet në regjistrin e topografisë. 2. ZPI mban regjistrin e topografive të aplikuara dhe regjistrin e topografive të mbrojtura të cilët janë të hapur për publikun. 3. Të drejtat për pronarin e topografisë së mbrojtur hyjnë në fuqi në datat e mëposhtme: 3.1. data e depozitimit e aplikacionit për mbrojtje, në bazë të nenit 9 të këtij ligji; 3.2. data kur topografia respektive është tregtuar për herë të parë kudo në botë. 4. Të drejtat kanë afat deri në dhjet (10) vjet nga datat e mëposhtme: 4.1. fundi i vitit kalendarik, në të cilin topografia është tregtuar për herë të parë kudo në botë; 4.2. fundi i vitit kalendarik në të cilin kërkesa për mbrojtje është depozituar në formën e kërkuar nga ligji. 5. Të drejtat mund të humbasin edhe para periudhës së përcaktuar në paragrafin 4. të këtij neni, nëse nuk janë paguar tarifat në përputhje me ligjin ose pronari i së drejtës të topografisë së mbrojtur heq dorë me shkrim nga mbrojtja. 6. Në qoftë se një topografi nuk është shfrytëzuar komercialisht, të drejtat shfuqizohen pesëmbëdhjetë (15) vjet pas datës së fiksimit apo kodimit të parë nëse gjatë kësaj periudhe nuk është paraqitur aplikacioni për regjistrim. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kërkesa për regjistrimin e mbrojtjes së topografisë paraqitet me shkrim në ZPI, me një kërkesë të veçantë për çdo topografi, dhe duhet të përmbajë disa të dhëna dhe dokumente të caktuara.
Neni 9 Parashtrimi i Kërkesës 1. Procedura për regjistrimin e së drejtës së mbrojtjes fillon me parashtrimin e kërkesës në ZPI. 2. Kërkesa lidhur me topografit për të cilat është kërkuar mbrojtje duhet të dorëzohen me shkrim në ZPI. 3. Kërkesa përmban si vijon: 3.1. emërtimin e topografisë; 3.2. emrin dhe adresën e parashtruesit; 3.3. dukjen për topografinë të shoqëruara me pjesët e tyre; 3.4. një ekstrakt që përmban funksionet elektronike ose funksionet e një qarku të integruar; 3.5. materialin bazë të topografisë së mbrojtur; 4 3.6. një dokument të shkruar që vërteton datën kur topografia është shfrytëzuar për herë të parë komercialisht; 3.7. parashtruesi i kërkesës mund të deklarojë materialin e referuar në këtë nen, ose pjesë të tij, si sekret tregtar, materiali i cekur nuk është i hapur për publikun, ky nen nuk do të ketë efekt në rastin kur hapja e materialit bëhet me urdhër të gjykatës ose të autoritetit tjetër përgjegjës, në rastet kur kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave ekskluzive. 3.8. për çdo topografi depozitohet një kërkesë e veçantë. 4. Nuk mund të parashtrohet një kërkesë pas një periudhe dy (2) vjeçare nga data kur një topografi është shfrytëzuar për herë të parë komercialist. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If an application has deficiencies, the applicant gets 2 months from ZPI’s notice to fix them; if not fixed, the applicant is treated as having withdrawn and ZPI must notify them in writing and suspend the procedure.
Neni 10 Shqyrtimi i Kërkesës 1. Çdo kërkesë duhet të verifikohet nëse i plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji. Nëse konstatohen mangësi në kërkesë, atëherë parashtruesit duhet t’i jepet një afat kohor prej dy (2) muajsh nga dita e njoftimit nga ZPI. 2. Në rastin kur mangësitë janë përmirësuar brenda afatit të caktuat kohor, atëherë data e pranimit të kërkesës në ZPI duhet të cilësohet si data e paraqitjes së kërkesës. 3. Nëse parashtruesi i kërkesës dështon që të përmirësojë mangësitë në afatin e përcaktuar kohore të referuar në paragrafin 1. të këtij neni atëherë parashtruesi i kërkesës cilësohet se është tërhequr nga kërkesa. ZPI duhet ta njoftojë parashtruesin me shkrim dhe duhet të marrë vendim për të pezulluar procedurën. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: If the application meets the conditions in Articles 5 and 9, ZPI must register the topography and issue a registration certificate; the certificate must also be published in ZPI’s Official Bulletin within a deadline set by sublegal acts of the Ministry of Trade and Industry.
Neni 11 Regjistrimi i topografive 1. Në rastin kur kërkesa i plotëson të gjitha kushtet e referuara në nenin 5 dhe 9 të këtij ligji, atëherë topografia duhet të regjistrohet në Regjistrin e Topografive -në tekstin e mëtejmë Regjistër. 2. ZPI lëshon një certifikatë të regjistrimit me të dhënat e regjistrimit dhe e publikon në Buletinin Zyrtar të ZPI brenda një afati te caktuar kohor, afat i cili do te caktohet me akte nënligjore nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: ZPI must keep a register of topographies and the register is public, so anyone may request information or an extract from it.
Neni 12 Regjistri i Topografive 1. ZPI mbanë regjistrin me të dhënat e mëposhtme: 1.1. numri i regjistrimit të topografisë; 1.2. data e parashtresës se kërkesës dhe data e regjistrimit; 1.3. data dhe numri i vendimit të regjistrimit në regjistër; 1.4. emri i topografisë; 1.5. të dhënat e parashtruesit te kërkesës; 1.6. të dhënat e krijuesit; 5 1.7. datën e përdorimit të parë komercial të topografisë, nëse topografia tashmë është përdoruar në mënyrë komerciale; 1.8. të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar nëse e ka; 1.9. të dhënat për ndryshimet lidhur me bartjen e të së drejtës, licencën, deklaratën e anulimit, datën e kalimit të afatit të mbrojtjes, ndryshimet relevante lidhur me statusin ligjor të topografisë së regjistruar. 2. Regjistri është dokument publik në të cilin çdo person mund të kërkojë informata ose ndonjë ekstrakt nga përmbajtja e Regjistrit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A registration is invalid if the topography is not original, the application was not filed by an authorized natural or legal person, or the related depictions/material do not allow identification.
Neni 13 Pavlefshmëria e regjistrimit 1. Regjistrimi është i pavlefshëm nëse: 1.1. topografia respektive nuk është origjinale; 1.2. kërkesa nuk është parashtruar nga një person fizik apo juridik, i cili është i autorizuar për të drejtën e mbrojtjes; 1.3. dukjet dhe materiali lidhur me topografinë, nuk japin mundësi për identifikimin e tij. 2. Procedura për shpalljen e pavlefshëm të regjistrimit mund ta fillon ZPI sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të palës së interesuar, prokurorit duke u bazuar në kushtet e parapara në këtë nen. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The registered topography holder may mark products made with the registered topography with the letter ‘T’ while the protected topography rights continue.
Neni 14 Shënjimi Gjatë vazhdimit të të drejtave të topografisë së mbrojtur, bartësi i topografisë së regjistruar ka të drejtë që produktet e prodhuara me topografi të regjistruar të shënojë me shkronjën ‘T’. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The owner of topography rights must notify ZPI of any change to their name or address, and the changes must be entered in the register.
Neni 15 Ndryshimet në emrin dhe adresën e pronarit 1. Pronari i të drejtave të topografive obligohet që të njoftojë ZPI lidhur me çdo ndryshim eventual të emrit dhe adresës së tij. 2. Ndryshimet duhet të regjistrohen në Regjistër. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Rights in the topography may be transferred to third parties, but the transfer must be registered and announced on request, and the request must include a transfer document.
Neni 16 Bartja e të Drejtave të Topografisë 1. Të drejtat për topografit mund të barten të personat e tretë. 2. Sipas kërkesës së njërës nga palët, bartja duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin Zyrtar të Zyrës. Kërkesa duhet të shoqërohet nga një dokument i bartjes. 3. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët të drejtat mund të barten me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëm nëse palët pajtohen ndërmjet tyre. 4. Bartja e të drejtës së topografisë lidhur me palën e tretë është e vlefshme pasi që ajo të jetë regjistruar në Regjistër. 6 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The owner of a protected topography may grant a license to use it.
Neni 17 Licencimi 1. Pronari i një topografie të mbrojtur mund të lejoj përdorimin e saj duke lëshuar një licencë. 2. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët, atëherë një licencë duhet të lëshohet me pëlqimin e dhënë me shkrim nga të gjithë bashkëpronarët, ndërsa ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëm nëse palët pajtohen ndërmjet tyre. 3. Sipas kërkesës së njërës nga palët, lëshimi i licencës duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin Zyrtar të ZPI. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet një ekstrakt nga kontrata e licencës. 4. Licencimi lidhur me palën e tretë është i vlefshëm pasi që ai të jetë regjistruar në Regjistër. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Certain topography-related acts and ZPI services are subject to a fee, and the Minister of Trade and Industry may issue a sublegal act setting those tariffs on ZPI’s proposal.
Neni 18 Tarifat e topografisë 1. Përvetësimi i të drejtave në topografi, bartja e të drejtave të licencave ose çdo ndryshim tjetër në statusin ligjor të topografisë së mbrojtur dhe shpalljen e tyre në Buletinin Zyrtar të ZPI, qasjen në dosjet ose Regjistrin e Topografive dhe shërbime të tjera të ofruara nga ZPI lidhur me topografit, duhet t’i nënshtrohen taksës për pagesë në pajtim me tarifën. 2. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë me propozim të ZPI nxjerr akt nënligjor që përcakton tarifat për topografit te përcaktuara nga paragrafi 1. i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The holder of a protected topography right may ask for measures to stop further infringement, in addition to damage compensation. A natural or legal person who infringes the right is liable for the damage caused. The same rule also applies to the holder’s legal heirs.
Neni 19 Mbrojtja civilo-juridike 1. Bartësit të të drejtave të topografisë së mbrojtur të cilit i është cenuar e drejta mund të kërkon që bashkë me kompensimin e dëmit të kërkoj marrjen e masave me qëllim të pengimit të cenimit së mëtutjeshme të të drejtave. 2. Personi fizik apo juridik që cenon të drejtën nga topografia e mbrojtur përgjigjet për dëmin e shkaktuar sipas parimeve të përgjithshme mbi kompensimin e dëmit. 3. Dispozita nga paragrafi 1. i këtij neni zbatohen edhe tek trashëgimtarët juridik të bartësit të së drejtës së topografisë së mbrojtur. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A person whose rights were infringed may request compensation from the person who caused the damage.
Neni 20 Dispozitat ndëshkuese 1. Personit te cilit janë shkelur të drejtat mundet që në bazë të dëmit të shkaktuar të kërkoj qe personi i cili e ka shkaktuar atë, të përgjigjet për kompensimin e dëmit. 2. Shuma e kompensimit të demit përcaktohet në marrëveshje ndërmjet pronarit të së drejtës së topografisë të mbrojtur dhe personit i cili e ka shkaktuar atë. 3. Nëse nuk arrihet marrëveshja, masat ndëshkuese do të merren sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry must issue sub-legal acts to implement this law.
Neni 21 Dispozita kalimtare 7 Për zbatimin e këtij ligji, Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, nxjerr akte nënligjore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-165 10 qershor 2010 Shpallur me Dekretin DL-027-2010, datë 02.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-165 PËR PËRCAKTIMIN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in