LIGJI NR. 03/L-166 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKË
This is the preamble to Kosovo Law No. 03/L-166 on preventing and fighting cybercrime.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-166
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Kosovo Law No. 03/L-166 on preventing and fighting cybercrime. This article says the law aims to prevent and combat cybercrime, including detecting and sanctioning violations through computer systems, while respecting human rights and protecting personal data. This provision says the law applies in Kosovo to activities involving computer systems, including the storage of data and the methods and procedures for how and by whom data may be used. This article defines key terms used in the law, including cybercrime, computer system, computer data, service provider, traffic data, user data, security measures, child pornography materials, and interception. A person’s acts are treated as unauthorized if the person is not authorized by law or contract, exceeds the limits of authorization, or lacks permission from the competent and qualified person required by law for certain computer-system activities.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-166 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKË
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to Kosovo Law No. 03/L-166 on preventing and fighting cybercrime.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010 LIGJI Nr. 03/L-166 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to prevent and combat cybercrime, including detecting and sanctioning violations through computer systems, while respecting human rights and protecting personal data.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë me masa konkrete, parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve përmes sistemeve kompjuterike, duke ofruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të dhënave personale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies in Kosovo to activities involving computer systems, including the storage of data and the methods and procedures for how and by whom data may be used.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj aplikohet në territorin e Republikës së Kosovës në veprimtaritë e sistemeve kompjuterike. Është i aplikueshëm tërësisht në ruajtjen e të dhënave në sistemet kompjuterike si dhe sanksionon metodat dhe procedurat se si dhe nga kush këto të dhëna mund të përdoren - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including cybercrime, computer system, computer data, service provider, traffic data, user data, security measures, child pornography materials, and interception.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Krimi kibernetikë - një aktivitet kriminal të zhvilluar në rrjet që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të të dhënave kompjuterike. 1.2. Sistemi kompjuterik - çfarëdo mjeti ose montim të mjeteve të ndërlidhura apo që janë në lidhje operative, prej të cilave një ose më shumë ofrojnë të dhëna automatike që procesohen me anë të programeve kompjuterike. 1.3. Procesimi automatik i të dhënave - proces me anë të të cilit të dhënat në sistemin kompjuterik procesohen me anë të programeve kompjuterike. 1.4. Programi kompjuterik - grupin e udhëzimeve që mund të zbatohen përmes sistemit kompjuterik në mënyrë që të fitohen rezultatet e caktuara. 1.5. Të dhënat kompjuterike - çdo përfaqësim i fakteve, informatave apo koncepteve në atë formë që të mund të procesohen me sisteme kompjuterike. Kjo kategori përfshin çdo program të kompjuterit që mund të inicioj sistemet kompjuterike të kryej funksione të caktuara. 2 1.6. Ofrues i shërbimeve - çdo person fizik ose juridik, që shfrytëzuesve ua ofron mundësinë e komunikimit me sistem kompjuterik, si dhe personin, që i proceson ose që i mbledh të dhënat për këta ofrues të shërbimeve dhe për shfrytëzuesit e shërbimeve të ofruara prej tyre. 1.7. Të dhënat mbi trafikun e të dhënave - ato të dhëna kompjuterike që kanë të bëjnë me komunikimin që bëhet përmes sistemit kompjuterik dhe prodhimeve të tij, duke përfaqësuar një pjesë të zinxhirit të komunikimit, duke treguar origjinën e komunikimit, destinimin, linjën, kohën, datën, madhësinë, vëllimin dhe kohëzgjatjen, si dhe llojin e shërbimit të shfrytëzuar për komunikim. 1.8. Të dhënat mbi shfrytëzuesit - çdo informatë që mund të shpijë tek identifikimi i shfrytëzuesit, duke përfshirë llojin e komunikimit dhe shërbimin e shfrytëzuar, adresën e postës, adresën gjeografike, adresën e IP-së, numrat telefonik apo çfarëdo numri tjetër të qasjes dhe mjetet e pagesës për shërbimin përkatës si dhe çfarëdo të dhëne tjetër që mund të shpijë në identifikimin e shfrytëzuesit. 1.9. Masat e sigurisë – shfrytëzim i procedurave të caktuara, mjeteve ose programeve të specializuara kompjuterike me anë të të cilave qasja në sistemin kompjuterik është e kufizuar ose e ndaluar për kategoritë e caktuara të shfrytëzuesve. 1.10. Materialet pornografike me të mitur - çdo material që paraqet një të mitur apo një person të rritur i paraqitur si i mitur me një sjellje eksplicite seksuale apo imazhe të cilat, edhe pse nuk paraqesin person real, simulon, në mënyrë të besueshme një të mitur me sjellje eksplicite seksuale. 1.11. Interceptimi - marrjen, nxënien pa të drejtë të të dhënave nga persona të paautorizuar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A person’s acts are treated as unauthorized if the person is not authorized by law or contract, exceeds the limits of authorization, or lacks permission from the competent and qualified person required by law for certain computer-system activities.
Neni 4 Veprimet e paautorizuara 1. Sipas këtij ligji veprimet e personit cilësohen veprime të paautorizuara, nëse personi: 1.1. nuk është i autorizuar sipas ligjit ose kontratës; 1.2. i tejkalon kufijtë e autorizimit; 1.3. nuk ka leje nga personi kompetent dhe i kualifikuar, sipas ligjit, për të shfrytëzuar, administruar ose kontrolluar sistemin kompjuterik apo të kryej hulumtime shkencore në një sistem kompjuterik. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Several public bodies, service providers, NGOs, and civil society representatives must carry out cybercrime prevention activities, develop minimum security policies and standards, and run public information campaigns.
Neni 5 Parandalimi, siguria dhe fushatat informative 1. Në mënyrë që të sigurohen sistemet kompjuterike dhe mbrojtja e të dhënave personale, autoritetet dhe institucionet publike me kompetenca në këtë fushë, ofruesit e shërbimeve, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kryejnë aktivitete dhe programe për parandalimin e krimit kibernetikë. 2. Autoritetet dhe institucionet publike me kompetencë në këtë fushë në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve dhe organizatat joqeveritare si dhe përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile zhvillojnë politikat, praktikat, masat, procedurat dhe standardet minimale për sigurinë e sistemeve kompjuterike. 3. Autoritetet dhe institucionet publike me kompetenca në këtë fushë në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile organizojnë fushata informative mbi krimin kibernetikë dhe rreziqet për shfrytëzuesit e sistemeve të kompjuterit. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The justice and interior ministries must continuously maintain and update the cybercrime database. Other relevant institutions may use the database under the holder’s rules and procedures. The National Institute of Criminalistics must conduct periodic studies on cybercrime causes and conditions.
Neni 6 Mbajtja, plotësimi dhe shfrytëzimi i bazës së të dhënave 1. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme mbajnë dhe plotësojnë në mënyrë të vazhdueshme bazën e të dhënave mbi krimin kibernetikë. 2. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës dhe institucionet tjera relevante mundë të jenë shfrytëzues të bazës së të dhënave në përputhje me rregullat dhe procedurat e mbajtësit të bazës së të dhënave. 3. Instituti Kombëtar i Kriminalistikës kryen studime periodike në mënyrë që të identifikoj shkaktarët dhe kushtet që përcaktojnë dhe favorizojnë krimin kibernetikë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The listed ministries and the Kosovo Intelligence Service must develop special staff training programs to prevent and combat cybercrime.
Neni 7 Trajnimet dhe programet speciale Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit, Ministria e Shërbimeve Publike dhe Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës zhvillojnë programe speciale trajnuese për personelin me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit kibernetikë në përputhje me kompetencat që ushtrojnë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Pronarët dhe administratorët e sistemeve kompjuterike me qasje të kufizuar ose të ndaluar duhet të vendosin paralajmërim të qartë dhe automatik për përdoruesin.
Neni 8 Obligimet e pronarëve dhe administratorëve 1. Për një kategori sistemesh kompjuterike, në të cilat qasja është e kufizuar ose plotësisht e ndaluar, pronarët, administratorët e këtij sistemi, detyrohen ta rregullojnë që në mënyrë të qartë dhe automatike të paralajmërohet përdoruesi: me informacion, si dhe në çfarë kushtesh mund ta përdorë, ose se është i ndaluar përdorimi i këtij sistemi kompjuterik dhe për pasojat ligjore për qasje të paautorizuar. 2. Mosrespektimi i detyrimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, është kundërvajtje dhe kryesi i saj dënohet prej pesëqind (500) deri pesëmijë (5000) Euro. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Unauthorized access to computer systems is a criminal offense, punishable by imprisonment.
Neni 9 Veprat penale kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave të sistemeve kompjuterike 1. Qasja në mënyrë të paligjshme në sistemet kompjuterike është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri tre (3) vite. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet me qëllim të marrjes së të dhënave kompjuterike kryesi i saj dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vite. 3. Kur vepra penale nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni kryhet duke i shkelur masat e sigurisë së sistemeve kompjuterike, kryesi i saj dënohet me burgim prej tri (3) vite deri në pesë (5) vite. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Unauthorized interception of non-public computer data transmissions, or of electromagnetic emissions from computer systems carrying such data, is a criminal offence.
Neni 10 Interceptimi pa autorizim 1. Interceptimi pa autorizim i transmetimeve jopublike të të dhënave kompjuterike, nga, për, në, ose brenda një sistemi kompjuterik, është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej gjashtë (6) 4 muaj deri tre (3) vjet. Nëse kryhet nga pjesëtari i organizatës kriminale, kryesi i saj dënohet me burgim prej një (1) deri pesë (5) vite. 2. Interceptimi pa autorizim i emetimeve elektromagnetike nga sistemet kompjuterike, që mbajnë të dhëna jopublike kompjuterike, është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej një (1) deri pesë (5) vite. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Unauthorized changes to computer data and unauthorized data transfers are criminal offences, punishable by imprisonment.
Neni 11 Transferi i pa autorizuar 1. Ndryshimi, shlyerja, asgjësimi i të dhënave kompjuterike ose kufizimi i tyre pa autorizim është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej një (1) deri tre (3) vite. 2. Transferi i paautorizuar i të dhënave nga sistemet kompjuterike është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej tre (3) deri pesë (5) vite. 3. Transferi i paautorizuar i të dhënave nga baza e tyre me sisteme kompjuterike është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej tre (3) deri pesë (5) vite. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Serious disruption of computer systems by altering data or blocking unauthorised access is a criminal offence, punishable by imprisonment.
Neni 12 Pengimi i funksionimit të sistemeve kompjuterike Pengesat serioze për funksionimin e sistemeve kompjuterike, duke futur informata, duke bartur, ndryshuar, shlyer ose duke i shkatërruar të dhënat kompjuterike ose duke e kufizuar qasjen pa autorizim në të dhënat e tilla, është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri tre (3) vjet. Nëse kryhet nga pjesëtari i organizatës kriminale, kryesi i saj dënohet me burgim prej një (1) deri pesë (5) vite. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article criminalizes unauthorized production, sale, import, distribution, possession, and attempted use of computer tools or data meant to commit a criminal offence, with prison terms specified for each form.
Neni 13 Prodhimi, posedimi dhe tentativa e pa autorizuar 1. Prodhimi, shitja, importi, distribuimi ose ofrimi në dispozicion në çfarëdo forme, pa të drejtë, i pajisjes ose programit kompjuterik i dizajnuar dhe i adaptuar për qëllim të kryerjes së ndonjë vepre penale, do të dënohet me burgim prej një (1) deri në katër (4) vite. 2. Prodhimi, shitja, importi, distribuimi ose ofrimi në dispozicion, në çfarëdo forme, pa të drejtë, të fjalëkalimit, kodit të qasjes ose të dhënave të tjera kompjuterike që lejojnë qasjen e plotë ose të pjesshme në sistemin kompjuterik për qëllim të kryerjes së ndonjë vepre penale dënohet me burgim prej një (1) deri pesë (5) vite. 3. Posedimi, pa të drejtë, i pajisjes, programit kompjuterik, fjalëkalimit, kodit të qasjes ose të dhënave kompjuterike me qëllim të kryerjes së ndonjë vepre penale, dënohet me burgim prej një (1) deri gjashtë (6) vite. 4. Kryesi, për tentativë të kryerjes së veprës penale, sipas paragrafit 2 ose 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri një (1) vit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article makes unauthorized computer-data input, alteration, deletion, or access restriction a criminal offence when it leads to non-authentic data and is done to use that data to obtain a right. It also punishes attempts and gives a higher prison range if committed by a member of a criminal organization.
Neni 14 Veprat penale lidhur me kompjuterë 1. Futja e informatave, ndryshimi ose shlyerja pa autorizim e të dhënave kompjuterike ose kufizimi pa autorizim i qasjes në të dhëna të tilla, që rezulton në të dhëna joautentike, me qëllim të shfrytëzimit të 5 tyre për përvetësim të një të drejte, është vepër penale dhe kryesi i saj dënohet me burgim gjashtë (6) muaj deri tri (3) vite. Nëse kryhet nga pjesëtari i organizatës kriminale, dënohet me burgim prej një (1) deri pesë (5) vite. 2. Për tentativë të kryerjes së veprës penale, sipas këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri një (1) vit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Causing loss of property by manipulating computer data or interfering with a computer system is punishable by imprisonment; attempted commission is also punishable.
Neni 15 Shkaktimi i humbjes së pronës 1. Shkaktimi i humbjes së pronës tek një person tjetër duke futur informata, ndryshuar apo shlyer të dhënat e kompjuterit me anë të kufizimit të qasjes në të dhënat e tilla apo me ndonjë ndërhyrje në funksionimin e sistemit kompjuterik me qëllim të sigurimit të një përfitimi ekonomik për vete apo për dikë tjetër, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vite. 2. Për tentativë të kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri një (1) vit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
Neni 16 Pornografia me fëmijë përmes sistemeve kompjuterike 1. Personi, që kryen vepër penale sipas nën-paragrafëve 1.1 deri 1.5 të këtij paragrafi, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri tri (3) vite. Nëse cilësohet se është kryer në rrethana rënduese, kryesi dënohet prej një (1) deri dhjetë (10) vite. 1.1. prodhimin e pornografisë me fëmijë, me qëllim të shpërndarjes së tij nëpërmjet një sistemi kompjuterik; 1.2. ofrimin apo vënien në dispozicion të pornografisë me fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik; 1.3. shpërndarjen apo transmetimin e pornografisë me fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik; 1.4. prokurimin e pornografisë me fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik për vete apo për të tjerët; 1.5. zotërimin e pornografisë me fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik apo në mediume memoruese të të dhënave kompjuterike. 2. Kryesi i tentativës së veprës penale, nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri tri (3) vite. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: In urgent and justified cases, data preservation may be ordered for investigations or court proceedings, and service providers or data holders must preserve the data and keep it confidential.
Neni 17 Procedura e ndjekjes 1. Në rastet urgjente dhe plotësisht të arsyetuara, apo dyshime të bazuara në lidhje me përgatitjen ose kryerjen e veprës penale me anë të sistemeve kompjuterike, me qëllim të mbledhjes së dëshmive ose identifikimit të kryerësve, ruajtjes së shpejtë të të dhënave kompjuterike ose të të dhënave që i referohen të dhënave mbi trafikun e të dhënave, duke iu nënshtruar rrezikut të shkatërrimit ose ndryshimit, zbatohen dispozitat procedurale si vijon: 1.1. gjatë hetimit të krimit me kërkesë të organit hetues ruajtja e të dhënave urdhërohet nga prokurori, ndërsa gjatë procedurës gjyqësore me urdhër të gjykatës; 6 1.2. masa që i referohet paragrafit 1 të këtij neni vlen për periudhën kohore deri nëntëdhjetë (90) ditë, me mundësi të zgjatjes edhe për tridhjetë (30) ditë; 1.3. urdhri i prokurorit ose urdhri i gjykatës dërgohet, menjëherë, tek cilido ofrues i shërbimeve, apo tek ndonjë person që posedon të dhënat që i referohen nën-paragrafit 1.1 të këtij paragrafi, atëherë personi përkatës është i obliguar që ti ruaj shpejtë ato sipas kushteve të ruajtjes së fshehtësisë; 1.4. në rastin kur të dhënat i referohen trafikut të të dhënave që janë nën posedimin e disa ofruesve të shërbimeve, ofruesi i shërbimeve që i referohet nën-paragrafit 1.3 të këtij paragrafi është i obliguar që menjëherë t’i ofroj organit të hetimit të krimeve informatat e nevojshme për të identifikuar ofruesit e tjerë të shërbimeve për të qenë në dijeni mbi të gjitha elementet në zinxhirin e shfrytëzuar të komunikimit; 1.5. prokurori është i obliguar që deri në fund të hetimit t’i njoftoj me shkrim personat që janë nën hetime për krimet dhe të dhënat e të cilëve janë ruajtur. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The prosecutor may seek seizure of data-bearing items and order searches to gather evidence, while courts or the crime-investigation body may order copies when seizure would significantly disrupt the possessor’s activities.
Neni 18 Sekuestrimi, kopjimi dhe ruajtja e të dhënave 1. Për qëllimet e nenit 17 nën-paragrafi 1.2. prokurori propozon për sekuestrimin e objekteve, pajisjeve që përmbajnë të dhëna kompjuterike, të dhëna mbi trafikun e të dhënave, të dhëna mbi shfrytëzuesin, nga personi ose ofruesi i shërbimeve që i posedon ato, me qëllim të krijimit të kopjeve që mund të shërbejnë si dëshmi. 2. Nëse objektet, pajisjet që përmbajnë të dhëna i referohen të dhënave për organet e drejtësisë në mënyrë që të krijojnë kopje, sipas paragrafit 1 të këtij neni, urdhri i gjykatës për konfiskimin e detyruar i komunikohet prokurorit, i cili ndërmerr masa për ta përmbushur atë. 3. Kopjet sipas paragrafit 1 të këtij neni krijohen përmes mjeteve teknike programeve kompjuterike dhe procedurave që sigurojnë integritetin dhe sigurinë e informatave. 4. Prokurori në çdo kohë mund të urdhëroj kërkimin me qëllim të zbulimit ose mbledhjes së dëshmive të nevojshme për hulumtim të sistemit kompjuterik ose pajisjes kompjuterike për ruajtjen e të dhënave. 5. Nëse organi për hetimin e krimit ose gjykata konsideron se konfiskimi i objekteve që përmbajnë të dhëna të cilat i referohen paragrafit 1 ndikojnë shumë në aktivitetet e kryera nga personat që posedojnë këto objekte, urdhëron krijimin e kopjeve që do shërbenin si dëshmi dhe të cilat janë krijuar sipas paragrafit 3 të këtij neni. 6. Kur në rastin e hetimit të sistemit kompjuterik apo pajisjes së kompjuterit për ruajtjen e të dhënave mësohet se të dhënat e kërkuara kompjuterike janë të përfshira në një tjetër sistem kompjuterik ose në ndonjë pajisje tjetër kompjuterike për ruajtjen e të dhënave dhe që ofrohet qasja në to nga sistemi fillestar apo pajisje, mund të urdhërohet kryerja dhe kërkimi në mënyrë që të hulumtohen të gjitha sistemet kompjuterike ose pajisja kompjuterike për ruajtjen e të dhënave të kërkuara. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Organi i hetimit të krimeve mund të ndërmarrë qasje, nxënie ose incizim të komunikimeve vetëm me propozim të prokurorit dhe me ndihmën e personave të specializuar; personat e specializuar duhet të ruajnë fshehtësinë, dhe prokurori duhet t’i njoftojë me shkrim personat e prekur deri në fund të hetimit.
Neni 19 Qasja, nxënia ose incizimi i komunikimeve 1. Qasja në sistemin kompjuterik, si dhe nxënia ose incizimi i komunikimeve të kryera nga pajisjet e sistemeve kompjuterike ndërmerren kur janë të dobishme për të gjetur të vërtetën si dhe faktet ose identifikimin e kryerësve, e nuk mund të arrihen në bazë të dëshmive të tjera. 7 2. Masat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni ndërmerren me propozim të prokurorit nga organet e hetimit të krimeve me ndihmën e personave të specializuar, të cilët janë të obliguar të ruajnë fshehtësinë e operacionit të kryer. 3. Autorizimi që i referohet paragrafit 2 të këtij neni jepet për tridhjetë (30) ditë, për arsye të bazuar mund të shtyhet edhe për tridhjetë (30) ditë, ndërkohë që kohëzgjatja maksimale të mos kalojë periudhën prej katër (4) muajve. 4. Prokurori është i obliguar që deri në fund të hetimit të informoj me shkrim personat kundër të cilëve janë ndërmarrë masat e referuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Kosovar authorities must cooperate directly with counterpart institutions in other states and with specialized international organizations, while respecting the law and international legal instruments.
Neni 20 Bashkëpunimi ndërkombëtarë 1. Autoritetet kosovare bashkëpunojnë drejtpërdrejtë sipas dispozitave të ligjit duke respektuar obligimet që dalin nga instrumentet juridike ndërkombëtare, me institucionet homologe të shteteve tjera, si dhe me organizatat ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë. 2. Bashkëpunim sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të konsistojë, në ndihmën ndërkombëtare ligjore në çështjet penale, ekstradimin, identifikimin, bllokimin, konfiskimin, sekuestrimin e produkteve dhe mjeteve të kryerjes së veprës penale, kryerjen e hetimeve, shkëmbimin e informatave, ndihmën teknike apo mbledhjen e informatave, trajnimin e specializuar të personelit, si dhe aktivitete tjera. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Disa shtete, organizata dhe përfaqësues kosovarë mund të kryejnë hetime për krimin kibernetik në kushte të caktuara bashkëpunimi dhe marrëveshjesh.
Neni 21 Hetimet 1. Shtetet dhe organizatat tjera me kërkesën e tyre mund të kryejnë hetime në bashkëpunim me autoritetet kosovare për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në tërë territorin e Kosovës. 2. Hetimet e përgjithshme që i referohen paragrafit 1 të këtij neni kryhen në bazë të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale. 3. Përfaqësuesit e autoriteteve kompetente kosovare mund të kryejnë hetimet që kryhen në territorin e vendeve tjera në pajtim me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të vërë në dispozicion një pikë të përhershme kontakti për bashkëpunim ndërkombëtar në krimin kibernetik, dhe kjo pikë ka kompetenca për ndihmë, informim, urdhërim të ruajtjes së shpejtë dhe ekzekutim/ndihmë në rastet përkatëse.
Neni 22 Pika e kontaktit 1. Në mënyrë që të sigurohet një bashkëpunim i përhershëm ndërkombëtar në fushën e krimit kibernetikë, Qeveria e vë në dispozicion një pikë të përhershme kontakti. 2. Kjo pikë e përhershme kontakti ka kompetencat si vijon: 2.1. ofron ndihmë të specializuar dhe informata mbi legjislacionin në fushën e krimit kibernetikë si dhe informon pikat e kontaktit të shteteve tjera; 2.2. urdhëron ruajtjen e shpejtë të të dhënave si dhe konfiskimin e pajisjeve që përmbajnë të dhëna kompjuterike ose të dhëna që kanë të bëjnë me të dhënat mbi trafikun e të dhënave të kërkuara nga autoriteti kompetent i huaj; 2.3. ekzekuton ose ndihmon ekzekutimin, sipas dispozitave ligjore, në rastet e luftimit të krimit kibernetikë, duke bashkëpunuar me të gjitha autoritetet kompetente kosovare. 8 3. Qeveria në afat prej gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji me një akt nënligjor përcakton krijimin e pikës së kontaktit të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Foreign competent authorities may request expedited preservation of computer or traffic data in Kosovo through the contact point, and the preservation runs for 60 days.
Neni 23 Kërkesa për ruajtjen e përshpejtuar të të dhënave 1. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, autoritetet kompetente të huaja mund të kërkojnë nëpërmes pikës së kontaktit ruajtjen e përshpejtuar të të dhënave kompjuterike ose të dhënave që kanë të bëjnë me trafikun e të dhënave, që ekzistojnë brenda sistemit kompjuterik në territorin e Kosovës, në lidhje me të cilat autoriteti i huaj ka bërë kërkesë të ndihmës ndërkombëtare ligjore në çështjet penale. 2. kërkesa për ruajtje të përshpejtuar sipas paragrafit 1 përmban të dhënat në vijim: 2.1. autoritetin që kërkon ruajtjen; 2.2. një prezantim të shkurtër të fakteve që i nënshtrohet hetimit të krimit dhe baza ligjore; 2.3. të dhënat kompjuterike që kërkohen të ruhen; 2.4. çdo informatë në dispozicion, e nevojshme për identifikimin e pronarit të të dhënave kompjuterike dhe lokacionit të sistemit kompjuterik; 2.5. shërbimi i të dhënave kompjuterik dhe nevoja për ti ruajtur ato; 2.6. qëllimin e autoritetit të huaj për të formuluar një kërkesë të ndihmës ligjore ndërkombëtare në çështjet penale; 3. Kërkesa e ruajtjes ekzekutohet sipas nenit 17 për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditëve. Kjo ruajtje është e vlefshme deri sa vendimi të merret nga autoritetet kompetente kosovare, në lidhje me kërkesën e ndihmës ligjore ndërkombëtare në çështjet penale; - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When a request under Article 23(1) is being executed and a foreign provider is understood to hold traffic data, the cybercrime service must immediately notify the foreign requesting authority and share identifying information about that provider.
Neni 24 Ruajtja e të dhënave Nëse, në ekzekutimin e kërkesës së formuluar sipas nenit 23 paragrafi 1 të këtij ligji, një ofrues i shërbimeve në një vend tjetër është kuptuar të jetë në posedim të të dhënave në lidhje me trafikun e të dhënave, shërbimi për luftimin e krimit kibernetikë do të njoftoj menjëherë autoritetin kërkues të huaj mbi këtë, duke komunikuar gjithashtu të gjitha informatat për identifikimin e ofruesit përkatës të shërbimeve. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Një autoritet kompetent i huaj mund të aksesojë dhe të pranojë të dhëna kompjuterike të ruajtura në Kosovë, dhe mund të aksesojë edhe burime publike e të hapura pa kërkesë nga autoritetet kosovare, me kushte të caktuara.
Neni 25 Qasja në burimet e publike, të hapura 1. Autoriteti kompetent i huaj mund të ketë qasje dhe mund të pranoj, me anë të sistemit të vendosur në territorin e tij, të dhënat kompjuterike të ruajtura në Kosove, nëse ka miratimin e personit të autorizuar, sipas dispozitave ligjore, për të ofruar në dispozicion me anë të sistemit kompjuterik, pa bërë kërkesë nga autoritetet kosovare. 2. Autoriteti kompetent i huaj mund të ketë qasje në burimet publike, të hapura, kosovare të të dhënave kompjuterike duke mos bërë kërkesë tek autoritetet kosovare. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kosovo competent authorities may send necessary information and data to competent foreign authorities, while respecting personal data protection rules.
Neni 26 Dispozitat ligjore për dhënien e informatave dhe të dhënave, të nevojshme për autoritetet e huaja 9 Autoritetet kompetente kosovare mund të dërgojnë sipas detyrës zyrtare, tek autoritetet e huaja kompetente, duke respektuar dispozitat ligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, informatat dhe të dhënat, të nevojshme për autoritetet kompetente të huaja për të zbuluar veprat e kryera me anë të sistemit kompjuterik apo për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me këto krime. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: If this law conflicts with the Criminal Procedure Code, the Criminal Procedure Code applies.
Neni 27 Dispozitat përfundimtare Në rast të mospërputhjes së dispozitave të këtij ligji me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale vlejnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Revenues created under this law are paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 28 Të hyrat Të hyrat e krijuara sipas këtij ligji arkëtohen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L-166 10 qershor 2010 Shpallur me Dekretin DL-028-2010, datë 02.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-166 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in