LIGJI NR. 03/L-168 PËR TURIZMIN DHE SHËRBIMET TURISTIKE
This provision identifies Law Nr. 03/L-168 as the law on tourism and tourist services.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-168
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies Law Nr. 03/L-168 as the law on tourism and tourist services. This provision states that the law sets the principles, rules, and responsibilities for persons involved in organizing, operating, and providing tourist services, in line with tourism service standards. This article says the law covers relations involving public institutions and domestic or foreign natural and legal persons carrying out tourist activity, and it sets the rights and duties of participants in tourism. This article defines the main terms used in the law on tourism and hospitality. Tourist activities may be carried out by a registered subject, and by foreign natural and legal persons in accordance with this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-168 PËR TURIZMIN DHE SHËRBIMET TURISTIKE
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies Law Nr. 03/L-168 as the law on tourism and tourist services.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 66 / 17 MARS 2010 LIGJI Nr. 03/L-168 PËR TURIZMIN DHE SHËRBIMET TURISTIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1), Kreu IV të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR TURIZMIN DHE SHËRBIMET TURISTIKE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law sets the principles, rules, and responsibilities for persons involved in organizing, operating, and providing tourist services, in line with tourism service standards.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohen parimet rregullat, dhe përgjegjësitë e personave për organizimin, funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve turistike në pajtim me standardet e shërbimeve në lëminë e turizmit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers relations involving public institutions and domestic or foreign natural and legal persons carrying out tourist activity, and it sets the rights and duties of participants in tourism.
Neni 2 Fusha e zbatimit Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike, personave fizik dhe juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike, përcakton të drejtat e detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë ligj, përcakton format e promovimit të Republikës së Kosovës si vend turistik, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law on tourism and hospitality.
Neni 3 Përkufizime 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. ”Ministria”- Ministria për Tregti e Industri. 1.2. ”Ministër”- Ministri i Ministrisë për Tregti e Industri. 1.3. ”Veprimtari turistike”- çdo veprimtari apo shërbim qe ofrojnë subjektet e legalizuara në fushën e turizmit dhe hotelerisë. 1.4. ”Vend turistik”- vendi apo objekti me burime natyrore apo artificiale që ka kapacitete për të tërhequr vëmendjen e turistëve dhe ofron kushte për zhvillimin e veprimtarisë turistike. 1.5. ”Ciceron turistik” - personi fizik i autorizuar, që shoqëron vizitorët dhe u ofron informata lidhur me vlerat historike, kulturore e tjera sipas programit apo interesimit të vizitorëve. 1.6. ”Njësi akomoduese” - objekte të cilat ofrojnë shërbime të fjetjes. 1.7. “Hoteli”- objekti që ka jo më pak se gjashtë (6) dhoma për akomodim duke përfshirë ushqimin dhe fjetjen. 1.8. “Moteli” –objekti i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë pos vendosjes. 1.9. “Fshat turistik” - një strukturë e organizuar në formë fshati, me përqendrim të burimeve turistike, i klasifikuar në përputhje me standardet e miratuara për zhvillimin e turizmit e që gëzon privilegje të caktuara, sipas dispozitave të këtij ligji. 1.10. “Kampet” - vende të hapura në të cilat vendosja behët në tenda, kamp-shtëpiza si dhe kamp-karroceri. 2 1.11. “Pansioni” - shërbim në objekt hotelier i cili përfshinë shërbime të ushqimit dhe pijeve. 1.12. “Kompleks turistik” - një kompleks ndërtesash, të grupuara, si apartamente, vila, studio, ndërtesa të vogla me dy kate, që ofron për klientët akomodim dhe shërbime ndihmëse. 1.13. “Pronar i njësive akomoduese” - personi që zotëron, është pronar i autorizuar ose qiramarrës i një njësie akomoduese. 1.14. “Njësi jo akomoduese” - subjektet hoteliere të cilat ofrojnë shërbime ushqimi dhe pije por jo akomodim. 1.15. “Paketë turistike” - kombinim i parapërgatitur të jo më pak se dy nga këto në vazhdim, kur shiten ose ofrohen për shitje më një çmim përfshirës dhe kur shërbimi mbulon një periudhë më të gjatë se njëzet e katër orë ose përfshin akomodim gjate natës: Transport, Akomodimi, Shërbime të tjera turistike që nuk janë si ndihmëse të transportit apo strehimit dhe llogariten si një proporcion i rëndësishëm i paketës. 1.16. “Pikë turistike” - një destinacion i krijuar për një kohë të gjatë, i hapur për publikun për zbavitje, argëtim, çlodhje, interes të veçantë, edukim, disa ose të gjitha nga këto, që tërheq vizitorë, ditorë ose turistë. 1.17. “Restorant” - objekt i cili ofron shërbimet e furnizimit me ushqim, ku qëllimi kryesor është shitja e ushqimit për konsum, jashtë ose brenda lokalit. 1.18. ”Shërbime turistike” - shërbimet që u ofrohen turistëve nga subjektet turistike. 1.19. ”Subjektet turistike” –personat fizikë apo juridik që ushtrojnë veprimtaritë turistike të regjistruara sipas ligjit në fuqi. 1.20. ”Turizëm” – veprimtaritë e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm për jo më shumë se 1 vit radhazi për argëtim, punë dhe qëllime të tjera, që nuk lidhen me ushtrimin e ndonjë veprimtarie. 1.21. “Turist”- personi fizik si vizitor ose shfrytëzues i shërbimeve turistike që qëndron të paktën në një ndalesë për një natë në një vend turistik. 1.22. ”Ekskursionist” – një vizitor që udhëton për qëllime turizmi, pa kaluar natën në vendin që viziton. 1.23. ”Veprimtari hoteliere” - përgatitja e ushqimit, shërbimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe shërbimet e vendosjes. 1.24. ”Udhëtari” - personi që blen ose që pajtohet të blejë paketë-aranzhmanin turistik, udhëtimin turistik ose shërbimet turistike. 1.25. ”Programi i Ekskursionit” - kombinimi i të paktën dy shërbimeve të ofruara, që zgjatin më pak se 24 orë dhe që nuk përfshin bujtjen ose vendosjen. 1.26. ”Agjencia turistike organizatore” - agjenci turistike që organizon paketë aranzhmanin turistik dhe paketa udhëtimesh qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes ndërmjetësuesve/agjentëve të saj. 1.27. ”Agjencia turistike ndërmjetësuese” – agjenci turistike që shet ose blen paketë aranzhmanin që ka përpiluar organizatori i udhëtimit ose që ofron shërbime të tjera ndërmjetësimi të përcaktuara me këtë ligj. 1.28. “Komisioni”- Komisioni për shqyrtimin e ankesave. 1.29. “Licencë” - të drejtën për të ushtruar veprimtarinë turistike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Tourist activities may be carried out by a registered subject, and by foreign natural and legal persons in accordance with this law.
Neni 4 Veprimtaritë turistike 3 1. Veprimtari turistike mund të ushtroj subjekti, që e ka regjistruar veprimtarinë në organin kompetent. 2. Personat e huaj fizikë dhe juridikë mund të ushtrojnë veprimtari turistike në pajtim më këtë ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Tourism operators must display service terms, content and prices, issue proof of payment for services, keep a complaints book, respond within 15 days in the hotel operator context, and provide services according to applicable rules. The Ministry may set the form, content and keeping method of the complaints book by subordinate act.
Neni 5 1. Subjektet nga neni 4 i paragrafit 1 të këtij ligji që ushtrojnë veprimtari turistike kanë për detyrë: 1.1. të publikojnë saktësisht në vende të dukshme detajet e kushteve, përmbajtjes dhe çmimit të çdo shërbimi; 1.2. të japin për çdo shërbim të bërë dhe/ose të ofruar fatura, bileta ose vërtetim me numër që vërtetojnë marrjen e pagesës; 1.3. të mbajnë librin e ankesave në lokalet ku paguhen shërbimet; 1.4. drejtuesi i subjektit hotelier duhet që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh tu kthen përgjigje; 1.5. të ofrojnë shërbime turistike në pajtim me dispozitat dhe kërkesat që lidhen me fushën e tyre të veprimtarisë. 2. Ministria do ta përcaktojë me akt nënligjor formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së Librit të ankesave. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Named associations may occasionally organize non-profit tourist package arrangements for their members, and publication or advertising must be done only through internal information channels.
Neni 6 1. Klubet sportive, sindikatat, bashkësitë fetare, shoqëritë kulturoro-artistike, shoqatat e pensionistëve, (në tekstin e mëtejmë “Shoqatat”) kohë pas kohe mund të organizojnë paketa-aranzhmane turistike për anëtarët e vet, por që nuk kanë karakter fitimprurës. 2. Publikimi dhe reklamimi i paketë-aranzhmaneve turistike nga paragrafi 1 i këtij neni, do të kryhet vetëm me anë të mjeteve të brendshme të informimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A tourist agency must be established and registered only as a business entity, and it must provide travel services for tourists and organized groups for profit.
Neni 7 Agjencitë turistike Agjencia turistike themelohet dhe regjistrohet vetëm si subjekt afarist që ka për detyrë të ofrojë shërbime udhëtimi për turistë dhe grupe të organizuara, për qëllime fitimi, në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Disa tourism-related entities must use the protected sign only if they are the persons legal listed in Article 7, licensed travel agencies are required for certain package-tour arrangements, and tourist agencies may freely use common tourism terms like “Tours”, “Travel”, and “Reisen”.
Neni 8 1. Shenja “Agjencia e Turistike” duhet të përdoret ekskluzivisht nga personat juridikë të përmendur në nenin 7 të këtij ligji. 2. Agjencia turistike e përdor këtë shenjë si treguesin kryesor të veprimtarisë së saj. 3. Agjencia e turistike, krahas emrit të saj mund të përdorë lirisht edhe termat e zakonshme në afarizmin turistik, siç janë: “Tours”, “Travel”, ”Reisen”. 4. Të gjitha agjencitë turistike të cilat përdorin shenjat e përcaktuara në paragrafi 3 të këtij neni apo ofrojnë shërbimet turistike të përcaktuara me këtë ligj, janë të detyruar t`i nënshtrohen procesit të licencimit. 5. Institucionet, grupet e organizuara dhe shoqatat e ndryshme janë të detyruara që për organizimin e paketë aranzhmaneve turistike, të shfrytëzojnë vetëm agjencitë turistike të cilat janë të licencuara. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Agjencia turistike mund të ofrojë dhe ndërmjetësojë shërbime të caktuara turistike; personi fizik nuk mund t’i ofrojë ato shërbime sipas paragrafit 1.
Neni 9 1. Shërbimet e agjencisë turistike: 4 1.1. organizimi i paketë aranzhmaneve lidhja dhe zbatimi i kontratave për aranzhmanin paketë, organizimi i shëtitjeve, lidhja dhe zbatimi i kontratave për shëtitje; 1.2. organizimi i kongreseve; 1.3. ndërmjetësimi në lidhjen e kontratave për udhëtimin e organizuar (aranzhuan-paketë dhe shëtitje); 1.4. ndërmjetësimi i shërbimeve hoteliere (shitja dhe rezervimi i vendosjes/ akomodimit dhe shërbimeve tjera hoteliere); 1.5. ndërmjetësimi i shërbimeve të transportit (shitja e biletave të udhëtimit dhe rezervimi i vendeve për të gjitha mjetet e udhëtimit); 1.6. organizimi i pranimit dhe transferimi i udhëtarëve; 1.7. ndërmjetësimi në ofrimin e shërbimeve në forma të posaçme te ofertës turistike dhe hoteliere; 1.8. organizimi dhe ndërmjetësimi në ofrimin e shërbimeve të ciceroneve turistik, përcjellësve turistik; 1.9. përfaqësimi i agjencive turistike të huaja dhe vendore; 1.10. shpalljet turistike dhe materialet reklamuese; 1.11. ndërmjetësimi në lidhjen e kontratave për sigurimin e udhëtareve dhe bagazhit. 2. Përveç shërbimeve sipas paragrafit 1 të këtij neni, agjencia turistike mund të ofrojë edhe shërbime të tjera të ngjashme, në qoftë se këto shërbime janë definuar me procedurën e regjistrimit. 3. Personi fizik nuk mund të ofrojë shërbime të agjencisë turistike sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article classifies tourist agencies and requires the Ministry to issue a subordinate act within 90 days after the law enters into force.
Neni 10 Llojet e agjencive turistike 1. Sipas llojeve të shërbimeve që ofrojnë agjencitë janë: 1.1. Agjencia e udhëtimeve-organizatore e udhëtimeve dhe 1.2. Agjencia e udhëtimeve ndërmjetësuese (ose agjent udhëtimesh). 2. Ministria brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ka për detyrë të nxjerr aktin nënligjor me të cilin përcakton, kushtet që duhet t’i plotësojë agjencia turistike nga paragrafi 1 i këtij neni dhe për mënyrën e ofrimit të shërbimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Agjencia turistike duhet të shfaqë emrin, orarin dhe të dhënat e firmës, të mbajë konfidencialitetin e të dhënave të pasagjerëve, të ofrojë shërbimet e kontraktuara dhe të sigurojë udhëtarët gjatë udhëtimit dhe qëndrimit.
Neni 11 1. Krahas detyrimeve të përcaktuara me nenin 5 të këtij ligji, agjencia turistike ka për detyrë: 1.1. të vendos emrin e firmës në hyrjen e lokalit afarist të agjencisë turistike; 1.2. të afishojë orarin e punës në hyrjen e lokalit afarist ku ofron shërbimet e veta; 1.3. me kërkesë të shfrytëzuesve të shërbimeve, të deklarohet për cilësinë që ka në treg dhe llojin e autorizimeve, në qoftë se ai vepron si agjent për agjencitë e tjera; 1.4. të shënojë emrin e firmës dhe selinë në të gjithë materialin reklamues dhe promovues, si dhe në dokumentet afariste; 1.5. të ruajë konfidencialitetin e të dhënave të pasagjerëve dhe të mos i komunikojë askujt pa pëlqimin e tyre: adresën e pasagjerëve, vendin dhe kohën e udhëtimit, të qëndrimit, çmimin e paguar si dhe emrat e bashkë udhëtarëve, përveçse në rastet e përcaktuara me ligj; 5 1.6. të ofrojë udhëtarëve shërbimet e përcaktuara me kontratë; 1.7. t’i sigurojë udhëtarët nga lëndimet dhe humbja e bagazhit gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në vendin e destinacionit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A travel agency may provide tourist services only after obtaining a license from the Ministry.
Neni 12 Kushtet për ofrimin e shërbimeve të agjencisë së udhëtimeve 1. Agjencia turistike mund të ushtrojë veprimtarinë për ofrimin e shërbimeve turistike vetëm pasi të merr licencën nga Ministria. 2. Ministria ka për detyrë që brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës të nxjerr Vendim për plotësimin e kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Vendimi nga paragrafi 2 i këtij neni regjistrohet në Regjistrin e agjencive turistike, të cilin e mban Ministria. 4. Ministria nxjerrë akt nënligjor për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit sipas paragrafit 3 të këtij neni. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A tourism agency offering package tours, excursion programs, or passenger transport must use only transport means and hotel facilities where travelers and luggage are insured.
Neni 13 Agjencia e turistike që ofron shërbimet e paketë-aranzhmaneve turistike, programe ekskursionesh ose transport të udhëtarëve, duhet të përdorë vetëm ato mjete transporti dhe objekte hoteliere ku udhëtarët dhe bagazhi janë të siguruara. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Agjencitë turistike duhet t’i transportojnë udhëtarët me mjetet e veta ose me mjete të personave të regjistruar për transport udhëtarësh në Kosovë.
Neni 14 1. Agjencia e turistike është e detyruar që udhëtarët t`i transportojë me mjetet e veta të transportit ose të personave të tjerë fizikë dhe juridikë që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në Kosovë. 2 Në rastet kur Agjencionet turistike shfrytëzojnë mjete transportuese, në pronësi të personave të huaj juridikë dhe fizikë, duke marrë paraprakisht pëlqimin nga Ministria kompetente, përjashtohen nga paragrafi 1 i këtij neni . 3. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni nuk aplikohen për mjetet e transportit të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Tourist agencies organizing group trips must have at least one tourist companion during the trip for every group of 15 or more travelers; for certain group visits they must hire a tourist guide, with an exception for museums and other institutions.
Neni 15 1. Në qoftë se agjencia e turistike organizon udhëtime për grupe, është e detyruar që gjatë gjithë udhëtimit të ketë së paku një (1) shoqërues turistik, i cili i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj, për secilin grup prej pesëmbëdhjetë (15) apo më shumë udhëtarësh. 2. Në qoftë se agjencia e turistike nuk ka shoqërues turistik sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të punësojë një shoqërues profesionist për të ofruar këtë shërbim. 3. Për vizitat e grupeve në vendet turistike, në programin e të cilave është paraparë shëtitja, agjencia turistike është e detyruar ta angazhojë një ciceron turistik, me përjashtim të vizitave në muze dhe në institucionet e tjera, të cilët në këtë rast e kanë për detyrë ta sigurojnë ciceronin turistik ose ekspertin profesional. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The travel organizer must follow the approved tourism criteria, requirements, and travel program, and the ministry must set the program content and related conditions by subordinate act.
Neni 16 1. Agjencia turistike organizatore ka për detyrë të respektojë kriteret, kërkesat si dhe programin e përcaktuar për realizimin e udhëtimit turistik. 2. Ministria ka për detyrë që me akt nënligjor të rregullojë dhe përcaktojë përmbajtjen e programit, kushtet si dhe kërkesat tjera që dalin për realizimin e turizmit sipas llojit. 3. Programi i udhëtimit përmban në veçanti: 3.1. titullin e organizatorit të udhëtimit; 6 3.2. datën e marrjes së vendimit; 3.3. vendin dhe datën e fillimit dhe të mbarimit të udhëtimit dhe periudhën e qëndrimit me data, nëse qëndrimi është pjesë-pjesë; 3.4. të dhënat për llojin e transportit dhe karakteristikat e mjetit të transportit që shfrytëzohet; 3.5. të dhënat për llojin dhe vendndodhjen e objektit ku do të vendosen udhëtarët, kategorinë sipas dispozitave në fuqi të vendit ku ndodhet objekti, nivelin e standardit, si dhe llojin dhe mënyrën e shërbimit në objekt; 3.6. çmimin në total të udhëtimit dhe të shërbimeve të përfshira me atë çmim, si dhe shumat e taksave dhe të kompensimeve për shërbime të caktuara që nuk janë përfshirë në çmimin e udhëtimit; 3.7. numrin minimal të udhëtarëve, në qoftë se ky është kusht për realizimin e udhëtimit dhe afatin e fundit për njoftimin e udhëtarëve, në rast se anulohet udhëtimi; 3.8. organizatori i udhëtimit e ka për detyrë që udhëtarit t`ia bëjë të njohura kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe programin e udhëtimit. 4. Organizatori i udhëtimit e ka për detyrë që prindërve të fëmijëve t`jua bëjë të njohura kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe programin e udhëtimit kur merr përsipër organizimin e ekskursioneve shkollore, ose të udhëtimeve të tjera shkollore për fëmijët dhe për rininë shkollore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A tourist agency that directly serves travelers must have an office/business premises.
Neni 17 1. Agjencia e turistike që drejtpërdrejt i bënë shërbime udhëtarit, duhet ta ketë lokalin afarist-zyre. 2. Ministria, me akt nënligjor do të përcaktojë dhe verifikojë kushtet minimale teknike që duhet t`i plotësojë zyra për secilin lloj të agjencisë turistike. 3. Zyre, nuk konsiderohet lokali afariste që njëkohësisht shërben edhe për banim. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A tourism agency that sells packages and excursion programs directly must have at least one employed office director who meets the law’s conditions.
Neni 18 1. Agjencia turistike që shet drejtpërdrejt paketë aranzhmanët dhe programet e ekskursioneve, duhet të ketë të pakën një drejtues të punësuar në zyre, që i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj. 2. Drejtuesi i zyrës, përgjigjet për punën e zyrës në pajtim me këtë ligj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The office director must meet specified qualifications, and the Ministry must issue the exam program, commission composition, and exam method.
Neni 19 1. Drejtuesi i Zyrës duhet t`i plotësojë këto kushte: 1.1. të ketë të paktën përgatitjen e mesme profesionale; 1.2. të ketë të paktën tre vjet përvojë pune në veprimtarinë turistike; 1.3. ta njohë gjuhën angleze ose një tjetër gjuhë botërore; 1.4. ta ketë dhënë provimin profesional. 2. Provimi profesional për drejtues të zyrës jepet para komisionit profesional, të cilin e formon Ministria. 3. Provimi profesional për drejtues të zyrës jepet sipas programit të caktuar për provim. 4. Programi i provimit nga paragrafi 3 i këtij neni duhet të bëhet publike. 5. Ministria duhet të nxjerrë programin e provimit për drejtues të zyrës turistike, përbërjen e komisionit të provimit si dhe mënyrën e dhënies së provimit sipas paragrafit 3 dhe 4 të këtij neni. Personi që e jep provimin merr certifikatën. 7 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The organizing travel agency must secure a bank guarantee for each travel package and compensate travelers, with payment due no later than 30 days after a complaint.
Neni 20 1. Agjencia turistike organizatore, e ka për detyrë që për çdo paketë aranzhman, të sigurojë garancion bankar për të zhdëmtuar udhëtarët për: 1.1. shpenzimet e krijuara, në qoftë se agjencia turistike nuk i ofron shërbimet e kontraktuara; 1.2. dëmet që janë pasojë e mosplotësimit në tërësi të programit sipas llojit, sasisë, cilësisë dhe mënyrës së parashikuar në program; 1.3. agjencia turistike-organizatore, ka për detyrë që të sigurojë garancionin bankar në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro; 1.4. agjencia turistike organizatore, e ka për detyrë të zhdëmtojë udhëtarin në afatin e përcaktuar me kushtet e përgjithshme të udhëtimit ose me programin e udhëtimit, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, nga dita kur udhëtari ka bërë ankesën. 2. Agjencia turistike-organizatore nuk mban përgjegjësi ndaj udhëtarit për dëmet nga paragrafi 1 i këtij neni, në qoftë se: 2.1. vërtetohet se lëshimet për mos ofrimin e shërbimeve të kontraktuara i ngarkohen udhëtarit; 2.2. lëshimet e paparashikuara dhe të paevitueshme i ngarkohen personit të tretë, i cili nuk ka marrë pjesë në realizimin e shërbimeve të kontraktuara; 2.3. lëshimet janë pasojë e veprimit të fuqisë madhore (ngjarjet e paparashikuara) në të cilat ai që thirret në to nuk ka ndikim dhe pasojat janë të pashmangshme edhe nëse tregohet kujdesi i nevojshëm, (kjo përjashton rastin e tejkalimit të kapaciteteve të lejuara nga agjencia), ose të ndonjë ngjarjeje tjetër, të cilën agjencia turistike ose ai që i bën shërbimet, nuk kanë mundur t`i parashikojnë ose t`i mënjanojnë, edhe pse kanë treguar kujdesin e nevojshëm; 2.4. në rastet e parashikuara në paragrafin 2 nën-paragrafi 3 i këtij neni, agjencia turistike organizatore, duhet të kujdeset që t`i ndihmojë udhëtarit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The organizer of a турист agency must give the traveler a certificate when the traveler pays for the travel package.
Neni 21 Agjencia turistike organizatore duhet t`ia japë udhëtarit, kur e paguan shumën për paketë aranzhmanin turistik, vërtetimin që i mundëson realizimin e drejtpërdrejtë të së drejtës së kompensimit sipas nenit 20 paragrafi 1 i këtij ligji nga depozita në para të gatshme nga banka. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A tourism agency’s activity/service stops if it deregisters, operates contrary to law, its licence is later found to have been issued on false data or forged documents, or the competent authority withdraws the licence and imposes a ban on its services.
Neni 22 1. Agjencisë turistike i pushohet puna: 1.1. me çlajmërimin e veprimtarisë; 1.2. nëse nuk e ushtron veprimtarinë në pajtim me ligj; 1.3. në qoftë se Ministria më vonë vërteton se licenca është lëshuar në bazë të të dhënave të pavërteta ose dokumenteve të falsifikuara; 1.4. për shkak të heqjes së licencës nga autoriteti kompetent dhe marrjes së masës ndaluese për shërbimet e agjencisë turistike. 2. Për shuarjen e shërbimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria nxjerr një vendim, bazuar në njoftimin nga agjencia turistike. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry issues work permits for tourist guides, tourist animators, and tourist companions, and applicants must have accredited professional training.
Neni 23 Shërbimet e ciceronit turistik, animatorit turistik dhe shoqëruesit turistik 8 1. Ministria lëshon lejen e punës për: 1.1. Ciceronin Turistik 1.2. Animatorin Turistik 1.3. Shoqëruesin Turistik 2. Personi për Ciceron Turistik, Animator Turistik apo Shoqërues Turistik duhet të ketë përgatitje profesionale të fituar nga Institucioni arsimor përkatës i akredituar nga Ministria e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë. 3. Kushtet për marrjen e lejes së punës përcaktohen me akt nënligjor që e nxjerr Ministria, përveç kushtit që rregullohet me paragrafin 2 të këtij neni. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Minister may, by subordinate act, set the status and the rules for regulation, equipment, maintenance, and use of ski areas.
Neni 24 Terrenet e skijimit Ministri me akt nënligjor i përcakton statusin, kushtet e rregullimit, pajisjes, mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit të terreneve të skijimit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A village household member may provide rural tourism/hospitality services if they have decided to do so; the Minister issues a subordinate act setting the service conditions.
Neni 25 Turizmi rural 1. Turizëm rural, në kuptim të këtij ligji, mund të organizohet në një ekonomi shtëpiake e cila është e organizuar si ekonomi turistike rurale për pushim dhe rekreacion. 2. Shërbimet turistike nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t`i bëjë anëtari i ekonomisë shtëpiake në fshat, i cili e ka marrë vendimin për ofrimin e shërbimeve hoteliere në ekonominë shtëpiake në fshat. 3. Kushtet për ofrimin e shërbimeve në turizmin rural përcaktohen me akt nënligjor që e nxjerr Ministri. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Young people may carry out youth tourism in hotels or youth facilities, including camps, schools, and student/youth houses.
Neni 26 Turizmi rinor Të rinjtë mund të realizojnë turizëm rinor në hotele apo objekte për të rinjtë (kampe, shkolla, shtëpi për student dhe të rinjtë), duke përfshirë programe kulturo-artistike zbavitëse, sportive, arsimore dhe rekreative. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Hunters may carry out hunting tourism and are entitled to provide related services.
Neni 27 Turizmi i gjuetisë Gjuetarët mund të realizojnë turizëm gjuetarësh të cilët kanë të drejtë në ofrimin e shërbimeve duke përfshirë organizimin, vendosjen, dhënien në shfrytëzim të pajisjeve dhe shërbimeve tjera të zakonshme dhe specifike për realizimin e turizmit të gjuetisë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Institutions may carry out congress-related tourism activities, and the Minister issues the subordinate act that sets the service conditions.
Neni 28 Turizmi kongresial 1. Institucionet mund të realizojnë turizëm me karakter shkencor, politik, profesional, kulturor, sportiv e zbavitës duke shfrytëzuar të drejtën në shfrytëzimin e shërbimeve për organizim, vendosje dhe realizim të qëllimit turistik duke përfshirë edhe aktivitetet tjera përcjellëse. 2. Kushtet për ofrimin e shërbimeve të llojeve të turizmit të përcaktuara në nenet 25, 26, 27 dhe 28 përcaktohen me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry may set mandatory conditions and the way special tourist services are provided.
Neni 29 Shërbimet turistike në format e tjera të turizmit 1. Shërbime turistike mund të ofrohen edhe në forma tjera të turizmit, si turizëm shëndetësor, sportiv, fetar. 9 2. Ministria për shërbimet e veçanta nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të përcaktojë kushtet e detyrueshme dhe mënyrën e ofrimit të tyre. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Hotel activity is carried out in a business premises and in an intended, regulated, and equipped environment for providing hotel services.
Neni 30 Veprimtaria hoteliere turistike Veprimtaria hoteliere ushtrohet në objektin afarist dhe në mjedisin e destinuar, të rregulluar dhe të pajisur për ofrimin e shërbimeve hoteliere. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Hotel objects must be classified and categorized, and the Ministry issues the category decision.
Neni 31 1. Klasifikimi dhe kategorizimi i objekteve hoteliere është i obliguar: 1.1. me anë të kategorizimit bëhet vlerësimi i standardeve të infrastrukturës dhe i shërbimit të objekteve hoteliere. Shenja për kategorizim është ylli. 1.2. objektet hoteliere që i nënshtrohen klasifikimit dhe kategorizimit nga ministria, vlerësohen si vijon: 1.2.1. hotelet, me një deri me pesë (5) yje; 1.2.2. motelet, me një deri me tre (3) yje; 1.2.3. bujtinat-pansionet, standarde dhe komfore; 1.2.4. fshati turistik me vila, kategorizohen me një deri në katër (4) yje; 1.2.5. fshati turistike me bungalou, me një deri në tre (3) yje; 1.2.6. kampingu, me një deri në tre (3)yje. 2. Klasifikimi dhe kategorizimi i objekteve hoteliere, si dhe procedurat e marrjes së vendimit për lëshimin e certifikatës së kategorizimit përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. 3. Kategoria e objektit hotelier përcaktohet me vendimin që lëshon Ministria me kërkesë të subjektit hotelier. 4. Akti i përcaktimit të kategorisë së objektit hotelier nga paragrafi 2 i këtij neni, miratohet brenda afatit prej dyzetepesë (45) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës për përcaktimin e kategorisë. 5. Kundër vendimit sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të ushtrohet ankesë, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të vendimit, përmes këtij organi në komisionin për shqyrtimin e ankesave. 6. Kundër vendimit përfundimtar, në procedurë administrative, pala e pakënaqur mund të inicioj padi pranë gjykatës kompetente për konflikt administrativ. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Ministry must review and reclassify hotel and tourist objects every four years, issue a decision, and register that decision in the relevant register.
Neni 32 1. Ministria, për çdo katër (4) vite duhet të bëjë rivlerësimin dhe rikategorizimin e objekteve hoteliere e turistike. 2. Për rikategorizimin e objekteve sipas paragrafit 1 të këtij neni, Ministria lëshon vendim që duhet të regjistrohet në regjistrin përkatës. 3. Në qoftë se vërtetohet se objekti për vendosje nuk i plotëson më kushtet për llojin dhe kategorinë e përcaktuar, me vendim përcaktohet lloji dhe kategoria e re e objektit hotelier. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Hotel objects are assigned a director, may use certain hotel-service titles under stated conditions, and hotel businesses must not serve alcoholic drinks to customers under 18.
Neni 33 1. Objekti hotelier mund ta ketë titullin-firmën e një lloji të objektit hotelier, në varësi nga lloji i shërbimeve që kryesisht ofrohen në objekt. 10 2. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, objekti hotelier mund ta ketë titullin e dy llojeve të shërbimeve të objekteve hoteliere, në qoftë se për secilin lloj i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore. 3. Titulli i llojit të objektit hotelier mund të ndryshohet, në qoftë se plotësohen kushtet e parashikuara për ofrimin edhe të llojeve të tjera të shërbimeve në objektin hotelier. 4. Për secilin objekt hotelier, caktohet drejtues i objektit hotelier. 5. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, objekti hotelier mund ta ketë një drejtues të afarizmit, i cili menaxhon më shumë se një objekt hotelier për vendosje si: apartamente, dhoma që jepen me qira dhe shtëpi pushimi. 6. Subjektit hotelier i ndalohet ofrimi i shërbimit me pije alkoolike klientit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The tourism and hospitality inspectorate supervises implementation of this law.
Neni 34 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e bënë inspekcioni për turizëm dhe hoteleri në kuadër të inspektoratit të tregut. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for a range of tourism-related violations, including improper package arrangements, missing permits, unsafe passenger transport arrangements, and failing to meet service conditions.
Neni 35 Dispozitat ndëshkuese 1 Personi juridik për kundërvajtje gjobitet me shumën prej njëmijepesëqind (1.500) deri në katërmijepesëqind (4.500) Euro nëse: 1.1. organizon paketë-aranzhman turistik për personat që nuk janë anëtarë të tij, ose nëse aranzhmanet nuk janë periodike, nëse ofrohen me qëllim fitimi, ose në qoftë se kompania i reklamon këto arranzhmane jashtë mjeteve të veta të informimit dhe të njoftimi, përveç lajmërimeve që marrin anëtarët e shoqatës (neni 6 i këtij ligji); 1.2. nuk i plotëson kushtet e parapara në këtë ligj për llojin e caktuar të agjencisë turistike ose nuk i ofron shërbimet në mënyrën e përcaktuar, ose ofron shërbime të atij lloji të agjencisë turistike për të cilin nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 9 i këtij ligji); 1.3. ushtron veprimtarinë turistike si dhe bënë transportimin e udhëtarëve në kundërshtim me nenin 11 apo 12 të këtij ligji. 1.4. transportin e udhëtarëve nuk e bënë me mjetet e veta të transportit, ose me mjetet e transportit në pronësi të personave të tjerë fizikë dhe juridikë që janë regjistruar për të ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, dhe që nuk kanë kontratë për shfrytëzimin e mjeteve (neni 13 i këtij ligji ); 1.5. drejtpërdrejt i ofron shërbime udhëtarit, por nuk ka zyre ose zyra nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 16 i këtij ligji); 1.6. nuk e siguron shfrytëzimin e paket-aranzhmanit turistik ose kompensimin e dëmit për shkak të shpenzimeve të krijuara, ose nuk siguron garancion për secilin paketë-aranzhman turistik në bankë, ose në shoqërinë e sigurimeve (neni 20 paragrafi 1 nen-paragrafi 1.3 i këtij ligji); 1.7. udhëtarit që paguan shumën për paketë-aranzhman turistik, nuk i jepet letra me vlerë për realizimin e qëllimit sipas nenit 21 të këtij ligji. 1.8. ofron shërbimin e ciceronit turistik, por nuk e ka lejen nga neni 23 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 i këtij ligji; 1.9. ofron shërbimin e animatorit turistik, por nuk e ka lejen nga neni 23 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij ligji: 1.10. ofron shërbime turistike në terrenin e skijimit, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 24 i këtij ligji); 11 1.11. ofron shërbime turistike në turizmin rural, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 25 i këtij ligji); 1.12. ofron shërbime turistike në turizmin për rininë, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 26 i këtij ligji); 1.13. ofron shërbime turistike në turizmin e gjuetisë, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 27 i këtij ligji); 1.14. ofron shërbime turistike në turizmin kongresial, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 28 i këtij ligji); 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik si dhe personi përgjegjës ose drejtuesi në personin juridik dënohen me gjobën prej dyqindepesëdhjetë (250) deri në shtatëqindepesëdhjetë (750) Euro. 3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.4 e këtij neni, krahas gjobës i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e marrjes së mjeteve të transportit me të cilat është bërë kundërvajtja. 4. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.4 të këtij neni, inspektori shqipton masën e dënimit për personin juridik dhe drejtuesin në vendin ku bëhet kundërvajtja, me gjobë në shumë prej njëqind (100) Euro. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets fines for a legal person in tourism-related operations if it fails to meet listed compliance duties, and it also fines a natural person/responsible person for one listed offence and allows an inspector to fine on the spot.
Neni 36 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijepesëqind (1.500) Euro dënohet për kundërvajtje personi juridik, në qoftë se: 1.1. në lokalet ku shiten shërbimet nuk e mban Librin e ankesave ose nuk e mban në formën, përmbajtjen dhe mënyrën e paraparë me ligj ose në afatin prej 3 ditësh nuk i kthen përgjigje secilës ankesë (neni 5 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 i këtij ligji); 1.2. nuk e shpalos shenjën “Agjenci turistike” sipas nenit 8 të këtij ligji; 1.3. nuk e vendos në hyrje të lokalit afarist tabelën në të cilën është shënuar firma e agjencisë së udhëtimeve (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 i këtij ligji); 1.4. në hyrje të lokalit afarist, ku drejtpërdrejt i shet shërbimet e veta nuk e afishon orarin e punës (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij ligji); 1.5. me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimeve nuk deklarohet për cilësinë në treg dhe vëllimin e autorizimeve, në qoftë se i përfaqëson agjencitë e tjera të udhëtarëve (neni 12 paragrafi 1 nën- paragrafi 1.3 i këtij ligji); 1.6. në të gjitha materialet reklamuese dhe promovuese, si dhe në të gjitha dokumentet afariste, dukshëm nuk e vendos firmën dhe selinë (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.4 i këtij ligji); 1.7. nuk i ruan si sekret afarist gjithë sa di për udhëtarin (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.5 i këtij ligji); 1.8. nuk ofron shërbimet turistike të përcaktuar me kontratë ose nuk i ofron ato me cilësi (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.6 i këtij ligji); l.9. nuk i ofron udhëtarit edhe siguracionin e nevojshëm nga lëndimet, sëmundja, vdekja dhe humbja e bagazhit gjatë udhëtimit dhe qëndrimit (neni 11 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.7 i këtij ligji); 1.10. për secilin paketë aranzhman turistik ose udhëtim që organizon, nuk e boton programin me përmbajtjen nga neni 16 të këtij ligji, ose në qoftë se para se ta lidhë kontratën për organizimin e udhëtimit, ose të shfrytëzimit të shërbimeve të tjera, nuk e vë në qarkullim programin, prospektin ose katalogun (paragrafi1 i nenit 16 i këtij ligji); 12 1.11. organizon udhëtime grupore, por nuk siguron të paktën një shoqërues turistik që i plotëson kushtet ligjore për çdo grup prej pesëmbëdhjetë (15) apo më shumë udhëtarësh, ose nuk siguron punëtorin profesional që është i aftësuar për punë në veprimtarinë turistike, ose nuk siguron shoqërues turistik që i plotëson kushtet ligjore, ose për vizitat grupore të vendeve turistike për të cilat në program është paraparë soditja e tyre, nuk angazhon ciceron turistik që është i autorizuar për ofrimin e shërbimit të ciceronit në atë vend turistik (neni 15 i këtij ligji); 1.12. shet paketë aranzhmane turistike dhe programe ekskursioni, ndërsa nuk ka në zyre të paktën një të punësuar, i cili i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj (neni 18 paragrafi 1 i këtij ligji); 1.13. ofrimin e punëve të ciceronit turistikë ia beson personit që nuk i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj (neni 23 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 i këtij ligji); 1.14. i ofron shërbimet e shoqëruesit turistik, por nuk i plotëson kushtet nga neni 23 paragrafi 1 i këtij ligji, ose duke i ofruar shërbimet e shoqëruesit turistik nuk e mbanë me vete vërtetimin e provimit të dhënë për shoqërues turistik (neni 23 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 i këtij ligji); 1.15. gjatë kohës që ofron shërbimet e animatorit turistik, nuk i plotëson kushtet e parashikuara nga neni 23 i këtij ligji dhe nuk e ka me vete vërtetimin e provimit të dhënë për animator turistik (neni 23 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij ligji). 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1.1 i këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës në personin juridik, dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri në katërqindepesëdhjetë (450) Euro. 3. Për kundërvajtjen nga paragrafi 1 i këtij neni inspektori dënon personin përgjegjës dhe drejtuesin në personin juridik në vendin e kundërvajtjes, me gjobë prej njëqind (100) Euro. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If the violations in Articles 35 and 36 are committed again within 2 years, a physical or legal person is also banned from carrying out tourism activity for 1 year.
Neni 37 Për kundërvajtjet e parapara me nenet 35 dhe 36 të këtij ligji që bëhen për herë të dytë, në afat prej dy (2) vjetësh nga plotë fuqishmëria e vendimit për kundërvajtjen e dënuar me gjobë, personit fizik ose juridik i shqiptohet edhe masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë turistike për një kohëzgjatje prej një (1) viti. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Hotel businesses can be fined if the hotel object does not meet legal and technical requirements.
Neni 38 1. Me gjobë prej njëmijepesëqind (1.500) deri në katërmijepesëqind (4500) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti hotelier, në qoftë se: 1.1. objekti ku ofrohen shërbimet hoteliere nuk i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet tjera nënligjore (neni 31 paragrafi 1 dhe 2 i këtij ligji); 1.2. objekti hotelier nuk i plotëson kushtet minimale teknike nga aspekti: 1.1.1. i rregullimit, pajisjeve dhe mirëmbajtjes, 1.1.2. i ofrimit së shërbimeve për atë lloj të objektit hotelier, 1.1.3. i kushteve lidhur me personelin e punësuar, 1.1.4. i mos përmbushjes së kushteve sanitare; 1.1.5. i mos përmbushjes së ndonjë nga elementet dhe kriteret për llojin e përcaktuar të objektit hotelier, 1.1.6. ose në qoftë se llojin dhe kategorinë e objektit hotelier nuk e shënon në mënyrën e parashikuar sipas nenit 31 të këtij ligji. 1.3. objekti hotelier nuk i plotëson më kushtet e përcaktuara sipas nenit 31 paragrafi 3 i këtij ligji. 2. Për kundërvajtjet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik si dhe personi përgjegjës ose drejtuesi në personin juridik, dënohet me gjobë prej dyqind (200) deri gjashtëqind (600) Euro. 13 3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, inspektori dënon personin përgjegjës dhe drejtuesin në personin juridik në vendin e kundërvajtjes, me gjobë prej njëqind (100) Euro. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A hotelier or other persons covered by article 4 may be fined 500 to 1,500 Euro if they serve alcoholic drinks to a guest under 18.
Neni 39 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro dënohet për kundërvajtje subjekti hotelier ose personat e tjerë nga neni 4 i këtij ligji në qoftë se: 1.1. E shërben me pije alkoolike mysafirin më të ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç (neni 33 paragrafi 6 i këtij ligji). - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: If a hotel business has a final conviction within the last two years for the misdemeanors in Articles 38 and 39, the Ministry may also impose a protective ban on providing hotel services for up to one year, in addition to the fine.
Neni 40 Nëse me rastin e shqiptimit të dënimit për kundërvajtje nga neni 38 dhe 39 të këtij ligji, konstatohet se subjekti hotelier brenda dy (2) viteve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të plotfuqishëm për kundërvajtje të paraparë me nenet e mësipërme, krahas dënimit me të holla, do ti shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të ofrimit së veprimtarisë hoteliere në kohë zgjatje deri një vit me Vendim të Ministrisë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 2004/16 on Hospitality and Tourism Activities and all subordinate acts made under that law.
Neni 41 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen ne fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr.2004/16 “Për Veprimtaritë Hoteliere dhe Turistike” si dhe të gjitha aktet nënligjore të nxjerra sipas Ligjit nr.2004/16. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 42 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-168 11 shkurt 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-009-2010, datë 02.03.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-168 PËR TURIZMIN DHE SHËRBIMET TURISTIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in