LIGJI NR. 03/L–170 PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
This is the preamble of a Kosovo law on customs measures for protecting intellectual property rights.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-170
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of a Kosovo law on customs measures for protecting intellectual property rights. This provision says Customs handles goods suspected of infringing intellectual property rights and sets measures for such goods when infringement is found. This article defines key terms used in the law, including intellectual property rights, infringing goods, right holders, the Customs and Excise Code, customs authorities, and the minister. Customs may stop or release goods suspected of infringing intellectual property rights, must notify the right holder and also notify the declarant or owner, and may ask the right holder for information. The rights holder may ask Customs in writing to take action when goods fall within the situations in Article 1(1).
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L–170 PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of a Kosovo law on customs measures for protecting intellectual property rights.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 64 / 01 SHKURT 2010 Ligji Nr. 03/L - 170 PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says Customs handles goods suspected of infringing intellectual property rights and sets measures for such goods when infringement is found.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon procedurat për veprim nga Dogana për mallrat të cilat janë të dyshimta për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale në situatat kur mallrat janë: 1.1. Të deklaruara për lirim për qarkullim të lirë, eksport ose ri-eksport në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave; 1.2. Gjetur gjatë kontrollit të mallrave duke hyrë ose duke dalë nga territori i Doganave të Republikës së Kosovës, të vendosura nën procedurën e transitit, procedurat e magazinimit Doganor, procedurave të përpunimit te brendshëm, përpunimi nën mbikëqyrjen Doganore, importit të përkohshëm, të vendosur në zonë të lirë, në depo të lirë doganore në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. 2. Ky ligj po ashtu përcakton masat për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale që merren nga Dogana kur mallrat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni janë gjetur se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including intellectual property rights, infringing goods, right holders, the Customs and Excise Code, customs authorities, and the minister.
Neni 2 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji, çfarëdo përkufizimi apo rregulle e interpretimit nga neni 4 i Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, do të zbatohet edhe në këtë Ligj 2. Përveç paragrafit 1 të këtij neni, dhe përveç nëse në bazë të kontekstit parashihet ndryshe për këtë ligj vlejnë përkufizimet si vijon: 2.1. E drejta e pronësisë intelektuale - e drejtë e pronësisë industriale dhe intelektuale e përcaktuara me legjislacionin në fuqi në Kosovë. 2.2. Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale - nënkuptojnë: 2.2.1. Mallrat e falsifikuara: 2.2.1.1. mallrat, duke përfshirë paketimin, mbajtjen pa autorizim të bartësit të së drejtës të markës identike tregtare që është e regjistruar në mënyrë valide përkitazi me të njëjtin lloj të mallrave, apo marke tregtare që nuk mund të dallohen në aspektin thelbësor nga ajo markë tregtare, dhe e cila i shkel të drejtat e bartësit të markës tregtare në bazë të ligjit në fuqi në Kosovë; 2 2.2.1.2. çdo simbol i markës tregtare (duke përfshire shenjen dalluese, fjalët, shkronjat, figurat, fotot, vizatimet, kombinimet e ngjyrave, format tridimenzionale, format e mallrave dhe paketimet e tyre; kombinimet e simboleve të lartpërmendura, etiketës, afishes, broshurës, udhëzime për përdorim ose dokument që garanton mbajtjen e një simboli të tillë), edhe nëse paraqitet ndarazi nga mallrat, në të njëjtat kushte ashtu sikur mallrat që i referohen pikës së parë si më lartë; 2.2.1.3. paketimi i materialeve që mban markën tregtare të mallrave të falsifikuara, edhe nëse paraqiten ndarazi nga mallrat, nën të njëjtat kushte sikurse mallrat që i referohen pikës së parë si me lartë. 2.2.2. Mallrat e piraterisë - mallra të cilat janë ose përmbajnë kopje të bëra pa miratimin e bartësit të së drejtës së autorit ose të drejtës së ndërlidhur me të, kur bërja e këtyre kopjeve do të paraqiste shkelje të bartësit të së drejtës se autorit ose të drejtës së ndërlidhur me të në bazë të legjislacionit në fuqi në Kosovë; 2.2.3. mallrat që shkelin patentën, dizajnin industrial, të drejtën e emërtimit të prejardhjes ose të drejtën e emërtimit të mbrojtur gjeografik, certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta e varitetit të bimës, përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen topografike të qarqeve të integruara në pajtim me Legjislacionin në fuqi në Kosovë. 2.2.4. çfarëdo modeli apo forme, e cila është në mënyrë specifike e dizajnuar apo e përshtatur për prodhimin e mallrave që e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale po ashtu do të trajtohen si mallra që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, nëse përdorimi i modeleve ose formave të tilla shkel të drejtën e bartësit të së drejtës në Republikën e Kosovës, të tilla si pajisjet, produktet, pjesët përbërëse, kartat smart, dekoderet ose software, swap sisteme ose sisteme për ndryshime tjera. 2.3. Bartësi i së drejtës: 2.3.1. çdo person vendas ose i huaj, Fizik ose Juridik, në pajtim me Ligjin e aplikueshëm në Kosovë, mbajtës i së drejtës së patentës, të drejtës së dizajnit industrial, markës tregtare, certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta për varietetin e bimës, emërtimit të mbrojtur të prejardhjes, emërtimit të mbrojtur gjeografik, të drejtës autoriale ose të drejtës së ndërlidhur me të, përcaktimin e te drejtave dhe mbrojtjen topografike të qarqeve të integruara ose 2.3.2. çdo person vendas ose i huaj, Fizik ose Juridik i autorizuar të përdor çdo të drejtë intelektuale të pronësisë të cekur në pikën e parë si me lartë, ose përfaqësues i bartësit të së drejtës ose person i autorizuar që të përdor çdo të drejtë të pronësisë intelektuale. 2.4. Kodi Doganor dhe i Akcizave - Kodin Nr. 03/L-109 te datës 11 nëntor 2008, të Republikës së Kosovës. 2.5. Doganë - Doganat e Republikës së Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit doganore. 2.6. Ministri – Ministrin e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Customs may stop or release goods suspected of infringing intellectual property rights, must notify the right holder and also notify the declarant or owner, and may ask the right holder for information.
Neni 3 Kërkesa për veprim nga Dogana Masat paraprake për kërkesën për veprim nga Dogana (procedura sipas detyrës zyrtare) 1. Dogana, në kursin e veprimit në një nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1, të këtij Ligji dhe para se kërkesa është parashtruar nga bartësi i së drejtës, kanë baza të mjaftueshme për të dyshuar se mallrat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, atëherë mund të anulojë lirimin e mallrave ose t’i ndalojnë ato. 3 2. Dogana njofton bartësin e së drejtës për masat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni në mënyrë që ti mundësojë bartësit të së drejtës të dorëzoj një kërkesë për veprimin në pajtim me nenin 4 të këtij Ligji. Deklaruesi ose pronari i mallrave, do të njoftohen po ashtu. 3. Dogana mund po ashtu, pa publikuar asnjë të dhënë përveç sasisë aktuale apo të supozuar të mallrave dhe natyrës e tyre dhe para se të informohet bartësi i së drejtës për ndonjë shkelje të mundshme, të pyes bartësin e së drejtës që t’i pajis me çfarëdo të dhënë që do të ju nevojitet për të konfirmuar dyshimet e tyre. 4. Brenda tre (3) ditëve të punës pas njoftimit, nëse bartësi i së drejtës nuk parashtron kërkesën për veprimin në pajtim me nenin 4 të këtij Ligji, lejohet lirimi i mallrave apo ndërpritet periudha e ndalesës, me kusht që të gjitha procedurat Doganore janë plotësuar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The rights holder may ask Customs in writing to take action when goods fall within the situations in Article 1(1).
Neni 4 Parashtrimi dhe procedimi i Kërkesës për Veprim nga Dogana 1. Bartësi i së drejtës mund të kërkoj me shkrim tek Dogana për veprim kur mallrat janë gjetur në njërën nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1 të këtij Ligji. 2. Kërkesa për veprim bëhet në një formular, të përcaktuar nga Drejtori Gjeneral i Doganës. Kërkesa përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për të mundësuar që mallrat në fjalë të njihen lehtësisht nga Dogana, dhe në veçanti përmbajnë: 2.1. Përshkrimin teknik të detajuar dhe të saktë të mallrave; 2.2. Çdo të dhënë të veçantë që bartësi i së drejtës ka lidhur me llojin e shkeljes; 2.3. Emrin, mbiemrin dhe detajet e kontaktit të personit kontaktues të caktuar nga bartësi i së drejtës. 3. Kërkesa për veprim do të parashtrohet së bashku me deklaratën e përgjegjësisë nga parashtruesi i kërkesës sipas neni 5 të këtij Ligji dhe dëshminë që parashtruesi i kërkesës mban të drejtat për mallrat në fjalë. 4. Bartësi i së drejtës po ashtu mundet të përcjell çdo të dhënë që ai mund të ketë në lidhje me: 4.1. Vlerën doganore të mallrave origjinale në Republikën e Kosovës; 4.2. Lokacionin e mallrave ose destinacionin e paraparë të tyre; 4.3. Detajet që identifikojnë ngarkesën (dërgesën); 4.4. Arritjen e planifikuar ose datën e nisjes së mallrave; 4.5. Detajet e mjeteve të përdorura për transport; 4.6. Detajet e identitetit të importuesit, eksportuesit ose të bartësit të mallrave; 4.7. Vendi i prodhimit dhe rrugët qe përdoren për transport; 4.8. Ndryshimet teknike, nëse dihen, në mes të mallrave origjinale dhe mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. 5. Përveç të dhënave që i referohen paragrafëve 2, 3 dhe 4 të këtij neni, po ashtu mund të kërkohen detaje që janë specifike për llojin e të drejtës së pronësisë intelektuale. 6. Me pranimin e kërkesës për veprim, Dogana do të procedoj ketë kërkesë dhe të njoftojë me shkrim parashtruesin e kërkesës për vendimin brenda tridhjetë (30) ditëve të punës pas pranimit të kërkesës për veprim. 4 7. Dogana do të ngarkoj me taksë parashtruesin e kërkesës për të mbuluar shpenzimet me rastin e procedimit të kërkesës. Shuma e taksës për parashtruesin e kërkesës do të përcaktohet nga Ministri me akt nënligjor. 8. Nëse kërkesa për veprim nuk përmban informatat detyruese të parapara sipas këtij neni ose nëse të dhënat nuk janë të mjaftueshme, Dogana refuzon kërkesën për veprim dhe në këtë rast duhet të jap arsye me shkrim për këtë. Një kundërshtim i veçantë kundër një vendimi të tillë mund të paraqitet tek Dogana brenda periudhës tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit së këtij vendimi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The rights holder must accept responsibility and cover customs-storage costs when making the declaration described in the law, subject to the stated conditions and exceptions.
Neni 5 Deklarata e Përgjegjësisë 1. Me deklarimin që i referohet paragrafit 3 të nenit 4 të këtij Ligji, bartësi i së drejtës duhet të marrë përsipër përgjegjësinë ndaj personave të përfshirë në njërën nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1 të këtij Ligji, në rast kur: 1.1. procedura e iniciuar në pajtim me paragrafin 1 të nenit 8 të këtij Ligji nuk është vazhduar për shkak të një veprimi apo dështimi nga bartësi i së drejtës, 1.2. për mallrat në fjalë janë konstatuar se nuk e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. 2. Me një deklaratë të tillë, bartësi i së drejtës gjithashtu pajtohet që të mbart të gjitha harxhimet të shkaktuara nga mbajtja e mallrave nën mbikëqyrjen e Doganës në pajtim me këtë Ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article says the provisions of Articles 4 and 5 apply, as appropriate, to requests for extending the period mentioned in Article 7.
Neni 6 Dispozitat e nenit 4 dhe 5 të këtij Ligji parashtrojnë kërkesën përshtatshmërisht për të kërkuar vazhdimin e periudhës së referuar në nenit 7 të këtij Ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Dogana must set a time period for the action, up to 1 year, and the right holder must notify Dogana within 5 working days of the right expiring.
Neni 7 Pranimi i kërkesës për veprim 1. Kur plotësohet kërkesa për veprim të përcaktuar në nenin 4 të këtij Ligji, Dogana do të specifikoj periudhën gjatë së cilës veprimi duhet të ndërmerret. Kjo periudhe nuk do të kaloj 1 vit nga data e pranimit të kërkesës për veprim. Së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para skadimit të periudhës në fjalë, dhe paraprakisht duke ju nënshtruar shlyerjes së çfarëdo lloj borxhi të krijuar nga bartësi i së drejtës sipas këtij ligji, bartësi i së drejtës mund të kërkojë për zgjatje të periudhës. 2. Dogana vendimin për aprovimin e kërkesës për veprim dhe vendimin për vazhdimin e periudhës e dërgon menjëherë të gjitha zyrat doganore për veprim. 3. Bartësi i së drejtës në afat prej pesë (5) ditëve të punës njofton Doganën për skadimin e vlefshmërisë të së drejtës se tij. 4. Nëse bartësi i së drejtës nuk e njofton Doganën sipas paragrafit 3 të këtij neni, aplikohet neni 18 i këtij Ligji. 5. Sipas kërkesës së Doganës, parashtruesi i kërkesës siguron çdo të dhënë shtesë të nevojshme për zbatimin e vendimit për aprovimin e kërkesës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Customs may stop or suspend release of suspected infringing goods, inform relevant parties, and allow inspection and sampling.
Neni 8 Kushtet që përcaktojnë veprimin nga Dogana 1. Nëse zyra doganore, së cilës i është përcjell vendimi aprovues i kërkesës për veprim, konsideron se mallrat në njërën nga situatat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 1 i këtij Ligji janë të dyshimta për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale të mbuluar nga ky vendim, do të anuloj lirimin e mallrave ose të ndalojë ato nën mbikëqyrje Doganore. Zyra Doganore informon zyrën qendrore të Doganës. 5 2. Dogana do të informojë bartësin e së drejtës, deklaruesin, pronarin e mallrave për veprimet e saj dhe është e autorizuar ti informojë ata për sasinë aktuale ose të vlerësuar dhe natyrën aktuale ose të supozuar të mallrave, lirimi i të cilave është pezulluar ose të cilat janë ndalur dhe për mundësinë e aplikimit të procedurës së thjeshtësuar sipas nenit 9 të këtij Ligji. 3. Me qëllim të përcaktimit se nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur sipas Ligjit, dhe në pajtim me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretit komercial dhe industrial, Dogana mund të informojë bartësin e se drejtës, sipas kërkesës së tij, për emrat dhe adresat e marrësit dhe dërguesit, deklaruesit ose pronarit të mallrave, origjina dhe prejardhja e mallrave të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale, nëse dihen. 4. Sipas kërkesës së bartësit të së drejtës dhe personave të përfshirë në çfarëdo situate te përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, Dogana do t’u japë atyre mundësinë të inspektojnë mallrat lirimi i të cilave është pezulluar apo ndaluar. Dogana mund të marr mostra në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave, dhe mund të lejoj bartësin e të drejtës ti inspektoj ato. Dogana mund po ashtu ti dërgoj mostrat te bartësi i së drejtës në bazë të kërkesës se tij me shkrim dhe vetëm për qëllime të analizës dhe të lehtësimit të procedurave që vijojnë. Mostrat duhet të kthehen pas kompletimit të analizës teknike, në rastet ku janë të zbatueshme, dhe para se mallrat të lirohen apo ndalesa e tyre të ndërpritet. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Dogana may use a simplified destruction procedure for suspected IP-infringing goods if the right holder agrees and the stated conditions are met.
Neni 9 1. Në rastet kur Dogana e ndalon ose e anulon lirimin e mallrave të cilat janë të dyshimta për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale në njërën nga situatat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 1 të këtij Ligji, të braktisura për shkatërrim, Dogana mund të autorizoj procedurë të thjeshtësuar, për tu përdorur me marrëveshjen e bartësit të së drejtës, e cila i mundëson Doganës për të shkatërruar mallra të tilla nën mbikëqyrje Doganore, pa pasur nevojë të përcaktoj nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur sipas Ligjit, me kusht qe: 1.1. Bartësi i së drejtës informon me shkrim Doganën brenda tetë (8) ditëve të punës ose tre (3) ditëve të punës në rastet kur mallrat janë të natyrës që prishen shpejt, pas njoftimit të dhënë sipas nenit 8 të këtij Ligji, se mallrat në bazë të procedurës shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe i ofron Doganës marrëveshjen me shkrim të deklaruesit, bartësit ose pronarit të mallrave për të hequr dorë, me qëllim të shkatërrimit të mallrave, dhe 1.2. Shkatërrimi kryhet me shpenzimet dhe nën përgjegjësinë e bartësit të së drejtës në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave për shkatërrim të mallrave nën mbikëqyrje të Doganës, paraprakisht duke marrë mostra për të pasur fakte të pranueshme në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. 2. Duke iu referuar nën-paragrafit 1.1 të këtij neni, deklaruesi, bartësi ose pronari i mallrave mund të ofroj në mënyrë të drejtpërdrejt marrëveshjen për heqjen dorë nga mallrat për qëllime të shkatërrimit të tyre nga Dogana. Duhet të konsiderohet se deklaruesi, bartësi ose pronari i mallrave ka ofruar marrëveshjen për shkatërrim nëse ai në mënyrë specifike nuk e ka kundërshtuar këtë, për të cilin ka qenë i informuar me herët brenda periudhës së përcaktuar. Kjo periudhë mund të vazhdohet për dhjetë (10) ditë pune të tjera në raste të caktuara duke përjashtuar rastet kur mallrat janë të natyrës që prishen shpejt. 3. Dogana nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë shkatërrimit të mallrave në pajtim me këtë nen. 4. Në çdo rast tjetër, ku kushtet e caktuara në paragrafin 2 të këtij neni nuk janë të harmonizuara, atëherë procedura e përcaktuar në nenin 11 të këtij Ligji duhet të zbatohet. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The right holder must use the data listed in Article 8(3) for deciding whether an intellectual property right was infringed and for the purposes in Article 9 and Article 11(1).
Neni 10 1. Bartësi i së drejtës duhet të përdor të dhënat e cekura në paragrafin 3 të nenit 8 të këtij Ligji për procedurën e përcaktimit se nëse është shkelur e drejta e pronësisë intelektuale, po ashtu edhe për qëllimet e caktuara në nenin 9 dhe paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji. 6 2. Në rastin kur të dhënat janë përdorur në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni, Dogana do të anuloj vendimin për të pranuar kërkesën për veprim për periudhën e mbetur. Nëse bartësi i së drejtës nuk vepron sipas këtij neni, aplikohet neni 19 i këtij Ligji. 3. Në rast të shkeljes se mëtutjeshme apo shkeljes me të rënde të dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, Dogana mund të refuzojë vazhdimin e periudhës, të përcaktuar në nenin 7 të këtij Ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Dogana must release the goods if, within 10 working days after notice, it has not received the required written declaration or agreement and all customs procedures are completed.
Neni 11 1. Nëse, brenda dhjetë (10) ditëve të punës pas njoftimit për pezullimin, lirimin apo ndaljes, Dogana nuk ka pranuar deklaratën me shkrim nga bartësi i së drejtës sipas nenit 12 dhe 13 të këtij Ligji, apo nëse nuk ka pranuar marrëveshjen e bartësit të së drejtës të përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 9 të këtij Ligji, Dogana do të liroj mallrat me kusht që të gjitha procedurat doganore të jenë përmbushur. Kjo periudhë mund të zgjatet në maksimum dhjetë (10) ditë tjera pune, në rastet e caktuara. 2. Në rast së mallrat, që janë të natyrës që prishen shpejt, dyshohen se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, periudha e referuar në paragrafin 1 të këtij neni do të jetë tre (3) ditë pune dhe nuk mund të vazhdohet. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The right holder must notify Customs within 10 working days after the IP infringement procedure is initiated.
Neni 12 1. Bartësi i së drejtës duhet të njoftojë Doganën brenda dhjetë (10) ditëve të punës së procedura për përcaktimin e shkeljes së të drejtës së pronësisë intelektuale është iniciuar: 1.1. Me parashtrimin e kërkesës gjykatës kompetente për caktimin e masave të përkohshme, ose 1.2. Me parashtrimin e padisë gjykatës kompetente. 2. Me nisjen e procedurës së përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni periudha e pezullimit të lirimit të mallrave ose ndaljes zgjatet deri sa gjykata të nxjerr vendim në lidhje me këto mallra. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Certain goods holders, importers, or senders may secure release of goods held under storage provisions if listed customs and court conditions are met.
Neni 13 1. Në rast kur mallrat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, pronari, bartësi, importuesi ose dërguesi i mallrave mund të jetë në gjendje të sigurojnë lirimin e mallrave nën dispozitën e ruajtjes, me kusht që: 1.1. Dogana është njoftuar, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji, që procedura është iniciuar për të provuar nëse e drejta e pronësisë intelektuale është shkelur sipas Ligjit; 1.2. Gjykata Kompetente për këtë qëllim nuk ka autorizuar masat për konfiskimin e mallrave para se të skadojë periudha e paraparë në paragrafin 1 të nenit 11 të këtij Ligji dhe 1.3. Të gjitha procedurat Doganore janë përfunduar. 2. Siguria e dhënë në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jetë e mjaftueshme të mbroj interesat e bartësit të së drejtës. Pagesa e ruajtjes nuk duhet të ndikojë në kompensimet e tjera ligjore të disponueshme ndaj bartësit të së drejtës. 3. Lloji, procedura, mënyra e pajisjes me garantues, mbledhja dhe lirimi duhet të rregullohen nga Ministri me akt nënligjor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Personi që paraqet kërkesën për veprim duhet të mbajë shpenzimet për magazinimin dhe mirëmbajtjen e mallrave.
Neni 14 1. Magazinimi i mallrave gjatë periudhës së anulimit të lirimit ose ndaljes zhvillohen në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizave që parashohin magazinimin e përkohshëm të mallrave. 2. Shpenzimet për magazinimin dhe mirëmbajtjen e mallrave i mbart personi që e parashtron kërkesën për veprim. 7 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Goods found to infringe intellectual property rights must not be allowed into, released in, removed from, exported from, re-exported from, placed under suspensive procedure, or put into a free zone/free warehouse in Kosovo’s customs territory.
Neni 15 Mallrat e gjetura të cilat shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale 1. Mallrat e gjetur të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale në përfundim të procedurës, të përcaktuar nga neni 8 i këtij Ligji, nuk do të: 1.1. lejohen të hyjnë në territorin Doganor të Republikës së Kosovës; 1.2. të lirohen për qarkullim të lirë; 1.3. të largohen nga territori Doganor i Republikës së Kosovës; 1.4. të eksportohen; 1.5. të ri-eksportohen; 1.6. të vendosen nën procedurë pezulluese; ose 1.7. të vendosen në zonë të lirë ose depo të lirë. 2. Nëse bartësi i së drejtës vepron në kundërshtim me këtë nen, aplikohet dispozita e nenit 20 të këtij Ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: When the competent authority has approved destruction or disposal outside commercial channels of IP-infringing goods, Customs must order destruction or other non-commercial disposal of the goods and may take additional effective measures.
Neni 16 1. Nëse gjatë procedimit para autoritetit kompetent vendimi është miratuar për të shkatërruar ose sistemuar jashtë kanaleve komerciale mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, Dogana urdhëron që: 1.1. Mallrat nën mbikëqyrje Doganore duhet të shkatërrohen ose përndryshe të sistemohen jashtë kanaleve komerciale, në këtë mënyrë që të parandaloj dëmtimin e bartësit të së drejtës, pa asnjë lloj kompensimi dhe shpenzimi për Doganën. 1.2. Të merren masa tjera (përfshirë braktisjen e mallrave për qëllime humanitare) që në mënyrë efikase të pengoj personat e interesuar që kanë tendencë për ndonjë përfitim ekonomik nga transaksioni. Thjeshtë, heqja e markës tregtare e cila ka qenë e vendosur në mallrat e falsifikuara pa autorizim, nuk duhet të konsiderohet si mënyrë efikase për pengimin e personave të interesuar për ndonjë përfitim ekonomik nga transaksioni. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The right holder is not entitled to compensation in the stated circumstances, and Customs is not treated as obliged to compensate affected persons for actions taken under this Law.
Neni 17 Përgjegjësia e Doganës dhe e Bartësit të së Drejtës 1. Pranimi i një kërkese nuk do t’i jap të drejtë për kompensim bartësit të së drejtës në rast se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale nuk janë zbuluar nga Dogana dhe janë liruar ose nuk është marrë ndonjë veprim për t’i ndaluar ato sipas paragrafit 1 të nenit 8 të këtij Ligji. 2. Zbatimi i kompetencave dhe veprimeve të marra nga Dogana në pajtim me këtë Ligj nuk nënkupton se ajo është e detyruar të bëjë kompensim ndaj personave të përfshirë në situatat e referuara në paragrafin 1 të nenit 1 të këtij Ligji. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets fines for contraventions: 2,000 Euro for a legal person in the stated circumstances, and 500 Euro for a natural person for the acts in paragraph 1.
Neni 18 Dispozitat Kundërvajtëse 8 1. Për kundërvajtje gjoba në shumën prej 2.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik për shkelje, nëse vepron në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 7 të këtij Ligji, nëse nuk e njofton Doganën për skadimin e të drejtës së tij brenda pesë (5) ditëve të punës. 2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 500 Euro caktohet kundër personit fizik për veprimet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article sets fines for offences by legal persons and natural persons.
Neni 19 1. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 2.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik, i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Ligji, përdor informacionin e dhënë nga Dogana në kuptim të nenit 9 dhe paragrafit 1 të nenit 11 të këtij Ligji jashtë procedurave dhe qëllimeve të përcaktimit të shkeljes së pronësisë intelektuale. 2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 500 Euro caktohet kundër personit fizik për veprimet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and natural persons who act contrary to Article 15 in the listed intellectual-property-related goods situations.
Neni 20 1. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 2.000 deri 5.000 Euro do të caktohet kundër personit juridik që vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij Ligji, për paraqitje, lirim për qarkullim të lirë, dalje, eksportim, vendosje nën procedurë të anulimit ose hyrje në zonë të lirë ose depo të lirë të mallrave për të cilat, në procedurën e mëparshme të kompletuar në pajtim me nenin 8 të këtij Ligji, është përcaktuar së shkakton shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale. 2. Për kundërvajtje gjoba në shumë prej 200 deri 400 Euro, do të caktohet kundër personit fizik për veprimet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to certain protected goods, certain goods made under different agreed conditions, and low-value non-commercial personal baggage goods meeting customs conditions.
Neni 21 Dispozitat Përfundimtare dhe Përjashtimet 1. Ky ligj nuk aplikohet në: 1.1. Mallrat që mbajnë markën tregtare me miratimin e bartësit të markës tregtare ose të mallrave që mbajnë emërtimin të mbrojtur të prejardhjes ose emërtim të mbrojtur gjeografik apo ato të cilat janë të mbrojtura me patentë, certifikata për mbrojtje shtesë, e drejta e varitetit të bimës, nga e drejta e autorit ose e drejtë e ndërlidhur me të ose nga një e drejtë e dizajnit industrial, për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografive të qarqeve të integruara dhe të cilat janë prodhuar me miratimin e bartësit të së drejtës, në rastin kur ato janë të vendosura në njërën nga situatat që i referohen paragrafit 1 të nenit 1 të këtij Ligji pa miratimin e bartësit të së drejtës sipas licencës. 1.2. Mallrat që i referohen paragrafit 1 të këtij neni të cilat janë prodhuar nën kushte tjera përveç atyre me të cilat është pajtuar bartësi i së drejtës. 1.3. Mallrat pjesë e bagazhit personal të udhëtarit, gjëra të natyrës jo komerciale të vlerës minimale të hyra se bashku me gjërat nga bagazhi personal i udhëtarit dhe gjërat të natyrës jo komerciale të vlerës minimale të pranuara nga jashtë, kohë pas kohe dhe të liruara nga pagesa e importit në pajtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave, me kusht që nuk ka baza të arsyeshme për të dyshuar se mallrat janë pjesë e trafikut komercial. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: If this Law does not provide otherwise, the Customs authority must apply the Customs Code and Excise Code, and the General Administrative Procedure Law applies as an exception.
Neni 22 Dispozitat Kalimtare 1. Po qe se nuk është paraparë ndryshe me këtë Ligj, Dogana që zbaton procedurën duhet të aplikoj dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. Dispozitat e Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative aplikohen si përjashtim. 2. Dispozitat e këtij Ligji nuk do të bien ndesh me ligjet e aplikueshme në Kosovë që rregullojë mbrojtjen e të drejtës së pronësisë industriale dhe intelektuale. 9 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate acts to implement this law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 23 Aktet Nënligjore Ministri në afat prej 6 (gjashtë) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 24
- 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Article 9 starts to apply 6 months after this Law enters into force.
Neni 9 i këtij Ligji fillon të zbatohet 6 (gjashtë) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: When this law enters into force, UNMIK Regulation 2008/22 of 6 May 2008 and any conflicting provisions are repealed.
Neni 25 Shfuqizimet Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut 2008/22 e datës 6 maj 2008 dhe të gjitha dispozitat tjera që janë në kundërshtim me këtë Ligj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/L – 170 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-004-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L–170 PËR MASAT DOGANORE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in