LIGJI NR. 03/L-171 PËR MËRGATËN E KOSOVËS
This is the preamble of the Law on the Diaspora of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-171
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the Law on the Diaspora of Kosovo. This article states that the law aims to preserve and develop the language, cultural, and educational identity of members of the diaspora and their connection with institutions of the Republic of Kosovo. This article says the law helps organize the Kosovo diaspora and promotes intercultural relations between Kosovo and the countries where the diaspora lives. This article defines several terms used in the law, including diaspora member, citizenship, the diaspora agency, and QKKM. The Government of Kosovo must coordinate the realization of diaspora members’ interests and take steps to implement the law through the listed responsible bodies.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-171 PËR MËRGATËN E KOSOVËS
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the Law on the Diaspora of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 69 / 20 MAJ 2010 LIGJI Nr. 03/L-171 PËR MËRGATËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MËRGATËN E KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law aims to preserve and develop the language, cultural, and educational identity of members of the diaspora and their connection with institutions of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit Qëllimi i këtij ligji është të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të mërgatës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law helps organize the Kosovo diaspora and promotes intercultural relations between Kosovo and the countries where the diaspora lives.
Neni 2 Fushëveprimi i Ligjit 1. Ligji për Mërgatën ndihmon në organizimin e mërgatës në shtetet e ndryshme ku jeton mërgata kosovare. 2. Ligji për Mërgatën ndihmon, nxitë dhe zhvillon marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku mërgata është prezente. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including diaspora member, citizenship, the diaspora agency, and QKKM.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Pjesëtar i Mërgatës së Kosovës - çdo person i cili ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Kosovës dhe i cili ka lindur apo ka prejardhje familjare nga Republika e Kosovës; 1.2. Shtetësi – një lidhje të ngushtë juridike, midis shtetit të Kosovës dhe një personi nga e cila lidhje, rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella; 1.3. Agjencia - Agjencia e Mërgatës së Kosovës – organin përgjegjës qeveritar për pjesëtarët e Mërgatës; 1.4. QKKM-ja - Qendra Kulturore të Kosovës për Mërgatën, të themeluara në vendet me interes për mërgatën dhe për Republikën e Kosovës. 2 KREU II ORGANET PËRGJEGJËSE PËR MËRGATËN - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must coordinate the realization of diaspora members’ interests and take steps to implement the law through the listed responsible bodies.
Neni 4 Organet përgjegjëse 1. Qeveria e Republikës së Kosovës bën koordinimin e realizimit të interesave të pjesëtarëve të mërgatës, ndërmerr hapa në zbatimin e këtij ligji, nëpërmjet këtyre organeve përgjegjëse: 1.1. Agjencisë së Mërgatës së Kosovës; dhe 1.2. Qendrave Kulturore të Kosovës për Mërgatën. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Qeveria e Republikës së Kosovës themelon Agjencinë e Mërgatës së Kosovës.
Neni 5 Krijimi i Agjencisë së Mërgatës 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, themelon Agjencinë e Mërgatës së Kosovës, e cila ushtron dhe zbaton autoritetin dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj. 2. Agjencia e Mërgatës së Kosovës themelohet si Agjenci Ekzekutive, e cila në aspektin organizativ është pjesë e Zyrës së Kryeministrit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Diaspora Agency must carry out the responsibilities listed in this article, including implementing the law, coordinating diaspora-related policies and agreements, and reporting to the Government.
Neni 6 Përgjegjësitë e Agjencisë së Mërgatës 1. Agjencia e Mërgatës së Kosovë, ka përgjegjësitë në vijim: 1.1. zbaton dispozitat e këtij ligji dhe aktet nënligjore, të miratuara, në bazë të tij; 1.2. përpilon dhe propozon politikat për promovimin e vlerave të Mërgatës dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre; 1.3. koordinon zbatimin e marrëveshjeve me Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën; 1.4. koordinon punën rreth përgatitjes së Planit Strategjik të Mërgatës, dhe monitoron zbatimin e tij; 1.5. bashkëpunon me institucionet tjera shtetërore dhe komunale dhe shoqërinë civile për përmirësimin e pozitës së Mërgatës së Republikës së Kosovës; 1.6. për përmirësimin e pozitës së Mërgatës bashkëpunon me Institucionet e shteteve tjera me miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 1.7. punon dhe ndihmon në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të Mërgatës së Republikës së Kosovës; 1.8. ndihmon në promovimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të Republikës së Kosovës, në shtetet e ndryshme ku jeton mërgata; 1.9. në koordinim dhe bashkëpunim me Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën përgatitë raporte për Qeverinë, për gjendjen e Mërgatës; 1.10. i raporton çdo vit Qeverisë, për veprimtarinë e Agjencisë. 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Agency is led by a Chief Executive Officer, who is responsible for its administration, operation, and management, reports to the Prime Minister, and the Government approves the bylaw on the Agency’s structure and organization.
Neni 7 Organizimi i Agjencisë 1. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili është përgjegjës për administrimin, funksionimin dhe menaxhimin e Agjencisë. 2. Kryeshefi Ekzekutiv raporton dhe i përgjigjet Kryeministrit. 3. Emërimi, shkarkimi, funksionet dhe përgjegjësitë e Kryeshefit Ekzekutiv rregullohen me dispozitat përkatëse në fuqi në Republikën e Kosovës. 4. Struktura dhe organizimi i Agjencisë rregullohet me akt nënligjor të cilën e aprovon Qeveria. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Kosovo Cultural Center for the Diaspora is established to organize, communicate with, connect, educate, and preserve the diaspora’s cultural identity.
Neni 8 Themelimi i Qendrës Kulturore të Kosovës për Mërgatën 1. Qendra Kulturore e Kosovës për Mërgatën themelohet për organizimin, komunikimin, ndërlidhjen, edukimin, arsimimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor të mërgatës së Republikës së Kosovës. 2. Organizimi i mërgatës për përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës do të funksionojë në kuadër të Qendrave Kulturore të Kosovës për Mërgatën, të cilat themelohen në vendet me interes për mërgatën dhe për Republikën e Kosovës. 3. Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën regjistrohen si subjekte juridike, jo profitabile, në pajtim me ligjet në fuqi të vendeve, ku ato veprojnë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: QKKM must promote knowledge about Kosovo and carry out outreach, support, and information activities for diaspora, culture, education, and investment.
Neni 9 Përgjegjësitë e QKKM-së 1. QKKM-ja ka këto përgjegjësi: 1.1. të promovojë njohuri të përgjithshme për Kosovën; 1.2. të nxisë dhe zhvillojë njohuri për gjuhët, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuar me këtë ligj dhe me akte të tjera nënligjore; 1.3. të nxisë bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të tjera; 1.4. QKKM-ja do të ofrojë informata dhe udhëzime për investimet në Kosovë, lehtësimet fiskale, organizime kulturore e arsimore, takime me bashkatdhetarët dhe strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe shteteve përkatëse ku jetojnë, përkrahje nëpërmjet mërgatës për komunikim me strukturat politike të vendeve përkatëse për zhvillimin e demokracisë e ekonomisë në Kosovë dhe fushata të opinionit publik për Kosovën në vendet mikpritëse; 1.5. QKKM-ja mbështesin dhe organizojnë të rinjtë dhe grup moshat e ndryshme të mërgimtarëve, veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm; 1.6. QKKM-ja, me plane dhe programe nxisin investimet e kapitalit në vendlindje; 1.7. të promovojë avancimin në fushën e arsimit dhe edukimit që burojnë dhe dalin nga ky ligj. 1.8. kryen detyra tjera të përcaktuara nga Kryeministri. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The QKKM director is chosen through a competition by a five-member commission, the director’s pay matches the embassy secretary’s pay at the centre’s location, and the organization’s structure and procedures are set by subordinate acts proposed by the Agency for Diaspora chief and approved by the Government.
Neni 10 Funksionimi i QKKM 4 1. Drejtori i QKKM-së zgjidhet me konkurs nga Komisioni i emëruar në përbërje prej pesë (5) anëtarëve: 1.1. një (1) përfaqësues nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, 1.2. një (1) përfaqësues nga ZKM-ja, 1.3. një (1) përfaqësues nga Ministria për Punë të Jashtme 1.4. dy (2) përfaqësues nga Agjencioni për Mërgatën e Kosovës prej të cilit njëri përfaqësues të jetë nga komuniteti jo shumicë. 2. Paga e drejtorit të caktuar në QKKM-ë, do të jetë e barasvlershëm me pagën e sekretarit të ambasadës ku vepron qendra. 3. Struktura, organizimi, funksionimi si dhe zgjedhja e drejtorit të QKKM-së rregullohet me akte nënligjore të cilat i propozon Kryeshefi/ja i/e Agjencisë së Mërgatës së Kosovës dhe aprovohen nga Qeveria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: QKKM’s activities are funded from the Kosovo budget, membership fees, donations, and other sources allowed by law.
Neni 11 Mjetet dhe financimet e QKKM-së 1. Mjetet për veprimtari të QKKM-së sigurohen nga këto burime: 1.1. nga buxheti i Republikës së Kosovës; 1.2. nga anëtarësimi; 1.3. donacionet dhe 1.4. burimet e tjera në pajtim me ligjin. KREU III RUAJTJA DHE KULTIVIMI I IDENTITETIT GJUHËSOR, KULTUROR E ARSIMOR TË PJESËTARËVE TË MËRGATËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Kosovo’s Government and the Diaspora Agency must support teaching and learning of official languages and related culture for the diaspora, including agreements, coordination, materials, and distance-learning programs.
Neni 12 Përkrahja për mësimin dhe avancimin e gjuhëve zyrtare të Kosovës 1. Qeveria e Republikës së Kosovës për pjesëtarët e mërgatës se saj, ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë. 2. Agjencia e Mërgatës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për arsim, sipas programit arsimor, ndihmon dhe përkrahë zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare të Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë, në vendet ku mërgata e Republikës së Kosovës është e madhe në numër, është kompakte në shtrirje apo ku ka interes të veçantë shtetëror. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës do të lidhë marrëveshje bilaterale me vendet përkatëse ku jetojnë pjesëtarët e mërgatës së saj, për avancimin e procesit mësimor të gjuhëve zyrtare dhe kulturës së Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë. 4. Organizimi i procesit mësimor dhe përzgjedhja e arsimtarëve në vendet përkatëse ku jeton dhe vepron mërgata, rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga Agjencia dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës. 5. Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin procesit arsimor, sipas paragrafit 4 do t’i bashkërendit dhe koordinojë punët me vendet e rajonit me interesa të përbashkëta. 5 6. Agjencia e Mërgatës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për arsim, ndihmon në: 6.1. shpërndarjen e librave të veçantë, në vendet ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës, për mësimin dhe avancimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës së Republikës se Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë; 6.2. libra letrar, kulturor dhe të trashëgimisë kulturore të Kosovës; 6.3. materiale të tjera edukativo- arsimore; 6.4. qasje elektronike në tekstet shkollore të Kosovës, në një faqe të veçantë të Internetit për mërgatën e saj; 7. Agjencia e Mërgatës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për arsim: 7.1. përgatit dhe zbaton programe për mësimin e gjuhëve zyrtare në distancë nëpërmjet Internetit dhe mjetet elektronike të komunikimit masiv, si dhe mësimin e kulturës dhe të historisë së Republikës së Kosovës dhe, 7.2. organizon seminare trajnuese për mësuesit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Diaspora Agency of Kosovo, together with the ministry responsible for culture, supports cultural and sports activities of emigrants.
Neni 13 Bashkëpunimi kulturor dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës Agjencia e Mërgatës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për kulturë, përkrahë aktivitetet kulturore dhe sportive të mërgimtarëve, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit, ruajtjes së trashëgimisë kulturore si dhe promovimit e shtrirjes së tyre. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Public television must reserve 5–7% of its monthly schedule for programs aimed at the Kosovo diaspora, and the government must support information access, cooperation, and diaspora media.
Neni 14 Informimi 1. Televizioni publik i Republikës së Kosovës obligohet që të sigurojë 5-7% të shemës programore mujore, për program, enkas, për mërgatën e Republikës së Kosovës. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës ofron qasje në informacion dhe integrim e bashkëpunim në fushën e informimit, përfshirë këtu, ofrimin e informacionit për shtetasit jashtë vendit lidhur me ngjarjet në Republikën e Kosovës, dhe anasjelltas, informacion në Kosovë lidhur me pjesëtaret e mërgatës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përdorimit të informimit modern elektronik. 3. Qeveria e Republikës së Kosovë nxitë dhe inkurajon punën e mediave të pjesëtarëve të mërgatës së Kosovës, bazuar në efikasitetin dhe racionalitetin e veprimtarisë së tyre. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Kosovo Diaspora Agency is to support economic ties, scientific cooperation, new technologies, and research cooperation involving diaspora members and Kosovo institutions.
Neni 15 Ekonomia dhe Shkenca 1. Agjencia e Mërgatës së Kosovës i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të lidhjeve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe zhvillimit të teknologjive të reja ndërmjet mërgimtarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, përmes bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet masave të ndryshme të politikës ekonomike sipas legjislacionit në fuqi, të Republikës së Kosovës. 2. Agjencia e Mërgatës së Kosovës përkrahë bashkëpunimin e shkencëtarëve pjesëtarë të mërgatës së Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit dhe forcon bashkëpunimin në projektet kërkimore institucionale. KREU IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This provision sets transitional measures: subordinate acts must be prepared within 6 months, the Government must approve the Diaspora Strategic Plan within at least 1 year, and certain offices, staff, budget, and assets are transferred on commencement.
Neni 16 Dispozitat Kalimtare dhe Përfundimtare 6 1. Për zbatim të këtij ligji hartohen akte nënligjore, në harmoni me dispozitat e këtij ligji, brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës, në afat prej më së paku një (1) viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton Planin Strategjik për Mërgatën, që e përpilon dhe e propozon Agjencia e Mërgatës së Kosovës. 4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji Zyra për Çështje jo Rezidente shndërrohet në Agjencinë e Mërgatës së Kosovës. 5. Nëpunësit Civil dhe buxheti i Zyrës për Çështje jo Rezidente, si dhe asetet tjera, do t’i transferohen Agjencisë për Mërgatën së Kosovës. 6. Zbatimi i këtij ligji bëhet progresivisht dhe në përputhshmëri me normat dhe mundësi financiare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This Law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 17 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-171 15 prill 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-016-2010, datë 04.05.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-171 PËR MËRGATËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in