LIGJI NR. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
This provision is the preamble to the Kosovo law on personal data protection and introduces the act.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-172
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Kosovo law on personal data protection and introduces the act. This provision says the law sets out rights, responsibilities, principles, and measures for personal data protection, and establishes an institution to supervise the legality of data processing. This article defines key personal-data terms and identifies the state agency responsible for supervising personal-data protection rules. Personal data must be processed fairly and lawfully, kept relevant and accurate, used only for stated legitimate purposes, and stored only as long as necessary. Ky nen përcakton se ligji zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga organe publike/private, misionet diplomatike/konsullore dhe disa kontrollues jashtë Kosovës; në disa raste kërkohet caktimi i një përfaqësuesi në Kosovë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Showing 97 of 97
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Kosovo law on personal data protection and introduces the act.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 70 / 31 MAJ 2010 LIGJI Nr. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out rights, responsibilities, principles, and measures for personal data protection, and establishes an institution to supervise the legality of data processing.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit Ky Ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe themelon institucionin që është përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key personal-data terms and identifies the state agency responsible for supervising personal-data protection rules.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Të dhëna personale - çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror; 1.2. Përpunim i të dhënave personale - çdo veprim ose një sërë veprimesh të cilat kryhen në të dhënat personale, qoftë me ose pa ndihmën e mjeteve automatike, siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, shpërndarjes ose mënyrave tjera të vënies në dispozicion, bashkimi ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi; 1.3. Përpunim automatik i të dhënave - përpunimin e të dhënave personale duke përdorur mjetet e teknologjisë informative; 1.4. Kontrollues i të dhënave - çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave, ose një person i caktuar me ligj që po ashtu përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit; 1.5. Përpunues i të dhënave - çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat i cili përpunon të dhënat personale për dhe në llogari të kontrolluesit të të dhënave; 1.6. Marrës i të dhënave - çdo person fizik, juridik ose çdo person tjetër nga sektori publik ose privat të cilit i zbulohen të dhënat personale; 1.7. Sistem i dosjeve - çdo strukturë të caktuar të të dhënave personale të cilat janë të qasshme në varësi të kritereve specifike, pavarësisht nëse struktura është e centralizuar, e decentralizuar ose e shpërndarë në baza funksionale ose gjeografike; 2 1.8. Katalog i sistemit të dosjeve - përshkrimin në detaje të strukturës dhe përmbajtjes së sistemeve të dosjeve; 1.9. Regjistër i sistemeve të dosjeve - regjistrin i cili mundëson një pasqyrim të detajuar të sistemeve të dosjeve; 1.10. Pëlqim i subjektit të të dhënave – çdo shprehje të lirë të vullnetit, të dhënë në mënyrë të qartë nga subjekti i të dhënave me të cilin ai ose ajo jep pajtimin për përpunimin e të dhënave personale; 1.11. Pëlqim me shkrim i subjektit të të dhënave – pëlqimin e dhënë sipas nën-paragrafit 1.10 te paragrafit 1 të këtij neni, ku përveç kësaj subjekti i të dhënave duhet të vë nënshkrimin ose shenjën në pëlqimin me shkrim për përpunimin e të dhënave të tij ose saj. 1.12. Pëlqim gojor ose pëlqim tjetër i përshtatshëm i subjektit të të dhënave - pëlqimin nga nën-paragrafi 1.10 e dhënë gojarisht, me anë të mjeteve të telekomunikimit ose me ndonjë mjet tjetër të përshtatshëm, përmes të cilit mund të konkludohet në mënyrë të qartë se subjekti i të dhënave e ka dhënë pëlqimin e tij ose saj; 1.13. Bllokim - ndalimin e përpunimit të mëtutjeshëm të të dhënave. Vendimi për bllokimin e të dhënave duhet të tregohet në mënyrë të saktë dhe duhet të mbetet i bashkëngjitur me të dhënat personale për aq kohë sa ekzistojnë arsyet për bllokim; 1.14. Klasifikim i të dhënave personale – shënjimin e të dhënave personale për të treguar natyrën e tyre të ndjeshme. Për të dhënat e klasifikuara duhet përcaktuar kushtet nën të cilat përdoruesi mund të bëjë përpunimin e tyre. Klasifikimi duhet të mbetet i bashkëngjitur me të dhënat personale të ndjeshme deri në fshirjen, asgjësimin, shkatërrimin ose anonimizimin e tyre; 1.15. Anonimizim – ndryshimin e të dhënave personale në mënyrë të atillë që ato të mos mund të ndërlidhen më me subjektin e të dhënave ose ku ndërlidhja e tillë mund të bëhet vetëm me përpjekje, shpenzime ose me kohë shtesë; 1.16. Të dhëna personale të ndjeshme - të dhënat personale që zbulojnë origjinën etnike ose racore, pikëpamjet politike ose filozofike, përkatësitë fetare, anëtarësimin në sindikatë ose çdo të dhënë për gjendjen shëndetësore ose jetën seksuale, çfarëdo përfshirje në ose heqje nga evidencat penale ose të kundërvajtjeve që ruhen në pajtim me ligjin. Karakteristikat biometrike gjithashtu konsiderohen si të dhëna personale të ndjeshme nëse këto të fundit mundësojnë identifikimin e një subjekti të të dhënave në lidhje me cilëndo nga rrethanat e lartpërmendura në këtë nën-paragraf; 1.17. Kod lidhës - numrin personal të identifikimit ose çfarëdo numri tjetër të veçantë të identifikimit të përcaktuar me ligj, lidhur me personin, i cili numër mund të përdoret për zbulimin ose rikthimin e të dhënave personale nga sistemet e dosjeve në të cilat gjithashtu përpunohet kodi lidhës; 1.18. Karakteristikat biometrike - të gjitha karakteristikat fizike, psikologjike dhe të sjelljes që i kanë të gjithë individët, por që janë të veçanta dhe të përhershme për secilin individ, nëse në veçanti mund të përdoren për identifikimin e një individi siç janë: gjurmët e gishtërinjve, vijat papilare të gishtit, irida, retina, tiparet e fytyrës dhe ADN-ja. 1.19. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në tekstin e mëtejmë Agjencia) - agjencion i pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Personal data must be processed fairly and lawfully, kept relevant and accurate, used only for stated legitimate purposes, and stored only as long as necessary.
Neni 3 Parimet e përpunimit të të dhënave 1. Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave. 3 2. Të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje. 3. Të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime, përveç nëse nuk është e paraparë ndryshe me ligj. 4. Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Para grumbullimit të të dhënave personale, kontrolluesi i të dhënave verifikon saktësinë e të dhënave personale duke e kontrolluar ndonjë dokument të identifikimit ose çfarëdo dokumenti tjetër publik të përshtatshëm të subjektit të të dhënave. 5. Të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin për Lëndën Arkivore dhe Arkivat ose me ndonjë ligj tjetër përkatës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton se ligji zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga organe publike/private, misionet diplomatike/konsullore dhe disa kontrollues jashtë Kosovës; në disa raste kërkohet caktimi i një përfaqësuesi në Kosovë.
Neni 4 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga organet publike dhe private. Ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nëse përpunimi është kryer për qëllime krejtësisht personale. 2. Ky ligj zbatohet edhe në zyrat diplomatike dhe konsullore, si dhe në të gjitha përfaqësitë e tjera zyrtare të Republikës së Kosovës jashtë shtetit. 3. Ky ligj zbatohet edhe për kontrolluesin e të dhënave i cili nuk është i themeluar në Republikën e Kosovës, por që për qëllime të përpunimit të të dhënave personale përdor pajisje automatike ose të tjera, në Republikën e Kosovës, përveç nëse pajisjet e këtilla përdoren vetëm për qëllime të transitit nëpër territorin e Kosovës. Në këto rrethana, kontrolluesi duhet të caktojë një përfaqësues të themeluar në Kosovë. 4. Paragrafi 2 i nenit 16, nenet 17, 18 dhe 20 si dhe Kreu V (pesë) i këtij ligji nuk zbatohen për të dhënat personale të cilat mediat i përpunojnë me qëllim të informimit të publikut dhe për qëllime të shprehjeve artistike ose letrare. 5. Nenet 17, 18 dhe 20 të këtij ligji nuk zbatohen për të dhënat personale që përpunohen nga partitë politike, sindikatat, shoqatat ose bashkësitë fetare në lidhje me anëtarët e tyre. KREU II LEGJITIMITETI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE Nën-kreu A Bazat ligjore dhe qëllimet - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Personal data may be processed only if one of the listed lawful grounds applies.
Neni 5 Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale 1. Të dhënat personale mund të përpunohen vetëm nëse: 1.1. subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij ose saj; 1.2. përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese ose për të ndërmarrë veprimet lidhur me kërkesën e subjektit të të dhënave para lidhjes së kontratës; 1.3. përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor të cilit i nënshtrohet kontrolluesi; 4 1.4. përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave; 1.5. përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose në ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë kontrolluesit apo një pale të tretë të cilës i zbulohen të dhënat; 1.6. përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi ose pala e tretë apo palëve të cilave u janë zbuluar të dhënat, me përjashtim të rasteve kur interesat e tilla janë në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Sensitive personal data may be processed only in the listed cases, such as with consent, for employment-related legal obligations, to protect vital interests, for certain nonprofit activities, for publicly disclosed data, by health personnel, for legal claims, or for substantial public interest.
Neni 6 Përpunimi i të dhënave personale të ndjeshme 1. Të dhënat personale të ndjeshme mund të përpunohen vetëm në rastet në vijim: 1.1. nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin; 1.2. nëse përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të realizimit të detyrimeve dhe të drejtave specifike të kontrolluesit të të dhënave në fushën e punësimit, në pajtim me ligjet përkatëse të cilat po ashtu ofrojnë masa mbrojtëse të përshtatshme për të drejtat e subjektit të të dhënave; 1.3. nëse përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave kur subjekti i të dhënave është fizikisht ose ligjërisht i paaftë për të dhënë pëlqimin e tij ose saj sipas nën-paragrafit 1.1 të këtij paragrafi; 1.4. nëse ato përpunohen për qëllime të veprimtarive legjitime nga institucionet, shoqatat, asociacionet, bashkësitë fetare, sindikatat ose organizatat tjera jo-fitimprurëse me qëllime politike, filozofike, fetare ose sindikaliste, por vetëm nëse përpunimi ka të bëjë me anëtarët e tyre ose subjektet e të dhënave që janë në kontakt të rregullt me ato e në lidhje me qëllimet e tilla dhe nëse ata nuk i zbulojnë të dhënat e tilla të tjerëve pa pëlqimin me shkrim të subjektit të të dhënave; 1.5. nëse subjekti i të dhënave i ka bërë ato publike pa e kufizuar përdorimin e tyre në mënyrë të dëshmuar ose të qartë; 1.6. nëse ato përpunohen nga punonjësit shëndetësorë ose personeli shëndetësor në pajtim me ligjet përkatëse për qëllimet e mbrojtjes së shëndetit së shoqërisë, individëve dhe menaxhimit ose funksionimit të shërbimeve shëndetësore; 1.7. nëse përpunimi është i nevojshëm për pohimin ose mohimin e kërkesës ligjore; 1.8. nëse ato përpunohen në pajtim me ligjin përkatës për arsye të interesit thelbësor publik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Sensitive personal data must be specially protected and classified to prevent unauthorized access and use. Data sent over telecommunications networks is treated as adequately protected if it is encrypted so it cannot be read or recognized.
Neni 7 Mbrojtja e të dhënave personale të ndjeshme 1. Të dhënat personale të ndjeshme duhet të mbrohen në mënyrë të veçantë dhe të klasifikohen me qëllim të parandalimit të qasjes dhe përdorimit të paautorizuar, me përjashtim të rasteve nga nën-paragrafi 1.5, paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 2. Kur të dhënat personale të ndjeshme transferohen përmes rrjeteve të telekomunikimit konsiderohen si të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme, nëse ato janë të koduara për të siguruar palexueshmërinë dhe mosnjohjen e tyre. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Automated decision-making that has legal effects or a significant impact on the data subject is allowed only if one of the listed conditions is met.
Neni 8 Vendimmarrja automatike 1. Vendimmarrja automatike e cila mund të prodhojë efekte ligjore ose të ketë ndikim të rëndësishëm tek subjekti i të dhënave dhe e cila bazohet vetëm në përpunimin automatik të dhënave me qëllim të vlerësimit të aspekteve të caktuara personale, veçanërisht përmbushjes së detyrave të subjektit të të 5 dhënave në vendin e punës, aftësisë së tij ose saj, besueshmërisë, sjelljes ose respektimit të rregullave të caktuara, lejohet vetëm nëse vendimi: 1.1. është marrë gjatë lidhjes ose përmbushjes së kontratës, me kusht që kërkesa për lidhjen ose zbatimin e kontratës, e parashtruar nga subjekti i të dhënave është përmbushur ose ekzistojnë masa të duhura për të mbrojtur interesat e tij ose saj legjitime, siç janë marrëveshjet që i mundësojnë subjektit të të dhënave të kundërshtojë vendimet e tilla ose të shpreh qëndrimin e tij ose saj; 1.2. parashihet me ligjin i cili po ashtu siguron masat për mbrojtjen e interesave legjitime të subjektit të të dhënave, në veçanti mundësinë e mjetit juridik kundër vendimeve të tilla. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Personal data used for historical, statistical, or scientific research may be further processed, but it must be anonymized unless the law or prior written consent allows otherwise.
Neni 9 Përpunimi për qëllime të kërkimeve historike, statistikore dhe shkencore 1. Pavarësisht nga qëllimi fillestar i grumbullimit, të dhënat personale mund të përpunohen më tutje për qëllime të kërkimeve historike, statistikore dhe shkencore. 2. Nëse të dhënat personale përpunohen më tutje për qëllimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni , ato do të bëhen anonime, përveç nëse ligji e parashikon ndryshe ose nëse subjekti i të dhënave e ka dhënë paraprakisht pëlqimin e tij ose saj me shkrim. 3. Të dhënat personale, të cilat i janë zbuluar marrësve të të dhënave në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, do të shkatërrohen ose fshihen me rastin e përfundimit të përpunimit të tyre, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. Pas shkatërrimit ose fshirjes, marrësi i të dhënave pa vonesë do ta njoftojë me shkrim kontrolluesin e të dhënave, i cili ka zbuluar të dhënat, për mënyrën dhe kohën e shkatërrimit dhe fshirjes së të dhënave. 4. Rezultatet e përpunimit nga paragrafi 1 i këtij neni, do të publikohen në formë anonime, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe, nëse subjekti i të dhënave ka dhënë paraprakisht pëlqimin e tij ose saj me shkrim për publikim në formë jo-anonime ose nëse pëlqimi paraprak me shkrim për një publikim të tillë është dhënë nga trashëgimtarët e personit të vdekur, sipas këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kur mblidhen të dhëna personale, kontrolluesi ose përfaqësuesi i tij duhet t’i japë subjektit të të dhënave informacionin e kërkuar, zakonisht në momentin e grumbullimit ose kur të dhënat merren në mënyrë të tërthortë.
Neni 10 Informacionet që i jepen subjektit të të dhënave 1. Nëse të dhënat personale janë marrë drejtpërdrejt nga subjekti i të dhënave, kontrolluesi i të dhënave ose përfaqësuesi i tij duhet t’i ofrojë subjektit të të dhënave në momentin e grumbullimit të të dhënave së paku informacionet në vijim, përveç në rastet kur ai ose ajo është në dijeni për këto informacione: 1.1. identitetin e kontrolluesit të të dhënave dhe të përfaqësuesit të tij ose saj të mundshëm si emrin(at) personal, titullin respektivisht pozitën zyrtare, adresën ose vendqëndrimin dhe kur është e mundur edhe adresën elektronike dhe numrin e telefonit; 1.2. qëllimin e përpunimit; 1.3. informacionet që kanë të bëjnë me atë se përgjigjet a janë të detyrueshme ose vullnetare, si dhe pasojat në rast të dështimit për të dhënë përgjigje; 1.4. informacionet lidhur me të drejtën për qasje, transkriptim, kopjim, plotësim, korrigjim, bllokim dhe asgjësim të të dhënave personale. 2. Nëse në rrethana të veçanta për grumbullimin e të dhënave personale të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, nevojitet të sigurohet përpunim i ligjshëm dhe i paanshëm i të dhënave personale të subjektit të të dhënave, kontrolluesi i të dhënave, në bazë të paragrafit 1 të këtij neni, duhet po ashtu t’i ofrojë subjektit të të dhënave informacionin shtesë, nëse subjekti i të dhënave nuk është në dijeni për këto informacione, si vijon: 2.1. informacionet lidhur me marrësit ose kategoritë e marrësve të të dhënave personale; 2.2. bazën ligjore të veprimeve të përpunimit; 6 3. Nëse të dhënat personale nuk janë grumbulluar drejtpërdrejt nga subjekti i të dhënave, kontrolluesi i të dhënave ose përfaqësuesi i tij duhet t’i ofrojë subjektit të dhënave informacionet në vijim, përveç nëse subjekti i të dhënave është në dijeni për këto informacione: 3.1. identitetin e kontrolluesit dhe të përfaqësuesit të tij të mundshëm, si: emrin personal, titullin respektivisht pozitën zyrtare, adresën ose selinë dhe ku është e mundur adresën elektronike dhe numrin e telefonit; 3.2. qëllimin e përpunimit; 3.3. informacionet lidhur me të drejtën për qasje, transkriptim, kopjim, plotësim, korrigjim, bllokim dhe asgjësim të të dhënave personale; 3.4. origjinën e të dhënave. 4. Nëse në rrethana të veçanta për grumbullimin e të dhënave personale të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, nevojitet të sigurohet përpunim i ligjshëm dhe i paanshëm i të dhënave personale, kontrolluesi i të dhënave, në bazë të paragrafit 3 të këtij neni, duhet po ashtu t’i ofrojë subjektit të të dhënave informacionet shtesë si në vijim, e në veçanti: 4.1. informacionin për kategoritë e të dhënave personale të grumbulluara; 4.2. informacionin lidhur me marrësin ose kategoritë e marrësve të të dhënave personale; 4.3. bazën ligjore të veprimeve të përpunimit. 5. Informacionet nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni nuk jepen nëse për qëllime historike, statistikore ose shkencore-kërkimore vërtetohet se është e pamundur, shkaktojnë shpenzime të mëdha ose përpjekje të shtuara apo nevojitet një kohë shumë gjatë, ose nëse përpunimi apo zbulimi i të dhënave personale parashihet në mënyrë të qartë me ligj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The provision limits use of the link code for personal data, with a narrow exception for protecting life and body, and it also requires a written note or document to be added without delay after such use.
Neni 11 Përdorimi i kodeve lidhëse 1. Të dhënat personale që mbahen në një sistem të dosjeve nga fusha e shëndetësisë, nuk duhet të grumbullohen dhe të përpunohen duke përdorur vetëm kodin lidhës. 2. Kodi lidhës përjashtimisht mund të përdoret për të marrë të dhënat personale në rast se është i vetmi element i të dhënave në një rast të veçantë për të mbrojtur jetën dhe trupin e subjekteve të të dhënave. Pas përdorimit të kodit lidhës, një shënim zyrtar ose një dokument tjetër i shkruar i bashkëngjitur me të dhënat personale duhet të bëhet pa vonesë 3. Të dhënat personale në regjistrin kadastral dhe regjistrin afarist mund të grumbullohen dhe përpunohen duke përdorur vetëm kodin lidhës - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The data controller must record details of personal data disclosures and keep that record for as long as the related data are kept.
Neni 12 Zbulimi i të dhënave personale 1. Marrësi i të dhënave bartë shpenzimet e çdo zbulimi ligjor të të dhënave nga ana e kontrolluesit të dhënave, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. 2. Informacionet nga regjistri qendror i shtetasve dhe regjistri i të dhënave të banorëve të përhershëm dhe të përkohshëm zbulohen për marrësit që shprehin interes legjitim. Këto informacione përmbajnë: emrin personal dhe adresën e përhershme ose të përkohshme të subjektit të të dhënave. 3. Kur zbulohen të dhënat e tilla kontrolluesi i të dhënave duhet të sigurojë që të evidentohet informacioni në vijim: cilat të dhëna personale janë zbuluar, kujt, kur dhe me çfarë baze ligjore. Informacioni i tillë që ka të bëjë me zbulimin duhet të mbahet me të dhënat e subjektit të të dhënave për aq kohë sa ruhen ato të dhëna. 7 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Të dhënat personale të personave të vdekur mund të zbulohen vetëm në disa raste të lejuara me ligj.
Neni 13 Mbrojtja e të dhënave personale të personave të vdekur 1. Të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen vetëm marrësve të autorizuar me ligj. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen trashëgimtarëve ligjorë të tyre, nëse ata tregojnë interes legjitim dhe personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla. 3. Të dhënat personale të personit të vdekur mund të zbulohen për qëllime historike, statistikore ose për kërkime shkencore në qoftë se personi i vdekur, paraprakisht e ka lejuar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe. 4. Nëse personi i vdekur, paraprakisht nuk e ka lejuar zbulimin e të dhënave të tij ose saj, trashëgimtarët ligjorë mund ta lejojnë me shkrim zbulimin e të dhënave të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe. Nën-kreu B Detyrimet e përpunuesit dhe kontrolluesit të të dhënave - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Personal data must be protected with appropriate organizational, technical, and logical-technical measures, and confidentiality must be maintained by people working on data processing.
Neni 14 Sigurimi i përpunimit të të dhënave 1. Sigurimi i të dhënave personale përfshinë procedurat dhe masat e duhura organizative, teknike dhe logjiko-teknike për mbrojtjen e tyre dhe parandalimin e çfarëdo shkatërrimi të paqëllimshëm ose të qëllimshëm të paautorizuar, zbulimin, ndryshimin, qasjen ose përdorimin e të dhënave apo humbjen e papritur ose të qëllimshme të tyre si: 1.1. duke i mbrojtur lokalet, pajisjet dhe sistemet aplikative (softuerët), përfshirë edhe kontrollin e qasjes; 1.2. duke i mbrojtur programet aplikative (softuerike) që përdoren për përpunimin e të dhënave; 1.3. duke parandaluar çfarëdo qasje të paautorizuar në ose leximin e të dhënave personale gjatë ruajtjes dhe transmetimit të tyre, përfshirë transmetimin nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit dhe rrjeteve; 1.4. duke siguruar metodat efikase për bllokimin, shkatërrimin, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave personale; 1.5. duke mundësuar përcaktimin pasues se kur janë futur të dhënat personale në sistemin e dosjeve, kur janë qasur, ndryshuar, zbuluar, shkatërruar, përdorur ose kur janë përpunuar ndryshe, dhe kush e ka bërë atë, për kohën sa janë ruajtur ato. 2. Nëse të dhënat personale janë përpunuar me anë të rrjeteve të telekomunikimit duhet të sigurohet që përpunimi të kryhet brenda kufijve të paraparë me ligj. Gjithashtu pajisjet e prekshme (hardueri), programi sistemor (softueri) dhe aplikacionet programore (softuerike) duhet të sigurojnë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave. 3. Procedurat dhe masat për të mbrojtur të dhënat personale duhet të jenë të përshtatshme dhe të mbahen të përditësuara, duke pasur parasysh natyrën e të dhënave personale që duhet mbrojtur dhe rrezikun që paraqitet gjatë përpunimit të të dhënave të tilla. 4. Zyrtarët, të punësuarit dhe personat tjerë që kryejnë punë lidhur me përpunimin e të dhënave përfshirë kontrolluesin e të dhënave janë të obliguar, që gjatë dhe pas kryerjes së punëve të kontraktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat ata njihen. 8 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 says a data processor may be entrusted with personal data processing only under a written contract and subject to the controller’s limits.
Neni 15 Përpunimi i kontraktuar 1. Përpunuesit të të dhënave mund t’i besohet përpunimi i të dhënave personale me një kontratë të shkruar nëse ai ose ajo është i/e regjistruar në Republikën e Kosovës për të kryer veprimtari të tilla në pajtim me procedurat dhe masat e parapara me nenin 14 të këtij ligji. 2. Përpunuesi i të dhënave mund të veprojë vetëm brenda kufijve të autorizimeve të kontrolluesit të të dhënave dhe nuk mund të përpunojë të dhënat personale për qëllime tjera. Të drejtat dhe detyrimet reciproke duhet të caktohen me kontratë të shkruar, e cila po ashtu duhet të përmbajë edhe një përshkrim të detajuar të procedurave dhe masave në pajtim me nenin 14 të këtij ligji. 3. Kontrolluesi i të dhënave duhet të mbikëqyrë zbatimin e procedurave dhe masave në pajtim me nenin 14 të këtij ligji. Po ashtu, duhet të përfshijë edhe vizitat e përkohshme në lokalet ku bëhet përpunimi i të dhënave personale. 4. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet kontrolluesit të të dhënave dhe përpunuesit të të dhënave, përpunuesi i të dhënave duhet menjëherë në kërkesë të kontrolluesit të të dhënave t’i kthejë të gjitha të dhënat që ai ose ajo i posedon. Përpunuesit të të dhënave nuk i lejohet t’i mbajë kopjet dhe t’i përpunojë ato më tutje. 5. Në rast të ndërprerjes së veprimtarive të përpunuesit të të dhënave, të dhënat personale duhet të kthehen menjëherë te kontrolluesi i të dhënave. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Data controllers and data processors must protect personal data, describe internal security procedures and measures, and appoint responsible persons in writing.
Neni 16 Obligimi për sigurimin e të dhënave personale 1. Kontrolluesit e të dhënave dhe përpunuesit e të dhënave duhet të kujdesen në çdo kohë që të dhënat personale janë të mbrojtura sipas mënyrës së përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji. 2. Kontrolluesit e të dhënave dhe përpunuesit e të dhënave duhet të përshkruajnë në aktet e tyre të brendshme procedurat dhe masat e vendosura për sigurinë e të dhënave personale dhe duhet të emërojnë në formë të shkruar personat kompetent që janë përgjegjës për sistemin e dosjeve dhe personat të cilët, për shkak të natyrës së punës së tyre, duhet të përpunojnë të dhënat personale. Nën-kreu C Sistemi i dosjeve - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The data controller must create a filing-system catalog for each filing system and keep its contents accurate and up to date.
Neni 17 Katalogu i sistemit të dosjeve 1. Kontrolluesi i të dhënave duhet të krijojë për secilin sistem të dosjeve një përshkrim të detajuar i quajtur katalogu i sistemit të dosjeve e që përmban: 1.1. titullin e sistemit të dosjeve; 1.2. identitetin e kontrolluesit të të dhënave dhe përfaqësuesit të tij ose saj. Për personat fizik: emrin (at) personal, adresën e përhershme ose të përkohshme ku janë kryer veprimet ose adresën e përhershme ose të përkohshme të banimit, dhe ku është e mundur numrin e telefonit dhe adresën elektronike. Për tregtarët e pavarur: emrin (at) e tyre zyrtar, zyrat e regjistruara, selinë dhe numrin e regjistrimit dhe ku është e mundur, numrin e telefonit dhe adresën elektronike. Për personat juridikë: emri i themeluesit, titullin ose zyrën e regjistruar, adresën ose selinë, numrin e regjistrimit dhe ku është e mundur, numrin e telefonit dhe adresën elektronike; 1.3. bazën ligjore për përpunimin e të dhënave; 1.4. kategoritë e subjekteve të të dhënave; 9 1.5. kategoritë e të dhënave personale në sistemin e dosjeve; 1.6. qëllimin e përpunimit; 1.7. kohëzgjatjen e paraparë për ruajtjen e të dhënave personale; 1.8. kufizimet e të drejtave të subjekteve dhe bazën ligjore për kufizimet e tilla; 1.9. marrësit e të dhënave ose kategoritë e marrësve të të dhënave të përfshirë në sistemin e dosjeve; 1.10. informacionet nëse të dhënat personale janë ose do të transferohen në shtetin tjetër, ku, kur dhe kujt i transferohen dhe bazën ligjore për transferimet e tilla; 1.11. përshkrimin e përgjithshëm të procedurave dhe masave në pajtim me nenin 14 të këtij ligji; 1.12. të dhënat ose sistemet e ndërlidhura të dosjeve nga evidenca zyrtare ose librat publikë. 2. Kontrolluesi i të dhënave duhet të sigurojë që përmbajtja e katalogut të sistemit të dosjeve të jetë e saktë dhe të mbahet e përditësuar. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Data controllers must give the Agency certain information at least 20 days before creating a filing system or adding new categories of personal data, and must notify the Agency of any change within 8 days.
Neni 18 Lajmërimi i Agjencisë 1. Së paku njëzet (20) ditë para krijimit të një sistemi të dosjes ose para futjes së kategorive të reja të të dhënave personale, kontrolluesi i të dhënave i ofron Agjencisë, në formë të shkruar apo me mjete elektronike informacionet nga nën-paragrafët e paragrafit 1 të nenit 17 të këtij ligji. 2. Kontrolluesit e të dhënave duhet ta informojnë Agjencinë për çdo ndryshim rreth informacioneve nga paragrafi 1 të këtij neni jo më larg se tetë (8) ditë nga dita e ndryshimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: After notification, the Agency reviews the processing, gives its opinion within 3 weeks, and may extend or suspend that period in some cases; the controller must follow the Agency’s suggestions and decisions.
Neni 19 Kontrolli paraprak 1. Pas pranimit të njoftimit, Agjencia kontrollon nëse operacioni i përpunimit mund të paraqesë rrezik të veçantë për të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave për shkak të natyrës së të dhënave personale që përpunohen dhe fushëveprimit ose qëllimit të përpunimit të të dhënave. 2. Brenda tri (3) javësh pas marrjes së njoftimit Agjencia duhet të jep mendimin e saj. Kjo periudhë mund të pezullohet derisa Agjencia të merr informacionin tjetër që konsiderohet i domosdoshëm. Varësisht nga ndërlikueshmëria e çështjes, kjo periudhë kohore mund të zgjatet deri në tre (3) muaj me vendim të Agjencisë i cili duhet t’i komunikohet kontrolluesit të të dhënave para kalimit të periudhës tre (3) mujore. 3. Nëse komunikimi nuk bëhet brenda afatit prej tre (3) muajsh, ose nëse ky afat nuk zgjatet, atëherë komunikimi konsiderohet sikur ai të jetë kryer. 4. Nëse Agjencia konsideron se përpunimi i komunikuar mund të përmbajë shkelje të rregullave për mbrojtjen e të dhënave, ajo bën sugjerim të duhur për t’i shmangë shkeljet e tilla. 5. Kontrolluesi i të dhënave duhet ta respektojë çdo sugjerim dhe vendim që është nxjerrë nga Agjencia për të siguruar përpunimin ligjor të të dhënave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Agjencia must create and maintain a file-system register, manage it with information technology tools, and publish it on the Agency’s public website.
Neni 20 Regjistri 1. Agjencia duhet ta themelojë dhe ta mbajë një regjistër të sistemit të dosjeve që përmban informacionet nga neni 18 i këtij ligji, në pajtim me procedurat e saj të brendshme. 2. Regjistri duhet të menaxhohet duke përdorur mjetet e teknologjisë informative dhe do të publikohet në faqen publike të Agjencisë. 10 3. Përcaktimi i procedurave të brendshme nga paragrafi 1 i këtij neni bëhet me akt nënligjor. KREU III TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Çdo person mund ta konsultojë falas regjistrin e sistemeve të dosjeve dhe të kopjojë ose transkriptojë detajet.
Neni 21 Konsultimi i regjistrit Çdo person ka të drejtë që pa pagesë ta konsultojë regjistrin e sistemeve të dosjeve që mbahet nga Agjencia dhe t’i kopjojë ose t’i transkriptojë detajet. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A data subject may consult the filing-system catalog, and the data controller must provide specified information on request.
Neni 22 E drejta për qasje 1. Çdo subjekt i të dhënave mund ta konsultojë katalogun e sistemit të dosjeve që mbahet nga kontrolluesi i të dhënave. Kontrolluesi i të dhënave duhet t’i sigurojë subjektit të të dhënave, me kërkesën e tij, informacionet në vijim: 1.1. të dhënat personale të ruajtura të tij ose saj; 1.2. qëllimet e përpunimit dhe kategoritë e të dhënave që përpunohen; 1.3. bazën ligjore për përpunim; 1.4. origjinën e të dhënave; 1.5. marrësit e të dhënave ose kategoritë e marrësve të të dhënave dhe kur dhe në çfarë baze dhe për çfarë qëllimi të dhënat e subjektit të të dhënave janë zbuluar duke përfshirë marrësit e të dhënave në shtetet tjera; 1.6. nëse është e zbatueshme, procedurat teknike dhe informacionin lidhur me logjikën e përfshirë në vendimmarrje. 2. Ekstrakti i lëshuar nga kontrolluesi i të dhënave për të dhënat personale të ruajtura nga ai ose ajo nuk zëvendëson dokumentin ose certifikatën, dhe kjo shënohet në ekstrakt. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Data subjects may request access to information about them, and controllers must reply within 15 days and provide the requested material within 30 days.
Neni 23 Procedura për qasje 1. Subjektet e të dhënave mund të kërkojnë nga kontrolluesit e të dhënave në periudha të rregullta kohore të konsultojnë, transkriptojnë dhe kopjojnë informacionet që kanë të bëjnë më ta, sipas nenit 22 të këtij ligji dhe mund të kërkojnë një ekstrakt ose kopje të këtyre informacioneve. Kjo kërkesë mund të parashtrohet gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike. 2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kontrolluesit e të dhënave duhet ta konfirmojnë me shkrim pranimin e kërkesës së subjektit të të dhënave, ose brenda afatit të njëjtë kohor ata duhet ta informojnë me shkrim subjektin e të dhënave për arsyet pse kërkesa nuk mund të realizohet. 3. Kontrolluesit e të dhënave duhet që brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të kërkesës t’i ofrojnë subjektit të të dhënave një ekstrakt ose kopje apo çfarëdo informacioni të kërkuar në pajtim me paragrafin 1 të nenit 22 të këtij ligji. 4. Nëse kontrolluesi i të dhënave nuk vepron sipas paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij neni, subjekti i të dhënave mund ta konsultojë Agjencinë. 5. Shpenzimet lidhur me cilëndo kërkesë të parashtruar nga subjekti i të dhënave sipas këtij neni, mbulohen nga kontrolluesi i të dhënave. 11 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The data controller must correct, block, destroy, delete, or erase personal data on the data subject’s request in the situations listed here, and must inform recipients and processors, with limited exception. Data subjects may also object to processing and ask the Agency to review it.
Neni 24 E drejta për shtim, korrigjim, bllokim, shkatërrim, asgjësim, fshirje dhe kundërshtim 1. Me kërkesën e subjektit të të dhënave, kontrolluesi i të dhënave duhet të shtojë, të korrigjojë, të bllokojë, shkatërrojë, fshijë ose asgjësojë të dhënat personale për të cilat subjekti i të dhënave vërteton se janë jo të plota, jo të sakta ose jo të përditësuara, apo nëse janë grumbulluar ose përpunuar në kundërshtim me ligjin. 2. Me kërkesën e subjektit të të dhënave, kontrolluesi i të dhënave duhet që menjëherë t’i informojë të gjithë marrësit e të dhënave dhe përpunuesit e të dhënave, të cilëve u janë zbuluar të dhënat personale lidhur me masat e ndërmarra në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. Kontrolluesi i të dhënave nuk është i obliguar të bëjë këtë nëse kjo do të shkaktonte shpenzime të mëdha. 3. Subjektet e të dhënave, të dhënat personale të të cilëve janë përpunuar në përputhje me nën- paragrafët 1.5 dhe 1.6 të nenit 5 të këtij ligji, kanë të drejtë të kundërshtojnë në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre. Kontrolluesi i të dhënave duhet ta pranojë kundërshtimin nëse subjekti i të dhënave demonstron se kushtet për përpunim nuk janë plotësuar në pajtim me nën-paragrafët 1.5 dhe 1.6 të nenit 5 të këtij ligji. Në rastin e tillë të dhënat personale të subjektit të të dhënave nuk përpunohen. 4. Nëse kontrolluesi i të dhënave nuk e pranon kundërshtimin nga paragrafi 3 të këtij neni, subjekti i të dhënave mund të kërkojë që Agjencia të vendosë nëse përpunimi është në përputhje me nën-paragrafët 1.5 dhe 1.6 të nenit 5 të këtij ligji. Subjekti i të dhënave mund të parashtrojë kërkesë të tillë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i kundërshtimit të kontrolluesit të të dhënave. 5. Agjencia lidhur me kërkesat nga paragrafi 4 i këtij neni duhet të vendosë brenda dy (2) muajsh pas pranimit të tyre. Parashtrimi i kërkesës pezullon përpunimin e të dhënave personale. 6. Shpenzimet për masat nga paragrafi 5 i këtij neni mbulohen nga kontrolluesi i të dhënave. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Data controllers must process Article 24 requests or objections, act on them within 15 days, and inform the data subject in writing if they refuse.
Neni 25 Procedura e shtimit, korrigjimit, bllokimit, asgjësimit, shkatërrimit, fshirjes dhe kundërshtimit 1. Çdo kërkesë apo kundërshtim sipas nenit 24 të këtij ligji mund të parashtrohet gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike. 2. Kontrolluesit e të dhënave shtojnë, bllokojnë, korrigjojnë, asgjësojnë, shkatërrojnë apo fshijnë të dhënat personale në fjalë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të kërkesës. Ata duhet ta informojnë me shkrim subjektin e të dhënave brenda afatit të njëjtë kohor për arsyet e refuzimit. Kontrolluesit e të dhënave duhet brenda afatit të njëjtë kohor të vendosin për kundërshtimin e parashtruar nga subjekti i të dhënave lidhur me përpunimin e të dhënave të tij ose saj. 3. Nëse kontrolluesit e të dhënave nuk veprojnë në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, subjekti i të dhënave mund ta konsultojë Agjencinë. 4. Nëse kontrolluesi i të dhënave konkludon se të dhënat personale nuk janë të kompletuara, të sakta dhe nuk janë të përditësuara, ai duhet t’i shtojë ose korrigjojë ato dhe ta informojë subjektin e të dhënave, përveç nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. 5. Mbulimi i shpenzimeve që kanë të bëjnë me kompletimin, korrigjimin, bllokimin, shkatërrimin, asgjësimin dhe fshirjen, e të dhënave personale, dhe të njoftimit apo vendimit lidhur me kundërshtimin, barten nga kontrolluesi i të dhënave. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Data subjects may seek legal protection while a breach continues, and may sue the competent court after the breach ends if no other legal protection was provided.
Neni 26 Mbrojtja ligjore e të drejtave të subjektit të të dhënave 1. Subjektet e të dhënave të cilët kuptojnë se të drejtat e tyre të garantuara me këtë ligj janë shkelur, mund të kërkojnë mbrojtje ligjore për aq kohe sa zgjatë shkelja e tillë, pavarësisht të drejtës së subjektit të të dhënave për konsultim dhe kundërshtim tek Agjencia në pajtim me këtë ligj. 12 2. Nëse shkelja sipas paragrafit 1 të këtij neni pushon, subjekti i të dhënave mund të paraqesë padi në gjykatën kompetente për të vërtetuar se shkelja ka ekzistuar, nëse atij ose asaj nuk i është siguruar mbrojtje tjetër ligjore në lidhje me shkeljen. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A data subject may ask a court to temporarily stop a controller from processing personal data while a case is pending, if the processing would cause irreparable harm and delaying it would not harm the public interest or the other party.
Neni 27 Ndalimi i përkohshëm i përpunimit të të dhënave personale Në padinë e dorëzuar, lidhur me shkeljet e të drejtave nga neni 24 të këtij ligji, subjekti i të dhënave mund të kërkojë nga gjykata deri sa të lëshohet vendimi përfundimtar, që ta detyrojë kontrolluesin e të dhënave, për të ndaluar çfarëdo përpunimi të dhënave personale në shqyrtim, nëse përpunimi i tyre do t’i shkaktonte subjektit të dhënave dëme të pariparueshme, ndërsa shtyrja e përpunimit nuk është në kundërshtim me interesin publik e as nuk ka rrezik që palës kundërshtare do t’i bëhej dëm i madh i pariparueshëm. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë lejon kufizimin me ligj të disa të drejtave të subjektit të të dhënave dhe të detyrimit për publikimin e regjistrit të sistemit të dosjeve, por vetëm për arsye të caktuara dhe vetëm sa është e nevojshme.
Neni 28 Kufizimi dhe përjashtimet 1. Të drejtat e subjektit të të dhënave nga neni 10, nenet 22 dhe 24 të këtij ligji dhe obligimin për publikim të regjistrit të sistemit të dosjeve nga paragrafi 2 i nenit 20 të këtij ligji, në mënyrë të veçantë mund të kufizohen me ligj për arsye të: 1.1. sigurisë kombëtare; 1.2. mbrojtjes kombëtare; 1.3. sigurisë publike; 1.4. parandalimit, hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së veprave penale, ose shkeljes së etikës për profesionet e caktuara; 1.5. interesit të rëndësishëm ekonomik ose financiar të Republikës së Kosovës përfshirë çështjet monetare, buxhetore dhe të taksave; 1.6. mbikëqyrjes, inspektimit ose funksionimit të rregullt i ndërlidhur qoftë edhe rastësisht me ushtrimin e autoritetit zyrtar në rastet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.3, 1.4 dhe 1.5 të këtij paragrafi; 1.7. mbrojtjes së subjektit të të dhënave ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve. 2. Masat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të merren vetëm për aq sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin kufizimi është dhënë. KREU IV MBROJTJA INSTITUCIONALE E TË DHËNAVE PERSONALE Nën-kreu D Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The data protection agency is independent, must not take instructions from third parties, and has powers to advise, decide complaints, inspect, inform the public, and promote data protection rights.
Neni 29 Statusi i Agjencisë 1. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është agjenci e pavarur, e ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave. Anëtarët e saj veprojnë të pavarur në pajtim me këtë ligj dhe nuk duhet të pranojnë asnjë udhëzim nga palët e treta. Ajo i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. 2. Agjencia në veçanti: 13 2.1. jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave; 2.2. vendos lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; 2.3. bën inspektime dhe kontrolle; 2.4. informon publikun për çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave; dhe 2.5. promovon dhe përkrah të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Agency is chaired by a Council, and at least one Council member must be a qualified lawyer.
Neni 30 Organizimi i Agjencisë 1. Agjencia kryesohet nga Këshilli, i cili përbëhet nga Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror dhe katër Mbikëqyrës Shtetëror (tani e tutje: Mbikëqyrësit). Së paku njëri nga anëtarët e Këshillit, duhet të jetë jurist i diplomuar. Vendimet e Këshillit merren me shumicë të thjeshtë. 2. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror përfaqëson Agjencinë, organizon dhe koordinon punën e saj. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Chief State Supervisor is appointed by the Assembly of Kosovo on the proposal of the Government, for a 5-year term, and may be reappointed for one more term.
Neni 31 Emërimi i Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror 1. Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, mund të caktohet personi i cili ka diplomë universitare dhe pesë (5) vjet përvojë pune profesionale. 2. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror emërohet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës për një periudhë pesë (5) vjeçare me mundësi të emërimit edhe për një mandat. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Personat me diplomë universitare dhe 3 vjet përvojë profesionale mund të caktohen si Mbikëqyrës Shtetëror; emërimi bëhet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës, për 5 vjet, me mundësi riemërimi edhe për një mandat.
Neni 32 Emërimi i Mbikëqyrësit Shtetëror 1. Personat të cilët kanë diplomë universitare dhe tri (3) vjet përvojë pune profesionale, mund të caktohen si Mbikëqyrës Shtetëror. 2. Mbikëqyrësit Shtetëror emërohen nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës për një periudhë pesë (5) vjeçare me mundësi të emërimit edhe për një mandat. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Chief State Supervisor appoints a deputy from among the supervisors.
Neni 33 Zëvendësi i Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror cakton Zëvendësin e tij ose saj nga radhët e Mbikëqyrësve, i cili do ta zëvendësojë gjatë mungesës ose paaftësisë së përkohshme. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit mund të shkarkohen vetëm për arsyet e listuara në këtë nen.
Neni 34 Shkarkimi i Mbikëqyrësve 1. Anëtarët e Këshillit mund të shkarkohen nga detyra e tyre vetëm në rastet si në vijim: 1.1. nëse paraqesin dorëheqje para Kuvendit të Kosovës; 1.2. nëse është dënuar me vendim te formës së prerë për vepër penale me dënim me burgim mbi gjashtë (6) muaj ; 1.3. për mospërfillje të detyrës zyrtare; 1.4. nëse nuk mund të kryejnë detyrat e tyre për arsye shëndetësore ose për arsye të tjera të rëndësishme për më shumë se gjashtë (6)muaj; 1.5. nëse bëhen përherë të paaftë për kryerjen e detyrave të tyre. 14 2. Anëtarët e Këshillit shkarkohen më herët nga detyrat e tyre dhe pozita e tyre përfundon ditën kur Kuvendi i Kosovës konstaton arsyet nga paragrafi 1 i këtij neni. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Council members must act independently, avoid incompatible conduct, and may not hold any other profession.
Neni 35 Pavarësia e Mbikëqyrësve 1. Në kryerjen e detyrave të tyre anëtarët e Këshillit veprojnë plotësisht të pavarur në pajtim me këtë ligj, Kushtetutën dhe ligjet tjera relevante. Ata duhet t’i shmangen çfarëdo veprimi të papajtueshëm me detyrat e tyre dhe nuk mund të ushtrojnë asnjë profesion tjetër, qoftë fitimprurës apo jo. 2. Anëtarët e Këshillit duhet të punojnë ngushtë me njëri tjetrin dhe duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin në kryerjen e detyrave të tyre. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Chief State Supervisor may issue a subordinate act on the Agency’s internal organization and functioning. Some state civil servants, and judges or prosecutors, may be assigned to help with legal or auxiliary tasks, but they do not carry out inspections.
Neni 36 Organizimi i brendshëm i Agjencisë 1. Në pajtim me ligjin përkatës në fuqi, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror nxjerr akt nënligjor për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të agjencionit. 2. Në Agjenci mund të caktohen për kryerjen e detyrave ligjore ose punëve ndihmëse, nëpunësit civil të organeve shtetërore në bazë të propozimit të Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror. Gjykatësit apo prokurorët mund të caktohen për kryerjen e detyrave të tilla në pajtim me dispozitat e ligjit për gjykatat dhe prokuroritë. 3. Nëpunësit civil dhe zyrtarët tjerë sipas paragrafit 2 të këtij neni nuk kryejnë inspektime, por ndihmojnë Mbikëqyrësit në përgatitjen dhe kryerjen e inspektimeve të tilla. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Agjencia ka buxhet të vetin, fondet e saj vijnë nga Buxheti i Kosovës, dhe buxheti i saj caktohet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror.
Neni 37 Fondet për punën e Agjencisë 1. Agjencia ka buxhetin e saj, i cili administrohet në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligj. 2. Fondet për punën e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Kosovës. Buxheti i Agjencisë përcaktohet nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror. Nën-kreu E Detyrat e Agjencisë - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Agency advises public institutions on data protection matters, including how relevant laws are interpreted and applied, and also advises private institutions when requested.
Neni 38 Ofrimi i këshillave për institucionet publike dhe private 1. Agjencia këshillon Kuvendin e Kosovës, Qeverinë, organet e pushtetit lokal, organet e tjera shtetërore dhe ushtruesit e pushtetit publik për të gjitha çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave duke përfshirë interpretimin dhe zbatimin e ligjeve përkatëse. 2. Agjencia po ashtu këshillon institucionet private për të gjitha çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave kur kjo kërkohet, duke përfshirë edhe interpretimin dhe zbatimin e ligjeve përkatëse. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Kuvendi i Kosovës and the Government of Kosovo must inform the Agency when drafting legislative and administrative measures on personal data processing, and the Agency must be consulted before those measures are approved.
Neni 39 Detyrimi për konsultim Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës duhet ta informojnë Agjencinë me rastin e hartimit të masave legjislative dhe administrative që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale. Agjencia duhet të konsultohet para miratimit të masave të tilla. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Agjencia may ask the Constitutional Court of Kosovo to review laws and other acts, and may file a lawsuit in the competent court, when it considers data-protection rights are not respected or have been violated.
Neni 40 E drejta për inicim të procedurave ligjore 15 1. Agjencia parashtron kërkesë tek Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjeve, rregulloreve dhe akteve tjera kur konsideron se ato nuk janë në harmoni me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave siç parashihet në nenin 36 të Kushtetutës së Kosovës. 2. Agjencia parashtron padi në gjykatën kompetente, kur konsideron se e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale është shkelur. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A person may file a complaint with the Agency if they believe their data protection rights were violated.
Neni 41 E drejta për ankesë 1. Çdo person ka të drejtë të parashtrojë ankesë pranë Agjencisë nëse ai ose ajo konsideron se e drejta e tij ose e saj për mbrojtjen e të dhënave është shkelur. 2. Ankesat mund të parashtrohen gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Agency must promptly inform the complainant of the complaint review result and the action taken.
Neni 42 Shqyrtimi i ankesave 1. Agjencia duhet ta informojë ankuesin menjëherë pas shqyrtimit të ankesës lidhur me rezultatin dhe veprimin e ndërmarrë. 2. Procedura lidhur me ankesat do të rregullohet me akt nënligjor nga Agjencia. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Agency must cooperate with state, international, and European Union bodies on matters important for personal data protection.
Neni 43 Bashkëpunimi me organet tjera Agjencia bashkëpunon me organet shtetërore, ndërkombëtare dhe organet e Bashkimit Evropian lidhur me çështjet që konsiderohen të rëndësishme për mbrojtjen e të dhënave personale. Nën-kreu F Publiciteti i punës - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Agjencia duhet t’i paraqesë Kuvendit të Kosovës dhe ta publikojë raportin vjetor të punës jo më vonë se 31 marsi i vitit vijues.
Neni 44 Raporti vjetor i punës 1. Agjencia duhet t’i paraqesë Kuvendit të Kosovës raport vjetorë të punës dhe duhet ta publikojë atë, jo më vonë se më 31 mars, të vitit vijues. 2. Raporti vjetor i aktiviteteve jep një pasqyrë të punës së Agjencisë dhe të zhvillimeve në fushën e mbrojtjes së të dhënave në vitin paraprak dhe do të shkoqisë vlerësimet dhe rekomandimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Agjencia mund të publikojë materiale dhe njoftime për mbrojtjen e të dhënave, duhet të mbajë konferenca të rregullta për media dhe mund të organizojë seminare, fushata dhe bashkëpunim me OJQ-të.
Neni 45 Publiciteti lidhur me punën 1. Agjencia mund të publikojë në faqen e saj publike ose në një mënyrë tjetër të duhur: 1.1. një gazetë të brendshme dhe literaturë profesionale; 1.2. çdo këshillë të dhënë sipas paragrafit 1 të nenit 38 të këtij ligji, në veçanti nëse ligjet ose rregulloret tjera që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale janë miratuar dhe publikuar në Gazetën Zyrtare; 1.3. çdo kërkesë nga neni 40 i këtij ligji, pasi që Gjykata Kushtetuese t’i ketë pranuar ato; 1.4. të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave nga neni 40 i këtij ligji; 1.5. çdo vendim të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. Në raste të tilla të dhënat personale lidhur me palët, palët e dëmtuara, dëshmitarët ose ekspertët e përfshirë nuk do të publikohen; 16 1.6. opinionet rreth pajtueshmërisë së kodeve të etikës profesionale, kushteve të përgjithshme të biznesit ose draft-rregulloreve në fushën e mbrojtjes së të dhënave; 1.7. opinionet, sqarimet dhe qëndrimet për çështjet në fushë të mbrojtjes së të dhënave; 1.8. të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në fushat individuale; 1.9. deklaratat publike për inspektimet e ndërmarra për rastet individuale; 1.10. çdo njoftim tjetër i rëndësishëm. 2. Agjencia mban konferenca të rregullta për media lidhur me punën e saj dhe publikon në faqen publike të tij transkriptet e deklaratave ose regjistrimet e deklaratave apo në ndonjë mënyrë tjetër të duhur. Ajo po ashtu mund të mbajë seminare dhe të organizojë fushata për ngritje të vetëdijes kur kjo konsiderohet si e nevojshme. 3. Agjencia për kryerjen e detyrave të saj mund të inkurajojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave me përfaqësues të shoqatave dhe organizatave tjera joqeveritare në fushën e mbrojtjes së të dhënave, privatësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Nën-kreu G Inspektimet dhe Kontrollet - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Agency may carry out inspections and controls on its own initiative to monitor compliance with data protection rules.
Neni 46 Fushëveprimi i inspektimeve 1. Agjencia me iniciativën e vet mund të kryejë inspektime dhe kontrolle, për të mbikëqyrur pajtueshmërinë me rregullat e mbrojtjes së të dhënave. Në kuadër të kompetencave të inspektimit, Agjencia: 1.1. mbikëqyrë ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale; 1.2. mbikëqyrë përshtatshmërinë e procedurave dhe masave të ndërmarra për sigurinë e të dhënave personale në pajtim me këtë ligj; 1.3. mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të këtij ligji që rregullojnë katalogun e sistemit të dosjeve, regjistrin e sistemit të dosjeve dhe regjistrimet e zbulimit të të dhënave personale tek marrësit; 1.4. mbikëqyrë zbatimin e dispozitave lidhur me transferimin e të dhënave personale tek shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Mbikëqyrësit must carry out inspections and controls directly, within their powers, and identify themselves with an official ID card while doing so.
Neni 47 Kryerja e drejtpërdrejtë e inspektimit 1. Inspektimet dhe kontrollet duhet të kryhen drejtpërdrejt nga Mbikëqyrësit, brenda kufijve të kompetencave të tyre. 2. Mbikëqyrësit gjatë kryerjes së inspektimit dhe kontrollit, duhet të identifikohen me kartelë zyrtare të identifikimit, e cila përmban fotografinë, emrin personal, titullin profesional ose shkencor dhe të dhënat tjera të nevojshme. 3. Me propozim të Agjencisë, Qeveria e Kosovës me akt nënligjor lëshon kartelat zyrtare të identifikimit të Mbikëqyrësve si dhe përcakton në mënyrë të detajuar formën dhe përmbajtjen e tyre. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Supervisors may inspect and seize documents, files, premises, equipment, and technical materials related to personal data processing and security during inspections and controls.
Neni 48 Përgjegjësitë e Mbikëqyrësit 1. Gjatë kryerjes së inspektimit dhe kontrollit, mbikëqyrësit kanë të drejtë të: 17 1.1. kontrollojnë dhe konfiskojnë çdo dokumentacion që ka të bëjë me përpunimin e të dhënave personale, pavarësisht nga besueshmëria ose fshehtësia e tij, transferimin e të dhënave personale tek shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare si dhe me zbulimin për marrësit e jashtëm; 1.2. kontrollojnë përmbajtjen e sistemeve të dosjeve, pavarësisht nga besueshmëria ose fshehtësia e tyre dhe katalogët e sistemit të dosjeve; 1.3. kontrollojnë dhe konfiskojnë çdo dokumentacion dhe udhëzime që rregullojnë sigurinë e të dhënave personale; 1.4. kontrollojnë ndërtesën në të cilën të dhënat personale përpunohen dhe kanë të drejtë të kontrollojnë dhe konfiskojnë kompjuterët dhe çfarëdo pajisje tjetër, si dhe dokumentacionin teknik; 1.5. verifikojnë masat dhe procedurat që kanë për qëllim të sigurojnë të dhënat personale dhe zbatimin e tyre; 1.6. kryejnë çdo detyrë tjetër që konsiderohet e rëndësishme për kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve të parapara me këtë ligj. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Mbikëqyrësi mund të urdhërojë masa korrigjuese dhe të ndalojë përkohësisht përpunimin e të dhënave kur zbulon shkelje, ndërsa kontrolluesi ose përpunuesi duhet t’i korrigjojë menjëherë mangësitë e identifikuara.
Neni 49 Masat e inspektimit 1. Nëse Mbikëqyrësi vëren shkelje të këtij ligji ose të cilido ligj apo rregulloreje që rregullon përpunimin e të dhënave personale, ai ose ajo kanë të drejtë që menjëherë: 1.1. të urdhërojë eliminimin e parregullsive ose mangësive që ai ose ajo i vëren, në mënyrën dhe brenda afatit të caktuar më parë nga ai ose ajo. Kjo mund të përfshijë asgjësimin, bllokimin, shkatërrimin, fshirjen ose anonimizimin e të dhënave personale në pajtim me ligjin; 1.2. të ndalojë përkohësisht dhe në mënyrë të caktuar përpunimin e të dhënave personale nga kontrolluesit dhe përpunuesit në sektorët publik ose privat, të cilët kanë dështuar në zbatimin e masave dhe procedurave të nevojshme për sigurimin e të dhënave personale; 1.3. të ndalojë përkohësisht dhe në mënyrë të caktuar përpunimin e të dhënave personale, anonimizimin e tyre, klasifikimin dhe bllokimin e të dhënave personale sa herë që ai ose ajo konkludon se të dhënat personale janë duke u përpunuar në kundërshtim me dispozitat ligjore; 1.4. të ndalojë përkohësisht dhe në mënyrë të caktuar përpunimin e të dhënave personale në vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, ose zbulimin e tyre marrësve të huaj nëse ato janë transferuar ose zbuluar në kundërshtim me dispozitat ligjore ose me marrëveshjet ndërkombëtare; 1.5. të paralajmërojë ose këshillojë me shkrim kontrolluesin e të dhënave ose përpunuesin e të dhënave në rastet e shkeljeve të vogla. 2. Në rast të parregullsive ose mangësive kontrolluesi i të dhënave ose përpunuesi i të dhënave duhet që menjëherë t’i korrigjojë ato pas marrjes së udhëzimeve me shkrim ose këshillimit nga Mbikëqyrësi për të siguruar përpunim të ligjshëm të të dhënave. 3. Kundër vendimit përfundimtar të Mbikëqyrësit nga paragrafi 1 të këtij neni, nuk lejohet ankesa por mund të hapet konflikti administrativ në Gjykatën kompetente. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Mbikëqyrësit must protect the confidentiality of personal data they encounter, and this duty continues after they stop performing their duties.
Neni 50 Mbrojtja e fshehtësisë 1. Mbikëqyrësit janë të obliguar që të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale që hasin gjatë kryerjes së detyrave së tyre, si dhe pas ndërprerjes së ushtrimit të detyrave të tyre. 2. Obligimi nga paragrafi 1 i këtij neni zbatohet ndaj të gjithë punëtorëve që punojnë në Agjenci. 18 KREU V TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE Nën-kreu H Transferimi i të dhënave personale tek shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Personal data may be transferred to other countries or international organizations only in line with this law and if they provide an adequate level of data protection.
Neni 51 Dispozitat e përgjithshme Transferimi të dhënave personale të cilat janë përpunuar ose ato që do të përpunohen në vende të tjera dhe tek organizatat ndërkombëtare, mund të bëhet vetëm në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe në qoftë se vendi ose organizata ndërkombëtare në fjalë sigurojnë nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Countries and international organizations are treated as providing adequate personal data protection if the Agency has made a formal decision and they are on the relevant list.
Neni 52 Procedura për përcaktimin e nivelit të duhur për mbrojtjen e të dhënave personale 1. Vendet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderohen se sigurojnë nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave, nëse Agjencia ka marrë një vendim formal, dhe ato vende apo organizata janë përfshirë në listën përkatëse të nxjerrë nga Agjencia në pajtim me këtë ligj. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Agency keeps and publishes a list of countries and international organizations with adequate data protection.
Neni 53 Lista e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare me nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave 1. Agjencia mban një listë të vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare për të cilat ajo konstaton se ato sigurojnë nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave, në pajtim me këtë ligj. 2. Lista mund të përmbajë Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane. Ndërsa sa i përket vendeve të tjera Agjencia mund të zbatojë vendimet e marra nga organi kompetent i Bashkimit Evropian nëse vendet e tilla dhe organizatat ndërkombëtare sigurojnë nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave, ose mund të merr një vendim formal sipas nenit 54 të këtij ligji. 3. Agjencia publikon listën nga paragrafi 1 i këtij neni në Gazetën zyrtare dhe faqen publike të saj. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Agjencia duhet të marrë vendim për nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave dhe të shqyrtojë rrethanat për transferimin e të dhënave personale te vende të tjera ose organizata ndërkombëtare.
Neni 54 Vendimet për nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave nga vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare 1. Gjatë marrjes së vendimit të tij lidhur me nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave personale të një vendi tjetër ose organizate ndërkombëtare, Agjencia detyrohet t’i përcaktojë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me transferimin e të dhënave personale. Në veçanti, ajo merr parasysh llojin e të dhënave personale, qëllimin dhe kohëzgjatjen e përpunimit të propozuar, rregullimin ligjor në vendin e origjinës dhe në vendin e marrësit, duke përfshirë rregullimin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të huaj, si dhe masat për sigurimin e të dhënave personale të përdorura në vendet e tilla dhe organizatat ndërkombëtare. 2. Gjatë marrjes së vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, Agjencia në veçanti merr parasysh: 2.1. nëse të dhënat personale të transferuara janë përdorur vetëm për qëllimin për të cilin ato janë transferuar, ose nëse qëllimi mund të ndryshojë vetëm në bazë të lejes së kontrolluesit të të dhënave që i siguron të dhënat apo në bazë të pëlqimit personal të subjektit të të dhënave; 2.2. nëse subjekti i të dhënave ka mundësi të përcaktojë qëllimin për të cilin të dhënat personale të tij ose saj janë përdorur, kujt i janë dërguar ato dhe mundësinë e korrigjimit ose asgjësimit së të dhënave personale të pasakta apo te vjetërsuara , përveç në rastet kur kjo është e ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare detyruese për shkak të fshehtësisë së procedurës; 2.3. nëse kontrolluesi ose përpunuesi i huaj i të dhënave përmbush procedurat dhe masat e duhura organizative dhe teknike për mbrojtjen e të dhënave personale; 19 2.4. nëse është caktuar personi kontaktues i autorizuar për ofrimin e informatave subjektit të të dhënave ose Agjencisë për përpunimin e të dhënave personale të transferuara; 2.5. nëse marrësi i huaj i të dhënave mund të transferojë të dhënat personale vetëm me kusht që marrësi tjetër i huaj i të dhënave të cilit i zbulohen të dhënat siguron një mbrojtje të duhur të të dhënave personale edhe për shtetasit e huaj; 2.6. nëse është siguruar mbrojtje ligjore efektive për subjektet e të dhënave të dhënat personale të të cilëve janë transferuar apo do të transferohen. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Agjencia përcakton çfarë informacioni nevojitet për të vendosur nëse një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare ka mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave personale.
Neni 55 Kriteret për Vendimmarrje Agjencia përcakton në mënyrë të detajuar se cili informacion është i domosdoshëm për të vendosur nëse shteti tjetër ose organizata ndërkombëtare siguron nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave personale, siç është paraparë me këtë ligj. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Personal data may be transferred or disclosed to a country or international organization without an adequate data-protection level only if one of the listed conditions is met.
Neni 56 Dispozitat e veçanta 1. Pavarësisht nga neni 51 i këtij ligji, të dhënat personale mund t’i transferohen dhe zbulohen vendit ose organizatës ndërkombëtare që nuk e siguron nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave, nëse: 1.1. është paraparë me ligj tjetër ose me marrëveshje ndërkombëtare detyruese; 1.2. subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij ose të saj dhe është i vetëdijshëm për pasojat e transferimit; 1.3. transferimi është i nevojshme për përmbushjen e kontratës ndërmjet subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit të të dhënave ose për zbatimin e masave para-kontraktuese të ndërmarra si përgjigje të kërkesës së subjektit të të dhënave; 1.4. transferimi është i domosdoshëm për lidhjen ose përmbushjen e një kontrate, të lidhur për interes të subjektit të të dhënave ndërmjet kontrolluesit të të dhënave dhe një pale të tretë; 1.5. transferimi është i domosdoshëm dhe ligjërisht kërkohet në bazë të rëndësisë së interesit publik; 1.6. transferimi është i domosdoshëm për të mbrojtur jetën dhe trupin e subjektit të të dhënave; 1.7. transferimi është i domosdoshëm për themelimin, ushtrimin ose mbrojtjen e kërkesave ligjore; 1.8. transferimi është kryer nga një regjistër i cili në sipas ligjeve apo rregulloreve ka për qëllim të informojë publikun dhe i cili është i hapur për konsultime qoftë nga publiku në përgjithësi ose nga çdo person i cili mund të shprehë një interes legjitim, për aq sa kushtet e përcaktuara për konsultim në këtë rast të veçantë janë përmbushur. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Agjencia mund të lejojë transferimin e të dhënave personale jashtë vendit ose te një organizatë ndërkombëtare kur ka masa mbrojtëse të duhura; kontrolluesi i të dhënave mund të transferojë vetëm pas autorizimit.
Neni 57 Autorizimi për transferimin e të dhënave 1. Pavarësisht nga neni 51 i këtij ligji Agjencia mund të autorizojë një transferim ose një sërë transferimesh të të dhënave personale në shtetin tjetër ose një organizate ndërkombëtare e cila nuk siguron një nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave sipas këtij ligji, në rastet ku kontrolluesi i të dhënave paraqet masat e duhura mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve, sa i përket ushtrimit të të drejtave përkatëse. Masat e tilla mbrojtëse mund të rezultojnë nga dispozitat e kontratës ose nga kushtet e përgjithshme të aktiviteteve biznesore që administrojnë transferimin e të dhënave personale. 20 2. Kontrolluesi i të dhënave mund të transferojë të dhënat personale vetëm pas marrjes së autorizimit sipas paragrafit 1 të këtij neni. Me kërkesën e tij ose saj për autorizim, kontrolluesi i të dhënave i siguron Agjencisë informacionet e domosdoshme lidhur me transferimin e kërkuar të të dhënave personale. Kjo në veçanti përfshin kategoritë e të dhënave, qëllimin e transferimit dhe masat mbrojtëse në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tjetër apo organizatën ndërkombëtare. 3. Agjencia vendosë për kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni pa vonesë dhe përcakton me një akt nënligjor detajet dhe procedurat e brendshme për paraqitjen e kërkesave të tilla. Vendimi i lartë cekur është përfundimtar në procedurën administrative por mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Autorizimet për transferimin e të dhënave personale jashtë vendit ose te një organizatë ndërkombëtare duhet të regjistrohen sipas nenit 17.
Neni 58 Regjistrimi i autorizimeve Autorizimet lidhur me transferimin e të dhënave personale në vendin tjetër apo organizatën ndërkombëtare, të dhëna nga Agjencia duhet të regjistrohen në pajtim me nën-paragrafin 1.10 të paragrafit 1 të nenit 17 të këtij ligji. KREU VI TË DREJTAT DHE MBIKËQYRJA Nën-kreu I Marketingu i drejtpërdrejt - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Kontrolluesit e të dhënave mund të përdorin disa të dhëna personale për marketing të drejtpërdrejtë, por duhet të respektojnë kufizimet për pëlqimin, informimin dhe zbulimin e të dhënave.
Neni 59 Të drejtat dhe përgjegjësitë e kontrolluesve të të dhënave 1. Kontrolluesit e të dhënave mund të përdorin të dhënat personale që ata i kanë siguruar nga burimet publike të qasshme ose brenda kufijve të kryerjes së ligjshme të aktiviteteve për qëllime të ofrimit të mallrave, shërbimeve, punësimit ose kryerjes së përkohshme të punës përmes përdorimit të shërbimeve postare, thirrjeve telefonike, postës elektronike ose mënyrave tjera të telekomunikimit (më tutje në tekst: marketingu i drejtpërdrejtë) në pajtim me dispozitat e këtij kreu, përveç nëse me ligjin përkatës është paraparë ndryshe. 2. Për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, kontrolluesit e të dhënave mund të përdorin vetëm të dhënat personale të grumbulluara në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni: emrin(at) personal, adresën e vendbanimit të përhershëm ose të përkohshëm, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike (e-mail) dhe numrin e faksit. Në bazë të pëlqimit paraprak të subjektit të të dhënave, kontrolluesit e të dhënave mund të përpunojnë të dhëna personale tjera, por të dhënat personale të ndjeshme mund t’i përpunojnë vetëm nëse ata e posedojnë pëlqimin me shkrim. 3. Kur kontrolluesit e të dhënave kryejnë marketing të drejtpërdrejtë, duhet t’i informojnë subjektet e të dhënave për të drejtat e tyre sipas nenit 60 të këtij ligji . 4. Nëse kontrolluesit e të dhënave kanë për qëllim të zbulojnë të dhëna personale nga paragrafi 2 i këtij neni, tek marrësit e tjerë të të dhënave, për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë, ose tek përpunuesit e të dhënave, ata janë të detyruar që të informojnë subjektin e të dhënave dhe të marrin pëlqimin me shkrim të tij ose të saj para se të zbulohen të dhënat e tilla. Njoftimi për subjektin e të dhënave lidhur me zbulimin në fjalë duhet të përmbajë të gjitha informacionet që synohen të zbulohen si dhe, kujt dhe për çfarë qëllimi. Shpenzimet e njoftimit mbulohen nga kontrolluesi i të dhënave. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The data subject may ask in writing for direct-marketing use of their personal data to stop, and controllers must stop it within 8 days and then notify the data subject in writing within 5 more days.
Neni 60 E drejta për kundërshtim 1. Subjekti i të dhënave në çdo kohë mund të kërkojë me shkrim që kontrolluesit e të dhënave të ndërpresin në mënyrë të përhershme ose të përkohshme përdorimin e të dhënave personale të tij ose të saj për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kundërshtimit nga subjekti i të dhënave, kontrolluesit e të dhënave duhen të ndalojnë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe brenda pesë (5) ditëve pasuese ata duhet të informojnë me shkrim subjektin e të dhënave për aprovimin e kërkesës së tyre. 21 2. Shpenzimet për veprimet e kontrolluesit të të dhënave në lidhje me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni i bartë kontrolluesi i të dhënave. Nën-kreu J Vëzhgimi me kamerë - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This article requires people in the public or private sector who plan to install camera surveillance to post a notice, make it visible and public, and protect the system and recordings from unauthorized access or use.
Neni 61 Dispozitat e përgjithshme 1. Dispozitat e këtij Nën-kreu zbatohen për vëzhgimin me kamerë, përveç kur është paraparë ndryshe me ligj përkatës. 2. Personat në sektorin publik ose privat që kanë për qëllim të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë duhet të vendosin njoftimin për këtë. Njoftimi i tillë duhet të jetë i dukshëm dhe të bëhet publik në mënyrë që t’i mundësojë subjekteve të të dhënave që pa vështirësi të njoftohen me masat, më së voni kur vëzhgimi me kamerë fillon . 3. Përmes njoftimit të rregullt nga paragrafi 2 i këtij neni, konsiderohet se subjekti i të dhënave është i informuar lidhur me përpunimin e të dhënave personale në pajtim me nenin 10 të këtij ligji. 4. Sistemi i vëzhgimit me kamerë dhe regjistrimet e vëzhgimit duhet të mbrohen në mënyrë të duhur nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: People in the public and private sectors may install camera surveillance for their buildings when needed for safety and property protection, but apartments may not be monitored.
Neni 62 Vëzhgimi i ndërtesave zyrtare dhe të biznesit 1. Personat në sektorin publik dhe privat mund të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë për vëzhgimin e ndërtesave të tyre nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë. Vëzhgimi me kamerë në veçanti mund të jetë i nevojshëm për të vëzhguar hyrjet e ndërtesave, ose ku për shkak të natyrës së punës së tyre ekziston kërcënim potencial ndaj të punësuarve. 2. Vendimet e nevojshme merren nga nëpunësi kompetent, drejtori ose ndonjë person tjetër i autorizuar nga sektori publik ose privat. 3. Vendimi duhet të përmbajë arsyet për vendosjen e sistemeve të vëzhgimit me kamerë. 4. Sistemet e vëzhgimit me kamerë mund të mbikëqyrin pjesën e jashtme dhe hyrjen e ndërtesës, por jo edhe hyrjen dhe brendinë e apartamenteve. 5. Personat që punojnë në ndërtesat publike dhe private nën vëzhgimin me kamerë informohen në mënyrë te duhur në formë të shkruar për instalimin e sistemeve të tilla dhe të drejtat e tyre. 6. Secili kontrollues i të dhënave duhet ta krijojë sistemin e dosjeve për regjistrimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë. Sistemi i dosjeve, veçmas nga regjistrimet (pamjet dhe/ose zëri), përmban datën, vendin, kohën e regjistrimit dhe ku ruhen regjistrimet. 7. Regjistrimet nga paragrafi 6 të këtij neni mund të ruhen deri në gjashtë (6) muaj përveç nëse nuk kërkohet ndryshe për qëllime legjitime. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Camera surveillance in apartment buildings needs written consent from at least 70% of owners, and use is limited by purpose and location.
Neni 63 Mbikëqyrja e ndërtesave me apartamente 1. Për instalimin e sistemeve të vëzhgimit me kamerë në ndërtesën me apartamente, kërkohet pajtimi me shkrim i së paku 70% të pronarëve. 2. Vëzhgimi me kamerë mund të instalohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pronës. 22 3. Vëzhgimi me kamerë në ndërtesën me apartamente mund të mbikëqyrë vetëm hyrjen dhe hapësirat e përbashkëta. Ndalohet mbikëqyrja me kamerë e apartamentit të shtëpiakut të ndërtesës dhe punëtorisë së tij ose saj. 4. Ndalohet transmetimi i regjistrimeve të vëzhgimeve me kamerë përmes televizionit kabllor të brendshëm, televizionit publik kabllor, internetit ose mjeteve tjera të telekomunikimeve,pa marrë parasysh se a bëhet në kohën e transmetimit apo më vonë. 5. Hyrjet në apartamentet individuale mund të mbikëqyren me sistem të vëzhgimit me kamerë vetëm nëse pronari vendos kështu. Pronari mund t’i mbajë regjistrimet vetëm për nevoja të tij ose të saj. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Workplace camera surveillance is allowed only when necessary for people’s safety, property protection, or confidentiality, and it is banned in certain non-work areas.
Neni 64 Vëzhgimi me kamerë në sektorin e punësimit 1. Vëzhgimi me kamerë në hapësirat e punës mund të bëhet vetëm në rastet kur domosdoshmërish kërkohet për sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale nëse ky qëllim nuk mund të arrihet me mjete më të lehta. 2. Vëzhgimi me kamerë duhet të kufizohet rreptësishtë në hapësirat ku interesat nga paragrafi 1 i këtij neni janë të rrezikuara. 3. Vëzhgimi me kamerë ndalohet në hapësirat jashtë vendit të punës, veçanërisht në dhoma të ndërrimit, ashensorë dhe hapësira sanitare. 4. Para instalimit të sistemit të vëzhgimit me kamerë punëdhënësi duhet t’i informojë me shkrim subjektet e të dhënave për të drejtat e tyre dhe arsyet për vëzhgim. Hapësirat e mbikëqyrura duhet të shënohen nga punëdhënësit përmes shenjave të përshtatshme. 5. Para fillimit të instalimit të sistemeve të vëzhgimit me kamerë në sektorët publik ose privat, punëdhënësi i informon përfaqësuesit të sindikatës, nëse është e zbatueshme. 6. Paragrafët 4 dhe 5 të këtij neni nuk zbatohen në hapësirat e mbrojtjes kombëtare, në aktivitetet e sigurisë kombëtare të inteligjencës në vendet ku ruhen të dhënat sekrete. Nën-kreu K Përdorimi i karakteristikave biometrike - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Processing and comparing a person's biometric characteristics for identification is regulated by this law.
Neni 65 Përpunimi i karakteristikave biometrike Përcaktimi dhe përdorimi i karakteristikave biometrike të subjektit të të dhënave dhe krahasimi i tyre për të mundësuar identifikimin e tij ose të saj rregullohet me dispozitat e këtij ligji. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Public sector bodies may use biometric characteristics only when strictly necessary for security, property protection, or protection of confidential data and business secrets, and only if a less intrusive method will not work.
Neni 66 Përdorimi i karakteristikave biometrike në sektorin publik 1. Sektori publik mund të përdor karakteristikat biometrike, vetëm nëse domosdoshmërish kërkohet për sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës ose mbrojtjen e të dhënave konfidenciale dhe sekreteve të biznesit, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta. 2. Pavarësisht nga paragrafi1 i këtij neni, përdorimi i karakteristikave biometrike mund të lejohet në pajtim me obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare detyruese ose për identifikimin e personave që kalojnë kufirin shtetëror. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: In the public sector, biometric characteristics may be used for access control.
Neni 67 Kontrolli i qasjes Karakteristikat biometrike mund të përdoren në sektorin publik për arsyet e kontrollit të qasjes. Në këtë rast dispozitat e paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 68 të këtij ligji duhet të zbatohen përshtatshmërish (mutatis mutandis). 23 - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Private-sector biometric use is allowed only when necessary for safety, property protection, or protection of confidential data/business secrets, and employees must be informed in writing first.
Neni 68 Përdorimi i karakteristikave biometrike në sektorin privat 1. Sektori privat mund të përdorë karakteristikat biometrike vetëm nëse kjo është e domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve për sigurinë e njerëzve, për sigurimin e pronës ose për mbrojtje të të dhënave konfidenciale ose sekreteve të biznesit. Të punësuarit duhet të informohen paraprakisht në formë të shkruar për përdorimin e karakteristikave të tyre biometrike, rreth masave që do të merren dhe të drejtat e tyre. 2. Nëse nuk është paraparë ndryshe me ligj përkatës, kontrolluesi i të dhënave duhet që para marrjes së masave për përdorimin e karakteristikave biometrike t’i ofrojë Agjencisë përshkrimin e detajuar për masat që do të merren duke përfshirë informacionet që do t’i jepen subjektit të të dhënave, arsyet për marrjen e masave dhe masat mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Pas marrjes së informacionit nga paragrafi 2 i këtij neni, Agjencia brenda tridhjetë (30) ditësh duhet të vendosë nëse informacioni i marrë lidhur me masat është në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 4. Kontrolluesit e të dhënave mund të zbatojnë masat për përdorimin e karakteristikave biometrike, pas marrjes së autorizimit nga Agjencia. 5. Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni nuk lejohet ankesa, por mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente. Nën-kreu L Regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesat - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Public and private-sector bodies may request entry/exit data from people entering or leaving buildings for safety and property-protection reasons, and may verify personal data by checking ID documents when necessary.
Neni 69 Regjistrimi 1. Organet e sektorit publik dhe privat për arsye të mbrojtjes së sigurisë së njerëzve dhe sigurimit të pronës mund të kërkojnë nga personat që hyjnë ose dalin nga ndërtesat tu japin të dhënat nga paragrafi 2 i këtij neni. Nëse konsiderohet e domosdoshme të dhënat personale mund të verifikohen duke i ekzaminuar dokumentet e identifikimit. 2. Të dhënat e regjistrimit të personave që hyjnë ose dalin nga ndërtesat mund të përmbajnë vetëm këto të dhëna personale: emrin(at) personal, numrin dhe llojin e dokumentit të identifikimit, adresën e përhershme ose të përkohshme, datën dhe kohën si dhe arsyen për hyrje në ndërtesë. 3. Të dhënat nga paragrafi 2 i këtij neni konsiderohen si dokumente zyrtare, nëse grumbullimi i të dhënave kërkohet për qëllime të policisë dhe aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës. 4. Të dhënat personale nga regjistrimet sipas paragrafit 2 të këtij neni mund të ruhen deri në tri (3) vjet nga dita e regjistrimit të tyre dhe pastaj duhet të fshihen ose shkatërrohen, përveç nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. Nën-kreu M Librat publikë dhe mbrojtja e të dhënave personale - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Personal data from public records may be used only in line with the purpose for which it was collected or processed, if that legal purpose is determined or can be determined.
Neni 70 Librat publikë Të dhënat personale nga librat publikë të rregulluara me ligjin përkatës mund të përdoren vetëm në pajtim me qëllimin për të cilin janë grumbulluar ose janë përpunuar, nëse qëllimi ligjor për grumbullimin ose përpunimin e tyre është përcaktuar ose është i përcaktueshëm. 24 Nën-kreu N Ndërlidhja e sistemeve të dosjeve - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Data controllers must notify the Agency in writing before linking filing systems, and sensitive-data links need prior Agency authorization.
Neni 71 Dokumentet zyrtare dhe librat publikë 1. Sistemet e dosjeve nga dokumentet zyrtare dhe librat publikë mund të bashkohen nëse kjo është e paraparë me ligj. 2. Kontrolluesi ose kontrolluesit e të dhënave që synojnë të ndërlidhin dy ose më shumë sisteme të dosjeve që mbahen për qëllime të ndryshme duhet përpara se ta bëjnë këtë ta njoftojnë me shkrim Agjencinë. 3. Nëse të paktën njëri nga sistemet e dosjeve që ndërlidhen përmban të dhëna të ndjeshme ose nëse ndërlidhja do të rezultonte në zbulimin e të dhënave të ndjeshme ose zbatimi i ndërlidhjes kërkon përdorim të kodit ndërlidhës, ndërlidhja nuk do të lejohet pa autorizimin paraprak të Agjencisë. 4. Agjencia mund të autorizojë me vendim ndërlidhjen sipas paragrafit 3 të këtij neni, nëse përcakton se kontrolluesi i të dhënave siguron nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave. 5. Kundër vendimit nga paragrafi 4 i këtij neni, nuk lejohet ankesa por mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The provision prohibits linking criminal-record and misdemeanor-record file systems with other file systems, and also linking criminal-record systems with misdemeanor-record systems.
Neni 72 Ndalimi i ndërlidhjes së sistemeve të dosjeve Ndalohet ndërlidhja e sistemeve të dosjeve penale dhe kundërvajtjeve me sistemet e dosjeve të tjera si dhe ndërlidhja e sistemeve në mes të dosjeve penale dhe atyre të kundërvajtjeve. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Personal data from official document file systems and public books must be kept separate in the file-systems register.
Neni 73 Dispozitat e posaçme Të dhënat personale nga sistemet e dosjeve të dokumenteve zyrtare dhe librave publikë duhet të mbahen ndaras në regjistrin e sistemeve të dosjeve. Nën-kreu O Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Public bodies processing personal data must appoint an internal data protection officer in writing.
Neni 74 Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave 1. Të gjitha organet publike që përpunojnë të dhëna personale zgjedhin dhe caktojnë me shkrim një zyrtari të brendshëm të mbrojtjes së të dhënave. 2. Vetëm personat të cilët posedojnë njohuri të specializuara dhe që janë të besueshëm për kryerjen e detyrës në fjalë mund të emërohen si zyrtar për mbrojtjen e të dhënave. 3. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave është në vartësi të kryesuesit të organit publik. Ai ose ajo nuk do të pësojë asnjë dëm gjatë kryerjes së detyrave të tij ose të saj. 4. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave është i detyruar të mbajë fshehtësinë e të dhënave personale, me të cilat ai ose ajo njoftohet gjatë kryerjes së detyrave të tij ose të saj. 5. Organi publik ndihmon zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave në kryerjen e detyrës së tij ose të saj dhe duhet në veçanti në masë të nevojshme t’i vejë në dispozicion pajisjet dhe kapacitet tjera. 6. Nëse zyrtari i mbrojtjes së të dhënave nuk i përmbush më tutje kushtet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, ai ose ajo shkarkohet nga detyra e tij ose e saj. 25 - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The data protection officer must support the public body’s data-protection oversight and proper implementation, regularly supervise secure data-processing tools and procedures, and regularly inform staff about the law and data-protection developments.
Neni 75 Detyrat e zyrtarit të mbrojtjes së të dhënave 1. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave ndihmon organin publik në sigurimin se rregullat përkatëse për mbrojtjen e të dhënave janë në mbikëqyrje dhe zbatohen në mënyrën e duhur. Për këtë qëllim ai ose ajo mund ta konsultojë në çdo kohë Agjencia. 2. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave në mënyrë të rregullt mbikëqyrë përdorimin e duhur të programeve për përpunimin e të dhënave dhe masave e procedurave të vendosura për të garantuar përpunim të sigurt të të dhënave. 3. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave rregullisht i informon të gjithë personat e punësuar nga organin publik në përpunimin e të dhënave personale, me rregullat dhe dispozitat përkatëse. Ai ose ajo po ashtu rregullisht i informon të gjithë punonjësit për të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas këtij ligji dhe rreth zhvillimeve në fushën e mbrojtjes së të dhënave. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: The data protection officer may conduct inspections on their own initiative, may consult/copy/transcribe personal data encountered during inspections, must keep personal data confidential, and must report inspection results in writing to the chair of the public body.
Neni 76 Kontrolli 1. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave mund të kryejë kontrolle me vetiniciativë. 2. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhënat personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve. Ai ose ajo është i/e detyruar të respektojë fshehtësinë e të dhënave personale. 3. Zyrtari i mbrojtjes së të dhënave duhet t’i raportojë me shkrim kryesuesit të organit publik për rezultatet e kontrollit. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: During controls, the data protection officer may notify the data subject in writing about carrying out their duties, and may also inform the data subject that an opinion on the control will be given to the public body.
Neni 77 Informimi i subjektit të të dhënave 1. Gjatë kryerjes së kontrolleve, zyrtari i mbrojtjes së të dhënave mund ta lajmërojë me shkrim subjektin e të dhënave lidhur me kryerjen e detyrave të tij ose të saj. Ai ose ajo po ashtu mund ta informojë subjektin e të dhënave se do t’i ofrojë organit publik opinionin lidhur me kontrollin. 2. Subjekti i të dhënave nga paragrafi 1 i këtij neni mund t’i zbulojë zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave, informacione shtesë që mund të jenë të nevojshme për kryerjen e kontrollit. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Nëse gjatë kontrollit përpunohen të dhëna personale të ndjeshme, zyrtari i mbrojtjes së të dhënave duhet të bëjë një shënim zyrtar në dosjen e subjektit të të dhënave.
Neni 78 Të dhënat personal të ndjeshme Nëse gjatë kryerjes së kontrollit janë përpunuar të dhënat personale të ndjeshme, zyrtari i mbrojtjes së të dhënave bën një shënim zyrtar në dosjen e subjektit të të dhënave. KREU VII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: This article fines legal persons, independent operators, responsible persons, state-body responsible persons, and individuals for listed data-protection violations.
Neni 79 Shkeljet e përgjithshme të dispozitave të këtij ligji 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse: 1.1. përpunon të dhëna personale pa bazë ligjore ose pëlqimin personal të subjektit të të dhënave sipas paragrafit 1 të nenit 3 dhe paragrafit 1 të nenit 5 të këtij ligji; 1.2. ia beson një detyrë individuale që ka të bëjë me përpunimin e të dhënave personale një personi tjetër pa lidhur kontratë me shkrim në pajtim me paragrafin 2 të nenit 15 të këtij ligji; 26 1.3. përpunon të dhëna personale të ndjeshme në kundërshtim me nenin 6 të këtij ligji, ose nuk i mbron ato në pajtim me nenin 7 të këtij ligji; 1.4. përpunon të dhënat personale në kundërshtim me nenin 10 të këtij ligji; 1.5. grumbullon të dhënat personale për qëllime që nuk janë të definuara në mënyrë të qartë dhe të paligjshme, ose nëse vazhdon ti përpunojë ato në kundërshtim me nenin 5 të këtij ligji; 1.6. e pajisë marrësin e të dhënave me të dhëna personale, në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 9, nëse nuk i asgjëson të dhënat personale në pajtim me paragrafin 3 të nenit 9 ose nuk i publikon rezultatet e përpunimit në pajtim me paragrafin 4 të nenit 9 të këtij ligji; 1.7. nuk informon subjektin e të dhënave për përpunimin e të dhënave personale në pajtim me nenin 10 të këtij ligji; 1.8. përdor kodin e njëjtë lidhës në kundërshtim me nenin 11 të këtij ligji; 1.9. nuk i asgjëson, shkatërron, bllokon ose nuk i bën anonime të dhënat personale atëherë kur qëllimi për të cilin janë mbledhur dhe/ose përpunuar është arritur në pajtim me paragrafin 5 të nenit 3 të këtij ligji; 1.10. vepron në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji; 1.11. dështon të sigurojë se katalogu i sistemit të dosjeve përmban informacione të garantuara me nenin 17 të këtij ligji; 1.12. dështon të njoftojë Agjencinë për informacionet lidhur me regjistrin të sistemeve të dosjeve sipas nenit 18 të këtij ligji; 1.13. vepron në kundërshtim me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 22 ose paragrafët 2, 3 ose 5 të nenit 23 të këtij ligji; 1.14. vepron në kundërshtim me nenin 24 ose paragrafin 2 ose 5 të nenit 25 të këtij ligji; 1.15. vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 52 ose në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji transferon të dhënat personale tek vendet tjera apo organizatat ndërkombëtare. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro, për shkeljet nga nën-paragrafi 1.15, paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: This article sets fines for violating the contractual processing rules in Article 15.
Neni 80 Shkelja e dispozitave për përpunimin kontraktues 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse tejkalon autorizimin e shprehur në kontratë nga paragrafi 2 i nenit 15 të këtij ligji ose nuk i kthen të dhënat personale në pajtim me paragrafin 4 të nenit 15 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni. 27 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Article 81 sets fines for failing to protect personal data during processing.
Neni 81 Shkelja e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse gjatë përpunimit të të dhënave personale dështon të garantojë nivel duhur për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale sipas neneve 14 dhe 16 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: This article sets fines for unlawful direct-marketing use of personal data and for related breaches by a legal person, an independent business operator, a responsible person, or an individual.
Neni 82 Shkelja e dispozitave për marketingun e drejtpërdrejtë 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet, për kundërvajtje me gjobë prej dymijë (2.000) deri në katërmijë (4.000) Euro nëse në pajtim me këtë ligj përpunon të dhënat personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe nuk vepron në pajtim me nenet 59 ose 60 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej katërqind (400) deri në njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: This article sets fines for several actors who violate the general rules on camera surveillance.
Neni 83 Shkelja e dispozitave të përgjithshme për vëzhgimin me kamerë 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro nëse: 1.1. nuk publikon njoftimin në mënyrën e paraparë në paragrafin 2 të nenit 61 të këtij ligji; 1.2. njoftimi nuk përmban informacionet e domosdoshme nga paragrafi 3 i nenit 61 të këtij ligji; 1.3. nuk mbron sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe regjistrimet që përdoren për të kryer vëzhgimin me kamerë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 61 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 28 - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Certain camera-surveillance violations are punishable by fines.
Neni 84 Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë lidhur me qasjen në ndërtesat zyrtare dhe të biznesit 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro nëse: 1.1. i zbaton sistemet e vëzhgimit me kamerë pa një vendim të nevojshëm me shkrim ose pa ndonjë bazë ligjore nga neni 62 të këtij ligji; 1.2. i zbaton sistemet e vëzhgimit me kamerë me qëllim të vëzhgimit të brendësisë së ndërtesave në kundërshtim me paragrafi 4 i nenit 62; 1.3. nuk ka informuar të punësuarit me shkrim nga paragrafi 5 i nenit 62; 1.4. ruan të dhënat personale në kundërshtim me paragrafin 7 të nenit 62 të këtij ligji. 2 . Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. . 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: This article sets fines for illegal camera surveillance in apartment buildings and related violations.
Neni 85 Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë në ndërtesat me apartamente 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dymijë (2.000) deri në tetëmijë (8.000) Euro nëse zbaton sistemet për vëzhgimin me kamerë në kundërshtim me nenin 63 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërqind (400) deri në njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në katërqind (400) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Using workplace camera surveillance contrary to Article 64 can trigger fines for legal persons, independent operators, responsible persons, state-body responsible persons, and individuals.
Neni 86 Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë në hapësirat e punës 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro nëse zbaton sistemet e vëzhgimit me kamerë në hapësirat e punës në kundërshtim me nenin 64 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro nga paragrafi 1 i këtij neni. 29 4. Individi dënohet me gjobë prej tetëqind (800) deri në njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: Using biometric measures contrary to Article 66 in the public sector can trigger fines.
Neni 87 Shkelja e dispozitave për karakteristikat biometrike në sektorin publik 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro nëse zbaton masat biometrike në kundërshtim me nenin 66 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: In the private sector, legal persons or independent operators are fined if they apply biometric measures contrary to Article 68. The responsible person of such an entity is also fined for that violation.
Neni 88 Shkelja e dispozitave për karakteristikat biometrike në sektorin privat 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro nëse zbaton masat biometrike në kundërshtim me nenin 68 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: This article sets fines for misuse of building entry and exit records and for related violations.
Neni 89 Shkelja e dispozitave për regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesa 1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dymijë (2.000) deri në katërmijë (4.000) Euro: 1.1. nëse shfrytëzon regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesa si dokumente zyrtare në kundërshtim me paragrafin 3 të nenit 69 të këtij ligji; 1.2. nëse vepron në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 69 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik ose personit që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: A responsible person in a state body commits an offence if they connect file systems contrary to Articles 71 or 72, and may be fined 800 to 2,000 Euro.
Neni 90 Shkelja e dispozitave për ndërlidhjen e sistemeve të dosjeve 1. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në dymijë (2.000) Euro i cili ndërlidh sistemet e dosjeve në kundërshtim me nenin 71 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri në dymijë (2.000) Euro nëse ndërlidhë sistemet e dosjeve nga evidenca penale ose evidencat e kundërvajtjeve me sistemet e dosjeve tjera, ose ndërlidh sistemet e dosjeve nga evidencat penale me sistemin e dosjeve nga evidenca e kundërvajtjeve sipas nenit 72 të këtij ligji. 30 - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: A legal person, its responsible person, a responsible person of a state body, or an individual may be fined for certain violations tied to expert supervision.
Neni 91 Shkelja e dispozitave për mbikëqyrjen nga eksperti 1. Personi juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro: 1.1. nëse kryen kontrollin në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 76 të këtij ligji; 1.2. nëse nuk mban një shënim ose regjistrime tjera sipas nenit 78 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tetëqind (800) deri njëmijë (1.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. 4. Individi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri tetëqind (800) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: Punitive provisions under this law do not remove other liabilities, especially controllers’ and processors’ liability for damages from unlawful processing.
Neni 92 Përgjegjësitë tjera Shqiptimi i dispozitave ndëshkuese, sipas këtij ligji, nuk përjashton përgjegjësitë tjera në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, në veçanti përgjegjësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të të dhënave për dëmet që rrjedhin nga përpunimi i paligjshëm. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: The Agency may regulate the fees for notices and authorizations under this law by subordinate act.
Neni 93 Tarifat Tarifat për njoftimet dhe autorizimet sipas këtij ligji do të rregullohen me akt nënligjor nga Agjencia. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: The Agency may issue additional subordinate acts to implement this law.
Neni 94 Aktet nënligjore Për zbatimin e këtij ligji, Agjencia mund të nxjerr edhe akte të tjera nënligjore. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: This article repeals part seven of Law No. 02/L-23 on Information Society Services.
Neni 95 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon pjesën shtatë të Ligjit nr. 02/L-23 për Shërbimet e Shoqërisë Informatike. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 96 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-172 29 prill 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-020-2010, datë 13.05.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in