LIGJI NR. 03/L-173 PËR SHËRBIME POSTARE
This is the preamble of the Law on Postal Services, stating that the Assembly of Kosovo adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-173
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the Law on Postal Services, stating that the Assembly of Kosovo adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution. This article states the law’s purpose: to ensure universal postal and other postal services, protect users, treat them equally and without discrimination, promote free and effective competition, improve service quality, and protect correspondence secrecy throughout Kosovo. This article says the law covers postal services, how they are performed, the roles of the Government and the Regulator in the postal sector, and the rights and duties of postal operators and users. This article defines the terms used in the law on postal services. The Ministry has authority over postal-sector strategy, policy, coordination, monitoring, proposals to the Government, and certain agreements.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-173 PËR SHËRBIME POSTARE
Showing 50 of 50
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the Law on Postal Services, stating that the Assembly of Kosovo adopts the law based on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 69 / 20 MAJ 2010 LIGJI Nr. 03/L-173 PËR SHËRBIME POSTARE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SHËRBIME POSTARE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to ensure universal postal and other postal services, protect users, treat them equally and without discrimination, promote free and effective competition, improve service quality, and protect correspondence secrecy throughout Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i ofrimit të shërbimit universal postar dhe shërbimeve tjera postare, mbrojtja e interesave të shfrytëzuesve, sigurimi i trajtimit të barabartë dhe jo diskriminues të tyre, nxitja e konkurrencës së lirë dhe efektive në ofrimin e shërbimeve postare, nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit dhe sigurimi i sekretit të korrespondencës për shfrytëzuesit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers postal services, how they are performed, the roles of the Government and the Regulator in the postal sector, and the rights and duties of postal operators and users.
Neni 2 Fusha e zbatimit Ky ligj rregullon ofrimin e shërbimeve postare, mënyrën e kryerjes së shërbimeve postare, rolin e Qeverisë dhe Rregullatorit në sektorin postar si dhe të drejtat dhe detyrat e operatorëve postar dhe shfrytëzuesve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the terms used in the law on postal services.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Shërbim postar - shërbimet e kryera me pagesë për dërgimin e dërgesave të postës së letrave, pakove, urdhërpagesave si dhe shërbimet e kryera me pagesë të cilat sigurohen nëpërmjet mjeteve për pranimin dhe dërgimin e dërgesave postare; 1.2. Shërbim universal postar - shërbimet e kryera me pagesë për dërgimin e dërgesave të thjeshta postare deri në dy (2) kg, pakove deri në njëzetë (20) kg, shërbimet e urdhërpagesave dhe shërbimet e veçanta për dërgesat e regjistruara; 1.3. Shërbim i rezervuar - shërbimet e kryera ekskluzivisht nga Operatori publik postar - Posta e Kosovës; 1.4. Shërbim i veçantë postar - shërbimet me të cilat dërguesi kërkon mënyrë të veçantë të dërgimit, bartjes dhe dorëzimit të dërgesës; 1.5. Operator publik postar - person juridik i licencuar për ofrimin e shërbimeve universale postare; 1.6. Operator i shërbimit postar – person juridik të licencuar për ofrimin e shërbimeve postare; 1.7. Rrjet publik postar - objektet postare, pajisjet dhe mjetet të cilat janë të lidhura në një proces tekniko-teknologjik, me qëllim të ofrimit të shërbimit postar; 1.8. Zyrë postare - hapësirën punuese në të cilën operatori postar ofron shërbime postare; 2 1.9. Agjent postar - personi fizik ose juridik, të autorizuar për kryerjen e shërbimeve postare nga një operator i shërbimeve postare; 1.10. Kuti postare - kutit postare të vendosura nga operatori publik postar në vende publike që shërbejnë për pranimin e dërgesave të thjeshta; 1.11. Kuti private postare - kutia postare e cila shfrytëzohet për dorëzimin e dërgesave postare dhe gjenden në hyrje të ndërtesave ose hyrje të oborreve të shtëpive; 1.12. Shfrytëzuesi - person fizik ose juridik i cili shfrytëzon shërbimet postare si një dërgues ose marrës; 1.13. Dërguesi – person fizik ose juridik i cili dërgon dërgesa postare dhe i cili është bartës i të gjitha të drejtave dhe obligimeve nga pranimi deri tek dorëzimi i dërgesës; 1.14. Marrësi - person fizik ose juridik në të cilin është adresuar dërgesa; 1.15. Taksa postare – tarifa e caktuar postare për kryerjen e shërbimit postar; 1.16. Licenca - akti juridik me të cilin operatorit postar i lejohet ofrimi i shërbimeve postare; 1.17. Postë direkte - një komunikim që ka të bëjë vetëm me material reklame ose marketingu dhe që përmban një mesazh identik, me përjashtim të emrit, adresës apo të dhënave të tjera, të cilat nuk e ndryshojnë natyrën e mesazhit dhe që i dërgohet një numri të madh personash; 1.18. Dërgesë e adresuar - dërgesa postare në të cilën gjendet adresa e marrësit; 1.19. Dërgesë e postës së letrave - letra, kartëpostalja, shtypshkrimi, dërgesa për të verbër dhe pako e vogël; 1.20. Dërgesë e thjeshtë - çdo dërgesë postare që nuk regjistrohet ose shoqërohet me ndonjë shërbim të veçantë; 1.21. Dërgesë e porositur - Rekomande - dërgesa për të cilën operatori i shërbimit postar i jep dërguesit dëftesën mbi pranimin e dërgesës dhe ia dorëzon marrësit pas konfirmimit me nënshkrimin e tij; 1.22. Dërgesë me Fletëkthesë - dërgesa për të cilën dërguesi, pas dorëzimit të saj merr konfirmimin – Fletkthesën, në të cilën gjenden të dhënat mbi dorëzimin e dërgesës me nënshkrim të marrësit; 1.23. Dërgesë me kundërpagesë - dërgesa e cila i dorëzohet marrësit duke arkëtuar paraprakisht shumën e kundërpagesës në dobi të dërguesit të asaj dërgese; 1.24. Shërbimi i Shpejtë Postar (ShShP) –dërgesa e veçantë urgjente për të cilën dërguesi pranon dëftesën mbi pranimin, dhe i dorëzohet marrësit duke konfirmuar pranimin me nënshkrimin e tij, ndërsa dërguesi përkatësisht marrësi mund të kërkojnë shërbime shtesë, siç është mbikëqyrja e lëvizjes së dërgesës në çdo kohë - online, koha e dorëzimit etj; 1.25. Dërgesë urgjente - dërgesa e cila përveç shpejtësisë mund të ketë edhe vlerë shtesë me të cilën është përcaktuar në aktet nënligjore për shërbime postare; 1.26. Dërgesa e cila i dorëzohet personalisht marrësit - dërgesa të cilën operatori i shërbimit postar duhet t’ia dorëzoj personalisht marrësit, përfaqësuesit të tij ligjor, ose personit të autorizuar; 1.27. Dërgesa me vlerë të deklaruar – letra me vlerë, dërgesën e shërbimit të shpejtë postar ose pakon në të cilën dërguesi deklaron vlerën e përmbajtjes, dhe për humbjen, dëmtimin ose zvogëlimin e përmbajtjes kompensohet deri në shkallën e vlerës së deklaruar të përmbajtjes së dërgesës; 3 1.28. Dërgesë grupore - Consignment – dërgimi i një numri të madh të dërgesave nga një dërgues për një ose më tepër marrës; 1.29. Letra - dërgesa postare e cila përmban komunikatë shkrimi ose gjësende tjera, ku më së shpeshti përdoret për komunikim të ndërsjellë; 1.30. Letra gjyqësore dhe letra me procedurë administrative dhe kundërvajtës – letra e cila dërgohet nga gjykata ose organet tjera shtetërore për të cilat kërkohet që të bëhet konfirmimi mbi dorëzimin e saj. Letra me përmbajtje gjyqësore mund të jetë e regjistruar dhe urgjente; 1.31. Kartëpostalja - dërgesa e hapur dhe me tekst e përpunuar nga letra e fortë ose kartoni; 1.32. Sekogrami - dërgesa postare e cila është e dedikuar për persona të verbër; 1.33. Shtypshkrimi - dërgesa e hapur që përmban libra, gazeta ose revista. Shtypshkrimi mundë të jetë publikim i lidhur i cili publikohet në treg rregullisht ose kohë pas kohe dhe pa kopertina. Shtypshkrimet të cilat i dërgon dërguesi pa adresa të marrësve konsiderohen shtypshkrime të pa adresuara; 1.34. Pako e vogël - dërgesa postare të adresuar e cila përmban mall ose sende tjera me peshë deri 2 kg; 1.35. Pako - Koli - dërgesa e regjistruar e cila përmban mall ose gjësende tjera; 1.36. Urdhërpagesa - dërgesa me të cilën dërguesi i dërgon marrësit sasi të caktuar të hollash; 1.37. Dëftesa mbi pranimin e dërgesës - dokumenti të cilin e lëshon operatori i shërbimit postar me rastin e pranimit të dërgesës; 1.38. Pranim i dërgesës postare - pranimi i dërgesës postare në zyrat e postës, në adresë të dërguesit ose përmes kutive publike postare; 1.39. Makina e Frankimit - aparati ose pajisja, shenjat e të cilit përdorën për të treguar pagesën e taksës postare. Përmban shenjën operatorit, gjurmët e pullës postare dhe vulës datare postare; 1.40. Aktet e Unionit të Përgjithshëm Postar - marrëveshjet ndërkombëtare dhe rregullat të cilat i nxjerrin organet e Unionit të Përgjithshëm Postar, kurse aplikohen në shërbimin postar ndërkombëtar; 1.41. Ministri - Ministrin e Ministrisë kompetente për çështjet e Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit; 1.42. Ministria - Ministria që është kompetente për çështjet e Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit; 1.43. Rregullatori - Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit – ART sipas Ligjit për Telekomunikacion nr. 2002/7. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry has authority over postal-sector strategy, policy, coordination, monitoring, proposals to the Government, and certain agreements.
Neni 4 Kompetencat e Ministrisë në sektorin postar 1. Ministria ka kompetencë të 1.1. përcakton strategjinë e zhvillimit të sektorit postar në Republikën e Kosovës. 1.2. përcakton dhe harton politikat e zhvillimit të shërbimit postar dhe siguron kushtet organizative për zbatimin e tyre, duke nxitur investime në sektorin postar; 4 1.3. ndjek zhvillimin e tregut postar dhe kushtet e ofrimit të shërbimit universal postar; 1.4. bashkërendon veprimtaritë postare me karakter ndërkombëtar. 1.5. i propozon Qeverisë strategjinë e zhvillimit të sektorit postar dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë postare; 1.6. i propozon Qeverisë masat e nevojshme për të siguruar kryerjen e shërbimeve postare; 1.7. nënshkruan marrëveshje me Operatorin publik postar për respektimin e detyrimeve për kryerjen e shërbimeve universale dhe të rezervuara postare; 1.8. përfaqëson Ministrinë në organizatat ndërkombëtare postare dhe nënshkruan marrëveshjet në fushën e sektorit postar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Telecommunications Regulatory Authority has additional powers under this law.
Neni 5 Kompetencat shtesë të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, përveç kompetencave që ka sipas Ligjit për Telekomunikacion nr. 2002/7, akteve të tjera nënligjore, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe memorandumeve të mirëkuptimit, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrëse ose anëtare e saj, ka edhe kompetenca të tjera që i ngarkohen edhe me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Rregullatori ka kompetenca shtesë për tregun postar, licencat, tarifat, mbikëqyrjen, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe raportimin.
Neni 6 Kompetencat shtesë të Rregullatorit 1. Rregullatori sipas dispozitave të këtij ligji ka kompetencë dhe detyrë: 1.1. të formojë sektorin që merret me hulumtimin dhe rregullimin e tregut të shërbimeve postare në territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. lëshon dhe tërheq licencat operatorëve postarë për ofrimin e shërbimeve universale dhe shërbimeve të tjera postare; 1.3. miraton tarifat për shërbimet universale dhe të rezervuara postare, të propozuara nga Operatori publik postar; 1.4. përcakton shkallën e peshës - limitin për shërbimet e rezervuara postare; 1.5. përcakton tarifat për dhënien e licencave dhe taksën vjetore për ofrimin e shërbimeve postare, si dhe afatet për kryerjen e pagesës; 1.6. propozon rregulla Ministrisë për ofrimin dhe përmbushjen e standardeve për realizimin e shërbimeve postare; 1.7. mban regjistrin e licencave të lëshuara me të dhënat përkatëse; 1.8. mbikëqyrë respektimin e kushteve të përcaktuara me licencë, dhe në rast të shkeljes së kushteve të licencës merr masat e nevojshme ndaj operatorëve postar; 1.9. mbikëqyrë përdorimin e tarifave të shërbimeve postare dhe propozon marrjen e masave ligjore në rastet kur operatori postar nxjerr ose përdor tarifa në kundërshtim me masat e përcaktuara me këtë ligj; 1.10. përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me sektorin postare dhe tregun e shërbimeve postare dhe merr masat e nevojshme për të siguruar barazi dhe transparencë për konkurrim në tregun e shërbimeve postare; 1.11. zgjedh mosmarrëveshjet në mes të operatorëve postarë dhe shfrytëzuesve me operatorët postarë; 5 1.12. u siguron shfrytëzuesve të shërbimeve postare kushte të barabarta; 1.13. mbledh informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me shërbimin postar dhe i publikon ato sipas nevojës; 1.14. nxjerr statutin dhe rregulloren e punës; 1.15. i dorëzon Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor të punës; 1.16. të kryen edhe punë të tjera në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet e tjera nënligjore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Certain Kosovo citizens and foreign residents have the right to use postal services.
Neni 7 Shfrytëzimi i shërbimeve postare Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të shfrytëzojnë shërbimet postare, sipas nevojave të tyre dhe në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: International postal services must comply fully with this law, Universal Postal Union acts, and relevant international standards.
Neni 8 Shërbimi postar ndërkombëtar Shërbimi postar ndërkombëtar realizohet në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji, aktet e Unionit të Përgjithshëm Postar dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me shërbimet postare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article defines postal deliveries and postal activities, and says certain stamp-related activities are exercised by the public postal operator with authorization from the Minister.
Neni 9 Dërgesat, veprimtaria dhe shërbimet postare 1. Dërgesë postare konsiderohet: 1.1. letra, kartëpostalja, shtypshkrimi, dërgesa për të verbër - Sekogrami dhe pako e vogël; 1.2. pako - kolia; 1.3. telefaksi; dhe 1.4. urdhërpagesa. 2. Veprimtari postare konsiderohet: 2.1. prodhimi, emetimi, vënia në qarkullim dhe tërheqja nga qarkullimi i pullave postare dhe të materialeve të lidhura me to; 2.2. pranimi, përpunimi, bartja, dërgimi dhe dorëzimi - shpërndarja e dërgesave postare. 3. Veprimtaritë e përcaktuara në nën-paragrafin 2.1 të këtij neni, do të ushtrohen nga Operatori publik postar me autorizim nga Ministri. 4. Veprimtaritë e përcaktuara në nën-paragrafin 2.2. të këtij neni, ushtrohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. 5. Veprimtaritë postare të përcaktuara në nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, të cilat ushtrohen kundrejt pagesës tarifohen si shërbime postare. 6. Përveç veprimtarive postare të paraqitura në nën-paragrafin 2.2 të këtij neni, Operatori publik postar ushtron edhe veprimtari të tjera, disa prej te cilave kërkojnë licence të veçantë dhe specifike si: 6.1. shërbime financiare dhe bankare; 6 6.2. veprimtari sigurimi; 6.3. shërbime të transportit - logjistike; 6.4. shërbime të tjera; 6.5. bashkëpunime me operatorët që ofrojnë shërbime telefonike. 7. Veprimtaritë e sipërpërmendura mund të ushtrohen vetëm nëse ushtrimi i tyre nuk dëmton standardet e ofrimit të shërbimit universal dhe nëse nuk janë në kundërshtim me legjislacionin që rregullon këto shërbime. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Postal items containing explosives, dangerous materials, poisons, narcotics, psychotropics, biological or radioactive substances, indecent or immoral items, live animals, or other unlawful contents are not allowed.
Neni 10 Dërgesat postare që ndalohen në shërbimin postar 1. Ndalohet pranimi bartja dhe dërgimi i dërgesave postare të cilat përmbajnë: 1.1. lëndë plasëse, që ndezën lehtë, si dhe përmbajtja e të cilave është e rrezikshme; 1.2. lëndë helmuese, narkotike dhe psikotrope, lëndë biologjike e radioaktive, sende të turpshme dhe imorale; 1.3. kafshë të gjalla përveç kafshëve transporti i të cilave është i përcaktuar me kushte të veçanta për ofrimin e shërbimit postar, dhe 1.4. sende të tjera përmbajtja e të cilave është në kundërshtim me legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The universal postal service provider must offer basic mail acceptance, carriage, and delivery services for specified items and weights, plus related special services.
Neni 11 Sigurimi i shërbimit universal 1. Ofruesi i shërbimit postar universal, ka për detyrë të ofrojë shërbimet e pranimit, bartjes dhe dorëzimit në trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtarë të: 1.1. letrës me peshë deri dy (2) kg dhe Sekogramit deri shtatë (7) kg; 1.2. pakot – kolit me peshë deri njëzet (20) kg; 1.3. shërbimet e urdhërpagesave dhe 1.4. shërbimet e veçanta që kanë të bëjnë me dërgesat nga nën-paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij neni. 2. Ofruesi i shërbimeve postare ka për detyrë të afrojë shërbimet e veçanta për pranimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave me fletëkthesë, dërgesave me kundërpagesë, dërgesave që i dorëzohen personalisht marrësit, dërgesave me paralajmërim, dërgesave me vlerë të deklaruar, dërgesave urgjente, (Shërbimi i Shpejtë Postar - ShShP) dërgesave, dërgesave grupore – (Consignment) dhe dërgesave të tjera të parapara me Rregullore të shërbimit postar. 3. Shërbimet universale postare duhet të ofrohen në kushte të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve postare në tërë territorin e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Operatori publik postar duhet të ofrojë shërbimet e rezervuara për të përmbushur shërbimin universal postar.
Neni 12 Shërbimet e rezervuara 1. Operatori publik postar me qëllim të përmbushjes së kërkesave të shërbimit universal postar, ka për detyrë ofrimin edhe të shërbimeve të rezervuara si janë: 7 1.1. pranimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave të thjeshta me peshë deri një (1) kg; 1.2. pranimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave me procedurë gjyqësore, administrative dhe kundërvajtëse; 1.3. prodhimin, emetimin, vënien në qarkullim dhe heqjen nga qarkullimi të pullave postare; 1.4. vendosjen e kutive postare, zbrazjen dhe mirëmbajtjen e tyre. 2. Shërbimet nga nën-paragrafi 1.1 i këtij neni nuk konsiderohet si shërbime të rezervuara nëse ato kryhen me tarifë më të lartë se trefishi i çmimit bazë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Courier postal services must be provided quickly, directly to the recipient, and under the sender’s instructions.
Neni 13 Shërbimi korrier 1. Operatori i shërbimit postar përmes shërbimit korrier ka për detyrë të afrojë shërbim të shpejtë postar, në bazë të kërkesës së dërguesit, drejtpërdrejt në adresën e marrësit. 2. Shërbimi duhet të realizohet përmes procesit teknologjik që nuk lejohet të ndërpritet me ndonjë aktivitet tjetër, që nga pranimi deri te dorëzimi i dërgesës, duke vepruar në çdo kohë sipas udhëzimeve të dërguesit. 3. Shërbimi korrier sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni siguron bartje të shpejtë dhe të sigurt të dërgesave dhe garanton kohën e dorëzimit, mundësinë e përcjelljes së dërgesave gjatë bartjes dhe veprimet e tjera në bazë të kërkesës së dërguesit, si dhe shërbime të veçanta të cilat i kërkon dërguesi. 4. Shërbim korrier nuk konsiderohen shërbimet e pranimit të dërgesave postare në adresë të dërguesit, të cilat janë të adresuara në adresa të shumë marrësve dhe nuk mund të afrohen sipas mënyrës dhe kushteve të parashikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni. 5. Shërbimi korrier ofrohet në tregun e lirë, ndërsa ofruesit e shërbimit postar janë të detyruar që të ofrojnë shërbime postare në mënyrë dhe sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj, dhe akte të tjera ligjore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ministria may authorize the public postal operator by agreement and set the operator’s rights, duties, and service conditions.
Neni 14 Të drejtat dhe detyrat e Operatorit publik 1. Ministria me anë të një marrëveshje autorizon Operatorin publik postar, për të ofruar të gjitha shërbimet universale dhe të rezervuara, përcaktohen të drejtat dhe detyrat e Operatorit publik postar për sigurimin e shërbimit universal postar dhe shërbimet e rezervuara. 2. Marrëveshja lidhet në afat pesëmbëdhjetë (15) vjet dhe duhet të rishikohet çdo pesë (5) vjet, me synimin për të pasqyruar ndryshimet që burojnë nga evoluimi i tregjeve postare dhe i kushteve të përgjithshme. 3. Me marrëveshje rregullohen: 3.1. misioni dhe orientimet strategjike të Operatorit publik postar; 3.2. standardet e realizimit dhe cilësia e ofrimit të shërbimeve postare; 3.3. mënyrat dhe mjetet e kontrollit të kryerjes së shërbimit; 3.4. publikimi i detajeve të shërbimit universal postar për kushtet dhe pikat e qasjes, dendurisë së zyrave postare për pranimin dhe shpërndarjen e dërgesave postare; 3.5. procedurat e trajtimit të reklamacioneve; 3.6. objektivat financiare dhe treguesit e drejtimit; 8 3.7. parimet e vendosjes së tarifave për shërbimet universale postare dhe shërbimet e rezervuara; 3.8. mënyra e mbajtjes së llogarive për të siguruar transparencë; 3.9. plani i biznesit; 3.10. politika e investimeve dhe ajo kërkimore-shkencore; 3.11. politika e zhvillimit të burimeve njerëzore; 3.12. kërkesa e bashkëpunimit teknik me ofruesit e tjerë të shërbimeve universale postare, për të siguruar trajtimin jo diskriminues të tyre dhe për shlyerjet e detyrimeve reciproke; 3.13. të dhënat statistikore të veprimtarisë dhe periodiciteti i tyre. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The public postal operator must provide universal postal services across Kosovo and maintain a high level of service quality.
Neni 15 Ofrimi i shërbimeve postare nga Operatori Publik 1. Operatori publik postar është i obliguar të ofrojë të gjitha shërbimet universale postare, në bazë të këtij ligji në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Operatori publik postar është i obliguar të siguroj nivel të lartë të cilësisë së ofrimit të shërbimeve universale postare sipas këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore. 3. Ministria dhe Operatori publik postar, përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Unionin e Përgjithshëm Postar- (UPP). 4. Operatori publik postar është i autorizuar të lidhë marrëveshje dhe kontrata me administratat dhe operatorët tjerë postar për mënyrën, formën dhe kushtet e realizimit të shërbimeve postare. 5. Operatori publik postar është i vetmi i autorizuar të përdor emblemën e postës dhe emërtimin - Postë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The public postal operator handles all stamp-related procedures; the ministry sets the detailed rules; postal stamps must be used to pay postal fees; and the date stamp may be used only by the public postal operator. The postal service operator may also use a franking-machine stamp if it includes the required time, date, place, and operator name.
Neni 16 Pulla postare dhe vula datare postare 1. Të gjitha procedurat në lidhje me nxjerrjen, emetimin, vënien në qarkullim, shitjen dhe tërheqjen nga qarkullimi të pullave postare në Republikën e Kosovës realizohen nga Operatori publik postar. 2. Ministria me akt nënligjor sipas paragrafit 1 të këtij neni përcakton kushtet dhe mënyrën e nxjerrjes dhe përdorimit të pullave postare, si dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pullat postare konform akteve të Unionit të Përgjithshëm Postar. 3. Pulla postare duhet të përdoret për pagesën e taksës postare për dërgesat në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. 4. Vula datare postare shërben për vulosjen e dërgesave postare, dhe është e parashikuar me aktet të Unionit të Përgjithshëm Postar, dhe aktet për shërbimin universal postar, dhe përdoret vetëm nga Operatori publik postar. 5. Operatori i shërbimit postar mund të përdor edhe vulën nga makina e frankimit, me kusht që në gjurmë të saj duhet të gjendet ora, data, vendi dhe emërtimi i operatorit të shërbimit postar. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article defines which postal stamps are considered invalid.
Neni 17 Pullat postare të pa vlefshme 1. Pulla postare të pa vlefshme konsiderohen: 1.1. pullat postare të cilat nuk i ka nxjerrë Operatori publik postar; 9 1.2. pullat postare të dëmtuara; 1.3. pullat postare të tërhequra nga përdorimi; 1.4. pullat postare të vjedhura -inkriminuara; 1.5. pullat postare të cilat nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara me aktet e Unionit të Përgjithshëm Postar. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The postal operator may use a postal agent for assigned services, the postal agent must not carry out activities that conflict with the conditions for postal activity, and the public postal operator sets agreement terms and the use of the term “Postë” while informing the regulator.
Neni 18 Bashkëpunimi për realizimin e shërbimit postar 1. Operatori postar mund të përfitoj nga veprimtaria e një bashkëpunuesi - agjenti postar për kryerjen e shërbimeve që i janë besuar atij. 2. Agjenti postar nuk mund të ushtrojë veprimtari të cilat bien ndesh me kushtet për përmbushjen e veprimtarisë postare. 3. Operatori publik postar përcakton kushtet dhe mënyrën e marrëveshjes me agjentin postar, përdorimin e shprehjes “Postë” dhe për këtë e informon Rregullatorin. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Public and other postal operators must inform the public about the services they provide, their fees, working hours, and service standards.
Neni 19 Informimi për ofrimin e shërbimit postar Operatori publik postar dhe operatorët tjerë postar duhet të informojë publikun për shërbimet që i ofrohen, tarifat, orarin e punës dhe standardet e realizimit të shërbimit postar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Operatori publik postar duhet të ofrojë shërbime postare gjatë situatave të jashtëzakonshme; në kushte të jashtëzakonshme, Ministri mund të kufizojë ose pezullojë përkohësisht shërbimin universal postar në një zonë të caktuar.
Neni 20 Situatat e jashtëzakonshme 1. Operatori publik postar duhet të ofrojë shërbime postare, varësisht nga situatat e jashtëzakonshme të krijuara në Republikën e Kosovës. 2. Në kushtet e jashtëzakonshme, të shpallura sipas dispozitave përkatëse ligjore, Ministri me propozim të sektorit postar mund të kufizojë ose pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimit universal postar në hapësirë ose regjion të caktuar. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A legal person must get a licence to provide universal and other postal services.
Neni 21 Licenca për ofrimin e shërbimeve postare 1. Për ofrimin e shërbimeve universale dhe shërbimeve tjera postare, personi juridik është i obliguar të pajiset me licencë. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe kushtet për dhënien, pezullimin, revokimin dhe ripërtëritjen e licencave. 3. Licenca lëshohet nga Rregullatori sipas kushteve të parashikuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni i cili duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm për licencim. 4. Rregullatori është i obliguar të shqyrtojë kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e pranimit të kërkesës. 5. Personi juridik i cili është licencuar, është i obliguar të njoftoj Rregullatorin pa vonesë për të gjitha ndryshimet jo më larg se tridhjetë (30) ditë nga dita e aplikimit të atyre ndryshimeve. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A postal service license must include specified information, is issued for 10 years, may be renewed on request under the law and sublegal acts, and may not be transferred to another legal person.
Neni 22 Përmbajtja e licencës 1. Licenca duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: 10 1.1. emërtimi i ofruesit të shërbimeve postare; 1.2. shërbimet postare që ofrohen; 1.3. territori në të cilin ofrohen shërbimet postare; 1.4. adresa e operatorit të shërbimeve postare; 1.5. numri i licencës dhe afati i vlefshmërisë; 1.6. data e dhënies së licencës. 2. Licenca lëshohet në afat prej dhjetë (10) vite, me mundësi të ripërtëritjes me kërkesë të operatorit të shërbimit postar në mënyrë dhe me kushte të përcaktuara me këtë ligj dhe akte tjera nënligjore. 3. Operatorit të shërbimit postar nuk i lejohet të transferojë licencën në ndonjë person tjetër juridik. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The appointed commission must verify license conditions within 30 days of receiving a written request, may set an extra 15-day period if conditions are missing, and the regulator must رفض the license request if the applicant still does not meet the conditions.
Neni 23 Verifikimi i kushteve për dhënien e licencës 1. Para dhënies së licencës, në bazë të kërkesës me shkrim nga personi juridik, komisioni i emëruar nga Rregullatori bënë verifikimin e kushteve për dhënien e licencës. 2. Komisioni është i obliguar që verifikimin ta bëjë në afat prej tridhjetë (30) ditë nga dita e pranimit të kërkesës. 3. Nëse gjatë verifikimit vërtetohet se aplikuesi nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet për dhënien e licencës, komisioni do të marrë vendimin me të cilin do ti përcaktohet afati shtesë pesëmbëdhjetë (15) ditë për plotësimin e kushteve. 4. Nëse aplikuesi edhe në afatin shtesë nuk i plotëson kushtet, atëherë Rregullatori do ti refuzoj kërkesën për dhënien e licencës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The postal service license may be changed at any time either at the postal service operator’s request or when required by official duties.
Neni 24 Ndryshimet në licencë 1. Licenca mund të ndryshohet në çdo kohë me kërkesë të operatorit të shërbimit postar ose në bazë të detyrimeve zyrtare. 2. Rregullatori mund të ndryshoj licencën sipas detyrimit zyrtar nëse kjo është e nevojshme për ta harmonizuar me aktet ligjore vendore dhe ndërkombëtare. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Rregullatori mund të përfundojë vlefshmërinë e licencës në disa raste të caktuara.
Neni 25 Përfundimi i vlefshmërisë së licencës 1. Rregullatori merr vendim për përfundimin e vlefshmërisë së licencës në rastet si në vijim: 1.1. në bazë të kërkesës me shkrim nga operatori i shërbimit postar; 1.2. skadimin e afatit për të cilin është dhënë licenca; 1.3. nëse operatori i shërbimit postar nuk fillon me realizimin e shërbimeve postare në afat gjashtë (6) muaj nga dita e marrjes së licencës; - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Postal service operators must pay the annual license fee to the regulator.
Neni 26 Taksa Vjetore 1. Operatorët e shërbimeve postare janë të obliguar të paguajnë taksën vjetore për licencë zyrës së Rregullatorit. 11 2. Shuma e pagesës, forma, afati kohor dhe çështjet tjera në lidhje me pagesën e taksës vjetore përcaktohen me Vendim nga Rregullatori. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The postal regulator may inspect postal operators, and the ministry may set detailed inspection rules. Postal operators must let the regulator inspect records, documents, equipment, and postal premises, and must provide needed data without delay when asked.
Neni 27 Kontrolli i operatorëve të shërbimeve postare 1. Kontrollin e operatorëve të shërbimeve postare, në bazë të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore, e bënë Rregullatori. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton rregullat e detajuara për ushtrimin e kontrollit të operatorëve postar. 3. Operatori i shërbimeve postare është i obliguar që zyrtarit të Rregullatorit, ti mundësoj kontrollin e librave, dokumenteve të ndryshme, pajisjeve, objekteve postare dhe me kërkesë të tij pa vonesë ti vë në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme që kanë të bëjnë me kontrollin. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Regulator officials may order a postal service operator to fix verified violations within 30 days, may fine the operator if noncompliance continues, and must withdraw the license if violations still remain after the extra 30-day period.
Neni 28 Autorizimet e zyrtarëve të Rregullatorit 1. Nëse zyrtarët e Rregullatorit gjatë kryerjes së kontrollit, vërtetojnë se operatori i shërbimit postar nuk i kryen shërbimet postare sipas mënyrës dhe rregullave të përcaktuara me këtë ligj, akteve tjera nënligjore, ose nuk siguron funksionimin e shërbimit postar sipas legjislacionit në fuqi, atëherë ai është i autorizuar të: 1.1. urdhëroj mënjanimin e të gjitha shkeljeve të vërtetuara sipas paragrafit 1 të këtij neni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve. 1.2. nëse brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nuk i eliminon në tërësi të gjitha shkeljet e vërtetuara, Rregullatori mund t’i shqiptojë masë gjobe sipas nenit 44 të këtij ligji, me kusht që brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve vijuese t’i eliminoi në tërësi të gjitha shkeljet e evidentuara. 1.3. nëse edhe gjatë afatit shtesë prej tridhjetë (30) ditëve nuk eliminohen shkeljet e vërtetuara sipas nën-paragrafit 1.1 dhe 1.2 të këtij neni. Rregullatori ka për detyrë që ta tërheqë licencën. 2. Zyrtarët e Rregullatorit gjatë kontrollit mbajnë procesverbal. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may appeal a Regulator decision under the Administrative Procedure Law, and after the decision becomes final it may start court proceedings in the competent court.
Neni 29 Zbatimi i vendimit të Rregullatorit Kundër vendimit të Rregullatorit lejohet ankesë në pajtim me Ligjin për procedurë administrative, ndërsa pas plotëfuqizimit të vendimit pala e pa kënaqur mund të iniciojë procedurë gjyqësore te gjykata kompetente. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article sets rules for accepting postal shipments, including registered items, declared-value items, money orders, and delivery-time standards.
Neni 30 Pranimi i dërgesave postare 1. Pranimi i dërgesës postare bëhet në pajtim me kontratën e lidhur ndërmjet Operatorit publik ose privat dhe shfrytëzuesit të shërbimit postar. 2. Vendosja e një dërgese në një kuti postare të instaluar nga Operatori publik postar për këtë qëllim, ose në një pajisje tjetër që i shërben po këtij qëllimi, është e baras vlefshme me pranimin e kësaj dërgese. 3. Pranimi i një dërgese të regjistruar quhet i realizuar nëse dërgesa pranohet nga Operatori publik postar, i cili dërguesit i jep një dëftesë pranimi. 12 4. Një letër ose pako mund të pranohen me vlerë të deklaruar, vlera e së cilës është e kufizuar në trafikun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, ndërkohë që nëse dërgesa ka si destinacion një shtet të huaj, vlera e deklaruar nuk kalon kufirin e përcaktuar nga vendi i arritjes. 5. Pranimi i urdhërpagesave nga Operatori publik postar bëhet sipas kushteve të përcaktuara me aktet e shërbimit universal postar. 6. Pranimi dhe shpërndarja e dërgesave postare nga operatorët postar bëhet në përputhje të plotë me standardet e parashikuara me direktivat e Bashkimit Evropian: 6.1. koha limit nga pranimi deri në dorëzim, D + 3; 85 % e dërgesave; 6.2. koha limit nga pranimi deri në dorëzim, D + 5; 97 % e dërgesave. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Postal service operators must receive, carry, and send postal shipments safely to their destination.
Neni 31 Bartja dhe dërgimi i dërgesave postare 1. Operatorët e shërbimeve postare janë të obliguar që dërgesën postare ta pranojnë, bartin dhe dërgojnë në mënyrë të sigurt deri në destinacion. 2. Operatorët e shërbimeve postare zgjedhin rrugën dhe mënyrën e bartjes së dërgesës deri në destinacion. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Postal items accepted by postal operators must be delivered to the recipient at the address indicated by the sender, with several listed alternatives and exceptions.
Neni 32 Dorëzimi i dërgesave postare 1. Dërgesat postare të pranuara nga operatorët postar duhet t’i dorëzohen marrësit në vendin e treguar nga dërguesi me përjashtim të rasteve kur: 1.1. marrësi mund të autorizojë të tjerët për të pranuar dërgesat postare; 1.2. Operatori publik postar mund t’i dorëzojë një dërgesë të adresuar marrësit nëse dërguesi nuk ka dhënë ndonjë instruksion tjetër, një marrësi zëvendësues - anëtari të familjes ose ta dorëzojë tërthorazi ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni. 2. Operatori publik postar mundë t’ia dorëzojë një dërgesë postare në vend të të adresuarit një marrësi të autorizuar - dorëzim tërthorazi, duke shkarkuar përgjegjësinë në adresën e dhënë, nëse ai dorëzim i bëhet: 2.1. njësisë ushtarake; 2.2. entit të vuajtjes së dënimit dhe atyre të edukimit; 2.3. institucionin shëndetësor ose të përkujdesjes sociale; 2.4. hotelit, konviktit të studentëve e të ngjashme. 3. Në vend të adresës së treguar nga dërguesi, një dërgesë mund të kthehet në zyrën e Operatorit publik postar nëse: 3.1. dërguesi ose marrësi kanë dhënë instruksione përkatëse; 3.2. personi i caktuar për të marrë dërgesat nuk është gjetur në adresën e treguar nga dërguesi; 3.3. dorëzimi në adresën e caktuar kufizohet për nga natyra dhe përcaktimet e disa lloje dërgesave. 4. Një dërgesë e thjeshtë mund të dorëzohet, duke e vendosur atë në një kuti private postare në adresën e treguar. 13 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Postal service tariffs must be reasonable, uniform across Kosovo, and sufficient to cover service and network costs; the public postal operator may grant discounts to large users with full transparency, and Sekogrami shipments for blind persons are exempt from postal service fees.
Neni 33 Tarifat e shërbimeve postare 1. Vendosja e tarifave për shërbimet postare përcaktohet duke marrë parasysh kushtet e cekura më poshtë: 1.1. tarifat për shërbimet postare duhet të jenë të arsyeshme dhe të atij niveli që mundësojnë mbulimin e shpenzimeve për ushtrimin e veprimtarisë postare në tërë territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. tarifa dhe kushtet e njëjta për tërë territorin e Republikës së Kosovës; 1.3. tarifat duhet të mbulojnë fondin e realizimit të shërbimeve postare dhe mbajtjen e rrjetit të shërbimeve postare; 1.4. tarifat duhet të jenë të përshtatshme dhe të krahasueshme me vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e rajonit. 2. Taksa postare mund të paguhet me pulla postare që janë në qarkullim, me përdorimin e makinës për frankim, me para të gatshme ose mjete tjera ligjore për pagesa. 3. Përdorimi i makinës për frankim rregullohet me kontratë të veçantë të lidhur ndërmjet operatorit publik postar dhe subjektit tjetër përkatës në pajtim me kushtet e përgjithshme për kryerjen e shërbimeve postare. 4. Operatori publik postar për shfrytëzuesit e mëdhenj ka të drejtë të bëjë zbritje nga tarifat bazë të miratuara, duke siguruar transparencë të plotë për të gjithë klientët e interesuar, por kjo nuk mund të përdoret për te diskriminuar klientët e tjerë. 5. Dërgesa për të verbër - Sekogrami, përjashtohet nga tarifat e shërbimit postar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Kur një dërgesë postare nuk mund t’i dorëzohet marrësit as t’i kthehet dërguesit, operatori postar duhet ta hapë dhe kontrollojë me komision; pastaj duhet ta asgjësojë, ruajë për 1 vit, ose ruajë urdhërpagesën për 3 vjet, sipas llojit të dërgesës.
Neni 34 Rastet kur dërgesa konsiderohet e padorëzueshme 1. Dërgesa postare për të cilën vërtetohet se nuk mund ti dorëzohet marrësit as ti kthehet dërguesit, operatori i shërbimeve postare do ta hap dhe kontrolloj me komision për ta verifikuar adresën e marrësit ose të dërguesit. 2. Në qoftë se edhe pas hapjes dhe kontrollit me komision nuk mund t’i dorëzohet marrësit as t’i kthehet dërguesit, operatori do të: 2.1. asgjësojë me komision dërgesën e thjeshtë (letrën, kartëpostalen, shtypshkrimet etj) nëse ajo përmban vetëm njoftime me shkrim; 2.2. ruaj dërgesat e tjera një (1) vit, duke llogaritur nga data e hapjes dhe kontrollit me komision; 2.3. ruaj tre (3) vjet urdhërpagesën për të cilën vërtetohet se nuk mund të dorëzohet, duke llogaritur nga data kur është vërtetuar pamundësia e dorëzimit të saj. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Operatori postar duhet t’ia paraqesë dërgesat autoritetit doganor për kontroll, dhe dërgesat nga jashtë ose ato ndërkombëtare me përmbajtje që i nënshtrohet kontrollit doganor duhet të trajtohen sipas rregullave doganore.
Neni 35 Bashkëpunimi me doganën 1. Operatori i shërbimeve postare duhet t’i paraqesë autoritetit doganor për kontrollim, në prani të përfaqësuesit të vet dërgesat postare për kontroll doganor. 14 2. Dërgesat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni që vijnë nga jashtë, duhet të përpunohen nga operatori i shërbimit postar në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse doganore dhe duke u bazuar në marrëveshjen e veçantë me autoritetin doganor. 3. Për dërgesat në shërbimin postar ndërkombëtar, përmbajtja e të cilës duhet ti nënshtrohet kontrollit doganor, duhet të veprohet sipas dispozitave doganore. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Postarët duhet të pranojnë, përpunojnë, dërgojnë dhe shpërndajnë dërgesat që plotësojnë kërkesat përkatëse; operatori publik postar mund t’i refuzojë vetëm në rastet e caktuara dhe duhet të publikojë kushtet përkatëse.
Neni 36 Kushtet e kontratës dhe ofrimi i shërbimeve postare 1. Në përputhje me kontratën e shërbimit postar, operatorët e shërbimeve postare janë të detyruar të pranojnë, përpunojnë, dërgojnë dhe të shpërndajnë tek i adresuari çdo dërgesë postare që i përgjigjet kërkesave të paraqitura në dispozitat ligjore përkatëse, standardet dhe aktet tjera të shërbimit postar. 2. Operatori publik postar mund të kundërshtojë plotësimin e kontratës vetëm në rastet e përcaktuara në paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni. 3. Operatori publik postar është i detyruar të refuzojë plotësimin e kontratës për çdo shërbim universal postar nëse: 3.1. shërbimi bie ndesh me kushtet e realizimit të shërbimit universal postar apo me marrëveshjet ndërkombëtare; 3.2. përmbajtja e dërgesës postare nuk është në përputhje me nenin 9 të këtij ligji; 3.3. dërgesa nuk i plotëson specifikimet, të cilat lidhen me dërgesat që i nënshtrohen shpërndarjes së kushtëzuar. 4. Dërgesat postare që përmenden në paragrafin 3 të këtij neni dhe kushtet e pranimit bartjes, dhe dorëzimit të tyre përcaktohen nga Operatori publik postar në aktet e shërbimit universal postar. Gjithashtu, Operatori publik postar merr masat e duhura për publikimin e tyre. 5. Operatori publik postar mund të mos pranojë të lidhë një kontratë nëse: 5.1. ofrimi i shërbimit është pezulluar ose kufizuar në përputhje me nenin 25 të këtij ligji; 5.2. ushtrimi i veprimtarisë nuk përputhet me veprimtarinë e shërbimit postar. 6. Për pranimin e dërgesave me destinacion jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, Operatori publik postar është i detyruar të paralajmërojë dërguesin për ndonjë ndalim apo kufizim për importet që është në fuqi në shtetin e arritjes së dërgesës ose në shtetet transite nëpër të cilat dërgesat do të kalojnë. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Postal operators are responsible for non-performance of the postal service contract, including damage, missing contents, loss, and late delivery, subject to Article 38 exceptions.
Neni 37 Përgjegjësia për plotësimin e kontratës së shërbimit postar 1. Operatori i shërbimeve postare mban përgjegjësi për mos përmbushjen e kontratës së shërbimit postar, përfshirë dëmtimin që i është shkaktuar dërgesës, mungesën e përmbajtjes, humbjen si dhe vonesën e dorëzimit të saj, në përputhje me rregullat e shërbimit postar dhe përjashtimet e përcaktuara në nenin 38 të këtij ligji. 2. Për dëmet e shkaktuara jashtë atyre që janë parashikuar në kontratë dhe për dëmet e shkaktuara nga pakujdesia ose nga ndonjë akt kriminal, Operatori publik postarë mban përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore dhe masat e dëmshpërblimit. 3. Operatori publik postar mban përgjegjësi vetëm për shumën për të cilën vërtetohet me dëshmi për shërbimin e urdhërpagesave, brenda dhe jashtë vendit. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Operatori publik postarë nuk mban përgjegjësi për dërgesën e thjeshtë postare, dhe mund të përjashtohet nga përgjegjësia për dërgesën e regjistruar kur provon se humbja, dëmtimi, pakësimi i përmbajtjes ose vonesa është shkaktuar nga shkaqe të jashtme ose nga faji i dërguesit.
Neni 38 Rastet e përjashtimit nga përgjegjësia 15 1. Operatori publik postarë nuk mban përgjegjësi në fushën e shërbimit postar për: 1.1. dërgesën e thjeshtë postare; 1.2. në qoftë se operatori dëshmon se humbja apo dëmtimi i dërgesës së regjistruar, pakësimi i përmbajtjes ose tejkalimi i afatit për dorëzim është shkaktuar si pasojë e shkaqeve të jashtme ose me faj të dërguesit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Operatori publik postar duhet të paguajë dëmshpërblim për humbje, dëmtim, pakësim të përmbajtjes ose vonesë në dorëzim për disa dërgesa të caktuara.
Neni 39 Masat e dëmshpërblimit 1. Operatori publik postar është i detyruar të paguaj dëmshpërblim marrësit përkatësisht dërguesit në rastin e humbjes, dëmtimit ose pakësimit të përmbajtjes dhe tejkalimit të afatit për dorëzimi të: 1.1. dërgesës së porositura dhe pakove pa vlerë të deklaruar; 1.2. letrës me vlerë dhe pakove – kolive me vlere të deklaruar; 1.3. urdhërpagesave. 2. Në rastin e dërgesave të përcaktuara në nën paragrafin 1.1. masa e dëmshpërblimit bëhet sipas tarifave te miratuara. Në rastin e dërgesave te përcaktuara në nën paragrafin 1.2, dëmshpërblimi do te jetë i barabartë me vlerën deklaruar. Në rastin e dërgesave të përcaktuara në nën paragrafin 1.3. masa e dëmshpërblimit do të jetë e barabartë me vlerën e urdhërpagesës. 3. Për shërbimin ndërkombëtar masa e dëmshpërblimit përcaktohet ne përputhje me aktet ndërkombëtare dhe me aktet tjera ligjore për shërbime postare. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Post offices must accept complaints about postal items, and complaint deadlines are 1 year for domestic service and 6 months for international service, counted from the day after acceptance.
Neni 40 Reklamacioni 1. Çdo dërgesë postare e pranuar në zyrat postare me kërkesën e dërguesit përbën çështje reklamacioni. Reklamacionet pranohen për çdo dërgesë postare të pranuar brenda një (1) viti, duke filluar nga dita e nesërme e pranimit të dërgesës postare në zyrat e postës, nëse dërgesa është pranuar për tu dorëzuar në shërbimin e brendshëm, dhe brenda gjashtë (6) muajve duke filluar nga dita e nesërme e pranimit të dërgesës postare nëse dërgesa është pranuar për tu dorëzuar në shërbimin ndërkombëtar. 2. Çdo zyrë e postës është e detyruar të pranojë reklamacionin për dërgesat postare të pranuara në zyrën e sajë ose zyrat tjera postare. Kushtet e detajuara lidhur me reklamacionet përcaktohen me aktet për shërbimin universal postar. 3. Operatori publik postar kërkon pagesën e tarifës postare për shërbim reklamacioni të dërgesës. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Ofruesi i shërbimit postar, punonjësit e tij dhe persona të tjerë që mësojnë sekretin gjatë punës duhet ta ruajnë atë, edhe pas përfundimit të shërbimit postar ose marrëdhënies së punës.
Neni 41 Ruajtja e sekretit 1. Ofruesi i shërbimit postar është i obliguar të ruajë sekretin e korrespondencës individuale dhe sekretin e veprimtarisë që i bëhet i njohur gjatë përmbushjes së kontratës. 2. Obligimi i ruajtjes së sekretit është i njëjtë për ofruesin e shërbimit, punonjësit e tij si dhe për çdo njeri tjetër që ka dijeni për sekretin individual ose hollësitë për të cilat ka mësuar gjatë procesit të punës. Nëse zbulohet sekreti i korrespondencës, atëherë personat përgjegjës mbajnë përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore. 3. Obligimi për ruajtjen e sekretit të korrespondencës, siç përcaktohet në paragrafin 2 të këtij neni, duhet të zbatohet edhe pas përfundimit të realizimit të shërbimit postar dhe pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës ndërmjet punonjësit dhe ofruesit të shërbimit postarë. 16 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A postal service operator must not open closed mail, disclose information learned in service, or hand mail to others to learn its contents, except in specified cases.
Neni 42 Mbrojtja e të dhënave 1. Bazuar në obligimet për ruajtjen e sekretit, operatorit të shërbimit postar me përjashtimet e bëra në rastet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni i ndalohet të: 1.1. hapë një dërgesë postare të mbyllur ose të njihet me përmbajtjen e saj; 1.2. ofroj informata personave të tjerë të dhëna me të cilat ai është njohur gjatë përmbushjes së shërbimit postar, me përjashtim të dërguesit, të adresuarit dhe personit të autorizuar për të marrë ose pranuar dërgesën; 1.3. dorëzoj dërgesën tek personat e tjerë, me qëllim njohjen e përmbajtjes së saj. 2. Operatori i shërbimit postar ka të drejtë të hapë një dërgesë të mbyllur postare me komision ose të shqyrtoj përmbajtjen e saj nëse: 2.1. mungon adresa e marrësit ose dërguesit dhe se dërgesa nuk mund të dorëzohet apo të kthehet, dhe për dorëzimin e saj është e nevojshme të njihet adresa e marrësit ose e dërguesit; 2.2. paketimi i dërgesës është dëmtuar në atë masë që për t’u mbrojtur përmbajtja e saj, është i nevojshëm ripaketimi i cili nuk mund të bëhet pa hapjen e dërgesës. 3. Hapja e një dërgese bëhet duke mbajtur procesverbal për hapjen dhe për masat që duhen marrë. Hapja e dërgesës postare bëhet nga komisioni dhe se për arsyet e hapjes duhet informuar dërguesin ose marrësin. 4. Ndalesat e parashikuara në nën paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij neni, nuk do të zbatohen nëse në bazë të urdhrit të gjyqit veprimet e kryera në to janë të domosdoshme për ndjekjen e një kundërvajtjeje administrative ose vepre penale. 5. Në lidhje me konfiskimin, rezervimin apo sekuestrimin e dërgesave postare do të zbatohen dispozitat ligjore përkatëse. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Administrative misdemeanors are set for certain acts by a natural or legal person when those acts are not criminal offences.
Neni 43 Sanksionet 1. Dënohen si kundërvajtje administrative, aktet e kryera nga një person fizik ose juridik, nëse nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e mëposhtme: 1.1. dërgimi i dërgesave postare pa licencë siç parashikohet me dispozitat e këtij ligji; 1.2. mosrespektimi i kushteve të licencës të parashikuara me këtë ligj; 1.3. shkelja e dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me fshehtësinë e korrespondencës, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave; 1.4. mosrespektimi i të drejtës ekskluzive të operatorit publik postar, sipas këtij ligji. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Article 44 sets fines for certain administrative offences and says the Regulator imposes them.
Neni 44 Gjobat 1. Kundërvajtjet administrative të parapara në nenin 43 të këtij ligji ndëshkohen me gjobat si në vijim: 1.1. për kundërvajtjet administrative sipas nën-paragrafëve 1.1., 1.3. dhe 1.4. të nenit 43 të këtij ligji në shumën prej pesëmijë (5000) deri dhjetëmijë (10000) Euro; 1.2. për kundërvajtjet administrative sipas nën-paragrafit 1.2., të nenit 43 të këtij ligji në shumën prej njëmijë (1000) deri pesëmijë (5000) Euro. 17 2. Dënimin me gjobë sipas nën-paragrafit 1.1 dhe 1.2 të këtij neni e shqipton Rregullatori. 3. Për zbatimin e kërkesave të këtij neni Rregullatorit bashkëpunon me organet përkatëse. 4. Gjobat e shqiptuara sipas paragrafit 1 të këtij neni, dhe të nën-paragrafit 1.2 të nenit 28 të këtij ligji ekzekutohen nga organi kompetent për pagesë të gjobave për kundërvajtjeve.” 5. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e vendimit për gjobën. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Government may support universal postal service delivery, maintenance, and development with subsidies when needed.
Neni 45 Mbështetja e Qeverisë Realizimi i shërbimi universal postar, mbajtja dhe zhvillimi i tyre sigurohen në rast nevoje edhe me mbështetje nga Qeveria përmes subvencioneve. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The public postal operator must cooperate with local authorities in municipal and regional development plans.
Neni 46 Bashkëpunimi me organe tjera Në planet e zhvillimit komunal dhe rajonal, Operatori publik postar bashkëpunon me organet autoritare vendore për krijimin e mundësive për vendosjen e zyrave dhe të pajisjeve që i shërbejnë sigurimit të shërbimeve universale postare, si dhe të lehtësive për përdorimin e hapësirave publike, detyrimin për vendosjen e kutive si dhe administrimin e sistemit të adresave. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Postal Services Law No. 2003/18 and any conflicting legal or sub-legal provisions are repealed.
Neni 47 Dispozitat përfundimtare Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 2003/18 për shërbime postare (Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / Prishtinë: Viti II / Nr.19 / 1 dhjetor 2007) si dhe të gjitha dispozitat e tjera ligjore e nën ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Revenues created under this law are collected into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 48 Të hyrat Të hyrat e krijuara sipas këtij ligji inkasohen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 49 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-173 15 prill 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-017-2010, datë 04.05.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-173 PËR SHËRBIME POSTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in