LIGJI NR. 03/L–175 LIGJI PËR BORXHET PUBLIKE
This law is about public debts and state guarantees of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-175
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law is about public debts and state guarantees of the Republic of Kosovo. This provision gives Kosovo the right to borrow money, issue loan guarantees, and pay borrowing and state-debt costs. It also gives the Minister of Economy and Finance responsibility for managing debt and authorized loan-guarantee programs. This article defines key terms used in the law, including fiscal agent, central bank, debt, guarantees, government securities, the ministry, and fiscal year. Only the Ministry is authorized to incur state debt, and only for the listed public purposes. The Ministry may lend to public-sector entities, including municipalities, from state debt revenues, and the Minister must approve regulations setting the deadlines and conditions for those lending agreements.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L–175 LIGJI PËR BORXHET PUBLIKE
Showing 42 of 42
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law is about public debts and state guarantees of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 65 / 05 SHKURT 2010 Ligji Nr. 03/L - 175 LIGJI PËR BORXHET PUBLIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 120 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR BORXHET PUBLIKE PJESA I BORXHET SHTETËRORE DHE GARANCITË SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision gives Kosovo the right to borrow money, issue loan guarantees, and pay borrowing and state-debt costs. It also gives the Minister of Economy and Finance responsibility for managing debt and authorized loan-guarantee programs.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është që t’i jap Republikës së Kosovës të drejtën për të huazuar para; për të dhënë garanci për hua, për të paguar shpenzimet për marrjen e borxhit dhe për të paguar kryegjënë dhe interesin e Borxheve të saja Shtetërore. Veç kësaj, synon edhe t’i jap Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të drejtën dhe përgjegjësinë, për t’u kujdesur për tërë menaxhimin dhe administrimin e Borxheve dhe të programeve të autorizuara për garancinë e huave të Republikës së Kosovës, duke përfshirë kufizimet, zhvillimin e një Programi për Menaxhimin e Borxheve dhe Strategjisë për Menaxhimin e Borxheve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including fiscal agent, central bank, debt, guarantees, government securities, the ministry, and fiscal year.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1 Agjenti Fiskal – BQK-në e cila vepron si agjent i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të zbatuar detyra të caktuara që kanë të bëjnë me çështjet fiskale të Republikës së Kosovës. 1.2. Banka Qendrore (BQK) – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si autoritet monetar i Republikës së Kosovës. 1.3. Borxh – çdo obligim financiar për tu paguar, apo përndryshe për të paguar para që dalin nga Kontratat për Financim, dëftesat e thesarit, obligacionet, mbitërheqjet apo nga letrat të tjera me vlerë të transmetuara si këmbim për derdhjen e fondeve, si dhe obligimin për të paguar kryegjënë, interesin, zbritjen, provizionet, komisione apo gjobat të cilësdo natyrë. 1.4. Borxh afatgjatë – borxhi i pagueshëm për një periudhë kohore më të gjatë se një vit. 1.5. Borxh afatshkurtër – borxhi i pagueshëm për një periudhë kohore deri në një vit. 1.6. Borxhet e Brendshme – Borxhet Shtetërore të cilat i nënshtrohen ligjeve të Republikës së Kosovës. 2 1.7. Borxhet Ndërkombëtare – Borxhi Shtetëror i cili i nënshtrohet marrëveshjes me qeveritë e huaja, agjencitë qeveritare, organizatat ndërkombëtare financiare apo organizata dhe kompani tjera të huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktateve, konventave apo marrëveshjeve tjera të ngjashme të cilat i nënshtrohen ligjeve të një juridiksioni legal përveç atij të Republikës së Kosovës. 1.8. Borxhi i Përgjithshëm – tërësia e borxhit shtetëror dhe borxhit komunal. 1.9. Borxhi Shtetëror – Borxhi që mirret në emër të Institucioneve Qendrore Qeveritare të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë, por nuk do të përfshijë asnjë detyrim të entiteteve të tjera të caktuara qeveritare, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në Komuna, ndërmarrje publike, apo Bankën Qendrore të Kosovës. 1.10. Buxheti i Republikës së Kosovës (BRK) – buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës. 1.11. Garanci – një detyrim të mundshëm për të paguar Borxhin që fillimisht del si detyrim i një pale të tretë dhe që varet prej dështimit të kësaj pale të tretë për të bërë pagesën në afatin e caktuar apo që t’i bindet kushteve të instrumentit me të cilin rregullohet një Borxh i tillë burimor. Të gjitha Garancitë në të cilat futet Shteti apo Komuna, duhet të ceken në mënyrë eksplicite me shkrim; nuk mund të ketë Garanci të nënkuptuara sipas këtij Ligji. 1.12. Garanci Shtetërore – një detyrim të mundshëm të Republikës së Kosovës i cili varet nga obligimet financiare të një personi tjetër juridik dhe bëhet pjesë e Borxhit Shtetëror kur pala e cila ka përgjegjësinë për pagesën e obligimeve të tilla financiare, dështon në kryerjen e pagesës në kohën e duhur. 1.13. KASH – Korniza Afatmesme e Shpenzimeve si është e paraparë në LMFPP. 1.14. Koha e dobishme – afati i paraparë me vite të përdorimit aktual të investimeve kapitale përfshirë mirëmbajtjen rutinore dhe të zakonshme. 1.15. Komuna – cilado njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale e cila vepron sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ashtu siç është e përkufizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1.16. Kontrata për Financim – dokument ligjor, i cili paraqet afatet dhe kushtet në bazë të të cilave huamarrësi ka marrë fonde nga huadhënësi, dhe përfshinë dispozitat të cilat qeverisin shlyerjen e tyre. Kosovë – adresimi ndaj Republikës së Kosovës si sovrane. 1.17. Letrat me Vlerë të Qeverisë – instrument i Borxhit Shtetëror i emetuar me bazë të interes- bartjes, me bazë zbritjeje, apo të indeksuara dhe sipas afateve dhe kushteve që mund t’i përcaktojë Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 1.18. LFPL – Ligji për Financimin e Pushtetit Lokal. [Ligji 2008/03-L049] 1.19. LMFPP – Ligji mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. [Ligji 2008/03-L048] 1.20. LVL – Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale. [Ligji 2008/03-L040] 1.21. Marrëveshja për Hua të Subvencionuara – dokument juridik i cili përkufizon kushtet dhe rregullat për një hua të krijuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave nga fondet e Borxhit te një huamarrës. 1.22. Marrëveshja për Transfer të Subvencionuar – marrëveshje e cila përkufizon kushtet dhe rregullat që i përcakton Ministria e Ekonomisë dhe Financave për transferim të fondeve nga të hyrat e Borxhit. 3 1.23. Ministri – Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 1.24. Ministria – Ministrina e Ekonomisë dhe Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 1.25. Shërbim i borxhit – pagesat që duhet kryer në çdo vit fiskal për kryegjënë, interesat, zbritjet dhe pagesat e tjera që duhet paguar për borxhin, përfshirë edhe shpenzimet e ndërlidhura me të. 1.26. Sistemi i regjistrimit kontabël – sistem i kompjuterizuar, i themeluar, ose i autorizuar, nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave për regjistrimin, në emër të mbajtësve, emetimin, statusin e llogarisë, shërbimin dhe rikthimin e Letrave me Vlerë të Qeverisë. 1.27. Tregu Primar – emetimin fillestar i Letrave me Vlerë të Qeverisë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për blerësit e tyre. 1.28. Tregu Sekondar – tregtimi i Letrave me Vlerë të Qeverisë pas emetimit fillestar. 1.29. Viti fiskal – periudha nga 1 janar deri 31 dhjetor i të njëjtit vit. 2. Referencat e bëra në këtë ligj për ndonjë ligj apo rregullore tjetër interpretohet me përfshirjen e çdo amandamentimi ose legjislacioni pasues të lidhur me të. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Only the Ministry is authorized to incur state debt, and only for the listed public purposes.
Neni 3 Qëllimet e Autorizuara për Huamarrje 1. Ministria është entiteti i vetëm i autorizuar për të hyrë në (shkaktuar) Borxhe Shtetërore për qëllimet në vijim: 1.1. Për financimin e deficitit të buxhetit Shtetëror, kur shpenzimet e autorizuara me ligj tejkalojnë, apo ka mundësi të tejkalojnë, sipas gjykimit (vlerësimit) të Ministrit, të hyrat e nevojshme për t’i paguar ato; 1.2. Për financimin e projekteve investuese të cilat vlerësohet të jenë synim kombëtar dhe janë të përfshira në BKK dhe në KASH; 1.3. Për të rifinancuar Borxhet Shtetërore të kontraktuara më herët. 1.4. Për të paguar Garancitë Shtetërore, në tërësi apo pjesërisht, në rast se huamarrësit dështojnë ti përmbushin obligimet e tyre të huas; 1.5. Për të paguar shpenzimin e shërbimit të Borxhit Shtetëror, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në, shpenzimet e ndërlidhura, si për shembull provizione për emetimin e letrave me vlerë, mirëmbajtja e llogarive, riblerjen dhe provizionet e agjencive fiskale; 1.6. Për të paguar shpenzimet e ndërlidhura me një emergjencë kombëtare të shpallur nga Kuvendi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry may lend to public-sector entities, including municipalities, from state debt revenues, and the Minister must approve regulations setting the deadlines and conditions for those lending agreements.
Neni 4 E drejta për të Huazuar 1. Ministria do të ketë të drejtë t’i jap hua çdo entiteti në sektorin publik, duke përfshirë Komunat, nga të hyrat e Borxhit Shtetëror. 2. Ministri do të miratojë rregulloret për të përcaktuar afatet dhe kushtet për Marrëveshje të tilla për Huazim. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: If general debt goes above 40% of GDP, the Government must submit a strategy to Parliament within one year to bring it back below that level.
Neni 5 Kufizimet në Borxhin e Përgjithshëm 4 1. Kufizimet për Borxhin e Përgjithshëm do të vendosen në BKK. Kufizimet e përshkruara të borxheve do të jenë: 1.1. e para, për shumën e Borxhit të ri Shtetëror dhe Borxhit të ri Komunal i cili mund të shkaktohet gjatë vitit fiskal, dhe, 1.2. e dyta, për shumën e përmbledhur të Borxhit të Përgjithshëm e cila mund mbetet e papaguar gjatë secilit vit. 2. Për qëllime të këtij neni, Garancitë Shtetërore dhe Komunale do të trajtohen si borxh për qëllime të matjes së borxhit të përgjithshëm dhe për të përcaktuar kufirin e borxhit të tillë. 3. Në asnjë rast shuma e kryegjësë e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind (40%) të Bruto Prodhimit Vendor (BPV). Në rast se Borxhi i Përgjithshëm e tejkalon dyzet për qind (40%) të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), Qeveria duhet t’i paraqes Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind (40%) brenda një viti. Strategjia e tillë duhet të përfshihet në ligjet vjetore të buxhetit për vitet në vijim. KREU II FORMA E BORXHIT SHTETËROR - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: State debt may be issued as government securities or financing contracts.
Neni 6 Rregullat e Borxhit Shtetëror Borxhi Shtetëror mund të emetohet në formën e Letrave me Vlerë të Qeverisë ose të Kontratave për Financim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Minister is the only person authorized to negotiate and execute financing contracts and to issue, sell, structure, regulate, and maintain systems for government securities, subject to the conditions stated here.
Neni 7 Forma e Borxheve 1. Kontratat e Financimit – Ministri është i autorizuari i vetëm për te negociuar Kontratat e Financimit dhe Ministri apo agjenti i autorizuar nga ai bënë ekzekutimin e Kontratave te Financimit. 2. Letrat me Vlerë të Qeverisë. 2.1. Ministri është i autorizuari i vetëm për të lëshuar Letra me Vlerë të Qeverisë të tregtueshme, siç janë bono thesari dhe obligacionet vetëm në formë të negociueshme elektronike. Letrat e tjera me Vlerë të Qeverisë mund të lëshohen në formë fizike dhe mund të jenë të negociueshme ose të panegociueshme. Ministri është i autorizuar që të ofrojë Letra me Vlerë të Qeverisë për shitje me vendosje private apo përmes ankandit, duke rezervuar ku është e mundshme, të drejtën për të refuzuar ndonjërën apo të gjitha ofertat. Gjithashtu, Ministri është i autorizuar që të themelojë dhe të mirëmbajë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo përmes një Depozituesi, një sistem të kompjuterizuar për letrat me vlerë të lëshuara si regjistrim kontabël. 2.2. Letrat me Vlerë të Qeverisë mund të ofrohen me karakteristika të tilla për të cilat vendos Ministri. Karakteristikat e tilla do të përshkruhen në një dokument publik i cili përmban përshkrimet teknike, afatet dhe kushtet për Letrat e tilla me Vlerë të Qeverisë. 2.3. Ministri autorizohet që të zhvillojë dhe lehtësojë themelimin e tregjeve primare dhe sekondare për Letrat me Vlerë të Qeverisë dhe rregullon këto tregje. Këto tregje për Letrat me Vlerë të Qeverisë janë nën mbikëqyrjen e BQK-së. 2.4. Në rast se data e pagesës për Letër me Vlerë Qeveritare ndodh në ndonjë ditë jashtë ditës së zakonshme të punës, atëherë pagesat e tilla do të bëhen në pajtim me kushtet dhe rregullat për atë çështje. 2.5. Aty ku kushtet dhe rregullat e një Letre me Vlerë Qeveritare parashohin që Ministria mund t’i riblejë ato para maturimit, atëherë një veprim i tillë mund të ndërmerret vetëm nëse veprohet në pajtim me autoritetin të cilit i është rezervuar kjo e drejtë në kohën e shitjes së kësaj letre me vlerë. 5 KREU III STATUSI I BORXHIT SHTETËROR - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: State debt is described as an absolute and unconditional obligation of Kosovo.
Neni 8 Natyra Sovrane e Obligacioneve të Borxheve Shtetërore Borxhi Shtetëror përbënë obligim absolut dhe të pakushtëzuar të Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article requires permanent budget provision for state debt payments and lets the Ministry approve extra debt-service payments if the committed amount is not enough.
Neni 9 Dispozitat për Financim Permanent 1. Pagesa e kryegjësë, interesit, komisioneve dhe tarifave në llogari të Borxhit Shtetëror do të kenë ndarje të përhershme dhe të pacaktuar në kohë, dhe BKK në mënyrë të parevokueshme do të marrë parasysh shumën e nevojshme, si është e përcaktuar nga Ministria, për të përmbushur këtë autorizim. 2. Ndarja buxhetore për pagesat e shërbimit të borxhit do të përfshihen në buxhetin vjetor. Në rast se shuma e zotuar del se nuk është e mjaftueshme për të kryer obligimet e shërbimit të borxhit (siç mund të jenë, por nuk kufizohen me kaq, ngritja e normave të tregut apo nevoja për të huazuar më shumë sesa që ishte paraparë fillimisht në buxhet), Ministria ka të drejtë të miratoj pagesa shtesë që lidhen me shërbimin e borxhit por që obligon që një raport i plotë t’i dorëzohet Kuvendit. Raporti duhet të përfshijë analizën me arsyet për tejkalim te zotimeve. Qeveria po ashtu duhet t’i prezantoj Kuvendit për miratim, propozimin e ribalancimit të buxhetit ku përllogariten edhe shpenzimet shtesë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: State debt has equal status; claims for principal and interest rank first against the Ministry’s general account. The State may not pledge collateral essential for public services.
Neni 10 Prioriteti i Borxhit Shtetëror I tërë Borxhi Shtetëror do të ketë paritet dhe barazi të statusit, do të jetë parri passu, pa marrë parasysh se kur është shkaktuar, dhe pa marrë parasysh nëse është në formë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, të Kontratave të Financimit, apo huamarrjeve tjera kontraktuale. Pretendimet lidhur me pagesën e kryegjësë dhe interesit të Borxhit Shtetëror, do të përbëjnë pretendimin e parë kundër llogarisë së përgjithshme të Ministrisë, që do të thotë llogarisë në BQK në të cilën depozitohen të gjitha të hyrat e Republikës, dhe nuk do të jenë tani apo më pas të varura nga asnjë tjetër pretendim. Disa instrumente të veçanta të Borxhit Shtetëror mund të kenë sigurim plotësues përmes kolateralit të specifikuar i cili bllokohet vetëm për pagesën e këtij lloji borxhi. Shteti nuk mund të lë peng kolateral i cili është thelbësor për ofrimin e shërbimeve publike. KREU IV BORXHET NDËRKOMBËTARE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të nxjerrë vendim për të autorizuar Ministrin; Ministri mund të negociojë, të sigurojë dhe, me pëlqimin e Qeverisë, të delegojë këtë autorizim për huamarrje të veçanta.
Neni 11 Autorizimi 1. Qeveria do të lëshojë një Vendim përmes të cilit autorizohet Ministri që të nënshkruaj marrëveshje lidhur me Borxhet Ndërkombëtare. Ministri është i autorizuari i vetëm për të negociuar kushtet dhe për të siguruar Borxhet Ndërkombëtare në emër të Kosovës. Ministri, me pëlqim të Qeverisë, mund të delegojë këtë autorizim për marrëveshje të veçanta të huamarrjes. 2. Në pajtim me nën-paragrafin (4) të paragrafit 1 të nenin 18 të Kushtetutës së Kosovës, marrëveshjet e tilla do t’i nënshtrohen miratimit me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. 6 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: International debts covered by international agreements, treaties, conventions, or similar agreements are to be used and serviced according to those documents’ terms and rules.
Neni 12 Zbatueshmëria 1. Marrëveshjet e nevojshme. Borxhet ndërkombëtare të kontraktuara përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, traktateve, konventave, apo marrëveshjeve tjera të ngjashme do të përdoren dhe shërbehen bazuar në kushtet dhe rregullat e këtyre dokumenteve. 2. Ligji i aplikueshëm. Në përputhje me nenin 19 të Kushtetutës së Kosovës, atëherë kur kushtet dhe rregullat lidhur me përdorimin, shërbimin dhe pagimin e Borxheve Ndërkombëtare të parapara në marrëveshjet ndërkombëtare, traktatet, konventat apo marrëveshjet tjera të ngjashme janë në kundërshtim me cilëndo dispozitë të Ligjit aktual, apo cilitdo Ligj tjetër të Kosovës, kushtet dhe rregullat e marrëveshjeve ndërkombëtare, traktateve apo konventave do të mbizotërojnë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Ministri is the only authorized person to receive, lend, transfer, negotiate, and oversee the relevant funds and agreements, and borrowers must accept certain budgeting and repayment terms.
Neni 13 Pranimi, Transferimi dhe Huadhënia e Fondeve të Siguruara nga Borxhi Ndërkombëtar 1. Pranimi i Fondeve. Në pajtim me rregulloret të cilat do të lëshohen nga Ministri, Ministri është i autorizuari i vetëm për të kërkuar dhe pranuar fondet e siguruara nga Borxhet Ndërkombëtare. 2. Financimi i Projekteve Investuese Përmes Marrëveshjeve për Hua të Subvencionuara. 2.1. Kur kushtet dhe rregullat e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë rezultuar në borxh ndërkombëtar e lejojnë, Ministri është i autorizuar t’ua huazojë fondet e përfituara në përputhshmëri me procedurat transparente dhe konkurruese që mund të dalin sipas ligjeve në fuqi,: 2.1.1. huamarrësve në sektorin publik për financimin e projekteve investuese të cilat janë të përfshira në BKK dhe në KASH, ose 2.1.2. institucioneve financiare, me qëllim që këto të fundit, në kthim, të mund t’i ofrojnë huamarrësve të sektorit publik fonde për financimin e projekteve investuese të cilat janë të përfshira në KASH dhe në BKK. 2.1.3. huamarrësve, të cilët ofrojnë shërbime themelore publike në fushat e ujit, kanalizimit dhe mbeturinave, higjienës publike, prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, elektrifikimit rural dhe ngrohjes. 2.2. Çfarëdo Marrëveshje për Hua të Subvencionuar do të dokumentohet me shkrim, dhe Ministria do të kërkojë zotim nga entitetet e sektorit publik që të sigurojnë se fondet do të përdoren në mënyrë të autorizuar, për të ripaguar fondet. Në rastin e institucioneve financiare, obligimi për të paguar Ministrinë do të jetë i zbatueshëm pavarësisht statusit të huasë midis institucioneve financiare dhe huamarrësit. 2.3. Cilido huamarrës që është i obliguar në pajtim me Marrëveshjen për Hua të Subvencionuara duhet të pajtohet që shuma e cila nevojitet të paguhet për çdo vit do të përfshihet në buxhetin e atij entiteti. 2.4. Cilido huamarrës që është i obliguar në pajtim me Marrëveshjen për Hua Të Subvencionuar duhet të pajtohet që në rast të dështimit në pagesën e huasë, llogaritë e tij, të cilat gjenden në Ministri, Bankën Qendrore apo institucionet tjera bankare private, duhet të debitohen menjëherë për shumën e papaguar. 3. Ministri është i autorizuari i vetëm për të negociuar dhe për të hyrë në çfarëdo Marrëveshje të tillë për Hua të Subvencionuar. 4. Financimi i Projekteve Investuese përmes Marrëveshje për Transfere të Subvencionuara. 4.1. Kur kushtet dhe rregullat e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë rezultuar në borxh ndërkombëtar e lejojnë, Ministri është i autorizuar që të transferojë fondet e përfituara tek 7 organizatat e sektorit publik për financimin e projekteve të tyre investuese të cilat janë të përfshira në BKK dhe KASH. 4.2. Çfarëdo Marrëveshje për Transfer të Subvencionuar do të dokumentohet me shkrim, dhe Ministria do të kërkojë zotim nga organizatat e sektorit publik që të sigurojnë se fondet do të aplikohen në mënyrë të autorizuar. 4.3. Ministri është i vetmi person i autorizuar për të negociuar dhe për të hyrë në çfarëdo Marrëveshje të tilla për Transfere. Të Subvencionuara. 5. Kthimi i borxhit në Valuta të Tjera. Ministri është i autorizuar të kërkojë nga huamarrësit të cilëve u janë dhënë fonde në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, që kthimi i borxhit të bëhet sipas kursit aktual të këmbimit të asaj valute apo valutave që janë të ndryshme nga valuta kombëtare. 6. Detyrimet për shërbimet. Ministri është i autorizuar që të imponojë një tarifë për huamarrësit të cilët kanë përfituar fondet nën paragrafin 2 të këtij neni, që të mbulojë çfarëdo kosto prej veprimeve të shkëmbimit të valutave që Ministrit mund t’i ndodhë gjatë pranimit, shërbimit, shpërndarjes dhe sigurimit të kthimit të fondeve. 7. Rregulloret. Ministri do të miratojë rregullore për përcaktimin e kushteve dhe rregullave të marrëveshjeve të tilla për hua. 8. Mbikëqyrja nga Ministria. Ministri është i autorizuar që të bëjë mbikëqyrjen e kushteve financiare të të gjithë huamarrësve, duke përfshirë edhe huamarrësit nga institucionet financiare, të cilët kanë pranuar hua në bazë të këtij Ligji dhe mund të kërkojë nga ata huamarrës që të sigurojnë informatat e nevojshme për të kryer këtë mbikëqyrje. Ministria ka të drejtë të kontraktoj ekspertë për të kryer funksionin e mbikëqyrjes, në raste kur ekspertiza e tillë mungon brenda Ministrisë. Ministri do të vlerësojë përdorimin efektiv dhe efikas të fondeve të siguruara për hua për implementimin e projekteve. KREU V MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI I BORXHEVE SHTETËRORE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Minister is the sole responsible authority for managing and administering state debt, and must establish procedures for debt management.
Neni 14 Menaxhimi dhe Administrimi i Borxheve Shtetërore 1. Ministri do të jetë entiteti i vetëm i cili ka përgjegjësinë për menaxhimin dhe administrimin e Borxheve Shtetërore. 2. Ministri do të themelojë procedurat për menaxhimin dhe administrimin e Borxhit në fushat në vijim: 2.1. Negocimi, duke përfshirë emetimin fillestar, ristrukturimin e borxhit dhe lirimin nga borxhi; 2.2. Kontraktimin; 2.3. Përdorimin, duke përfshirë huadhënien dhe transferet; 2.4. Administrimin, duke përfshirë shërbimin, regjistrimin, llogaritjen dhe buxhetimin; dhe 2.5. Monitorimin dhe Vlerësimin. 3. Departamenti i Thesarit përbrenda Ministrisë do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e borxhit dhe parave të gatshme. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry must publish an annual State Debt Program by 31 December each year and submit it through the approval/information process.
Neni 15 Programi për Borxhin Shtetëror 1. Ministria do të ofrojë në baza vjetore, jo më vonë se data 31 dhjetor e çdo viti, një Program për Borxhin Shtetëror i cili do te paraqesë politikën kombëtare për borxhin dhe do të përfshijë një Strategji për 8 Menaxhimin e Borxhit përbrenda kornizës së qëndrueshmërisë. Ministria do të përgatis një strategji për menaxhimin e borxhit dhe të huamarrjes që është në përputhje me kornizën makroekonomike dhe fiskale siç parashihet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për të siguruar një pozitë të qëndrueshme të huamarrjes. Programi për Menaxhimin e Borxhit do të përshkruajë se si do të zbatojë Ministria Programin dhe të arrijë kufizimet specifike të borxheve si dhe përmbushjen e standardeve të funksionimit. Një seksion i Programit do t’i dedikohet vlerësimit të funksionimit të vitit të mëparshëm kundrejt standardeve të vendosura dhe synimeve. Programi për Borxhin Shtetëror do të dorëzohet në Qeveri për miratim dhe në Kuvend për informim. Programi për Borxhin Shtetëror do të sigurojë që të mbulohen nevojat e huamarrjes me shpenzimet më të vogla të mundshme, me një nivel të arsyeshëm të rrezikut. 2. Programi për Borxhin Shtetëror do të përfshijë, por nuk do të kufizohet vetëm në informatat në vijim: 2.1. deklaraten e qëllimeve të politikave të Qeverisë për borxhet; 2.2. Strategjinë për Menaxhimin e Borxhit lidhur me atë se si Qeveria synon t’i arrijë qëllimet e saja me politikat për borxhin; 2.3. standardet dhe caqet duke përfshirë kufizimet specifike vjetore për borxhet për secilën kategori të Borxhit Ndërkombëtar dhe atij të Brendshëm; 2.4. Borxhin Shtetëror historik dhe pjesën aktuale të papaguar dhe Garancitë Shtetërore; 2.5. pagesat e pritura mbi Garancitë; 2.6. shërbimin historik dhe aktual të borxhit për të gjithë Borxhin Shtetëror; 2.7. Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të propozuara, duke përfshirë edhe qëllimet e borxheve të këtilla; 2.8. parashikimet e Shërbimit të Borxhit duke përfshirë edhe borxhet e propozuara për të ardhmen; 2.9. treguesit historikë për qëndrueshmërinë e borxhit dhe analizat e qëndrueshmërisë së borxhit të parashikuar; dhe 2.10. rishikimi i ecurisë së viteve të mëparshme dhe çfarëdo ndryshimesh të propozuara në Strategjinë për Menaxhimin e Borxhit. KREU VI AGJENTI FISKAL I KOSOVËS - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Central Bank of Kosovo is the Ministry’s fiscal agent and may carry out specified securities-related tasks on the Ministry’s behalf with its approval.
Neni 16 Emërimi i Agjentit Fiskal 1. Emërimi i BQK-së. Banka Qendrore e Kosovës, është agjenti fiskal i Ministrisë. Ministria dhe BQK do të ekzekutojnë një marrëveshje të agjensisë fiskale për të implementuar detyrat dhe përgjegjësitë e secilës palë. Agjenti fiskal, autorizohet të kryejë punët në vijim në emër të Ministrisë dhe me miratimin e saj: 1.1. Të zhvillojë ankande të Letrave me Vlerë të Qeverisë. 1.2. Të jetë përgjegjëse për regjistrimin e emetimit dhe transferimit të letrave me vlerë të dematerializuara. Të themelojë dhe mirëmbajë një Sistem të Regjistrimit Elektronik për Letrat me Vlerë të Qeverisë. 1.3. Të lehtësojë themelimin e tregut sekondar për Letrat me Vlerë të Qeverisë duke zgjeruar qasjen në Sistemin e Regjistrimit Elektronik, dhe te kujdestarët që mbajnë Letra me Vlerë të Qeverisë, të cilët i nënshtrohen vet përgjegjësive të Bankës Qendrore për kryerjen me maturi të pjesës së pagesave të të gjitha transaksioneve të Letrave me Vlerë të Qeverisë. 9 1.4. Të kryejë, lehtësojë apo drejtojë çfarëdo aktivitetesh të tjera për të cilat kanë rënë dakort bashkërisht. 2. Marrëveshje me Agjencinë. Ministri autorizohet që të nënshkruajë një Marrëveshje Agjencie me Bankën Qendrore, për të rregulluar marrëdhënien midis Ministrisë dhe agjentit të saj, Bankës Qendrore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry must establish and maintain an electronic registry system for managing and monitoring State Debt.
Neni 17 Regjistri Ministria është përgjegjëse për themelimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi regjistrues elektronik për menaxhimin dhe monitorimin e Borxhit Shtetëror. Ministria mund të emërojë Bankën Qendrore të Kosovës apo Departamentin e Thesarit për të kryer këtë përgjegjësi. KREU VII GARANCITË SHTETËRORE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: State guarantees are treated as contingent liabilities, and borrowers must pay a guarantee fee when guarantees are issued; the Minister decides when a guarantee converts into state debt.
Neni 18 Përshkrimi i Garancive për Hua Shtetërore 1. Detyrimet e Mundshme. Garancia Shtetërore e Kosovës nuk është obligim i drejtpërdrejtë i Kosovës, por përfaqëson një detyrim të mundshëm të Kosovës. Garancitë Shtetërore do të evidentohen si detyrime të mundshme në bilancin e Kosovës. 2. Shndërrimi në borxh shtetëror. Një garanci shtetërore do të shndërrohet në Borxh Shtetëror pasi të vendoset nga Ministri se pagesa, apo pagesat e pritura të huasë për të cilën është dhënë Garancia, nuk janë marrë në pajtim me kushtet dhe rregullat e huasë. Shndërrime të tilla nuk do t’i nënshtrohen kufizimeve të borxhit të vendosura nga BKK. Veprimi i ndërmarrë do të evidentohet nga një dokument i Ministrisë, i cili përmban konkluzionin se kushtet për kryerjen e pagesave të garancive janë përmbushur, dhe përfshinë informatat në bazë të të cilave është vendosur. 3. Tarifa. Garancitë Shtetërore që i lëshohen entiteteve publike apo private do të përfshijnë kushtin që huamarrësi t’ia paguaj qeverisë një tarifë të garancisë. Niveli i tarifës do të llogaritet në bazë të një analize të secilit aksion të garancisë nga pjesa e përgjithshme e humbjeve të supozuara nga portfolio e garancive. Tarifat e paguara nën skemën e tarifave të garancisë do të përfshihen në buxhet dhe do të llogariten si rezervë e garancisë. Vetëm shpenzimet që lidhen me humbjet e asociuara me garancitë shtetërore mund të mbulohen nga kjo kategori e zotimeve. Çdo shumë e tejkaluar në zotimet e garancive në fund të vitit fiskal do të bartet në buxhetin e viteve të ardhshme nën të njëjtin titull të buxhetit të zotuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Minister may sign and negotiate state guarantee agreements, and may delegate that authorization.
Neni 19 Autorizimi i Garancive Shtetërore 1. Ministri është i autorizuar të nënshkruajë marrëveshje lidhur me Garancitë Shtetërore. Ministri është i autorizuari i vetëm për të negociuar kushtet, dhe për të ofruar Garanci Shtetërore në emër të Kosovës. Ministri mund të delegojë këtë autorizim. 2. Këto marrëveshje do t’i nënshtrohen miratimit me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. 3. Huamarrësit të cilët mund të kenë të drejtë në Garancinë Shtetërore kufizohen në: 3.1. entitetet e sektorit publik; ose 3.2. entitete private të cilat janë duke financuar projekte të infrastrukturës publike apo projekte të cilat janë të lidhura me sektorin ekonomik të rëndësisë strategjike apo sociale për Kosovën. 4. Aty ku Ministria e sheh të nevojshme, mund të lëshohen vetëm garancitë e pjesshme. 10 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The number of state guarantees that may be issued in a fiscal year is to be set in the BKK, and state guarantees are treated as state debt for debt-limit purposes.
Neni 20 Kufizimet e Garancive Shtetërore Kufizimet lidhur me numrin e Garancive Shtetërore të cilat mund të bëhen gjatë një viti fiskal do të vendosen në BKK. Për më tepër, Garancitë Shtetërore do të trajtohen si Borxh Shtetëror për nevojat e Kufizimit të Borxhit të përcaktuara në nenin 5 të këtij Ligji dhe do të përfshihen dhe trajtohen si borxh shtetëror për nevojat e kalkulimit të Kufizimit të Borxhit të përcaktuara në nenin 5 të këtij Ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Borrower must submit a proposal to the Ministry, including economic and financial analysis, before a state guarantee can be approved. The Ministry reviews the proposal and gives its opinion to the Government, which must decide on the guarantee within 60 days after a properly documented loan request is filed.
Neni 21 Rishikimi i Garancive Shtetërore Të gjitha garancitë do të raportohen si pjesë e BKK. Në mënyrë që garancitë shtetërore të mund të miratohen, huamarrësi duhet t’i dorëzoj Ministrisë një propozim ku përfshihet edhe analiza ekonomike dhe financiare e projektit të propozuar për financim nga huazimi në fjalë. Ministria do të shqyrtoj propozimin dhe do t’ia jap mendimin e saj qeverisë bashkë me propozimin burimor të huamarrësit në mënyrë që qeveria të marr vendim. Vendimi për dhënien e garancisë do të merret nga Qeveria jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pasi kërkesa për hua, e dokumentuar në mënyrë të duhur, është dorëzuar. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry must keep State Guarantee documents, provide separate summary data on guaranteed loans, and maintain registers with key loan-guarantee details.
Neni 22 Regjistri i Garancive Shtetërore 1. Mirëmbajtja e Regjistrit të Dokumenteve. Ministria do të jetë vendi i ruajtjes i të gjitha dokumenteve të cilat kanë të bëjnë me Garancitë Shtetërore, për sa kohë që huatë me të cilat ato janë të ndërlidhura janë të papaguara. 2. Shënimet Përshkruese për Regjistrin e Garancive Shtetërore. Ministria do të ofrojë në mënyrë të veçuar të dhëna përmbledhëse në lidhje me huatë e garantuara në Regjistrin e Garancive Shtetërore, do t’i mirëmbajë regjistrat të cilat identifikojnë secilën garanci të huasë sipas huamarrësit, institucionit huadhënës, shumës së huasë, përcaktimit të rrezikut, së bashku me shënimet e statusit gjashtëmujor. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ministri ka të drejtë të mbikëqyrë kushtet financiare të huamarrësve me garanci huash dhe të kërkojë informacion ose auditorë të jashtëm.
Neni 23 Mbikëqyrja nga Ministria Ministri është i autorizuar që të bëjë mbikëqyrjen e kushteve financiare të të gjithë huamarrësve të cilët kanë pranuar garanci huash bazuar në këtë Ligj. Ministri është i autorizuar që të kërkojë nga huamarrësi që t’i ofrojë informatat e nevojshme Ministrisë për të bërë një mbikëqyrje të këtillë, apo mund të kërkojë shërbimet e auditorëve të jashtëm në shpenzim të huamarrësve për të audituar financat e tyre. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The state guarantee ends if the loan is fully repaid, the guarantee period expires, or payment is made in full compliance with the guarantee terms. The Minister must document such terminations.
Neni 24 Përfundimi i Garancive Shtetërore 1. Garancia Shtetërore do të përfundojë atëherë kur: 1.1. Huaja për të cilën është dhënë garancia është paguar e plotë nga huamarrësi; 1.2. Afatet e Garancisë kanë skaduar; apo 1.3. Pagesa është kryer në përputhshmëri të plotë me kushtet e garancisë. 2. Ministri duhet të dokumentojë përfundime të tilla. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Minister must issue regulations for paying State Guarantees. If part of a loan remains unpaid and is paid under the guarantee, the borrower’s remaining obligation to the lending institution stays fully in force and cannot be accelerated or made immediately payable without the Ministry’s consent.
Neni 25 Pagesa e Garancisë Shtetërore 1. Rregulloret. Ministri do të miratoj rregullore me të cilat do të rregullohet kryerja e pagesave të Garancive Shtetërore. 11 2. Mospërmbushje e pjeshme. Në rast se vetëm një pjesë e shumës së huasë ka mbetur e papaguar dhe ajo shumë paguhet në bazë të garancisë, obligimi i mbetur i huamarrësit ndaj institucionit huadhënës do të mbetet në fuqi të plotë dhe me efekt të plotë. Një obligim i tillë i mbetur i huamarrësit ndaj institucionit huadhënës nuk do t’i nënshtrohet përshpejtimit ose të bëhet menjëherë i pagueshëm pa pajtimin e Ministrisë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Huamarrësit must agree that, if a loan is not paid, their accounts can be debited immediately; the Minister may take collection measures to recover guarantee payments and related costs.
Neni 26 Kthimi i Garancive Shtetërore 1. Plotfuqia e Pagesës së Garancisë. Deri në pagesën për llogari të Garancisë Shtetërore te institucioni huadhënës, Ministri do të ketë në dispozicion të gjitha të drejtat dhe mjetet të përshkruara në Marrëveshjen për Garanci me Huamarrësin. 2. Detyrimet e Vazhdueshme të Huamarrësit. Detyrimi i huamarrësit për të paguar Ministrinë për llogari të garancisë për të cilën ky i fundit ka paguar te institucioni huadhënës, do të jetë i pakualifikuar dhe absolut, dhe do të përfshijë të gjitha shpenzimet e ndërlidhura me pagesën e kësaj garancie. 3. Masat e Mbledhjes. Ministri ka autorizimin dhe do të ndërmarrë të gjitha masat me të cilat e autorizon ky Ligj, apo ligjet tjera të Kosovës, dhe Marrëveshja për Garanci, për të mbuluar çdo shumë të paguar për garancinë, duke përfshirë edhe shpenzimet e ndërlidhura me këto. 4. Debiti i Llogarisë së Huamarrësit. Të gjithë Huamarrësit do të bien dakort në Marrëveshjen për Garanci se me dështimin e pagimit të huasë, llogaritë e tij, qofshin në bankën qendrore apo institucionet private bankare, do të debitohen menjëherë për atë shumë të mospagesës. KREU VIII MENAXHIMI I REGJISTRIMEVE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Minister must keep complete and accurate records of all obligations that make up State Debt and State Guarantees.
Neni 27 E drejta për të Krijuar Regjistrime Për të kryer përgjegjësitë për menaxhimin e Borxhit Shtetëror dhe Garancive Shtetërore, Ministri duhet të mbajë regjistrime të plota dhe të sakta për të gjitha detyrimet të cilat përbëjnë Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry must make regulations and keep debt and state-guarantee registers updated, published every six months, and available online; the Central Bank provides current exchange-rate information.
Neni 28 Regjistrimet e Borxheve dhe Garancive Shtetërore 1. Regjistrimet e Borxheve dhe Garancive Shtetërore do të ofrojnë të dhëna për Borxhet e Brendshme dhe ato Ndërkombëtare në jo më pak se dy kategori, do të thotë, së pari borxhet në formë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, dhe së dyti borxhet në formë të Kontratave për Financim. Ministri do të krijojë Rregullore të cilat do të parashohin informatat që do të përmbahen në një regjistrim të tillë. 1.1. Dispozitat e Veçanta për Borxhet dhe Garancitë Shtetërore të emetuara në ndonjë valutë tjetër nga valuta kombëtare. Regjistrimet e Borxheve dhe Garancitë Shtetërore do të ofrojnë Informata lidhur me valutën apo valutat tjera nga valuta kombëtare në të cilën do të paguhet secili detyrim, si dhe vlerësimet origjinale dhe aktuale të tyre, si në valutën kombëtare ashtu edhe në valutën apo valutat në të cilën është premtuar pagesa. Informatat lidhur me kurset aktuale të shkëmbimit të valutave do të ofrohen nga Banka Qendrore. 1.2. Dispozitat e Veçanta të Borxheve Shtetërore të cilat janë huazuar. Regjistrimet e Borxheve Shtetërore do të ofrojnë informata lidhur me të gjitha marrëveshjet për Hua Të Subvencionuar. 1.3. Kërkesa për Botim. Regjistrimet për Borxhet dhe Garancitë Shtetërore do të përditësohen vazhdimisht nga Ministria dhe të botohen çdo gjashtë muaj në një gazetë të qarkullimit të përgjithshëm në Kosovë dhe do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë në formë elektronike, dhe do të përfshijë të dhënat krahasimore, kudo që është e mundshme, për së paku me një vit më parë ose më gjatë nëse janë në dispozicion. Ky publikim gjashtëmujor do të përfshijë edhe raportin për të gjitha borxhet e papaguara Komunale dhe garancitë. 12 PJESA II HUAMARRJA KOMUNALE KREU IX DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article defines terms used for Chapters IX and X, mainly municipal debt, default, financing agreements, guarantees, the fiscal year, lender, municipal securities, own revenues, and budgeted revenues and expenditures.
Neni 29 Përkufizimet 1. Për qëllime të Kapitullit IX dhe Kapitullit X, shprehjet e përdorura në vijim kanë këtë kuptim: 1.1. Borxhi Komunal apo Borxhi – është obligim ose detyrim monetar i krijuar me marrëveshje financimi, dëftesë thesari, instrument borxhi i pagarantuar, obligacion, mbitërheqje (overdraft) ose emetim i letrave me vlerë dhe, përveç nëse parashihet ndryshe këtu, përfshinë garanci; 1.2. Ngjarje mospërmbushjeje – është rasti kur komuna dështon ta kthejë kryegjënë apo interesin e borxhit në afatet e caktuara, apo çdo ngjarje tjetër e parashikuar në kushtet dhe rregullat e borxhit; 1.3. Marrëveshje financimi – është instrument i shkruar që parasheh kushtet dhe rregullat, sipas të cilave huamarrësi merr fonde nga një huadhënës dhe përmban dispozitat që e rregullojnë pagesën e tyre, përfshirë çdo marrëveshje kredie, lizing, linjë kredie, kontratë për blerje me këste ose marrëveshje të tjera për blerje ose çdo dokument tjetër, sipas së cilit komuna merr përsipër të paguajë koston kapitale të pronës, impiantit ose pajisjeve në një kohë të dhënë; 1.4. Viti fiskal – është periudha nga 1 janar deri 31 dhjetor i të njëjtit vit; 1.5. Garanci – është detyrim i kushtëzuar i komunës për t’u bërë përgjegjës, plotësisht ose pjesërisht, i një borxhi të një personi tjetër juridik, në rast se pala që ka përgjegjësinë parësore për shlyerjen e këtyre obligimeve financiare, nuk arrin t’i paguajë ato në kohën e duhur; 1.6. Libri i borxhit komunal – është libër i përgatitur nga Ministria i cili përmban të dhëna mbi të gjitha borxhet komunale ekzistuese; 1.7. Huadhënës – është çdo person fizik apo juridik që siguron financim të borxhit komunës dhe përfshin mbajtësit e letrave me vlerë të komunës, si dhe çdo përfaqësues të autorizuar të këtyre mbajtësve; 1.8. Kryetar i komunës – ka kuptimin e dhënë në LVL-në; 1.9. Kuvendi komunal – ka kuptimin e dhënë në LVL-në; 1.10. Pronë komunale – është prona, përfshirë pronën e paluajtshme, që është ligjërisht e zotëruar nga komuna; 1.11. Komunë – ka kuptimin e dhënë në LVL-në; 1.12. Letër me vlerë e komunës – dëftesë thesari, obligacion, instrument borxhi të pagarantuar ose çdo dëshmi tjetër e borxhit të emetuar nga komuna, në formë fizike apo të dematerializuar; 1.13. Të hyrat vetanake – janë dhe përfshijnë çdo para publike e vlerësuar dhe grumbulluar ligjërisht nga komuna nga një burim i specifikuar në nenin 8 të Ligjit për financat e pushtetit lokal; 1.14. Vendim – është vendimi i paraparë në nenin 34 të këtij ligji; 13 1.15. Të hyrat e përgjithshme të buxhetuara – janë mjetet monetare të grumbulluara në buxhetin komunal; 1.16. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetuara – janë shpenzimet e përfshira në buxhetin komunal. KREU X BORXHI DHE GARANCITË KOMUNALE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Komuna dhe kryetari i komunës mund të marrin borxh vetëm sipas kushteve të këtij neni; disa borxhe kërkojnë vendim të kuvendit, njoftime dhe miratim të Ministrisë.
Neni 30 E drejta për huamarrje 1. Procedura për autorizim : 1.1. Kryetari i komunës mund të marrë borxh afatshkurtër për qëllimet e parapara në nën-paragrafi 1 të paragrafit 3 të këtij neni dhe brenda kufizimeve të parapara në paragrafin 1 të nenit 32 të këtij Ligji. Brenda pesë (5) ditëve të punës nga marrja e borxhit të tillë afatshkurtër, kryetari i komunës duhet t’i dorëzojë njoftim me shkrim kuvendit komunal dhe Ministrisë. Njoftimi i tillë i parasheh kushtet e borxhit afatshkurtër dhe demonstron përputhje me kufizimet e paragrafi 1 të nenit 32 të këtij Ligji; 1.2. Komuna mund të marrë borxh afatgjatë për të financuar ndonjë investim kapital që është në përputhje me nën-paragrafi 2 të paragrafit 3 të këtij neni dhe brenda kufizimeve të parapara në paragrafin 2 të nenit 32 të këtij Ligji nëse kuvendi komunal ka autorizuar borxhin sipas një vendimi të miratuar nga kuvendi komunal dhe miratuar nga shumica e anëtarëve të kuvendit komunal të pranishëm dhe që votojnë në një seancë të hapur dhe publike të kuvendit komunal. Në rast të garancive dhe borxhit afatgjatë për të rifinancuar borxhin e papaguar, do të kërkohet miratimi i dy të tretave të kuvendit komunal; 1.3. Vendimi i kuvendit komunal duhet t’i autorizojë kushtet në vijim të borxhit afatgjatë dhe të vendosë standartet për informatat dhe të gjeturat në vijim: 1.3.1. shumën e kryesore të borxhit; 1.3.2. normën e interesit; 1.3.3. formën e borxhit; 1.3.4. maturimin dhe kushtet e kthimit; 1.3.5. qëllimit për të cilin merret borxhi; 1.3.6. burimin e sigurisë për kthimin e borxhit, përfshirë edhe përshkrimin e të hyrave të vëna peng. 1.3.7. dëshminë e respektimit të kufizimit të borxhit, sipas paragrafit 2 të nenit 32 të këtij Ligji; 1.3.8. Kohën e dobishme të mjeteve të financuara nga të hyrat nga borxhi; 1.3.9. një parashikim i të hyrave të përgjithshme të buxhetuara dhe shpenzimeve të përgjithshme të buxhetuara për çdo vit dhe përfshirë vitin në të cilin borxhi është planifikuar të shlyhet plotësisht; përfshirë supozimet materiale në të cilat bazohen parashikimet. 1.3.10. në rast të emetimit të borxhit për të rifinancuar borxh të papaguar, evidenca mbi kursimet, apo dëshmi për përfitime për rrjedhën e parasë së gatshme që duhet të arrihen nga komuna për një rifinancim i tillë. 14 1.4. Njoftimi për mbledhjen në të cilin kuvendi komunal shqyrton vendimin për miratim publikohet në një gazetë të qarkullimit të përgjithshëm brenda komunës jo më pak se shtatë (7) ditë para ditës së takimit të kuvendit komunal. Njoftimi i tillë përmban formën e vendimit që shqyrtohet nga kuvendi komunal. Shpenzimet e botimit të njoftimit do të paguhen nga komuna nga mjetet e zotuara nga BKK. 1.5. Pas miratimit nga kuvendi komunal sipas nën-paragrafit 3 të këtij paragrafi, borxhi afatgjatë duhet t’i nënshtrohet miratimit paraprak me shkrim nga Ministria me kusht që sipas nenit 124 (7) të Kushtetutës, miratimi i Ministrisë kufizohet në përputhshmërinë me: 1.5.1. kërkesat procedurale për të autorizuar borxhin sipas paragrafit 1 të këtij neni, 1.5.2. verifikimin e përputhshmërisë me kufizimin e borxhit sipas paragrafit 2 të nenit 32 të këtij Ligji, dhe 1.5.3. kërkesat e nën-paragrafit 2 të paragrafit 2 të këtij neni lidhur me investimin kapital që financohet. 1.6. Në rast se Ministria konkludon se nuk janë përmbushur pika 1.5.1, 1.5.2, 1.5.3 të nën- paragrafit 5 të paragrafit 1 të këtij neni, atëherë Ministria e njofton Komunën me shkrim se borxhi afat-gjatë nuk do të emetohet. 1.7. Ministria konsiderohet ta ketë miratuar borxhin nëse nuk jep përgjigje brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga marrja e aplikacionit për miratim të pranuar prej komunës. 1.8. Borxhi mund të emetohen vetëm në valutën zyrtare të Republikës së Kosovës. 1.9. Komuna nuk mund të marrë borxh përveç atëherë kur dy vitet e fundit ka marrë opinion të parezervë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm si pjesë të auditimeve vjetore ligjore të obliguara. 1.10. Komuna e cila ka dështuar të kryejë pagesën e borxhit nuk mund të hyjë në ndonjë borxh shtesë për një periudhë prej dy viteve pasi te ketë bërë pagesën e atij borxhi të papaguar në mënyrë që të mos ketë mbetur asnjë pjesë e papërmbushur. 1.11. Komuna nuk mund të hyjë në ndonjë borxh afatgjatë për një periudhë prej gjashtë muajve para zgjedhjeve komunale. 1.12. Miratimi i Ministrisë paraqitur në nën-paragrafin 5 të këtij paragrafi nuk përbënë garanci, të nënkuptuar ose ndryshe, apo në asnjë mënyrë të krijojë ndonjë detyrim të Republikës së Kosovës për pagesën e borxhit. 1.13. Me respektimin e dispozitave të këtij neni, kryetari i komunës dhe zyrtarët e tjerë komunal të përcaktuar në vendim autorizohen që të ekzekutojnë dhe shpërndajnë dokumentacionin e nevojshëm dhe vartës për emetimin e borxhit. 1.14. Brenda dhjetë (10) ditëve nga marrja e ndonjë borxhi, komuna duhet ta njoftojë Ministrinë për emetimin e një borxhi të tillë. 1.15. Prokurimi i shërbimeve profesionale apo financiare që nevojiten apo kërkohen nga komuna në lidhje me lëshimin e borxhit i nënshtrohen Ligjit mbi Prokurimin Publik, me kusht që komuna të autorizohet në mënyrë të veçantë për të përdorur Procedurat e Negociuara të nenit 33 dhe 34 të Ligjit për Prokurim Publik dhe pa kufizim të numrit të aplikueseve të tenderit. Megjithatë, komuna duhet të shpallë tender publik transparent në të cilët saktësohen qartë shërbimet që duhet ofruar dhe për çdo tender kërkohen një pjesë e veçantë ku jepen tarifat, shpenzimet dhe të gjitha pagesat e tjera për shërbimet. 2. Natyra e obligimit për të shlyer borxhin 15 2.1. Shlyerja e borxhit komunal, në përputhje me kushtet dhe rregullat e përcaktuara, është përgjegjësi vetëm e komunës, përveç kur garantohet shprehimisht nga një person tjetër juridik. Borxhi komunal nuk përbën asnjë obligim të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të Republikës së Kosovës, përveç kur Ministria shprehimisht lëshon me shkrim garanci lidhur me borxhin. Borxhi komunal nuk mund të merret përsipër nga shteti pa dy të tretat e votave të kuvendit shtetëror. 2.2. Buxheti komunal përfshinë shumën e shërbimit së borxhit që duhet të paguhet në atë vit. 2.3. Marrëveshja e financimit ose letrat me vlerë të komunës i parashtrojnë burimet e të ardhurave që janë vendosur si garanci për shlyerjen e borxhit sipas dispozitave të nenit 31 të këtij Ligji. 2.4. Për më tepër, përveç nëse Ministria ka lëshuar një garanci në formë të shkruar për borxhin, marrëveshja e financimit apo letrat me vlerë të komunës duhet të përmbajnë në kushtet e tyre deklaratën se “Borxhi i tillë është i pagueshme vetëm nga burimet e përshkruara në kushtet e saja dhe nuk është obligim i Republikës së Kosovës”. 2.5. Çdo instrument i borxhit që nuk përmban dispozitën e përshkruar në nën-paragrafin 4 të këtij paragrafi nuk do të jetë obligim i vlefshëm dhe detyrues për komunën. 2.6. Të gjitha borxhet komunale të autorizuara sipas kushteve të këtij neni janë të vlefshme, detyruese dhe obligime të detyrueshme të komunës, të detyrueshme në pajtim me kushtet e tyre dhe detyruese për kuvendet e komunave të tanishme dhe pasuese. 3. Qëllimi i borxhit 3.1 Borxhi afatshkurtë. Komuna mund të marrë borxh afatshkurtër që duhet paguar brenda një viti nga emetimi i tij, për t’i financuar përkohësisht deficitet buxhetore të rrjedhës së parasë. 3.2. Borxhi afatgjatë Komuna mund të marrë borxh afatgjatë: 3.2.1 për investime kapitale që: 3.2.1.1. do të shfrytëzohen nga komuna për një funksion esencial të komunës, 3.2.1.2. janë në pronësi të komunës, 3.2.1.3. kanë kohë të dobishme prej jo më pak se tri vite, 3.2.1.4. janë të përcaktuara në planin komunal për investime kapitale të miratuar nga kuvendi komunal që planifikon investimet kapitale për një periudhë prej jo më pak se tri vite, 3.2.1.5. ekzistojnë në buxhetin komunal të miratuar nga kuvendi komunal, 3.2.1.6. janë të përcaktuara në KASH dhe BKK dhe 3.2.1.7. janë të ndërlidhura me arsimin dhe shëndetësinë. Investimet e tilla kapitale duhet të dorëzohen dhe shqyrtohen nga zyra për buxhet e ministrisë përkatëse, për t’u përshtatur me strategjinë e sektorit për përmirësim kapital dhe të mos jetë e kundërshtuar brenda tridhjetë (30) ditëve nga dorëzimi. 3.2.2. për të rifinancuar borxhet afatgjate të papaguara të marra sipas pikës 3.2.1. më lartë, me kusht që rifinancimi i tillë rezulton në kursime të shërbimit të borxhit apo përfitime të rrjedhës së parasë së gatshme për komunën. 3.3. Garancitë. Komuna mund të lëshojë garanci të borxhit të: 16 3.3.1. një entiteti tjetër juridik që është në pronësi apo kontrollohet nga komuna, me kusht që borxhi i tillë emetohet për të financuar investime kapitale, siç është e përkufizuar në nën- paragrafin 2 të paragrafit 3 të këtij neni, për një funksionim esencial të komunës, ose 3.3.2. një shoqate të përbashkët të komunave sipas nenit 37, me kusht që borxhi i tillë të merret për të financuar investime kapitale për një funksion esencial të komunës. 4. Kushtet e borxhit 4.1. Borxhi mund të ketë interes me normë fikse ose të ndryshueshme; 4.2. Borxhi mund të merret vetëm në valutën zyrtare të Republikës së Kosovës; 4.3. Borxhi afatgjatë nuk mund të maturojë dhe të jetë i pagueshëm përtej kohës së dobishme të investimeve kapitale të financuara nga të ardhurat e këtij borxhi; dhe 4.4. Borxhi i nënshtrohet kushteve të tilla të parapagimit, në përputhje me kushtet dhe rregullat për emetimin e tij. 5. Letrat me vlerë të komunës 5.1. Pas miratimit të borxhit sipas nën-paragrafit 2 të paragrafit 1 të këtij neni kryetari i komunës është i autorizuar që të emetojë, në emër të komunës, letra me vlerë të tregtueshme si obligacione dhe vlerë nota vetëm në formën e regjistrimit elektronike. Letrat me vlerë të komunës që nuk janë të tregtueshme mund të lëshohen në formë fizike dhe mund të jenë të negociueshme apo të panegociueshme. Kryetari i komunës është pastaj i autorizuar që të themelojë dhe mbajë drejtpërdrejtë, ose përmes një ndërmjetësi fiskal, sistemin e kompjuterizuar për letrat me vlerë të emetuara sipas regjistrimit elektronik. 5.2. Letrat me vlerë të emetuara në formë elektronike në llogari janë obligime të komunës. Emetimi, mirëmbajtja e llogarisë dhe transaksionet e ndërlidhura me letrat me vlerë të tilla, përfshirë shlyerjen, bëhen në mënyrë elektronike, duke shfrytëzuar të dhënat e ndërlidhura kompjuterike. 5.3. Letrat me vlerë të komunës mund të jenë të negociueshme apo të panegociueshme, varësisht prej kushteve dhe rregullave të emetimit. 5.4. Letrat me vlerë të komunës mund të ofrohen për shitje kur të miratohet ligji për letrat me vlerë, që parasheh krijimin e komisionit për letrat me vlerë të komunës dhe kur ai komision të miratojë rregulloret për emetimin e letrave me vlerë të komunës. 6. Të hyrat nga borxhi 6.1. Të hyrat nga borxhi përdoren vetëm për qëllimet e autorizuara në vendim. 6.2. Vendimi për autorizimin e borxhit mund të parasheh që një pjesë e të hyrave nga borxhi të mbahen në një fond rezervë, veçmas dhe të ndara nga të gjitha fondet e tjera të komunës dhe të përdoren vetëm për shlyerje të borxhit në rast se komuna dështon që t’i bëjë këto pagesa, të gjitha sipas kushteve dhe rregullave të borxhit. 7. Investimi i fondeve 7.1. të hyrat nga borxhi, 7.2. mjetet e mbajtura për qëllim të pagesës së borxhit, përfshirë çdo fond rezervë në pajtim me nën-paragrafin 2 të paragrafit 6 të këtij neni, dhe 7.3. çdo e hyrë e vënë peng për pagesën e borxhit, mbahen në nënllogari të komunës mbajtur në Departamentin e Thesarit të Ministrisë. Këto mjete mund të investohen nga Ministria në emër të komunës sipas neneve 8 dhe 9 të LMFPP-së. Çdo e hyrë nga investimi i këtyre 17 fondeve përdoret, në radhë të parë, për të paguar shpenzimet e projektit që financohet dhe pas përfundimit të projektit përdoren për pagesën e shërbimit të borxhit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article says municipal debt is treated as a general obligation of the municipality, with additional security options, and sets limits and procedures for pledged revenues and default handling.
Neni 31 Sigurimi i borxhit 1. Borxhi me obligim të përgjithshëm. Të gjitha borxhet komunale sigurohen dhe llogariten si obligim i përgjithshëm i komunës, i pagueshëm si shpenzim parësor nga të gjitha fondet ligjërisht në dispozicion të komunës që nuk janë lënë peng ndryshe për huadhënës të tjerë, sipas paragrafit 2 të këtij neni. Të gjitha borxhet me obligim të përgjithshëm gëzojnë paritet dhe barazi statusi, pavarësisht nga koha kur është krijuar dhe pavarësisht nëse janë në formë të letrave me vlerë të komunës apo marrëveshjes së financimit. 2. Siguria shtesë e të hyrave. Borxhi me obligim të përgjithshëm mund të ketë sigurim shtesë me vënien peng të: 2.1. të një pjese të të hyrave vetanake dhe 2.2. jo më shumë se njëzet e pesë për qind (25%) të grantit të përgjithshëm që e pranon nga Republika e Kosovës, megjithatë pengu i tillë në asnjë mënyrë nuk e obligon Republikën e Kosovës për t’i bërë komunës pagesa të tilla. 2.3. Pengjet e tilla të të hyrave parashihen në vendimin që autorizon borxhin dhe janë të vlefshme me marrjen e borxhit. 2.4. Të hyrat e lëna peng duhet të mbahen të ndara dhe veçmas nga fondet e tjera të komunës dhe duhet të përdoren sipas kushteve dhe rregullave të borxhit. Huadhënësit kanë përparësi për sa i përket të hyrave të lëna peng kundrejt të gjitha palëve të treta. 2.5. Ministria përcakton procedurat që, me pranimin e njoftimit të dështimit dhe ngjarjes së mospërmbushjes nga huadhënësi dhe konfirmimit të këtij dështimi nga Ministria, do të sigurojnë aplikim në kohë për të hyrat e vendosura peng për pagesën e borxhit të dështuar që duhej të paguhej. 3. Financimi i interceptuar. Komuna mund të jap siguri shtesë për borxhin e saj me të hyra sipas paragrafit 2 të këtij neni duke lidhur marrëveshje me shkrim që, në ngjarje të mospërmbushjes, lejon pagesën e borxhit drejtpërdrejt nga transferet e pakushtëzuara të pagueshme nga Ministria për komunën. Kjo marrëveshje me shkrim për interceptim nuk mund të ofrojë përshpejtim të pagesës apo të ndryshojë asnjë nga kushtet për shlyerjen e borxhit. Në rast të mospërmbushjes, marrëveshja me shkrim duhet t´i dërgohet Ministrisë. 4. Siguria me pronë fizike. Borxhi gjithashtu mund të sigurohet edhe me pronë të paluajtshme të komunës që nuk përdoret për ofrimin e shërbimeve komunale. Pronat e komunës të lëna peng duhet të jenë të zotuara nga komuna të liruara nga pretendimet e tjera të pronësisë apo barrat e tilla. 5. Marrëveshjet tjera të sigurisë. Kuvendi komunal mund të ofrojë siguri për borxhin, duke u pajtuar që: 5.1. të zbatojë norma, taksa dhe tarifa në një nivel të caktuar, të lejuara me ligj, për të vjelë një shumë të caktuar të të hyrave; 5.2. të administrojë dhe mirëmbajë një ndërmarrje apo pronë tjetër, në përputhje me kushtet dhe rregullat e emetimit të borxhit; 5.3. të kryejë pagesa drejtpërdrejt nga fondet apo burimet që bëhen të disponueshme dhe të autorizojë qasje të drejtpërdrejt në këto burime për të siguruar pagesën e borxhit; 5.4. të depozitojë fonde apo të hyra të vëna peng pranë apo për llogari të huadhënësit; 18 5.5. të pranojë procedura specifike pagimi për të siguruar pagesën ekskluzive apo të dedikuar për huadhënësin, përfshirë pagesat në nënllogari të veçanta, apo mekanizma ose procedura të tjera pagese; 5.6. të pranojë kufizime për borxh shtesë; 5.7. të zgjidhë mosmarrëveshjet me anë të ndërmjetësimit, arbitrazhit apo mekanizmave të tjerë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve; dhe 5.8. të pranojë marrëveshje të tjera sipas miratimit të kuvendit komunal që i vlerëson të nevojshme dhe të dobishme për emetimin e borxhit dhe ofrimin e sigurisë për pagesën e tij. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Komunat may borrow only within set debt limits and repayment timing rules.
Neni 32 Kufizimet e borxhit 1. Stoku i përgjithshëm i borxhit afatshkurtër dhe afatgjatë duke përfshirë garancitë, në asnjë moment nuk guxon ta tejkalojë dyzetë përqindëshin (40%) e të hyrave vetanake të grumbulluara dhe granteve të përgjithshme (me përjashtim të atyre të hyrave që nuk janë rrjedhëse) për vitin fiskal që menjëherë i paraprinë marrjes së Borxhit. 2. Borxhi afatshkurtër. 2.1. Borxhi afatshkurtër i emetuar për financim të deficiteve të buxhetit të rrjedhës së parasë: 2.1.1. nuk duhet t’i nënshtrohet financimit të sërishëm apo zgjatjeve të tjera përtej dymbëdhjetë muajve nga emetimi i tij fillestarë, dhe 2.1.2. në asnjë rast nuk mund të tejkalojë më shumë se pesë për qind (5%) e të hyrave të përgjithshme të grumbulluara (me përjashtim të atyre të hyrave që nuk janë rrjedhëse) për vitin fiskal që i paraprinë menjëherë marrjes së borxhit afatshkurtër. 2.2. Gjithashtu, për tridhjetë (30) ditë rresht, në çdo vit fiskal, komuna nuk duhet të ketë asnjë borxh afatshkurtër të papaguar. 3. Borxhi afatgjatë. 3.1. Kryegjëja e borxhit afatgjatë maturon dhe bëhet e pagueshme në një datë që nuk është përtej kohës së dobishme të investimit kapital që financohet nga të ardhurat e borxhit të tillë; 3.2. Shuma e shërbimit të borxhit që duhet paguar në cilindo vit të një borxhi afatgjatë nuk duhet të tejkalojë dhjetë për qind (10%) të të hyrave të përgjithshme të grumbulluara (me përjashtim të të hyrave që nuk janë rrjedhëse) për vitin fiskal që menjëherë i paraprinë marrjes së borxhit afatgjatë. 3.2.1. përllogaritja e interesave, për qëllim të respektimit të kësaj pjese bëhet si në vijim: 3.2.1.1. Për borxhin me normë interesi fikse, përllogaritja bëhet me normën e interesit në fuqi për një borxh të tillë, dhe 3.2.1.2. Për borxhin me normë interesi të ndryshueshme, përllogaritja bëhet me normën që do të kishte qenë në fuqi në periudhën paraardhëse të interesit plus një për qind (1%). 3.2.2. Përllogaritja e shërbimit të borxhit duhet të përfshijë një qind për qind (100%) të shërbimit të borxhit të garantuar nga komuna. Mënyra e përllogaritjes së shërbimit të borxhit për borxhin e garantuar është e njëjtë sikurse për borxhin komunal. 3.2.3. Respektimi i dispozitave të kësaj pjese përcaktohet nga komuna dhe miratohet nga Ministria në pajtim me paragrafin 1 të nenit 30 para marrjes së borxhit. Ndryshimet e mëvonshme të normës së interesit që mund të bëjnë që shërbimi i borxhit t’i tejkalojë kufizimet, 19 nuk përbëjnë shkelje të kësaj pjese apo në asnjë mënyrë nuk kanë ndikim mbi vlefshmërinë e borxhit që ka qenë në përputhje me këtë pjesë në kohën e emetimit. 3.2.4. Linja e kredisë i nënshtrohet kufizimeve të kësaj pjese nëse supozohet që shuma e plotë e linjës së kredisë është përdorur gjatë marrjes dhe përllogaritur sipas kushteve të shlyerjes së obligimit të komunës ndaj huadhënësit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Communes may make agreements with other communes, including creating a separate legal entity, for joint financing, construction, and operation of capital investments for municipal services.
Neni 33 Ushtrimi i përbashkët i autoritetit komunal siç është i autorizuar në nenin 124 (4) të Kushtetutës 1. Marrëveshjet e përbashkëta. Një apo më shumë komuna mund të lidhin marrëveshje me komuna të tjera (përfshirë krijimin e përbashkët të një entiteti të veçantë ligjor) për qëllime të financimit, ndërtimit dhe funksionimit të përbashkët të investimeve kapitale që shfrytëzohen për shërbime komunale. Entiteti i tillë ligjor ka autoritetin e njëjtë për të financuar, ndërtuar dhe vepruar me mjetet e tilla që janë të përbashkëta për të gjitha ato komuna që e kanë krijuar atë. 2. Garancitë. Komunat mund të garantojnë pjesën e tyre pro rata të obligimeve financiare të entitetit të tillë ligjor. Sidoqoftë, garancitë duhet të trajtohen si borxhe për qëllime të pajtimit me kufizimet e borxheve të përkufizuara në nenin 32 të këtij Ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Në rast mospërmbushjeje të vazhdueshme, komuna dhe huadhënësi duhet të njoftojnë Ministrinë brenda 5 ditëve të punës; pastaj mund të pasojnë masa korrigjuese, veprime ligjore dhe, në disa raste, sanksione gjyqësore.
Neni 34 Masat korrigjuese 1. Mospërmbushje e vazhdueshme. Në rast të vazhdimit të ndonjë ngjarje të mospërmbushjes për tridhjetë (30) ditë të njëpasnjëshme, komuna dhe huadhënësi duhet ta informojnë Ministrinë brenda pesë (5) ditëve të punës nga ky afat. Ministria e bën një shënim në librin kontabël të borxhit komunal që identifikon detyrimin e borxhit si të papërmbushur. 2. Emërimi i përfaqësuesit. Mbajtësit e letrave me vlerë kanë të drejtë të autorizojnë ndonjë institucion financiar apo ndërmjetësuese për të vepruar si përfaqësues në emër të mbajtësve të tillë lidhur me ndërmarrjen e masave ligjore kundër komunës, të gjitha në pajtim me një marrëveshje mes huadhënësve dhe institucionit të tillë financiar. 3. Pengjet. Në rast mospërmbushjeje, huadhënësit e borxhit, të siguruar shtesë me të hyra të caktuara të lëna peng, janë të autorizuar që menjëherë t’i marrin zotërim mbi të hyrat e lëna peng që janë lënë peng për borxhin sipas vendimit, si dhe ato të hyra t’i përdorin sipas kushteve dhe rregullave të borxhit apo ndonjë marrëveshje të interceptimit, deri sa e tërë kryegjëja dhe interesat e borxhit të jenë paguar plotësisht, në pajtim me procedurat që vendosen nga Ministria. 4. Masat e tjera korrigjuese. Në rast mospërmbushjeje, huadhënësit kanë të drejtë që të marrin të gjitha masat e mundshme ligjore kundër komunës. 5. Rastet e mospërmbushjes. Në rast mospërmbushjeje, Ministria i kërkon komunës të hartojë dhe të paraqesë një plan masash korrigjuese, i cili i nënshtrohet miratimit nga Ministria. Në rast se komuna nuk e zbaton planin e miratuar për masa korrigjuese brenda tridhjetë (30) ditëve nga mospërmbushja, Ministria e formulon një plan masash korrigjuese për komunën, i cili do t’i prezantohet Kuvendit Komunal dhe duhet të miratohet nga Komuna. Në rast se Komuna nuk ia del ta miratoj këtë plan ai automatikisht do te hyjë në fuqi dhe do të bëhet i zbatueshëm nëse ngjarja e mospërmbushjes vazhdon edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera. 6. Veprimet gjyqësore. Në rast se ngjanë mospërmbushja, dhe pas dorëzimit në gjyq të dëshmive të duhura për neglizhencë nga zyrtarët dhe nëpunësit komunalë, gjyqi mund të konstatojë se këta zyrtarë dhe nëpunës komunalë janë personalisht përgjegjës dhe gjyqi mund të imponojë sanksione siç janë ndërprerja e punësimit apo heqja nga detyra, si dhe ngarkimi me pagesën e gjobave administrative. Në rastet e mospërmbushjes dhe ku gjyqi konstaton mashtrim dhe keqpërdorim të qëllimshëm dhe me paramendim të fondeve komunale gjyqi gjithashtu mund të përshkruajnë dënime penale. 20 7. Përgjegjësia e vetme. Borxhi komunal është përgjegjësi vetëm e komunës dhe e zyrtarëve të saj; Shteti do të ndërhyjë në mes të huadhënësit dhe komunës dhe të marr përgjegjësi për borxhin vetëm kur merr dy të tretat e votave të Kuvendit shtetëror. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ministry must keep a municipal debt ledger, and the ledger must be publicly inspectable and published yearly.
Neni 35 Të ndryshme 1. Libri kontabël i borxhit komunal. Ministria mban një libër kontabël të të gjitha borxheve komunale ekzistuese. Ministri është i autorizuar që të miratojë rregullore lidhur me informatat që duhet përmbajtur në një libër kontabël të tillë. Libri kontabël përditësohet në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria, është i hapur për inspektim nga publiku dhe publikohet në baza vjetore. 2. Autoriteti i zyrtarëve komunal. Kryetari i komunës dhe çdo zyrtarë komunal që është i autorizuar sipas vendimit, janë të autorizuar të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për apo të lidhur me marrjen e borxhit, në përputhje me kushtet dhe rregullat e vendimit. 3. Informacioni publik. Të gjitha dokumentet në lidhje me autorizimin e borxhit, duke përfshirë edhe vendimin dhe çdo marrëveshje financimi, duhet të jenë informacion publik dhe në dispozicion për publikun, në kushte dhe rregulla të arsyeshme. 4. Librat dhe të dhënat. Komuna është e obliguar të mbajë të dhënat dhe informacionin e nevojshëm për të lejuar verifikimin e kushteve të borxhit dhe respektimin e kushteve të vendimit, duke përfshirë, por jo kufizuar, përdorimin e të ardhurave nga borxhi, në përputhje me kërkesat e vendimit. Ky informacion do të jetë publik, sipas paragrafit 3 të nenit 35 të këtij Ligji. 5. Kontratat e qiradhënies. Për kontratat e qiradhënies dhe marrëveshjet e ngjashme financiare prej të cilave dalin pagesat në këste për një periudhë kohore do të aplikohen procedurat dhe autorizimet e njëjta si për borxhin afatgjatë. KREU XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Market participants in government securities may not enter secret agreements with other participants for manipulative or deceptive purposes.
Neni 36 Marrëveshjet e Fshehta, Mashtrimet dhe Gënjeshtrat 1. Pjesëmarrësit në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë nuk lejohen të hyjnë në marrëveshje të fshehta me një apo më shumë pjesëmarrës tjerë me qëllim të: 1.1. ndikimit në treg lidhur me rendimentin, çmimin, sasinë e letrave me vlerë të Qeverisë, të blera në ankand apo në tregun sekondar; 1.2. ndikimit në përbërjen e portofolit të mbajtur nga çfarëdo pjesëmarrës tjetër në treg, strategjinë e investimit të cilitdo pjesëmarrës tjetër në treg apo të tjerë, ose e kundërta. 1.3. angazhimit në çfarëdo transaksion, praktikë apo mënyrë të sjelljes të cilat do të vepronin si mashtrim apo gënjeshtër tek pjesëmarrësit tjerë në treg. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Interest from state debt is taxed under the applicable tax law, while transfer of ownership and sale of government securities are not taxed.
Neni 37 Tatimi Të hyrat nga interesi nga borxhet shtetërore do t’i nënshtrohen tatimeve ashtu si është e paraparë në ligjin e aplikueshëm mbi tatimet, ndërkohë që transferimi i pronësisë dhe shitja e letrave me vlerë të Qeverisë nuk do t’i nënshtrohen tatimit. 21 - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: If this law conflicts with earlier laws on state debt or state guarantees, this law prevails, except for earlier contracted debts and guarantees that remain valid. It also revokes specified prior provisions.
Neni 38 Mospërputhja e Ligjeve Në rast mospërputhjeje ndërmjet dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve të tjera që janë miratuar më parë nga Kuvendi e që përmbajnë dispozita për ose kanë ndikim në statusin e borxheve shtetërore dhe garancive shtetërore, ky ligj do të ketë epërsi mbi të gjitha ato ligje paraprake, përveç nëse vlefshmëria e borxheve shtetërore dhe garancive shtetërore të kontraktuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten në fuqi. Në mënyrë specifike ligjet në vijim, apo pjesët e atyre ligjeve revokohen nga dispozitat e këtij ligji: Pjesa V, - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision text refers to Article 30 of LFPL and the law on international financial agreements as a whole.
Neni 30 LFPL dhe të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare në tërësi. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Minister may issue subordinate acts needed to implement this law.
Neni 39 Aktet nënligjore Ministri mund të lëshojë akte nënligjore të nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij ligji duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në rregulloret e ndërlidhura me kushtet dhe rregullat e letrave me vlerë të Qeverisë, duke përfshirë rregulloret e ndërlidhura me rregullat e shitjes në ankand të letrave me vlerë të Qeverisë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 40 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/L - 175 29 dhjetor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-005-2010, datë 08.01.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L–175 LIGJI PËR BORXHET PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in