LIGJI NR. 03/L-176 PËR HETIM PARLAMENTAR
This preamble introduces the Law on Parliamentary Inquiry and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-176
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces the Law on Parliamentary Inquiry and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution of Kosovo. This provision states the law’s purpose: to regulate how the investigative commission functions by defining its organizational structure, activities, powers, and responsibilities. The Commission must operate in line with the Constitution and international law, without harming independence or obstructing other bodies, and it must prepare a final report on its investigations within the deadline set by the Assembly. This article defines key terms used in the law. This article sets out who may start the procedure to create a parliamentary investigative committee, what the written proposal must include, and when the Assembly must or may establish the committee.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-176 PËR HETIM PARLAMENTAR
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces the Law on Parliamentary Inquiry and states it is adopted under Article 65(1) of the Constitution of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010 LIGJI Nr. 03/L-176 PËR HETIM PARLAMENTAR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR HETIM PARLAMENTAR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to regulate how the investigative commission functions by defining its organizational structure, activities, powers, and responsibilities.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj funksionimin e Komisionit hetimor duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësit e Komisionit hetimor. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Commission must operate in line with the Constitution and international law, without harming independence or obstructing other bodies, and it must prepare a final report on its investigations within the deadline set by the Assembly.
Neni 2 Fusha e veprimit 1. Fusha e veprimit të Komisionit duhet të jetë në pajtim me kushtetutën dhe dispozitat ligjore të së drejtës ndërkombëtare, duke mos e cenuar pavarësinë dhe duke mos e penguar veprimtarinë e organeve të tjera. 2. Komisioni i themelohet për të hetuar probleme çështje ku janë drejt për së drejti të përfshira përgjegjësit qeveritare apo shtetërore. 3. Komisioni themelohet me qëllim të konstatimit, përshkrimit të rrjedhës së ngjarjeve me qëllim të qartësimit të asaj se çfarë ka ndodhur dhe të përcaktimit të përgjegjësisë së atyre që kanë qenë të involvuar. 4. Komisioni themelohet me qëllim të informimit, rekomandimit, ushtrimit të mbikëqyrjes parlamentare dhe të arritjes së një përfundimi. 5. Komisioni themelohet dhe funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe rregullave të përcaktuara me këtë ligj. 6. Komisioni përgatitë raportin përfundimtar lidhur me hetimet brenda afatit të caktuar nga Kuvendi dhe në pajtim me ligjin. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Ditë – ditët kalendarike. 2 1.2. Komisioni- Komisioni parlamentar hetimor që themelohet nga Kuvendi i Kosovës. 1.3. KPPK - Kodi i Procedurës Penale të Kosovës. 1.4. KPK – Kodi Penal i Kosovës. 1.5. Personeli i Kuvendit - stafi civil i Kuvendit të Kosovës. 1.6. Hetimi parlamentar - veprime procedurale që ndërmerren nga Komisioni për të ndriçuar një rast apo një çështje të caktuar, pa pasur të pandehur dhe pa ngritur aktakuzë. 1.7. Provë - çdo e dhënë, dëshmi, dokument apo fakt që i kontribuon nxjerrjes së konkluzioneve të hetimit. 1.8. Pyetje të palejueshme - pyetje të cilat sipas KPP-se nuk janë të lejuara të shtrohen ose në të cilat mund të refuzohet përgjigjja. 1.9. Propozuesi - Komisioni ose grupi i deputeteve qe propozojnë inicimin e Komisionit hetimor. KREU II DISPOZITAT THEMELORE THEMELIMI I KOMISIONEVE HETIMORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets out who may start the procedure to create a parliamentary investigative committee, what the written proposal must include, and when the Assembly must or may establish the committee.
Neni 4 Procedura për ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar 1. Të drejtën për të iniciuar procedurën për themelimin e Komisionit e kanë gjashtë (6) deputet, një Komision i përhershëm parlamentar dhe një e treta (1/3) e anëtarëve të Kuvendit. 2. Propozimi për themelimin e Komisionit i dorëzohet Kryesisë se Kuvendit me shkrim dhe duhet të përmbaj çështjen e cila do të hetohet, arsyetimin, nënshkrimin e grupit nismëtar, propozimin për numrin e anëtarëve të Komisionit dhe afatin kohorë brenda të cilit duhet të mbaroj mandati i Komisionit i cili nuk mund të jetë me i gjatë se gjashtë (6) muaj. 3. Në rastet kur kërkesa për themelimin e Komisionit parashtrohet nga një e treta (1/3) e deputetëve, Kuvendi detyrimisht në seancë plenare themelon Komisionin për çështjen e kërkuar. 4. Në rastet e iniciativës nga një Komision i përhershëm parlamentar ose grup deputetesh qe përbejnë me pak se një e treta (1/3) e anëtareve te Kuvendit, Kuvendi mund të vendose me shumicë të thjeshtë të votave për ngritjen e Komisionit. 5. Komisioni nuk mund të themelohet gjatë gjashtë (6) muajve të fundit të një mandati të Kuvendit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Assembly may end the Commission’s work before its mandate ends only if the proposer requests it and all deputies vote by majority. If the Assembly is dissolved early, the Commission also ceases to exist. Issues already investigated once in a parliamentary legislature cannot be investigated again, except as allowed in paragraph 2.
Neni 5 Pushimi i punës së Komisionit 1. Kuvendi vendose për pushimin e punës se Komisionit para përfundimit të mandatit të tij vetëm me kërkesën e propozuesit dhe me shumicë të votave të të gjithë deputetëve. 2. Ne rastet kur Kuvendi shpërndahet para përfundimit të mandatit të rregullt, Komisioni gjithashtu do të pushoj se ekzistuari. 3. Çështjet qe kane qenë një herë objekt i hetimit parlamentar në njërën nga legjislaturat e Kuvendit, nuk mund të jenë objekt i hetimit parlamentar, përveç rastit të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Komisioni duhet t’i përmbahet mandatit të dhënë nga Kuvendi, dhe duhet të paraqesë raport përfundimtar brenda 6 muajve.
Neni 6 Mandati i Komisionit 1. Çështja e cila është përcaktuar për hetim parlamentar me vendim nga Kuvendi mund të ndryshohet ose zgjerohet me vendim të Kuvendit me vone, nëse propozuesi për inicimin e Komisionit është pajtuar me ndryshimin. 2. Komisioni është i obliguar ti përmbahet mandatit të tij të dhënë nga Kuvendi. Ndryshimi ose zgjerimi i mëvonshëm i mandatit mund të behet vetëm në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 3. Mandati për hetimin e një çështje është gjashtë (6) muaj brenda të cilit Komisioni duhet të paraqet raport përfundimtar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Speaker of the Assembly must call the Assembly Presidency within 7 days after receiving a request to set up a committee. The Presidency must also place the request on the agenda within 3 calendar weeks and propose the committee’s composition based on parliamentary group nominations.
Neni 7 Detyrimet e organeve të Kuvendit 1. Kryetari i Kuvendit, jo më vone se shtatë (7) ditë nga data e marrjes së kërkesës për ngritjen e Komisionit thërret Kryesinë e Kuvendit për ta diskutuar nismën. 2. Pavarësisht nga propozimi i nismëtarëve lidhur me numrin e anëtarëve të Komisionit, Kryesia e Kuvendit para themelimit te Komisionit mund t’i propozojë Kuvendit zgjerimin ose zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Komisionit. 3. Kryesia i propozon Kuvendit përbërjen e Komisionit në bazë të nominimeve të grupeve parlamentare për anëtarë të Komisionit. Në rast se një Grup Parlamentar nuk i përgjigjet kërkesës së Kryesisë me kohë, kryesia i propozon Kuvendit përbërjen nga nominimet e bëra nga grupet parlamentare dhe pozitat e pa nominuara mbeten të zbrazta. 4. Kryesia e Kuvendit radhitë kërkesën për ngritjen e Komisionit në rend te ditës jo me vonë se tri (3) javë kalendarike pas datës së paraqitjes se kërkesës nga propozuesi. Ne rast se kryesia nuk arrin ta radhitë kërkesën ne afatin e lartpërmendur, kërkesa e inicuesit shqyrtohet pa propozimin e kryesisë ne mbledhjen e parë të radhës se Kuvendit. KREU III ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KOMISIONIT HETIMOR - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Commission may include only Assembly of Kosovo deputies, must have 7 to 15 members, and the number of members must be odd.
Neni 8 Përbërja e Komisionit 1. Anëtarë të Komisionit mund të jenë vetëm deputetët e Kuvendit të Kosovës. 2. Komisioni përbehet nga jo me pak se shtatë (7) dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) anëtarë. Numri i anëtarëve të Komisionit duhet të jetë gjithnjë tek. 3. Çdo Grup Parlamentar i Kuvendit përfaqësohet në Komision me se paku një (1) anëtar. 4. Në parim, gjatë përcaktimit të përbërjes së Komisionit duhet të merret parasysh proporcioni i përfaqësimit të grupeve parlamentare në Kuvend. Megjithatë Komisioni duhet te përbëhet nga deputetët e partive të pozitës dhe opozitës, në raporte sa më të përafërta përfaqësimi. Diferenca e anëtarëve te përgjithshëm në raport pozitë opozitë në Kuvend nuk mund të jetë me shume se një (1) anëtar i Komisionit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A committee member may leave on their own initiative, except during a specific post-investigation review period. The committee must remove a member after three consecutive unexplained absences. The chair must immediately notify the Assembly Presidium of any removal, and the political group that represented the removed member must replace them unless the member was unjustifiably obstructing the committee’s work. The Assembly decides on the new appointment at the next session.
Neni 9 Largimi nga Komisioni Hetimor 4 1. Anëtari i Komisionit mund të largohet nga Komisioni vetëm me iniciativën e tij në çdo kohë, përveç në periudhën pas përfundimit të procedurës së hetimeve dhe fillimit të shqyrtimit të rezultateve nga Komisioni. 2. Komisioni vendosë detyrimisht për largimin e një anëtari të Komisionit, nëse ai mungon tri (3) herë radhazi në punimet e Komisionit pa arsye të përligjshme. 3. Ne rast largimi të një anëtari të Komisionit, kryetari i Komisionit informon menjëherë Kryesinë e Kuvendit për largimin e anëtarit të Komisionit. 4. Anëtarët e larguar të Komisionit duhen të zëvendësohen nga grupimi politik që ata përfaqësojnë, përveç rasteve kur konstatohet se anëtari pa arsye pengon punën e Komisionit. 5. Kuvendi në seancën e ardhshme vendosë për emërimin e anëtarit të ri të Komisionit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Assembly appoints the commission chair and deputy chair, and the chair leads the commission’s work; if the chair is absent, the deputy carries out the chair’s duties.
Neni 10 Kryesuesi i Komisionit 1. Kryesuesi i Komisionit emërohet nga Kuvendi me rastin e themelimit te Komisionit. Kryesuesi zgjidhet nga radhët e njërit grup parlamentar i cili nuk është iniciator i Komisionit hetimor dhe nuk i përket partisë së koalicionit qeverisës. Zëvendës kryesuesi emërohet nga Kuvendi me propozim te iniciatorit ose grupit iniciator te Komisionit. 2. Kryesuesi i Komisionit udhëheq punën e Komisionit në përputhje me këtë ligj dhe vendimin e Kuvendit për themelimin e Komisionit. Ne mungesë të kryesuesit, detyrat e tij kryhen nga zëvendëskryesuesi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The committee chair must call the first meeting within 14 days, call meetings according to the work plan, and call a meeting if one-third of members request it. Members and support staff must keep committee information and work progress confidential.
Neni 11 Mbledhjet e Komisionit 1. Mbledhja e parë Komisionit thirret nga kryesuesi i Komisionit, jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga data e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e Komisionit. 2. Kryesuesi thërret mbledhjet e Komisionit konform planit të punës i cili miratohet nga Komisioni në njërën nga mbledhjet e para të Komisionit. 3. Me kërkesë të një të tretës (1/3) së anëtarëve të Komisionit, kryesuesi detyrimisht thërret mbledhjen e Komisionit për datën e kërkuar nga grupi propozues. 4. Anëtarët e Komisionit dhe stafi mbështetës obligohet të ruajë sekretin lidhur me informata dhe ecurinë e punës së Komisionit. 5. Dispozitat për punën e Komisioneve të përhershme të përcaktuara me Rregulloren e Punës të Kuvendit janë të zbatueshme përshtatshmërish edhe për Komisionin hetimor, përveç rasteve kur ky ligj rregullon ndryshe. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Committee may meet and decide only when quorum is met, and the chair must stop and reschedule meetings if quorum is lost.
Neni 12 Vendimmarrja 1. Mbledhjet dhe seancat e Komisionit mbahen nëse më shumë se gjysma e anëtarëve të tij është prezent (kuorumi). 2. Komisioni merr vendime me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të pranishëm. 3. Në rastet kur gjatë mbledhjes konstatohet mungesa së kuorumit kryesuesi ndërpret mbledhjen për një kohë të caktuar. Ne rast se brenda kësaj kohe nuk arrihet kuorumi, kryetari përfundon mbledhjen dhe thërret një mbledhje tjetër për një afat jo më të gjatë se shtatë (7) ditë. 4. Nëse një anëtar i një grupi parlamentar nuk merr pjesë tri (3) herë radhazi pa arsye atëherë Komisioni nga Kuvendi kërkon që anëtari të zëvendësohet, jo detyrimisht nga grupi i njëjtë parlamentar. 5 KREU IV KRYERJA E HETIMEVE PARLAMENTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Commission may summon people, access official documents, collect evidence, compel attendance, form an investigative group, and request independent expert help during investigations.
Neni 13 Të drejtat e dhe detyrat e Komisionit gjatë fazës së hetimeve 1. Me qëllim të ushtrimit të hetimeve, Komisioni ka të drejtë: 1.1. ti thërras bartësit e funksioneve publike të dëgjohen para Komisionit; 1.2. të thërras persona të tjerë fizik dhe juridik të dëgjohen para Komisionit; 1.3. të thërras persona nga pika a dhe b te japin dëshmi nën betim; 1.4. te ketë qasje të pakufizuar në të gjitha dokumentet zyrtare; 1.5. të kërkoj dhe të ngritë prova; 1.6. të urdhëroj sjelljen e detyrueshme të personave nga nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij paragrafi të thirrur për të jap dëshmi para Komisionit; 1.7. të krijoj një grup hetues nga anëtarët e Komisionit për të zhvilluar hetime të caktuara nga radhët e anëtarëve të Komisionit. 2. Komisioni ka të drejtë të kërkojë ekspertizën e ekspertëve të pavarur gjatë kryerjes së detyrës. Mjetet financiare për këtë ekspertizë sigurohen nga Kuvendi. 3. Puna e Komisionit mbështetet nga personeli i Kuvendit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Commission’s work is divided into three main phases.
Neni 14 Fazat e punës së Komisionit 1. Puna e Komisionit ndahet në tri faza kryesore: 1.1. faza e hetimeve; 1.2. vlerësimi i hetimeve; 1.3. përgatitja e raportit final. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Komisioni duhet të përgatisë dhe miratojë planin e veprimit për çështjen nën hetim.
Neni 15 Faza e Hetimeve 1. Komisioni e përpilon dhe e miraton planin e veprimit për çështjen e cila është objekt hetimi. 2. Plani i veprimit përmban veprime procedurale, hetimore dhe afatet kohore që do të ndiqen nga Komisioni për hetimin të çështjes, si dhe rrethin e personave që do dëgjohen dhe që merren si dëshmitarë ose ekspertë. 3. Plani i veprimit mund të ndryshoj gjatë zhvillimit të hetimeve, ne rastet kur ndodhin ngjarje të reja ose dalin prova të reja që lidhen me çështjen që hetohet. 6 4. Çdo anëtarë i Komisionit mund të propozojë veprime procedurale, ngritje të provave dhe veprime hetimore lidhur me çështjen. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Committee meetings are public unless law says otherwise or the Committee decides to close them.
Neni 16 Publiciteti i mbledhjeve të Komisionit 1. Mbledhjet e Komisionit janë publike, përveç rasteve kur parashihet ndryshe me ligj ose me rastet kur Komisioni vendos për seance te mbyllur. 2. Mbledhjet e Komisionit janë detyrimisht te mbyllura kur Komisioni bene vlerësimin e provave te mbledhura dhe me rastin e vendimmarrjes lidhur me to. 3. Komisioni vendos për seance te mbyllur në rastet kur kjo është e nevojshme për: 3.1. ruajtjen e fshehtësisë zyrtare; 3.2. ruajtjen e informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi i hapur; 3.3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit; 3.4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të një personi që është i prekur nga proceduara; 3.5. mbrojtjen e te dëmtuarve ose dëshmitarëve; dhe 3.6. mbrojtjen e sekretit të ndërmarrjes. 4. Komisioni mund të vendos për mbledhje mbyllur ose me pjesëmarrje të kufizuar të publikut me shumicë të thjeshtë votash. Ne ketë rast Komisioni vendosë për rrethin e personave qe janë të autorizuar të jenë prezent në mbledhjen e Komisionit. 5. Kërkesën për seancë të mbyllur ose pjesëmarrje te kufizuar mund ta bëjë; 5.1. një (1) anëtarë i pranishëm Komisionit; 5.2. dëshmitari; 5.3. eksperti; 5.4. personi qe dëgjohet nga Komisioni. 6. Vendimin për mbledhje të mbyllur ose të kufizuar e benë publik kryesuesi i Komisionit në mbledhjen e hapur. 7. Seancat e Komisionit incizohen vetëm përmes mjeteve elektronike zyrtare të Kuvendit dhe ruhen si sekret zyrtar përveç nëse Komisioni vendos ndryshe. 8. Ne mbledhjen e ardhshme të Komisionit aprovohet procesverbali i mbledhjes, i cili pas aprovimit nënshkruhet nga kryesuesi. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The chair is responsible for keeping order at Committee meetings, and disruptive participants can be removed.
Neni 17 Mbajtja e rendit ne mbledhjet e Komisionit 1. Për mbajtjen e rendit në mbledhjet e Komisionit përkujdesët kryesuesi. 7 2. Çdo pjesëmarrës prezent, përveç anëtarëve të Komisionit i cili nuk i përmbahen rendit në mbledhjet e Komisionit mund të largohet nga salla e mbledhjes. Nëse ata refuzojnë largimin, mund të urdhërohet largimi me dhunë nga organet e rendit. 3. Kundër personave nga paragrafi 2 i këtij neni mund të kërkohet nga prokuroria inicimi i procedurës gjyqësore. 4. Komisioni gjithashtu mund të vendos t’u mohoj personave nga paragrafi 2 i këtij neni të drejtën për pjesëmarrje në mbledhjet e Komisionit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Commission controls how evidence is taken and examined, can require evidence to be raised on request of at least one-third of its members, and can require persons and courts to deliver requested documents or material evidence.
Neni 18 Provat 1. Komisioni vendos për marrjen dhe shqyrtimin e provave. 2. Dispozitat e KPPK lidhur me provat dhe dëshmitarët janë të zbatueshme përshtatshmërisht. 3. Me kërkesë të së paku 1/3 të anëtarëve të Komisionit duhet të ngritët çdo provë, përveç rasteve kur kjo nuk është konform procedurave ligjore. 4. Të gjithë personat fizik dhe juridik privat ose publik janë të obliguar ti dorëzojnë Komisionit të gjitha dokumentet ose provat tjera materiale qe kërkohen nga ata. 5. Në rast të refuzimit ose vonesës së paarsyeshme të dorëzimit të provave nga subjektet e paragrafit 4 të këtij neni, Komisioni kërkon nga gjykata kompetente qe ajo të siguroj provën përkatëse të kërkuar. 6. Gjykatat janë të obliguara t’i dorëzojnë Komisionit provat e kërkuara nga paragrafi 5 i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Komisioni sets and manages witness handling for the investigation, and witnesses must respond to its summons and testify as required.
Neni 19 Dëshmitarët 1. Komisioni harton listën e dëshmitarëve. 2. Lista mund të azhurnohet deri në fazën e mbylljes së hetimeve. 3. Komisioni edhe gjatë fazës së mbylljes së hetimeve kur konsideron që dëshmia e dëshmitarit mund ta ndryshoi esencialisht rrjedhën e procesit mund të vendos që ta dëgjoi edhe në fazën e përfundimit. 4. Komisioni thërret dëshmitarë për ti sqaruar rrethanat e ndryshme që lidhen me çështjen qe hetohet. 5. Radhitja e dëshmive para Komisionit vendoset me konsensus. Nëse Komisioni nuk arrin konsensus radhitja vendoset me shumicën e thjeshtë të votave. 6. Dëshmitarët janë të obliguar ti përgjigjën letërthirrjes se Komisionit për të dhënë dëshmi. Letërthirrja duhet të përmbaj datën dhe orën, vendin, çështjen për të cilën është ngritur prova, të drejtat e dëshmitarit në procedurë si dhe pasojat ligjore në rast të mos përgjigjes së dëshmitarit letërthirrjes se Komisionit. 7. Ne rast se dëshmitari nuk i përgjigjet letërthirrjes së Komisionit, Komisioni mund të kërkoi që ndaj dëshmitarëve të merren masa konform ligjeve në fuqi. 8. Dispozitat e KPPK lidhur me dëshmitarët janë përshtatshmërisht edhe për procedurën hetimore të Komisionit. 9. Organet publike janë të obliguara tu lejojnë nëpunësve ose punonjësve publik dëshminë para Komisionit, përveç rasteve kur ligji e parasheh ndryshe. 10. Dëshmitari është i detyruar të dëshmoj konform procedurave të këtij ligji dhe KPPK. Në të kundërtën dëshmitari mund ti nënshtrohet sanksioneve ligjore të parapara me ketë ligj. Komisioni mund të kërkoj 8 gjithashtu ngritjen e procedurës penale kundër dëshmitarit i cili nuk dëshmon konform detyrimeve të tij me ketë ligj ose me dispozitat e KPPK. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Witnesses must answer the Commission’s questions, except where the KPPK provides otherwise, and may refuse to answer unlawful questions.
Neni 20 Intervistimi i dëshmitarit 1. Dëshmitarët intervistohen nga anëtarët e Komisionit. 2. Kryesuesi i Komisionit e informon dëshmitarin para fillimit të marrjes së dëshmisë lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tij në procedurë. 3. Dëshmitari është i obliguar ti përgjigjet pyetjeve të Komisionit, përveç rasteve kur parashihet ndryshe me dispozitat e KPPK. 4. Dëshmitari mund të refuzoj përgjigjen në pyetjet e palejueshme. Kryesuesi i Komisionit ka për detyrë të intervenoj ndaj një pyetje të palejueshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Experts must answer the call and give their expertise, unless an exception in article 178 KPPK applies.
Neni 21 Ekspertiza 1. Ekspertet propozohen dhe caktohen nga anëtarët e Komisionit. 2. Ekspertët thirren dhe kanë detyrime, sipas dispozitave të parashikuara në KPPK. 3. Personi i cili thirret si ekspert ka për detyrë ti përgjigjet thirrjes dhe të jap ekspertizën e tij, përveç rasteve të parapara me nenin 178 KPPK. 4. Komisioni dhe eksperti merren vesh lidhur me afatin kohor për dhënien ose dorëzimin e ekspertizës. Afati kohore është i detyrueshëm për ekspertin. Ne qoftë se eksperti e vonon ekspertizën për arsye të pajustifikueshme, Komisioni mund të kërkoi që ndaj dëshmitarit të merren masa konform ligjeve në fuqi. 5. Ekspertët japin ekspertizën e tyre duke u bazuar ne parimin e profesionalizimit dhe paanësisë - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Hetimet përfundojnë me vendim të Komisionit kur janë plotësuar pikat e planit të hetimeve dhe kur Komisioni ka bindje të qartë për çështjen. Vendimi për përfundimin e fazës së hetimit merret me konsensus, ose me shumicë të thjeshtë votash nëse nuk arrihet konsensus.
Neni 22 Përfundimi i hetimit 1. Hetimet përfundojnë me vendim të Komisionit, kur përmbushen pikat e planit të hetimeve dhe kur Komisioni krijon bindje të qartë për çështjen e objektit të hetimit. 2. Komisioni vendos për përfundimin e fazës së hetimit me konsensus. Ne rast se nuk arrihet konsensusi Komisioni vendos me shumicë të thjeshtë votash. KREU V RAPORTI PËR KUVENDIN - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Komisioni must prepare a final report after the investigations end, and the report must be approved, delivered to the Assembly, and handled on specific deadlines.
Neni 23 Raporti përfundimtar 1. Pas përfundimit të hetimeve dhe vlerësimit të tyre përgatitet raporti përfundimtar i Komisionit. Raporti duhet të pasqyroj në mënyrë objektive rrjedhën e procedurës, konkluzionet e hetimeve, provat që kane quar Komisionin në konkluzione dhe propozime për Kuvendin lidhur me çështjen e trajtuar. 2. Detajet mbi burimet e provave nuk publikohen në raportin përfundimtarë. 3. Raporti përfundimtar miratohet nga Komisioni me konsensus. Në rast se Komisioni nuk arrin konsensus vendoset me shumicë të thjeshtë votash. 9 4. Anëtarët e Komisionit të cilët nuk pajtohen me konkluzionet ose përmbajtjen e raportit përfundimtar kanë të drejt, ti paraqesin pikëpamjet e tyre lidhur me raportin më një mendim të veçantë me shkrim. Ky mendim duhet të përmbajë arsyetimin dhe duhet ti bashkëngjitet detyrimisht raportit përfundimtar. 5. Kryetari i Komisionit ia dorëzon raportin përfundimtar të Komisionit Kuvendit brenda dhjetë (10) ditëve nga dita e aprovimit të tij nga Komisioni. Kryesia e Kuvendit duhet ta radhisë në rend dite shqyrtimin e raportit në mbledhjen e Kuvendit brenda një afati pasues prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit. 6. Raportit përfundimtar gjithashtu i bashkëngjitet vendimi i Kuvendit për themelimin e Komisionit dhe plani i hetimeve të Komisioni. 7. Provat materiale, dëshmitë e hetimit dhe ekspertiza arkivohen dhe ruhen në pajtim me ligjin. 8. Nëse është evidente se Komisioni nuk mund të arrijë të përgatisë raportin përfundimtar para përfundimit të legjislaturës përkatëse, Kuvendi mund të kërkoj raport të Komisionit mbi gjendjen aktuale të hetimit. 9. Me vendim të Kuvendit mund të kërkohet edhe raport i përkohshëm nga Komisioni. KREU VI DISPOZITAT E TJERA - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Commission has a special fund approved by the Assembly, manages its budget independently, and must report to the Assembly when needed.
Neni 24 Buxheti i Komisionit 1. Për veprimtarinë e tij, Komisioni e ka fondin e veçantë të miratuar nga Kuvendi me propozim të Komisionit. 2. Komisioni menaxhon në mënyrë autonome me buxhetin e caktuar nga Kuvendi dhe paraqet raport sipas nevojave të Kuvendit. 3. Dispozitat përgjithshme ligjore të zbatuara nga gjykatat lidhur me kompensimin dhe shpenzimet lidhur me ekspertët dhe dëshmitarët janë të aplikueshme edhe për Komisionin. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Commission may issue internal rules when needed, but they cannot conflict with this law or the Assembly Rules of Kosovo.
Neni 25 Dispozitat përfundimtare 1. Komisioni mund të nxjerr rregulla të brendshme sipas nevojës, të cilat nuk mund të jenë në kundërshtim me ketë ligj dhe me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-176 4 qershor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-024-2010, datë 28.06.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-176 PËR HETIM PARLAMENTAR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in