LIGJI NR. 03/L-177 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2010
This provision is the preamble to the law adopting the Republic of Kosovo’s budget for 2010.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-177
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the law adopting the Republic of Kosovo’s budget for 2010. This article defines key budget and finance terms used in the law. The Kosovo budget for Fiscal Year 2010 is approved under this law, and only the Assembly of the Republic of Kosovo may change it in line with the LMFPP. The Minister must keep records of approved budget allocations and related transfers/adjustments, and must present a comprehensive report to the Assembly when requested. This article limits how certain municipal budget allocations may be deposited, registered, spent, and adjusted.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-177 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2010
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the law adopting the Republic of Kosovo’s budget for 2010.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 63 / 15 JANAR 2010 Ligji Nr. 03/L- 177 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2010 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) dhe (5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 21 të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë; Me qëllim të përcaktimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2010, Miraton LIGJ PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2010
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key budget and finance terms used in the law.
Neni 1 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1 Buxheti i Republikës së Kosovës - shumë e lejuar me ligj e cila vihet në dispozicion për shpenzim nga Fondi i Kosovës për një program apo qëllim specifik apo, aty ku nuk është identifikuar qëllimi specifik, për një kategori të shpenzimeve të një Organizate Buxhetore, si është e paraparë në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.2 Mëditjet - pagesë plotësuese që merret parasysh për: 1.2.1 ngarkimin me detyra specifike me përgjegjësi të veçanta; 1.2.2 detyrat të punës të cilat janë të rrezikshme; 1.2.3 punën e natës e cila nuk paguhet si punë jashtë orarit. 1.3 Bilancet - shumat e zotimeve të papritura, ndarjeve buxhetore të pa alokuara, alokimet e pa zotuara dhe çfarëdo të ardhurash të një shume më të madhe se sa shuma e shpenzimeve dhe zotimet e papritura të bartura nga viti fiskal 2009. 1.4 Organizatat Buxhetore - të gjitha Ministritë, Komunat apo Agjencitë të cilat pranojnë ndarje buxhetore nga Fondi i Kosovës sipas këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.5 Të hyrat vetanake të Organizatës Buxhetore Qendrore - përfshin çfarëdo forme të parasë publike e cila është vlerësuar ligjërisht në bazë të kthimit të kostos dhe e mbledhur si tarifa dhe pagesa nga Organizatat Buxhetore Qendrore. Megjithatë, ky përkufizim në veçanti përjashton të Ardhurat e Dedikuara për Agjencitë e Pavarura. 1.6 Organizatat Buxhetore Qendrore - të gjitha Organizatat Buxhetore duke përjashtuar Komunat. 1.7 Zotimet - shpenzimet e parashikuara, për të cilat Urdhëresa për Pagesë të Zotimit është plotësuar me rregull në pajtim me Rregullat Financiare të Thesarit dhe të cilat janë regjistruar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës, pa marrë parasysh nëse i nënshtrohen apo jo ndonjë detyrimi ligjor. 2 1.8 Të Ardhurat e Dedikuara - paratë publike të cilat janë të përfituara nga burimet e posaçme të të ardhurave dhe kërkohet me ligj që ti ndahen një Agjencie të Pavarur. 1.9 Njësitë e Përcaktuara – njësitë e përfshira në Listën A të LMFPP. 1.10 Pozita e të punësuarit - pozitën me orar të plotë apo ekuivalentin e orarit të plotë të punësimit të paraparë në Tabelën 2 të këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.11 ZRrE - Zyra e Rregullatorit për Energji e themeluar në përputhje me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, të shpallur me Rregulloren Nr. 2004/20 të UNMIK-ut të datës 30 qershor 2004. 1.12 Kategoritë e shpenzimeve - kategoritë për shpenzime të cilat gjenden në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës: Pagat dhe Mëditjet, Mallrat dhe Shërbimet, Shërbimet Komunale, Subvencionet dhe Transferet, Shpenzimet Kapitale dhe Rezervat. 1.13 Shpenzimet” - pagesë e parave nga Fondi i Kosovës. 1.14 “Viti Fiskal” - periudha nga 1 janari i një viti deri 31 dhjetor të vitit të njëjtë. 1.15 Alokimi i fondeve - shuma maksimale për Shpenzime dhe Zotime që mund të bëhen kundrejt ndarjeve specifike buxhetore, siç është përcaktuar me procedurat e përfshira në nenin 35 të LMFPP dhe të regjistruara në SIMFK. 1.16 Agjenci e pavarur - organet, autoritetet apo agjencitë publike të cilat janë përcaktuar si të pavarura në bazë të Kushtetutës apo në bazë të ligjit, dhe që ushtrojnë fuqi rregullatore, ekzekutive, legjislative, të administrimit publik apo gjyqësore. 1.17 Buxheti i Kosovës - buxheti i përgjithshëm i Kosovës për të gjitha Organizatat Buxhetore, për të cilat ndarjet buxhetore janë përfshirë më këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.18 Fondi i Kosovës - fondi i krijuar në Bankën Qendrore të Kosovës dhe llogaritë tjera bankare komerciale të cilat mund të krijohen nga Thesari dhe ku të gjitha paratë publike, duke përfshirë edhe interesin e mbledhur nga këto, janë të depozituara dhe nga të cilat bëhen të gjitha Shpenzimet në pajtim me këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.19 Sistemi Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) - regjistri kontabël i themeluar përbrenda Thesarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. SIMFK si përdoret këtu ka kuptimin e njëjtë si termi “Regjistrin Kontabël të Thesarit” i cili është i definuar në LMFPP. 1.20 AKP - Agjencia Kosovare e Pronave e themeluar në bazë të Rregullores Nr. 2006/10 të UNMIK-ut të datës 4 mars 2006, dhe të ndryshuar me Rregulloren Nr. 2006/50 të UNMIK-ut të datës 16 tetor 2006. 1.21 Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës - është ky ligj i miratuar nga Kuvendi për vitin fiskal 2010. 1.22 LMFPP - Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Nr. 03/L-048. 1.23 Ministër - Ministria e Ekonomisë dhe Financave. 1.24 Të hyrat vetanake të komunave - përfshin çfarëdo artikulli të parasë publike e cila është vlerësuar dhe mbledhur ligjërisht nga komunat nga burimet e specifikuara në nenin 8 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, Ligji Nr. 2009/03-L049. 1.25 Komunat e reja - komunat të cilat janë themeluar në bazë të Ligjit për Kufijtë Administrativë, Ligji Nr. 03/L-041. 1.26 Detyrime” - një marrëveshje ligjore, siç është kontrata apo urdhëresa për blerje, e cila është lidhur nga një Organizatë Buxhetore, dhe e cila kërkon nga ajo Organizatë Buxhetore që të kryej shpenzimin në të ardhmen. 3 1.27 Fondet e pashpërndara - shumat e parave të cilat kanë mbetur të pandara apo të pashpenzuara në Fondin e Kosovës deri më 31 dhjetor të Vitit paraprak Fiskal. 1.28 RTK - Radio Televizioni i Kosovës, i cili është themeluar në përputhje me Rregulloren Nr. 2006/14 të UNMIK-ut të datës 11 prill 2006. 1.29 Thesari – Departamenti i Thesarit përbrenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 1.30 Rregullat Financiare të Thesarit - Rregullat për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar, siç është e definuar në LMFPP. 1.31 Fondi i Mirëbesimit - paratë publike të cila mbahen nga një organizatë buxhetore për dobi të një personi, organi apo ndërmarrjeje e që nuk është organizatë buxhetore. 2. Çfarëdo termash të përdorura në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës e të cilat nuk janë definuar këtu do të kenë kuptimin i cili u përshkruhet në LMFPP. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Kosovo budget for Fiscal Year 2010 is approved under this law, and only the Assembly of the Republic of Kosovo may change it in line with the LMFPP.
Neni 2 Miratimi i Buxhetit të Kosovës për Vitin Fiskal 2010 Buxheti i Kosovës për Vitin Fiskal 2010 siç është i përcaktuar në Tabelën 1, miratohet në bazë të këtij ligji. Buxheti mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me dispozitat e LMFPP. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Minister must keep records of approved budget allocations and related transfers/adjustments, and must present a comprehensive report to the Assembly when requested.
Neni 3 Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Përgjithshëm të Kosovës 1. Ndarjet Buxhetore nga Fondi i Kosovës për Vitin Fiskal 2010, siç është i paraqitur në Tabelën 3.1 dhe Tabelën 4.1 të bashkangjitura këtij ligji, miratohen në bazë të këtij ligji. 2. Ministri do të mbajë regjistrin e të gjitha ndarjeve buxhetore të miratuara, transferet e ndarjeve buxhetore dhe përshtatjet tjera të miratuara të ndarjeve buxhetore të kryera gjatë vitit Fiskal 2010 përmes SIMFK, dhe të plotësuar nëse është nevoja me regjistra tjerë. Së paku dy herë në vit, për shqyrtimin gjashtë mujor të buxhetit për vitin 2010 dhe për raportimin përfundimtar përbrenda tre muajsh pas përmbylljes së vitit Fiskal 2010. Kurdo që kërkohet nga Kuvendi, Ministri në emër të Qeverisë do të prezantoi para Kuvendit një raport gjithëpërfshirës i cili detajon dhe barazon ndarjet e miratuara buxhetore për 2010, të gjitha transferet pasuese dhe ndryshimet tjera si dhe ndarjet buxhetore përfundimtare për vitin Fiskal 2010. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article limits how certain municipal budget allocations may be deposited, registered, spent, and adjusted.
Neni 4 Ndarjet buxhetore komunale 1. Pavarësisht nga neni 3, Ndarjet buxhetore në Tabelën 4.1 që janë të bazuara në Të hyrat vetanake komunale janë të autorizuara vetëm në atë nivel ku të hyrat e tilla depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në kohë në SIMFK. 2. Në rastet kur gjatë vitit fiskal shumat e të hyrave vetanake të një komune, që janë depozituar në Fondin e Kosovës dhe regjistruar në SIMFK, kalojnë shumat e të hyrave të ndara në Tabelën 4.1 të asaj komune, nëpërmjet kësaj autorizohet Ndarja buxhetore automatike për ato të hyra të tepërta. Edhe nëse ofrohen, të hyrat e tilla të tepërta nuk mund të alokohen apo shpenzohen deri sa të bëhet rregullimi në buxhetin e asaj komune nga Kuvendi Komunal në pajtim me procedurat e përcaktuara në LMFPP. 3. Të hyrat vetanake komunale nga arsimi duhet të regjistrohen veçmas dhe të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të arsimit. Të hyrat vetanake nga bashkëpagesat e kujdesit primar shëndetësor duhet të regjistrohen veçmas dhe të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të kujdesit primar shëndetësor. 4. Ndarjet Buxhetore për Programin e Pagesave për Përformanca në tabelën 4.1 mund të përdoren vetëm nga komunat për pagesa në sektorin e shëndetësisë, të cilat janë të ndërlidhura me implementimin 4 programit për performanca në shëndetësi dhe në përputhshmëri me principet e themeluara nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëveprim me Ministrinë për Ekonomi dhe Financa dhe të përfshira në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me secilën komunë. 4.1 Këto ndarje buxhetore munden të shpenzohen vetëm me një autorizim paraprak nga Ministria e Shëndetësisë duke konfirmuar synimet e përformancës të përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit. 4.2 Nëse për ndonjë arsye Memorandumi i Mirëkuptimit për vitin fiskal 2010 nuk nënshkruhet deri më 28 shkurt 2010, ndarjet buxhetore për komunën përkatëse automatikisht ndahen për Programin e Shëndetësisë Primare në Tabelën 4.1 dhe nuk mund të shpenzohen për qëllime tjera. 5. Ndarjet Buxhetore për Komunat e Reja në Tabelën 4.1 mund të shpenzohen vetëm për çështje të përfitimit të komuniteteve brenda zonës kadastrave të Komunës së Re. 5.1. Pas themelimit të një Komune të Re si një OB në përputhshmëri me Ligjin mbi Kufijtë Administrativ të Komunave, Ligji Nr. 03/L-041, Ministri mund të lëshoj udhëzime administrative në qeverisjen, financimin, administrimin dhe kontrollin e brendshëm për këto Komuna në konsultim me Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, ZPN-në dhe komunat përkatëse. 5.2. Deri në atë kohë kur një Komunë e Re është themeluar në përputhshmëri me Ligjin mbi Kufijtë Administrativ të Komunave, Ligji Nr. 03/L-041, këto ndarje buxhetore mund të shpenzohen vetëm nga Komunat e reja ekzistuese për qëllimet e përfitimit të komuniteteve brenda zonës kadastrave të komunave të reja, në konsultim me palët relevante me interes duke përfshirë këtu Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e popullsisë së zonave kadastrale. 6. Ndarjet buxhetore për Komunat e reja në Tabelën 4.1 janë të përkohshme dhe si të tilla mund ti nënshtrohen rishikimit dhe ndryshimeve pas themelimit të komunave përkatëse si organizatë buxhetore. Ndarjet buxhetore mund të ndryshohen nga Kryetari i Komunës përmes procesit të rishikimit të buxhetit në përputhje me rregullat e aplikueshme të përcaktuara në LMFPP dhe brenda limiteve të financimit të përcaktuara për komunën në këtë ligj. Ndryshimet në ndarjet buxhetore pas aprovimit nga Kuvendi Komunal duhet t’i dorëzohen Ministrit për t’i regjistruar ato në SIMFK. 7. Me krijimin e komunës së re si organizatë buxhetore në përputhje me Ligjin e Kufijve Administrativ Komunal, Ligji nr. 03/L-041, ndarjet për komunat e reja janë të paraqitura në tabelat 3.1 dhe 4.1 do të transferohen automatikisht te ajo komunë e re në përputhje me nenin 31 të LMFPP. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Qendrat buxhetore duhet t’i depozitojnë dhe regjistrojnë të gjitha të hyrat vetanake sipas rregullave të Thesarit; ministri mund të nënshkruajë një memorandum për ndarjen e këtyre të hyrave brenda kufirit të përcaktuar.
Neni 5 Të hyrat vetanake të Organizatave buxhetore të nivelit qendror 1. Të gjitha të hyrat vetanake për organizatat buxhetore të nivelit qendror duhet të depozitohen nga Organizatat buxhetore qendrore në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat financiare të Thesarit. 2. Ministri autorizohet me këtë të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi me një organizatë buxhetore të nivelit qendror që do të ndajë të hyrat vetanake të saj, me kusht që shuma e të hyrave që do të ndahen nuk duhet të kalojë shumën e mbledhur gjatë vitit fiskal aktual ose e cila ka qenë e ndarë dhe e pa shpenzuar gjatë vitit të kaluar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Independent agencies must deposit earmarked revenues into the Kosovo Fund, record them in SIMFK, and submit a cash-flow plan to the Treasury.
Neni 6 Të hyrat e dedikuara të Agjencive të pavarura 1. Të gjitha të hyrat e dedikuara duhet të depozitohen nga Agjencitë e pavarura në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat financiare të Thesarit. Po ashtu, nga të gjitha Agjencitë e pavarura kërkohet të dorëzojnë në Thesar planin e rrjedhës së parasë së gatshme. 2. Me këtë të gjitha të hyrat e dedikuara ndahen për secilën Agjenci të pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Buxheti i Republikës së Kosovës përfshin të gjitha të hyrat e dedikuara ashtu si pranohen gjatë vitit fiskal 2010. 5 3. Tërë bilanci i pashpenzuar i të hyrave të dedikuara nga viti fiskal 2009 ndahet dhe autorizohet për vitin fiskal 2010 në Agjencitë e pavarura sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tyre në fuqi. Sidoqoftë, me kusht që shuma maksimale e të Hyrave të Dedikuara e cila ndahet përmes këtij ligji nuk mund të tejkalojë shumën e specifikuar në tabelën 3.1 të këtij ligji dhe pjesa e mbetur më nuk mundet të konsiderohet si e Hyrë e Dedikuar. 4. Shuma e të hyrave të dedikuara të ndara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk duhet të kalojë ndarjen maksimale për agjencitë e pavarura të specifikuar në Tabelën 3.1 të këtij ligji. 5. Nëse në çfarëdo kohe gjatë vitit fiskal 2010 ka mjete të pamjaftueshme të mbledhura dhe në dispozicion, sipas paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, për të plotësuar kërkesat e përcaktuara në planin e rrjedhës së parasë së gatshme të dorëzuar në Thesar, mjetet tjera publike nga Fondi i Kosovës autorizohen në këtë mënyrë për tu ndarë në një shumë të mjaftueshme për të plotësuar deficitin. Edhe nëse ofrohen, gjatë tërë kohës të hyrat e dedikuara duhet të aplikohen dhe përdoren si burim financimi me prioritet të parë për pagesat e Shpenzimeve të Agjencisë së pavarur para se të ndahen dhe përdoren burimet tjera të financimit. 6. Përderisa pranohen dhe ndahen të hyrat e dedikuara për vitin fiskal 2010, ato do të zëvendësojnë të tërë ndarjet dhe financimet e bëra sipas paragrafit 5 të këtij neni në atë nivel që financimi i deficitit nga Fondi i Kosovës të mos jetë shpenzuar ende. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Qeveria duhet t’i dorëzojë Kuvendit një pasqyrë preliminare dhe një tabelë me ndryshimet, jo më vonë se 30 ditë pas lëshimit të ndarjeve të plota buxhetore për vitin fiskal 2010.
Neni 7 Ndarja dhe rindarja e fondeve të bartura 1. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2010, Qeveria dorëzon në Kuvend Pasqyrën preliminare ku tregohen shumat totale, burimet dhe shfrytëzimet e fondeve të bartura si bilance nga viti fiskal 2009, që përfshijnë: 1.1. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Qeverisë qendrore; 1.2. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Komunave; 1.3. bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve; 1.4. bilancin e fondeve të mirëbesimit që mbahen nga organizatat buxhetore; 1.5. fondet që do të mbahen si kursime të ruajtura; 1.6. huat e pashpenzuara për entitetet e përcaktuara; 1.7. bilanci i pashpenzuar në programin “Ndërtimet e reja te rrugëve” për projektin për Autostradën Merdar-Morinë; dhe 1.8. bilanci i pashpenzuar në vlerë prej pesë (5,000,000) milion euro në projektin “Blerja e ambasadave”. 2. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2010, Qeveria dorëzon në Kuvend Tabelën që tregon ndryshimet e bëra në Tabelat 3.2 dhe 4.2 të bashkëngjitura, që kërkohet nga organizatat buxhetore për të përmbushur obligimet e pakryera financiare që lidhen me projektet kapitale shumëvjeçare. Ndryshimet në Tabelat 3.2 dhe 4.2 kufizohen në sa vijon: 2.1. ndarja buxhetore totale për projektet kapitale, të dhënë në Tabelat 3.1 dhe 4.1 për cilëndo organizatë buxhetore apo program, nuk do rritet si rezultat i këtyre ndryshimeve; 2.2. cilido projekt i ri i shtuar në Tabelat 3.2 dhe 4.2 duhet të jetë projekt kapital që ka qenë pjesë e Tabelës 3 të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2009; 6 2.3. sidoqoftë, me kusht që projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2, dhe 4.2 atëherë kur projekti kapital financohet plotësisht nga bilancet e pashpenzuara të cilat janë paraparë në paragrafin 1 të këtij neni dhe të ndara në Vitin Fiskal 2010. 3. Bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të organizatave buxhetore qendrore nga viti fiskal 2009, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SMIFK si ndarje buxhetore për një organizatë buxhetore qendrore, përmes kësaj ndahen për vitin fiskal 2010, nëse këto fonde janë të përfshira në Memorandumin e Mirëkuptimit, të përshkruar në nenin 5 të këtij ligji. 4. Bilancet e pashpenzuara të “Të hyrave vetanake të komunave” nga viti fiskal 2009 dhe vitet paraprake të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SMIFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2010. 5. Bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve, të regjistruara në SMIFK, ndahen për vitin fiskal 2010 nëse ka një marrëveshje detyruese ligjore në fuqi. 6. Bilancet e pashpenzuara të huave për Entitetet e Përcaktuara që autorizohen në vitin fiskal 2009 ndahen në vitin fiskal 2010. 7. Bilancet e pashpenzuara të fondit të mirëbesimit nga viti fiskal 2009 dhe të regjistruara në SMIFK, ndahen për vitin fiskal 2010. 8. Bilanci i pashpenzuar në programin “Ndërtimet e reja te rrugëve” për Autostradën Merdar-Morinë nga viti fiskal 2009 dhe i regjistruara në SMIFK, bartet për vitin fiskal 2010. 9. Nga bilanci i pashpenzuar në Programin Ambasadat për projektin “Blerja e ambasadave” shuma pesë (5,000,000) milion euro bartet nga viti 2009 në vitin fiskal 2010. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Donor grants must be deposited in the Kosovo Fund and registered in SMFIK, subject to donor instructions and a written agreement by the Minister.
Neni 8 Ndarja e granteve të donatorëve 1. Në pajtim me LMFPP, të gjitha grantet e donatorëve depozitohen në Fondin e Kosovës, përveç nëse kërkohet ndryshe nga donatori dhe nëse ka një pajtim me shkrim nga ana e Ministrit. Të gjitha grantet e donatorëve duhet të regjistrohen në SMFIK. 2. Pas kompletimit të procedurave në Rregullat financiare të Thesarit, grantet e donatorëve do të ndahen për qëllim(et) e specifikuara, dhe mund të alokohen dhe të shpenzohen për at(o) qëllim(e). 3. Kur marrëveshja për grantin e donatorit kërkon shprehimisht që donatori të bëjë kompensimin e shpenzimeve të caktuara që shkaktohen nga organizata buxhetore, shuma e plotë e grantit ndahet pas ekzekutimit të marrëveshjes së grantit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: AKP-held public money and trust funds must be recorded in SMIFK and treated as part of the Kosovo Fund; AKP may use those funds only for the authorized purposes stated in the provision.
Neni 9 Ndarjet buxhetore të tjera 1. Të gjitha paratë publike që mbahen nga Agjensioni Kosovar i Pronave (AKP) në ushtrimin e përgjegjësisë së saj për dizajnim, implementim dhe administrim të Skemës së qirave për pronat që AKP i ka në inventarin e saj, dhe pagesat tjera përkatëse nga llogaria e AKP-së, regjistrohen si duhet në SMFIK dhe konsiderohen si pjesë e Fondit të Kosovës në përputhje me kornizën legjislative të AKP-së, LMFPP- në dhe rregullat financiare tëThesarit. Ato para publike që mbahen nga AKP-ja, do të konsiderohen të ndara për qëllim(et) specifike, të autorizuara sipas ligjit të zbatueshëm dhe Skemës së qirave të AKP-së, dhe mund të alokohen dhe shpenzohen për at(o) qëllim(e). 2. Të gjitha tarifat e transmetuesit publik, të transferuara në Fondin e Kosovës nga ana e RTK-së, që përbëjnë atë pesë për qind (5%) të tarifave të transmetuesit publik, dhe që janë të përcaktuara për përkrahjen e mediave minoritare, shumë etnike dhe në situatë të pafavorshme, përmes kësaj i ndahen Zyrës së Kryeministrit, sipas paragrafit 11 të nenit 20 të Ligjit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). 7 3. Të gjitha fondet e mirëbesimit do të regjistrohen si duhet në SMIFK dhe do të konsiderohen pjesë e Fondit të Kosovës, në përputhje me LMFPP-në dhe me rregullat financiare të Thesarit. Ato fonde të mirëbesimit përmes kësaj ndahen për shfrytëzim nga apo në emër të përfituesve të përcaktuar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article limits budget organizations’ staffing and spending, restricts certain expenditures and tender timing, requires approvals for some payments, and sets refund obligations for mistaken payments.
Neni 10 Limitet në zotime dhe shpenzime 1. Nga secila organizatë buxhetore kërkohet të sigurojë që gjatë vitit 2010 në asnjë moment të mos kalojë numrin e pozitave në total të punësimit të specifikuar në Tabelat 3.1. dhe 4.1 të bashkëngjitur në këtë ligj. 2 Me kusht që numri i të punësuarve të caktuar për programin në Tabelat 3.1 ose 4.1 mund të përshtatet nga vendimi i qeverisë në rrethanat vijuese: 2.1 Në kuadër të MASHT, programin “Universiteti i Prizrenit” mjetet janë në kategorinë ekonomike “Rezervat”. Në momentin kur MASHT paraqet planin e shpenzimeve të këtyre mjeteve në Qeveri dhe Qeveria miraton një plan të tillë, atëherë bëhet ndryshimi i tabelës 3.1 sipas Vendimit të Qeverisë, dhe 2.2 Numri i pozitave të punësimit të caktuara në Tabelën 4.1 vetëm për komunat e reja, dhe ku duhet të krijohen pozita të reja, mund të ndryshohet nga Kryetari i Komunës, me kusht që një ndryshim i tillë nuk e tejkalon 20% të numrit total të pozitave të aprovuara nga Komuna sipas ligjit. Të gjitha ndryshimet në staf duhet të miratohen nga Kuvendi Komunal. Të gjitha këto ndryshime të miratuara, që kanë të bëjnë me stafin, duhet t’i dorëzohen Ministrit i cili do t’i përditësoj në Tabelën 4.1. 3. Dështimi për të vepruar në pajtim me limitet në numrin e të punësuarve është shkelje e këtij Ligji dhe e LMFPP-së. 4. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve subvencione e transfere, është i kufizuar në rrethanat kur ka bazë ligjore të qartë për ato shpenzime, sipas ndonjë ligji tjetër përveç këtij ligji. 5. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve mallra e shërbime, nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat. 6. Një organizatë buxhetore nuk duhet të shpallë ftesën për tender për një projekt kapital të aprovuar, të identifikuar në Tabelat 3.2 dhe 4.2, pas 31 tetorit 2010, për shpenzim potencial në vitin fiskal 2010, përveç nëse ato shpenzime janë planifikuar për atë projekt kapital për vitet 2011 apo 2012, në Tabelat 3.2 dhe 4.2. 7. Secili propozim nga një organizatë buxhetore për tu paguar mëditje të reja punonjësve, dorëzohet tek Ministri për Ekonomi e Financa për aprovim, para se të bëhet zotimi apo shpenzimi i tyre. Pas konsultimit me Qeverinë, Ministri për Ekonomi e Financa aprovon apo refuzon ato propozime në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga marrja e propozimit. Mëditjet paguhen nga ndarjet buxhetore në kategorinë e shpenzimeve për “paga dhe mëditje”. Ky paragraf shfuqizohet me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat e Shërbyesve Civil. 8. Shpenzimet që kanë të bëjnë me shpronësimin duhet të aprovohen nga Qeveria para se të bëhet shpenzimi i tyre. 9. Në rast se një individ apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës, si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim nga Drejtori i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht. Në rast se një organizatë buxhetore vëren një pagese të padrejtë informon në mënyrë të menjëhershme Drejtorin e Thesarit dhe menjëherë lëshohet urdhëri i kthimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Rregulli lejon pagesa paradhënie nga organizatat buxhetore, por me kufij dhe kushte të caktuara.
Neni 11 Pagesat e paradhënies 8 1. Organizatat Buxhetore mund të paguajnë paradhënie kontraktuesve për projektet kapitale dhe për mallra dhe shërbime deri në maksimumin e pesëmbëdhjetë përqindëshit (15 %) të vlerës së kontratës. Pagesa e tillë e paradhënies mund të bëhet vetëm në bazë të kontratës së lidhur ligjore me vlerë më të lartë se 10,000 € e cila është arritur në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik. Për pagesën e paradhënies për projektet kapitale kontrata duhet të përmbaj garancionin e përformancës dhe orarin qartazi të përcaktuar të pagesave, e cila njëkohësisht parasheh punën që duhet kryer para se të bëhet secila pagesë. Në raste të veçanta, Qeveria mund të aprovoj pagesën e paradhënies në vlerë deri 30% të vlerës së kontratës. 2. Për muajin nëntor nuk do të ketë pagesa të paradhënies më shumë se 10% dhe për muajin dhjetor jo më shumë se 5% të vlerës së kontratë dhe pas miratimit të Ministrit për Ekonomi dhe Financa. 3. Organizatat Buxhetore mund të bëjnë pagesat e paradhënies për të punësuarit që udhëtojnë jashtë në përputhje me rregullat që aktualisht janë në fuqi për udhëtimet jashtë vendit dhe në përputhje me rregullat financiare të Thesarit. Paradhëniet e tilla do të mbyllen, ndërsa shumat e pashpenzuara do të kthehen në Fondin e Kosovës, në përputhje me Rregullat Financiare të Thesarit. 4. Nëse paradhëniet për para të imta ose për udhëtime të bëra gjatë vitit 2009 nuk mbyllen para 15 janarit 2010 në përputhje me rregullat financiare të Thesarit, shpenzimet e ndërlidhura me këto avance do të regjistrohen kundrejt ndarjeve buxhetore për 2010. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Article 12 sets rules for using unforeseen-expense and contingency funds, including limited transfers, approvals, and use only for urgent or specified purposes.
Neni 12 Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat 1. Mjetet për shpenzimet e paparashikuara janë të ndara në kuadër të programit – Shpenzimet e paparashikuara në Tabelën 3.1. Shuma mund të bartet nga rezerva e paparashikuar në përputhje me nenin 29 të LMFPP. Shumat e autorizuara për shpenzimet e paparashikuara mund të shfrytëzohen vetëm për nevojat urgjente dhe të paparashikuara. 2. Në harmoni me paragrafin 3 të nenit 29 të LMFPP, Qeveria mund të autorizoj ministrin që të aprovoj transferet nga programi – Shpenzimet e paparashikuara në program tjetër në Tabelat 3.1 dhe 4.1 për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 20,000 (njëzetmijë) eurove. Shuma e totalit të këtij autorizimi të dhënë për Ministrin, nuk mund të kalojë njëzetë për qind (20%) të shumës së ndarë vjetore të programit – Shpenzimet e paparashikuara. 3. Fondet për shpenzimet kontingjente janë të ndara për Rezervën Komunale për Komunat e Reja nën Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kjo rezervë komunale mund të shpenzohet në dobi të komuniteteve përbrenda zonave kadastrale të Komunave të Reja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në konsultim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Komunave përkatëse, apo tu transferohet drejtpërdrejtë Komunave të Reja pas themelimit të tyre. 4. Fondet për shpenzime kontingjente në Tabelën 3.1 do të ndahen në fondin për rritjen e pagave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Ky fond do të transferohet tek Organizatat Buxhetore nga Ministri në përputhshmëri me planin e përgatitur nga Ministri i Administratës Publike dhe nga Ministri për Ekonomi dhe Financa vetëm për implementimin e ligjit të ri për pagat e shërbyesve civil. 5. Fondet për shpenzime kontingjente janë të ndara tek Fondi për Kuadrot nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Ky fond mund të transferohet në një Organizatë Buxhetore në kategorinë e shpenzimeve për pagat dhe mëditjet nga ana e Ministrit në përputhshmëri me planin e aprovuar nga Qeveria i cili i specifikon pozitat e punësimit dhe të shumave të fondit të cilat janë specifikisht të nevojshme për të tërhequr dhe mbajtur stafin jo të politizuar me aftësi të larta në pozitat e rëndësisë së veçantë kombëtare në sferat e zhvillimit të politikave. Të gjitha transferet e tilla me këtë janë të aprovuara dhe si të tilla nuk janë subjekt i limitimeve të transfereve të përfshira në nenin 30 të LMFPP apo të nenit 13 të këtij ligji. 6. Fondet rezervë të ndara për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të cilat janë për bashkëfinancimin e projekteve komunale do të shpenzohen ose transferohen tek komunat, por në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit i nënshkruar nga Ministria relevante dhe Kryetari i komunës përkatëse. 9 7. Fondi i veçantë është ndarë në MASHT për themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Prizrenit. Ky fond mund të transferohet në kategori të tjera ekonomike të shpenzimeve vetëm brenda këtij programi. Të gjitha transferet e tilla aprovohen dhe nuk janë subjekt i limitimeve të transfereve të paraqitura në nenin 30 të LMFPP apo të nenit 13 të këtij ligji. 8. Në rast të nevojave urgjente dhe të paparashikuara në sektorin e energjisë elektrike gjatë vitit 2010, Ministri për Ekonomi e Financa mund të dorëzojë për aprovim në Kuvend amendamentet e propozuara në Tabelën 3.1 të bashkangjitur, duke krijuar një fond për të mbuluar këto nevoja, pa u kufizuar në pikën (a) dhe (b) të paragrafit 1 të nenit 25 të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Llogaridhënien. Megjithatë, tërë kjo me kusht që ndarja buxhetore shtesë për atë rezervë do të kompensohet nga zvogëlimi ekuivalent në ndarjet buxhetore të tjera në Tabelën 3.1. Ndarjet për një rezervë të tillë mund të transferohen dhe të jepen vetëm për import të energjisë dhe/ose subvencionim të NPP-ve të sektorit të energjisë për adresimin e nevojave urgjente dhe të paparashikuara. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Minister may authorize certain budget transfers, but some transfers need prior Assembly approval and some transfers are prohibited without it.
Neni 13 Transferi i shumave të ndara buxhetore 1. Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga kryesuesi i organizatës Buxhetore, të autorizoj transferin e një ose më tepër ndarjeve buxhetore në përputhje me nenin 30 të LMFPP. 2. Pavarësisht dispozitave që gjenden në paragrafin 1 të këtij neni dhe paragrafin 2 të nenit 10 të këtij Ligji, asnjë transfer i ndarjeve buxhetore nuk mund të bëhet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga ndonjë kategori tjetër ekonomike pa aprovim paraprak të Kuvendit. Transferi i ndarjeve buxhetore brenda kategorisë së pagave dhe mëditjeve mund të bëhet në mes të programeve të së njëjtës organizatë buxhetore. Tutje, aprovimi paraprak i Kuvendit gjithashtu është i domosdoshëm për çdo transfer në mes të Organizatave Buxhetore. 3. Pas aprovimit të çdo transferi, do të bëhet përshtatja e shumave të ndara në Tabelat 3.1 dhe 4.1 nga ana e Ministrit dhe e tërë kjo do të regjistrohet në SIMFK. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Capital project funds may be moved within the same program only under the article’s conditions, with different approval routes depending on the amount.
Neni 14 Ndryshimet në shumat e alokuara për projektet kapitale përbrenda një Programi 1. Mjetet mund të alokohen vetëm në projektet kapitale të listuara në Tabelat 3.2. Për projektet kapitale të paraqitura në Tabelat 3.2, Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të autorizoj lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore, me kusht që shuma e bartur të jetë më e vogël ose e barabartë me pesëmbëdhjetë për qind (15%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë program. 2. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2, Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të dorëzoj kërkesë për aprovim në Qeveri, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në shumën më të lartë se pesëmbëdhjetë për qind (15%) por më pak se njëzet e pesë për qind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë program. 3. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2, Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të dorëzoj kërkesë për aprovim në Kuvend, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në vlerën e barabartë ose më të lartë se njëzet e pesë për qind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë program. 4. Projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2 dhe 4.2 me kusht se ato financohen sipas procedurave të autorizuara të përshkruara në paragrafin 2 të nenit 4, paragrafin 2 të nenit 7 të këtij ligji si dhe paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni dhe nëse ato i shtohen Programit të Investimeve Publike në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga ana e Ministrit. 10 5. Për qëllimet e paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, duhet të përgatitet një arsyetim i vlefshëm nga ana e kryesuesit të Organizatës përkatëse Buxhetore i cili do të përmbaj së paku, faktet që kostoja e vlerësuar e projektit kapital është më e lartë se mjetet në dispozicion që përcaktohet në përputhje me nenin 8 të Ligjit të Prokurimit Publik Nr. 2003/17, apo që një projekti kapital ka nevojë për më pak se sa shuma e specifikuar, sikurse edhe përshkrimin e ndikimit që kërkesa mund ta ketë në Programin e Investimeve Publike. 6. Pavarësisht dispozitave të lartcekura të këtij neni, ndryshimi i shumave të alokuara në projektet kapitale për bashkëfinancim me Organizatat Buxhetore që janë paraqitur në Tabelën 3.2 mund të autorizohen nga Ministri pas miratimit nga Qeveria për Nivelin Qendror. 7. Ndryshimet në shumat e alokuara për projektet kapitale të Komunave siç paraqiten në Tabelën 4.2. do të aprovohen nga Kuvendi Komunal. Ndryshimet e tilla do të regjistrohen në SIMFK nga Ministri brenda pesë (5) ditëve nga marrja e aprovimit nga Kuvendi Komunal. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Chief financial officers must record obligations in SIMFK and submit quarterly capital-project reports in specified cases; the Minister must keep certain allocations 50 million euro below the relevant budget line in 2010, with limited authority to reduce or restore allocations under stated revenue and cash-plan conditions.
Neni 15 Ekzekutimi i Buxhetit 1. Të gjithë zyrtarët kryesor financiar do të sigurojnë që të gjitha obligimet janë të regjistruara në SIMFK në përputhshmëri me LMFPP-në dhe Rregullave Financiare të Thesarit. 2. Zyrtari kryesor financiar i një OB e cila nuk është komunë apo agjenci e pavarur, i dorëzon Ministrit për Ekonomi dhe Financa brenda tre javëve nga mbyllja e secilit tremujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë euro. 3. Zyrtari Kryesor Financiar i secilës komunë i dorëzon Kryetarit të Komunës brenda tre javëve nga mbyllja e secilit tremujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë euro. Një kopje e raportit të tillë duhet ti dorëzohet edhe Ministrit. 4. Ministri do të sigurojë që të gjitha alokimet që lidhen me ndarjet buxhetore në Tabelën 3.1 janë për pesëdhjetë (50) milionë euro më pak nga ndarja buxhetore përkatëse në çdo kohë gjatë vitit 2010. Në menaxhimin e alokimeve, Ministri mund të autorizojë reduktimin e alokimit për një program apo projekt specifik kur zotimet, obligimet apo shpenzimet që lidhen me atë program apo projekt në një periudhë kohore të caktuar janë më të vogla se shuma e treguar në planin e parasë së gatshme të dorëzuar në Thesar. Megjithatë, nëse deri më 30 shtator 2010, të hyrat reale të mbledhura kalojnë objektivin e datës 30 shtator prej shtatëqind e shtatëdhjetë e dy (772) milionë euro, për të paktën pesëdhjetë (50) milionë euro, Ministri mund të bëjë alokimin deri në vlerën e plotë të ndarjeve buxhetore të dhëna në Tabelën 3.1. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Organata Buxhetore must submit a budget impact assessment to the Government before each proposed law is reviewed, after consulting the Minister of Economy and Finance.
Neni 16 Vlerësimet buxhetore për legjislacionin e propozuar Para dorëzimit të secilit ligj të propozuar në Qeveri për shqyrtim dhe pas konsultimeve me Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Organizata Buxhetore është e obliguar të dorëzoj në Qeveri një vlerësim të ndikimeve buxhetore që mund ta ketë ligji i propozuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, si dhe buxhetet e jo më pak se dy viteve vijuese ashtu siç parashihet në nenin 26 të LMFPP. - 17 Verify source ↗
Neni 17
Neni 17 Kredia për entitetet e caktuara dhe Ndërmarrjet në Pronësi Publike Ministri ka autoritet që Entiteteve të Caktuara sipas paragrafit 2 të nenit 50 të LMFPP dhe ndërmarrjeve në Pronësi Publike sipas Ligjit për Ndërmarrjet në Pronësi Publike Nr. 03/L-087 tu jap kredi të kthyeshme në shumë dhe në përputhje me Afatet dhe Kushtet të aprovuara nga Qeveria. Shumat e aprovuara për kredi të tilla ndahen në bazë të këtij ligji dhe janë të paraqitura në Tabelën 1. Kredia e kthyeshme ose kredia do të bazohet në marrëveshjen e arritur në mes të Entitetit të Caktuar dhe Ndërmarrjes në Pronësi Publike që i pranojnë huat ose kreditë në njërën anë dhe Ministrit në anën tjetër, ndërsa që do të përdoren vetëm për qëllimet e shpenzimeve kapitale. 11 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Republic of Kosovo’s 2010 budget and the funds allocated in fiscal year 2010 automatically expire at midnight on 31 December 2010.
Neni 18 Skadimi i Buxhetit të Republikës së Kosovës I gjithë Buxheti i Republikës së Kosovës dhe alokimi i mjeteve të bëra në vitin fiskal 2010, automatikisht do të skadojnë në mesnatë të 31 dhjetorit 2010. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect on 1 January 2010.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2010. Ligji Nr. 03/L- 177 29 dhjetor 2009 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-177 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2010
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in