LIGJI NR. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
This is the preamble of a law on information classification and security verification.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-178
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of a law on information classification and security verification. This provision says the law’s purpose is to create a single system for classifying and storing information related to Kosovo’s security interests and for checking the security of people who access that information. This article says the law applies to public institutions with executive, legislative, or judicial powers, the Presidency of Kosovo, and natural or legal persons who may access classified information. This article defines key terms used in the law on classified information. Information is classified only when necessary and by the competent classification authority, for information linked to Kosovo and covered by the listed security-related categories.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
Showing 53 of 53
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of a law on information classification and security verification.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 76 / 10 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to create a single system for classifying and storing information related to Kosovo’s security interests and for checking the security of people who access that information.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës si dhe për verifikimin e sigurisë së personave që kanë qasje në këto informacione. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to public institutions with executive, legislative, or judicial powers, the Presidency of Kosovo, and natural or legal persons who may access classified information.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha institucioneve publike që ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe ndaj Presidencës se Kosovës. 2. Ky ligj zbatohet edhe ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në çfarëdo forme mund të kenë qasje në informacionet e klasifikuara. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on classified information.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Qasje - aftësinë apo mundësinë për të marrë njohuri rreth informacioneve të klasifikuara. 1.2. Shoqëri Tregtare - e ka kuptimin siç është definuar në Ligjin për Shoqëritë Tregtare nr. 02/L-123. 1.3. Klasifikim - aktin apo procesin përmes të cilit informacionet përcaktohen si informacione të klasifikuara. 1.4. Autoritet i Klasifikimit - çdo person i përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji që ka kompetencë origjinere apo të deleguar për të klasifikuar informacione. 2 1.5. Informacion i klasifikuar - çdo informacion dhe material, publikimi i paautorizuar i të cilave do të cenonte në shkallë të ndryshme interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës. 1.6. Kontratë e klasifikuar - çdo kontratë të lidhur nga një institucion publik që përmban informacione të klasifikuara sipas këtij ligji. 1.7. Deklasifikim - ndryshimin e autorizuar të statusit të informacioneve nga informacioni i klasifikuar në informacion të paklasifikuar. 1.8. Dokument - çdo mjet fizik apo elektronik mbi të cilin është regjistruar informacioni. 1.9. Degradim - vendimin që informacioni i klasifikuar dhe i ruajtur në një nivel të përcaktuar klasifikohet dhe ruhet në nivel më të ulët klasifikimi. 1.10. Informacion i Qeverisë së huaj nënkupton: 1.10.1. informacioni i dhënë Republikës së Kosovës nga një qeveri e huaj apo organizatë qeveritare ndërkombëtare; 1.10.2. informacioni i prodhuar nga Republika e Kosovës në pajtim me, apo si rezultat i një marrëveshje të përbashkët me një qeveri të huaj apo organizatë qeveritare ndërkombëtare me pritjen apo kërkesën që një informacion, marrëveshje e tillë apo të dyja të mbahen sekret. 1.11. Informacion - njohurinë që mund të komunikohet në çfarëdo forme. 1.12. Material - dokumente si dhe çdo makineri, pajisje ose armatim që është prodhuar apo që është në prodhim e sipër. 1.13. Përpunim - çdo veprim apo sërë veprimesh që bëhen ndaj të dhënave personale, me apo pa mjete automatike, siç është mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, adaptimi apo ndryshimi, kërkimi, konsultimi, shfrytëzimi, publikimi me transmetim, përhapja apo çdo formë tjetër e vënies në dispozicion, rreshtimit apo kombinimit, bllokimit, shlyerjes apo asgjësimit. 1.14. Institucion publik - të gjitha institucionet dhe organet e përcaktuara në nenin 2.1 të këtij ligji. 1.15. Interesat e sigurisë - i referohet mbrojtjes, veprimtarive të zbatimit te ligjit dhe zbulimit, marrëdhënieve me jashtë apo të sigurisë të Republikës së Kosovës, përfshirë integritetin e saj territorial, integritetin e institucioneve të saja, rregullin kushtetues si dhe stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. 1.16. Bashkëshort/e - çdo marrëdhënie të krijuar përmes martesës së ligjshme dhe për nevojat e këtij ligji përfshinë edhe çdo marrëdhënie jashtëmartesore midis dy personave fizikë. 1.17. Agjenci - Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. 1.18 Drejtues i institucionit publik - zyrtarin më të lartë të Shërbimit Civil të një organi publik në nivelin e Sekretarit të Përhershëm, Shefit Ekzekutiv apo cilësdo pozitë tjetër të barazvlefshme me këto. 1.19. Nevoja për njohuri - vendimin i marrë nga një bartës i autorizuar i informacionit të klasifikuar se pranuesit të ardhshëm i duhet qasje në informacionin specifik të klasifikuar për të punuar ose ndihmuar në një funksion të ligjshëm dhe të autorizuar qeveritar, detyrë zyrtare ose funksion publik. 3 1.20. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara - personi i cili ka në posedim informacionin e klasifikuar, ka leje të vlefshme të sigurisë dhe i plotëson kushtet tjera që lejojnë qasjen në informacionin e klasifikuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. KREU II KLASIFIKIMI I INFORMACIONEVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Information is classified only when necessary and by the competent classification authority, for information linked to Kosovo and covered by the listed security-related categories.
Neni 4 Kriteret e Klasifikimit 1. Informacionet klasifikohen vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse 1.1. klasifikimi bëhet nga autoriteti kompetent i klasifikimit siç është përcaktuar me këtë ligj; 1.2. informacionet zotërohen, prodhohen nga apo për, ose janë nën kontroll të Republikës së Kosovës; 1.3. informacionet bien brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive: 1.3.1. siguri publike; 1.3.2. mbrojtje, plane ushtarake, sisteme armësh, apo operacione; 1.3.3. informacione për marrëdhëniet me jashtë dhe qeveritë e jashtme, përfshirë burimet konfidenciale; 1.3.4. veprimtari zbulimi dhe të zbatimit të ligjit, përfshirë metoda dhe burime të zbulimit; 1.3.5. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës; 1.3.6. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.4. Autoriteti i Klasifikimit vendosë për nivelin e klasifikimit të informacionit varësisht prej shkallës së dëmit që do të kishte publikimi i paautorizuar i tij në interesat e sigurisë në Republikën e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Information must not be classified for certain improper purposes.
Neni 5 Ndalimi i Klasifikimit 1. Ndalohet klasifikimi i informacioneve për të: 1.1. fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos efikasitetin apo gabimin administrativ; 1.2. parandaluar turpërimin e një personi, autoriteti publik apo organizate; 1.3. ndaluar konkurrencën; apo 1.4. parandaluar apo vonuar publikimin e një informacioni, e cila qartazi nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision lists four information classification levels and the harm threshold for each level.
Neni 6 4 Nivelet e Klasifikimit 1. Informacioni mund të klasifikohet në njërin nga këto nivele: 1.1. “TEPËR SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave sipas vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.2. “SEKRET”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.3. “KONFIDENCIALE”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës; 1.4. “E KUFIZUAR”, zbatohet për informacionet, hapja e paautorizuar e të cilave do të ishte e pafavorshme për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Rregullon kush ka kompetencë për klasifikimin e informacionit dhe si mund të delegohet ajo kompetencë.
Neni 7 Kompetenca për Klasifikim 1. Pavarësisht nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, kompetencën për klasifikim e ka vetëm institucioni publik i cili e ka prodhuar informacionin. 2. Kompetencën origjinale për klasifikim në nivelin “TEPËR SEKRET” e kanë: 2.1. Presidenti i Kosovës, 2.2 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, 2.3. Kryeministri, 2.4. Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës; 2.5. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; 2.6. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës; 2.7. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 3. Personat e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni kanë të drejtë që t’ia delegojnë kompetencën për klasifikim vartësve të tyre të drejtpërdrejt. 4. Kompetencën origjinale të klasifikimit në nivelin “SEKRET”, “KONFIDENCIALE” dhe “E KUFIZUAR” e kanë sekretarët e përhershëm, kryeshefat ekzekutivë apo drejtorët ekzekutivë të institucioneve publike dhe pozicionet e barasvlershme me ta, përveç nëse ata ia delegojnë këtë kompetencë zyrtarëve të lartë vartës. 5. Zyrtarët e autorizuar për klasifikimin e informacioneve në një nivel të përcaktuar kanë të drejtë t’i klasifikojnë informacionet edhe në nivel më të ulët. 6. Delegimi i kompetencës për klasifikim kufizohen në minimumin e kërkuar për ta zbatuar këtë ligj. Institucionet publike të përcaktuara në paragrafët 2. dhe 4. të këtij neni , janë përgjegjës që të sigurojnë se çdo delegim i kompetencës për klasifikim te zyrtarët vartës revokohet nëse nuk ka nevojë të qartë dhe të vazhdueshme që zyrtarët të ushtrojnë kompetencë të tillë klasifikimi. Kompetenca për klasifikim e deleguar te zyrtarët në pajtim me paragrafët 2. dhe 4. të këtij neni, nuk i delegohet më tutje ndonjë personi tjetër. 5 7. Çdo delegim i kompetencës për klasifikim bëhet me shkrim dhe e identifikon qartë zyrtarin me emër dhe titull të pozitës si dhe nivelin e klasifikimit. 8. Agjencia harton, mirë mbanë dhe rregullisht e azhurnon një regjistër me emrat e zyrtarëve që kanë kompetencë klasifikimi në nivelet “TEPËR SEKRET”, “SEKRET” dhe “KONFIDENCIAL”. 9. Kur një zyrtar, punonjës apo kontraktues i një institucioni publik, që nuk ka kompetencë origjinere apo të deleguar për klasifikim, prodhon një informacion, e cila sipas mendimit të atij personi kërkon klasifikim, ai/ajo e mbron atë informacion në mënyrën e paraparë me këtë ligj dhe menjëherë ia transmeton informacionin zyrtarit, i cili e ka kompetencën e duhur për klasifikim dhe që është përgjegjës për çështjen. Personi me kompetencë për klasifikim dhe përgjegjësi vendosë brenda tetë (8) ditësh nëse ky informacion duhet klasifikuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Classification Authority decides whether information should be classified and sets the classification level when the information is created.
Neni 8 Vendimi për Klasifikim 1. Autoriteti i Klasifikimit vendosë nëse informacioni duhet klasifikuar dhe përcakton nivelin e klasifikimit të informacionit që në momentin kur prodhohet informacioni. 2. Vendimi nëse duhet klasifikuar informacioni dhe përcaktimi i nivelit të klasifikimit bazohet në një vlerësim të pasojave të dëmshme që mund të rezultojnë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës nga hapja e paautorizuar e informacionit të tillë. Vlerësimi bëhet me shkrim dhe i bashkëngjitet si shtojcë dokumentit që përmban informacionin e klasifikuar. 3. Autoriteti i Klasifikimit i shmanget klasifikimit të tepërt të informacioneve dhe atyre u cakton vetëm nivel të tillë të klasifikimit që është i nevojshëm për ta ruajtur interesat e Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision sets how parts of a document, attachments, and separate documents are classified, and gives the Classification Authority power to classify combined information and state the classification level when material is separated.
Neni 9 Klasifikimi i Pjesëve të Dokumenteve dhe të Dokumenteve të Ndara 1. Faqe të caktuara, paragrafë, pjesë, shtojca, bashkëngjitje dhe materiale të bashkë mbyllura të një dokumenti të caktuar, që kërkojnë klasifikime të ndryshme, shënjohen sipas klasifikimit të vet. Klasifikimi i dokumentit si tërësi bëhet në nivelin më të lartë të klasifikimit që e kanë pjesët e tij. 2. Klasifikimi i një shkrese apo shënimi që mbulon materialet e bashkëngjitura është aq i lartë sa niveli më i lartë i klasifikimit të materialit të tij të bashkëngjitur. Autoriteti i Klasifikimit tregon qartë se në çfarë niveli duhet klasifikuar shkresa apo shënimi nëse shkëputet nga materiali i bashkëmbyllur. 3. Autoriteti i Klasifikimit mund t’i klasifikojë informacionet që gjenden në dokumente të ndara, që në mënyrë të ndarë nuk konsiderohen se kërkojnë klasifikim, por që kur kombinohen si tërësi kërkojnë mbrojtje nga hapja e paautorizuar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Documents containing classified information must show specified markings on the front cover.
Neni 10 Shënjimi 1. Të gjitha dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara, në ballinë mbajnë këtë shënjim: 1.1. nivelin e klasifikimit; 1.2. datën e klasifikimit 1.3. emrin dhe titullin e pozitës së autoritetit të klasifikimit; 1.4. institucionin publik të prejardhjes; 6 1.5. listën e shpërndarjes, nëse ka; dhe 1.6. informacionin mbi deklasifikimin. 2. Shënjimet aplikohen si në vijim: 2.1. mbi dokumentet “E KUFIZUARA”, me mjete mekanike apo elektronike; 2.2. mbi dokumentet “KONFIDENCIALE”, me mjete mekanike dhe me dorë apo duke shtypur mbi letrën e regjistruar të vulosur që përpara; 2.3. mbi dokumentet e “SEKRET” dhe “TEPËR SEKRET”, me mjete mekanike dhe me dorë. 3. Nëse nuk është parashikuar ndryshe me traktat, në të cilin Republika e Kosovës është palë, apo me ndonjë instrument tjetër ndërkombëtar të detyrueshëm, shënjimi i një dokumenti të një qeverie të huaj apo organizate ndërkombëtare që përmban informacione të klasifikuara mbanë shënjimet origjinere të klasifikimit apo mund t’i caktohet klasifikim sipas legjislacionit të Kosovës që parasheh shkallën e mbrojtjes të paktën të barabartë me atë që kërkohet nga institucioni që ka sjellë informacione. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Classified information stays classified only as long as it needs protection, with automatic declassification dates unless the classification authority sets a specific date or event.
Neni 11 Kohëzgjatja e Klasifikimit 1. Informacioni qëndron i klasifikuar vetëm gjersa kërkon mbrojtje. Përveç nëse Autoriteti i Klasifikimit e ka caktuar një datë ose ngjarje të veçantë për deklasifikim duke marrë parasysh kohëzgjatjen e ndjeshmërisë së informacionit afatet në vijim vlejnë për deklasifikim automatik: 1.1. informacionet e klasifikuara si “TË KUFIZUARA” deklasifikohen një (1) vit pas datës së vendimit për klasifikim; 1.2. informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE” deklasifikohen pesë (5) vite pas datës së vendimit për klasifikim; 1.3. informacionet e klasifikuara si “SEKRET” deklasifikohen pesëmbëdhjetë (15) vite pas datës së vendimit për klasifikim; dhe 1.4. informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET” deklasifikohen njëzetepesë (25) vite pas datës së vendimit për klasifikim. 2. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që është paraparë në paragrafin 1., ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për deklasifikim sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Classified information must be declassified when it no longer needs protection or no longer meets the law’s classification criteria.
Neni 12 Deklasifikimi 1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe nuk i përmbushë kriteret për klasifikim të informacionit në pajtim me këtë ligj. 2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e saj. 3. Vendimi për deklasifikimin e informacionit bëhet me shkrim dhe jepen arsyet për deklasifikim. Vendimi u komunikohet menjëherë nga institucioni i klasifikimit të gjitha institucioneve publike dhe të adresuarve të tjerë, të cilëve iu është dërguar dokumenti apo një kopje e tij. 7 4. Autoriteti i Klasifikimit që ka prodhuar informacione të klasifikuara e bën një rishikim çdo pesë (5) vite për të verifikuar nëse informacionet e klasifikuara vazhdojnë të kërkojë mbrojtje në pajtim me kriteret e klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj. Nëse autoriteti i klasifikimit vjen në përfundim se informacioni i klasifikuar nuk i përmbush kërkesat e klasifikimit, ajo menjëherë lëshon vendimin për deklasifikim. 5. Pavarësisht kërkesës për rishikim të detyrueshëm në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, autoriteti i klasifikimit i përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, menjëherë e deklasifikon informacionin nëse njoftohet me fakte që tregojnë qartë se informacioni nuk kërkon mbrojtje sipas kritereve të klasifikimit të përcaktuara me këtë ligj. 6. Informacionet e klasifikuara të qeverive së huaja mund të deklasifikohen nga institucionet e Kosovës vetëm nëse informacionet e tilla janë deklasifikuar nga autoriteti i huaj i klasifikimit që i ka klasifikuar informacionet. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Rregullat se kush mund ta ulë ose ta rrisë nivelin e klasifikimit të informacionit të klasifikuar.
Neni 13 Degradimi dhe Ngritja e Nivelit të Klasifikimit 1. Autoriteti i klasifikimit, nga i cili e ka origjinën informacioni i klasifikuar, është përgjegjës për degradimin e nivelit të klasifikimit të një informacioni të tillë. 2. Autoriteti kompetent i klasifikimit e degradon nivelin e klasifikimit nëse njoftohet për fakte që tregojnë qartë që informacioni i klasifikuar nuk kërkon nivelin e mbrojtjes i cili akordohet në nivelin ekzistues të klasifikimit. 3. Paragrafët 3. dhe 4. të nenit 12 të këtij ligji zbatohen përshtashmërisht ndaj degradimit të niveleve të klasifikimit të informacionit të klasifikuar. 4. Informacionet e klasifikuara të qeverive të huaja mund të degradohen nga institucionet e Kosovës vetëm nëse dhe deri në atë masë që autoriteti i jashtëm i klasifikimit, që ka kompetencën për ta degraduar informacionet në fjalë, e ka degraduar nivelin e klasifikimit të informacioneve të tilla. 5. Autoriteti i Klasifikimit, i cili e ka prodhuar informacionin e klasifikuar, mund ta ngrit nivelin e klasifikimit të informacionit të klasifikuar nëse një ngritje e tillë e klasifikimit është e nevojshme për të mbrojtur interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe nëse i përmbushë kriteret e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji për nivelin përkatës të klasifikimit, në nivelin e të cilit do të ngritët klasifikimi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Certain holders of classified information may ask the classification authority to review the classification status, and people denied access may request review of the decision.
Neni 14 Kontestimi i Klasifikimit 1. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara, të cilët,në mirëbesim, besojnë se statusi i tyre i klasifikimit nuk është i duhur apo nuk është i justifikuar sipas ligjit, mund ti propozojnë autoritetit të klasifikimit që e ka prodhuar informacionin e klasifikuar, që të rishikojë statusin e klasifikimit dhe sipas nevojës ta deklasifikojë informacionin apo ta degradojë nivelin e klasifikimit. 2. Autoriteti i klasifikimit e shqyrton propozimin dhe brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i propozimit dhe e informon me shkrim bartësin e tillë të autorizuar për vendimin. 3. Personat, të cilëve u është mohuar qasja në informacione të klasifikuara, mund ta kontestojnë vendimin e klasifikimit duke paraqitur kërkesë për rishikim pranë autoritetit të klasifikimit që e ka prodhuar informacionin e klasifikuar. Një kërkesë e tillë për rishikim paraqitet brenda tre (3) ditëve nga data e pranimit të vendimit të qasjes në informacionet e klasifikuara. Në këtë rast zbatohen dispozitat mbi rishikimin administrativ sipas Ligjit për Procedurën Administrative dhe nuk ka efekt suspenziv. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Authorized holders who create derivative classified information must apply the original classification markings and, when using derivative markings, follow the original classification decision and mark each newly created document.
Neni 15 8 Klasifikimi Derivativ 1. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara të cilët riprodhojnë, nxjerrin pjesë të shkëputura, përmbledhin, inkorporojnë, parafrazojnë, rishpallin apo krijojnë në formë të re informacioneve të klasifikuara, zbatojnë shënjimet e klasifikimit në përputhje me shënjimet e klasifikimit që zbatohen ndaj informacionit origjiner. 2. Bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara të cilët përdorin shënjime të klasifikimit derivativ kanë për detyrë të 2.1. respektojnë vendimet origjinere të klasifikimit; dhe 2.2. të bartin shënjimet përkatëse të klasifikimit te cilido dokument të sapo krijuar. 3. Për informacionet e klasifikuara në mënyrë derivative të bazuara në burime të shumëfishta, klasifikuesi derivativ bartë 3.1. nivelin më të lartë të klasifikimit të cilitdo nga burimet e shumëfishta; 3.2. datën apo ngjarjen e deklasifikimit që korrespondon me periudhën më të gjatë të klasifikimit midis burimeve; dhe 3.3. listën e këtyre burimeve mbi apo të bashkëngjitur me dosjen zyrtare apo kopje të regjistruar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Documents with classified information marked “CONFIDENTIAL” or higher may be written, translated, stored, copied, or otherwise reproduced only by persons with valid security clearance for the document’s classification level.
Neni 16 Përgatitja dhe Përkthimi i Informacioneve të Klasifikuara Dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE” apo në nivel më të lartë, shkruhen, përkthehen, ruhen, kopjohen apo në çfarëdo forme tjetër riprodhohen vetëm nga personat të cilët kanë leje të vlefshme mbi sigurinë për nivelin e klasifikimit të dokumentit përkatës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Classified documents at CONFIDENTIAL level or higher may be shared only with people who have the right security clearance and need to know.
Neni 17 Shpërndarja e Informacioneve të Klasifikuara 1. Dokumentet që përmbajnë informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE” apo të nivelit më të lartë i shpërndahen vetëm personave të cilët kanë leje përkatës të sigurisë dhe kanë nevojë për njohuri rreth atyre informacioneve. 2. Shpërndarja fillestare e informacioneve të klasifikuara specifikohet nga institucioni që e ka krijuar informacionin. 3. Standardet e sigurisë që duhen zbatuar me qëllim të shpërndarjes së informacioneve të klasifikuara, përcaktohen përmes akteve nënligjore. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Rregullat kufizojnë transferimin e informacionit të klasifikuar dhe kërkojnë autorizim, siguri dhe regjistrim.
Neni 18 Transferimi i Informatave të Klasifikuara 1. Informacionet e Klasifikuara nuk largohen nga objektet zyrtare dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk transferohen te institucionet tjera publike nëse autoriteti i klasifikimit origjiner nuk e autorizon një gjë të tillë. Institucioni publik që pranon informacione të klasifikuara nuk lejon hapjen e atyre informacioneve pa aprovimin e autoritetit që i ka krijuar ato. 2. Informacionet e klasifikuara i transferohen vetëm institucioneve publike 9 2.1. që përmbushin standardet e sigurisë së informacioneve siç përcaktohet me këtë ligj apo me akte tjera nënligjore; dhe 2.2. personeli i të cilave ka kaluar me sukses verifikimin e duhur të sigurisë, dhe ka nevojë për të marrë njohuri rreth atyre informacioneve. 3. Institucioni publik që transferon informacione të klasifikuara i regjistron të gjitha dokumentet e transferuara si dhe institucionet publike që i pranojnë ato dokumente. 4. Në rast të transferimit të informacioneve të klasifikuara bashkë me bartjen e funksioneve, institucioni publik që i pranon ato konsiderohet si institucioni që i ka krijuar ato informacione. Kjo nuk vlen në rast se informacionet e klasifikuara transferohen te një institucion tjetër publik vetëm për qëllime të ruajtjes. 5. Në rast se institucioni publik që i ka krijuar ato informacione nuk ekziston më dhe nuk është bërë transferimi te ndonjë institucion trashëgues në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, institucioni publik që i posedon ato informacione të klasifikuara konsiderohet si institucioni prej nga ato e kanë origjinën. 6. Standardet e sigurisë që zbatohen për qëllime të bartjes së informacioneve të klasifikuara, përcaktohen përmes akteve nënligjore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Të gjitha institucionet publike duhet të garantojnë sigurinë fizike dhe të informacionit për informacionet e klasifikuara.
Neni 19 Siguria Fizike dhe Siguria e Informacioneve Të gjitha institucionet publike garantojnë sigurinë fizike dhe sigurinë e informacioneve lidhur me informacionet e klasifikuara në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara përmes akteve nënligjore, i cili është në përputhje me standardet relevante të përcaktuara nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe rregulloret mbi sigurinë të Bashkimit Evropian. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Authorized holders of classified information must immediately report any loss, suspected loss, breach, suspected breach, or unauthorized access to their public institution and the Agency.
Neni 20 Humbja e Informacioneve të Klasifikuara 1. Për çfarëdo humbje, humbje të dyshuar, thyerje apo thyerje të dyshuar të sigurisë së informacioneve të klasifikuara, si dhe për çfarëdo qasje aktuale apo të dyshuar të paautorizuar në informacione të klasifikuara, të gjithë bartësit e autorizuar të informacioneve të klasifikuara menjëherë i raportojnë për këtë institucionit të tyre përkatës publik si dhe Agjencisë. Autoriteti përkatës publik menjëherë i merr të gjitha masat e nevojshme për të: 1.1. hetuar rastin, 1.2. identifikuar shkakun e humbjes, 1.3. gjurmuar ndonjë hapje nga persona të paautorizuar për tu qasur në informacioneve të tilla, 1.4. larguar ndonjë efekt të dëmshëm dhe për të parandaluar humbje të mëtejme të informacioneve të klasifikuara, 1.5. iniciuar procedura disiplinore, penale dhe procedura tjera ligjore në dispozicion ndaj personave të cilët kanë shkaktuar humbjen e informacioneve të klasifikuara dhe të cilët kanë pranuar informacione të tilla pa autorizim. KREU III 10 SIGURIA E PERSONELIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Every person must protect classified information covered by this law. When leaving a public institution or ending employment or another contract, an official or contracted person must not remove classified information from the institution’s control.
Neni 21 Dispozita të Përgjithshme 1. Çdo person ka për detyrë të mbrojë informacionet e klasifikuara sipas këtij ligji, pavarësisht se si i është dhënë qasja në to apo se si e ka pranuar, apo në çfarëdo forme tjetër, ka arritur të posedojë informacione të klasifikuara. 2. Me rastin e largimit nga institucioni publik, shkëputjes së marrëdhënies së punës apo të ndonjë marrëdhënie tjetër kontraktore, zyrtarit apo personit të kontraktuar i ndalohet të largojë informacionet e klasifikuara nga kontrolli i institucionit publik. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: People may access certain classified information only if they have security clearance, need-to-know, and have signed a confidentiality declaration; restricted information can be accessed without security clearance by officials and contracted persons who need it for their duties and have signed the declaration.
Neni 22 Rregulla të Përgjithshme mbi Qasjen në Informacione të Klasifikuara 1. Një person mund të ketë qasje në informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, “SEKRET’ ose “TEPËR SEKRET” me kusht që ai person: 1.1. të ketë leje të vlefshme mbi sigurinë; 1.2. të ketë nevojë për të qenë në dijeni të këtyre informacioneve që ta kryejë misionin apo detyrën e tij/saj zyrtare; dhe 1.3. të ketë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit. 2. Vetëm Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryeministri janë të autorizuar të kenë qasje në informacionet e klasifikuara me qëllim të kryerjes së detyrave zyrtare të tyre pa i përmbushur kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, me kusht që të kenë nevojë për të qenë në dijeni të këtyre informacioneve. 3. Të gjithë personat e autorizuar për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit që dëshmon se ata 3.1. kanë qasje dhe shfrytëzojnë informacionet e klasifikuara vetëm me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre zyrtare, 3.2. i njohin dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit tjetër relevant që ka të bëjë me qasjen në informacione dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara si dhe sanksionet përkatëse ligjore për mosrespektimin e tyre, 3.3. do të përdorin informacionet e klasifikuara që i kanë në posedim strikt në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe çdo legjislacioni tjetër relevant. 3.4. Nuk do të publikojnë informacionet e klasifikuara që i kanë në posedim si dhe ndonjë njohuri tjetër që kanë lidhur me ato informacione gjatë dhe pas periudhës sa të jenë në detyrë para ndonjë personi të paautorizuar. 4. Qasja në informacionin e klasifikuar si “E KUFIZUAR” i lejohet pa leje të sigurisë të gjithë zyrtarëve dhe personave të kontraktuar të cilët 4.1. kanë nevojë që të jenë në dijeni të këtyre informacioneve që të kryejnë misionin apo detyrën e tyre zyrtare; dhe 4.2. kanë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni . 11 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The head of a public institution must ensure security conditions are met for access to classified information, and public institutions must not allow access when security clearance has been refused.
Neni 23 Kërkesa për Qasje në Informacione të Klasifikuara 1. Drejtuesi i institucionit publik, ku krijohen, përpunohen, ruhen, pranohen apo transmetohen informacionet e klasifikuara, ka për detyrë që të sigurohet se të gjithë personat që kanë qasje në informacione të klasifikuara t’i përmbushin kushtet e përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji sipas të cilave lejohet qasja në informacione të klasifikuara. 2. Drejtuesi i institucionit publik i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, ka për detyrë që të sigurohet se janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga institucioni publik, siç kërkohet me këtë ligj dhe me çdo akt nënligjor që lejon apo ndalon qasjen ndaj informacioneve të klasifikuara në pajtim me këtë ligj. 3. Çdo institucion publik respekton vendimin e autoritetit verifikues dhe nuk lejon qasje në informacione të klasifikuara një personi të cilit i është refuzuar certifikata e sigurisë. 4. Drejtuesi i institucionit publik, gjersa mbanë përgjegjësi përfundimtare, mund t’ia delegojë përgjegjësinë për të marrë vendim për lejimin e qasjes së informacione të klasifikuara dhe për administrimin e informacioneve të klasifikuara sipas këtij ligji një zyrtari të lartë të institucionit publik i cili e ka verifikimin e nevojshëm të sigurisë dhe ka kualifikimin dhe përvojën adekuate për të ushtruar përgjegjësinë e deleguar. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Kosovo Intelligence Agency is the verifying authority for security verification procedures, must set up a special verification department, and requests for verification must be submitted in writing by the relevant public institution leader with the classification level specified.
Neni 24 Autoriteti Verifikues 1. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është Autoriteti Verifikues që ka përgjegjësi për të zhvilluar procedura të verifikimit të sigurisë, siç është përcaktuar me këtë ligj, për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës dhe kontraktuesve të tyre. 2. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë themelon një departament të veçantë verifikimi që është ekskluzivisht përgjegjës për të zbatuar procedurat e verifikimit të sigurisë. Departamenti i Verifikimit të Sigurisë dhe të gjithë të punësuarit dhe personeli i angazhuar në të duhet të jetë politikisht i paanshëm, profesional, pa paragjykime në gjykimin e tyre dhe të veprojnë vetëm në pajtim me ligjin dhe që nuk marrin udhëzime nga ndonjë person apo institucion. 3. Kërkesat për të kryer procedura verifikimi i paraqiten udhëheqësit të Departamentit të Verifikimit të Sigurisë me shkrim nga drejtuesi përkatës i institucionit publik, duke specifikuar nivelin e klasifikimit për të cilin kërkohet verifikimi i sigurisë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Verifying Authority issues a security permit only to a person found to be an acceptable security risk, and public institutions must follow that decision.
Neni 25 Leja e Sigurisë 1. Autoriteti Verifikues ia lëshon lejen mbi sigurinë vetëm atij personi, i cili pas kryerjes të një procedure të verifikimit të sigurisë në pajtim me këtë ligj është përcaktuar si rrezik i pranueshëm për sigurinë. 2. Leja e sigurisë tregon qartë nivelin e informacionit të klasifikuar, në të cilën personi që e ka kaluar procedurën e verifikimit të sigurisë mund të ketë qasje. Leje e sigurisë për një nivel të caktuar të klasifikimit i jep bartësit qasje edhe në informacionet me nivel më të ulët të klasifikimit. 3. Çdo institucion publik i bindet vendimit të Autoritetit Verifikues dhe nuk i jep qasje në informacione të klasifikuara një personi të cilit i është refuzuar leja e sigurisë. 12 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A person is treated as an unacceptable security risk if clear indicators show disloyalty, susceptibility to manipulation or blackmail, or behavior that raises doubts about responsibility, reliability, or ability to protect classified information.
Neni 26 Rreziku i Papranueshëm për Sigurinë 1. Një person përbën rrezik të papranueshëm për sigurinë nëse ekzistojnë tregues të qartë se ai/ajo 1.1. nuk është lojal ndaj Republikës së Kosovës dhe rendit dhe vlerave të saj kushtetuese; 1.2. ka preferenca ose mund të manipulohet, nxitet ose shantazhohet për të ndihmuar një grup, ndonjë person, organizatë ose qeveri të huaj në mënyrë të dëmshme për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës; ose 1.3. sillet në një mënyrë që tregon personalitet me çrregullime emocionale apo mendore, mungesë gjykimi ose dëshire, mos-sinqeriteti, vet-kontrolli ose mungesë të vullnetit për t’iu bindur rregullave në mënyrë që ngritë dyshime rreth përgjegjshmërisë së atij personi, besueshmërisë dhe aftësisë për t’i mbrojtur informacionet e klasifikuara. 2. Një person mund të konsiderohet si rrezik i papranueshëm për sigurinë nëse bashkëshorti/ja i/e tij/saj e përmbushë një ose më shumë nga kriteret e paraqitura në nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të këtij neni. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Rregullat për verifikimin e sigurisë kërkojnë pëlqim me shkrim, vendosin që pjesëmarrja të refuzohet me pasojë rreziku të papranueshëm, dhe kërkojnë që personi të jetë të paktën 18 vjeç.
Neni 27 Rregulla të Përgjithshme mbi Procedurat e Verifikimit të Sigurisë 1. Qëllimi i procedurës së verifikimit të sigurisë është që të zbulojë nëse një person paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë siç është përcaktuar në nenin 26 të këtij ligji. 2. Refuzimi për të marrë pjesë në procedurën e verifikimit të sigurisë automatikisht përbën rrezik të papranueshëm për sigurinë. 3. Kur të zhvillohet procedura e verifikimit të sigurisë dhe kur të vendoset nëse një person përbën rrezik të papranueshëm për sigurinë, autoriteti verifikues i kushton vëmendjen e duhur atij personi në tërësi dhe i vlerëson informacionet mbi sjelljen e atij personi sipas këtyre faktorëve: 3.1. natyrës, masës, dhe seriozitetit të sjelljes; 3.2. rrethanat që e përcjellin atë sjellje; 3.3. shpeshtësinë dhe rastet e fundit të asaj sjelljeje; 3.4. moshën dhe pjekurinë e personit në kohën e asaj sjelljeje; 3.5. deri në ç’masë ka qenë e vullnetshme pjesëmarrja në këtë sjellje; 3.6. prania apo mungesa e rehabilitimit dhe ndryshimeve tjera të sjelljeve të përhershme; 3.7. motivimi për atë sjellje; 3.8. potenciali për presion, detyrim, shfrytëzimit ose kërcënimit; dhe 3.9. mundësinë e vazhdimit apo shfaqjes së sërishme të kësaj sjellje. 4. Çdo dyshim, për sa i përket një personi që i nënshtrohet verifikimit, zgjidhet në dobi të interesave të sigurisë së Kosovës. 5. Çdo procedurë e verifikimit të sigurisë zhvillohet me pajtimin e personit përkatës, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me ligj. Pajtimi jepet me shkrim por jo në formë elektronike. Personat që i 13 nënshtrohen procedurave të verifikimit të sigurisë duhet të jenë tetëmbëdhjetë (18) vjeç apo më të vjetër. 6. Procedura e verifikimit të sigurisë së bashkëshortit/es, siç mund të kërkohet nga paragrafi 3 i nenit 32 të këtij ligji, zhvillohet vetëm me pajtimin e bashkëshortit/es. Paragrafi 5. i këtij neni zbatohet përshtatshmërish. Refuzimi i bashkëshortit/es për të marrë pjesë në procedurën e verifikimit të sigurisë mund të rezultojë me mosdhënie të lejes së sigurisë. 7. Mos marrja e lejes së sigurisë rezulton me transferimin e personit zyrtarit në një pozitë tjetër të baras vlefshme për të cilën nuk nevojitet verifikimi i sigurisë. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë mos marrja e lejes së sigurisë rezulton në largim nga puna apo me përfundim të kontratës mbi vepër ose shërbime në raport me autoritetin publik nëse posedimi i lejes së vlefshme të sigurisë është kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A person under security verification has the right to be heard before a decision, may be assisted by an authorized person, and may appeal a written denial within 15 days.
Neni 28 Të Drejtat e Personit që i Nënshtrohet Verifikimit të Sigurisë 1. Në rast se procedura e verifikimit të sigurisë jep arsye të besohet që personi paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë, atij personi i jepet rasti të dëgjohet para se të merret vendimi. Ai person mund të ndihmohet nga një person i autorizuar gjatë dëgjimit të tillë. 2. Procedura dëgjimore zhvillohet në atë mënyrë që t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e privatësisë legjitime të atij personi. 3. Procedurë dëgjimore nuk mbahet nëse mbajtja e një dëgjimi të tillë do të ishte e dëmshme për interesat legjitime politike apo të sigurisë së Republikës së Kosovës. 4. Një personi të konsideruar si rrezik të papranueshëm për sigurinë i lëshohet vendim me shkrim i cili ia mohon lëshimin e lejes së sigurisë. Ai person mund të paraqesë ankesë ndaj një vendimi të tillë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur ai/ajo është njoftuar për vendimin. Ankesa paraqitet dhe përpunohet në pajtim me Ligjin mbi Procedurën Administrative dhe nuk ka efekt suspenziv. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: People subject to security verification must complete a security questionnaire and sign a declaration allowing the Verifying Authority to access certain private data for verification.
Neni 29 Pyetësori i Sigurisë 1. Të gjithë personat që i nënshtrohen verifikimit të sigurisë plotësojnë një pyetësor të verifikimit të sigurisë që në minimum përmban këto të dhëna: 1.1. emrin, mbiemrin, përfshirë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm; 1.2. data dhe vendi i lindjes; 1.3. shtetësia, përfshirë atë të mëparshmen dhe shtetësitë tjera; 1.4. statusi civil; 1.5. vendbanimi brenda dhe jashtë Kosovës; 1.6. profesioni aktual; 1.7. të dhënat e kontaktit të punëdhënësit dhe punëdhënësve të mëparshëm; 1.8. numri i fëmijëve; 1.9. emri, mbiemri, vendi dhe data e lindjes, shtetësia dhe vendi i banimit të personave që jetojnë në bashkësinë familjare; 14 1.10. emri, mbiemri, vendi dhe data e lindjes, shtetësia dhe vendi i banimit të prindërve, njerkëve, prindërve birësues apo kujdestarëve; 1.11. arsimimi dhe historiku i punësimit; 1.12. shërbimi ushtarak; 1.13. të gjitha dokumentet e identifikimit dhe dokumentet e udhëtimit si dhe numrat e tyre; 1.14. informata rreth falimentimit apo procedurave të likuidimit ose zbatimit të masave ekzekutive që janë marrë në dhjetë (10) vjetët e fundit; 1.15. informacione mbi gjendjen aktuale financiare, përfshirë borxhet dhe obligimet tjera financiare; 1.16. kontaktet me shërbimet e jashtme të zbulimit, mediumet vendore dhe të jashtme dhe partitë politike; 1.17. kontaktet me organizatat që veprojnë në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës; 1.18. të dhëna mbi vepra penale, kundërvajtje dhe procedura penale në zhvillim e sipër; 1.19. masat e ndërmarra disiplinore; 1.20. përdorimi i alkoolit dhe drogës; 1.21. çrregullimet mendore apo emocionale, si dhe gjendja shëndetësore aktuale; 1.22. informacione mbi të afërmit e familjes jashtë shtetit apo lidhjet tjera me shtetet e huaja; 1.23. verifikimet e mëparshme të sigurisë; 1.24. dy referenca. 2. Pyetësori përmban një deklaratë që duhet nënshkruar nga personi që i nënshtrohet verifikimit të sigurisë që e autorizon Autoritetin Verifikues për tu qasur në të dhënat private të cilat i mbajnë institucionet financiare, shëndetësore dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me këtë person me qëllim të verifikimit të informatave të paraqitura në pyetësorin e sigurisë. Paragrafi 2 i nenit 27 të këtij ligji zbatohet përshtatshmërish në rast se personi refuzon të nënshkruajë një deklaratë të tillë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë vendos një procedurë të thjeshtë verifikimi sigurie për personat që duhet të kenë qasje në informacione të klasifikuara “KONFIDENCIALE”.
Neni 30 Procedura e Thjeshtë e Verifikimit të Sigurisë 1. Procedura e thjeshtë e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje në informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE”. 2. Autoriteti verifikues verifikon nëse informacionet e dhëna në pyetësorin e sigurisë janë të plota dhe të sakta. Për këtë qëllim, autoriteti verifikues inspekton regjistrat e statusit civil, dosjet mbi veprat penale dhe çfarëdo regjistri apo bazë të të dhënave tjetër zyrtare kombëtare apo ndërkombëtare. 3. Procedura e thjeshtë e verifikimit të sigurisë përfundon brenda tre (3) muajve nga dita e fillimit të kësaj procedure. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article applies the extended security verification procedure to persons who need access to classified information no higher than “SEKRET”.
Neni 31 15 Procedura e Zgjatur e Verifikimit të Sigurisë 1. Procedura e zgjatur e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje në informacione të klasifikuara të nivelit jo më të lartë se “SEKRET”. 2. Me qëllim të zhvillimit të procedurës së zgjatur të verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues merr të gjitha veprimet për të cilat është i autorizuar në pajtim me paragrafin 2. të nenit 30 të këtij ligji dhe përveç kësaj: 2.1. urdhëron kontrollimin shëndetësor nëse kjo konsiderohet e nevojshme për të verifikuar informacionet lidhur me përdorimin, varësive të alkoolit dhe drogës, ose ndonjë çrregullimi mendor apo emocional; 2.2. kërkon informacione nga institucionet e sigurisë të Kosovës nëse kjo konsiderohet e nevojshme për të verifikuar informacionet lidhur me kontaktet me qeveritë e huaja si dhe shërbimet e huaja të zbulimit dhe informacione të ngjashme; 2.3. hyn në bilancet e llogarive bankare dhe kërkon nga bankat dhe institucionet tjera bankare informacione lidhur me borxhet; 2.4. bën intervista me fqinjët në vendin e banimit dhe me punëdhënësit aktualë dhe të mëparshëm. 3. Procedura e zgjatur e verifikimit të sigurisë përfundon brenda gjashtë (6) muajve nga dita e fillimit të procedurës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Special security verification applies to people who must access information classified as “TEPËR SEKRET.”
Neni 32 Procedura e Veçantë e Verifikimit të Sigurisë 1. Procedura e veçantë e verifikimit të sigurisë zbatohet ndaj personave të cilët duhet të kenë qasje në informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET”. 2. Me qëllim të zhvillimit të procedurës së veçantë të verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues merr të gjitha veprimet për të cilat është i autorizuar sipas paragrafit 2 të nenit 30 dhe paragrafit 2 të nenit 31 të këtij ligji dhe kërkon nga bashkëshorti/ja të plotësojë një pyetësor të sigurisë. Përveç kësaj, ai zhvillon intervista me personin që i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, me bashkëshortin/en dhe personat e paraqitur në listë si referencë. 3. Procedura e veçantë e verifikimit të sigurisë përfundon brenda nëntë muajsh nga dita e fillimit të procedurës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The verifying authority may extend a security verification deadline by up to 3 months if it cannot collect and process all required information in time.
Neni 33 Zgjatja e Afatit Kohor për Verifikime të Sigurisë Në rast se Autoriteti Verifikues nuk ka mundësi të mbledhë dhe përpunojë të gjitha informacionet e kërkuara që të kryhet verifikimi i sigurisë brenda afateve kohore të përcaktuara në nenet 30, 31, dhe 32 të këtij ligji me vendim me shkrim që i dërgohet personit që i nënshtrohet verifikimit të sigurisë autoriteti verifikues mund të zgjasë afatin kohor për një periudhë jo më të gjatë se tre (3) muaj. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The verification authority may cooperate during security verification and must follow relevant data protection law; other public institutions must assist when requested.
Neni 34 Bashkëpunimi Gjatë Verifikimit të Sigurisë 1. Gjatë zhvillimit të procedurës së verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues mund të bashkëpunojë me agjencitë e qeverive të huaja apo organizatat qeveritare ndërkombëtare që kanë përgjegjësi për verifikimin e sigurisë siç mund të jetë e përcaktuar me traktatet ndërkombëtare, në të cilat Republika e 16 Kosovës është palë nënshkruese, apo me instrumentet tjera relevante ndërkombëtare të detyrueshme. Në këtë rast, autoriteti verifikues respekton legjislacionin relevant mbi mbrojtjen e të dhënave. 2. Gjatë zhvillimit të procedurës së verifikimit të sigurisë, autoriteti verifikues mund të bashkëpunojë me institucionet tjera publike sipas nevojës. Institucionet tjera publike japin ndihmë sipas kërkesës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Personat me leje sigurie duhet të ri-verifikohen rregullisht; autoriteti verifikues ose drejtuesi i institucionit publik mund të kërkojë verifikim të ri edhe para afatit kur ka arsye për dyshim.
Neni 35 Përsëritja e Verifikimit të Sigurisë 1. Personat të cilëve u është lëshuar leja e sigurisë i nënshtrohen një verifikimi të ri të sigurisë në intervalet e rregullta si në vijim: 1.1. çdo dhjetë (10) vjet për personat me le të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE”; dhe 1.2. çdo pesë (5) vjet për personat me leje të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacionet e klasifikuara si “SEKRET” ose “TEPËR SEKRET”. 2. Autoriteti Verifikues apo drejtuesi i institucionit publik, ku personi i verifikuar është i punësuar, mund t’i kërkojë këtij personi që t’i nënshtrohet një procedure të re të verifikimit të sigurisë madje edhe para skadimit të vlefshmërisë së lejes së sigurisë nëse ai/ajo ka indikacione që kanë ndodhur ngjarje apo janë paraqitur rrethana që ngrisin dyshim nëse personi i verifikuar ende përbën rrezik të pranueshëm për sigurinë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Verification Authority may revoke a security clearance before it expires, and may suspend it while a security verification procedure is ongoing.
Neni 36 Revokimi i Lejes së Sigurisë 1. Autoriteti Verifikues e revokon lejen e sigurisë para skadimit të vlefshmërisë së tij nëse: 1.1. një procedurë e re e verifikimit të sigurisë ka rezultuar në vendimin se personi që i është nënshtruar verifikimit nuk përbën më rrezik të pranueshëm për sigurinë; 1.2. personi që i është nënshtruar verifikimit ka dhënë dorëheqje apo është transferuar në një detyrë apo mision të ri ku ai/ajo nuk ka nevojë të ketë qasje në informacione të klasifikuara; 1.3. personi që i është nënshtruar verifikimit është gjetur fajtor për vepër penale apo masë disiplinore, e cila është aq serioze sa që ai person duhet konsideruar rrezik i papranueshëm për sigurinë. 2. Në rast të fillimit të një procedure të verifikimit të sigurisë në pajtim me paragrafin 2. të nenit 35 të këtij ligji, Autoriteti Verifikues mund të pezullojë vlefshmërinë e lejes së sigurisë deri në përfundimin e procedurës së verifikimit të sigurisë. 3. Revokimi i lejes së sigurisë rezulton me largimin nga puna të personit apo me përfundimin e kontratës mbi vepër apo shërbime me autoritetin publik përkatës nëse posedimi i lejes së vlefshme të sigurisë është kërkesë e domosdoshme për punësimin apo shërbimin përkatës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Në raste përjashtimore, drejtuesi i institucionit publik mund të japë qasje të përkohshme në informacione të klasifikuara, me njoftim paraprak dhe kushte të caktuara; qasja nuk lejohet për “TEPËR SEKRET”.
Neni 37 Qasja e Përkohshme në informacionet e Klasifikuara 1. Në rastet që përbëjnë përjashtim, kur ekziston nevojë detyruese zyrtare për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara, drejtuesi i institucionit publik mund t’i japë leje një personi i cili nuk e ka 17 verifikimin e sigurisë që kërkohet për qasje në nivelin e klasifikimit të informacionit, pasi që t’i ketë dhënë autoritetit verifikues njoftim paraprak me kusht që: 1.1. personi të ketë leje të vlefshme të sigurisë mirëpo jo për nivelin e klasifikimit për të cilin kërkohet qasja; 1.2. autoriteti verifikues të mos kundërshtojë me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i njoftimit. 2. Leja për qasje të përkohshme në informacione të klasifikuara është e vlefshme për periudhë të pa ripërtërishme që nuk tejkalon gjashtë muaj. 3. Nuk lejohet qasje e përkohshme në informacionet e klasifikuara si “TEPËR SEKRET”. 4. Drejtuesi i institucionit publik mbanë shënim mbi emrin, mbiemrin, titullin dhe rangun e të gjithë personave të cilëve u është dhënë leje për qasje të përkohshme në informacione të klasifikuara, përfshirë dokumentet që ata kanë inspektuar apo shfrytëzuar dhe për këtë menjëherë e informon Autoritetin Verifikues. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Në urgjencë ose gjatë operacioneve të jashtëzakonshme, drejtuesi i institucionit publik mund të lejojë me shkrim qasje në informacione të klasifikuara për persona pa verifikim sigurie, nëse ka nevojë zyrtare dhe nuk ka dyshime të arsyeshme për ta.
Neni 38 Qasja Urgjente në Informatat e Klasifikuara 1. Në gjendje urgjence ose gjatë operacioneve të jashtëzakonshme, drejtuesi i institucionit publik mund t’u lejojë me shkrim qasje në informacione të klasifikuara personave të cilët nuk kanë verifikim të sigurisë me kusht që 1.1. të ekzistojë nevojë absolutisht zyrtare që ai person të ketë qasje në informacione të klasifikuara; 1.2. të mos ketë dyshime të arsyeshme rreth lojalitetit, besnikërisë dhe përgjegjshmërisë së atij personi. 2. Drejtuesi i institucionit publik mbanë shënim mbi emrin, mbiemrin, titullin dhe rangun e të gjithë personave të cilëve u është dhënë leje për qasje të përkohshme ndaj informacioneve të klasifikuara, përfshirë dokumentet që ata kanë inspektuar apo shfrytëzuar dhe për këtë menjëherë e informon Autoritetin Verifikues. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The head of a public institution must ensure that officials or contracted persons attending a meeting or conference involving classified information have the proper security clearance and are authorized to attend.
Neni 39 Takimet dhe konferencat Drejtuesi i institucionit publik garanton që të gjithë zyrtarët ose personat e kontraktuar që marrin pjesë në një mbledhje apo konferencë ku paraqiten apo shpërndahen informacionet e klasifikuara, të kenë verifikimin e duhur të sigurisë dhe të jenë të autorizuar për të marrë pjesë në një mbledhje apo konferencë të tillë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The head of each public institution must create and regularly update a security register, and the Verification Authority must keep a central register of authorized persons.
Neni 40 Regjistri i sigurisë 1. Çdo drejtues i një institucioni publik krijon dhe përditëson rregullisht një regjistër të sigurisë, i cili përmban informacione rreth emrit, mbiemrit, pozitës dhe rangut të personave të autorizuar për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara që mbahen në institucionin publik përkatës. 2. Autoriteti Verifikues mbanë një regjistër qendror të emrit, mbiemrit, pozitës dhe rangut të të gjithë personave në Kosovë të autorizuar për të pasur qasje në informacionet e klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, “SEKRET” apo “TEPËR SEKRET”. 18 KREU IV MBROJTJA E DOSJEVE DHE TË DHËNAVE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Verification Authority must keep the security file and classify/protect it as needed. The head of the public institution and the verified person must immediately report new developments that could change the security questionnaire information or affect the security verification.
Neni 41 Dosja e Sigurisë 1. Leja e sigurisë, pyetësori i plotësuar i sigurisë dhe të gjitha dokumentet dhe materialet tjera relevante që kanë të bëjnë me verifikimin e sigurisë, mbahen nga Autoriteti Verifikues në dosjen e sigurisë. 2. Përveç të dhënave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, dosja e sigurisë përmban edhe informacione mbi ndryshimet e mëvonshme lidhur me informacionet e paraqitura në pyetësorin e sigurisë. 3. Drejtuesi i institucionit publik dhe personi i verifikuar kanë detyrë që ta informojnë menjëherë Autoritetin Verifikues për çdo zhvillim, ngjarje apo rrethanë të re që mund të rezultojnë në ndryshimin e informacioneve të dhëna në pyetësorin e sigurisë apo që në një mënyrë tjetër mund të ndikojnë negativisht në verifikimin e sigurisë të personit përkatës. 4. Autoriteti Verifikues klasifikon dhe mbanë dosjen e sigurisë në mënyrë që i jep dosjes së sigurisë nivelin e klasifikimit dhe të mbrojtjes të cilin Autoriteti Verifikues e konsideron të nevojshëm për t’i ruajtur interesat e sigurisë të Kosovës. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The security file is deleted 10 years after the verified person’s valid security clearance expires, unless the person agrees to a longer retention period or a longer period is in the interest of the Republic of Kosovo.
Neni 42 Fshirja e Dosjes së Sigurisë Dosja e sigurisë fshihet dhjetë vjet pas ditës kur personit që i është nënshtruar verifikimit i ka skaduar leja e vlefshme e sigurisë, përveç nëse personi i verifikuar pajtohet me një periudhë më të gjatë kohore apo nëse një periudhë më e gjatë kohore e mbajtjes së dosjes është në interes të Republikës së Kosovës. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Autoriteti Verifikues may process verified-person personal data in the security file only for its legal functions, and it generally must not transfer such data to other public institutions except for specified public-interest purposes. Receiving public institutions and law-enforcement agencies may use the data only under strict necessity and purpose limits.
Neni 43 Përpunimi i të Dhënave 1. Autoriteti Verifikues mund të përpunojë të dhënat personale të personit të verifikuar që gjenden në dosjen e sigurisë vetëm me qëllim të ushtrimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara me këtë ligj. 2. Autoriteti Verifikues nuk ia transferon institucioneve tjera publike të dhënat personale që gjenden në dosjen e sigurisë, përveç nëse ekziston një interes publik me prioritet pa i rrezikuar interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe vetëm për nevojat e: 2.1. veprimtarive lidhur me zbatimin e ligjit; 2.2. veprimtarive lidhur me zbulimin; 2.3. hetimet parlamentare. 3. Institucioni publik që i pranon të dhënat e tilla mund ti shfrytëzojë dhe përpunojë ato vetëm nëse kjo është absolutisht e nevojshme dhe për qëllime të specifikuara në paragrafin 2. të këtij neni dhe duhet ti sigurojë mbrojtje nga publikimi i paautorizuar që kërkohet për nivelin përkatës të klasifikimit. 4. Agjencitë e zbatimit të ligjit mund ti shfrytëzojnë dhe përpunojnë të dhënat të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni për nevojat e ndjekjes penale vetëm si mjetin e fundit kur të dhënat e tilla 19 nuk mund të mblidhen në forma tjera apo nëse ndjekja penale do të pengohej seriozisht në mungesë të qasjes në të dhënat e tilla. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Personi që po ose ka qenë nën verifikim ka të drejtë të informohet për të dhënat personale të mbledhura e të ruajtura; autoriteti verifikues duhet t’i japë këto informacione pas kërkesës me shkrim, por mund ta refuzojë në disa raste të sigurisë ose konfidencialitetit.
Neni 44 Informacionet mbi të Dhënat Personale 1. Personi i cili më parë apo aktualisht i nënshtrohet verifikimit ka të drejtë që të informohet nga autoriteti verifikues për të gjitha të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura gjatë procedurës së verifikimit të sigurisë. Informacionet mbi të dhënat e tilla personale jepen nga autoriteti verifikues në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur nga personi i verifikuar. 2. Autoriteti verifikues e refuzon kërkesën nëse 2.1. publikimi i informacionit të kërkuar do të dëmtonte sigurinë publike apo interesat e sigurisë të Republikës të Kosovës; ose 2.2. informacioni duhet të mbahet konfidencial në mënyrë që të mbrohen të drejtat legjitime dhe interesat e personit të tretë apo burime të inteligjencës. 3. Në rast të refuzimit të kërkesës, personi që e kërkon informacionin mund të paraqesë kërkesë për rishikim administrativ pranë autoritetit verifikues në pajtim me Ligjin mbi Procedurën Administrative. KREU V SIGURIA INDUSTRIALE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Some commercial-company owners, managers, employees, and subcontractors may access classified information only if they have a valid security clearance from the Verifying Authority and need to know it.
Neni 45 Dispozitat e Përgjithshme mbi Qasjen në Informacione të Klasifikuara 1. Pronarët, menaxhuesit dhe punonjësit e shoqërive tregtare dhe nën-kontraktuesit e tyre, të cilët janë të ftuar për të bërë ofertë, për të negociuar apo përmbushur një kontratë të klasifikuar apo që në një formë tjetër mund të ju jepet qasje në informacione të klasifikuara, kanë qasje në informacione të tilla të klasifikuara me kusht që të kenë leje të vlefshme të sigurisë të lëshuar nga Autoriteti Verifikues dhe që të kenë nevojë që të jenë në dijeni për këto informacione. 2. Informacioni i klasifikuar i jepet një shoqërie tregtare vetëm me pëlqimin e institucionit publik nga i cili e ka origjinën ky informacion. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Tregtarët dhe nën-kontraktuesit me qasje të ligjshme në informacione të klasifikuara duhet të sigurojnë që objektet e tyre të përmbushin standardet e sigurisë. Autoriteti Verifikues mund t’i inspektojë dhe, nëse standardet nuk përmbushen, ta ndalojë qasjen në informacione të klasifikuara.
Neni 46 Siguria e Objekteve Afariste 1. Shoqëritë tregtare dhe nën-kontraktuesit e tyre, pronarëve, menaxhuesve apo punonjësve të të cilëve u është dhënë në mënyrë të ligjshme qasje në informacione të klasifikuara garantojnë që objektet e tyre afariste, ku përdoren informacionet e tilla, i përmbushin standardet e sigurisë siç është përcaktuar me këtë ligj dhe me aktet nënligjore. Autoriteti Verifikues i inspekton objektet e tilla dhe e ndalon qasjen në informacione të klasifikuara nëse objektet afariste nuk i përmbushin standardet e sigurisë të përcaktuara në këtë ligj dhe me aktet nënligjore përkatëse. 2. Autoriteti Verifikues, kohë pas kohe dhe pa njoftim paraprak inspekton objektet e shoqërive tregtare të cilat kanë qasje në informacione të klasifikuara. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Nëse një shoqëri tregtare nuk respekton standardet e sigurisë, negociatat ose kontrata mund të ndërpriten menjëherë pa kompensim për dëmin ose fitimin e humbur; institucionit publik i mbetet e drejta të kërkojë kompensim për dëmin e shkaktuar.
Neni 47 Përfundimi i Negociatave apo Kontratave 20 1. Mosrespektimi i standardeve të sigurisë nga ana e një shoqërie tregtare është arsye që menjëherë të ndërpriten negociatat apo të shkëputet kontrata ekzistuese pa obligim kompensimi të çfarëdo dëmi apo fitimi të humbur të shoqërisë tregtare përkatëse. 2. Paragrafi 1 i nenit 46 të këtij ligji, nuk cenon kërkesat e institucionit publik ndaj shoqërisë tregtare përkatëse për kompensim të dëmit të shkaktuar nga ndërprerja e negociatave apo shkëputjes së kontratës. 3. Paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht nëse një pronar, menaxhues apo punonjës i shoqërisë tregtare përkatëse, i cili ka apo duhet të ketë qasje në informacione të klasifikuara, nuk posedon lejen e vlefshme të sigurisë për nivelin përkatës së klasifikimit. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Autoriteti Verifikues duhet të mbajë dosje të sigurisë për çdo pronar, menaxhues ose punonjës me qasje të ligjshme në informacione të klasifikuara.
Neni 48 Dosja e Sigurisë dhe Mbrojtja e të Dhënave Autoriteti Verifikues ka për detyrë që të mbajë dosje të sigurisë për çdo pronar, menaxhues apo punonjës i cili ka qasje të ligjshme në informacione të klasifikuara. Dispozitat e Kapitullit IV zbatohen përshtatshmërisht ndaj të dhënave personale të pronarëve, menaxhuesve apo punonjësve të tillë. KREU VI ADMINISTRIMI I SISTEMIT TË KLASIFIKIMIT DHE VERIFIKIMIT TË SIGURISË - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Kosovo Intelligence Agency has several responsibilities for classified information security, including security vetting, monitoring, guidance, standards, cooperation, and training.
Neni 49 Përgjegjësitë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në fushën e Klasifikimit të Informacioneve dhe Verifikimit të Sigurisë 1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Agjencia ka funksionet dhe përgjegjësitë vijuese: 1.1. kryen procedurat e verifikimit të sigurisë dhe funksionet e tjera të përcaktuara me këtë ligj; 1.2. monitoron dhe koordinon zhvillimet në fushën e ruajtjes së informacioneve të klasifikuara; 1.3. propozon marrjen e masave, përfshirë përgatitjen e politikave dhe legjislacionit për të përmirësuar mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara; 1.4. përgatit aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji për miratim nga Qeveria e Kosovës 1.5. nxjerr udhëzime dhe instruksione me qëllim të zbatimit të çështjeve administrative dhe teknike të këtij ligji; 1.6. siguron zhvillimin dhe zbatimin e standardeve fizike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara; 1.7. mbikëqyrë zbatimin e traktateve apo instrumenteve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe propozon marrjen e masave lidhur me këtë; 1.8. bashkëpunon dhe koordinon me institucionet përkatëse në shtetet tjera dhe organizata ndërkombëtare në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara; 1.9. jep trajnime dhe ngritë kapacitete rregullisht në fushën e mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara. 21 KREU VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This article makes unauthorized publication of classified information a criminal offence and sets prison terms based on the classification level.
Neni 50 Sanksionet Penale 1. Personi i cili pa autorizim publikon informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si ”KONFIDENCIALE” dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej një deri pesë (5) vite. 2. Personi i cili publikon pa autorizim informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si “SEKRET”, dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej tri deri dhjetë vite. 3. Personi i cili publikon pa autorizim informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si “TEPËR SEKRET”, dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej pesë (5) deri dymbëdhjetë (12) vite. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Government must adopt secondary legislation to implement this law within one year of the law taking effect.
Neni 51 Aktet nënligjore Qeveria miraton aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda një (1) viti nga hyrja e tij në fuqi - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 52 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-178 1 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-035-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-178 PËR KLASIFIKIMIN E INFORMACIONEVE DHE VERIFIKIMIN E SIGURISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in