LIGJI NR. 03/L-179 PËR KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (Aktgjykimi nr. KO157/18, Publikuar: 01.04.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
The Assembly of Kosovo adopts a law on the Red Cross of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-179
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Assembly of Kosovo adopts a law on the Red Cross of the Republic of Kosovo. This provision says the law regulates the status, activities, and financial resources of the Kosovo Red Cross. The Red Cross of Kosovo operates as a humanitarian, voluntary, non-profit organization throughout Kosovo and assists local authorities on humanitarian matters. This article defines several terms used in the law, including the International Red Cross and Red Crescent Movement, Associations, the International Committee of the Red Cross, the International Federation, and the Fundamental Principles. Institucionet qeveritare duhet të respektojnë, në çdo kohë dhe rrethanë, zbatimin e Parimeve Themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-179 PËR KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (Aktgjykimi nr. KO157/18, Publikuar: 01.04.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo adopts a law on the Red Cross of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010 LIGJI Nr. 03/L-179 PËR KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the status, activities, and financial resources of the Kosovo Red Cross.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon statusin, veprimtarinë dhe burimet financiare të Kryqit të Kuq të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Red Cross of Kosovo operates as a humanitarian, voluntary, non-profit organization throughout Kosovo and assists local authorities on humanitarian matters.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Kryqi i kuq i Kosovës është e vetmja Shoqatë Kombëtare e Kryqit të Kuq në Kosovë, e cila e zhvillon aktivitetin e vet humanitar, vullnetar, jofitimprurës në tërë territorin e Kosovës. 2. Kryqi i Kuq i Kosovës është ndihmëse e autoriteteve vendore për çështje humanitare në mbarë vendin dhe si i tillë gëzon përkrahjen e Institucioneve Qeveritare. 3. Kryqi i Kuq i Kosovës, në kohë paqeje dhe lufte ushtron veprimtari në bazë të Konventave të Gjenevës të 12 Gushtit 1949, Protokolleve Shtesë të viteve 1977 dhe 2005, Statutit të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Statutit të Kryqit të Kuq të Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including the International Red Cross and Red Crescent Movement, Associations, the International Committee of the Red Cross, the International Federation, and the Fundamental Principles.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe - Lëvizje botërore e përbërë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Shoqatat Kombëtare dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 1.2. Shoqatat - mekanizma ndihmëse të autoriteteve publike vendore në sferën humanitare dhe ofrojnë një numër shërbimesh, përfshirë ndihmën në raste fatkeqësish, programet sociale dhe ato të shëndetit. 1.3. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq - organizatë e paanshme, neutrale dhe e pavarur, misioni humanitar i së cilës është ta mbrojë jetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës, të trazirave të brendshme dhe t'u ofrojë atyre ndihmë. 2 1.4. Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe - organizata me e madhe humanitare në botë. Misioni i saj është të përmirësoj jetën e njerëzve në nevojë duke mobilizuar fuqinë e humanitetit. Federata ofron ndihmë viktimave të fatkeqësive dhe kombinon këtë aktivitet me fuqizimin e kapaciteteve të Shoqatave Kombëtare që janë anëtare të saj. 1.5. Parimet Themelore - Parime të Lëvizjes të definuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të cilat janë: Humanizmi, Paanësia, Neutraliteti, Pavarësia, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Institucionet qeveritare duhet të respektojnë, në çdo kohë dhe rrethanë, zbatimin e Parimeve Themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Neni 4 Zbatimi i Parimeve Themelore 1. Kryqi i Kuq i Kosovës përmbush misionin e vet në bazë të Parimeve Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 2. Institucionet Qeveritare në çdo kohë dhe rrethanë duhet të respektojnë zbatimin e Parimeve Themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Kryqi i Kuq i Kosovës sipas rezolutës 55/I të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të adoptuar me 19 Nëntor 1946. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kryqi i Kuq i Kosovës must carry out humanitarian activities and act in line with the listed legal and humanitarian frameworks, including during armed conflict and emergencies.
Neni 5 Veprimtaria 1. Kryqi i Kuq i Kosovës realizon veprimtari humanitare dhe promovon njohuri mbi Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, edukimin shëndetësor të popullatës, mbrojtjen sociale, respektimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave humanitare. 2. Kryqi i Kuq i Kosovës, me veprimtari të posaçme angazhohet në situatat e fatkeqësive natyrore, ekologjike dhe fatkeqësive të tjera me përmasa të gjëra, epidemive dhe konflikteve të armatosura. 3. Kryqi i Kuq i Kosovës në rast të konfliktit të armatosur, përmbushë detyrat e veta në përputhshmëri me konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës dhe Protokolleve shtesë. 4. Kryqi i Kuq i Kosovës zhvillon veprimtari në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Statutin dhe Rregulloret e veta, traktatet Ndërkombëtare, Rezolutat e dala nga Konferenca Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe dokumenteve tjera të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 5. Kryqi i Kuq i Kosovës në çdo kohë vepron në pajtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. 6. Veprimtaria dhe organizimi i brendshëm i Kryqit të Kuq të Kosovës rregullohet me Statut të miratuar nga Kuvendi i Kryqit të Kuq të Kosovës dhe rregullore të brendshme. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article defines the Kosovo Red Cross emblem and flag, and says their use is regulated by a special law.
Neni 6 Simbolet e Kryqit të Kuq të Kosovës 1. Emblema e Kryqit të Kuq të Kosovës është kryqi i kuq me pesë katror të barabartë në sfond të bardhë. 2. Flamuri i Kryqit të Kuq është pëlhurë e bardhë në formë katërkëndëshi në mesin e të cilit është emblema e Kryqit të kuq madhësia e të cilës është në proporcion me madhësinë e flamurit. 3 3. Përdorimi i emblemës dhe emrit të Kryqit të Kuq të Kosovës rregullohet me ligj të veçantë, në pajtim me Konventat e Gjenevës të vitit 1949, Protokolleve Shtesë dhe Rregullat mbi përdorimin e emblemës nga Shoqatat Kombëtare të vitit 1991. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se Kryqi i Kuq i Kosovës ka mision të lehtësojë vuajtjet e individëve dhe bashkësive të rrezikuara përmes programeve të fokusuara, prioritare dhe të qëndrueshme, duke ndihmuar autoritetet qendrore dhe lokale.
Neni 7 Misioni i Kryqit të Kuq të Kosovës Misioni i Kryqit të Kuq i Kosovës është lehtësimi i vuajtjeve të individëve dhe bashkësive të rrezikuara përmes programeve të fokusuara, prioritare dhe të qëndrueshme si ndihmesë autoriteteve qendrore dhe lokale, në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Kryqi i Kuq i Kosovës must carry out the tasks of the International Red Cross and Red Crescent Movement and cooperate with related international humanitarian, health, and social organizations.
Neni 8 Karakteri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar 1. Kryqi i Kuq i Kosovës obligohet t'i përmbush detyrat e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe si komponentë e saj dhe si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 2. Kryqi i Kuq i Kosovës bashkëpunon dhe zhvillon marrëdhënie me komponentët e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, organizatat ndërkombëtare humanitare, shëndetësore dhe sociale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kryqi i Kuq i Kosovës bashkëpunon me shtetërorët dhe mund të kërkojë shënime e informata nga institucione të ndryshme për të kryer detyrat e veta.
Neni 9 Bashkëpunimi me institucionet vendore 1. Kryqi i Kuq i Kosovës bashkëpunon me autoritetet shtetërore të të gjitha niveleve, duke përfshirë personat fizik dhe juridik. 2. Për përmbushjen e detyrave të veta, Kryqi i Kuq i Kosovës mund të kërkoj shënime dhe informata nga institucionet e ndryshme për ndihmesë në veprimtarinë e tij sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kryqi i Kuq i Kosovës must carry out listed humanitarian, health, training, awareness, and coordination duties.
Neni 10 Detyrat 1. Kryqi i Kuq i Kosovës ka për detyrë të: 1.1. veprojë në pajtim me Konventat e Gjenevës të 12 Gushtit 1949 dhe Protokollet Shtesë për ndihmë viktimave, në konfliktet e armatosura dhe në kohë paqeje; 1.2. lehtësojë vuajtjet sociale njerëzve në nevojë përmes organizimit të aksioneve të solidaritetit në bashkëpunim me partnerët vendor dhe ndërkombëtar; 1.3. kërkojë, pranojë dhe shpërndajë ndihma humanitare të organizatave ndërkombëtare, shoqatave kombëtare të kryqit të kuq/ gjysmëhënës së kuqe dhe donatorëve tjerë për nevojat e popullatës në Republikën e Kosovës; 1.4. organizojë ndihmë humanitare për shtetet tjera në rast nevoje; 1.5. kontribuojë në mbrojtjen shëndetësore të popullatës përmes programit të shëndetësisë, promovimeve, trajnimeve në edukimin shëndetësor, të ndihmës së parë dhe projekteve të ndryshme të kësaj fushe; 1.6. trajnojë dhe certifikojë ligjëruesit për projektin e Ndihmës së Parë; 4 1.7. bëjë aftësimin dhe certifikimin e kandidatëve për Ndihmën e Parë të cilët aplikojnë për patentë shofer, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor; 1.8. organizojë aktivitete për vetëdijesimin e popullatës për dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut; 1.9. zhvillojë aktivitete në fushën e shërbimit të kërkimit sipas nenit 11 të këtij ligji; 1.10. përhapë njohuri për të drejtën ndërkombëtare humanitare, parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe; 1.11. bashkëpunojë me autoritetet publike për promovimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e emblemës, emërtimeve së kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe dhe kristalit të kuq; 1.12. bëjë njoftimin e popullatës për rrezikun nga minat dhe mjetet e pashpërthyera; 1.13. angazhojë rininë në zbatimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Kosovës; 1.14. menaxhojë me pronën dhe mjetet e Kryqit të Kuq të Kosovës; 1.15. aftësoj qytetarët për kujdes shtëpiak të të sëmurëve dhe organizojë shërbime shtëpiake. 1.16. kryejë edhe detyra tjera, sipas nevojës, në pajtim me ligjet në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The search service within the Kosovo Red Cross helps restore family links and works with related Red Cross tracing bodies.
Neni 11 Shërbimi i Kërkimit 1. Në kuadër të Kryqit të Kuq të Kosovës vepron shërbimi i kërkimit i cili: 1.1. ndihmon në rivënien e lidhjeve familjare kur njerëzit ndahen apo nuk e dinë çfarë ka ndodhur me anëtarët e tjerë të familjes, si rrjedhojë e konflikteve të armatosura, trazirave, fatkeqësive natyrore apo situatave tjera për të cilat kërkohet veprim humanitar; 1.2. mban përgjegjësinë e menaxhimit të një rrjeti kombëtar efektiv që ka për qëllim rivënien e lidhjeve familjare në përputhje me dispozitat relevante të statutit të tij, të rezolutave të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të vitit 1949; 1.3. zhvillon aktivitete për rivënien e lidhjeve familjare që përfshijnë parandalimin e zhdukjes dhe ndarjes, rivënien dhe mbajtjen e kontaktit midis anëtarëve të familjes dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur; 1.4. vepron në përputhje me praktikat e punës të shërbimit të kërkimit dhe në bashkëpunim me Agjencinë Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Kërkim dhe me shërbimet e kërkimit të shoqatave kombëtare si komponent i rrjetit mbarë botëror të lidhjeve familjare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Kosovo Red Cross organizes a set of traditional activities.
Neni 12 Aktivitetet tradicionale 1. Kryqi i Kuq i Kosovës organizon këto aktivitete tradicionale: 1.1. shënimin e 27 prillit, ditës së personave të zhdukur në Kosovë; 5 1.2. solidarizimin me ditën e fëmijëve jetim me 20 maj; 1.3. javën e Kryqit të Kuq prej 8-15 maj; 1.4. javën e luftës kundër Tuberkulozit prej 14 - 21 Shtator; dhe 1.5. solidariteti në Vepër gjatë tërë muajit Tetor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: During the stated observance periods, 3% contributions are paid for certain travel tickets, postage stamps, and sold tickets for listed events, and the Kosovo Red Cross organizes donation-collection activities.
Neni 13 1. Gjatë Javës së Kryqit të Kuq, Javës së luftës së Tuberkulozit dhe Muajit të Solidaritetit paguhen kontributet në favor të Kryqi të Kuq të Kosovës: 1.1. tre përqind (3%) nga vlera e biletës për udhëtim në komunikacionin ndërurban dhe ndërkombëtar, ajror, hekurudhor dhe rrugor; 1.2. tre përqind (3%) nga vlera nominale e pullës postare në të gjitha dërgesat përveç gazetave dhe revistave; 1.3. tre përqind (3%) nga çmimi i çdo bilete të shitur për shfaqjet kinematografike, teatrore, koncerte, festivale, panaire dhe ngjarje sportive; 1.4. gjatë kryerjes së detyrave të parapara në nenin 10, paragrafi 1.2, 1.3 dhe 1.4 dhe neni 12, Kryqi i Kuq i Kosovës organizon aktivitete për grumbullimin e dhurimeve nga popullata. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Kosovo Red Cross must secure financial resources from the listed sources, and it may not accept donations that directly come from revenues of activities conflicting with Red Cross and Red Crescent principles.
Neni 14 Burimet Financiare 1. Për realizimin e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me këtë ligj Kryqi i Kuq i Kosovës siguron mjete financiare nga: 1.1. anëtarësimi në Kryqin e Kuq të Kosovës; 1.2. veprimtaritë për realizimin e të cilave Republika e Kosovës, personat fizik dhe juridik ia besojnë Kryqit të Kuq të Kosovës; 1.3. aktivitetet tradicionale; 1.4. donacionet nga personat fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe shteteve të jashtme; 1.5. të ardhurat nga pronat dhe patundshmëritë e Kryqit te Kuq te Kosovës; 1.6. të hyrat nga realizimet e programeve të kontraktuara me marrëveshje të bashkëpunimit me ministritë përkatëse; 1.7. sigurimi i obligueshëm i automjeteve, një përqind (1%) nga bruto primi i vlerës se sigurimit të automjetit; 1.8. nga fondi i ndarë për mbështetje humanitare nga Lotaria e Kosovës, ne pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.9. Kryqi i Kuq i Kosovës nuk pranon donacione që drejtpërsëdrejti burojnë nga të ardhurat e veprimtarive që bien ndesh me parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 6 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Cash funds collected under this law must be deposited into the Kosovo Red Cross bank account.
Neni 15 Menaxhimi financiar 1. Mjetet e grumbulluara në të holla në bazë të këtij ligji, deponohen në llogarinë bankare të Kryqit të Kuq të Kosovës. 2. Mjetet deponohen më së largu në afat prej tridhjetë (30) ditësh prej ditës së inkasimit në institucionet përkatëse. 3. Të gjitha këto mjete përdoren për zhvillimin e programeve me qëllime humanitare në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must provide resources to the Kosovo Red Cross, and it may issue related subordinate acts when needed and requested.
Neni 16 Përkrahja institucionale 1. Qeveria e Republikës së Kosovës i siguron mjete Kryqit të Kuq të Kosovës, që të veprojë si ndihmëse në sferën humanitare për përmbushjen e detyrave sipas nenit 10 të këtij ligji. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nevojës dhe kërkesave nga Kryqi i Kuq i Kosovës mund të nxjerrë akte përkatëse nënligjore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Kryqi i Kuq i Kosovës is exempt from several customs, tax, fee, and postal payment obligations, but it pays communal and telephone services as a household for its own activities.
Neni 17 Lehtësimet 1. Kryqi i Kuq i Kosovës lirohet nga: 1.1. doganat, tatimet dhe taksat në mjete të cilat i realizon sipas këtij ligji, përfshirë edhe mjetet tjera të destinuara për qëllime humanitare në pajtim me legjislacionet në fuqi; 1.2. pagesat e taksave në kërkesat e bëra organeve shtetërore; 1.3. obligimet e pagesës për dërgesat postare për shërbimin e kërkimit; 1.4 obligimet e pagesës për të gjitha shërbimet postare në rast të fatkeqësive të ndryshme. 2. Kryqi i Kuq i Kosovës për veprimtarinë e vet shërbimet komunale dhe telefonike i paguan si amvisni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Relevant ministries supervise implementation of this law within their competences.
Neni 18 Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e bëjnë ministritë përkatëse në pajtim me kompetencat e tyre. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Nëse detyrimet e caktuara në nenin 13 dhe nenin 14 nuk respektohen, gjykata kompetente për kundërvajtje vendos gjobë.
Neni 19 Dispozitat ndëshkuese Për mospërfillje të detyrimeve të përcaktuara në nenin 13 nën-paragrafët 1.1, 1.2, 1.3 dhe nenin 14 paragrafët 1.7, 1.8, 1.9, gjykata kompetente për kundërvajtje i cakton dënim me të holla, personit juridik, në shumën prej njëmijë (1000) deri në tremijë (3000) Euro, ndërsa personit fizik përkatësisht përfaqësuesit ligjor të personit fizik, në shumë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1000) Euro. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all legal provisions regulating this field are repealed.
Neni 20 Shfuqizimi i akteve 7 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë këtë fushë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-179 10 qershor 2010 Shpallur me Dekretin DL-025-2010, datë 02.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-179 PËR KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (Aktgjykimi nr. KO157/18, Publikuar: 01.04.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in