LIGJI NR. 03/L-181 PËR INSPEKTORATIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT
This is the preamble to a law establishing the Inspectorate and Market Supervision of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-181
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law establishing the Inspectorate and Market Supervision of Kosovo. This provision says the law sets out the principles, organization, powers, and procedures for market inspection supervision. This article defines key terms used in the law. The Market Inspectorate must work transparently and in a public manner, and it must give necessary information to economic entities when they ask, unless the information is legally inaccessible. The Inspectorate must apply care and proportionality when a provision is confirmed as not implemented or improperly implemented, and economic entities must be given a chance to fix deficiencies.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-181 PËR INSPEKTORATIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law establishing the Inspectorate and Market Supervision of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 80 / 27 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-181 PËR INSPEKTORATIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR INSPEKTORIATIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT KREU I
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out the principles, organization, powers, and procedures for market inspection supervision.
Neni 1 Dispozitat e Përgjithshme Me këtë ligj përcaktohen parimet, organizimi, kompetencat dhe procedurat e mbikëqyrjes inspektuese të tregut në territorin e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 1.2. Ministër - Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 1.3. Inspektorati - organin e themeluar me këtë ligj i cili kryen mbikëqyrjen inspektuese të Tregut. 1.4. Kryeinspektori - përgjegjësi i parë i Inspektoratit dhe i mbikëqyrjes inspektuese të tregut. 1.5. Mbikëqyrja e tregut - aktivitetet e kryera dhe masat e marra nga autoriteti publik për të siguruar që produktet janë në përputhje me kërkesat ligjore të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe nuk rrezikojnë shëndetin, sigurinë ose çështje të tjera që lidhen me mbrojtjen e interesit publik. 1.6. Inspektori - personi zyrtar me autorizim dhe përgjegjësi të veçanta i cili zbaton mbikëqyrjen inspektuese të afarizmit të subjektit ekonomik. 1.7. Organ Leje dhënës –organi kompetent leje dhënës të përcaktuar me këtë ligj. 1.8. Mall – pasuri të tundshme, artikuj, por duke përjashtuar letrat me vlerë dhe paratë e gatshme. 1.9. Subjekt ekonomik - personi fizik dhe juridik që merret me afarizëm. 1.10. Anëtar i familjes - bashkëshortin, prindi, vëllai, motra, fëmiu, nipi, mbesa si dhe vëllaun, motrën, prindin ose bashkëshortin e cilit do nga të lartë përmendurit. 2 KREU II - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Market Inspectorate must work transparently and in a public manner, and it must give necessary information to economic entities when they ask, unless the information is legally inaccessible.
Neni 3 Parimet e punës së Inspektoratit të Tregut Inspektorati gjatë kryerjes së punëve respekton parimin e transparencës dhe formës publike në pajtim me ligjin. Me kërkesën e subjekteve ekonomike, Inspektorati është i obliguar që të dorëzoj informatat e domosdoshme të cilat konsiderohen të dobishme e që kanë të bëjnë më sigurinë e përgjithshme të konsumatorëve dhe rrezikun për jetën dhe shëndetin e njerëzve, përveç informatave për të cilat me ligj nuk lejohet qasja. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Inspectorate must apply care and proportionality when a provision is confirmed as not implemented or improperly implemented, and economic entities must be given a chance to fix deficiencies.
Neni 4 Inspektorati respekton parimin e kujdesit dhe përpjesëtueshmërisë në rastet kur konfirmohet se dispozita nuk është zbatuar ose është zbatuar në mënyrë të parregullt, ashtu që subjekteve ekonomike do t’u jepet mundësia që të mënjanojnë mangësitë duke respektuar me këtë rast principin e kujdesit dhe përpjesëtueshmërisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Inspektorati must keep certain data and information confidentially and in the manner and conditions set by law; the Chief Inspector must disclose confirmed inspection information when there is a serious risk to life, health, property, the environment, or nature.
Neni 5 Inspektorati është i obliguar që ti ruaj të dhënat dhe informatat sipas parimit të besueshmërisë që janë marr gjatë kryerjes së punëve nga kompetenca e inspektoratit në mënyrë dhe kushte të përcaktuara me ligj. Në rastin e ekzistimit të rrezikut serioz për jetën dhe shëndetin e njerëzve, pronën e tyre, mjedisin jetësor dhe natyrën, Kryeinspektori i shpall informatat e konfirmuara nga mbikëqyrja inspektuese deri në shkallën që është e domosdoshme të dëshmohet për masat që duhet të ndërmerren në pajtim me ligjin. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Inspektorati duhet të përdorë vlerësimin e rrezikut gjatë veprimtarisë së tij.
Neni 6 Inspektorati gjatë veprimtarisë së tij duhet të bazohet në metodën e vlerësimit të rrezikut që sjell tregu dhe produktet e tregut për jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. KREU III - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Market Inspectorate is an executive body within the Ministry of Trade and Industry and supervises the market in Kosovo.
Neni 7 Organizimi i Inspektoratit të Tregut 1. Inspektorati i Tregut është organ ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i cili kryen mbikëqyrjen e Tregut në territorin e Republikës se Kosovës. 2. Inspektorati posedon vulën e rrumbullakët dhe vulën e thatë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The ministry may regulate internal organization, staffing arrangement, number of inspectors, and special inspection duties by subordinate act.
Neni 8 Organizimin e brendshëm, sistemimin, numrin e inspektorëve, detyrat dhe përgjegjësit e veçanta inspektuese i rregullon ministria me akt nënligjor. KREU IV - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Market Inspectorate may inspect goods and service standards, and it must carry out inspections and measures under the law.
Neni 9 Kompetencat e Inspektoratit të Tregut 1. Inspektorati i tregut ka për kompetencë që të inspektojë standardet e tregtimit të mallrave dhe të cilësisë së shërbimeve që ofrojnë subjektet ekonomike në territorin e Republikës së Kosovës, duke e mbikëqyrë: 3 1.1. përmbushjen e standardeve të mallrave pas vendosjes së tyre në treg dhe të shërbimeve; 1.2. sigurinë e produkteve në treg; 1.3. mbrojtjen e konsumatorëve; 1.4. qarkullimin e produkteve nga metalet e çmuara; 1.5. përshtatshmërinë teknike të produkteve; 1.6. kontrollin e përdorimit të njësive matëse dhe peshoreve në qarkullim; 1.7. veprimtarinë turistike dhe hoteliere; 1.8. veprimtarinë zejtare; 1.9. mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në treg; 1.10. mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të ngjashme në treg dhe 1.11. punë të tjera të përcaktuara me ketë ligj, ligje tjera të veçanta dhe akte nënligjore. 2. Inspektorati i kryen punët në pajtim me programin vjetor të punës. 3. Inspektorati mund të ndërmarrë mbikëqyrje inspektuese edhe jashtë planit vjetor dhe programit të punës në rast rreziku për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe në situata që kërkojnë intervenimin urgjent nga organet shtetërore. 4. Inspektori i cili kryen inspektimin gjatë mbikëqyrjes inspektuese për shkeljet e konstatuara ndërmerr masa të përcaktuara me këtë ligj dhe ligje tjera. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The chief inspector leads and coordinates the Inspectorate, sets inspection oversight through the annual work program, reports yearly, and the Inspectorate must train inspectors every three years.
Neni 10 1. Kryeinspektori udhëheq, organizon dhe koordinon me punët e Inspektoratit, ndërmerr masa dhe kujdeset për përparimin e punës dhe aftësimin profesional të inspektorëve. 2. Kryeinspektori përmes programit vjetor të punës përcakton strukturën, mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese për zbatimin e këtij ligji, ligjeve dhe akteve të tjera nga kompetenca e Inspektoratit. 3. Kryeinspektori përgatit raportin vjetor për punën e Inspektoratit për vitin paraprak më së voni deri në fund të muajit Janar të vitit vijues dhe të njëjtin ja dërgon Sekretarit të Përhershëm. 4. Kryeinspektori dhe inspektori zgjidhet sipas konkursit publik në pajtim me dispozitat e legjislacionit për shërbyesit civil. 5. Kryeinspektori dhe inspektori duhet të ketë përgatitje superiore. Kryeinspektori duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në profesion, kurse inspektori duhet të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune në profesion. 6. Çdo tri vite, inspektorati duhet të organizojë trajnim profesional për inspektorët. 7. Organizimi i trajnimeve, kohëzgjatja dhe verifikimi i aftësive të arritura profesionale për inspektor rregullohet me akt nënligjor të ministrisë. KREU V - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Inspektori may inspect and request documents, access, samples, and related information during inspection; economic subjects must cooperate and provide access and requested documentation.
Neni 11 Mbikëqyrja Inspektuese 4 1. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese Inspektori është i autorizuar të: 1.1. kontrolloj dokumentet, dëshmitë dhe informatat sipas lëndës së mbikëqyrjes inspektuese si dhe të kërkoj nga subjektet ekonomike ose nga të punësuarit e tyre që të përgatitin kopjet dhe dokumentet e nevojshme; 1.2. kryejë mbikëqyrje inspektuese në lokalet afariste, mjetet transportuese dhe produktet; 1.3. kërkoj nga subjekti i cili i nënshtrohet inspektimit ose të punësuarit e tij që t’i dorëzojnë të dhënat për furnizuesit e tyre; 1.4. merr ekzemplar pa kompensim për testet e mëtejme ose kontrollimet në rastet e përcaktuara me këtë ligj ose akte nënligjore; 1.5. mbikëqyr aktivitetet e subjekteve ekonomike gjatë shitjes së produkteve ose ofrimit të shërbimeve; 1.6. kryej regjistrimin e mallrave ekzistuese në objektin afarist si dhe siguron dëshmi të tjera të nevojshme dhe 1.7. punë të tjera në përputhje me kompetencat e tij. 2. Nëse nuk është e nevojshme që të merren ose përkohësisht të ruhen produktet, dosjet ose dokumentet Inspektori mund të: 2.1. kërkoj nga subjektet ekonomike ose nga personi i punësuar që të hap dhe lejoj qasje në cilindo lokal, enë të mbyllura, makinë ose mjete; 2.2. kërkoj nga cilido person që ka autorizim të dekodoj kodin me qëllim që të siguroj qasje në dosjet kompjuterike, lokale dhe enë të mbyllura; 2.3. kërkoj vërtetësinë e kopjeve me origjinalin e dokumenteve, dëshmive dhe informatave të marrura nga subjekti ekonomik me nënshkrimin dhe vulën e vet. 3. Subjektet ekonomike, gjatë mbikëqyrjes janë të detyruar që të bashkëpunojnë me Inspektorin dhe me kërkesën e tij t’i mundësojnë qasje të papenguar në mbikëqyrjen inspektuese si dhe të dorëzoj dokumentacionin e kërkuar nga Inspektori. 4. Për mbikëqyrjen e kryer inspektuese Inspektori përpilon procesverbal të cilin e nënshkruajnë personat të cilët kanë marr pjesë në mbikëqyrjen inspektuese. 5. Inspektori është i pavarur në kryerjen e punëve të mbikëqyrjes inspektuese dhe ndërmerr masa për të cilat është i autorizuar me ligj. 6 Mbikëqyrja inspektuese kryhet pa paralajmërim në kohën kur subjekti ekonomik i kryen aktivitetet e tij ose në çfarëdo kohe tjetër kur kjo është e arsyeshme me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, jetës, shëndetit të njerëzve dhe pronës. 7. Inspektoret e kryejnë mbikëqyrjen inspektuese në mënyrë efikase duke mbrojtur interesin e subjektit ekonomik deri në atë shkallë sa nuk cenohet interesi publik. 8. Inspektori për mbikëqyrjen e kryer inspektuese dhe masat e ndërmarra, mbanë evidencë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: An inspector must check for conflicts of interest before starting an inspection and must not inspect or participate if a conflict exists.
Neni 12 Inspektori para se të filloi inspektimin, ka për detyrë që të verifikojë se a ka konflikt interesi dhe nëse vlerëson se ekziston konflikt interesi, nuk duhet të kryejë ose të marrë pjesë në mbikëqyrjen inspektuese të subjektit ekonomik përkatës. 5 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: During inspection supervision, the inspector must prove their identity and authorization with an official identification document.
Neni 13 1. Inspektori është i detyruar që gjatë mbikëqyrjes inspektuese të dëshmoj identitetin dhe autorizimin e tij përmes dokumentit zyrtar të identifikimit. 2. Forma dhe përmbajtja e dokumentit zyrtar të identifikimit nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohet me akte nënligjore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A business subject to inspection must allow the inspector to carry out inspection oversight and provide requested information and access; the inspector must record a temporary suspension order and issue a decision within 48 hours, and the suspension may not exceed 5 working days.
Neni 14 1. Subjekti ekonomik, i cili i nënshtrohet inspektimit është i detyruar ti mundësojë inspektorit mbikëqyrjen inspektuese në pajtim me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji. 2. Subjekti ekonomik sipas kërkesës së inspektorit, është i detyruar që menjëherë t’i ofroi të dhënat e mundshme e të nevojshme, ndërsa për raste të shtyshme sipas vlerësimit, brenda afatit të përcaktuar nga inspektori. 3. Subjekti ekonomik i cili mbikëqyret konsiderohet që nuk i ka mundësuar inspektorit kryerjen e mbikëqyrjes nga paragrafi 1. i këtij neni nëse edhe brenda afatit të përcaktuar me procesverbalin e inspektorëve, nuk siguron qasje në produkte, dokumentacionin e kërkuar të punës dhe dokumente tjera të nevojshme për të konstatuar gjendjen faktike të mbikëqyrjes së filluar. 4. Urdhrin për pezullim të përkohshëm inspektori është i detyruar ta përfshijë në procesverbal, si dhe të nxjerr aktvendim brenda afatit prej dyzetetetë (48) orëve. 5. Kohëzgjatja e nevojshme e pezullimit të ushtrimit të afarizmit për shkak të inspektimit, përcaktohet sipas vlerësimit të inspektorit, e që nuk mund të jetë më e gjatë se pesë (5) ditë pune. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A market inspector who lacks authority to inspect a specific matter and notices irregularities must inform their direct superior immediately.
Neni 15 Nëse inspektori i tregut nuk ka autorizim për të inspektuar një çështje specifike në ndonjë fushë të caktuar, në të cilën ka vërejtur parregullsi, ai duhet të informojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejtë të tij, i cili pa shtyrje kohe, është i obliguar që ta njoftoi organin tjetër kompetent për veprim. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Inspektori must warn an economic subject to remove identified deficiencies, and the economic subject must act on the warning and inform the inspector when the deficiencies are eliminated.
Neni 16 1. Inspektori i cili gjatë mbikëqyrjes inspektuese konstaton mangësi, është i detyruar të paralajmëroj subjektin ekonomik që të mënjanoj mangësitë e konstatuara me procesverbal përveç nëse me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe. 2. Paralajmërimi nga paragrafi 1. i këtij neni konstatohet në procesverbal. Subjekti ekonomik brenda afatit të përcaktuar në procesverbal është i detyruar të veproj sipas paralajmërimit dhe ta informoj inspektorin se mangësitë janë eliminuar. 3. Nëse subjekti ekonomik nuk vepron sipas paralajmërimit të inspektorit nga paragrafi 1 i këtij neni, atëherë inspektori në afatin e përcaktuar ligjor ndërmerr masa në pajtim me këtë ligj. 4. Inspektori në rastet kur ekziston rreziku serioz ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve, është i detyruar të jep urdhër me gojë për mënjanim urgjent të mangësive të konstatuara dhe të njëjtin ta shënoj në procesverbal. 5. Inspektori konform paragrafit 4. të këtij neni menjëherë e më së voni brenda dyzetetetë (48) orësh do të nxjerr aktvendim me të cilin do të vërtetoj urdhëresën gojore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: An inspector must seize products circulating without accompanying documents and, if seizure happens, must issue a certificate listing the items and exact quantity.
Neni 17 1. Inspektori i cili gjatë mbikëqyrjes inspektuese konstaton se subjekti ekonomik lëshon në qarkullim produkte pa dokumente përcjellëse, ato produkte do ti sekuestroj konform ligjit. 6 2. Inspektori në rast të sekuestrimit nga paragrafi 1 i këtij neni është i detyruar të lëshoj vërtetim me përshkrimin dhe sasinë e saktë të sendeve të sekuestruara. 3. Në fletëparaqitjen për inicimin e procedurës për shkelje të konstatuar, apo për vepër penale, inspektori është i detyruar të shënoj edhe masën e ndërmarrë sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Inspectorate may issue a decision to destroy products in cases set by this law and other laws, and the economic entity bears the destruction costs when the product is destroyed.
Neni 18 1. Inspektorati në rastet e përcaktuara me këtë ligj dhe ligje tjera, nxjerr aktvendim për asgjësimin e produkteve. 2. Aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni ekzekutohet plotësisht, në rastet kur produkti asgjësohet dhe shpenzimet për asgjësimin i bart subjekti ekonomik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The inspector must act on inspections on official duty or third-party complaints, but only consider a complaint if it signals a suspected violation that can trigger ex officio proceedings.
Neni 19 1. Inspektori ndërmerr masat për procedurën inspektimit sipas detyrës zyrtare, por edhe në bazë të ankesës së palës së tretë. 2. Ankesën e palës së tretë, Inspektori është i obliguar ta merr në konsiderim vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuar për të cilën parashihet inicimi i procedurës sipas detyrës zyrtare. 3. Inspektori është i detyruar që konform paragrafit 2. të këtij neni të informojë parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor. 4. Inspektori është i detyruar që të ruaj dokumentacionin, faktet dhe informatat e konstatuara, në procedurën e inspektimit, si dhe identitetin e parashtruesit të ankesës. 5. Inspektori, në bazë të kërkesës me shkrim të gjykatave, dhe organeve të tjera shtetërore, iu ofron dokumentacionin, faktet e konstatuara gjatë inspektimit si dhe identitetin e parashtruesit të ankesës, të cilat janë të nevojshme për procedurat gjyqësore dhe administrative. 6. Inspektori gjatë kryerjes së inspektimit, nëse vëren parregullsi ka të drejtë të sekuestroj përkohësisht, kopjen e dokumentacionit dhe objekte të tjera që në procedurën gjyqësore mund të shërbejnë si provë e për të cilin veprim duhet të lëshojë vërtetim. 7. Për marrjen e përkohshme të dokumentacionit dhe lëndëve nga paragrafi 6. i këtij neni, lëshohet vërtetim. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: An inspector must issue a decision to temporarily stop an economic subject’s activity and seal the premises when the legal conditions are met.
Neni 20 1. Inspektori është i detyruar të merr aktvendim me të cilin i ndalohet përkohësisht kryerja e veprimtarisë subjektit ekonomik dhe të ndërmerr masa për mbylljen të objektit me anë të vulosjes në rastet e përcaktuara me ligj, si masë e fundit pas konstatimit se nuk ka masa tjera për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njerëzve nga rreziku serioz. 2. Masa e mbylljes bëhet me vulën e Inspektoratit. 3. Vula do të mënjanohet pa shtyrje në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni, pasi të konstatohet se të gjitha rreziqet janë mënjanuar. 4. Mënjanimi i vulës bëhet me procesverbal, konform paragrafit 3. të këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Inspectors must seize goods when the law allows seizure for goods used in a confirmed violation, economic delict, or criminal offence.
Neni 21 1. Inspektori është i obliguar që të sekuestroj mallin, nëse me këtë ligj dhe ligje tjera parashihet e drejta e sekuestrimit të mallit i cili është përdorur për kryerjen e shkeljes së konstatuar, deliktit ekonomik apo veprës penale. 7 2. Personit të cilit i është sekuestruar malli apo gjësendet i lëshohet vërtetimi i cili përmban shënime të sakta mbi mallin e sekuestruar sipas llojit dhe sasisë. 3. Në rast të sekuestrimit të mallit që prishet apo kafshëve, inspektori është i detyruar që të inicioj procedurën gjyqësore në afatin prej dyzetetetë (48) orësh nga sekuestrimi, ndërsa organi gjyqësor kompetent duhet të vendos në procedurë të shpejtë. 4. Kushtet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallit të sekuestruar deri në aktvendimin e plotfuqishëm të shqiptuar nga gjykata kompetente janë të përcaktuara me ligj të veçantë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Gjatë inspektimit, inspektori duhet të verifikojë pajtueshmërinë e produkteve dhe, për mostrat, ka disa detyrime dhe të drejta për marrje, ruajtje, testim dhe njoftim.
Neni 22 1. Në procedurën e inspektimit duhet konstatuar nëse produktet e vëna në qarkullim u përgjigjen përbërjes së deklaruar, kërkesave të sigurisë së produkteve, informatave të deklaruara për produktin, origjinën e mallit dhe markës tregtare. 2. Inspektori nga këto produkte mund të merr mostra dhe ato t’i japë të vulosura dhe të shënjuara në mënyrë adekuate për ekzaminim dhe vlerësim, trupës së autorizuar profesionale apo trupës tjetër kompetente inspektuese. 3. Gjatë marrjes së mostrave të produkteve të caktuara, inspektori ka të drejtë dhe detyrim: 3.1. nën kushtet e njëjta dhe në të njëjtën kohë, nga i njëjti produkt të marr më së shumti tri (3) mostra në sasi të nevojshme për ekzaminimin për analizë të parë, për superanalizë dhe për palën, në të njëjtën kohë të përpilojë procesverbal mbi mostrat e marra; 3.2. mostrën e marruar për analizë t’ia dorëzojë pa vonesë trupës së autorizuar profesionale apo trupës tjetër kompetente inspektuese nga fusha përkatëse, ndërsa mostrën për superanalizë ta ruaj në kushte të përshtatshme deri në përfundim të analizës së parë; 3.3. ekzemplarët e produkteve testohen pa shtyrje. Pas mbarimit të testimit, trupa e autorizuar e cila ka kryer testimin është e detyruar të përgatisë raport për testimin dhe ta dorëzoj në Inspektorat më së voni në afat prej tri (3) ditësh; 3.4. të njoftojë me shkrim palën nga e cila është marruar mostra lidhur me rezultatet e analizës së parë; 3.5. me kërkesë të palës, mostrën për superanalizë Inspektorati ia dorëzon trupës së autorizuar profesionale për analizë në një Laborator të Akredituar; 3.6. mostra e ekzaminuar e cila nuk i përgjigjet përbërjes së paraparë, kushteve të sigurisë, informatave të parapara për produktin, apo informatave për prodhimin dhe kur me anë të aktvendimit nuk është vendosur lidhur me shpenzimet e krijuara gjatë procedurës së marrjes dhe ekzaminimit të mostrave, inspektori me konkluzion të veçantë do të konstatojë shumën e shpenzimeve dhe afatin e pagesës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Kur merret një mostër për ekzaminim të një produkti që prishet, ajo i dorëzohet trupës së autorizuar profesionale për analizë të parë; me kërkesë të palës, mund të kërkohet edhe superanalizë nga një trupë tjetër profesionale në një laborator të akredituar ndërkombëtarisht.
Neni 23 1. Mostra e marrur për ekzaminimin e produktit që i ekspozohet prishjes duhet t’i dorëzohet trupës së autorizuar profesionale për analizë të parë, ndërsa me kërkesë të palës njëkohësisht trupës tjetër profesionale për superanalizë në një Laborator të Akredituar Ndërkombëtarisht. 2. Nëse rezultatet e analizës nga paragrafi 1 i këtij neni ndryshojnë, vendimtar është rezultati i analizës së bërë me kërkesë të palës. Nëse pala gjatë marrjes së mostrës nuk kërkon që njëkohësisht të merret mostra për superanalizë, konsiderohet se pajtohet me rezultatin e analizës së bërë me kërkesën e inspektorit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A party may challenge the first sample analysis result by requesting a superanalysis in writing, within 3 days of receiving the first result.
Neni 24 8 1. Rezultati i analizës së mostrës së parë sipas kërkesës me shkrim të palës mund të kontestohet nga rezultati i superanalizës, nëse mostra për superanalizë është marr në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë e ekzaminuar me të njëjtën metodë. 2. Kërkesa për superanalizë dorëzohet në afatin prej tri (3) ditësh nga data e marrjes së rezultatit të analizës së parë. 3. Pala do të konsiderohet se është pajtuar me rezultatin e analizës së parë, nëse kërkesa nuk është paraqitur brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 2. këtij neni. 4. Në qoftë se rezultati i superanalizes nuk është në përputhje me rezultatin e analizës së parë, i pranueshëm është rezultati i superanalizës. 5. Kryerja e analizës së parë dhe superanalizës nuk mund të bëhet në të njëjtin Laborator Profesional të Akredituar. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The economic entity must provide the needed quantity of product for sampling and testing.
Neni 25 1. Subjekti ekonomik është i obliguar të vë në dispozicion sasinë e nevojshme të produktit për marrjen e mostrave për ekzaminim. 2. Shpenzimet e ekzaminimit të mostrave i bartë subjekti ekonomik nëse rezultati nuk është në favor të tij, e në të kundërtën i bartë parashtruesi i kërkesës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Inspektori must përgatisë procesverbalin pas inspektimit, dhe aktvendimi/urdhri me shkrim për subjektin ekonomik duhet të lëshohet brenda 8 ditëve nga dorëzimi i procesverbalit.
Neni 26 1. Inspektori pas kryerjes së inspektimit ka për detyrë të hartojë procesverbal. Procesverbali gjithherë nënshkruhet nga së paku dy (2) pjesëmarrës prezent të inspektimit dhe lëshohet në të njëjtën ditë. 2. Afati i përcaktuar me procesverbal, nuk mund të jetë me i gjatë se tridhjetë (30) dite. 3. Inspektori ka për detyrë që subjektit ekonomik t’i lëshoj aktvendim apo urdhër me shkrim me të cilin ose i shqiptohet një masë ose i ngarkohet një detyrë për të vepruar. 4. Aktvendimin e lëshon Inspektori brenda afatit prej tetë (8) ditësh nga dita e dorëzimit të procesverbalit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: You can appeal an inspectorate decision within 8 calendar days, and a chief inspector must decide on an appeal within 30 days. An appeal generally stops enforcement, with stated exceptions, and a complaint to the competent court may be filed against the chief inspector’s decision within 30 days.
Neni 27 1. Kundër aktvendimit të inspektoratit lejohet ankesë brenda afatit prej tetë (8) ditëve kalendarike nga dita e dorëzimit të aktvendimit. 2. Kryeinspektori është i detyruar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes se ankesës të vendos për ankesën e ushtruar kundër aktvendimit të Inspektorit te tregut. 3. Parashtrimi i ankesës e ndalon ekzekutimin e aktvendimit me përjashtim te rasteve të parapara me nenin 16 dhe 17 të këtij ligji ose në rastet e tjera të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligjet e veçanta. 4. Kundër aktvendimit të Kryeinspektorit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 5. Elementet formalo-juridike që duhet t’i përmbaj aktvendimi, urdhri, procesverbali apo ndonjë akt tjetër juridik që e lëshon cilido organ i inspektoratit, rregullohet me akt nënligjor të ministrisë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Inspektori must take immediate steps to carry out the actions set by the inspectorate, even if an appeal process exists.
Neni 28 1. Inspektori ka për detyrë të ndërmerr masa të menjëhershme për ekzekutimin e veprimeve të përcaktuara nga inspektorati në pajtim me paragrafin 3. të nenit 28 të këtij ligji, pa marrë parasysh procedurën ankimore. 9 2. Shpenzimet e ekzekutimit të aktvendimit do t’i bartë pala e cila ka qenë e detyruar të zbatoj aktvendimin për masën e caktuar administrative. 3. Inspektori sipas detyrës zyrtare do të nxjerrë konkluzione nëse pala ka përmbushur obligimin e përcaktuar me aktvendim. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Kryeinspektori may issue an order and direct its execution if a business is operating contrary to a judicial protective measure banning the activity. The Inspectorate may seek support from the Ministry of Internal Affairs, and the Ministry must provide that support when needed.
Neni 29 1. Kryeinspektori nxjerr aktvendim dhe urdhëron ekzekutimin e tij në rast se konstaton se subjekti ekonomik ushtron veprimtari në kundërshtim me masën mbrojtëse mbi ndalimin e veprimtarisë, të lëshuar nga ana e organit kompetent gjyqësor. 2. Inspektorati kërkon mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë inspektimit dhe ekzekutimit të aktvendimit, në rast të nevojës. Në këto raste Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të ofroj mbështetje. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Inspektori must start court proceedings within 15 days after the inspection ends if there is a grounded suspicion of a violation, economic offence, or criminal offence.
Neni 30 1. Inspektori është i detyruar që në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e përfundimit të inspektimit të inicioj procedurën në gjykatën kompetente, nëse konstaton se ekziston dyshimi i bazuar që përmes shkeljes së ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore është kryer shkelje e konstatuar, delikt ekonomik apo vepër penale. 2. Inspektori në bashkëpunim me prokurorin do të kërkojë nga Gjykata kompetente që me procedurë të shpejtë të jep urdhër me shkrim për lejen e kontrollimit të çfarëdo objekti apo hapësirës tjetër në të cilën është duke u zhvilluar veprimtaria e palejuar. KREU VI - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Inspectorate cooperates with state, municipal, customs, police, judicial, prosecutorial, sectoral inspectorate, and consumer-interest associations.
Neni 31 Bashkëpunimi i Inspektoratit me institucionet tjera Inspektorati bashkëpunon me organet e administratës Shtetërore, organet komunale, doganën, policinë, gjyqësorin, prokurorinë, inspektoratet e fushave përkatëse dhe shoqatat e qytetarëve të cilët kujdesen për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të konsumatorit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Economic entities, citizens, and their associations may submit a complaint to the Inspectorate about violations during inspection supervision, and the Inspectorate must inform the complainant within 30 days.
Neni 32 1. Subjekti ekonomik, qytetarët dhe shoqatat e tyre mund të bëjnë denoncim në Inspektorat në lidhje me shkeljen e dispozitave gjatë mbikëqyrjes inspektuese të kryer nga ana e inspektoreve. 2. Inspektorati informon denoncuesin në afat prej tridhjetë (30) ditësh për veprimet e ndërmarrura sipas paragrafit 1. të këtij neni. KREU VII - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The market inspector imposes fines for violations found under this law.
Neni 33 Dispozitat ndëshkuese 1. Inspektori i tregut për shkeljet e konstatuara me ketë ligj i shqipton gjobat në vijim: 2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri tremijë (3.000) Euro ndëshkohet subjekti ekonomik për shkeljet e përcaktuara në bazë të paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 14 të këtij ligji. 3. Me gjobë prej dyqind (200) deri gjashtëqind (600) Euro ndëshkohet personi përgjegjës i subjektit ekonomik nga paragrafi 2. i këtij neni. 10 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The economic subject can be fined 1,000 to 3,000 Euro for certain breaches, and the responsible person can also be fined 200 to 600 Euro for a breach under this article.
Neni 34 1. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri (3.000) Euro ndëshkohet subjekti ekonomik për shkeljet e përcaktuara në bazë të paragrafit 1. të nenit 22 dhe paragrafi 1. të nenit 25 të këtij ligji. 2. Për shkelje nga paragrafi 1. i këtij neni, ndëshkohet edhe personi përgjegjës i subjektit ekonomik me gjobë prej dyqind (200) deri gjashtëqind (600) Euro. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A authorized body can be fined 1,500 to 5,000 Euro if it does not prepare the testing report or does not submit it to the Inspectorate within 3 days after testing ends.
Neni 35 Gjoba në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) deri pesëmijë (5.000) Euro do ti shqiptohet trupës së autorizuar e cila nuk përgatit raport për testimin dhe pas mbarimit të testimit nuk e dorëzon raportin në Inspektorat në afat prej tri (3) ditësh nën-paragrafi 3.3., paragrafi 3. i nenit 22 të këtij ligji. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets fines for an economic entity that blocks seizure of goods or does not comply with a decision, and a separate fine for the responsible person of that entity for the established violation.
Neni 36 1. Me gjobë prej tremijë (3.000) deri në nëntëmijë (9.000) Euro ndëshkohet subjekti ekonomik që pengon sekuestrimin e mallit sipas paragrafit 1. të nenit 17 të këtij ligji, si dhe subjekti ekonomik që nuk e respekton aktvendimin sipas nenit 20 paragrafi 1 i këtij ligji. 2. Për shkelje të konstatuar, nga paragrafi 1. i këtij neni, ndëshkohet personi përgjegjës i subjektit ekonomik me gjobë prej pesëqind (500) deri më njëmijepesëqind (1.500) Euro. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Collected funds are paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 37 Mjetet e mbledhura derdhen në Buxhetin e Republikës se Kosovës. KREU VIII - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This transitional article transfers municipal market inspectors’ responsibilities, rights, and duties to the market inspectorate, reassigns market inspection inspectors into that inspectorate, and requires the Ministry to issue implementing bylaws within 6 months of the law’s entry into force.
Neni 38 Dispozitat kalimtare 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Inspektorët Komunal të Tregut, përgjegjësitë të drejtat dhe detyrimet e tyre kalojnë në Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 2. Të gjithë Inspektorët e Inspeksionit të Tregut dhe Inspektorët Komunalë te Tregut, bëhen inspektor të Inspektoratit të Tregut për mbikëqyrje inspektuese në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 3. Ministria për zbatimin e këtij ligji do të nxjerr akte nënligjore në afat prej gjashte (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji . - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 02/L-1 on Market Inspection and other conflicting acts are repealed.
Neni 39 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet ligji nr 02/L-1 “Për Inspeksionin e Tregut” si dhe aktet tjera që janë në kundërshtim më këtë ligj. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 40 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-181 22 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-044-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-181 PËR INSPEKTORATIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in