LIGJI NR. 03/L-183 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE
This provision is the preamble and states the law is for implementing international sanctions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-183
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and states the law is for implementing international sanctions. The law sets out how international non-military sanctions are implemented in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including “entity” and several kinds of international sanctions. The Kosovo Government decides which international sanctions apply, how they are implemented, and what actions Kosovo persons and entities must or must not take. Ky nen rregullon përjashtimet nga zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare dhe procedurën e kërkimit/aprovimit të tyre.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-183 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE
Showing 15 of 15
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and states the law is for implementing international sanctions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 69 / 20 MAJ 2010 LIGJI Nr. 03/L-183 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The law sets out how international non-military sanctions are implemented in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi i ligjit 1. Qëllimi i Ligjit për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (në vijim:LZSN), është: 1.1. sigurimi i implementimit të obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës; 1.2. krijimi i kushteve për Republikën e Kosovës për të kontribuuar me efikasitet dhe efektivitet në dhe për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare; 1.3. luftimi i terrorizmit ndërkombëtarë; 1.4. luftimi i shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.5. zgjidhja paqësore e konflikteve territoriale ndërmjet shteteve të ndryshme si dhe; 1.6. realizimi i interesave të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. 2. Ky ligj përcakton procedurën për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare jo-ushtarake në Republikën e Kosovës, të vendosura nga Kombet e Bashkuara ose nga organizata të tjera ndërkombëtare. Zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare përfshinë vendosjen, ndryshimin dhe mbarimin e sanksioneve ndërkombëtare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including “entity” and several kinds of international sanctions.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1 Entitet - personi juridik-shteti, zona me status të veçantë, cila do organizatë e regjistruar dhe e licencuar për ushtrim të aktivitetit legal si dhe personi fizik 1.2. Sanksioni ndërkombëtarë - kufizimi apo obligimi i caktuar me rezolutë, konventë, kovenantë, deklaratë apo ndonjë me akt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose të organizatës ndërkombëtare të caktuar. Sanksionet ndërkombëtare mund të jenë të natyrës ekonomike, financiare, politike, të komunikimit, publike, si dhe që kanë për qëllim kufizime dhe obligime të tjera. 2 1.3. Sanksionet ekonomike - kufizimet në import, eksport, ri-eksport dhe transit, duke përfshirë ndërmjetësimin e mallrave për nevoja të qytetarëve, artikuj me destinim të dyfishtë, pajisje ushtarake, shërbime dhe teknologji, kufizime në tregti me entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare, kufizimet në aktivitete ekonomike të personave fizik apo juridik të Republikës së Kosovës në një shtet ose territor për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare; kufizime në aktivitetet ekonomike në territorin e Republikës së Kosovës të entiteteve ndaj cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare. 1.4. Sanksionet financiare - kufizimet në të drejtat e entiteteve ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare, për të menaxhuar, përdorur apo disponuar paratë e gatshme, sigurimet, mallrat, të drejtat e tjera të aseteve të pronës; kufizimet e pagesës për entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare; kufizimet e tjera mbi aktivitetet financiare. 1.5. Sanksionet politike - kufizimet e vizitave zyrtare, kufizimet për të hyrë brenda apo për të kaluar përmes një shteti a territori, përkitazi me ato vende ndaj të cilave zbatohen sanksione ndërkombëtare; kufizimet për të hyrë brenda apo për të kaluar përmes territorit të Republikës së Kosovës, për persona ndaj të cilëve zbatohen sanksionet ndërkombëtare; kufizimet në marrëdhëniet diplomatike, si dhe masa të tjera me ndikim politik dhe diplomatik. 1.6. Sanksionet në fushën e komunikacionit - kufizimet në transport hekurudhor, rrugor, ujor, ajror, postar, elektronik dhe/ose komunikim tjetër me entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare. 1.7. Sanksionet publike - kufizimet në marrëdhëniet kulturore, shkencore, arsimore, sportive, si dhe marrëdhëniet tjera publike me entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Kosovo Government decides which international sanctions apply, how they are implemented, and what actions Kosovo persons and entities must or must not take.
Neni 3 Kushtet e përgjithshme të zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare 1. Zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare specifikohet dhe ndryshohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përjashtim të rastit që i referohet paragrafi 1 të nenit 8 të këtij ligji. 1.1. vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përcaktojnë se cilat sanksione zbatohen, kufizimet kohore për zbatimin sanksioneve të tilla, kushtet, heqjen e mundshme dhe entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare; 1.2. një datë e skadimit të sanksioneve ndërkombëtare caktohet duke llogaritur datën e skadimit të paraqitur me vendimet e organizatave ndërkombëtare që kanë vënë sanksionet ndërkombëtare; 1.3. afatet kohore për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës nuk përcaktohen, nëse një organizatë ndërkombëtare, e cila ka vendosur afatet e tilla, e parasheh mundësinë për ripërtëritjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare pas rishikimit i cili bëhet në rastin e skadimit të afateve kohore për zbatimin e sanksioneve të përmendura. 2. Nëse vendimet e organizatave ndërkombëtare vendosin që sanksionet ndërkombëtare të shfuqizohen ose zbatimi i tyre të mos zgjatet, zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës përfundon me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 3. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare përcakton se çfarë lloj veprimesh personat fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës duhet të bëjnë ose janë të ndaluar të bëjnë gjatë zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare. 4. Dispozitat e këtij ligji aplikohen ndaj personave fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës në territoret e shteteve të huaja, pavarësisht faktit nëse shtetet e huaja zbatojnë apo jo sanksionet ndërkombëtare të cilat zbatohen nga Republika e Kosovës. 3 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon përjashtimet nga zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare dhe procedurën e kërkimit/aprovimit të tyre.
Neni 4 Përjashtimet nga zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare 1. Nëse vendimet e organizatave ndërkombëtare të cilat kanë vënë sanksionet ndërkombëtare lejojnë përjashtime në zbatimin e tyre për qëllime humanitare, nevojat që lidhen me dispozitat e misioneve paqeruajtëse ose në rastet e tjera të veçanta, zbatimi i përjashtimeve nga sanksionet në Republikën e Kosovës vendoset me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përjashtim të rastit të cilit i referohet paragrafi 1 i nenit 8 të këtij ligji. 2. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e përjashtimeve të përcaktuara. 2.1. entitetet ndaj të cilëve zbatohen sanksionet ndërkombëtare ose personat fizik a juridik të Republikës së Kosovës, me përjashtim të institucioneve financiare, që kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë e përjashtimit aplikojnë tek një institucion që bën mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, i cili është i paraqitur në nenin 12 të këtij ligji, dhe institucioni i lartpërmendur ose institucioni financiar aplikon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për sa i përket zbatimit të një përjashtimi në bazë të kriterit rast pas rasti dhe zbaton përjashtimin vetëm me pëlqimin e Ministrisë së lartpërmendur. 2.2. në ato raste kur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është institucioni i cili bën mbikëqyrjen e sanksioneve ndërkombëtare, entitetet ose personat fizik apo juridik ndaj të cilëve zbatohen sanksionet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me qëllim të shfrytëzimit të mundësisë së përjashtimeve, duhet të aplikojnë drejtpërsëdrejti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës KREU II NIVELI I ZBATIMIT TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Sanksionet ndërkombëtare të përcaktuara në rezolutat e KS të OKB-së dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare zbatohen plotësisht sipas nenit 3 të këtij ligji.
Neni 5 Niveli i zbatimit të sanksioneve të detyrueshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendimeve të organizatave të tjera ndërkombëtare Sanksionet ndërkombëtare të përcaktuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare për sanksionet ndërkombëtare, të cilat janë të detyrueshme sipas obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës zbatohen plotësisht në mënyrën e përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kosovo must implement certain recommended international sanctions decisions in the manner set out in Article 3.
Neni 6 Niveli i zbatimit të vendimeve rekomanduese të organizatave ndërkombëtare Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, organizatave të tjera ndërkombëtare anëtare e të cilave është Republika e Kosovës ose në të cilat Republika e Kosovës është pjesëmarrëse, të cilat rekomandojnë vënien e sanksioneve ndërkombëtare për entitetet e veçanta, zbatohen nga Republika e Kosovës në mënyrën e përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Vendimet e organizatave ndërkombëtare për sanksione ndaj shteteve të huaja zbatohen me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Neni 7 Zbatimi i vendimeve të organizatave ndërkombëtare Vendimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me vënien e sanksioneve ndërkombëtare kundrejt shteteve të huaja zbatohen me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 4 KREU III NDIKIMI I SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE TË ZBATUARA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS MBI OBLIGIMET DHE TRANSAKCIONET - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article bans acts, transactions, and new obligations that conflict with implemented international sanctions, and it says some pre-existing obligations stop or are suspended during the sanctions period.
Neni 8 Përmbushja e obligimeve pas vendosjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare 1. Ndalohet kryerja e veprimeve, përfundimi i të cilave është i ndaluar me sanksionet ndërkombëtare të zbatuara në Republikën e Kosovës. Veprimet, si përfundim përpara se të bëhet vendosja e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës përfundojnë në mënyrë të njëanshme ose përmes marrëveshjes në mes të palëve. Ekzekutimi i tyre ndërpritet gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare. 2. Ndalohet kryerja e transaksioneve, ekzekutimi i të cilave është në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare të zbatuara në Republikën e Kosovës. Transaksionet e tilla të kryera pas vendosjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës në mënyrën e përcaktuar sipas këtij ligji konsiderohen të anuluara, të shfuqizuara dhe jo valide. 3. Përmbushja e obligimeve të cilat paraqiten përpara se të vendoset për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, përfundon ose pezullohet menjëherë gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare. Ndalohet të merren obligime të reja, përmbushja e të cilave është kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare të zbatuara në Republikën e Kosovës. 4. Në kufizimin e vlefshmërisë së llogarive të entiteteve, ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare, shpenzimet që ndërlidhen me mbajtjen rutinore të llogarive të tilla, mund t’u hiqet edhe interesi, si edhe pagesat e caktuara nën transaksione, të kryera para fillimit të zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, mund të shtohen vetëm nëse çfarëdo ndalese ose shtese nuk duhet të vihet në dispozicion të entitetit, ndaj të cilit zbatohen sanksionet financiare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Personat fizikë ose juridikë të Kosovës nuk mbajnë përgjegjësi civile për mos përmbushjen e obligimeve lidhur me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, dhe shpenzimet e shkaktuara gjatë zbatimit të këtij ligji nuk kompensohen.
Neni 9 Pasojat ligjore për mos përmbushjen e obligimeve 1. Përgjegjësia ligjore civile nuk aplikohet tek personat fizik ose juridik të Republikës së Kosovës për mos përmbushjen e obligimeve që ndërlidhen me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ose personat e tillë lirohen nga përgjegjësia ligjore e lartpërmendur në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2 Shpenzimet e shkaktuara nga personat fizik dhe juridik gjatë zbatimit të këtij ligji nuk kompensohen. KKRE IV ADMNINISTRIMI DHE MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Ministry of Foreign Affairs must coordinate implementation of international sanctions in Kosovo and provide information to people, legal entities, and other international organizations.
Neni 10 Administrimi i zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare 1. Ministria e Punëve të Jashtme bashkërendon zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe siguron personat fizik dhe juridik me informacione rreth çështjeve relevante për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. 2. Ministria e lartë përmendur u siguron organizatave të tjera ndërkombëtare informacione për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The provision names the institutions responsible for overseeing implementation of international sanctions and allows the Government to designate additional institutions when needed.
Neni 11 Institucionet e Republikës së Kosovës të cilat mbikëqyrin zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare 5 1. Brenda kufijve të kompetencave të tyre, institucionet përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare janë: 1.1. Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Financave; 1.2. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve financiare, institucione përgjegjëse janë; Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave; 1.3. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve politike, institucione përgjegjëse janë; Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe të gjitha Ministritë tjera përgjegjëse sipas fushë veprimtarisë së tyre; 1.4. për mbikëqyrjen e zbatimit te sanksioneve të komunikacionit, institucione përgjegjëse janë; Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Punëve të Jashtme, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, Autoriteti Rregullativ i Aviacionit Civil; 1.5. për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve publike, institucione përgjegjëse janë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 2. Sipas nevojës, Qeveria me vendim cakton institucione të tjera, të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare të caktuara me vendim. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rregullon mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, duke kërkuar dorëzimin e dokumenteve dhe ndarjen e informacionit për autoritetet përkatëse.
Neni 12 Mbikëqyrja e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare 1. Procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare përkufizohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Personat fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për të ushtruar mbikëqyrje te institucionet që kryejnë zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. 2. Institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, si dhe institucionet financiare sigurojnë informacione për Ministrinë e Punëve të Jashtme rreth zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, shkeljet e tyre dhe rastet nën gjykim. 3. Dispozitat e informacionit të specifikuar në këtë ligj, ndaj institucioneve të referuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, nuk paraqesin zbulimin e informacionit zyrtar, industrial, komercial, sekret bankar ose informata konfidenciale. Të dhënat që përmbajnë ndonjë sekret shtetëror ose zyrtar do tu jepen institucioneve si dhe te grumbullohen edhe të ruhen në institucione në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi. KREU V PËRGJEGJËSIA PËR SHKELJE TË SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Personat fizik dhe juridik mbajnë përgjegjësi për shkeljet e këtij ligji.
Neni 13 Përgjegjësia për Shkelje të ligjit Personat fizik dhe juridik mbajnë përgjegjësi për shkeljet e këtij ligji, në përputhshmëri me procedurat e përcaktuara me ligje të Republikës së Kosovës. 6 KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-183 15 prill 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2010, datë 04.05.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-183 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in