LIGJI NR. 03/L-185 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË
This is the preamble and heading of the Law on the Energy Regulator of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-185
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and heading of the Law on the Energy Regulator of Kosovo. This article sets out the purpose, scope, and core duties of Kosovo’s Energy Regulatory Office. This article defines key terms used in the law, including the energy regulator, the Board, control, confidential information, dispute-resolution rules, distribution generators, rules, safety, tender procedures, and vulnerable consumers. The Energy Regulatory Office is seated in Prishtinë and carries out the functions and duties assigned to it under this law and related energy laws. This article sets how the Energy Regulatory Office board is appointed and how vacancies, confirmation delays, and board terms are handled.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-185 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË
Showing 55 of 55
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and heading of the Law on the Energy Regulator of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 86 / 15 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-185 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets out the purpose, scope, and core duties of Kosovo’s Energy Regulatory Office.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, si agjenci e pavarur e Republikës së Kosovës, themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas nenit 119.5 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ligji përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji. 2. Zyra e Rregullatorit për Energji ushtron kompetencat e agjencisë së pavarur si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret e Kosovës, përveç nëse specifikisht parashihet ndryshe. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji ka përgjegjësitë si në vijim të: 3.1. përkujdeset për funksionimin transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë bazuar në parimet e tregut të lirë sa i përket aktiviteteve konkurruese, dhe rregullimit të aktiviteteve të monopolizuara; 3.2. monitorojë dhe përmirësojë sigurinë me furnizim të energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit natyror, përfshirë sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmisionit, shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin interkoneksionit; 3.3. sigurojë kryerjen e aktiviteteve të energjisë në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese, që janë lëndë e detyrimeve të shërbimit publik si dhe sigurimin e qasjes jodiskriminuese në sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes dhe interkonektorë; 3.4. sigurojë se tarifat e rregulluara për aktivitetet e energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie të shëndoshë tarifore duke përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes do të jenë adekuate për të mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmërinë e sistemeve; 3.5. monitorojë dhe parandalojë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrjet energjetike dhe të marrë masat përkatëse në përputhje me ligjin; 2 3.6. sigurojë se, konsumatorët kanë të drejtë të kyçin objektet e tyre në sistemet energjetike dhe të pranojnë furnizim të energjisë; 3.7. sigurojë se konsumatorët dhe të licencuarit mbrohen me rregulla adekuate për zgjidhjen e kontesteve; 3.8. sigurojë se interesat në mes konsumatorëve dhe ndërmarrjeve për energji balancohen në mënyrë adekuate dhe se mbrohen konsumatorët në nevojë ; dhe 3.9. veprojë në pajtim me vendimet relevante me efekt obligues ligjor të institucioneve të krijuara në Komunitetin e Energjisë, në rastet kur këto institucione janë të mandatuar për të marrë vendime të tilla me efekt obligues ligjor. 4. Gjatë zbatimit të përgjegjësive të specifikuara në paragrafin 3. të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për Energji, po ashtu merr parasysh nevojën për: 4.1. zbatimin e masave të duhura për përforcimin e kohezionit social dhe ekonomik në tërë Kosovën; 4.2. përmirësimin gradual të standardeve të mbrojtjes mjedisore në Kosovë; dhe 4.3. ruajtjen e informatave konfidenciale, të përcaktuar me këtë ligj dhe Ligjit mbi qasje ne dokumentet zyrtare. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the energy regulator, the Board, control, confidential information, dispute-resolution rules, distribution generators, rules, safety, tender procedures, and vulnerable consumers.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Zyra e Rregullatorit për Energji - rregullatori i pavarur i aktiviteteve energjetike të përcaktuar në Kreun II të këtij ligji; 1.2. Bordi - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ashtu siç është përcaktuar në Kreun II të këtij Ligji dhe përfshinë Kryesuesin e Bordit; 1.3. Kontrolli - të drejtat, kontratat apo mjetet tjera të cilat, ndaras apo në kombinim dhe duke marrë në konsideratë faktin apo ligjin përkatës, bartin mundësi për të ushtruar ndikim vendimtar mbi një ndërmarrje, veçanërisht mbi pikat në vijim: 1.3.1. pronësia apo e drejta e shfrytëzimit të të gjitha aseteve të një ndërmarrje apo një pjese të tyre; 1.3.2. të drejtat apo kontratat të cilat bartin ndikim vendimtar mbi përbërjen, votimin apo vendimet e organeve të një ndërmarrje; 1.4. Informata konfidenciale - të dhëna, dokumente apo informacione të tjera, komerciale apo teknike, që kanë të bëjnë me dizajnin, rehabilitimin, sigurinë, veprimin, mirëmbajtjen dhe financimin e veprimeve energjetike apo aktivitete që nuk janë më në domenin publik dhe që shpallja e tyre mund t’i vë në rrezik interesat komerciale të aplikuesve apo të të licencuarve; 1.5. Rregullat e zgjidhjes së kontesteve - rregulla të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në pajtim me këtë ligj, që paraqesin bazën për zgjidhjen e kontesteve në sektorin e energjisë; 1.6. Gjeneruesit në shpërndarje - impiantet prodhuese të lidhura në sistemin e shpërndarjes; 1.7. Rregullat - akte të cilat hartohen dhe lëshohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë 1.8. Siguria - siguria teknike dhe siguria e furnizimit me energji; 3 1.9. Procedurat e tenderimit - procedurat e publikuara për realizimin e një procesi konkurrues tenderimi, përfshirë specifikimet e planit kohor, formularët e nevojshëm, udhëzimet dhe dokumentacionin, si dhe kriteret e vlerësimit, me synim të prokurimit të kapaciteteve të reja të prodhimit, sistemeve të reja për bartjen apo shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, si dhe linjat direkte të energjisë elektrike dhe tubacionet e drejtpërdrejta për bartjen e gazit natyror; dhe 1.10. Konsumator në nevojë - konsumatori familjar i cili për shkak të të ardhurave të ulëta, gjendjes shëndetësore ose paaftësisë është i kualifikuar për mbrojtje ose ndihmë në bazë të rregullave të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në përputhje me rregullat e kualifikimit të vendosura nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Termat tjerë të përdorur në këtë ligj por të pa përkufizuar në këtë ligj kanë domethënien e përcaktuar në Ligjin për energjinë, Ligjin për energjinë elektrike Ligjin për gazin natyror dhe ligjin për ngrohjen qendrore. KREU II ORGANIZIMI I ZYRËS SË RREGULLATORIT TË ENERGJISË - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office is seated in Prishtinë and carries out the functions and duties assigned to it under this law and related energy laws.
Neni 3 Selia dhe baza ligjore 1. Selia e Zyrës së Rregullatorit për Energji është në Prishtinë. 2. Zyra e Rregullatorit për Energji kryen funksionin dhe detyrat e saja të përcaktuara sipas këtij Ligji, Ligjit për energji, Ligjit për energji elektrike, ligjit për ngrohjen Qendrore dhe Ligjin për Gazin natyror. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets how the Energy Regulatory Office board is appointed and how vacancies, confirmation delays, and board terms are handled.
Neni 4 Bordi 1. Zyra e Rregullatorit për Energji \ drejtohet nga Bordi i përbërë nga pesë (5) anëtarë, përfshirë kryesuesin. Anëtarët e Bordit propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 2. Çdo herë që lirohet pozita e ndonjërit nga anëtarët e Bordit, brenda tre (3) muajsh. Qeveria propozon një anëtar të ri, i cili në këtë pozitë emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 3. Në rast se propozimi i një kandidati nuk konfirmohet nga Kuvendi i Kosovës brenda tre muajve pas propozimit nga Qeveria, Qeveria identifikon kandidatin alternativ dhe ia propozon atë Kuvendit brenda një periudhe shtesë prej tre muajsh. 4. Mandati i secilit anëtar të Bordit fillon nga data kur ai anëtar është emëruar në Bord ose, nëse është e aplikueshme, nga data e fillimit të mandatit plotësues pesë (5) vjeçar sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 2004/9). 5. Nëse vendi i anëtarit të Bordit mbetet i lirë, anëtari i ri i Bordit do të emërohet me mandat pesë (5) vjeçar përveç nëse vendi është liruar për shkak të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të një anëtari të mëparshëm para përfundimit të mandatit të tij ose saj. Në raste të këtilla anëtari i ri do të shërbejë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të mëparshëm. Anëtari i ri mund të riemërohet për një mandat shtesë pesë (5) vjeçar pas përfundimit të pjesës së mbetur të mandatit të anëtarit të mëparshëm. 6. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të cilët janë riemëruar në pozitën e tyre sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 2004/9) do të shërbejnë në pozitën e anëtarit të Bordit deri në përfundimin e mandatit të tyre aktual mirëpo nuk mund të riemërohen përsëri sipas këtij ligji. Anëtarët të cilët janë emëruar në Bord sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 2004/9) dhe të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë duke shërbyer mandatin e tyre të parë, do të shërbejnë në pozitën e anëtarit të Bordit deri në përfundimin e atij mandati dhe mund të riemërohen një herë sipas këtij ligji. 4 7. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, anëtarët e Bordit, përfshirë Kryesuesin, vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në skadimin e mandatit të tyre të rregullt në pajtim me periudhën e paraparë në emërimin e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Board members must meet citizenship, residence, employment, qualification, experience, and integrity requirements, and they are barred from several conflicts of interest while in office.
Neni 5 Anëtarët e Bordit 1. Të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë. Secili anëtar i Bordit do të jetë në marrëdhënie të rregullt pune në Zyrën e Rregullatorit për Energji, dhe me orar të plotë. 2. Secili anëtar i Bordit duhet: 2.1. të ketë diplomë nga një universitet i akredituar.; 2.2. të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në lëmin e inxhinierisë, ekonomisë, kontabilitetit apo drejtësisë; dhe 2.3. të mos ketë dosje të mëhershme të dënimit për vepër penale apo të aktiviteteve që mund të vënë në dyshim sinqeritetin, integritetin apo kompetencën e tyre. 3. Anëtarët të Bordit gjatë mandatit të tyre në këtë pozitë nuk mund të: 3.1. jenë zyrtarë qeveritar; 3.2. jenë anëtarë aktivë të një partie politike; 3.3. jenë vetë, apo nuk kanë bashkëshort apo të afërm të ngushtë, i cili është aksionar,partner,pronar ose menaxher në një ndërmarrje të energjisë që i nënshtrohet këtij ligji, apo ndërmarrjeje vartëse apo filiale të një ndërmarrje të energjisë; 3.4. kryejnë asnjë punë për ndonjë ndërmarrje energjetike që i nënshtrohet këtij ligji, apo ndërmarrjeje vartëse apo filiale të një ndërmarrje të energjisë; 3.5. mbajnë një pozitë tjetër në kuadër të Zyrës së Rregullatorit për Energji; 3.6. kryejnë një aktivitet tjetër që mund të rezultojë në konflikt interesash sipas Kodit të Etikës Profesionale, të përcaktuar me nenin 10 të këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo may remove a Board member before the term ends only in listed cases.
Neni 6 Shkarkimi i anëtarëve të Bordit 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës mund të shkarkojë një anëtar të Bordit para skadimit të mandatit të tij ose saj vetëm në rastet kur anëtari: 1.1. parashtron dorëheqjen e tij/saj, dhe kjo dorëheqje pranohet; 1.2. dënohet për një vepër penale; 1.3. nuk është në gjendje fizike apo mendore të kryejë detyrat e tij/saj për më shumë se tre (3) muaj me radhë për arsye të sëmundjes fizike apo mendore dhe nuk ka mundësi të ofrimit të dëshmisë mjekësore se do të jetë në gjendje të vazhdojë të kryejë detyrat e tij/saj brenda një periudhe shtesë prej tre (3) muajve; 1.4. bën shkeljen e Kodit të Etikës Profesionale të nxjerrë sipas këtij ligji; 1.5. shkel kushtet e përcaktuara me nenin 5 të këtij ligji; 1.6. dështon të marrë pjesë në më shumë se pesë (5) mbledhje të njëpasnjëshme, për çfarëdo arsye. 5 2. Në rast së një anëtar i Bordit shkarkohet në pajtim me dispozitat e përcaktuara me paragrafin 1. të këtij neni, anëtari i ri emërohet në pajtim me nenin 4 dhe 5 të këtij ligji. 3. Secili person që konstaton se një anëtar Bordi ka kryer një shkelje, sipas dispozitave relevante të paragrafit 1. të këtij neni dhe kërkon shkarkimin e tij/saj, duhet t’ia parashtrojë rastin Gjykatës kompetente për të zgjidhur çështjen. Në rast se konstaton se ka dëshmi thelbësore që mbështesin pretendimin, gjykata kompetente e Kosovës i propozon Kuvendit shkarkimin e anëtarit gjegjës të Bordit. 4. Kur anëtarët e Bordit janë shkarkuar bazuar në kryerjen e shkeljeve, kundërvajtjeve apo veprimeve që bien në kundërshtim me dispozitat relevante të paragrafit 1. të këtij neni, ata mund të ankohen kundër shkarkimit të tillë pranë Gjykatës kompetente. Nëse Gjykata kompetente përcakton se nuk ekzistojnë dëshmi substanciale të cilat përkrahin shkarkimin, ajo do t’i propozojë Kuvendit që ky anëtar i Bordit të kthehet në detyrë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Board members and Energy Regulatory Office staff are not civil servants; board members are paid under the applicable senior public officials’ pay law; and board members and licensed energy businesses face limits on negotiation and representation related to employment or consultancy.
Neni 7 Statusi dhe pagat e anëtarëve të Bordit dhe personelit 1. Asnjë anëtar i Bordit apo punonjës i Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk ka status të nëpunësit civil. 2. Anëtarët e Bordit do të paguhen me paga mujore dhe mëditje tjera në pajtim me ligjin e aplikueshëm për pagat e zyrtarëve të lartë publik. 3. Për një periudhë njëvjeçare pas mbarimit të mandatit si anëtar i Bordit, personit të tillë i ndalohet të paraqitet para bordit në emër të një ndërmarrjeje për energji të licencuar në bazë të këtij ligji, apo një subjekti që kontrollohet në mënyrë direkte apo indirekte nga një ndërmarrje e licencuar. 4. Gjatë shërbimit si anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, asnjë person nuk ka të drejtë të fillimit të negociatave, apo të përfshihet në negociata, në lidhje me punësimin e tij/saj apo ofrimin e konsulencës nga ai/ajo me asnjë ndërmarrje energjetike të licencuar sipas këtij ligji, apo me ndonjë subjekt që kontrollohet në mënyrë direkte apo indirekte nga një ndërmarrje e licencuar. 5. Asnjë ndërmarrje energjetike e licencuar sipas këtij ligji, apo subjekt që kontrollohet në mënyrë direkte apo indirekte nga një ndërmarrje e licencuar, nuk ka të drejtë të fillojë negociata, apo të përfshihet në negociata në lidhje me punësimin apo shfrytëzimin e shërbimeve konsulente të asnjë anëtari të Bordit. Kompanitë energjetike të licencuara që hyjnë në negociata që janë në shkelje të këtij paragrafi do të konsiderohet se janë duke shkelur licencën e tyre dhe do të trajtohen përkitazi nga Zyra e Rregullatorit për Energji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Board of the Energy Regulatory Office must approve policies, oversee the office’s work, budget, finances, staffing, and employment terms, and issue decisions and sublegal acts. The chairperson represents the office to third parties.
Neni 8 Detyrat kryesore të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë 1. Përveç përgjegjësive të përcaktuara me këtë ligj, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji: 1.1. miraton politikat rregullative dhe operacionale të Zyrës së Rregullatorit për Energji; 1.2. organizon dhe mbikëqyrë punën e Zyrës së Rregullatorit për Energji; 1.3. mbikëqyrë zbatimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar të Zyrës të Rregullatorit për Energji dhe miraton raportet dhe deklaratat financiare të saj; 1.4. organizon punësimin,emëron dhe mbikëqyrë punën e personelit të punësuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji; 1.5. miraton nivelet e kompensimit dhe kushtet tjera të punësimit, për të punësuarit e Zyrës së Rregullatorit për Energji; 1.6. marrë vendime dhe nxjerrë rregulla dhe akte tjera nënligjore të përgatitura nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në pajtim me këtë ligj ose legjislacionin tjetër. 6 2. Kryesuesi i Bordit përfaqëson Zyrën e Rregullatorit për Energji para palëve të treta. 3. Bordi përgatitë dhe miraton rregullat që administrojnë aktivitetin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfshirë strukturën e zyrës, procedurat për punësimin e personelit, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e punës. 4. Rregullat gjithashtu mund të përcaktojnë procedurat për punësimin e personelit në bazë të kontratave për një periudhë të caktuar kohore. 5. Rregullat gjithashtu përcaktojnë kërkesat dhe procedurat për auditimin publik të jashtëm dhe të pavarur të aktiviteteve dhe funksioneve si dhe raportit financiar të saj sipas nenit 20 paragrafit 2. te këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The chair of the Energy Regulatory Office must send an annual report to the Assembly within 3 months after the end of the calendar year, and the report must be made public.
Neni 9 Raporti Vjetor 1. Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës çdo vit raportin vjetor, jo më vonë se tre (3) muaj pas mbylljes së vitit kalendarik. Raporti duhet të bëhet publik dhe të përfshijë: 1.1. analizën e zhvillimeve brenda fushëveprimit të funksioneve, detyrave dhe kompetencave të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke përfshirë në veçanti rezultatet e monitorimit mbi zhvillimet e konkurrencës dhe transparencës në tregjet e energjisë në Kosovë; 1.2. përmbledhjen e të gjitha vendimeve individuale të ndërmarra dhe vendimet mbi zgjidhjen e kontesteve dhe procedurat përmbarimore të ndërmarra nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë vitit të kaluar; 1.3. të dhënat mbi të licencimin dhe aktivitetet tjera rregullative gjatë vitit paraprak; 1.4. raportin e audituar financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin paraprak, përfshirë këtu shumën e te hyrave të mbledhura nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë si dhe shpenzimet e bëra sipas nenit 18 dhe 21 të këtij ligji; dhe 1.5. informatat tjera që mund t’i kërkojë Kuvendi i Republikës së Kosovës. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes komisionit përgjegjës funksional sa herë te sheh te arsyeshëm mund te kërkoje qe kryesuesi i bordit te paraqitet dhe raportoj para tyre. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Board of the Energy Regulatory Office must draft and publish a Professional Ethics Code, and board members and staff are restricted from taking certain benefits or holding conflicting interests.
Neni 10 Kodi i Etikës Profesionale 1. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji harton dhe publikon Kodin e Etikës Profesionale, i cili vlen për anëtarët e Bordit dhe punonjësit tjerë, për të siguruar se punët kryhen me përgjegjësi dhe ndershmëri nga ata, duke iu shmangur konfliktit te interesit ,si dhe për të siguruar pajtueshmëri të vazhdueshme me kushtet e specifikuara në paragrafin 4. të nenit 7 të këtij ligji. 2. Kodi i Etikës Profesionale, anëtarëve të Bordit dhe punonjësve të Zyrës së Rregullatorit për Energji ua ndalon të : 2.1. pranojnë të mira financiare, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nga cilado ndërmarrje për energji, apo ndonjë degë apo filiale të një ndërmarrjeje të tillë, duke përfshirë por pa u kufizuar në to, paratë, mallin, patundshmëritë, dhuratat, udhëtimet, apo shërbime personale, ashtu siç rregullohet me ligjet qe janë ne fuqi; 2.2. jenë pronarë të interesave, apo të jenë drejtor, zyrtar, punëtor apo të ushtrojnë kontroll menaxherial mbi veprimtarinë e një ndërmarrjeje për energji, pasardhëses së saj, apo ndonjë subjekti tjetër të kontrolluar, drejtpërdrejt apo tërthorazi, nga një ndërmarrje e tillë. 3. Sipas Kodit të Etikës Profesionale, gjithashtu nga anëtarët e Bordit kërkohet të: 7 3.1. njoftojë Bordin me shkrim mbi pozitën menaxheriale apo drejtuese të mbajtur nga ai/ajo në një organizatë private dhe detyrat që i përkasin asaj pozite. Një anëtar i tillë i Bordit mund të vazhdojë të shërbejë në një pozitë të tillë vetëm nëse shumica e gjithë anëtarëve tjerë pozitivisht vendosin, gjatë një takimi ku ai anëtar nuk është i pranishëm, që pozita e tillë nuk paraqet asnjë konflikt material interesi me detyrat e anëtarit në fjalë – si dhe që nuk bartin rrezikun e pengimit material të bartjes së plotë dhe të besueshme të këtyre; dhe 3.2. njoftojë Bordin me shkrim mbi gjitha interesat pronësorë mbi të cilat ai anëtar apo cilido anëtar i familjes së tij/saj është titullar në një organizatë private nëse Zyra e Rregullatorit për Energji ka marrëveshje apo kontrata biznesi, aktuale apo të parashikuara me atë organizatë. Anëtari i Bordit nuk mund të ndjekë, as të marrë pjesë, e as të provojë të ndikojë takimet, diskutimet, negociatat, vendimet apo propozim-vendimet që ndërlidhen në çfarëdo mënyrë me raportet aktuale afariste apo të parashikuara të Zyrës së Rregullatorit për Energji me organizatën private në të cilën ai anëtar apo cilido anëtar i familjes së tij/saj është titullar i interesave pronësorë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. 4. Kodi i Etikës Profesionale përfshin propozimet për veprimet përmbarimore në rast të shkeljeve të Kodit nga punonjësit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Energy Regulator Office may hire consultants as needed to help with its duties and functions.
Neni 11 Konsulenca Zyra e Rregullatorit për Energji mund të angazhojë, sipas nevojës, konsulentë, që ta ndihmojnë gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të saj. Nëse këta konsulentë dhe këshilltar do të paguhen nga buxheti vetanak i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ata angazhohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Zyra e Rregullatorit për Energji may request information and documents, including confidential and financial/accounting information, from energy enterprises or public authorities when needed for its functions; it also decides whether received material is confidential.
Neni 12 Informatat qe kërkohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji 1. Zyra e Rregullatorit për Energji ka të drejtë të kërkojë nga secila ndërmarrje për energji apo autoritet publik çdo informatë, të dhënë dhe dokument, përfshirë llogaritë dhe gjitha informatat tjera financiare dhe të kontabilitetit, përfshirë edhe informacionet konfidenciale, të nevojshme për përmbushjen e funksioneve dhe detyrave të saj, në pajtim me këtë ligj dhe ligjet tjera të aplikueshme. 2. Zyra e Rregullatorit për Energji merr vendim të prerë në rast se një material specifik i pranuar përbën informacion konfidencial në pajtim me rregullat e nxjerra nga kjo zyrë. 3. Informacionet e mbledhura që përbëjnë informacion konfidencial do të trajtohen në pajtim me Ligjin mbi Qasjen në Dokumente Zyrtare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Public authorities and energy enterprises must cooperate with the Energy Regulatory Office, and the Office must cooperate with consumer-interest representatives while carrying out its functions and duties.
Neni 13 Obligimi për bashkëpunim 1. Të gjitha autoritetet publike, dhe ndërmarrjet për energji, obligohen të bashkëpunojnë me Zyrën e Rregullatorit për Energji për të mundësuar ushtrimin e funksioneve, dhe detyrave të saj. 2. Gjatë ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të saj, Zyra e Rregullatorit për Energji, duhet të bashkëpunojë me persona apo organizata që përfaqësojnë apo mbrojnë interesat e konsumatorëve. KREU III DETYRAT DHE KOMPETENCAT E ZYRËS SË RREGULLATORIT PËR ENERGJI - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office is responsible for regulating the energy sector and has broad powers over licensing, tariffs, compliance, market monitoring, and certain investment-related approvals.
Neni 14 Detyrat dhe kompetencat, e Zyrës së Rregullatorit për Energji 1. Zyra e Rregullatorit për Energji ka detyrë krijimin dhe zbatimin e kornizës rregullative për sektorin e energjisë në Kosovë, të sigurojë mos-diskriminimin, konkurrencën efektive dhe funksionimin e tregut të energjisë, në pajtim me përgjegjësitë e saja të përgjithshme të specifikuara në nenin 1 të këtij ligji. 8 2. Për përmbushjen e detyrave, Zyra e Rregullatorit për Energji ka autoritetin dhe përgjegjësitë në vijim: 2.1. të monitorojë funksionimin e konkurrencës mbi tregjet e energjisë në Kosovë, përfshirë kushtet e qasjes së palëve; 2.2. të lëshojë , modifikojë, pezullojë apo tërheqë licencat, të specifikuara në këtë ligj dhe legjislacionin tjetër përkatës; 2.3. të mbikëqyrë, vëzhgojë dhe sigurojë pajtueshmërinë me licencat; 2.4. të përgatisë metodologji tarifore për furnizimin e energjisë me tarifa të rregulluara; 2.5. miratojë metodologjitë tarifore të përgatitura nga Operatori i Sistemit të Transmisionit, Operatori i Tregut dhe Operatori i Sitemit të Shprëndarjes për tarifat e vendosura për shërbimet e tyre të rregulluara të energjisë; 2.6. miratojë dhe modifikojë apo kthej për plotësim aplikacionet për tarifa për shërbimet e rregulluara të energjisë të dorëzuara nga ndërmarrjet e energjisë në pajtim me metodologjitë tarifore të përgatitura ose të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë; 2.7. të nxjerrë autorizime për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë, stabilimenteve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, si dhe të linjave direkte të energjisë elektrike dhe tubacioneve të drejtpërdrejta për bartjen e gazit natyror në pajtim me nenin 38 të këtij ligji; 2.8. të ushtrojë aktivitetet e përcaktuara në nenin 39 për inicimin dhe ushtrimin e procedurës së tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike; 2.9. të monitorojë shthurjen e formës juridike, organizative, vendimmarrëse dhe të llogarive të ndërmarrjeve për energji; 2.10. të përcaktojë rregullat mbi kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji; 2.11. të shqyrtojë e miratojë propozimet për masat e mbrojtjes së konsumatorëve dhe specifikimet teknike për shërbimet e ofruara nga ndërmarrjet energjetike; 2.12. të përcaktojë standardet e shërbimit që duhet të plotësohen nga të licencuarit, në pajtim me kushtet e licencave; 2.13. të nxjerrë rregulla ku përcaktohen procedurat që duhet të ndërmerren për shkyçjen e konsumatorëve, për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve; 2.14. të zgjidhë kontestet që kanë të bëjnë me çështjet e licencave të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, ndërmjet konsumatorëve dhe ndërmarrjeve për energji, operatorëve të sistemit dhe ndërmarrjeve energjetike, si dhe ndërmjet dy ndërmarrjeve energjetike; 2.15. të nxjerrë certifikata të origjinës, në pajtim me këtë ligj dhe me Ligjin për energjinë elektrike; 2.16. të nxjerrë rregulla dhe vendime individuale në pajtim me këtë ligj dhe ligjet tjera të aplikueshme; 2.17. të rishikoj , miratojë dhe monitorojë pajtueshmërinë me të gjitha kodet, përfshirë Kodin e Rrjetit, kodin e shpërndarjes dhe rregullat e tregut; 2.18. të zbatojë dispozitat e këtij ligji dhe të vendosë gjoba për shkeljen e tyre në përputhje me rregullat e nxjerrja nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2.19. të kryejë detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj apo me ligje tjera. 9 3. Ndërmarrjet energjetike të licencuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të aplikojnë në Komisionin Kosovar të Konkurrencës në përputhje me Ligjin për Konkurrencën lidhur me vendimet për bashkim të ndërmarrjeve ose çfarëdo ndryshimi tjetër të kontrollit mbi ndërmarrjen e licencuar. Në këto raste, Komisioni Kosovar i Konkurrencës merr parasysh mendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. 4. Ndërmarrjet e Energjisë të licencuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të aplikojnë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për: 4.1. miratimin e çdo propozimi për tjetërsimin e pajisjeve kapitale dhe të drejtave në pronën e paluajtshme që përdoren për kryerjen e aktiviteteve të licencuara; 4.2. nxjerrjen e certifikatës së origjinës; dhe 4.3. çfarëdo ndryshimi në veprimtarinë kryesore afariste të ndërmarrjes së licencuar. 5. Zyra e Rregullatorit për Energji gjithashtu ka përgjegjësi të sigurojë: 5.1. se kushtet, afatet dhe tarifat për kyçjen e prodhuesve të rinj të energjisë elektrike apo ngrohjes janë objektive, transparente e jodiskriminuese, se i mbulojnë të gjitha shpenzimet e arsyeshme të ndërmarrjes së rregulluar, si dhe të marrin parasysh kostot dhe përfitimet e burimeve të ripërtërishme të energjisë, teknologjive të reja, gjenerimit në shpërndarje dhe mundësive të krijuara nga prodhimi i kombinuar i ngrohjes dhe energjisë elektrike; 5.2. që operatori i sistemit të transmisionit dhe shpërndarjes të përmbush detyrat e tyre; 5.3. se krijohet dhe mirëmbahet tregu konkurrues, aty ku është e arritshme, si dhe të pengojë e dënojë veprimet anti-konkurruese, në bashkëpunim me Komisionin Kosovar të Konkurrencës sipas nenit 21 të Ligjit për Energjinë; 5.4. themelimin dhe implementimin përmes licencave përkatëse të mekanizmave të trajtimit të kongjestionit të kapaciteteve në sistemet e energjisë elektrike dhe të gazit; 5.5. procedurat e drejta dhe jo-diskriminuese për menaxhimin dhe ndarjen e kapaciteteve të interkoneksionit. 5.6. që të gjithë shfrytëzuesit aktualë apo potencialë të sistemit të konsultohen në mënyrë të hapur dhe transparente mbi planin zhvillimor dhjetëvjeçar të sistemit të dorëzuar nga operatori i sistemit të transmisionit, me kusht që nga të gjithë personat apo ndërmarrjet që pretendojnë të jenë shfrytëzues potencialë të sistemit të mund të kërkohet të dëshmojnë mbi pretendimet e tyre, dhe që Zyra e Rregullatorit për Energjisë të publikojë rezultatet e procesit të konsultimit, në veçanti mbi nevojat e mundshme për investime. 6. Zyra e Rregullatorit për Energji do të ekzaminojë nëse plani dhjetëvjeçar zhvillimor i sistemit i dorëzuar nga operatori i sistemit të bartjes i mbulon të gjitha nevojat për investim të identifikuara gjatë procesit të konsultimit, dhe mund të kërkojë nga operatori i sistemit të transmisionit të ndryshojë planin dhjetë (10) vjeçar zhvillimor të sistemit. 7. Zyra e Rregullatorit për Energji do të monitorojë dhe vlerësojë implementimin e planit dhjetë (10) vjeçar zhvillimor të sistemit. 8. Në rrethana në të cilat operatori i sistemit të transmisionit nuk ekzekutojnë një investim të caktuar, përveç për arsye që tejkalojnë kontrollin e tyre, i cili sipas planit zhvillimor dhjetëvjeçar të sistemit duhej të ekzekutohej brenda tri vitesh, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të ndërmerr së paku një nga masat në vijim për tu siguruar se investimi në fjalë është ekzekutuar nëse ky investim është ende relevantë kundrejt planit të fundit zhvillimor dhjetë (10) vjeçar të sistemit: 8.1. të kërkojë nga operatori i sistemit të transmisionit që të ekzekutojë investimin në fjalë; 8.2. të zbatojë procedurën e paraparë me nenin 39 të këtij ligji; apo 10 8.3. ta obligojë operatorin e sistemit të transmisionit që të pranojë rritjen kapitale për të financuar investimet e domosdoshme dhe t’u mundësojë investuesve të pavarur të marrin pjesë me kapital. 9. Në rastet kur Zyra e Rregullatorit për Energji i ka shfrytëzuar autorizimet e veta sipas nën-paragrafit 8.2 të paragrafit 8 të këtij neni, ajo mund ta obligojë operatorin e sistemit të transmisionit që të pajtohet mbi njërën nga pikat në vijim: 9.1. që financimin ta kryejë një palë e tretë; 9.2. që punët ndërtimore t’i kryejë një palë e tretë; 9.3. që vetë t’i ndërtojë asetet e reja në fjalë; 9.4. që vetë të operojë me asetet e reja në fjalë. 10. Operatori i sistemit të transmisionit do t’iu ofrojë investuesve në investimet e reja në sistemin e transmisionit të gjitha informatat e nevojshme për të realizuar investimin, do t’i lidh asetet e reja në sistemin e transmisionit dhe në përgjithësi do të bëjë çdo gjë që është në fuqi të tyre që të mundësojë implementimin e projektit investues. 11. Aranzhimet relevante financiare që rrjedhin nga veprimet e ndërmarra në pajtim me paragrafët 8, 9 dhe 10 të këtij neni do të t’i nënshtrohen miratimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. 12. Në rastet kur Zyra e Rregullatorit për Energji ka shfrytëzuar autoritetin e saj sipas nën-paragrafit 8.1 të paragrafit 8 të këtij neni, vendimet relevante tarifore do t’i mbulojnë shpenzimet për investimet në fjalë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must monitor energy markets and publish a yearly report; it can also require operators to change user conditions and tariffs and take measures against anti-competitive or cross-subsidy risks.
Neni 15 Monitorimi i tregut dhe masat për nxitjen e konkurrencës 1. Zyra e Rregullatorit për Energji është përgjegjëse për monitorimin e operimit të tregjeve të energjisë elektrike ngrohjes qendrore dhe gazit natyror, në mënyrë që të sigurojë funksionimin efikas të këtyre tregjeve, si dhe të identifikojë veprimet korrigjuese që mund të jenë të nevojshme. Ky monitorim përfshinë, monitorimin e: 1.1. nivelit të transparencës, përfshirë çmimet me shumicë, dhe operimin e operatorit të sistemit të transmisionit, përfshirë edhe aspektin lidhur me kushtet e qasjes që ofrojnë dhe kalkulimin e kapacitetit në dispozicion; 1.2. rregullave të menaxhimit dhe ndarjes së kapacitetit të interkoneksionit, bashkë me autoritetet rregullative të shteteve të cilat kanë interkoneksione me Kosovën; 1.3. mekanizmave për trajtimin e kapacitetit të kongjesionit brenda sistemit të energjisë në Kosovë; 1.4. kohës së duhur për operatorët e transmisionit dhe shpërndarjes për kryerjen e lidhjeve dhe riparimeve; 1.5. publikimit në kohë të informatave të duhura nga operatori i sistemit të transmisionit dhe shpërndarjes në lidhje me interkonektorët, shfrytëzimin e sistemit dhe ndarjen e kapacitetit për palët e interesuara, duke marrë parasysh nevojën për trajtimin e informatave të pazbërthyera si informata të konfidencialitetit komercial; 1.6. shthurjen efektive të llogarive, të referuar në nenin 49 të këtij ligji, për të siguruar se nuk ka subvencione të tërthorta ndërmjet aktiviteteve të gjenerimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit; 1.7. kushtet, afatet dhe tarifat për kyçjen e prodhuesve të rinj të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore në mënyrë që të garantohet se ato janë objektive, transparente dhe jodiskriminuese, veçanërisht duke marrë parasysh në tërësi kostot dhe përfitimet e teknologjive të burimeve të 11 ndryshme të ripërtërishme të energjisë, gjeneruesit në shpërndarje dhe kombinimin e ngrohjes dhe energjisë; 1.8. nivelin në të cilin operatori i sistemit të transmisionit dhe shpërndarjes përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas këtij ligji, licencave të tyre dhe ligjeve tjera të aplikueshme, rregullat dhe kodet për mosdiskriminimin ndërmjet shfrytëzuesve të sistemit përkitazi me të drejtat apo obligimet për qasje në sistem; 1.9. nivelin dhe efektivitetin e hapjes së tregut dhe konkurrencës në nivel të shitjes me shumicë dhe pakicë, përfshirë çmimet e energjisë elektrike, çmimet për konsumatorë shtëpiak përfshirë sistemet e parapagimit, tarifave për ndërrim të furnizuesit, tarifat për shkyçje pagesat për ekzekutim të shërbimeve të mirëmbajtjes, dhe ankesat nga konsumatorët shtëpiak, si dhe të gjitha çrregullimet apo limitimet e konkurrencës, përfshirë sigurimin e të dhënave relevante dhe parashtrimin e rasteve relevante para Komisionit Kosovar të Konkurrencës. 1.10. pajtueshmërinë dhe shqyrtimin e performancës në të kaluarën sa ka të bëjë me rregullat e sigurisë së sistemit dhe qëndrueshmërisë së tij dhe përcaktimin apo miratimin e standardeve dhe kushteve të cilësisë së shërbimeve dhe furnizimit apo kontribuimin e përbashkët tek autoritetet tjera kompetente; dhe 1.11. shfaqjes së praktikave kontraktuese restriktive, përfshirë klauzolat e ekskluzivitetit të cilat mund t’i paraqesin pengesë konsumatorëve joshtëpiak në kontraktimin në të njëjtën kohë me më shumë se një furnizues apo të kufizojë një mundësi të tillë dhe të informojë Komisionin Kosovar të Konkurrencës mbi këto praktika në rastet kur kjo është e mundur. 2. Zyra e Rregullatorit për Energji publikon raportin vjetor, në mënyrë të veçantë apo si pjesë e përbërë e një raporti tjetër, që shpalosin në hollësi përfundimet e monitorimit të specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni. Niveli dhe efektshmëria e hapjes së tregut dhe konkurrencës në nivel të shitjes me shumicë dhe pakicë nën-paragrafi 1.9. do të përshkruhet në një raport të veçantë vjetor. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji ndërmerr masat që i konsideron të nevojshme për: 3.1. të kërkuar nga Operatori i Sistemit të Transmisionit ose Operatori i Sistemit të Shpërndarjes që t’i modifikojnë kushtet dhe konditat që i aplikojnë për shfrytëzuesit, përfshirë tarifat dhe metodologjitë, në mënyrë që të sigurojë se ato janë proporcionale dhe që zbatohen në mënyrë jodiskriminuese; 3.2. për të parandaluar keqpërdorimin e pozitës dominuese ose për përmbylljen, apo tentativën për të përmbyllur një marrëveshje të një të licencuari e cila ka për qëllim apo efekt kufizimin apo çrregullimin e konkurrencës; objektivi i sigurisë së furnizimit me energji do të merret parasysh gjatë vlerësimit sipas neneve 101 (3) dhe 102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian; 3.3. parandaluar apo mënjanuar rrethanat që rrezikojnë kapacitetin e të licencuarit për të përmbushur obligimet e tij për shërbimin publik; dhe 3.4. parandaluar apo mënjanuar subvencionimin e tërthortë ndërmjet aktiviteteve të licencuara. 4. Çdo veprim i ndërmarrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të paragrafit 3. të këtij neni, duhet të jetë në pajtim me dispozitat e Ligjit për Energji dhe Ligjit për Konkurrencën. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must prepare and publish dispute-resolution procedures for the energy sector.
Neni 16 Zgjidhja e kontesteve 1. Zyra e Rregullatorit për Energji harton procedura për zgjidhjen e kontesteve në sektorin e energjisë, përfshirë ankesat: 1.1. nga konsumatorët kundër të licencuarve, në lidhje me shërbimet e ofruara; 1.2. nga të licencuarit kundër të licencuarve të tjerë, në lidhje me performancën e aktiviteteve të licencuara; dhe 12 1.3. në lidhje me qasjen e palës së tretë në sistemin e transmisionit, apo shpërndarjes së energjisë elektrike, ngrohjes së përqendruar apo gazit natyror, si dhe transmisionit, rrjedhave ndërkufitare të energjisë elektrike dhe gazit natyror. 2. procedurat për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me konsumatorët e fundit duhet të përcaktojnë procedura transparente, për shqyrtimin e ankesave. procedurat e tilla të ankesave të konsumatorëve do t’i mundësojnë zgjidhjen e kontesteve në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë, duke i përfshirë dispozitat e kompensimit dhe dëmshpërblimit adekuat. Shfrytëzimi i rregullave për zgjidhje të kontesteve do të funksionojë pa paragjykim të të drejtave të palëve për të ushtruar të drejtën e ankesës të cilat atyre u sigurohen nga ligjet e aplikueshme ne Kosovë. 3. procedurat për zgjidhjen e kontesteve, nxirren dhe publikohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji në formë të rregullave. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must keep a public register of issued licenses and certificates of origin, and it may set the procedures and details for that register by its rules.
Neni 17 Regjistrat publikë 1. Zyra e Rregullatorit për Energji mban regjistër publik për: 1.1. të gjitha licencat e lëshuara me të gjitha hollësitë e atyre licencave dhe 1.2. të gjitha certifikatat e origjinës të lëshuara, me të gjitha hollësitë mbi bartësin, prodhuesin e kualifikuar, sasitë e energjisë elektrike që hyn në rrjet, si dhe periudhën dhe vendndodhjen e prodhimit. 2. Procedurat për mirëmbajtjen e regjistrit publik dhe detajet që do evidentohen në regjistrin publik përcaktohen me rregullat e lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. KREU IV FINANCIMI I ZYRËS SË RREGULLATORIT TË ENERGJISË - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Regulatory fees collected by the Energy Regulatory Office are dedicated revenue of that office, and the office may use budget allocations under the conditions of Article 21 to carry out its responsibilities.
Neni 18 Burimet e financimit Taksat e inkasuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në lidhje me licencimin dhe aktivitetet tjera, në bazë të nenit 22 të këtij ligji , do të jenë të hyra të dedikuara të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Veç kësaj, Zyra për Rregullatorin e Energjisë, për qëllime të kryerjes së përgjegjësive të saj sipas ligjit, mund të shfrytëzojë ndarje buxhetore që i është dhënë sipas kushteve të nenit 21 të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must manage its internal finances in line with the law on public financial management and responsibilities.
Neni 19 Procedura e menaxhimit financiar Menaxhimi i brendshëm financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji duhet të bëhet në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must use its available funds efficiently and reasonably, and only for the listed purposes; the Ministry of Economy and Finance may request an audit of its accounts and financial activities.
Neni 20 Shfrytëzimi i fondeve 1. Zyra e Rregullatorit për Energji shfrytëzon fondet e disponueshme për të në pajtim me nenin 18 të këtij ligji në mënyrë efikase dhe të arsyeshme dhe vetëm për qëllimet vijuese: 1.1. financimin e aktiviteteve të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe administratës duke përfshirë shpenzimet operative, pagat,mëditjet dhe beneficionet e anëtarëve të Bordit, punëtorëve dhe personelit, shpenzimet për studime, analiza, vlerësime dhe hulumtime të bëra nga ekspertë e që kanë të bëjnë me funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji sipas këtij ligji; 1.2. shpenzimet kapitale për zhvillimin e aseteve materiale; 13 1.3. pagesën e borxheve ligjore që janë mbledhur si rezultat i ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të Zyrës së Rregullatorit për Energji sipas këtij ligji apo rregullave. 2. Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund te kërkoj auditimin e llogarive dhe aktiviteteve financiare të Zyrës së Rregullatorit për Energji ne pajtim me ligjet ne fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must follow the applicable budget-preparation and submission rules and include specified budget items in its annual budget.
Neni 21 Buxheti vjetor 1. Gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të buxhetit të saj vjetor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i përmbushë të gjitha kërkesat e aplikueshme për përgatitjen dhe dorëzimin e buxhetit të përcaktuara në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë për agjencitë e pavarura. 2. Zyra e Rregullatorit për Energji përgatitë buxhetin e saj vjetor bazuar në dokumentet relevante të planifikimit dhe ky buxhet vjetor përfshin: 2.1. kostot e pritura të programit të punës të listuar në dokumentin e planifikimit; 2.2. vlerësimin e hollësishëm të shpenzimeve që pritet t’i bart Zyra e Rregullatorit për Energji gjatë vitit; 2.3. vlerësimin e të hyrave të cilat pritet t’i inkasojë Zyra e Rregullatorit për Energji gjatë vitit; dhe 2.4. vlerësimin e shumës së fondeve të kërkuara, nëse kërkohen, nga Buxheti i Republikës së Kosovës për atë vit. 3. Gjatë hartimit të buxhetit për shfrytëzimin e ardhurave të saj të dedikuara dhe të ndonjë ndarje buxhetore plotësuese të kërkuar, Zyra e Rregullatorit për Energji ushtron kufizime dhe mëton të minimizojë kostot totale të aktiviteteve të saj, në pajtim me zbatimin efektiv dhe efikas të përgjegjësive dhe detyrave sipas këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme. 4. Nëse, sipas mendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të ardhurat e saj të dedikuara janë të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve totale të kërkuara për kryerjen e arsyeshme të obligimeve, ajo mund të kërkojë një ndarje buxhetore plotësuese për të mbuluar mungesën në pajtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. KREU V TAKSAT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office may charge specified fees and must publish the details of all currently applicable fees.
Neni 22 Llojet e taksave 1. Zyra e Rregullatorit për Energji mbledhë taksa për: 1.1. modifikimin dhe ndryshimin e licencave si dhe aplikacionet tjera për licenca; 1.2. taksa fillestare dhe vjetore të licencimit; 1.3. taksa për lëshimin e certifikatave të origjinës; dhe 1.4. zgjidhjen e kontesteve administrative; me kusht që asnjë taksë e këtillë të mos vendoset në proceset për zgjidhjen e kontesteve që përfshijnë konsumatorët shtëpiak; si dhe me kusht që të gjitha taksat të cilat u vendosen palëve tjera nuk do të tejkalojnë koston faktike dhe të drejtpërdrejtë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për administrimin e procesit të zgjidhjes së kontesit mes këtyre palëve. 2. Për qëllime të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, të gjitha taksat e specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni janë “të ardhura të dedikuara” te Zyrës së Rregullatorit për Energji. 14 3. Zyra e Rregullatorit për Energji përgatitë dhe publikon detalet mbi të gjitha taksat aktualisht të aplikueshme. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article requires certain license-related fees to be paid when applications are submitted, when certificates are issued, and by licensed persons at the start of each calendar year or in monthly instalments with the regulator’s consent.
Neni 23 Pagesa e taksave 1. Taksat për shqyrtimin e aplikacioneve do të paguhen në kohën e dorëzimit të aplikacionit. 2. Taksat e licencës do të përbëhen nga: 2.1. taksat fillestare për nxjerrjen apo ndryshimin e licencës, shpenzimet për përgatitjen e tyre dhe për kryerjen e aktiviteteve rregullative deri në mbarim të vitit kalendarik; dhe 2.2. taksat vjetore për kryerjen e aktiviteteve te licencuara për çdo vit vijues. 3. Taksat vjetore do të paguhen nga të licencuarit në fillim të çdo viti kalendarik ose përmes kësteve mujore sipas pëlqimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. 4. Taksat për nxjerrjen e certifikatave të origjinës paguhen për nxjerrjen e secilës certifikatë. 5. Me përjashtim të taksave vjetore, taksat e vëna në bazë të këtij neni do të llogariten në pajtim me shpenzimet specifike administrative të arsyeshme të shkaktuara në trajtimin e akteve të cilat u referohen taksat e tilla. 6. Taksat vjetore do të vendosen në mënyrë që të mundësohet vetë qëndrueshmëria financiare dhe veprimi efektiv e efikas në kosto i Zyrës së Rregullatorit për Energji për të arritur qëllimet adekuate me autoritetet rregullative që veprojnë në rrethana të ngjashme dhe që në asnjë rast nuk tejkalojnë shumën e 2% (dy përqindëshit) të qarkullimeve bruto të ndërmarrjeve të energjisë të cilave u kërkohet të paguajnë taksa të tilla.. 7. Procedurat dhe afatet për pagesën e taksave përcaktohen me rregullat që do të përgatiten dhe publikohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të sigurojë që të gjitha taksat e këtilla të pranuara nga ajo të depozitohen në llogarinë për të ardhurat e dedikuara të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të krijuar në pajtim me Rregullat e Menaxhimit dhe Kontrollit Financiar dhe me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. KREU VI PROCEDURAT ADMINISTRATIVE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Rregullat për seancat e Bordit përcaktojnë kush i thërret, kuorumin, afatet për rendin e ditës, votimin, mbajtjen e seancave të mbyllura, publikimin e vendimeve dhe numrin minimal të takimeve vjetore.
Neni 24 Seancat e Bordit 1. Seancat e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji thirren nga kryesuesi. 2. Kuorumi për seancat e Bordit është tre (3) anëtarë. Seancat e Bordit mund të mbahen nëse ekziston kuorumi, pavarësisht nëse ka një apo dy pozita të lira në Bord. 3. Kryesuesi i Bordit do të propozojë rendin e ditës për seancat e Bordit dhe dërgon rendin e ditës te anëtarët të paktën pesë (5) ditë pune para secilës seancë. 4. Seancat e Bordit normalisht janë të hapura për publikun. Bordi mund të vendosë që një seancë apo debat apo pikë e caktuar e rendit të ditës të jetë me dyer të mbyllura. Vendimet e tilla duhet të bazohen në një rregull që përcakton rrethanat në të cilat seancat mund të jenë të mbyllura. 5. Vendimet e Bordit miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në seancë; megjithatë asnjë vendim nuk mund të miratohet pa votën afirmative të së paku tre (3) anëtarëve. 15 6. Çdo anëtar i Bordit ka të drejta dhe detyrime të barabarta të marrë pjesë në tërësi në të gjitha mbledhjet. Kjo e drejtë përfshin, por nuk kufizohet në të, të drejtën për të iniciuar vendime, për të votuar mbi të gjitha vendimet e propozuara, si dhe për pjesëmarrje të barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë gjatë diskutimeve. 7. Vendimet e marra nga Bordi regjistrohen me shkrim në procesverbalet dhe, përveç nëse vendimet janë marrë në seanca të mbyllura dhe konsiderohen si konfidenciale, ato do t’i zbulohen publikut. 8. Bordi takohet të paktën dhjetë (10) herë në vit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office may issue rules and individual acts, and it must publish certain rules, reviews, and its bulletin within set deadlines.
Neni 25 Vendimet dhe aktet tjera 1. Gjatë ushtrimit të kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive Zyra e Rregullatorit për Energji mund të lëshojë: 1.1. rregullat për rregullimin e aktiviteteve të saj dhe aktiviteteve të të tjerëve në sektorin e energjisë, sipas përcaktimit në këtë ligj; 1.2. akte individuale, përfshirë vendime për licencime dhe tarifa si dhe vendime për zgjidhjen e kontesteve të referuara në nenin 16 të këtij ligji. 2. Vendimet dhe rregullat individuale të Zyrës së Rregullatorit për Energji merren në mënyrë të hapur, të pavarur nga ndikimet e jashtme politike, industriale apo ndikimet tjera. Rregullat, aktet dhe vendimet e tilla do të bëhen me shkrim, do të përmbajnë shpjegime të bazës apo arsyeve për rregullin, aktin apo vendimin, do të jenë të obligueshme për ndërmarrjet përkatëse të energjisë dhe/ose konsumatorët përkatës si dhe rezultatet do të bëhen publike në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni. 3. Aktet individuale të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, i nënshtrohen procedurave të shqyrtimit administrativ brenda Zyrës së Rregullatorit për Energji. Pas përfundimit të procedurës së shqyrtimit administrativ, pala e pakënaqur mund të fillojë procedurën administrative për zgjidhjen e kontestit në gjykatën kompetente në Kosovë, në pajtim me nenin 43 te këtij ligji dhe me Ligjin mbi Procedurën Administrative. 4. Rregullat e Zyrës së Rregullatorit për Energji publikohen në faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Rregullatorit për Energji brenda dhjetë (10) ditë pune pas miratimit të tyre. 5. Shqyrtimet e bëra në aktet individuale dhe vendimet e tjera që kanë të bëjnë me licencat dhe tarifat publikohen në faqen zyrtare në internet të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë brenda tridhjetë (30) ditëve pas nxjerrjes së aktit ose vendimit përkatës dhe gjithashtu do të publikohen në Buletinin e Zyrës të Rregullatorit për Energji. Buletini publikohet të paktën një herë në gjashtë (6) muaj dhe postohet në faqen zyrtare të internetit të Zyrës të Rregullatorit për Energji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must hold consultations on important energy-market issues, including tariffs, and publish related notices and documents.
Neni 26 Konsultimet 1. Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të bëjë konsultime për çështje që kanë ndikim të konsiderueshëm në tregun e energjisë, përfshirë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tarifat. 2. Çdo konsultim i ndërmarrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji duhet: 2.1. të shpallet në gazetën ditore më të qarkullueshme në territorin e Kosovës si dhe të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Zyrës për Rregullatorin e Energjisë; 2.2. t’i identifikojë çështjet mbi të cilat bëhet konsultimi; dhe 2.3. t’u mundësojë të gjitha palëve të interesuara të përgjigjen me shkrim së paku brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga publikimi; 16 3. Zyra e Rregullatorit për Energji, si pjesë e konsultimeve në lidhje me tarifat ose parashtresat e tarifave, publikon propozimet e saj dhe ato të ndërmarrjeve përkatëse të energjisë (duke përjashtuar informatat konfidenciale) dhe do të : 3.1. publikojë projekt-rregulla , projekt-akte individuale, apo projekt-vendime të tjera; 3.2. mbajë një konsultim publik në të cilin ndërmarrja përkatëse e energjisë ka mundësi të shqyrtojë bazën e propozimit të tarifave të publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe çfarëdo projekt rregulli, projekt akti individual ose projekt vendimi, si dhe mundësinë që të prezantojë dëshmi në mbështetje të parashtresave të saj të tarifave; 3.3. takohet me ndërmarrjet e licencuara të energjisë, me kërkesë të tyre, për diskutimin e parashtresave dhe përgjigjeve; 3.4. nxjerr vendimin përfundimtar sa më shpejt që të jetë praktike pas përfundimit të procesit të konsultimit; dhe 3.5. publikojë të gjitha dokumentet arsyetuese dhe punuese së bashku me vendimin përfundimtar për tarifat. KREU VII LICENCAT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Energy businesses must operate energy activities on the basis of licenses issued by the Energy Regulatory Office.
Neni 27 Obligimi i nxjerrjes së licencës 1. Aktivitetet e energjisë, në masën e kërkuar me këtë ligj, kryhen nga ndërmarrjet për energji në bazë të licencave të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Licencat e lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kërkohen për kryerjen e aktiviteteve energjetike në vijim brenda territorit të Kosovës, me kusht që licencat mund të lëshohen për të mbuluar më shumë se një aktivitet të listuar më poshtë, varësisht prej kërkesave të Ligjit për Energji Elektrike, Ligjit për Gazin natyror dhe Ligjit për Ngrohjet Qendrore: 2.1. prodhimin e energjisë elektrike; 2.2. prodhimin e ngrohjes; 2.3. bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes; 2.4. transmetimi i energjisë elektrike, përfshirë operimin e sistemit të transmisionit; 2.5. bartja e gazit natyror; 2.6. shpërndarja e energjisë elektrike, duke përfshirë operimin e sistemit të shpërndarjes; 2.7. furnizimi publik i energjisë elektrike; 2.8. shpërndarja e ngrohjes apo gazit natyror; 2.9. deponimi i gazit natyror; 2.10. furnizimi me energji elektrike, ngrohje apo gaz natyror; duke përfshirë transitin, importimin ose eksportimin e energjisë elektrike ose gazit natyror; 2.11. operimi i tregut të energjisë elektrike apo gazit natyror; 2.12. transiti, importi apo eksporti i energjisë elektrike apo gazit natyror; 17 2.13. operimin e sistemit të bartjes apo shpërndarjes së gazit natyror. 3. Të gjitha aplikacionet për licencë dhe dokumentet përcjellëse që nuk konsiderohen konfidenciale do t’i vihen në dispozicion publikut nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në pajtim me rregullat mbi licencimin, të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Të gjitha licencat që përmbajnë detyrime për shërbime publike do të publikohen. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A license is not required for certain electricity, heat, and natural gas storage activities if the stated capacity or connection limits are met.
Neni 28 Aktivitetet që nuk kërkojnë licencë 1. Licenca nuk kërkohet për: 1.1. prodhimin e energjisë elektrike në lokacion energjetik me kapacitet total që nuk tejkalon 5 MW; 1.2. prodhimin e ngrohjes së prodhuar nga ngrohtoret për konsum vetanak apo me kapacitet që nuk tejkalon 1 MW; 1.3. prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetanak, ku stabilimenti i prodhimit apo konsumatorët e energjisë elektrike nuk lidhen në sistemin e transmisionit apo sistemin e shpërndarjes; 1.4. deponimin e gazit natyror ku kapaciteti total i deponimit nuk tejkalon dhjetëmijë (10.000) metra kub. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Energy enterprises registered in Kosovo can receive a license only if they meet the listed technical, legal, safety, financial, and other licensing criteria, and the regulator may add necessary license conditions.
Neni 29 Kriteret për licencë dhe kushtet e licencës 1. Licenca lëshohet vetëm për ndërmarrjet e energjisë të regjistruara sipas ligjeve te aplikueshme në Kosovë, të cilat: 1.1. posedojnë mundësitë teknike e financiare, burimet materiale e njerëzore dhe strukturën organizative për plotësimin e kërkesave të rregullave të licencës; 1.2. kanë të drejta pronësie ose të drejta ligjore për shfrytëzimin të stabilimenteve të energjisë me të cilat kryen aktivitetet; 1.3. sigurojnë fakte që stabilimentet e energjisë që përdoren për aktivitete i plotësojnë kërkesat për mbrojtje të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit; 1.4. nuk janë në paaftësi të pagimit apo në proces të likuidimit apo falimentimit; 1.5. nuk i është revokuar licenca për të njëjtin aktivitet brenda pesë (5) viteve përpara datës së parashtrimit të aplikacionit. 2. Kriteret për dhënien e licencës do të ndërlidhen, deri në masën gjegjëse të kërkesave të licencës në fjalë, me 2.1. sigurinë e sistemit, instalimit dhe pajisjeve të energjisë elektrike; 2.2. mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike; 2.3. mbrojtjen e mjedisit; 2.4. shfrytëzimin e tokës dhe vendndodhjen; 2.5. shfrytëzimin e tokës publike; 2.6. efikasitetin e energjisë; 18 2.7. natyrën e burimeve primare të energjisë; 2.8. karakteristikat e veçanta të aplikantit siç janë aftësitë teknike, ekonomike dhe financiare; 2.9. përmbushjen e caqeve dhe standardeve të energjisë së ripërtërishme të Strategjisë së Energjisë; 2.10. përmbushjen e caqeve dhe standardeve për zvogëlimin e emisioneve të Strategjisë së Energjisë; dhe 2.11. promovimin e tregut konkurrentë të energjisë 3. Licencat mund të përmbajnë kushte të cilat Zyra e Rregullatorit të Energjisë i konsideron si të nevojshme për aktivitetet që do të ndërmerren, si dhe ato mund të përfshijnë kushtet që kanë të bëjnë: 3.1. metodologjitë tarifore, tarifat apo pagesat tjera për shërbimet e ofruara; 3.2. të gjitha obligimet për ofrimin e shërbimit universal në pajtim me nenin 25 të Ligjit për Energjinë Elektrike; 3.3. cilësinë e shërbimit ose furnizimit; 3.4. shkyçjen e konsumatorëve dhe masat tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në nevojë; 3.5. kërkesat për përgatitjen dhe dorëzimin e shënimeve të kontabilitetit dhe informatat tjera; 3.6. kërkesa tjera të raportimit; 3.7. shthurjen apo ndarjen e aktiviteteve të biznesit; 3.8. kufizimet në aktivitetet tjera që mund të ndërmerren nga ndërmarrja e licencuar; dhe 3.9. obligimet e shërbimit publik që mund të zbatohen për ndërmarrjen e licencuar. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article sets how long a licence may last, depending on the licensed energy activity, and says renewal must be requested in writing at least 6 months before expiry.
Neni 30 Kohëzgjatja e licencave 1. Licenca mund të jepet për periudhën kohore deri në dyzet (40) vjet 2. Kohëzgjatja dhe vlefshmëria e licencës përcaktohet si vijon: 2.1. për aktivitetet e prodhimit të energjisë elektrike apo ngrohjes, apo për bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes, bartjen e energjisë elektrike apo gazit natyror, apo shpërndarjen e energjisë elektrike, ngrohjes apo gazit natyror, apo deponimit të gazit natyror, rregullohet varësisht nga jetëgjatësia e aseteve të përdorura për kryerjen e aktiviteteve relevante me kohëzgjatje që nuk mund të tejkalojë periudhën dyzet (40) vjeçare; 2.2. për aktivitetet e furnizimit të energjisë elektrike, ngrohjes apo gazit natyror, apo operatorit të tregut të organizuar, varësisht nga gjendja financiare e aplikantit me kohëzgjatje maksimale prej njëzet e pesë (25) vjetësh; 2.3. për aktivitetet e operatorit të sistemit të transmisionit apo shpërndarjes, nëse ato kryhen ndaras nga aktivitetet e bartjes apo shpërndarjes, varësisht nga jetëgjatësia e aseteve të përdorura për kryerjen e aktivitetit relevant me kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë (30) vjetësh; 2.4. për aktivitetet e furnizimit publik, në bazë të rrethanave financiare të aplikuesit, me kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë (30) vjetësh; dhe 19 2.5. për aktivitetet e importimit dhe eksportimit te energjisë elektrike dhe të gazit natyror, nëse janë të licencuara ndaras, varësisht nga gjendja financiare e aplikantit, por jo më gjatë se pesë (5) vite dhe jo më pak se një (1) vit. 3. Kohëzgjatja e çdo licence mund të zgjatet për një periudhë kohore që nuk e tejkalon periudhën relevante kohore të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, duke nënkuptuar që i licencuari arrin t’i plotësojë të gjitha kushtet dhe detyrimet e licencës dhe të ketë parashtruar një kërkesë me shkrim për vazhdimin e licencës aktuale. Aplikacioni për vazhdimin e licencës duhet te behet jo me vone se gjashtë (6) muaj para skadimit te afatit te licencës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article limits how many energy licenses may exist and bars certain energy companies from holding incompatible licenses.
Neni 31 Kufizimet e disa llojeve të licencave 1. Vetëm një licencë do të lëshohet në tërë Kosovën për transmisionin e energjisë elektrike duke përfshirë Operatorin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike. 2. Vetëm një licencë do të lëshohet në tërë Kosovën për Operatorin e bartjes së gazit natyror. 3. Vetëm një licencë do të lëshohet në tërë Kosovën për furnizimin publik të energjisë elektrike. 4. Vetëm një licencë do të lëshohet për çdo rajon të licencuar të Kosovës për të shpërndarjen e energjisë elektrike, ngrohjes apo gazit natyror; mund të ekzistojë një apo disa rajone të licencuara për shpërndarjen e energjisë elektrike, ngrohjes apo gazit natyror; 5. Ndërmarrja për energji e cila ka licencë për transmisionin e energjisë elektrike, përfshirë operatorin e sistemit të transmisionit nuk mund të marrë licencë për prodhimin apo furnizimin e energjisë elektrike apo për prodhimin e ngrohjes. 6. Ndërmarrja për energji e cila ka licencë për Operator të bartjes së gazit natyror, nuk mund të marrë licencë për prodhim, apo furnizim të gazit natyror. 7. Ndërmarrja e energjisë e cila ka licencë për furnizimin publik të energjisë elektrike nuk mund të aplikojë apo të bart licencë për prodhimin apo operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike. 8. Paragrafi 7. i këtij neni nuk e parandalon bartësin e një licence për furnizim publik që të aplikojë ose bartë një licencë për njërën ose të dyja veprimtaritë në vijim: 8.1. furnizimin e energjisë elektrike; dhe 8.2. operimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike deri me 31 Dhjetor 2014. 9. Një ndërmarrje për energji e cila ka licencë për operator të rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror, nuk mund të marrë licencë edhe për aktivitete të tjera të gazit natyror të cilat i nënshtrohen licencimit sipas këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: A license application starts with a written request to the Energy Regulatory Office with the required documents, and the office must issue or refuse the license within 90 calendar days after a complete application is filed.
Neni 32 Procedura e lëshimit të licencës 1. Procedura për marrjen e licencës fillon me dorëzimin e kërkesës me shkrim në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, të shoqëruar me gjithë dokumentacionin përkatës, si dhe kryhet në pajtim me rregullat mbi licencimin të specifikuara në nenin 36 të këtij ligji. 2. Brenda nëntëdhjetë (90) ditëve kalendarike nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar, Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të lëshojë licencën, apo të refuzojë lëshimin e licencës me arsyetim, si dhe vendimet e tilla bëhen publike në kohë të duhur në faqen e internetit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. 3. Në rastet e refuzimit të licencës sipas paragrafit 2. të këtij neni, parashtruesi i kërkesës nuk mund të parashtrojë kërkesë të re para nëntëdhjetë (90) ditëve kalendarike, ose nëse është e aplikueshme, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të gjykatës. 20 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must refuse a license in the listed cases.
Neni 33 Refuzimi i dhënies së licencës 1. Zyra e Rregullatorit për Energji refuzon dhënien e licencës kur: 1.1. ndërmarrja për energji nuk i përmbush kërkesat, kushtet apo kriteret e përcaktuara me këtë ligj apo rregullave tjera të përcaktuara në pajtim me këtë ligj; 1.2. një ndërmarrje e energjisë është përzgjedhur për të kryer aktivitetin për të cilin lëshohet vetëm një licencë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office may change a license, either at the licensee’s request when justified reasons arise after issuance, or on its own initiative under licensing rules.
Neni 34 Ndryshimi i licencës 1. Në pajtim me rregullat e përcaktuara në nenin 36 të këtij ligji, licenca mund të ndryshohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji: 1.1. me kërkesë të të licencuarit, nëse arsyet e justifikueshme për modifikim janë shfaqur pas lëshimit të licencës; dhe 1.2. me vetiniciativë të Zyrës së Rregullatorit për Energji në rrethanat e përcaktuara në rregullat e licencimit, siç janë, nevoja për të rritur konkurrencën, ndryshimet në ligjet tjera të aplikueshme, ndryshimet në obligimet e shërbimit publik, rreziku i sigurisë së furnizimit me energji, rreziku ndaj sigurisë shtetërore, apo rreziku ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve, apo mbrojtja e mjedisit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article lets the Energy Regulatory Office end, withdraw, transfer, or temporarily suspend a licence in specified cases.
Neni 35 Ndërprerja apo pezullimi i licencës 1. Në pajtim me rregullat e përcaktuara në nenin 36 të këtij ligji, licenca mund të ndërpritet: 1.1. me skadimin e afatit, përfshirë zgjatjet e mundshme të afatit të saj; 1.2. me kërkesë të të licencuarit, me kusht që detyrimet e të licencuarit të merren përsipër nga i licencuari tjetër, apo që konsumatorët të mos humbin nga kjo ndërprerje e licencës; 1.3. me revokimin e saj nga Zyra e Rregullatorit për Energji në pajtim me këtë ligj dhe rregullat. 2. Zyra e rregullatorit për Energji mund të tërheqë licencën nëse: 2.1. i licencuari dështon t’i përmbushë apo shkel kushtet apo detyrimet materiale të përcaktuara me licencë, dhe nuk korrigjon dështimet e tilla brenda një afati të arsyeshëm të caktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji; 2.2. operacionet e të licencuarit ndërpriten si rezultat i deklarimit të paaftësisë për të paguar apo likuidimit, megjithatë, ky nën-paragraf nuk zbatohet për një proces të riorganizimit i cili mbikëqyret nga gjykata nëse i licencuari vazhdon veprimtarinë e tij gjatë këtij procesi; 2.3. i licencuari ka prezantuar informacione jo të sakta që janë marrë si bazë për dhënien e licencës, si dhe që informatat e tilla kanë rëndësi të madhe për kryerjen e mirëfilltë të aktiviteteve të licencuara. 3. Një licencë mund të ndërpritet vetëm nëse Zyra e Rregullatorit për Energji konstaton se detyrimet e të licencuarit, përfshirë obligimet e shërbimit publik, mund të kryhen në mënyrë të kënaqshme nga një i licencuari tjetër ose kur konsumatorët nuk humbin nga ndërprerja e licencës. 4. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të bartë licencën që është ndërprerë tek një i licencuar tjetër, me kusht që i licencuari i ri aplikon për licencë dhe atij i miratohet ajo. 21 5. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të pezullojë përkohësisht licencën në rastet kur pezullimi arsyetohet. Në këtë rast të licencuarit i jepet koha e arsyeshme për të korrigjuar veprimin e tij apo mosveprimin, si dhe kur i licencuari dëshmon aftësi dhe vullnet për të bërë një korrigjim të tillë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must draft, approve, and publish licensing rules, and it must consider renewable-energy policies, guidelines, and regulations when doing so.
Neni 36 Rregullat dhe kriteret e licencimit 1. Zyra e Rregullatorit për Energji do të hartojë, miratojë dhe publikojë rregullat që përcaktojnë kriteret e paraqitura në nenin 29, paragrafi 2. të këtij ligji, dhe përshkruajnë kushtet dhe procedurat për nxjerrjen, ndryshimin, bartjen, pezullimin apo ndërprerjen e licencës si dhe të drejtat dhe detyrimet që do të përfshihen në licencë. 2. Gjatë miratimit të rregullave të licencimit dhe lëshimit të licencave, Zyra e Rregullatorit do të marrë parasysh të gjitha politikat, udhëzimet dhe rregulloret që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë nga burime të ripërtërishme. KREU VIII SIGURIA E FURNIZIMIT, SI DHE NDËRTIMI I KAPACITETEVE TË REJA GJENERUESE, SISTEMEVE TË GAZIT, LINJAVE DIREKTE DHE GAZSJELLËSVE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must monitor energy supply security and publish a report every two years, no later than 31 July.
Neni 37 Monitorimi i sigurisë së furnizimit 1. Zyra e Rregullatorit për Energji është përgjegjëse për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimet e specifikuara në këtë ligj për promovimin dhe përmirësimin e sigurisë afatshkurtër dhe afatgjatë të furnizimit të energjisë . 2. Ky monitorim nga Zyra e Rregullatorit për Energji përfshin: 2.1. balansin mes furnizimit dhe kërkesës të sektorit të energjisë, duke përfshirë balansin e projektuar të furnizimit dhe kërkesës për periudhën e ardhshme pesë (5) vjeçare; 2.2. nivelin e kërkesës së ardhshme si dhe kapacitetet e pritura shtesë të parashikuara të gjenerimit dhe transmisionit që janë në planifikim apo në ndërtim e sipër gjatë periudhës pesë (5) vjeçare, duke përfshirë çdo kapacitet të interkoneksionit ndërkufitar; 2.3. balanset e energjisë, të hartuara nga Ministria sipas Ligjit për Energji; 2.4. parashikimin e sigurimit të energjisë, si dhe furnizimin me energji elektrike për periudhën ndërmjet pesë (5) dhe pesëmbëdhjetë (15) viteve nga koha e monitorimit; 2.5. synimet e investimeve, për pesë (5) vitet e ardhshme apo më shumë vite kalendarike, në Operatorët e Sistemit të Transmisionit dhe palët tjera për të cilat janë në dijeni, përkitazi me ofrimin e kapacitetit ndërkufitar të interkoneksionit; 2.6. nivelet e arritura dhe të pritura të sigurisë së operimit të sistemit ; 2.7. cilësinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së sistemeve; si dhe 2.8. masat për të mbuluar kërkesën kulminante dhe për t’u ballafaquar me mungesat apo dështimet e një apo më shumë furnizuesve. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji përgatitë dhe publikon çdo dy (2) vjet, më së voni deri më 31 korrik, një raport që paraqet gjetjet që dalin nga monitorimi i sigurisë së furnizimit, si dhe hollësitë mbi masat e marra apo të parashikuara për trajtimin e këtyre çështjeve. 22 - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Article 38 says new generation, gas transmission/distribution, interconnector, and direct-line projects are subject to authorization procedures, with some cases allowed to use tendering instead.
Neni 38 Procedura e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja 1. Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direkt për bartjen e gazit natyror do të bëhet në pajtim me procedurat e autorizimit sipas këtij ligji, përveç në rastet kur paragrafit 1 i nenit 39 shprehimisht lejon përdorimin e procedurës së tenderimit. 2. Procedura e autorizimit për ndërtimin e stabilimenteve të parashikuara me paragrafin 1 të këtij neni do të ndërmerret nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në përputhje me kritere objektive, transparente dhe jo- diskriminuese. Kriteret për lëshimin e autorizimeve të tilla do të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara në lidhje me licencimin sipas nenit 29 të këtij ligji. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji themelon procedurat të veçanta për autorizimin e ndërtimit të gjeneratorëve të vegjël të decentralizuar dhe/apo të kyçur ne shpërndarje, duke marrë parasysh madhësinë e tyre të kufizuar dhe ndikimin e mundshëm. 4. Nëse refuzohet kërkesa për autorizim, Zyra e Rregullatorit për Energji do të informojë me shkrim paraqitësin e kërkesës për refuzim. Arsyet duhet të jenë objektive, jo-diskriminuese, të arsyetuara mirë si dhe të vërtetueshme. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Qeveria may authorize a tender procedure for new generating capacity if the Energy Regulatory Office issues a written decision meeting the stated conditions.
Neni 39 Procedura e Tenderimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja 1. Qeveria mund të autorizojë fillimin e procedurës së tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë lëshon një vendim me shkrim i cili përcakton se procedura e autorizimit sipas nenit 38 të këtij ligji nuk ka rezultuar: 1.1. në ndërtimin e kapaciteteve të mjaftueshme gjeneruese të energjisë elektrike për të siguruar sigurinë e furnizimit ose për arritjen e caqeve mjedisore; ose 1.2. në sigurimin e efiçencës adekuate të energjisë ose masave menaxhuese të kërkesës; 2. Çdo vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sipas paragrafit 1. të këtij neni do të jetë në përputhje me detyrimet e Kosovës sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. 3 Përveç siç është përcaktuar në paragrafin 4. të këtij neni, procedura e tenderimit e autorizuar nga Qeveria sipas paragrafit 1. të këtij neni do të ushtrohet nga Komisionit Drejtues Ndër-ministror i Partneritetit Publiko Privat (KDNM-PPP) i themeluar me nenin 11 të Ligjit për Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për Dhënien e Tyre (“Ligji për PPP”). Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të shërbejë si anëtar ex officio në KDNM-PPP sipas nenit 11.3 të Ligjit për PPP gjatë ushtrimit të procedurës së tenderimit nga KDNM-PPP. 4. Nëse në kohën e autorizimit të procedurës së tenderimit nga Qeveria sipas paragrafit 1. të këtij neni, Republika e Kosovës kontrollon një ndërmarrje të prodhimit, transmisionit, shpërndarjes ose furnizimit të energjisë elektrike, procedura e tenderimit nuk do të ushtrohet nga KDNM-PPP. Në këtë rast, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për organizimin, monitorimin dhe kontrollimin e procedurës së tenderimit; dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund t’ia delegojë menaxhimin e procedurës së tenderimit një autoriteti tjetër të themeluar për të siguruar vendimmarrje të pavarur në prokurim. 5. Të gjitha procedurat e tenderimit do të projektohen në bazë të kritereve objektive, transparente dhe jo- diskriminuese dhe do të ushtrohen në përputhje të plotë me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për PPP. 23 KREU IX RREGULLIMI I TARIFAVE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Energy tariffs must be set so comparable customers pay the same price and the tariff fully reflects supply cost.
Neni 40 Reflektimi i kostos në tarifat e furnizimit 1. Në përcaktimin e tarifave të cilat do të mblidhen nga konsumatorët fundor për furnizimin e energjisë, ndërmarrja e energjisë do të sigurojë që çmimet të cilat ngarkohen nga ajo në cilëndo kohë dhe për cilindo konsumator fundor për furnizimin e energjisë të jenë të njëjta me çmimet të cilat janë ngarkuar nga ajo ndërmarrje e energjisë në të njëjtën kohë për konsumatorët e tjerë fundor për furnizimin e krahasueshëm me energji, pavarësisht se ku ndodhen apo banojnë këta konsumatorë fundor. Këto tarifa do të reflektojë plotësisht koston e furnizimit të energjisë elektrike për konsumatorin fundor nga ndërmarrja përkatëse e energjisë. Për qëllime të këtij paragrafi, furnizimi i energjisë konsiderohet i krahasueshëm nëse: 1.1. është me kërkesa të kapacitetit të njëjta ose të ngjashme; dhe 1.2. është në përputhje me karakteristikat e njëjta ose të ngjashme të kërkesës. 2. Në rastet kur historikisht ka pasur çrregullime të çmimit, duke përfshirë subvencionimin e tërthortë ndërmjet konsumatorëve të ndryshëm ose kategorive të konsumatorëve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë rregullimit të tarifave për furnizimin e energjisë do të kërkojë që tarifat të ribalancohen në mënyrë graduale duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri me 31 Dhjetor 2014, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së çmimit me qëllim të reflektimit të kostos për cilindo konsumator ose kategori të konsumatorëve. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article sets tariff rules for electricity and gives the Energy Regulatory Office power to set tariffs for qualified consumers only when competition is not effective.
Neni 41 Tarifat 1. Tarifat për energjinë e furnizuar do të jenë të pa rregulluara kur energjia i shitet një konsumatori të kualifikuar. 1.1. Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund të vendosë tarifat të cilat u ngarkohen konsumatorëve të kualifikuar nga ndërmarrja e energjisë elektrike e cila është bartëse e licencës për furnizim publik vetëm kur Zyra nuk është e kënaqur me efektshmërinë e konkurrencës në furnizimin e energjisë elektrike. 1.2. Pas 1 Janarit 2015 Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të ndërpresë caktimin e tarifave të cilat u ngarkohen konsumatorëve nga ndërmarrja e energjisë elektrike që mban licencën për furnizim publik, përveç nëse Zyra nuk është e kënaqur me efektshmërinë e konkurrencës në furnizimin e energjisë elektrike. 1.3. Çdo konstatim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë se konkurrenca në furnizimin e energjisë elektrike nuk është efektive duhet të bazohet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të publikuar të kushteve të tregut. Rregullimi i tarifave nuk do të tejkalojë masën e nevojshëm për kompensimin e mungesës së konkurrencës efektive. 2. Tarifat në sektorin e energjisë përfshijnë (por nuk kufizohen në): 2.1. tarifat e veçanta për shfrytëzimin e sistemit të transmisionit dhe për shfrytëzimin e sistemit të shpërndarjes, si dhe për kyçjen në këto dy sisteme. 2.2. tarifat e veçanta për prodhimin e energjisë apo furnizimin me energji, parashikohen si subjekt i rregullimit sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, ligjin për Ngrohjen Qendrore dhe ligjin për Gazin Natyror. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji është po ashtu përgjegjëse për monitorimin, dhe sipas nevojës, miratimin dhe sigurimin e pajtueshmërisë me procedura dhe rregullime të menaxhimit të kongjestionit për ngarkesat dhe kompensimet përkitazi me këmbimet tej-kufitare të energjisë elektrike që specifikohen në Ligjin për Energjinë Elektrike. 24 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must use approved tariff methodologies to set regulated energy supply tariffs, consult under Article 26, and publish its tariff decisions immediately.
Neni 42 Metodologjia e tarifave 1. Përcaktimi i tarifave të rregulluara për furnizimin me energji do të bëhet sipas një apo më shumë metodologjive të tarifave të cilat hartohen dhe miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Si pjesë e procesit të përgatitjes së tarifave dhe metodologjive të tarifave, Zyra e Rregullatorit për Energji kryen konsultime në pajtim me nenin 26 të këtij ligji. Zyra e Rregullatorit për Energji publikon menjëherë përcaktimin e saj mbi tarifat apo metodologjitë e tarifave. 3. Përveç parimit të reflektimit të kostos të përcaktuar në nenin 40 të këtij ligji, çdo metodologji e tarifave duhet të jetë e bazuar në parimet si vijojnë: 3.1. tarifat të jenë të arsyeshme, jo-diskriminuese, të bazuara në kritere objektive, përfshirë ato të përcaktuara në nenin 14, paragrafin 4. të këtij ligji si dhe të vendosura në mënyrë transparente; 3.2. tarifat të jenë të bazuara kryesisht në shpenzimet e arsyetuara e të vlerësuara me kujdes përfshirë këtu kthimin e arsyeshëm të investimit; 3.3. tarifat përkitazi me sistemet e transmisonit dhe shpërndarjes janë adekuate në mënyrë që të mundësojnë investimet e domosdoshme në sistemet që do të kryhen ashtu që t’i lejojnë këto investime që të sigurojnë zbatueshmërinë e sistemeve. 3.4. Zyra e Rregullatorit për Energji ka mundësi të caktojë tarifa me bazë performance, që do të thotë tarifa që përfshijnë nxitjen dhe përmirësimin e shërbimeve, duke përfshirë faktorët e prodhimtarisë, të cilët inkurajojnë ndërmarrjen energjetike të rregulluar të përmirësojë efikasitetin me kohë, apo dënimet për dështim në arritjen e standardeve të përcaktuara të performancës; 3.5. tarifat duhet të marrin në konsideratë mbrojtjen e konsumatorit, me kusht që tarifat të mos mund të përcaktohen nën koston e vërtetë të ofrimit të shërbimit për konsumatorin në fjalë; 3.6 tarifat duhet të marrin parasysh mbrojtjen mjedisore, me kusht që ato dhe mekanizma të tillë të çmimeve të trajtohen në mënyrë jodiskriminuese dhe transparente; 3.7. tarifat për grupet individuale të konsumatorëve duhet të jenë në përputhshmëri me shpenzimet e furnizimit me energji elektrike, gaz natyror dhe energji ngrohëse të konsumatorëve; 3.8. përveç siç është përcaktuar në paragrafin 2. të nenit 40 të këtij ligji, nuk lejohen ndërsubvencionime të tërthorta ndërmjet klasave të konsumatorëve; 3.9. nuk lejohen ndërsubvencionime të tërthorta mes dy apo më shumë aktiviteteve të licencuara; 3.10. tarifat e shkyçjes, tarifat e balancimit të ngarkesës dhe mekanizmat e tjerë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe menaxhimi i kërkesës do të inkurajohen, duke përfshirë shqyrtimin e zhvillimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. 3.11. janë të lejuara tarifat sezonale dhe ato të intervaleve kohore ditore me tarifa që rregullohen në bazë të kostos së shërbimeve në kohën e periudhave kulminante dhe kohës jashtë kulminantes; 3.12. tarifat për kyçje mund të vendosen për kyçje të reja në rrjet apo për rritjen substanciale të kapacitetit të një kyçjeje ekzistuese. 4. Ndërmarrjet e energjisë që i nënshtrohen tarifave të rregulluara për furnizimin e energjisë hartojnë propozimet e tyre për ato tarifa në bazë të metodologjisë së miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në përputhje me parimet e parashikuara me këtë nen, si dhe t’ia dorëzojnë propozimet e tyre Zyrës së Rregullatorit për Energji për shqyrtim dhe miratim. 25 - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office approves regulated energy tariffs, publishes its decisions, and licensees may not apply or change regulated tariffs before approval.
Neni 43 Miratimi i tarifave 1. Zyra e Rregullatorit për Energji miraton tarifat për shërbimet e rregulluara të energjisë bazuar në metodologjitë e tarifave për tarifat e rregulluara dhe në propozimet për rishikimin e tarifave të dorëzuara nga ndërmarrjet e energjisë. Vendimet e marra për këto propozime publikohen. 2. Asnjë ndërmarrje e licencuar e energjisë nuk mund të zbatojë apo modifikojë ndonjë tarifë të rregulluar apo metodologji tarifash para miratimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në pajtim me këtë ligj. 3. Gjatë miratimit apo caktimit të tarifave, Zyra e Rregullatorit për Energji do të sigurojë që të licencuarve t’u mundësohet kthimi i të gjitha kostove të arsyeshme, përfshirë: 3.1. koston e mirëmbajtjes dhe rezervave të lëndëve djegëse, pagat dhe mëditjet; 3.2. koston e blerjes dhe furnizimit të lignitit. 3.3. kostot e niveleve të arsyeshme të humbjeve të energjisë në sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes; 3.4. koston e menaxhimit, operimit, mirëmbajtjes, zëvendësimit dhe ndërtimit të stabilimenteve për energji, shpenzimet e mbylljes së stabilimenteve për energji dhe stabilimenteve për deponimin e rezervave të lëndëve djegëse; 3.5. koston e mirëmbajtjes të kapaciteteve rezervë dhe rregulluese të nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për konsumatorët; 3.6. koston normale të zhvleftësimit mbi të gjitha asetet e përfshira në Bazën e Aseteve të Rregulluara, dhe “Baza e Aseteve të Rregulluara” nënkupton të gjitha asetet e përdorura dhe të dobishme në ofrimin e shërbimeve nga subjekti i rregulluar, përveç aseteve plotësisht të zhvleftësuara; 3.7. koston e detyrimeve të shërbimeve publike dhe detyrimeve tjera të të licencuarit të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në përputhje me nenin 18, paragrafi 4. të Ligjit për Energjinë. 3.8. kostot tjera të arsyeshme të ndryshueshme, fikse dhe kapitale, duke përfshirë koston e huazimit, financimit dhe kapitalit punues dhe borxhet e këqija. 4. Procedurat për shqyrtimin, miratimin dhe vendosjen e tarifave hartohen dhe publikohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 5. Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji konsideron të nevojshme në rastin e të licencuarit përgjegjës për transmision apo shpërndarje, mund t’i kërkojë të licencuarit të modifikojë tarifën e tij si dhe kushtet e mënyrat gjegjëse për të siguruar që ato të jenë proporcionale dhe të zbatuara në mënyrë jo- diskriminuese. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A person negatively affected by a regulated tariff or tariff-methodology decision may complain to the Energy Regulatory Office within 2 months of publication.
Neni 44 Ankesat në lidhje me tarifat dhe metodologjitë e tarifave 1. Në rastin kur një person ndikohet negativisht nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në lidhje me tarifën e rregulluar apo metodologjinë tarifore, ai person mund të ankohet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë kundër atij vendimi jo më vonë se dy (2) muaj pas publikimit të vendimit. 2. Me pranimin e një ankese të tillë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta shqyrtojë dhe t’i japë parashtruesit të ankesës një përgjigje të arsyetuar. Ankesat apo shqyrtimi i tyre nuk vonon zbatimin e tarifës së rregulluar apo metodologjinë tarifore, përveç nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendos për një gjë të tillë. 26 3. Për qëllime të transparencës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është e obliguar që të zbatojë kërkesat e nenit 26 në të gjitha aspektet gjatë shqyrtimit të një ankese sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Kosovo Government must provide vulnerable-consumer energy support in a targeted, transparent way that is least likely to distort competition.
Neni 45 Subvencionimi i konsumatorëve në nevojë 1. Kur Qeveria e Kosovës identifikon nevojën për mbështetjen financiare të konsumatorëve në nevojë, ajo do ta bëjë këtë në mënyrë të shënjestruar dhe transparente dhe në mënyrën që ka më së paku mundësi që të çrregullojë konkurrencën në furnizimin e energjisë. 2. Të gjitha subvencionet për sektorin e energjisë u nënshtrohen dispozitave të legjislacionit të aplikueshëm për ndihmën shtetërore dhe procedurave të monitorimit të përcaktuara në atë legjislacion. KREU X SHTHURJA DHE TRANSPARENCA E NDËRMARRJEVE ENERGJETIKE - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Energy companies and the public supplier must keep separate accounts, audit them, and, for certain licensed energy companies, separate internal accounts by 31 December 2014.
Neni 46 Shthurja dhe transparenca e ndërmarrjeve energjetike 1. Ndërmarrjet energjetike që kryejnë transmisionin apo shpërndarjen e energjisë elektrike do të jenë të pavarura në kuptimin e formës së tyre ligjore, organizimit dhe vendim-marrjes në pajtim me Ligjin mbi Energjinë Elektrike. 2. Ndërmarrjet energjetike që kryejnë bartjen apo shpërndarjen e gazit natyror do të jenë të pavarura në kuptimin e formës së tyre ligjore, organizative dhe të vendim-marrjes në pajtim me Ligjin për Gazin Natyror. 3. Me apo para datës 31 Dhjetor 2014, ndërmarrjet e energjisë të licencuara për aktivitetet e gjenerimit, shpërndarjes dhe furnizimit do të ndajnë llogaritë e tyre të brendshme për të gjitha këto aktivitete njëlloj sikur të gjitha aktivitetet në fjalë të kryheshin nga ndërmarrje të ndara, me qëllim të shmangies së diskriminimit, subvencioneve të tërthorta, si dhe çrregullimit të konkurrencës. 4. Të gjitha ndërmarrjet energjetike do të kenë llogari të ndara për aktivitetet e tyre të licencuara energjetike dhe aktivitetet tjera, si dhe sigurojnë se këto llogari auditohen. 5. Furnizuesi publik mirëmban llogari të ndara për furnizimin e konsumatorëve të kualifikuar dhe furnizimin e konsumatorëve të pakualifikuar , sikur këto aktivitete të kryheshin nga ndërmarrje të ndara, si dhe sigurojnë se këto llogari auditohen. 6. Zyra e Rregullatorit për Energji monitoron zbatimin e pajtueshmërisë nga Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe shthurjen efektive ligjore dhe të llogarive të ndërmarrjeve të integruara energjetike në pajtim me këtë ligj, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Energjinë Elektrike, Ligjin për Gazin Natyror, si dhe ligjet tjera në fuqi. Zyra e Rregullatorit për Energji ndërmerr veprimet e duhura të zbatimit përkitazi me programet e pajtueshmërisë dhe shthurjes ligjore dhe të llogarive. KREU XI OBLIGIMET E SHËRBIMIT PUBLIK - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The energy regulator may impose public service obligations on energy enterprises if it ensures transparency, non-discrimination, no harm to market opening, cost compensation, and regular review of competition effects.
Neni 47 Imponimi i obligimeve të shërbimit publik 1. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të imponojë obligime të shërbimit publik mbi secilën ndërmarrje energjetike, me kusht që Zyra e Rregullatorit për Energji gjithashtu të sigurojë që: 1.1. obligimet e shërbimit publik të zbatohen në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese si dhe të mos pengojnë hapjen e tregjeve të energjisë, siç parashikohet me këtë ligj dhe ligjet tjera në fuqi; 27 1.2. ndërmarrjet energjetike mbi të cilat imponohen obligimet të jenë në gjendje të kompensojnë shpenzimet shtesë të shkaktuara nga obligimet e imponuara të shërbimit publik në përputhje me nenin 16, paragrafi 4. të Ligjit për Energjinë; 1.3. të bëj vlerësimin e rregullt të efekteve të mundshme të obligimeve të shërbimit publik mbi konkurrencën vendore dhe ndërkombëtare në tregjet e energjisë, si dhe të konsiderojë nëse këto obligime duhet rishqyrtuar apo jo. 2. Obligimet e shërbimit publik siç janë përcaktuar në licencë do të jenë të definuara qartë, proporcionale, transparente, jo-diskriminuese, si dhe të verifikueshme. Obligimet do të ndërlidhen me sigurinë, rregullsinë, cilësinë dhe çmimin e furnizimit ose me mbrojtjen e mjedisit. KREU XII BANKROTIMI I TË LICENCUARVE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: In liquidation or bankruptcy of a licensed person, the Energy Regulatory Office may revoke the license and move the obligations to another licensee, or require performance of those obligations; the article does not apply to court-supervised reorganization if the licensee keeps operating.
Neni 48 Procedura në rast bankrotimi 1. Në rastin e likuidimit apo bankrotimit të një të licencuari, Zyra e Rregullatorit për Energji ka kompetencë ta revokojë licencën dhe t’ia transferojë detyrimet e këtij të licencuari tek një i licencuar tjetër i cili pajtohet të marrë përsipër detyrimet apo ta detyrojë të kryejë këto obligime, sipas dispozitave të licencës, megjithatë, ky nen nuk zbatohet për një proces të riorganizimit i cili mbikëqyret nga gjykata nëse i licencuari vazhdon veprimtarinë e tij gjatë këtij procesi. 2. Në rast se asnjë nga të licencuarit ekzistues nuk është në gjendje apo nuk do që të marrë përsipër detyrimet e të licencuarit të bankrotuar apo të likuiduar, Zyra e Rregullatorit për Energji bën gjitha përpjekjet për të siguruar transferimin e atyre aseteve që janë të domosdoshme për vazhdimin e aktivitetit të licencuar tek i licencuari i ri. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të përfshijë në licencën e cilësdo ndërmarrje energjetike që i nënshtrohet obligimeve të shërbimit publik një obligim që i kërkon të licencuarit të marrë përsipër detyrimet e furnizimit të konsumatorëve të një të licencuari të bankrotuar apo të likuiduar për një periudhë të caktuar kohore, ose me kushtet e konditat e njëjta për furnizim, ose të ndryshuara, si dhe me kusht që ndërmarrja e energjisë të cilës i janë vënë obligimet është në gjendje të rikthejë kostot shtesë të imponuara nga obligimet. KREU XIII MBIKËQYRJA - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office has supervisory power over license conditions, regulated tariffs and tariff methodologies, and compliance with rules, individual acts, and decisions it issues to licensees.
Neni 49 Kompetencat për mbikëqyrje nga Zyra e Rregullatorit për energji 1. Zyra e Rregullatorit për Energji ushtron mbikëqyrje për: 1.1. pajtueshmërinë me kushtet e licencës; 1.2. zbatimin e tarifave të rregulluara dhe metodologjive tarifore; 1.3. zbatimin e rregullave, akteve, individuale dhe vendimeve të lëshuara nga ajo për të licencuarit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The Energy Regulator may inspect, notify public or independent bodies, suspend/modify/revoke licences, and impose mandatory administrative measures and fines when supervising under this law.
Neni 50 Procedura e mbikëqyrjes 1. Gjatë ushtrimit të detyrave mbikëqyrëse, sipas nenit 46 të këtij ligji, Zyra e Rregullatorit për Energji: 1.1. kryen inspektime nëpërmjet personave të autorizuar nga ajo; 28 1.2. njofton autoritetet publike apo organet e pavarura mbi masat që duhen ndërmarrë brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre; 1.3. suspendon, modifikon apo revokon licencën kur kjo është e nevojshme për të trajtuar shkeljen e kushteve të licencës; 1.4. imponon masa të detyrueshme administrative dhe gjoba administrative, të parapara me këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër që rregullon sektorin e energjisë në Kosovë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office may investigate licensed persons and related workers or representatives on complaint or on its own initiative, and it may order remedies or fines if it finds a violation.
Neni 51 Hetimi 1. Zyra e Rregullatorit për Energji, pas pranimit të një ankese apo edhe me vetiniciativë, të hulumtojë nëse një i licencuar, punëtorët apo përfaqësuesit e tij kanë bërë shkelje si në vijim: 1.1. të afatit apo kushtit të licencës dhe 1.2. aktit, vendimit apo udhëzimit të nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 2. Në rast se pas kryerjes së hetimeve sipas paragrafit 1. të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për Energji gjen një shkelje të cilësdo dispozitë, ka kompetenca që të: 2.1. ndalojë të licencuarin nga përsëritja apo vazhdimi i veprimit të paligjshëm, apo nëse veprimi është ndaluar, të lëshojë një vendim rregullativ që kërkon marrjen e një mase të caktuar apo sanimi; 2.2. përcaktojë gjobë administrative për personat përgjegjës për shkelje. 3. Zyra e Rregullatorit për Energji nxjerrë arsyetime të qëndrueshme për vendimet rregullative në lidhje që lëshon sipas këtij neni KREU XIV DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must publish penalty rules before enforcing fines, and it may fine persons for listed violations.
Neni 52 Gjobat 1. Zyra e Rregullatorit për Energji boton rregullat në lidhje me gjobat dhe dënimet tjera që mund të vendosen sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj. Rregullat e tilla publikohen para se të ndërmerret ndonjë veprim për të vendosur dispozita ndëshkimore apo gjoba. 2. Gjoba caktohet për secilin person që bën shkelje si ne vijim: 2.1. punëson persona që nuk kanë kualifikimet e kërkuara nga ky ligj; 2.2. nuk arrin të përmbushë detyrat e tij/saj sipas këtij ligji; 2.3. nuk jep informata të kërkuara sipas nenit 12 te këtij ligji; 2.4. zbulon informata konfidenciale në mënyrë të papranueshme; 2.5. nuk jep ndihmën e kërkuar sipas nenit 13 të këtij ligji 2.6. nuk vepron në pajtim me masat e imponuara sipas nenit 15 të këtij ligji për të parandaluar keqpërdorimin me pozitën dominuese; 2.7. merret me aktivitete energjetike për të cilat nevojitet licenca pa pasur licencë; 29 2.8. nuk arrin të përmbushë kushtet apo afatet e licencës; 2.9. ndërton stabilimente sipas Kreut VIII pa marrë autorizimin; 2.10. vendos tarifa që janë subjekt rregullimi, pa miratimin e Zyrës të Rregullatorit për Energji; 2.11. mban llogaritë në mënyrë që nuk është në përputhje me kërkesat e legjislacionit gjegjës; 2.12. refuzon të hyjë në kontratën për furnizimin e energjisë apo të ofrojë qasje në sisteme pa ndonjë arsye të qenë; 2.13. kyçet në rrjet pa respektuar kushtet gjegjëse; 2.14. vepron në kundërshtim me këtë ligj, me Ligjin për Energjinë Elektrike, me Ligjin për Energjinë, rregullat e përcaktuara në pajtim me këto ligje, apo, standardet, ose kodet përkatëse teknike. 3. Kur kemi të bëjmë me ndërmarrje energjetike, dënimet e cekura në paragrafin 2. të këtij neni nuk mund të tejkalojë shumën e 10 % të të ardhurave që ndërmarrja energjike ka akumuluar gjatë vitit paraprak fiskal. 4. Në rastet kur dënimi i cekur në paragrafin 2. të këtij neni i shqiptohet një individi, nuk mund të tejkalojë 300% e rrogës mujore të individit. 5. Në rastet e shkeljes të përsëritur të ligjit, dënimi i shqiptuar mund të jetë tre herë më i madh se ai i cekur në paragrafin 3. dhe 4. të këtij neni. 6. Gjatë shqiptimit të dënimit sipas këtij kreu, Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të marrë parasysh shkallën e dëmit që i është bërë shoqërisë, sjellja paraprake e personit dhe gjendja financiare e personit. 7. Gjatë shqiptimit të një dënimi sipas këtij kreu, Zyra e Rregullatorit për Energji duhet të njoftojë personat për shkeljet e bëra dhe t’iu japë mundësi dhe kohë që të përgjigjen me shkrim, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga njoftimi. 8. Në rast mos pagesës të dënimit të shqiptuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Zyra e Rregullatorit për Energji inicion procedurën gjyqësore në gjykatën kompetente për realizimin e gjobës si borxh civil. 9. Të gjitha dënimet e mbledhura sipas këtij Kreu depozitohen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KREU XV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 2004/9, keeps existing subordinate acts and related documents valid for 9 months after commencement, and requires them to be harmonized within that period.
Neni 53 Dispozitat kalimtare 1. Ky ligj shfuqizon Ligjin për Rregullatorin e Energjisë Nr. 2004/9, ndërsa të gjitha aktet nën ligjore, vendimet, rregullat dhe dokumentet tjera të miratuara apo të shpallura sipas Ligjit Nr. 2004/9 mbeten të vlefshme nëntë (9) muaj pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji. 2. Nëntë muaj pas hyrjes ne fuqi të këtij ligji të gjitha aktet nën ligjore, vendimet, rregullat dhe dokumentet tjera të miratuara apo të shpallura sipas Ligjit Nr. 2004/9 duhet të harmonizohen me këtë ligj 3. Zyra e Rregullatorit të Energjisë nxjerr rregullat, kodet, procedurat dhe aktet nënligjore të nevojshme për implementimin e këtij ligji pas konsultimit me të gjitha palët e interesuara . 30 - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 54 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-185 7 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-059-2010, datë 25.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-185 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in