LIGJI NR. 03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This is the title and opening of a law on the state administration of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-189
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening of a law on the state administration of the Republic of Kosovo. This article says the law’s purpose is to set the legal framework for the organization, cooperation, and management of bodies that exercise executive powers. This article defines several public administration terms used in the law. This article sets the scope of state administration bodies and says they perform administrative work within Kosovo’s rights, responsibilities, and duties, under the constitution, laws, other provisions, and general acts. This article lists what counts as state administration work.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 73 of 73
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening of a law on the state administration of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 82 / 21 TETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to set the legal framework for the organization, cooperation, and management of bodies that exercise executive powers.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kornizës ligjore për organizimin, bashkëpunimin dhe menaxhimine organeve të cilat ushtrojë kompetenca ekzekutive. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several public administration terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këtë kuptimë: 1.1. Autoritetet e larta të administratës shtetërore - Qeverinë si tërësi, Kryeministrin, Zëvendës Kryeministrat dhe ministrat. 1.2. Organet e larta të administratës shtetërore - Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë janë organet e larta të administratës shtetërore përmes të cilave Autoritetet e Larta të Administratës Shtetërore ushtrojnë kompetencat e tyre qeveritare dhe administrative. 1.3. Organet qendrore të administratës shtetërore - organet vartëse të administratës shtetërore të cilat kryejnë funksione joministrore ose funksione të tjera administrative. 1.4. Organet lokale të administratës shtetërore - organet komunale të administratës shtetërore. 1.5. Organet e pavarura të administratës shtetërore - personat juridikë që ushtrojnë veprimtari shtetërore administrative për të cilën kërkohet shkallë e lartë e pavarësisë në interes publik. 1.6. Rregulloret e Qeverisë - aktet nënligjore, të cilat miratohen nga Qeveria në bazë të autorizimit i cili është dhënë shprehimisht me këtë ligj dhe të cilat kanë për qëllim përcaktimin në detaje të parimeve dhe standardeve të përcaktuara në këtë ligj. 1.7. Bartësit e detyrave, përgjegjësive, kompetencave dhe autorizimeve të administratës shtetërore - janë nëpunësit e saj. 2 KREU II DISPOZITAT THEMELORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets the scope of state administration bodies and says they perform administrative work within Kosovo’s rights, responsibilities, and duties, under the constitution, laws, other provisions, and general acts.
Neni 3 Fushëveprimi i ligjit Me këtë ligj rregullohet fushëveprimi i organeve të administratës shtetërore. Administrata shtetërore kryen punët e administratës në suaza të të drejtave, përgjegjësive dhe detyrave të Republikës së Kosovës. Administrata shtetërore funksionin e saj e ushtron dhe punët i kryen në bazë të kushtetutës, ligjit, dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme. Punët e administratës shtetërore ngërthejnë zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit, nxjerrjen e dispozitave për aplikimin e tyre, ushtrimin e mbikëqyrjes administrative dhe kryerjen e punëve të tjera administrative dhe profesionale. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article lists what counts as state administration work.
Neni 4 Punët e administratës shtetërore 1. Punët e administratës shtetërore janë: 1.1. propozimi i politikës së brendshme dhe të jashtme; 1.2. zhvillimi i politikës zhvillimore; 1.3. veprimtaria normative; 1.4. zbatimi i ligjeve dhe dispozitave të tjera; 1.5. ushtrimi i mbikëqyrjes administrative; 1.6. vendosja në procedurën administrative mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe personave juridik; 1.7. veprimi në procedurën për kundërvajtje; 1.8. sigurimi i kryerjes së punëve të interesit publik; 1.9. kryerja e punëve të tjera të administratës shtetërore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: State administration tasks are carried out by designated state administration bodies, and some transferred public tasks may also be carried out by certain other central or local bodies, foundations, and legal persons with public authorizations.
Neni 5 1. Punët e administratës shtetërore i ushtrojnë organet, agjencitë përkatëse dhe organizmat e tjerë kompetent, rrjedhimisht të autorizuar të administratës shtetërore (në tekstin e mëtejmë:Organet e administratës shtetërore). 2. Organet, autoritetet dhe organizmat e tjerë të administratës shtetërore sipas këtij ligji janë: Ministritë, Organizatat e administratës shtetërore dhe organet e tjera të administratës. 3. Disa punë të caktuara të administratës shtetërore mund ti kryejnë edhe organet e tjera në nivel qendror ose lokal;themelatat dhe personat e tjerë juridik, si autorizime publike, nëse ato punë, përkatësisht autorizime iu janë bartur, rrjedhimisht besuar atyre. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The work of state administration bodies is public.
Neni 6 Natyra e punës së administratës shtetërore Puna e organeve të administratës është publike. 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: State administration and its work are subject to control and oversight.
Neni 7 Ushtrimi i kontrollit dhe mbikqyrjës së punës së administratës shtetërore 1. Administrata shtetërore dhe puna e saj i nënshtrohet kontrollit dhe mbikëqyrjes. 2. Kontrolli i punës së administratës shtetërore realizohet përmes mbikëqyrjes administrative dhe formave tjera; nëpërmjet kontrollit gjyqësor; formave dhe modaliteteve të tjera të kontrollit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo establishes state administration bodies in accordance with law and oversees their work.
Neni 8 1. Organet e Administratës Shtetërore i themelon Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjin. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës e harmonizon dhe mbikëqyrë ushtrimin e punëve të Administratës Shtetërore. 3. Me aktin e themelimit të organit të administratës shtetërore përcaktohet ministria përgjegjëse, që do të ushtrojë mbikëqyrje mbi ligjshmërinë e punës së organit të administratës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: State administration must act transparently, professionally, efficiently, effectively, independently, and impartially within its legal powers.
Neni 9 Administrata shtetërore në punën e saj, në suaza të kompetencave dhe autorizimeve ligjore, është transparente, profesionale, efikase dhe efektive, e pavarur dhe e paanshme. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: State administration bodies have legal-person status, and they may provide services to natural and legal persons within their field of activity for lawful compensation.
Neni 10 Statusi i organeve të administratës shtetërore 1. Organet e administratës shtetërore, në përputhje me aktin e themelimit, kanë statusin e personit juridik. 2. Në suaza të fushëveprimtarisë së tyre, organet e administratës, mund të kryejnë shërbime edhe për personat fizik dhe juridik me kompenzim ligjor. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: State administrative bodies must decide administrative matters within their competence lawfully, efficiently, and within legal time limits.
Neni 11 Organet e administratës shtetërore janë të detyruar që në mënyrë të ligjshme, efikase dhe në suaza të afateve ligjore, të vendosin mbi çështjet e ndryshme administrative,në kompetencën e tyre. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: State administration employees must not engage in political activity, favoritism, or political expression while doing their jobs.
Neni 12 Mospërputhshmëria e manifestimit dhe organizimit politik në organet e administratës shtetërore Në organet e administratës shtetërore, ndalohet çfarëdo forme e manifestimit, organizimit dhe veprimit të aktiviteteve politike ose të animit e të favorizimeve në baza politike të punonjësve të administratës. Nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë kryerjes së punëve të tyre brenda orarit të punës, iu ndalohet të shprehin dhe përfaqësojnë bindjet dhe orientimet e tyre politike. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Kosova mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar nga puna e paligjshme ose e parregullt e një organi të administratës shtetërore.
Neni 13 Republika e Kosovës është përgjegjëse për dëmin që organi i administratës shtetërore e shkakton me punën e tij të paligjshme ose të parregulltë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: State administration work is carried out by civil servants admitted through public competition on merit, unless the law says otherwise.
Neni 14 Ushtruesit e punëve në administratën shtetërore 1. Punët e administratës shtetërore në organet dhe organizmat e saj i kryejnë nëpunësit shtetëror, të cilët pranohen në bazë të vlerave dhe meritave, përmes konkursit publik, po që se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 4 2. Të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe autorizimet e nëpunësve të administratës shtetërore përcaktohen me dispozitat e ligjit për shërbimin civil dhe atij të pagave të shërbyesve civil. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Resources for the work and activities of state administration bodies are provided through the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 15 Sigurimi i mjeteve për funksionimin dhe punën e administratës shtetërore Mjetet për punën dhe veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore sigurohen me buxhetin Republikës së Kosovës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The article says the organization, functions, and activities of state administration bodies are governed by this law unless a special law says otherwise.
Neni 16 Struktura organizative, funksionale dhe e veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore 1. Struktura organizative funksionale dhe e veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore rregullohet në përputhje me këtë ligj, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me ligje të veçanta. 2. Ky ligj nuk zbatohet për: 2.1. administratën e Kuvendit 2.2. administratën e Presidentit, 2.3. administratën e gjykatës kushtetuese 2.4. administratën e gjyqësorit dhe të prokurorisë; 2.5. administratën e institucioneve të pavarura të përcaktuara në Kapitullin XII të Kushtetutës; 2.6. administratën e institucioneve publike të arsimit të lartë. 3. Administrimi i cili ushtrohet nga komunat rregullohet në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, sa ka të bëjë me kompetencat e tyre vetanake dhe të zgjeruara. 4. Ndërmarrjet publike - rregullohen në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo sets the principles and criteria for internal organization in state administration bodies, and the responsible ministry regulates internal work organization by a special act.
Neni 17 Parimet dhe kriteret për organizimin dhe sistemimin e brendshëm në organet e administratës shtetërore 1. Parimet dhe kriteret për organizimin dhe sistemimin e brendshëm në organet e administratës shtetërore i përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës. 2. Organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të punëve, pozitave dhe detyrave të punës në organin e caktuar të administratës shtetërore, e rregullon ministria përgjegjëse, me akt të veçantë të saj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The organizational structure of Kosovo’s state administration must ensure lawful, impartial, apolitical, citizen-oriented, efficient, transparent, cooperative, subsidiarity-based, gender-equal, and multiethnic administration.
Neni 18 Parimet 1. Struktura organizative e administratës shtetërore të Kosovës siguron që: 1.1. shërbimet të ofrohen në përputhje me parimin e sundimit të ligjit; 1.2. administrata të veprojë në mënyrë të paanshme, apolitike dhe e orientuar nga qytetarët; 1.3. detyrat të ushtrohen në mënyrë efikase, efektive dhe transparente; 1.4. organet administrative të bashkëpunojnë në interes të publikut; 1.5. kompetencat të përcaktohen në bazë të parimit të subsidiaritetit; 5 1.6. barazia gjinore dhe parimi i një shoqëri multietnike të mbrohet dhe të promovohet - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kosovo’s state administration must be modernized continuously, with the Government providing the needed staff and organizational and technical support, and the responsible ministry preparing proposals and running the reform process.
Neni 19 Modernizimi 1. Administrata shtetërore e Kosovës do të modernizohet në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji. Qeveria do të sigurojë personelin e nevojshëm dhe do të krijojë parakushtet organizative dhe teknike për mbështetjen e këtij procesi. 2. Ministria përgjegjëse për administratë publike përgatit propozimet dhe organizon procesin e reformimit, avancimit dhe të modernizimit të administratës. KREU III INSTITUCIONET DHE ORGANET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Administration in Kosovo is carried out by direct and indirect state administration institutions.
Neni 20 Institucionet e administratës 1. Administrata në Republikën e Kosovës ushtrohet nga institucionet e administratës së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë shtetërore. 2. Institucionet e administratës së drejtpërdrejtë shtetërore janë: 2.1. organet e larta të administratës shtetërore; 2.2. organet qendrore të administratës shtetërore; 2.3. organet lokale të administratës shtetërore; 2.4. komunat, sa kanë të bëjë me kompetencat e deleguara shtetërore. 3. Institucionet e administratës së tërthortë shtetërore janë: 3.1. komunat, sa kanë të bëjë me kompetencat e tyre vetanake dhe të zgjeruara (decentralizimi); 3.2. organet e pavarura të administratës shtetërore me statusin e personit juridik; 3.3. personat juridikë të cilëve u janë deleguar kompetenca shtetërore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Government as a whole, the Prime Minister, Deputy Prime Ministers, and ministers are the highest authorities of state administration.
Neni 21 Autoritetet e larta të administratës shtetërore Qeveria në tërësi, Kryeministri, Zëvendës Kryeministrat dhe ministrat janë autoritetet e larta të administratës shtetërore. Ata udhëheqin dhe mbikëqyrin administratën shtetërore në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: High state administration bodies may carry out other administrative tasks under law, and the Government may set the administrative responsibilities of the Prime Minister’s Office and ministries by regulation. The Prime Minister and ministers may also establish local state administration bodies with Government approval.
Neni 22 Organet e larta të administratës shtetërore 1. Organet e larta të administratës shtetërore ushtrojnë detyra tjera administrative në bazë të ligjit ose nëse ushtrimi i këtyre detyrave nga një organ i lartë i administratës shtetërore është më efikas dhe efektiv se delegimi i detyrave në një organ tjetër të administratës shtetërore. 2. Fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive përcaktohen me rregullore nga Qeveria pas propozimit nga Kryeministri dhe ministrat. Kjo rregullore e Qeverisë dhe ndryshimet e mëpasshme të saj botohen në “Gazetën Zyrtare”. 3. Kryeministri dhe ministrat, me aprovimin e Qeverisë, kanë të drejtë të themelojnë organe lokale të administratës shtetërore për ushtrimin e detyrave administrative në nivel territorial (lokal). 6 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Qendrat e administratës shtetërore veprojnë në gjithë Kosovën, varen nga një ministri ose në raste të veçanta nga zyra e kryeministrit, dhe mund të themelojnë organe lokale vetëm pas miratimit të Qeverisë.
Neni 23 Organet qendrore të administratës shtetërore 1. Organet qendrore të administratës shtetërore ushtrojnë kompetenca të cilat shtrihen në tërë territorin e Kosovës. Ato janë vartëse të një ministrie të caktuar ose, në raste të veçanta zyrës së kryeministrit. 2. Organet qendrore të administratës shtetërore ushtrojnë: 2.1. detyra joministrore, posaçërisht detyra të natyrës përgatitore, këshillëdhënëse ose shqyrtuese; 2.2. detyra të tjera administrative, me qëllim të lirimit të ministrisë përkatëse nga detyrat rutinore dhe nga detyrat, për kryerjen e të cilave kërkohet shkallë e lartë e specializimit. 3. Pas miratimit nga Qeveria sipas propozimit të organit mbikëqyrës të administratës shtetërore, organet qendrore të administratës shtetërore kanë të drejtë të themelojnë organe lokale të administratës shtetërore për ushtrimin e detyrave administrative në nivel rajonal (lokal). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Local state administration organs are municipal state administration organs, their territorial competences match one or more municipalities, and the Government sets those competences and their seat by regulation.
Neni 24 Organet lokale të administratës shtetërore 1. Organet lokale të administratës shtetërore janë organe komunale të administratës shtetërore. 2. Kompetencat territoriale të organeve lokale të administratës shtetërore korrespondojnë me territorin e një ose më shumë komunave. 3. Qeveria përcakton me rregullore kompetencat territoriale të organeve lokale të administratës shtetërore dhe selinë e tyre. 4. Organet lokale të administratës shtetërore janë vartëse të një organi të lartë të administratës shtetërore ose të një organi qendror të administratës shtetërore - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: State administrative competences are delegated to municipalities, unless legal or other reasons require them to be exercised directly by another state administration body.
Neni 25 Delegimi i kompetencave administrative komunës 1. Kompetencat administrative shtetërore u delegohen komunave, përveç nëse ka arsye ligjore ose arsye të tjera që këto kompetenca të ushtrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga një organ tjetër i administratës shtetërore. 2. Organet e administratës shtetërore me rastin e delegimit të kompetencave duhet t’u sigurojnë komunave, mjete të mjaftueshme financiare për zbatimin e tyre. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Independent state administration bodies are legal persons created to carry out state administrative activities continuously with a high degree of independence.
Neni 26 Organet e pavarura të administratës shtetërore 1. Organet e pavarura të administratës shtetërore janë persona juridikë të themeluar për ushtrimin e vazhdueshëm të veprimtarive administrative shtetërore, të cilat kërkojnë shkallë të lartë të pavarësisë në interes të publikut. 2. Shkalla e pavarësisë lidhur me emërimin e personelit, menaxhimin financiar, organizimin e brendshëm dhe ushtrimin e veprimtarisë administrative dhe mbikëqyrëse, e cila i jepet organit përkatës korrespondon me nevojat e veprimtarisë administrative e cila ushtrohet nga organi përkatës. 3. Kompetencat dhe shkalla e pavarësisë përcaktohen në ligjin për themelimin e organit të pavarur përkatës të administratës shtetërore. 7 - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A legal person may be entrusted with state administrative powers, selected through open competition, and must act in line with the relevant legal provisions.
Neni 27 Personat juridik si bartës të punëve të administratës shtetërore 1. Ushtrimi i kompetencave administrative mund t’i bartet një personi juridik si bartës të punëve të administratës shtetërore. 2. Zgjedhja e personit juridik si bartës të punëve të administratës shtetërore për këtë qëllim bëhet me konkurrencë të hapur. 3. Në aktin përkatës përcaktohen detyrat e bartura, kompetencat, financimi, kryerja e detyrave, organi mbikëqyrës i administratës si dhe fushëveprimi dhe instrumentet e mbikëqyrjes. 4. Pranuesi i kompetencave të bartura administrative ka të drejtat dhe detyrimet e njëjta si organet e administratës shtetërore gjatë ushtrimit të këtyre kompetencave. Rregulloret ose vendimet e pranuesve të kompetencave të bartura shtetërore duhet të jenë në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore. KREU IV THEMELIMI DHE SHPËRBËRJA E ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Article 28 says different state administration bodies are established or dissolved according to the Constitution, the Government Law, or by law, and local bodies need supervisory decisions and Government approval in some cases.
Neni 28 Themelimi dhe shpërbërja e organeve të administratës shtetërore 1. Organet e Larta të administratës shtetërore themelohen dhe shpërbëhen në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë. 2. Organet qendrore të administratës shtetërore themelohen dhe shpërbëhen me ligj. Ligji përkatës përcakton emrin, selinë dhe kompetencat e organit përkatës. 3. Organet lokale të administratës shtetërore themelohen me vendim të organit përkatës mbikëqyrës të administratës shtetërore dhe me miratim të Qeverisë. Vendimi i lartpërmendur duhet të përcaktojë emrin, selinë dhe kompetencat e organit lokal dhe territorin për të cilin është themeluar. Organet e përbashkëta lokale të administratës shtetërore mund të themelohen nga organet mbikëqyrëse të administratës për një territor të caktuar me vendim të ndërsjellë. 4. Organet e pavarura të administratës shtetërore themelohen me ligj. Ligji duhet të përcaktojë emrin, selinë, organizimin, regjimin financiar, emërimin e drejtorit dhe personelit, kompetencat, procedurat dhe vijën e llogaridhënies të drejtorit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: State administration bodies must have their powers set by law, and their competences should be organized for effective, efficient, citizen-oriented action.
Neni 29 Kompetencat e Organeve të administratës shtetërore 1. Kompetencat e organeve të administratës shtetërore për ushtrimin e aktiviteteve të cilat mund t’i prekin të drejtat individuale të qytetarëve, duhet të përcaktohen me ligj. 2. Kompetencat territoriale dhe kompetencat e tjera të organeve të administratës shtetërore duhet të përcaktohen në atë mënyrë që veprimtaria e tyre të ushtrohet në mënyrë efektive, efikase dhe i orientuar nga qytetarët. 3. Në parim, kompetencat administrative të një lloji duhet të ushtrohen nga një organ i administratës. Dyfishimi dhe ndërthurja e kompetencave nuk lejohet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The minister responsible for public administration must keep an official register of all state administration bodies.
Neni 30 Regjistri i organeve të administratës shtetërore 1. Ministra përgjegjëse për administratë publike do të mbajë një regjistër zyrtar të të gjitha organeve të administratës shtetërore. 2. Regjistri publikohet periodikisht në gazetën zyrtare. 8 3. Ndryshimet në regjistrin zyrtar të organeve të administratës shtetërore publikohen pa vonesë në gazetën zyrtare. KREU V ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE NËN-KREU 1 Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Government regulation determines the internal organization and job systematization for each state administration body.
Neni 31 Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës do të përcaktohet për secilin organ të administratës shtetërore me Rregullore të Qeverisë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The regulation must include specified details about the internal organization, workplace structure, and job systematization of the state administration body.
Neni 32 Përmbajtja e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës 1. Rregullorja duhet të përmbajë si vijon: 1.1. strukturën organizative të organit të administratës shtetërore duke përfshirë përcaktimin e niveleve përkatëse drejtuese, të funksioneve dhe të përgjegjësive; 1.2. numrin, nivelin e vendeve të punës në pajtim me ligjin vjetor të buxhetit; 1.3. ndarjen e punëve në kuadër të strukturës organizative ndërmjet vendeve të punës (duke përfshirë titujt dhe përshkrimet e punës, zëvendësimet etj); 1.4. kushtet për secilin vend të punës; 1.5. në ministri: detyrat e zëvendësministrave dhe të këshilltarëve politikë si dhe raportin e tyre me hierarkinë e shërbimit civil; si dhe kushtet për emërimin e këshilltarëve politikë. 1.6. skemën organizative. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The internal-organization regulation must be prepared, consulted on, submitted for approval, approved by the relevant authority, and published after approval.
Neni 33 Procedura për miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës 1. Rregullorja përgatitet nga organi përkatës i administratës shtetërore. 2. Konsultimi me Ministrinë përgjegjëse për financa dhe ministrinë përgjegjëse për administratë publike është i detyrueshëm. 3. Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës dorëzohet për miratim në Qeveri. 4. Rregulloret përkatëse të organeve qendrore dhe lokale të administratës shtetërore miratohen nga organi përgjegjës për mbikëqyrjen e tyre dhe përfshihen si kre i veçantë në rregulloren e organit mbikëqyrës 5. Rregulloret përkatëse të organeve të pavarura të administratës shtetërore miratohen nga udhëheqësi i organit pas konsultimit në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni. 6. Ndryshimet dhe plotësimet eventuale të rregullores i nënshtrohen procedurës së njëjtë. 7. Pas miratimit, rregullorja botohet në gazetën zyrtare. 9 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The relevant body must prepare a draft internal organization and job systematization regulation after detailed analysis and assessment of the current situation and future needs.
Neni 34 Përgatitja e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës 1. Projekt rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës duhet të përgatitet nga organi përkatës pas analizimit të hollësishëm dhe vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe nevojave të ardhshme që kanë të bëjnë me strukturën organizative dhe me proceset. 2. Standardet e hollësishme lidhur me rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës do të përcaktohen me Rregullore të Qeverisë të përgatitur nga ministria përgjegjëse për administratë publike. NËN-KREU 2 Organizimi i Ministrive - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Ministritë may use different structural names for departments and divisions, political advisers may not exercise ministerial managerial or other administrative powers, and the Prime Minister’s Office structure is set by a separate regulation.
Neni 35 Struktura Organizative e Ministrive 1. Ministritë përbëhen nga strukturat në vijim: 1.1. Ministri; 1.2. Sekretari i Përgjithshëm 1.3. Departamentet; 1.4. Divizionet. 2. Ministritë kanë të drejtë të përdorin emërtime të ndryshme për nivelin strukturor të departamentit dhe divizionit. 3. Zëvendësministri është zyrtar i lartë i ministrisë përkatëse, i cili kryen punë të parapara me ligjin e Qeverisë dhe aktin gjegjës të sistematizimit të detyrave të punës. Zëvendësministri zëvendëson ministrin në punët e caktuara me autorizimin e tij. 4. Këshilltarët politikë nuk ushtrojnë kompetenca drejtuese ose kompetenca të tjera administrative të ministrisë. 5. Struktura organizative e Zyrës së Kryeministrit do të përcaktohet me rregullore të veçantë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The division is led by the division leader, who reports to the department leader.
Neni 36 Menaxhimi i Divizionit 1. Divizioni drejtohet nga udhëheqësi i divizionit.. 2. Udhëheqësi i divizionit i raporton udhëheqësit të departamentit. 3. Kompetencat dhe përgjegjësitë në kuadër të divizionit përkufizohen në mënyrë të qartë. 4. Udhëheqësi i divizionit zëvendësohet, në rast të mungesës ose paaftësisë nga nëpunësi civil i rangut më të lartë pas udhëheqësit të divizionit, siç përcaktohet në Rregulloren për Organizimin e Brendshëm. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The department leader reports to the general secretary.
Neni 37 Roli i Departamentit 1. Divizionet të cilat ushtrojnë kompetenca në fusha të ndërlidhura grupohen në një departament si nivel i dytë i hirearkisë. 2. Departamenti drejtohet nga udhëheqësi i departamentit. 10 3. Udhëheqësi i departamentit i raporton sekretarit të përgjithshëm. 4. Në rast të mungesës ose paaftësisë, udhëheqësi i departamentit zëvendësohet, nga një udhëheqës tjetër departamenti, siç përcaktohet në Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Secretary General is the ministry’s administrative leader and must carry out listed management and coordination duties.
Neni 38 Sekretari i Përgjithshëm 1. Sekretari i përgjithshëm është udhëheqësi administrativ i ministrisë dhe i raporton drejtpërdrejtë ministrit. 2. Sekretari i përgjithshëm ka përgjegjësitë kryesore si në vijim: 2.1. siguron këshilla të politikave për ministrin; 2.2. siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të ministrisë të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive; 2.3. siguron që masat zbatuese të ministrisë të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave; 2.4. menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të ministrisë; 2.5. menaxhon financat dhe burimet tjera të ministrisë; 2.6. menaxhon rrjedhën e informacionit në ministri; 2.7. bashkëpunon me sekretarët e ministrive tjera në bazë të rregullt; 2.8. koordinon raportin e ministrisë me organet e saj vartëse administrative. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The division is a basic structural part of the ministry and is responsible for its assigned area within the ministry’s general powers.
Neni 39 Roli i divizionit Divizioni është komponenti themelor strukturor i ministrisë; divizioni është shprehimisht përgjegjës për fushën e caktuar të përgjegjësisë brenda kompetencave të përgjithshme të ministrisë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ministries may set up special departments, divisions, and working bodies; each ministry must also create a special structure for HR, finance, IT, and other routine tasks that reports directly to the Secretary General.
Neni 40 Strukturat e veçanta 1. Si përjashtim mund të themelohen departamente dhe divizione, të cilat i raportojnë drejtpërdrejt ministrit. Kjo vlen edhe për divizionet të cilat i raportojnë drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm. 2. Arsyet për krijimin e këtyre formave të veçanta të raportimit sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës. 3. Në kuadër të ministrisë, gjithashtu, mund të themelohen trupa punuese të cilët përbëhen nga punonjësit e divizioneve dhe/ose departamenteve të ndryshme, për aktivitete të përkohshme komplekse dhe me shtrirje të gjerë. Nëpunësi civil i rangut më të lartë i cili është anëtar i trupit punues kryeson trupin punues. 4. Për menaxhimin e burimeve njerëzore, të çështjeve financiare, të TI-së dhe të detyrave të tjera të zakonshme, në secilën ministri do të themelohet një strukturë e veçantë (departament ose divizion), i cili i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm. 11 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Civil-service positions in the ministry system must be filled by civil servants, and staff in a ministry must be placed into an organizational unit.
Neni 41 Personeli i ministrisë 1. Të gjitha vendet e punës, të cilat janë cilësuar si pozita të shërbimit civil në Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, duke përfshirë edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, do të plotësohen me nëpunës civil në përputhje me Ligjin e Shërbimit Civil. 2. Çdo nëpunës civil apo punonjës tjetër, i cili mban një vend pune në ministri do të bëhet pjesë e një njësie organizative. NËN-KREU 3 Organizimi i organeve qendrore të administratës shtetërore - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Central state administration bodies are organized into directorates and sectors, and they may use different names for those levels.
Neni 42 Struktura Organizative e organeve qendrore të administratës shtetërore 1. Organet qendrore të administratës shtetërore organizohen në këto nivele: 1.1. drejtoratet; 1.2. sektorët. 2. Organet qendrore të administratës shtetërore kanë të drejtë të përdorin emërtime të ndryshme për nivelin e drejtoratit dhe sektorit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The sector is a basic structural part of the central state administration body and is responsible for its relevant area of responsibility.
Neni 43 Roli i sektorit në organin qendror të administratës shtetërore 1. Sektori është komponenti themelor strukturor i organit qendror të administratës shtetërore. 2. Sektori është shprehimisht përgjegjës për fushën përkatëse të përgjegjësisë në kuadër të kompetencave të përgjithshme të organit qendror të administratës shtetërore. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The sector is led by the sector leader, who reports to the directorate leader, and is replaced in case of absence or incapacity by the highest-ranking civil servant after the sector leader.
Neni 44 Udhëheqja e sektorëve në organin qendror të administratës shtetërore 1. Sektori drejtohet nga udhëheqësi i sektorit. 2. Kompetencat dhe përgjegjësitë në kuadër të sektorit përkufizohen në mënyrë të qartë. 3. Udhëheqësi i sektorit i raporton udhëheqësit të drejtoratit. 4. Udhëheqësi i sektorit zëvendësohet, në rast të mungesës ose paaftësisë, nga nëpunësi civil i rangut më të lartë pas udhëheqësit të sektorit, siç përcaktohet në Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, të organit përkatës. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Sectors with related functions are grouped into a directorate; the directorate is led by a directorate leader, who is replaced in case of absence or incapacity.
Neni 45 Drejtorati 1. Sektorët të cilët ushtrojnë kompetenca në fusha të ndërlidhura grupohen në një drejtorat si nivel i dytë i hierarkisë në organin qendror të administratës shtetërore. 2. Drejtorati udhëhiqet nga udhëheqësi i drejtoratit. 3. Udhëheqësi i drejtoratit zëvendësohet, në rast të mungesës ose paaftësisë, nga një udhëheqës tjetër i drejtoratit, siç përcaktohet në Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, të organit qendror përkatës. 12 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Central state administration bodies may establish working groups, and each central body must have a separate structure for HR, finance, IT, and other routine tasks unless the supervising ministry provides those services.
Neni 46 Strukturat e veçanta në organin qendror të administratës shtetërore 1. Në kuadër të organit qendror gjithashtu, mund të themelohen trupa punuese, të cilat përbëhen nga punonjës të sektorëve dhe/ose drejtorateve të ndryshme për aktivitete të cilat kërkojnë një qasje më komplekse dhe me shtrirje të gjerë. Këta trupa punues kryesohen nga nëpunësi civil i rangut më të lartë në trupin punues. 2. Për menaxhimin e burimeve njerëzore, çështje financiare, TI dhe detyra tjera të zakonshme, në secilin organ qendror të administratës shtetërore do të themelohet një strukturë e veçantë e cila i raporton drejtpërdrejtë drejtorit, përveç nëse këto shërbime sigurohen nga ministria mbikëqyrëse. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Jobs classified as civil service posts, including the director general position, must be filled in line with the Civil Service Law; staff in central state administration must be placed in an organizational unit; a civil servant may be assigned directly to the director general.
Neni 47 Personeli i organeve qendrore te administratës shtetërore 1. Të gjitha vendet e punës të cilat janë cilësuar si pozita të shërbimit civil në Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, duke përfshirë edhe pozitën e drejtorit të përgjithshëm, do të plotësohen me nëpunës civilë ose punonjës tjerë në përputhje me Ligjin e Shërbimit Civil. 2. Çdo nëpunës civil ose punonjës tjetër i cili mban një vend pune në organin qendror të administratës shtetërore do të bëhet pjesë e një njësie organizative. 3. Një nëpunës civil mund t’i caktohet drejtpërdrejt drejtorit të përgjithshëm. NËN-KREU 4 Organizimi i organeve lokale të administratës shtetërore - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Local state administration bodies are led by a chief, staff report directly to the chief, units may be created only when the body’s activity is complex and its size requires special structures, and the chief of a joint body is appointed by mutual decision of the founding bodies.
Neni 48 Struktura organizative e organeve lokale të administratës shtetërore 1. Organet lokale të administratës shtetërore udhëhiqen nga shefi. 2. Personeli i organit lokal të administratës shtetërore i raporton drejtpërdrejt shefit. 3. Njësitë themelohen në kuadër të organit lokal të administratës shtetërore vetëm nëse organi ushtron veprimtari komplekse dhe madhësia e organit në fjalë kërkon themelimin e strukturave të veçanta organizative. 4. Shefi i një organi të përbashkët të administratës lokale shtetërore emërohet me vendim të ndërsjellët të organeve të cilat e kanë themeluar organin e përbashkët. 5. Në aspekte të tjera, dispozitat mbi organizimin e organeve qendrore të administratës shtetërore aplikohen në mënyrë analoge për organet lokale të administratës shtetërore. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The supervisory administration body centrally provides shared HR, finance, IT, and other common services for local state administration bodies, and administrative or central supervisory bodies may jointly provide shared services for bodies operating in the same territory.
Neni 49 Shërbimet e Përbashkëta 1. Në parim, menaxhimi i burimeve njerëzore, financat, TI dhe shërbimet e tjera të përbashkëta për organet lokale të administratës shtetërore, do të sigurohen në mënyrë qendrore nga organi mbikëqyrës i administratës. 2. Shërbimet e përbashkëta për organet e administratës shtetërore të cilat veprojnë në të njëjtin territor mund të ofrohen bashkërisht nga organet mbikëqyrëse administrative ose qendrore. 3. Detajet do të përcaktohen në një marrëveshje të organeve mbikëqyrëse administrative dhe në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të organit përkatës të përbashkët të administratës lokale shtetërore. 13 NËN-KREU 5 Organizimi i organeve të pavarura të administratës shtetërore - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Independent state administration bodies are led by a director/chairman selected under the Civil Service Law, and the director reports to the Prime Minister or a designated minister.
Neni 50 Struktura organizative e organeve të pavarura të administratës shtetërore 1. Parimet për organizimin dhe menaxhimin e organeve të pavarura të administratës shtetërore përcaktohen në ligjin për themelimin e organit përkatës të pavarur. 2. Detajet per organizimin dhe menaxhimin e organeve të pavarura të administratës shtetërore do të përfshihen në Rregulloren për Organizimin dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës. 3. Organi i pavarur i administratës shtetërore udhëhiqet nga drejtori/kryetari, i cili zgjidhet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil. Drejtori i përgjigjet Kryeministrit ose ministrit të përcaktuar në aktin e themelimit të organit të pavarur. KREU VI ZHVILLIMI I PROCEDURËS NË ORGANET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: State administration bodies must conduct procedures with citizens under the Administrative Procedure Law, unless a special law says otherwise. The Government may issue regulations setting common management standards.
Neni 51 Procedura 1. Përveç nëse përcaktohen ndryshe me ligj të veçantë, procedura e organeve të administratës shtetërore në raport me qytetarët do të zhvillohet në përputhje me Ligjin për Procedurën Administrative. 2. Qeveria nxjerrë rregullore për vendosjen e standardeve të përbashkëta për menaxhimin e organeve të administratës shtetërore, përkatësisht për menaxhimin e burimeve njerëzore, procedurave zyrtare dhe bashkëpunimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Some senior state administration officials may issue directives about the work, quality of work, and conduct of state administration employees.
Neni 52 Metodat e brendshme të punës 1. Kryeministri, ministrat, drejtorët e organeve qendrore dhe të pavarura të administratës për organet përkatëse nxjerrin urdhëresa lidhur me punën, mënyrën dhe cilësinë e punës e të sjelljes së punonjësve të administratës shtetërore. 2. Urdhëresat për organet lokale të administratës shtetërore nxirren nga organi i administratës shtetërore, përgjegjës për themelimin e organit lokal të administratës shtetërore. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: State administration bodies must inform the public about their administrative work.
Neni 53 Puna publike e organeve të administratës shtetërore dhe komunikimi i tyre 1. Organet e administratës shtetërore e informojnë publikun lidhur me punën e tyre administrative. 2. Detajet për mënyrën e informimit përcaktohen në rregulloren e Qeverisë të përcaktuar në paragrafin 2. të nenit 51 të këtij ligji. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: State administration bodies must provide the President and the Assembly with information, notes, and other data they need, and they must implement presidential acts issued in wartime or peacetime.
Neni 54 Bashkëpunimi dhe koordininimi i organeve të administratës shtetërore -me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës Marrëdhëniet e organeve të administratës shtetërore me presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, mbështeten në të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me kushtetutë, me ligj dhe me dispozita të tjera. 14 Organet e administratës shtetërore janë të obliguara që presidentit të vendit dhe Kuvendit t’iu ofrojnë informata, shënime dhe të dhëna të tjera nga fushëveprimtaria dhe kompetencat e tyre, të cilat informata dhe të dhëna atyre iu janë të nevojshnme për punën dhe aktivitetet e tyre. Organet e administratës shtetërore i zbatojnë aktet e presidentit të nxjerra në kohë të luftës ose të paqës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Organs of state administration must follow the lawful and fully effective acts of the Government, and their cooperation with the Government is based on rights and duties set by the constitution and law.
Neni 55 Marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të koordinimit në mes të organeve te administratës shtetërore dhe qeverisë Marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të koordinimit në mes të organeve të administratës shtetërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, bazohen në të drejtat dhe detyrimet e tyre, të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligj. Në punën dhe aktivietete e tyre organet e administratës shtetërore janë të detyruara që të iu përmbahen akteve të ligjshme dhe të plotëfuqishme të Qeverisë. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Organet e administratës shtetërore duhet t’u mundësojnë qytetarëve ushtrimin e papenguar, të ligjshëm dhe në kohë të të drejtave dhe detyrimeve, t’u japin informacion dhe shënime, t’u ofrojnë ndihmë juridike pa diskriminim, të respektojnë dinjitetin e tyre dhe të bashkëpunojnë në mënyrë korrekte dhe civilizuese.
Neni 56 Bashkëpunimi i organeve të administratës me qytetarët Organet e administratës shtetërore janë të detyruara, që qytetarëve t’iu mundësojnë realizimin e papenguar, ligjor dhe me kohë të të drejtave të tyre dhe detyrimeve; t’iu japin informata të nevojshme dhe shënime; t’iu ofrojnë ndihmën juridike pa diskriminim; të respektojnë dinjitetin dhe personalitetin e secilit qytetar; të ruajnë dhe avansojnë nivelin dhe autoritetin e organeve të administratës shtetërore rrjedhimisht të bashkëpunojnë, në suaza të kornizave ligjore, korrekte dhe civilizuese me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe me secilin individ që i drejtohet me gojë apo me shkrim për ndonjë kërkesë, nevojë, të drejtë ose interes juridik, ekonomik ose qytetar. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: State administration bodies must cooperate on common matters and share needed data and information; they must also set up joint working bodies for certain administrative work.
Neni 57 Bashkëpunimi dhe koordinimi i organeve të administratës shtetërore në mes veti 1. Organet e administratës shtetërore janë të detyruara të bashkëpunojnë për të gjitha çështjet e përbashkëta dhe të shkëmbejnë të dhënat dhe informacionin e nevojshëm për ushtrimin e funksionit të tyre. 2. Për realizimin e plotë, efikas, të gjithanshëm dhe të vazhdueshëm të bashkëpunimit reciprok, organet e administratës shtetërore themelojnë trupa punuese të përbashkëta për kryerjen e punëve administrative, të cilat për nga natyra e tyre kërkojnë bashkëpunimin e një numri të organeve administrative. 3. Trupat punuese nga paragrafi 2. i këtij neni, kryesohen nga nëpunësi civil i organit përkatës. 4. Themelimi dhe funksionimi i trupave punuese të përbashkëta rregullohet në hollësi me Rregullore të Qeverisë. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: State administration bodies may request administrative assistance when they cannot perform their duties for legal or factual reasons.
Neni 58 Ndihma juridike administrative 1. Organet e administratës shtetërore mund të kërkojnë ndihmë në kryerjen e detyrave të tyre administrative nga organi tjetër administrativ ose ndonjë tjetër organ apo organizëm, nëse organi përkatës nuk është në gjendje t’i kryejë këto detyra për shkaqe të ndryshme ligjore ose faktike. 2. Qeveria me rregullore përcakton detajet lidhur me ndihmën administrative. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: If there is a conflict over powers between state administration bodies, the responsible minister decides it first, and the Government makes the final administrative decision.
Neni 59 Konflikti i kompetencave Në rast të konfliktit lidhur me kompetencat e organeve të ndryshme të administratës shtetërore, kontesti zgjidhet në shkallën e parë nga ministri përgjegjës për administratën publike. Qeveria është përgjegjëse për vendimin përfundimtar administrativ. 15 KREU VII MBIKËQYRJA E VEPRIMTARISË SË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: State administration bodies are overseen by the Government, unless another rule is set by law.
Neni 60 Mbikëqyrja e organeve të administratës shtetërore Organet e administratës shtetërore mbikëqyren nga Qeveria, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Mbikëqyrja lidhet me ligjshmërinë, përshtatshmërinë dhe menaxhimin e brendshëm të organit përkatës të administratës shtetërore.
Neni 61 Qëllimi i mbikëqyrjes 1. Mbikëqyrja ushtrohet dhe ka të bëjë me: 1.1. ligjshmërinë dhe përshtatshmërinë, duke përfshirë efikasitetin dhe efektivitetin e veprimtarisë administrative të organit përkatës të administratës shtetërore; 1.2. menaxhimin e brendshëm të organit përkatës të administratës shtetërore; duke përfshirë organizimin e brendshëm, menaxhimin financiar, menaxhimin e kohës dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The supervisory administrative body oversees the legality and appropriateness of the relevant administrative body’s activities, and the public administration ministry oversees its internal management through inspectors.
Neni 62 Përgjegjësia për mbikëqyrjen 1. Mbikëqyrja e ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë së veprimtarisë administrative të organit përkatës administrativ ushtrohet nga organi mbikëqyrës administrativ. 2. Mbikëqyrja e menaxhimit të brendshëm të organit përkatës administrativ ushtrohet nga ministria përgjegjëse për administratë publike përmes inspektorëve. 3. Detajet e procesit të mbikëqyrjes/inspektimit përcaktohen me rregullore të veçantë të Qeverisë. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The supervisory body may request information, inspect documents and offices, issue instructions, and take follow-up measures if instructions are not followed. It must act in place of the supervised body in urgent or fallback situations.
Neni 63 Instrumentet e mbikëqyrjes 1. Organi mbikëqyrës ka të drejtë të kërkojë informacion dhe raporte nga organi, i cili i nënshtrohet mbikëqyrjes. Organi mbikëqyrës, gjithashtu, ka të drejtë të inspektojë dokumentet, të kryejë auditime dhe kontrolle të tjera, si dhe të hyjë në zyrat e organit të mbikëqyrur, të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe udhëzime në lidhje me një rast të veçantë. 2. Në qoftë se udhëzimet nuk merren për bazë pa vonesë nga organi i mbikëqyrur, organi mbikëqyrës mund të marrë masat e mëposhtme: 2.1. të pezullojë ekzekutimin e një vendimi ose akti tjetër të organit të mbikëqyrur; 2.2. të kërkojë ndryshimin e vendimit ose të aktit tjetër të organit të mbikëqyrur; 2.3. të urdhërojë zëvendësimin e vendimit ose të aktit tjetër nga organi i mbikëqyrur. 3. Organi mbikëqyrës është i detyruar të veprojë në vend të organit të mbikëqyrur në rast të rrezikut të vonesës ose nëse kryerja e rregullt e detyrës përkatëse nga organi i mbikëqyrur nuk mund të sigurohet. 4. Dispozitat në ligje të veçanta, të cilat i zgjerojnë ose kufizojnë kompetencat e mbikëqyrjes, nuk preken nga ky ligj. 16 - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Independent state administration bodies are subject to supervision over the legality of their activities.
Neni 64 Mbikëqyrja e organeve të pavarura të administratës shtetërore 1. Organet e pavarura të administratës shtetërore i nënshtrohen mbikëqyrjes sa ka të bëjë me ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre. Detajet përcaktohen me ligjin për themelimin e organit të pavarur të administratës shtetërore. 2. Në rast të dyshimeve, instrumentet e mbikëqyrjes të përcaktuara në nenin 63 të këtij ligji zbatohen në mënyrë analoge nga organi mbikëqyrës. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Municipalities are subject to supervision over legality, and municipalities exercising delegated state powers are also supervised for suitability, efficiency, and effectiveness. The supervisory body may not interfere in internal municipal management.
Neni 65 Mbikëqyrja e komunave 1. Komunat i nënshtrohen mbikëqyrjes që ka të bëjë me ligjshmërinë në ushtrimin e kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara, me kusht që kjo mbikëqyrje të kryhet në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 2. Komunat të cilat ushtrojnë kompetenca të deleguara nga administrata shtetërore i nënshtrohen mbikëqyrjes që ka të bëjë me ligjshmërinë, përshtatshmërinë si dhe efikasitetin dhe efektivitetin në ushtrimin e atyre kompetencave. 3. Organi mbikëqyrës nuk do të ndërhyjë në menaxhimin e brendshëm të komunës. 4. Instrumentet e mbikëqyrjes të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale janë të aplikueshme. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The ministry responsible for public administration must prepare an annual report.
Neni 66 Raporti vjetor Ministria përgjegjëse për administratë publike do të përgatisë një raport vjetor në të cilin bën përmbledhjen e aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Disa existing state administration bodies must be transformed within one year, and the responsible ministry must prepare the implementing legislation within six months.
Neni 67 Transformimi i organeve ekzistuese të administratës shtetërore 1. Organet ekzistuese të administratës shtetërore, të cilat janë themeluar me ligj dhe të cilat nuk janë në përputhje me dispozitat (tipologjinë) e këtij ligji, do të transformohen brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Organet ekzistuese të administratës shtetërore, të cilat nuk janë themeluar me ligj, mund të transformohen, shpërbëhen, ristrukturohen ose bashkohen me organe tjera të administratës shtetërore me anë të një vendimi të Qeverisë brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Ministria përgjegjëse për administratë publike do të përgatisë legjislacionin e përcaktuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Organet e administratës shtetërore që kanë miratuar rregullore për organizimin e brendshëm ose sistematizimin e vendeve të punës duhet t’i rishikojnë dhe ndryshojnë për t’i harmonizuar me ligjin.
Neni 68 Harmonizimi i rregulloreve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës 1. Organet e administratës shtetërore, të cilat kanë miratuar rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës ose akte të ngjashme, do t’i rishikojnë dhe ndryshojnë këto akte për t’i harmonizuar me dispozitat e këtij ligji, brenda dy (2) muajve pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të përcaktuar në nenin më lart. 17 2. Rregulloret e ndryshuara dhe të plotësuara do të hyjnë në fuqi brenda katër (4) muajve. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Other subordinate acts provided for by this law must be approved within 6 months after the legislation in article 67 enters into force.
Neni 69 Aktet Nënligjore Aktet tjera nënligjore të parapara me këtë ligj do të miratohen brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të përcaktuar në nenin 67 të këtij ligji. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Changes to civil servants’ titles under this law are to be handled according to the relevant Kosovo civil service rules.
Neni 70 Nëpunësit Civilë Për ndryshimet e titujve të nëpunësve civilë, që rezultojnë nga ky ligj, do të vendoset në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit për shërbimin civil të Kosovës. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Private natural and legal persons performing delegated administrative tasks must continue doing so for 12 months after this law enters into force.
Neni 71 Personat juridikë 1. Personat fizikë dhe juridikë të së drejtës private, të cilët ushtrojnë detyra të deleguara administrative, do të vazhdojnë t’i ushtrojnë këto detyra për dymbëdhjetë (12) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Pas kësaj periudhe do të vendoset nëse këto kompetenca publike do të përtërihen apo jo. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 72 Data e hyrjes në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-189 16 shtator 2010 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-189 PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in