LIGJI NR. 03/L-190 PËR GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This provision is the preamble identifying the law on the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-190
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble identifying the law on the Official Gazette of the Republic of Kosovo. This article says the law sets the rules for publishing the Official Gazette of Kosovo and defines the Office for Publishing’s rights, duties, and responsibilities. This article defines key terms used in the law. The Official Gazette must clearly show its name, publication year, and number on all pages. The Official Gazette of Kosovo is published in printed and electronic form.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-190 PËR GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble identifying the law on the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 74 / 20 KORRIK 2010 LIGJI Nr. 03/L-190 PËR GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for publishing the Official Gazette of Kosovo and defines the Office for Publishing’s rights, duties, and responsibilities.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon procedurat për publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare. 2. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës është i vetmi publikim zyrtar në Republikën e Kosovës ku publikohen ligjet dhe aktet tjera të institucioneve të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Gazeta Zyrtare - Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. 1.2. Zyra - Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. 1.3. Publikimi i Gazetës Zyrtare - publikimi i Gazetës Zyrtare në formë të shtypur (në letër) dhe në formë elektronike (në ueb-faqen e Gazetës Zyrtare). 1.4. Ueb-faqja e Gazetës Zyrtare - faqja elektronike në internet, në të cilën faqe janë të publikuara të gjitha ligjet dhe aktet e tjera juridike të nxjerra nga institucionet e Republikës së Kosovës. 1.5. Indeksi i Gazetës Zyrtare - lista e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore të publikuara në Gazetën Zyrtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Official Gazette must clearly show its name, publication year, and number on all pages.
Neni 3 Përmbajtja e Gazetës Zyrtare 1. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës përmban: 1.1. Stemën e Republikës së Kosovës; 1.2. emërtimin/ Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës; 1.3. numrin rendor; 2 1.4. vitin e botimit (ditën, muajin dhe vitin); 1.5. vendin e botimit. 2. Emërtimi, viti i botimit, dhe numri i Gazetës Zyrtare duhet të shënohen qartë në të gjitha faqet e Gazetës Zyrtare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Official Gazette of Kosovo is published in printed and electronic form.
Neni 4 Publikimi i Gazetës Zyrtare 1. Publikimi i Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare) bëhet në formë të shtypur dhe në formë elektronike. 2. Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, publikohen këto akte: 2.1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 2.2. ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës; 2.3. ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 2.4. marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 2.5. vendimet e Gjykatës Kushtetuese; 2.6. dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; 2.7. deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit. 2.8. aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri. 2. 9. aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta. 2.10. INDEKSI-i vjetor i Gazetës Zyrtare 3. Versionet e publikuara në formë të shtypur në Gazetën Zyrtare dhe ato të publikuara në formë elektronike janë të njëjta. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Official Gazette of Kosovo is published in Albanian, Serbian, Turkish, Bosnian, and English.
Neni 5 Gjuha Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe, në gjuhën turke, në gjuhën boshnjake dhe në atë angleze. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Institutions must send the legal acts they are required to publish in the Official Gazette to the Official Gazette publication office in both printed and electronic form.
Neni 6 Dërgimi i akteve juridike në Zyrën për publikimin e Gazetës Zyrtare 1. Aktet juridike të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, publikohen në Gazetën Zyrtare, vetëm atëherë kur akti i tillë, versioni përfundimtar në origjinal, i nënshkruar, vjen në Zyrën për publikimin e Gazetës Zyrtare me kërkesën e organit, i cili e ka nxjerrë aktin e tillë juridik. 2. Të gjitha institucionet janë të detyruara që aktet juridike, të cilat duhet t’i publikojnë në Gazetën Zyrtare, t’i dërgojnë në Zyrën për publikimin e Gazetës Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike. 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Institutions must send legal acts to the Official Gazette within 5 days of issuance, and specific office holders are responsible for sending certain categories of acts.
Neni 7 Detyrimet e institucioneve të cilat i publikojnë aktet e tyre në Gazetën Zyrtare 1. Dërgimi i akteve juridike, të nxjerra nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për publikim në Gazetën Zyrtare, bëhet nga Sekretari i Zyrës së Presidentit apo personi i autorizuar nga ai. 2. Dërgimi i ligjeve dhe akteve të tjera juridike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për publikim në Gazetën Zyrtare, bëhet nga Sekretari i Kuvendit apo personi i autorizuar nga ai. 3.Dërgimi i akteve juridike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për publikim në Gazetën Zyrtare, bëhet nga Sekretari i Përhershëm apo personi i autorizuar nga ai. 4. Dërgimi i akteve juridike të ministrive, për publikim në Gazetën Zyrtare, bëhet nga Sekretari i Përhershëm apo personi i autorizuar nga ai. 5. Dërgimi i marrëveshjeve të ndryshme, për publikim në Gazetën Zyrtare, bëhet nga organi apo institucioni që është i autorizuar për të lidh atë marrëveshje. 6. Dërgimin e akteve tjera juridike për publikim në Gazetën Zyrtare, e bënë titullari i institucionit, organit apo organizatës që ka nxjerrë aktin. 7. Titullari i Institucionit është përgjegjës për dërgimin e aktit përfundimtar për publikim në Gazetën Zyrtare. 8. Të gjitha institucionet janë të detyruara që aktet juridike brenda afatit kohor 5 (pesë) ditor, nga dita e nxjerrjes, t’i dërgojnë në Zyrën për publikimin e gazetës zyrtare. 9. Organi apo institucioni, i cili ka dërguar aktin juridik ose dokumentin për publikim, mban përgjegjësi për pasaktësi, parregullsi, gabime në përmbajtjen e aktit juridik, mospërputhshmëri në përkthimin e akteve apo dokumentit, ose pengesë ligjore për publikim. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: International institutions operating in Kosovo must ensure the legal act they submit for publication is the final version. The Prime Minister issues a decision on the publication procedures.
Neni 8 Publikimi i akteve juridike të institucioneve ndërkombëtare 1. Aktet juridike të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës publikohen në Gazetën Zyrtare përmes Kryeministrit. 2. Institucionet ndërkombëtare sigurojnë që aktin juridik të cilin e procedojnë për publikim në Gazetën Zyrtare të jetë versioni përfundimtar, ashtu siç përcaktohet më dispozitat e këtij ligji. 3. Kryeministri nxjerrë vendim lidhur me procedurat e publikimit të akteve juridike të institucioneve ndërkombëtare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Institucionet vendore kanë të drejtë të kërkojnë publikimin me kohë të akteve të tyre juridike në Gazetën Zyrtare dhe të kërkojnë sqarime për vonesat e mundshme.
Neni 9 Të drejtat e institucioneve të cilat i publikojnë aktet e tyre në Gazetën Zyrtare 1. Institucionet vendore kanë të drejtë të kërkojnë nga Zyra për publikimin e gazetës zyrtare që aktet e tyre juridike, versionet përfundimtare, të publikohen me kohë në Gazetën Zyrtare, në përputhshmëri të plotë më dispozitat e përcaktuara me këtë ligj. 2. Institucionet vendore kanë të drejtë të kërkojnë sqarime nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare lidhur më vonesën eventuale të publikimit të aktit juridik në Gazetën Zyrtare. 4 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Official Gazette Office must publish legal acts, keep them confidential until publication, and the director oversees receipt and publication.
Neni 10 Përgjegjësitë e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare 1. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare është përgjegjëse për: 1.1. publikimin e akteve juridike, të cilat dërgohen në Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare, në formë të shtypur dhe në formë elektronike, e të cilat akte i plotësojnë kushtet e përcaktuara më këtë ligj; 1.2. mbajtjen apo ruajtjen e fshehtësisë apo sekretit zyrtar, të të dhënave të ligjeve dhe akteve tjera deri sa ato nuk publikohen në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike. 1.3 . redaktimin teknik të versioneve përfundimtare të cilat publikohen në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe elektronike; 1.4. publikimin e saktë dhe më kohë të akteve juridike në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike; 1.5. mbikëqyrjen e punëve në mënyrë të vazhdueshme, të cilat kanë të bëjnë më publikimin e saktë dhe me kohë të akteve në Gazetën Zyrtare, në formë të shtypur dhe në formë elektronike; 1.6. koordinimin e punëve me operatorin ekonomik i cili e bën botimin e Gazetës Zyrtare; 1.7. koordinimin e punëve me operatorin ekonomik i cili e bën shpërndarjen e Gazetës Zyrtare; 1.8. koordinimin e punëve me palët tjera me interes dhe donatorët e ndryshëm në bashkëpunim me Kryeministrin; 1.9. bashkëpunimin me institucionet kompetente shtetërore në sigurimin e ueb-faqes së Gazetës Zyrtare nga keqpërdoruesit e mundshëm dhe mirëmbajtjen e kësaj ueb-faqe; 1.10. hartimin e planit afatgjatë strategjik të punës dhe aktiviteteve të zyrës; 1.11. përgatitjen e raportit vjetor të punës dhe prezantimin e këtij raporti Kryeministrit. 2. Formati, kriteret teknike, procedurat e përgatitjes, autorizimi i botimit, tirazhi i kopjeve në gjuhët e ndryshme të gazetës zyrtare, mënyra e vënies në qarkullim dhe shpërndarja e ekzemplarëve të Gazetës Zyrtare, si dhe rregullat për përgatitjen dhe publikimin e akteve në Zyrën për Publikim, përcaktohen me udhëzim administrativ të nxjerrë nga Kryeministri dhe të propozuar nga Drejtori i Zyrës për Publikim të Gazetës Zyrtare. 3. Gazeta Zyrtare dërgohet për publikim me miratimin dhe nën përgjegjësinë e Drejtorit të Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare, e në mungesë të tij, nga i autorizuari i tij. 4. Drejtori i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare, kujdeset për pranimin e akteve nga institucionet dhe për publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe elektronike. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Office for the Publication of the Official Gazette has rights to publish, republish, contract, sue, and keep official seals.
Neni 11 Të drejtat e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare 1. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare ka këto të drejta : 1.1. të publikojë Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në formë të shtypur dhe në formë elektronike. 5 1.2. të ripublikojë Gazetën Zyrtare në formë të shtypur sipas kërkesave dhe nevojave të institucioneve dhe të qytetarëve; 1.3. të lidh Memorandum Mirëkuptimi me institucione të ndryshme për parapagimin e Gazetës Zyrtare me pëlqimin e institucionit mbikëqyrës ; 1.4. të lidh marrëveshje të ndryshme më të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, që kanë për qëllim përmbushjen e detyrave dhe misionit të Zyrës për publikim me pëlqimin e institucionit mbikëqyrës; 1.5. të kërkojë nga operatoret ekonomik ti kryejnë shërbimet e caktuara më kohë dhe në cilësi ashtu siç e parasheh kontrata. 1.6. të bëjë padi ndaj të gjitha palëve kontraktuese të cilat nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj Gazetës Zyrtare. 1.7. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare do ta ketë vulën e vet zyrtare, vulën e rrumbullakët dhe vulën e protokollit në pajtim me ligjin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Official Gazette must be published in print and electronic form under the article’s timing and language rules, special publications may be requested by the Prime Minister, republication by others is prohibited, and users must cite the Gazette’s name, number, and year.
Neni 12 Publikimi 1. Gazeta Zyrtare publikohet rregullisht sipas nevojës në formë të shtypur dhe në formë elektronike, në gjuhët e përcaktuara me këtë ligj, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga paraqitja për publikimin e akteve të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji. 2. Gazeta Zyrtare publikohet në formë të shtypur dhe elektronike, sipas nevojave urgjente të institucioneve të Republikës së Kosovës. 3. Publikimet e veçanta të Gazetës Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike bëhen sipas kërkesës nga ana e Kryeministrit. 4. Gazeta Zyrtare botohet nga shtypshkronja e kualifikuar dhe e zgjedhur në pajtim me rregullat për prokurim publik të Republikës së Kosovës. 5. Ripublikimi i Gazetës Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike nga kushdo tjetër, është i ndaluar. 6. Të gjithë shfrytëzuesit e materialeve të Gazetës Zyrtare duhet të cekin emrin, numrin dhe vitin e botimit të Gazetës Zyrtare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Government sets the Official Gazette’s price, and the electronic Gazette must be published the same day as the printed version and made free for citizens.
Neni 13 Çmimi dhe shpërndarja e Gazetës Zyrtare 1. Çmimi i Gazetës Zyrtare përcaktohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me propozimin e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare. 2. Me propozim të Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare, Qeveria e Republikës së Kosovës nxjerr vendim për përcaktimin e subjekteve përfituese dhe numrin e ekzemplarëve të Gazetës Zyrtare që do të shpërndahen falas. 3. Gazeta Zyrtare në formë elektronike publikohet në të njëjtën ditë kur këto akte juridike publikohen edhe në formën e shtypur në Gazetën Zyrtare. 4. Gazeta Zyrtare në formë elektronike do të jetë në dispozicion falas për qytetarët. 5. Shpërndarjen e ekzemplarëve të Gazetës Zyrtare e bën operatori ekonomik i kualifikuar dhe i zgjedhur në pajtim me rregullat e prokurimit publik të Republikës së Kosovës. 6 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Official Gazette is financed from the Kosovo budget and donors, and institutions that sign a memorandum with the publication office must pay for Gazette copies within 15 days after receiving the invoice.
Neni 14 Financimi 1. Financimi i Gazetës Zyrtare bëhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga donatorët. 2. Të gjitha institucionet të cilat lidhin Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare janë të obliguara, të bëjnë pagesën e ekzemplarëve të Gazetës Zyrtare, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga momenti i pranimit të faturës ashtu siç e përcakton Ligji për Menaxhimin e Financave Publike. 3. Mjetet e realizuara nga Zyra për Publikim, do të derdhen në Buxhetin e Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare duhet të pranojë ankesat për gabime dhe defekte në publikimin e akteve juridike, përfshirë botimin e shtypur dhe elektronik.
Neni 15 Ankesat 1. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare pranon ankesat lidhur me gabimet dhe defektet që kanë të bëjnë me publikimin e akteve juridike në Gazetën Zyrtare, qoftë në formë të shtypur apo në formë elektronike. 2. Afatet dhe masat adekuate në lidhje me ankesat për Gazetën Zyrtare do të rregullohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Qeveria. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may issue legal acts to implement this law, on proposal of the Office for Official Gazette Publication, within 6 months after the law enters into force.
Neni 16 Zbatimi Me propozim të Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare, Qeveria e Kosovës nxjerr akte përkatëse juridike për zbatimin e këtij ligji, brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The office is transformed into the Office for Official Gazette Publication and receives all of that office’s rights and responsibilities.
Neni 17 Shndërrimi Zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, shndërrohet në Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare dhe merr të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e kësaj zyre. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article repeals the cited law and any other legal acts regulating publication of the Official Gazette.
Neni 18 Shfuqizimi i akteve ligjore Ky ligj shfuqizon Ligjin nr. 2004/47 për Gazetën Zyrtare të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë dhe të gjitha aktet tjera juridike, që rregullojnë çështjen e publikimit të Gazetës Zyrtare. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-190 4 qershor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-023-2010, datë 28.06.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-190 PËR GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in