LIGJI NR. 03/L-191 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
This is the preamble and heading of the Law on the Execution of Criminal Sanctions of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-191
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and heading of the Law on the Execution of Criminal Sanctions of Kosovo. This article states that the law’s purpose is to carry out criminal sanctions, minor-offence sanctions, and compulsory treatment measures. This article says penal sanctions are carried out under this law and lists the types of sanctions covered. This provision says the law applies to carrying out criminal sanctions imposed by domestic and foreign courts. The execution of criminal sanctions aims to resocialize and reintegrate the convicted person and prepare them for responsible life and conduct.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-191 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
Showing 228 of 228
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and heading of the Law on the Execution of Criminal Sanctions of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 79 / 24 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-191 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE PJESA E PARË PJESA E PËRGJITHSHME KREU I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to carry out criminal sanctions, minor-offence sanctions, and compulsory treatment measures.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Qëllimi i këtij ligji është ekzekutimi i sanksioneve penale, sanksioneve kundërvajtëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says penal sanctions are carried out under this law and lists the types of sanctions covered.
Neni 2 Fushëveprimi i ligjit 1. Sanksionet penale ekzekutohen në pajtim me këtë ligj. 2. Sipas këtij ligji sanksionet penale janë dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore. 3. Masat e trajtimit të detyrueshëm ekzekutohen në institucion të veçantë në pajtim me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to carrying out criminal sanctions imposed by domestic and foreign courts.
Neni 3 Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale të shqiptuara nga gjykatat vendore dhe të huaja, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The execution of criminal sanctions aims to resocialize and reintegrate the convicted person and prepare them for responsible life and conduct.
Neni 4 Ekzekutimi i sanksioneve penale ka për qëllim risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri dhe përgatitjen e tij për jetë dhe sjellje të përgjegjshme. Ekzekutimi i sanksioneve penale po ashtu shërben për mbrojtjen e shoqërisë duke parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale dhe duke përmbajtur të tjerët nga kryerja e veprave penale. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Personi i dënuar nuk duhet t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit çnjerëzor apo degradues, dhe të drejtat e tij duhet të respektohen gjatë ekzekutimit të sanksionit penal.
Neni 5 Parimet drejtuese 1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor a degradues. 2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Nuk duhet të ekzistojë diskriminim në asnjë bazë qoftë ajo e prejardhjes kombëtare a shoqërore, e racës, e ngjyrës, e gjinisë, e gjuhës, e 2 gjendjes ekonomike dhe sociale, e bindjes politike ose e mendimit tjetër dhe e besimit fetar, e përkatësisë së një bashkësie etniko-religjioze ose e gjuhësore në Kosovë, e pasurisë, e statusit të lindjes ose e ndonjë statusi tjetër. 3. Gjatë ekzekutimit të sanksionit penal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin në pajtim me ligjin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. 4. Zbatimi i sanksioneve penale duhet të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrjen e personit të dënuar në risocializimin dhe riintegrimin e tij shoqëror, sidomos përmes zbatimit të planit individual dhe bashkëpunimit të shoqërisë në arritjen e qëllimeve të tilla. 5. Qëllimi i risocializimit dhe riintegrimit të personit të dënuar në bashkësi po ashtu duhet të plotësohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve ose të organeve publike dhe private si dhe të individëve në procesin e riintegrimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Execution of a criminal sanction starts when the decision becomes final and there are no legal obstacles; it may start earlier only if a law expressly allows it.
Neni 6 Fillimi i ekzekutimit të sanksioneve penale 1. Ekzekutimi i sanksionit penal fillon kur vendimi me të cilin është shqiptuar sanksioni penal e merr formën e prerë dhe nëse për ekzekutimin e tij nuk ka pengesa ligjore. 2. Ekzekutimi i sanksionit penal mund të fillojë edhe para se të marrë formën e prerë vendimi me të cilin shqiptohet sanksioni penal, por vetëm në rastet kur kjo është paraparë shprehimisht me ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The execution of a criminal sanction may be postponed or suspended under conditions set by law.
Neni 7 Shtyrja dhe pezullimi i sanksionit penal Ekzekutimi i sanksionit penal mund të shtyhet ose të pezullohet sipas kushteve të parapara me ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: No administrative fees are paid for submissions, official actions, and decisions connected to implementing this law, unless another law provides otherwise.
Neni 8 Taksat administrative për parashtresa Për parashtresa, veprime zyrtare dhe vendime lidhur me zbatimin e dispozitave të këtij ligji nuk paguhen taksa administrative, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The provision says that relevant records are kept for persons who are subject to criminal sanctions and detention.
Neni 9 Mbajtja e evidencës Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për personat ndaj të cilëve ekzekutohen sanksionet penale dhe paraburgimi, mbahen evidenca përkatëse. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A convicted person does not pay the costs of executing criminal sanctions unless another law says otherwise.
Neni 10 Mjetet financiare për ekzekutimin e sanksioneve penale 1. Mjetet financiare për ekzekutimin e sanksioneve penale sigurohen nga Buxheti i Kosovës. 2. Personi i dënuar nuk i paguan shpenzimet për ekzekutimin e sanksioneve penale, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. PJESA E DYTË EKZEKUTIMI I DËNIMEVE KRYESORE KREU II EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME BURGIM, I DËNIMIT ME BURGIM AFATGJATË DHE I DËNIMIT ME GJOBË - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: People sentenced to imprisonment or long-term imprisonment must be transported to correctional institutions to serve their sentence, according to an order issued by the Ministry of Justice.
Neni 11 Transportimi i personave të dënuar në institucionet korrektuese 3 1. Personat e dënuar me burgim dhe me burgim afatgjatë transportohen në institucione korrektuese për ekzekutimin e dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë në pajtim me urdhëresën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë. 2. Përjashtimisht, me kërkesë të personit të dënuar, Ministria e Drejtësisë mund ta ndërrojë vendin e ekzekutimit të dënimit për arsye të justifikueshme. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets where a sentenced person is placed based on the prison term length.
Neni 12 Vendosja e personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Personi i dënuar me burgim mund të vendoset në qendrën e paraburgimit nëse kohëzgjatja e burgimit pas llogaritjes së paraburgimit ose të privimit tjetër nga liria lidhur me veprën penale nuk i kalon tre (3) muaj. 2. Personi i dënuar me burgim vendoset në institucionin korrektues nëse kohëzgjatja e burgimit pas llogaritjes së paraburgimit ose të privimit tjetër nga liria lidhur me veprën penale i kalon tre (3) muaj. 3. Personi i dënuar me burgim afatgjatë vendoset në institucionin korrektues. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If the first-instance court lacks competence, it must send the final decision and the convicted person’s personal data to the competent court within 3 days; the competent court must start the transfer process within 3 days after receiving the decision.
Neni 13 Veprimet që i paraprijnë dërgimit të personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Nëse gjykata që ka marrë vendim në shkallë të parë nuk ka kompetencë për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë, ajo vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale të personit të dënuar të mbledhura gjatë procedurës penale ia dërgon gjykatës kompetente brenda tri (3) ditëve prej ditës kur vendimi merr formën e prerë. 2. Gjykata kompetente duhet ta fillojë procesin e dërgimit të personit të dënuar në mbajtje të dënimit me burgim ose burgim afatgjatë brenda tri (3) ditëve nga pranimi i vendimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The municipal court where the convicted person lived or had domicile when the sentence became final has competence to send the person to serve imprisonment or long-term imprisonment.
Neni 14 Kompetenca për dërgimin e personave të dënuar për mbajtje të dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë 1. Gjykata komunale në vendin e së cilës personi i dënuar ka vendqëndrimin ose vendbanimin në kohën kur vendimi për shqiptimin e dënimit merr formën e prerë është kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë. 2. Gjykata e njëjtë e ka këtë kompetencë edhe kur vendqëndrimi apo vendbanimi i personit të dënuar ndryshon më vonë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If the convicted person's residence and domicile are unknown, the competent municipal court handles sending the person to serve a prison or long-term prison sentence.
Neni 15 Kur vendqëndrimi dhe vendbanimi i personit të dënuar nuk dihen, kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë është gjykata komunale që ka marrë vendim në shkallë të parë dhe nëse këtë vendim e ka marrë gjykata e qarkut, atëherë kompetente është gjykata komunale e cila gjendet në selinë e gjykatës së qarkut. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The competent court must order the convicted person in writing to report to the correctional institution on the set day, and it must inform the institution and provide the final decision and personal data.
Neni 16 1. Gjykata kompetente e urdhëron me shkrim personin e dënuar që në ditën e caktuar të paraqitet në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë. 2. Periudha kohore ndërmjet pranimit të urdhrit dhe ditës së paraqitjes nuk duhet të jetë më e shkurtër se tetë (8) ditë dhe më e gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 3. Gjykata kompetente e informon institucionin korrektues për datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në institucion dhe ia dorëzon vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale për personin e dënuar të cilat janë mbledhur gjatë procedurës penale. 4 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The correctional institution must inform the competent court whether the convicted person has reported for serving the sentence.
Neni 17 Fillimi i mbajtjes së dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë 1. Institucioni korrektues e informon gjykatën kompetente se a është paraqitur personi i dënuar për mbajtjen e dënimit. 2. Mbajtja e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë llogaritet prej ditës kur personi i dënuar është paraqitur në institucionin korrektues. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The court may order a convicted person to be brought by force if they do not appear at the correctional institution when properly summoned, and it may order a notice to be issued if the person hides or is on the run.
Neni 18 1. Kur personi i dënuar i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet në institucionin korrektues, gjykata urdhëron që ai të sillet me forcë. Nëse personi i dënuar fshihet ose është në arrati, gjykata urdhëron shpalljen e letër rreshtimit. 2. Mbajtja e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë llogaritet prej ditës kur personi i dënuar është privuar nga liria. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The correctional institution must reimburse a convicted person’s public transport costs from home or residence to the institution, and a convicted person who behaves violently in the institution must pay the costs.
Neni 19 Shpenzimet e transportimit 1. Institucioni korrektues personit të dënuar ia kompenson shpenzimet e transportimit publik nga vendbanimi ose vendqëndrimi deri në institucionin korrektues. 2. Personi i dënuar i cili në institucionin korrektues sillet me forcë i paguan shpenzimet. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A convicted person may request postponement of a prison or long-term prison sentence if the listed grounds apply.
Neni 20 Shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë 1. Ekzekutimi i dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë mund të shtyhet me kërkesë të personit të dënuar: 1.1. deri në shërimin e sëmundjes nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute; 1.2. më së largu deri në fund të vitit të tretë të jetës së fëmijës, nëse personi i dënuar femër e ka përfunduar muajin e gjashtë të shtatzënësisë ose e ka fëmijën më të ri se një (1) vit; 1.3. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse bashkëshorti, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi ose prindi adoptues i personit të dënuar ka vdekur ose vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë; 1.4. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse bashkëshortja e personit të dënuar ka për të lindur edhe tre (3) muaj, ose nëse kanë kaluar më pak se gjashtë (6) muaj prej ditës kur ajo ka lindur dhe nuk ka anëtar tjetër të familjes për t’i ndihmuar asaj; 1.5. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse bashkëshorti ose ndonjë anëtar tjetër i bashkësisë familjare të personit të dënuar ftohet me personin e dënuar që ta mbajë dënimin me burgim apo me burgim afatgjatë ose nëse ndonjëri prej tyre tashmë është në burg; 1.6. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse shtyrjen e kërkon personi i dënuar për kryerjen e punëve bujqësore ose sezonale që nuk mund të shtyhen ose për punë si pasojë e ndonjë fatkeqësie dhe familja e personit të dënuar nuk ka fuqi të duhur punëtore; 5 1.7. më së largu deri në tre (3) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse personi i dënuar është i detyruar të kryejë punën tashmë të filluar dhe moskryerja e saj do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm; 1.8. më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit nëse personi i dënuar kërkon shtyrjen për përfundimin e shkollimit ose për t’iu nënshtruar provimit të cilin e ka përgatitur. 2. Dita kur merret vendimi për shtyrjen e ekzekutimit konsiderohet dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A sentenced person must file a request to postpone execution of the sentence within 3 days of receiving the order to serve the sentence.
Neni 21 Procedura për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit 1. Personi i dënuar e parashtron kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit brenda tri (3) ditëve nga pranimi i urdhrit për mbajtjen e dënimit. 2. Nëse sëmundja e rëndë akute e personit të dënuar ose vdekja e bashkëshortit të tij, fëmijës, fëmijës së adoptuar, prindit ose prindit adoptues paraqitet pas kalimit të periudhës prej tri (3) ditëve, kërkesa mund të parashtrohet deri në ditën kur personi i dënuar duhet të paraqitet për mbajtjen e dënimit. 3. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit duhet të përmbajë arsyet e shtyrjes, provat që mbështesin shtyrjen dhe periudhën kohore për të cilën kërkohet shtyrja. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A request to postpone execution is submitted to the chair of the competent municipal court. If supporting evidence is missing, the convicted person must submit it within 8 days after being ordered to do so, or the request may be rejected.
Neni 22 1. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit i parashtrohet kryetarit të gjykatës kompetente komunale. 2. Nëse provat nuk i bashkëngjiten kërkesës, kryetari i gjykatës komunale e urdhëron personin e dënuar që provat t’i parashtrojë brenda tetë (8) ditëve dhe e paralajmëron se në të kundërtën kërkesa e tij do të refuzohet. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The competent municipal court president must decide on a request to postpone execution of a sentence within 3 days of receiving it, and the court may investigate facts before deciding.
Neni 23 1. Kryetari i gjykatës kompetente komunale vendos lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit brenda tri (3) ditëve nga pranimi i kërkesës. Para marrjes së vendimit gjykata mund të zbatojë hetime të nevojshme për vërtetimin e fakteve të parashtruara në kërkesë. 2. Kryetari i gjykatës kompetente komunale e hedh kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit nëse ajo nuk është parashtruar brenda periudhës së paraparë kohore dhe nëse është dorëzuar nga personi i paautorizuar ose nëse për të nuk janë dorëzuar provat që e mbështesin atë brenda periudhës së paraparë kohore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Personi i dënuar mund të ankohet kundër aktvendimit të shkallës së parë brenda 3 ditëve nga pranimi i tij. Kryetari i gjykatës kompetente të qarkut vendos për ankesën brenda 3 ditëve nga pranimi i saj.
Neni 24 1. Kundër aktvendimit të shkallës së parë personi i dënuar mund t’i parashtrojë ankesë kryetarit të gjykatës kompetente të qarkut brenda tri (3) ditëve nga pranimi i aktvendimit. 2. Kryetari i Gjykatës së Qarkut vendos për ankesën brenda tri (3) ditëve nga pranimi i saj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A request to postpone execution suspends the sentence until a final decision is made; the municipal court chairperson may decide otherwise if the appeal right is abused after a second request.
Neni 25 1. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit e pezullon ekzekutimin e dënimit derisa të merret vendim i formës së prerë lidhur me kërkesën. 2. Kryetari i gjykatës kompetente komunale i cili pas parashtrimit të dytë të kërkesës konstaton se e drejta në ankesë është keqpërdorur vendos që ankesa të mos e shtyj ekzekutimin e vendimit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A convicted person whose sentence execution is postponed because of a serious acute illness must submit a medical report every 3 months, and more often if the competent court asks for it.
Neni 26 6 Personi i dënuar, të cilit i është shtyrë ekzekutimi i dënimit për shkak të sëmundjes së rëndë akute, duhet të dorëzojë raport mbi gjendjen e tij shëndetësore të lëshuar nga institucioni mjekësor ku është duke u trajtuar një herë në tre (3) muaj ose, me kërkesë gjykatës kompetente, edhe më shpesh. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The municipal court president may revoke a sentence deferral if the reasons for it never existed, have stopped existing, or the convicted person used the deferral for other purposes. The deferral also ends 6 months after certain birth or death events involving the child.
Neni 27 Revokimi dhe ndërprerja e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit 1. Kryetari i gjykatës kompetente komunale e revokon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit nëse më vonë konstatohet se arsyet për lejimin e shtyrjes nuk kanë ekzistuar ose kanë pushuar së ekzistuari, ose personi i dënuar e ka shfrytëzuar periudhën e shtyrjes për qëllime të tjera e jo për ato për të cilat është lejuar. 2. Nëse shtyrja i është lejuar gruas shtatzënë, fëmija i së cilës nuk ka lindur i gjallë, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas lindjes dhe nëse fëmija vdes pas lindjes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës. 3. Nëse shtyrja i është lejuar nënës së fëmijës më të ri se një (1) vit i cili vdes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The convicted person may appeal a decision revoking or ending the postponement of sentence execution. The appeal suspends execution of the decision.
Neni 28 1. Personi i dënuar ka të drejtë ankese kundër aktvendimit për revokimin ose ndërprerjen e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit, në kushte të njëjta si edhe kundër aktvendimit në bazë të të cilit është vendosur lidhur me kërkesën për shtyrje. 2. Ankesa e shtynë ekzekutimin e aktvendimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë kur shqyrton një kërkesë për rishikim të procedurës penale; po ashtu mund ta shtyjë ekzekutimin e dënimit edhe për kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme, sipas përmbajtjes së kërkesës.
Neni 29 Shtyrja e ekzekutimit lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike 1. Gjykata që vendos lidhur me kërkesën për rishikimin e procedurës penale të parashtruar në favor të personit të dënuar mund ta shtyjë ekzekutimin e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë edhe para hyrjes në fuqi të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale. 2. Gjykata që vendos lidhur me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund ta shtyjë ekzekutimin e dënimit, varësisht nga përmbajtja e kërkesës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A competent public prosecutor may request postponement of punishment execution until a decision on using a legal remedy is made.
Neni 30 1. Me kërkesë të prokurorit publik kompetent gjithmonë lejohet shtyrja e ekzekutimit të dënimit derisa të merret vendimi për shfrytëzimin e mjetit juridik. 2. Vlefshmëria e vendimit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë pushon nëse prokurori publik nuk e shfrytëzon mjetin juridik brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i vendimit për shtyrjen e ekzekutimit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: When a convicted person is admitted to a correctional institution, the institution must verify identity, do a medical check, record details, inform the person in writing, and take a photo.
Neni 31 Pranimi i personit të dënuar në institucionin Korrektues 1. Kur personi i dënuar pranohet në institucionin korrektues së pari vërtetohet identiteti i tij, baza dhe autorizimi për burgimin ose burgimin e tij afatgjatë dhe më pas i nënshtrohet kontrollit mjekësor brenda njëzetekatër (24) orëve nga pranimi i tij apo në ditën e parë të punës pas pranimit. Emri i personit të dënuar, bazat dhe autorizimi për burgimin ose burgimin e tij afatgjatë, data dhe koha e ardhjes së tij në institucionin korrektues shënohet në regjistër dhe dosjen personale të të dënuarit. 2. Gjatë pranimit në institucionin korrektues, personi i dënuar informohet me shkrim në gjuhën të cilën ai e kupton lidhur me rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues, për detyrimet që duhet të plotësohen dhe për mënyrën e ushtrimit të të drejtave gjatë ekzekutimit të dënimit, për dënimet disiplinore 7 që mund t’i shqiptohen atij dhe për benificionet që mund të fitohen. Personi i dënuar analfabet lidhur me këto informata njoftohet gojarisht. 3. Procedurat në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni nuk zbatohen, sa të jetë e mundur, në prani të personave të tjerë të dënuar. Personi i dënuar fotografohet. 4. Dispozitat e këtij ligji mbi rregullat e rendit të brendshëm në institucionin korrektues janë në dispozicion të personave të dënuar gjatë tërë kohës së mbajtjes së dënimit. 5. Rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues i nxjerr Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The correctional institution must let the convicted person contact family immediately after admission, give foreign nationals a reasonable chance to contact their diplomatic representative or relevant state office in writing or by phone, and notify the guardianship authority when the convicted person has minor children or other special-care dependents.
Neni 32 1. Institucioni korrektues i mundëson personit të dënuar kontakt të menjëhershëm me anëtarët e familjes pas pranimit të tij. Shtetasit të huaj i ofrohet mundësi e arsyeshme që me shkrim ose me telefon ta kontaktojë përfaqësuesin diplomatik apo zyrën përkatëse të shtetit, shtetësinë e të cilit e ka ai. 2. Nëse personi i dënuar ka fëmijë të mitur ose persona për të cilët ka përgjegjësi të veçantë për përkujdesje, institucioni korrektues lidhur me këtë e informon organin e kujdestarisë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: When placing convicted persons in correctional institutions, several personal and security factors must be considered, and certain groups must be kept separate.
Neni 33 Vendosja e personave të dënuar në institucionin korrektues 1. Gjatë vendosjes së personit të dënuar në institucionin e veçantë korrektues ose në njësi të veçantë të institucionit korrektues duhet të merret parasysh mosha e tij, llojet dhe pesha e dënimit, fakti se a ka qenë me parë i dënuar, shëndeti i tij fizik dhe mendor, kërkesat për trajtim të veçantë, lokacioni i vendbanimit ose i vendqëndrimit të familjes së tij, siguria e tij, si dhe arsyet lidhur me arsimimin ose punën që mund të jenë të rëndësishme për riintegrimin e tij shoqëror. 2. Me rastin e vendosjes së personit të dënuar po ashtu duhet të merret parasysh mundësia për zbatimin e programeve të përbashkëta risocializuese si dhe nevoja për shmangien e ndikimeve negative. 3. Personat e dënuar meshkuj dhe femra vendosen ndarazi. Gratë shtatzëna, gratë që lindin fëmijë dhe nënat që përkujdesen për fëmijët e tyre vendosen ndarazi nga gratë e tjera të dënuara. 4. Personat madhorë nuk vendosen në institucionin korrektues ose në një pjesë të institucionit korrektues me të miturit. 5. Personat e dënuar nuk vendosen në të njëjtën pjesë të institucionit me personat e paraburgosur. 6. Duhet bërë përpjekje të mëdha që personat e dënuar për herë të parë të ndahen nga personat të cilët më parë kanë mbajtur dënimin me burgim. 7. Ministria e Drejtësisë nxjerr urdhëresë lidhur me vendosjen e personave të dënuar të moshave specifike, të kategorive shëndetësore ose të kategorive që e rrezikojnë sigurinë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The correctional institution director may separate a convicted person from other prisoners in a separate unit, but only under the stated conditions and limits.
Neni 34 Ndarja nga personat e dënuar 1. Me kërkesë të personit të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë që personi i dënuar të ndahet nga personat e tjerë të dënuar në një njësi të veçantë të institucionit korrektues nëse drejtori konstaton se shqetësimet e paraqitura në kërkesën e personit të dënuar janë të arsyeshme dhe nuk ka mundësi të tjera për zgjidhjen e tyre. 2. Drejtori i institucionit korrektues mund të urdhërojë që personi i dënuar të ndahet nga personat e tjerë të dënuar edhe pa kërkesën e personit të dënuar vetëm kur kjo masë është e nevojshme: 2.1. për t’iu shmangur rrezikut për jetën ose shëndetin e personit të dënuar ose të personave të tjerë; 8 2.2. për t’iu shmangur rrezikut të sigurisë në institucionin korrektues të shkaktuar nga prania e vazhdueshme e personit të dënuar në mesin e të burgosurve dhe personave të tjerë të burgut ose 2.3. për të siguruar integritetin e hetimit të ndonjë çështjeje disiplinore. 3. Vendimi nga paragrafët 1. dhe 2. i këtij neni merret pas hetimit të të gjitha rrethanave relevante. Ndarja nuk mund të urdhërohet për një periudhë që i kalon tridhjetë (30) ditë. Vendimi i tillë rishikohet për aq sa ka nevojë, por të paktën një herë në dhjetë (10) ditë. 4. Kur ndarja është urdhëruar për parandalimin e personit të dënuar për të mos ndikuar në personin tjetër të dënuar në shkeljen e rëndë të rendit brenda institucionit korrektues ose për parandalimin e tij në kryerjen e aktivitetit të vazhdueshëm kriminal në institucionin korrektues, personi i dënuar mund të vendoset në njësi të veçantë të institucionit korrektues kur pritet që ndarja të zgjasë shumë. 5. Drejtori i institucionit korrektues mund të urdhërojë ndarjen e personit të dënuar i cili sillet në mënyrë të dhunshme nga personat tjerë të dënuar pa kërkesën e tij, për aq sa është e nevojshme të pengojë sjelljen e tij të dhunshme. 6. Personit të dënuar të ndarë prej personave të tjerë të dënuar i njihen të njëjtat të drejta, benificione dhe kushte sikurse ato të cilat i gëzojnë të gjithë të burgosurit përveç atyre benificioneve të cilat mund të gëzohen vetëm bashkërisht me të burgosurit tjerë apo të cilat nuk mund të sigurohen për shkak të kufizimeve që i kanë njësitë e institucionit korrektues në të cilin është vendosur personi i dënuar i ndarë. 7. Personeli i kualifikuar shëndetësor e kontrollon personin e dënuar të ndarë së paku një herë në ditë dhe sipas nevojës. 8. Vendimi për ndarjen e personit të dënuar nga personat e tjerë të dënuar ndërpritet posa të pushojnë së ekzistuari arsyet për urdhërimin e ndarjes, ose në rastet kur personeli i kualifikuar shëndetësor konstaton se vazhdimi i ndarjes do të jetë i dëmshëm për shëndetin e personit të dënuar. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Rregullon kontrollimet e personit të dënuar dhe të qelisë së tij, duke lejuar forma të caktuara kontrolli vetëm me kushte dhe mbrojtje procedurale.
Neni 35 Kontrollimet 1. Personi i dënuar nuk duhet të kontrollohet në mënyrën e cila e cenon dinjitetin e tij. Shkalla e bezdisjes së personit të dënuar gjatë kontrollimit duhet të jetë proporcionale me qëllimin e tij, ashtu siç është paraparë me këtë nen. 2. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar ka në posedim ndonjë mjet, i cili atij nuk i lejohet ta ketë në posedim në pajtim me rregullat për rendin e brendshëm mjet i palejuar, personi i dënuar mund të kontrollohet me dorë ose me mjete teknike derisa është i veshur. Kontrollimi me dorë duhet të bëhet nga anëtari i personelit korrektues të së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar. 3. Anëtari i personelit korrektues mund të kontrollojë trupin e zhveshur të personit të dënuar përmes inspektimit vizuel kur nuk ekziston ndonjë dyshim i veçantë në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni: 3.1. në rrethanat e përcaktuara, të parapara në urdhëresë, të kufizuara në situata ku personi i dënuar ka qenë në vend ku ka pasur gjasa të ketë qasje në mjetin e palejuar që ka mundësi të fshehët në apo brenda trupit; 3.2. kur personi i dënuar hyn apo del nga lokalet e personave të dënuar të ndarë. 4. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar është në posedim të ndonjë mjeti të palejuar dhe e ka bindur drejtorin e institucionit korrektuese se kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me inspektim vizuel është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, kontrolli i tillë mund të bëhet në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni. 9 5. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar posedon ndonjë mjet të palejuar dhe se kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me inspektim vizuel është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, ai mund të kryejë kontrollin e tillë në pajtim me kushtet e parapara në paragrafin 6. të këtij neni pa miratim paraprak të drejtorit të institucionit korrektuese nëse vonesa për kërkimin e miratimit të tillë do të rezultonte me rrezik për jetën apo sigurinë e njeriut. 6. Kontrolli i trupit të zhveshur të personit të dënuar me inspektim vizuel: 6.1. bëhet nga ana e dy (2) punonjësve korrektues të së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar dhe në një vend të veçuar, pa praninë e personave të tjerë; 6.2. asnjëherë nuk bëhet në praninë e personave të gjinisë tjetër nga ajo e personit të dënuar; dhe 6.3. nuk përfshin zhveshjen e pjesëve të sipërme dhe të poshtme të trupit të personit të dënuar në të njëjtën kohë. 7. Nëse tek anëtari i personelit korrektues ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar posedon ndonjë mjet të palejuar të fshehur në zgavrat e trupit të tij, ai e informon drejtorin e institucionit korrektues. Nëse drejtori i institucionit korrektues është i bindur se ekziston dyshim i bazuar se personi i dënuar është në posedim të ndonjë mjeti të palejuar të fshehur në zgavrat e trupit të tij dhe se kontrollimi fizik i zgavrave të trupit të tij është i nevojshëm për gjetjen e mjetit të palejuar, drejtori mund të lëshojë autorizim me shkrim për kontrollimin e tillë fizik, me pëlqimin e personit të dënuar. Kontrollimi i tillë fizik kryhet vetëm nga ana e personelit të kualifikuar shëndetësor i së njëjtës gjini me atë të personit të dënuar në një vend të veçuar. 8. Çfarëdo mjeti i palejuar i cili zbulohet si rezultat i kontrollimit ose kontrollimit fizik të zgavrave të trupi mund të konfiskohet. 9. Kontrollimi i qelisë së burgut të personit të dënuar duhet të kryhet me respektimin e pasurisë së tij personale. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A convicted person has a right to accommodation meeting modern hygiene conditions and local climate conditions.
Neni 36 Vendosja e personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në vendosje që i përgjigjet kushteve bashkëkohore higjienike dhe rrethanave vendore klimatike. 2. Lokalet në të cilat jeton dhe punon personi i dënuar duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme ashtu që secili person i dënuar të ketë së paku tetë (8) metra kub hapësirë dhe kur është e mundshme katër (4) metra katrorë për të burgosurit në qeli të përbashkëta dhe nëntë (9) metra katrorë për të burgosurit në qeli të vetme, dhe sasi të mjaftueshme të dritës natyrore dhe artificiale për punë dhe lexim, ngrohje dhe ajrosje. 3. Lokalet nuk duhet të kenë lagështi dhe duhet të kenë pajisje sanitare adekuate dhe mjete të tjera të nevojshme për higjienë personale. 4. Në lokale të përbashkëta vendosen personat e dënuar të cilët janë të përshtatshëm për t’u shoqëruar me të tjerët në kushtet e tilla. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të bëjë ushtrime fizike për sa i duhet për shëndetin dhe të kalojë të paktën 2 orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë.
Neni 37 Personi i dënuar ka të drejtë që të merret me ushtrime fizike aq sa është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të tij dhe të kalojë së paku dy (2) orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë. Nëse moti është i mirë, personi i dënuar mund të merret me ushtrime fizike në ambient të hapur. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The article says hygiene in correctional institutions must be regularly supervised, and sentenced persons must be provided with enough hot and cold water, suitable cleaning and toilet items, a private enough hygiene setup, and a clean, properly maintained bed with bedding changed regularly.
Neni 38 1. Higjiena e personave të dënuar dhe higjiena e lokaleve mbikëqyret rregullisht në institucionet korrektuese. 10 2. Me qëllim të sigurimit të higjienës së personave të dënuar dhe higjienës së lokaleve, personave të dënuar iu sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit të ftohtë dhe të nxehtë si dhe artikuj adekuat për pastrim dhe tualet. Pajisjet dhe mjetet për higjienë personale sigurojnë privatësinë e mjaftueshme dhe ata mirëmbahen dhe pastrohen me rregull. 3. Personit të dënuar i sigurohet shtrat i veçantë dhe shtresa e mbulesa të mjaftueshme të cilat duhet të jenë të pastra kur i jepen, duhet të mirëmbahen si duhet dhe të ndërrohen rregullisht. 4. Standardet për kushte higjieno-sanitare rregullohen me akt nënligjor. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Personat e dënuar kanë të drejtë në ushqim të përshtatshëm dhe me tri shujta në ditë; disa persona kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku.
Neni 39 Ushqimi i personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në ushqim të përshtatshëm për ruajtjen e mirë të shëndetit dhe fuqisë së tij në tri shujta për çdo ditë të cilat duhet të jenë të llojllojshme dhe ushqyese. Ushqimi që i jepet personit të dënuar duhet t’i përshtatet moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, natyrës së punës, stinës e kushteve klimatike dhe, aq sa është e mundur, kërkesave të tij fetare dhe kulturore. 2. Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë, gruaja shtatzënë ose ajo e cila ka lindur fëmijë kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku. 3. Mjeku ose eksperti tjetër për ushqim e kontrollon ushqimin dhe e njofton drejtorin e institucionit korrektues para servimit të çdo shujte për cilësinë e tij dhe konstatimet e tij shënohen në librin përkatës. 4. Sasia dhe cilësia e ushqimit që u servohet personave të dënuar përcaktohet në tabelat përkatëse që miratohen nga Ministria e Drejtësisë. 5. Shërbimi Korrektues i Kosovës sipas rregullit drejtpërdrejt e udhëheq shërbimin që u siguron shujtat personave të dënuar në institucionin korrektues. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: A continuously sentenced person must have potable water available, and the medical service must regularly supervise medically appropriate food and water, diet tables, and meal preparation in each correctional institution.
Neni 40 1. Personi i dënuar vazhdimisht duhet të ketë në dispozicion ujë të pijshëm. 2. Ushqimi dhe uji i përshtatshëm nga aspekti mjekësor, zbatimi i tabelave dietale dhe përgatitja e shujtave mbikëqyret rregullisht nga shërbimi mjekësor në secilin institucion korrektues. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të marrë falas ndërresa, rroba dhe këpucë të përshtatshme për klimën dhe stinën, si edhe rroba, këpucë dhe pajisje të posaçme që i duhen për punën.
Neni 41 Veshmbathja e personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në ndërresa, rroba dhe këpuca pa pagesë të përshtatshme për kushtet vendore klimatike dhe stinën e vitit. 2. Personi i dënuar ka të drejtë në rroba, këpucë dhe pajisje të posaçme që janë të nevojshme për punën që ai e kryen. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: People serving a sentence must wear the correctional institution uniform, and their clothing must not be degrading.
Neni 42 1. Personi i dënuar e vesh uniformën e institucionit korrektues. 2. Veshmbathja e personit të dënuar nuk guxon të ketë ndikim poshtërues ose degradues. 3. Drejtori i institucionit korrektues përkatës mund t’u lejojë personave në qendrën e paraburgimit, në institucionin e hapur korrektues ose në njësinë e hapur të institucionit korrektues që t’i veshin rrobat e tyre personale. 11 4. Drejtori i institucionit korrektues u lejon të paraburgosurve dhe personave të dënuar që t’i veshin rrobat e tyre personale kur paraqiten në gjyq ose kur dalin jashtë burgut, përveç nëse kjo e shton rrezikun e arratisjes. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: A convicted person is entitled to free health care.
Neni 43 Përkujdesja shëndetësore e personave të dënuar 1. Personi i dënuar ka të drejtë në përkujdesje shëndetësore pa pagesë. 2. Personi i dënuar të cilit nuk mund t’i ofrohet trajtim i duhur mjekësor në institucionin korrektues dërgohet në spitalin e burgut, në institucionin psikiatrik adekuat ose në ndonjë institucion tjetër për përkujdesje shëndetësore. 3. Koha e kaluar për trajtim mjekësor jashtë institucionit korrektues llogaritet në dënimin me burgim ose me burgim afatgjatë. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: On request of the convicted person, the director of the correctional institution may allow a specialist medical examination. The convicted person pays the costs unless the director decides otherwise.
Neni 44 1. Me kërkesë të personit të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë kontroll mjekësor specialistik edhe nëse mjeku i institucionit nuk ka urdhëruar kontroll të tillë. 2. Shpenzimet për kontrollin e tillë paguhen nga personi i dënuar, përveç nëse drejtori i institucionit korrektues vendos ndryshe. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: If a sentenced person is seriously ill, the correctional institution must notify close family members or, if none exist, other listed relatives. At the sentenced person’s request, the director may allow other people to be notified.
Neni 45 1. Kur personi i dënuar është i sëmurë rëndë, institucioni korrektues e informon bashkëshortin-en e tij, fëmijët dhe fëmijët e adoptuar dhe nëse personi i dënuar nuk ka të afërm të tillë, institucioni korrektues i njofton prindërit e tij, prindërit adoptues, vëllain, motrën ose të afërmit më të largët. 2. Me kërkesë të personit të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë që personat tjerë të njoftohen për sëmundjen. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The correctional institution must provide basic medical service conditions and ensure medical, care, and pharmacy services for convicted persons, unless this law provides otherwise.
Neni 46 1. Përkujdesja shëndetësore në institucion korrektues zbatohet në pajtim me rregullat e përgjithshme për përkujdesje shëndetësore, për sigurim shëndetësor dhe për shërbime mjekësore dhe farmaceutike, përveç nëse me këtë ligj parashihet ndryshe. 2. Institucioni korrektues siguron kushte për shërbime elementare mjekësore. 3. Institucioni korrektues siguron shërbimin mjekësor, shërbimin e përkujdesjes dhe atë të farmacisë për plotësimin e nevojave të kujdesit shëndetësor për personat e dënuar. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Mjeku dhe personeli duhet të kontrollojnë dhe trajtojnë personat e dënuar kur kërkohet, përfshirë kontrolle të rregullta, urgjente dhe masa për vetëlëndim ose vetëvrasje.
Neni 47 1. Mjeku e viziton dhe e kontrollon secilin person të dënuar pas pranimit, e sipas nevojës edhe më vonë, me qëllim të identifikimit të sëmundjeve të mundshme fizike ose mendore dhe për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për trajtim mjekësor. 2. Personit të dënuar gjatë mbajtjes së burgimit ose burgimit afatgjatë i sigurohet përkujdesje shëndetësore përmes kontrollimeve të rregullta dhe të herëpashershme, pavarësisht a është bërë kërkesë për këtë. 3. Mjeku çdo ditë i viziton të gjithë personat e sëmurë, personat që ankohen për ndonjë sëmundje ose lëndim dhe personat të cilët janë nën përkujdesje të posaçme. Mjeku menjëherë e paraqet sëmundjen për të cilën nevojitet ekzaminim i veçantë ose përkujdesje specialistike. 4. Kur personi i dënuar manifeston sjellje që tregojnë se ai mund të bëjë përpjekje që ta lëndojë veten ose të bëjë vetëvrasje, personeli ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për pengimin e vetëlëndimit ose vetëvrasjes. Nëse personi i dënuar bën përpjekje për ta lënduar veten ose të bëjë vetëvrasje, një ekip 12 shumë disiplinor ndërmerr veprime të nevojshme për t’i dalë në ndihmë atij në evitimin e shkaqeve që atë e shtyjnë të tentojë të ndërmerr një veprim të tillë. 5. Personi i dënuar për të cilin dyshohet ose të cilit i është përcaktuar diagnoza se vuan nga ndonjë sëmundje infektive ose ngjitëse trajtohet menjëherë. Kur dyshohet se ka çrregullim mendor ose shqetësim emocional pa vonesë merren masat e duhura në pajtim me ligjin në fuqi dhe rregullat lidhur me ndihmën psikiatrike dhe shëndetin mendor. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Mjekimi, vlerësimi ose trajtimi psikiatrik/psikologjik ndaj personit të dënuar lejohet vetëm me pëlqimin e tij.
Neni 48 1. Procedura mjekësore, vlerësimi ose trajtimi psikiatrik a psikologjik mund të zbatohet ndaj personit të dënuar vetëm me pëlqimin e tij. 2. Personi i dënuar mund të refuzojë dhënien e pëlqimit për cilëndo procedurë. 3. Kur personi i dënuar nuk jep pëlqim për zbatimin e procedurës, nga ai kërkohet që të nënshkruajë deklaratë se e refuzon procedurën. 4. Përdorimi i mjeteve shtrënguese për parandalimin e vetë lëndimit dhe lëndimin e të tjerëve ose dëmtimin e pronës nuk konsiderohet procedurë dhe për këtë nuk nevojitet pëlqim. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Medical findings of a convicted person are treated as confidential.
Neni 49 Konstatimet mjekësore të personit të dënuar trajtohen si konfidenciale në pajtim me praktikën mjekësore profesionale dhe me kodet e etikës mjekësore. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Mjeku must inform the prison director when a convicted person's physical or mental health worsens, and must carry out regular inspections of the correctional institution with the competent health authority.
Neni 50 1. Mjeku e njofton drejtorin e institucionit korrektues kurdo që ai konstaton se shëndeti fizik ose mendor i personit të dënuar është keqësuar apo do të keqësohet nga qëndrimi i vazhdueshëm në burgim a në burgim afatgjatë ose nga ndikimi i ndonjërit prej kushteve të burgimit a burgimit afatgjatë. 2. Mjeku në bashkëpunim me organin kompetent të shëndetësisë bën kontrollime të rregullta të institucionit korrektues dhe drejtorin e institucionit korrektues e njofton për: 2.1. sasinë, cilësinë, përgatitjen dhe servimin e ushqimit dhe të ujit; 2.2. higjienën dhe pastërtinë e institucionit korrektues dhe të personave të dënuar; 2.3. instalimet hidrosanitare, ngrohjen, ndriçimin dhe ajrosjen e institucionit korrektues dhe 2.4. përshtatshmërinë dhe pastërtinë e veshmbathjes dhe të shtresave e mbulesave të personave të dënuar. 3. Çështjet e parapara me këtë nen rregullohet me akt nënligjor. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: If a convicted person is at risk of serious health problems or death, measures must be taken to provide the best possible treatment.
Neni 51 Nëse personi i dënuar rrezikohet të vuajë nga probleme të rënda shëndetësore ose nga vdekja, merren masa që atij t’i ofrohet trajtimi më i mirë i mundshëm. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The doctor decides whether a sentenced person is capable of making a reasoned and reasonable decision about food or medical treatment; if the person is not capable, the doctor sets appropriate treatment in the person’s best interest.
Neni 52 1. Vendimi për refuzimin e ushqimit apo trajtimit mjekësor nga ana e personit të dënuar për të cilin konstatohet se është i aftë të marrë vendim të bazuar dhe të arsyeshëm respektohet. 2. Kur konstatohet se personi i dënuar nuk është i aftë që të marrë vendim të bazuar dhe të arsyeshëm përkitazi me ushqimin ose trajtimin mjekësor, mjeku cakton trajtim përkatës, i cili sipas mendimit të tij është në interesin më të mirë të personit të dënuar. 13 3. Vendimin lidhur me aftësinë e personit të dënuar për marrjen e vendimit të bazuar dhe të arsyeshëm e merr mjeku. Vendimi i tillë vërtetohet nga mjeku tjetër në rastet kur: 3.1. personi i dënuar e refuzon ushqimin ose trajtimin mjekësor ose 3.2. konstatohet se personi i dënuar është i paaftë për marrjen e vendimit të bazuar dhe të arsyeshëm lidhur me dhënien e ushqimit ose trajtimin mjekësor. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Ministry of Justice sets standard procedures for healthcare-related action, consent for assessment and treatment, hunger strikes, and prevention of suicide and self-harm.
Neni 53 Ministria e Drejtësisë përcakton procedurat standarde për veprim mbi sigurimin e përkujdesjes shëndetësore, pëlqimin për vlerësim të kujdesit shëndetësor dhe trajtimit, për greva të urisë dhe pengimit të vetëvrasjeve dhe vetëlëndimeve. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Institucioni korrektues për femra duhet të sigurojë shërbime shëndetësore për gratë shtatzëna.
Neni 54 1. Institucioni korrektues për femra siguron shërbime shëndetësore të kujdesit shëndetësor të femrave shtatzëna. 2. Kudo që është e mundur bëhen përgatitje që fëmijët të lindin në spital jashtë institucionit. Nëse fëmija lind në institucionin korrektues, fakti i tillë nuk shënohet në certifikatën e lindjes. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A convicted woman with a child may keep the child until 18 months old; after that, custody is decided by the parents or, if needed, by the court.
Neni 55 1. Femra e dënuar që ka fëmijë mund ta mbajë atë derisa i mbush tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pastaj prindërit e fëmijës vendosin nëse kujdestaria e fëmijës i besohet babait, të afërmve ose personave të tjerë. 2. Nëse prindërit nuk pajtohen për kujdestarinë e fëmijës ose nëse marrëveshja e tyre është e dëmshme për fëmijën, gjykata e cila është kompetente sipas vendbanimit ose vendqëndrimit të nënës në kohën kur është dënuar ajo vendos se kujt i besohet fëmija. 3. Kur sipas paragrafit 2. të këtij neni merret vendim, gjykata para së gjithash merr parasysh interesin më të mirë të fëmijës, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijës si dhe mirëqenien e tij fizike dhe shpirtërore. 4. Kur fëmija mbahet në institucionin korrektues me nënën e tij merren masa të posaçme për sigurimin e një dhome fëmijësh me persona të kualifikuar në të cilën vendoset fëmija kur nuk është nën kujdesin e nënës së tij. 5. Ministria e Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për sigurimin e kujdesit të nënave dhe fëmijëve në institucionin korrektues. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The article says convicted persons should be encouraged to cooperate with rehabilitation activities, and their rehabilitation and reintegration should take account of their needs and circumstances.
Neni 56 Të drejtat e personave të dënuar 1. Risocializimi në ambientet korrektuese merr parasysh rrethanat dhe nevojat e posaçme të secilit person që kanë të bëjnë me risocializimin e tij. Për caktimin e të gjitha rrethanave dhe faktorëve të rëndësishëm për planifikimin e riedukimit të personit në institucionin korrektues dhe riintegrimin e tij shoqëror pas lirimit, vrojtimi i personalitetit bëhet në fillim të ekzekutimit të dënimit dhe vazhdon gjatë tërë kohës së dënimit. 2. Gjatë ekzekutimit të dënimit, programi riedukues përfshihet ose ndryshohet për t’iu përshtatur përparimit të arritur dhe rrethanave të tjera përkatëse. Për përmbushjen e këtij qëllimi hartohet plan i përshtatshëm kohor për realizimin e këtij programi. 3. Personi i dënuar inkurajohet që të bashkëpunojë në realizimin e programeve dhe aktiviteteve risocializuese në institucion. 14 - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The correctional institution director must draft a correction and resocialization program based on recommendations from professional staff.
Neni 57 1. Drejtori i institucionit korrektues e harton programin për korrektim dhe risocializim në bazë të rekomandimeve të personelit profesional të institucionit korrektues. 2. Programi risocializues përfshin së paku: 2.1. vendosjen në institucionin ose në sektorin brenda institucionit; 2.2. pjesëmarrjen në aktivitete arsimore; 2.3. pjesëmarrjen në aktivitete të aftësimit profesional; 2.4. pjesëmarrjen në aktivitete kulturore, edukuese dhe sportive; 2.5. punën dhe përmirësimin e aftësive profesionale; 2.6. lidhjet familjare dhe kontaktet me botën e jashtme; 2.7. kushtet për fitimin e të drejtës për pushim në shtëpi, për lirim me kusht ose lirim të parakohshëm dhe 2.8. masat që synojnë përgatitjen për lirimin përfundimtar. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The correctional institution must organize resocialization and rehabilitation activities under rules issued by the Ministry of Justice and the institution’s internal order rules.
Neni 58 1. Institucioni korrektues organizon aktivitete për programin risocializues dhe rehabilitues në pajtim me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Drejtësisë dhe rregullave të rendit të brendshëm në institucionin korrektues. 2. Rregullat e rendit të brendshëm në institucionin korrektues miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The provision says reintegration is supported by involving public and private institutions, bodies, and individuals in corrective and resocialization activities, and allows certain interested persons to visit correctional institutions under supervision and Ministry of Justice authorization.
Neni 59 1. Qëllimi i riintegrimit të personave të dënuar në shoqëri po ashtu realizohet përmes nxitjes dhe organizimit të pjesëmarrjes së institucioneve ose të organeve publike dhe private, si dhe të individëve në aktivitetet korrektuese dhe risocializuese. 2. Personat që janë të interesuar dhe manifestojnë aftësi për përkrahjen e kontakteve ndërmjet personave të dënuar në institucione korrektuese dhe bashkësisë së jashtme, lejohen që t’i vizitojnë institucionet korrektuese nën mbikëqyrjen e drejtorit me autorizimin e Ministrisë së Drejtësisë. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Të dënuarit dhe disa shtetas të huaj kanë të drejtë të dërgojnë parashtresa te organet, misionet ose organizatat kompetente të përmendura në këtë nen.
Neni 60 Parashtresat 1. Personi i dënuar ka të drejtë në t’i dërgojë parashtresa organeve kompetente të Kosovës. 2. Shtetasi i huaj ka të drejtë t’i dërgojë parashtresa Ambasadës, Misionit Diplomatik dhe zyrës ndërlidhëse ose misionit diplomatik të shtetit shtetas i të cili është ai ose shtetit i cili i mbron interesat e tij. Shtetasi i huaj i cili nuk është nën mbrojtjen e ndonjë shteti ka të drejtë t’i dërgojë parashtresa organeve dhe organizatave kompetente në Kosovë dhe organizatave kompetente ndërkombëtare. 3. Personi i dënuar ka të drejtë të pranojë dhe të dërgojë parashtresa përmes institucionit korrektues. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë për korrespondencë dhe privatësi të letrave, por posta mund të hapet ose lexohet në rrethana të caktuara; dërgesat për Ombudspersonin e Kosovës nuk kontrollohen.
Neni 61 Korrespondenca 1. Personi i dënuar gëzon të drejtë të pakufizuar për korrespondencë. 15 2. Personi i dënuar gëzon të drejtën e privatësisë së letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit. 3. Letra ose dërgesa tjetër postare mund të hapet nëse ekziston dyshim i bazuar se në të gjendet ndonjë send i palejuar. 4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës ose dërgesës tjetër postare dërguar atij ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit nëse letra ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar. 5. Drejtori i institucionit korrektues mund të nxjerrë aktvendim me shkrim për autorizimin e hapjes a leximit të letrës ose dërgesës tjetër postare si masë më së paku shqetësuese e mundshme nëse ekziston dyshim i bazuar se në të ka prova për: 5.1. veprim që do të rrezikonte sigurinë e institucionit korrektues ose të ndonjë personi ose 5.2. vepër penale apo plan për kryerjen e veprës penale; dhe 5.3. hapja e leximi i letrës ose i dërgesës postare është masa më së paku e bezdisshme e mundshme në ato rrethana. 6. Kur letra ose dërgesa tjetër postare hapet dhe lexohet në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, drejtori i institucionit korrektues menjëherë e informon me shkrim personin e dënuar lidhur me arsyet e veprimit të tillë dhe atij i mundëson dhënien e sqarimeve lidhur me këtë, përveç nëse informata pafavorshëm do të ndikonte në hetimet e papërfunduara, me ç’rast personi i dënuar informohet për arsyet dhe atij i mundësohet dhënia e sqarimeve lidhur me këtë me përfundimin e hetimeve. 7. Letra ose dërgesa postare që është hapur dhe lexuar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni mund të ndalohet, nëse në të kundërtën do të rrezikohej siguria e institucionit korrektues ose e ndonjë personi. Në rastin e tillë personi i dënuar informohet menjëherë dhe, në rastin e ndalimit të letrës ose të dërgesës postare pasuese, ai informohet për përmbajtjen e saj deri në masën e nevojshme. Letra që është ndaluar i dorëzohet personit të dënuar sapo të pushojë së ekzistuari baza për ndalimin e saj dhe më së voni deri në fund të burgimit të tij ose të burgimit afatgjatë, përveç nëse kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës kompetente komunale urdhëron ndryshe. 8. Letrat dhe dërgesat tjera postare nga personi i dënuar që i dërgohen Zyrës së Ombudspersonit të Kosovës nuk duhet të kontrollohen në asnjë mënyrë. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: A convicted person may correspond with their lawyer without restriction and without content monitoring, but in limited cases a court panel may allow opening the correspondence, and the prison director may open and read it if Article 61 conditions are met.
Neni 62 1. Personi i dënuar mund të korrespondojë me avokatin e tij pa kufizim dhe pa mbikëqyrjen e përmbajtjes së korrespondencës. 2. Përjashtimisht, kolegji i përbërë nga tre (3) gjyqtarë të gjykatës kompetente komunale mund të nxjerrë aktvendim me kërkesë të drejtorit të institucionit korrektuese që: 2.1. korrespondenca e personit të dënuar me avokatin e tij të mund të hapet nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 3. neni 61 i këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 4. i nenit 61 të këtij ligji. 2.2. drejtori i institucionit korrektues mund të hapë dhe të lexojë korrespondencën e personit të dënuar me avokatin e tij nëse plotësohen kushtet e paraqitura në paragrafin 5. të nenit 61 të këtij ligji. Në rastin e tillë zbatohet paragrafi 6. i nenit 61 të këtij ligji. 3. Aktvendimi i kolegjit prej tre (3) gjyqtarësh merret brenda dyzetetetë (48) orësh nga pranimi i kërkesës së drejtorit të institucionit korrektues. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të bëjë telefonata; rregullat e kësaj të drejte përcaktohen me akt të veçantë nga Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues.
Neni 63 16 1. Personi i dënuar ka të drejtë të bëjë thirrje telefonike. 2. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues nxjerr akt të veçantë lidhur me të drejtën e personit të dënuar për të bërë dhe për të pranuar thirrje telefonike. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The correctional institution must help a convicted person access legal aid and take necessary steps to protect legally guaranteed rights and interests.
Neni 64 Ndihma juridike Institucioni korrektues lehtëson qasjen e personit të dënuar për ndihmë juridike lidhur me ekzekutimin e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë dhe ndërmerr veprime të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të garantuara me ligj. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të marrë vizita të paktën një herë në muaj, për të paktën një orë; vizitat zhvillohen në lokale të veçanta nën mbikëqyrje.
Neni 65 Vizitat 1. Personi i dënuar ka të drejtë në pranimin e vizitave së paku një herë në muaj në kohëzgjatje prej së paku një (1) orë nga bashkërshorti/ja, fëmija, fëmija i adoptuar, prindi, prindi adoptues dhe të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt. 2. Vizitat e tilla bëhen në lokale të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit korrektues. 3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i lejojë personit të dënuar të pranojë vizita edhe nga persona të tjerë. 4. Për vizitat që u bëhen nënave të dënuara nga fëmijët e tyre zbatohen rregulla të posaçme që atyre u mundësojnë vizita edhe më të rregullta. 5. Kryetari i gjykatës kompetente ku gjendet institucioni korrektues ose i deleguari i tij mund t’i vizitojë dhe të flasë me personat e dënuar në çdo kohë ose me kërkesën e tij. 6. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për rregullat e kontrollit të detajuar të vizitorëve të personave të dënuar, për sigurinë gjatë vizitave, për procedurat e kategorive specifike të vizitorëve dhe për kushtet sipas të cilave vizitat mund të refuzohen ose të pezullohen nga drejtori i institucionit korrektues për shkaqe të mbrojtjes dhe sigurisë. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A convicted person may be visited by an authorized representative and has the right to confidential oral communication with that representative under supervision.
Neni 66 1. Personi i dënuar mund të vizitohet nga përfaqësuesi i tij i autorizuar i cili e përfaqëson atë në procedurë ligjore. 2. Personi i dënuar ka të drejtë për komunikim konfidencial gojor me përfaqësuesin e tij të autorizuar nën mbikëqyrje, por jo edhe me dëgjimin nga ana e personelit të institucionit korrektues. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Foreign detainees have a right to be visited by diplomatic or consular representatives, and certain unprotected foreign nationals may be visited by competent Kosovo and international organizations. Those visitors must notify the correctional institution director before the visit, subject to applicable international legal acts in Kosovo.
Neni 67 1. Shtetasi i huaj ka të drejtë të vizitohet nga përfaqësuesi diplomatik ose konsullar i shtetit shtetas i të cilit është ai, ose të shtetit i cili i mbron interesat e tij. Shtetasi i huaj i cili nuk është nën mbrojtjen e asnjë shteti ka të drejtë të vizitohet nga organet dhe organizatat kompetente të Kosovës dhe nga organizatat kompetente ndërkombëtare. 2. Përfaqësuesi konsullar ose diplomatik i shtetit të huaj dhe përfaqësuesi i organizatës kompetente ndërkombëtare është i detyruar ta njoftojë drejtorin e institucionit korrektues për vizitën që do t’i bëjë të burgosurit në pajtim me aktet juridike ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The Minister of Justice has power to issue an order regulating the time, duration, and nature of visits to convicted persons.
Neni 68 17 Ministri i Drejtësisë nxjerr urdhëresë për rregullimin e kohës, e kohëzgjatjes dhe natyrën e vizitave të personave të dënuar. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A convicted person has the right to spend time with a spouse and children at least once every three months for at least three hours.
Neni 69 Kalimi i kohës në lokale të veçanta 1. Personi i dënuar ka të drejtë të qëndrojë me bashkëshortin/en dhe fëmijët së paku një (1) herë në tre (3) muaj të paktën tri (3) orë. 2. Mënyra e realizimi të kësaj të drejte të personit të dënuar më detaisht rregullohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri i Drejtësisë. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të pranojë pako të lejuara të paktën një herë në muaj; pakot kontrollohen para dorëzimit në praninë e tij.
Neni 70 Pranimi i pakove 1. Personi i dënuar ka të drejtë të pranojë pako të cilat përmbajnë artikuj për përdorimin personal, artikuj ushqimor, pije dhe artikuj higjieno – sanitar së paku një herë në muaj. 2. Pakot kontrollohen në prani të personit të dënuar para se t’i jepen atij. 3. Pesha dhe përmbajtja e lejueshme e pakove rregullohet me akt nënligjor të nxjerr Ministri i Drejtësisë. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Convicted persons may keep only items allowed by the correctional institution’s internal rules, and the director must keep supervised personal property in good condition.
Neni 71 Prona personale 1. Personat e dënuar nuk mund të mbajnë sende të tjera përveç atyre të lejuara me rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues. 2. Prona personale e personave të dënuar që vendoset nën mbikëqyrje të sigurt nga ana e drejtorit të institucionit korrektues mbahet në gjendje të mirë. Kur asgjësimi i ndonjë sendi është i domosdoshëm, ky veprim regjistrohet dhe lidhur me këtë njoftohet personi i dënuar. 3. Çdo pronë që i takon personit të dënuar, e cila nuk kërkohet për një periudhë më të gjatë se tri (3) vjet pas lirimit apo vdekjes së tij, mund të shitet ose të hidhet. Të ardhurat nga shitja derdhen në Buxhetin e Kosovës. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: A convicted person serving a prison sentence generally may not keep money during the sentence, unless internal prison rules and an act issued by the Director General of the Correctional Service allow it.
Neni 72 Paratë 1. Personi i dënuar me burgim ose me burgim afatgjatë nuk mund të mbajë para gjatë mbajtjes së dënimit, përveç nëse kjo lejohet me aktin e brendshëm të nxjerrë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues dhe rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues. 2. Nëse me rastin e pranimit në institucionin korrektues i burgosuri posedon para, ato duhet të depozitohen në xhirollogari kursimi në emër të tij, përveç nëse ai vendos ndryshe. 3. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për rregullimin e procedurave sipas këtij neni. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A convicted person who is able to work has both the right and the obligation to work.
Neni 73 Puna 1. Personi i dënuar i aftë për punë ka të drejtë dhe obligim të punojë. 2. Qëllimi i punës së tillë është që personi i dënuar të fitojë, të ruajë dhe zhvillojë aftësitë punuese, shprehitë e punës dhe njohuritë profesionale për fillimin e sërishëm të jetës normale sa më parë që të jetë e mundur pas mbajtjes së dënimit. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Work of convicted persons must be useful and not degrading.
Neni 74 18 1. Puna e personave të dënuar duhet të jetë e dobishme dhe nuk guxon të jetë degraduese. 2. Puna nuk mund të imponohet si formë e dënimit disiplinor. 3. Realizimi i përfitimit ekonomik nuk guxon të shkojë në dëm të qëllimit të punës ose të interesave të personave të dënuar. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The convicted person may choose the type of work they like if the choice is workable and fits the relevant vocational program.
Neni 75 1. Personi i dënuar mund ta zgjedhë llojin e punës që i pëlqen nëse zgjedhja e tillë është e zbatueshme dhe në pajtim me programin përkatës profesional. 2. Ekipi profesional në institucionin korrektues i vlerëson aftësitë e personit të dënuar. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: A convicted person may be employed inside or outside the correctional institution.
Neni 76 1. Personi i dënuar mund të punësohet brenda ose jashtë institucionit korrektues. 2. Organizimi dhe metoda e punës brenda institucionit korrektues duhet të jenë sa më afër punës së ngjashme që kryhet jashtë institucionit korrektues. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Personi i dënuar duhet të punojë 40 orë në javë, me mundësi orari më të gjatë sipas ligjit, dhe mund të urdhërohet të punojë deri në 2 orë shtesë në ditë për pastërti dhe detyra të zakonshme në institucion.
Neni 77 1. Personi i dënuar punon dyzet (40) orë në javë, por orari i punës mund të jetë më i gjatë sipas kushteve të përcaktuara me ligj. 2. Personi i dënuar që vijon shkollimin e përgjithshëm ose atë profesional punon proporcionalisht më pak orë. 3. Personi i dënuar mund të urdhërohet të punojë jashtë orarit të punës deri në dy (2) orë në ditë për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe kryerjen e obligimeve të tjera të zakonshme në institucionin korrektues. 4. Kur në pajtim me dispozitat e përgjithshme koha e kaluar në punë pranohet me qëllim të fitimit të kualifikimit profesional, koha e kaluar në llojin e njëjtë të punës gjatë kohëzgjatjes së dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë pranohet po ashtu për atë kualifikim. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A sentenced person is entitled to a monthly reward for work performed.
Neni 78 Personi i dënuar ka të drejtë në shpërblim mujor për punën e tij. Shpërblimi për secilën kategori të punëtorëve caktohet në vlerë të drejtë në proporcion me sasinë dhe cilësinë e punës së kryer, organizimin e punës që rregullohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri i Drejtësisë. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: A sentenced person may use 70% of work pay; the rest is deposited into a savings account. The director may allow spending from the savings account when needed for the person or their family.
Neni 79 1. Personi i dënuar lirshëm mund të disponojë shtatëdhjetë perqind (70%) të shpërblimit për punën e kryer, kurse pjesa e mbetur deponohet në xhirollogari të kursimit. 2. Drejtori mund të lejojë shpenzimin e mjeteve nga xhirollogaria e kursimit nëse ato janë të domosdoshme për personin e dënuar ose për familjen e tij. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka disa të drejta për kompensim, mbrojtje dhe kujdes shëndetësor lidhur me punën; institucioni korrektues duhet të mbulojë nevojat urgjente kur ai nuk mund të punojë dhe nuk ka mjete, ndërsa Ministri i Drejtësisë mund të nxjerrë akt nënligjor për kushtet e punës.
Neni 80 1. Personi i dënuar ka të drejtë në beneficione, në masa mbrojtëse dhe përkujdesje shëndetësore në punën e tij në pajtim me dispozitat e përgjithshme të punës. Për zhdëmtimin e të burgosurve kundër lëndimeve në punë, duke përfshirë edhe sëmundjen profesionale merren masa nën kushte jo më pak të favorshme nga ato që i parasheh ligji për punëtor jashtë institucioneve korrektuese. 2. Personi i dënuar i cili pa fajin e tij përkohësisht është i paaftë për punë ka të drejtë në kompensim në pajtim me dispozitat e përgjithshme. 19 3. Institucioni korrektues i mbulon nevojat më urgjente të personit të dënuar i cili pa fajin e tij nuk mund të punojë dhe nuk ka mjete të veta. 4. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për kushtet e punës, duke përfshirë edhe kompensimin në rast të paaftësisë për punë. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Rules on prisoners’ work hours, weekly rest, time for education, annual leave after 6+ months of work, and pay during annual leave.
Neni 81 1. Orari maksimal i punës ditore ose javore për personat e dënuar caktohet në pajtim me dispozitat e përgjithshme të punës. Ky orar parasheh një (1) ditë pushim në javë dhe kohë të mjaftueshme për arsimim dhe aktivitete të tjera të domosdoshme për korrektimin dhe risocializimin e personave të dënuar. 2. Personi i dënuar që ka punuar më tepër se gjashtë (6) muaj gjatë qëndrimit në institucionin korrektues ka të drejtë në pushim vjetor në pajtim me dispozitat e përgjithshme të punës. 3. Personi i dënuar shpërblehet gjatë periudhës së pushimit vjetor sikurse të punonte. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: A female sentenced person is entitled not to work because of pregnancy, childbirth, and maternity, in line with general labour rules.
Neni 82 Femra e dënuar ka të drejtë të mos punojë për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe amësisë, në pajtim me dispozitat e përgjithshme të punës. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: A convicted person keeps rights over inventions and technical innovations made during the sentence, and creative works made in free time are the person’s intellectual property.
Neni 83 1. Personi i dënuar i gëzon të gjitha të drejtat në pajtim me dispozitat e përgjithshme lidhur me shpikjet dhe inovacionet teknike të arritura gjatë mbajtjes së dënimit. 2. Veprat artistike dhe veprat tjera krijuese të realizuara nga personi i dënuar gjatë kohës së lirë janë pronë e tij intelektuale. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: The correctional institution must offer convicted persons opportunities for professional training.
Neni 84 Aftësimi profesional Personave të dënuar institucioni korrektues u ofron mundësi për vijimin e aftësimit profesional në përmirësimin e shkathtësive të tyre ose përvetësimin e shkathtësive të reja. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Public bodies responsible for public education and labour must cooperate to organize vocational training courses.
Neni 85 Organet publike kompetente përgjegjëse për arsimin publik dhe punën bashkëpunojnë në organizimin e kurseve për aftësimin profesional. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Professional training courses are held during working hours, and a convicted person who does not work because of attending such courses is entitled to financial assistance.
Neni 86 Kurset për aftësimin profesional mbahen gjatë orarit të punës. Personi i dënuar i cili nuk punon si pasojë e pjesëmarrjes në kurse për aftësimin profesional ka të drejtë në ndihmë financiare. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: This article assigns education responsibilities in the correctional institution and gives sentenced persons a right to primary and secondary education.
Neni 87 Arsimimi 1. Përgjegjës për arsimimin fillor dhe të mesëm në Institucionin Korrektues është Ministria e Arsimit 2. Shërbimi Korrektues është përgjegjës për caktimin e lokacionit dhe infrastrukturës ku do të zhvillohet mësimi. 3. Personi i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm. 4. Për personat e dënuar analfabet organizohen kurse të posaçme. 20 5. Personat e dënuar sa të jetë e mundur ndihmohen në vijimin e kurseve arsimore që ofrohen përmes postës, radios ose televizionit. 6. Institucioni korrektues organizon edhe forma të tjera të arsimimit për personat e dënuar. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: The correctional institution director may enable a convicted person to continue schooling, and the convicted person must pay the schooling costs.
Neni 88 1. Përmes programeve të veçanta, drejtori i institucionit korrektues i mundëson personit të dënuar vijimin e shkollimit fillor, të mesëm, universitar apo ndonjë shkollim tjetër. Shpenzimet e shkollimit të tillë mbulohen nga personi i dënuar. 2. Vullnetarët që dëshirojnë t’u ndihmojnë personave të dënuar për të vijuar shkollimin e mesëm dhe universitar në institucion korrektues mund të autorizohen nga drejtori i institucionit korrektues. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Courses are taken during work hours, and a convicted person who does not work because of attending those courses has a right to financial assistance.
Neni 89 Vijimi i kurseve arsimore bëhet gjatë orarit të punës. Personi i dënuar që nuk punon për shkak të vijimit të kurseve arsimore ka të drejtë për ndihmë financiare. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: A certificate issued after vocational training or educational courses must not state that the courses were completed while the person was in a correctional institution.
Neni 90 Në certifikatën e lëshuar pas përfundimit të aftësimit profesional ose kurseve arsimore nuk shënohet se kurset janë kryer gjatë qëndrimit të personit të dënuar në institucionin korrektues. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Personat e dënuar kanë të drejtë të qasen në shtyp, radio, televizion dhe libra; institucionet korrektuese duhet të pajisen me bibliotekë, dhe shërbimi korrektues mund të kufizojë materiale të rrezikshme ose të ndaluara.
Neni 91 Informimi 1. Personi i dënuar ka të drejtë të ketë qasje në shtypin ditor dhe atë periodik në gjuhën e tij amtare dhe në burime të tjera të informimit publik. 2. Personi i dënuar ka të drejtë të ketë qasje në programet e radios dhe të televizionit. Gjatë zgjedhjes së programeve merret parasysh parapëlqimi i personave të dënuar si dhe nevojat e tyre arsimore dhe rekreative. 3. Të gjitha institucionet korrektuese pajisen me bibliotekë për t’u shfrytëzuar nga personat e dënuar. Biblioteka përmban libra (duke përfshirë tekste bazike mbi të drejtat e njeriut dhe ligjet penale), revista dhe gazeta në gjuhën amtare që personave të dënuar u mundësojnë alternativa të shumta. 4. Librat, revistat dhe gazetat në bibliotekë zgjidhen në atë mënyrë për të përmirësuar nivelin e njohurive të personave të dënuar, për të zhvilluar aftësitë e tyre për qëndrim kritik ndaj ngjarjeve ditore si dhe për t’u ofruar rekreacion. 5. Personi i dënuar ka të drejtë të lexojë libra nga biblioteka e institucionit korrektues dhe libra të siguruara nga ai. Shërbimi korrektues mund të kufizoj qasjen në literaturë e cila është e rrezikshme për sigurinë e ambienteve të institucionit korrektues apo për sigurinë e ndonjë personi, e cila inkurajon urrejtjen apo dhunën, përmban materiale pornografike apo të cilat në çfarëdo mënyre janë të nevojshme për parandalimin e çrregullimeve apo krimit. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: Cultural, recreational, sports, and other personal-development activities for convicted persons are organized inside correctional institutions, with help from interested public and private entities.
Neni 92 Aktivitetet kulturore, rekreative dhe sportive 1. Aktivitetet kulturore, rekreative dhe sportive si dhe aktivitetet tjera që synojnë zhvillimin e personalitetit të personit të dënuar organizohen brenda institucioneve korrektuese me ndihmën e subjekteve publike dhe private të interesuara për riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. 2 Pjesëmarrja aktive e personave të dënuar në organizimin e aktiviteteve kulturore, rekreative dhe sportive inkurajohet pa prishur rendin dhe sigurinë. 21 - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: Personat e dënuar kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni fetare, të lexojnë literaturë fetare dhe të vizitohen nga përfaqësuesi fetar; drejtori mund të caktojë vizita të rregullta ose t’i përjashtojë përkohësisht nga ceremonitë fetare në kushte të caktuara.
Neni 93 E drejta për ushtrimin e fesë 1. Personi i dënuar ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoni fetare dhe të lexojë literaturë fetare. 2. E drejta për t’u vizituar nga përfaqësuesi kompetent i fesë përkatëse nuk mund të kufizohet. Koha e vizitave përcaktohet me urdhëresë mbi rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues. 3. Me kërkesë të personave të dënuar, drejtori i institucionit korrektues mund të caktojë vizita të rregullta të përfaqësuesit kompetent të fesë përkatëse në institucionin korrektues, nëse numri i personave të dënuar të të njëjtit besim fetar e arsyeton këtë. 4. Drejtori i institucionit korrektues përkohësisht mund t’i përjashtojë personat e dënuar nga ceremonitë fetare, nëse përjashtimi i tillë është i nevojshëm për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe lidhur me këtë njoftohet përfaqësuesi kompetent i fesë. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: Religious ceremonies are held in suitable special rooms of the correctional institution.
Neni 94 Ceremonitë fetare mbahen në lokale të veçanta të përshtatshme të institucionit korrektues. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Rregullon pushimin jashtë burgut për personat e dënuar: mund të lejohet nga drejtori, me kushte dhe deri në 14 ditë në vit.
Neni 95 Pushimi jashtë burgut 1. Pushimi jashtë burgut mund të lejohet si beneficion nga drejtori i institucionit korrektues. 2. Programet korrektuese dhe risocializuese të personave të dënuar sigurojnë mundësinë e pushimit jashtë burgut për arsye edukative, profesionale, familjare dhe për arsye të tjera shoqërore. Si pjesë e programit riedukues pushimi jashtë burgut mbikëqyret nga punëtorët social të burgut në bashkëpunim me shërbimet sociale të rrethit lokal. 3. Pushimi jashtë burgut mund të jepet në formë të pushimit ditor ose të qëndrimit gjatë natës më së shumti deri në katërmbëdhjetë (14) ditë për çdo vit. 4. Kur merret vendim për dhënien e pushimit jashtë burgut, drejtori i institucionit korrektues merr parasysh faktorët vijues: 4.1. veprën penale për të cilën personi i dënuar është duke e mbajtur dënimin me burgim ose me burgim afatgjatë dhe ndonjë vepër tjetër penale që ai e ka kryer në të kaluarën; 4.2. qëndrimin e personit të dënuar ndaj veprës penale; 4.3. sjelljen e personit të dënuar gjatë burgimit ose burgimit afatgjatë. 4.4. rrezikun nga moskthimi dhe rrezikun e mundshëm për bashkësinë në rast të moskthimit të tillë; 4.5. historikun e familjes dhe kontaktet familjare të personit të dënuar; 4.6. informatat mbi sigurinë që mund të tregojnë se personi i dënuar ose personat tjerë janë në rrezik. 5. Shtetasi i huaj nuk përjashtohet nga e drejta për pushim jashtë burgut për shkak të shtetësisë së tij. Organizatat publike dhe ato private të cilat janë të gatshme për ofrimin e ndihmës inkurajohen për bashkëpunim. 6. Refuzimi i pushimit jashtë burgut nuk konsiderohet dënim disiplinor. 7. Nëse drejtori i institucionit korrektues vendos për refuzimin e pushimit jashtë burgut, e informon personin e dënuar për arsyet e refuzimit. 22 8. Kur personi i dënuar nuk iu përmbahet kushteve të caktuara për pushim jashtë burgut, autorizimi për pushim jashtë burgut mund të tërhiqet. Nëse personi i dënuar nuk kthehet në institucionin korrektues në datën e përfundimit të pushimit jashtë burgut pa arsye të justifikueshme, ai mund t’i nënshtrohet dënimit disiplinor; në rastet kur mungesa është me e gjatë se dymbëdhjetë (12) orë, personi i dënuar konsiderohet i arratisur nga institucioni në të cilin është duke e mbajtur dënimin me qëllimin të lëshimit të letër rreshtimit nga dispozitat e Kodit të procedurës penale. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Drejtori i institucionit korrektues mund t’i japë pushim personit të dënuar në raste të jashtëzakonshme, sidomos për sëmundje të rëndë, rrezik të drejtpërdrejtë të vdekjes, ose ndodhi të rënda personale/familjare.
Neni 96 Pushimi për raste të jashtëzakonshme 1. Në rast të sëmundjes së rëndë ose të rrezikut të drejtpërdrejtë të vdekjes a të vdekjes së një anëtari të familjes, drejtori i institucionit korrektues mund t’i jep pushim personit të dënuar në pajtim me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri i Drejtësisë. 2. Përjashtimisht, pushim po ashtu mund të jepet për ndodhi të rënda personale ose familjare. 3. Drejtori i institucionit korrektues mund të caktojë kushte të cilat ai i konsideron të arsyeshme dhe të nevojshme për mbrojtjen e rrethit shoqëror me rastin e lejimit të pushimit në pajtim me këtë nen, duke përfshirë edhe urdhrin që personi i dënuar të shoqërohet gjatë pushimit nga një anëtar i personelit korrektues ose i personave të tjerë të autorizuar nga drejtori. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: A convicted person may complain about rights violations or irregularities in the correctional institution, and correctional authorities must review and decide on the complaint.
Neni 97 Ankimet dhe lutjet 1. Personi i dënuar njoftohet mbi të drejtat dhe detyrimet e të burgosurve dhe lidhur me procedurat e paraqitjes së ankimeve dhe lutjeve. 2. Personi i dënuar ka të drejtë të parashtrojë ankim te drejtori i institucionit korrektues lidhur me shkeljen e të drejtave të tij ose me parregullsitë e tjera që i janë bërë atij në institucionin korrektues. 3. Drejtori i institucionit korrektues ose personi i autorizuar nga ai është i obliguar që t’i shqyrtojë me kujdes arsyet e ankimit dhe lidhur me këtë të merr aktvendim. 4. Drejtori i institucionit korrektues ose personi i autorizuar nga ai është i obliguar që: 4.1. t’i regjistrojë të gjitha ankimet dhe masat që janë ndërmarrë për trajtimin e tyre; 4.2. ankimet t’i shqyrtojë menjëherë dhe personit të dënuar t’ia dorëzojë aktvendimin lidhur me ankimin; 4.3. nëse ankimi ka të bëjë me sulmin e pohuar, të sigurojë që personi i dënuar t’i nënshtrohet kontrollit të menjëhershëm mjekësor dhe trajtimit të rekomanduar dhe 4.4. t’ia paraqesë veprat penale prokurorit publik kompetent në pajtim me Kreun XXIII të Kodit të Procedurës Penale. 5. Nëse personi i dënuar nuk merr përgjigje lidhur me ankimin ose nuk është i kënaqur me vendimin e marrë, ai ka të drejtë që Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues t’i dorëzoj ankesë me shkrim, i cili organ e shqyrton ankesën dhe vendimin lidhur me këtë ia dërgon personit të dënuar. 6. Personi i dënuar ka të drejtë t’i parashtrojë ankim zyrtarit përgjegjës i cili e mbikëqyrë punën e institucionit korrektues pa praninë e të punësuarve dhe të personave të emëruar. 7. Përmbajtja e ankimit dhe e lutjes është konfidenciale. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: The prison director may grant certain benefits to a convicted person for good conduct and work commitment, after receiving a recommendation from the sentence-management planning team.
Neni 98 Beneficionet e personave të dënuar 1. Për sjellje të mirë dhe angazhim në punë drejtori i institucionit korrektues pas marrjes së rekomandimit të ekipit për planifikimin e mbajtjes së dënimit mund t’i japë benificione vijuese personit të dënuar: 23 1.1. të drejtën e zgjeruar në pranimin e vizitave duke përfshirë vizitat nga rrethi i gjerë i personave; 1.2. pranimin e vizitave në institucionin korrektues në prani të mbikëqyrësve, por pa u dëgjuar nga ata; 1.3. të drejtën e zgjeruar në kalimin e kohës së caktuar në lokale të veçanta me bashkëshortin/en. 1.4. pranimin e vizitave jashtë institucionit korrektues; 1.5. strehimin më komod; 1.6. pushimin jashtë institucionit korrektues; 1.7. vizitat në familje dhe te të afërmit gjatë fundjavave dhe festave; 1.8. pushimin jashtë institucionit korrektues deri në shtatë (7) ditë për çdo vit; 1.9. pushimin e jashtëzakonshëm prej shtatë (7) ditëve; 1.10. të drejtën e shfrytëzimit të pushimit vjetor jashtë institucionit korrektues. 2. Kushtet dhe mënyra e shfrytëzimit të benificioneve përcaktohen me rregullat e rendit të brendshëm të institucionit korrektues. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: A convicted person may be transferred between correctional institutions if needed, the correctional service director decides the transfer, and certain people must be notified within 24 hours.
Neni 99 Transferimi i personave të dënuar 1. Personi i dënuar mund të transferohet nga një institucion korrektues në tjetrin ose nga një njësi e institucionit korrektues në tjetrën nëse kjo është e nevojshme: 1.1. për zbatimin e programit të tij korrektues dhe risocializues ose programin e punës; 1.2. për inkurajimin e kontakteve ndërmjet personit të dënuar dhe familjes së tij dhe rrethit shoqëror, me qëllim të lehtësimit të riintegrimit të tij përfundimtar në shoqëri; 1.3. për shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë të personit të dënuar; 1.4. në interes të ruajtjes së rendit dhe disiplinës brenda institucionit korrektues; 1.5. për shkak të trajtimit shëndetësor. 2. Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të drejtorit të institucionit korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes. 3. Në rast të transferimit të cilin nuk e ka kërkuar personi i dënuar, drejtori i institucionit korrektues siguron që personi i dënuar të njoftohet lidhur me arsyet për transferim brenda njëzetekatër (24) orëve nga marrja e vendimit. 4. Bashkëshortja e personit të dënuar, anëtari i familjes ose ndonjë person tjetër i caktuar nga personi i dënuar duhet të njoftohen lidhur me transferimin brenda njëzetekatër (24) orëve nga marrja e vendimit. 5. I burgosuri nuk mund të parashtrojë ankesë të sërishme për tranferimin derisa të kalojnë gjashtë (6) muaj nga paraqitja e kërkesës së tij të fundit për transferim. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may suspend the execution of a prison sentence or long-term prison sentence on request or proposal, usually for up to 3 months, with a medical-treatment exception.
Neni 100 Pezullimi i ekzekutimit të dënimit me vendim të Ministrisë së Drejtësisë 24 1. Me kërkesë të personit të dënuar ose të anëtarit të ngushtë të familjes së tij apo me propozim të drejtorit të institucionit korrektues dhe me rekomandimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë mund të lejojë pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë nëse për këtë ekzistojnë arsyet, i cili pezullim nuk mund të zgjasë më shumë se tre (3) muaj. Përjashtimisht, me qëllim të trajtimit mjekësor, pezullimi mund të zgjasë deri në përfundim të trajtimit. 2. I dënuari është i detyruar që çdo muaj nëpërmjet raportit të nënshkruar nga komisioni përkatës prej tre (3) mjekëve ta informoj shërbimin korrektues mbi gjendjen e tij shëndetësore. 3. Vendimin mbi vazhdimin e pezullimit e nxjerr Ministri i Drejtësisë në bazë të propozimit të komisionit të përbërë nga tre (3) mjek të emëruar nga Ministri i Drejtësisë. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: The Minister of Justice may suspend execution of a prison or long-term prison sentence if the convicted person was taken to a correctional institution before the decision on postponing execution took effect and it is later confirmed that the request was well-founded.
Neni 101 1. Ministri i Drejtësisë e pezullon ekzekutimin e dënimit me burgim ose me burgim afatgjatë kur personi i dënuar është dërguar në institucion korrektues para hyrjes në fuqi të aktvendimit lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzektutimit të dënimit dhe më vonë vërtetohet se kërkesa e tillë ka qenë e bazuar. 2. Në raste të tilla kohëzgjatja e mbajtjes së dënimit nuk llogaritet në kohëzgjatjen e pezullimit të ekzekutimit të dënimit. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: The competent court may suspend execution of the sentence in a criminal case review request for the convicted person.
Neni 102 Pezullimi i ekzekutimit të dënimit për shkak të mjeteve të jashtëzakonshme juridike Gjykata kompetente e cila vendos lidhur me kërkesën për rishikimin e procedurës penale e paraqitur në favor të personit të dënuar mund të pezullojë ekzekutimin e dënimit edhe para hyrjes në fuqi të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: The competent state prosecutor may request suspension of sentence execution, and the suspension is valid only until the decision on the legal remedy; it lapses if the prosecutor does not use the legal remedy within 30 days.
Neni 103 1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit kompetent çdo herë lejohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit derisa të merret vendimi për ushtrimin e mjetit juridik. 2. Vendimi për pezullimin e ekzekutimit të dënimit e humb vlefshmërinë nëse prokurori i shtetit nuk e shfrytëzon mjetin juridik brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e vendimit mbi pezullimin. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: The Minister of Justice must revoke a suspension of sentence execution if the reasons for granting it did not exist, have ceased to exist, or the convicted person used the suspension against its purpose.
Neni 104 Revokimi i pezullimit të ekzekutimit të dënimeve 1. Ministri i Drejtësisë e revokon pezullimin e ekzekutimit të dënimit nëse më vonë vërtetohet se arsyet për lejimin e pezullimit nuk kanë ekzistuar ose kanë pushuar së ekzistuari apo personi i dënuar e ka përdorur pezullimin në kundërshtim me qëllimin për të cilin është lejuar. 2. Nëse personi i dënuar nuk lajmërohet në shërbimin korrektues pas skadimit të pezullimit të ekzekutimit të dënimit apo të revokimit të tij, shërbimi korrektues e njofton menjëherë policinë e cila personin e dënuar e sjell për mbajtjen e mëtejshme të dënimit. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Gjatë pezullimit të ekzekutimit të dënimit, personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parashikuara me këtë ligj.
Neni 105 Efektet e pezullimit të ekzekutimit të dënimeve 1. Periudha e pezullimit të ekzekutimit të dënimit nuk llogaritet në dënimin i cili duhet mbajtur. 2. Gjatë periudhës së pezullimit të ekzekutimit të dënimit personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parapara me këtë ligj. 3. Dispozitat e këtij ligji që rregullojnë shtyrjen e ekzekutimit të dënimit zbatohen përshtatshmërisht edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me pezullimin e ekzekutimit të dënimit. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: If a convicted person dies, the correctional service must immediately notify close family members, or if none exist, other relatives. The sentencing court, the Minister of Justice, and the Central Civil Registry Office must also be notified.
Neni 106 Vdekja e personave të dënuar 25 1. Në rast të vdekjes së personit të dënuar, shërbimi korrektues menjëherë e njofton bashkëshortin/en, fëmijët dhe fëmijët e adoptuar, e nëse nuk ka të tillë, i njofton prindërit e tij, prindin adoptues, vëllain apo motrën ose të afërmit më të largët. 2. Gjykata që ka shqiptuar dënimin, Ministri i Drejtësisë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit Civil njoftohen për vdekjen e personit të dënuar. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: The convicted person’s body and personal belongings are delivered to the family; if there is no family or the family does not accept the body, it is buried at the correctional service’s expense.
Neni 107 1. Kufoma e personit të dënuar dhe gjësendet e tij personale i dorëzohen familjes së tij. 2. Nëse personi i dënuar nuk ka familje apo familja e tij nuk e pranon kufomën, kufoma e personit të dënuar varroset me shpenzimet e shërbimit korrektues. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: This article says convicted persons may receive disciplinary punishment only under the law, and lists conduct that counts as minor or serious disciplinary violations.
Neni 108 Shkeljet dhe dënimet disiplinore 1. Qëllimi i procedurave disiplinore i përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri i Drejtësisë është inkurajimi i personave të dënuar që të sillen në mënyrën e cila e avancon mirëmbajtjen e rendit në institucionin korrektues përmes procesit të korrektimit dhe risocializimit të personit të dënuar dhe riintegrimit të tij të suksesshëm në shoqëri. 2. Dënimet disiplinore u shqiptohen personave të dënuar vetëm në pajtim me dispozitat e mëposhtme të këtij ligji. 3. Personi i dënuar kryen shkelje të lehtë disiplinore kur: 3.1. nuk respekton urdhrin e arsyeshëm të anëtarit të personelit; 3.2. qëndron në zonë të ndaluar për personat e dënuar pa leje; 3.3. manifeston sjellje të pahijshme dhe fyen anëtarin e personelit; 3.4. manifeston sjellje të pahijshme dhe fyen cilindo person në mënyrën e cila mund të provokojë personin tjetër të jetë i dhunshëm; 3.5. refuzon apo i shmanget punës ose nuk paraqitet në punë pa ndonjë shkak të arsyeshëm; 3.6. merret me bixhoz; 3.7. me vetëdije nuk i respekton rregullat e shkruara me të cilat rregullohet sjellja e personave të dënuar; ose 3.8. tenton të kryejë apo t’i ndihmojë personit tjetër në kryerjen e ndonjërit prej veprimeve nga nën- paragrafët 1. deri 7. të këtij paragrafi. 4. Personi i dënuar kryen shkelje të rëndë disiplinore nëse: 4.1. rrahet, sulmon ose kërcënohet se do të sulmojë personin tjetër, 4.2. me vetëdije apo nga pakujdesia e dëmton ose e shkatërron pasurinë që nuk është e tij; 4.3. kryen vjedhje; 4.4. nëse posedon pasuri të vjedhur; 4.5. ofron, jep ose merr ryshfet apo shpërblim; 4.6. është në posedim ose merret me sendin e palejuar; 26 4.7. pa leje konsumon narkotikë të rrezikshëm, substancë psikotrope apo alkool; 4.8. krijon apo merr pjesë në ndonjë trazirë ose në ndonjë aktivitet tjetër i cili mund të rrezikojë mbrojtjen dhe sigurinë në institucionit korrektues; 4.9. kryen veprime përgatitore me qëllim të arratisjes dhe 4.10. ik ose largohet nga institucioni korrektues ose pa leje nuk kthehet në të. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Disciplinary violations are punished with disciplinary sanctions, including reprimand, removal of a specified benefit, an order for compensation, and vetmia.
Neni 109 Dënimet disiplinore 1. Shkeljet disiplinore ndëshkohen me dënime disiplinore. 2. Dënimet disiplinore janë: 2.1. qortimi; 2.2. heqja e beneficionit të caktuar; 2.3. urdhri për kompensim dhe 2.4. vetmia. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: Disciplinary punishments must be proportionate, and a person cannot be punished twice for the same offense.
Neni 110 1. Dënimi disiplinor është në proporcion me shkeljen disiplinore të kryer nga personi i dënuar. Personi i dënuar nuk dënohet dy herë për të njëjtën vepër. 2. Qortimi mund të shqiptohet kur personi i dënuar kryen shkelje të lehtë disiplinore. 3. Heqja e beneficionit të caktuar ose urdhri për kompensim mund të shqiptohen kur personi i dënuar kryen shkelje të lehtë apo të rëndë disiplinore. 4. Vetmia për periudhën jo më të gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë mund të shqiptohet vetëm për shkelje të rënda disiplinore nëse dënimet tjera disiplinore nuk do të ishin të mjaftueshme për arritjen e qëllimit të dënimit disiplinor. Në rastin e tillë vetmia shqiptohet për periudhën më të shkurtër të nevojshme për arritjen e qëllimit të dënimit disiplinor. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Kur një person i dënuar kryen disa shkelje disiplinore me procedurë të vetme, caktohet dënim për secilën shkelje dhe pastaj dënimi unik; vetmia nuk mund të kalojë 30 ditë, dhe gjithsej jo më shumë se 2 muaj në një vit kalendarik.
Neni 111 1. Kur personi i dënuar me ndërmarrjen e një apo disa veprimeve kryen disa shkelje disiplinore për të cilat zbatohen procedura disiplinore unike (shkelje disiplinore në bashkim), së pari caktohet dënim disiplinor për secilën shkelje disiplinore e më pas shqiptohet dënimi disiplinor unik për të gjitha shkeljet disiplinore. 2. Në rastin e shqiptimit të dënimit disiplinor të vetëm për shkelje disiplinore në bashkim, vetmia nuk është më e gjatë se tridhjetë (30) ditë. 3. Periudha e përgjithshme e vetmisë së personit të dënuar nuk mund të jetë më e gjatë se dy (2) muaj gjatë një viti kalendarik. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: A disciplinary sanction’s execution may be conditionally deferred for six months if its purpose can still be achieved without execution, except for reprimand.
Neni 112 Shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimeve disiplinore Nëse qëllimi i dënimit disiplinor përveç qortimit mund të arrihet edhe pa ekzekutimin e dënimit disiplinor, ekzekutimi i dënimit disiplinor mund të shtyhet me kusht për gjashtë (6) muaj. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: If a new disciplinary punishment is imposed during a conditional suspension period, the suspension is revoked, and a single disciplinary punishment is imposed for the old and new violations.
Neni 113 27 1. Shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor revokohet nëse gjatë periudhës së shtyrjes së ekzekutimit ndaj personit të dënuar shqiptohet dënim i ri disiplinor përveç qortimit. 2. Kur revokohet shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor, shqiptohet dënim unik për shkeljen e mëparshme disiplinore dhe për shkeljen e re. Dënimi i mëparshëm disiplinor merret si i caktuar dhe dënimi disiplinor unik shqiptohet me anë të zbatimit të rregullave për matjen e dënimit disiplinor për shkelje disiplinore në bashkim. 3. Kur revokohet shtyrja me kusht e ekzekutimit të dënimit disiplinor të vetmisë, vetmia e shqiptuar nuk është më e gjatë se njëzet (20) ditë nëse heqja e benificioneve të caktuara është shqiptuar për shkeljen e fundit, por nëse vetmia është shqiptuar për shkeljen e fundit, vetmia mund të shqiptohet më së shumti deri në tridhjetë (30) ditë. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Rregullon procedurën disiplinore në institucionin korrektues, duke caktuar kush e zhvillon atë për shkelje të rënda ose të lehta dhe çfarë garancish ka personi i dënuar.
Neni 114 Procedura disiplinore 1. Në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore, drejtori i institucionit korrektues zbaton procedura disiplinore dhe merr vendime lidhur me to. Në rastet e shkeljeve të lehta disiplinore, mbikëqyrësi i lartë në institucionin korrektues zbaton procedurat disiplinore dhe merr vendime lidhur me to. 2. Procedurat disiplinore mbahen në seancë dëgjimi në të cilën dëgjohet personi i dënuar dhe verifikohet deklarata e tij. Personit të dënuar i cili nuk ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës së përdorur në procedurë disiplinore i sigurohet përkthyesi. Atij i mundësohet që me arsye të thërret dëshmitarë, t’u parashtrojë pyetje dëshmitarëve, të paraqesë prova, të shqyrtojë provat materiale dhe dokumentet si dhe të paraqesë parashtresa duke përfshirë edhe parashtresat lidhur me dënimin disiplinor. 3. Para shqiptimit të dënimit disiplinor merret parasysh sjellja dhe puna e kryer nga personi i dënuar. 4. Dënimi disiplinor i vetmisë nuk mund të fillojë të ekzekutohet para sigurimit të konstatimit mjekësor me shkrim me të cilin vërtetohet se personi i dënuar është në gjendje të aftë fizike dhe psikike për qëndrim në dhomën e vetmisë gjatë periudhës së caktuar kohore. 5. Vendimi i arsyetuar mbi dënimin disiplinor përpilohet me shkrim dhe i dërgohet personit të dënuar. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: Personi i dënuar ka të drejtë të ankohet kundër aktvendimit për dënimin disiplinor të vetmisë brenda 3 ditëve nga marrja e aktvendimit.
Neni 115 1. Personi i dënuar ka të drejtë ankimi kundër aktvendimit me cilin shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë brenda tri (3) ditëve nga pranimi i aktvendimit. 2. Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: The correctional institution director may change or annul a disciplinary punishment decision within 72 hours after receiving a complaint.
Neni 116 1. Drejtori i institucionit korrektues mund ta ndryshojë ose ta anulojë aktvendimin mbi dënimin disiplinor brenda shtatëdhjetedy (72) orëve nga pranimi i ankesës. 2. Nëse brenda shtatëdhjetedy (72) orëve nga marrja e ankesës, drejtori i institucionit korrektues nuk e ndryshon apo nuk e anulon aktvendimin ose atë e ndryshon jo siç është propozuar në ankesë, ai mund t’ia dorëzoj ankesën Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues brenda një periudhe të mëtejme prej njëzetekatër (24) orëve. 3. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues vendos për ankesën brenda tri (3) ditëve nga pranimi i saj. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: Drejtori i institucionit korrektues mund ta ndërpresë dënimin disiplinor para afatit kur qëllimi i tij është arritur, dhe duhet ta ndërpresë dënimin disiplinor të vetmisë kur ka një konstatim me shkrim nga personeli mjekësor se vazhdimi do të rrezikonte shëndetin e të dënuarit.
Neni 117 1. Kur qëllimi i dënimit disiplinor të jetë arritur, drejtori i institucionit korrektues mund ta ndërpresë ekzekutimin e dënimit disiplinor para përfundimit të periudhës për të cilën është shqiptuar. 28 2. Drejtori i institucionit korrektues e ndërpret ekzekutimin e dënimit disiplinor të vetmisë nëse bazohet në konstatimin me shkrim të personelit mjekësor se vazhdimi i vetmisë do të rrezikonte shëndetin e personit të dënuar. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: Solitary disciplinary punishment means keeping the punished person continuously isolated in a separate room.
Neni 118 Ekzekutimi i dënimit disiplinor të vetmisë 1. Dënimi disiplinor i vetmisë konsiston në mbajtjen e vazhdueshme në izolim të personit të dënuar në dhomë të veçantë. 2. Dhoma për ekzekutimin e vetmisë ka një hapësirë prej së paku dhjetë (10) metra kub, pajisje sanitare, dritë natyrore, ujë të pijshëm, shtrat me çarçaf, tavolinë, karrigë dhe ngrohje. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: A person serving solitary disciplinary confinement keeps the same hygiene and health conditions as other detainees and may have one hour a day outside for fresh air and exercise.
Neni 119 1. Gjatë ekzekutimit të dënimit disiplinor të vetmisë, personi i dënuar i gëzon të njëjtat kushte higjienike dhe shëndetësore sikurse personat tjerë të dënuar në institucionin korrektues dhe atij i lejohet qëndrim jashtë ambientit të mbyllur së paku një orë në ditë për ajër të pastër dhe për ushtrime. Personi i dënuar po ashtu ka të drejtë të vizitohet një herë nga bashkëshorti/ja ose anëtari tjetër i familjes brenda periudhës pesëmbëdhjetë (15) ditore. 2. Gjatë kohës së vetmisë personi i dënuar ka qasje në tekste mësimore, libra dhe shtypin ditor. 3. Personi i dënuar në vetmi vizitohet nga mjeku çdo ditë kurse nga drejtori i institucionit korrektues dhe punëtori social një herë në shtatë (7) ditë, apo kur e kërkon nevoja edhe më shpesh. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Ministri i Drejtësisë ka kompetencë të nxjerrë akt nënligjor për dënimet disiplinore.
Neni 120 Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për dënimet disiplinore. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: A convicted person must compensate damage caused in the correctional institution, and may appeal the compensation decision within 8 days.
Neni 121 Përgjegjësia materiale e personave të dënuar 1. Personi i dënuar është i obliguar ta kompensojë dëmin në institucionin korrektues të shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rënd. 2. Drejtori i institucionit korrektues vendos lidhur me dëmin, vlerën e dëmit dhe periudhën brenda së cilës duhet paguar kompensimi. 3. Kundër aktvendimit për kompensimin e dëmit personi i dënuar mund t’i ankohet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i aktvendimit. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: If a convicted person does not pay damage under 100 euro after a decision of the Director General of the Correctional Service, the correctional institution is compensated from the person’s savings account. The convicted person may later ask for the money back in civil proceedings.
Neni 122 1. Nëse pas aktvendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, personi i dënuar nuk e paguan dëmin prej më pak se njëqind (100) Euro, institucioni korrektues kompensohet nga xhirollogaria e kursimeve të personit të dënuar. 2. Personi i dënuar në procedurë civile mund të kërkojë kthimin e parave që i janë marrë për kompensimin e dëmit. - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: Forca kundër personit të dënuar lejohet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar rrezik të caktuar dhe duhet të jetë sa më e vogël e proporcionale.
Neni 123 Kushtet për përdorimin e forcës kundër personave të dënuar 1. Kundër personit të dënuar mund të përdoret forca vetëm nëse është e domosdoshme për parandalimin e: 1.1. arratisjes; 29 1.2. sulmit fizik ndaj ndonjë personit tjetër; 1.3. vetëlëndimit; 1.4. shkaktimit të dëmeve materiale; 1.5. rezistencës aktive apo pasive gjatë ekzekutimit të urdhrave ligjorë nga zyrtari korrektues. 2. Forca e përdorur duhet të jetë në masë sa më të vogël dhe në proporcion me qëllimin e saj. 3. Forca mund të përdoret vetëm kur ajo lejohet nga drejtori i institucionit korrektues, përveç nëse oficeri korrektues me arsye beson se drejtori do ta lejonte përdorimin e forcës dhe se vonesa e marrjes së lejes do të rezultonte në mosarritjen e qëllimit. 4. Nëse forca është përdorur pa leje në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, oficeri korrektues e njofton drejtorin e institucionit korrektues për veprimin e ndërmarrë sa më parë që të jetë e mundur. 5. Kur përdoret forca, personi i dënuar në fjalë menjëherë i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe trajtimit të rekomanduar përkatës. 6. Pas përdorimit të çfarëdo force, pa vonesë përpilohet raporti për arsyen e përdorimit të forcës. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Correctional restraints may be used only in limited situations, and chains and handcuffs are prohibited.
Neni 124 Mjetet shtrënguese 1. Mjetet shtrënguese mund të përdoren nga oficeri korrektues pas lejimit nga drejtori i institucionit korrektues nëse oficeri korrektues është i aftësuar për përdorimin e mjeteve të tilla. 2. Mjetet shtrënguese përfshijnë pajisjet që përdoren për kufizim të përkohshëm të lirisë së lëvizjes të personit të dënuar. Ndalohet përdorimi i zinxhirëve dhe prangave. 3. Mjetet shtrënguese nuk zbatohen si dënim dhe mund të përdoren vetëm: 3.1. për të mundësuar transferimin apo shoqërimin; 3.2. për shkaqe mjekësore nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e personelit mjekësor; 3.3. kur personi i dënuar nuk e lëshon armën ose sendin tjetër të rrezikshëm pasi të jetë urdhëruar që ta bëjë këtë; 3.4. me urdhër të drejtorit të institucionit korrektues, si mjet i fundit, për mbrojtjen e personit të dënuar, për të parandaluar lëndimin e të tjerëve ose për parandalimin e dëmtimit të rëndë të pasurisë; 3.5. për parandalimin e arratisjes. 4. Përdorimi i mjeteve shtrënguese raportohet me shkrim. - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: Rregullat lejojnë përdorimin e armës së zjarrit në shërbimin korrektues vetëm me kushte të rrepta, dhe vendosin detyrime për paralajmërim, ruajtje dhe raportim.
Neni 125 Mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit 1. Me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme mund t’i lejoj armën e zjarrit vetëm zyrtari korrektues i cili është i aftësuar për përdorimin e saj. 2. Arma mund të përdoret si mjet i fundit dhe atë vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Arma e zjarrit mund të përdoret vetëm kur siguria e institucionit korrektues apo siguria e personave kërcënohet nga brenda dhe jashtë institucionit korrektues. 3. Përdorimi i armës së zjarrit duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë. 30 4. Para përdorimit të armës së zjarrit, oficeri apo zyrtari tjetër korrektues që mbanë armë do të urdhëroj personin që të ndalet duke e paralajmëruar në mënyrë verbale se do të shtijë me armë nëse personi nuk ndalet 5. Përjashtimisht nga paragrafi 4. i këtij neni, urdhri dhe parandalimi mund të mos bëhen nëse një gjë e tillë do të rrezikonte jetën e oficerit korrektues apo të personave të tjerë. 6. Oficeri korrektues dhe stafi tjetër të cilët janë në kontakt me të burgosurit nuk do t’i mbajnë armët hapur brenda perimetrit të burgut, përveç nëse nuk kërkohet ndryshe për sigurinë e institucionit korrektues dhe personave. 7. Shërbimi Korrektues duhet të krijojë një vend të përshtatshëm për ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit. 8. Përdorimi i armëve të zjarrit raportohet me shkrim te Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues. 9. Mbajtja dhe përdorimi i armës më hollësisht rregullohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri i Drejtësisë. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: The correctional institution director must immediately notify the General Director of the Correctional Service when force is used against a convicted person.
Neni 126 Detyrimi për njoftimin e përdorimit të forcës Drejtori i institucionit korrektues menjëherë e njofton Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues për përdorimin e forcës ndaj personit të dënuar. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: The Minister of Justice must issue a subordinate act on the use of force, the permitting and use of coercive means, and the permitting, use, and storage of firearms.
Neni 127 Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për përdorimin e forcës, lejimin dhe përdorimin e mjeteve shtrënguese dhe lejimin, përdorimin dhe ruajtjen e armëve të zjarrit. - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: A person sentenced may request conditional release, and the prison director must send the case file and report to the parole panel after a request or proposal is made.
Neni 128 Lirimi me kusht 1. Personit të dënuar mund t’i lejohet lirimi me kusht në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. 2. Personi i dënuar ka të drejtë t’i paraqesë kërkesë për lirim me kusht panelit të themeluar në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës nëpërmjet institucionit korrektues në të cilin ai është duke e mbajtur dënimin. 3. Pas paraqitjes së kërkesës për lirim me kusht, Drejtori i Institucionit Korrektues kërkon nga Shërbimi Sprovues që të vizitoj të dënuarin dhe të nënshkruaj marrëveshjen për mbikëqyrjen e tij pas lirimit me kusht. 4. Drejtori i institucionit korrektues mund të paraqesë propozim për lirimin me kusht. 5. Pas paraqitjes së kërkesës apo propozimit për lirimin me kusht, drejtori i institucionit korrektues, panelit për lirim me kusht menjëherë i dorëzon kopjen e dosjes personale të personit të dënuar dhe raportin mbi personin e dënuar të hartuar nga ekipi profesionist në institucionin korrektues me anë të shkresës përcjellëse të cilën e nënshkruan Drejtori i Institucionit Korrektues. 6. Nëse paneli për lirim me kusht nuk ka të dhëna të mjaftueshme, mund të kërkoj nga institucioni Korrektues të dhëna shtesë. 7. Raporti nga paragrafi 5. i këtij neni përfshin: 7.1. llojin e veprës penale të kryer nga personi i dënuar; 7.2. qëndrimin e personit të dënuar ndaj veprës penale, viktimës dhe familjes së viktimës; 31 7.3. ndonjë vepër penale të kryer më parë nga ai; 7.4. rrethanat e tij familjare dhe të kaluarën shoqërore; 7.5. gjendjen e tij fizike dhe psikologjike, duke përfshirë vlerësimin e rrezikshmërisë kurdo që konsiderohet e nevojshme nga një psikiatër apo psikolog; 7.6. sjelljen e tij në institucionin korrektues dhe suksesin e arritur në shmangien e faktorëve të veprës penale; 7.7. planet e tij pas lirimit; 7.8. përkrahja që mund t’i ofrohet pas lirimit dhe 7.9. ndonjë rrethanë që tregon se ai nuk do të kryejë vepër të re penale. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: The parole panel is made up of one judge and two lay judges, decides all parole requests and proposals, and its decisions cannot be appealed.
Neni 129 1. Paneli për lirim me kusht i themeluar nga Ministri i Drejtësisë përbëhet nga një gjyqtar dhe dy (2) gjyqtarë laikë të cilët kanë njohuri dhe përvojë në psikologji, kriminologji, psikiatri, pedagogji, sociologji dhe shkenca të tjera shoqërore lidhur me lirimin me kusht. 2. Paneli për lirim me kusht vendos për të gjitha kërkesat dhe propozimet për lirimin me kusht. 3. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt të veçantë nënligjor me të cilin rregullohet funksionimi i panelit për lirim me kusht. 4. Kundër aktvendimit të panelit për lirim me kusht nuk lejohet ankesa. - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: The parole panel must send its decision and file to the probation service within 3 days, and if parole is refused it sets a reconsideration date between 3 and 12 months later.
Neni 130 1. Aktvendimi për lirimin me kusht i dorëzohet personit të dënuar brenda tri (3) ditëve nga dita e marrjes së tij dhe po ashtu evidencohet në gjykatën e cila e ka shqiptuar dënimin. 2. Aktvendimi i Panelit për Lirim me Kusht së bashku me dosjen e të liruarit me kusht, duhet t’i dorëzohet shërbimit sprovues brenda afatit tre (3) ditor pas marrjes së vendimit për lirim me kusht. 3. Aktvendimi me të cilin lejohet lirim me kusht mes tjerash përfshin datën kur personi i dënuar do të lirohet nga mbajtja e dënimit. 4. Nëse lirimi me kusht nuk lejohet, aktvendimi mes tjerash përfshin datën kur paneli për lirim me kusht mund të rishqyrtojë kërkesën e personit të dënuar për lirim me kusht. Data për rishqyrtim nuk mund të jetë më e shkurtë se tre (3) muaj dhe jo më e gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj. 5. Nëse personit të dënuar i shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë ndërmjet datës së marrjes së aktvendimit për lirim me kusht dhe datës së lirimit me kusht nga mbajtja e dënimit, paneli për lirimin me kusht e rishqyrton aktvendimin. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: Personi i liruar me kusht duhet të njoftojë dhe raportojë sipas afateve të caktuara; shkelja mund të çojë në revokim të lirimit me kusht dhe kthim në mbajtje të dënimit.
Neni 131 1. Brenda pesë (5) ditëve nga data e lirimit, personi i liruar me kusht obligohet ta njoftojë policinë dhe shërbimi sprovues për vendqëndrimin e tij gjatë periudhës së lirimit me kusht. 2. Personi i liruar me kusht obligohet që gjatë periudhës së lirimit të tij me kusht t’i raportojë shërbimit sprovues. 3. Nëse personi i liruar me kusht e ndërron vendqëndrimin, ai obligohet ta informojë policinë dhe shërbimin sprovues. 32 4. Nëse personi i liruar me kusht nuk i përmbush obligimet e parapara në paragrafët 1-3 të këtij neni, Paneli për Lirim me Kusht mund ta revokoj vendimin për lirim me kusht me propozim të shërbimit sprovues 5. Nëse lirimi me kusht i paraparë në paragrafin 4. të këtij neni revokohet, personi i dënuar mban pjesën e mbetur të dënimit. 6. Në rast se brenda njëzetekatër (24) orëve, pas dorëzimit të vendimit me shkrim për revokimin e vendimit për lirim me kusht, personi i liruar nuk kthehet vullnetarisht në mbajtje të dënimit, policia e Kosovës me forcë e sjell në Institucionin Korrektues për mbajtjen e pjesës së mbetur të dënimit. 7. Shërbimi sprovues përpilon raporte me shkrim për Panelin për Lirim me Kusht lidhur me ecurinë e mbikëqyrës së personave të liruar me kusht. 8. Afatet kohore të përpilimit të raporteve dhe mbikëqyrjes së personave të liruar me kusht rregullohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerr nga Ministria e Drejtësisë. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: During conditional release, the convicted person does not enjoy the rights provided by this law.
Neni 132 Efekti i lirimit me kusht në të drejtat e parapara me këtë ligj Gjatë periudhës së lirimit me kusht personi i dënuar nuk i gëzon të drejtat e parapara me këtë ligj. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Personi i dënuar duhet të lirohet nga institucioni korrektues kur përfundon dënimi; nëse dita e fundit bie në fundjavë ose festë zyrtare, lirimi bëhet në ditën e fundit të punës para saj.
Neni 133 Lirimi për shkak të përfundimit të mbajtjes së dënimit 1. Personi i dënuar lirohet nga institucionit korrektues në ditën e përfundimit të mbajtjes së dënimit të tij me burgim apo me burgim afatgjatë. 2. Nëse dita e fundit e dënimit është e shtunë, e diel apo ditë feste zyrtare, personi i dënuar lirohet ditën e fundit të punës para asaj dite. 3. Lirimi i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni nuk zbatohet për dënimin me burgim për kundërvajtje më të shkurtër se shtatë (7) ditë 4. Personi i dënuar lirohet prej ndonjë pune apo detyre së paku tri (3) ditë para ditës së lirimit. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The director of a correctional institution may grant early release to a sentenced person if the person has behaved well and shown success in work or other activities.
Neni 134 Lirimi i parakohshëm 1. Drejtori i institucionit korrektues mund ta lirojë personin e dënuar para përfundimit të mbajtjes së dënimit të tij me burgim nëse ai ka pasur sjellje të mirë, suksese në punë dhe në aktivitete të tjera. 2. Drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë lirim të parakohshëm në bazë të paragrafit 1 të këtij neni nëse personi i dënuar ka mbajtur të paktën tri të katërtat (3/4) e dënimit me burgim dhe nëse të njëjtit i kanë mbetur jo më shumë se tre (3) muaj të dënimit. 3. Nëse personit të dënuar i shqiptohet dënimi disiplinor i vetmisë ndërmjet datës së lëshimit të aktvendimit për lirim të parakohshëm dhe datës për lirim të parakohshëm nga mbajtja e dënimit, drejtori i institucionit korrektues e rishqyrton aktvendimin. 4. Aktvendimi për lirim të parakohshëm sipas këtij neni i dorëzohet personit të dënuar brenda tri (3) ditëve nga dita e marrjes së tij dhe evidentohet në gjykatën e cila e ka shqiptuar dënimin. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: A correctional institution must release a pardoned convicted person on the same day it receives the pardon decision, and no later than 24 hours after receipt.
Neni 135 Lirimi për shkak të faljes Personi i dënuar i cili është falur lirohet në të njëjtën ditë kur institucioni korrektues e pranon vendimin për falje dhe jo më vonë se njëzetekatër (24) orë nga pranimi i vendimit. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Before release, a convicted person must be examined by a doctor within 3 working days; if needed, pre-release treatment may be arranged, and seriously ill or non-transportable prisoners must be sent to the nearest healthcare institution.
Neni 136 33 Dispozitat tjera për lirimin e personit të dënuar nga mbajtja e dënimit 1. Para lirimit, personi i dënuar kontrollohet nga mjeku jo më shumë se tri (3) ditë pune para datës së lirimit dhe raporti mjekësor i bashkëngjitet dosjes mjekësore të personit të dënuar. 2. Kur trajtimi mjekësor është i nevojshëm pas lirimit, mjeku, në konsultim me drejtorin e institucionit korrektues mundëson trajtimin e tillë para lirimit. Personit të dënuar i jepet sasi e nevojshme barnash vetëm për tri (3) ditë pas lirimit. 3. Personi i dënuar i cili është i sëmurë rëndë apo i cili nuk është në gjendje të udhëtojë për shkak të sëmundjes, nga institucioni korrektues dërgohet në institucionin më të afërt të kujdesit shëndetësor. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: After release from a correctional institution, the convicted person is given a release slip; a person released on conditional release must not commit a new criminal offence.
Neni 137 1. Pas lirimit nga institucionit korrektues, personi i dënuar pajiset me fletë lëshim i cili mes tjerash përmban të dhënat personale të personit të dënuar, datën e pranimit në institucionin korrektues, datën e lëshimit dhe, sipas nevojës, datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në stacionin policor. Personi i dënuar i cili është liruar me kusht pajiset me fletë lëshim që përmban obligimin për moskryerjen e ndonjë vepre të re penale dhe afatin e caktuar kohor të lirimit të tij me kusht. 2. Fletë lëshimi shërben si dëshmi mbi identitetin e personit të dënuar derisa ai të arrijë në vendbanimin ose vendqëndrimin e tij. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: Pas lirimit, institucioni korrektues duhet t’i kthejë personit të dënuar sendet personale, kursimet dhe paratë e ruajtura; gjithashtu duhet t’i sigurojë veshje dhe këpucë kur ai nuk i ka dhe nuk ka mjete financiare.
Neni 138 1. Pas lirimit, personit të dënuar i jepen të gjitha gjërat dhe sendet personale të cilat atij i janë ruajtur nga institucioni korrektues, kursimet e tij dhe paratë që i ka pranuar gjatë kohës së mbajtjes së dënimit. 2. Personit të dënuar i sigurohen ndërresa të brendshme, tesha dhe këpucë nga institucioni korrektues nëse ai këto nuk i ka dhe nuk ka mjete financiare për sigurimin e tyre. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Kur një person i dënuar lirohet, shpenzimet e transportit deri në vendbanim/vendqëndrim paguhen; për të dënuarin e huaj paguhen deri në vendkalimin kufitar, përveç kur dispozita të veçanta parashikojnë ndryshe.
Neni 139 1. Me rastin e lirimit, personit të dënuar i paguhen shpenzimet e transportit deri në vendbanimin ose vendqëndrimin e tij. 2. Me rastin e lirimit, të dënuarit të huaj i paguhen shpenzimet e transportit deri në vendkalimin kufitar, nëse me dispozita të veçanta nuk parashihet ndryshe. 3. Shpenzimet e transportit mbulohen prej institucionit korrektues nga i cili lirohet personi i dënuar. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: Institucioni korrektues must notify the sentencing court and nearest police station before release, and must notify the family, probation service, and Social Work Center when the convicted person is a minor.
Neni 140 1. Para lirimit institucioni korrektues e njofton gjykatën që e ka shqiptuar dënimin dhe stacionin më të afërt policor me vendbanimin ose vendqëndrimin e personit të dënuar për lirimin e tij. 2. Në rastin kur personi i dënuar është i mitur, institucioni korrektues e njofton familjen e tij shërbimin sprovues dhe Qendrën për Punë Sociale lidhur me lirimin e personit të dënuar. 3. Përgatitja për lirimin e personit me çrregullime mendore bëhet në konsultim me drejtorin e institucionit korrektues, me psikiatrin i cili e ka trajtuar personin e dënuar në institucionin korrektues dhe me autoritetet përkatëse të shëndetit mental në shoqëri. - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: Nëse një person i dënuar ka nevojë për ndihmë pas lirimit, institucioni korrektues duhet të njoftojë qendrën për punë sociale të paktën 3 muaj para lirimit.
Neni 141 Ndihma pas lirimit nga dënimi 1. Nëse pas lirimit personi i dënuar ka nevojë për ndihmë, institucioni korrektues e njofton qendrën për punë sociale, e cila është kompetente sipas vendbanimit apo vendqëndrimit të personit të dënuar, së paku tre (3) muaj para lirimit. 34 2. Institucioni korrektues e njofton qendrën për punë sociale lidhur me llojin e ndihmës së kërkuar nga personi i dënuar. KREU III EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME GJOBË - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: The court that imposes a fine must order its execution.
Neni 142 Kompetenca dhe procedura për ekzekutimin e dënimit me gjobë 1. Gjykata e cila shqipton dënimin me gjobë e urdhëron ekzekutimin e saj. 2. Dispozitat e Ligjit të procedurës përmbaruese në fuqi zbatohen për kompetencën dhe procedurën e ekzekutimit të dënimit me gjobë, përveç nëse me këtë ligj parashihet ndryshe. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: A person whose fine has been replaced by imprisonment is treated as a person serving imprisonment for a misdemeanor.
Neni 143 Efekti i zëvendësimit të dënimit me gjobë me dënim me burgim Personi i dënuar, dënimi me gjobë i të cilit është zëvendësuar me dënimin me burgim, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, trajtohet si person i cili mban dënimin me burgim për kundërvajtje. - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: If court costs and a fine are enforced at the same time, the court costs are enforced first. If paying the fine reduces the convicted person’s property so a victim’s property claim cannot be satisfied, the claim is paid from the fine, up to the value of the fine.
Neni 144 Raporti në mes të ekzekutimit të dënimit me gjobë, shpenzimeve të procedurës penale dhe kërkesave pasurore-juridike të palëve të dëmtuara 1. Kur shpenzimet e procedurës penale dhe dënimi me gjobë duhet të ekzekutohen njëkohësisht, së pari ekzekutohen shpenzimet e procedurës penale. 2. Nëse pasuria e personit të dënuar është zvogëluar për shkak të pagesës së dënimit me gjobë deri në atë masë sa që kërkesa pasurore-juridike e të dëmtuarit nuk mund të realizohet, kërkesa pasurore- juridike realizohet nga gjoba e paguar, por vetëm deri në masën e vlerës së gjobës. - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: The convicted person must pay the costs of enforcing the fine.
Neni 145 Shpenzimet e ekzekutimit të dënimit me gjobë 1. Personi i dënuar i paguan shpenzimet e ekzekutimit të dhunshëm të dënimit me gjobë. 2. Mjetet e paguara nga dënimi me gjobë derdhen në Buxhetin e Kosovës. PJESA E TRETË EKZEKUTIMI I DËNIMEVE ALTERNATIVE KREU IV DISPOZITAT E PËRGJITHSHME MBI EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: The execution of an alternative sentence starts only after the decision becomes final, and it is carried out at the convicted person’s residence or place of stay.
Neni 146 1. Ekzekutimi i dënimit alternativ fillon pasi vendimi merr formë të prerë. 2. Ndaj personit të dënuar dënimi alternativ ekzekutohet në vendbanimin apo vendqëndrimin e tij. - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: A person convicted under alternative punishment has a right to compensation if their dignity or fundamental rights are violated during execution.
Neni 147 1. Dënimi alternativ ekzekutohet në mënyrën e cila siguron respektimin e dinjitetit dhe të drejtat e liritë themelore të personit të dënuar dhe të familjes së tij. 2. Personi i dënuar, dinjiteti apo të drejtat dhe liritë themelore të të cilit janë shkelur gjatë ekzekutimit të dënimit alternativ, ka të drejtë në kompensim. - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i kërkojë shërbimit sprovues një raport para shqiptimit të dënimit alternativ, dhe shërbimi sprovues duhet ta dorëzojë raportin brenda 3 javësh nga kërkesa.
Neni 148 35 1. Para shqiptimit të dënimit alternativ, gjykata mund të kërkojë raport nga shërbimi sprovues. Shërbimi sprovues ia dorëzon raportin gjykatës para shqiptimit të dënimit, brenda tri (3) javësh nga paraqitja e kërkesës së tillë. 2. Raporti i dhënë para shqiptimit të dënimit përcakton dënimin apo dënimet alternative adekuate për personin e dënuar duke pasur parasysh objektivat e risocializimit dhe parandalimin e kryerjes së veprave penale në të ardhmen. - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: The court reviews whether to revoke an alternative sentence after receiving a probation service report, notifies the convicted person, pauses execution during review, issues a written reasoned decision within 30 days, and the convicted person may appeal within 8 days.
Neni 149 1. Kur gjykata e pranon raportin e shërbimit sprovues i cili përmban të dhënat mbi shkeljen e kushteve të dënimit alternativ apo mos përmbushjen e ndonjë obligimi, gjykata shqyrton mundësinë e revokimit të dënimit alternativ dhe personin e dënuar e njofton për përmbajtjen e raportit duke i dhënë atij të drejtën që t’i përgjigjet raportit. Personit të dënuar i bëhet me dije se me shpenzime të veta ka të drejtë të angazhojë mbrojtës. 2. Gjatë periudhës së shqyrtimit të revokimit të dënimit alternativ, ekzekutimi i tij pezullohet. 3. Pasi që gjykata shqyrton raportin e shërbimit sprovues dhe përgjigjet e pranuara nga personi i dënuar apo mbrojtësi i tij, ajo vendos se a do ta revokojë dënimin alternativ apo do të ndërmarrë veprime të tjera në pajtim me Kodin Penal të Kosovës. 4. Gjykata merr vendim të arsyetuar me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të raportit nga shërbimi sprovues. Ky vendimi i dërgohet personit të dënuar, mbrojtësit të tij, shërbimit sprovues dhe prokurorit publik. 5. Ndaj vendimit personi i dënuar mund të ankohet brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i tij. KREU V EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME KUSHT - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: Kur shqiptohet dënimi me kusht, gjykata duhet t’ia dërgojë aktgjykimin shërbimit sprovues; nëse i dënuari është në paraburgim, gjykata ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit dhe drejtori i atij institucioni e liron të dënuarin.
Neni 150 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht, ajo ia dërgon aktgjykimin me të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit sprovues për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: The probation service supervises compliance with a court-ordered obligation in a suspended-sentence case, notifies the court if the convicted person fails to comply, and reports successful completion of the verification period.
Neni 151 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht dhe urdhëron përmbushjen e ndonjë obligimi sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues mbikëqyr përmbushjen e obligimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimit. 3. Shërbimi sprovues i raporton gjykatës për përfundimin e suksesshëm të periudhës së verifikimit. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimit alternativ. KREU VI EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME KUSHT ME URDHËR PËR TRAJTIM TË DETYRUESHËM REHABILITUES - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: The court must promptly send the judgment and available data to the competent probation and health-care bodies, and if the convicted person is in detention, also send the decision to the detention institution so the person can be released for execution of the alternative sentence.
Neni 152 36 1. Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor apo në ndonjë institucion tjetër përkatës. 2. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit kompetent të kujdesit shëndetësor apo institucionit përkatës për ekzekutimin e këtij dënimi. 3. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: Shërbimi sprovues dhe institucioni shëndetësor përkatës caktojnë dhe mbikëqyrin programin e trajtimit rehabilitues; raportimi në gjykatë bëhet periodikisht dhe menjëherë kur ka mos përmbushje.
Neni 153 1. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor apo institucioni përkatës, në bashkëpunim me shërbimin sprovues, përcaktojnë programin për trajtim rehabilitues për personin i cili i nënshtrohet dënimit me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues. Shërbimi sprovues në bashkëpunim me institucionin kompetent të kujdesit shëndetësor apo me institucionin përkatës e mbikëqyrë nëse personi i tillë i përmbahet programit të trajtimit rehabilitues. 2. Çdo katër (4) muaj shërbimi sprovues ia dërgon gjykatës raportet mbi përparimin e arritur në programin e trajtimit rehabilitues, bazuar në të dhënat e siguruara nga institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor apo nga institucioni tjetër përkatës. 3. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor apo institucioni tjetër përkatës e njofton menjëherë shërbimin sprovues për mos përmbushjen e programit të trajtimit rehabilitues nga personi i dënuar. Mos përmbushja e programit të trajtimit rehabilitues nga ana e personit të dënuar vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 4. Përfundimi i suksesshëm i programit të trajtimit rehabilitues i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimit alternativ. KREU VII EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME KUSHT ME URDHËR PËR MBIKËQYRJE NGA SHËRBIMI SPROVUES - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: If the court imposes a conditional sentence with supervision, it must immediately send the judgment and all data it has to the competent probation service. If the convicted person is in detention, the court must also send the decision to the detention institution, and the institution’s director must release the person so the alternative sentence can be carried out.
Neni 154 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku ai mbahet. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: The probation service supervises the execution of a suspended sentence, and if the convicted person does not contact it, the service must notify the court after checking the facts and reasons.
Neni 155 1. Shërbimi sprovues e mbikëqyrë ekzekutimin e dënimit me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues. 2. Nëse personi i dënuar nuk kontakton me shërbimin sprovues, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mosmbajtjen e kontaktit të tillë. - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: Kur gjykata vendos dënim me kusht me mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe urdhëron një obligim, shërbimi sprovues duhet ta mbikëqyrë përmbushjen e tij.
Neni 156 1. Kur gjykata e shqipton dënimin me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues dhe urdhëron përmbushjen e ndonjë obligimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues e mbikëqyrë përmbushjen e këtij obligimi. 37 2. Nëse personi i dënuar nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimit të tillë. - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: Shërbimi sprovues duhet t’ia raportojë gjykatës përfundimin e suksesshëm të periudhës së verifikimit; pas raportit, gjykata merr vendim për të vërtetuar mbajtjen e dënimit alternativ.
Neni 157 Përfundimi i suksesshëm i periudhës së verifikimit i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimi alternativ. KREU VIII EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME KUSHT ME URDHËR PËR PUNË NË DOBI TË PËRGJITHSHME - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: The court must immediately send the judgment to the competent probation service, and if the convicted person is in detention, also send the decision to the detention institution; the detention director must release the person for the alternative sentence to be carried out.
Neni 158 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, ajo ia dërgon menjëherë aktgjykimin me të gjitha të dhënat që i posedon shërbimit sprovues kompetent për ekzekutimin e këtij dënim alternativ. 2. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata po ashtu ia dërgon vendimin institucionit të paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i institucionit të paraburgimit e liron personin e dënuar në mënyrë që të ekzekutohet ky dënim alternativ. - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: The probation service develops community-service programs for convicted persons, supervises conditional sentences with community-work orders, and sets safety rules before the work starts, together with the organization where the work is performed.
Neni 159 1. Shërbimi sprovues e zhvillon programin për punë në dobi të përgjithshme për personin e dënuar në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës dhe bazuar në aftësitë, shkathtësitë dhe të kaluarën e tij. 2. Shërbimi sprovues e mbikëqyrë ekzekutimin e dënimit me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. 3. Shërbimi sprovues, në bashkërendim me organizatën ku duhet kryer puna në dobi të përgjithshme, vendos rregullat e sigurimit për rastet e lëndimeve në vendin e punës ose sëmundjes, sjelljen e përgjithshme në vendin e punës dhe çështjet tjera përkatëse para fillimi të punës në dobi të përgjithshme. Rregullat e përgjithshme për orarin e punës, pushimet, pushimet javore dhe mbrojtjen në vendin e punës zbatohen gjatë punës në dobi të përgjithshme. - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: Kur gjykata jep dënim me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, personi i dënuar duhet të kontaktojë me shërbimin sprovues ose të përmbushë obligimet e urdhëruara; shërbimi sprovues e mbikëqyr këtë dhe njofton gjykatën në rast moszbatimi.
Neni 160 1. Kur gjykata shqipton dënimin me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme dhe personin e dënuar e urdhëron që të kontaktojë me shërbimin sprovues apo të përmbushë një ose më shumë obligime sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, shërbimi sprovues e mbikëqyrë mbajtjen e kontaktit apo përmbushjen e obligimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk mban kontakt me shërbimin sprovues ose nuk e përmbush obligimin e urdhëruar nga gjykata, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos mbajtjen e kontaktit apo mos përmbushjen e obligimit. - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: The organization where community service is carried out must immediately notify the probation service if the convicted person does not perform the work satisfactorily.
Neni 161 1. Organizata në të cilën duhet kryer puna në dobi të përgjithshme menjëherë e njofton shërbimin sprovues nëse personi i dënuar nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme në nivel të kënaqshëm. Moskryerja në nivel të kënaqshëm e punës në dobi të përgjithshme vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 2. Moskryerja në nivel të kënaqshëm e punës në dobi të përgjithshme nënkupton ardhjen e vonuar në punë, mungesat e palejuara nga puna, mosrespektimin e rregullave dhe të rregullores së punës. - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: The court can suspend or postpone community-service execution on request, and probation service can adjust the program if the convicted person becomes unable to perform it.
Neni 162 38 1. Nëse personi i dënuar është i paaftë për kryerjen e punës në dobi të përgjithshme për shkak të rrethanave të ndryshuara, shërbimi sprovues mund të korrigjojë programin për punën në dobi të përgjithshme. 2. Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme me dënim me kusht mund të shtyhet apo pezullohet për shkak të: 2.1. sëmundjes së papritur të personit të dënuar, e cila kërkon trajtim mjekësor dhe atij ia pamundëson kryerjen e punës në dobi të përgjithshme; 2.2. vdekjes së ndonjë anëtari të familjes, që atë e obligon të merr rolin e kujdestarit kryesor ndaj anëtarëve të tjerë të familjes dhe ia pamundëson kryerjen e punës në dobi të përgjithshme; 2.3. rrethanave të tjera të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë praninë e përhershme të personit të dënuar për arsye humanitare dhe atij ia pamundësojnë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 3. Kërkesa për shtyrjen apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme me dënim me kusht mund t’i paraqitet gjykatës nga personi i dënuar, mbrojtësi ose përfaqësuesi i shërbimit sprovues. Parashtrimi i kërkesës pezullon obligimin për kryerjen e punës në dobi të përgjithshme derisa gjykata të merr vendim lidhur me kërkesën. 4. Gjykata merr vendim për shtyrjen apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të urdhëruar me dënim me kusht brenda tri (3) ditëve nga pranimi i kërkesës. Nëse gjykata e miraton shtyrjen apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme, ajo me vendim e përcakton periudhën e shtyrjes apo pezullimit. 5. Shtyrja apo pezullimi i ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të urdhëruar me dënim me kusht mund të zgjasë: 5.1. deri në shërimin e sëmundjes, në rastet nga nën-paragrafi 2.1. të paragrafit 2 të këtij neni. 5.2. deri në njëzet (20) ditë, në rastet nga nën-paragrafët 2.2. dhe 2.3. të paragrafit 2 të këtij neni. 6. Vendimi për shtyrjen apo pezullimin e ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të urdhëruar me dënim me kusht nuk ndikon në revokimin e dënimit me kusht. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: The probation service reports successful completion of community service to the court, and then the court issues a decision confirming the alternative sentence.
Neni 163 Përfundimi i suksesshëm i punës në dobi të përgjithshme i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas pranimit të raportit të tillë, gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e dënimit alternativ. KREU IX EKZEKUTIMI I BURGIMIT NË GJYSMËLIRI - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: If a court imposes imprisonment and orders half-freedom, it must immediately send the judgment and all data it has to the competent probation service and correctional institution.
Neni 164 1. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim dhe urdhëron ekzekutimin e dënimit në gjysmëliri, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit korrektues për ekzekutimin e këtij dënimi alternativ. 2. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit korrektues përcakton institucionin korrektues ku do të ekzekutohet urdhri për gjysmëliri, duke marrë parasysh vendin e punës apo obligimet dhe përgjegjësitë tjera të personit të dënuar dhe faktorët tjerë veprues. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: The correctional institution director supervises sentenced persons while they are imprisoned, and the probation service supervises them while in half-freedom.
Neni 165 1. Drejtori i institucionit korrektues e mbikëqyrë personin e dënuar derisa ai është i burgosur, kurse shërbimi sprovues kompetent e mbikëqyrë atë derisa ai është në gjysëmliri. 39 2. Nëse personi i dënuar nuk kthehet në institucionin korrektues pas kryerjes së obligimeve të tij, drejtori i institucionit korrektues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për moskthim në institucionin korrektues. 3. Nëse personi i dënuar nuk i përmbush obligimet e tij lidhur me punën, arsimimin, kualifikimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë familjare apo nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor, shërbimi sprovues e njofton gjykatën pas verifikimit të fakteve dhe arsyeve për mos përmbushjen e obligimeve të tilla. PJESA E KATËRT EKZEKUTIMI I DËNIMEVE PLOTËSUESE KREU X HEQJA E TË DREJTËS PËR T’U ZGJEDHUR - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: Courts, police, and the convicted person must exchange notices when the court removes a person’s right to be elected and when the person changes residence.
Neni 166 1. Kur gjykata merr vendim që kryerësit t’ia heqë të drejtën për t’u zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon stacionit të policisë në territorin e së cilës personi i dënuar ka vendbanimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. 2. Njësia administrative e stacionit të policisë e njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës dhe Komisionin Lokal të Zgjedhjeve ku personi i dënuar e ka vendbanimin, se personit të dënuar i është hequr e drejta për t’u zgjedhur me vendim të formës së prerë të gjykatës. 3. Nëse personi i dënuar e ndërron vendbanimin, ai e njofton gjykatën dhe policinë për vendbanimin e tij të ri. Stacioni i policisë në territorin e të cilit personi i dënuar ka pasur vendbanimin e mëhershëm e njofton stacionin e policisë për vendbanimin e ri të personit të dënuar. KREU XI NDALIMI I USHTRIMIT TË FUNKSIONEVE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE OSE NË SHËRBIMIN PUBLIK - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: If a court orders a person barred from public administration or public service, it must immediately send the judgment and available data to the Ministry of Public Administration. If the punished person does not comply, the Ministry must notify the court.
Neni 167 1. Kur gjykata merr vendim që kryerësit t’ia ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon Ministrisë së Administratës Publike për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. 2. Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalesës së ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, Ministria e Administratës Publike e njofton gjykatën për mosrespektimin e ndalesës. KREU XII NDALIMI I USHTRIMIT TË PROFESIONIT, VEPRIMTARISË OSE DETYRËS - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: If a court bans a person from working in a profession or certain roles, it must immediately send the judgment and available information to the person’s former employer, the licensing authority, and the Ministry of Labour and Social Welfare.
Neni 168 Kur gjykata merr vendim që kryerësit t’ia ndalojë ushtrimin e profesionit, veprimtarisë së pavarur, detyrës udhëheqëse ose administrative, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ndërmarrjes publike apo private ku personi i dënuar ka qenë i punësuar, organit të autorizuar për dhënien e lejes për ushtrimin e profesionit apo veprimtarisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: If exercising a profession, activity, or duty requires an authorized permit, the supplementary penalty is carried out by revoking the permit or stopping a new permit from being issued while the penalty applies.
Neni 169 40 1. Kur parakusht për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës është leja e dhënë nga organi i autorizuar, ky dënim plotësues ekzekutohet me revokim të lejes ose me ndalimin e dhënies së lejes gjatë kohës derisa dënimi plotësues është në fuqi. 2. Në rastet tjera Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ndërmerr veprime përkatëse që personi i dënuar të parandalohet nga ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës. 3. Ndërmarrja publike apo private, organi përgjegjës ose Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e njofton gjykatën e cila e ka shqiptuar dënimin plotësues kur është ekzekutuar dënimi i tillë. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: If a convicted person does not comply with a ban on exercising a profession, activity, or duty, a public or private enterprise, the responsible body, or the Ministry of Labour and Social Welfare must notify the court.
Neni 170 Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, ndërmarrja publike apo private, organi përgjegjës ose Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e njofton gjykatën për mosrespektim të ndalesës. KREU XIII NDALIMI I DREJTIMIT TË AUTOMJETIT - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: If a court bans a convicted person from driving, it must immediately send the judgment and the available data to the competent driving-licence authority for execution of the additional punishment.
Neni 171 1. Kur gjykata merr vendim që kryerësit t’ia ndalojë drejtimin e automjetit, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon organit publik kompetent për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku personi i dënuar ka vendbanimin, për ekzekutim të këtij dënimi plotësues. 2. Nëse vendbanimi i personit të dënuar nuk dihet, organi publik kompetent i autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin e ekzekuton këtë dënim plotësues. 3. Nëse personi i dënuar nuk ka vendbanim në Kosovë, aktgjykimi i dërgohet organit publik kompetent të autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes në territorin ku është kryer vepra penale. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: The competent public authority for driving licences executes the additional penalty by summoning the convicted person and marking the licence invalid during execution.
Neni 172 1. Organi publik kompetent i autorizuar për dhënien e lejeve të vozitjes këtë dënim e ekzekuton me thirrjen e personit të dënuar dhe shënimin në lejen e vozitjes së tij si të pavlefshme gjatë kohës së ekzekutimit të këtij dënimi plotësues për llojin dhe kategorinë e caktuar të automjetit. 2. Nëse personi i dënuar nuk ka leje të vozitjes ose ka leje të dhënë nga organi kompetent i shtetit të huaj, ky dënim plotësues ekzekutohet me regjistrimin e dënimit në regjistrin e organit publik kompetent për dhënien e lejeve të vozitjes. Organi publik kompetent regjistron të dhënat e personit të dënuar, dënimin e shqiptuar plotësues dhe kohëzgjatjen e tij. 3. Pas përfundimit të dënimit plotësues, personi i dënuar mund të kërkojë dhënien e lejes së re të vozitjes nga organi publik kompetent. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: If a convicted person does not comply with a driving ban, the competent public authority that issues driving licences must notify the court.
Neni 173 Nëse personi i dënuar nuk i përmbahet ndalimit të drejtimit të automjetit, organi publik kompetent i autorizuar për dhënien e lejes së vozitjes e njofton gjykatën për mosrespektimin e ndalimit të tillë. KREU XIV MARRJA E LEJES SË VOZITJES - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: When a court orders a driver’s licence to be taken away, it must immediately send the judgment and available information to the police station where the convicted person lives; if the person’s residence is unknown, the police station where the person is staying carries out the measure.
Neni 174 41 1. Kur gjykata merr vendim që kryerësit t’ia marrë lejen e vozitjes, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë ia dërgon aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon stacionit të policisë në territorin ku personi i dënuar e ka vendbanimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. 2. Nëse vendbanimi i personit të dënuar nuk dihet, stacioni i policisë në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin e ekzekuton këtë dënim plotësues. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: Police or the competent driving-licence authority executes this supplementary sentence depending on whether the convicted person has a driving licence.
Neni 175 1. Nëse personi i dënuar posedon leje të vozitjes, policia e ekzekuton këtë dënim plotësues me thirrjen e personit të dënuar dhe marrjen e lejes së vozitjes gjatë kohëzgjatjes së dënimit. 2. Nëse personi i dënuar nuk posedon leje të vozitjes, ky dënim plotësues ekzekutohet me regjistrimin e dënimit në regjistrin e organit administrativ kompetent për dhënien e lejes së vozitjes. Organi administrativ i regjistron të dhënat e personit të dënuar, dënimin plotësues të shqiptuar dhe kohëzgjatjen e tij. 3. Ekzekutimi i këtij dënimi plotësues fillon në ditën e marrjes së lejes së vozitjes ose të regjistrimit të dënimit në regjistrin e organit administrativ kompetent për dhënien e lejes së vozitjes. KREU XV MARRJA E SENDIT - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: The court that gave the first-instance sentence must carry out the supplementary confiscation penalty and decide what happens to the item.
Neni 176 1. Dënimi plotësues i marrjes së sendit, sipas dispozitave të Kodit të Penal të Kosovës, ekzekutohet nga gjykata e cila e ka shqiptuar dënimin në shkallë të parë. 2. Gjykata vendos nëse sendi do të shitet, nëse do t’i dorëzohet organit publik, muzeut të kriminalistikës ose institucionit përkatës apo nëse do të asgjësohet. 3. Të ardhurat nga shitja e sendit të marra depozitohen në Buxhetin e Kosovës. KREU XVI URDHRI PËR PUBLIKIMIN E AKTGJYKIMIT - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: When a court orders publication of a judgment, it must immediately send the partial or full judgment for publication in one or more newspapers or for broadcast on radio or television.
Neni 177 Kur gjykata urdhron publikimin e aktgjykimit, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, menjëherë e dërgon aktgjykimin e pjesshëm apo të tërësisjëm për publikim në një ose në më shumë gazeta ose për transmetim në ndonjë kanal të radios a televizionit. KREU XVII DËBIMI I TË HUAJIT NGA TERRITORI I KOSOVËS - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: Kur gjykata vendos dëbimin e një shtetasi të huaj nga Kosova, ajo duhet t’ia dërgojë menjëherë aktgjykimin dhe të dhënat që ka stacionit të policisë në zonën ku banon personi i dënuar.
Neni 178 Kur gjykata merr vendim për dëbimin e shtetasit të huaj nga territori i Kosovës, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, ajo aktgjykimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon ia dërgon menjëherë stacionit të policisë në territorin ku personi i dënuar ka vendqëndrimin për ekzekutimin e këtij dënimi plotësues. 42 PJESA E PESTË EKZEKUTIMI I TRAJTIMIT TË REHABILITIMIT TË DETYRUESHËM KREU XVIII EKZEKUTIMI I TRAJTIMIT TË REHABILITIMIT TË DETYRUESHËM - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: The court chooses where compulsory rehabilitation treatment will be carried out, and related institutions must receive the decision; if the person is in pre-trial detention, the detention-center director must release them for the treatment.
Neni 179 1. Masa e trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm për kryerësit e varur nga droga apo alkooli ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor apo në institucionin tjetër përkatës. Nëse kjo masë shqiptohet së bashku me dënimin me burgim ajo mbahet në institucionin korrektues për ekzekutimin e dënimit me burgim. 2. Gjykata vendos për institucionin e kujdesit shëndetësor, për institucionin korrektues apo institucionin tjetër përkatës ku duhet të ekzekutohet masa e trajtimit të detyrueshëm. 3. Kur gjykata shqipton masën e trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm, ajo menjëherë ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat tjera që i posedon shërbimit sprovues kompetent dhe institucionit të kujdesit shëndetësor, institucionit korrektues ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. 4. Nëse personi i dënuar mbahet në paraburgim, gjykata gjithashtu ia dergon vendimin qendrës së paraburgimit ku mbahet ai. Drejtori i qendrës së paraburgimit e liron personin e dënuar për ekzekutimin e kësaj mase. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: The probation service and related institutions manage and monitor the rehabilitation treatment program, report progress to the court every two months, and inform the probation service immediately if the convicted person does not follow the program.
Neni 180 1. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, institucioni korrektues apo institucioni përkatës, në bashkëpunim me shërbimin sprovues cakton programin e trajtimit të rehabilitimit për personin që i nënshtrohet masës së trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm. Shërbimi sprovues mbikëqyrë nëse personi vepron në përputhje me programin e trajtimit rehabilitues, në bashkëpunim me institucionin kompetent të kujdesit shëndetësor, institucionin korrektues apo institucionin përkatës. 2. Shërbimi sprovues i dërgon çdo dy (2) muaj raport gjykatës për përparimin e arritur në programin e trajtimit rehabilitues bazuar në informatat e siguruara nga institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, i institucionit korrektues apo i institucionit tjetër përkatës. 3. Institucioni kompetent i kujdesit shëndetësor, institucioni korrektues apo institucioni përkatës menjëherë e informojnë shërbimin sprovues nëse personi i dënuar nuk i përmbahet programit të trajtimit rehabilitues. Mos përmbushja e programit të trajtimit rehabilitues nga personi i dënuar vlerësohet nga shërbimi sprovues dhe i raportohet gjykatës. 4. Përfundimi i suksesshëm i programit të trajtimit rehabilitues i raportohet gjykatës nga shërbimi sprovues. Pas marrjes së raportit të tillë gjykata merr vendim me të cilin vërtetohet mbajtja e masës së tillë. EKZEKUTIMI I MASËS SË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK ME NDALIM - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: Gjykata cakton ku do të ekzekutohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim dhe ia dërgon vendimin dhe të dhënat e saj institucioneve përkatëse menjëherë.
Neni 181 1. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor ose në institucionin tjetër të posaçëm, që ndodhet në vendbanimin e përhershëm ose vendqëndrimin e të pandehurit, ose nëse institucioni i tillë nuk ndodhet në atë vend, në institucionin më të 43 përafërt me vendin ku i pandehuri ka vendbanimin e përhershëm, ose vendqëndrimin ose në vendin ku është zbatuar procedura penale. 2. Gjykata vendos për institucionin e kujdesit shëndetësor ose institucionin tjetër përkatës ku duhet të ekzekutohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me detyrim. Me rastin e vendosjes për institucionin e kujdesit shëndetësor gjykata merr parasysh rrezikun që i pandehuri paraqet për mjedisin e tij, për vendbanimin e përhershëm ose vendqëndrimin e tij dhe për nevojat e tij për trajtim. 3. Kur gjykata cakton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, ajo menjëherë ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon Shërbimit provues kompetent dhe institucionit të kujdesit shëndetësor, institucionit korrektues ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. 4. Nëse masa është caktuar së bashku me dënimin me burgim, kryerësi i veprës penale së pari dërgohet në institucionin e kujdesit shëndetësor për trajtim. - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: Rules on transferring a person subject to compulsory psychiatric treatment to a health institution and on monitoring the measure’s execution.
Neni 182 1. Nëse personi ndaj të cilit është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim ndodhet në liri, gjykata urdhëron transferimin e tij në institucionin e kujdesit shëndetësor ose urdhëron lëshimin e letër rreshtimit, por nëse personi ndodhet në paraburgim, personeli i Shërbimit korrektues të Kosovës e përcjell në institucionin e kujdesit shëndetësor. 2. Personi ndaj të cilit është caktuar kjo masë transferohet në institucionin e kujdesit shëndetësor, i shoqëruar nga punëtorët e kujdesit shëndetësor. 3. Personi ndaj të cilit ekzekutohet kjo masë ka të drejta dhe detyrime të njëjta sikurse person i cili mban dënimin me burgim, nëse nevojat e trajtimit nuk kërkojnë ndryshe. 4. Me propozimin e institucionit të kujdesit shëndetësor, ku ekzekutohet kjo masë, gjykata gjatë kohëzgjatjes së masës, mund të vendosë për transferimin e personit nga një institucion i kujdesit shëndetësor në tjetrin. 5. Gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë monitoron ligjshmërinë e ekzekutimit të saj. Organi publik kompetent për shëndetësi monitoron aftësinë profesionale të trajtimit, i cili ofrohet gjatë ekzekutimit të masës. - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: The healthcare institution must send the court a health/treatment report at least every 6 months, and the court must review whether the measure should continue. If treatment or detention is no longer needed, the institution or responsible doctor must inform the court immediately; the court may then discontinue the measure and release the person.
Neni 183 1. Institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës që ka caktuar masën në shkallë të parë raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit të personit ndaj të cilit ekzekutohet masa, së paku një herë në gjashtë (6) muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. 2. Kur institucioni i kujdesit shëndetësor ose mjeku përgjegjës për shërimin mendor konstaton se më nuk është e nevojshme ta trajtojë ose ta ndalojë kryerësin e veprës penale në institucionin e kujdesit shëndetësor, ai menjëherë e informon gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë. 3. Çdo gjashtë (6) muaj, gjykata që ka caktuar masën në shkallë të parë, e shqyrton nevojën e vazhdimit të masës pas shqyrtimit të institucionit shëndetësor dhe të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i punësuar në institucionin e kujdesit shëndetësor, ku është duke u ekzekutuar masa. 4. Sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit të institucionit të kujdesit shëndetësor ose të organit të kujdestarisë, që është kompetent në bazë të vendbanimit të përkohshëm ose të përhershëm të personit në kohën kur ka hyrë në fuqi urdhri, me anë të cilit është caktuar masa, gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë e pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme që kryerësi të trajtohet ose ndalohet në atë institucion. Kur pushon masën, gjykata mund ta caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm në liri, nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 5. Vendimi sipas paragrafit të këtij neni merret pas dëgjimit të prokurorit publik, mbrojtësit dhe kryerësit të veprës penale, nëse gjendja e tij këtë e lejon edhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit. 44 6. Kur gjykata pushon masën, e informon institucionin e kujdesit shëndetësor e liron personin ndaj të cilit është caktuar masa menjëherë pas marrjes së vendimit. - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: Rregullon hapat pas lirimit nga institucioni i kujdesit shëndetësor, përfshirë ndihmën e organit të kujdestarisë, shqyrtimin e lirimit me kusht nga gjykata dhe mundësinë e trajtimit psikiatrik në liri.
Neni 184 1. Pasi që personi të lirohet nga institucioni i kujdesit shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas lirimit nga institucioni i kujdesit shëndetësor. 2. Nëse kryerësi i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore lirohet nga institucioni i kujdesit shëndetësor dhe nëse ai në institucionin e kujdesit shëndetësor ka kaluar kohë më të shkurtër se sa kohëzgjatja e burgimit të caktuar, gjykata e shqyrton lirimin me kusht për atë person. 3. Me rastin e vendosjes për lirim me kusht, gjykata veçanërisht merr parasysh suksesin e trajtimit të personit të dënuar, gjendjen e tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe kohën e mbetur të dënimit. 4. Nëse gjykata vendos për lirimin me kusht, mundet gjithashtu ta caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 5. Nëse gjykata vendos që personi i dënuar të mbajë pjesën e mbetur të dënimit me burgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjellë atë në institucionin korrektues të dënimit. EKZEKUTIMI I MASËS SË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NË LIRI - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: Gjykata cakton institucionin e kujdesit shëndetësor dhe personi i caktuar për masën duhet të paraqitet për trajtim brenda kohës që cakton gjykata.
Neni 185 1. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor të caktuar nga gjykata që ka caktuar masën në shkallë të parë. 2. Gjykata e informon institucionin e kujdesit shëndetësor për datën kur personi ndaj të cilit është caktuar masa duhet të paraqitet për trajtim. 3. Personi ndaj të cilit është caktuar masa detyrohet të paraqitet në institucionin e kujdesit shëndetësor për trajtim brenda kohës së caktuar nga gjykata. - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: Healthcare institutions must report the treatment status to the first-instance court at least every six months, and notify it immediately if treatment is no longer necessary; the court may then end the measure.
Neni 186 1. Institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës që ka caktuar masën në shkallë të parë raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit të personit ndaj të cilit është ekzekutuar masa, së paku një (1) herë në gjashtë (6) muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. 2. Kur institucioni i kujdesit shëndetësor çmon se më nuk është e nevojshme ta trajtojë kryerësin e veprës penale menjëherë e informon gjykatën e cila ka caktuar masën në shkallë të parë. 3. Gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit, institucionit të kujdesit shëndetësor ose organit kompetent të kujdestarisë, e pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme ta trajtojë kryerësin e veprës penale. 4. Vendimi për pushimin e masës merret pas dëgjimit të prokurorit publik, mbrojtësit dhe kryerësit të veprës penale, nëse këtë e lejon gjendja e tij dhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit. - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: The health institution must immediately notify the court in certain cases, and the court may order compulsory psychiatric treatment with detention when the legal conditions are met.
Neni 187 1. Institucioni i kujdesit shëndetësor menjëherë e njofton gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë, kur kryerësi nuk i është nënshtruar trajtimit në liri, nëse ai arbitrarisht e ka ndërprerë trajtimin ose nëse mendon se trajtimi ka qenë i pasuksesshëm. 45 2. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e institucionit të kujdesit Shëndetësor, në të cilin personi trajtohet ose duhet të trajtohet, mund të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim nëse: 2.1. kryerësi i veprës penale nuk i është nënshtruar trajtimit në liri, ka ndërprerë trajtimin arbitrarisht, ose kur trajtimi është konsideruar i pasuksesshëm nga institucioni i kujdesit shëndetësor; 2.2. ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. 3. Vendimi për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me detyrim merret pas dëgjimit të prokurorit publik, mbrojtësit dhe kryerësit të veprës penale, nëse këtë e lejon gjendja e tij dhe pas shqyrtimit të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i punësuar në institucionin e kujdesit shëndetësor ku ekzekutohet masa. 4. Pasi personi nuk ka më nevojë për trajtim në institucionin e kujdesit shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas pushimit të trajtimit të detyrueshëm në liri. KREU XIX EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME BURGIM PËR KUNDËRVAJTJE - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: A prison sentence for a misdemeanor, or a prison term substituted for a fine, is carried out under this law unless a special law provides otherwise.
Neni 188 Aplikimi i dispozitave të këtij ligji Dënimi me burgim i shqiptuar për kundërvajtje ose me të cilin është zëvendësuar dënimi i shqiptuar me gjobë ekzekutohet sipas dispozitave të këtij ligji, nëse me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: People convicted of a misdemeanor imprisonment sentence must serve it in a correctional institution, separated from remand detainees; women must be held in a women’s correctional institution separated from remand detainees; and juvenile convicted persons must be kept separate from adults.
Neni 189 Vendosja e personave të dënuar në institucionet korrektuese 1. Personat e dënuar me burgim për kundërvajtje e mbajnë dënimin në institucionin korrektues, të ndarë nga personat e paraburgosur. 2. Femrat e dënuara me burgim për kundërvajtje e mbajnë dënimin në institucionin korrektues për femra, të ndara nga femrat e paraburgosura. 3. Të dënuarit e mitur me burgim për kundërvajtje e mbajnë dënimin të ndarë nga madhorët. - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: This article gives the municipal misdemeanor court competence to send a convicted person to serve a misdemeanor prison sentence, depending on where the person lives, whether the residence is unknown, or whether the sentence must be executed immediately.
Neni 190 Kompetenca për dërgimin e personave të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim për kundërvajtje 1. Gjykata komunale për kundërvajtje në vendin e së cilës personi i dënuar ka vendbanimin ose vendqëndrimin në kohën kur vendimi për shqiptimin e dënimit merr formën e prerë është kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim për kundërvajtje. 2. Kur vendbanimi ose vendqëndrimi i personit të dënuar nuk dihen, kompetente për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim për kundërvajtje është gjykata komunale për kundërvajtje që ka marrë vendim në shkallë të parë. 3. Nëse në procedurën kundërvajtëse është vendosur që dënimi me burgim të ekzekutohet menjëherë pa marrë parasysh ankesën, dërgimin e personit të dënuar për ta mbajtur dënimin e bën gjykata komunale për kundërvajtje e cila ka marrë vendim në shkallë të parë. - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: Nëse një gjykatë komunale për kundërvajtje nuk është kompetente për ekzekutim, ajo duhet t’ia dërgojë vendimin e ekzekutueshëm gjykatës kompetente brenda 3 ditësh pasi vendimi bëhet ekzekutues.
Neni 191 Nëse gjykata komunale për kundërvajtje, e cila ka shqiptuar dënimin me burg ose e ka zëvendësuar dënimin e shqiptuar me gjobë me dënimin me burg, nuk është kompetente për ekzekutim, ajo ka për 46 detyrë që vendimin e ekzekutueshëm t’ia dërgojë gjykatës komunale kompetente për kundërvajtje, jo më vonë se brenda afatit prej tri ditësh, pasi vendimi të ketë marrë formën ekzekutuese. - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente për kundërvajtje urdhëron me shkrim personin e dënuar të paraqitet në institucionin korrektues në një datë të caktuar.
Neni 192 1. Gjykata kompetente për kundërvajtje e urdhëron me shkrim personin e dënuar të paraqitet ditën e caktuar në institucionin korrektues për mbajtjen e dënimit me burgim për kundërvajtje. 2. Afati ndërmjet pranimit të urdhrit dhe ditës së paraqitjes nuk duhet të jetë më i shkurtër se tetë (8) ditë dhe më i gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 3. Gjykata kompetente për kundërvajtje e informon institucionin korrektues lidhur me datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në institucion dhe ia dorëzon vendimin e formës së prerë dhe të dhënat personale për personin e dënuar të cilat janë mbledhur gjatë procedurës kundërvajtëse. - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: The correctional institution must tell the competent misdemeanour court whether the sentenced person has shown up to serve the custodial sentence.
Neni 193 Fillimi i mbajtjes së dënimit me burgim për kundërvajtje 1. Institucioni korrektues e informon gjykatën kompetente për kundërvajtje se a është paraqitur personi i dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim për kundërvajtje. 2. Fillimi i mbajtjes së dënimit me burgim për kundërvajtje llogaritet nga dita kur personi i dënuar është paraqitur për mbajtjen e dënimit në institucionin korrektues. - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: If a misdemeanor prison sentence convict duly summoned does not appear at the correctional institution, the competent misdemeanor court orders escort; if the person hides or is on the run, the court orders a warrant notice. Transport costs are paid by the convicted person.
Neni 194 1. Nëse i dënuari me burgim për kundërvajtje i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet në institucionin korrektues, gjykata kompetente për kundërvajtje urdhëron shoqërimin e tij, e nëse ai fshihet ose është në arrati, gjykata urdhëron shpalljen e letër-rreshtimit. 2. Në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni fillimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për kundërvajtje llogaritet nga dita kur i dënuari është privuar nga liria, ndërsa shpenzimet e transportit i paguan i dënuari. - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: A prison sentence for a misdemeanor may be postponed, and the postponement cannot last more than 60 days.
Neni 195 Shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burgim për kundërvajtje 1. Ekzekutimi i dënimit me burgim për kundërvajtje mund të shtyhet nga arsyet e njëjta për të cilat mund të shtyhet edhe ekzekutimi i dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë të shqiptuar për vepër penale. 2. Shtyrja e fillimit të mbajtjes së dënimit me burgim për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të zgjatë më shumë se gjashtëdhjetë(60) ditë. - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: A convicted person must file a request to postpone execution of a misdemeanor prison sentence within 3 days of receiving the detention order, and the municipal misdemeanor court president must decide on it within 3 days.
Neni 196 Procedura e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me burgim për kundërvajtje 1. Personi i dënuar e parashtron kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim për kundërvajtje brenda tri (3) ditëve nga pranimi i urdhrit për mbajtjen e dënimit. 2. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim për kundërvajtje i parashtrohet kryetarit të gjykatës kompetente komunale për kundërvajtje. 3. Kryetari i gjykatës kompetente komunale për kundërvajtje vendos lidhur me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit brenda tri (3) ditëve nga pranimi i kërkesës. 4. Kryetari i gjykatës kompetente komunale për kundërvajtje e hedh poshtë kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, nëse ajo nuk është parashtruar brenda periudhës së paraparë kohore dhe nëse është paraqitur nga personi i paautorizuar ose nëse në të nuk janë bashkëngjitur provat që e mbështesin atë brenda periudhës së paraparë kohore. 47 - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: A convicted person may appeal a first-instance decision refusing postponement of the start of serving the sentence, within 3 days of receiving the decision. The President of the High Court for Misdemeanors must decide on the appeal within 3 days of receiving it.
Neni 197 1. Kundër aktvendimit të shkallës së parë me të cilin refuzohet kërkesa për shtyrjen e fillimit të mbajtjes së dënimit, i dënuari mund t’i parashtrojë ankesë kryetarit të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje brenda afatit prej tri (3) ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. 2. Kryetari i Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje vendos lidhur me ankesën brenda tri (3) ditëve nga pranimi i saj. - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: A request to postpone execution suspends the punishment until the final decision on that request. The competent municipal misdemeanors court president may decide that an appeal will not delay execution if a second request has been filed and the appeal right was abused.
Neni 198 1. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit e pezullon ekzekutimin e dënimit derisa të merret vendimi i formës prerë lidhur me kërkesën. 2. Kryetari i gjykatës kompetente komunale për kundërvajtje, i cili pas parashtrimit të kërkesës së dytë konstaton se e drejta në ankesë është keqpërdorur vendos që ankesa të mos e shtyjë ekzekutimin e dënimit. - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: The competent municipal misdemeanor court president may revoke a sentence deferral if the original reasons no longer existed or have ceased, or if the convicted person used the deferral for other purposes. The convicted person may appeal, and the appeal suspends execution of the decision.
Neni 199 1. Kryetari i gjykatës kompetente komunale për kundërvajtje e revokon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit nëse më vonë konstatohet se arsyet për lejimin e shtyrjes nuk kanë ekzistuar ose kanë pushuar së ekzistuari, ose nëse personi i dënuar e ka shfrytëzuar shtyrjen për qëllime të tjera, e jo për ato për të cilat është lejuar. 2. I dënuari ka të drejtën e ankesës kundër aktvendimit mbi revokimin ose ndërprerjen e shtyrjes së ekzekutimit të dënimit në kushte të njëjta si edhe kundër aktvendimit në bazë të cilit është vendosur lidhur me kërkesën për shtyrje. 3. Ankesa e shtyn ekzekutimin e aktvendimit. - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: A person sentenced for a misdemeanour may be allowed to pause serving an imprisonment sentence, usually for up to 10 days, and longer only in extraordinary medical-treatment cases.
Neni 200 1. Me kërkesën e personit të dënuar për kundërvajtje, përjashtimisht në raste të arsyeshme, mund të lejohet ndërprerja e mbajtjes së dënimit me burgim për kundërvajtje por jo më shumë se dhjetë (10) ditë. Në raste të jashtëzakonshme me qëllim të mjekimit, ndërprerja mund të vazhdojë derisa të zgjasë mjekimi. 2. Koha e ndërprerjes së lejuar nuk llogaritet në mbajtjen e dënimit. - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: Rregullat e këtij ligji për lirimin me kusht dhe lirimin e të dënuarve zbatohen edhe për personat e dënuar me burgim për kundërvajtje.
Neni 201 Zbatimi përshtatshmërish i dispozitave mbi lirimin me kusht dhe lirimin e të dënuarve 1. Dispozitat e këtij ligji që i referohen lirimit me kusht dhe lirimit të personave të dënuar zbatohen përshtatshmërisht edhe ndaj personave të dënuar me burgim për kundërvajtje. EKZEKUTIMI I DËNIMIT ME GJOBË DHE I MASAVE MBROJTËSE TË SHQIPTUARA PËR KUNDËRVAJTJE - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: Rules in this law on enforcing criminal fines and additional penalties also apply, as appropriate, to fines and protective measures for misdemeanors, unless a special law says otherwise.
Neni 202 Dispozitat e këtij ligji që u referohen ekzekutimit të dënimit me gjobë dhe të dënimeve plotësuese të shqiptuara për vepër penale zbatohen përshtatshmërisht edhe për ekzekutimin e dënimit me gjobë dhe të masave mbrojtëse të shqiptuara për kundërvajtje, nëse me ligj të posaçëm nuk është paraparë ndryshe. 48 PJESA E GJASHTË SHËRBIMI KORREKTUES DHE SHËRBIMI SPROVUES I KOSOVËS KREU XX SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: The Kosovo Correctional Service must run and supervise prison, juvenile detention, and related rehabilitation functions, keep a unique record of persons serving institutional sentences, and have its own identifying mark and headquarters in Pristina.
Neni 203 Veprimtaritë e Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Shërbimi Korrektues i Kosovës është shërbim profesional, i uniformuar, me grada dhe pjesërisht i armatosur varësisht nga specifikat e punës, përgjegjës dhe i pavarur për: 1.1. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë 1.2. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e burgimit të të miturve dhe masave edukuese, përveç nëse Kodi i Drejtësisë për të Mitur parasheh ndryshe dhe 1.3. organizimin e programeve që i kontribuojnë korrektimit, përgatitjes për lirim dhe mbikëqyrjes afatgjatë të personave të dënuar me burgim dhe me burgim afatgjatë. 2. Shërbimi Korrektues i Kosovës mban evidencë unike për personat ndaj të cilëve ekzekutohen dënimet institucionale. 3. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shenjën e vet identifikuese dhe ka selinë në Prishtinë. ORGANIZIMI I SHËRBIMIT KORREKTUES TË KOSOVËS - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: This article lists the types of correctional institutions and what each type is used for.
Neni 204 Llojet e institucioneve korrektuese 1. Llojet e institucioneve korrektuese janë: 1.1. burgjet për ekzekutimin e dënimit me burgim dhe me burgim afatgjatë; 1.2. qendrat e paraburgimit për ekzekutimin e paraburgimit dhe dënimeve me burgim deri në tre (3) muaj; 1.3. burgjet për femra për ekzekutimin e dënimit me burgim, me burgim afatgjatë dhe burgimit për të mitur të shqiptuar ndaj femrave; 1.4. burgjet për të mitur për ekzekutimin e burgimit të të miturve; 1.5. institucionet edukative-korrektuese për ekzekutimin e masave edukative të dërgimit të kryerësit të mitur në institucionin edukativo-korrektues; 1.6. spitali dhe ambulancat e burgjeve për trajtimin e personave të paraburgosur dhe personave të dënuar. - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: Correctional institutions may be closed, semi-open, or open, depending on security level and treatment of convicted persons.
Neni 205 Tipet e institucioneve korrektuese 1. Në bazë të shkallës së sigurisë dhe mënyrës së trajtimit të personave të dënuar, institucionet korrektuese mund të jenë të tipit të mbyllur, gjysmë të hapur dhe të hapur. 49 2. Institucionet korrektuese të tipit të mbyllur kanë elemente të sigurisë fizike dhe materiale siç janë oficerët e armatosura, muret rrethuese apo rrethoja, pajimet teknike dhe masat tjera të sigurisë që pengojnë arratisjen e personave të dënuar. Në kuadër të tipit të mbyllur bënë pjesë edhe burgu i sigurisë së lartë, për ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj personave të klasifikuar me rrezikshmëri shumë të lartë, personave të paraburgosur të klasifikuar me rrezikshmëri shumë të lartë dhe atyre të dënuar me burgim afatgjatë 3. Institucionet korrektuese të tipit gjysmë të hapur nuk kanë elemente të sigurisë fizike në formë të mbikëqyrjes së lëvizjeve dhe punës së personit të dënuar, por kanë elemente të sigurisë materiale që e pengojnë arratisjen e personave të dënuar. 4. Institucionet korrektuese të tipit të hapur nuk kanë elemente të sigurisë fizike as materiale që e pengojnë arratisjen e personave të dënuar. Sjellja ndaj personave të dënuar bazohet në vetë disiplinën e tyre dhe përgjegjësinë personale, kurse personeli korrektues mbikëqyrë lëvizjen dhe punën e personave të dënuar. 5. Në institucionet korrektuese të tipit të mbyllur mbahet së paku një e treta (1/3) e dënimit me burgim afatgjatë. - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: A correctional institution may have open, semi-open, and closed units.
Neni 206 Në kuadër të institucionit korrektues mund të ketë njësi të hapur, gjysmë të hapur dhe të mbyllur. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: The Ministry may issue subordinate rules for establishing correctional institutions and classifying their types, if proposed by the Ministry of Justice and approved by the Government.
Neni 207 Themelimi i institucioneve korrektuese Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë dhe me miratim të Qeverisë, Ministria nxjerr akte nënligjore për themelimin e institucioneve korrektuese dhe klasifikimin e llojeve të institucioneve korrektuese. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: The Director General of the Kosovo Correctional Service is chosen by the Minister of Justice, serves for 5 years with possible reappointment, reports directly to the Minister, and may be suspended or dismissed for legal violations or inefficiency.
Neni 208 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, zgjidhet nga Ministri i Drejtësisë në bazë të konkursit të hapur pas rekomandimit të komisionit profesional vlerësues. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës udhëheq, drejton dhe kontrollon Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe të gjitha çështjet lidhur me shërbimin Korrektues të Kosovës. 3. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës zgjidhet për periudhë kohore pesë (5) vjet e me mundësi rizgjedhje. 4. Për punën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës i përgjigjet drejtpërdrejtë Ministrit të Drejtësisë. 5. Ministri i Drejtësisë mund ta suspendoj dhe ose shkarkoj Drejtorin e Përgjithshëm për shkelje ligjore, apo për shkak të mos efikasitetit në punë. 6. Vendimi Ministrit është Përfundimtar. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: A candidate may serve as Director General of the Correctional Service only if they meet specified eligibility conditions.
Neni 209 Kushtet për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues 1. Detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues mund ta ushtroj personi (kandidati) i cili i plotëson kushtet në vijim: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë përgatitje universitare; 50 1.3. të ketë shtatë (7) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite në menaxhim; 1.4. të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike; 1.5 të ketë reputacion moral dhe profesional dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: This article sets rules for appointing three deputy directors-general of the Correctional Service of Kosovo, lets them serve for 5 years with possible extension, and allows the Minister of Justice to dismiss them for legal violations or inefficiency.
Neni 210 Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm 1. Zgjedhja e tre (3) Zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm bëhet përshtatshmërish me nenin 208 të këtij ligji. 2. Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës zgjidhen për periudhën kohore pesë (5) vjet me mundësi vazhdimi. 3. Ministri i Drejtësisë me vetë iniciativë apo sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues shkarkon zëvendësdrejtorët e përgjithshëm për shkelje ligjore apo për shkak të mos efikasitetit në punë. 4. Detyrën e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Korrektues mund ta ushtroj personi (kandidati) i cili i plotëson kushtet në vijim: 4.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 4.2. të ketë përgatitje universitare; 4.3. të ketë pesë (5) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku tri (3) vite në menaxhim; 4.4. të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike; 4.5. të ketë reputacion moral dhe profesional dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: The Director General of the Correctional Service appoints correctional institution directors through an open competition, and may suspend or dismiss them for legal violations or inefficiency. Directors may appeal suspension or dismissal, the appeal does not stop the decision from being carried out, and the appeals decision is final.
Neni 211 Drejtorët e Institucioneve Korrektuese 1. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues zgjedhë drejtorët e Institucioneve Korrektuese të Kosovës, në bazë të konkursit të hapur, pas rekomandimit të Komisionit Vlerësues Profesional. 2. Drejtorët e Institucioneve korrektuese zgjidhen përshtatshmërisht me dispozitat e zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues. 3. Drejtorët e Institucioneve Korrektuese të Kosovës zgjidhen për periudhën kohore pesë (5) vjet me mundësi vazhdimi. 4. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues mund ti suspendoj ose shkarkoj drejtorët e institucioneve Korrektuese për shkelje ligjore apo për shkak të mos efikasitetit në punë. 5. Kundër vendimit për suspendim apo shkarkim, drejtorët e institucioneve Korrektuese kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave të Shërbimit Korrektues të Kosovës 6. Ankesa e parashtruar nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. 7. Vendimi i Komisionit të Ankesave i paraparë në paragrafin 5. të këtij neni është përfundimtar. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: The Correctional Service of Kosovo selects and dismisses correctional staff through open competition, and the Ministry of Justice approves the related subordinate acts and staff standards/codes.
Neni 212 Personeli i Shërbimit Korrektues 51 1. Personelin civil të Shërbimit Korrektues të Kosovës e përbëjnë nëpunësit civil në pajtim me ligjin në fuqi për Shërbimin Civil të Kosovës. 2. Personelin korrektues e zgjedh dhe e shkarkon Shërbimi Korrektues i Kosovës në bazë të konkursit të hapur dhe në pajtim me aktet nënligjore me të cilat përcaktohen kualifikimet për zgjedhjen, avancimin dhe transferimin e personelit korrektues. 3. Aktet nënligjore të parapara në paragrafin 2. të këtij neni hartohen nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe aprovohen nga Ministri i Drejtësisë. 4. Shërbimi Korrektues i Kosovës harton standardet, Kodin e Etikës Profesionale, të sjslljes dhe Kodin Disiplinor për personelin korrektues të Shërbimit korrektues të Kosovës dhe ia paraqet për aprovim Ministrit të Drejtësisë - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: The Director General of the Correctional Service forms a Disciplinary Commission for correctional staff. The commission has three members, serves for three years, and decides at a hearing based on evidence from the correctional service and the offender’s hearing.
Neni 213 Komisioni Disiplinor 1. Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Korrektues formon Komisionin Disiplinor për personelin korrektues i cili përbëhet nga tre (3) anëtar, me mandat tre (3) vjet. 2. Procedura disiplinore iniciohet në të gjitha rastet kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se ndonjë i punësuar nga radhët e stafit korrektues ka shkelë dispozitat ligjore apo kodin e etikës profesionale. 3. Komisioni Disiplinor vendos në seancë dëgjimore mbi bazën e provave të siguruara nga shërbimi korrektues dhe dëgjimit të shkelësit. 4. Në punën e tij Komisioni Disiplinor është i pavarur dhe i paanshëm. - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: The Commission may impose disciplinary measures, and an unhappy party may appeal within 8 days; the appeal does not stop enforcement.
Neni 214 Masat disiplinore 1. Komisioni mund të shqiptoj masat disiplinore si në vijim: 1.1. qortimin; 1.2. qortim me vërejtje me shkrim; 1.3. zvogëlimi i së ardhurave personale deri në tridhjetë përqind (30%), duke pasur parasysh natyrën e shkeljes; 1.4. transferin në institucion tjetër korrektues deri në gjashtë (6) muaj; 1.5. ulja në pozitë; 1.6. ndërprerjen e marrëdhënies së punës. 2. Komisioni shqipton sanksionin në harmoni me shkallën e përgjegjësisë disiplinore dhe pasojat e shkeljes. 3. Kundër vendimit të Komisionit Disiplinor, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, brenda afatit tetë (8) ditor nga dita e dorëzimit të vendimit. Ankesa i drejtohet Komisionit të Ankesave në kuadër të Shërbimit Korrektues. 4. Ankesa e parashtruar nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. 5. Vendimi i Komisionit të Ankesave i paraparë në paragrafin 3. të këtij neni është përfundimtarë. 6. Komisioni i Ankesave përbëhet nga tre (3) anëtar të zgjedhur nga radhët e personelit të Shërbimit Korrektues me mandat (3) vjet me mundësi rizgjedhje. 52 7. Personeli Korrektues i Shërbimit Korrektues, për shkak të rrezikshmërisë, rëndësisë, si dhe kushteve të veçanta të punës, për çdo dymbëdhjetë (12) muaj pune i llogaritet si gjashtëmbëdhjetë (16) muaj stazh i siguruar, kurse në llogaritjen e pagave sigurohet një shtesë e të ardhurave. 8. Kategorizimi i personelit, të cilët do të realizojnë beneficionet e parapara në paragrafin 7. të këtij neni rregullohen me akt të veçantë nënligjor të cilin e harton Shërbimi Korrektues dhe aprovon Ministri i Drejtësisë. - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Article 215 says the correctional service must publicize its work, the chief director appoints a spokesperson, confidential detainee/prisoner information must not be disclosed, and the justice minister may issue rules and allow limited access in specific cases.
Neni 215 Publiciteti i punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës 1. Shërbimi Korrektues përmes publikimit të informacioneve dhe politikave organizative të Shërbimit Korrektues të Kosovës sensibilizon opinionin e gjer publik për punën dhe veprimtarinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues cakton zëdhënësin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. 3. Të gjitha informacionet lidhur me personat e dënuar dhe të paraburgosurit janë konfidenciale dhe nuk zbulohen e nuk bëhen të njohura për opinionin apo për mediat. 4. Përjashtimisht nga paragrafi 3. i këtij neni, Ministria e Drejtësisë mund t’i bëjë të njohura informacionet konfidenciale për mediat ose grupet tjera të informimit publik nëse dhënia e këtyre informacioneve është në pajtim me interesin e përgjithshëm shoqëror. Informacionet e tilla konfidenciale nuk zbulohen nëse zbulimi i tyre paraqet rrezik për rendin dhe sigurinë e përgjithshme të institucioneve korrektuese apo nëse dhënia e këtyre informacioneve mund të dëmtojë qëllimin e dënimit. 5. Personat e dënuar nuk intervistohen nga mediat, grupet publike lokale apo personat tjerë pa pëlqim paraprak. 6. Ministri i Drejtësisë nxjerr akt nënligjor mbi fshehtësinë e informacioneve, dhënien dhe zbulimin e tyre dhe udhëzime për mediat. 7. Dispozitat e këtij neni nuk e cenojnë autorizimin që e kanë Ombudspersoni i Kosovës, gjykatësit dhe zyrtarët tjerë të drejtësisë në bazë të ligjit në fuqi për qasje në dokumentet, zyrtare dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 8. Ministri i Drejtësisë mund t’i lejoj qasje organizatave të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pajtim me rregullat brendshme të institucioneve korrektuese - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: The Director General of the Correctional Service is authorized to approve visits by persons or groups in correctional institutions.
Neni 216 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues është i autorizuar për miratimin e vizitave nga ana e personave apo grupeve në institucionet korrektuese. KREU XXI SHËRBIMI PËR EKZEKUTIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE DHE RIINTEGRIMIN SHOQËROR TË PERSONAVE TË DËNUAR - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: The Probation Service is overseen by the Ministry of Justice, and its Director General leads it.
Neni 217 1. Shërbimi për ekzekutimin e dënimeve alternative dhe riintegrimin shoqëror të personave të dënuar (Shërbimi sprovues) është nën udhëheqjen dhe përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimin Sprovues e udhëheq Drejtori i Përgjithshëm. 2. Drejtori i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, zgjidhet me konkurs të hapur nga Ministria e Drejtësisë në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil. 3. Shërbimi Sprovues ka drejtoritë regjionale të cilat udhëhiqen nga drejtorët regjional. 53 4. Shërbimi Sprovues ka shenjën e vet identifikuese 5. Shërbimi sprovues është përgjegjës për: 5.1. përgatitjen e anketës sociale dhe raportet para ndëshkuese për kryerësit e veprave penale; 5.2. mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj personave të dënuar gjatë mbajtjes së dënimeve alternative; 5.3. mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj kryerësve të varur nga droga ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues i cili mbahet në liri; 5.4. mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj personave të dënuar të liruar me kusht; 5.5. udhëzimin dhe mbështetjen ndaj personave të dënuar në përfundim të dënimit të tyre; 5.6. ndonjë detyrë tjetër të përcaktuar nga Ministria e Drejtësisë; 5.7. shërbimi Sprovues nxjerr Rregulloren e Brendshme për mënyrën e funksionimit të tij. - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: Service personnel gets extra service-time credit and an income supplement in pay calculation, and the Justice Ministry issues a special sublegal act on categorization.
Neni 218 1. Personeli i shërbimit Sprovues, për shkak të rrezikshmërisë, rëndësisë, si dhe kushteve të veçanta të punës, për çdo dymbëdhjetë (12) muaj pune i llogaritet si gjashtëmbëdhjetë (16) muaj stazh i siguruar, kurse në llogaritjen e pagave sigurohet një shtesë e të ardhurave 2. Kategorizimi i personelit, të cilët do të realizojnë beneficionet e parapara në paragrafin 1. të këtij neni rregullohen me akt të veçantë nënligjor, të cilin e nxjerr Ministria e Drejtësisë. KREU XXII INSPEKTORATI I MINISTRISË SË DREJTËSISË - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must establish an inspectorate for internal inspection of the Kosovo Correctional Service and carry out inspection activities through inspectors.
Neni 219 Inspektimi i brendshëm i institucioneve korrektuese 1. Ministria e Drejtësisë themelon Inspektoratin për inspektimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë. 2. Zgjedhja dhe shkarkimi i Kryeinspektorit dhe inspektorëve bëhet në pajtim me rregullat e Ligjit për Shërbimin Civil. 3. Aktivitetet e inspektimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij, e bënë Ministria përmes inspektorëve. 4. Kryeinspektor mund të zgjidhet personi i cili ka përgatitje universitare dhe ka së paku pesë (5) vite përvojë pune relevante. 5. Inspektor mund të zgjidhet, personi i cili ka përgatitje universitare dhe ka së paku tri (3) vite përvojë pune relevante. - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: The inspector supervises compliance, can enter correctional service premises without notice for inspection, can order defects to be fixed, and must keep inspection notes confidential and report regularly.
Neni 220 Të drejtat dhe detyrat e inspektorëve 1. Inspektori bënë mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe ka autorizim 1.1. të hyj në çdo kohë dhe pa paralajmërim në të gjitha hapësirat dhe lokalet e Shërbimit Korrektues me qëllim të inspektimit; 1.2. të urdhëroj që lëshimet dhe të metat e konstatuara të eliminohen në afatin të cilin ai e cakton; 54 1.3. të verifikoj secilin rast veç e veç , çdo herë kur dyshohet për shkelje ligjore. Inspektori inicion procedurën qoftë sipas detyrës zyrtare apo me iniciativën e personit të interesuar; 1.4. t’u rekomandoj subjekteve përgjegjës ndërmarrjen e masave disiplinore në pajtim me strukturën hierarkike. 2. Subjekti të cilit i është urdhëruar eliminimi i të metave dhe parregullsive sipas paragrafit 1, nën- paragrafi 1.1. të këtij neni, është i detyruar që pas eliminimit të të metave dhe parregullsive të lajmëroj inspektorin në afatin e caktuar nga inspektori dhe i cili nuk mund të jetë më i gjatë se tetë (8) ditë. 3. Inspektori është i detyruar që: 3.1. të hartoj procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese; 3.2. të ruaj si sekret të gjitha shënimet për të cilat njoftohet gjatë kryerjes së punëve inspektuese, e që me aktet e brendshme konsiderohen si konfidenciale. Zbulimi i këtyre informatave bëhet vetëm para autoriteteve të përcaktuara me ligj; 3.3. të hartoj raporte të rregullta për Sekretarin e Përhershëm dhe të paktën një herë në tre (3) muaj për Ministrinë e Drejtësisë lidhur me të gjeturat e tij. - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: Inspectors must act independently and impartially, and carry out their duties professionally and with full responsibility.
Neni 221 Pavarësia dhe paanshmëria 1. Inspektorët në kryerjen e detyrës së tyre janë të pavarur dhe të paanshëm nga çdo ndërhyrje e cila mund të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. 2. Inspektorët duhet të kryejnë detyrën e tyre me aftësi profesionale e me përgjegjësi të plotë dhe janë të lirë nga çfarëdo ndërhyrje, që mund të ndikoj në gjykimin e drejtë të tyre ose në rezultatin e kontrollit. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: Correctional institutions are assessed annually through inspection, and the Ministry of Justice may issue bylaws on internal inspection rules and mechanisms.
Neni 222 1. Gjithashtu përmes inspektimit bëhet vlerësimi vjetor i secilit institucioni korrektues përmes: 1.1. përcaktimit nëse veprimet janë kryer në mënyrë efektive, në veçanti ato lidhur me procedurat e pranimit, zbatimin e dënimeve disiplinore, çështjet e sigurisë, sigurimit të shërbimeve shëndetësore dhe mjekësore dhe sigurimit të ndihmës edukative dhe shoqërore; 1.2. shqyrtimit të besueshmërisë së informacioneve financiare dhe atyre drejtuese; 1.3. vërtetimit nëse pasuritë që i takojnë Shërbimit Korrektues të Kosovës kontrollohen dhe sigurohen nga humbjet, në veçanti mirëmbajtja dhe pastërtia e objekteve; 1.4. vlerësimit të shfrytëzimit efektiv të burimeve njerëzore; 1.5. mbikëqyrjes nëse janë arritur objektivat e përcaktuara të programeve. 2. Ministria e Drejtësisë mund të nxjerrë akte nënligjore lidhur me rregullat dhe mekanizmat për inspektimin e brendshëm të institucioneve korrektuese. PJESA E SHTATË DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE KREU XXIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: The Justice Ministry must issue implementing subordinate acts within 12 months, and correctional/probation authorities must approve internal rules within the stated deadlines.
Neni 223 55 1. Ministria e Drejtësisë nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja e tij në fuqi. 2. Rregullat e brendshme të punës për funksionimin e institucioneve korrektuese miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Rregullat e brendshme të punës për funksionimin e institucioneve sprovuese miratohen nga Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 4. Rendi shtëpiak i secilit institucion korrektues miratohet nga Drejtori i Institucionit Korrektues 5. Aktet ekzistuese nënligjore mbeten në fuqi deri në zëvendësimin e tyre me akte të reja nënligjore. - 224 Verify source ↗
Neni 224
AI-assisted research summary: Sentences started before this law took effect and not finished by then must continue and be completed under this law, unless the current law is more favorable to the convicted person.
Neni 224 Ekzekutimi i dënimeve të filluara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, por të cilat nuk janë përfunduar deri në atë datë vazhdohen dhe përfundohen në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përveç nëse dispozitat e ligjit në fuqi janë më të favorshme për personin e dënuar. - 225 Verify source ↗
Neni 225
AI-assisted research summary: If a time period is already running when this law enters into force, it is counted under this law, unless the earlier period was longer or this Chapter says otherwise.
Neni 225 Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nëse periudha e parashikuar kohore është duke rrjedhur, kjo periudhë llogaritet në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përveç nëse periudha e mëparshme ka qenë më e gjatë apo nëse me dispozitat e këtij Kreu përcaktohet ndryshe. - 226 Verify source ↗
Neni 226
AI-assisted research summary: This article repeals Regulation No. 2004/46 on the Enforcement of Criminal Sanctions and any other legal provisions that conflict with this law.
Neni 226 Dispozitat shfuqizuese Ky ligj shfuqizon Rregulloren Nr. 2004/46 Mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe të gjitha dispozitat tjera ligjore që janë në kundërshtim me të. - 227 Verify source ↗
Neni 227
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 227 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-191 22 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-043-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-191 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in