LIGJI NR. 03/L-192 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
This is the title and opening preamble of a law establishing the Independent Supervisory Council for the Civil Service of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-192
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening preamble of a law establishing the Independent Supervisory Council for the Civil Service of Kosovo. This provision says the law sets out how the Independent Supervisory Council of the Civil Service of Kosovo is organized and functions. This article defines three terms used in the law: Civil Servant, Secretariat, and Code of Ethics. The Independent Oversight Council of Kosovo’s Civil Service reports to the Assembly, resolves civil servants’ complaints, and ensures compliance with civil service rules and principles. The Council has seven members, appointed by the Assembly of the Republic of Kosovo through open and transparent procedures.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-192 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening preamble of a law establishing the Independent Supervisory Council for the Civil Service of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 77 / 16 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-192 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out how the Independent Supervisory Council of the Civil Service of Kosovo is organized and functions.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (në tekstin e mëtejmë Këshilli). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines three terms used in the law: Civil Servant, Secretariat, and Code of Ethics.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Nëpunës Civil - anëtarët e Shërbimit Civil të përcaktuar me Ligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës; 1.2. Sekretariat - organin i cili ndihmon Këshillin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij. 1.3. Kodi i Etikës – Kodi i etikës të cilin e nxjerrë Këshilli. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Independent Oversight Council of Kosovo’s Civil Service reports to the Assembly, resolves civil servants’ complaints, and ensures compliance with civil service rules and principles.
Neni 3 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës Këshilli është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili zgjidh ankesat e nëpunësve si dhe siguron respektimin e të gjitha rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Council has seven members, appointed by the Assembly of the Republic of Kosovo through open and transparent procedures.
Neni 4 Përbërja e Këshillit 1. Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente. 2. Përbërja e Këshillit pasqyron karakterin shumetnik dhe gjinor të Kosovës. Së paku dy (2) anëtar emërohen nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar të jenë të gjinisë femërore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A candidate for Council member must meet the stated qualifications and conditions.
Neni 5 Kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit 2 1. Për tu zgjedhur anëtar i Këshillit kandidati duhet të këtë kualifikime dhe t’i plotësojë këto kushtet: 1.1. të jetë shtetas dhe banorë i përhershëm i Republikës së Kosovës; 1.2. të jetë me integritet të lartë moral; 1.3. të këtë së paku diplomë të fakultetit juridik apo administratë publike që është e vlefshme sipas ligjit në fuqi; 1.4. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil; 1.5. të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi; 1.6. të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly must publish a public call, an ad hoc committee must review accepted nominations, the committee must recommend two candidates for each vacant seat within 21 days after the nomination deadline, and the Assembly must elect one of the recommended candidates by majority vote of members present and voting.
Neni 6 Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit 1. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të Këshillit apo pas shpalljes së vendit të lirë të punës për arsye të tjera, Kuvendi i Kosovës në pajtim me rregulloren e punës nxjerrë shpalljen publike, brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj. 2. Emërimet e propozuara që pranohen shqyrtohen nga një Komision ad –hoc i Kuvendit të Kosovës. 3. Brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo vend të lirë të punës në Këshillë, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e Shërbimit Civil politikisht të paanshëm në Kosovë, që bazohet në merita dhe pasqyron karakterin shumetnik të Kosovës. 4. Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit emërohen për 5 vjet dhe mund të rizgjidhen vetëm edhe një herë; gjatë mandatit, një anëtar nuk mund të ushtrojë funksion tjetër ose të marrë pjesë aktive në aktivitete politike.
Neni 7 Mandati i anëtareve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat tjetër. 2. Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër apo të merr pjesë aktive në aktivitete politike. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Council Chair is elected from among the Council members for a two-year term and leads, coordinates, represents, and acts for the Council.
Neni 8 Kryetari i Këshillit 1. Kryetari i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të tij, me mandat dy (2) vjeçar. 2. Kryetari i Këshillit udhëheq punën dhe koordinon aktivitetet e anëtarëve të Këshillit. 3. Kryetari i Këshillit përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarin e Këshillit, jep autorizime për ushtrimin e detyrave, cakton komisione dhe nxjerr vendime. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo may dismiss a Council member by majority vote for the listed reasons.
Neni 9 Shkarkimi i Anëtarëve të Këshillit 1. Me propozimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit, rekomandim të komisionit të përhershëm të Kuvendit apo përmes mocionit të Deputeteve, Kuvendi i Kosovës mund ta shkarkojë anëtarin e Këshillit me shumicë votash për shkak të arsyeve në vijim: 3 1.1. paaftësisë profesionale; 1.2. paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e anëtarit; 1.3. dënimit për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg; 1.4. mungesës në punë mbi një (1) muaj për arsyet që nuk parashihen me ligj; dhe 1.5. shkeljes së paragrafit 2. të nenit 7 të këtij ligji dhe Shkeljes së kodit të Etikës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Council has powers to review and decide civil servants’ complaints, decide whether senior civil service appointments comply with the law, and oversee implementation of civil service rules and principles.
Neni 10 Funksionet e Këshillit 1. Këshilli ka këto funksione: 1.1. shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë kundër vendimeve të organit të punësimit në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës; 1.2. vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit drejtues janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës; 1.3. mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Council may visit workplaces of civil servants, access and inspect relevant written records, and interview civil servants for its functions, but it must first give reasonable prior notice and specify what information and which civil servants it needs.
Neni 11 Kompetencat e Këshillit 1. Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të tij Këshilli mund të: 1.1. vizitojë çdo vend ku janë të punësuar nëpunësit civilë; 1.2. ketë qasje dhe t’i kontrollojë të dhënat me shkrim lidhur me punësimin, emërimin, procedurat disiplinore dhe avancimin e nëpunësve civilë ose lidhur me shqyrtimin dhe vendimet për ankesa dhe 1.3. mund ta intervistojë çdo nëpunës civil, i cili mund të ketë informata që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për ushtrimin e funksioneve të Këshillit. 2. Këshilli i jep paraprakisht zyrtarit të nivelit të lartë drejtues të organit përkatës të punësimit një njoftim të arsyeshëm për çfarëdo vizite apo kërkese të informatave, duke cekur llojin e informatave të cilat i kërkon dhe nëpunësit civilë që kërkohen për intervistë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Civil servants may appeal to the Council; internal complaint procedures must usually be exhausted first, and the Council must issue a written decision within 60 days, with a possible 30-day extension for specific matters.
Neni 12 Ankesat 1. Nëpunësi civil i cili është i pa kënaqur me vendim të organit të punësimit, lidhur me pretendimin për shkeljen e rregullave dhe parimeve të parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës, ka të drejtë të ankohet në Këshill. 2. Në emër të Këshillit ankesat i shqyrton dhe i vendos kolegji i përbërë nga tre (3) anëtarë të Këshillit. 3. Rregullat dhe procedurat për ankesa sipas këtij neni caktohen nga Këshilli. të cilat përcaktojnë: 3.1. që para parashtrimit të ankesës në Këshill, nëpunësi apo kandidati i cili pretendon se është dëmtuar duhet t’i ketë shteruar procedurat e brendshme të ankesave të organit përkatës të punësimit, përveç nëse Këshilli e përjashton këtë kërkesë për shkak të frikës së arsyeshme të hakmarrjes, dështimit të organit të punësimit për të zgjidhur ankesën brenda tridhjetë (30) ditësh ose për ndonjë shkak tjetër të arsyeshëm; 4 3.2. që pala e dëmtuar dhe organi i punësimit të kenë mundësi t’ia paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre Këshillit, të cilat duhet t’i vihen në dispozicion palës kundërshtuese; 3.3. që në rastet e kontesteve të fakteve materiale, të dy palëve t’u jepet mundësia që së bashku të merren në pyetje nga Këshillit, ku ata mund t’i paraqesin provat dhe dëshmitë gjatë marrjes në pyetje dhe hetimit; 3.4. që për çdo ankesë që paraqitet para tij, Këshilli brenda afatit prej (60) ditësh pas përfundimit të procedurës së ankesës duhet të lëshojë një vendim me shkrim, duke arsyetuar vendimin e tij dhe bazën ligjore e faktike të atij vendimi. 3.5. përjashtim nga nën-paragrafi 3.4 i këtij paragrafi mund të ketë në rast kur natyra e lëndës është specifike për të cilin këshilli nxjerr vendim dhe afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh mund ti shtohen edhe tridhjetë (30) ditë. 4. Në rastet kur Këshilli bindet se përmes vendimit të kundërshtuar janë shkelur parimet apo rregullat e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, ai nxjerr vendim me shkrim i cili i drejtohet zyrtarit të nivelit të lartë drejtues apo përgjegjësit kryesor të organit përkatës të punësimit, i cili është përgjegjës për zbatimin vendimit të Këshillit 5. Anëtari i Këshillit i cili ka marrë pjesë si anëtar i komisionit përkitazi me emërimin e një nëpunësi civil, nuk mund të marrë pjesë në procedurën e ankesës ndaj vendimit të tillë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The decision is a final administrative decision and must be executed by the senior responsible official or the responsible person of the institution that made the first decision, within 15 days from receipt.
Neni 13 Vendimi i Këshillit Vendimi i Këshillit paraqet vendimin administrativ të formës së prerë dhe ekzekutohet nga zyrtarit të nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës. Ekzekutimi duhet të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: An unhappy party may start an administrative dispute in the competent court against the Council’s decision within 30 days after the decision is delivered.
Neni 14 E drejta e ankesës Kundër vendimit të Këshillit, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Këshillit nuk është i ligjshëm mund të inicioj konflikt administrative në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit të Këshillit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If the responsible person does not execute the Council’s decision, the Council must notify certain officials in writing, and the matter can trigger disciplinary and material proceedings.
Neni 15 Procedura në rast mos zbatimi të vendimit të këshillit 1. Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjigjes i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. 2. Nëse personi përgjegjës i institucionit nuk ekzekuton vendimin e Këshillit në afatin e paraparë me nenin 13 të këtij ligji, Këshilli në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita kur ka kaluar afati për ekzekutim, duhet të njofton me shkrim kryeministrin, dhe eprorin e drejtpërdrejt të personit përgjegjës për ekzekutim. 3. Njoftimi nga paragrafi 2. i këtij neni konsiderohet kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore dhe materiale kundër personit përgjegjës për ekzekutim, e cila zhvillohet në pajtim me dispozitat e parapara Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës. 4. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e kalimit të afatit për ekzekutim, pala mund të filloj procedurën e ekzekutimit në gjykatën komunale sipas ligjit për procedurën përmbaruese kundër personit dhe institucionit përgjegjës për ekzekutim, për dëmet materiale dhe jo materiale që janë shkaktuar me këtë vendim. Nëse gjykata kompetente vendos që punëtori (personi), i cili e ka kontestuar këtë mosekzekutim (mosekzekutimin e vendimit), t’ia kompensoi shumën e pagave, shpenzimet procedurale 5 dhe shpenzimet tjera të mundshme, personi përgjegjës i institucionit mban edhe përgjegjësi materiale për dëmin që ia ka shkaktuar institucionit sipas ligjit. 5. Këshilli duhet të njofton me shkrim Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimet që nuk janë ekzekutuar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Council must have at least one member attend review committee meetings as an observer, and it may issue a written recommendation if a committee decision is not in line with the civil service rules and principles.
Neni 16 Shqyrtimi i emërimeve të nëpunësve civilë 1. Me qëllim të shqyrtimit të emërimeve të nëpunësve civil të nivelit drejtues, për të verifikuar nëse ato emërime janë bërë në pajtim me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës, Këshilli: 1.1. përfaqësohet se paku nga një (1) anëtar i cili do të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhjet e çdo komisioni të emëruar për shqyrtimin e punësimit apo avancimit të kandidatëve për plotësimin e posteve të nivelit drejtues; 1.2. pas rekomandimit të anëtarit të Këshillit që ka vepruar si vëzhgues, Këshilli vendos nëse vendimet e komisioneve të emërimit janë marrë në pajtim me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës dhe i rekomandon me shkrim organit të punësimit, nëse vendimet e komisioneve të emërimit nuk janë në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës. 2. Nëse organi punësimit nuk zbaton rekomandimin e cekur në nën-paragrafin 1.2. paragrafi 1. të këtij neni Këshilli njofton Kuvendin e Kosovës dhe Kryeministrin. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Council must annually review employment data and procedures, may interview responsible employers when needed, and must recommend corrections when it finds issues.
Neni 17 Vlerësimi i respektimit 1. Me qëllim që të vlerësohet respektimi i parimeve të parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës nga ana e organit të punësimit, në institucione, Këshilli për çdo vit: 1.1. shqyrton një mostër të të dhënave të punësimit që i mbajnë organet e punësimit; 1.2. vëzhgon drejtpërsëdrejti një mostër të procedurave të punësimit, të avancimit dhe të procedurave të tjera disiplinore të organit të punësimit; dhe 1.3. sipas nevojës, interviston personat e punëdhënësve që janë përgjegjës për vendimet e shqyrtuara nga Këshilli. 2. Në rastet kur Këshilli konstaton sferat që lypset korrigjuar, ai i bën rekomandime udhëheqësit kryesor ekzekutiv të autoritetit përkatës të punësimit. 3. Këshilli i vlerëson përgjigjet e organeve të punësimit të ofruara sipas rekomandimeve të Këshillit dhe aty ku një autoritet i punësimit pa arsye nuk i zbaton rekomandimet e tilla, Këshilli ia paraqet çështjen Kuvendit, i cili i’a përcjell Kryeministrit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Council must cooperate with employment organs, and employment organs must cooperate with the Council.
Neni 18 Bashkëpunimi me organet e punësimit Këshilli bashkëpunon me organet e punësimit për t’i kryer funksionet e tij në përputhje me këtë ligj, dhe organet e punësimit janë të obliguara të bashkëpunojnë me Këshillin. Në rastet kur organi i punësimit nuk bashkëpunon, Këshilli i raporton për këtë mosbashkëpunim Kuvendit, i cili njoftimin ia përcjell eprorit të tij të drejtpërdrejtë, dhe Kryeministrit - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Council must submit an annual report to the Assembly of Kosovo and send a copy to the Prime Minister for information. After the Assembly approves it, the report is made available to the public and published in the Official Gazette.
Neni 19 Raporti vjetor 6 1. Këshilli i paraqet raport vjetor Kuvendit të Kosovës. Këshilli një kopje te raportit për informim ia përcjell Kryeministrit. 2. Raporti i Këshillit i vihet në dispozicion publikut pas aprovimit nga Kuvendi. Raporti botohet në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Sekretariati i Këshillit funksionon brenda këshillit, e ndihmon atë në kryerjen e detyrave të tij, dhe drejtohet nga drejtori ekzekutiv i Sekretariatit.
Neni 20 Sekretariati i Këshillit 1. Në kuadër te këshillit funksion Sekretariati i tij, i cili ndihmon këshillin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të këshillit. 2. Sekretariati udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv i Sekretariatit i cili i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryetarit të Këshillit. Drejtori dhe nëpunësit e sekretariatit janë nëpunës civil. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Council is funded from Kosovo’s budget, may receive donor contributions, and the Parliament must be notified of accepted donor contributions.
Neni 21 Financimi i Këshillit 1. Këshilli financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Këshilli ka vijën e vetë buxhetore e cila i garanton pavarësinë e tij. 2. Këshilli mund të marr kontribute nga donatorët dhe ato nuk duhet të ndikojnë në pavarësinë e Këshillit. 3. Për kontributet e donatorëve që pranohen njoftohet Kuvendi. 4. Niveli i pagës së kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit caktohet në pajtim me ligjin për pagat e zyrtareve të lartë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Council adopts the Rules of Procedure and the Code of Ethics.
Neni 22 Rregullorja e punës së Këshillit dhe Kodi i Etikës Këshilli miraton Rregulloren e Punës dhe Kodin e Etikës - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: After this law enters into force, UNMIK Regulation No. 2008/12 is repealed.
Neni 23 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Pas hyrjes në fuqi te këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2008/12, për Ndryshimin e Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the official gazette.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-192 15 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-040-2010, datë 02.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-192 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in