LIGJI NR. 03/L-195 PËR AVOKATIN E POPULLIT
This provision is the preamble to the law on the Ombudsman and starts Chapter I, the general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-195
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the law on the Ombudsman and starts Chapter I, the general provisions. This article states the law’s purpose: to create a legal mechanism to protect, supervise, and promote the fundamental rights and freedoms of natural and legal persons from unlawful or irregular acts or omissions by public authorities, other bodies, and organizations exercising public powers. This article says the law governs how the Ombudsperson Institution is organized and operates, including appointment and dismissal procedures, powers, work methods, and complaint and investigation procedures. The Ombudsman is an independent institution guided by impartiality, confidentiality, and professionalism. The law applies to protecting people’s rights, freedoms, and interests in Kosovo and abroad from unlawful acts or omissions by public authorities of Kosovo. The Ombudsman institution’s working languages are the official languages provided by the Constitution and law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-195 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the law on the Ombudsman and starts Chapter I, the general provisions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 80 / 27 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-195 PËR AVOKATIN E POPULLIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AVOKATIN E POPULLIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to create a legal mechanism to protect, supervise, and promote the fundamental rights and freedoms of natural and legal persons from unlawful or irregular acts or omissions by public authorities, other bodies, and organizations exercising public powers.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, të organeve të tjera dhe të organizatave që ushtrojnë autorizime publike për llogari të tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law governs how the Ombudsperson Institution is organized and operates, including appointment and dismissal procedures, powers, work methods, and complaint and investigation procedures.
Neni 2 Fushëveprimi i ligjit Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Institucionit të Avokatit të Popullit, duke përcaktuar procedurat për emërim dhe shkarkim, kompetencat dhe mënyrën e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe rregullon procedurat për parashtrimin e ankesave dhe hetimin e tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ombudsman is an independent institution guided by impartiality, confidentiality, and professionalism. The law applies to protecting people’s rights, freedoms, and interests in Kosovo and abroad from unlawful acts or omissions by public authorities of Kosovo.
Neni 3 Parimet bazë të veprimtarisë së Avokatit të Popullit 1. Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme të organeve të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution’s working languages are the official languages provided by the Constitution and law.
Neni 4 Gjuha e punës Gjuhë e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit janë gjuhët zyrtare të parapara me Kushtetutë dhe ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution consists of the Ombudsman, five deputy Ombudsmen, professional staff, and the administration.
Neni 5 Përbërja e Institucionit të Avokatit të Popullit 1. Institucioni i Avokatit të Popullit, përbëhet nga: 1.1. Avokati i Popullit; 1.2. pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit; 2 1.3. personeli profesional; dhe 1.4. administrata. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ombudsman and deputy ombudsmen must choose only people who meet the listed eligibility conditions.
Neni 6 Kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij zgjedhën personat që i plotësojnë këto kushte: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë arsimim të lartë; 1.3. të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë; 1.4. të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut; 1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës; 1.6. të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar i kabinetit qeveritar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ombudsman and his deputies must not join political parties, do political or professional private/public activity, or take part in governing bodies of civil, economic, or commercial organizations. They may do paid public or professional work only as allowed here, with teaching in higher education expressly allowed.
Neni 7 Papajtueshmëria 1. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij nuk duhet të jenë anëtarë të asnjë partie politike e as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale. 2. Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij nuk marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare; 2.1. përveç ndalesave të përcaktuara në nën-paragrafin 1.6. të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni, Avokati i popullit dhe zëvendësit e tij nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. 3. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij mund të merren me veprimtari shkencore, kulturore, akademike dhe veprimtari tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me funksionet e tyre dhe me legjislacionin në fuqi. KREU II PROPOZIMI, ZGJEDHJA DHE SHKARKIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DHE ZËVENDËSVE TËTIJ - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for selecting the Ombudsman and deputies, including timing, publication, candidate review, shortlist size, and representation requirements.
Neni 8 Procedura e propozimit 1. Procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dhe zëvendësve të tij fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të tyre. 2. Gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit dhe të zëvendësve të tij, duhet të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. 3. Propozimin e Avokatit të Popullit e bënë Komisioni përkatës i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili pasqyron përbërjen politike, etnike dhe gjinore të Kuvendit në pajtim me rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3 4. Kuvendi i Kosovës e shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në media të shkruara dhe elektronike. 5. Në konkurs caktohen kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj. Afati për paraqitjen e propozimit për kandidatin nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) e as më i gjatë se njëzetë (20) ditë. 6. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 5. të këtij neni, Komisioni, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj, dhe hedhë poshtë kandidaturat që nuk plotësojnë këto kushte. 7. Komisioni zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për tu zgjedhur Avokat i Popullit dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për Avokat të Popullit. 8. Lista e ngushtë përmban tre (3) kandidatë. 9. Komisioni, bashkangjitur me listën e ngushtë, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës listën e të gjithë kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. 10. Propozimi i Komisioni përmban arsyetim përse Komisioni ju ka dhënë përparësi disa kandidatëve në krahasim me kandidatët tjerë. 11. Propozimin e zëvendësve e bën Avokati i Popullit në bazë të konkurrencës së hapur dhe transparente, sipas konkursit të shpallur nga Kuvendi i Kosovës. 12. Propozimi i Avokatit të Popullit e përmban arsyetimin për kandidatët e propozuar. 13. Të paktën njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit duhet të jetë pjesëtar i komunitetit serb të Kosovës dhe së paku një (1) duhet të jetë prej njërit nga komunitetet tjera jo shumicë në Kosovë. 14. Procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe Zëvendësve të Avokatit të Popullit, rregullohet me Rregullore të posaçme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly elects the Ombudsman and deputies, with time limits and a rotation-based appointment for the deputy chief.
Neni 9 Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokati i Popullit duhet të zgjidhet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e propozimit të kandidatëve. Nëse ky afat nuk është arritur, Kuvendi i Republikës së Kosovës voton për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në secilën seancë plenare për tridhjetë (30) ditë të tjera. Nëse Avokati i Popullit nuk zgjidhet brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, Komisioni përkatës i Kuvendit përsëri do të shpallë konkurs për Avokat të Popullit. 3. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjidhen njëherazi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. 4. Nëse Kuvendi nuk i zgjedh zëvendësit në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve, Kuvendi shpall konkurs të ri. 5. Avokati i Popullit, njërin nga zëvendësit e zgjedhur e cakton zëvendës kryesor të tij me rotacion për një mandat një (1) vjeçar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit merr detyrën vetëm pasi të japë betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Neni 10 Marrja e detyrës dhe betimi 4 1. Avokati i Popullit merr detyrën pasi ta kenë dhënë betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2. Teksti i betimit është si në vijim: “Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do t’i kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me Kushtetutë dhe me ligj, se do t’i mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën e Kosovës”. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ombudsman and deputies are immune from criminal prosecution, civil lawsuits, or dismissal for acts or decisions within their responsibilities; their offices, records, communications, property, funds, and assets are also inviolable.
Neni 11 Imuniteti 1. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimtari ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësisë të Institucionit të Avokatit të Popullit. 2. Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit janë të pacenueshme. Arkivat, lëndët, komunikimet, prona, fondet dhe pasuritë e Institucionit të Avokatit të Popullit, kudo që janë apo nga kushdo që mbahen, janë të pacenueshme dhe gëzojnë imunitet nga kontrolli, marrja, nga kërkimi zyrtar i tyre, nga konfiskimi, nga shpronësimi apo nga çfarëdo ndërhyrje tjetër, qoftë përmes veprimit përmbarues, administrativ, gjyqësor apo legjislativ. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ombudsman and his deputies may be dismissed for the reasons listed in this article.
Neni 12 Shkarkimi nga funksioni i Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Avokati i Popullit, dhe zëvendësit e tij mund të shkarkohen për arsyet në vijim: 1.1. paaftësia fizike apo mendore që shkakton pamundësinë e tij për kryerjen e funksioneve të tij. 1.2. ka kryer vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës me gjashtë (6) ose më tepër muaj burgim në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë; 1.3. për shkak të sjelljes së tij personale që është në kundërshtim me ushtrimin e funksionit të tij; 1.4. nëse kryen veprime në kundërshtim me nën-paragrafin 1.6 të nenit 6 dhe paragrafi 2. të nenit 7 të këtij ligji. 2. Avokati i Popullit kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të shkarkojë nga detyra një apo më shumë zëvendës të tij, për shkak të një apo më shumë arsyeve të parapara në këtë ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ombudsman’s function and the deputies’ functions end on death, resignation, expiry of the term, or dismissal.
Neni 13 Përfundimi i funksionit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij 1. Funksioni i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij mbaron: 1.1. me vdekjen e tij; 1.2. kur jep dorëheqje; 1.3. kur mbaron afati 5 (pesë) vjeçar për Avokatin e Popullit, ndërsa 3 (tre) vjeçar për zëvendës të Avokatit të Popullit; 1.4. kur shkarkohet. 2. Në rast mungese, vdekje, paaftësie të përhershme ose të përkohshme, Avokati i Popullit, zëvendësohet nga zëvendësi kryesor. Nëse zëvendësi kryesor nuk mund të kryejë funksionin, atëherë Avokati i Popullit zëvendësohet nga zëvendësi më i vjetër sipas moshës. 3. Në rast skadimi të mandatit, Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij do ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit dhe zëvendësve të tij. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: After the Ombudsman’s term ends, they may return to their previous public function or work; if that is not possible, the former employer must provide suitable work. In some cases, the Ombudsman also has a right to salary for up to one year after the mandate ends.
Neni 14 Sigurimi i Punës pas përfundimit të mandatit 1. Pas përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit mund të kthehet në funksionin e tij ose punën publike që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit. Kur kjo nuk është e mundur, atëherë punëdhënësi i mëhershëm duhet t’i sigurojë një punë të përshtatshme, varësisht nga aftësitë dhe profesioni i tij. 2. Avokatit të Popullit, të cilit i përfundon mandati, ose që për shkaqe të arsyeshme nuk mund ta vazhdojë punën e mëparshëm ose nuk mund të gjejë punë tjetër adekuate, e as që i ka plotësuar kushtet e përgjithshme të pensionimit, gëzon të drejtën e pagës në vlerën e njëjtë më atë që do të paguhej po të kishte punuar deri në pranimin në punë ose deri në plotësimin e kushteve të përgjithshme të pensionimit, por jo më gjatë se një (1) vit nga përfundimi i mandatit. KREU III KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E AVOKATIT TË POPULLIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ombudsperson may investigate complaints, act ex officio, use mediation and conciliation, and bring matters to the Constitutional Court; it must not interfere in ongoing court proceedings except for unreasonable delay or obvious abuse of power.
Neni 15 Kompetencat 1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare, veçanërisht me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit. 2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në ushtrimin e funksioneve të tij lidhur me rastet që paraqiten brenda territorit të Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që përkohësisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 3. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. 4. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë ose ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. 5. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4. i këtij neni. 6. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç në raste të zvarritjeve të paarsyeshme apo keqpërdorimit të dukshëm të pushtetit. 7. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me kushtetutën dhe ligjin për Gjykatë Kushtetuese; 8. Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe më anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit. 9. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ombudsman must investigate alleged human-rights violations, report and notify public bodies, and keep received information confidential.
Neni 16 Përgjegjësitë 6 1. Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi: 1.1. të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe të angazhohet për zgjedhjen e tyre. 1.2. të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla; 1.3. të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me anë të mediave; 1.4. të njoftojë Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.5. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta; 1.6. të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës; 1.7. të përgatitë raporte vjetore, periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Kosovë; 1.8. të rekomandojë harmonizimin e legjislacionit të Kuvendit me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv; 1.9. të bashkëpunojë, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, me të gjitha organizatat dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.10. Avokati i Popullit, zëvendësit dhe personeli i tij duhet ruajtur fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave; 1.11. obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose marrëdhënies së punës. 2. Avokati i Popullit mund t’i ofrojë këshilla dhe t’i japë rekomandime çdo personi fizik dhe juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. 3. Avokati i Popullit mund t’i këshillojë dhe t’u rekomandojë institucioneve të Republikës së Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës. 4. Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar ankesat e parashtruara sipas paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji, duke përfshirë edhe intervenimin e drejtpërdrejtë tek autoritetet kompetente, nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit. Nëse vazhdon dëmi i rëndë si pasojë e çështjes së ankesës sipas paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji, nga autoritetet kompetente kërkohet të përgjigjen me nguti. 5. Nëse gjatë hetimeve, Avokati i Popullit konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizik apo juridik, mund të rekomandojë që autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e hetimeve lidhur me këtë çështje nga ana e Avokatit të Popullit. 7 6. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet e çdo institucioni të Republikës së Kosovës dhe mund t’i shqyrtojë ato lidhur me rastet që i ka në shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të kërkojë nga çdo institucion i Republikës së Kosovës dhe nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, duke përfshirë edhe kopjen e plotë apo të pjesshme të dosjes dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Avokatit të Popullit. 7. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të hyjnë dhe të inspektojnë çdo vend ku personat janë privuar nga liria si dhe në institucionet tjera me liri të lëvizjes së kufizuar dhe mund të jenë të pranishëm në mbledhje ose seanca dëgjimore ku përfshihen personat e tillë. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit mund të mbajnë edhe takime me personat e tillë pa praninë e zyrtarëve të institucionit përkatës. Çdo lloj korrespondence e këtyre personave me Institucionin e Avokatit të Popullit nuk pengohet apo kontrollohet. 8. Avokati i Popullit ose përfaqësuesit e tij mund të hyjnë në hapësirat zyrtare të të gjitha organeve të autoriteteve publike, organeve tjera dhe organizatave që ushtrojnë autorizime publike për llogari të tyre. KREU IV PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË ANKESAVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A person who believes their rights or freedoms were violated may ask the Ombudsman to start a procedure.
Neni 17 Fillimi i procedurës Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim, keqadministrim të organeve të autoriteteve publike, organeve tjera dhe organizatave që ushtrojnë autoritete publike për llogari të tyre, mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Ankesat për Avokatin e Popullit duhet të jenë të nënshkruara dhe të përmbajnë të dhënat personale, rrethanat, faktet dhe dëshmitë; kërkesa për fillimin e procedurës zakonisht paraqitet me shkrim.
Neni 18 Forma e paraqitjes së ankesës 1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet të jetë e nënshkruar dhe t’i ketë shënimet personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet. Paraqitësi i ankesës mund të deklarojë nëse mjetet juridike janë ushtruar apo jo, dhe nëse po cilat prej këtyre mjeteve janë zbatuar. 2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregull paraqitet me shkrim. Kërkesa për fillimin e procedurës mund të paraqitet edhe gojarisht, në rast se nuk mund të bëhet me shkrim. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: After a complaint is received, the Ombudsman must decide admissibility within 30 days and notify the party in writing.
Neni 19 Procedura pas pranimit të ankesës 1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej tridhjetë (30) ditësh vendos për pranueshmërinë e çështjes si në vijim: 1.1. të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin; 1.2. të fillojë hetimin e plotë; 1.3. të hedh poshtë ankesën për shkak se: 1.3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji; 1.3.2. ankesa është parashtruar pas afatit të paraparë me këtë ligj; 1.3.3. ankesa është anonime; 1.3.4. ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës; 1.3.5. ankuesi ka dështuar të sigurojë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit. 8 1.4. të refuzojë ankesën si të pabazuar. 1.5. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në pajtim me kërkesën e ankuesit. 2. Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës. 3. Vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës së prerë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ombudsman must refuse a complaint request in specified cases, including when there is no rights violation or maladministration, the request remains incomplete, related proceedings are already pending, or remedies have not been exhausted.
Neni 20 Rastet e refuzimit të shqyrtimit të ankesës 1. Avokati i Popullit refuzon kërkesën për shkak të arsyeve si në vijim: 1.1. kur nga shënimet e paraqitura dhe nga rrethanat e rastit del se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë shkelur apo nuk është kryer kurrfarë keqadministrimi; 1.2. kur kërkesa është jo e plotë dhe nuk është kompletuar edhe pas kërkesave të Avokatit të Popullit; 1.3. kur procedurat për një lëndë janë duke u zhvilluar në organet gjyqësore ose në organet tjera kompetente, përveç në rastet e specifikuara me ketë ligj. 1.4. kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shterur, përpos nëse ai vlerëson se do të jetë e padobishme për paraqitësin e ankesës për të filluar apo vazhduar procedurën, apo nëse vlerëson se individët kanë pësuar dëm të madh apo mund të pësojnë dëm të madh dhe të pa kompenzueshëm në ndërkohë;. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit nuk mund të nisë hetim për shkelje të të drejtave të njeriut nëse ankesa paraqitet më shumë se 6 muaj pas vendimit të formës së prerë ose njoftimit për të; megjithatë, mund të veprojë edhe pas këtij afati në raste të pengesës ose rëndësisë së veçantë.
Neni 21 Rastet e parashkrimit dhe përjashtimit 1. Avokati i Popullit nuk inicion procedurë për të hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëse prej datës që pala e ka marrë vendimin e formës së prerë ose është njoftuar lidhur me të dhe deri në dorëzimin e ankesës në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar më shumë se gjashtë (6) muaj. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Avokati i Popullit mund të iniciojë procedurë edhe pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muaj në rast se vlerëson se paraqitësi i ankesës ka qenë i penguar apo në rast se vlerëson se çështja është e rëndësisë së veçantë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Pas fillimit të hetimit, Avokati i Popullit komunikon vendimin, mund të kërkojë informata shtesë dhe cakton një afat 8–30 ditë për dorëzimin e tyre.
Neni 22 Procedura pas fillimit të hetimit 1. Kur Avokati i Popullit vendos t’i fillojë hetimet në pajtim me nenin 19 të këtij ligji, vendimin e vet do t’ua komunikojë paraqitësit të ankesës dhe organit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Avokati i Popullit mund të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin. 2. Avokati i Popullit cakton afatin brenda të cilit organi duhet t’ia dorëzojë të gjitha informatat e kërkuara në pajtim më paragrafin 1. të këtij neni. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se tetë (8) ditë dhe as më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. Kur organi nuk arrin t’i dorëzojë në afatin e paraparë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit, ai pa vonesë duhet t’i paraqesë me shkrim arsyet e vonesës në ofrimin e informatës së kërkuar. 3. Në rast se Avokati i Popullit i vlerëson të pamjaftueshme përgjigjet ose masat e ndërmarra nga organi, ai ka të drejtë ta procedojë çështjen tek organi më i lartë kompetent, ose t’i paraqesë raport të veçantë Kuvendit, duke i propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur. 9 4. Refuzimi apo dështimi për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit konsiderohet pengim i punës se Avokatit të Popullit. Kjo nuk e pengon Avokatin e Popullit për të nxjerrë konkludimet dhe rekomandimet e tij. 5. Avokati i Popullit mund të raportojë veprimet e parapara në paragrafin 4. të këtij neni në raportet e tij. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Public authorities must help the Ombudsman investigate and provide adequate assistance when asked.
Neni 23 Detyrimi i bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit 1. Të gjitha organet e pushtetit shtetëror kanë për obligim ta ndihmojnë Avokatin e Popullit në zhvillimin e hetimeve, si dhe t’i ofrojnë ndihmë adekuate sipas kërkesës së tij. 2. Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose nga autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga organi kompetent fillimin e procedurës administrative duke përfshirë marrjen e masave disiplinore, deri në largimin nga puna ose nga shërbimi civil. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit mund t’u dërgojë thirrje dëshmitarëve ose ekspertëve për intervistë lidhur me një rast që po shqyrton, dhe personi i thirrur që punon në institucione publike duhet të përgjigjet.
Neni 24 Thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve Avokati i Popullit mund t’i dërgojë thirrje çdo dëshmitari ose eksperti për ta intervistuar lidhur me rastin që e shqyrton. Personi i thirrur e që punon në institucionet publike është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: After the investigation ends, the Ombudsman must issue a decision setting out its findings and recommendations, and send it to the complainant and the responsible public authorities.
Neni 25 Marrja e vendimit Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij. Vendimi i tij i dërgohet parashtruesit të ankesës dhe autoriteteve publike përgjegjëse. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Bodies that receive a recommendation, request, or proposal for disciplinary measures from the Ombudsman must reply within 30 days.
Neni 26 Përgjigjja në kërkesat e Avokatit të Popullit Organet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për masa disiplinore, duhet të përgjigjen brenda afatit tridhjetë (30) ditor. Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ombudsman must submit an annual report to the Assembly and present the previous year’s report by 31 March of the following year.
Neni 27 Raporti i Avokatit të Popullit 1. Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor. 2. Avokati i Popullit ia paraqet Kuvendit të Kosovës raportin për vitin paraprak deri më 31 mars të vitit vijues. Avokati i Popullit e paraqet raportin në seancë plenare, në të cilën diskutohet. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ombudsman may publish special reports through the media about violations by a body if that body has repeatedly failed to respond properly to the Ombudsman’s proposals and recommendations.
Neni 28 Publikimi i raporteve të veçanta Avokati i Popullit mund të publikojë raporte të veçanta edhe përmes mediave për shkeljet e bëra nga organi, nëse ky i fundit, pas kërkesave të përsëritura nuk i është përgjigjur në mënyrë përkatëse propozimeve dhe rekomandimeve të tij. KREU V ZYRA, OBJEKTI, PERSONELI DHE BUXHETI I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ombudsperson Institution is based in Prishtina; it must be given suitable premises and equipment, the Ombudsperson may open other offices in Kosovo as needed, and special units must operate within the institution for certain human-rights categories.
Neni 29 Selia e Institucionit, paprekshmëria e selis dhe zyrave te Avokatit te Popullit 1. Selia e Institucionit të Avokatit të Popullit është në Prishtinë. 10 2. Institucionit të Avokatit të Popullit i sigurohen objekte të duhura për punë dhe pajisje të tjera në mënyrë që t’i mundësohet kryerja efektive e funksioneve dhe e përgjegjësive të tij. 3. Avokati i Popullit sipas nevojës mund të hapë zyra tjera brenda territorit të Republikës së Kosovës. 4. Në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit do të funksionojnë njësi të veçanta për mbrojtjen e kategorive të posaçme te të drejtave të njeriut. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The professional staff of the Ombudsman institution is selected from among citizens of Kosovo in line with the Civil Service Law.
Neni 30 Personeli Profesional Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit përzgjidhet nga radhët e qytetarëve të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution must issue its work regulation.
Neni 31 Rregullorja e Institucionit 1. Institucioni i Avokatit të Popullit nxjerrë Rregulloren e punës së tij. 2. Rregullorja e punës publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës” si dhe në web faqe të Institucionit të Avokatit të Popullit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article says the Ombudsperson’s salary and the salaries of his deputies are set under the law on salaries of senior public officials, and other staff salaries are set under the law on salaries of civil servants.
Neni 32 Pagat 1. Niveli i pagës së Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij caktohet në pajtim me Ligjin për Pagat e zyrtarëve të Lartë Publik 2. Niveli i pagës së personelit tjetër të Avokatit të Popullit përcaktohet në pajtim me Ligjin për Pagat e nëpunësve civil. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit may engage external advisers and experts, with the employer’s agreement, when needed, for a limited period.
Neni 33 Angazhimi i këshilltarëve dhe eksperteve të jashtëm Avokati i Popullit, në marrëveshje me punëdhënësin mund të angazhojë, sipas nevojës, këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm, për t’i shërbyer për një periudhë të caktuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Ombudsperson Institution is financed from the Kosovo budget, must prepare and submit its annual budget proposal to the Assembly for approval, and manages its budget independently while being subject to internal and external audit.
Neni 34 Financimi 1. Institucioni i Avokatit të Popullit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve të tjera, Institucioni i Avokatit të Popullit përgatit propozimin e buxhetit të tij vjetor dhe ia dërgon atë për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Institucioni i Avokatit të Popullit menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e tij dhe i nënshtrohet auditimit të brendshëm si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ombudsman Institution may accept additional donations from domestic and international donors if the Assembly is notified and the donations do not harm financial independence, conflict with the law, or affect the institution’s independence or budget-related rights.
Neni 35 Pranimi i donacioneve Institucioni i Avokatit të Popullit mund të pranojë donacione shtesë nga donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, për të cilat njoftohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të cilat nuk ndikojnë në pavarësinë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe nuk janë në kundërshtim me ligjin dhe që nuk ndikojnë në pavarësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit ose në të drejtat e tij prej Buxhetit të Republikës së Kosovës. 11 KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Deputy Ombudsman posts must be filled within 6 months after the law starts, current terms continue, and the Ombudsman may handle certain pre-commencement cases.
Neni 36 1. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, zgjedhën zëvendësit e Avokatit të Popullit në pajtim me këtë ligj. 2. Mandati aktual i Avokatit të Popullit vazhdon deri në përfundimin e mandatit të tij. 3. Mandati aktual i zëvendësit të Avokatit të Popullit vazhdon deri në zgjedhjen e zëvendësve tjerë. 4. Avokati i Popullit ka kompetenca edhe për rastet që paraqiten para hyrjes në fuqi të këtij ligji kur nga faktet rezulton vazhdimi i shkeljes së një ose më shumë standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut ose përbëjnë keqpërdorim të vazhdueshëm të pushtetit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution must issue its work regulation within 3 months after this law enters into force.
Neni 37 Dispozitat Kalimtare Brenda tre (3) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit nxjerrë Rregulloren e punës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals several listed UNMIK regulations and any other conflicting provisions.
Neni 38 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut Nr.2000/38 mbi themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë të datës 30 qershor 2000, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit te Popullit të Kosovës e datës 16 shkurt 2006 dhe Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2007/15 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2006/6 mbi Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë të datës 19 mars 2007 si dhe të gjitha dispozitat tjera që bien në kundërshtim me këtë ligj. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 39 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-195 22 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-046-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-195 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in