LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT
This is the preamble to the law on courts.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-199
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on courts. This provision says the law regulates the organization, functioning, and jurisdiction of courts in Kosovo. This article defines key terms used in the law. Courts must decide according to the Constitution and law, and judges must act independently and impartially without outside influence. The judicial power in Kosovo is exercised by the courts established by this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT
Showing 45 of 45
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on courts.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 79 / 24 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-199 PËR GJYKATAT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR GJYKATAT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the organization, functioning, and jurisdiction of courts in Kosovo.
Neni 1 Fushëveprimi i Ligjit Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe jurisdikcionin e gjykatave në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Procesi i Emërimit - proces i verifikimit gjithë përfshirës në mbarë Kosovën të përshtatshmërisë së të gjithë aplikantëve për emërime të përhershme, deri ë moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj, në postin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës i cili zhvillohet në përputhje me Urdhëresën Administrative të UNMIK-ut 2008/02 dhe nenin 150 të Kushtetutës. 1.2. Gjykata Themelore - gjykatë e shkallës së parë, me seli në shtatë qendra rajonale gjeografike të themeluara me këtë ligj. 1.3. Dega - nën-ndarja gjeografike e një Gjykate Themelore. 1.4. Gjykata e Apelit - gjykata e shkallës së dytë, e themeluar me këtë ligj. 1.5. Departament - nën-komponentë e gjykatës e themeluar me këtë ligj me qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës. 1.6. Divizion - nën-komponentë i Departamentit të Përgjithshëm të një gjykate e themeluar me qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre me në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës. 1.7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës - institucioni i pavarur siç parashihet me Nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 1.8. Kryetar i Gjykatës - gjyqtari përgjegjës për menaxhimin dhe veprimet e një gjykate të paraparë me këtë ligj; 2 1.9. Gjyqtari Mbikëqyrës - gjyqtari në krye të degës të Gjykatës Themelore, i cili për veprimet e asaj dege i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore. 1.10. Instituti Gjyqësor - organ i pavarur, që vepron në bashkëpunim me KGJPK-në dhe me institucionet, të cilat i trashëgojnë përgjegjësitë e tij për koordinimin e nevojave për aftësimin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës, për aftësimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe për çështje të tjera në pajtim me ligjin. KREU II PARIMET E PËRGJITHSHM - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Courts must decide according to the Constitution and law, and judges must act independently and impartially without outside influence.
Neni 3 Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave 1. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. 2. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The judicial power in Kosovo is exercised by the courts established by this law.
Neni 4 Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj. Gjykatat e themeluara me këtë ligj janë: Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The judiciary’s composition must reflect Kosovo’s ethnic diversity and the ethnic composition of each court’s territorial jurisdiction.
Neni 5 Përbërja e Gjyqësorit 1. Përbërja e gjyqësorit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht për barazi gjinore. 2. Përbërja e gjyqësorit pasqyron përbërjen etnike të juridiksionit territorial të secilës gjykatë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Court decisions must be drafted in writing in accordance with the law.
Neni 6 Vendimet e Gjykatës 1. Vendimet e gjykatës hartohen në formë të shkruar, në përputhje me ligjin. 2. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizik dhe juridik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The article requires courts to treat people equally, guarantees equal access to court and fair-trial rights, allows legal remedies, keeps hearings public unless law says otherwise, and requires courts to work quickly and efficiently.
Neni 7 Qasja në Gjykata 1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. 2. Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor. 3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj. 4. Të gjitha seancat gjyqësore do të jenë të hapura për publikun përpos nëse ligji e përcakton ndryshe. 3 5. Të gjitha gjykatat duhet të funksionojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të lëndëve. KREU III STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The court system is made up of the Basic Courts, the Court of Appeals, and the Supreme Court.
Neni 8 Struktura organizative 1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. 2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. 3. Me qëllim të veprimeve më efikase të gjykatës përkatëse, brenda Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore mund të themelohen Departamente dhe Divizione. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Basic Courts are first-instance courts in Kosovo.
Neni 9 Gjykatat Themelore 1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Shtatë (7) Gjykata Themelore themelohen si në vijim: 2.1. Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë themelohet për territorin e Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të Graçanicës; 2.2. Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan themelohet për territorin e Komunës së Gjilanit, Kamenices, Novobërdës, Ranillugut. Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit; 2.3. Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren themelohet për territorin e Komunës së Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës; 2.4. Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë themelohet për territorin e Komunës së Gjakovës, Malishevës, dhe Rahovecit; 2.5. Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë themelohet për territorin e Komunës së Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës; 2.6. Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj themelohet për territorin e Komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit; 2.7. Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Each Basic Court must have its branches as set out in this article, and municipalities without a branch follow the main court’s jurisdiction.
Neni 10 Degët e Gjykatave Themelore 1. Përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta të themeluara me këtë ligj. 2. Gjykata Themelore e Prishtinës ka këto degë: 2.1. dega në Podujevë për komunën e Podujevës; 2.2. dega në Graçanicë për komunën e Gracanicës; 2.3. dega në Lipjan për komunën e Lipjanit; 4 2.4. dega në Gllogoc për komunën e Gllogovcit. 3. Gjykata Themelore e Gjilanit ka këto degë: 3.1. dega në Kamenicë, për komunën e Kamenicës dhe komunën e Ranillugut; 3.2. dega në Viti, për komunën e Vitisë dhe komunën e Kllokotit; 3.3. dega Novobërdës për komunën e Novobërdës. 4. Gjykata Themelore e Prizrenit ka këto degë: 4.1. Dega në Dragash për komunën e Dragash; 4.2. Dega në Suharekës për komunën e Suharekës. 5. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka këto degë: 5.1. dega në Leposaviq për komunën e Leposaviq; 5.2. dega në Vushtrri për komunën e Vushtrrisë; 5.3. dega në Zubin Potok për komunën e Zubin Potok-ut; 5.4. dega në Skenderaj për komunën e Skenderajt. 6. Gjykata Themelore e Gjakovës ka këto degë: 6.1. dega në Malishevë për komunën e Malishevës; 6.2. dega në Rahovec për komunën e Rahovecit. 7. Gjykata Themelore e Pejës ka këto degë: 7.1. dega në Istog për komunën e Istogut; 7.2. dega në Klinë për komunën e Klinës; 7.3. dega në Deçan, për komunën e Deçanit dhe komunën e Junikut. 8. Gjykata Themelore e Ferizajit ka këto degë: 8.1. dega Kaçanik, për komunën Kaçanikut dhe komunën e Hanit të Elezit; 8.2. dega e në Shtërpcë për komunën e Shtërpcës. 9. Në qoftë se në territorin e një komune nuk ekziston ndonjë degë, atëherë lëndët nga kjo komunë do të bien nën juridiksionin e selisë kryesore të Gjykatës Themelore. 10. Nëse në territorin e një komunë nuk ekziston një degë e Gjykatës Themelore, atëherë kjo komunë mundet që, me vendim të Kuvendit Komunal, të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të themelojë një degë brenda territorit të saj ose që kjo të përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Themelore apo të degës së gjykatës më të afërt gjeografikisht. 11. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përpilon dhe shpallë rregulloret për arritjen e përputhshmërisë së këtij nenin 1.3 të Aneksit IV të Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Basic courts may hear first-instance cases, provide international legal assistance, and decide on recognition of foreign court decisions; administrative and economic matters belong exclusively to the Basic Court of Pristina.
Neni 11 Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës 5 1. Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe. 2. Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të vendosur për pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja. 3. Çështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Article 12 sets out the internal organization of basic courts, including departments and how judges are assigned.
Neni 12 Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore 1. Departamentet në vijim themelohen brenda Gjykatave Themelore me qëllim të ndarjes së çështjeve sipas natyrës së tyre: 1.1. departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës; 1.2. departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës; 1.3. departamenti për Krimet e Rënda që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore; 1.4. departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore, si dhe në secilën degë të Gjykatës Themelore; 1.5. departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave themelore. 2. Secila Gjykatë Themelore ka Kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e Gjykatës Themelore. Secila degë e Gjykatave Themelore ka një (1) Gjyqtar Mbikëqyrës që i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse për punën e degës. 3. Kryetari i Gjykatës Themelore cakton të gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe Gjyqtarin Mbikëqyrës, për punë në degët e Gjykatës Themelore përkatëse. Me rastin e caktimit të gjyqtarëve në degët, brenda mundësive, Kryetari i Gjykatës Themelore do të ketë në konsiderim përbërjen etnike të jurisdikcionit territorial të asaj dege. Gjatë caktimit të Gjyqtarëve Mbikëqyrës, Kryetari i Gjykatës do të këshillohet me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. 4. Kryetari i Gjykatës Themelore i cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve dhe përkohësisht mund të ri-caktojë gjyqtarët ndërmjet degëve dhe departamenteve sipas nevojës, që të adresohen konfliktet, të zgjidhen lëndët e prapambetura apo të sigurojë shqyrtimin me kohë të çështjeve. 5. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në përputhje me rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas kompetencës së departamenteve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Economic Department of the Basic Court is competent for the listed business-related disputes and related matters, and these cases are generally heard by one professional judge unless another law says otherwise.
Neni 13 Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetent për çështjet në vijim: 1.1. kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste; 1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe; 1.3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet palëve të cekura në nën-paragrafi 1.1 të këtij paragrafi; 1.4. kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste; 6 1.5. mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale. 1.6. kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve; 1.6. çështje të tjera të parapara me ligj. 2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Administrative Department of the Basic Court hears and decides administrative disputes, including claims against final administrative acts and other matters provided by law.
Neni 14 Departamenti për çështje Administrative i Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore gjykon dhe vendos në konfliktet administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare dhe për çështjet e tjera të përcaktuara me ligj. 2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Special Serious Crimes Department of the Basic Court hears the criminal offences listed here, and all cases in that department are heard by a three-judge professional panel with one judge as chair.
Neni 15 Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore 1. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale në vijim, të parapara me Kodin penal të Kosovës: 1.1. angazhimi në aktet terroriste duke e mos e përjashtuar edhe përfshirjen në në ndihmesën, mundësimin, organizimin apo mbështetjen ndaj terrorizmit apo grupeve terroriste; 1.2. veprat penale kundër së drejtës ndërkombëtare që përfshin por nuk kufizohet në gjenocid, krimet kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës; 1.3. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil.; 1.4. themelimi i skllavërisë, kushteve skllavërore dhe punës së detyruar; 1.5. trafikimi i emigrantëve; 1.6. trafikimi i njerëzve; 1.7. rrezikimi i personave të mbrojtur ndërkombëtarisht; 1.8. pengëmarrja; 1.9. pronësimi i paligjshëm, përdorimi, transferimi apo posedimi i materialit nuklear; 1.10. kërcënimi për përdorimin apo kryerjen e plaçkitjes së materialit nuklear; 1.11. vrasje e rëndë; 1.12. rrëmbimi; 1.13. tortura; 1.14. mashtrimi zgjedhor dhe shkatërrimi i dokumenteve të votimit; 1.15. dhunimi; 1.16. prodhimi, shpërndarja apo përpunimi i paautorizuar i drogave narkotike të rrezikshme dhe substancave hipnotike; 7 1.17. falsifikimi i parave; 1.18. krimi i organizuar, përfshirë kanosjen gjatë procedurave penale për krim të organizuar; 1.19. veprat penale kundër detyrës zyrtare duke mos e përjashtuar, keqpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar, shpërdorimi në zyrë, mashtrimi, pranimi i mitove si dhe shkëmbimi i ndikimit apo një sjellje të një ngjashme; 1.20. çfarëdo krimi që nuk gjendet i listuar në këtë nen i cili bie nën kompetencën ekskluzive apo vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës siç përcaktohet në Ligjit mbi Zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-52 (13 Mars 2008). 1.21. çfarëdo krimi tjetër i dënueshëm me dhjetë (10) ose me shume vite siç parashihet me ligj. 2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen nga trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The General Department of the Basic Court must hear first-instance cases, except when another department has competence.
Neni 16 Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore 1. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë gjitha çështjet, përveç nëse kjo është në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore. 2. Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do të gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionalë, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Court of Appeal is established as a second-instance court for all of Kosovo, with its seat in Prishtina. Its composition must reflect ethnic diversity and gender equality, and 15% of seats, with at least 10 seats, are guaranteed for judges from non-majority communities.
Neni 17 Gjykata e apelit 1. Gjykata e Apelit themelohet si gjykatë e shkallës së dytë, me jursdikcion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. 2. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë. 3. Përbërja e Gjykatës së Apelit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës dhe parimet ndërkombëtare të barazisë gjinore. Në përputhje me dispozitat relevante të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe për të siguruar pjesëmarrjen e komunitetit në gjyqësor, pesëmbëdhjetë përqind (15%) e numrit të tërësishëm së ulëseve në Gjykatën e Apelit, por në asnjë rast më pak se dhjetë ulëse, janë të garantuara për gjyqtarët nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Court of Appeal may review appeals against Basic Court decisions and decide certain third-instance and jurisdiction-conflict matters, plus other matters provided by law.
Neni 18 Kompetencat e Gjykatës së Apelit 1. Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë: 1.1. të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore; 1.2. të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është lejuar me ligj dhe për konfliktin e juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore; 1.3. të vendos për konfliktin e jurisdikcionit ndërmjet Gjykatave Themelore; 1.4. çështjet tjera të parapara me ligj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Court of Appeals hears and decides cases in panels of three professional judges, unless another law says otherwise. Its decisions are public, and the Kosovo Judicial Council must ensure they are published.
Neni 19 Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit 1. Gjykata e Apelit shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionistë, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. 8 2. Vendimet e Gjykatës së Apelit janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimet, të paktën duhet të publikohen në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Gjykata e Apelit organizohet në departamente, dhe Kryetari i saj menaxhon punën e gjykatës dhe bën caktime të gjyqtarëve dhe udhëheqësve të departamenteve.
Neni 20 Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit 1. Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim: 1.1.. Departamenti i Përgjithshëm; 1.2. Departamenti për Krime të Rënda; 1.3. Departamenti për Çështje Ekonomike; 1.4. Departamenti për Çështje Administrative; 1.5. Departamenti për të Mitur 2. Gjykata e Apelit ka Kryetarin i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e gjykatës. 3. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari i Gjykatës së Apelit: 3.1. cakton gjyqtarët në departamente për të siguruar gjykim efikas të lëndëve, dhe sipas nevojës, mund të ri caktojë gjyqtarët përkohësisht ndërmjet Departamenteve për zgjedhjen e lëndëve të pazgjidhura apo për të siguruar zgjidhjen e lëndëve me kohë; 3.2. të caktojë, sipas nevojës, udhëheqësit e Departamenteve për të siguruar veprime efikase të gjykatës, dhe 3.3. të sigurojë që secila lëndë e parashtruar në Gjykatën e Apelit i caktohet një kolegj prej tre (3) gjyqtarëve dhe do të caktojë gjyqtarin kryesues të këtij kolegji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Supreme Court of Kosovo is the highest court in Kosovo and has nationwide jurisdiction; it must meet specific composition rules, hear cases in panels of three professional judges unless law requires more, and its President has certain management and case-assignment powers.
Neni 21 Gjykata Supreme 1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka jurisdikcion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme. 3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku pesëmbëdhjetë (15%) të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre (3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë. 4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë. 5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kryetari po ashtu mund të kryejë edhe detyra të tjera të parapara me ligj. 6. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë profesionistë, më përjashtim kur me ligj parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve. 7. Bazuar në rregulloret e përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetari: 7.1. është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme; 7.2. sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve; 9 7.3. sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin kryesues të atij kolegji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Supreme Court has competence to decide on several listed categories of cases and legal matters.
Neni 22 Kompetencat e Gjykatës Supreme 1. Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me: 1.1. kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj; 1.2. revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj; 1.3. përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës; 1.4. lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj; 1.5. në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj; 1.6 çështje të tjera të parapara me ligj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Supreme Court may convene a general session of all its judges, and the Kosovo Judicial Council sets the procedures for those sessions by needed regulations.
Neni 23 Seanca e përgjithëshme e Gjykatës Supreme 1. Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithëshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për nxjerrjen e vendimeve që promovojnë zbatimin unik të ligjeve. 2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës përcakton me rregulloret e nevojshme punimet e Seancave të përgjithëshme të gjykatës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council must ensure publication of Supreme Court decisions.
Neni 24 Publikimi i Vendimeve të Gjykatës Supreme Vendimet e Gjykatës Supreme janë dokumente publike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron publikimin e vendimeve të Gjykatës Supreme. Vendimet e tilla publikohen së paku në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, apo në përputhje me rregulloret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council may approve regulations on the internal organization of courts.
Neni 25 Rregulloret për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave Këshilli Gjyqësor i Kosovës miraton rregullore për organizimin e brendshëm të gjykatave. KREU IV KUALIFIKIMET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E GJYQTARVE DHE TË GJYQTARVE POROTË - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Judge candidates must meet Kosovo citizenship, age, education, exam, integrity, experience, and assessment requirements, with stricter experience rules for some court departments.
Neni 26 Kualifikimi i Gjyqtarëve 1. Kandidatët për tu emëruar si gjykatës siç parashihet në nenin 104 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duhet të posedojnë kualifikimet e përcaktuara me rregullat dhe sipas procedurave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, por të paktën duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1.1. të jetë shtetas Kosovar 1.2. të ketë më se paku njëzet e pesë (25) vite; 10 1.3. të kenë diplomë të vlefshme universitare të juristit, të pranuar me ligjet e Kosovës; 1.4. të ketë dhënë provimin e jurisprudencës; 1.5. ta ketë dhënë provimin për gjyqtar në pajtim me Ligjin për Institutin Gjyqësor; 1.6. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral; 1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të përcaktuar me ligjin në fuqi; 1.8. të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune juridike; 1.9. të ketë kaluar me sukses procesin e vlerësimit në bazë të rregullave dhe të procedurave të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. 2. Përveç kulafikimeve minimale të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, kualifikimet vijuese janë të kërkuara: 2.1. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tri (3) vite përvojë si gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore dhe së paku gjashtë (6) vite përvojë në fushën juridike duke përfshirë edhe përvojën në lëmin penal; 2.2. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Departamentin e Çështjeve Administrative ose Departamentin e Çështjeve Ekonomike te Gjykatës Themelore, kandidati duhet të ketë së paku gjashte (6) vite përvojë ne fushën juridike duke përfshirë edhe përvojën ne çështjet administrative dhe ekonomike, respektivisht; 2.3. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Gjykatën e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku dhjete (10) vite përvojë si gjyqtar, 2.4. që të ushtroj funksionin e gjyqtarit ne Gjykatën Supreme, kandidati duhet të ketë së paku pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë si gjyqtar, 3. Për qëllime të kualifikimeve shtesë të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, përvoja në fushën juridike përfshin përvojën si prokurorë, gjyqtarë, avokat ose përvojën në fushën akademike. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Some appointed judges of the Court of Appeal or Supreme Court may be treated as having additional qualifications, with different experience requirements depending on when they were appointed. The Kosovo Judicial Council may consider judges’ total experience when transferring or reassigning them.
Neni 27 Kualifikimet plotësuese për Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të zbatueshme deri më 1 Janar, 2020 1. Pavarësisht dispozitave në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji, gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2013 dhe 1 Janarit 2015 mund të kenë kualifikimet shtesë si në vijim: 1.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike. 1.2. për emërim në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike. 2. Të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të pandryshuara. 3. Pavarësisht dispozitave në në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji, gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2015 dhe 1 Janarit 1017 mund të kenë kualifikimet shtesë si në vijim: 3.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike nga të cilat tre (3) vite si gjyqtar. 3.2. për emërim në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike nga të cilat pesë (5) vite si gjyqtar. 11 3.3. të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të pandryshuara. 4. Pavarësisht dispozitave në paragrafin 2. të neni 26 të këtij ligji gjyqtarët e emëruar të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme ndërmjet 1 Janarit 2017 dhe 1 Janarit 1020 mund të kenë kualifikimet shtesë si në vijim: 4.1. për emërim në Gjykatën e Apelit, dhjetë (10) vite përvojë juridike nga të cilat pesë (5) vite si gjyqtar. 4.2. për emërime në Gjykatën Supreme, pesëmbëdhjetë (15) vite përvojë juridike nga e cila shtatë (7) vite si gjyqtar. 4.3. të gjitha kriteret e tjera, ashtu siç parashihen në nenin 26 të këtij ligji, mbesin të pandryshuara. 5. Pavarësisht cilësdo dispozitë në të kundërtën, mandati i të gjithë gjyqtarëve të emëruar në bazë të paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është deri në moshën e pensionimit të paraparë me ligj përpos nëse kjo hiqet në përputhje me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës mund të konsiderojë përvojën e tërësishme të gjyqtarëve në fjalë gjatë transferimit dhe ri caktimit të tyre në gjykatat e themeluara me këtë ligj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Lay judges must serve only when required by law, and people appointed as lay judges must meet the listed qualifications.
Neni 28 Gjyqtarët porotë 1. Gjyqtarët porotë do të shërbejnë vetëm kur kërkohet me ligj. 2. Për t’u emëruar gjyqtarë porotë duhet të përmbushen kualifikimet si në vijim: 2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës; 2.2. të kenë më se paku njëzetepesë (25) vite; 2.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin e kërkuar me ligj që të shërbej në kapacitetin e kërkuar; 2.4. të kenë përmbushur kriteret e kërkuara nga rregulloret relevante të Këshillit Gjyqësor i Kosovës; 2.5. të mos jenë të dënuar për vepra penale me përjashtim të kundërvajtjeve; 2.6. të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri. 3. Gjyqtarët porotë do të shpërblehen për shërbimet e tyre sipas një plani të kompensimi i cili përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article sets judges’ salaries and paid annual leave, and says a judge’s salary cannot be reduced during the appointed term except for a disciplinary sanction.
Neni 29 Paga dhe kompensimi gjyqësor 1. Gjatë mandatit të tyre në detyrë gjyqtarët do të pranojnë pagat si në vijim: 1.1. Kryetari i Gjykatës Supreme do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. 1.2. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme do të pranojnë një pagë ekuivalente me atë të një ministri në Qeveri. 1.3. Kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës. 12 1.4. të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit do të pranojnë një pagë ekuivalente prej nëntëdhjetë (90) % të Kryetarit të Gjykatës së Apelit. 1.5. Kryetari i Gjykatës Themelore do të pranojë një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit. 1.6. gjyqtari mbikëqyrës i një dege të Gjykatës themelore do të pranojë një pagë ekuivalente me nëntëdhjetepesë (95) % të Kryetarit të Gjykatës Themelore. 1.7. çdo gjyqtar i Gjykatës Themelore do të pranojë një pagë bazë jo më pak se shtatëdhjetë (70)% të pagës së Kryetarit të Gjykatës Themelore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të shpallë një plan për kompensime shtesë të cilat njohin përgjegjësinë unike të gjyqtarëve të cilët shërbejnë në departamentet për krimet e rënda, Çështjet Ekonomike apo Administrative; por shuma e pagës bazë dhe kompensimeve shtesë në asnjë rast nuk do të tejkalojë nëntëdhjetë (90) % të pagës së Kryetarit të Gjykatës Themelore. 2. Paga e një gjyqtari nuk do të zvogëlohet gjatë mandatit në të cilin gjyqtari është emëruar, përveç sanksionimit disiplinor të vendosur nën autoritetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 3. Gjyqtarët gëzojnë të drejtën e pushimit vjetor prej njëzet (20) ditë pune, me pagesë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Judges may request special protective measures from the Kosovo Judicial Council for themselves and their families when a life threat is linked to their judicial duties.
Neni 30 Mbrojtja Gjyqtarët kanë të drejtë që nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur një kërcënimi ndaj jetës së tyre, apo jetës së një anëtari të familjes, vjen nga apo është rezultati i përgjegjësive të tyre gjyqësore. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Judges and lay judges have a constitutional right to immunity.
Neni 31 Imuniteti Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë gëzojnë të drejtën e imunitetit siç parashikohet me Kushtetutë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Judges may join professional activities, receive compensation in limited cases, and must notify the Kosovo Judicial Council if they are paid.
Neni 32 Veprimtaritë Profesionale 1. Gjyqtarët mund të marrin pjesë në organizata profesionale të cilat promovojnë pavarësinë e gjyqësorit, zgjerojnë arsimimin profesional dhe inkurajojnë efikasitetin e gjykatave. 2. Gjyqtarët mund të marrin pjesë në takime profesionale dhe shkencore, ligjërata dhe trajnime, apo në projekte të tjera juridike dhe mund të pranojnë kompensim për veprimtari të tilla, në rast se këto kompensime nuk paraqesin konflikt interesi dhe nëse nuk janë në kundërshti me ligjin, Kodin e etikës gjyqësore apo të akteve tjera nën-ligjore. 3. Gjyqtarët mund të merren me shkrime profesionale apo shkencore, por nuk guxojnë të përdorin apo zbulojnë përmbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore, apo informacionin e grumbulluar gjatë procesit gjyqësor i cili nuk ka qenë i përfshirë në vendimin e shkruar. 4. Gjyqtarët që pranojnë shpërblim për pjesëmarrje në veprimtaritë e parapara sipas këtij neni, për këtë shpërblim do ta njoftojnë Këshillin Gjyqësor të Kosovës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Professional associates and judicial trainees are determined by regulation of the Kosovo Judicial Council.
Neni 33 Bashkëpunëtorët profesionalë dhe praktikantët Bashkëpunëtorët profesionalë dhe praktikantët gjyqësorë përcaktohen me rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Gjyqtarët duhet të veprojnë në mënyrë objektive, të paanshme dhe të pavarur, të ruajnë konfidencialitetin, të shmangin komentet në media dhe komunikimin ex-parte, dhe të marrin pjesë në arsimim të vazhdueshëm ligjor.
Neni 34 Detyrat e gjyqtarëve 1. Gjyqtarët veprojnë në mënyrë objektive, të paanshme dhe të pavarur. 13 2. Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, gjyqtarët demonstrojnë disponueshmërinë, respektin për palët dhe dëshmitarëve si dhe vigjilencë në ruajtjen e shkallës më të lartë të kompetencës. 3. Gjatë ushtrimit të funksioneve gjyqësore, gjyqtarët mbrojnë konfidencialitetin e çdo informacioni jo- publik. 4. Gjyqtarët nuk komentojnë në media përmbajtjen, provat dhe vendimet e cilësdo lëndë. Gjyqtarët nuk përfshihen në çfarëdo komunikimi ex-parte me askënd lidhur me lëndët. 5. Gjyqtarët duhet të përfshihen në arsimimin e vazhdueshëm ligjor në përputhje me rregulloret e shpallura nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Judges must not do work, hold membership, participate in political activity, or seek/hold political office in ways covered by this article.
Neni 35 Ndalesat mbi Sjelljen e Gjyqtarëve 1. Gjyqtarët nuk kryejnë asnjë detyrë apo shërbim që mundet apo mund të perceptohet si ndërhyrje me pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre apo që përndryshe nuk është në përputhje me detyrat e një gjyqtari apo dispozite të Kodit të Mirësjelljes për Gjyqtarë. 2. Gjyqtarët nuk janë pjesëtarë të një partie politike, lëvizjeje apo çfarëdo organizate tjetër politike e as të marrë pjesë në çfarëdo lloj veprimtarie politike. Gjyqtarët nuk do të kërkojnë e as nuk do mbajnë asnjë lloj të zyrës politike. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council must carry out transitional steps: prepare the implementation phase, post the implementation plan on its website by 1 December 2011, and implement the plan during 2012.
Neni 36 Fazat kalimtare 1. Ky ligj do të zbatohet sipas planit kohor në vijim: 1.1. faza planifikuese: nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2011 Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të përgatisë fazën zbatuese për të mundësuar kalimin nga struktura e tanishme e gjykatave tek struktura e gjykatave që themelohen me këtë ligj. Këshilli Gjyqësor i Kosovës deri më 1 dhjetor 2011 do të postojë planin e zbatimit në faqen e vet të internetit 1.2. faza e zbatimit: nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të realizojë planin e vet zbatimit. 2. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: From 1 January 2011, judges are to be paid according to the salary rules in Article 29, with different court-level pay links and one category set at 90% of another.
Neni 29 do të zbatohet nga 1 janari 2011 dhe gjyqtarët deri në reformimin gjyqësorit do t’i marrin pagat si në vijim: 2.1. Gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut do të marrin pagë të barabartë me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, 2.2. Gjyqtarët e Gjykatës Komunale do të marrin pagë të barabartë me atë të gjyqtarit të Gjykatës Themelore dhe 2.3. Gjyqtarët e Gjykatës për Kundërvajtje do të marrin pagë prej nëntëdhjetë perqind (90%), të barabartë me gjyqtarët e Gjykatës Komunale. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council must issue regulations and prepare a detailed implementation plan for the planning phase, then take all necessary steps to fully implement the law and support a smooth transition to the new court structure.
Neni 37 Autoriteti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë fazës planifikuese dhe fazës zbatuese 1. Gjatë Fazës Planifikuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpall rregullore që referojnë drejt çështjeve si kalimtare edhe operative që rrjedhin si domosdoshmëri nga ky ligj. 2. Gjatë Fazës Planifikuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po ashtu zhvillon një plan të detajuar për zbatim që përfshin, por nuk kufizohet në: 14 2.1. riklasifikimin e lëndëve dhe të numrave të tyre, për ta përshtatur me strukturën e gjykatave të themeluara me këtë ligj; 2.2. transferimin e lëndëve në gjykatën apo degën e duhur; 2.3. sistemimin e personelit; 2.4. transferimin e aseteve fizike ndërmjet gjykatave; 2.5. caktimin dhe ricaktimin e lëndëve dhe gjyqtarëve në Departamentet kompetente Gjykatës Themelore; 2.6. transferimin e gjyqtarëve në pozitat e duhura siç është e paraparë me këtë ligj duke pasur parasysh dhe duke respektuar emërimet dhe vendimet e marrura gjatë Procesit të vetëm të Emërimit; dhe 2.7. të gjitha çështjet tjera që ndërlidhën me kalimin e gjykatave në strukturën e paraparë me këtë ligj, si dhe funksionimin efikas të gjykatave në të ardhmen. 3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e plotë të dispozitave të këtij ligji dhe për të siguruar tranzicion të lehtë tek struktura e re e gjykatave. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Kosovo Judicial Council may transfer and reassign judges to courts established by this law, while considering the listed appointment and merit factors, and it cannot transfer judges against their will.
Neni 38 Transferimi dhe Ricaktimi i Gjyqtarëve 1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës transferon dhe ricakton gjyqtarët në gjykatat e themeluara me këtë ligj duke marrë parasysh dhe respektuar: 1.1. emërimet, veçanërisht emërimet e Kryetarëve të Gjykatave, të kryera gjatë Procesit të Emërimit siç ceket në paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe 1.2. integritetin, përvojën, kapacitetin dhe aftësitë menaxheriale sipas vlerësimit gjatë Procesit të Riemërimit siç ceket në paragrafin 1. të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 1.3. transferimi nuk mund të bëhet kundër vullnetit të tyre. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Unresolved court cases from 31 December 2012 are reassigned on 1 January 2013 to be treated as cases of the Court of Appeals or the competent Basic Court, depending on which court they were in.
Neni 39 Zgjidhja e lëndëve të pakryera 1. Të gjitha lëndët të cilat më 31 dhjetor të vitit 2012 janë lëndë të shkallës së dytë të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Qarkut apo Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje dhe nuk janë zgjidhur me një vendim të formës së prerë, më 1 janar të vitit 2013 trajtohen si lëndë të Gjykatës së Apelit. 2. Të gjitha lëndët të cilat më 31 dhjetor të vitit 2012 janë lëndë të shkallës së parë të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike të Qarkut, Gjykatës Komunale apo Gjykatave Komunale për Kundërvajtje dhe nuk janë zgjidhur me një vendim të formës së prerë, më 1 janar të vitit 2013 trajtohen si lëndë të Gjykatës Themelore e cila ka juridiksionin territorial përkatës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Final decisions made before the transfer of powers to the courts created by this law remain fully valid and effective.
Neni 40 Vlefshmëria e Vendimeve të Mëparshme të Formës së Prerë dhe e Drejta në Ankesë Të gjitha vendimet e formës së prerë të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike të Qarkut, Gjykatës Komunale, Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, të nxjerra para transferimit të kompetencave tek gjykatat e themeluara me këtë ligj do të kenë fuqi dhe efekt të plotë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must provide the necessary funds for full implementation of this law from the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 41 Buxheti Për zbatimin e plotë të këtij ligji Qeveria e Kosovës siguron fonde të nevojshme nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 15 KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article repeals three named laws/regulations when the Law enters into force and redirects certain court-jurisdiction references to the Basic Court or the Court of Appeal.
Neni 42 Shfuqizimi i Ligjeve të Tjera 1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohen Ligji për gjykatat e rregullta të KSAK-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe Ligji për kundërvajtje. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë, rregull apo ndonjë akt tjetër që i mvesh juridiksion të shkallës së parë Gjykatës për Kundërvajtje, Gjykatës Komunale, Gjykatës së Qarkut, Gjykatës Ekonomike, apo Gjykatës Supreme, do të formulohet asisoji që të nënkuptojë Gjykatën Themelore. Çfarëdo referimi në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë apo rregull që i mvesh juridiksion të shkallës së dytë Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, Gjykatës së Qarkut apo Gjykatës Supreme do të formulohet asisoji që të nënkuptojë Gjykatën e Apelit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This article says the law starts to apply on different dates for different articles.
Neni 43 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2011 për nenet 29, 35, 36, 38 dhe 40, kurse për nenet e tjera fillon të zbatohet nga 1 janari 2013. Ligji Nr. 03/ L-199 22 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-047-2010, datë 09.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in