LIGJI NR. 03/L-203 PËR METROLOGJI
This provision identifies the act as the Law on Metrology.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-203
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the act as the Law on Metrology. This article states what the law regulates: measurement units, measurement standards, conformity assessment procedures for measuring instruments, metrological requirements for prepackaged products, metrology authorizations, metrological supervision, and the responsibilities of the Department of Metrology. This law applies to matters involving human and animal health, consumer protection, the environment, general technical safety, and trade in goods and services. This article defines key metrology terms used in the law and says that, if terms are not defined in Article 2 or implementing rules, the international VIM/VIML metrology vocabularies apply. The Department of Metrology is responsible for developing and supervising Kosovo’s metrology system and carrying out related metrology tasks.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-203 PËR METROLOGJI
Showing 49 of 49
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the act as the Law on Metrology.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-203 PËR METROLOGJI Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR METROLOGJI
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states what the law regulates: measurement units, measurement standards, conformity assessment procedures for measuring instruments, metrological requirements for prepackaged products, metrology authorizations, metrological supervision, and the responsibilities of the Department of Metrology.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet sistemi i njësive matëse, etalonët për matje, procedurat e vlerësimit te konformitetit te mjeteve matëse, kërkesat metrologjike për produktet e para paketuara, autorizimet ne fushën e metrologjisë, mbikëqyrjen metrologjike si dhe përgjegjësitë e Departamentit të Metrologjisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This law applies to matters involving human and animal health, consumer protection, the environment, general technical safety, and trade in goods and services.
Neni 2 Fusha e zbatimit Ky ligj zbatohet ne fushat qe kane të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe kafshëve, mbrojtjen e konsumatorit, mjedisit dhe sigurisë se përgjithshme teknike, transaksionet e mallrave dhe shërbimeve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key metrology terms used in the law and says that, if terms are not defined in Article 2 or implementing rules, the international VIM/VIML metrology vocabularies apply.
Neni 3 Përkufizime 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 1.2. Ministër - Ministrin e Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë. 1.3. Metrologji - shkenca e matjeve. 1.4. Matje - seria e veprimeve për përcaktimin e vlerës së një madhësie. 1.5. Njësi matëse - madhësia e caktuar, e pranuar me marrëveshje, për të shprehur në mënyrë sasiore madhësi të tjera të së njëjtës natyrë. 1.6. Mjet matës - çfarëdo pajisje apo instrument matës, sistem me funksione matëse si dhe materialet referente. 1.7. Tipi i mjetit matës - seria e mjeteve matëse, me funksion identik, bazuar në të njëjtin parim, që kane të njëjtin projekt dhe që janë prodhuar nga i njëjti prodhues, në bazë të njëjtit dokumentacion teknik dhe teknologjik. 1.8. Etalon matjeje - masë matjeje, mjet matës, sistem matës ose material referent i përcaktuar të realizojë, të ruajë ose të riprodhojë një njësi ose më shumë vlera të një madhësie, për t’i transmetuar ato, me anë të krahasimeve me mjete të tjera matëse. 2 1.9. Etalon shtetëror i matjeve - një etalon i deklaruar nga Departamenti i Metrologjisë të Kosovës dhe miratuar nga Ministri për të shërbyer në Republikën e Kosovës si bazë për përcaktimin e vlerave të etalonëve të tjera të madhësisë përkatëse. 1.10. Etalon referent - etaloni qe ka cilësinë më të lartë metrologjike në një vend apo organizatë të dhënë, nga i cili rrjedhin matjet e bëra. 1.11. Ruajtje e etalonit të matjes - të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur karakteristikat metrologjike të etalonit të majtës, brenda kufijve të caktuar. 1.12. Material referent - materiali ose substanca me homogjenitet të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm, për një apo më shumë cilësi, i përdorur në kalibrim, për përcaktimin e vlerës së një materiali tjetër ose për sigurimin e cilësisë. 1.13. Material referues i certifikuar - materiali referues, i shoqëruar me dokumentacion të lëshuar nga organi kompetent dhe konform procedurave, të përdorura për të shtuar vlera cilësore specifike me pasiguri dhe gjurmueshmëri metrologjike. 1.14. Transmetueshmeri (Gjurmueshmëri) - cilësia e rezultatit matës përmes së cilit rezultati krijon lidhje me etalonin referent zakonisht etalonit shtetëror ose ndërkombëtar nëpërmjet të zinxhirit të pa këputur të kalibrimit të dokumentuar, ku secili kontribon në pasigurinë matëse. 1.15. Kalibrim - seria e veprimeve në kushte të veçanta që përcakton marrëdhënien ndërmjet vlerave te treguara nga mjeti matës ose sistemi matës dhe vlerës korresponduese të realizuar nga etaloni i matjes. 1.16. Verifikimi - konfirmimi nëpërmjet ekzaminimit dhe evidentimit nëse janë plotësuar kërkesat specifike, tekniko-metrologjike. 1.17. Certifikim - veprimtaria nga një palë e tretë e pavarur, qe dëshmon zyrtarisht se një produkt, proces apo shërbim është ne përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet nënligjore të këtij ligji ose konform standardeve te përcaktuara. 1.18. Testim - ekzaminimi i instrumentit, sistemit matës dhe përcaktimi i konformitetit të tyre me kërkesat specifike, ose mbi bazën e një vlerësimi profesional, me kërkesa të përgjithshme. 1.19. Shenja e konformitetit - shenja dalluese e cila vendoset mbi një produkt ose ambalazhin e tij, për të dëshmuar se produkti i plotëson kriteret e vendosura sipas specifikimeve teknike. 1.20. Vlerësim i konformitetit - çdo veprim te drejtpërdrejtë ose te tërthortë, që përcakton plotësimin e tërësisë së kërkesave teknike te përcaktuara për produkte, shërbime apo procesi. 1.21. Parapaketimi - kombinimi i një produkti dhe një paketimi individual. Një produkt është i para-paketuar kur ai vendoset në paketim të çfarëdo natyre qoftë pa prezencën e konsumatorit dhe sasia e produktit që përmban në paketim ka një vlerë të paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet pa hapje dhe modifikim të dukshëm. 1.22. Shishja, si enë matëse - çfarëdo enë mbushëse prej qelqi ose ndonjë materiali tjetër me një fortësi dhe qëndrueshmëri jo lehtë modifikuese të projektuar për t'u taposur, që destinohet për magazinim, transport ose shpërndarje të lëngjeve e që ka karakteristika metrologjike të tilla, që mund të përdoren si shishe matëse. 1.23. Matje zyrtare - një matje të kryer nga Departamenti i Metrologjisë ose nga subjekti i autorizuar, në përputhje me vendimin për autorizim. Matja zyrtare përdoret si evidencë e besueshme në procedurat dhe vendimmarrjet e organit Qeveritar apo të Gjykatave. 1.24. Miratim i tipit të instrumenteve matëse - pranimi i instrumenteve matëse për verifikim fillestar dhe kur kjo e fundit nuk kërkohet, atëherë lëshohet autorizimi për t'i hedhur ato në treg dhe/ose për t'i vënë në përdorim. 3 1.25. Lejim për hedhje në treg ose vënie në përdorim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara - leja e dhënë nga Departamenti i Metrologjisë të Kosovës për hedhjen në treg ose vënien në përdorim të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, të cilat nuk kanë shenjën e verifikimit fillestar. 1.26. Furnitor – prodhuesi i produktit te regjistruar në Kosovë dhe çdo person tjetër që paraqitet si prodhues i cili vendos në produkt emrin, shenjën mbrojtëse të tij apo ndonjë shenjë tjetër dalluese ose përpunon në tërësi produktin, përfaqësuesin e prodhuesit kur prodhuesi nuk është i regjistruar në Kosovë ose kur nuk ka përfaqësues të regjistruar në Kosovë, importuesin e produktit, si dhe personat tjerë në hallkën e furnizimit, në masën në të cilën veprimtaritë e tyre mund të ndikojë në karakteristikat e sigurisë së produktit. 1.27. Autorizim - dhënia e të drejtës, për të kryer verifikimin dhe kalibrimin e mjetit matës në fushën e subjekteve që kryejnë veprimtari në Kosovë. 1.28. Subjekti i autorizuar - personi fizik dhe juridik i cili kryen detyra ne fushën e metrologjisë. 1.29. Inspektim - mbikëqyrja metrolgjike të një produkti, shërbimi, procesi ose të një sistemi matës, sipas kërkesave te caktuara ose në bazë të një gjykimi profesional. 1.30. Laboratori Qendror i Metrologjisë së Kosovës (LQMK) – njësi e veçantë në kuadër të DMK-së. 1.31. Instituti i metrologjisë (IMLK) – njësi e veçantë në kuadër të DMK-së, më lokacion në Prizren. 1.32. Metrolog i autorizuar – zyrtari i DMK-së apo person juridik i autorizuar, i cili i përmbush kushtet e përshkruara dhe i cili ka dhënë provimin profesional për metrolog të autorizuar. 1.33. Komisioni për metrolog të autorizuar – Organi i formuar nga Ekspert te instituteve profesionale në bashkëpunim më DMK-në. 1.34. Programi i provimit profesional – programi adekuat profesional për fushën e metrologjisë për të cilën kërkohen kushtet dhe kriteret për çertifikimin e metrologut. 2. Nëse shprehjet dhe përkufizimet nuk janë të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji dhe dispozita në zbatim të tij, vlejnë - përdoren termat nga fjalori ndërkombëtar i terminologjisë bazike dhe të përgjithshme të metrologjisë VIM-Internacional Vocabulary of Metrology - Basic and general Concepts and Associated Terms in Metrology dhe VIML-International Vocabulary of Terms in Legal Metrology. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Department of Metrology is responsible for developing and supervising Kosovo’s metrology system and carrying out related metrology tasks.
Neni 4 Organizimi, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Departamentit te Metrologjisë 1. Departamenti i Metrologjisë është përgjegjës për zhvillim dhe mbikëqyrjen e sistemit të metrologjisë në tërë territorin e Kosovës. 1.1. departamenti i metrologjisë ne kuadër të strukturës organizative përfshinë edhe LQMK dhe IMLK te cilat kane rol te veçantë brenda departamentit te precizuara ne akt nënligjor. 2. Organizimi dhe funksionimi i Departamentit te metrologjisë dhe njësive te saj rregullohet me akt nënligjor. 3. Departamenti kryen pune profesionale, administrative dhe organizative ne fushën e metrologjisë, në kuptim të dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera. 4. Përveç punëve te përshkruara nga paragrafi 3 i këtij neni Departamenti ka këto detyra dhe përgjegjësi: 4.1. propozon dhe harton legjislacionin ne fushën e metrologjisë; 4 4.2. bashkërendon punën me organet tjera të sistemit të metrologjisë dhe mbështet zhvillimin e këtij sistemi; 4.3. përgjigjet për etalonët shtetëror; 4.4. mban dhe ruan disa nga etalonët shtetëror të njësive të matjes në laboratorët e saj; 4.5. monitoron mënyrën e mbajtjes, ruajtjes dhe të përdorimit për të gjithë etalonët shtetëror të matjeve; 4.6. organizon aktivitetet e kalibrimit ne Kosove; 4.7. certifikon materialet referuese; 4.8. kryen kontrollin ligjor të mjeteve matëse; 4.9. kryen kontrollin sasior të produkteve të para paketuara dhe të shisheve, si enë matëse; 4.10. mban evidencën e të gjithë prodhuesve dhe furnitorëve të para paketimit dhe shisheve si enë matëse; 4.11. rekomandon dhënien e autorizimit subjekteve për verifikimin e mjeteve matëse, ekspertizën metrologjike, si dhe për riparimin e mjeteve matëse; 4.12. kryen mbikëqyrjen metrologjike; 4.13. kryen mbikëqyrjen e mjeteve matëse, të prodhuara në vend dhe/ose të importuara, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi; 4.14. përcakton rregullat dhe mënyrën për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të saj dhe ofron kualifikime për çështje të metrologjisë për specialistët e tjerë të subjekteve te autorizuara; 4.15. bashkëpunon me institucionet e tjera, veçanërisht me ato të infrastrukturës shtetërore të cilësisë dhe institucionet e mbrojtjes së konsumatorit; 4.16. shërben si referencë shtetërore për sistemin shtetërore të akreditimit të laboratorëve të kalibrimit, për aftësitë dhe etalonët e matjeve; 4.17. bashkëpunon me organet shtetërore të metrologjisë të vendeve të tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë në veprimtarinë e fushës përkatëse, rajonale apo ndërkombëtare, ose për të arritur marrëveshje dypalëshe; 4.18. ofron këshillime për problemet që kanë të bëjnë me metrologjinë; 4.19. kryen detyra tjera administrative dhe profesionale qe kanë të bëjnë me metrologjinë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: In Kosovo, the International System of Units (SI) is to be used.
Neni 5 Njësit Matëse 1. Në Republikën e Kosovës do te përdoret Sistemi Ndërkombëtar i Njësive te Matjes (SI). 2. Me akt nënligjor përcaktohet përdorimi i njësive SI dhe njësive te tjera jashtë sistemit SI, kur ato përdoren ndërkombëtarisht dhe nuk rrjedhin drejtpërdrejt nga sistemi SI. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Departamenti must manage state measurement standards, keep traceability, may accept a reference standard as a state standard, and may place some standards in other public or private institutions.
Neni 6 Etalonët 5 1. Etalonët shtetëror te matjes realizohen, ruhen dhe mirëmbahen nga Departamenti, i cili siguron transmetueshmerine (gjurmueshmerine) deri te etalonët ndërkombëtare ose etalonët shtetëror të shteteve tjera. 2. Etaloni referent te cilin e posedon, ruan dhe mirëmban subjekti i autorizuar, mund te pranohet nga Departamenti si etalon shtetëror. 3. Departamenti mund te vendos qe etalonët e caktuar të zhvillohen dhe mirëmbahen në institucione të tjera publike apo private. 4. Nuk është e domosdoshme qe për çdo madhësi fizike te shpallet etaloni shtetëror i matjeve. 5. Mbajtësit e etalonëve shtetëror shpallen me vendim të drejtorit te departamentit. 6. Me akt nënligjor përcaktohen kushtet që duhet të plotësojë një etalon referues për t'u shpallur si etalon shtetëror i matjes, kushtet për anulimin e shpalljes dhe arsyet, mirëmbajtjen e detyrueshme dhe mënyrën e përdorimit te etalonëve shtetëror të matjeve. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Department and relevant state-etalon users must carry out state etalon laboratory tasks, and state-etalon laboratories must send activity and budget-use data to the Department.
Neni 7 Laboratorët e etalonëve shtetëror 1. Departamenti dhe subjektet që zhvillojnë, mirëmbajnë dhe përdorin etalonët shtetëror të matjeve, kryejnë detyrat e laboratorit të etalonëve shtetëror për madhësinë fizike përkatëse, si më poshtë: 1.1. sigurimin e transmetueshmërisë (gjurmueshmërisë) së etalonëve shtetëror të matjeve me njësitë SI; 1.2. përhapjen e njësive të etalonëve shtetëror të matjeve tek etalonët referuese të matjeve dhe të mjeteve matëse me anë të kalibrimit; 1.3. sigurimin e njohjes ndërkombëtare të etalonëve shtetëror të matjeve dhe të certifikatës së kalibrimit të lëshuar; 1.4. ndërmarrjen e masave për ruajtjen e transmetueshmërisë (gjurmueshmërisë), në rastin e dëmtimit dhe të shkatërrimit të etalonëve shtetëror të matjeve. 2. Aftësia teknike e laboratorëve të etalonëve shtetëror të matjeve ruhet nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimtaritë metrologjike ndërkombëtare dhe vlerësohet me akreditim apo në një mënyrë tjetër të barasvlershme. 3. Departamenti bashkërendon veprimtaritë e laboratorëve të etalonëve shtetëror të matjeve drejt njohjes ndërkombëtare. 4. Laboratorët e etalonëve shtetëror duhet t'i dërgojnë Departamentit të dhëna për veprimtaritë me etalonët shtetëror të matjeve, përfshirë edhe të dhënat për përdorimin e fondeve buxhetore në bazë të kontratës së hartuar mes tyre. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Calibration of standards and measuring instruments must follow international standardization, accreditation, and metrology documents and recommendations; it is done in calibration laboratories at the user’s request, and the results are evidenced by a calibration certificate.
Neni 8 Kalibrimi i etalonëve dhe mjeteve matëse 1. Kalibrimi i etalonëve dhe mjeteve matëse kryhet konform dokumenteve dhe rekomandimeve te organizatave ndërkombëtare për standardizimin, akreditimin dhe metrologjinë. 2. Kalibrimi i etalonëve dhe mjeteve matëse kryhet në laboratorët e kalibrimit, me kërkesën e përdoruesit. 3. Rezultatet e kalibrimit dëshmohen me certifikate kalibrimi. 4. Me akt nënligjor përcaktohen kushtet qe duhet t’i përmbushin laboratorët për kalibrim. 6 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: State metrology laboratories must provide calibration services on request and supply reference values for interlaboratory comparisons for calibration laboratories.
Neni 9 Detyrat e laboratorëve të metanolëve shtetëror 1. Detyrat e laboratorëve të etalonëve shtetëror për të mbështetur transmetueshmërinë (gjurmueshmërinë) e matjeve janë: 1.1. të ofrojnë kalibrime të etalonëve referent të matjeve të laboratorëve të kalibrimit, bazuar ne kërkesë; 1.2. të sigurojnë vlerat referuese të njësive respektive të matjeve për krahasimet ndërlaboratorike, të organizuara për laboratorët e kalibrimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Reference materials must be certified under approved subordinate procedures, testing is done by testing laboratories, and certification is carried out by the Department and authorized certification entities.
Neni 10 Certifikimi i materialeve referente 1. Certifikimi i materialeve referente është një procedurë, që vendos një apo më shumë cilësi të vlerave të një materiali ose substance, me një proces që siguron transmetueshmërinë (gjurmueshmërinë) ndaj SI- se. 2. Cilësitë e vendosura të vlerave dhe pasiguritë shoqëruese të matjeve paraqiten në certifikatë. 3. Certifikimi i materialeve referuese kryhet konform procedurave te miratuara me akt nënligjor. 4. Testimi i cilësive të materialeve referuese kryhet nga laboratorët e testimit. 5. Certifikimi i materialeve referuese kryhet nga Departamenti dhe subjektet e autorizuara për certifikim. 6. Aftësia teknike për testimit të materialeve referuese dhe subjekteve te autorizuara dëshmohet përmes veprimtarisë metrologjike. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Only measuring instruments that meet the law’s requirements and conformity assessment procedures may be placed on the market or put into use; non-compliant instruments may not be used.
Neni 11 Vlerësimi i Konformitetit te mjeteve matëse 1. Ne Republikën e Kosovës mund te plasohen ne treg dhe/ose të vihen në përdorim vetëm ato mjete matëse: 1.1. të cilat i plotësojnë kërkesat nga ky ligj; 1.2. kërkesat tekniko metrologjike te përshkruara me dispozita ne zbatim te këtij ligji, si dhe; 1.3. nëse kanë kaluar procedurat e përshkruara të vlerësimit të konformitetit. 2. Furnitori i mjetit matës ose subjekti i i autorizuar është përgjegjës për kryerjen e procedurave te vlerësimit te konformitetit dhe garanton se mjetet matëse përputhen me kërkesat metrologjike të përshkruara. 3. Mjetet matëse te cilat i plotësojnë kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet qe para se te plasohen ne treg te jene te shënuara me shenja te përshkruara te konformitetit dhe te përcillen me dokumente te konformitetit sipas dispozitave ligjore. 4. Mjetet matëse ne përdorim duhet te përdoren ne përputhje me kërkesat për atë lloj te mjetit matës, dokumentet e konformitetit dhe ne përputhje me udhëzimet e prodhuesit te mjetit. 5. Mjetet matëse te cilat nuk plotësojnë kushtet nga paragrafi i 1. i këtij neni dhe te cilat nuk janë shënuar dhe nuk posedojnë dokumentet e konformitetit sipas kërkesave metrologjike, nuk lejohen te përdoren. 7 6. Me akt nënligjor përcaktohen procedurat e vlerësimit te konformitetit te mjeteve matëse. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Legal measuring instruments are instruments used for specified public-protection and goods-circulation purposes, and they must show measurement results in legal units.
Neni 12 Mjetet matëse ligjore 1. Mjete matëse ligjore janë mjetet të cilat përdorën për: 1.1. qarkullimin e mallrave; 1.2. mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe shtazëve, sigurisë së përgjithshme; 1.3. mbrojtjen e pasurisë, mjedisit dhe resurseve natyrore, mbrojtjen në punë, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtje nga fatkeqësitë, kontrollin e produkteve të para-paketuara dhe shishet si enë matëse; 1.4. matjet e përcaktuara me këtë ligj, ligje tjera dhe dispozita të miratuara për implementimin e tyre. 2. Mjetet matëse ligjore duhet të tregojnë rezultate matëse në njësit matëse ligjore. 3. Me akt nënligjor përcaktohen mjetet matëse ligjore te cilat i nënshtrohen mbikëqyrjes metrologjike. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The user of legal measuring instruments is responsible and must use only verified instruments, keep them technically sound, present instruments for verification as required, use them according to their intended purpose, and keep maintenance/verification records when required.
Neni 13 Përgjegjësit për mjetet matëse ligjore në përdorim 1. Përgjegjës për mjetet matëse ligjore ne përdorim është shfrytëzuesi, i cili duhet: 1.1. të përdorë vetëm ato mjete matëse të cilat janë të verifikuara; 1.2. të mbajë mjetet matëse në gjendje teknike që këto të sigurojnë saktësi të matjes; 1.3. të paraqes në verifikim mjetet matëse që janë në përdorim, ne pajtim me këtë ligj dhe dispozita të miratuara në zbatim të tij; 1.4. të përdorë mjetet matëse ligjore në përputhje me destinimin e tyre; 1.5. të mbajë evidencë rreth mirëmbajtjes dhe verifikimit të mjeteve matëse ligjore në përdorim, kur kjo është e përcaktuar. 2. Mjeti matëse ligjor, që nuk është në përdorim, duhet të jetë i shënuar në mënyrë të dukshme, me shenjën “Mjeti matës jashtë përdorimit”. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Measuring instruments in use must be traceable to state or international standards, must meet approved-type or metrological requirements, and the user is responsible for ensuring regular and irregular verification.
Neni 14 Verifikimi i rregullt, jo i rregullt dhe ekspertiza e mjeteve matëse 1. Të gjitha mjetet matëse ne përdorim duhet te jene te transmetueshem (gjurmueshem) deri te etalonët shtetëror, respektivisht etalonët ndërkombëtare. 2. Mjetet matëse ne përdorim, duhet te plotësojnë kërkesat sipas tipit te miratuar te mjetit matëse dhe/ose kërkesat e përshkruara metrologjike. 3. Me miratim të tipit të mjeteve matëse përcaktohet perdorshmeria e mjetit matës, ndërsa përmbushja e kërkesave metrologjike vërtetohet me verifikim. 4. Përgjegjës për sigurimin e verifikimit të rregullt dhe jo të rregull të mjetit matës ligjor është vet shfrytëzuesi. 8 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Businesses that sell heat, electricity, water, or gas must ensure regular verification of the related measuring instruments.
Neni 15 Verifikimi i rregullt i mjeteve matëse 1. Verifikimi i rregullt i mjeteve matëse bëhet në afate kohore të përcaktuara, për llojet e caktuara të mjeteve matëse. 2. Subjektet të cilat shesin energji termike, energji elektrike, ujë apo gaz, janë të detyruara të përkujdesen për verifikim të rregullt të mjeteve matëse të energjisë termike, matësit e gazit, korrektuesve, matësit e ujit dhe matësit e energjisë elektrike. 3. Me akt nënligjor përcaktohen mënyrat dhe afatet e verifikimit të rregullt të mjeteve matëse. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Irregular verification of measuring instruments is done when a legal measuring instrument has not been used because of a defect or technical shortcomings, or when it has not undergone regular verification on time.
Neni 16 Verifikimi jo i rregullt i mjeteve matëse Verifikimi jo i rregullt i mjeteve matëse bëhet në rastet kur mjeti matës ligjor nuk ka qenë në përdorim për shkak të defektit apo mangësive teknike ose në rastin kur mjeti nuk i është nënshtruar verifikimit të rregullt në afat kohor të paraparë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Subjektet can request the Department to perform an extraordinary verification of a measuring instrument when there is suspicion of incorrect functioning; testing costs are borne by the party being tested, and a subordinate act sets the testing procedure and report retention period.
Neni 17 Verifikimi i jashtëzakonshëm i mjeteve matëse 1. Verifikimi i jashtëzakonshëm i mjeteve matëse dhe matjet zyrtare bëhet me ekspertize metrologjike. 2. Subjektet kanë të drejtë të kërkojnë që Departamenti të kryejë një verifikim të mjetit matës ligjor në përdorim dhe matje zyrtare kur dyshohet për një funksionim jo korrekt të mjetit matës. 3. Shpenzimet që dalin gjatë testimit të mjeteve matëse dhe matjeve zyrtare mbulohen nga pala që i bëhet testimi. 4. Me akt nënligjor përcaktohet procedura e testimit të mjeteve matëse dhe matjeve zyrtare, përmbajtjen dhe afatin e ruajtjes së raportit të testimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Department or an authorized subject must verify legal measuring instruments in its own premises, at verification places, and in certain cases at the installation site. When verification is done at the installation site, it may ask the applicant for the needed support staff and verification equipment.
Neni 18 Hapësira dhe vendi i verifikimit të mjeteve matëse 1. Departamenti ose subjekt i autorizuar kryen verifikimin e mjeteve matëse ligjore në hapësirat e veta dhe në vendet e verifikimit. 2. Vendi i verifikimit është vendi jashtë hapësirave të Departamentit ose të një subjekti të autorizuar, ku këto të fundit kryejnë verifikimin e një tipi të veçantë të mjetit matës ligjor, duke përdorur pajisjet e përshkruara. 3. Departamenti ose subjekti i autorizuar kryen verifikimin e mjetit matës ligjor në vendet ku janë vendosur, apo instaluar mjetet matës, në rastet kur mjeti matës, për shkak të konstruksionit, është i lidhur me vendin e instalimit, ose në rastet kur mjetet matëse për shkak të konstruksionit të tyre, mund të dëmtohen apo thyhen gjatë transportit. 4. Kur verifikimi i mjeteve matëse ligjore kryhet sipas paragrafit 3. të këtij neni Departamenti ose subjekti i autorizuar mund t'i kërkojë parashtruesit të kërkesës numrin e duhur të personelit ndihmës dhe pajisje për verifikim. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The department or an authorized subject must issue a verification certificate when the applicant requests it, even if the measuring instrument already has a verification mark. Measuring instruments that do not need verification must be maintained regularly.
Neni 19 Certifikata e verifikimit të mjeteve matëse 9 1. Departamenti ose subjekti i autorizuar është i detyruar të lëshojë certifikatën e verifikimit edhe kur mjeti matës është i shënuar me shenjë verifikuese, nëse këtë e kërkon parashtruesi i kërkesës. 2. Mjetet matëse të cilat nuk kanë nevojë të verifikohen duhet të mirëmbahen rregullisht, kurse procedurat, përmbajtja dhe afati i mirëmbajtjes së rregullt përcaktohen me akt nënligjor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The verification of legal measuring instruments stops being valid if certain conditions occur, such as expiry, changes, damage, a damaged verification mark, loss of metrological properties, or a changed installation location.
Neni 20 Vlefshmëria e verifikimit të mjeteve matëse 1. Vlefshmëria e verifikimit të mjeteve matëse ligjore ndërpritet nëse: 1.1. ka skaduar validiteti i verifikimit; 1.2. në mjetin matës janë bërë ndryshime të cilat mund të ndikojnë në karakteristikat metrologjike të tij; 1.3. mjeti matës është dëmtuar në atë mënyrë që ka mund të humbë ndonjë veti të rëndësishme që është objekt i verifikimit; 1.4. shenja e verifikimit është dëmtuar; 1.5. shihet qartë se mjeti matës ka humbur vetit e nevojshme metrologjike edhe nëse shenja e verifikimit nuk është e dëmtuar; 1.6. vendi i instalimit të mjeteve matëse është ndryshuar. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Verification marks used in Kosovo are state verification marks.
Neni 21 Shenjat shtetërore të verifikimit të mjeteve matëse 1. Shenjat e verifikimit të cilat përdoren në Republikën e Kosovës janë shenjat shtetërore të verifikimit. 2. Me akt nënligjor përcaktohet lloji, forma dhe mënyra e vendosjes së shenjave të verifikimit të cilat përdoren në verifikimin e mjeteve matëse ligjore, si dhe forma dhe përmbajtja e certifikatës së verifikimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Authorized repair subjects must prepare repaired legal measuring instruments for verification, test and protect them, mark them with the verification mark, and immediately request verification.
Neni 22 Përdorimi i mjeteve matëse te riparuara 1. Me akt nënligjor përcaktohet se: 1.1. një mjet matës ligjor i riparuar mund të përdoret brenda një periudhe shtatë (7) ditore, duke filluar nga dita që ai është riparuar ose përgatitur për verifikim; 1.2. përgjegjësin për periudhën sikurse ne nën-paragrafin 1.1 te këtij paragrafi e bart subjekti autorizuar për riparim; 1.3. subjekti i autorizuar përgatit mjetin matës për verifikim, e teston dhe mbron nga ndërhyrja e paautorizuar, nëpërmjet shënjimit me shenjën e verifikimit të shërbimit të autorizuar. 2. Subjekti i autorizuar për të kryer veprimtari metrologjike riparimi duhet të bëjë menjëherë një kërkesë për verifikimin e mjetit matës ligjor të riparuar, i cili është shënjuar me shenjën e verifikimit të subjektit të autorizuar. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Only calibrated standards with valid calibration certificates, or certified reference materials with valid certificates, may be used for verifying legal measuring instruments.
Neni 23 Afatet kohore të kalibrimit që përdoren për verifikimin e mjeteve matëse 1. Për verifikimin e mjeteve matëse ligjore mund të përdoren vetëm etalonët të cilët janë të kalibruar dhe kanë certifikatën valide të kalibrimit, respektivisht materialet referente të cilat janë certifikuar dhe kanë certifikatën valide. 10 2. Kalibrimi i etalonëve, gjegjësisht certifikimi i materialeve referente, për nevojat e verifikimit të mjeteve matëse ligjore, kryhet nga Departamenti, laboratori i autorizuar për kalibrimi si dhe laboratori i autorizuar për testim. 3. Me akt nënligjor përcaktohen afatet kohore të kalibrimit, për etalonët të cilët përdorën për verifikimin e mjeteve matëse ligjore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Department may accept foreign conformity certificates and documents if they meet specified international and EU metrology requirements, and it must keep a register of conformity certificates and marks issued under this article.
Neni 24 Certifikatat dhe shenjat e konformitetit të lëshuara jashtë vendit 1. Departamenti mund të pranojë certifikatat dhe dokumentet e konformitetit, nëse ato janë lëshuar sipas kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore, si dhe sipas kërkesave të Direktivave të Bashkësisë Evropiane për fushën e metrologjisë (NAWI dhe MID). 2. Departamenti mban regjistër të certifikatave, shenjave të konformitetit, të lëshuara në përputhje me këtë nen. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the law applies to certain pre-packagings and excludes specific items from being treated as pre-packagings.
Neni 25 Para-paketimet e kontrolluara ligjërisht 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për para-paketimet individuale, të kombinuara, pa ambalazh mbështjellës dhe në enë matëse, që janë prodhuar, hedhur në treg ose ofruar për konsum të përgjithshëm. 2. Mostrat e lira, disa nga para-paketimet e destinuara, të përdorura në aeroplanë, anije dhe trena dhe produktet në kontejnerë, që janë përgatitur për konsumatorin e fundit, në bazë të një kontrate të ndërsjellë, nuk vlerësohen para-paketime, sipas dispozitave të këtij ligji. 3. Me akt nënligjor përcaktohen kriteret, parimet kryesore dhe masat e përgjithshme për para-paketimet; para-paketimet që kontrollohen ligjërisht; kërkesat metrologjike për sasinë neto të para-paketimeve; diapazonet e detyrueshme për sasinë nominale të disa para-paketimeve; metodat referuese për kontrollin e sasisë neto të para-paketimeve; mbishkrimet dhe shenjat e vendosura në para-paketime - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Bottles used as measuring vessels for pre-packaged products must bear marks for nominal volume, full fill level, and the producer’s identification mark.
Neni 26 Shishet si enë matëse për produktet e para-paketuara 1. Shishet si enë matëse përmbajnë shenjat që tregojnë vëllimin nominal dhe atë të mbushjes deri në nivelin e plotë si dhe me shenjën që identifikon prodhuesin e enës matëse. 2. Me akt nënligjor përcaktohen shishet, që kontrollohen ligjërisht, kërkesat metrologjike për shishet si enë matëse, metodat referuese për kontrollin e vëllimit neto të shisheve, mbishkrimet dhe shenjat e vendosura në shishet si enë matëse. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Pre-packaged goods and bottles may be placed on the market and sold only if they meet the specified metrological requirements and carry the required inscriptions and marks.
Neni 27 Hedhja në treg e para-paketimeve dhe e shisheve 1. Mallrat e para-paketuara dhe shishet si enë matëse, mund te hidhen në treg dhe të ofrohen për shitje, vetëm nëse plotësojnë kërkesat metrologjike të përcaktuara dhe kanë mbishkrimet dhe shenjat e përshkruara deri në kohën e blerjes. 2. Prodhuesi ose importuesi është përgjegjës për përputhshmërinë e produkteve të para-paketuara dhe të shisheve me masat e përcaktuara në këtë ligj. 3. Prodhuesi zbaton sistemin e tij të kontrollit të sasisë neto të para-paketimeve ose sistemin e kontrollit të vëllimit neto të shisheve të prodhuara. 11 4. Prodhuesi ose importuesi është i detyruar te njofton departamentin kur konstaton se para-paketimit ose shishet e hedhura në treg prej tij nuk përmbushin kërkesat teknike në mënyrë qe të merren masat e duhura për mbrojtjen e konsumatorit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Producers and importers must notify the Department of any changes made after registration.
Neni 28 Regjistrimi i prodhuesve dhe i importuesve 1. Regjistrimi i prodhuesve dhe i importuesve bëhet në bazë të kërkesës së tyre në Departament. 2. Mënyra dhe procedura përcaktohet me akt nënligjor. 3. Prodhuesit dhe importuesit detyrohen të njoftojnë Departamentin për çdo ndryshim të kryer pas regjistrimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Producers must obtain the Department’s approval for their quantitative control system. The Department monitors the system and may give improvement recommendations if needed.
Neni 29 Miratimi dhe monitorimi i sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve të para-paketimeve 1. Departamenti kryen mbikëqyrjen në vend të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesve si dhe monitoron sistemin e kontrollit sasior të miratuar në kushtet e prodhuesit dhe në qoftë se është e nevojshme jep rekomandime për përmirësimin e tij. 2. Çdo prodhues është i obliguar që të marre miratimin e Departamentit për sistemin e kontrollit sasior. 3. Regjistrimi i prodhuesve bëhet dhe ruhet vetëm nëse sistemi i tij i kontrollit sasior është miratuar. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Department recommends the Minister grant authorizations to subjects that meet the stated conditions for metrological verification/expertise or measuring-instrument repair.
Neni 30 Autorizimi 1. Departamenti rekomandon Ministrit dhënien e autorizimit subjektit që i plotëson kushtet e përcaktuara për të realizuar verifikimin e mjeteve matëse ligjore dhe ekspertizën metrologjike. 2. Departamenti rekomandon Ministrit dhënien e a autorizimit subjektit qe i plotëson kushtet për shërbimin e riparimit të mjeteve matëse. 3. Subjekti i autorizuar i cili benë riparimin sipas paragrafit 2. te këtij neni nuk mund te kryej verifikimin e mjeteve matëse. 4. Autorizimi mund ti jepet subjektit nëse: 4.1. posedon pajisje të nevojshme teknike dhe hapësirë për të kryer aktivitete për të cilat kërkohet autorizimi; 4.2. ka siguruar gjurmueshmërinë e etalonëve dhe mjeteve matëse të cilat i përdorë, dhe nëse dëshmon se ka vendosur një sistem te menaxhimit ne përputhje me kërkesat nga standardet e njohura ndërkombëtare; 4.3. punëson persona profesionalisht të aftësuar, për kryerjen e detyrave të metrologjisë; 4.4. nuk merret me prodhimin, importimin, shitjen apo riparimin e mjeteve matëse, nga fushat e autorizimit; 4.5. jep garancion për kompensimin e dëmeve të shkaktuara me punën e tyre, dhe 4.6. nuk është në procedurë të falimentimit. 12 5. Me akt nënligjor përcaktohen kushtet dhe kriteret tekniko-metrologjike për autorizimin e personave juridikë për kryerjen e veprimtarive në metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e subjektit për kryerjen e shërbimit të riparimit të mjeteve matëse. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Department must recommend issuance of the authorization to the Minister within 30 days of the request, and the authorization lasts 3 years.
Neni 31 Afati për lëshimin e autorizimit 1. Departamenti në afat prej tridhjetë (30) ditë, nga dita e parashtrimit të kërkesës, rekomandon Ministrit lëshuarjen e autorizimit. 2. Me vendim për autorizimin, përcaktohet fusha dhe vëllimi i autorizimit. 3. Autorizimi vlen tri (3) vite. 4. Pas marrjes se vendimit për autorizim departamenti i ndanë subjektit te autorizuar shenjen e verifikimit për verifikimin e mjeteve matëse ligjore. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: An authorization decision may be canceled in whole or in part if the subject does not meet legal requirements, does not perform required duties, shows professional/technical shortcomings, or asks for cancellation.
Neni 32 Anulimi i vendimit 1. Vendimi për autorizimin mund të anulohet pjesërisht apo në tërësi, nëse subjekti: 1.1. nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara me këtë ligj, dispozitat për zbatimin e tij dhe me vendimin për autorizim; 1.2. nuk i kryen detyrat paraparë me ligj; 1.3. tregon mangësi profesionale dhe teknike në ushtrimin e detyrave në fushën e autorizimit; 1.4. me kërkesën e subjektit. 2. Subjektit te autorizuar të cilit i është anuluar vendimi, me arsyen se ai nuk ka punuar konform dispozitave, profesionalisht dhe në pajtim me autorizimin, nuk mund të parashtroj kërkesë të re për autorizim gjatë afatit kohor trevjeçar, nga dita e anulimit të tij. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: An authorization becomes invalid when its validity period ends, when revocation is decided, or when the authorized person renounces it in writing.
Neni 33 Pavlefshmëria e autorizimit 1. Autorizimi behet i pavlefshëm kur: 1.1. mbaron afati i vlefshmërisë; 1.2. nxirret vendimi për revokimin e autorizimit; 1.3. i autorizuari heq dorë, me shkrim, nga autorizimi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The authorization decision, any changes, and any end of its validity are published on the ministry’s website.
Neni 34 Publikimi i vendimit të autorizimit Vendimi për autorizimin, ndryshimet dhe ndërprerjen e validitetit të autorizimit, publikohet ne Veb faqe të ministrisë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The authorized subject must carry out its activities professionally and in line with the authorization decision, notify the Department immediately about any interruption or change in authorization conditions, and submit required measurement-instrument registration information on time.
Neni 35 Detyrimet e subjektit te autorizuar 13 1. Subjekti i autorizuar duhet: 1.1. të kryej veprimtaritë e tij, konform dispozitave, me profesionalizëm dhe në pajtim me vendimin për autorizim; 1.2. të njoftoj menjëherë Departamentin për ndërprerjen apo ndryshimin e kushteve të autorizimit; 1.3. të udhëheqë detyrat për çështjet administrative, nga fusha për të cilën është autorizuar në pajtim me dispozitat, nëse me këtë ligj apo dispozitat për zbatimin e tij, nuk është rregulluar ndryshe; 1.4. në afatet e përcaktuara dhe në mënyrë të rregullt ti paraqesë departamentit të dhënat për regjistrimin e mjeteve matëse në evidencën për mjetet matëse. 2. Të paraqes ne departament informacion të domosdoshëm, brenda afatit të caktuar sipas procedurave për regjistrimin e mjeteve matëse ligjërisht të kontrolluara në regjistrin përkatës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Metrology services and trainings must follow tariffs approved by the Minister under a sublegal act.
Neni 36 Pagesat dhe tarifat e shërbimeve Te gjitha shërbimet e metrologjisë te përcaktuara me dispozita e këtij ligji, si dhe trajnimet e ofruara kryhen konform tarifave të miratuara nga Ministri me akt nënligjor. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Department must carry out metrological supervision, and the Ministry may set the professional exam program by sublegal act.
Neni 37 Mbikëqyrja metrologjike 1. Departamenti kryen mbikëqyrjen metrologjike në zbatimit të ligjit, dispozitave tjera dhe akteve në fushën e metrologjisë si dhe mbikëqyrjen në punën profesionale të meteorologëve të autorizuar, dhe subjekteve te autorizuar. 2. Ministria ne pajtim me nenin 3, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.34 të këtij ligji, me akt nënligjor përcakton programin e provimit profesional në pajtim rekomandimet e eksperteve te fushës përkatëse - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Inspektori i metrologjisë may inspect certain business premises and records during supervision, and supervised subjects must assist and provide needed information.
Neni 38 Te drejtat dhe detyrimet e inspektorit te metrologjisë dhe LQMK-së 1. Inspektorit i metrologjisë gjatë mbikëqyrjes ka te drejtë: 1.1. të hyjë dhe të i mbikëqyrë ndërtesat dhe kushtet e biznesit ku prodhohen, magazinohen ose përdoren mjetet matëse si dhe pajisjet e prodhimit dhe makinat, ndërtesat dhe kushtet e biznesit ku janë prodhuar, importuar dhe ofruar për shitje produktet e para-paketuara dhe shishet, si enë matëse. 1.2. inspektori ka të drejtë të verifikoj, mbikëqyre dokumentacionin e biznesit, për fushën metrologjike, regjistrimet dhe raportet e testimit të subjektit të autorizuar, ose të metrologut të autorizuar, për të parë se si janë kryer këto veprimtari. 1.3. subjektet veprimtaritë e të cilave janë objekt i mbikëqyrjes metrologjike, janë të detyruar ta ndihmojnë inspektorin për të kryer mbikëqyrjen dhe t’i japin atij të dhënat dhe informacionet e domosdoshme. Po ashtu me kërkesë me shkrim të inspektorit subjektet e autorizuara që mbikëqyren janë të detyruar të japin ose të përgatisin brenda një periudhe të caktuar me procesverbal të dhëna te plota dhe të sakta, informacione dhe regjistrime të nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes 2. Gjatë mbikëqyrjes, inspektori mund të marrë dëshmi nga përfaqësuesit e subjekteve dhe dëshmitarët. 3. Për mbikëqyrjen e kryer, inspektori mban procesverbal, ku pasqyrohen të dhënat e marra. Ky procesverbal mbahet në dy kopje, njëra prej të cilave i dorëzohet subjektit të mbikëqyrur. 14 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e LQMK-së do të përcaktohen me akt nënligjor. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The metrology inspector must verify compliance during supervision and may suspend activities or issue fines when violations are found.
Neni 39 Detyrat e inspektorit të metrologjisë 1. Gjatë mbikëqyrjes inspektori ka për detyre te verifikoje: 1.1. ligjshmërinë dhe kushtet në kryerjen e veprimtarive metrologjike; 1.2. përdorimin e njësive ligjore të matjeve; 1.3. ligjshmërinë dhe autoritetin ligjor në kryerjen e certifikimit të mjeteve matëse, ekzaminimin e tipit të instrumenteve matëse dhe verifikimin e mjeteve matëse ligjore; 1.4. përdorimin e mjeteve matëse ligjore; 1.5. konformitetin e para-paketimeve dhe shisheve si enë matëse me masat e këtij ligji dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij; 1.6. ligjshmërinë dhe aftësinë në punë të subjekteve të autorizuar për zbatimin e dispozitave të këtij ligji; 1.7. mënyrën se si mbahen dhe përdoren regjistrimet dhe dokumentet e përshkruara; 2. Në rastet kur inspektori vëren shkelje të këtij ligji dhe te dispozitave ne zbatim te tij atëherë: 2.1. urdhëron me procesverbal korrigjimin e parregullsive dhe të mangësive të vërejtura brenda një periudhe kohore deri ne shtatë (7) dite; 2.2. pezullon përdorimin e mjeteve matëse ligjore dhe pasimin në treg të paketimeve, që nuk përputhen me kërkesat e përcaktuara; 2.3. pezullon kryerjen e veprimtarive që janë në kundërshtim me ligjin apo me dispozitat e zbatuara; 2.4. pezullon punën e një subjekti të autorizuar dhe fillon procedurën për refuzimin, revokimin e autorizimit, kur ky nuk plotëson kërkesat metrologjike të përcaktuara; 2.5. pezullon punën e një subjekti të autorizuar apo të një meteorologu të autorizuar dhe fillon procedurën për revokimin e autorizimit, kur këta kryejnë veprimtari, për të cilat janë autorizuar, në një mënyrë joprofesionale dhe joligjore; 2.6. për të gjitha shkeljet e konstatuara vendos gjoba në përputhje me nenin 45 të këtij ligji. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Subjektet nën mbikëqyrje metrologjike duhet të ndihmojnë inspektorin dhe, kur kërkohet dhe nuk ka rrugë tjetër, të ndërpresin përkohësisht veprimtarinë.
Neni 40 Mbështetja e inspektorit gjatë mbikëqyrjes 1. Subjektet që i nënshtrohen mbikëqyrjes metrologjike, janë të detyruar të mbështesin inspektorin ne kryerjen e mbikëqyrjes në përputhje me dispozitat e përcaktuara në nenin 35 të këtij ligji dhe të sigurojnë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen normale të mbikëqyrjes. 2. Vlerësohet se subjekti i mbikëqyrur nuk e ka mbështetur inspektorin gjate mbikëqyrjes te mjeteve matëse ose produkteve te paketuara sipas paragrafit 1. të këtij neni si dhe regjistrat e kërkuar të biznesit dhe dokumente të tjera të nevojshme për të marrë e mbledhur fakte. 3. Subjektet janë të detyruar që, me kërkesë të inspektorit, të ndërpresin përkohësisht veprimtarinë, nëse nuk ka rrugë tjetër për kryerjen e e mbikëqyrjes. 15 4. Inspektori gjithnjë duhet te këtë parasysh se ne rast te ndërprerjes se përkohshme sikurse ne paragrafin 3. të këtij neni mos ti shkaktoj dëme subjektit të mbikëqyrur. 5. Pas mbarimit të mbikëqyrjes, inspektori mund të kërkojë që subjekti i mbikëqyrur te kryej disa veprimtari që të vendosen plotësisht faktet duke përcaktuar me procesverbal afatin kohor, gjatë të cilit duhet të kryhet kjo veprimtari. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The metrology inspector must not put the inspected subject’s professional secrecy at risk during supervision, and the inspected subject must inform the inspector what counts as secret under its general acts.
Neni 41 Detyrimet për ruajtjen e sekretit 1. Me rastin e kryerjes së mbikëqyrjes, inspektori i metrologjisë është i detyruar të veproj ashtu që të mos rrezikoj sekretin profesional te subjektit te mbikëqyrur për faktet, informacionet dhe të dhënat tjera. 2. Subjekti i mbikëqyrur është i detyruar ta njoftojnë inspektorin e metrologjisë se çka konsiderohet sekret sipas akteve të tyre të përgjithshme. 3. Inspektori nëse nuk ruan sekretin mban përgjegjësi, sipas dispozitave ligjore. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The metrology inspector must issue a decision banning certain products from being placed on the market, or blocking/removing or prohibiting use of measuring instruments, when identified irregularities are not corrected within the set deadline.
Neni 42 Vendimi për ndalimin e hedhjes në treg apo heqjes nga tregu 1. Nëse parregullsitë e konstatuara si rezultat i mosplotësimit të kërkesave konform nenit 26 dhe 27 të këtij ligji nuk janë korrigjuar brenda afatit të caktuar, para hedhjes në treg të para paketimeve, atëherë inspektori i metrologjisë, nxjerrë vendim për ndalimin e hedhjes në treg të para paketimeve. 2. Nëse parregullsitë e vërejtura konform nenit 26 dhe 27 të këtij ligji në mjetet matëse ligjore që janë në treg ose në përdorim, nuk janë korrigjuar brenda afatit te caktuar kohor me procesverbal, atëherë inspektori i metrologjisë nxjerr vendim për bllokimin, largimin nga tregu ose ndalimin e përdorimit të mjeteve matëse ligjore. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: If an inspector notices violations during supervision, the inspector must notify the relevant organ.
Neni 43 Detyrimi për të informuar organet kompetente Nëse gjatë mbikëqyrjes vërehen shkelje, për të cilat me ligj përgjigjen organe të tjera të administratës shtetërore, atëherë inspektori njofton organin përkatës. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article sets deadlines for appealing a metrology inspector’s decision, the Director’s decision on that complaint, and further review in court.
Neni 44 Ankesa 1. Kundër vendimit të inspektorit te metrologjisë pala mund të parashtroj ankesë në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 2. Drejtori është i detyruar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së ankesës të vendos për ankesën e ushtruar kundër vendimit të Inspektorit te metrologjisë. 3. Kundër vendimit të Drejtorit pala në afat prej dhjetë (10) ditësh mund të shtroj ankese të shkallës së dytë pran Komisionit profesional për ankesa, që formohet me vendim të Sekretarit të MTI-së, i cili është vendim i plotfuqishëm. 4. Kundër vendimit të Komisionit profesional për ankesa mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Metrology Inspector imposes fines for listed violations of this law.
Neni 45 Dispozitat ndëshkuese 1. Inspektori i metrologjisë për shkeljet e konstatuara me këtë ligj shqipton këto gjoba: 16 2. Me gjobe prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro, ndëshkohet subjekti, ndërsa me gjobë prej dyqindepesëdhjetë (250) deri shtatëqindepesëdhjetë (750) Euro personi përgjegjës i subjektit në rastet si vijon: 2.1. për përdorimin e njësive matëse në kundërshtim me rregullat e përcaktuara ne baze te dispozitave te këtij ligji dhe dispozitave nga akti nënligjor qe rregullon përdorimin e njësive matëse, sipas nenit 5 te këtij ligji; 2.2. mbajtjen në biznesin e vet të një mjeti matës që nuk është në përdorim dhe nuk është shënuar në mënyrë të dukshme me shenjën “Mjeti matës jashtë përdorimit” sipas nenit 13 paragrafi 2. të këtij ligji; 2.3. mossigurimin e verifikimit periodik të mjeteve matëse në intervalet e përshkruara sipas nenit 13 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.5. të këtij ligji; 2.4. mosvënien në dispozicion te mjeteve matëse pas riparimit për verifikim periodik, sipas nenit 22 paragrafit 1. të këtij ligji; 2.5. mosplotësimin e kërkesave për regjistrim, të përcaktuara në nenin 28 të këtij ligji. 3. Me gjobe prej njëmijë (1.000) deri tremijë (3.000), ndëshkohet subjekti i autorizua ndërsa me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro personi përgjegjës i subjektit në rastet si vijon: 3.1. për mosmirëmbajtjen e rregullt te instrumenteve matëse, sipas nenit 19 paragrafin 2. te këtij ligji; 3.2. prodhimit, importimit dhe hedhjes në treg te produkteve të paketuara dhe shisheve, si enë matëse, që nuk plotësojnë kërkesat metrologjike dhe nuk kanë mbishkrimet dhe shenjat e përcaktuara, sipas nenit 27 paragrafit 4. të këtij ligji; 3.3. veprimi në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 32 paragrafi 2. dhe nenin 35 paragrafi 1. të këtij ligji. 4. Me gjobe prej njëmijepesëqind (1.500) deri pesëmijë (5.000) Euro, ndëshkohet subjekti ndërsa me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro personi përgjegjës i subjektit ne rastet si vijon: 4.1. hedhja në treg dhe vënia në përdorim e instrumenteve matëse në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara sipas nenit 27 paragrafin 1. të këtij ligji; 4.2. përdorimi i mjeteve matëse ligjore në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara sipas nenit 12 paragrafin 1. nën-paragrafi 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij ligji; 4.3. veprimi në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara sipas nenit 11 paragrafi 1. te këtij ligji; 4.4. mosdhënia e informacionit dhe e të dhënave të domosdoshme inspektorit te metrologjisë për të kryer mbikëqyrjen në kundërshtim me dispozitat e nenit 38 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry must issue secondary regulations to implement this law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 46 Dispozitat kalimtare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për zbatim te këtij ligji detyrohet të nxjerr akte nënligjore në përputhshmëri me ligjin brenda gjashtë (6) muajsh nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji. 17 - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals the listed metrology and measurement-unit laws and any other conflicting acts.
Neni 47 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.02/L-34 “Për Metrologji”, Ligji Nr. 2004/11 “Për Njësit Matëse” si dhe aktet tjera që janë në kundërshtim më këtë ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 48 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-203 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-074-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-203 PËR METROLOGJI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in