LIGJI NR. 03/L-213 PËR KOMPONENTIN REZERVË TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
This provision gives the title of the law on the reserve component of the Kosovo Security Force.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-213
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision gives the title of the law on the reserve component of the Kosovo Security Force. This provision says the law sets the legal framework for regulating the Reserve Component service of the Kosovo Security Force as part of its uniformed structure. This article says the law covers the composition, service conditions, individual rights and responsibilities, employer responsibilities, and mobilization procedures for the FSK Reserve Component. This article defines key terms used in the law, including the Kosovo Security Force, the Ministry of the Kosovo Security Force, mobilization, active member, reserve member, primary employer, and the reserve component. All citizens of the Republic of Kosovo have the right to compete for the FSK Reserve if they meet the criteria set by this law and the Law on Service in the FSK.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-213 PËR KOMPONENTIN REZERVË TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision gives the title of the law on the reserve component of the Kosovo Security Force.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 77 / 16 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-213 PËR KOMPONENTIN REZERVË TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KOMPONENTIN REZERVË TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the legal framework for regulating the Reserve Component service of the Kosovo Security Force as part of its uniformed structure.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohet korniza ligjore për rregullimin e shërbimit të Komponentit Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e uniformuar e strukturës së FSK-së. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers the composition, service conditions, individual rights and responsibilities, employer responsibilities, and mobilization procedures for the FSK Reserve Component.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon përbërjen, kushtet e shërbimit, të drejtat dhe përgjegjësitë individuale, përgjegjësitë e punëdhënësit dhe procedurat e mobilizimit në Komponentin Rezervë të FSK-së. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Kosovo Security Force, the Ministry of the Kosovo Security Force, mobilization, active member, reserve member, primary employer, and the reserve component.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime: 1.1. FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës 1.2 MFSK – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 1.3. Mobilizim” – Organizimi i gjithë apo një pjese të Komponentit Rezervë të FSK-së për të marrë pjesë në operacionet për reagim ndaj krizave, duke përfshirë edhe operacionet në mbështetje të paqes dhe për të ndihmuar autoritetet civile për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. 1.4 Pjesëtar Aktiv i FSK-së – Pjesëtari i cili shërben me orar të plotë në FSK. 1.5 Pjesëtar Rezervë i FSK-së - Pjesëtari, puna dytësore e të cilit është shërbimi në FSK. Pjesëtari Rezervë është pjesëtar aktiv i FSK-së gjatë trajnimit apo mobilizimit. 1.6. Punëdhënësi primar - Person fizik apo juridik me të cilin pjesëtari rezervë i FSK-se mund të këtë marrëdhënie të rregullt pune. 1.7. Rezerva e FSK-së” – Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: All citizens of the Republic of Kosovo have the right to compete for the FSK Reserve if they meet the criteria set by this law and the Law on Service in the FSK.
Neni 4 E drejta për konkurrim dhe përbërja e Rezervës së FSK-së 1. Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të konkurrojnë në Rezervën e FSK-së, nëse plotësojnë kriteret siç janë të përcaktuara në këtë ligj dhe në Ligjin për Shërbim në FSK. 2. Rezerva e FSK-së përbëhet prej maksimum tetëqind (800) pjesëtarësh. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Pjesëtari i Rezervës së FSK-së shërben deri në 36 ditë në vit, me disa përjashtime.
Neni 5 Kushtet e Shërbimit 1. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së shërben më së shumti tridhjetegjashtë (36) ditë në vit, për t’u trajnuar dhe përgatitur për operacione. 2. Si përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, pjesëtarit të Rezervës së FSK-së mund t’i kërkohet që të shërbejnë më shumë se tridhjetegjashtë (36) ditë në vit, në rastet kur: 2.1. mobilizohet për të marrë pjesë në operacionet për reagim ndaj krizave, operacionet në mbështetje të paqes, apo për t’i ndihmuar autoritetet civile; 2.2. përzgjidhet për të marr pjesë në trajnime të specializuara, nëse miratohet nga Ministri i FSK-së”. 3. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së mund të mobilizohen maksimalisht një vit për secilën periudhë kohore lëvizëse tri (3) vjeçare. 4. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së nuk ka kufizime territoriale gjatë shërbimit. Sipas urdhrit, mund të kërkohet të shërbejë në territorin e Kosovës dhe të zbarkohet jashtë saj. 5. Rregullat për rekrutimin e Rezervës së FSK-së janë të njëjta sikur ato që zbatohen për pjesëtarët aktivë të FSK-së. Ministri i FSK-së miraton procedurat e rekrutimit për Rezervën e FSK-së. 6. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së është në detyrë kur udhëton për trajnim ose nga trajnimi, nga ushtrimet, operacionet ose kur është i mobilizuar. 7. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së në detyrë, është pjesëtar aktiv i FSK-së dhe i nënshtrohet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të FSK-së në fuqi, përfshirë Kodin Disiplinor dhe Kodin e Mirësjelljes së FSK-së. 8. Pjesëtarit të Rezervës së FSK-së, për periudhën e angazhimit të tij në FSK duhet t’i bëhet një raport vlerësues vjetor në pajtim me Rregulloren mbi Vlerësimet vjetore të pjesëtarëve të FSK-së. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Pjesëtari i Rezervës së FSK-së ka disa të drejta gjatë shërbimit, përfshirë trajtim të barabartë me pjesëtarin aktiv, punësim primar jashtë FSK-së, pagesë gjatë detyrës dhe të drejtë ankese.
Neni 6 Të drejtat individuale të pjesëtarit të Rezervës së FSK-së 1. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së, kur është në detyrë, ka të njëjtat të drejta individuale sikurse pjesëtari aktiv i FSK-së, ashti siç përcaktohet në nenin 3 të Ligjit për Shërbim në FSK, 2. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së ka të drejtë në punësim primar jashtë FSK-së. 3. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së nuk humb punësimin e rregullt për shkak të mobilizimit apo kërkesës për të marr pjesë në trajnimin vjetor në Rezervën e FSK-së . 4. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së e ka të drejtën e pagesës në MFSK për kohën sa është në detyrë. Pagesa e tij llogaritet mbi baza ditore në shumën e njëjtë siç paguhen pjesëtari aktivë i FSK-së i të njëjtës gradë, në pajtim me Rregulloren mbi Pagat e FSK-së. 3 5. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së realizon pagën nga punëdhënësi primar si dhe nga FSK-ja për tridhjetegjashtë (36) ditët e detyrës vjetore. 6. Gjatë mobilizimit apo trajnimit të specializuar, punëdhënësi primar mund të ndalojë së paguari pagën për kohëzgjatjen e shërbimit të mobilizuar apo trajnimit. 7. Punëdhënësi primar nuk obligohet që ti jap pushim shtesë pjesëtarit të Rezervës së FSK-së, që të angazhohet në Rezervën e FSK-së, 8. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së ka të drejtë të parashtrojë ankesë në pajtim me Rregulloren e FSK-së për Shqyrtimin dhe Zgjidhjen e Ankesave. 9. E drejta për pensionin e pjesëtarëve rezervë të FSK-së rregullohet me dispozita përkatëse për pensionimin e pjesëtarëve të FSK-së. 10. Në raste të paaftësisë ose vdekjes që rezulton për shkak të detyrës në FSK, pjesëtari i Rezervës së FSK-së trajtohet sipas dispozitave përkatëse për pjesëtarët aktiv të FSK-së. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: People applying for the FSK Reserve must notify their primary employer. Reserve members must wear the uniform only on duty or while traveling to or from duty, carry their weapons in line with the relevant regulation, and not make public statements about the FSK.
Neni 7 Përgjegjësitë individuale 1. Personat të cilët aplikojnë për Rezervën e FSK-së duhet ta njoftoj punëdhënësin e tyre primar. 1.1. punëdhënësi primar nënshkruan formularin e njoftimit rreth përgjegjësive të tij, që parashihen me këtë ligj; 1.2. formulari i njoftimit do të jetë pjesë e aplikimit në Rezervën e FSK-së. 2. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së, gjatë kohës sa është në detyrë aktive, bart të gjitha përgjegjësitë individuale, siç përcaktohen në nenin 4 të Ligjit për Shërbim në FSK. 3. Përjashtim nga paragrafi 2 i këtij neni, neni 4.1 (j) i Ligjit për Shërbim në FSK nuk vlen për pjesëtarët e Rezervës së FSK-së. 4. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së duhet ta bart uniformën vetëm kur është në detyrë ose gjatë kohës kur shkon apo kthehet nga detyra. 5. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së, bart armët e tij, në përputhje me Rregulloren mbi bartjen dhe përdorimin e armëve nga FSK. 6. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së nuk jep deklarata publike lidhur me FSK-në në pajtim me Udhëzimin Administrativ për dhënien e Informatave dhe Komunikimin me Media për pjesëtarët e MFSK-së dhe FSK- së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Reserve members must respond to mobilisation calls; their primary employer must release them from work during mobilisation or engagement and return them to work after mobilisation. The President orders mobilisation after consulting the Government and Assembly, and the Minister of the FSK issues special rules on conditions and procedures.
Neni 8 Mobilizimi 1. Pjesëtari i Rezervës së FSK-së është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes për angazhim dhe mobilizim. 2. Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, urdhëron mobilizimin e pjesëtarëve të Rezervës së FSK-së. 3. Nëse pjesëtari i Rezervës së FSK-së thirret për angazhim apo mobilizim, punëdhënësi i tij primar ka obligim ta lirojë nga puna pjesëtarin e Rezervës së FSK-së për periudhën e angazhimit apo mobilizimit.. 4. Nëse pjesëtari i Rezervës së FSK-së mobilizohet, punëdhënësi primar ka obligim ligjor që ta kthej pjesëtarin në vendin e punës pas përfundimit të periudhës së mobilizimit. 4 5. Kushtet dhe procedurat për angazhim dhe mobilizim në Rezervën e FSK-së përcaktohen me rregullore të veçantë të nxjerr nga Ministri i FSK-së. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A reserve member of the FSK has the right to request transfer between the reserve and active components, and the conditions and procedures must be set by a special regulation issued by the Minister of FSK.
Neni 9 Kalimi nga Komponenti Rezervë në Aktivë dhe anasjelltas Pjesëtari i Rezervës së FSK-së, ka të drejtë për të kërkuar kalim nga komponenti rezervë në atë aktiv dhe anasjelltas. Kushtet dhe procedurat për kalim duhet të përcaktohen me Rregullore të veçantë të nxjerr nga Ministri i FSK-së. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Personnel Department in MFSK must notify the Labour Inspectorate about certain violations. Primary employers who fail to meet specified obligations can be fined EUR 2,000 to EUR 5,000, and they must also reinstate the Reserve member and compensate lost wages.
Neni 10 Shkeljet 1. Departamenti i Personelit në MFSK është i obliguar që ta njoftoj Inspektoratin e Punës, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për shkeljet e dispozitave të paragrafit 3. të nenit 6 dhe paragrafit 3. dhe 4. të nenit 8 të këtij ligji. 2. Punëdhënësit primar që nuk i përmbushin obligimet e tyre sipas paragrafit 3. të nenit 6 dhe paragrafit 3. dhe 4. të nenit 8 të këtij ligji, ndëshkohen me gjobë në vlerë prej dymijë (2.000) deri në pesëmijë (5000) Euro. 3. Përveç ndëshkimit me gjobë, të paraparë me paragrafin 2. të këtij neni, punëdhënësi primar është i obliguar që pjesëtarin e Rezervës së FSK-së ta kthej në punë dhe t’ia bëjë kompensimin e pagës për ta mbuluar periudhën e për të cilën pjesëtari ka mbetur pa punë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Minister of the Security Force must issue sublegal acts to implement the law within 2 months from the law entering into force.
Neni 11 Aktet nënligjore Ministri i Forcës së Sigurisë, brenda dy (2) muajsh, nga data e hyrjes në fuqi e ligjit nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-213 15 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-041-2010, datë 02.08.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-213 PËR KOMPONENTIN REZERVË TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in