LIGJI NR. 03/L-214 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
This provision identifies the Law on Environmental Impact Assessment in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-214
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the Law on Environmental Impact Assessment in Kosovo. This article says the law aims to prevent or reduce negative impacts of proposed public and private projects and to protect the environment, human health, and quality of life. This article defines key terms used in the law, including project, applicant, environmental consent, the Ministry, the Minister, environmental impact assessment, screening, scoping, public, interested public, working day, and local information. Environmental impact assessment here means identifying, describing, and properly evaluating each individual case and the direct and indirect effects of a project on people, flora and fauna, land, water, air, climate, landscape, material goods, cultural heritage, and how those elements affect one another. Ministria është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së VNM-së.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-214 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Showing 42 of 42
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the Law on Environmental Impact Assessment in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 83 / 29 TETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-214 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to prevent or reduce negative impacts of proposed public and private projects and to protect the environment, human health, and quality of life.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi ose zvogëlimi i ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, mbrojtjen e shëndetit të njeriut si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. 2. Ky ligj përcakton rregullimin e procedurave për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e ndikimeve të projekteve të caktuara në mjedis dhe për procedurat shoqëruese administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimin e Pëlqimit Mjedisor, dhe siguron që të gjitha informatat relevante lidhur me mjedisin janë ofruar dhe janë marrë parasysh. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including project, applicant, environmental consent, the Ministry, the Minister, environmental impact assessment, screening, scoping, public, interested public, working day, and local information.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Projekti - ekzekutimi i punëve ndërtimore, të instalimeve ose skemave të tjera, largimin ose çmontimin e instalimeve ose skemave, intervenimet e tjera në rrethinën e natyrës dhe në peisazh përfshirë nxjerrjen e resurseve minerale dhe atyre që kërkojnë punë rehabilitimi. 1.2. Aplikuesi - personi fizik ose juridik, vendor apo i huaj, i cili është bartës i kërkesës për marrjen e Pëlqimit mjedisor për realizimin e një projekti. 1.3. Pëlqimi mjedisor - vendimi me shkrim i nxjerrë nga Ministria në pajtim me ligj, si parakusht për fillimin e realizimit të projektit. 1.4. Ministria - Ministria kompetente për çështjet e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 1.5. Ministri - Ministri kompetent për çështjet e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 1.6. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (në tekstin e mëtejmë: VNM) - identifikimi dhe vlerësimi i ndikimeve të mundshme të projektit në mjedis, konsultimin e autoriteteve mjedisore dhe të publikut, duke marrë parasysh raportin e VNM dhe rezultatet e konsultimeve në vendimmarrje, përcaktimin e metodës për parandalimin, shmangien, zbutjen ose rehabilitimin e ndikimeve të dëmshme në mjedisin dhe shëndetin e njeriut, si dhe dhënien e informatave mbi vendimin. 2 1.7. Raporti i VNM - rezultati i një vlerësimi të ndikimit në mjedis. 1.8. Përzgjedhja - procesi, gjatë të cilit përcaktohet nëse do të jetë i nevojshëm ose jo një VNM për projekte të caktuara. 1.9. Vendimi i Përzgjedhjes - vendimi se a është i nevojshëm ose jo VNM për një projekt të veçantë. 1.10. Studimi - procesi i identifikimit të informatave minimale që kërkohen për një raport të VNM- së mbi ndikimet e mundshme mjedisore të një projekti të propozuar bazuar në informatat për projektin, si dhe në lokacionin dhe rrethinën e tij. 1.11. Njoftimi i Studimit - një deklaratë me shkrim e lëshuar nga ana e Ministrisë, e cila përmban një mendim mbi informatat lidhur me ndikimet e pritura që duhet të parashtrohen në një Raport të VNM-së. 1.12. Përmbledhja jo-teknike - dokumenti i shkurtër, i ndarë nga dokumentet tjera, që paraqet rezultatet e rëndësishme të raportit të VNM, të shprehura në një format më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm për debate publike. 1.13. Publiku - një ose më shumë persona fizik apo juridik, shoqatat, organizatat ose grupet e tyre. 1.14. Publiku i interesuar - publiku i prekur apo që ka të ngjarë për t'u prekur, ose i cili ka interes, në procedurat vendimmarrëse mjedisore të cilat referohen në këtë ligj. Për qëllim të këtij përkufizimi, organizatat jo-qeveritare të cilat promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe që përmbushin kërkesat e parashtruara sipas ligjit vendor do të konsiderohen si organizata që kanë interes. 1.15. Ditë - ditë pune. 1.16. Informim Lokal - publikimi i një njoftimi në një gazetë e cila qarkullon në lokalitetin në të cilin do të realizohet projekti i propozuar, në ueb faqe të komunës ku do të realizohet projekti i propozuar dhe në ueb faqen e Ministrisë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Environmental impact assessment here means identifying, describing, and properly evaluating each individual case and the direct and indirect effects of a project on people, flora and fauna, land, water, air, climate, landscape, material goods, cultural heritage, and how those elements affect one another.
Neni 3 Fushëveprimi 1. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis -VNM, identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrë të duhur rrethanat e secilit rast individual, efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të ndonjë projekti në: 1.1. njeriun, botën bimore dhe shtazore; 1.2. tokë, ujë, ajër, klimë dhe peisazh; 1.3. të mirat materiale dhe trashëgiminë kulturore; 1.4. ndikimet e ndërsjella të elementeve të cekura në nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij paragrafi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ministria është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së VNM-së.
Neni 4 Autoriteti kompetent Ministria është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së VNM-së. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says which bodies count as environmental authorities for the proposed project.
Neni 5 Autoritetet për Mjedis 1. Autoritetet për Mjedis janë: 1.1. komuna ose komunat në zonën e të cilave synohet të realizohet projekti i propozuar; 1.2. autoritetet të cilat përpilojnë dhe mirëmbajnë të dhënat lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë dhe mbi emisionet në mjedis, dhe 1.3. cilido organ tjetër i përcaktuar me ligj me përgjegjësi specifike për mjedisin dhe për të cilin Ministria konsideron se mund të përfshihet ne proces për projektin e propozuar; - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The law does not stop the Ministry or other authorities from following restrictions on commercial and industrial confidentiality, including intellectual property and public or individual interest.
Neni 6 Kufizimet në interesin publik dhe individual 1. Dispozitat e këtij ligji nuk e pengojnë Ministrinë ose ndonjë autoritet tjetër për të respektuar ato kufizime që kanë të bëjnë me konfidencialitetin komercial dhe industrial, përfshirë pronën intelektuale dhe ruajtjen e interesit publik dhe individual, të përcaktuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës. 2. Paragrafi 1. i këtij neni, nuk zbatohet për të dhënat mbi emetimin e materieve të rrezikshme, rreziqet nga aksidentet, si dhe rezultatet e monitorimit dhe të gjeturat e inspektoratit. KREU II PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN VNM-së - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Certain public or private projects need environmental consent, and projects in Annex I must undergo environmental impact assessment.
Neni 7 Obligimi për Pëlqim Mjedisor 1. Një Pëlqim Mjedisor do të kërkohet për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të theksuara në mjedis për arsye të, inter alia, natyrës së tij, madhësisë ose lokacionit. 2. Të gjitha projektet e përcaktuara në Shtojcën I, janë të obliguara t’i nënshtrohen VNM-së. 3. Projektet e renditura në Shtojcën II, do të ekzaminohen, rast për rast dhe në pajtim me kriteret e cekura në Shtojcën III, për të përcaktuar, nëse ata duhet ti nënshtrohen VNM-së. 4. Ministria nuk do të lëshoj Pëlqimin Mjedisor, të referuar sipas paragrafit 1., të këtij neni, derisa të mos jetë bërë Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin. 5. Aplikuesit nuk i lëshohet leja për ndërtim ose ndonjë leje tjetër, për ndonjë projekt të referuar në paragrafët 1. dhe 2., të këtij neni dhe ai nuk mund të filloj ekzekutimin e projektit, përderisa të mos i lëshohet Pëlqimi Mjedisor nga ana e Ministrisë. 6. Ministria mund të lejoj për rastet e veçanta moskryerjen e VNM për projekte me qëllim të mbrojtjes nacionale, me vendim të Qeverisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If an environmental consent applicant or holder plans to transfer the application or consent to another person, they must submit a joint request to the Ministry.
Neni 8 Transferi i Pëlqimit Mjedisor 1. Në rast se aplikuesi për pëlqim mjedisor, ose poseduesi i një pëlqimi mjedisor të cilit i referohet neni 7 i këtij ligji, planifikon të transferojë atë kërkesë ose pëlqim te ndonjë person tjetër, -trashëguesi, aplikuesi për pëlqim mjedisor ose poseduesi i atij pëlqimi dhe trashëguesi duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët në Ministri lidhur me atë transferim. 4 2. Kërkesës për transfer i bashkëngjitet pëlqimi mjedisor origjinal ose, në rast të aplikimit për pëlqim, kopjen e kërkesës për pëlqim mjedisor. Kërkesës për transfer duhet t’i bashkëngjiten: 2.1. emrin, adresën dhe numrin e biznesit, numrin e telefonit të aplikuesit për bartje të pëlqimit mjedisor; 2.2. emrin, adresën dhe numrin e biznesit, numrin e telefonit të trashëguesit; 2.3. kontratën për blerjen apo marrjen me qira të pronës përkatëse. 3. Ministria e miraton kërkesën për transferim të pëlqimit mjedisor ose kërkesën për pëlqim mjedisor dhe obligon trashëguesin që të merr parasysh të gjitha kushtet e parapara në Raportin e VNM dhe në Pëlqimin mjedisor. 4. Kur Ministria miraton apo refuzon transferimin e pëlqimit mjedisor, njofton aplikuesin në formë të shkruar brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry or another relevant authority must provide requested data and information to the applicant, and if it does not have the requested information it must notify the applicant in writing within 15 days.
Neni 9 Obligimi i Ministrisë dhe autoriteteve tjera ndaj aplikuesit 1. Ministria dhe cilido autoritet tjetër përkatës, me kërkesë të aplikuesit, ofron të dhënat dhe informatat të cilat ajo i posedon, e që konsiderohen si të rëndësishme për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve direkte dhe indirekte të projektit në mjedis dhe ndërveprimin e tyre. 2. Ministria ose ndonjë autoritet tjetër obligohet që të ofrojë të dhënat dhe informatat që ka në dispozicion, aplikuesit, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. 3. Nëse Ministria ose ndonjë autoritet tjetër nuk përmban të dhënat dhe informatat e kërkuara, atëherë, aplikuesi, informohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. KREU III PROCEDURAT E VNM-së Nen 10 Fazat e procedurës së VNM-së 1. Në procedurën e VNM-së përfshihen këto faza: 1.1. përzgjedhja; 1.2. studimi; 1.3. shqyrtimi i Raportit të VNM-së. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: An applicant must file an EIA/VNM initiation request with the Ministry and include the required supporting documents.
Neni 11 Kërkesa për fillimin e VNM-së 1. Kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së, bashkë me dokumentacionin shoqërues, aplikuesi e paraqet në Ministri. 2. Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të aplikuesit dhe emrin e projektit. 3. Kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, aplikuesi ia bashkangjet: 3.1. dokumentet e përcaktuara nga ana e Ministrisë, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose aktiviteteve për të cilat do të paraqitet aplikacioni; dhe 5 3.2. pyetësorin e plotësuar të përcaktuar nga Ministria, për ndikimet në mjedis nga projekti i propozuar, përshkrimin e lokacionit, përshkrimin e projektit, përshkrimin e ndikimeve të rëndësishme të mundshme të projektit në mjedis. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry must decide whether an EIA report is needed and notify the applicant in writing within 10 days. If the file is incomplete, it may ask for more documents and set a deadline; if those are not submitted, the request is rejected. If no EIA report is required, the designated municipality may start the municipal environmental permit procedure. The applicant may appeal the Ministry’s decision within 8 days.
Neni 12 Vendimi i përzgjedhjes 1. Bazuar në informatat e prezantuara bashkë me kërkesën dhe bazuar në kriteret e përcaktuara në Shtojcën III, Ministria përcakton nëse projekti i propozuar mund të ketë efekte të theksuara në mjedis dhe, brenda dhjetë (10) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, informon aplikuesin me shkrim lidhur me vendimin, nëse kërkohet Raporti i VNM-së ose jo. 2. Nëse dokumentacioni, i cili shoqëron kërkesën është jo i plotë, Ministria kërkon nga aplikuesi informata dhe dokumentacion shtesë si dhe cakton datën deri kur duhet të dorëzohen. 3. Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe dokumentacionin shtesë, në afatin e caktuar, Ministria hedh poshtë kërkesën. 4. Nëse, në pajtim me paragrafin 1., të këtij neni, nuk kërkohet Raporti i VNM-së, Komuna e caktuar mund të fillojë procedurën për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale. 5. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e marrë nga Ministria, ai ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh, filluar nga data kur ai pranon vendimin nga Ministria. Ankesa shqyrtohet nga ana e Ministrisë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The applicant may ask the Ministry for a written study notification about environmental-impact information needed for the EIA report.
Neni 13 Njoftimi i Studimit 1. Aplikuesi mund të kërkoj që Ministria ta njoftojë me shkrim lidhur me informatat mbi ndikimin mjedisor që duhet të përfshihen në Raportin e VNM-së - Njoftimin e Studimit. 2. Kërkesa e bërë në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni përfshinë: 2.1. përshkrimin e alternativave të mundshme; 2.2. përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; 2.3. arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; 2.4. përshkrimin e masave mbrojtëse që parashihen për shmangie, zvogëlim dhe nëse është e mundur përmirësim të efekteve të theksuara të dëmshme në mjedis. 3. Aplikuesi ia paraqet këto informata Ministrisë, në një raport të shkurtër studimi, i cili nuk i kalon tri (3) faqe. 4. Para se të japë mendimin e vet, Ministria do të konsultojë aplikuesin dhe autoritetet mjedisore. Ministria i shqyrton këto informata dhe harton Njoftimin e Studimit, i cili i përcillet aplikuesit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. 5. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon Ministrinë për të kërkuar informata shtesë më vonë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The applicant must prepare the Study Report.
Neni 14 Studimi 1. Aplikuesi e harton Raportin e Studimit, i cili do të përfshijë informatat e përcaktuara në paragrafin 2. të nenit 13 të këtij ligji. Raporti i Studimit i bashkëngjitet Raportit të VNM-së, si shtojcë në Përmbledhjen Jo- Teknike. 6 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The VNM report must include the listed project, environmental, and non-technical information, and the Ministry may issue guidance on how the report is prepared and reviewed.
Neni 15 Përmbajtja e Raportit të VNM-së 1. Raporti i VNM-së përmban: 1.1. përshkrimin e projektit, përfshirë në veçanti: 1.1.1. përshkrimin e karakteristikave fizike të projektit si tërësi dhe kushteve për përdorim të tokës, gjatë fazës së ndërtimit dhe të operimit; 1.1.2. përshkrimin e karakteristikave kryesore të procesit të prodhimit; 1.1.3. vlerësimin e përafërt, sipas llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emisioneve - ndotja e ujit, ajrit, tokës, zhurma, vibrimi, drita, nxehtësia, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, etj.- që rezultojnë nga projekti i propozuar. 1.2. paraqitja e alternativave kryesore të identifikuara nga ana e aplikuesit dhe dhënia e arsyeve kryesore për zgjidhjen e njërës prej tyre, duke i marrë parasysh efektet mjedisore; 1.3. një përshkrim të aspekteve mjedisore për të cilat ekziston mundësia e ndikimeve të theksuara negative nga projekti i propozuar, përfshirë, para së gjithash, popullatën, botën bimore dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin, faktorët klimatik, vlerat materiale duke përfshirë trashëgiminë kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, peizazhin dhe raportet e ndërmjetme në mes të faktorëve të lartshënuar; 1.4. një përshkrim të ndikimeve të mundshme të theksuara të projektit të propozuar në mjedis si: ndikimet e drejtpërdrejta dhe çfarëdo ndikimi i tërthortë, sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, i përhershëm dhe i përkohshëm, pozitiv dhe negativ, që rezultojnë nga: 1.4.1. realizimi i projektit; 1.4.2. shfrytëzimi i resurseve natyrore; 1.4.3. emisionet e ndotësve, krijimi i shqetësimeve tjera dhe eliminimi i mbeturinave; 1.4.4. përshkrimi nga ana e aplikuesit të metodave parashikuese të përdorura për të vlerësuar ndikimet në mjedis. Këto ndikime duhet të përfshijnë ato që rezultojnë nga ndërtimet ose ekzekutimi i ndonjë projekti si dhe atyre që rezultojnë nga ekzistenca ose operacioni i projektit, pasi ai të jetë përfunduar. 1.5. një përshkrim, se si mund të ndikoj ose të ndikohet projekti i propozuar nga deponimi gjeologjik i CO2 në zonat e deponimit 1.6. përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur mënjanimin e çfarëdo ndikimi të theksuar në mjedis; 1.7. Përmbledhjen Jo-Teknike të informatave të përshkruara më lartë; 1.8. shënimi i çfarëdo vështirësie - mangësive teknike ose mungesës së njohurive, në të cilat has aplikuesi gjatë hartimit të informatave të kërkuara. 2. Ministria nxjerr Udhëzues për mënyrën e hartimit dhe shqyrtimit të Raportit të VNM-së. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A licensed natural or legal person prepares the VNM report, the Ministry sets licensing procedures and criteria by sub-legal act, and the report must include the preparer’s and applicant’s name, surname, and signature.
Neni 16 Përpiluesi i Raportit të VNM-së 1. Raporti i VNM-së hartohet nga personi fizik dhe juridik i licencuar. 2. Ministria përcakton me akt nënligjor procedurat dhe kriteret për licencim në pajtim me paragrafin 1., të këtij neni. 7 3. Raporti i VNM-së duhet të përmbaj emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e hartuesit dhe aplikuesit. 4. Hartuesi i Raportit të VNM-së dhe aplikuesi, janë përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave, të përfshira në Raportin e VNM-së. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The applicant must submit four paper copies and one electronic copy of the VNM report to the Ministry, include proof of payment when submitting the report, and make the report available to the public under this law.
Neni 17 Dorëzimi i Raportit të VNM-së 1. Aplikuesi duhet t`i dorëzoj katër (4) kopje të Raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një (1) kopje në formë elektronike në Ministri. 2. Me dorëzimin e Raportit të VNM-së, aplikuesi dorëzon edhe dëshminë për pagesën e bërë. 3. Aplikuesi ofron Raportin e VNM-së në dispozicion te publiku në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must review the EIA report and then prepare a proposal decision, while the Kosovo Environmental Protection Agency must provide needed information during the review.
Neni 18 Shqyrtimi i Raportit të VNM-së 1. Në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së, tri (3) kopje të Raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një (1) kopje në formë elektronike i dërgohen organit përgjegjës për shqyrtimin e raportit të VNM-së në Ministri. 2. Ministria shqyrton Raportin e VNM-së duke u bazuar në kriteret vijuese: 2.1. saktësinë e përshkrimit të projektit përfshirë zgjidhjet alternative ashtu si kërkohen; 2.2. saktësinë e identifikimit dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis; 2.3. përshtatshmërinë e masave të ndërmarra për zbutjen e ndikimeve të theksuara negative, përfshirë rehabilitimin e zonave të ndikuara nga eksplatimi i resurseve natyrore, aktivitetet për menaxhimin e mbeturinave, apo ndonjë aktiviteti të ngjashëm; 2.4. përshtatshmërinë e skemave të propozuara monitoruese; 2.5. kritere të tjera që konsiderohen të jenë me rëndësi për rrethana të veçanta. 3. Gjatë shqyrtimit të raporteve të VNM, për projektet specifike, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e Kosovës , do të ofroj të gjitha informatat e nevojshme që i ka dhe të cilat janë të nevojshme për atë shqyrtim. 4. Ministria, pasi të ketë shqyrtuar Raportin e VNM-së, duke marr parasysh rezultatet e konsultimeve te mbajtura me autoritetet mjedisore harton Propozim-Vendimin, të cilin ia prezanton me shkrim aplikuesit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry may hire external experts to review the EIA report. External experts must submit their written opinions to the Ministry by the deadline the Ministry sets, and experts who helped prepare an EIA report may not take part in reviewing that same report.
Neni 19 Shqyrtimi nga ekspertët e jashtëm 1. Për shqyrtimin e raportit të VNM, Ministria sipas nevojës mund të kontraktojë ekspert të jashtëm, të cilët kanë përvojë të dëshmuar në VNM. 2. Ekspertët e jashtëm paraqesin mendimet e tyre, me shkrim, të cilat i dorëzohen Ministrisë, në afatin e caktuar nga Ministria. 3. Ekspertët e përfshirë në hartimin e një Raportit të VNM-së nuk mund të marrin pjesë në shqyrtimin e të njëjtit Raport të VNM-së. 8 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The applicant must prepare a public-debate plan, send it to the Ministry for approval, inform the public, and ensure the debate is held only after written Ministry approval.
Neni 20 Debati publik për Raportin e VNM-së 1. Konkludimet dhe rekomandimet kryesore, të përfshira në Raportin e VNM-së, si dhe Propozim-Vendimi për pëlqim mjedisor i nënshtrohet debatit publik. 2. Plani dhe organizimi i debatit është përgjegjësi e aplikuesit i cili do të: 2.1. përgatitë një plan, i cili do t’i dërgohet Ministrisë për pëlqim, ku caktohet lokacioni, data e debatit publik, mekanizmat dhe kohën e informimit publik si dhe lokacionet ku ekspozohen Raporti i VNM, përmbledhja jo-teknike e raportit të VNM dhe propozimi i vendimit. Debati publik nuk mbahet përderisa aplikuesi nuk ka marr pëlqimin e Ministrisë, me shkrim; 2.2. informojë publikun, nëpërmes mjeteve të informimit, ku përfshihet shpallja më së paku në një gazetë ditore, për datën, lokacionin, kohën e debatit publik dhe sigurimin e dokumenteve te parapara ne nën-paragrafin 2.1 te këtij paragrafi. 3. Debati publik mbahet në afat prej njëzet (20) deri tridhjetë (30) ditësh pas informimit të autoriteteve mjedisore dhe publikut të interesuar. 4. Rregullat e detajuara mbi organizimin e debatit publik dhe për trajtimin e ndonjë informacioni tjetër relevant i cili ofrohet në dispozicion rregullohet me aktin nënligjor nga Ministria. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry must review public-debate comments within 10 days, may ask the applicant to revise the EIA report, and may stop the review if the applicant does not comply.
Neni 21 Rezultati i shqyrtimit të Raportit të VNM-së 1. Ministria në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e mbajtjes së debatit publik, shqyrton vërejtjet dhe mendimet e dala nga debati publik. 2. Ministria mund të kërkojë nga aplikuesi të ndryshojë ose të plotësoj elemente të caktuara të Raportit të VNM-së, i cili është dorëzuar. 3. Aplikuesi bënë ndryshimet e kërkuara në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni dhe dorëzon Raportin e VNM-së, të ndryshuar dhe të kompletuar, deri në datën e përcaktuar nga ana e Ministrisë. 4. Nëse aplikuesi nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafët 2. dhe 3. i këtij neni, Ministria e ndërpret procedurën e shqyrtimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry’s responsible unit must prepare a draft environmental consent decision within 70 days, and the Ministry must decide within 10 days whether to allow or refuse the consent.
Neni 22 Vendimi për Pëlqim Mjedisor 1. Rezultatet e konsultimeve dhe informatat e mbledhura në pajtim me dispozitat e këtij ligji, merren në shqyrtim gjatë marrjes së vendimit për Pëlqim Mjedisor. 2. Propozim - Vendimi për Pëlqimin Mjedisor përgatitet nga ana e organit përgjegjës të Ministrisë brenda shtatëdhjetë (70) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së, duke përjashtuar ndonjë periudhë kohore të përcaktuar në paragrafët 2. dhe 3. të nenit 21 të këtij ligji. 3. Ne afat prej dhjetë (10) ditësh nga prezantimi i Propozim -Vendimit për Pëlqimin Mjedisor, Ministria vendos nëse lejon ose refuzon Pëlqimin Mjedisor dhe i njofton me shkrim për vendimin e marr, aplikuesin dhe Komunën/ Komunat në të cilën/cilat do të zbatohet projekti 4. Pas marrjes së vendimit për lejimin ose refuzimin e Pëlqimit Mjedisor, Ministria informon publikun me vendimin, përmes një njoftimi lokal dhe e vë në dispozicion për inspektim publik një deklaratë e cila përmban: 4.1. përmbajtjen e vendimit dhe kushtet tjera eventuale te përcaktuara; 4.2. arsyet kryesore dhe elementet mbi të cilat është bazuar vendimi përfshirë edhe nëse është 9 relevante, informatat lidhur me pjesëmarrjen e publikut; 4.3. një përshkrim, aty ku është e nevojshme, të masave kryesore për shmangien, reduktimin dhe nëse është e mundur, mënjanimin e ndikimeve të theksuara të dëmshme; 4.4. këshillat juridike për mjetet e rregullta për ankimim për vlefshmërinë e vendimit dhe procedurat. 5. Kur ndonjë shtet i prekur është konsultuar në pajtim me nenin 28 të këtij ligji, Ministria informon atë shtet lidhur me vendimin dhe ia përcjellë informacionin e referuar në nën-paragrafët 4.1, 4.2. dhe 4.3. të këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The applicant may file a complaint with the competent court against the challenged decision within 30 days of publication of the Environmental Consent decision. The Ministry must provide the applicant with EIA-related documentation in writing if requested, within 8 days of receiving the request.
Neni 23 E drejta për ankesë 1. Aplikuesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Gjykatën kompetente kunder vendimit të ankimuar, në pajtim me ligjin, brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e publikimit të Vendimit për Pëlqimin Mjedisor. 2. Ministria është e obliguar ti vë në dispozicion aplikuesit, dokumentacionin lidhur me procedurën e VNM-së, nëse është kërkuar me shkrim. Informacioni i kërkuar në këtë mënyrë i vihet në dispozicion brenda tetë (8) ditësh, nga dita e pranimit të kërkesës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Interested parties with sufficient interest may seek court review of public-participation decisions, acts, or failures to act; environmental NGOs meeting legal requirements are treated as having sufficient interest.
Neni 24 Qasja në drejtësi 1. Palët e interesuara që kanë interes të mjaftueshëm për projektin, do të kenë qasje në shqyrtimin e procedurave , para gjykatës në kundërshtimin apo ligjshmërinë procedurale të vendimeve, akteve ose mos nxjerrjes së aktit që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e publikut në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Për qëllimet e paragrafit 1., të këtij neni, çdo organizatë jo-qeveritare për mbrojtjen e mjedisit që përmbush kërkesat ligjore sipas legjislacionit ne fuqi, konsiderohet se ka interes të mjaftueshëm. 3. Kërkesat për të kundërshtuar ndonjë vendim, akt ose mos nxjerrje të aktit gjatë procedurës së VNM-së, bëhet pasi të jetë lëshuar Vendimi për Pëlqimin Mjedisor brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të Vendimit për Pëlqim Mjedisor. Ankesat e tilla do të bëhen në ministri dhe gjykatën kompetente për të kundërshtuar vendimet administrative. 4. Pavarësisht nga paragrafi 4. i nenit 22 të këtij ligji, Ministria do të publikoj informacione praktike lidhur me procedurat e shqyrtimit gjyqësor të paraparë sipas këtij neni dhe duhet ta vë në dispozicion lirshëm, për të rritur më tej efektshmërinë e këtyre procedurave. 5. Çdo procedurë e tillë duhet të jetë e barabartë, e drejtë, në kohë dhe jo aq e shtrenjtë sa të pengoj ushtrimin e sajë - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Environmental Consent Decision stops being valid if, within two years of acceptance, the applicant has not obtained the building permit or project approval, or the project site has not been prepared and no operational activity has started.
Neni 25 Ndërprerja e vlefshmërisë së Vendimit për Pëlqim Mjedisor 1. Vlefshmëria e Vendimit për Pëlqim Mjedisor ndërpritet nëse, brenda dy (2) vitesh nga data e pranimit të Vendimit për Pëlqimin Mjedisor: 1.1. aplikuesi nuk siguron lejen për ndërtim ose aprovimin për realizimin e projektit; ose 1.2. lokacioni ku projekti duhet realizuar nuk është përgatitur e as nuk është nisur ndonjë aktivitetet operativ. 2. Nëse vlefshmëria e Vendimit për Pëlqim Mjedisor është ndërprerë në pajtim me paragrafin 1., të këtij neni., aplikuesi ose trashëguesi i tij nuk mund të fillojnë punimet në lokacionin pa aplikuar në Ministri për një Pëlqim Mjedisor të ri. 10 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The applicant may withdraw an environmental consent request at any time and at any stage by written notice to the Ministry.
Neni 26 Tërheqja e kërkesës për Pëlqim Mjedisor 1. Aplikuesi, mund të tërheq kërkesën për Pëlqim Mjedisor, në çfarëdo kohe dhe në çfarëdo faze të procesit duke e njoftuar me shkrim Ministrinë. 2. Kur aplikuesi tërheq kërkesën e tij për Pëlqim Mjedisor, Ministria ndërpret procedurën e shqyrtimit dhe i tërë dokumentacioni arkivohet dhe dokumentacioni nuk kthehet. 3. Pagesa, në rast të tërheqjes së kërkesës, nuk kthehet. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The applicant bears the EIA-related drafting, public debate, review, and counseling costs, must pay the service fee when submitting the review request, and the fee is non-refundable.
Neni 27 Bartësi i shpenzimeve 1. Shpenzimet e hartimit të Raportit të VNM-së, të debatit publik, të shqyrtimit dhe këshillimit, i bartë aplikuesi. 2. Shpenzimet e bëra nga Ministria për shqyrtimin e kërkesës, marrjen e vendimit dhe shërbimet tjera të lidhura me procesin e VNM-së, vlerësohen si tarifë shërbimi. 3. Ministri me akt të veçantë, përcakton vlerën e tarifës nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Aplikuesi paguan tarifën, kur dorëzon kërkesën për shqyrtim. Kërkesa nuk merret në shqyrtim nëse aplikuesi nuk ka bërë pagesën. 5. Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo me vendimin përfundimtar. KREU IV INFORMIMI, QASJA NË DOKUMENTACION DHE NDIKIMET NDËRKUFITARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry must make the public aware of the planned project through at least one local daily newspaper and electronic information channels, and interested members of the public must be allowed to take part early and effectively in the EIA process.
Neni 28 Informimi dhe pjesëmarrja e publikut 1. Ministria, duhet të sigurohet se publiku është informuar për projektin e caktuar përmes së paku një gazete lokale ditore e cila del në lokalitetin i cili do të jetë i përfshirë nga ndikimi i projektit të planifikuar, si edhe me anë të mjeteve elektronike të informimit. 2. Publikut të interesuar do t’i jepet mundësia në një fazë të hershme dhe të efektshme për të marrë pjesë në të gjitha fazat e procedurës së VNM-së, përfshirë procesin e vendimmarrjes. 3. Aranzhimet e detajuara të procedurës së VNM-së, në ofrimin e informatës dhe pjesëmarrjen e publikut të ndikuar dhe shteteve të ndikuara nga projekti, rregullohen me akt nënligjor sipas paragrafit 4. të nenit 20 të këtij ligji. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry must notify neighboring states if a proposed project is likely to cause significant transboundary environmental harm, and it must take their comments into account.
Neni 29 Ndikimet ndërkufitare 1. Nëse gjatë shqyrtimit të Raportit të VNM-së, vërtetohet se projekti i propozuar ka gjasa të shkaktojë ndikime të theksuara negative mjedisore ndërkufitare, atëherë Ministria, e informon shtetin/shtetet fqinjë, brenda afateve të informimit publik të përcaktuara në paragrafin 3. të nenit 28 të këtij ligji. 2. Shteti/shtetet fqinje ku mund të shfaqen ndikime, mund të japin mendimin dhe komentet e tyre për projektin dhe mund të përfaqësohen në debate publike në lidhje me projektin. 3. Komentet e shtetit/shteteve në fjalë duhet të merren parasysh gjatë vendimmarrjes në lidhje me Vendimin për Pëlqim mjedisor. Nëse është e nevojshme për të siguruar efektshmërinë e këtij konsultimi, 11 kufijtë e kohës normale të cekur në këtë Ligj për administrimin e procedurave relevante të VNM-së mund të zgjaten për ndonjë rast të veçantë nga ana e Ministrisë në negociata me shtetin/shtetet e prekura. 4. Ministria informon autoritetet mjedisore dhe publikun e interesuar në Republikën e Kosovës, lidhur me informatat e siguruara nga shtetet e prekura për efektet ndërkufitare të ndonjë projekti të propozuar në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin 4. të nenit 20 dhe në paragrafin 3. të nenit 28 të këtij ligji. 5. Gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtij neni, autoritetet relevante bëjnë zbatimin e parimeve të kërkuara sipas Konventës ESPOO (1991). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry must archive all documentation from the EIA procedure.
Neni 30 Arkivimi i dokumentacionit Ministria arkivon tërë dokumentacionin e procedurës së VNM-së. Arkivimi i tij bëhet sipas Ligjit për lëndën arkivore dhe Arkivat. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry must provide EIA procedure documentation to interested parties and the public on a written request within 8 days, and it must answer requests within 15 days; it must not provide documentation protected by Article 6.
Neni 31 Qasja në dokumentacion 1. Ministria është e obliguar që palëve të interesuara dhe publikut t’iu vë në dispozicion dokumentacionin për procedurën e bërë të VNM-së, në bazë të kërkesës së paraqitur në formë të shkruar, në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. 2. Cilido person mund të kërkojë nga Ministria kopje të dokumentacionit ose pjesëve të tij përmes kërkesës me shkrim. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës. Ministria ose do të ofrojë informacionin e kërkuar, ose do t’i përgjigjet me shkrim, personit që ka paraqitur kërkesën. Për këtë shërbim, aplikuesi bën pagesë, në pajtim me aktin e përcaktuar në paragrafin 3. të nenit 27 të këtij ligji. 3. Ministria nuk vë në dispozicion dokumentacionin i cili është i mbrojtur në bazë të nenit 6 të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The applicant must carry out the protective measures and conditions in the environmental impact report and environmental consent decision. The Ministry oversees compliance for approved projects and may annul the environmental consent decision if it finds the measures and conditions were not carried out.
Neni 32 Respektimi i kushteve mjedisore nga Raporti i VNM-së 1. Aplikuesi është i obliguar që ti realizojë masat mbrojtëse, të parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e caktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor. 2. Për projektet që është dhënë Vendimi për Pëlqim mjedisor, Ministria mbikëqyrë se a janë realizuar të gjitha masat mbrojtëse të parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin për Pëlqim mjedisor. 3. Ministria anulon me procedurë të rregullt, Vendimin për Pëlqim mjedisor, në rast se vërteton që nuk janë realizuar të gjitha masat e parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor. KREU V MBIKËQYRJA - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry carries out administrative supervision of the implementation of this law and the secondary acts issued under it.
Neni 33 Mbikëqyrja administrative Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra nga ky ligj, e bënë Ministria. 12 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Ministry, through the environmental protection inspectorate, is responsible for all inspections of the project and of compliance with this law.
Neni 34 Mbikëqyrja inspektuese Ministria nëpërmjet inspektoratit të mbrojtjes së mjedisit është përgjegjëse për të gjitha inspektimet e projektit dhe zbatimit të dispozitave të këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Environmental inspector must inspect compliance and file a report to the competent authority when this law is found violated.
Neni 35 Te drejtat dhe detyrat 1. Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektive, inspektori i mbrojtjes së mjedisit ka të drejtë dhe detyrë si në vijim: 1.1. të konstatojë se a është plotësuar obligimi i parashtrimit të kërkesës për sigurimin e Pëlqimit Mjedisor për projektet që kërkojnë Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, në pajtim me nenin 7 dhe 8 të këtij ligji. 1.2. në rast se konstatohet se janë shkelur dispozitat e këtij ligji, me qëllim të zbatimit të dispozitave të tij, inspektori për mbrojtjen e mjedisit është i obliguar që të parashtroi fletëparaqitje pranë organit kompetent për shkeljen e dispozitave të këtij ligji. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The environmental inspector may order the operator to start the EIA procedure within 30 days and may suspend work or activity until environmental consent conditions are met.
Neni 36 Autorizimet e inspektorit për mbrojtjen e mjedisit 1. Në kryerjen e punëve të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i mbrojtjes së mjedisit është i autorizuar që: 1.1. të urdhëroj që operatori ta filloj procedurën e VNM-së, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve. 1.2. të ndaloj ekzekutimin e punëve dhe operimit deri sa nuk të pajiset me Pëlqim mjedisor, nga Ministria. 1.3. të urdhëroj në përmbushjen e plotë të kushteve dhe zbatimin e masave të përcaktuara në Vendimin për Pëlqim mjedisor, të lëshuar nga Ministria 1.4. të ndaloj kryerjen e aktivitetit të operuesit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara në Vendimin për Pëlqim mjedisor. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The inspector must prepare a report and issue a decision; appeals go to the Ministry within 15 days, and a dissatisfied party may bring an administrative lawsuit within 30 days.
Neni 37 Aktvendimi i inspektorit 1. Inspektori do të përpiloj procesverbalin në të cilin futen konstatimet për gjendjen dhe masat e propozuara. Në bazë të konstatimit Inspektori nxjerr vendim me të cilat ngarkohet personi juridik në përputhje me këtë ligj, për ndërmarrjen e masave. 2. Kundër aktvendimit të Inspektorit, mund të paraqitet ankesë në Ministri, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. 3. Ankesa i parashtrohet, shkallës së dytë, në Ministri, ku duhet të shqyrtohet në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të ankesës. 4. Kundër vendimit të shkallës së dytë, pala e pakënaqur, ka të drejt të parashtroi padi për kontest administrativ, në Gjykatën kompetente, në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të aktvendimit. 5. Ankesa e paraqitur, kundër aktvendimit të inspektorit, nuk e shtyn ekzekutimin e aktvendimit, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në aktvendim. KREU VI DISPOZITAT NDËSHKUESE 13 - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article sets fines and other sanctions for violations of the law, including false information in the EIA process and failure to meet required measures or consent conditions.
Neni 38 Ndëshkimet për shkeljet e këtij ligji 1. Të gjithë personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose me aktet e nxjerra në bazë të këtij ligji, do të dënohet për kundërvajtje, dhe atë personi fizik prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro, ndërsa personi juridik prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, nëse: 1.1. realizimi i projektit të planifikuar është nisur pa kryerjen e VNM-së dhe sigurimin e Vendimit për Pëlqim Mjedisor sipas paragrafit 1. të nenit 7 të këtij ligji; 1.2. jepen të dhëna, deklarata të pavërteta, falsifikim i dokumenteve ose informata të rreme dhe dezinformuese gjatë të gjitha fazave të procedurës së VNM-së sipas nenit paragrafit 4. të nenit 16 të këtij ligji. 1.3. aplikuesi nuk përmbushë obligimet për masat mbrojtëse, të parapara në Raportin e VNM- së dhe kushtet e caktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor sipas paragrafit 1. të nenit 32 të këtij ligji. 2. Hartuesi i raportit të VNM, i cili jep të dhëna, deklarata të pavërteta dhe informata të rreme, i merret licenca, për hartimin e raporteve të VNM. 3. Me gjobë prej dhjetëmijë (10.000) deri në gjashtëdhjetëmijë (60.000) Euro, dënohen personat të cilët edhe pas gjobitjes nga paragrafi 1 i këtij neni nuk kanë përmbush kushtet nga paragrafi 1. i nenit 7, paragrafi 4. i nenit 16 dhe sipas paragrafit 1. të nenit 32 të këtij ligji. 4. Nëse aplikuesi edhe pas gjobitjes nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni nuk përmbush kushtet, do të veprohet sipas paragrafit 3. të nenit 32 të këtij ligji. KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Sublegal acts implementing this law must be issued within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 39 Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të nxirren në afat prej gjashtë (6) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Requests made before this law starts being implemented are handled under the Environmental Protection Law No. 03/L-025 and the Environmental Impact Assessment Law No. 03/L-024.
Neni 40 Kërkesat e paraqitura para fillimit të zbatimit të këtij ligji, kryhen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025 dhe Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis Nr. 03/L- 024. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 03/L-024 on Environmental Impact Assessment is repealed. The law also includes annexes 1 to 3 as part of it.
Neni 41 1. Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis Nr. 03/L- 024. 2. Pjesë përbërëse të këtij ligji janë edhe shtojcat prej një (1) deri tre (3). - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 42 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-214 23 shtator 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-048-2010, datë 14.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi. 14 SHTOJCA 1 1. Prodhimi dhe procesimi i metaleve 1. Fabrika për pjekjen ose sinterimin e mineraleve metalike (duke përfshirë mineralet që përmbajnë squfur). 2. Fabrika për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme. 3. Fabrika/fonderi për përpunimin e metaleve të zeza: 3.1. farkëtore me çekanë, energjia e të cilave i kalon pesëdhjetë (50) KJ për çekanë, ndërsa fuqia kalorike e përdorur i kalon njëzet (20) KW; 3.2. aplikimi i mveshjeve mbrojtëse me metal të përzier me një kapacitet që i kalon 1 ton të çelikut bruto në orë. 3.3. fonderi të metaleve të zeza me një kapacitet prodhimi mbi njëqind (100) tonë/ditë. 4. Fabrika/fonderi për: 4.1. prodhimin e metaleve me ngjyrë nga mineralet, koncentratet ose lëndët dytësore të proceseve metalurgjike, kimike, elektrolitike; 4.2. shkrirjen, përfshirë legurimin, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.) me një kapacitet shkrirjeje që i kalon një (1) ton në ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10) tonë në ditë për të gjitha metalet tjera. 5. Fabrika për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik në të cilin vëllimi i vaskës për trajtim i kalon dhjetë (10) m 3 . 6. Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose prodhimeve, që përdorin tretës organik, në veçanti për mveshje, shtypje, mbiveshje, çyndyrësim, kundër depërtimit të ujit, ngjyrosje, pastrim ose ngjeshje me një kapacitet më të madh se njëqind (100) tonë/vit. 7. Prodhimi dhe përpunimi i legurave nga metalet me ngjyrë që përmbajnë arsen, merkur dhe plumb me kapacitet më të lartë se njëmijë (1000) ton në vit. 2. Industria e mineraleve 8. Fabrika për prodhimin e çimentos në furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me një kapacitet prodhues që i kalon treqind (300) tonë në ditë ose për prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë ose në furrnalta të tjera me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë. 9. Fabrika për prodhimin të materialeve me procesin e kalcinimit dhe pjekjes së mineraleve që përmbajnë elemente toksike si merkur, arsen dhe kadmium. 10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e qelqit me një kapacitet shkrirjeje që i kalon dhjetë (10) tonë në ditë. 11. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet që i kalon dhjetë (10) tonë në ditë. 15 12. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me anë të zjarrit e në veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose porcelani, me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë. 13. Repartet për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe të prodhimeve që përmbajnë asbest: për produktet asbest-çimento, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesëmijë (5000) tonë të prodhimeve finale, për materialet fërkuese, me një prodhim vjetor prej pesëdhjetë (50) tonë të produkteve finale, dhe për përdorimet tjera të asbestit, sasia e prodhimit e të cilave kalon dyqind (200) tonë në vit. 14. Fabrika për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve jometalike me kapacitet të prodhimit që i tejkalon tridhjetë (30) tonë/ditë. 3. Industria ekstraktuese 15. Gurore dhe miniera të hapura, në sipërfaqe më të madhe se pesë (5) ha, ose nxjerrje të torfës, në sipërfaqe më të madhe se dhjetë (10) ha ose nxjerrja e më tepër se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) ton/vit. 16. Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të lëngëzimit dhe gazifikimit) i qymyrit, i linjitit dhe i mineraleve bitumene me kapacitete më të larta se pesëdhjetëmijë (50.000) tonë në vit. 4. Industria kimike 17. Aktivitete të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të substancave të cekura në nën- paragrafët 17.1 deri në 17.7 me anë të proceseve kimike: 17.1. Për prodhimin e kimikateve organike themelore, si: 17.1.1. hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura, alifatike ose aromatike); 17.1.2. hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, si: alkoole, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere, perokside, rrëshira epoksi; 17.1.3. hidrokarbure që përmbajnë sulfur; 17.1.4. hidrokarbure që përmbajnë azot, si: amine, amide, nitro komponime, komponime nitratesh, nitrile, cianure, izocianate; 17.1.5. hidrokarbure që përmbajnë fosfor; 17.1.6. hidrokarbure halogjene; 17.1.7. komponime organometalike; 17.1.8. materiale plastike bazë, (fibra sintetike polimerike dhe fibra me bazë celuloze); 17.1.9. goma sintetike; 17.1.10. ngjyra dhe pigmente; 17.1.11. agjentë aktivë sipërfaqësor. 17.2. Për prodhimin e kimikateve inorganike themelore, si: 17.2.1. gaze si: amonjaku, klori ose gazi klorhidrik, fluori ose gazi fluorhidrik, dioksidi i karbonit, përbërësit e squfurit, dioksidi i squfurit, hidrogjeni, kloruri i karbonilit; 16 17.2.2. acide si: acidi kromik, acidi fluorhidrik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror; 17.2.3. baza si: hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit; 17.2.4. kripërat si:karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitarti i argjendit; 17.2.5. jo metale, okside të metaleve ose komponime të tjera inorganike si karburi i kalciumit, silici, karburi i silicit. 17.3. për prodhimin e plehrave kimike me bazë fosfatike, azotike ose të kaliumit (plehra kimike të thjeshta ose të përbëra); 17.4. për prodhimin e prodhimeve themelore për mbrojtjen e bimëve dhe të biocideve; 17.5. impiante që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike, ngjyrave dhe pesticideve; 17.6. për prodhimin e lëndëve shpërthyese; 17.7. për prodhimin e shtesave ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike me rrugë kimike ose biologjike. 5. Industria energjetike 18. Termocentrale për prodhim të energjisë dhe impiante të tjera për djegies me prodhim të energjisë më të lartë se pesëdhjetë (50) MW. 19. Centrale të energjisë nukleare, 20. Ndërtimi i linjave elektrike të tensionit të lartë, me një voltazh minimumi dyqindenjëzet (220) KV dhe me një gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km. 21. Rafineritë e naftës dhe gazit, pajisjet për lëngëzim dhe gazifikim të qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante për rigjenerimin e vajrave të përdorur me sasi më të lartë se njëqindmijë (100.000) tonë/vit. 22. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve të saj, produkteve kimike dhe petrokimike me kapacitet më të lartë ose të barabartë me njëqindmijë (100.000) tonë 23. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e materieve radioaktive. 6. Infrastruktura e transportit 24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor në distancë të gjatë dhe për aeroporte me rrugë kalimi bazë më të madhe ose të barabartë me dymijenjëqind (2100) m. 25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë shirita, ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose më pak shirita ku do të sigurohen dy ose më shumë shirita, ku kjo rrugë e re ose pjesa e zgjeruar e rrugës do të jetë pesë (5) km ose më shumë në vazhdimësi. 26. Tubacionet me diametër prej pesëqind (500) mm ose mbi këtë vlerë dhe një gjatësi prej dhjetë (10) km ose mbi këtë vlerë për transportin e: 26.1. gazit natyror, produkteve të naftës, ose kimikateve; 17 26.2. dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të deponimit gjeologjik, përfshirë edhe stacionet shoqëruese të pompimit. 27. Tubacionet me diametër më të madh se tetëqind (800) mm dhe një gjatësi më të madhe se dyzetë (40) km për transportin e dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të deponimit gjeologjik, përfshirë edhe stacionet shoqëruese të pompimit. 7. Industria ushqimore 28. Trajtimi dhe përpunimi i synuar për prodhimin e produkteve ushqimore nga: 28.1. lëndët e para me origjinë shtazore (përveç qumështit) me kapacitet të prodhimit final më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë; 28.2. lëndët e para bimore me kapacitet të prodhimit final më të madh se dyqindepesëdhjetë (250) tonë/ditë; 28.3. trajtimi dhe përpunimi i qumështit, në sasi prej njëqind (100) tonë/ditë (vlera mesatare mbi bazë vjetore); 8. Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të shkarkuar 29. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose deponim të mbeturinave të rrezikshme. 30. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se një (1) tonë/orë. 31. Deponitë e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë. 32. Impiantet e trajtimit të ujërave urbane të shkarkuara me kapacitet ekuivalent ose më të madh, për njëqindmijë (100.000) banorë; 33. Impiantet e trajtimit të ujërave industriale të shkarkuara. 9. Projektet për depozitim, transport dhe furnizim të ujit 34. Nxjerrja e ujërave nëntokësor ose skemat artificiale të ringarkimit të ujërave nëntokësor, ku vëllimi vjetor i ujit të nxjerr ose të rimbushur (ringarkuar) është i barabartë ose më i madh se pesë (5) milion m3. 35. 1. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese të ujërave dhe ku sasia e ujërave të transferuara është më e madhe se tridhjetë (30) milion m3/vit. 35. 2. Në të gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku rrjedha shumëvjeçare e basenit është më e madhe se gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku sasia e ujërave të transferuara është më e madhe se 5 për qind e kësaj rrjedhjeje. Në të dyja rastet përjashtohet transferimi i ujit të pijshëm me tubacione. 36. Pendat dhe rezervuaret e tjera të projektuara për grumbullimin ose depozitimin e ujit, ku sasia shtesë e ujit është më e madhe se pesë (5) milionë m3. 10. Industria e letrës, e drurit, e tekstilit, dhe e lëkurës 37. Prodhimi i fibrave të kartonit mbi njëqindmijë (100.000) m2/vit. 38. Impiante industriale për: 18 38.1. prodhimin e pulpës nga druri ose fibrave të tjera të ngjashme; 38.2. prodhimin e letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues më të madh se pesëdhjetë (50) tonë/ditë. 39. Prodhimi i mobileve me kapacitete mbi dhjetëmijë (10.000) m3/vit, lëndë e parë. 40. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e fibrave dhe tekstileve. 41. Fabrika për trajtimin dhe përpunimin e lëkurës. 11. Bujqësia intensive 42. Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave dhe bagëtive të imëta që kanë më shumë se: 42.1. dhjetëmijë (10.000) shpendë; 42.2. pesëqind (500) derra; 42.3. njëqind (100) gjedhë 42.4. njëmijë (1000) bagëti të imëta; 12. Projekte të tjera 43. Impiant për depozitimin ose trajtimin e mbeturinave të kafshëve dhe të skeleteve të kafshëve; 44. Zonat e deponimit për deponim gjeologjik të dioksidit të karbonit. 45. Instalime për kapje të vrushkujve të CO2 për qëllime të deponimit gjeologjik nga instalimet e përfshira nga kjo Shtojcë, ose në rastet kur kapja e përgjithshme vjetore e CO2 është 1,5 megatonë ose mbi këtë vlerë. 46. Çdo ndryshim ose zgjatje e ndonjë projekti të paraqitur në këtë Shtojcë, kur ndryshimi ose zgjatja e tillë e arrinë pragun e caktuar në këtë Shtojcë, nëse një i tillë është i përfshirë. SHTOJCA 2 1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria 1.1. Projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore për qëllime të bujqësisë intensive; 1.2. Projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e ujitjes dhe drenazhimit të tokës; 1.3. Pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës; 1.4. Fermat intensive të peshkut. 2. Industria ekstraktuese 2.1. Gurore, gurthyes, miniera të hapura dhe nxjerrje torfe përfshirë këtu vendet e identifikuara për punime të zejeve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 19 2.2. Minime nëntokësore; 2.3. Nxjerrja, thërmimi dhe seperimi e mineral-inerteve nga drenazhimi lumor; 2.4. shpimet e thella, në veçanti: 2.4.1. shpimet gjeotermike; 2.4.2. shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës; 2.5. objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe materialeve bituminoze (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1). 3. Industria energjetike 3.1. impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.2. impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit të nxehtë; për transmetimin e energjisë elektrike me anë kabllosh (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.3. ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror; 3.4. ruajtja nën tokë e gazeve të djegshme; 3.5. ruajtja në dhe nën sipërfaqe të tokës e lëndëve të djegshme të lëngëta (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) dhe ruajta në sipërfaqe të tokës e karburanteve fosil; 3.6. briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit; 3.7. hidrocentrale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.8. pajisjet për shfrytëzimin e fuqisë së erës për prodhim të energjisë; 3.9. Burimet rrezatuese të vazhdueshme (jonizuese dhe jojonizuese); 3.10. Instalime për kapje të vrushkujve të CO2 për qëllime të deponimit gjeologjik (instalime që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 4.1. Prodhimi i hekurit dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme; 4.2. Impiant për përpunimin e metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.3. Fonderi të metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.4. Impiant për shkrirjen, përfshirë legurimin e metaleve me ngjyrë, me përjashtim të metaleve të çmuara, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.), (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.5. Impiant për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.6. Prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete; 4.7. Impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike. 20 4.8. Instalimet për ndërtimin dhe riparimin e aeroplanëve; 4.9. Prodhimi i pajisjeve hekurudhore; 4.10. Copëtimi me eksplozivë. 5. Industria e mineraleve 5.1. Furrat e koksit (distilim i thatë i qymyrit); 5.2. Fabrika për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) ; 5.3. Fabrika për prodhimin e azbestit dhe për përpunimin e produkteve të azbestit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 5.4. Fabrika për prodhimin e qelqit dhe të fibrave të qelqit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 5.5. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale që përfshinë edhe fibrat minerale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 5.6. Prodhimi i produkteve qeramike me anë të djegies, në veçanti tjegulla çatie, tulla, tulla refraktare, tjegulla, veshje guri ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) 5.7. Fabrika për prodhimin e asfaltit; 5.8. Fabrika për prodhimin e betonit. 6. Industria kimike 6.1. trajtimi i mes produkteve dhe prodhimi i kimikateve; 6.2. prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe varakut, elastomereve dhe peroksideve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 6.3. objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje të naftës, produktet e naftës dhe produktet kimike. 7. Industria ushqimore 7.1. Prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.2. Paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore dhe shtazore; 7.3. Prodhimi i produkteve bulmetore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.4. Prodhimi i birrës dhe maltimi (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.5. Prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.6. Instalimet për therjen e kafshëve; 7.7. Instalime industriale për prodhimin e niseshtesë; 7.8. fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1). 21 8. Industria tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës 8.1. Fabrikat për prodhimin e letrës dhe kartuçit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 8.2. Impiante për paratrajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 8.3. Impiante për regjjen e gëzofit dhe lëkurës; 8.4. Impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës; 9. Industria e gomës 9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri. 10. Projektet e infrastrukturës 10.1. Projekte të zhvillimit industrial; 10.2. Projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve të automjeteve; 10.3. Ndërtimi i hekurudhave, pajisjeve intermodale të transportit dhe terminaleve intermodale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.4. Ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për aeroplanë të vegjël (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.5. Ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.6. Ndërtimi, konstruktimi ose modifikimi i kanaleve ujore në tokë, projekte për kanale dhe preventim të rrjedhjes; 10.7. Projekte për parandalim të përmbytjeve përfshirë modifikimin e kanaleve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.8. Pendët ose instalime të tjera të projektuara për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.9. Konstruktimi ose modifikimi i binarëve të tramvajeve, i ashensorëve ose hekurudhave nëntokësore, që përdoren vetëm ose kryesisht për pasagjerë. 10.10. Instalime tubacioni për naftë dhe gaz dhe tubacione për transport të vrushkujve të CO2 për qëllime të deponimit gjeologjik (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.11. Nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.12. Puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 11. Turizmi dhe koha e lirë 11.1. Shtigje skijimi, teleferikë, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; 11.2. Fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe objekteve të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; 22 11.3. Vende (zona) të karvanëve dhe kampeve; 11.4. Parqe zbavitëse; 11.5. Objektet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura që nuk janë të përfshira në planin hapësinor. 12. Projekte të tjera 12.1. Rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara; 12.2. Instalime për eliminimin e plehrave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.3. Impiante për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.4. Instalime për grumbullimin e llumit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.5. Depo për ruajtjen e mbeturinave të hekurit dhe të metaleve të tjera, duke përfshirë skeletet metalike të makinave të dala jashtë përdorimit; 12.6. Instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.7. Instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive; 12.8. Vende për depozitim të mbetjeve industriale jo të rrezikshme; 12.9. Vende që përdoren për grumbullimin-depozitimin e kafshëve të ngordhura ose të padëshirueshme (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.10. Industri ushqimore (projekte që nuk bëjnë pjesë në Shtojcën 1 ose në seksionin 7 më lartë) 12.11. Çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën I ose Shtojcën II, të cilat janë të lejuara, të realizuara ose në proces të realizimit, të cilat ndryshime ose zgjerime mund të kenë ndikime të theksuar jo të favorshme në mjedis (ndryshimi ose zgjerimi që nuk është përfshirë në Shtojcën 1); 12.12. Projektet në Shtojcën I, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillim ose testim të metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më tepër se dy (2) vite. SHTOJCA 3 KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PROJEKTEVE 1. Karakteristikat e projektit 1.1. Karakteristikat e projektit duhet të merren në konsideratë, veçanërisht këto që vijojnë: 1.1.1. madhësia e projektit; 1.1.2. ndikimi i kombinuar në mjedis me projekte ekzistuese dhe ose të ardhshme; 1.1.3. përdorimi i burimeve natyrore; 1.1.4. gjenerimi i mbeturinave; 23 1.1.5. ndotja dhe shqetësimi; 1.1.6. rreziku për aksidente, bazuar në substancat dhe teknologjitë e përdorura. 2. Vendndodhja e zbatimit të projektit 2.1. Ndjeshmëria mjedisore e zonave gjeografike që mund të ndikohen nga projekti duhen marrë në konsideratë, veçanërisht në: 2.1.1. përdorimi ekzistues i tokës; 2.1.2. sasia, cilësia dhe kapaciteti regjenerues i burimeve natyrore në zonë; 2.1.3. kapaciteti absorbues i mjedisit natyror duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të mëposhtme: 2.1.3.1. ligatinat (tokat e lagëta); 2.1.3.2. zonat malore dhe pyjore; 2.1.3.3. parqet dhe rezervatet natyrore; 2.1.3.4. zona veçanërisht të mbrojtura; 2.1.3.5. zona në të cilat standardet e cilësisë në mjedise kombëtare dhe të BE- së janë tejkaluar; 2.1.3.6. zona me popullsi të dendur; 2.1.3.7. peizazhe me rëndësi kulturore, arkeologjike dhe historike. 3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm 3.1. ndikimet e mundshme të projekteve duhen shqyrtuar në përputhje më kriteret 1 dhe 2 të lartpërmendura, por duke u bazuar veçanërisht në: 3.1.1. shtrirja e ndikimit (zona gjeografike dhe shtrirja në distancë e popullatës së ndikuar); 3.1.2. natyra ndërkufitare e ndikimit; 3.1.3. madhësia dhe kompleksiciteti i ndikimit; 3.1.4. gjasat e ushtrimit të ndikimit; 3.1.5. zgjatja, shpeshtësia dhe kthyeshmëria e ndikimit. Ligji Nr. 03/ L-214 23 shtator 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-048-2010, datë 14.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-214 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in