LIGJI NR. 03/L-216 MBI THEMELIMIN E SISTEMIT PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE PËR INSTITUCIONET FINANCIARE NË KOSOVË
This provision is the preamble and title of a law establishing a deposit insurance system for financial institutions in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-216
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and title of a law establishing a deposit insurance system for financial institutions in Kosovo. This article says the law regulates deposit insurance for individuals and legal entities, and the establishment, governance, and authority of the Deposit Insurance Fund in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including bank, deposit, depositor, insured depositor, institution, insured event, joint account, and working capital. This provision states the objectives of deposit insurance: to protect small depositors from loss if an insured event occurs and to support the Central Bank’s goal of greater safety, solvency, and efficient operation of a stable market-based system. Financial institutions in Kosovo that accept deposits must have deposit insurance under this law. If an insured event occurs, the Fund must reimburse depositors who are not excluded by the insurance limit in articles 5 and 6.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-216 MBI THEMELIMIN E SISTEMIT PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE PËR INSTITUCIONET FINANCIARE NË KOSOVË
Showing 36 of 36
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and title of a law establishing a deposit insurance system for financial institutions in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 88 / 25 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-216 MBI THEMELIMIN E SISTEMIT PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE PËR INSTITUCIONET FINANCIARE NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ MBI THEMELIMIN E SISTEMIT PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE PËR INSTITUCIONET FINANCIARE NË KOSOVË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates deposit insurance for individuals and legal entities, and the establishment, governance, and authority of the Deposit Insurance Fund in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi dhe fusha e veprimit 1. Ky ligj rregullon sigurimin e depozitave të personave fizik dhe juridik, themelimin, qeverisjen, autoritetin e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë. 2. Ky ligj zbatohet për të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita të cilave u kërkohet të kenë sigurim të depozitave, ashtu siç parashihet me këtë ligj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including bank, deposit, depositor, insured depositor, institution, insured event, joint account, and working capital.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Bankë – një subjekt i përcaktuar me Ligjin për Bankën Qendrore. 1.2. Bordi Menaxhues - bordi udhëheqës i Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë është në përbërje të tillë siç parashihet sipas nenit 18 të këtij ligji. 1.3. Depozitë - shumën e parave të paguara në institucionin financiar që pranon depozita, me kusht që t’a rikthejë plotësisht atë shumë, me apo pa interes ose premium, qoftë si llogari rrjedhëse apo si depozitë me afat dhe që nuk i referohet dispozitës së pronës, shërbimeve ose dhënies së sigurisë, pavarësisht nëse është regjistruar në ndonjë dokumentacion të bankës ose vërtetohet me faturë, çertifikatë, shënim a ndonjë dokument tjetër. 1.4. Depozitor - personi fizik apo juridik i cili mban një depozit në ndonjë institucion financiar që pranon depozita. 1.5. Depozitor i siguruar - personi fizik apo juridik që ka siguruar depozitin në një llogari në një institucion financiar që pranon depozita në Kosovë. 1.6. Depozit i siguruar - depozitin i cili është brenda limiteve të sigurimit sipas përkufizimit me këtë ligj. 1.7. E mundshme - një ngjarje e cila mund të ndodhë në të ardhmen. 2 1.8. Institucion - çfarëdo institucioni financiar që pranon depozita dhe është licencuar nga Banka Qendrore. 1.9. Institucion financiar - organizatën si bankat, kompanitë e sigurimeve, ndërmjetësuesi sigurues apo personi tjetër, që ofron një apo më shumë veprimtari financiare si vijon: pranimin e depozitave, ofrimin e shërbimeve siguruese, dhënien e kredive, nënshkrimin, tregtimin, ndërmjetësimin ose shpërndarjen e letrave me vlerë, veprimin si menaxher i kompanisë së investimeve ose këshilltar i investimeve a ofrimin e shërbimeve të tjera financiare, siç janë: shërbimet financiare për dhënien me qira të pajisjeve, shërbimet mikrofinanciare, këmbimi valutor ose shërbime të tjera financiare, informative, këshillëdhënëse dhe operacionale. 1.10. Institucion në vështirësi - një Institucion financiar që pranon depozita për të cilin është e mundshme që Banka Qendrore të emërojë një likuidator brenda një afati kohor prej një (1) viti. 1.11. Fondi e Sigurimit të Depozitave në Kosovë (tash e tutje ”FSDK” apo “Fondi”) - entiteti ligjor i krijuar sipas këtij ligji mbi menaxhimin e Fondit të sigurimit të depozitave. 1.12. Fondi i sigurimit të depozitave - burimet e Fondit përfshirë në një llogari në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (tash e tutje “Banka Qendrore”) si dhe çfarëdo investimesh në emër të Fondit, sipas përshkrimit të paraparë sipas nenit 25 të këtij ligji. 1.13. Fondi i kapitalit fillestar - kontributin fillestar nga Institucioni financiar i autorizuar që pranon depozita. 1.14. Sistemi për sigurimin e depozitave - operacionet e Fondit si dhe përkrahja në mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve financiare që pranojnë depozita ndërmarrë nga Banka Qendrore. 1.15. Ngjarja e siguruar – revokimi i licencës nga ana e Bankës Qendrore të Institucionit financiar që pranon depozita. 1.16. Llogari e përbashkët - një llogari e hapur në emër të dy (2) apo më shumë personave apo një llogari mbi të cilën dy (2) apo më shumë persona kanë të drejta për dallim nga llogaria individuale e cila hapet në emër të vetëm një personi. 1.17. Kapitali i punës – fondet e nevojshme për shpenzimet operacionale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision states the objectives of deposit insurance: to protect small depositors from loss if an insured event occurs and to support the Central Bank’s goal of greater safety, solvency, and efficient operation of a stable market-based system.
Neni 3 Objektivat e sistemit Objektivat e sistemit për sigurimin e depozitave janë që të mbrojë depozitorët e vegjël nga humbja në rast të paraqitjes së një ngjarjeje të siguruar ashtu siç parashihet me këtë ligj, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimin efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut. KREU II SIGURIMI I DEPOZITAVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Financial institutions in Kosovo that accept deposits must have deposit insurance under this law. If an insured event occurs, the Fund must reimburse depositors who are not excluded by the insurance limit in articles 5 and 6.
Neni 4 Parimet e sigurimit të depozitave 1. Të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita në Kosovë duhet të kenë sigurim të depozitave siç parashihet me këtë ligj. 2. Në rast të ndonjë ngjarjeje të siguruar, Fondi do të reimbursojë të gjithë depozitorët të cilët përndryshe nuk janë të përjashtuar nga limiti i sigurimit sipas neneve 5 dhe 6 të këtij ligji. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Fund reimburses insured deposits up to 2,000 Euro after an insured event, with rules for joint accounts, third-party accounts, deductions, and an ownership-proof claim to reimbursement.
Neni 5 Limitet e sigurimit të depozitave 1. Në rast të ndonjë ngjarjeje të siguruar, Fondi do t’ua rimbursojë çdo personi fizik dhe juridik shumën e vlerës totale të kombinuar të depozitave të siguruara në të gjitha llogaritë e mbajtjes së depozitave në institucionin ku ka ndodhur ngjarja e sigurimit në Kosovë, përfshirë interesin e mbledhur deri në kohën e ngjarjes së siguruar, deri në nivelin prej dymijë (2000) Euro. Në rast të llogarisë së përbashkët, pjesa e secilit depozitor do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet bartësve të llogarisë. Nëse depozitori është administrues i llogarisë së një pale të tretë, pala e tretë do të ketë totalin e depozitit i cili do t’i shtohet të gjitha llogarive të tjera të depozitit në emrin e tij apo të saj gjatë aplikimit të limitit të sigurimit të depozitave. 2. Shumës së këtij rimbursimi do t’i zbritet cilado shumë tjetër e cila i mbetet borxh institucionit financiar që pranon depozita, të siguruar afati i pagesës së të cilës ka kaluar tridhjetë (30) ditë apo përndryshe përkrahur nga dokumente që dëshmojnë për dobësi materiale të cilat mund të ndikojnë në mbledhjen e borxhit. 3. Kur një transaksion i blerjes për marrjen e një depoziti nga një institucion blerës, sipas ligjit në fuqi, Fondi nuk e kompenson atë depozitor të siguruar sepse do të konsiderohej si përmbushje e obligimit të FSDK-së për të mbrojtur depozitorët e vegjël të siguruar. 4. Me paraqitjen e dëshmisë së pronësisë, jepet e drejta ligjore për rimbursimin e depozitit në rast se depozitori ka të drejtë sipas limiteve të përcaktuara në paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni përveç në rastet e përjashtimit sipas nenit 6 të këtij ligji. 5. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk mund të kuptohet në atë mënyrë që të ndalojë marrëveshjet private për mbulimin e një niveli më të lartë se ai i paraparë sipas këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists categories that are excluded from the definition of an insured deposit.
Neni 6 Përjashtimi nga limitet e sigurimit të depozitave 1. Të përjashtuar nga definicioni i depozitit të siguruar janë si vijon: 1.1. depozitat mbi limitet e përshkruara në nenin 5 të këtij ligji; 1.2. llogaritë, depozitori i të cilave nuk është identifikuar sipas nenit 5 të këtij ligji apo të dyshuara nga Banka Qendrore për shpërlarje të parave, sipas Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit; 1.3. llogaritë e atyre të cilët kanë pasur një interes të rëndësishëm në institucionin, siç definohet me ligjin në fuqi, dhe të gjithë të afërmve apo palëve të treta që veprojnë në emër të tyre; 1.4. depozitat e bankave, institucioneve financiare, sigurimet dhe ndërmarrjet kolektive investive, pensionet dhe fondet pensionale, dhe autoritetet qeveritare lokale dhe qendrore dhe autoritetet administrative; 1.5. degët e institucioneve financiare që pranojnë depozita në Kosovë vendi amë i të cilave ka sistemin e sigurimit të depozitave për degët e saj me mbulim të ngjashëm apo më të lartë se ai i përcaktuar nga Bordi Menaxhues; dhe 1.6. degët e institucioneve financiare të Kosovës që operojnë jashtë vendit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Fund must issue membership certificates and explanatory materials for the deposit insurance system, and covered financial institutions must display certificate copies and make the materials available at head office and branches.
Neni 7 Paraqitja e certifikatës së anëtarësisë 4 1. Fondi do t’i lëshojë certifikatën e anëtarësisë për sistemin e sigurimit të depozitave të gjitha institucioneve financiare që pranojnë depozita dhe do të hartoj materiale të cilat shpjegojnë sigurimin e depozitave sipas këtij sistemi. 2. Të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita të mbuluara nën këtë sistem apo përndryshe që ofrojnë sigurim të depozitave do të paraqesin kopjet e certifikatës së anëtarësisë në zyrën qendrore dhe në të gjitha degët dhe do të bëjnë të njohura dhe ofrojnë kopje të gatshme të materialeve të cilat shpjegojnë sigurimin e ofruar nga Fondi. 3. Në rast të degëve të institucioneve financiare që pranojnë depozita të cilat sigurohen nga vendi amë, fondi do të vendos me rregulla të brendshme për certifikatat e degëve të këtilla. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If the Central Bank positively evaluates an application, FSDK must immediately approve deposit insurance. After a license is revoked by the Central Bank, a public notice about the revocation and the start of the insured deposit reimbursement process must be published immediately in one or more newspapers with the largest circulation.
Neni 8 Fillimi i anëtarësimit dhe shpallja e rimbursimit 1. Me vlerësimin pozitiv të një aplikacioni nga Banka Qendrore, ashtu siç përshkruhet me ligjin në fuqi, FSDK menjëherë miraton sigurimin e depozitave. 2. Menjëherë pas revokimit të licencës me vendim nga Banka Qendrore, siç përshkruhet me ligjin në fuqi përmes lajmërimit publik për revokimin e licencës si dhe fillimin e procesit të rimbursimit të depozitave të siguruar, siç parashihet në ligjin në fuqi do të publikohet menjëherë në një apo më shumë gazeta me tirazh më të madh. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Deposit-taking financial institutions licensed to operate in Kosovo after this law takes effect must pay a one-time initial premium of 0.3% of initial capital funds.
Neni 9 Niveli i premiumit fillestar Institucionet financiare që pranojnë depozita të cilave i’u është dhënë leja për të operuar në Kosovë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të paguajnë një premium fillestar vetëm një herë prej 0.3% të fondeve të kapitalit fillestar sipas kuptimit të definuar me ligjin në fuqi. Ky premium do të trajtohet si një shpenzim i institucionit financiar të siguruar që pranon depozita dhe do të tërhiqet nga llogaria e institucionit të siguruar në Bankë Qendrore dhe/apo sipas pranimit të metodës për pagesën e premiumeve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Fondi must set the continuous premium level, and the insured institution must pay the proportional annual premium every three months.
Neni 10 Niveli i premiumit të vazhdueshëm Fondi do të përcaktojë nivelin e premiumit të vazhdueshëm i cili do të paguhet nga institucioni i siguruar. Niveli i një premiumi të tillë do të jetë ndërmjet 0.3% dhe 1.5% të mesatares së bilancit fillestar dhe të fundit të depozitave të siguruara për periudhën përkatëse të bilancit sipas definimit të Rregullave nga FSDK. Pjesa proporcionale e këtij premiumi vjetor do të paguhet çdo tre (3) muaj për secilin tre (3) mujor të periudhës së bilancit. Ky premium do të trajtohet si një shpenzim i institucionit financiar të siguruar që pranon depozita dhe do të tërhiqet nga llogaria e institucionit të siguruar në Banka Qendrore. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Fondi has power to assess differentiated premiums between institutions that expose it to different risk levels.
Neni 11 Vlerësimi diferencues i premiumeve ndërmjet institucioneve 1. Fondi do të ketë kompetencë për vlerësimin e diferencuar të premiumeve ndërmjet institucioneve të cilat e ekspozojnë Fondin përpara niveleve të ndryshme të rrezikut të vlerësuar. 2. Fondi do të bëj dallimin ndërmjet institucioneve të cilat e ekspozojnë Fondin përpara niveleve të ndryshme të rrezikut përmes përdorimit të shkallëzimit në bazë të ekzaminimeve periodike të Bankës Qendrore për institucionet financiare që pranojnë depozita. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Fondi must reimburse insured depositors in euro within 60 days of the insured event, may do so in one payment or several payments, and must convert non-euro convertible deposits at the ECB daily exchange rate on the date of the insured event.
Neni 12 Kompensimi i depozitorëve dhe afati kohor 1. Me prezentimin në kohë të pronësisë sipas definimit të Rregullës nga FSDK, procesi i rimbursimit në Euro i depozitorëve të siguruar do të filloj sa më parë dhe të përfundojë brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh duke filluar nga shpallja e ngjarjes së siguruar. Fondi ka autoritet që të paguajë depozitet e siguruara me një pagesë të vetme apo me një seri pagesash brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh. 5 2. Gjatë pagesës së depozitorëve të siguruar, Fondi do t’i nënshtrohet pozicionit të kërkesave të depozitorëve të siguruar sipas ligjit në fuqi. 3. Depozitet në valutë tjetër nga Euro dhe të cilat janë të konvertueshme do të rimbursohen në Euro sipas kursit ditor të këmbimit të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane në datën e ngjarjes së siguruar. KREU III FONDI E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Deposit Insurance Fund is established, must report and account to the Central Bank at least yearly, must keep a current account at the Central Bank, and may set its own employment and procurement rules. No one may interfere with the Fund’s board or workers, and board/staff must not follow irregular instructions.
Neni 13 Themelimi i Fondit 1. Me këtë ligj themelohet Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë, që do të jetë përgjegjës për menaxhimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave. 2. Fondi është “Fond i pavarur” në Kosovë dhe i raporton Bankës Qendrore së paku në bazë vjetore dhe i jep llogari Bankës Qendrore. 3. Fondi do të gëzoj autonomi operacionale dhe administrative dhe do të funksionoj jashtë kornizës së strukturave qeveritare të Kosovës, Shërbimit civil të Kosovës. Do të vej rregullat vetanake dhe procedurat që rregullojnë punësimin e personelit të FSDK-së, përfshirë stafin, këshilltarët dhe ekspertët dhe prokurimin. Asnjë person nuk do të tentoj të influencoj asnjë prej anëtarëve të bordit të FSDK-së apo punëtor gjatë kryerjes së punëve të tyre apo të interferoj në aktivitetet e FSDK-ës dhe asnjë nga anëtarët e Bordit Menaxhues apo punëtor nuk do të kërkoj apo veproj në përputhje me instruksionet e tilla të parregullta gjatë kryerjes së detyrave si anëtarë të Bordit Menaxhues apo të stafit. 4. Fondi do të ketë një xhirollogari të hapur në Bankën Qendrore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Fund is authorized to set and collect deposit-insurance premiums and carry out several related operational powers, but it may not give any loan or financial gift.
Neni 14 Autorizimet dhe përgjegjësitë e Fondit 1. Fondi do të ketë autorizimin të: 1.1. caktoj nivelin e premiumeve për sigurimin e depozitave dhe do t’i mbledhë ato; 1.2. investojë drejtëpërdrejtë apo përmes delegimit të autoritetit asetet e Fondit për Sigurimin e Depozitave në përputhje me kufizimet e parapara në këtë ligj; 1.3. paguajë depozitorit të siguruar në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 1.4. bashkëpunojë me Bankën Qendrore në shkëmbimin e informatave përkatëse për qëllimet individuale të fondit; 1.5. koordinoj me autoritetet për sigurimin e depozitave apo me mbikëqyrësit e vendit amë përmes Bankës Qendrore, lidhur me degët dhe filialet e institucioneve në pronësi të huaj të cilat operojnë në Kosovë dhe degët dhe filialet e institucioneve me pronësi kosovare; 1.6. huazoj për nevoja të kapitalit punues dhe në raste të emergjencave sipas ligjeve në fuqi. 2. Fondi nuk jep asnjë kredi apo ndonjë dhuratë financiare. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Fund’s authorized capital is 15 million euros, initial contributions may come from donations or other means if the Managing Board approves acceptance, and the Fund’s capital cannot be pledged.
Neni 15 Kapitali Kapitali i autorizuar i Fondit do të jetë pesëmbëdhjetë (15) milionë Euro. Kontributet fillestare do të mblidhen nga donacionet apo përmes mjeteve të tjera me kusht që pranimi i fondeve të tilla të miratohet nga Bordi Menaxhues. Burime plotësuese të kapitalit mund të përfshijnë të hyrat nga premiumet, të hyrat nga shitja e aseteve dhe kthimin në investime. Kapitali mund të rritet me shuma të tilla ashtu siç mund të përcaktohet nga Bordi Menaxhues. Kapitali i Fondit nuk do të jetë subjekt i pengut. 6 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: FSDK-ja financohet dhe buxhetohet sipas këtij ligji, dhe të ardhurat e saj rregullohen sipas rregullave të FSDK-së dhe Bankës Qendrore.
Neni 16 Financimi i Fondit 1. Buxhetimi dhe financimi i FSDK-së do të bëhet sipas këtij ligji. 2. Çdo e hyrë e FSDK-ës nga taksat, kthimi në investime, premiumet, donacionet apo ngarkesat tjera të ligjshme sipas këtij ligji dhe legjislacioni tjetër në fuqi, rregullohen përmes rregullave të FSDK-ës dhe Bankës Qendrore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If the Fund lacks enough money to meet its objectives, the Management Board must approve a plan to respond.
Neni 17 Fondet emergjente apo të jashtëzakonshme 1. Nëse në bazë të shqyrtimit të planit financiar apo informatave të tjera financiare mbështetëse, Drejtori Menaxhues apo Bordi Menaxhues i FSDK-ës përcakton se Fondi për Sigurimin e Depozitave nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të arritur objektivat e tij, Bordi Menaxhues do të aprovojë një plan, duke ruajtur parimet e sigurisë së sektorit financiar, për të ndërmarrë një apo më shumë prej veprimeve në vijim: 1.1. rritjen e nivelit të premiumeve të vazhdueshme të pranuara nga institucionet e siguruara në baza të përkohshme deri në dy (2) herë i nivelit të premiumeve në raste emergjente brenda një (1) viti, dhe Bordi Menaxhues do të determinoj nëse premiumet emergjente do të kreditohen nga premiumet e ardhshme; apo 1.2. sigurimin e kredive dhe/apo garancioneve sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe rregullave të Bankës Qendrore për financimin e nevojshëm nga tregu, përveç institucioneve anëtare. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets the management board structure for the fund, how members are appointed, and key conduct rules for board members, advisers, and experts.
Neni 18 Qeverisja – përbërja e Bordit Menaxhues 1. Banka Qendrore do të emëroj Bordin Menaxhues të FSDK-ës. 2. Fondi do të qeveriset nga një Bord Menaxhues prej pesë (5) anëtarësh. 2.1. Guvernatori i Bankës Qendrore ose përfaqësuesi i autorizuar i tij; 2.2. një (1) përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave; 2.3. Drejtori Menaxhues i Fondit; 2.4. një (1) ekspert me përvojë në fushën e sigurimit të depozitave dhe financave; 2.5. një (1) ekspert - Auditor i çertifikuar. 3. Kryetari emërohet nga Bordi Menaxhues. Deri në emërimin e Kryetarit, Bordin e udhëheq Guvernatori i Bankës Qendrore ose përfaqësuesi i autorizuar i tij. 4. Bordi Menaxhues do të ftojë këshilltarë nga lista vijuese, të cilët nuk do të kenë qasje në informata konfidenciale nga rasti në rast sipas vendimit të Bordit Menaxhues, për konsulltime sipas kërkesës, por së paku dy (2) herë në vit përbërë nga: 4.1. një (1) përfaqësues i Shoqatës së Bankave të Kosovës; 4.2. një (1) përfaqësues i Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës; dhe 4.3. këshilltarë të tjerë ashtu siç Bordi Menaxhues e sheh të nevojshme. 7 5. Bordi Menaxhues poashtu mund të ftoj ekspertë të pavarur nga organizatat donatore apo agjencitë për të marrë pjesë në takime. Këta ekspertë nuk do te kenë të drejtë vote. 6. Anëtarët e pavarur të Bordit Menaxhues, do të shërbejnë për një periudhë pesë (5) vjeçare dhe do të kenë të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat. Kryetari dhe anëtarët e pavarur duhet të jenë individë të cilët njihen për integritetin e tyre dhe për arsimim të lartë profesional në çështje financiare, bankare apo ligjore, dhe çdo anëtarë i Bordit Menaxhues duhet të jetë pa asnjë mandat politik gjatë vitit paraprak. Po ashtu anëtarët e pavarur do të jenë persona pa histori të mëparshme të punësimit në ndonjë institucion financiar që pranon depozita në Kosovë, për së paku dy (2) vitet para anëtarësimit në bord. 7. Kryesuesi do të thërras, kryesoj dhe sigurojë mbarëvajtjen e rregullt të mbledhjeve të Bordit Menaxhues. 8. Anëtarët e Bordit Menaxhues, këshilltarët dhe ekspertët do të mbajnë konfidencial përgjithmonë informacionet të cilat i marrin gjatë kryerjes së detyrave të tyre, përveç në përputhje me nenin 24 të këtij ligji. 9. Anëtarët e pavarur të Bordit Menaxhues të FSDK-së, do të marrin kompensim të arsyeshëm me vendim të Bordit Menaxhues nga Fondi në formën e honorarëve për pjesëmarrje në takime dhe në raste të caktuara edhe kompenzim për udhëtim dhe akomodim në përputhje me ato që merren nga personat që mbajnë pozita ekzekutive apo jo ekzekutive në bordet menaxhuese, varësisht nga rasti. 10. Anëtarët e Bordit Menaxhues duhet të vërtetojnë se nuk janë anëtarë ekzekutiv apo anëtarë të Bordit Drejtues të asnjë institucioni financiar që pranon depozita i cili operon gjatë afatit të tyre të shërbimit e as nuk mund t’i ofrojnë shërbime asnjë institucioni të siguruar gjatë kohës së shërbimit të tyre në Bordin Menaxhues apo edhe pas një (1) viti. 11. Anëtarët të cilët kanë interesa financiare në një vendim të Bordit do të shpalosin interesat e tilla dhe, përveç nëse unanimisht aprovohet ndryshe nga pjesa e mbetur e anëtarëve të Bordit Menaxhues, nuk do të marrin pjesë në diskutime. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Management Board of the Fund has authority to appoint the Managing Director and approve, decide on, or recommend a range of fund-governance and operational matters.
Neni 19 Qeverisja – Pushteti i Bordit Menaxhues 1. Bordi Menaxhues i Fondit ka përgjegjësi për: 1.1. emërimin e Drejtorit Menaxhues të Fondit; 1.2. lidhje të kontratave dhe për të qenë palë në procedurat ligjore; 1.3. marrje, mbajtje dhe heqje dorë nga prona e FSDK-së; 1.4. miratimin e të gjitha rregullave, urdhëresave dhe udhëzimeve për menaxhimin dhe operimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave; 1.5. miratimin e planit financiar të Fondit dhe deklaratat financiare; 1.6. miratimin e politikës së Fondit për investimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave; 1.7. të marrë vendime për ndryshimin e nivelit të premiumeve ashtu siç parashihet me këtë ligj; 1.8. të bëj rekomandime mbi ndryshimet e këtij ligji bazuar në përvojën operacionale të aplikimit të tij; 1.9. miratimin e emërimit të auditorëve të jashtëm të Fondit; 1.10. miratimin e pagesës së depozitorëve të siguruar në institucionet në vështirësi; 1.11. vlerësimin e dënimeve dhe aplikimin e masave ndëshkuese për veprimet në kundërshtim me këtë ligj; 8 1.12. determinimin që premiumet e vazhdueshme duhet reduktuar sipas nenit 10 të këtij ligji nëse arrihet niveli i fondit; 1.13. miratimi i huamarrjes sipas rekomandimit të Drejtorit Menaxhues të Fondit; dhe 1.14. miratimi i numrit të stafit sipas rekomandimit nga Drejtori Menaxhues i Fondit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Anëtarët e Bordit Menaxhues mund të japin dorëheqje, por duhet të njoftojnë Bordin Menaxhues të paktën 3 muaj më parë; Bordi Menaxhues duhet ta miratojë dorëheqjen brenda 3 muajsh. Artikulli po ashtu lejon shkarkimin e një anëtari me shumicë votash në disa raste të caktuara.
Neni 20 Qeverisja – Shkarkimi i Bordit Menaxhues 1. Një anëtar i Bordit Menaxhues do të shkarkohet nga detyra me shumicë votash nga Bordi Menaxhues, nëse ai apo ajo: 1.1. nuk ka të drejtë të shërbejë në Bordin Menaxhues sipas kritereve në nenin 18 të këtij ligji; 1.2. ka qenë i dënuar për kundërvajtje e cila si dënim parasheh burgosjen pa opcionin e dënimit me pagesë; 1.3. ka qenë i përfshirë si borxhli në procedurat e falimentimit apo insolvencës; 1.4. ka qenë në baza të sjelljes së keqe personale i diskualifikuar apo i suspenduar nga autoriteti kompetent në praktikimin e një profesioni; 1.5. konsiderohet të ketë qenë përgjegjës nga shumica e anëtarëve të Bordit Menaxhues për pjesëmarrje në aktivitete të cilat nuk janë në përputhje me standardet dhe integritetin për të qenë anëtar i Bordit Menaxhues; 1.6. është i paaftë për kryerjen e funksioneve të një zyreje të tillë për shkak të paaftësisë fizike apo mendore e cila ka zgjatur për një periudhë më të gjatë se dy (2) muaj; apo 1.7. ka munguar tri (3) herë radhazi në mbledhjet e Bordit Menaxhues për arsye të cilat, sipas bindjes së Bordit Menaxhues, nuk kanë qenë të mjaftueshme. 2. Çdo anëtar i Bordit ka të drejtë të ofrojë dorëheqje: 2.1. në rast të ofrimit të dorëheqjes, anëtari i Bordit së paku tre (3) muaj më herët, duhet të njoftojë Bordin Menaxhues; 2.2. Bordi Menaxhues në afatin prej tre (3) muajsh duhet të miratojë dorëheqjen. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Rules for Management Board meetings: the Chair presides, meetings must happen at least four times a year, and decisions are generally by simple majority with quorum of three.
Neni 21 Qeverisja – Takimet e Bordit Menaxhues 1. Takimet e Bordit Menaxhues do të udhëhiqen nga Kryetari, apo nga përfaqësuesi i caktuar nga Kryetari, në mungesë të Kryetari. 2. Bordi Menaxhues do të takohet sa herë që puna e Fondit ta kërkojë këtë, por jo më pak se katër (4) herë në vit. 3. Mbledhjet e Bordit Menaxhues ftohen nga Kryetari i cili do të vendosë mbi agjendën e propozuar nga Drejtori Menaxhues i Fondit. Mbledhjet poashtu mund të thirren me kërkesën me shkrim të dy (2) anëtarëve të Bordit Menaxhues. 4. Mbledhjet e Bordit Menaxhues duhet të thirren duke komunikuar kohën, vendin dhe agjendën e mbledhjes tek të gjithë anëtarët e Bordit Menaxhues të paktën pesë (5) ditë pune përpara datës së caktuar për mbledhje; në raste emergjente mbledhjet mund të thirren me një paralajmërim më të shkurtër. 5. Secili anëtar i Bordit Menaxhues ka një (1) votë. Në rast të barazisë së votave, vota e Kryetarit është përcaktuese për zgjidhjen e saj. 9 6. Kuorumi për mbarëvajtjen e punës dhe marrjen e vendimeve në secilën mbledhje të Bordit Menaxhues do të përbëhet nga tre (3) anëtarë të Bordit Menaxhues. 7. Përveç nëse është paraparë ndryshe me ligjin aktual, vendimet e Bordit Menaxhues do të miratohen nga shumica e thjeshtë e anëtarëve prezentë me të drejtë vote. Megjithatë, lejohen mbledhjet dhe votimi përmes telekonferencës, por së paku një (1) takim me pjesëmarrje fizike të anëtarëve të Bordit Menaxhues do të mbahet brenda vitit. 8. Varësisht nga kriteri i kuorumit të përmendur më sipër, asnjë akt apo procedurë e Bordit Menaxhues nuk mund të shfuqizohet me arsyen se ka vend apo vende të hapura në Bordin Menaxhues. 9. Të gjitha veprimet e kryera nga një person i cili vepron në mirëbesim si anëtar i Bordit Menaxhues do të jenë valide pavarësisht nga ndonjë e metë në legjitimitetin, të drejtën për t’u zgjedhur apo kualifikimin e personit të caktuar e cila është zbuluar më vonë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Fund’s Managing Director is a full-time chief operating officer who is accountable to the Management Board and must carry out the listed management, reporting, proposal, hiring, and regular briefing duties.
Neni 22 Qeverisja – Drejtori Menaxhues i Fondit 1. Drejtori Menaxhues i Fondit do të jetë Zyrtari Kryesor Operacional i Fondit me orar të plotë dhe do të jetë përgjegjës dhe të jap llogari përpara Bordit Menaxhues për: 1.1. përfaqësimin dhe menaxhimin e çështjeve të Fondit dhe implementimin e vendimeve të politikës së Bordit Menaxhues; 1.2. propozimin e rekomandimeve përpara Bordit Menaxhues për përmirësimin e operacioneve të Fondit; 1.3. përgatitjen dhe propozimin e planit financiar, përfshirë shumën e vlerësuar të premiumeve ndaj institucionit të siguruar dhe paraqitjen e deklaratave vjetore financiare për aprovim nga Bordi Menaxhues; 1.4. propozimin e politikës investuese për aprovim nga Bordi Menaxhues; 1.5. prezentimin e të gjitha veprimeve të propozuara, rregullave, urdhëresave dhe udhëzimeve për aprovim nga Bordi Menaxhues; 1.6. propozimin e rekomandimeve lidhur me auditorin e jashtëm të Fondit; 1.7. punësimin e punëtorëve me miratimin e Bordit Menaxhues në përputhje me këtë ligj; dhe 1.8. kryerjen e aktiviteteve të tjera në përputhje me këtë ligj, përfshirë prezentimin e çështjeve të përmendura në këtë nen në Bordin Menaxhues në baza të rregullta. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Fondi must set administrative penalties for violations under this law by approving a detailed rule.
Neni 23 Sanksionet administrative 1. Fondi do të përcaktojë dënimet e parapara për shkeljet sipas këtij ligji me miratimin e një rregulle e cila përcakton me hollësi detektimin dhe vlerësimin e dënimeve dhe shkallën e dënimeve të aplikueshme për dënimet administrative të vlerësuara. 2. Dënimet administrative të parapara sipas këtij ligji nuk pengojnë miratimin e dënimeve të tjera civile apo penale, të parapara sipas ligjit të aplikueshëm. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Insured institutions must provide requested information to the Fund, and certain FSDK-related persons must not access or disclose non-public material information except under specified procedures.
Neni 24 Qasja në informacione, përdorimi dhe shkëmbimi 1. Të gjitha institucionet e siguruara do të ofrojnë informacionin e nevojshëm të kërkuar nga Fondi dhe do të jenë përgjegjëse për saktësinë dhe cilësinë e informacionit të ofruar. Deri në atë masë që është e 10 mundshme Fondi do të mbështetet në informatat financiare të cilat institucionet e siguruara i’a kanë ofruar Bankës Qendrore. 2. Fondi dhe Banka Qendrore do të shkëmbejnë informacionet dhe Banka Qendrore do të informojë rregullisht dhe sipas kërkesës nga Fondi lidhur me institucionet në vështirësi në mënyrë që t’ia lejojë Fondit të jetë plotësisht e përgatitur për të arritur objektivin e tij dhe për të përmbushur kriteret e parapara me këtë ligj. Parametrat e shkëmbimit të këtij informacioni do të kodifikohen në një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Fondit dhe Bankës Qendrore. 3. Asnjë person i cili shërben apo ka shërbyer si anëtarë i Bordit Menaxhues, stafi apo personat tjerë të punësuar në FSDK për të ofruar shërbime profesionale apo teknike, agjent apo korrepondentë i FSDK nuk do të lejoj qasje të paautorizuar sipas këtij ligji, apo të bëj publike informatat materiale jo-publike të cilat ai apo ajo i ka pranuar gjatë kryerjes së detyrave apo përdor informatat e tilla apo lejoj informatat e tilla të përdoren për përfitime personale. 4. Duke marr parasysh paragrafin e mësipërm, personat e tillë mund të bëjnë publike informata materiale jo publike jashtë FSDK-ës, vetëm sipas procedurave të themeluara nga FSDK: 4.1. në përputhje me pëlqimin e theksuar apo të nënkuptuar të personit lidhur me të cilin ka të bëj informacioni; 4.2. duhet kryer detyrën ndaj publikut për të bërë publike informatat, përfshirë edhe ndihmesën për zbatimin e ligjit apo me urdhër të gjykatës apo ndonjë personi me autoritet kompetent; 4.3. duhet t’i jepen auditorëve të FSDK-ës; 4.4. duhet t’i jepen autoriteteve mbikëqyrëse të institucioneve financiare që pranojnë depozita dhe stafit të institucioneve ndërkombëtare financiare publike që pranojnë depozita për të kryer detyrat e tyre zyrtare; 4.5. nëse interesi i FSDK-ës në procedurat ligjore kërkon qasje në informata; apo 4.6. bordi Menaxhues ka dhënë pëlqimin. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Deposit Insurance Fund’s investments are limited to certain euro-denominated fixed-income securities, with a short-term option for certain highly rated EU-bank or company instruments.
Neni 25 Investimi i aseteve të fondit për sigurimin e depozitave 1. Investimi i aseteve të Fondit për Sigurimin e Depozitave do të jetë i limituar në të hyrat fikse të letrave me vlerë të denominuara në Euro, të lëshuara apo të garantuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, agjencitë qeveritare të Bashkimit Evropian dhe agjencitë supranacionale evropiane. 2. Fondi poashtu mund të investojë për afat të shkurtër në të hyrat fikse të letrave me vlerë apo instrumentet për pagesën e borxhit të denominuara në Euro të lëshuara nga bankat e Bashkimit Evropian apo kompanitë me shkallën më të lartë të vlerësimit, të definuara si shkalla minimale e vlerësimit “A1”, “P1”, “AA”, apo “Aa2” sipas relevancës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Fund may borrow from external sources, but not from member institutions, only to finance its working capital needs and only with Managing Board approval, except as allowed by Article 17.
Neni 26 Huamarrja për kapitalin punues Fondi do të ketë autoritetin për të marrë hua nga burimet e jashtme përveç nga institucionet anëtare për qëllimin e vetëm të financimit të nevojave për kapital punues të Fondit, me aprovimin e Bordit Menaxhues, përveç siç lejohet me nenin 17 të këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Fund Management Board must manage the Deposit Insurance Fund and consider reducing assessed premiums if the fund’s capital ratio exceeds 5%.
Neni 27 Madhësia e synuar e fondit për sigurimin e depozitave Bordi Menaxhues i Fondit do të menaxhojë Fondin për Sigurimin e Depozitave dhe në përputhje me përgjegjësinë për sigurimin e depozitorëve të vegjël, do të shqyrtojë zvogëlimin e premiumeve të vlerësuara për institucionet financiare që pranojnë depozita nën nivelin e paraparë sipas nenit 10 të këtij 11 ligji, nëse raporti i kapitalit të përgjithshëm të Fondit për Sigurimin e Depozitave ndaj totalit të depozitave të siguruara e tejkalon pesë përqindëshin (5%). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Fund must keep its accounts and records, prepare yearly financial statements, have them audited, and submit them by 30 June for the previous year.
Neni 28 Raportimi financiar nga Fondi 1. Fondi do të mirëmbajë llogarinë dhe regjistrat e saj në përputhje me raportet standarde ndërkombëtare të raportimit për të pasqyruar operacionet e saj dhe gjendjen financiare. 2. Viti financiar i Fondit do të fillojë ditën e parë të janarit dhe do të përfundojë ditën e fundit të dhjetorit. 3. Pasqyrat financiare të Fondit do të përfshijnë llogari të veçanta për provizione, për rezervat në kërkesa dhe detyrimet e pazgjidhura të institucionit. 4. Fondi do të përgatisë pasqyrat financiare për secilin vit financiar të tij dhe ato do të përfshijnë bilancin e gjendjes, pasqyrën e humbjes dhe të fitimit dhe pasqyra të tjera përkatëse. Këto pasqyra financiare do të auditohen dhe paraqiten pa vonesa të panevojshme por jo më vonë se 30 qershor për vitin paraprak. 5. Kontabiliteti, regjistrat dhe pasqyrat financiare të Fondit do të auditohen nga një auditor i pavarur i jashtëm i pranuar ndërkombëtarisht për të cilin do të jap miratimin Bordi Menaxhues. I njëjti auditor i jashtëm nuk mund të shfrytëzohet për më shumë se tri (3) vite radhazi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Fund is exempt from corporate income tax, and its workers or agents are not liable for damages or acts or omissions done during duty unless they breach the law.
Neni 29 Imuniteti nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave dhe veprimi në mirëbesim 1. Fondi do të jetë i përjashtuar nga Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave. 2. Një punëtor apo agjent i Fondit nuk do të jetë përgjegjës për dëmet apo aktet dhe lëshimet e kryera gjatë detyrës përveç nëse ato akte apo lëshime të tilla përbëjnë shkelje të ligjit. Nën të njëjtat rrethana, Fondi do të kompenzoj një punëtor apo agjent të Fondit për shpenzimet e gjyqit gjatë kryerjes së detyrave të parapara brenda fushës së këtij ligji. KREU IV DISPOZITAT KALIMTARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Six months after the law starts, the Fund must begin insuring depositors at covered financial institutions; the start date may be delayed if the Management Board is not fully constituted or initial capital contributions are not completed.
Neni 30 Hyrja në fuqi e sigurimit të depozitorëve Gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Fondi do të fillojë të siguroj depozitorët në të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita që nuk përjashtohen sipas nenit 32 të këtij ligji. Kjo datë për sigurimin e depozitorëve mund të shtyhet nëse Bordi Menaxhues nuk është i konstituuar plotësisht apo nëse kontributet fillestare për kapitalin e autorizuar sipas nenit 15 të këtij ligji siç përcaktohet nga Bordi Menaxhues se nuk janë plotësuar. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Institucionet financiare që pranojnë depozita duhet të paguajnë premiume për një cikël tre-mujor, gjatë periudhës pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe para hyrjes në fuqi të sigurimit të depozitorëve.
Neni 31 Pagesa e premiumeve nga institucionet e siguruara Me hyrjen në fuqi të këtij ligji por përpara hyrjes në fuqi të sigurimit të depozitorëve ashtu siç parashihet me nenin 30 të këtij ligji, institucioneve financiare që pranojnë depozita do t’u kërkohet të bëjnë pagesën e premiumeve për një cikël tre (3) mujor, ashtu siç parashihet sipas nenit 10 të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Three months before deposit insurance starts, the Central Bank must notify the Fund about deposit-taking financial institutions classified as troubled.
Neni 32 Kriteret për anëtarësim Tre (3) muaj para hyrjes në fuqi të sigurimit të depozitorëve, siç parashihet me nenin 30 të këtij ligji, Bankës Qendrore do të njoftojë Fondin për ato institucione financiare që pranojnë depozita të cilat janë klasifikuar si institucione në vështirësi. Nëse institucione të tilla janë duke operuar në datën e njoftimit, 12 atyre nuk do t’i miratohet anëtarësimi në sistemin e sigurimit të depozitave, përveç nëse në periudhën kur ato aplikojnë nuk konsiderohen si institucione në vështirësi në inicimin e sigurimit të depozitave. KREU V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Central Bank may issue subordinate acts to implement this law.
Neni 33 Zbatimi Banka Qendrore mund të nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This law overrides any legal provision that conflicts with it on deposit insurance.
Neni 34 Ligji në fuqi Ky ligji mbizotëron mbi çfarëdo dispozite ligjore që është jo konsistent me të në lidhje me sigurimin e depozitave. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 35 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) dite pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-216 7 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-066-2010, datë 01.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-216 MBI THEMELIMIN E SISTEMIT PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE PËR INSTITUCIONET FINANCIARE NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in