LIGJI NR. 03/L-221 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-048 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts a law amending and supplementing the law on public financial management and responsibilities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-221
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts a law amending and supplementing the law on public financial management and responsibilities. This article replaces four names and abbreviations throughout the law. Neni 2 This article changes several definitions and introduces new ones for budget and PPP terms. Neni 3 1.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-221 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-048 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Showing 63 of 63
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts a law amending and supplementing the law on public financial management and responsibilities.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 76 / 10 GUSHT 2010 LIGJI Nr. 03/L-221 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-048 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-048 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article replaces four names and abbreviations throughout the law.
Neni 1 1. “Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës” zëvendësohet me “Banka Qendrore e Kosovës” në tërë tekstin e ligjit. 2. “AQBK” zëvendësohet me shkurtesën “BQK” në tërë tekstin e ligjit. 3. “Buxheti i konsoliduar i Kosovës” zëvendësohet me tekstin ”Buxheti i Republikës së Kosovës” në tërë tekstin e ligji. 4. “KAMSH” zëvendësohet me shkurtesën “KASH” në tërë tekstin e ligjit. - 2
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article changes several definitions and introduces new ones for budget and PPP terms.
Neni 1. Përkufizimet në ligjin bazik ndryshohen dhe riformulohen si vijon 1. Përkufizimi “Fondet e alokuara” fjalët “paragrafin 1 të nenit 35” zëvendësohen me fjalët “paragrafin 1 të nenit 34” 2. Përkufizimi “Shërbyes Civil” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: “Shërbyes Civil”- ka kuptimin e përcaktuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. 3. Përkufizimi -“NJOPP”- ndryshohet si vijon: “NJPPP”- do të thotë Njësia për Partneritetin Publiko-Private të themeluar në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 4. Titulli i përkufizimit -“Kontratat e Ortakërisë Publiko-Private” zëvendësohet me titullin “Kontrata e Partneritetit Publiko Privat” 5. Shtohen përkufizimet e reja në vijim në nenin 1 të ligjit: “Zotimet” - nënkupton shpenzimet e parashikuara për të cilat është dorëzuar Urdhërpagesa e Zotimit në përputhje me Rregullat Financiare të Thesarit dhe që është e regjistruar në Sistemin e Menaxhimit të Informatave Financiare të Kosovës, pavarësisht se a i nënshtrohet detyrimit apo jo. 2 “Obligim” - do të thotë marrëveshje ligjore, siç është kontrata apo urdhër blerja, në të cilën ka hyrë Organizata Buxhetore, dhe e cila kërkon nga Organizata Buxhetore që të bëjë një shpenzim. - 3
- 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A Budget Department is established within the Ministry of Economy and Finance, led by a Director General, and it must have at least two separate units.
Neni 5 paragrafi 5.1 riformulohet si vijon: 5.1 Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave themelohet Departamenti i Buxhetit. Departamenti i Buxhetit udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili është i emëruar i lartë publik. Departamenti i Buxhetit përbëhet nga së paku dy njësi të veçanta: (i) njësia e buxhetit qendror; dhe (ii) njësia e buxhetit komunal. - 4
- 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If the Treasury General Director has credible evidence of non-compliance by a Chief Financial Officer or Certifying Officer, they must recommend an audit in writing to the Auditor General. If the audit finds a systematic failure of duty, the Chief Administrative Officer must remove the person from the position, and dismissed financial officers may not be appointed as financial officers in any budget organization.
Neni 14, shtohen dy paragrafë të ri si vijon: 14.6. Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka fakte të besueshme se një Zyrtar Kryesor Financiar ose Zyrtar Certifikues nuk i ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj, është i obliguar t’i rekomandoj me shkrim Auditorit të Përgjithshëm për kryerjen e auditimit. 14.7. Nëse gjatë auditimit nga Auditori i Përgjithshëm konstatohet se ka pasur dështim sistematik për kryerjen e detyrës nga Zyrtari Kryesor Financiar ose Zyrtari Certifikues, Zyrtari Kryesor Administrativ e shkarkon personin në fjalë nga pozita përkatëse. Zyrtarët Financiar të shkarkuar në këtë mënyrë, nuk mund të emërohen si Zyrtarë Financiar në asnjë Organizatë Buxhetore. - 5
- 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 is reformulated.
Neni 19 riformulohet si vijon: - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit KASH-in dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale deri më 30 prill të çdo viti.
Neni 19 Përgatitja e Kornizës Afat Mesme të Shpenzimeve 19.1 Deri me 30 prill të secilit vit kalendarik, Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit Kornizën Afat Mesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin e ardhshëm fiskal si dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale (“Periudha Buxhetore e KASH”). KASH përmban: a) parashikime makro ekonomike dhe fiskale për Periudhën Buxhetore të KASH, të cilat përfshijnë treguesit kryesor ekonomik; b) një deklaratë të prioriteteve të politikave të qeverisë që ka për qëllim orientimin e ndarjes së mjeteve buxhetore gjatë procesit të ardhshëm buxhetor; c) parashikime të të hyrave si dhe një plan të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore sipas kategorive ekonomike për Periudhën Buxhetore të KASH si dhe suficitin ose deficitin rezultues fiskal për secilin vit, dhe për secilën nga këto në vijim: (i) nivelin qendror te qeverisë, (ii) komunat, (iii) transferet ndër-qeveritare, dhe (iv) buxhetin e vjetor; d) një tabelë që përmban një krahasim të KASH-it të propozuar në buxhetin aktual të aprovuar, duke përfshirë parashikimet për pjesën e mbetur të vitit për atë buxhet, ndonjë azhurnim të KASH-it të përgatitur gjatë vitit aktual si dhe rezultatin faktik fiskal të vitit paraprak; 3 e) një tabelë që përmban një përmbledhje të ndryshimeve të nxituara nga politikat në kornizën fiskale si dhe ndikimin e këtyre ndryshimeve në shpenzimet, të ardhurat dhe/ose kërkesat për financim; f) parashikime të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm për Periudhën Buxhetore të KASH; g) një vlerësim të burimeve të nevojshme për kthimin e borxheve të brendshme dhe të jashtme gjatë Periudhës Buxhetore të KASH; h) një analizë të investimeve kapitale të cilat financohen nga buxheti si dhe një vlerësim të volumit të tyre për Periudhën Buxhetore të KASH; i) një rishikim të politikës së pagave për Periudhën Buxhetore të KASH; j) një analizë të punësimit dhe përpjesëtimit të pagave në sektorin buxhetor si dhe vlerësimin e ndikimit të ndonjë politike për reformimin e pagave; k) një propozim për përshtatjen e politikës së përpjesëtimit të pagave me kornizën makro- fiskale të përcaktuar në KASH me qëllim të sigurimit të përkrahjes përkatëse financiare; l) nivelet e vlerësuara të granteve për secilën komunë, të llogaritura sipas formulës dhe procedurave të përcaktuara në LFPL; dhe m) tavanet e vlerësuara të shpenzimit për secilën organizatë buxhetore e cila nuk është komunë ose agjenci me të ardhura të dedikuara. 19.2 Ministri do të azhurnojë përmbajtjen e KASH, për të lejuar dorëzimin e BRK në përputhje me nenin 21. - 6
- 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Minister must issue budget circulars by the stated deadlines, and municipalities must finish and submit their draft budgets and budget allocation requests by 30 September.
Neni 20 paragrafit 20.2 pika (i) fshihen fjalët “, të përcaktuar në KAMSH,” 2. Paragrafi 20.3 riformulohet si vijon: 20.3 Ministri duhet të nxjerrë qarkoren e parë buxhetore të paraparë me paragrafin 2 të këtij neni deri me 15 Maj të vitit aktual fiskal. Data në të cilën komunat duhet t’i përfundojnë dhe dorëzojnë propozim-buxhetet dhe kërkesat e tyre për ndarje buxhetore është 30 Shtatori i atij viti. Për organizatat buxhetore të cilat nuk janë komuna, afati i fundit kohor për dorëzimin e këtyre dokumenteve është afati i përcaktuar në qarkoren buxhetore. Kur azhurnimi i KASH ndikon në shumat e vlerësuara të granteve qeveritare të përcaktuara në pikën (j) të paragrafit 1 të nenit 19, Ministri, jo më vonë se me 15 Gusht të vitit aktual fiskal, nxjerr një qarkore buxhetore për komunat në të cilën siguron udhëzimet përfundimtare buxhetore dhe nivelet përfundimtare të granteve në përputhje me ato të përcaktuara në KASH-in e azhurnuar dhe të llogaritura në përputhje me LFPL. 3. Në paragrafin 20.4, pika (iii) fjalët “Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal” zëvendësohen me shkurtesën “LFPL” 4. Në paragrafin 20.6 referenca “paragrafi 4 i nenit 65” zëvendësohet me referencën “paragrafi 1 i nenit 66” - 7
- 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Minister must prepare and submit the Republic of Kosovo budget proposal and a KASH to the Government by the specified date.
Neni 21 paragrafi 21.1. fjalia e dytë e paragrafit 21.1 riformulohet si vijon: 4 Para datës së përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, Ministri duhet të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë Propozim-Buxhetin e Republikës së Kosovës si dhe një KASH i cili paraqet të dhënat në vijim: 2. Paragrafi 21.1 pika “d” riformulohet si vijon: d) vlerësime dhe parashikime për vitin aktual, vitin e ardhshëm fiskal dhe së paku dy vitet pasuese fiskale, në lidhje me: 3. Paragrafi 21.1 pika “d” shtohet nën-pika e re “(vi)” si vijon (vi) një parashikim të të ardhurave të dedikuara dhe të ardhurave vetanake për secilën organizatë buxhetore si dhe çdo ndarje të këtyre të ardhurave të kategorizuar në bazë të programit dhe klasifikimit ekonomik”;dhe 4. Paragrafi 21.1 pika “d” nën-pika e re “(vi)” bëhet nën-pikë “(vii)” 5. Paragrafi 21.1 pas pikës (d) i sshtohen katër pika të reja (e), (f), (g) dhe (h) si vijon: e) tabela të veçanta dhe të hollësishme të shpenzimeve për qeverinë qendrore, qeveritë komunale, transferet ndër-qeveritare si dhe një tabelë të veçantë që paraqet buxhetet e konsoliduara qendrore dhe komunale; f) një tabelë për të ndarjeve buxhetore që ndërlidh parashikimet e të Ardhurave Vetanake dhe të Ardhurave të Dedikuara me ndarjet specifike buxhetore të këtyre të ardhurave në menyrë të veçantë sipas Organizatës Buxhetore, Programit dhe kategorisë ekonmike të shpenzimeve; g) një tabelë e cila përmban një krahasim të buxhetit të propozuar me buxhetin paraprak fillestar, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, rezultatet e parashikuara faktike për vitin dhe buxhetin pas ndryshimeve eventuale të bëra në përputhje me nenin 25 të këtij ligji; h) një tabelë e cila përmban një përmbledhje të ndryshimeve të nxitura nga politikat në kornizën fiskale si dhe ndikimi i këtyre ndryshimeve në shpenzimet, të ardhurat dhe/ose kërkesat për financim. 6. Riemërtohen pikat ekzistuese (e) deri (m) sipas renditjes së re. - 8
- 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may prepare amendment proposals for the Consolidated Budget of Kosovo and the Budget Law, except for provisions related to independent agencies, if he/she has sufficient reasons to believe a listed condition exists.
Neni 25 paragrafi 25.1 riformulohet si vijon: 25.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë propozim ndryshim-plotësime për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe për Ligjin për Ndarjet Buxhetore, përveç dispozitave të tyre që ndërlidhen me agjencitë e pavarura, të cilat janë në fuqi, nëse ai/ajo ka mjaft arsye për të besuar se: 2. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Budget amendment proposals submitted to the Assembly must include specified tables and an explanation of material differences.
Neni 25 shtohet paragrafi i ri 25.3 si vijon: 25.3 Propozim ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Kosovës që dorëzohen në Kuvend duhet të përfshijnë: a) një tabelë që përmban një përmbledhje të ndryshimeve të nxitura nga politikat në kornizën fiskale si pasojë e propozim ndryshimeve dhe plotësimeve dhe ndikimit të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve në shpenzimet e qeverisë qendrore dhe komunale, të ardhura dhe/ose kërkesat për financim dhe në transferet ndër-qeveritare; b) një shtojcë që përmban një tabelë në të cilën identifikohen ndryshimet në parashikimet e të Ardhurave të Dedikuara dhe të Ardhurave Vetanake të çdo organizatë buxhetore, ndryshime 5 këto që kanë rezultuar nga propozim ndryshimet dhe plotësimet dhe çdo ndarje të këtyre të ardhurave të kategorizuara në bazë të programit dhe klasifikimit ekonomik; c) një shpjegim të dallimeve materiale ndërmjet vlerësimeve dhe parashikimeve që rezultojnë nga ndryshimet dhe plotësimet e propozuara dhe vlerësimeve dhe parashikimeve në buxhetin e aprovuar dhe në KASH-in e fundit të publikuar. 3. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Budget amendment proposals must not increase current-year spending unless they are based on spending cuts and/or revenue-raising measures.
Neni 25 shtohet paragrafi i ri 25.4, si në vijim: 25.4 Çdo propozim ndryshim në Ligin për Ndarjet Buxhetore ose në Buxhetin e Republikës së Kosovës nuk do të rezultojë në ndonjë në ndonjë rritje të shpenzimeve për vitin aktual që së paku nuk bazohet në reduktimin e shpenzimeve dhe /ose masat për rritjen e të ardhurave. - 9
- 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kur propozohet një ligj i ri ose ndryshim/plotësim i një ligji ekzistues, ministria ose organi propozues duhet paraprakisht t’ia dorëzojë atë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave bashkë me deklaratën mbi ndikimin buxhetor dhe ekonomik.
Neni 26 paragrafi 26.1 riformulohet si vijon: 26.1. Kurdo që propozohet një ligj i ri ose ndryshimi plotësimi i një ligji ekzistues, ministria ose organi propozues paraprakisht duhet të dorëzojnë ligjin e ri ose ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit se bashku me një Deklarate mbi Ndikimin Buxhetor dhe Ekonomik ekzistues në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të cilën bëhet një vlerësim detal i ndikimit që mund të ketë legjislacioni i propozuar në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe ekonominë Kosovare. 2. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Several public bodies must review a declaration and provide independent opinions, and the Government must submit the budgetary/economic impact statement with those opinions when forwarding legislation to Parliament.
Neni 26, pas paragrafit 1. shtohen edhe katër paragrafë të ri si vijon: 26.2. Departamenti i Buxhetit, në bashkëpunim me Departamentin e Politikave Ekonomike e shqyrtojnë këtë deklaratë dhe paraqesin opinionin e tyre të pavarur lidhur me këto çështje para Qeverisë ose Kuvendit, kur propozues është Kuvendi. 26.3 Nëse ligji i ri ose ligji për ndryshimin dhe plotësimin e një ligji ekzistues u bart përgjegjësi të reja komunave, Ministria e Pushtetit Lokal duhet t’i paraqesë Qeverisë ose Kuvendit, nëse propozues është Kuvendi opinionin e saj pas konsultimit me komunat. 26.4. Nëse Qeveria e miraton legjislacionin e tillë dhe e dorëzon në Kuvend për shqyrtim, obligohet ta dorëzoj në Kuvend deklaratën e ndikimit buxhetor dhe ekonomik të ministrisë ose organit propozues, së bashku me opinionet e pavarura. 26.5. Kur Kuvendi është organi propozues, opinionet e pavarura do t’i dorëzohen drejtpërdrejtë Kuvendit. 3.. Paragrafit 26.2 i ligjit bazik rinumërohet si paragrafi 26.6. - 10
- 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Article 34 is deleted from the basic law.
Neni 34 fshihet nga teksti i ligjit bazik. - 11
- 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article is renumbered as Article 34.
Neni 35 rinumërohet si neni 34. 2. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Article 36 is renumbered as Article 35.
Neni 36 rinumërohet si neni 35. - 12
- 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This provision says Article 37 has been renumbered as Article 36 and is reformulated.
Neni 37 tashmë i rinumëruara si neni 36 riformulohet si vijon: 6 - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Before starting a procurement process meant to create an obligation in the current fiscal year, the Budget Organization must record all committed allocated funds in SIMFK.
Neni 36 Fondet e zotuara 36.1 Para inicimit të një procesi të prokurimit i cili ka për qëllim të rezultojë në ngritjen e një obligimi në vitin aktual fiskal, Organizata Buxhetore i regjistron të gjitha zotimet e fondeve të ndara në SIMFK në përputhje me rregullat KMF. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision says a new Article 37 is being added.
Neni 13 1. Shtohet një nen i ri 37 si vijon: - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: A budget organization must not incur obligations in the current fiscal year that exceed allocated funds, and its chief financial officer must record invoices and other obligations in SIMFK within 3 working days.
Neni 37 Kontratat të cilat krijojnë obligimin për pagim në vitin aktual ose vitet e ardhshme fiskale 37.1 Organizata buxhetore nuk ndërmerr asnjë obligim gjatë vitit aktual fiskal në një shumë që i tejkalon fondet e ndara. 37.2 Zyrtari Kryesor Financiar i organizatës buxhetore është përgjegjës për regjistrimin e të gjitha faturave ose Obligimeve tjera në SIMFK në përputhje me Rregullat KMF brenda 3 ditëve të punës pas pranimit të faturës ose ngritjes së Obligimit përkatës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This text only identifies Article 14 and does not state a rule.
Neni 14 1. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit transferon shpenzime për një organizatë buxhetore, ai duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport për të gjitha shpenzimet e transferuara.
Neni 39, në titullin e nenit (vetëm në gjuhën Shqipe) fshihen fjalët “nga njësitë e përcaktuara”. 2. Shtohet paragrafi i ri 39.3 si vijon: 39.3 Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit bënë bartjen e shpenzimit në emër të një organizate buxhetore, duhet të dorëzojë një raport mbi të gjitha shpenzimet e bartura në Kuvend si pjesë të raportit tremujor buxhetor të përcaktuar në nenin 45 të këtij ligji. - 15
- 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Article 43 is amended to add the word “obligations” in paragraph 43.1(c), insert a new point (h) in paragraph 43.3 reading “obligations,” and renumber the existing point (h) as point (i).
Neni 43 paragrafi 43.1, pika (c) pas fjalëve “mundësimit të kryerjes së analizave të zotimeve” shtohet fjala “, obligimeve”. 2. Paragrafi 43.3 pas pikës (g) shtohet një pikë e re (h), si vijon: (h) obligimet; dhe 3. Pika ekzistuese (h) rinumërohet si pika (i) - 16
- 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This report must include all the elements listed next.
Neni 44 fjalia e fundit e paragrafit 44.4 riformulohet si vijon: Ky raport duhet të përfshijë të gjitha elementet në vijim: 2. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This provision deletes the words “; dhe” from the end of sub-point (ii) in point (b) of paragraph 44.4 of Article 44.
Neni 44 paragrafi 44.4. pika (b) në fund të nën-pikës (ii) fshihet fjala “; dhe” 7 3. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The English text of Article 44, paragraph 44.4(b)(iii) is amended by adding “; and” at the end.
Neni 44 paragrafi 44.4. pika (b) në fund të nën-pikës (iii) shtohet fjala “; dhe” (vetëm në tekstin në gjuhën angleze) 4. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Budget Organization must report on actions taken or planned to implement recommendations from its latest audit report.
Neni 44 paragrafi 44.4. shtohet një pikë e re (c) si vijon: c) Një raport mbi veprimet e ndërmarra, ose të cilat do të ndërmerren nga Organizata Buxhetore për zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportin e fundit të auditimit të Organizatës përkatëse Buxhetore. - 17
- 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Article 45(2) updates two cross-references so they now point to paragraph 1 of Article 46.
Neni 45, paragrafi 45.2 referenca “me pikën (b) paragrafi 2 i nenit 46” si dhe referenca “me pikën (c) paragrafi 2 i nenit 46” zëvendësohen me referencën “paragrafi 1 i nenit 46”. - 18
- 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The municipal mayor must prepare and submit an annual summary budget report by 31 March, send a copy to the Minister, and publish a copy on the municipality’s official website.
Neni 46 në fund të paragrafit 46.1, pas fjalëve “dy vitet paraprake fiskale, i cili përfshin” shtohen fjalët “të gjitha elementet në vijim:” 2. Në fund të paragrafit 46.1 në pikat (a) dhe (x) fshihet fjala “dhe” 3. Në paragrafin 46.1 pika (b) nën-pika (iii) fshihet fjala “dhe” 4. Në fund të paragrafit 46.1 pika (b) nën-pika (iv) shtohet fjala “dhe” 5. Në paragrafin 46.1 pika (b) shtohet nën-pika e re (v) si vijon: Të gjitha shpenzimet e vonuara për çdo Organizatë Buxhetore. 6. Në paragrafin 46.1 shtohen dy pika të reja (c) dhe (d) si vijon: c) Pasqyrat e Konsoliduara Financiare për Fondin e Konsoliduar të Kosovës për vitin e kaluar të cilat bazohen në regjistrin kontabël të Thesarit dhe të cilat janë përgatitur në përputhje me Standardet ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik; dhe d) Një raport mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit te Përgjithshëm në Raportin Vjetor të Auditimit të pasqyrave financiare si dhe në urdhëresat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi në përputhje me Nenin 48 të këtij ligji. 7. Paragrafi 46.2 riformulohet si vijon: 46.2 Jo më vonë se me 31 Mars të çdo viti kalendarik, kryetari i komunës duhet të përgatitë dhe t’i dorëzojë kuvendit komunal një raport përfundimtar përmbledhës buxhetor i cili përmban të dhënat e përcaktuara në nenin 46.1, sikur që aplikohen ato për komunën përkatëse. Një kopje e këtij raporti i dorëzohet Ministrit dhe publikohet nga kryetari i komunës në faqen zyrtare të komunës. - 19
- 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The provision only says that Article 47 is reformulated; no substantive rule is stated in the provided text.
Neni 47 riformulohet si vijon: 8 - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm duhet të auditojë çdo vit ekzekutimin e BKK për vitin paraprak fiskal dhe të zbatojë standardet ndërkombëtare të auditimit.
Neni 47 Auditimi nga Auditori i Përgjithshëm 47.1 Auditori i Përgjithshëm për çdo vit do të auditojë ekzekutimin BKK për vitin paraprak fiskal. Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm shtrihen në të gjitha organizatat buxhetore, autoritetet publike, ndërmarrjet publike si dhe të gjitha fondet dhe programet publike pavarësisht nga mënyra e menaxhimit ose financimit të tyre, duke përfshirë edhe komunat. 47.2 Auditori i Përgjithshëm do të ketë qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet që për mendimin e tij/saj janë të nevojshme për qëllime të auditimit. 47.3 Auditori i Përgjithshëm kryen auditimin në përputhje me Standardet e Pranuara Ndërkombëtare të Auditimit. 47.4 Kopjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm do të vendosen në dispozicion të publikut. Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm përfshijnë si auditimin e rregullsisë ashtu edhe të mbarëvajtjes. 47.5 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk pengon ose ndikon, dhe as që mund të interpretohet për të penguar ose ndikuar në kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm për ekzekutimin e auditimit ose për organizimin e një auditimi të jashtëm dhe të pavarur të një organizate buxhetore, autoriteti publik ose ndërmarrje publike, në çdo kohë. - 20
- 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The provision states that Article 48 is being reformulated as follows.
Neni 48 riformulohet si vijon: - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm must deliver audit reports to the audited institution, share copies with the relevant subject, publish the reports immediately after delivery, and meet specific deadlines for regularity audits and annual government audit reporting. The Assembly must review the annual audit report and government financial statements by 31 October, or they are treated as accepted if not reviewed.
Neni 48 Raportimi nga Auditori i Përgjithshëm 48.1 Auditori i Përgjithshëm i’a dorëzon raportet e auditimit institucionit të audituar. Njëkohësisht, një kopje e raportit të auditimit i sigurohet subjektit të cilit i përgjigjet institucioni i audituar. Kopje të raporteve të auditimit gjithashtu mund t’i dërgohen cilitdo institucionet tjetër përkatës. Auditori i Përgjithshëm i bën publike raportet e auditimit menjëherë pas dorëzimit të tyre. 48.2. Për auditimet e Rregullsisë, Auditori i Përgjithshëm ua dorëzon raportet përfundimtare secilit institucion të audituar si dhe subjektit të cili i përgjigjet drejtpërdrejtë institucioni përkatës, si dhe Ministrit, jo më vone se me 30 Qershor. 48.3 Për auditimin e raportit vjetor financiar të Qeverisë lidhur me Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, Auditori i Përgjithshëm i dorëzon Qeverisë një Projekt Raport Vjetor të Auditimit për komentim me apo para 31 Korrikut. Ky raport përfshin opinionin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me faktin se nëse deklaratat financiare japin një pasqyrë të saktë dhe të drejtë. 48.4 Auditori i Përgjithshëm dorëzon në Kuvend Raportin Përfundimtar Vjetor të Auditimit, duke përfshirë komentet e Qeverisë, me apo para 31 Gushtit. 48.5 Gjatë periudhës 31 Gusht dhe 31 Tetor, Kuvendi shqyrton Raportin Përfundimtar Vjetor të Auditimit dhe deklaratat financiare të qeverisë dhe miraton çfarëdo direktive dhe rezolute lidhur me to jo më vonë se me 31 Tetor. Nëse Kuvendi nuk e shqyrton, Raporti Vjetor i Auditimit dhe deklaratat financiare të qeverisë konsiderohen të pranuara në formën e dorëzuar nga Auditori i Përgjithshëm. - 21
- 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Article 55 is reformulated as follows.
Neni 55 riformulohet si vijon: 9 - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A budgetary organization may give a grant to a public enterprise only if the relevant budget appropriation expressly authorizes it, and any grant conditions must be fully followed. Public enterprises receiving such grants must prepare annual financial statements, which are audited by the Auditor General.
Neni 55 Financimi dhe Auditimi i Ndërmarrjeve Publike 55.1 Organizata buxhetore mund të sigurojë një grant për një ndërmarrje publike vetëm nëse një ndarje buxhetore për organizatën përkatëse buxhetore shprehimisht dhe në mënyrë të saktë e autorizon një grant të tillë, dhe, në raste të tilla, organizata buxhetore do të sigurojë që çfarëdo kushti i vendosur nga ndarja buxhetore në një grant të tillë të respektohet plotësisht. 55.2 Ndërmarrjet publike që përfitojnë grante të këtilla janë të obliguara të përgatisin deklaratat financiare vjetore. Këto deklarata i nënshtrohen auditimit nga Auditori i Përgjithshëm. - 22
- 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: KGJK has exclusive competence to represent all courts of Kosovo for preparing and submitting the consolidated judiciary budget proposal.
Neni 63 paragrafi 63.2 riformulohet si vijon: 63.2 Në përputhje me këtë ligj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka përgjegjësinë dhe kompetencat ekskluzive që të veprojë në cilësinë e përfaqësuesit të të gjitha gjykatave të Kosovës në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e propozim-buxhetit të konsoliduar të gjyqësorit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article changes the title of Article 66 to “Agjencitë e Pavarura” and removes the words “me të hyra të përcaktuara” from paragraph 66.1.
Neni 23 1. Nenit 66 titulli i nenit riformulohet si vijon “Agjencitë e Pavarura” 2. Në rreshtin e parë të paragrafit 66.1 fshihen fjalët “me të hyra të përcaktuara” - 24
- 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: A person or organization suing a public authority must pay all court fees and give copies of the filing to the public authority and the Minister of Justice. The Ministry of Justice may intervene, take over representation, report misconduct, refer criminal matters, and bring civil claims in certain cases.
Neni 67 paragrafi 67.1 riformulohet si vijon: 67.1 Nëse, në cilëndo kohë pas hyrjes në fuqi të kësaj Pjese XIII, një person ose organizatë paraqet në gjykatë ose tribunal të arbitrazhit një ankesë ose kërkesë kundër një autoriteti publik me anë të së cilës kërkohet kompensim monetar ose kompensim tjetër nga autoriteti publik, apo një ankesë ose kërkesë me të cilën pretendohet një e drejtë në ose mbi pronën e cila është në pronësi ose posedim të një autoriteti publik ose nën administrimin e një autoriteti publik, personi ose organizata në fjalë (“parashtruesi i ankesës”) duhet të paguajë të gjitha tarifat gjyqësore për paraqitjen e ankesës ose kërkesës dhe t’i sigurojë një kopje të kësaj ankese ose kërkese autoritetit përkatës publik dhe Ministrit të Drejtësisë. 2. Paragrafët 67.4 deri 67 riformulohen si vijon: 67.4 Nëse autoritet përkatës publik nuk është Qeveria, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën dhe autorizimin, por jo detyrimin, që të marrë pjesë në procedurat përkatëse si avokat publik dhe, sipas nevojës, si avokat i interesave shoqërore dhe në këtë cilësi do të ketë drejtën dhe autorizimin për të marrë pjesë plotësisht në të gjitha procedurat gjyqësore ose procedura të arbitrazhit të cilat kanë të bëjnë me ankesën ose kërkesën e sipër cekur, duke përfshirë të drejtën që të paraqesë prova dhe argumente juridike kundër ankesës ose kërkesës. Ministria e Drejtësisë gjithashtu është e detyruar që të sigurojë që autoriteti përkatës publik të përfaqësohet në mënyrë të rregullt dhe kompetente nga ana e avokatëve të tij gjatë gjithë kësaj procedure. Ministria e Drejtësisë ka të drejtën dhe autorizimin, por jo detyrimin, që të marrë përsipër përfaqësimin e autoritetit publik nëse (i) kjo kërkohet nga autoriteti publik; ose (ii) nëse Ministria e Drejtësisë përcakton, se autoriteti përkatës publik nuk është duke u përfaqësuar në mënyrë të rregullt ose kompetente. Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të sigurojë këshilla të pavarura juridike, me kusht që këto nuk janë në konflikt me detyrimin e saj për përfaqësimin e cilësdo pale ose interesi në një procedurë. 10 67.5 Në rastin kur Ministria e Drejtësisë e merr përsipër që ta përfaqësojë autoritetin publik në përputhje me paragrafin 4 të këtij neni, gjykata ose tribunali i arbitrazhit duhet ta lejojnë vetëm atë që ta përfaqësojë autoritetin publik në procedurat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë zyrtarët, shërbyesit civil, punonjësit dhe kontraktuesit e autoritetit përkatës publik janë shprehimisht të detyruar që të bashkëpunojnë plotësisht me Ministrinë e Drejtësisë dhe menjëherë t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e saj për dokumente apo informata. Ministri i Drejtësisë është i autorizuar që të raportojë pranë organit kompetent disiplinor çdo rast të mosbashkëpunimit të plotë nga cilido zyrtar, nëpunës civil, punonjës ose kontraktues. 67.6 Nëse, në cilëndo kohë gjatë ose pas pjesëmarrjes në procedurë, Ministria e Drejtësisë ka arsye të besojë se gjykata ose tribunali i arbitrazhit (ose cilido zyrtar, punonjës ose përfaqësues i tyre) janë duke u përfshirë ose mund të jenë përfshirë në vepra të paligjshme, joprofesionale ose jo etike, Ministria e Drejtësisë duhet ta raportojë rastin pranë organit kompetent disiplinor për hetim dhe veprim të mëtejmë. 67.7 Nëse gjatë ose pas pjesëmarrjes në një procedurë, Ministria e Drejtësisë ka arsye për të besuar se është kryer një vepër penale, Ministria e Drejtësisë i’a përcjell lëndën përkatëse Prokurorit Shtetëror për hetim dhe veprim të mëtejmë. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Kushtetutë ose në një ligj tjetër të aplikueshëm, nëse lënda i përcillet Prokurorit Shtetëror ai/ajo do të ndjek penalisht të gjithë personat dhe organizatat deri në masën e lejuar sipas ligjeve të zbatueshme penale në Kosovë. 67.8 Në emër të autoritetit të dëmtuar publik, Ministri i Drejtësisë ka të drejtë të paraqesë padi civile kundër cilitdo zyrtari publik, punonjësi, nëpunësi civil ose personi tjetër, sjellja e të cilit ka rezultuar në dëmtimin e parasë publike, pronës apo burimeve publike ose shoqërore apo të drejtave ose detyrimeve të një autoriteti publik. - 25
- 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Article 68 is stated to be reformulated, but no substantive rule is provided in the text shown.
Neni 68 riformulohet si vijon: - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Gjatë disa rasteve të pazgjidhura në gjykatë, procedura pezullohet automatikisht dhe gjykata/autoriteti publik duhet ta njoftojnë Ministrinë e Drejtësisë dhe t’i japin kopje të plotë të lëndës; për disa padi dëmesh jepet listë rastesh dhe pezullimi ka afate të caktuara.
Neni 68 Rastet e Pazgjidhura në Gjykatë 68.1 Përveç siç është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, nëse në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka raste të pazgjidhura në gjykatë, që bazohen në një ankesë ose kërkesë të përshkruar në paragrafin 1 të nenit 67 të këtij ligji, dhe Ministria e Drejtësisë nuk është pjesëmarrëse në këtë rast: (i) rasti, përmes veprimit të ligjit, automatikisht pezullohet, dhe (ii) cilido autoritet publik dhe gjykata kompetente për rastin e pazgjidhur menjëherë duhet ta njoftojë Ministrinë e Drejtësisë mbi rastin dhe duhet t’i sigurojë Ministrisë së Drejtësisë një kopje të plotë të lëndës. Pezullimi vazhdon deri në skadimin e një afati prej 180 ditësh i cili fillon në datën kur kopja e lëndës gjyqësore i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë. Një procedurë gjyqësore konsiderohet “e pazgjidhur” nëse nuk ka rezultuar në nxjerrjen e një vendimi të prerë (kundër të cilit nuk mund të ushtrohet ankesa). 68.2 Në rast të paraqitjes së një padie për dëme kundër Qeverisë ose një autoriteti publik, ku së paku njëri nga pretendimet ndërlidhet me dëmtime pronësore që kanë rezultuar nga lufta, kryengritja civile ose trazirat civile dhe e cila është dorëzuar me apo para 1 janarit 2005, gjykata, në vend se të dërgojë një kopje të plotë të lëndës në përputhje me Nenin 68.1, dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë një listë të plotë të të gjitha rasteve të tilla. Këto raste pezullohen për një periudhë prej 18 muajve pas dorëzimit të listës në Ministrinë e Drejtësisë, me kusht që, nëse Ministria e Drejtësisë e njofton gjykatën me shkrim se do të marrë përsipër përfaqësimin e Qeverisë ose një autoriteti publik, atëherë periudha e pezullimit ndërpritet nga data e këtij njoftimi dhe gjykata vazhdon me zgjidhjen e rastit. Pas kërkesës, gjykata i siguron Ministrisë së Drejtësisë materialin e lëndëve për shqyrtim dhe kopjim. 11 68.3 Deri në skadimin e afatit të pezullimit të përcaktuar më sipër: (i) gjykata dhe palët nuk mund të ndërmarrin, dhe nuk do të ndërmarrin, kurrfarë veprimi në lidhje me rastin e pazgjidhur, duke përfshirë paraqitjen e provave, paraqitjen e shkresave dhe/ose marrjen apo nxjerrjen e një vendimi, urdhri apo përfundimi, dhe (ii) të gjitha periudhat dhe afatet kohore (duke përfshirë afatet për paraqitjen e ankesave) të cilat ndërlidhen në çfarëdo mënyre me këtë rast si dhe të gjitha urdhrat ose vendimet e nxjerra në lidhje me këtë procedurë do të pezullohen. Asnjë dispozitë e këtij neni nuk mund të interpretohet për të kufizuar kompetencat e gjykatës për nxjerrjen e urdhrave të përkohshëm në rastet të cilat i nënshtrohen këtij ligji për të ruajtur gjendjen ekzistuese gjatë periudhës së pezullimit. Gjithashtu, asgjë në këtë nen nuk mund të interpretohet me qëllim të pezullimit ose ndikimit në urdhrat e gjykatës për (i) emërimin ose largimin e ekspertëve, (ii) kufizimin ose detyrimin për veprim të cilësdo palë, palës ose personit kur ky veprim do të paragjykonte zgjidhjen përfundimtare të të drejtave dhe interesave pronësore, (iiii) urdhrat administrativ lidhur me ushtrimin e procedurës, për aq sa këto urdhra nuk i paragjykojnë interesat dhe të drejtat e Ministrisë së Drejtësisë sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, ose (iv) të gjithë urdhrat tjerë të natyrës së përkohshme që kanë për qëllim ruajtjen e gjendjes ekzistuese në pritje të zgjidhjeve ligjore përfundimtare të rastit. 68.4 Si përjashtim nga paragrafi 3 të këtij neni, Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës kur një rast është i pezulluar mund të ndërhyjë në këtë rast. Pasi që Ministria e Drejtësisë të ketë marrë përsipër përfaqësimin e Qeverisë ose një autoriteti publik, gjykata do të rifillojë procedurën përkatëse; megjithatë, gjykata do të mbajë vetëm ato dëgjime dhe do të nxjerrë ato vendime dhe urdhra që janë të nevojshme për zgjidhjen ligjore të rastit duke marrë parasysh provat, argumentet juridike dhe parashtresat e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect on the day it is promulgated by the President of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në Fuqi Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-221 12 korrik 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-033-2010, datë 15.07.2010 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-221 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-048 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in