LIGJI NR. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
This is the preamble to the Law on the Judicial Council of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-223
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on the Judicial Council of Kosovo. This provision says the law governs the organization and functions of the Kosovo Judicial Council and covers recruitment, appointments, transfers, discipline, evaluation, promotion, training, court budget oversight, and the creation of new courts and branches. This article defines terms used in the law, including the Constitution, the Council, the Secretariat, and other judicial bodies and roles. The Council is fully independent when carrying out its functions. The Council has broad responsibilities for running and overseeing the judiciary, including judge appointments, court rules, budgeting, ethics, and reporting.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Showing 56 of 56
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on the Judicial Council of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 84 / 03 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs the organization and functions of the Kosovo Judicial Council and covers recruitment, appointments, transfers, discipline, evaluation, promotion, training, court budget oversight, and the creation of new courts and branches.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) duke përfshirë procedurat për rekrutim, emërime, riemërime, transferime, disiplinë, vlerësim, ngritje në detyrë dhe trajnim të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë; për menaxhimin dhe administrimin e gjykatave, për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit; dhe themelimin e gjykatave dhe degëve të reja. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including the Constitution, the Council, the Secretariat, and other judicial bodies and roles.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Kushtetuta – Kushtetuta e Republikës së Kosovës. 1.2. Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit - Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës së 26 mars 2007. 1.3. Këshilli - Këshilli Gjyqësor i Kosovës si një institucion i pavarur përgjegjës për administrimin e gjykatave siç ceket me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ligj. 1.4. Ditë - ditët kalendarike. 1.5. Gjyqësori - gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë. 1.6. Kryesues – personi i zgjedhur nga anëtarësia e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sipas Kushtetutës si kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i cili shërben si zyrtar kryesor administrative i gjyqësorit të Kosovës. 1.7. Presidenti – Presidenti i Republikës së Kosovës. 1.8. Sekretariati - njësinë e themeluar brenda Këshillit Gjyqësor më qëllim të ofrimit të mbështetjes administrative për Këshillin dhe gjykatat. 1.9. Drejtor i Sekretariatit - kreun e Sekretariatit. 1.10. Instituti - Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK). 2 1.11. Këshilli i Përkohshëm - Këshilli i themeluar me anë të ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 2008/03-L-123. 1.12. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) – trupi i themeluar sipas nenit 110 të Kushtetutës dhe të rregulluar me Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës të Republikës së Kosovës. KREU II KOMPETENCAT, PËRGJEGJËSITE DHE PËRBËRJA E KËSHILLIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Council is fully independent when carrying out its functions.
Neni 3 Pavarësia e Këshillit Këshilli është plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, të drejtë, apolitik, të qasshëm, profesional dhe të paanshëm i cili pasqyron natyrën shumë etnike të Republikës së Kosovës dhe zbaton Kushtetutën si dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Council has broad responsibilities for running and overseeing the judiciary, including judge appointments, court rules, budgeting, ethics, and reporting.
Neni 4 Kompetencat dhe përgjegjësitë 1. Përgjegjësitë e Këshillit përfshijnë, por nuk kufizohen, në: 1.1. sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqësor; 1.2. rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, përfshirë kandidatët nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë; 1.3. në mënyrë që të sigurohet se gjykatat pasqyrojnë përbërjen etnike të zonës së tyre të juridiksionit në përputhje me nenin 104(3) të Kushtetutës dhe Shtojcën IV, neni 2.2 të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Këshilli do të ketë në konsiderim plotësimin e vendeve të lira të punës apo të ulëseve të rezervuara për anëtarët e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë; 1.4. propozimin te Presidenti për emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin; 1.5. shpalljen e rregulloreve mbi transferimin dhe procedurën disiplinore për gjyqtarë; 1.6. propozimin tek Presidenti për Emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës; 1.7. propozimin për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe emërimin e gjyqtareve mbikëqyrës në përputhje me ligjin për gjykatat; 1.8. organizimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të duhur të gjykatave; 1.9. sigurimin e vlerësimeve të rregullta periodike mbi ngarkesën e lëndëve të gjykatave ashtu që të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave; 1.10. mbikëqyrjen e inspektimit gjyqësor, administrimit gjyqësor dhe nxjerrjen e rregulloreve të brendshme për gjykatat në përputhje me ligjit ekzistues; 1.11. përgatitjen, dërgimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit për të sigurua funksionimin efikas të gjykatës dhe llogaritjen e përdorimit të burimeve fiskale; 1.12. shpalljen e konkursit publik Për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë; 1.13. përcaktimin e numrit të Gjyqtarëve në secilën gjykatë dhe degë dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave; 3 1.14. rekomandimin tek Kuvendi për themelimin e gjykatave të reja dhe degëve të reja; 1.15. administrimin e gjyqësorit dhe personelit të tij si dhe nxjerrjen e rregulloreve dhe akteve nën-ligjore në përputhje me kompetencat e veta; 1.16. shpalljen e Kodit të Etikës Profesionale për anëtarët Këshillit, shkelja e të cilës është bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli; 1.17. shpallen e kodit të etikës profesionale për gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë, shkelja e së cilës paraqet bazën për sanksione, përfshirë shkarkimin nga zyra; 1.18. shpalljen e kodit të etikës për punonjësit mbështetës të gjykatës, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga puna; 1.19. në bashkëpunim me Institutin organizon provimin përgatitor për kualifikimet e kandidatëve për gjyqtarë; 1.20. përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë nga Instituti dhe nga shoqatat dhe organizatat e tjera trajnuese; 1.21. sigurimin e informacioneve dhe të dhënave statistikore mbi sistemin gjyqësor; 1.22. bashkëpunimin me individë dhe organizata përgjegjëse për monitorim të pavarur të sistemit të drejtësisë; 1.23. shpalljen e akteve nën-ligjore në përputhje me ligjet për Informimin publik që kanë të bëjnë Me menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që ruhet nga gjyqësori i Kosovës; 1.24. miratimin e rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe Komisioneve të tij, si dhe për zgjedhjen e atyre anëtarëve gjyqësore të përzgjedhur nga kolegët e tyre, rregulla të cilat do të jenë në dispozicion publik; 1.25. raportimin tek Kuvendi i Kosovës, Presidenti dhe publiku mbi punën e Këshillit dhe të gjyqësorit në përgjithësi; 1.26. përgatitja e raportit vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e Këshillit; 1.27. shpallja e një skeme uniforme të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë Republikën e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Council has 13 members, with judicial members selected from specific courts and other members chosen under the Constitution; some members may be external legal professionals or other professionals with relevant expertise.
Neni 5 Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit 1. Këshilli përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë siç ceket në Kushtetutë duke pasur kualifikimet dhe ekspertizën e nevojshme profesionale. 2. Pesë (5) anëtarët gjyqësorë të Këshillit të zgjedhur sipas nenit 65(10) dhe nenit 108.6 (1) të Kushtetutës janë si në vijim: 2.1. dy (2) gjyqtarë të Gjykatës Supreme, të zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme; 2.2. një (1) gjyqtar i Gjykatës së Apelit, i zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit; dhe 2.3. dy (2) gjyqtarë të Gjykatave Themelore,të zgjedhur nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore. 3. Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjedhën në përputhje me nenin 65 dhe nenin 108.6, pika 2,3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 4 4. Anëtarë të Këshillit mund të jenë edhe personat që nuk janë gjyqtarë ose prokurorë, por që janë juristë të jashtëm, profesorë të universitetit ose profesionistë me përvojë relevante, së paku prej dhjetë (10) vjetësh dhe të cilët kanë njohuri për gjyqësorin e Kosovës. Profesionistët mund të emërohen edhe jashtë fushës juridike dhe mund të përfshijnë persona me ekspertizë në menaxhment, financa, teknologji informative ose shkenca sociale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Council’s Chairperson and Deputy Chairperson are chosen from Council members. The Chairperson works full-time, has listed powers over Council meetings and administration, must report to the Assembly at least once a year, and receives only the pay and limited expense reimbursement stated in this article. A judge serving as Chairperson keeps judicial status and may return to judicial service when the term ends.
Neni 6 Kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit 1. Kryesuesi dhe Zëvendës- kryesuesi zgjidhën nga anëtarët e Këshillit siç ceket në Nenin 108(7) të Kushtetutës. Zgjedhja si Kryesues dhe Zëvendës-kryesues nuk zgjat mandatin e një anëtari të Këshillit. 2. Kryesuesi i Këshillit shërben si anëtar i Këshillit me kohë të plotë. Nëse Kryesuesi është Gjyqtar, ai nuk do të humbasë statusin e tij apo saj si gjyqtar dhe ka të drejtë t’i kthehet shërbimit si gjyqtar i gjykatës në të cilën është caktuar me përfundimin e mandatit. Kryesuesi ka këto autorizime: 2.1. kryeson të gjitha takime e Këshillit; 2.2. miraton përgatitjen e të gjithë rendeve të ditës dhe pikave që do t’i dërgohen Këshillit për konsiderim dhe vendim; 2.3. përfaqëson Këshillin para publikut, agjencive qeveritare dhe organeve të tjera publike; 2.4. mbikëqyr dhe menaxhon punën e Këshillit dhe komisioneve të tij; 3. I propozon Ministrisë së Financave dhe Kuvendit të Kosovës buxhetin e propozuar të Këshillit për shpenzimet e veprimeve dhe të personelit të Këshillit dhe të gjykatave; 4. Paraqitet, së paku një herë në vit, para Kuvendit të Kosovës dhe raporton mbi performansën, veprimet, shpenzimet dhe nevojat e gjyqësorit të Kosovës; 5. Me pëlqimin e Këshillit, cakton anëtarët e komisioneve të përhershme siç ceket me këtë ligj, dhe ndërmerr detyra të tjera sipas udhëzimit të Këshillit. 6. Zëvendës-kryesuesi plotëson përgjegjësitë dhe detyrat e Kryesuesit kur ai apo ajo mungon. Zëvendës-kryesuesi ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të Këshillit në rast të mungesës apo paaftësisë së Kryesuesit. 7. Gjatë mandatit të tyre, Kryesuesi dhe Nën-kryesuesi pranojnë kompensimin si më poshtë: 7.1. kryesuesi pranon rrogë si ajo e Kryetarit të Gjykatës Supreme. 7.2. nën-kryesuesi pranon rrogë si ajo e Kryetarit të Gjykatës së Apelit. 8. Gjatë mandatit të tyre Kryesuesi dhe Zëvendës-kryesuesi pranojnë vetëm pagën e parashtruar në këtë nen, përveç për rimbursime të shpenzimeve të arsyeshme dhe të nevojshme që ndërlidhet me ushtrimin e detyrave të tyre dhe nuk do të pranojë kompensim shtesë nga cilido burim tjetër për detyrat apo punësimin tjetër. Nëse Kryesuesi apo Zëvendës-kryesuesi është gjyqtar, me skadimin e shërbimit të tyre do të pranojnë kompensimin që lidhet me pozitën fillestare gjyqësore në të cilën këta do të kthehen. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Council members are elected for a five-year term, and a member may be elected for one additional non-consecutive five-year term.
Neni 7 Mandati i anëtarëve të Këshillit Përveç siç parashtrohet në nenin 151 të Kushtetutës dhe Planit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Shtojca IV, neni 4.2, anëtarët e Këshillit zgjidhen me një mandate pesë (5) vjeçar, siç ceket në nenin 108(6) të Kushtetutës dhe këtij ligji. Anëtari mund të zgjidhet për një mandat shtesë jo vijues pesë (5) vjeçar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A Council member’s mandate ends on listed events such as death, long-term incapacity, prolonged non-participation, resignation with 30 days’ notice, or a court conviction, with an exception for contraventions defined by law.
Neni 8 Përfundimi i mandatit 5 1. Mandati i një anëtari të Këshillit përfundon me: 1.1. vdekje; 1.2. humbje e zotësisë për veprim për më shumë se tre (3) muaj për shkaqe mjekësore të vërtetuara; 1.3. me dështimin e vazhduar për të marrë pjesë në veprimtaritë e Këshillit për më gjatë se tre (3) muaj, nëse emërimi bazohet në një status të caktuar, me pushimin e statusit mbi të cilin bazohet emërimi; 1.4. me dorëheqje duke i ofruar Këshillit njoftim paraprak prej tridhjetë (30) ditësh. 2. Kur dënohet nga gjykata për vepër penale, me përjashtim të veprës së kundërvajtjes siç përkufizohet me ligj. 3. Përveç siç parashtrohet në nenin 151, vendi i lirë i punës në Këshill plotësohet në mënyrën e parashtruar në nenin 108 të Kushtetutës dhe sipas këtij ligji. Nëse në Këshill lirohet një vend i punës para përfundimit të mandatit, kjo pozitë e lirë plotësohet sipas kritereve që gjenden në nenin 108 të Kushtetutës dhe sipas këtij ligji. Personi që përzgjidhet të plotësojnë një vend të lirë punë në Këshill do të emërohet për një mandate të plotë pesë (5) vjeçar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Council may establish additional temporary or permanent committees as needed.
Neni 9 Komisionet e Këshillit 1. Këshilli ka komisionet e veta të përhershme si në vijim: 1.1. Komisioni për Çështje Normative; 1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel; 1.3. Komisioni për Administrimin e Gjykatave; 1.4. Komisioni Disiplinor. 2. Këshilli mund të themelojë edhe komisione të tjera të përkohshme ose të përhershme, sipas nevojës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Council members must carry out their duties independently and impartially.
Neni 10 Pavarësia dhe paanshmëria e anëtarëve të Këshillit Anëtarët e Këshillit ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Council membership is incompatible with several listed positions or activities, and an elected member may be removed if they do not resign from an incompatible position before appointment.
Neni 11 Mospërputhshmëria mbi anëtarësinë 1. Brenda kuptimit të nenit 108 (5) dhe (6) të Kushtetutës, anëtarësia në Këshill është në mospërputhje kur: 1.1. një (1) gjyqtar apo prokuror nuk është emëruar në detyrë; 1.2. personi i cili është dënuar për vepër penale, më përjashtim të kundërvajtjes, siç përkufizohet me ligj; 1.3. është anëtar në Qeverinë e Republikës së Kosovës apo cilido kryetar komune; anëtar në Kuvendin e Republikës së Kosovës apo në cilindo kuvend komunal; 1.4. personi që ushtron funksionin apo kryen çfarëdo detyre në cilëndo parti politike apo cilëndo shoqatë apo fondacion të lidhur me ndonjë parti politike; ose 6 1.5. personi që punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeverinë e Republikës së Kosovës apo në organet administrative apo nën- administrative të themeluara me Kushtetutë apo të krijuara përmes legjislacionit. 1.6 një (1) anëtar i zgjedhur i Këshillit shkarkohet nga Këshilli nëse ky nuk jep dorëheqje nga një pozitë që është në mospërputhje para emërimit si anëtar i Këshillit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Council members have immunity for acts, decisions, and opinions within their responsibilities, but not if they intentionally violate the law.
Neni 12 Imuniteti i anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile apo shkarkimi për veprimet e marrura, vendimet e marrura apo për shprehjen e mendimeve që janë brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si anëtar të Këshillit. 2. Anëtarët e Këshillit nuk gëzojnë imunitet sipas paragrafit 1. të këtij neni dhe mund të shkarkohen nga zyra nëse këta kanë kryer shkelje me dashje të ligjit. 3. Kryesuesi i Këshillit duhet të njoftohet sa më parë në rast kur ndaj një anëtari të Këshillit ngitet aktakuzë apo kur ky arrestohet. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Council sets the disciplinary rules for its members, a three-member commission decides disciplinary measures and sanctions, and suspended or dismissed members may appeal within 15 days.
Neni 13 Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit 1. Këshilli përcakton rregullat për zbatimin e procedurës disiplinore ndaj anëtarëve të vet duke përfshirë procedurat që rregullojnë hetimin, pezullimin ose rekomandimin për shkarkim të cilit do anëtar të Këshillit. 2. Një (1) komision i përbërë nga tre (3) anëtarë i themeluar nga kryesuesi vendos për masat disiplinore dhe për sanksione, përfshirë pezullimin dhe shkarkimin e cilit do anëtar të Këshillit. 3. Një (1) anëtar i cili është pezulluar nga komisionin gëzon të drejtën e ankesës para këshillit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për pezullim. 4. Me rekomandimin e komisionit, një anëtar i Këshillit mund të shkarkohet me anë të dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve të Këshillit. 5. Një (1) anëtar i Këshillit i cili është shkarkuar gëzon të drejtën të ankohet kundër vendimit drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për shkarkim. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Council meetings are generally open to the public, but the Council may close a meeting for listed reasons and must follow notice, recordkeeping, confidentiality, quorum, and voting rules.
Neni 14 Natyra publike e takimeve dhe selia e Këshillit 1. Të gjitha takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. Rendi i ditës së Këshillit do të jetë publikisht i hapur së paku njëzet e katër (24) orë para takimit. Këshilli mund të vendos të mbajë takim të mbyllur për publikun me shumicën e votave të anëtarëve për çështjet si në vijim: 1.1. një sekret shtetëror zyrtar zbulimi i të cilit do të ishte shkelje e ligjit; 1.2. çështje e personelit që kanë të bëjnë me gjyqtarë apo punonjës të gjyqësorit, përpos takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor kundër një gjyqtari; 1.3. informacioni jo publik apo zbulimi i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo sigurinë e cilitdo person; 1.4. një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale zbulimi i së cilës në masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe efikasitetin e hetimit; 1.5. vlerësimi i performansës se gjyqtarëve dhe nëpunësve administrative siç ceket në nenin 19 të këtij ligji; 7 1.6. informacioni pronësor zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e cilësdo palë që konkurron për një tender qeveritar 1.7. informacione, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të biznesit pronësor të cilat janë konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes për mos zbulim ndërmjet tregtarit dhe Këshillit; dhe 1.8. cilido informacion tjetër zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit. 2. Për çdo takim të mbyllur nga Këshilli, Kryesuesi do të deklarojë për shënimet zyrtare arsyen apo arsyet e përgjithshme për takimin e mbyllur dhe do të regjistrojë votën e anëtarëve të pranishëm të Këshillit. Pasi që Këshilli ka mbyllur takimin asnjë anëtar i Këshillit apo asnjë person pjesëmarrës në takim nuk diskuton mbi natyrën, përmbajtjen apo rezultatin e takimit përpos nëse me ligj është paraparë ndryshe. 3. Këshilli mund të thërrasë takim urgjent për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë e godinave ose personelit të gjykatës apo kur rrethana të veçanta kërkojnë veprim të menjëhershëm. Këshilli mund të mblidhet për seancë urgjente me thirrjen e Kryesuesit, apo nëse ky mungon, më thirrjen e Zëvendës kryesuesit. Obligimi për njoftim prej dyzetetetë (48) orësh i cekur në paragrafin e parë të këtij Neni hiqet kur bëhet fjalë për seancat emergjente të Këshillit. Brenda njëzetekatër (24) orësh pas përfundimit të seancës emergjente Kryesuesi i zbulon publikut natyrën e emergjencës si dhe pikat e diskutuara në takim, përveç nëse zbulimi përjashtohet me paragrafin 1. të këtij neni. 4. Kuorumi i Këshillit formohet me nëntë (9) anëtarë, dhe vendimet e Këshillit merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm, përveç nëse ligji parasheh ndryshe. 5. Selia e Këshillit është në Prishtinë. Neni15 Propozimi i buxhetit vjetor 1. Në konsultim me Kryetarët e Gjykatave, Këshilli propozon buxhetin vjetor operues të Këshillit dhe të gjykatave. Këshilli i dërgon buxhetin drejtpërsëdrejti qeverisë siç ceket me ligj. Nëse ministri i Ekonomisë dhe Financave dërgon një buxhet për Këshillit dhe gjykatat i cili ndryshon nga ai që është propozuar nga Këshilli, ministri i Ekonomisë dhe Financave po ashtu do t’i dërgojë për konsiderim Kuvendit të Kosovës buxhetin e rekomanduar në fillim nga Këshilli dhe çfarëdo komenti mbi këtë. 2. Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe gjykatat në mënyrë të pavarur dhe mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e shpenzimeve, alokimit të fondeve dhe mirëmbajtjen e llogarive të sakta dhe aktuale dhe kryerjen e auditimeve financiare. KREU III REKRUTIMI, EMËRIMI DHE CAKTIMI I GJYQTARËVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Council must publicly invite qualified legal professionals and other qualified persons to apply for judicial and lay-judge candidates, and must run recruitment and appointment procedures consistent with the Constitution and applicable laws.
Neni 16 Rekrutimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë 1. Këshilli, përmes një njoftimi publik fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë që të aplikojnë për kandidatë për emërime gjyqësore dhe cilindo person të kualifikuar që të aplikojë për kandidat për emërime për gjyqtarë porotë. 2. Këshilli zhvillon dhe zbaton procedurat për rekurutimin dhe emërimin e kandidatëve për t’u emëruar si gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e zbatueshme. 3. Në përputhje me nenin 104(3) të Kushtetutës dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Shtojca IV, neni 2.2, Këshilli zbaton fushata dhe masa të tjera të qëllimshme rekrutimi që cilat i konsideron si të nevojshme dhe të përshtatshme për të siguruar se një gjykatë apo degë e gjykatës pasqyron përbërjen etnike në zonën e tyre të juridiksionit. 8 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Judicial Council of Kosovo must take measures to increase judges from non-majority communities and must justify all judge appointment and reappointment proposals in writing.
Neni 17 Propozimi për emërim dhe riemërim 1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndërmerr masa të atilla të nevojshme për të rritur numrin e gjyqtarëve që nuk janë shumicë në Kosovë nga radha e gjyqtarëve që shërbejnë në Kosovë apo në cilëndo pjesë të saj. Për të përmbushur përgjegjësitë e veta, Këshilli, ndër të tjera, nga radha e aplikueseve me kualifikime të barabarta për shërbimin e gjyqtarit, do të ketë preferencë ndaj anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë siç parashtrohet në nenin 108 të Kushtetutës dhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Shtojca IV, neni 2. 2. Me përfundimin e secilit regjistrim popullsie së paku çdo pesë (5) vjet, Këshilli studion përbërjen etnike të Gjykatave Themelore dhe kërkon nga Kuvendi fond të atillë që është i nevojshëm për të rritur numrin e gjyqtarëve nga radha e komuniteteve të nuk janë shumicë në Kosovë për të siguruar se gjykatat pasqyrojnë përbërjen etnike në zonën e tyre të juridiksionit. 3. Para dërgimit të një propozimi për emërimin ose riemërimin e një gjyqtari, Këshilli do të ketë në konsiderim opinionin e gjykatës përkatëse, në të cilën propozohet kandidati. 4. Këshilli, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, i dërgon Presidentit të Republikës së Kosovës me shkrim propozimet e kandidatëve për t’u emëruar gjyqtarë dhe gjyqtarë porotë. Me rastin e emërimit të një kandidati për emërim apo riemërim, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim: 4.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performansën, përfshirë të njohurit dhe respektimin e të drejtave të njeriut; 4.2. kapacitetin për arsyetime ligjore siç të jetë dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu si gjyqtar, prokuror apo avokat, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale; 4.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultat a karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa; 4.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore; 4.5. aftësinë për të kryer detyrat e zyrës në mënyrë të paanshme, të vetëdijshme, të zellshme, të vendosur dhe të përgjegjshme; 4.6. aftësinë komunikuese; 4.7. sjelljen jashtë zyrës; dhe 4.8. integritetin personal. 5. Të gjitha propozimet për emërime dhe riemërime të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë duhet të jenë të arsyetuara me shkrim. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Presidenti emëron dhe riemëron gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë sipas propozimeve të Këshillit; nëse refuzon një kandidat, duhet të japë arsyet brenda 60 ditëve. Këshilli pastaj mund ta paraqesë sërish kandidatin ose të propozojë një kandidat tjetër.
Neni 18 Emërimi dhe riemërimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë 1. Presidenti emëron dhe riemëron gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë bazuar në propozimet e Këshillit dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. 2. Nëse Presidenti i Kosovës refuzon të emërojë apo riemërojë cilindo kandidat, Presidenti siguron brenda afatit gjashtëdhjetë (60) ditor arsyet e refuzimit të tij ndaj Këshillit. Këshilli mund ta paraqesë edhe një herë tjetër kandidatin e refuzuar para Presidentit së bashku me arsyetimin në formë të shkruar, ose Këshilli mund të propozojë një kandidat tjetër. 9 KREU IV VLERËSIMI, NGRITJA NË DETYRË DHE TRANSFERIMI I GJYQTARËVE DHE GJYQTARËVE POROTË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Council must set the procedure and criteria for evaluating judges and lay judges. A judge or lay judge who is a Council member cannot take part in Council discussions or votes while their own performance is being evaluated. Evaluated judges and lay judges must accept the evaluation result and may submit written objections to any conclusion or finding.
Neni 19 Vlerësimi i performansës së Gjyqtarëve 1. Mënyra dhe procedura për vlerësimin e performansës së gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë themelohet me anë të rregulloreve dhe rregullave të zhvilluara dhe të nxjerra nga Këshilli. 2. Këshilli themelon kritere për vlerësimin dhe ngritjen në detyrë të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë ku përfshihen por nuk kufizohen në: 2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performansën, përfshirë të njohurit dhe respektimin e të drejtave të njeriut; 2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore; 2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultat a karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar performansa; 2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore; 2.5. aftësinë për të kryer detyrat e zyrës në mënyrë të paanshme, të vetëdijshme, të zellshme, të vendosur dhe të përgjegjshme; 2.6. aftësinë komunikuese; 2.7. sjelljen jashtë zyrës; dhe 2.8. integritetin personal. 3. Nëse performansa e një gjyqtari apo gjyqtari porotë i cili është anëtar i Këshillit është në vlerësim e sipër, gjyqtari apo gjyqtari porotë nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimet apo votimet e Këshillit. 4. Çdo gjyqtar apo gjyqtar porotë i vlerësuar pranon rezultatet e vlerësimit dhe për cilindo konkluzion apo gjetje mund të paraqet mospajtimet me shkrim. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Judges may be temporarily transferred under set conditions, but not against their will except in limited cases, and judges may appeal certain transfer decisions to the Supreme Court.
Neni 20 Transferimi i Gjyqtarëve 1. Me miratimin e Kryetarëve përkatës të Gjykatave, Këshilli mund të transferojë një gjyqtar në një gjykatë tjetër për një periudhë kohore, por jo më gjatë se gjashtë (6) muaj për një herë të vetme. 2. Transferimi sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të kryhet në rastet kur gjykata tjetër ka numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve për dëgjimin e një lëndë të caktuar nën kompetencën e saj. 3. Kryesuesi i Këshillit, në rrethana të jashtëzakonshme, mund të transferojë përkohësisht një gjyqtar në një gjykatë apo degë tjetër të gjykatës. Cilido transfer brenda kësaj dispozite nuk do të tejkalojë tridhjetë (30) ditë përveç nëse një kohë më e gjatë miratohet nga Këshilli. 4. Gjyqtarët në asnjë rast nuk mund të transferohen në cilëndo gjykatë tjetër kundër vullnetit të tyre, përveç kur është e nevojshme të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave apo për të adresuar rrethana të jashtëzakonshme. 5. Gjyqtarët mund të aplikojnë pranë Këshillit për transferim të përhershëm në një gjykatë tjetër. 10 6. Gjyqtarët kanë të drejtë në ankesë drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme kundër një vendimi të Këshillin për zhvendosje të përhershme apo transfer që tejkalon periudhën gjashtë (6) mujore. Këshilli shpallë rregullat dhe rregulloret që themelojnë standardet dhe procedurat që qeverisnin ankesat. 7. Kur kryhet një transferim i përhershëm apo që tejkalon periudhën gjashtë (6) mujore, Këshilli do të përpiqet të sigurohet se zhvendosja apo transferimi nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të gjykatës e cila preket nga zhvendosja apo transferi. KREU V ADMINISTRIMI I GJYKATAVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Council oversees the courts and sets policies and strategies for their effective operation; the Chair is the chief administrative officer and, with the Council, is responsible for effective and efficient court work, and may delegate powers appropriately.
Neni 21 Funksionimi i Gjykatave Këshilli mbikëqyr funksionimin e gjykatave të Republikës së Kosovës dhe përcakton politikat dhe strategjitë për funksionimin efikas dhe efektiv të gjykatave. Kryesuesi i Këshillit është zyrtari kryesor administrativ i gjykatave dhe së bashku me Këshillin do të jetë përgjegjës për punën efektive dhe efikase të gjykatave. Kryesuesi mund të kryejë delegime të përshtatshme të pushtetit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the Council appoints court presidents and supervising judges, may appoint a deputy president, and sets 4-year terms with one possible reappointment.
Neni 22 Emërimi i Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës 1. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës do të emërohet siç ceket në nenin 103 (4) të Kushtetutës. 2. Kryetarët e Gjykatave emërohen nga Këshilli në konsultim me gjyqtarët e gjykatave përkatëse. Në emërimin e Kryetarëve të Gjykatave, Këshilli do të marrë në konsiderim trajnimin e specializuar menaxheria apo përvojën. 3. Këshilli, në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Themelore emëron Gjyqtarin Mbikëqyrës të secilës degë të Gjykatës Themelore. 4. Këshilli, në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Themelore mund të caktojë një nën kryetar gjykate i cili do të ndihmojë në menaxhimin e gjykatës dhe në mungesë të Kryetarit të Gjykatës ky shërben si ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës. 5. Kryetarët e Gjykatave emërohen me një mandat katër (4) vjeçar, me mundësinë e riemërimit për një (1) mandat shtesë. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Gjykatës, gjyqtari do të vijojë të shërbejë si gjyqtar në të njëjtën gjykatë në të cilat ishin emëruar fillimisht. 6. Gjyqtarët Mbikëqyrës emërohen me një mandat katër (4) vjeçar, me mundësinë e riemërimit për një (1) mandat shtesë. Pas përfundimit të mandatit si Gjyqtar Mbikëqyrës, gjyqtari do të vijojë të shërbejë si gjyqtar në të njëjtën gjykatë në të cilat ishin emëruar fillimisht. 7. Nëse një kandidat i propozuar për Kryetar Gjykate njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit, ky anëtar nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimet apo votimet mbi emërimin e tij apo të saj si Kryetar apo Kryetare e Gjykatës 8. Në mënyrë që të sigurohet se gjykatat pasqyrojnë natyrën shumetnike të Kosovës, Këshilli do të përpiqet të sigurojë se anëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë të emërohen në role menaxhuese në gjyqësor, përfshirë këtu si Kryetarë Gjykatë dhe gjyqtarë Mbikëqyrës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Council may remove or suspend a Chief Judge or Supervising Judge for criminal conduct, mismanagement, incapacity, or failure to perform duties, and it must consider the judges’ opinion.
Neni 23 Shkarkimi i Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës 1. Përveç siç parashtrohet në nenin 103(4) të Kushtetutës, Këshilli mund të largojë nga pozita një Kryetar të Gjykatës apo Gjyqtar Mbikëqyrës me rastin e gjetjes së sjelljes kriminale, keq menaxhimit, paaftësisë apo dështimit në përmbushjen e detyrave të zyrës. Këshilli do të marrë në konsideratë mendimin e gjyqtarëve të gjykatës apo degës së gjykatës përkatëse. Largimi i Kryetarit të Gjykatës apo Gjyqtarit Mbikëqyrës nuk përbën shkarkim nga zyra gjyqësore. 11 2. Këshilli mund të pezullojë një Kryetar Gjykate apo Gjyqtar Mbikëqyrës nga kjo pozitë gjatë periudhës së hetimin për akuza të sjelljes kriminale, keq menaxhimit, paaftësisë apo dështimit në përmbushjen e detyrave të tyre, pezullim i cili nuk përbën pezullim nga zyra gjyqësore. Në rastin kur Këshilli pezullon një Kryetar Gjykate, nën-Kryetari i Gjykatës bëhet ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës deri në kohën kur Këshilli të tërheqë pezullimin apo deri në emërimin e një Kryetari të ri të Gjykatës. Në rastin kur Këshilli pezullon një Gjyqtar Mbikëqyrës, Kryetari i Gjykatës Themelore emëron një ushtrues detyre të Gjyqtarit Mbikëqyrës deri në kohën kur Këshilli të tërheqë pezullimin apo deri në emërimin e një Gjyqtari të ri Mbikëqyrës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The court president handles daily administration, reporting, public access, and case-management oversight, and some basic-court presidents may authorize staffing decisions.
Neni 24 Përgjegjësitë e Kryetarit të Gjykatës 1. Kryetari i secilës Gjykatë Themelore dhe i Gjykatës së Apelit është përgjegjës për administrimin ditor të gjykatës në përputhje me rregullat dhe procedurat e themeluara nga Këshilli. Kryetari i Gjykatës organizon dhe bashkërendon funksionimin e gjykatës; mbikëqyr veprimtaritë financiare të gjykatës; dhe ndërmerr aso veprimtarish siç ceken me rregullat, procedurat apo urdhëresat e themeluara nga Këshilli. 2. Kryetarët e Gjykatave Themelore mund të autorizojnë punësimin, masat disiplinore dhe përfundimin e personelit jo gjyqësor në përputhje me rregulloret e zbatueshme për personelin. 3. Kryetari i një Gjykate Themelore ka autoritet të përgjithshme administrative dhe do të sigurojë administrimin efikas dhe efektiv të drejtësisë nga të gjitha degët, departamentet dhe divizionet e gjykatës. Kryetari i Gjykatës, në bashkëpunim me gjyqtarët e gjykatës, zhvillon planin vjetor për menaxhimin e lëndëve dhe cakton lëndët tek departamentet dhe gjyqtarët në atë mënyrë që të sigurojë zgjidhjen efikase të lëndëve. Kryetari i Gjykatës Themelore në baza vjetore i dërgon Këshillit një raport mbi suksesin e zbatimit të planin të mëparshëm vjetor për menaxhimin e lëndëve. Kryetari i Gjykatës Themelore i dërgon Këshillit raport tremujor me shkrim që adreson punën e gjykatës, identifikon çfarëdo probleme me të cilat ballafaqohet gjykata, si dhe propozon hapa riparues për të adresuar probleme të tilla. Kryetari i Gjykatës, brenda rregullave dhe urdhëresave të Këshillit, do të ndërmarrë hapa të tjerë të atillë sipas nevojës për të siguruar menaxhim efektiv të gjykatës dhe burimeve të saja si dhe gjykimin e lëndëve brenda kohës. Kryetari i Gjykatës mund të kryejë delegime të përshtatshme të autoritetit. 4. Kryetari i Gjykatës është përgjegjës për të siguruar se gjykata dhe proceset e saja janë të hapura dhe transparente për publikun. Pas shqyrtimit dhe pranimit nga Këshilli, raportet tremujore dhe vjetore mbi planin për menaxhimin e lëndëve do të bëhen publike. 5. Kryetari i Gjykatës është përgjegjës për të siguruar qasjen e publikut në gjykata, përfshirë qasjen e personave nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. 6. Kryetari i Gjykatës thërret takimin vjetor të të gjithë gjyqtarëve në atë gjykatë për këshillime mbi administrimin e drejtësisë brenda asaj gjykate; për të studiuar organizimin e gjykatës; për të shqyrtuar dhe propozuar ndryshime në procedura dhe praktika; për të ekzaminuar punën e arritur nga gjykata; dhe për të adresuar çfarëdo problemi të administratës më të cilin ballafaqohet gjykata. Kryetari i Gjykatës brenda nëntëdhjetë (90) ditësh i dërgon Këshillit një raport mbi rezultatet e takimit vjetor të gjyqtarëve. 7. Kryetari i gjykatës mund të delegojë kompetenca të caktuara. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A supervising judge has administrative authority in the branch, must follow the Council’s and court president’s orders, must report quarterly to the court president, and may delegate appropriate authority.
Neni 25 Përgjegjësitë e Gjyqtarëve mbikëqyrës të Gjykatave Themelore 1. Kryetari Mbikëqyrës i një dege të Gjykatës Themelore ka autoritet të përgjithshëm administrative mbi mbarë personelin gjyqësor dhe administrative brenda degës. Gjyqtari Mbikëqyrës brenda degës zbaton rregullat dhe urdhëresat e Këshillit si dhe urdhëresat e Kryetarit të Gjykatës Themelore. Gjyqtari Mbikëqyrës i raporton Kryetarit të Gjykatës në baza tremujorë mbi nevojat dhe veprimet e degës. 2. Gjyqtari Mbikëqyrës mund të kryejë delegime të përshtatshme të autoritetit. 12 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Këshilli must establish an advisory body called the Assembly of Court Presidents and Supervising Judges. The Assembly has only advisory powers and is subject to regulations issued by the Council.
Neni 26 Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës 1. Këshilli themelon një organ këshillëdhënës të quajtur Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës për të këshilluar Këshillin mbi çështjen që ndërlidhen me veprimet e gjykatave. 2. Asambleja përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore dhe një Gjyqtar Mbikëqyrës nga secila Gjykatë Themelore që caktohet nga Këshilli. 3. Asambleja ushtron vetëm pushtet këshillëdhënës që i nënshtrohet rregulloreve të nxjerra nga Këshilli. Këshilli mund të ftojë Kuvendin apo anëtarët individualë të Asamblesë për pjesëmarrje në takimet e Këshillit kur Këshilli vendos, me diskrecionin e vet ekskluziv, që pjesëmarrja e tillë do të ishte ndihmuese për Këshillin. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Sekretariati i Këshillit must assist the Council and carry out the Council’s rules on court administration, budget, and management.
Neni 27 Sekretariati i Këshillit 1. Sekretariati themelohet për të ndihmuar Këshillin dhe për të zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit lidhur menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave. 2. Sekretariati zhvillon dhe propozon rregulla administrative që janë të nevojshme për zbatimin e urdhëresave të Këshillit. Të gjitha rregullat e tilla do t’i dërgohen Këshillit për miratim. 3. Sekretariati i propozon Këshillit politika të reja, rregulla dhe rregullore kurdoherë që është e nevojshme për administrimin efikas dhe efektiv të gjykatave. 4. Sekretariati i raporton rregullisht Këshillit mbi punën e gjykatave dhe ofron rekomandime për përmirësime. 5. Sipas udhëzimeve të Këshillit dhe të Komisionit të tij për Buxhet, Financa dhe Personel, Sekretariati përgatitë një buxhet të konsoliduar për gjyqësorin dhe administron buxhetin e miratuar të gjyqësorit. 6. Sipas udhëzimeve të Këshillit dhe të Komisionit të tij për Buxhet, Financa dhe Personel, Sekretariati menaxhon me personelin administrativ dhe mbështetës të gjyqësorit përfshirë këtu alokimin e personelit administrativ dhe mbështetës në gjykata bazuar në ngarkesën me punë, mirëmbajtjen e regjistrave të personelit, themelimin e sistemit të vlerësimit të performansës, sigurimin i disiplinimit të duhur të punonjësve të gjykatës si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit. 7. Bazuar në kufizimet buxhetore dhe në udhëzimet e Këshillit, Sekretariati sigurohet që gjykatat kanë furnizim të duhur me materialet e nevojshme për funksionimin efikas dhe efektiv të gjykatave. 8. Sekretariati ofron mbështetje administrative për Këshillin dhe komisionet e veta dhe ndërmerr detyra dhe autoritete të tjera sipas udhëzimeve të Këshillit. 9. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që ndërlidhen me strukturën organizative dhe funksionimin e Sekretariatit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Council appoints, dismisses, and sets the salary of the Director of the Secretariat; the Director must report to the Council leadership, attend Council meetings, answer Council information requests, and may not accept extra compensation from other sources except reimbursement of reasonable necessary expenses.
Neni 28 Drejtori i Sekretariatit 1. Drejtori përzgjidhet, emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga ana e Këshillit përmes rregulloreve të cilat janë në përputhje me detyrimet Kushtetuese si dhe detyrimet nga rregulloret e zbatueshme të personelit. 13 2. Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Sekretariatit dhe të gjykatave. Drejtori i raporton drejtpërsëdrejti Kryesuesit të Këshillit. Drejtori do merr pjesë në të gjitha takimet e Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informacion. 3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Sekretariatit. Drejtori nuk do të pranojë kompensim shtesë për çfarëdo detyre apo punësimi nga cilido burim tjetër përpos rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Council sets regulations for the Unit’s structure and functioning, and the Judicial Performance Review Unit evaluates courts and proposes reform or improvement policies to the Council.
Neni 29 Njësia për shqyrtimin e performansës së Gjyqësorit 1. Sipas udhëzimit të Këshillit dhe Komisioneve të saj për Administrimin e Gjykatave, Njësia për Shqyrtimin e Përformansës së Gjyqësorit vlerëson punën e gjykatave dhe i propozon Këshillit politika apo udhëzime për reformimin apo përmirësimin e punës së gjykatave. 2. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që kanë të bëjnë me strukturën organizative dhe funksionimin e Njësisë për Shqyrtim. 3. Njësia për Shqyrtimin e Përformansës së Gjyqësorit ka një buxhet të veçantë brenda buxhetit të konsoliduar të gjyqësorit dhe në mënyrë të pavarur i raporton Këshillit mbi shpenzimet e veta. Sekretariati i ofron Njësisë për Shqyrtim të Performansës Gjyqësore mbështetje buxhetore sipas udhëzimeve të Këshillit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Council appoints, selects, and dismisses the Director, who must report to the Council’s Chair and answer Council information requests.
Neni 30 Drejtori i njësisë për shqyrtimin e performansës së Gjyqësorit 1. Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performansës së Gjyqësorit përzgjidhet, emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga ana e Këshillit përmes rregulloreve të cilat janë në përputhje me detyrimet Kushtetuese si dhe detyrimet nga rregulloret e zbatueshme të personelit. Vendi i lirë i punës plotësohet pas shpalljes publike të pozitës dhe bazohet në një proces konkurrues, të bazuar në merita dhe të hapur 2. Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtim të Performansës Gjyqësore. Drejtori i raporton drejtpërsëdrejti Kryesuesit të Këshillit. Drejtori i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informacion. 3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësisë për Shqyrtimin e Performansës së Gjyqësorit. Drejtori nuk do të pranojë kompensim shtesë për çfarëdo detyre apo punësimi nga cilido burim tjetër përpos rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Court administrators are selected, dismissed, and managed under civil service rules, and they must perform specified administrative duties for the court.
Neni 31 Administratorët e Gjykatave 1. Administratorët e gjykatave zgjidhen dhe shkarkohen në pajtim me ligjin për shërbimin civil, në konsultim me kryetarin e gjykatës përkatëse ose të gjyqtarit mbikëqyrës të degës, ku do të shërbej administratori. Të gjitha vendet e lira të punës për administratorët të gjykatave do të plotësohen përmes një procesi konkurrues pas shpalljes publike të pozitës, në pajtim me ligjin për shërbimin civil. 2. Administratorët do të shkarkohen përmes një procesi të përcaktuar me rregullat e ligjit për shërbimin civil. 3. Sipas udhëzimit të Kryetarit të Gjykatës themelore apo të Gjyqtarit Mbikëqyrës së një degë, nëse është e aplikueshme, dhe sipas rregullave, rregulloreve dhe urdhëresave të Këshillit për politikat, Administratorët e Gjykatave menaxhojnë funksionet administrative të gjykatës, duke përfshirë: 3.1. regjistrimin, hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të gjykatës; 3.2. regjistrimin dhe arkivimin e dosjeve të gjykatës dhe lëndëve të mbyllura; 3.3. mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të dosjeve të gjykatës; 14 3.4. sigurinë e gjykatës; 3.5. menaxhimin e stafit administrative të gjykatës; 3.6. zbatimin dhe të siguruarit e zbatueshmërisë së rregulloreve për personelin e gjyqësorit; 3.7. mirëmbajtja e saktë e llogarive financiare; 3.8. të sigurojë qasjen e publikut në regjistrat e gjykatës dhe informacionin që mund të zbulohet për publikun; 3.9. caktimi sipas nevojës i stafit administrativ në detyra për të siguruar veprime efektive dhe efikase të gjykatës; 3.10. të sigurojë zbatimin dhe përputhshmërine me rregullat dhe procedurat e themeluara nga Këshilli; 3.11. ndërmarrja e detyrave dhe përgjegjësive të tjera siç mund të caktohen nga Kryetari i gjykatës apo Gjyqtari Mbikëqyrës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Each Basic Court must have an Administrative Commission, chaired by the court president and supported by the court administrator as secretary.
Neni 32 Komisioni Administrativ i Gjykatës Themelore 1. Secila Gjykatë Themelore ka një Komision Administrativ të përbërë nga Kryetari i Gjykatës Themelore dhe Gjyqtari Mbikëqyrës nga secila degë e saj. Kryesues i Komisionit Administrativ është Kryetari i Gjykatës Themelore. 2. Komisioni Administrativ takohet rregullisht dhe jo më pak se katër (4) herë gjatë vitit me thirrjen nga Kryetari i Gjykatës për të vlerësuar punën e gjykatës dhe për ndërmarrjen e veprimeve riparuese në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e Këshillit që janë të nevojshme për përmirësimin e veprimeve administrative të gjykatës. 3. Administratori i Gjykatës Themelore shërben si sekretar i Komisionit Menaxhues. KREU VI PROCEDURAT DISIPLINORE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission has three Council members; two must be judges, and its chair must be a judge. Judges are appointed by the Council.
Neni 33 Komisioni Disiplinor i Këshillit Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë të Këshillit dy (2) nga të cilët duhet të jenë gjyqtarë. Kryesuesi i Komisionit është gjyqtar. Gjyqtarët emërohen nga Këshilli. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article defines judicial misconduct and lets the Disciplinary Commission suspend a judge or lay judge with pay during an investigation or disciplinary process.
Neni 34 Sjellja e pahijshme 1. Për qëllimet e këtij ligji, sjellje të pahijshme nga gjyqtari apo gjyqtari porotë përbën: 1.1. dënimi përfundimtar për një vepër penale,përpos kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj; 1.2. neglizhencë në kryerjen, dështimin për të kryer apo abuzimin e funksioneve gjyqësore; 1.3. të dështuarit e kryerjes së funksioneve gjyqësore në mënyrë të pavarur dhe të paanshme; 1.4. shkelja e kodeve të zbatueshme të etikës. 2. Komisioni Disiplinor mund të pezullojë gjyqtarin apo gjyqtarin porotë me pagesë gjatë cilësdo fazë të hetimit apo gjatë procedurës disiplinore. 15 3. Këshilli Gjyqësor nxjerr rregullore që përcakton sjelljet e pahijshme. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Disciplinary Office recommends initiation of disciplinary proceedings to the Disciplinary Commission based on an investigation, and the Disciplinary Council must notify the Commission, the Council, and the judge or lay judge in writing.
Neni 35 Inicimi i procedurave disiplinore 1. Zyra e Këshillit Disiplinor i rekomandon Komisionit Disiplinor të Këshillit mbi inicimin e procedurave disiplinore kundër një gjyqtari apo gjyqtari porotë mbi bazën e hetimit të zhvilluar. 2. Me rekomandimin e inicimit të procedurës disiplinore, Këshilli Disiplinor do të njoftoj me shkrim Komisionin, Këshillin dhe gjyqtarin apo gjyqtarin porotë nën hetim. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets the process for disciplinary hearings: notice, a closed hearing within 30 working days, submission of investigation materials, written and reasoned decisions, copies of the decision, and rights to self-representation or legal counsel plus access to evidence and the case file.
Neni 36 Seancat disiplinore 1. Pasi që Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për inicimin e procedurës disiplinore, gjyqtari apo gjyqtari porotë nën hetim do të njoftohen për bazën e procedurës disiplinore dhe do të ftohen nga Komisioni Disiplinor që të paraqiten personalisht në një seancë të mbyllur e cila do të zhvillohet brenda tridhjetë (30) ditëve të punës nga data e njoftimit. 2. Një këshilltar disiplinor apo drejtori i Zyrës së Këshillit Disiplinor paraqet para Komisionit Disiplinor rekomandimin për veprim disiplinor dhe provat e nxjerra gjatë hetimit të cilat mbështesin gjetjen e sjelljes së pahijshme si dhe sanksionet disiplinore. 3. Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë kanë të drejtën e vet-përfaqësimit apo të caktimit të një avokati të autorizuar për mbrojtjen e tyre dhe kanë qasje në të gjitha provat e fituara gjatë hetimit dhe në të gjitha shkresat e lëndës. 4. Vendimi i Komisionit mbi atë nëse sjellja e pahijshme ka ngjarë dhe nëse do të vendosen sanksione merret në përputhje me rregullat dhe procedurat që do shpallen nga Këshilli për qeverisjen e zhvillimit të procedurave disiplinore dhe bëhet me shkrim si dhe përmban arsyetimin. Një kopje e vendimit do t’i jepet gjyqtarit apo gjyqtarit porotë të akuzuar në procedurë si dhe Zyrës së Këshillit Disiplinor. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission may impose disciplinary sanctions, including reprimand, reprimand with corrective instructions, temporary salary reduction up to 50%, or proposing removal from office.
Neni 37 Masat disiplinore 1. Komisioni Disiplinor mund të vendosë sanksionet disiplinore si në vijim: 1.1. qortim; 1.2. qortim me udhëzim për ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese; 1.3. ulje të përkohshme të rrogës deri në pesëdhjetë përqind (50%) duke pasur parasysh natyrën e sjelljes së pahijshme; ose 1.4. propozim për largimin nga zyra të gjyqtarit apo gjyqtarit porotë. 2. Komisioni vendos një sanksion i cili është në përputhje me rrethanat, nivelin e përgjegjësisë si dhe pasojat e sjelljes së pahijshme. 3. Komisioni, siç ceket në këtë ligj, i dërgon Këshillit një rekomandim në formë të shkruar për shkarkimin nga detyra të një gjyqtari. 4. Nëse gjyqtari apo gjyqtari porotë pas përfundimit të procedurës disiplinore lirohet nga akuzat, ai apo ajo, me vendim të Këshillit, kthehet në zyrën e tij apo saj të mëparshme. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Council decides whether misconduct by a judge or lay judge justifies dismissal, sends its dismissal recommendation within 15 days, and the President decides on that recommendation.
Neni 38 Shkarkimi i Gjyqtarëve dhe Gjyqtarëve Porotë 16 1. Bazuar në procedurat disiplinore, Këshilli vendos nëse sjellja e pahijshme e gjyqtarit apo gjyqtarit porotë justifikon shkarkimin. Çdo rekomandim i Këshillit për shkarkimin e një gjyqtari apo gjyqtari porotë përfshin arsyet me shkrim për rekomandimet e tilla si dhe konkluzionet themelore të Komisionit. 2. Rekomandimi i Këshillit për shkarkim, siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni, i dërgohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh Presidentit dhe gjyqtarit apo gjyqtarit porotë në fjalë. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës vendos për rekomandimin e Këshillit për shkarkim në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe me këtë ligj. 4. Lidhur me vendimin e Presidentit të Kosovës mbi miratimin apo refuzimin për shkarkim, gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë njoftohen zyrtarisht nga Këshilli para se një vendim i tillë të zbatohet. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Appeals against disciplinary commission decisions may be sent to the Council, with a 15-day filing period for the judge, lay judge, or Disciplinary Council Office, and a filed appeal within time suspends execution of the disciplinary decision.
Neni 39 Ankimi ndaj vendimeve disiplinore 1. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit Disiplinor mund t’i dërgohen Këshillit. Në procesin e ankimues nuk mund të marrë pjesë anëtari i Këshillit i cili ka qenë i pranishëm në seancat e Komisionit. 2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i vendimit përfundimtar, gjyqtari apo gjyqtari porotë i cili është subjekt i vendimeve si dhe Zyra e Këshillit Disiplinor mund të ushtrojnë pranë Këshillit ankesë kundër vendimit të Komisionit. 3. Afati për ankesë në këtë paragraf mund të vazhdohet me kusht që kërkesa për zgjatje të kohës është paraqitur pranë Këshillit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve në dispozicion. Këshilli nuk do të mundësojë asnjë vazhdim të kohës për ankesën e parashtruar pas pesëmbëdhjetë (15) ditësh, përpos paraqitjes së rrethanave të jashtëzakonshme apo katastrofale. 4. Ankesa e ushtruar brenda këtyre afateve kohore pezullon ekzekutimin e vendimit disiplinor. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Ankesa mund të bëhet vetëm për disa arsye dhe duhet t’i dërgohet me shkrim Këshillit brenda afatit të nenit 39.
Neni 40 Arsyet për ankesë 1. Ankesa mund të ushtrohet nën rrethanat si në vijim: 1.1. shkelja e ligjit apo akteve nen-ligjore që janë të zbatueshme për gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë; 1.2. provat e gabuara apo jo të plota apo vërtetimi i situatës faktike; 1.3. shkelja e procedurave disiplinore. 2. Ankesa dërgohet me shkrim pranë Këshillit brenda afateve kohore të cekura në nenin 39 të këtij ligji. 3. Ankesa përmban: 3.1. identifikimin e ankimuesit; 3.2. vendimi ndaj të cilit ankimohet; 3.3. data e pranimit të vendimit; dhe 3.4. baza specifike e ankesës. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Këshilli must hear and decide on complaints against actions of the Disciplinary Commission within three months from the date the complaint is filed.
Neni 41 Afati për dëgjimin e ankesës Këshilli dëgjon dhe vendos mbi cilëndo ankesë nga veprimet e Komisionit Disiplinor brenda tre (3) muajsh nga data e paraqitjes se anekses. 17 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Këshilli mund të refuzojë një ankesë pa seancë dëgjimore brenda 5 ditëve të punës nëse ankesa nuk plotëson kushtet e përcaktuara.
Neni 42 Refuzimi i ankesës 1. Këshilli mund të refuzojë një ankesë, pa zhvilluar seancë dëgjimore, brenda pesë (5) ditëve të punës, nëse përcaktohet se: 1.1. Ankimuesi nuk është një nga palët që ka të drejtë të ankimojë vendimin; 1.2. Ankesa nuk përmban një apo më shumë arsye që kërkojnë paraqitjen e ankesës; 1.3. Ankesa nuk është zhvilluar brenda kohës së përcaktuar. KREU VII ZYRA E PROKURORIT DISIPLINOR - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor Office is created as an independent body that serves both the Kosovo Judicial Council and the Kosovo Prosecutorial Council.
Neni 43 Zyra e Prokurorit Disiplinor Zyra e Prokurorit Disiplinor themelohet si organ i ndarë dhe i pavarur që i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sa i përket sistemit gjyqësor, Këshilli është përgjegjës për hetimin e supozimeve për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë dhe paraqitjen e provave dhe lëndës pranë Komisionit Disiplinor në mbështetje të veprimeve disiplinore për sjelljen e pahijshme. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office must act independently and impartially, and no person may directly or indirectly influence or try to influence its functions.
Neni 44 Pavarësia dhe Paanshmëria e zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor në administrimin e funksioneve të saja vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. 2. Sipas dispozitave të paragrafit 3. të nenit 36 të këtij ligji, asnjë person nuk ka të drejtë të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të përpiqet të ushtrojë ndikim mbi funksionet e Prokurorit Disiplinor sa i përket çfarëdo hetimi, rekomandimi apo paraqitjes së një lënde pranë Komisionit Disiplinor. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Disiplinary Prosecutor Office must investigate complaints and suspected misconduct by judges or lay judges, and send disciplinary recommendations and supporting evidence to the Disciplinary Commission.
Neni 45 Përgjegjësitë e zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor është përgjegjëse për inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve apo gjyqtarëve porotë aty ku ekziston bazë e arsyeshme për të besuar që sjellja e pahijshme mund të ketë ndodhur si dhe për ofrimin e rekomandimeve dhe paraqitjes pranë Komisionit Disiplinor të provave në mbështetje të veprimit disiplinor. 2. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion hetime në rastet kur: 2.1. pranë Zyrës së Prokurorit Disiplinor ekziston ankesa e paraqitur nga cilido person fizik apo juridik; 2.2. me vet iniciativë, kur ekziston bazë e arsyeshme për të besuar se një gjyqtar apo gjyqtar porotë mund të jetë përfshirë në sjellje të pahijshme. 3. Të gjitha ankesat, pavarësisht origjinës së tyre, dërgohen për hetim në Zyrën e Prokurorit Disiplinor. 4. Zyra e Prokurorit disiplinor heton hollësisht të gjitha çështjet që i referohen, vendos nëse rekomandimet për veprime disiplinorë duhet t’i paraqiten Komisionit Disiplinor si dhe njofton me shkrim Komisionin Disiplinor dhe gjyqtarët apo gjyqtarët porotë të dyshuar lidhur me rezultatin e hetimit. 18 5. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka të drejtë të thërrasë dëshmitarët si dhe dokumentet e nevojshme për hetim dhe të përcaktojë nëse rekomandimet për veprim disiplinor duhet të paraqiten tek Komisioni Disiplinor. 6. Zyra e Prokurorit Disiplinor i paraqet Komisionit Disiplinor rekomandimet për veprime disiplinore si dhe provat në mbështetje të veprimit disiplinor për sjelljen e pahijshme. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor Office Director is elected by the Kosovo Judicial Council and Kosovo Prosecutorial Council, is accountable to both councils, and may not take extra pay from other sources except reasonable and necessary expenses.
Neni 46 Drejtori i zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor zgjidhet nga dy të tretat (2/3) e anëtarësisë së përbashkët nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës në përputhje me rregulloren për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet pas shpalljes publike të njoftimit, në bazë të procesit konkurrues. 2. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor është përgjegjës si për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ashtu edhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës mbi administrimin efikas dhe efektiv të Zyrës së Këshillit Disiplinor dhe ushtron përgjegjësitë e veta përkitazi me rregullat dhe rregulloret e shpallura nga të dy këshillat. 3. Drejtori i Zyrës së Këshillit Disiplinor pranon pagë ekuivalente me atë të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit. Drejtori nuk do të pranojë kompensim shtesë për çfarëdo detyrë apo punësimi tjetër nga cilido burim tjetër përveç për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Director of the Office of the Disciplinary Prosecutor must meet listed qualification requirements.
Neni 47 Kualifikimet e drejtorit të zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim: 1.1. të jetë qytetar dhe banor i Kosovës; 1.2. të ketë diplomë të vlefshme universitare të juridikut, administrimit policor apo në një fushë të ngjashme në përputhje me ligjet e Kosovës; 1.3. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune relevante si avokat, gjyqtar apo zyrtar policie, prokuror apo në një fushë të ngjashme në zbatimin e ligjit apo të administrimit të së drejtës penale; 1.4. të ketë reputacion profesional pozitiv dhe integritet moral; 1.5. të kenë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e mandatuar së bashku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës; 1.6. Të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përcaktohet me ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office and its Director may select, appoint, and dismiss specified staff, but vacancies must be filled through public notice and a competitive, merit-based public process.
Neni 48 Përzgjedhja dhe kualifikimet e personelit të zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor, në konsultim me Këshillin dhe sipas kritereve kualifikuese të cekura në këtë nen, autorizohet të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë këshilltarët disiplinorë. Zyra ndihmon në paraqitjen e rekomandimeve pranë Komisionit Disiplinor për veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe provat në mbështetje të veprimin disiplinor. Të gjitha vendet e lira të punës plotësohen pas shpalljes publike të njoftimit, në bazë të procesit konkurrues, të bazuar në mërita dhe të hapur publik 2. Anëtarët e Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushim kualifikimet si në vijim: 2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës; 19 2.2. të kenë diplomë universitare në juridik, drejtësinë penale, administrim të policisë apo në një fushë të ngjashme sipas ligjit të Kosovës; 2.3. të ketë së paku tre (3) vite përvojë relevante pune si avokat, gjyqtar, zyrtar policor, prokuror apo të një fushe të ngjashme në zbatimin e ligjit apo administrimin e së drejtës penale. 2.4. të kenë reputacion pozitiv profesional dhe integritet moral; 2.5. të ketë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e përbashkët nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës; 2.6. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj. 3. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor autorizohet, sipas kritereve të përzgjedhjes të përcaktuara në këtë nen, që të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë inspektorët që ndihmojnë në zhvillimit të hetimeve për të cilat është përgjegjës Prokurori Disiplinor. 4. Inspektori i Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim: 4.1. të jetë shtetas dhe banor i Kosovës; 4.2. të ketë së paku tre (3) vjet përvojë relevante pune në fushën e zbatimit të ligjit, punë policore, administrim të së drejtës penale apo në një fushë të ngjashme; 4.3. të ketë reputacion pozitiv në shoqëri; 4.4. të ketë mbaruar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për këtë pozitë të mandatuar së bashku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës; 4.5. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve. 5. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor po ashtu autorizohet që sipas nevojës, të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë, në përputhje me kërkesat Kushtetuese dhe kërkesat e rregulloreve të zbatueshme për personelin, administratën dhe personelin mbështetës që ofron mbështetje administrative për funksionet e personelit të drejtorit, këshilltarëve disiplinorë dhe inspektorëve të Zyrës së Prokurorit Disiplinor. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The disciplinary prosecutor’s office director must send an annual split budget to the Assembly and report yearly on the office’s activities and spending.
Neni 49 Buxheti për zyrën e Prokurorit Disiplinor Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor çdo vit i dërgon Kuvendit në mënyrë të drejtpërdrejtë një buxhet të ndarë për financimin e pagave të personelit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, përfshirë drejtorin, këshilltarët disiplinorë, inspektorët dhe personelin administrativ dhe mbështetës si dhe shpenzimet e tjera operative të Zyrës së Këshillit Disiplinor. Buxheti për Prokurorin Disiplinor, me udhëzimin dhe certifikimin e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, administrohet nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk do të ketë pushtet të kufizojë apo të drejtojë në ndonjë mënyrë tjetër shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka pushtet të rialokojë buxhetin e Prokurorit të Zyrës Disiplinore apo të përdorë fondet e caktuara për Zyrën e Prokurorit Disiplinor për çfarëdo qëllimi tjetër. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor në baza vjetore do të raportojë para një seance të përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor. KREU VIII TRAJNIMI GJYQËSOR - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The Council, together with the Kosovo Judicial Institute, sets the policies, standards, and guidelines for training judges, lay judges, and other judicial staff.
Neni 50 Politikat e trajnimit, standardet dhe udhëzimet 20 Këshilli në bashkërendim me Institutin Gjyqësor të Kosovës përcakton politikat, standardet dhe udhëzimet për rregullimin e trajnimit të gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe stafit tjetër gjyqësor. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Këshilli mund të bashkëpunojë me shoqata ose organizata të tjera për zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë, dhe mund të kërkojë rishikimin e çdo programi trajnimi.
Neni 51 Delegimi i përgjegjësive për trajnim gjyqësor 1. Këshilli mund të bashkëpunojë me shoqata ose organizata të tjera me qëllim të ngritjes profesionale të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë. 2. Këshilli mund të kërkojë rishikimin e cilitdo program trajnimi në mënyrë që të sigurohet zbatimi i politikave dhe standardeve për trajnimin profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë. KREU IX DISPOZITAT PËRFUNDIMATRE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Until international supervision ends, the Council is composed as provided in Article 151 of the Constitution, and two of the four members elected by the reserved-seat deputies must be international members selected through the specified process.
Neni 52 Përbërja e përkohshme e Këshillit 1. Deri në mbarimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Zgjidhjen e Statusit për Kosovën, Këshilli përbëhet siç parashihet me nenin 151 të Kushtetutës. 2. Deri në mbarimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Zgjidhjen e Statusit për Kosovën, dy (2) nga katër (4) anëtarët e zgjedhur nga deputetët që mbajnë ulëset e caktuara gjatë shpërndarjes së përgjithshme të ulëseve do të jenë anëtarë ndërkombëtarë të përzgjedhur nga Zyra e Përfaqësuesit Ndërkombëtar mbi propozimin e EULEX-it në përputhje me nenin 151(2) të Kushtetutës. Njëri nga anëtarët ndërkombëtarë është gjyqtar. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Deri sa të themelohet Këshilli Prokurorial, detyrat dhe funksionet për prokurorinë publike i ushtron Këshilli Gjyqësor i Kosovës; prokurorët anëtarë në atë moment transferohen te Këshilli Prokurorial dhe mbeten aty deri në përfundimin natyral të mandatit.
Neni 53 Tranzicioni i Këshillit Prokurorial 1. Deri në themelimin e Këshillit Prokurorial të cekur në nenin 110 të Kushtetutës, detyrat dhe funksionet e Këshillit lidhur me prokurorinë publike ushtrohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. 2. Prokurorët të cilët janë anëtarë të Këshillit në të njëjtën kohë që themelohet Këshilli Prokurorial transferohet tek Këshilli Prokurorial dhe mbeten aty deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre. 3. Vendi i lirë i punës në Këshill i shkaktuar nga transferimi i cilitdo prokuror apo prokurorë në Këshillin Prokurorial që në atë kohë ka qenë duke shërbyer në Këshill do të plotësohet siç parashihet me këtë ligj apo nenin 151(1) të Kushtetutës. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Parashikon që veprimet e mëparshme të Këshillit mbeten të vlefshme dhe në fuqi, përveç nëse shfuqizohen ose ndryshohen/sqarohen sipas këtij ligji ose një akti pasues.
Neni 54 Vlefshmëria e veprimeve të mëparshme të Këshillit themeluar sipas Rregullores Administrative të UNMIK-ut 2005/52 dhe Ligjit mbi përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 1. Të gjitha veprimet e mëparshme administrative të Këshillit të marra nën Rregulloren Administrative të UNMIK-ut 2005/52 apo në bazë të Ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfshirë shpalljen e cilitdo rregull, rregullore, tarifë, direktivë apo veprimi tjetër zyrtar, do të mbetet i vlefshëm dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohet me këtë ligj apo deri në një kohë kur veprimet e tilla Këshilli do t’i ndryshojë, shfuqizojë apo sqarojë. 2. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit lidhur me riemërimin, transferimin apo disiplinën e gjyqtarëve mbetet i vlefshëm dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohet përmes këtij ligji apo akti pasues ligjor. 3. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit për personelin sa i përket emërimit, ngritjes në detyrë, transferimit apo ndërprerjes së punës së punonjësve administrativ mbetet i vlefshëm dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohet me këtë ligj apo me veprim pasues të Këshillit. 21 - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article repeals and replaces UNMIK Regulation No. 2005/52 and any other laws that conflict with this law.
Neni 55 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon dhe zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 si dhe të gjitha dispozitat tjera ligjore të cilat bien ndesh me të. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This law enters into force 6 months after publication in the Official Gazette.
Neni 56 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-223 30 shtator 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-053-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in