LIGJI NR. 03/L-224 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
This provision is the preamble to a law establishing the Kosovo Prosecutorial Council.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-224
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law establishing the Kosovo Prosecutorial Council. This article says the law regulates the Kosovo Prosecutorial Council and gives it responsibility for key prosecutorial appointments, discipline, training support, and budget management. This article defines terms used in the law, including “day,” “Council,” “Disciplinary Commission,” “Chief Prosecutor,” “Constitution,” “State Prosecutor,” and the 2007 Comprehensive Proposal. The Council is stated to be fully independent in carrying out its functions. Këshilli has several powers over prosecutor recruitment, supervision, ethics rules, and public reporting, but it must protect prosecutors’ independence and must not interfere with prosecutorial work.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-224 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Showing 46 of 46
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law establishing the Kosovo Prosecutorial Council.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 83 / 29 TETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-224 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the Kosovo Prosecutorial Council and gives it responsibility for key prosecutorial appointments, discipline, training support, and budget management.
Neni 1 Qëllimi dhe Fushëveprimi i Ligjit 1. Ky ligj rregullon Këshillin Prokurorial të Kosovës (Këshilli-KPK), një institucion tërësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të veta. 2. Këshilli siguron se të gjithë personat që kanë qasje të barabartë në drejtësi dhe prokurorët ta ushtrojnë funksionin në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme. 3. Këshilli siguron se Prokurori i Shtetit pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës dhe parimet e barazisë gjinore. 4. Këshilli është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për zyrën prokuroriale si dhe vlerëson, ngrit në detyrë, disiplinon, shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve. 5. Së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, Këshilli është përgjegjës për dërgimin dhe menaxhimin e buxhetit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including “day,” “Council,” “Disciplinary Commission,” “Chief Prosecutor,” “Constitution,” “State Prosecutor,” and the 2007 Comprehensive Proposal.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ditë - ditë kalendarike. 1.2. Këshilli - Këshilli Prokurorial të Kosovës, institucion tërësisht i pavarur që ushtron detyrat dhe përgjegjësitë siç parashihen në Kushtetutë dhe në këtë ligj. 1.3. Komision Disiplinor - Komisioni Disiplinor Prokurorial. 1.4. Kryeprokuror - personi që është në krye të një prokurorie me përjashtim të Kryeprokurorit të Shtetit apo Kreut të Prokurorisë Speciale. 1.5. Kushtetuta – Kushtetuta e Republikës së Kosovës. 2 1.6. Prokuror i Shtetit – institucion i pavarur i autorizuar dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerje të veprave penale dhe akteve të tjera siç specifikohen me ligj dhe përfshin si në vijim: Prokurorinë Themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe cilëndo njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të kryer funksione prokuroriale. 1.7. Propozimi mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse – Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës së 26 marsit 2007 KREU II KOMPETENCAT, PËRGJEGJËSITE DHE PËRBËRJA E KËSHILLIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Council is stated to be fully independent in carrying out its functions.
Neni 3 Pavarësia e Këshillit Këshilli është një institucion tërësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm që pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Këshilli has several powers over prosecutor recruitment, supervision, ethics rules, and public reporting, but it must protect prosecutors’ independence and must not interfere with prosecutorial work.
Neni 4 Detyrat, Kompetencat dhe Kufizimet e Këshillit 1. Detyrat dhe kompetencat e Këshillit përfshijnë, por nuk kufizohen në: 1.1. të siguruarit që prokurorët veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme gjatë kryerjes së të gjitha funksioneve prokuroriale; 1.2. rekrutimin dhe propozimin tek Presidenti të kandidatëve për emërim dhe riemërim në prokurori, përfshirë kandidatët nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë, 1.3. të siguruarit se prokuroritë pasqyrojnë përbërjen etnike të zonës së tyre të juridiksionit në përputhje me nenin 109.4. dhe 110.3. të Kushtetutës dhe Propozimit mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, Aneksi IV, neni 2.2. 1.4. propozimi i kandidatëve tek Presidenti për emërim si Kryeprokuror të Shtetit; 1.5. në bashkëpunim në Institutin Gjyqësor të Kosovës, themelon standardet për rekrutimin, organizimin dhe shpalljen e provimit përgatitor për kualifikimin e prokurorëve. 1.6. shpalljen e konkursit publik për prokurorët. 1.7. përcaktimin e numrit të prokurorëve për secilën prokurori. 1.8. emërimin e Kryeprokurorëve për Prokuroritë Themelore dhe Prokurorisë së Apelit, në përputhje me Ligjin mbi Prokurorinë e Shtetit. 1.9. në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politikat dhe strategjitë prokuroriale për të luftimin efektiv të kriminalitetit; 1.10. i propozon Qeverisë dhe Kuvendit masat lidhur me sistemin prokurorial dhe për uftimin e kriminalitetit. 1.11. raportimi tek Kuvendi i Kosovës, Presidenti dhe publiku mbi punën e Këshillit dhe të Prokurorisë së Shtetit; 1.12. përgatitja e një raporti vjetor mbi veprimtaritë e Prokurorit të Shtetit dhe shpenzimet e Këshillit. 3 1.13. siguron dhe publikon informacion dhe të dhëna statistikore mbi sistemin e prokurorisë; 1.14. mbikëqyr administrimin e prokurorive dhe personelit të saj. 1.15 mbikëqyrjen e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë dhe nxjerrjen e rregullave dhe rregulloreve në përputhje me kompetencat e veta. 1.16. ofrimin e mbështetjes për vlerësimet e rregullta periodike të ngarkesës me lëndë të prokurorive dhe zbatimin e sistemit të shpërndarjes së lëndëve për të siguruar funksionimin efikas të prokurorive. 1.17. përgatitjen, dërgimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të sistemit prokuroria për të siguruar funksionim efikas dhe efektiv të prokurorive dhe kontabilitetit për përdorimin e burimeve fiskale. 1.18. shpalljen e Kodit të Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli. 1.19. shpalljen e Kodit të Etikës Profesionale për prokurorët, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga zyra. 1.20. shpalljen e Kodit të Etikës Profesionale për punonjësit mbështetës, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë largimin nga puna. 1.21. percaktimin e procedurave për seancat dhe zhvillimin e seancave disiplinore; 1.22. kur kërkohet, ti rekomandojë Presidentit shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit. 1.23. përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve sa i përket trajnimit të prokurorëve dhe personelit tjetër dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit dhe zhvillimit profesional të prokurorëve nga Instituti apo shoqata apo organizata tjera trajnuese. 1.24. bashkëpunimin me individë apo organizata përgjegjëse për monitorimin e pavarur të sistemit prokurorial. 1.25. shpalljen e rregullave dhe rregulloreve në përputhje me ligjet mbi informimin publik lidhur me menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që mbahet nga Prokurori i Shtetit. 1.26. themelimin e komisioneve të cilat Këshilli i vlerëson si të nevojshme. 1.27. miratimi i rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe komisioneve të veta dhe për zgjedhjen e atyre anëtarëve të Këshillit që zgjidhen nga kolegët e tyre, rregulla këto që janë në dispozicion të publikut. 2. Gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave, Këshilli vepron në atë mënyrë që respekton dhe ruan pavarësinë e prokurorëve derisa këta kryejnë funksionet e tyre të ndjekjes. Këshilli nuk do të urdhërojë apo ndikojë, të përpiqet të ndikojë apo të ndërmarrë në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë veprim apo të japë çfarëdo deklarate e cila në mënyrë të arsyeshme mund të shihej si ndërhyrje apo përpjekje për ndërhyrje në pavarësinë e funksionit të prokurorisë në raport me cilindo person, hetim apo lëndë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Council has 9 members, including 5 prosecutors, and specific rules apply to how prosecutor and non-prosecutor members are selected.
Neni 5 Përbërja dhe Përzgjedhja e Anëtarëve të Këshillit 1. Këshilli përbëhet nga nëntë (9) anëtarë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, pesë (5) nga të cilët janë prokurorë. 2. Nga pesë (5) prokurorët që shërbejnë si anëtarë të Këshillit përfshihen: 2.1. Kryeprokurori i Shtetit; 4 2.2. një (1) prokuror nga Prokuroria Speciale që zgjidhet nga prokurorët që shërbejnë në atë zyrë; 2.3. një (1) prokuror nga Prokuroria e Apelit që zgjidhet nga prokurorët që shërbejnë në atë zyrë, dhe 2.4. dy (2) prokurorë nga Prokuroria Themelore që zgjidhen nga prokurorët që shërbejnë në atë zyrë. 3. Anëtarët jo-prokurorë të Këshillit emërohen nga Këshilli bazuar në një listë prej së paku pesë (5) kandidatësh për secilën pozitë të dërguar nga organet relevante dhe kjo përfshin: 3.1. një (1) anëtar nga Oda e Avokatëve të Kosovës i cili ka specializuar në të drejtën penale, me anë të propozimit të Këshillit Ekzekutiv të Odës së Avokatëve; 3.2. një (1) profesor nga fakultetet juridike të Republikës së Kosovës sipas propozimit të Departamentit për Arsim të Lartë apo të autoritetit relevant që lidhet me arsimin e lartë; 3.3. një (1) përfaqësues nga shoqëria civile me përgatitje të lartë profesionale dhe me njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut. 4. Ministri i Drejtësisë është anëtarë i Këshillit ex officio. 5. Këshilli zgjedh Nën-Kryesuesin nga radha e anëtarëve të Prokurorëve të vet për një mandat tre (3) vjeçar. Të zgjedhurit në këtë pozitë nuk zgjat mandatin e një anëtari të Këshillit. 6. Anëtarësia e Këshillit pasqyron përbërjen shumë-etnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore. Së paku një anëtar i Këshilli i zgjedhur sipas paragrafit 2. të këtij neni është nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. 7. Kryeprokurori i Shtetit shërben ex officio si Kryesues për aq kohë sa ai apo ajo mban zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A Council member is incompatible with membership if they hold certain public offices or roles, work in administration, or have been convicted of a criminal offence, with stated exceptions.
Neni 6 Mospërputhshmëria mbi Anëtarësinë 1. Është në mospërputhje me anëtarësinë në Këshill kur një anëtar është: 1.1. gjyqtar; 1.2. prokurori i cili nuk është emëruar për të shërbyer si Prokuror Shteti; 1.3. anëtari i Kuvendit të Republikës së Kosovës apo cilitdo Kuvend Komunal; 1.4. anëtari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përjashtim të Ministrit të Drejtësisë, 1.5. personi që mban post apo ushtron çfarëdo detyre në ndonjë parti politike apo në ndonjë shoqatë apo fondacion që është e lidhur me cilëndo parti politike, me përjashtim të Ministrit të Drejtësisë; 1.6. personi që punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeverinë e Republikës së Kosovës apo në organe administrative apo nën- administrative të themeluara me Kushtetutë apo të krijuara me anë të legjislacionit; ose 1.7. personi që është dënuar për vepër penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përkufizohet me ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Council members, except ex officio members, are elected or appointed for a five-year term.
Neni 7 5 Mandatet e Anëtarëve të Këshillit Përveç anëtarëve ex officio, anëtarët e Këshillit zgjidhen apo emërohen me një mandat pesë (5) vjeçar. Një (1) anëtar mund të zgjidhet për një mandat shtesë pesë (5) vjeçar jo të njëpasnjëshëm. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A Council member’s mandate ends on death, prolonged incapacity, prolonged non-participation, loss of the qualifying status, resignation with 30 days’ notice, or conviction for a criminal offense other than a misdemeanour.
Neni 8 Përfundimi i Mandatit 1. Mandati i anëtarëve të Këshillit përfundon: 1.1. me vdekje; 1.2. me humbjen e zotësisë për veprim për më shumë se tre (3) muaj për shkak të arsyeve mjekësorë të vërtetuara; 1.3. me dështimin e vazhdueshëm për të marrë pjesë në veprimtaritë e Këshillit për më shumë se tre (3) muaj; 1.4. me pushimin e statusit mbi të cilin bazohet emërimi, nëse emërimi bazohet në një status të caktuar; 1.5. me dorëheqje, duke informuar Këshillin me njoftim paraprak prej tridhjetë (30 ) ditësh; ose 1.6. kur dënohet për vepër penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përkufizohet me ligj. 2. Nëse një vend në Këshilli lirohet para skadimit të mandatit të një anëtari, pozita e lirë plotësohet në të njëjtën mënyrë si për anëtarin të cilit i ka skaduar mandati. Personi, përpos Kryeprokurorit të Shtetit apo Ministrit të Drejtësisë, i cili zgjidhet të plotësojë një vend të lirë në Këshill emërohet apo zgjidhet me një mandate të plotë pesë (5) vjeçar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Council members must perform their official duties independently and impartially.
Neni 9 Pavarësia e Anëtarëve të Këshillit Anëtarët e Këshillit ushtrojnë detyrat e tyre zyrtare në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit kanë imunitet për veprimet, vendimet dhe mendimet e tyre brenda detyrave, por duhet të njoftojnë Kryesuesin nëse ndaj tyre ngrihet aktakuzë ose arrestohen.
Neni 10 Imuniteti 1. Anëtarët e Këshillit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile apo shkarkimi për veprimet e kryera, vendimet e marrura apo për shprehjen e mendimeve që janë brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si anëtarë të Këshillit. 2. Anëtarët e Këshillit nuk gëzojnë imunitetin nga paragrafi 1. te nenit 10 të këtij ligji dhe mund të shkarkohen nga detyra nëse këta kanë kryer shkelje të qëllimshme të ligjit. 3. Në rast kur ndaj një anëtari të Këshillit ngritet aktakuzë apo kur ky arrestohet, ai apo ajo duhet sa më parë të njoftojnë Kryesuesin e Këshillit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Council must set and publish disciplinary rules for its members. A three-member committee appointed by the Chair decides disciplinary grounds and sanctions, and suspended or dismissed members may appeal within 15 days.
Neni 11 Procedurat Disiplinore për Anëtarët e Këshillit 1. Këshilli përcakton dhe publikon rregullat dhe procedurat disiplinore të zbatueshme ndaj anëtarëve të vet duke përfshirë ato procedura që përcaktojnë hetimin, pezullimin apo rekomandimin për shkarkim të cilitdo anëtari të Këshillit. 2. Një komision i përbërë nga tre (3) anëtarë i themeluar nga Kryesuesi vendos mbi bazat për disiplinim dhe sanksione, përfshirë pezullimin dhe shkarkimin e cilitdo anëtari të Këshillit. 6 3. Një anëtar i cili është pezulluar nga Komisioni gëzon të drejtën e ankesës para Këshillit të plotë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për pezullim. 4. Me rekomandimin e komisionit, një anëtar i Këshillit mund të shkarkohet me anë të dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve të Këshillit. 5. Një (1) anëtar i Këshillit i cili është shkarkuar gëzon të drejtën të ankohet kundër vendimit drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e marrjes së vendimit për shkarkim. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Council meetings are generally public, with a 48-hour public agenda notice, a 6-member quorum, and limited rules for closing meetings and handling emergency sessions.
Neni 12 Selia e Këshillit, Kuorumi dhe Natyra Publike e Takimeve 1. Selia e Këshillit është në Prishtinë. 2. Kuorumi për takimet e Këshillit është me gjashtë (6) anëtarë dhe vendimet e Këshillit merren me shumicë të thjeshtë të votave nga anëtarët e pranishëm, përveç nëse ligji e përcakton ndryshe. 3. Të gjitha takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. Rendi i ditës së Këshillit do të jetë publikisht i hapur së paku dyzetetetë (48) orë para takimit. Këshilli mund të mbyllë takimin me shumicën e votave të anëtarëve kur diskutohet për çështje si në vijim: 3.1. një sekret shtetëror zyrtar zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje e ligjit; 3.2. çështjet e personelit që kanë të bëjnë me prokurorin apo punonjësin, përveç takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor kundër një prokurori; 3.3. vlerësimi i performansës se prokurorëve dhe nëpunësve të tjerë; 3.4. informacioni pronësor zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e cilësdo palë që konkurron për një tender qeveritar; 3.5. zbulimi i informacionit apo i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo sigurinë e cilitdo person; 3.6. një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale zbulimi i së cilës në masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe efikasitetin e hetimit; 3.7. informacione pronësore të biznesore, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të cilat janë konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes për mos zbulim ndërmjet tregtarit dhe Këshillit; ose 3.8. cilido informacion tjetër zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit. 4. Për çdo takim të mbyllur nga Këshilli, Kryetari do të deklarojë për shënimet zyrtare arsyen e përgjithshme apo arsyet për mbylljen e takimit dhe do të regjistrojë votën e anëtarëve të pranishëm të Këshillit. Pasi që Këshilli të ketë mbyllur takimin asnjë anëtar i Këshillit apo person pjesëmarrës në takim nuk diskuton mbi natyrën, përmbajtjen apo rezultatin e takimit derisa shumica e anëtarëve të Këshillit të votojnë për zbulimin e informacionit të tillë, përveç nëse një zbulim i tillë është i ndaluar përmes ligjit të zbatueshëm. Kryesuesi i Këshillit do të largojë nga takimi i mbyllur mbarë personelin i cili përndryshe nuk është i nevojshëm për zhvillimin e takimit punues të Këshillit gjatë seancës së mbyllur. 5. Këshilli mund të thërrasë takim urgjent për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë e godinave ose personelit apo kur rrethana të veçanta kërkojnë veprim të menjëhershëm. Këshilli mund të mblidhet për seancë emergjente me thirrjen e Kryesuesit, apo nëse ky mungon, më thirrjen e Nën-kryesuesit. Obligimi për njoftim prej dyzetetetë (48) orësh i cekur në paragrafin 1. të nenit 12 te këtij ligji hiqet kur bëhet fjalë për seancat emergjente të Këshillit. Brenda njëzetekatër (24) orësh pas përfundimit të seancës emergjente Kryesuesi i zbulon publikut natyrën e emergjencës si dhe pikat e diskutuara në takim, përveç nëse zbulimi përjashtohet me paragrafin 1. te këtij neni. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Council must prepare and submit the annual operating budget, and the Council and Chief State Prosecutor must manage the annual budget independently.
Neni 13 7 Buxheti Vjetor 1. Në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryeprokurorët, Këshilli përgatitë buxhetin vjetor operues të Këshillit dhe të zyrave Prokuroriale. Këshilli i dërgon buxhetin e propozuar drejtpërsëdrejti Qeverisë siç përcaktohet me ligj. Nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave dërgon një buxhet për Këshillin dhe prokuroritë i cili ndryshon nga ai që është propozuar nga Këshilli, Ministri i Ekonomisë dhe Financave po ashtu do të i dërgojë për konsiderim Kuvendit të Kosovës buxhetin e rekomanduar fillimisht nga Këshilli dhe çfarëdo komenti mbi këtë. 2. Këshilli edhe Kryeprokurori i Shtetit menaxhojnë buxhetin vjetor për Këshillin dhe prokurorinë mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi për mbikëqyrjen e shpenzimeve, alokimin e fondeve, mirëmbajtjen e llogarive të sakta dhe aktuale dhe kryerjen e auditimeve financiare. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit duhet t’i japë Këshillit mbështetje administrative, ndërsa Kryeprokurori i Shtetit ka detyra të hollësishme për rregulla, raportim, buxhet, personel dhe furnizime.
Neni 14 Mbështetja Administrative për Këshillin 1. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit siguron mbështetje administrative nëpërmjet një sekretariati me personel të nevojshëm për t’ia mundësuar Këshillit t’i kryejë detyrat në më mënyrë efektive dhe të shpejtë. 2. Në sigurimin e kësaj mbështetjeje dhe në përmbushjen e këtij funksioni administrativ, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të veprojë në një mënyrë që respekton dhe mbron autoritetin dhe kompetencat e Këshillit siç urdhërohet me Kushtetutë dhe me këtë ligj. Kryeprokurori i Shtetit, në kapacitetin e mbështetjes administrative, ndër të tjera, ka detyrë të: 2.1. ndihmojë Këshillin në administrimin e zyrave prokuroriale dhe në zbatimin e rregullave, rregulloreve dhe politikave sa i përket personelit, buxhetit dhe administrimit të prokurorive dhe të Këshillit. 2.2. propozojë rregulla të nevojshme administrative për zbatimin e urdhëresave të Këshillit. Të gjitha rregullat e tilla do të dërgohen tek Këshilli për miratim nga ky i fundit. 2.3. propozojë rregulla dhe rregullore të reja kurdoherë që është e nevojshme për administrimin efektiv dhe efikas të Këshillit dhe prokurorive. 2.4. raportojë rregullisht tek Këshilli mbi veprimtaritë e prokurorive dhe ofrimin e rekomandimeve për përmirësime. 2.5. në përputhje me udhëzimet e Këshillit, përgatit dhe administron një buxhet të konsoliduar për Këshillin dhe Prokuroritë. 2.6. sipas udhëzimeve të Këshillit, mbikëqyr të gjithë personelin administrativ dhe mbështetës duke përfshirë alokimin e personelit në prokurori bazuar në ngarkesën me lëndë, mirëmbajtjen e regjistrave të personelit, themelimin e një sistemi për vlerësimin e personelit, sigurimin e disiplinimit të duhur të punonjësve administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të punësimit. 2.7. sipas kufizimeve buxhetore dhe udhëzimeve të Këshillit, siguron se prokurori janë të furnizuara siç duhet me materialet e nevojshme për kryerjen efektive dhe efikase të detyrave prokuroriale. 2.8. ndërmarrjen e detyrave dhe autorizime të atilla siç mund të udhëzojë Këshilli dhe të cilat bien brenda kompetencave udhëzuese. 3. Këshilli dhe Kryeprokurori i Shtetit së bashku do të zhvillojnë dhe miratojnë rregullore që ndërlidhen me strukturën organizative dhe funksionin mbështetës administrativ. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Unit for Reviewing Prosecutorial Performance reports on prosecutors’ offices, the Council adopts rules for its organization and functioning, and the Unit has a separate budget and reports its expenses independently to the Council.
Neni 15 Njësiti për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë 8 1. Sipas udhëzimit të Këshillit, Njësiti për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë raporton mbi punën e zyrave prokuroriale. 2. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që ndërlidhen me strukturën organizative dhe funksionimin e Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë. 3. Njësiti për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë ka një buxhet të ndarë brenda buxhetit të konsoliduar të Këshillit dhe i raporton Këshillit në mënyrë të pavarur mbi shpenzimet e veta. Kryeprokurori i Shtetit nëpërmjet një sekretariati me personel të nevojshëm ofron mbështetje administrative për Njësitin për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë siç mund të udhëzojë Këshilli. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Council appoints the Director, sets the Director’s salary, and the Director must report to and answer the Council while not taking extra compensation except expense reimbursement.
Neni 16 Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë 1. Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë zgjidhet dhe emërohet nga Këshilli në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që do zhvillohen dhe miratohen nga Këshilli përmes rregulloreve të cilat janë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe detyrimet e rregulloreve të zbatueshme për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas publikimit të pozitës. 2. Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë. Drejtori i raporton drejtpërsëdrejti Kryesuesit të Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të anëtarëve të Këshillit për informata. 3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë. Drejtori nuk pranon kompensim shtesë për detyra apo punësim tjetër nga cilido burim tjetër përveç rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme. KREU III REKRUTIMI, PROPOZIMI DHE EMËRIMI I PROKURORËVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Council must publicly invite qualified legal professionals to apply for prosecutor recruitment and must run the recruitment and proposal procedures.
Neni 17 Rekrutimi dhe Përzgjedhja e Kandidatëve 1. Për rekrutimin e kandidatëve për prokurorë, Këshilli përmes një shpallje publike fton të aplikojnë të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjor. 2. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm, Këshilli zhvillon dhe zbaton procedura për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim si prokurorë. 3. Në përputhje me Kushtetutën dhe Propozimit mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, Këshilli zbaton fushata rekrutimi si dhe masa të tjera të cilat i konsideron të nevojshme dhe të duhura për të siguruar që një zyrë prokuroriale pasqyron përbërjen etnike të zonës së juridiksionit përkatës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Council must prioritize equally qualified prosecutor candidates from non-majority communities and handle appointment/reappointment proposals in writing.
Neni 18 Propozimi për Emërim dhe Riemërim 1. Këshilli, sipas nevojës, ndërmerr masa të tilla duke mëtuar që në mesin e prokurorëve që shërbejnë në Kosovë apo ndonjë pjesë të saj të rrisë numrin e prokurorëve nga Komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Këshilli nga aplikantët njëlloj të kualifikuar për të shërbyer si prokurorë u jep përparësi anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovës, ashtu siç është paraparë me nenin 109 (4) dhe 110 (3) të Kushtetutës, dhe Propozimit mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, Aneksi IV, neni 2.2. 2. Me përfundimin e secilit regjistrim të popullsisë dhe së paku çdo pesë (5) vjet, Këshilli studion përbërjen etnike të prokurorive dhe sipas nevojës kërkon financim shtesë për të rritur numrin e prokurorëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë për të siguruar se prokuroritë pasqyrojnë përbërjen etnike në zonën e juridiksionit të tyre. 9 3. Para dorëzimit të propozimeve për emërim ose riemërim, Këshilli kërkon mendimin e prokurorisë përkatëse në të cilën kandidati është propozuar për emërim apo riemërim. 4. Këshilli, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, i dërgon me shkrim Presidentit propozimet për kandidatët për emërim apo riemërim si prokurorë. Gjatë procesit të nominimit të kandidatëve për emërim apo riemërim, Këshilli merr parasysh edhe kriteret si në vijim: 4.1. njohurinë profesionale, përvojën dhe performansën e punës, duke përfshirë njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut; 4.2. zotësinë për arsyetim ligjor ashtu siç është dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën ligjore, duke përfshirë veprimtaritë si gjykatës, prokuror apo avokat, punët akademike dhe veprimtaritë tjera profesionale; 4.3. aftësinë profesionale të bazuar mbi rezultatet e karrierës së mëparshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime të organizuara ku është vlerësuar performansa; 4.4. aftësinë dhe zotësinë për analizimin e problemeve ligjore; 4.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me zell, me vendosmëri dhe përgjegjësi; 4.6. aftësitë e komunikimit; 4.7. sjelljen jashtë zyrës; dhe 4.8. integritetin personal. 5. Të gjitha propozimet për emërime dhe riemërime të prokurorëve arsyetohen me shkrim. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The President appoints and reappoints prosecutors on the Council’s proposal. If the President refuses, written reasons must be given to the Council within 60 days.
Neni 19 Emërimi dhe Riemërimi i Prokurorëve 1. Me propozim të Këshillit, Presidenti bën emërimin dhe riemërimin e Prokurorëve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. 2. Nëse Presidenti i Kosovës refuzon të emërojë apo riemërojë ndonjë kandidat, atëherë Presidenti duhet që brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve ti ofrojë Këshillit arsyet me shkrim mbi refuzimin. Këshilli mund që kandidatin e refuzuar së bashku me arsyetimin me shkrim të ia paraqesë edhe njëherë Presidentit, apo Këshilli mund të propozojë një kandidat tjetër. 3. Mandati i emërimit është siç parashihet në nenin 109 .5. të Kushtetutës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Council nominates and appoints prosecutorial leaders, the President appoints the Chief State Prosecutor, and a council member candidate cannot take part in their own appointment process.
Neni 20 Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve 1. Këshilli bën nominimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga radhët e Prokurorëve dhe ai emërohet nga Presidenti për një mandat shtatë (7) vjeçare, pa mundësi riemërimi. 2. Këshilli emëron Kryeprokurorët për të gjitha njësitë e tjera të Prokurorit të Shtetit. Çdo prokuror i cili është subjekt i kualifikimeve të përcaktuara me Ligjin mbi Prokurorët e Shtetit ka të drejtë të propozohet për postin e Kryeprokurorit. 3. Kryeprokurori emërohet nga Këshilli për një periudhë katër (4) vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat shtesë. 4. Në mënyrë që të sigurohet se Prokurori i Shtetit pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës, Këshilli përpiqet të sigurojë që anëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë të emërohen në role menaxhuese. 10 5. Nëse një kandidat i propozuar për Kryeprokuror është anëtar i Këshillit, ai apo ajo nuk mund të merr pjesë në shqyrtime apo votimin për emërimin e Kryeprokurorit. 6. Këshilli autorizohet të largojë një Kryeprokuror nga ajo pozitë, në pajtim me vlerësimet e performansës të ndërmarra në përputhje me ligjin e zbatueshëm, ose me rastin e konstatimit të sjelljes kriminale, keq- menaxhimit, jo-kompetencës, apo dështimit në kryerjen e detyrave të pozitës. KREU IV VLERËSIMI DHE TRANSFERIMI I PROKURORËVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Këshilli përcakton mënyrën, procedurën dhe kriteret për vlerësimin dhe promovimin e prokurorëve. Prokurorët që vlerësohen marrin rezultatet dhe mund t’i kundërshtojnë me shkrim përfundimet ose gjetjet.
Neni 21 Vlerësimi i Performansës së Prokurorëve 1. Mënyra dhe procedura e vlerësimit të performansës së Prokurorëve përcaktohet përmes rregulloreve dhe rregullave të përpiluara dhe lëshuara nga Këshilli. 2. Këshilli pëcakton kriteret për vlerësimin dhe promovimin e Prokurorëve që përfshijnë por nuk kufizohen në: 2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performansën, duke përfshirë njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut; 2.2. zotesine per arsyetim ligjor; 2.3. aftësinë profesionale, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit në të cilën është vlerësuar performansa; 2.4. aftësinë dhe zotësinë për analizimin e problemeve ligjore; 2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, ndërgjegjshme, me zell, vendosmëri dhe përgjegjësi; 2.6. aftësitë e komunikimit; 2.7. sjelljet jashtë zyrës, dhe 2.8. integritetin personal. 3. Çdo Prokuror i cili i është nënshtruar vlerësimit i merr rezultatet e vlerësimit dhe mund të paraqesë kundërshtimet me shkrim kundër çdo përfundimi apo gjetje. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article lets the Council, and in some cases the State Chief Prosecutor, transfer prosecutors under set conditions and time limits.
Neni 22 Transferimi i Prokurorëve 1. Me paraqitjen e kërkesës nga Kryeprokurori, Këshilli mund të transferojë një prokuror në një prokurori tjetër për një periudhë kohore jo më të gjatë se gjashtë (6) muaj për një herë. 2. Transferimi sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të ndërmerret në rastet kur një prokurori ka numër të pamjaftueshëm të prokurorëve për të kryer lëndët që i ka në kompetencë. 3. Për raste të jashtëzakonshme, Kryeprokurori i Shtetit mundet përkohësisht të transferojë një prokuror në një prokurori tjetër. Transferim i ndërmarrë sipas kësaj dispozite nuk mund të tejkalojë tridhjetë (30) ditë përveç nëse Këshilli miraton një periudhë më të gjatë. 4. Prokurorët nuk mund të transferohen në ndonjë prokurori tjetër kundër vullnetit të tyre përveç nëse ky ligj e përcakton ndryshe. 11 5. Me rastin e aplikimit pranë Këshillit, një prokuror mund të transferohet në një prokurori tjetër në mënyrë permanente. 6. Këshilli shpallë rregullat dhe rregulloret që përcaktojnë standardet dhe procedurat që qeverisin ankesat. 7. Kur kryhet një zhvendosjeje apo transferim i përhershëm që tejkalon gjashtë (6) muaj, Këshilli përpiqet të sigurohet se zhvendosja apo transferimi nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të prokurorisë e cila ndikohet nga zhvendosja apo transferimi. KREU V PROCEDURAT DISIPLINORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Disciplinary Commission of the Council must have 3 members, at least 2 of whom are prosecutors, and its chairperson must be a prosecutor.
Neni 23 Komisioni Disiplinor i Këshillit Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë të Këshillit, dy (2) nga të cilët duhet të jenë prokurorë. Kryesuesi i Komisionit është prokuror - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article defines misconduct by prosecutors and allows the Disciplinary Commission to suspend a prosecutor without pay during an investigation or disciplinary proceeding.
Neni 24 Sjellja e pahijshme 1. Për qëllime të këtij ligji, sjellja e pahijshme nga ana e prokurorëve përbëhet nga: 1.1. vendimi i formës së prerë për një vepër penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përcaktohet me ligj; 1.2. neglizhenca në kryerjen e detyrave, dështimi për të kryer, apo keqpërdorimi i funksioneve prokuroriale; 1.3. dështimi për të kryer funksionet prokuroriale në mënyrë të pavarur dhe të paanshme; 1.4. shkelja e Kodit të zbatueshëm të Etikës. 2. Komisioni Disiplinor mund të suspendojë pa pagesë prokurorin gjatë cilësdo periudhë të hetimit apo gjatë procedurës disiplinore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office must recommend opening disciplinary proceedings against a prosecutor based on completed investigations, and it must notify the Commission, the Council, and the prosecutor in writing when it submits that recommendation.
Neni 25 Inicimi i procedurës disiplinore 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor i rekomandon Komisionit Disiplinor të Këshillit fillimin e procedurës disiplinore kundër një prokurori mbi bazën e hetimeve të bëra. 2. Me rastin e paraqitjes së rekomandimit për inicimin e procedurës disiplinore, Zyra e Prokurorit Disiplinor njofton me shkrim Komisionin, Këshillin, dhe prokurorin i cili gjendet nën hetim. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article sets out the disciplinary hearing process, including notice to the prosecutor under investigation, a closed hearing within 30 days, evidence and recommendation submissions, the prosecutor’s access to case materials, and the need for a written, reasoned decision.
Neni 26 Seancat disiplinore 1. Me fillimin e procedurës disiplinore, prokurori nën hetim njoftohet mbi bazat e procedurës disiplinore dhe ftohet nga Komisioni Disiplinor që të paraqitet personalisht në një seancë të mbyllur e cila mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit. 2. Një anëtar i Zyrës së Prokurorit Disiplinor apo Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor i paraqet Komisionit Disiplinor rekomandimet për veprim disiplinor dhe dëshmitë e nxjerra nga hetimet që mbështesin zbulimin e një sjellje të pahijshme dhe sanksionet disiplinore. 12 3. Prokurorët gëzojnë të drejtën për të përfaqësuar veten e tyre apo për të caktuar një mbrojtës të autorizuar për mbrojtjen e tyre dhe kanë qasje në gjitha dëshmitë e grumbulluara gjatë hetimeve dhe në të gjitha shkresat e lëndës. 4. Vendimi i Komisionit mbi atë nëse është kryer sjellja e pahijshme apo mbi shqiptimin e një sanksioni bëhet në pajtim me procedurat dhe rregullat që do të nxirren nga Këshilli me qëllim të kryerjes të zhvillimit të procedurave disiplinore. Vendimi duhet të jetë në formë të shkruar dhe përmban arsyetimin. 5. Një kopje e vendimit i dërgohet prokurorit të akuzuar dhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The disciplinary commission may impose warnings, corrective warnings, temporary salary cuts up to 50%, demotion, or propose removal from office. It must choose a sanction that fits the circumstances, responsibility level, and consequences of the misconduct. If a prosecutor is acquitted at the end of the disciplinary procedure, the Council returns them to their former prosecutorial post.
Neni 27 Masat disiplinore 1. Komisioni mund të shqiptojë masat disiplinore si në vijim: 1.1 qortim; 1.2. qortim me urdhër për ndërmarrje të veprimeve korrigjuese; 1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) duke marrë parasysh natyrën e sjelljes së pahijshme; apo 1.4. ulje në detyrë brenda sistemit prokurorial; apo 1.5. propozim për largimin nga detyra të Prokurorit të Shtetit. 2. Komisioni Disiplinor shqipton sanksionin që është në përputhje me rrethanat, nivelin e përgjegjësisë, dhe pasojat e sjelljes së pahijshme. 3. Nëse prokurori lirohet nga akuzat në përfundim të procedurës disiplinore, ai apo ajo me vendim të Këshillit kthehet në zyrën e mëhershme prokuroriale. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Council may recommend dismissing a prosecutor only with written reasons and the Commission’s conclusions, and it must send the recommendation to the President and the prosecutor within 15 days. The President decides on the recommendation under the Constitution and this law, and the prosecutor is formally notified before the decision is implemented.
Neni 28 Shkarkimi nga detyra i Prokurorëve 1. Në bazë të procedurave disiplinore Këshilli vendos nëse sjellja e pahijshme e një prokurori arsyeton shkarkimin nga detyra. Çdo rekomandim nga Këshilli për shkarkim të një prokurori duhet të përfshijë arsyet me shkrim për një rekomandim të tillë dhe konkluzionet e Komisionit. 2. Rekomandimi i Këshillit për shkarkim i dorëzohet Presidentit dhe prokurorit në fjalë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ashtu siç parashihet në paragrafin 1. te këtij neni. 3. Presidenti vendos mbi rekomandimin e Këshillit për shkarkim, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë ligj. 4. Para zbatimit të vendimit të tillë, prokurori njoftohet zyrtarisht nga Këshilli lidhur me vendimin e Presidentit për miratimin apo mosmiratimin e shkarkimit nga detyra. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Appeals against disciplinary commission decisions may be filed with the Council through the Chair, and a timely appeal suspends execution of the disciplinary decision.
Neni 29 Ankesat ndaj vendimeve disiplinore 1. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit Disiplinor mund të i dorëzohen Këshillit përmes Kryesuesit. Një anëtar i Këshillit që ka marrë pjesë në procedurat e Komisionit Disiplinor nuk mund të merr pjesë në shqyrtimin e ankimit. 2. Prokurori i cili është subjekt i procedurave si dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor munden që para Këshillit të paraqesin ankesë kundër vendimit të Komisionit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i vendimit përfundimtar. 13 3. Afati për paraqitjen e ankesës sipas këtij neni mund të vazhdohet me kusht që kërkesa për vazhdim të afatit kohor të jetë parashtruar në Këshill brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të cekura. Këshilli nuk pranon vazhdimin e afatit kohor të kërkuar dhe parashtruar pas pesëmbëdhjetë (15) ditëve, në rast se nuk është rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme apo katastrofave. 4. Ankesa e ushtruar brenda këtyre afateve kohore e pezullon ekzekutimin e vendimit disiplinor siç parashtrohet në nenin 27 te këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A complaint may be made for specific legal, factual, or disciplinary-procedure errors, and it must be submitted in writing to the Council within the time limits set by this law.
Neni 30 Arsyet për ankesë 1. Ankesa mund të ushtrohet shkaku i: 1.1. shkeljes së ligjit apo akteve nënligjore të zbatueshme për prokurorët; 1.2. vërtetimit të gabuar apo prova jo të plota të situatës faktike; 1.3. shkeljes së procedurës disiplinore. 2. Ankesa në formë të shkruar i dorëzohet Këshillit brenda afateve kohore të parapara me këtë ligj. 3. Ankesa përmban: 3.1. identifikimin e ankuesit; 3.2. vendimin që atakohet; 3.3. datën e pranimit të vendimit; dhe 3.4. bazën specifike të ankesës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Council must review and decide any complaint within 3 months from the date the complaint is filed.
Neni 31 Afati për Shqyrtimin e ankesës Bazuar në veprimet e Komisionit Disiplinor, Këshilli shqyrton dhe vendos cilëndo ankesë brenda tre (3) muajsh nga data e parashtrimit së ankesës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Council may refuse a complaint without holding a hearing if certain conditions are verified, and it must do so within 5 days.
Neni 32 Refuzimi i ankesës 1. Këshilli mund të refuzojë një ankesë, pa mbajtur fare seancë dëgjimore, brenda pesë (5) ditëve, nëse vërtetohet që: 1.1. ankuesi nuk është njëra nga palët me të drejtë ankimi kundër vendimit; 1.2. ankesa nuk përmban një apo më shumë arsye që kërkojnë parashtrimin e ankesës; 1.3. ankesa nuk është paraqitur në afatin e përcaktuar kohor. KREU VI ZYRA E PROKURORIT DISIPLINOR - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office is established as an independent body serving the Kosovo Judicial Council and the Kosovo Prosecutorial Council.
Neni 33 Zyra e Prokurorit Disiplinor Zyra e Prokurorit Disiplinor themelohet si organ i ndarë dhe i pavarur që i shërben Këshillit Gjyqësor të Kosovës edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sa i përket sistemit prokurorial, Prokurori Disiplinor është 14 përgjegjës për hetimin e supozimeve për sjellje të pahijshme të prokurorëve dhe paraqitjen e provave dhe lëndës pranë Komisionit Disiplinor në mbështetje të veprimeve disiplinore për sjelljen e pahijshme. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office must act independently and impartially, and no person may directly or indirectly influence or try to influence its functions in relation to investigations, recommendations, or submissions to the Disciplinary Commission.
Neni 34 Pavarësia dhe Paanshmëria e Zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. 2. Sipas dispozitave të paragrafit 3. të nenit 26 te këtij ligji, asnjë person nuk ka të drejtë të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të përpiqet të ushtrojë ndikim mbi funksionet e Prokurorit Disiplinor sa i përket çfarëdo hetimi, rekomandimi apo paraqitjes së një lënde pranë Komisionit Disiplinor. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor Office must investigate misconduct complaints and referred cases, and may summon witnesses and collect documents for the investigation.
Neni 35 Përgjegjësitë e Zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Zyra e Prokurorit Disiplinor është përgjegjëse për hetimin e prokurorëve aty ku ekziston bazë e arsyeshme për të besuar që mund të jetë kryer sjellja e pahijshme si dhe për ofrimin e rekomandimeve dhe paraqitjes pranë Komisionit Disiplinor të provave në mbështetje të veprimit disiplinor. 2. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion hetime në rastet kur: 2.1. pranë Zyrës së Prokurorit Disiplinor është paraqitur ankesa e paraqitur nga cilido person fizik apo juridik; 2.2. me vet iniciativë, kur ekziston bazë e arsyeshme për të besuar se një prokuror mund të jetë përfshirë në sjellje të pahijshme. 3. Të gjitha ankesat, pavarësisht origjinës së tyre, dërgohen për hetim në Zyrën e Prokurorit Disiplinor. 4. Zyra e Prokurorit disiplinor heton hollësisht të gjitha çështjet që i referohen, vendos nëse rekomandimet për veprime disiplinore duhet të i paraqiten Komisionit Disiplinor si dhe njofton me shkrim Komisionin Disiplinor dhe prokurorin e dyshuar lidhur me rezultatin e hetimit. 5. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka të drejtë të thërrasë dëshmitarët si dhe grumbullojë dokumentet e nevojshme për hetim dhe të përcaktojë nëse rekomandimet për veprim disiplinor duhet të paraqiten tek Komisioni Disiplinor. 6. Zyra e Prokurorit Disiplinor i paraqet Komisionit Disiplinor rekomandimet për veprime disiplinore si dhe provat në mbështetje të veprimit disiplinor për sjelljen e pahijshme. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor Office Director is chosen by a two-thirds vote of the joint membership of the Kosovo Judicial Council and the Kosovo Prosecutorial Council, through a public merit-based competition, and may not receive extra compensation except reimbursement of reasonable necessary expenses.
Neni 36 Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor përzgjidhet me dy të tretat (2/3) e anëtarësisë së përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës në përputhje me rregulloret e personelit. Vendi i lirë plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas shpalljes publike të pozitës. 2. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor është përgjegjës si për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ashtu edhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës mbi administrimin efikas dhe efektiv të Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe ushtron përgjegjësitë e tij apo saj përkitazi me rregullat dhe rregulloret e shpallura nga të dy Këshillat. 3. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor pranon pagë ekuivalente të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit. Drejtori nuk pranon kompensim shtesë për detyra apo punësimin tjetër nga çfarëdo burimi tjetër, përveç rimbursimit për shpenzime të arsyeshme dhe të nevojshme. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Director of the Disciplinary Prosecutor’s Office must meet specified qualification requirements.
Neni 37 Kualifikimet e Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor 15 1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim: 1.1. të jetë shtetas dhe banor i Kosovës; 1.2. të ketë diplomë të vlefshme universitare të juridikut, drejtësisë penale, administrimit policor apo në një fushë të ngjashme sipas ligjeve të Kosovës; 1.3. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë punë relevante si avokat, gjyqtar apo zyrtar policor, prokuror apo në një fushë të ngjashme në zbatimin e ligjit apo të administrimit të së drejtës penale; 1.4. të ketë reputacion profesional pozitiv dhe integritet moral; 1.5. të ketë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e mandatuar së bashku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës; dhe 1.6. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përkufizohet me ligj. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor Office director may select, appoint, and dismiss disciplinary prosecutors and inspectors, and staff must meet the listed qualification requirements.
Neni 38 Përzgjedhja dhe Kualifikimet për Personelin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor 1. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, në konsultim me Këshillin dhe sipas kritereve kualifikuese të cekura në këtë nen, autorizohet të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë prokurorët disiplinorë. Zyra ndihmon në paraqitjen e rekomandimeve pranë Komisionit Disiplinor për veprime disiplinore kundër prokurorëve si dhe provat në mbështetje të veprimit disiplinor. Të gjitha vendet e lira plotësohen duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas shpalljes publike të pozitës. 2. Punonjësit e Zyrës së Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushin kualifikimet si në vijim: 2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës; 2.2. të kenë diplomë universitare në juridik, drejtësinë penale, administrim policor apo në një fushë të ngjashme sipas ligjeve të Kosovës; 2.3. të kenë së paku tre (3. vite përvojë pune relevante si avokat, gjyqtar, zyrtar policor, prokuror apo të një fushë të ngjashme në zbatimin e ligjit apo administrimin e së drejtës penale; 2.4. të kenë reputacion pozitiv profesional dhe integritet moral; 2.5. të kenë përfunduar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për pozitën e përbashkët nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës; 2.6. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve siç përkufizohet me ligj. 3. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor autorizohet, sipas kritereve të përzgjedhjes të përcaktuara në këtë nen, që të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë inspektorët. Inspektorët ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve për të cilat është përgjegjës Prokurori Disiplinor. Të gjitha vendet e lira plotësohen duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas shpalljes publike të pozitës. 4. Një inspektor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor duhet të përmbushë kualifikimet si në vijim: 4.1. të jetë shtetas dhe banor i Kosovës; 4.2. të ketë së paku tre 3 vite përvojë relevante pune në fushën e zbatimit të ligjit, punë policore, administrim të së drejtës penale apo në një fushë të ngjashme; 4.3. të ketë reputacion pozitiv në shoqëri; 16 4.4. të ketë mbaruar me sukses cilindo trajnim të kërkuar për këtë pozitë të mandatuar së bashku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës; 4.5. të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve. 5. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor është i autorizuar që sipas nevojës, të përzgjedhë, emërojë dhe shkarkojë, në përputhje me detyrimet Kushtetuese dhe kërkesat e rregulloreve të zbatueshme për personelin, administratën dhe personelin mbështetës që ofron mbështetje administrative për funksionet e personelit të drejtorit, prokurorëve disiplinorë dhe inspektorëve të Zyrës së Prokurorit Disiplinor. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Disciplinary Prosecutor’s Office director must send an annual budget to the Ministry of Economy and Finance and report yearly to a joint session of the Kosovo Judicial Council and Kosovo Prosecutorial Council.
Neni 39 Buxheti për Zyrën e Prokurorit Disiplinor Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor çdo vit i dërgon Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në mënyrë të drejtpërdrejtë një buxhet të ndarë për financimin e pagave të personelit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, përfshirë drejtorin, prokurorët disiplinorë, inspektorët dhe personelin administrativ dhe mbështetës si dhe shpenzimet e tjera operative të Zyrës së Prokurorit Disiplinor. Buxheti i Zyrës së Prokurorit Disiplinor administrohet nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me udhëzimin dhe vërtetimin nga Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor. Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka pushtet të kufizojë apo të drejtojë në ndonjë mënyrë tjetër shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe po ashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka pushtet të ri-alokojë buxhetin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor apo të përdorë për çfarëdo qëllimi tjetër fondet që janë caktuar për Zyrën e Prokurorit Disiplinor. Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor do të raportojë në baza vjetore para një seance të përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor. KREU VII TRAJNIMI I PROKURORËVE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Këshilli, me Institutin Gjyqësor të Kosovës, përcakton politikat, standardet dhe udhëzimet për trajnimin e prokurorëve, kandidatëve për prokurorë dhe stafit tjetër prokurorial.
Neni 40 Politikat e trajnimit, standardet dhe udhëzimet 1. Këshilli në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës i përcakton politikat, standardet dhe udhëzimet per rregullimin e trajnimit te prokuroreve, te kandidateve për prokurorore dhe stafit tjetër prokurorial. 2. Këshilli mund të krijojë shoqata apo organizata të tjera për zbatimin e trajnimit të mëtutjeshëm profesional të prokurorëve . 3. Këshilli mund të bashkëpunojë me shoqata ose me organizata të tjera për ngritjen profesionale te prokuroreve dhe te stafit tjetër prokurorial. KREU VIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Earlier Council actions generally stay valid and in force, unless this law or a later Council act repeals, changes, or clarifies them.
Neni 41 Vlefshmëria e Veprimeve të Mëparshme të Këshillit themeluar sipas Rregullores Administrative të UNMIK-ut 2005/52 dhe Ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës 1. Të gjitha veprimet e mëparshme administrative të Këshillit të marra nën Rregulloren Administrative të UNMIK-ut 2005/52 apo në bazë të Këshillit të themeluar në bazë të Ligjit mbi Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe të cilat janë marrë para themelimit të këtij Këshilli dhe transferimit të kompetencave, përfshirë shpalljen e cilësdo rregull, rregullore, skemë tarifore, urdhëresë apo veprimi tjetër zyrtar, do të mbeten të vlefshme dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohen me këtë ligj apo deri në një kohë kur veprimet e tilla Këshilli do t’i ndryshojë, shfuqizojë apo sqarojë. 17 2. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit lidhur me emërimin, transferimin apo disiplinën e prokurorëve mbeten të vlefshme dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohen përmes këtij ligji apo akti pasues ligjor. 3. Të gjitha veprimet e mëparshme të Këshillit për personelin sa i përket emërimit, ngritjes në detyrë, transferimit apo shkarkimit të punonjësve administrativ mbeten të vlefshme dhe në fuqi përpos nëse shfuqizohen me këtë ligj apo me veprim pasues të Këshillit. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The provision sets the Council’s initial membership and requires one of the chosen prosecutors to come from a non-majority community in Kosovo.
Neni 42 Përbërja fillestare e Këshillit 1. Pavarësisht nenit 5 të këtij ligji , përbërja fillestare e Këshillit është si në vijim: 1.1. kryeprokurori i Shtetit 1.2. prokurori që deri në atë kohë shërben si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës; 1.3. prokurori Special që shërben në Këshillin gjyqësor të Kosovës; 1.4. ministri i drejtësisë. 1.5. një (1) prokuror i qarkut dhe një prokuror komunal të zgjedhur nga anëtarët e mësipërm, njëri nga të cilët duhet të jetë nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. 1.6. tre (3) anëtarët e tjerë të zgjedhur nga Këshilli siç ceket në nenin 5 paragrafi 3. i këtij ligji, jo më vonë se tre (3) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: When the Prokurorial Council is established, powers and duties move from the Judicial Council to it; certain prosecutors are transferred too, and the Judicial Council plus the Ministry of Justice must send all prosecutor files to the Council within 3 months.
Neni 43 Transferimi i kompetencave 1. Me themelimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës siç ceket me këtë ligj, detyrat dhe kompetencat që deri në atë kohë janë ushtruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës transferohen tek Këshilli. 2. Prokurorët të cilët në kohën e themelimit të këtij Këshilli siç ceket me këtë ligj, janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, transferohen në Këshill dhe mbesin aty deri në skadimin e natyrshëm të mandatit të tyre. 3. Jo më vonë se tre (3) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë transferojnë në Këshill të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me prokurorët. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article repeals and replaces UNMIK Regulation No. 2005/52 and any other legal provisions that conflict with this law.
Neni 44 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon dhe zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 si dhe të gjitha dispozitat tjera ligjore të cilat bien ndesh me këtë ligj. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on 1 January 2011.
Neni 45 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi më 1 Janar 2011, në përputhje me nenin 80 (6) të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-224 30 shtator 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-051-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi. 18
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-224 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in