LIGJI NR. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT
This is the preamble and title of Law No. 03/L-225 on the State Prosecutor.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-225
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of Law No. 03/L-225 on the State Prosecutor. This provision says the law establishes and regulates the State Prosecutor’s organization, jurisdiction, functioning, powers, and duties. This article defines several terms used in the law. The State Prosecutor must act independently and impartially, and prosecutors must treat everyone equally and without bias; no person may interfere with or influence prosecutorial work in an investigation, proceeding, or individual case. Only authorized and competent state prosecutors, and special prosecutors, may carry out prosecutorial functions in Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of Law No. 03/L-225 on the State Prosecutor.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 83 / 29 TETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PЁR PROKURORIN E SHTETIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law establishes and regulates the State Prosecutor’s organization, jurisdiction, functioning, powers, and duties.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit Ky ligj themelon dhe rregullon organizimin, juridiksionin, funksionimin, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Prokurori i Shtetit nënkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe përfshinë si në vijim: prokuroritë themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione prokuroriale. 1.2. Kryeprokurori i Shtetit nënkupton Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe menaxhmentin dhe kreun mbikëqyrës të Prokurorit të Shtetit. 1.3. Kryeprokurori nënkupton kreun e zyrës së prokurorit, duke përjashtuar Kryeprokurorin e Shteti dhe Kryeprokurorin Prokurorisë Speciale. 1.4. Kushtetuta nënkupton Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1.5. Prokuror Special nënkupton prokurorin e shtetit që shërben në Prokurorinë Speciale siç ceket në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, Nr. 2008/03-L052. 1.6. Këshill nënkupton Këshillin Prokurorial të Kosovës, siç ceket në Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës. 2 KREU II PARIMET THEMELORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The State Prosecutor must act independently and impartially, and prosecutors must treat everyone equally and without bias; no person may interfere with or influence prosecutorial work in an investigation, proceeding, or individual case.
Neni 3 Pavarësia dhe paanshmëria e Prokurorit të Shtetit 1. Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur që ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme. 2. Prokurori i Shtetit dhe secili prokuror para ligjit siguron trajtim të barabartë, objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë personat pavarësisht gjinisë, racës, prejardhjes kombëtare apo sociale, shoqatave apo lidhjeve politike, besimeve fetare, gjendjes apo të metave shëndetësore, apo pozitës shoqërore. 3. Është e kundërligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën për cilindo person fizik apo juridik që të ndërhyjë, pengojë, ndikojë apo të përpiqet të ndërhyjë, pengojë apo ndikojë te Prokurori i Shtetit gjatë kryerjes së funksioneve prokuroriale lidhur me cilindo hetim, procedurë apo lëndë individuale. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Only authorized and competent state prosecutors, and special prosecutors, may carry out prosecutorial functions in Kosovo.
Neni 4 Ushtrimi i funksioneve prokuroriale 1. Në Republikën e Kosovës funksionet prokuroriale ushtrohen vetëm nga prokurorët e autorizuar dhe kompetentë të shtetit edhe prokurorët specialë siç ceket në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, të Republikës së Kosovës Nr. 2008/03L-052. 2. Një prokuror i shtetit i emëruar sipas rregullave është i autorizuar të iniciojë hetime penale, të paraqesë aktakuzën apo propozim akuzën, të zhvillojë ndjekjen penale apo të kryejë detyra apo funksione të tjera prokuroriale që janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e zbatueshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The State Prosecutor must reflect ethnic diversity in Kosovo.
Neni 5 Shumëllojshmëria etnike e Prokurorit të Shtetit Prokurori i Shtetit pasqyron shumëllojshmërinë etnike në Republikën e Kosovës, në pajtueshmëri me nenet 109(4) dhe 110(3) të Kushtetutës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht lidhur me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The State Prosecutor must carry out its functions efficiently, effectively, and in compliance with the Constitution, applicable laws, and internationally accepted principles on non-discrimination, human rights, and fundamental freedoms.
Neni 6 Efikasiteti i Prokurorit të Shtetit Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta në mënyrë efikase dhe efektive dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet e zbatueshme dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht për mos-diskriminimin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. KREU III DETYRAT DHE KOMPETENCAT E PROKURORIT TË SHTETIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: State prosecutors must carry out their prosecutorial duties independently, fairly, objectively, and impartially, and perform the listed criminal-procedure tasks.
Neni 7 Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve 1. Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit përfshijnë: 1.1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit; 1.2. zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare; 1.3. sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale dhe bazuar në ligjin e zbatueshëm dhe kodin e etikës profesionale; 3 1.4. ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të Prokurorit të Shtetit; 1.5. mbrojtjen e të drejtave ligjore të viktimave, dëshmitarëve, të dyshimtëve, të akuzuarve dhe personave të dënuar; 1.6. ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale; 1.7. marrjen e vendimeve mbi inicimin, vazhdimin apo ndërprerjen e procedurës penale ndaj personave të dyshuar apo të akuzuar për kryerjen e veprave penale; 1.8. ngritjen e aktakuzave dhe përfaqësimin e tyre para gjykatës; 1.9. ushtrimin e mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve gjyqësore; 1.10. bashkëpunimin me policinë, gjykatat dhe institucionet e tjera; 1.11. ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera të përcaktuara me ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The State Prosecutor cooperates with state, public, and private institutions in activities that educate society to increase legal awareness and prevent criminal offences.
Neni 8 Veprimtaritë parandaluese Prokurori i Shtetit bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe subjektet e tjera publike dhe private në aktivitete lidhur me edukimin e shoqërisë me qëllim të ngritjes së njohurisë për ligjin dhe parandalimit të veprave penale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The State Chief Prosecutor must set protocols and procedures for international cooperation on criminal prosecutions, working with the Ministry of Justice.
Neni 9 Bashkëpunimi ndërkombëtar 1. Kryeprokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të përcaktojë protokole dhe procedura për të ngritur bashkëpunimin me autoritetet e shteteve të tjera sa i përket ndjekjeve penale, përmes shkëmbimit të informacionit dhe mënyrave të tjera në përputhje me ligjin e zbatueshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare lidhur mes Kosovës dhe vendeve të tjera. 2. Kryeprokurori i Shtetit bashkëpunon me autoritetet dhe subjektet ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The State Prosecutor must regularly provide the public with information about its activities, but must not disclose information that would reveal official secrets or harm investigations, proceedings, privacy, dignity, security, or minors’ rights.
Neni 10 Marrëdhëniet me publikun 1. Prokurori i Shtetit i ofron publikut rregullisht informacione lidhur me veprimtaritë e saj. 2. Pavarësisht nga paragrafi 1. i këtij neni, Prokurori i Shtetit nuk ofron asnjë informatë qoftë drejtpërdrejtë apo tërthorazi që do të zbulonte sekretet zyrtare, do të rrezikonte një hetim apo procedurë penale në zhvillim e sipër , do të dëmtonte integritetin, dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat mbi privatësinë e cilitdo person, apo që do të shkelte të drejtat e të miturve. KREU IV STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE JURIDIKSIONI I PROKURORIT TË SHTETIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The State Prosecutor General has nationwide and exclusive jurisdiction in specified cases, may take over cases in defined circumstances, may issue internal rules, and may delegate some responsibilities.
Neni 11 Kryeprokurori i Shtetit 1. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme. 3. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike. 4 4. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë me kërkesë apo pajtim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. 5. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë në secilën prokurori të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me ligj. 6. Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorit të Shtetit dhe ka përgjegjësi të gjithëmbarshme për menaxhimin e Prokurorit të Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve. Kryeprokurori i Shtetit mund të delegoj disa përgjegjësi të tij/saj. 7. Kryeprokurori i Shtetit nxjerr rregulla, instruksione, udhëzime dhe vendime për rregullimin e brendshëm të Prokurorit të Shtetit. 8. Selia e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është në Prishtinë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Prosecutor General’s Office must provide administrative support to the Kosovo Prosecutorial Council and prosecutor offices, ensure adequate administrative staff and materials within the approved budget, and may request written reports or information from a subordinate prosecutor.
Neni 12 Roli administrativ i zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit 1. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ofron përkrahje administrative Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrave të prokurorit siç ceket në Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës. 2. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të kujdeset që të gjitha prokuroritë të kenë stafin adekuat administrativ dhe t’iu sigurojë të gjitha materialet e nevojshme brenda buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. 3. Kryeprokurori i Shtetit, apo cilido prokuror të cilit Kryeprokurori i Shtetit mund t’i delegojë autoritetin, mund të kërkojnë nga një prokuror vartës që të ofrojë raporte apo informata të tjera me shkrim lidhur me progresin, gjendjen apo zgjidhjen e lëndëve për të cilat është përgjegjës prokurori vartës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Secili Kryeprokuror ka përgjegjësi administrative dhe funksionale, mund të delegojë disa kompetenca me pajtim, mund të marrë përsipër hetime ose procedurë penale me pëlqim paraprak, dhe duhet të caktojë lëndët për prokurorët duke marrë parasysh natyrën e lëndës, përvojën dhe specializimin.
Neni 13 Autoriteti i Kryeprokurorit 1. Secili Kryeprokuror është përgjegjës ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial për ushtrimin efektiv, efikas dhe korrekt të funksioneve prokuroriale të prokurorisë dhe të prokurorëve në kuadër të saj. 2. Secili Kryeprokuror është kreu administrativ i prokurorisë në të cilën është emëruar. Kryeprokurori mund të delegojë disa kompetenca, varësisht prej pajtimit të Kryeprokurorit të Shtetit. 3. Secili Kryeprokuror mund të ndërmarrë funksionet e ndjekjes penale të cilat i janë caktuar një prokurori vartës të shtetit në atë prokurori dhe nga ai apo ajo mund të marrë përsipër zhvillimin e drejtpërdrejtë të hetimeve apo të procedurës penale, me pëlqimin paraprak të Kryeprokurorit të Shtetit. 4. Secili Kryeprokuror do të caktojë lëndët prokurorëve brenda prokurorisë, duke marrë parasysh natyrën e lëndës, përvojën dhe specializimin e prokurorit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The State Prosecutor in Kosovo must be organized and operate in line with this law, and also with the Special Prosecutor law where it applies.
Neni 14 Organizimi i prokurorive 1. Prokurori i Shtetit në Republikën e Kosovës organizohet dhe funksionon në përputhje me këtë ligj si dhe me Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, në raste kur mund të aplikohet. 2. Prokurori i Shtetit në Republikën e Kosovës organizohet në prokuroritë si në vijim: 2.1. Prokuroria Themelore e përbërë nga Departamenti i Përgjithshëm, nga Departamenti për të Mitur dhe nga Departamenti për Krime të Rënda. 2.2. Prokuroria e Apelit e përbërë nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë; 5 2.3. Prokuroria Speciale; dhe 2.4. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit 3. Lëndët që bien në kompetencë të Departamentit për Çështje Ekonomike ose Departamentit për Çështje Administrative pranë Gjykatës Themelore do të i caktohen prokurorëve pranë Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Central Prosecutor’s Office has jurisdiction over all first-instance cases, unless another law provides otherwise.
Neni 15 Prokuroria Themelore 1. Prokuroria Themelore ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveq nëse është paraparë ndryshe më ligj. 1.1. Prokuroria Themelore themelohet me anë të këtij ligji me juridiksionin territorial të cekur si në vijim: 1.2. Prokuroria Themelore në Prishtinë, për territorin e Gjykatës Themelore të Prishtinës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.3. Prokuroria Themelore në Ferizaj, për territorin e Gjykatës Themelore të Ferizajit siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.4. Prokuroria Themelore në Gjakovë, për territorin e Gjykatës Themelore të Gjakovës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.5. Prokuroria Themelore në Gjilan, për territorin e Gjykatës Themelore të Gjilanit siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.6. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për territorin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.7. Prokuroria Themelore në Pejë, për territorin e Gjykatës Themelore të Pejës siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; 1.8. Prokuroria Themelore në Prizren, për territorin e Gjykatës Themelore të Prizrenit siç ceket në Ligjin mbi Gjykatat; - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Appeals Prosecution Office is established to act before the Court of Appeals.
Neni 16 Prokuroria e Apelit 1. Prokuroria e Apelit themelohet për të vepruar para Gjykatës së Apelit. 2. Prokuroria e Apelit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë i emëruar sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës. 3. Prokuroria e Apelit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 4. Selia e Prokurorisë së Apelit është në Prishtinë. 5. Prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Apelit do të specializohen në përfaqësimin e ndjekjes penale para Gjykatës së Apelit. Kur një lëndë e prokurorisë prezantohet para Gjykatës së Apelit, prokurori i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit, mund të shoqërojë dhe ndihmojë Prokurorin e Shtetit të Prokurorisë së Apelit në paraqitjen e ankesës apo mbrojtjen kundër ankesës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Special Prosecution’s territorial jurisdiction, scope, competences, composition, and the appointment of its Chief Prosecutor are governed exclusively by the Special Prosecution law.
Neni 17 Prokuroria Speciale 1. Juridiksioni territorial, fushëveprimi dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale rregullohen ekskluzivisht me Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, të Republikës së Kosovës Nr. 2008/03-L052. 6 2 Përbërja e Prokurorisë Speciale dhe emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale bëhet në bazë të Ligjit mbi Prokurorinë Speciale, të Republikës së Kosovës Nr. 2008/03-L052. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The State Prosecutor General may ask the Kosovo Prosecutorial Council to establish additional offices in the prosecutorial system.
Neni 18 Themelimi i zyrave tjera 1. Kryeprokurori i Shtetit mund t’i paraqet kërkesë Këshillit Prokurorial të Kosovës për themelimin e zyrave të tjera në kuadër në sistemit prokurorial. 2. Në rast së Këshilli miraton themelimin e një zyre tjetër, atëherë do t’i paraqesë Kuvendit të Kosovës një propozim për plotësim buxhetor. KREU V KUALIFIKIMET, KRITERET DHE TË DREJTAT PËR EMËRIMIN E PROKURORËVE TË SHTETIT - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People applying to become state prosecutors must meet the listed qualification and minimum criteria.
Neni 19 Kualifikimet dhe kriteret minimale për emërim 1. Kandidatët për emërim si prokurorë të shtetit duhet të përmbushin kualifikimet dhe kriteret minimale si më poshtë: 1.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës; 1.2. të kenë diplomë të Fakultetit Juridik, të pranuar nga ligjet e Kosovës; 1.3. të kenë kaluar provimin e jurispodencës; 1.4. të kenë kaluar provimin përgatitor për prokurorë dhe gjyqtarë; 1.5. të kenë reputacion të lartë pozitiv profesional dhe integritet moral; 1.6. të mos jenë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve të përcaktuara me ligj; 1.7. të kenë dhënë provimin për arsimim ligjor, përveç personave, që kanë së paku shtatë (7) vjet përvojë pune ligjore dhe avokatët, që e kanë ushtruar profesionin e avokatit së paku pesë (5) vjet. 1.8. provimit përgatitor nuk i nënshtrohen kandidatët, të cilët e kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit ose të prokurorit së paku tre (3) vjet, si dhe kandidatët, të cilët kanë së paku shtatë (7) vjet përvojë pune ligjore dhe e kanë dhënë provimin përgatitor gjatë procesit të emërimit dhe të riemërimit për gjyqtarë dhe prokurorë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Candidates for appointment as state prosecutors must meet extra experience requirements for certain prosecutor posts.
Neni 20 Kriteret e veçanta për prokurorë të caktuar të shtetit 1. Përveç kualifikimeve minimale, të gjithë kandidatët për emërim si prokurorë të shtetit, me qëllim të emërimit në prokurori të caktuara, duhet gjithashtu të kenë kualifikimet e mëposhtme: 1.1. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar; 1.2. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku katër (4) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar; 1.3. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale, kandidati duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku tre (3) vite përvojë si prokuror; 7 1.4. për ta ushtruar funksionin e prokurorit pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kandidati duhet të ketë së paku gjashtë (6) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku katër (4) vite përvojë si prokuror; 1.5. për ta ushtruar funksionin si Kryeprokuror kandidati duhet të ketë së paku tetë (8) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku gjashtë (6) vite përvojë si prokuror i shtetit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets salary and leave entitlements for state prosecutors and limits when pay may be reduced.
Neni 21 Kompensimi i prokurorëve të shtetit 1. Gjatë periudhës së shërbimit, prokurorët e shtetit gëzojnë pagat bazë si në vijim: 1.1. kryeprokurori i Shtetit pranon pagë ekuivalente me atë të Kryetarit të Gjykatës Supreme. 1.2. prokurorët me mandat të përhershëm në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit pranojnë pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë për qind (90%) me pagën e Kryeprokurorit të Shtetit. 1.3. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale pranon pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë e pesë (95) % me pagën e Kryeprokurorit të Shtetit. 1.4. prokurorët me mandat të përhershëm në Prokurorinë Speciale marrin pagë ekuivalente me pagën e prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit te Shtetit; 1.5. kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit merr pagë ekuivalente me pagën e kryetarit të Gjykatës se Apelit; 1.6. prokurorët me mandat të përhershëm në Prokurorinë e Apelit pranojnë pagë ekuivalente në shkallë nëntëdhjetë për qind (90%) me pagën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit. 1.7. kryeprokurorët e prokurorive themelore marrin pagë ekuivalente me kryetarët e gjykatave themelore. 1.8. secili prokuror me mandat të përhershëm në Prokurorinë Themelore pranon pagë jo më pak se shtatedhjetë përqind (70%) e pagës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore. Këshilli do të nxjerr skemën për kompensime shtesë që pasqyron përgjegjësitë e veçanta të prokurorit që paraqitet para Departamentit të Krimeve të rënda pranë Gjykatës Themelore, por në asnjë rast shuma e pagës bazë dhe pagesës shtesë nuk do të kalojë nëntëdhjetë për qind (90%) të pagës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore. 1.9. përpos pagës së tyre bazë, secili prokuror gëzon të drejtën për kompensim shtesë për shërbime tjera siç ceket me ligj apo rregulla të nxjerra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. 1.10. pavarësisht nga ndonjë dispozitë tjetër e ligjit, paga e prokurorëve të shtetit nuk do të zvogëlohet gjatë periudhës së shërbimit të tyre përpos nëse kjo caktohet si sanksion nga Këshilli Prokurorial apo Komisioni Disiplinor i Këshillit bazuar në përcaktimin se prokurori i shtetit ka kryer sjellje të pahijshme apo ndonjë vepër penale. 1.11. prokurorët e shtetit kanë të drejtë në pushim vjetor në masë të barabartë me shërbyesit civilë, por në asnjë rast më pak së njëzet (20) ditë pushimi vjetor me pagesë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Prokurorët kanë të drejtë t’i kërkojnë Këshillit Prokurorial të Kosovës masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe familjet e tyre kur kërcënimi lidhet me ushtrimin e funksionit prokurorial.
Neni 22 Mbrojtja Prokurorët kanë të drejtë që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur kërcënimi për jetën e tij apo të një anëtari të familjes vjen si rezultat i ushtrimit të funksionit të tyre prokurorial apo buron nga ai. 8 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Prokurorët kanë imunitet për veprimet, vendimet dhe mendimet brenda përgjegjësive të tyre, por jo në rast shkeljeje të qëllimshme të ligjit. Nëse një prokuror akuzohet ose arrestohet, duhet të njoftojë pa vonesë Kryeprokurorin e Shtetit.
Neni 23 Imuniteti 1. Prokurorët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga funksioni për veprimet e ndërmarra, vendimet e marra, apo mendimet e shprehura që janë brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. 2. Prokurorët nuk gëzojnë imunitet dhe mund të shkarkohen nga funksioni nëse kanë kryer shkelje të qëllimshme të ligjit. 3. Kur një prokuror akuzohet apo arrestohet, ai/ajo duhet ta njoftojë pa vonesë Kryeprokurorin e Shtetit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Prokurorët kanë të drejtë për trajnim profesional të duhur; Këshilli përcakton këtë trajnim, dhe Kryeprokurori i Shtetit së bashku me Këshillin shqyrtojnë programet trajnuese dhe bëjnë përmirësime.
Neni 24 Trajnimi i prokurorëve të shtetit 1. Prokurorët kanë të drejtë në trajnim profesional të duhur për t’iu mundësuar ushtrimin efektiv të funksioneve të tyre prokuroriale, siç është e përcaktuar nga Këshilli. 2. Kryeprokurori i Shtetit, së bashku me Këshillin, shqyrton programet trajnuese për prokurorët dhe bën përmirësime të nevojshme për të siguruar përshtatjen, efikasitetin dhe dobinë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Prokurorët may join professional organizations and engage in certain professional or scientific activities, but they must not publish relevant prosecutorial file content except where expressly allowed by law or a subordinate act.
Neni 25 Veprimtaritë profesionale 1. Prokurorët kanë të drejtë të marrin pjesë në organizata profesionale të cilat promovojnë pavarësinë dhe mbrojtjen e interesave profesionale të prokurorëve. 2. Prokurorët mund të angazhohen në veprimtari të cilat janë në përputhje më Kodin e Etikës dhe Sjelljen Profesionale të Prokurorëve, siç është pjesëmarrja në takime shkencore, ligjërime apo trajnime dhe pjesëmarrje në përgatitjen e projekteve të ndryshme ligjore. Varësisht prej miratimit nga Kryeprokurori i Shtetit, prokurorët mund të marrin kompensim për veprimtaritë e tilla në përputhje me Kodin e Etikës dhe Sjelljen Profesionale të Prokurorëve në rast se nuk ekziston konflikt interesash dhe se nuk ka shkelje të ligjit, kodit të etikës apo akteve të tjera nën-ligjore. 3. Në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Prokurorëve, prokurorët e shtetit mund të angazhohen në shkrime profesionale dhe shkencore por nuk mund të botojnë përmbajtjen relevante të dosjeve prokuroriale gjatë apo pas përfundimit të funksionit prokurorial, përveç nëse kjo lejohet shprehimisht me ligj apo akt nën-ligjor të lëshuar nga Këshilli. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Prosecutors must follow the professional ethics code and must not use their office or reputation for personal gain, take outside work that threatens independence or impartiality, or engage in political activity.
Neni 26 Sjellja e prokurorëve 1. Prokurorët nuk do të përdorin statusin si prokuror apo reputacionin e prokurorisë për të avancuar të drejtat apo interesat e tyre personale. 2. Prokurorët nuk do të kryejnë asnjë detyrë apo shërbim tjetër që mund të ndërhyjë në pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre apo që në ndonjë mënyrë tjetër mund të mos jetë në përputhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit. 3. Prokurorët nuk do të angazhohen në çfarëdo funksioni apo veprimtarie politike, përfshirë anëtarësinë në parti politike ose kandidimin apo mbajtjen e pozite politike. Prokurorët inkurajohen të votojnë por nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje apo veprimtari politike. Mbajtja e pozitës politike është në mospajtueshmëri me ushtrimin e funksionit të prokurorit. 4. Sjellja e prokurorit duhet të jetë në përputhje me dispozitat e parashtruara në Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale të Prokurorëve. 9 KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Këshilli must prepare an implementation plan for the transition to the new prosecution system, post it on its website by 1 December 2011, and continue the plan during 2012.
Neni 27 Tranzicioni i Prokurorive 1. Ky ligj do të zbatohet sipas orarit në vijim: 1.1. faza e planifikimit: nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2011, Këshilli do të përgatisë planin e zbatimit për të lehtësuar kalimin nga sistemi aktual prokurorial tek sistemi prokurorial i themeluar sipas këtij ligji. Deri më datë 1 dhjetor, 2011 Këshilli do të postojë në faqen e vet të internetit planin e zbatimit. 1.2. faza e zbatimit: nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012, Këshilli do të vazhdojë me planin e vet të zbatimit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Prosecutorial Council must issue regulations and prepare an implementation plan during the planning phase, and take all necessary steps to implement this law and ensure a smooth transition to the new prosecutorial structure.
Neni 28 Përgjegjësitë e Këshillit Prokurorial gjatë fazës së planifikimit dhe zbatimit 1. Gjatë fazës së planifikimit Këshilli do të shpallë rregullore lidhur me çështjet kalimtare dhe operative të cilat paraqiten si të nevojshme sipas këtij ligji. 2. Gjatë fazës së planifikimit, Këshilli do të zhvillojë një plan të detajuar për zbatim që përfshinë, por që nuk kufizohet me sa vijon: 2.1. caktimin, ri caktimin dhe transferimin e lëndëve tek prokuroritë përkatëse me juridiksion territorial apo material për ato lëndë; 2.2. caktimin e personelit; 2.3. transferimin e pajisjeve fizike në mes prokurorive; 2.4. caktimin dhe transferimin e prokurorëve në zyrat dhe pozitat përkatëse siç është paraparë me këtë ligj, duke marrë parasysh dhe duke i dhënë rëndësinë e duhur emërimeve dhe vendimeve të marrura gjatë procesit gjithëpërfshirës të riemërimit dhe ngarkesës me lëndë për secilën prokurori; dhe 2.5. të gjitha çështjet e tjera që ndikojnë në kalimin e sistemit prokurorial në strukturën e themeluar me këtë ligj si dhe për funksionimin efikas në të ardhmen të prokurorive. 3. Këshilli do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për organizimin, planifikimin dhe zbatimin e plotë të dispozitave të këtij ligji dhe për të siguruar kalim të lehtë në strukturën e re prokuroriale. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Unresolved cases are reassigned on 1 January 2013 to the relevant prosecutorial office based on their instance level.
Neni 29 Përfundimi i lëndëve të pazgjidhura 1. Të gjitha lëndët të cilat më datë 31 dhjetor 2012 janë lëndë të shkallës së tretë në cilëndo prokurori dhe të cilat nuk janë përfunduar me vendim të formës së prerë nga gjykata , më datë 1 janar 2013 do të trajtohen si lëndë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. 2. Të gjitha lëndët të cilat më datë 31 dhjetor 2012 janë lëndë të shkallës së dytë në cilëndo prokurori dhe të cilat nuk janë përfunduar me vendim të formës së prerë nga gjykata,, më datë 1 janar 2013 do të trajtohen si lëndë të Prokurorisë së Apelit. 3. Të gjitha lëndët të cilat më datë 31 dhjetor 2012 janë lëndë të shkallës së parë në cilëndo prokurori dhe të cilat nuk janë përfunduar me vendim të formës së prerë nga gjykata,, më datë 1 janar 2013 do të trajtohen si lëndë të Prokurorisë Themelore përkatëse e cila ka juridiksionin mbi territorin përkatës. 10 - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Earlier prosecutorial acts stay valid unless later overturned by a court decision or by a directive from the State Chief Prosecutor or the Council under this law.
Neni 30 Vlefshmëria e akteve të mëparshme Të gjitha veprimet e mëparshme të autoriteteve prokuroriale lidhur me lëndët që në atë kohë ishin nën autoritetin e tyre të ligjshëm dhe që janë marrë para transferimit të kompetencave të cekura me këtë ligj, do të mbesin në fuqi përveç nëse këto shfuqizohen nga ndonjë vendim pasues i gjykatës apo nga ndonjë direktivë nga Kryeprkurori i Shtetit ose Këshilli sipas këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must provide adequate funds from the Republic of Kosovo budget to fully implement this law.
Neni 31 Buxheti Për zbatimin e plotë të këtij ligji, Qeveria e Kosovës do të sigurojë fonde adekuate nga Buxheti i Republikës së Kosovës. KREU VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article repeals listed laws from the time this law enters into force, reinterprets certain legal references to mean “Prokurori i Shtetit,” and says this law does not change the Special Prosecution’s existing authority, jurisdiction, powers, or duties.
Neni 32 Shfuqizimi i ligjeve tjera 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen ligjet në vijim: 1.1. Ligji mbi Prokurorinë Publike të Krahinës Autonome të Kosovës 1.2. Rregullorja e UNMIK-ut nr.1999/05, Për themelimin e Gjykatës ad hoc të instancës së fundit dhe të zyrës ad hoc të Prokurorisë Publike. 1.3. cilido ligj tjetër deri në masën që është në mospërputhshmëri me dispozitat e këtij ligji. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji cilido referim në cilindo ligj, rregullore, urdhëresë, rregull apo ndonjë akt tjetër juridik për “Shërbime Prokuroriale” apo “Prokuror Publik” do të interpretohen që të kenë kuptimin e “Prokurorit të Shtetit” 3. Asgjë në këtë ligj nuk do të interpretohet apo zbatohet për të ndryshuar, kufizuar, zgjeruar apo për të ndryshuar në ndonjë formë tjetër autoritetin, juridiksionin, pushtetin apo detyrat e caktuara të Prokurorisë Speciale të përcaktuara me Ligjin mbi Prokurorinë Speciale, Nr. 2008/03-L052. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article says some provisions take effect under the Constitution, and the rest of the law takes effect on 1 January 2013.
Neni 33 Hyrja në fuqi Nenet 21, 28 dhe 29 hyjnë në fuqi sipas nenit 80(6) të Kushtetutës. Pjesa tjetër e këtij ligji hyn në fuqi më 1 janar 2013. Ligji Nr. 03/ L-225 30 shtator 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-049-2010, datë 18.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-225 PЁR PROKURORIN E SHTETIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in