LIGJI NR. 03/L-231 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on the Police Inspectorate of Kosovo, citing Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-231
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on the Police Inspectorate of Kosovo, citing Article 65(1) of the Constitution. This article says the law sets out the mission, organization, functioning, duties, and responsibilities of the Kosovo Police Inspectorate. This article sets out IPK’s scope: it can investigate police crimes, inspect Police of Kosovo structures and functions, handle high-profile disciplinary incidents, investigate alleged serious disciplinary breaches by senior police officials, receive citizen complaints, and report findings to the Prime Minister in one case. The Police Inspectorate of Kosovo’s mission is to ensure a responsible, democratic, and transparent police service. This article defines key terms used in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-231 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly of Kosovo adopts the Law on the Police Inspectorate of Kosovo, citing Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 87 / 16 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-231 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the mission, organization, functioning, duties, and responsibilities of the Kosovo Police Inspectorate.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit Policor të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets out IPK’s scope: it can investigate police crimes, inspect Police of Kosovo structures and functions, handle high-profile disciplinary incidents, investigate alleged serious disciplinary breaches by senior police officials, receive citizen complaints, and report findings to the Prime Minister in one case.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Objekt i veprimtarisë së IPK-së është: 1.1. parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj; 1.2. inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi; 1.3. hetimi dhe/ose inspektimi i incidenteve disiplinore të profilit të lartë, ku përfshihen të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, siç është përcaktuar ne nenin 4, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.11 të këtij ligji. 1.4. hetimi i të gjitha shkeljeve disiplinore të supozuara të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve policor të nivelit të lartë ekzekutiv; 1.5. kur ekziston dyshimi i bazuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kryer shkelje diciplinore, Kryeministri mund të autorizon IPK-në për zhvillim të hetimeve diciplinore. IPK-ja pas përfundimit të hetimeve diciplinore i raporton Kryeministrit për të gjeturat; 1.6. pranimi i të gjitha ankesave të qytetarëve si dhe shqyrtimi dhe përcaktimi se cilat nga ankesat hetohen nga IPK dhe cilat do t’i referohen Policisë së Kosovës apo institucioneve përgjegjëse. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate of Kosovo’s mission is to ensure a responsible, democratic, and transparent police service.
Neni 3 Misioni 2 Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Hetues – personeli i Inspektoratit Policor të Kosovës që zhvillon hetime penale ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv; 1.2. Inspektorët – personeli i Inspektoratit Policor të Kosovës që zhvillon inspektime në Policinë e Kosovës; 1.3. MPB - Ministria e Punëve të Brendshme; 1.4. Ministri – Ministri i Punëve të Brendshme; 1.5. IPK - Inspektorati Policor i Kosovës; 1.6. Punonjës i Policisë së Kosovës - tërë personeli i Policisë që përfshin zyrtarin policor dhe stafin civil të Policisë së Kosovës; 1.7. Policia - Policia e Kosovës; 1.8. Institucionet për zbatim të ligjit - të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që kanë autorizimet policore; 1.9. Hetimi i integritetit - teknika apo metoda që shërben për verifikimin e etikës dhe integritetin e punonjësve të Policisë së Kosovës. 1.10. Inspektim - vlerësimi i mënyrës së kryerjes së detyrave në Policinë e Kosovës, duke siguruar arritjen e qëllimeve, në përputhje me legjislacionin dhe standardet e kërkuara; 1.11. Incident disiplinor i profilit të lartë - incidenti ose trendi i ngjarjeve që tërheqin vëmendje domethënëse të publikut duke përfshirë, por pa u kufizuar në supozimet si: 1.11.1. konflikte apo incidente të drejtpërdrejta në mes policisë dhe komuniteteve që ndërlidhet me veprimet racore, etnike apo diskriminuese; 1.11.2. një problem akut i konfliktit të drejtpërdrejtë në mes policisë dhe komuniteteve. Konflikti mund të jetë në formën e ngacmimit, brutalitetit apo përdorimit të forcës së tepruar nga ana e Policisë; 1.11.3. të gjitha incidentet e përdorimit të forcës vdekjeprurëse; 1.11.4. të gjitha vdekjet gjatë mbajtjes nën kontroll nga policia; 1.11.5. aksidentet fatale të trafikut ku përfshihen punonjësit e policisë; 1.12. Ankesat ndaj shërbimit - ankesa e bërë lidhur me standardet policore, udhëzimet operative apo parimeve të shërbimit policor; 1.13. Ankesat për sjellje kriminale – ankesa për sjelljet kriminale të punonjësve policor të bërë me dije autoriteteve përkatëse. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: IPK staff must follow the IPK Code of Ethics and civil service conduct principles, and IPK must conduct its work independently, transparently unless investigations would be harmed, and accept and register citizen complaints.
Neni 5 Parimet 1. Punonjësit e IPK-së duhet të respektojnë Kodin e Etikës të IPK-së dhe parimet që parashihen me Kodin e Mirësjelljes për Nëpunësit Civil. 2. Punonjësit e IPK-së, në përmbushje të detyrave të tyre, do të respektojnë ligjin në fuqi, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe kontribuojnë në realizimin e tyre. 3. IPK udhëhiqet nga parimet e profesionalizmit, objektivitetit, paanshmërisë politike dhe mos diskriminimit. 4. IPK do të reflektojë përbërjen multietnike të Republikës së Kosovës së bashku me parimet e barazisë gjinore dhe të drejtat e njeriut të garantuara më Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 5. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, IPK është e pavarur. 6. IPK, gjatë hetimit, në pajtim më ligjin e aplikueshëm, është e autorizuar të mbledhë informacione dhe dëshmi, për të përcaktuar sjelljen e punonjësit të Policisë, për të cilin është iniciuar rasti. 7. IPK, duhet t’i zhvillojnë hetimet e tyre në mënyrë të saktë dhe të shpejtë, më qëllim të rritjes së besimit në sundimin e ligjit. 8. Hetuesit e IPK-së autorizimet e tyre i ushtrojnë në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. 9. Procedurat dhe marrja e vendimeve nga IPK, duhet të jetë e hapur dhe transparente, përveç nëse kjo do të rrezikojë apo pengojë rrjedhën e hetimeve. 10. IPK pranon dhe regjistron çdo ankesë të paraqitur nga qytetarët. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: IPK is described as an executive institution within the Ministry of Internal Affairs, independent from the Kosovo Police and directly under the Minister.
Neni 6 Statusi 1. IPK është institucion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Punëve te Brendshme, e pavarur nga Policia e Kosovës dhe në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit. 2. IPK është e depolitizuar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Minister approves the coat of arms for IPK symbols.
Neni 7 Simbolet IPK ka stemën e cila miratohet nga Ministri. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: IPK employees must have an identification document, which serves as proof and authorization to act on behalf of IPK.
Neni 8 Dokumentet e identifikimit 1. Punonjësit e IPK-së janë të pajisur me dokument identifikimi, që shërben si dëshmi dhe autorizim për të vepruar në emër të IPK-së. 2. Forma, pajisja dhe mënyra e përdorimit të dokumentit të identifikimit rregullohet me akt nënligjor nga Ministri. 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: IPK has its own budget line in the Ministry of Internal Affairs budget, its CEO must manage the approved budget effectively and fairly, and a special fund is kept for informational and criminal-procedure activity. That fund is not subject to internal audit rules but is subject to audit by the Office of the Auditor General of Kosovo.
Neni 9 Buxheti 1. IPK e ka buxhetin e vet, i cili është vijë buxhetore në vete në buxhetin e MPB-së dhe është objekt auditimi. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së është përgjegjës për menaxhimin efektiv dhe të drejtë të buxhetit të miratuar. 2. IPK në kuadër të buxhetit të saj do të mbajë një fond të posaçëm për mbështetje të veprimtarisë informative dhe procedurale penale. Përdorimi këtij fondi nuk i nënshtrohet rregullave të auditimit te brendshëm, mirëpo ky fond do të jetë objekt i auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Minister sets IPK’s annual strategic objectives and can request reports, while the IPK chief reports to the Minister and cooperates with him. IPK must not disclose investigation information except through the authorized body under the Criminal Procedure Code.
Neni 10 Ministri 1. IPK funksionon nën autoritetin e Ministrit dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Kryeshefit të IPK-së. Autoriteti i Ministrit nuk përfshinë menaxhimin operacional të IPK-së. Kryeshefi i IPK-së i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit për administrimin dhe menaxhimin e IPK-së. Kryeshefi i IPK-së bashkëpunon me Ministrin dhe i ofron atij informatat dhe raportet e nevojshme. 2. Ministri: 2.1. përcakton objektivat strategjike vjetore të IPK-së, në përputhje me politikat shtetërore; 2.2. siguron bashkërendimin e punës së IPK-së me Policinë dhe me strukturat e tjera të MPB-së, si dhe bashkëpunimin me çdo institucion tjetër që siguron informata si dhe më institucionet shtetërore homologe të vendeve të tjera, në bazë të marrëveshjeve; 2.3. nxjerrë akte nënligjore për organizimin dhe funksionimin e IPK-së, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjet tjera në fuqi; 2.4. kërkon raporte, informacione dhe dokumente të tjera, që lidhen me detyrat e IPK-së; 3. IPK nuk i zbulon Ministrit, autoriteteve publike apo personave tjerë asnjë informacion që ka të bëjë me hetimet duke përfshirë por duke mos u kufizuar edhe në informacionet lidhur me dëshmitaret, bashkëpunëtorët apo informatorët. Informacionet e tilla zbulohen vetëm nga organi i autorizuar sipas Kodit të Procedurës Penale. KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONET - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The IPK’s organizational structure is proposed by the Chief Executive and approved by the Minister.
Neni 11 Struktura organizative e IPK-së Struktura organizative propozohet nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së dhe miratohet nga Ministri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Chief Executive of IPK is the top administrative, technical, and operational authority in IPK and is responsible for managing IPK’s work, staffing, instructions, decisions, and resources.
Neni 12 Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së është autoriteti ekzekutiv apolitik në kuadër të IPK-së dhe autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i IPK-së. 2. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së është përgjegjës për: 5 2.1. administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm dhe sigurimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar IPK-së; 2.2. organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të IPK-së; 2.3. menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar IPK-së. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Minister must set up a special commission, the commission must propose three candidates, and the Minister appoints the Executive Chief from those proposals. The candidate must meet several eligibility criteria.
Neni 13 Kriteret për emërim dhe përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së 1. Kriteret për emërim të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, janë: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë diplomuar, në një nga universitetet e pranuara në fushat që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike; 1.3. të ketë të paktën tri (3) vjet përvojë pune në pozitë të lartë menaxheriale në fushat që kanë të bëjnë me policinë, kriminalistikën, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike; 1.4. të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë; 1.5. të mos jetë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së IPK-së, brenda dhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore; 1.6. të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. 2. Ministri themelon një Komision të veçantë për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së. 3. Komisioni nga paragrafi 2. i këtij neni, pas përzgjedhjes i propozon Ministrit tre (3) kandidatë për Kryeshef Ekzekutiv te IPK-së. Ministri e emëron Kryeshefin Ekzekutiv bazuar në kandidaturat e propozuara nga Komisioni. 4. Përbërja e Komisionit si dhe procedura e përzgjedhjes rregullohet me akt nënligjor që nxjerrët nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The IPK Executive Chief is appointed for 5 years, can be continued every 5 years, and is automatically extended by 2 years if the mandate ends in a general election year.
Neni 14 Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së 1. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së emërohet për një periudhë kohore prej pesë (5) vjetësh, me mundësi vazhdimi pas çdo pesë (5) vjetësh. 2. Nëse Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së i përfundon mandati në vitin kalendarik të zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë qëndrimi i tij në detyrë do të zgjatet në mënyrë automatike për dy (2) vjet. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Chief Executive of the IPK’s mandate ends for listed reasons, and the Minister may discipline, suspend, or replace the Chief Executive in specified cases.
Neni 15 Përfundimi i mandatit dhe shkarkimi nga detyra i Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së 1. Mandati i Kryeshefit ekzekutiv përfundon nga arsyet e mëposhtme: 1.1. mbarimi i mandatit; 1.2. arrin moshën për pension; 1.3. jep dorëheqje; 6 1.4. është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; 1.5. për shkak të vdekjes apo pamundësisë për ushtrimin e detyrës për një periudhë kohore më të gjatë se gjashtë (6) muaj; 1.6. me shkarkim nga detyra. 2. Ministri, i shqipton Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, masat disiplinore vërejtje me shkrim apo shkarkim nga detyra, për njërën nga arsyet e mëposhtme: 2.1. kryerja e një shkelje të rëndë të disiplinës, siç është e paraparë në rregulloren e disiplinës; 2.2. pas një vlerësimi negativ të dokumentuar të punës, për ndonjë shkelje të rregullave të integritetit apo mosrespektim i akteve nënligjore për disiplinën dhe personelin; 2.3. ka shfaqur mungesë të theksuar angazhimi, të argumentuar, në përmbushjen e objektivave strategjike dhe në kryerjen e detyrave të caktuara nga Ministri, sipas nenit 10 të këtij ligji. 3. Kur ekziston dyshim i arsyeshëm për të besuar se Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, ka kryer vepër penale apo për ndonjërën nga arsyet e parapara në paragrafin 2. të këtij neni, Ministri mund të suspendojë menjëherë Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së. 4. Në rastet e përfundimit të mandatit, shkarkimit apo suspendimit të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, Ministri menjëherë cakton njërin nga drejtorët e departamenteve të IPK-së, si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: IPK staff are grouped into four categories, and the Minister may regulate their employment and work conditions by subordinate act. IPK employees may not strike or take other actions that interfere with IPK activities, and they must not express views or act in ways that undermine IPK’s non-political nature.
Neni 16 Personeli i IPK-së 1. Personeli i IPK-së ndahet në katër kategori: 1.1. hetuesit; 1.2. inspektorët; 1.3. personeli mbështetës; 1.4. personeli i punësuar me kontratë me kohë të caktuar. 2. Procedura, kushtet e punësimit dhe të punës për punonjësit e IPK-së rregullohen me akt nënligjor nga Ministri, që përfshin por nuk do të kufizohet edhe në ngritjen në karrierë,trajnimin dhe konfliktin e interesit. 3. Punonjësit e IPK-së nuk kanë të drejtë greve apo çdo veprim tjetër që pengon apo ndërhyn në ushtrimin e veprimtarisë së IPK-së. 4. Punonjësi i IPK-së nuk duhet të shpreh qëndrime apo të ndërmerr aktivitete që cenojnë natyrën e depolitizuar të IPK-së. KREU III KOMPETENCAT E IPK-SË NËNKREU A KOMPETENCAT HETIMORE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article gives IPK investigators police powers for their work, lets them carry and use weapons and force, and sets cooperation and notification duties between IPK, Police, prosecutors, and other law-enforcement bodies.
Neni 17 Hetimet penale 7 1. Hetuesit e IPK-së gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, kanë autorizimet policore dhe i ushtrojnë ato në përputhje me Kushtetutën, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, me këtë ligj si dhe me ligjet dhe aktet nënligjore tjera në fuqi. 2. Objekt i veprimtarisë hetimore të IPK-së është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv. 3. Hetuesit e IPK-së kanë të drejtë të mbajnë dhe të përdorin armë si dhe forcën në përputhje me Ligjin për Policinë, ligjet përkatëse në fuqi dhe aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të tyre. 4. Llojet e armëve, municionit, dhe pajisjeve tjera që përdoren nga IPK-ja, përcaktohen në pajtim me ligjin përkatës. 5. IPK, gjatë zbatimit të autorizimeve ligjore mund të kërkoj ndihmë nga Policia dhe institucionet tjera të zbatimit te ligjit. 6. Policia sapo të njoftohet apo të merr informatë se punonjësi i Policisë është përfshirë në kryerjen e një vepre penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, menjëherë ndërmerr te gjitha masat për sigurimin e provave dhe ndërmerr të gjitha veprimet paraprake duke përfshirë por pa u kufizuar në daljen në vendin e ngjarjes, sigurimin e vendit të ngjarjes, arrestimin e të dyshuarit nëse përmbushen kushtet ligjore, përkujdesjen për arritjen e ndihmës mjekësore si dhe identifikimin dhe ndalimin e dëshmitarëve. Lidhur me rastin Policia duhet ta njoftoj prokurorin pa vonesë dhe brenda kohës së paraparë në Kodin e Procedurës Penale dhe menjëherë duhet ta njofton edhe IPK-në. 7. Hetuesi i IPK-së në vendin e ngjarjes do të udhëzojë zyrtarin policor përgjegjës për vendin e ngjarjes, apo zyrtarin tjetër përgjegjës të institucionit për zbatimin e ligjit, për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara që kanë të bëjnë me administrimin e vendit të ngjarjes apo për procedurat hetimore në lidhje me atë rast. Zyrtari policor përgjegjës për vendin e ngjarjes, apo zyrtari tjetër përgjegjës i institucionit për zbatimin e ligjit, është i obliguar që të veprojë në përputhje me urdhrat e ligjshme të hetuesit në lidhje me rastin konkret. 8. Për qëllim të hetimit IPK, është e autorizuar te shfrytëzojë të gjitha shërbimet e njësiteve të specializuara, mjetet dhe objektet e Policisë duke përfshirë por pa u kufizuar në forenzikën, laboratorin, mjetet e përgjimit. 9. Nëse gjatë zhvillimit të hetimeve, Policia zbulon se janë të përfshirë një apo më shumë punonjës të Policisë, ajo mund ta hetoj rastin deri në përfundim dhe brenda pesë (5) ditëve te punës e njofton IPK-në. Me kërkese të Policisë, IPK mund t’i bashkëngjitet hetimeve në zhvillim e sipër. 10. Nëse gjatë zhvillimit të hetimeve, IPK zbulon se janë të përfshirë një apo më shumë persona që nuk janë punonjës të Policisë, ata do të hetojnë rastin deri në përfundim. Me kërkesë të IPK-së, Policia mund t’i bashkëngjitet hetimeve në zhvillim e sipër. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së mund të vendos që lënda të dërgohet për hetim të mëtejshëm në polici. 11. Në pajtim me ligjin në fuqi, policia dhe institucionet tjera për zbatimin e ligjit mund të bëjnë hetime dhe arrestime të punonjësve të policisë. Nëse përcaktohet se punonjësi i policisë ka kryer një vepër penale, policia dhe institucionet tjera për zbatim të ligjit janë të detyruara të njoftojnë IPK-në në rastin e parë të mundshëm, pa i dëmtuar hetimet. 12. Kur IPK konsideron se është në interes të hetimeve, i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë formën e veprimit që mund përfshijë por nuk kufizohet në llojet e suspendimit me pagesë apo transferimin. Rekomandimi duhet të shoqërohet me një deklaratë e cila përmban arsyet e rekomandimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets out how IPK and Police must handle a case when a disciplinary investigation suggests a criminal offence.
Neni 18 Administrimi i hetimeve 8 1. Nëse nga hetimi për një shkelje disiplinore ekziston dyshimi i bazuar për të besuar se një punonjës i Policisë ka kryer një vepër, që përbën vepër penale, të gjitha materialet e çështjes brenda pesë (5) ditëve të punës duhet t’i dërgohen IPK-së, e cila procedon me hetimin e saj penal sipas ligjeve në fuqi. 2. Përveç rasteve nga neni 2, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3 si dhe 1.4 të këtij ligji, nëse nga hetimi i çështjes penale nga IPK, nuk sigurohen prova të mjaftueshme për të përcaktuar se është kryer një vepër penale, të gjitha materialet e çështjes i kthehen Policisë brenda pesë (5) ditë pune nga marrja e këtij vendimi. Në këtë rast, Policia mund të vazhdojë me hetimin disiplinor. 3. IPK bën evidentimin dhe arkivimin e dosjeve për rastet nga paragrafi 2. i këtij neni ndaras nga dosjet penale. 4. Nëse pas hetimit penal paraprak të një rasti IPK përcakton se ka dyshim të arsyeshëm se punonjësi i policisë që ka qenë subjekt i hetimit, ka kryer vepër penale, IPK bën kallëzim penal dhe ia dërgon Prokurorit së bashku me dëshmitë. 5. Nëse për një rast ka pushuar hetimi penal apo kallëzimi është hedhur poshtë nga prokurori, ndërsa IPK ka zbuluar se ka prova apo dëshmi të reja e njofton Prokurorin dhe vepron në bazë të udhëzimeve të tij. 6. Nëse hetimi penal ka pushuar, kallëzimi është hedhur poshtë nga prokurori apo gjykata e ka liruar punonjësin policor nga akuza, IPK ia dërgon rastin, së bashku me dokumentacionin, Policisë për hetim të mëtejshëm disiplinor, përveç rasteve nga neni 2, paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji. IPK ka të drejtë t’i mbajë të fshehtë nga Policia, informatat lidhur me informatorin e fshehtë. 7. IPK ia dërgon Policisë çdo vendim të dhënë nga gjykata. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 says IPK investigators may use lawful information sources, and several public actors must notify or cooperate with IPK in police-crime investigations.
Neni 19 Mbledhja e të dhënave 1. Për përmbushjen e detyrës, hetuesit e IPK-së janë të autorizuar dhe janë përgjegjës të përdorin çfarëdo burimi të ligjshëm të informatave për të mbledhur, administruar dhe mbrojtur të dhënat që kanë të bëjnë me hetimin e veprave penale, të kryera nga punonjësit e Policisë, pavarësisht nga detyra e grada. 2. Drejtuesit e strukturave të Policisë dhe të MPB-së, për zbatimin e këtij ligji, bashkëveprojnë me IPK-në. 3. Kur punonjësit e Policisë, të MPB-së dhe të institucioneve të tjera shtetërore, vihen në dijeni për përfshirjen në vepra penale të punonjësve të Policisë, janë të detyruar ta njoftojnë menjëherë IPK-në. Nëse ndonjë institucion shtetëror është në zhvillim e sipër të hetimeve atëherë ato mund t’i përfundojnë hetimet apo mund t’a njoftojnë IPK. Me përfundimin e hetimeve, institucioni shtetëror në fjalë duhet ta njoftojë IPK-në. 4. Për të dhënat e siguruara që kanë të bëjnë me përfshirjen në vepra penale të punonjësve të Policisë, që janë subjekte të hetimeve të IPK-së, institucionet që ofrojnë informata e njoftojnë IPK-në sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrit dhe të drejtuesve të institucioneve të lartcekura. 5. Në pajtim me ligjin në fuqi dhe nëse ka dyshim të bazuar se punonjësi i Policisë është i përfshirë në vepër penale, IPK-ja mund të kërkojë prej punonjësve të Policisë deklarata të hollësishme lidhur me veprimtaritë e jashtme, siç janë: dypunësimi, investimet, pasuritë dhe dhuratat ose privilegjet. 6. Për mbledhjen e të dhënave, IPK mund të përdorë dhe kompensojë informatorët e besueshëm për sigurimin e informacioneve. 7. IPK ka të drejtë të kontrollojë, të konfiskojë, analizojë dhe të mbajë dokumente, dëshmi dhe informacione, në formë të shkruar ose elektronike, nga të gjitha zyrat, sekretaritë, arkivat ose çfarëdo burimi tjetër informacioni, në pajtim me ligjin në fuqi. 8. Kur IPK parashtron një kërkesë të ligjshme, organet e administratës publike, personat fizikë dhe 9 juridikë janë të detyruar t’i ofrojnë të dhënat identifikuese dhe informacionet në dispozicion. 9. Personi, që ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me IPK-në, është i detyruar të ruajë sekretin e këtij bashkëpunimi dhe të informacioneve të klasifikuara, derisa të përfundojë detyrimi ligjor për ruajtjen e këtij sekreti, në pajtim me ligjin në fuqi. 10. Mbledhja, ruajtja, përdorimi, analizimi, transferimi dhe fshirja e të dhënave bëhet sipas këtij ligji dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: IPK investigators may use covert and technical surveillance measures when there is reason to suspect a police employee under IPK investigation has committed or is planning a crime and it cannot be detected or prevented otherwise.
Neni 20 Masat e veçanta për mbledhjen e të dhënave 1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen, dyshohet se një punonjës i Policisë , i cili është subjekt i hetimeve të IPK-së, sipas këtij ligji, ka kryer një vepër penale ose planifikon apo organizon të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, hetuesit e IPK-së mund të përdorin masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit, hetimit dhe procedurës së paraparë në Kodin e Procedurës Penale. 2. IPK, në funksion të kryerjes së veprimtarisë dhe funksionit të saj, dhe bazuar në “dyshimin e arsyeshëm” si dhe sipas autorizimit nga ana e prokurorit, ka të drejtë të kryejë hetimin e integritetit të punonjësve të Policisë. 3. Hetimi i integritetit ka për qëllim të zhvillojë kapacitetin proaktiv në ruajtjen e etikës dhe integritetit në kuadër të standardeve të larta profesionale brenda Policisë duke kontribuar në përpjekjet mbi kontrollin e korrupsionit, duke rritur cilësinë e shërbimit dhe rritjen e besimit të publikut ndaj Policisë . Rregullat dhe procedurat për kryerjen e këtij hetimi përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri. 4. IPK mund të përdorë mjetet, pajisjet dhe personelin e institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për të rritur kapacitetin e saj për të përdorur masa të veçanta për të mbledhur informacione. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: IPK’s information administration means collecting, organizing, assessing, analyzing, sharing, and using information.
Neni 21 Administrimi i informatave 1. Administrimi i informatave nga IPK, në kuptim të këtij ligji, nënkupton procesin e mbledhjes, sistemimit, vlerësimit, analizimit, shpërndarjes dhe përdorimit të informacionit, për zbulimin e veprave penale, të kryera nga punonjësit e Policisë. 2. Administrimi i informatave bëhet në përputhje me ligjin përkatës në fuqi dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: After a disciplinary investigation, IPK recommends a disciplinary measure to the Police Director General if it finds a disciplinary violation. The Director General must issue a detailed written decision. A police employee may appeal to the Minister within 8 working days, and the Minister must respond within 30 days. The Minister’s decision is final in the administrative procedure, but the employee may sue in a competent court.
Neni 22 Hetimi disiplinor 1. Me përfundimin e hetimeve disiplinore, sipas nenit 2 paragrafit 1. nën-paragrafi 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, nëse IPK përcakton se është kryer një shkelje disiplinore e paraparë në Ligjin për Policinë apo aktet nënligjore për zbatim të tij, IPK i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm masën disiplinore për punonjësin e Policisë. 2. Bazuar në rekomandimin nga paragrafi 1. i këtij neni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nxjerr vendim të detajuar me shkrim, duke e arsyetuar veprimin e ndërmarrë. 3. Pas pranimit të vendimit, punonjësi i Policisë mund të ushtrojë ankesë kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, tek Ministri, në afat prej tetë (8) ditë pune. Ministri përgjigjet në ankesë brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të saj. 4. Vendimi i Ministrit është përfundimtar në procedurën administrative. Punonjësi i Policisë mund të parashtroj padi ndaj vendimit të Ministrit në një gjykatë kompetente. 10 NËNKREU B KOMPETENCA INSPEKTUESE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: IPK may carry out inspections in the Kosovo Police.
Neni 23 Inspektimi IPK kryen inspektime në Policinë e Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: IPK may start an inspection in the Police on its own initiative or by order of the Minister; the Chief Executive must authorize the inspection in writing and include the reasons and purpose.
Neni 24 Autorizimi për kryerjen e inspektimeve 1. IPK mund të fillojë një inspektim në Polici, sipas iniciativës së vet ose me urdhër të Ministrit. 2. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së me shkrim e autorizon kryerjen e inspektimeve sipas paragrafit 1 të këtij neni. Në autorizim duhet të jepen arsyet dhe qëllimi i inspektimit. 3. Në rast të rrethanave jo urgjente, urdhri i Ministrit do të jetë me shkrim. Në rast të rrethanave urgjente mund të lëshohet një urdhër verbal dhe në këtë rast Ministri do të lëshojë autorizimin me shkrim sa më shpejt që është e mundur, por jo më vonë se dy (2) ditë pune nga dhënia e urdhrit verbal. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The inspection department director must submit the annual regular-inspections plan to the IPK chief executive within the first quarter of the calendar year.
Neni 25 Planifikimi i inspektimit 1. Brenda tremujorit të parë të vitit kalendarik, Drejtori i Departamentit të Inspektimeve i dorëzon Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, planin vjetor të inspektimeve të rregullta, 2. Plani Vjetor i Inspektimeve të Rregullta nuk ka nevojë të përcaktojë numrin e saktë të fushave që do të inspektohen gjatë vitit kalendarik. Ky plan mund të jetë fleksibël, mirëpo për ndryshimet brenda tij duhet më parë të merret miratimi nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së. 3. IPK harton Udhëzime Administrative për procedurën e inspektimeve të cilat aprovohen nga Ministri. 4. Inspektimet përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në fushat e mëposhtme: 4.1. ndërtesat e Policisë, infrastrukturën dhe të gjitha asetet përcjellëse; 4.2. menaxhimin e buxhetit, financave, logjistikën dhe prokurimin; 4.3. menaxhimin e flotës së automjeteve dhe pajisjeve policore; 4.4. menaxhimin e burimeve njerëzore; 4.5. menaxhimin e armëve, municionit dhe pajisjeve tjera; 4.6. procedurën e shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit; 4.7. menaxhimin e patrullimeve në trafik dhe sigurisë në rrugë; 4.8. zbulimin dhe hetimin e krimit si dhe administrimin e rasteve; 4.9. menaxhimin e ankesave dhe hetimin disiplinor; 4.10. menaxhimin e ruajtjes dhe të kontrollit të kufirit e migracionit; 11 4.11. menaxhimin e planeve vendore të policimit, të sigurisë në komunitet dhe nismat e policimit në komunitet; 4.12. menaxhimin e përpunimit të të dhënave personale ne pajtim me ligjin në fuqi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Gjatë inspektimeve, ato nuk duhet të pengojnë operacionet policore, ndërsa IPK dhe inspektorët e saj mund të mbledhin të dhëna dhe dokumente dhe kanë disa detyra bashkëpunimi e raportimi.
Neni 26 Mbledhja e të dhënave gjatë inspektimeve 1. Inspektimet nuk duhet të pengojnë operacionet në vazhdim e sipër të Policisë. 2. Për mbledhjen e të dhënave në funksion të inspektimeve, IPK kryen, por nuk kufizohet në veprimet e mëposhtme: 2.1. kontrollin e gjendjes së ndërtesave, automjeteve dhe pajisjeve; 2.2. kontrollin e regjistrave dhe dosjeve, përfshirë dokumentet ose në mënyrë elektronike ose në formën e regjistrimeve audio ose video; 2.3. intervistimin e të punësuarve dhe qytetarëve; 2.4. intervistimin e personave të shoqëruar dhe të arrestuar; 2.5. përdorimin e pyetësorëve, që janë plotësuar nga të punësuarit ose qytetarët. 3. Inspektorët e IPK-së, gjatë një inspektimi mund të marrin dokumente ose kopje të tyre, qofshin ato të shkruara apo elektronike dhe të regjistrimeve audio ose video, nëse kjo është e nevojshme, për të përgatitur raportet e inspektimit. 4. Inspektorët zbatojnë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore, për ruajtjen e sekretit dhe të dhënave. 5. Udhëheqësi i strukturës ku bëhet inspektimi ofron qasje në të gjitha objektet, strukturat, pajisjet dhe dokumentet të cilat janë objekt inspektimi dhe udhëzon personelin të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me inspektorët e IPK-së. 6. Kur drejtuesi i strukturës, ku do të bëhet inspektimi, sjellë pengesa pa pasur një shkak të ligjshëm, inspektorët e IPK-së i raportojnë Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, i cili vendosë nëse çështja i dërgohet Ministrit ose Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për marrjen e veprimeve të mëtejshme. 7. Nëse gjatë inspektimit, inspektori has në dëshmi të ndonjë vepre penale nga punonjësit e Policisë, ai mund të ndërmarrë veprimet si në vijim: 7.1. të sigurojë dëshminë dhe të ruajë vendin ku është gjetur dëshmia; 7.2. ta informojnë mbikëqyrësin e tyre, i cili do t’i udhëzojë lidhur më ndërmarrjen e masave të mëtejshme. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Inspection reports must be prepared objectively, reviewed and signed, shared with the Minister and Police Director General within two months, and then published after review.
Neni 27 Përgatitja dhe publikimi i raporteve të inspektimit 1. Me përfundimin e inspektimit, përgatitet një raport objektiv për fushën e inspektuar. 2. Raportet e inspektimit duhet të theksojnë qartë kriteret objektive të gjendjes dhe do të përmbajnë rekomandime për adresimin e çdo rrethane që në mënyrë negative ndikon në efektivitetin e policisë dhe performancën e saj. 3. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së duhet të sigurohet që raportet e IPK-së të mos përmbajnë asnjë material, që pasi të publikohen mund të rrezikojnë sigurinë e ndonjë personi ose komprometojnë sigurinë kombëtare ose në mënyrë të panevojshme rrezikojnë hetimet penale. 12 4. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së duhet të sigurojë se raportet janë në pajtim me standardet më të larta të etikës dhe integritetit si dhe përmbushin objektivat e efektshmërisë dhe performancës policore. 5. Raportet përfundimtare duhet të shqyrtohen dhe nënshkruhen nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së ose në mungesë të tij, nga personi i autorizuar, dhe pastaj t’i shpërndahen Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë brenda dy (2) muajve nga dorëzimi fillestar i raportit. 6. Pas rishqyrtimit nga ana e Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, raportet e inspektimit do të publikohen në faqen publike të IPK-së. Shpërndarja e raporteve bazohet në paragrafin 3. të këtij neni. 7. Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takohen së paku dy (2) herë në vit për rishqyrtimin e rekomandimeve nga raportet e inspektimit dhe për të zhvilluar një strategji për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë. KREU IV TE DREJTAT E PERSONELIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Minister sets IPK employees’ salary-related benefits by sublegal act, qualified employees get a monthly salary bonus, and the Ministry must pay a deceased employee’s family or heirs for one year in certain death-in-duty cases.
Neni 28 E drejta e pagës dhe e shpërblimit 1. Paga bazë, rritjet në paga, shtesat dhe dobitë e tjera përfshirë edhe skemën e pensionit dhe sigurimin për punonjësit e IPK-së do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri, dhe do të përfshijnë shtesat, por nuk kufizohen në pagesa për rrezikshmërinë në punë, pagesa për punë jashtë orarit dhe gjatë festave, pagesa për shujtë ditore dhe pagesa për veshmbathje. 2. Punonjësit e IPK-së të cilët kanë marrë vlerësim të kënaqshëm dhe të cilët nuk kanë qenë subjekt i ndonjë veprimi disiplinor do të përfitojnë si shpërblim një pagë mujore ekuivalente me pagën e rregullt mujore. 3. Në rast të vdekjes në detyrë apo nëse një punonjës i IPK-së është vrarë për shkak të ushtrimit të detyrave të tij në kuadër të IPK-së, Ministria do t’i paguajë familjes së punonjësit të ndjerë apo trashëgimtarit(ve) ligjor të tij pagën mujore të punonjësit të IPK-së për një periudhë kohore prej një (1) viti nga vdekja e punonjësit te IPK-së. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: IPK employees’ leave from employment is the same as civil servants’ leave.
Neni 29 Pushimet Pushimet nga marrëdhënia e punës të punonjësve të IPK-së janë të njëjta me pushimet e shërbyesve civil. Lidhur me shfrytëzimin e pushimit zbatohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Shërbimin Civil. KREU V DISIPLINA - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Minister regulates disciplinary breaches, paid suspension, and disciplinary procedure for IPK employees; if an employee’s conduct is found to be a criminal offense, the case is referred to the prosecutor’s office.
Neni 30 Masat disiplinore të IPK-së 1. Shkeljet dhe masat disiplinore, suspendimi me pagesë si dhe procedura disiplinore për punonjësit e IPK-së, rregullohen me akt nënligjor nga Ministri. 2. Kur hetimet rezultojnë se sjellja e punonjësit te IPK-së përbën vepër penale, rasti do t’i referohet për ndjekje penale zyrës së prokurorisë. KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDTIMTARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Minister and the Chief Executive of IPK must issue sub-legal acts to regulate several implementation matters.
Neni 31 13 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Për zbatimin e këtij ligji, Ministri do të miraton aktet nënligjore për të përcaktuar: 1.1. stemën identifikuese të IPK-së; 1.2. formën, pajisjen dhe mënyrën e përdorimit të dokumentit të identifikimit; 1.3. kushtet dhe kriteret për përdorimin fondit të posaçëm dhe kontrollin e tij; 1.4. strukturën organizative të IPK-së; 1.5. përbërjen e Komisionit për Emërimin e Kryeshefit të IPK-së si dhe procedurën e përzgjedhjes së tij; 4.6. procedurën që kanë të bëjnë me kushtet e punësimit dhe të punës për punonjësit e IPK-së; 1.7. llojet e armatimit dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga IPK-ja në pajtim me ligjin përkatës; 1.8. rregullat dhe procedurat për kryerjen e hetimit të integritetit; 1.9. për inspektimet e Policisë së Kosovës; 1.10. përcaktimin e pagës bazë, rritjet në pagë, shtesat dhe dobitë tjera për punonjësit e IPK-së; 1.11. shkeljet dhe masat disiplinore, suspendimin me pagesë si dhe procedurën disiplinore për punonjësit e IPK-së; 1.12. procedurën e inicimit të hetimeve penale; 2. Për zbatimin e këtij ligji, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, do të miraton aktet nënligjore për: 2.1. administrimin e buxhetit të IPK-së; 2.2. procedurën për shkëmbimin e informatave në mes të IPK-së dhe institucioneve tjera shtetërore; 2.3. procedurën e administrimit të dëshmive; 2.4. procedurën për zbatimin e masave te fshehta dhe identitetit te rrem. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article repeals conflicting police-inspectorate rules, shifts some disciplinary and criminal matters into the Police framework, delays some IPK criminal investigations for six months, and requires the Minister to issue implementing by-laws within six months.
Neni 32 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovës Nr.03/L-036, aktet nënligjore që burojnë prej tij si dhe të gjitha dispozitat e Ligjit për Policinë që kanë të bëjnë me IPK-në, si dhe të gjitha dispozitat tjera ligjore që bien në kundërshtim më këtë ligj. 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, shkeljet disiplinore që paraqiten, shqyrtohen në kuadër të Policisë së Kosovës, përveç shkeljeve disiplinore, nga neni 2 paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3 si dhe 1.4 të këtij ligji. 3. Të gjitha shkeljet e rënda disiplinore i nënshtrohen legjislacionit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së saj. 4. Të gjitha lëndët disiplinore në IPK të cilat janë në pritje të vendimit të gjykatës në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji do t’i transferohen Policisë për procedim të mëtejmë disiplinor. 14 5. Të gjitha hetimet penale nga ana e Policisë të cilat janë në procedurë e sipër në kohën kur ky ligj hyn në fuqi do të mbesin në Polici gjer në përfundimin e tyre. 6. Hetimet penale nga IPK ndaj punonjësve të Policisë fillojnë te zbatohen gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 7. Ministri gjatë periudhës prej gjashtë (6) muajve do të nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji dhe deri më nxjerrjen e tyre aplikohen dispozitat ligjore në fuqi. 8. Gjatë periudhës gjashtë (6) mujore do të zhvillohen kapacitetet në kuadër te personelit të IPK-së si dhe do të rekrutohet personeli i nevojshëm. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 33 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit ne Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-231 14 tetor 2010 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-231 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in