LIGJI NR. 03/L-232 PËR TREGTINË E MALLRAVE STRATEGJIKE
This is the preamble/title of the law on trade in strategic goods.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-232
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble/title of the law on trade in strategic goods. This provision says the law governs state institutions’ activities in exporting, importing, and transiting strategic goods and services, and addresses the rights and duties of business participants in that field. This article defines key terms used in the law on strategic goods, export, import, transit, licences, and related services. A government commission is formed, staffed, and empowered to approve, cancel, suspend, modify, and revoke licenses for strategic goods, and to classify those goods and services. The Ministry is responsible for controlling strategic goods and for the administrative professional work of the commission.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-232 PËR TREGTINË E MALLRAVE STRATEGJIKE
Showing 57 of 57
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble/title of the law on trade in strategic goods.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-232 PËR TREGTINË E MALLRAVE STRATEGJIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TREGTINË E MALLRAVE STRATEGJIKE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs state institutions’ activities in exporting, importing, and transiting strategic goods and services, and addresses the rights and duties of business participants in that field.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon veprimtaritë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në fushën e eksportit, importit dhe transitit të mallrave dhe shërbimeve strategjike, kontrollit, mbikëqyrjes, të drejtat dhe detyrimet e palëve që marrin pjesë në aktivitetet e biznesit nga kjo fushë për përdoruesin e fundit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on strategic goods, export, import, transit, licences, and related services.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Qeveria – Qeveria e Republikës së Kosovës. 1.2. Ministria – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 1.3. Mallrat Strategjike – mallra të cilat për shkak të masave të sigurisë dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që rregullojnë ato bëhen strategjike dhe përfshijnë mallrat ushtarake si dhe mallrat e përdorimit të dyfishtë dhe mallra të tjera të cilat bëhen strategjike për shkak të përdorimit të fundit apo përdoruesit të fundit. 1.4. Mallrat ushtarake – mallra të cilat janë kryesisht por jo ekskluzivisht, të projektuar, bashkuar, prodhuar ose të modifikuara për përdorim ushtarak dhe përfshijnë teknologjitë dhe programin qe ka të bëjë me ato mallra, të përcaktuara në listën ushtarake. 1.5. Përdorim përfundimtar ushtarak - nënkupton: 1.5.1. inkorporim në mallra ushtarake të radhitura në listën ushtarake; 1.5.2. përdorim i pajisjeve të prodhimit, testimit, analitike si dhe të komponentëve të tyre, për zhvillimin, prodhimin ose mirëmbajtjen e mallrave ushtarake të numëruara në listën e lartpërmendur; 1.5.3. përdorim i çdo prodhimi të papërfunduar në fabrikën për prodhimin e mallrave ushtarake. 1.6. Mallrat për përdorim të dyfishtë – mallrat, përfshirë programet dhe teknologjinë kompjuterike, të cilat mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe për qëllime ushtarake dhe te përfshihen të gjitha mallrat të cilat mund të përdoren për qëllime jo-eksplozive të cilat në çfarëdo mënyre tjetër mund të ndihmojnë në prodhimin e armëve nukleare apo mjeteve të tjera eksplozive nukleare. 2 1.7. Shërbimet e ndërmjetësimit (brokerimit) – negociatat ose marrëveshjet kontraktuale për blerje, shitje ose furnizimi me mallra strategjike nga shteti i huaj për qëllim të transferimit të tyre në një shtet tjetër të tretë. 1.8. Ndërmjetësues – personi në Kosovë i cili merret me aktivitetet të ndërmjetësimit për qëllim të transferimit të mallrave strategjike nga një shtet i huaj ne tjetër, Shërbime të brokerimit nuk konsiderohen edhe si shërbime shtesë. 1.9. Shërbimet shtesë – transporti, shërbimet financiare të sigurimit apo ri-sigurimit dhe reklamimi apo promovimi. 1.10. Eksporti i mallrave strategjike – dërgimi ose nxjerrja e mallrave strategjike jashtë territorit të Kosovës duke e përfshirë ri-eksportimin e mallrave strategjike, transmetimin e softuerëve dhe të teknologjisë nga media elektronike, qoftë me faks, telefon, postë elektronike ose çfarëdo mjetesh të tjera elektronike në destinacion jashtë Kosovës. 1.11. Eksportues – personi fizik ose juridik në emër të të cilit bëhet deklarata e eksportit i cili mban kontratën me pranuesin e dërgesës në shtetin e huaj dhe ka autoritetin për të dërguar artikujt jashtë territorit doganor të Kosovës, të transmetojë ose të vë në dispozicion softuerin ose teknologjinë përmes medieve elektronike përfshirë faksin, telefonin, postën elektronike ose çfarëdo mjeti tjetër elektronik në destinacion jashtë Kosovës. 1.12. Ri-eksportim – eksportimi i mallrave strategjike nga Kosova që paraprakisht janë importuar në Kosovë. 1.13. Import – hyrja e mallrave strategjike ose transferimi i teknologjive në Kosovë në mënyrë të përkohshme dhe të përhershme në territorin të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ri- importin. 1.14. Importues – personi fizik ose juridik që merret me importimin e mallrave strategjike në Republikën e Kosovës. 1.15. Lëvizja transit – transferimi i mallrave strategjike përmes Kosovës nga një shtet i huaj në një shtet tjetër të huaj. 1.16. Transitor – personi fizik ose juridik që ka autoritetin ose përgjegjësinë për të transferuar mallrat strategjike përmes Kosovës. 1.17. Komisioni – Komisioni i cili aprovon licencat, anulon, pezullon, modifikon ose revokon licencën e dhënë për eksport, import dhe transit të mallrave strategjike. 1.18. Licencë – akti të cilin e lëshon organi përgjegjës në bazë të kërkesës me shkrim që i autorizon eksportuesit dhe importuesit për ndërmarrjen e aktiviteteve të specifikuara me këtë ligj. 1.19. Licencë transite – dokumenti i cili jep të drejtën transitorit që të bart mallra strategjike përmes Kosovës sipas kushteve të përcaktuara në licencë. 1.20. Licencë e përgjithshme – autorizimi që i jepet personit për përdoruesin e fundit të drejtën që të importojë, kalojë transit ose eksportojë mallra strategjike ose të ofrojë shërbime strategjike nën kushtet dhe në shtetet e destinacionit të specifikuara në Licencën e përgjithshme; 1.21. Licencë Globale – autorizimi i dhënë një eksportuesi të caktuar në lidhje me një lloj ose kategori të mallrave strategjike ose shërbimeve strategjike që mund të vlen për eksporte te një ose më shumë përdorues të fundit të përcaktuar dhe/ose në një ose më shumë shtete të huaja. 1.22. Certifikata ndërkombëtare e importit – dokumenti që përmban konfirmimin nga Komisioni qeveritar për kontroll të tregtisë me mallra dhe shërbime strategjike se pronari i mallrave ka marrë përsipër që të importojë mallrat me vlerë dhe në sasi të treguar në Kosovë dhe të mos rieksportojë mallrat pa licencën përkatëse ; 3 1.23. Certifikata e përdorimit të fundit – dokumenti që përmban konfirmimin nga përdoruesi i fundit se përdoruesi i fundit ka marrë përsipër që të importojë mallrat me vlerën dhe sasinë e treguar në Kosovë; 1.24. Certifikata për vërtetim të dorëzimit – dokumenti që përmban konfirmimin nga Komisioni se pranuesi i mallrave ka pranuar mallrat, me vlerën dhe sasinë e treguar në Kosovë. 1.25. Asistenca teknike – çdo mbështetje teknike në lidhje me riparimet, zhvillimin, prodhimin, bashkimin, testimin, mirëmbajtjen e mallrave strategjike, si dhe çdo shërbim tjetër teknike në formë të udhëzimeve tekstuale apo gojore, trajnimit, transferimin e njohurive apo aftësive të biznesit apo shërbime tjera këshilluese. 1.26. Shenja ML – lista e mallrave ushtarake 1.27. Persona të padëshiruar – personi fizik dhe juridik në një vend të huaj, i cili është subjekt i transaksionit te shitjes se mallrave pa lejen dhe miratimin e eksportuesit 1.28 Institucionet e autorizuara të sigurisë - institucionet shtetërore të cilat me ligjet përkatëse kanë të drejtë të posedojnë dhe të mbajnë armë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A government commission is formed, staffed, and empowered to approve, cancel, suspend, modify, and revoke licenses for strategic goods, and to classify those goods and services.
Neni 3 Komisioni 1. Komisioni formohet me vendim të Qeverisë së Kosovës. 2. Komisioni përbëhet nga pesë (5) anëtarë dhe zëvendës anëtarë, përfaqësues të: 2.1. Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI); 2.2. Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ); 2.3. Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK); 2.4. Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF); 2.5. Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). 3. Çdo anëtar ose zëvendës-anëtar i komisionit është përgjegjës për çështjet që ndërlidhen brenda kompetencave të Ministrisë që përfaqësojnë. 4. Komisioni do të aprovon, anulon, pezullon, modifikon dhe revokon licencat e dhëna për eksport, import, shërbime dhe transit të mallrave strategjike. 5. Komisioni do të përcaktoj klasifikimin e mallrave dhe shërbimeve strategjike. 6. Anëtarët dhe zëvendësit e Komisionit emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria në bazë të propozimeve nga Ministrat përgjegjës. 7. Komisioni kryesohet nga përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI). 8. Aprovimi për eksport dhe import të mallrave dhe shërbimeve strategjike jepet nga Komisioni me konsensus. Në rast të mungesës së një (1) prej anëtarëve të Komisionit, e drejta për të votuar i bartet zëvendësit të tij. 9. Ministritë dhe subjektet e tjera do të ofrojnë këshilla me kërkesë të Komisionit. 10. Anëtarët e përkohshëm të Komisionit përfaqësojnë interesat e Ministrive tjera të cilët propozohen nga Ministritë përgjegjëse, marrin pjesë në takime dhe sipas nevojës japin mendimin profesional për mallrat strategjike. 4 11. Komisioni sipas nevoje kërkon këshillë nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës për eksport të mallrave strategjike. 12. Nëse ndonjë nga përfaqësuesit e Komisionit nuk janë në gjendje për të dhënë aprovimin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga takimi i Komisionit, atëherë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë kërkon arsyetimin me shkrim nga Ministri përgjegjës për lëndën përkatëse. 13. Qeveria sipas propozimit të Ministrisë miraton Akt nënligjor të Komisionit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for controlling strategic goods and for the administrative professional work of the commission.
Neni 4 Përgjegjësia për kontrollimin e mallrave strategjike 1. Ministria është institucioni përgjegjës që bën kontrollimin e mallrave strategjike dhe i kryen punët profesionale administrative për komisionin. 2. Me qëllim të zbatimit të paragrafi 1. të këtij neni Ministria themelon njësinë përkatëse për kontrollimin e mallrave strategjike. 3. Organizimi, fushë veprimtaria dhe funksionimi i njësisë përkatëse rregullohet me akt nënligjor, të cilin e miraton Qeveria sipas propozimit të Ministrisë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: If this law does not regulate the licence procedure, other applicable laws in force apply.
Neni 5 Zbatueshmëria e dispozitave ligjore për lëshimin e licencave Nëse Procedura e lëshimit të licencës së eksportit, importit dhe transitit të mallrave dhe shërbimeve strategjike nuk është e rregulluar me këtë ligj zbatohen dispozitat e ligjeve tjera në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government approves the decision to compile the list of strategic goods and services, on the proposal of the Ministry.
Neni 6 Eksportimi dhe importimi i mallrave dhe shërbimeve strategjike Qeveria me propozim të Ministrisë miraton Vendimin për përpilimin e listës së mallrave dhe shërbimeve strategjike në pajtim me listën e mallrave strategjike të Bashkësisë Evropiane. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry issues export or import licences for strategic goods, and the Minister sets the licence form and content by subordinate act.
Neni 7 Licencat 1. Ministria lëshon licencë eksporti ose importit për secilin lloj të eksportit ose importit veç e veç. 2. Licenca sipas paragrafit 1. të këtij neni, lëshohet në kohëzgjatje deri në gjashtë (6) muaj. 3. Me propozimin e komisionit, Ministri me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e licencës nga paragrafi 1. i këtij neni. 4. Eksporti dhe importi i mallrave dhe shërbimeve strategjike kryhet në bazë të licencës së lëshuar nga Ministria me aprovimin e Komisionit. 5. Licenca për eksport kërkohet edhe kur bëhet fjalë për eksportimin e mallrave të cilat nuk janë shënuar në dispozitat e këtij ligji, por kur Ministria e ka lajmëruar eksportuesin: 5.1. pas informatave te autoriteteve përgjegjëse nga vendi i destinacionit qe mallrat strategjike ne pyetje janë apo mund të përdoren, në tërësi ose pjesërisht, për përdorim ne lidhje me zhvillimin, prodhimin, trajtimin, veprimin, mirëmbajtjen, deponimin, identifikimin, zbulimin ose përhapjen e armëve kimike, biologjike ose bërthamore apo mjeteve të tjera bërthamore, mjeteve atomike apo zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen dhe deponimin e raketave të afta për dërgimin e armëve të tilla; 5.2. për mallrat strategjike në rast se vendi qe blen ose vendi i destinacionit është subjekt i embargos se armëve të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së,, respektivisht veprimet në bazë të vendimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ose të Bashkimit 5 Evropian, dhe në qoftë se eksportuesi ka qenë i informuar nga ana e Ministrisë se artikujt në fjalë janë apo kanë mundur të kenë për qëllim, në tërësi apo pjesërisht, përdorimin përfundimtar për qëllime ushtarake. 5.3. përfshirjen në mallra për qëllime ushtarake nga lista ushtarake. 5.4. përdorimin e pajisjeve për prodhimin, testimin apo analizën e komponentëve të tyre, për zhvillimin, prodhimin ose mirëmbajtjen e mallrave për përdorime ushtarake nga lista ushtarake; 5.5. përdorimin e çfarëdo malli të papërfunduar në fabrikën për prodhimin e mallrave për qëllime ushtarake te numëruara ne listën ushtarake. 5.6. për mallrat me përdorim të dyfishtë të cilat janë apo mund të jenë me qellim, në tërësi apo pjesërisht për përdorim si pjesë ose komponentë të mallrave me qëllime ushtarake nga lista ushtarake, të cilat janë eksportuar nga Republika e Kosovës pa licence për eksport ose në kundërshtim me licencën e lëshuar për eksport. 6. Nëse eksportuesi e din se mallrat të cilat ka për qëllim t`i eksportojë nuk ceken në dispozitat e këtij ligji, dhe janë të dedikuara në tërësi apo pjesërisht për cilin do nga qëllimet e cekura nga nën-paragrafi 5.2, paragrafi 5 i këtij neni duhet për këtë ta lajmërojë Ministrinë e cila do të vendos se a duhet leje për atë lloj eksporti. 7. Licenca lëshohet nga Ministria me aprovimin e Komisionit me përjashtim në rastet kur: 7.1. autorizimi për importin e mallrave strategjike të caktuara për FSK-në dhe Institucionet Shtetërore te Autorizuara te Sigurisë lëshohen nga Ministria e Forcës së Sigurisë ose Ministria e Punëve të Brendshme; 7.2. autorizimi për eksportin e përkohshëm të mallrave strategjike për Ministrinë e Forcës së Sigurisë dhe Institucionet Shtetërore te Autorizuara te Sigurisë lëshohen nga Ministria e Forcës së Sigurisë ose Ministria e Punëve të Brendshme; 7.3. autorizimi për importin e mallrave strategjike të pranuara si donacione nga Qeveria e Kosovës do të lëshohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë ose Ministria e Punëve të Brendshme, nëse mallrat e tilla janë të caktuar dhe të bien brenda kompetencës së tyre apo kompetencat e Institucioneve Shtetërore te Autorizuara te Sigurisë; 7.4. autorizimi për eksportin e mallrave strategjike bazuar në marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të lëshohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë; 7.5. autorizimi për eksportin e mallrave dhe shërbimeve strategjike që veprojnë brenda kuadrit të një misioni ushtarak apo humanitar do të lëshohet nga Ministria e Forcës së Sigurisë; 7.6. autorizimi për eksport, import dhe transit të mallrave strategjike që do të përdoret për veprimtaritë te hulumtimeve që kanë qëllim të zbatimit të këtij ligji do të lëshohet nga zyrat përkatëse Qeveritare që janë të autorizuara për të zbatuar këtë ligj; 7.7. licencën transite për kalim nëpër Territorin e Republikës së Kosovës e lëshon Ministria e Punëve të Brendshme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: On request by the importer, the Ministry issues an end-user certificate for imports of strategic goods and services.
Neni 8 Vërtetimi për përdoruesin e fundit 1. Me kërkesën e importuesit Ministria lëshon vërtetimin për përdoruesin e fundit për importin e mallrave dhe shërbimeve strategjike. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e vërtetimit sipas paragrafit 1. të këtij neni. 6 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Before starting export and import activity, people carrying out that activity must register in the register of exporters and importers of strategic goods and services.
Neni 9 Regjistrimi në regjistër 1. Para fillimit të aktivitetit të eksportit dhe importit, personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë të detyruar të regjistrohen në regjistrin e eksportuesve dhe importuesve të mallrave dhe shërbimeve strategjike. 2. Regjistrimin në regjistër nga paragrafi 1. i këtij neni, e përpilon dhe menaxhon Ministria. 3. Ministri miraton aktin nënligjor lidhur me mënyrën e mbajtjes së regjistrave nga paragrafi 1. i këtij neni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Registration in the register is required before applying for an import or export licence for military goods and strategic services.
Neni 10 Procedura për regjistrimin në regjistër 1. Regjistrimi në regjistrin e importuesve- eksportuesve dhe ofruesve te shërbimeve ne lidhje me mallrat strategjike do të jetë parakusht për të aplikuar për licencë për eksport ose import të mallrave ushtarake dhe shërbimeve strategjike. 2. Regjistrimi në regjistër, do të jetë në bazë të kërkesës me shkrim dhe të nënshkruar nga personi përgjegjës i personit juridik. 3. Ministria do të krijojë dhe mirëmbajë Regjistrin e eksportuesve, importuesve dhe ofruesit e shërbimeve që lidhen me mallrat ushtarake. 4. Kryesuesi, anëtarët dhe anëtarë të përkohshëm të Komisionit do të kenë të drejtën për qasje informatave të regjistrit. 5. Palët e treta do të kenë qasje në regjistrin e specifikuara në paragrafin 1. të këtij neni në qoftë se palët kanë një interes të justifikuar aty. 6. Ministria refuzon për të jap informacionin nëse interesi i aplikantit nuk ka justifikim të mjaftueshëm, nëse qasja ose dhënia mund të dëmtojë interesat e personit që ka paraqitur për të cilat është aplikuar për qasje. 7. Procedura për mirëmbajtjen e regjistrit përcaktohet me akt nënligjor te nxjerre nga Ministri. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Applicant must file the required documents for registry registration; the Ministry sets the application details and decides within 30 days, with a possible extension to 45 days if extra verification is needed.
Neni 11 Aplikimi për regjistrim në regjistër 1. Parashtruesi i kërkesës është i obliguar te parashtroje përveç kërkesës dokumentet si në vijim: 1.1. një (1) kopje të licencës të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në ushtrimin e aktiviteteve lidhur me tregti me arme, municion apo substancës shpërthyese (nëse është e aplikueshme). 1.2. numri Fiskal; 1.3. certifikata e TVSH-së; 1.4. certifikatën e Importit nga Doganat; 1.5. verifikimi i autoritetit kompetent se personi përgjegjës që vepron në emër të personit juridik nuk është nën hetime ose i dënuar për një vepër penale apo shkelje lidhur me “mallra strategjike” jo më shumë se gjashtë (6) muaj; 1.6. emri i bankës dhe dokumentit të vërtetuar nga banka depozituese një (1) kopje të deklaratës bilancit të fundit dhe bilancin e suksesit, një konfirmim se personi nuk ka qenë ka qene ne bllokade ne gjashtë (6) muajt e fundit, një (1) certifikate me nënshkrim të depozituar; 7 1.7. një (1) deklaratë mbi numrin dhe strukturën e punonjësve; 1.8. një (1) deklaratë se personi përgjegjës që vepron në emër të personit juridik ose biznesi në fjalë është i obliguar të mundësojë organit kompetent mbikëqyrës për të ushtruar kontroll mbi eksportin përkatës dhe transaksioneve të importit, si edhe kontrollin e hapësirave magazinimit dhe mjeteve të transportit. 2. Formularin e aplikimit, afatet dhe procedurat për aplikim për regjistrim në regjistër, regjistrimi në regjistër, ndryshimin e një regjistër të regjistruar dhe fshirje nga regjistri dhe informacionin që duhet të paraqiten me kërkesë për regjistrim në regjistër do të përcaktohet nga një akt nënligjor e Ministrisë. 3. Ministria merr vendim për regjistrimin në regjistrin e eksportuesve, importuesve dhe ofruesve të shërbimeve, ose ndryshim të regjistrit të hyrjes Brenda tridhjetë (30) ditëve duke filluar nga dita kur të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar Ministrisë. 4. Ministria mund të shtyje afatin për shqyrtimin e kërkesës deri në dyzetepesë (45) ditë në qoftë se informacioni i prezantuar kërkon verifikim shtesë. Ne rast se kjo ndodhe aplikuesi do te informohet menjëherë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry may refuse registration in the register if the application information is incorrect, documents appear forged, the applicant had certain violations within the last five years, or criminal proceedings have started.
Neni 12 Refuzimi për regjistrim në regjistër 1. Ministria mund të refuzojë regjistrimin ne regjistër nëse: 1.1. konstaton se informacionet janë të pasakta apo nëse dokumentet e paraqitura kane elemente se janë te falsifikuara dhe ju kane bashkangjitur kërkesës për regjistrim në regjistër; 1.2. pesë (5) viteve përpara vendimit për regjistrim në regjistër, aplikanti ka qenë përgjegjës për shkelje të legjislacionit në lidhje me importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave strategjike apo një norme të lëshuar në bazë të tij; 1.3. pesë (5) vjet para vendimit te regjistrimit në regjistër, aplikanti ka qenë përgjegjës për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare; 1.4. nëse ndaj aplikantit ka filluar procedura penale në lidhje me shkeljen . - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: To change a registration, the applicant must submit a written request to the Ministry. The Ministry may ask for extra documents if needed and may refuse the requested change.
Neni 13 Ndryshimi i regjistrit 1. Për të ndryshuar regjistrimin ne regjistër, aplikanti duhet të dorëzoj pranë Ministrisë një kërkesë me shkrim për ndryshimin e kërkuar, Ministria mund te kërkoj dokumente shtese nëse është e nevojshme. 2. Ministria mund të refuzojë për të ndryshuar një shënim në regjistrin bazë të specifikuar sipas këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Personat e regjistruar në regjistër dhe brokerët mund të fshihen nga regjistri kur plotësohen kushtet e renditura në këtë nen.
Neni 14 Fshirja nga regjistri 1. Personi i regjistruar në regjistër dhe brokerët do të fshihen nga regjistri nëse: 1.1. verifikimi i fakteve të reja, për të cilat nuk kishte pasur njoftime me rastin e regjistrimit në regjistër, të cilat sikur të ekzistonin me kohë do t’u pamundësonin personave të caktuar të hyjnë në regjistër; 1.2. personi përgjegjës i personit juridik është dënuar për vepër penale, apo iu ka shqiptuar masa e sigurisë që ndalon kryerjen e aktiviteteve që është plotësisht ose pjesërisht i involvuar subjekti i tij; 1.3. nuk vepron në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 8 1.4. shkel Sanksionet ndërkombëtare; 1.5. ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve; 1.6. Pushon të plotësojë kushtet për të cilat i është lëshuar vendimi; 1.7. Në qoftë se një person juridik i regjistruar në regjistër pushon të zhvillojë aktivitetin e tij të regjistruar në regjistrin. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article requires licenses for imports, exports, and transit of strategic goods or services, and gives the Commission and Ministry licensing-related powers.
Neni 15 Procedura për kërkesë të licencës së eksportit dhe importit 1. Licenca individuale kërkohet për çdo import, eksport, apo tranzit të mallrave ose shërbimeve strategjike. 2. Licenca globale mund të lëshohet në bazë të një autorizimi të dhënë një eksportuesit të caktuar në lidhje me një lloj ose kategori të mallrave dhe shërbimeve strategjike, bazuar në miratimin e Komisionit dhe një licence të përgjithshme miratuar nga komisioni dhe publikuar nga Ministria . Komisioni mund të lëshojë licenca nëse aplikantet i nënshtrohen kushteve që ai i konsideron të duhura. 3. Përveç nenit 7, paragrafit 2., të këtij ligji ku përcaktohet që çdo licencë për eksport apo import do të lëshohet për një periudhë gjashtë (6) mujore, licencat e dhëna sipas këtij neni lëshohen në kohëzgjatje prej një (1) viti. Licencat për transit të lëshuara sipas paragrafit 1. të këtij neni do të lëshohen për një kohëzgjatje prej dyzetetetë (48) orëve ne rrethana normale duke filluar menjëherë pas hyrjes në territorin doganor të Kosovës. 4. Ministria mund t`i lëshojë eksportuesit licencën e përgjithshme për eksportin e mallrave të njëjtë, për një ose më shumë shtete, duke marrë parasysh llojin e mallrave strategjike, llojin dhe kohëzgjatjen e punëve eksportuese dhe shtetin në të cilin mallrat eksportohen. 5. Përveç nenit 7, paragrafit 2. të këtij ligji ku përcaktohet që çdo licencë do të lëshohet për një periudhë kohore prej gjashtë (6) muajsh, licenca nga paragrafi 4. i këtij neni lëshohet me afat vlefshmërie deri në një (1) vit dhe mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë me kërkesën e eksportuesit. 6. Me kërkesën e komisionit Ministria do të hartoj akt nënligjor për procedurën e aplikimit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Commission must decide on the application within 30 days, or within 60 days if extra investigations are needed to approve the licence. The Ministry must notify the applicant immediately if the process will take 60 days.
Neni 16 Afati për shqyrtimin e kërkesës nga Komisioni 1. Lidhur me kërkesën Komisioni vendosë brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e aplikimit, ose brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, nëse është në procedurë të nevojshme për të bërë hetime të tjera shtesë për ta aprovuar licencën. 2. Ministria do të njoftojë aplikuesin menjëherë në rast se procedurat do të zgjasin gjashtëdhjetë (60) ditë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ministria must issue the required license within 7 days after Commission approval, and must notify applicants if the Commission refuses consent for the requested exports or imports.
Neni 17 Afati për lëshimin e licencës nga Ministria 1. Ministria do të lëshoj licencën e kërkuar Brenda shtatë (7) ditëve nga data e aprovimit nga Komisioni. 2. Në rast se Komisioni refuzon të jep pëlqimin e tij për eksportet ose importet e kërkuara, Ministria është e obliguar që brenda shtatë (7) ditëve të njoftojë aplikuesit lidhur me pamundësinë për lëshimin e licencave të eksportit përkatësisht importit nga ana e Komisionit. 3. Ministria do të informojnë parashtruesin e kërkesës lidhur me arsyet legjitime për refuzim nga Komisioni, përveç nëse përshkruhet ndryshe në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale apo Ligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë, si dhe në ligjet tjera relevante. 9 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Export documentation for strategic goods or services must include specified details, and exporters must keep the records for at least 20 years. The minister may set additional required data by subordinate act.
Neni 18 Dokumentacioni për eksport të mallrave apo shërbimeve strategjike 1. Dokumentacioni i cili i referohet eksportit të mallrave apo shërbimeve strategjike duhet të përmbajë të dhënat në vijim: 1.1. përshkrimin teknik të mallit në bazë të të cilit është e mundur të klasifikohen qartë mallrat, sipas dispozitave të këtij ligji ose nomenklaturës së tarifave doganore, apo Klasifikimit të UN-it të mallrave të rrezikshme; 1.2. sasinë e mallit në njësi matëse dhe peshën neto të mallit; 1.3. emrin dhe adresën e plotë të eksportuesit dhe të dhënat përkatëse nga regjistri i gjykatës; 1.4. emrin dhe adresën e plotë të marrësit të mallit; 1.5. përdorimin e përdoruesit të fundit të dedikuar, emrin dhe adresën e plotë të përdoruesit të fundit të mallit. 1.6. përshkrimin e ndihmës teknike, emrin dhe adresën e plotë të pranuesit të ndihmës teknike (nëse është e aplikueshme). 2. Eksportuesi obligohet të arkivojë dokumentacionin nga paragrafi 1. i këtij neni siç janë urdhëresat, faturat, kontratat, fletëngarkesat, fletë-dërgesat, listat e ngarkimit, listat e ngarkimit detar dhe dokumentacionin tjetër, eksportuesi duhet t`i ruaj së paku njëzet (20) vjet deri në fund të vitit kalendarik në të cilin është kryer eksporti i mallrave me qëllim të dyfishtë. 3. Ministri me akt nënligjor do të përcaktojë edhe të dhënat e tjera të cilat duhet t`i përmbajë dokumentacioni nga paragrafi 1. i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Export licenses and related documents cannot be transferred to other people; if they are used contrary to that rule, the named holder loses rights under this law.
Neni 19 Vlefshmëria e licencës 1. Të gjitha licencat dhe dokumentet e tjera të lëshuara sipas këtij ligji, nuk mund të transferohen te personat tjerë. 2. Në rast të sjelljes në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni, personi në emër të cilit janë lëshuar licencat dhe dokumentet tjera, i humb të gjitha të drejtat që janë të parapara sipas këtij ligji. 3. Komisioni mund t`i aprovojë eksportuesit licencën e përgjithshme për eksportin e mallrave të njëjtë, për një ose më shumë shtete, duke marrë parasysh llojin e mallrave dhe shërbimeve strategjik, llojin dhe kohëzgjatjen e punëve eksportuese dhe shtetin në të cilin mallrat eksportohen. 4. Në procesin e lëshimit të licencës për eksport, lejes për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve strategjike Ministria dhe Komisioni janë të obliguar që të marrin parasysh interesat e politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes dhe ato ekonomike të Republikës së Kosovës, si dhe për obligimet e pranuara ndërkombëtare. 5. Licenca lëshohet me afat vlefshmërie deri në një (1) vit dhe mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë me kërkesën e eksportuesit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: For certain imports and re-exports, the applicant must provide supporting approvals or end-user-change documents when the Ministry asks.
Neni 20 Importi i mallrave për eksport në vendet e treta 1. Në rastin e importit të mallrave për eksport në vendet e treta, aplikuesi është i obliguar që me kërkesë të Ministrisë, kërkesës për eksport të ia bashkëngjitë pëlqimin e autoriteteve kompetente të shtetit të origjinës së mallrave apo vendit nga i cili ai/ajo ka ndërmend të importojë mallra, sipas te cilës jepet miratimi për eksportin e mallrave në shtetet e treta. 10 2. Në rastin e eksportit të mallrave të importuar më parë, Ministria mund të kërkojë nga aplikuesi kërkesën për miratim të eksportit dhe dorëzimin e ndryshimit te përdoruesit të fundit të mallrave, të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit nga i cili janë importuar mallrat. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Nëse ka dyshim të arsyeshëm për vërtetësinë ose vlefshmërinë ligjore të dokumentacionit të paraqitur, Ministria, me propozimin e Komisionit, duhet t’ua paraqesë atë autoriteteve kompetente për trajtim të mëtejshëm.
Neni 21 Vërtetësia dhe vlefshmëria ligjore e dokumentacionit Në rast dyshimi të arsyeshëm në vërtetësinë dhe vlefshmërinë ligjore të dokumentacionit të paraqitur, Ministria me propozimin të Komisionit do tu paraqes të njëjtën autoriteteve kompetente për trajtim të mëtejshëm. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry may end a license’s validity if certain conditions are met, and the Commission may change a license in specified cases.
Neni 22 Ndërprerja e licencës 1. Ministria mund të marrë vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Licencës nëse vërteton se: 1.1. nëse një ose më shumë nga kushtet nën të cilat është lëshuar licenca, nuk ekziston më; 1.2. nëse licenca është lëshuar në bazë të të dhënave të pasakta, jo të plota dhe se aplikuesi ka qenë në dijeni se informacion i tillë është i pasaktë ose jo i plotë; 1.3. me kërkesë të personit të cilit i është lëshuar licenca. 2. Republika e Kosovës nuk është përgjegjës për shpenzimet që janë shkaktuar palës me rastin e lëshimit të licences. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni nuk lejohet ankesa por mund të iniciohet kontest administrativ pranë gjykatës kompetente. 4. Licenca mund të ndryshohet nga Komisioni në rastet e zgjatjes së periudhës së vlefshmërisë, ndryshimin e destinacionit të ngarkesës apo shfrytëzuesit të fundit, ose për arsye të tjera. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry must refuse export or import license requests when the Commission finds specified security, foreign policy, legal, human-rights, or related concerns; it must also refuse an export license if the goods or inspection conditions do not match the request, and it must notify applicants within 30 days if an application is incomplete.
Neni 23 Refuzimi i kërkesës 1. Ministria do të refuzojë kërkesën për lëshimin e një licence për eksport ose import nëse Komisioni konstaton se: 1.1. dhënia e licencave të kërkuara është në kundërshtim me politikën e Jashtme, Interesat ekonomike të Republikës së Kosovës; 1.2. bie në kundërshtim me parimet e Qëndrimit të Përbashkët Europian 2008/944/CFSP të 08 dhjetorit 2008; 1.3. me dhënien e licences rrezikohen respekti për obligimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës; në veçanti sanksionet e miratuara nga këshilli i Sigurisë së UN-it apo Bashkimit Europian, marrëveshje për mos-përhapje dhe çështjeve tjera, si dhe obligimeve tjera ndërkombëtare; . 1.4. me dhënien e licences rrezikohen interesat e mbrojtjes dhe sigurisë të Republikës së Kosovës; 1.5. është në kundërshtim me strategjinë e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. 1.6. me dhënien e licencave , rrezikohet respektimi i të drejtave të njeriut në vendin e destinimit final si dhe respektimi i ligjit humanitar nga ai shtet; 1.7. me dhënien e këtyre licencave rrezikohet situata e brendshme në shtetin e destinimit final, si funksion i tensioneve ekzistuese te konflikteve të armatosura; 11 1.8. me dhënien e licencave, eksportohen mallrat në kundërshtim me vullnetin e eksportuesit për personat e padëshiruar kur këto mallra arrijnë në posedimin e këtyre personave; 1.9. me analizimin e sjelljes së shtetit blerës në lidhje me komunitetin ndërkombëtar e në veçanti në lidhje me qëndrimin e tij ndaj terrorizmit, natyrën e aleancave të tij si dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar. 1.10. ekzistenca e rrezikut që mallrat do të devijojnë brenda shtetit blerës, apo ri eksportimit sipas kushteve të padëshirueshme; 1.11. përputhshmëria e eksportimit të mallrave me kapacitetin teknik dhe ekonomik të shtetit marrës, duke marrë parasysh dëshirën që statusi i tij përputhet me sigurinë legjitime dhe nevojat e mbrojtjes me devijim të vogël të resurseve njerëzore dhe ekonomike për armatim. 1.12. mallrat për të cilat kërkohet licenca janë në procedurë hetimore apo procedurë ligjore. 2. Ministria do të refuzojë kërkesën për lëshimin e licencës për eksport nëse mallrat nuk përputhen me të dhënat e cekura në kërkesë, dhe eksportuesi apo prodhuesi me nuk e mundëson kontrollimin e mallrave ose dokumenteve në lidhje me ato mallra, sipas kërkesës së Ministrisë. 3. Ministria do të refuzojë kërkesën për lëshimin e licencës për eksport, për mallrat të cilat nuk ceken në dispozitat e këtij neni me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut. 4. Nëse aplikacioni nuk është i plote aplikuesi brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e aplikimit duhet të njoftohet nga Ministria se aplikacioni nuk është i plotë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: An export licence for sanctioned countries may be issued only for humanitarian use or peacekeepers’ needs.
Neni 24 Lëshimi i licencës së eksportit për në shtetet me masa kufizuese Me rastin e paraqitjes së kërkesës për lëshimin e licencës së eksportit për në shtetet, të cilat janë në listën e shteteve ndaj të cilave janë aplikuar masat restriktive nga OKB, BE, OSBE-së apo organizatave të tjera ndërkombëtare të cilave masa kufizuese ju ka bashkangjitur edhe Republikës së Kosovës, mund të ju lëshohet licence vetëm për përdorim humanitar ose për nevoja të paqeruajtësve. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Before a contract for strategic goods or services is signed, the Ministry may recommend checking whether certain parties’ activity conflicts with Article 22, and the Ministry must inform the interested person within 7 days.
Neni 25 Rekomandimi për subjektet para nënshkrimit të kontratës për blerjen ose shitjen e mallrave dhe shërbimeve strategjike 1. Para nënshkrimit të kontratës për blerjen ose shitjen e mallrave dhe shërbimeve strategjike, subjektet mund të rekomandohen nga Ministria se a është aktiviteti i ndërmjetësuesit, blerësit, importuesit dhe përdoruesit të fundit të mallrave në kundërshtim me dispozitat e nenit 22 të këtij ligji. 2. Ministria është e obliguar ta informojë personin e interesuar në afatin prej shtatë (7) ditësh si ndërmjetësin, blerësin, importuesin, përdoruesin e fundit, apo ndonjë pjesëmarrës tjetër rreth çështjes së lartpërmendur - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ministria must keep a database, cooperate and share relevant data, and prepare/report a yearly report by 30 April, with confidential information excluded from online publication.
Neni 26 Baza e të dhënave, bashkëpunimi dhe raportimi 1. Ministria mban një bazë të dhënash për licencat e kërkuara, të lëshuara dhe të realizuara si dhe rastet e anulimit të licencave, hedhjen poshtë te kërkesave për eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve sipas këtij ligji. 2. Për nevojat e kryerjes së detyrës të përcaktuara me këtë ligj, Ministria në kuadër të kompetencave të saja, bashkëpunon me organizatat ndërkombëtare dhe organet kompetente të shteteve të tjera dhe ua jep atyre të dhënat përkatëse në pajtim me obligimet që ka marrë Republika e Kosovës. 3. Ministria është e obliguar që deri më 30 prill të vitit kalendarik, të përpilojë një raport vjetor për vitin paraprak për eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve strategjike dhe ti paraqet Qeverisë së Republikës së Kosovës me një shkallë klasifikimi. 12 4. Ministria është e obliguar që deri më 30 prill të vitit kalendarik, të raportoj dhe ta publikoj atë në ueb faqen e Ministrisë me përjashtim të informacioneve të besueshme që nuk janë për publikun. 5. Informatat konfidenciale janë emrat e kompanive, treguesit financiar të kompanive, kërkesat e refuzuara dhe të dhëna të tjera në përputhje me ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave konfidenciale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: People who export or import goods must keep special transaction records, retain documents for 20 years, and notify the Ministry about licence changes and certain data changes within set deadlines.
Neni 27 Detyrimet e personave të cilët merren me eksport ose import të mallrave strategjike 1. Personat të cilat merren me eksport ose import të mallrave janë të obliguar të: 1.1. mbajnë regjistra të veçantë për transaksionet e kryera sipas këtij ligj dhe të ruajnë dokumentacionin për këto transaksione, së paku njëzet (20) vjet pas përfundimit të eksportit ose importit; 1.2. respektimin e kushteve sipas të cilave është lëshuar licenca dhe menjëherë të informojë Ministrinë për çdo ndryshim të ndodhur; 1.3. për çdo ndryshim në të dhënat e një agjenti apo përdoruesi të fundit, të njoftojë me shkrim Ministrinë brenda dhjetë (10) ditëve nga data e ndryshimit; 1.4. që brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas përfundimit të eksportit dhe importit, të informojë me shkrim Ministrinë dhe të paraqesë dokumentacionin në bazë të të cilave është kryer eksporti përkatësisht importi; 1.5. me kërkesë të Ministrisë të sigurojë konfirmimin e pranimit të mallrave; 1.6. respektimi i detyrimeve të tjera që rrjedhin nga licenca e lëshuar sipas këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The license application must include the listed documents.
Neni 28 Dokumentet e aplikacionit për licencë 1. Aplikacioni nga neni 23 paragrafi 4. i këtij ligji duhet të përmbajë dokumentet si në vijim: 1.1. njoftimi mbi përfundimin e eksportit, përkatësisht importit; 1.2. një (1) kopje të licencës, sipas të cilës është realizuar eksporti përkatësisht importi i mallrave; 1.3. kopja e deklaratës doganore të Republikës së Kosovës; 1.4. numrat serik i armëve, pjesëve të armëve apo pajisjeve tjera; dhe 1.5. dokumentacione të tjera,varësisht nga lloji i mallrave. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Deklaruesi must include specified information in the customs declaration.
Neni 29 Përmbajtja e deklaratës doganore 1. Deklaruesi është i obliguar që në deklaratën doganore sipas nenit 28, paragrafi 1. nën- paragrafi 1.3 të këtij ligji, të përfshijë këto informacione: 1.1. emrin e plotë dhe adresën e eksportuesit ose importuesit; 1.2. numrin e licencës për eksport përkatësisht importi, sipas të cilës është zhvilluar procedura doganore; 1.3. emri i mallrave në përputhje me licencën e lejuar të subjektit; 1.4. sasinë e mallrave të shprehur në njësi të matjes së shënuar në licencën e subjektit; 1.5. vlerën e mallrave të shprehur në monedhë të përcaktuar në licencën subjektit; 13 1.6. mallrat me emërtimin Tarifore; 1.7. shenja ML lista e mallrave ushtarake të renditura sipas këtij ligji, nëse bëhet fjalë për këtë lloj të mallrave; 1.8. shënjimi CE; 1.9. klasifikimi i mallrave të rrezikshme. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Registered persons must apply to the Ministry for a service licence before starting services.
Neni 30 Shërbimet 1. Para fillimit të ofrimit të shërbimeve, personi i regjistruar në regjistër është i obliguar të kërkojë licencën nga Ministria për ofrimin e shërbimeve. 2. Licencën e lëshon Ministria, bazuar në vendimin e Komisionit, për çdo aktivitet të veçantë, në kohëzgjatje maksimale deri në dymbëdhjetë (12) muaj dhe nuk mund të zgjatet. 3. Ministri me akt nënligjor do të përcaktojë formën dhe përmbajtjen e licencave sipas këtij ligji. 4. Paragrafi 1. dhe 2. këtij neni nuk do të zbatohen nëse asistenca teknike është dhënë në formën e informacionit që është në “pronësi publike” apo “mbështetje e kërkimeve shkencore” dhe nëse është fjala për ofrimin e shërbimeve për nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës. 5. Në ofrimin e shërbimeve për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit dhe ndërmjetësimit në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar të mallrave të listuara mund të angazhohen persona të regjistruar me vendqëndrim në territorin e Republikës së Kosovës, të regjistruar në regjistra të ofruesve të shërbimeve për mallrat për përdorime ushtarake. 6. Regjistrat i menaxhon Ministria. 7. Ministri me akt nënligjor përcakton përmbajtjen dhe mënyra e mbajtjes së shënimeve sipas paragrafit 1. të këtij neni. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Registration is done based on a written request from the interested person, who must also submit the listed supporting documents.
Neni 31 Regjistrimi në regjistër 1. Regjistrimi në regjistër do të bëhet në bazë të kërkesës me shkrim të personit të interesuar. 2. Me kërkesën e personit të interesuar duhet të paraqiten edhe dokumentet si më poshtë: 2.1. një (1) kopje e vërtetuar të vendimit të autoriteteve kompetente të aktivitetit të regjistruara; 2.2. numrin fiskal tatimor të personit; 2.3. certifikatën nga gjykata kompetente se aplikuesi i kërkesës apo personi përgjegjës në personin juridik, fizik nuk është dënuar për një vepër penale dhe nuk është nën hetime; 2.4. emrin e bankës dhe dokumentin e vërtetuar nga banka depozituese e të cilës është personi; 2.5. një (1) deklaratë për numrin dhe strukturën e punonjësve; 2.6. një (1) deklaratë se personi përgjegjës në personin juridik, fizik apo zejtari, pajtohet që t’i bëjë të mundur organit kompetent mbikëqyrës kontrollimin e operacioneve në fushën e ofrimit të shërbimeve; 14 2.7. një (1) autorizim i nënshkruar nga personi përgjegjës ku personi juridik apo fizik e autorizon një apo më shumë punëtorë që në emër dhe llogari të kompanisë të kryejnë shërbime ndërmjetësimi (brokerimi). 3. Ministria nxjerr një vendim mbi regjistrimin në regjistër sipas paragrafi 1. të këtij neni. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ministria duhet të refuzojë regjistrimin në regjistër kur ka dokumente të falsifikuara ose kur plotësohen kushtet e tjera të listuara në këtë nen.
Neni 32 Refuzimi i regjistrimit në regjistër 1. Ministria do të refuzojë regjistrimin në regjistër nëse: 1.1. informatat e prezantuara apo dokumentacioni përmbajnë dokumente të falsifikuara; 1.2. gjatë pesë (5) viteve të fundit, aplikuesi ka shkelur rregullat ligjore në lidhje me importin, eksportin apo transitit të mallrave dhe shërbimeve strategjike; 1.3. gjatë pesë (5) viteve të fundit, aplikuesi ka shkelur sanksionet ndërkombëtare; 1.4. kundër aplikuesit është kryer një hetim policore për trajtimin e paligjshëm të mallrave dhe shërbimeve strategjike; 1.5. është nisur procedura hetimore apo gjyqësore për aktivitete që janë në kundërshtim me këtë ligj; 1.6. nëse është ngritur aktakuza apo nëse personi ka qenë i dënuar për aktivitete që janë në kundërshtim me këtë ligj; 1.7. si dhe raste tjera kur Ministria konstaton se është ne kundërshtim me ligjet tjera në fuqi. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Applications for export, intermediary services, and technical assistance licenses are filed with the Ministry, and the Minister sets the application form and required documents by sublegal act.
Neni 33 Institucioni në të cilën parashtrohet kërkesa për licencë 1. Kërkesa për lëshimin e licencës për eksport, ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit dhe asistencës teknike, parashtrohet në Ministri. 2. Ministri me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e formularit sipas paragrafit 1. këtij neni, dhe një listë të dokumenteve te cilat i bashkëngjiten kërkesës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to providers acting in military or humanitarian missions when that is decided by the FSK or other government bodies.
Neni 34 Veprimi në kuadër të misioneve ushtarake dhe humanitare Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen për ofruesit të cilët, me vendim të FSK-se ose të organeve të tjera qeveritare, veprojnë në kuadër të misioneve ushtarake apo humanitare. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Komisioni must decide on permit requests within 30 days, or within 60 days if extra verifications are needed.
Neni 35 Afati për lëshimin e lejeve të nevojshme nga Komisioni Komisioni do të vendosë brenda tridhjetë (30) ditëve siç është parashtruar kërkesa, përkatësisht gjashtëdhjetë (60) ditë, në qoftë se procedura për lëshimin e lejeve të nevojshme nevojiten verifikime shtesë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the requested service license within 7 days after receiving the Commission’s approval, and it must inform the applicant within 8 days if approval is refused. If the information is classified, the Ministry must not disclose the Commission’s reasons.
Neni 36 Afati për lëshimin e licencës për shërbime nga Ministria 1. Ministria është e obliguar të lëshoj licencën e kërkuar për ofrimin e shërbimeve brenda shtatë (7) ditëve nga data e marrjes së pëlqimit të Komisionit. 2. Në rast se Komisioni refuzon miratimin e licence për ofrimin e shërbimeve, Ministria është e obliguar që Brenda tetë (8) ditëve të informojnë parashtruesin e kërkueses me arsyetimin për refuzimin nga ana e komisionit për refuzimin e pëlqimit për ofrimin e shërbimeve. 15 3. Ministria nuk do të informojnë aplikuesin e licencës për shkaqet qe Komisioni nuk e ka dhënë pëlqimin për ofrimin e shërbimeve, nëse informacioni konsiderohet i klasifikuar. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Ministria duhet ta refuzojë kërkesën për leje për ofrimin e shërbimeve kur Komisioni vërteton kushtet e renditura në nen.
Neni 37 Refuzimi i kërkesës për leje për ofrimin e shërbimeve 1. Ministria do të refuzojë kërkesën për leje për ofrimin e shërbimeve nëse Komisioni vërteton se: 1.1. dhënia e licencës së kërkuar është në kundërshtim me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës; 1.2. në kundërshtim me interesat ekonomike të Republikës së Kosovës 1.3. bie ndesh me parimet dhe Qëndrimit të përbashkët të Bashkësisë Evropiane Nr.2008/944/CFSP duke definuar rregullat e përbashkëta për qeverisjen e kontrollit të eksportit të teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake; 1.4. me dhënien e licencës rrezikohet përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare të Republikës se Kosovës, në veçanti sanksionet e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo Bashkimit Evropian, marrëveshjeve të mos përhapjes dhe çështjeve tjera, si dhe detyrimeve tjera; 1.5. me lëshimin e licencës rrezikohen interesat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës; 1.6. licenca është në kundërshtim me strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës; 1.7. me lëshimin e licencës rrezikohet respekti i të drejtave të njeriut në shtetin e destinimit final si dhe respektimi i ligjit humanitar në atë shtet; 1.8. lëshimi i licencave rrezikon situatën e brendshme në atë shtet si funksion i ekzistimit të tensioneve apo konflikteve të armatosura; 1.9. lëshimi i licencave rrezikon ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal; 1.10. me analizimin e sjelljes së shtetit blerës në lidhje me komunitetin ndërkombëtar e në veçanti në lidhje me qëndrimin e tij ndaj terrorizmit, natyrën e aleancave të tij si dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar; 1.11. ekzistenca e rrezikut që mallrat do të devijojnë brenda shtetit blerës, apo rieksportimit sipas kushteve të padëshirueshme; 1.12. përputhshmëria e eksportimit të mallrave me kapacitetin teknik dhe ekonomik të shtetit marrës , duke marr parasysh dëshirën që statusi i tij përputhet me sigurinë legjitime dhe nevojat e mbrojtjes me devijim të vogël të resurseve njerëzore dhe ekonomike për armatim; 1.13. vërtetohet se mallrat për të cilat kërkohet licence janë objekt i hetimeve policore ose konteste gjyqësore; 1.14. aplikuesi i kërkesës në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e njoftimit të marrë nga Ministria nuk i plotëson shtesat nga aplikacioni i jo i kompletuar. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Businesses providing services for military goods must keep service records, follow licensing conditions, notify the Ministry in writing within 15 days in the stated cases, keep documents for at least 10 years after services end, and follow other license and law requirements.
Neni 38 Detyrimet e bizneseve në kryerjen dhe ofrimin e shërbimeve për mallrat për qëllime ushtarake 1. Personi që ushtron aktivitet biznesi në kryerjen dhe ofrimin e shërbimeve për mallrat për qëllime ushtarake duhet të: 1.1. mbajë regjistrat mbi shërbimet e kryera në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 16 1.2. respektoj kushtet në bazë të cilit është lëshuar licenca. 1.3. në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga aktivitetet e kryera për ofrimin e shërbimeve ose pas skadimit të afatit të vlefshmërisë së licencave të njoftojë me shkrim Ministrinë për veprimet e marra, për rrjedhat ne baze të lejes. 1.4. ti ruan të gjitha dokumentet dhe informatat në lidhje me këtë shërbim, të paktën dhjetë (10) vite nga përfundimi i shërbimeve. 1.5. respektojë dispozitat e tjera që rrjedhin nga licenca dhe ky ligj. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Ministria may cancel a service licence under article 30 if listed conditions are met, including convictions, non-compliance, international sanctions breaches, loss of licence conditions, termination of employment, a registered person’s request, or new facts showing the person should not have been registered.
Neni 39 Anulimi i licencës për ofrimin e shërbimeve 1. Ministria me vendim anulon licencën për ofrimin e shërbimeve sipas nenit 30 të këtij ligji, nëse: 1.1. personi përgjegjës i personit juridik ose fizik të jetë dënuar për vepra penale apo kundër tij janë marrë masa konkrete të cilat e ndalojnë zhvillimin e aktivitetin të biznesit që ka mbuluara pjesërisht ose plotësisht subjektin e biznesit të tij/saj nga kjo fushë. 1.2. personi nuk vepron në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 1.3. personi shkel sanksionet ndërkombëtare; 1.4. personi apo personat përgjegjës në personin juridik ose fizik, të cilët janë dënuar për aktivite në kundërshtim me këtë ligj me vendimin përfundimtar të gjykatës; 1.5. personi më nuk i përmbush kushtet mbi të cilat është lëshuar vendimi; 1.6. personi përgjegjës i personit ndërprenë marrëdhënien e punës; 1.7. me kërkesë të personit të regjistruar në regjistër. 1.8. zbulohen fakte të reja, për të cilat po të ishin të njohura në momentin e regjistrimit në regjistër sipas nenit 31 të këtij ligji , nuk do të ishte e mundur që personat në fjalë të regjistrohen në këtë regjistër; - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The licensing authority supervises and enforces obligations, works with other involved state bodies, sends written monitoring results to the responsible minister, and the minister notifies competent state bodies if irregularities are found.
Neni 40 Mbikëqyrja 1. Mbikëqyrjen dhe zbatimin e detyrimeve e ushtron organi qe ka lëshuar licencën ne bashkëpunim me organet e tjera të përfshira në procesin e lëshimit të licencës dhe organeve të tjera shtetërore në përputhje me përgjegjësitë e tyre. 2. Zbatimi i mbikëqyrjes përfshinë mbikëqyrjen para, gjatë dhe pas lëshimit të licencave. 3. Rezultatet e zbatimit të monitorimit të kryer sipas një raporti me shkrim i dorëzohet ministrit përgjegjës. 4. Në rast të parregullsive, ministri njofton organet tjera shtetërore kompetente për veprime të mëtejshme. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: During licence monitoring, supervisory bodies may request information and assistance from applicants, other government agencies, and foreign competent authorities, and they must keep official, trade, and production secrets confidential.
Neni 41 Monitorimi i zbatimit të licencës 1. Gjatë monitorimit te zbatimit, organet e mbikëqyrjes mund të: 1.1. të kërkojë informacion të nevojshëm nga aplikuesi për zbatimin e mbikëqyrjes; 1.2. kërkon informacione nga agjencitë tjera qeveritare dhe shërbimet tjera te nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes; 17 1.3. kërkon ndihmën nga autoritetet kompetente të vendeve të tjera, për të mbledhur informacione shtesë, të nevojshme për të kryer mbikëqyrjen; 1.4. të mbikëqyrin përputhshmërinë nga detyrimet që rrjedhin në bazë të kësaj leje; 1.5. mbikëqyrin përdoruesit fundit të mallrave. 2. Organet Mbikëqyrëse janë të detyruar të ruajnë fshehtësitë zyrtare, sekretet tregtare dhe prodhuese dhe personat që janë objekt i monitorimit. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Ministry must cooperate with other government bodies, security agencies, international organizations, and competent authorities of other countries, and those entities must provide the appropriate information in line with Kosovo’s commitments.
Neni 42 Bashkëpunimi me organet tjera Ministria në kuadër të kompetencave të saja bashkëpunon me organet e tjera qeveritare dhe agjencitë e sigurisë, organizatat tjera ndërkombëtare dhe autoritetet kompetente të vendeve të tjera, të cilat në përputhje me angazhimet e marra nga Kosova të dorëzoj informacionin e duhur. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Ministry must take part in exchanging information about export and import activities, including services, with other states and EU member states.
Neni 43 Shkëmbimi i informacioneve për aktivitetet e eksportit, importit dhe shërbimeve 1. Ministria është e obliguar të marrë pjesë në shkëmbimin e informacioneve mbi aktivitetet e eksportit dhe importit me Shtetet tjera dhe ato anëtare të BE, duke përfshirë edhe shërbimet. 2. Pjesëmarrja përfshin shkëmbimin e informacionit për ofruesit e shërbimeve të regjistruar dhe aktivitetet e tyre dhe shkëmbimin në fushën e legjislacionit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Technical assistance provided outside Kosovo needs a licence if the Ministry has notified the provider that it is intended for weapons- or missile-related purposes.
Neni 44 Ndihma teknike 1. Për ndihmën teknike të cilën personat juridik, e ofrojnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës nevojitet licence nëse Ministria i ka njoftuar ata se ndihma teknike është e dedikuar të përdoret për zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen, operimin, ruajtjes, detektimit, identifikimit apo shpërndarjes së armëve apo mjeteve nukleare eksplozive kimike, biologjike apo nukleare apo zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e raketave që do të mund të shpërndajnë armë të tilla. 2. Nëse personi juridik, personi fizik e din se ndihma teknike, të cilën ka për qëllim ta ofrojë, është e dedikuar për qëllime siç është treguar në paragrafin 1. të këtij neni, dhe për këtë ai duhet për këtë ta njoftojë Ministrinë e cila do të vendosë se a duhet licenca për këtë ndihmë teknike. Ndihma teknike mund të ofrohet vetëm pasi Ministria të ketë lejuar ndihmën teknike ose të ketë vendosur se leja e tillë nuk nevojitet. 3. Paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni nuk do të zbatohen nëse ndihma teknike ofrohet në formë të informatave, të cilat janë në sferën publike apo janë pjesë e kërkimeve bazë shkencore. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Ministry must decide export-licence requests for intermediary services for strategic goods within 60 days, or within 90 days if additional verifications are needed.
Neni 45 Afati për lëshimin e licencës për eksport, për ofrimin e shërbimeve ndërmjetësuese 1. Për kërkesën për lëshimin e licencës për eksport, për ofrimin e shërbimeve ndërmjetësuese mallra strategjike, Ministria vendos në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës në mënyrë të rregullt, përkatësisht në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nëse për procesin e lëshimit të licencës duhet të kryhen verifikime të tjera. 2. Në procesin e lëshimit të licencës për eksport, lejes për ofrimin e shërbime dhe mallra strategjike, Ministria dhe Komisioni janë të obliguar që të marrin parasysh interesat e politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes dhe ato ekonomike të Republikës së Kosovës, si dhe për obligimet e pranuara ndërkombëtare. 18 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: If the exporting state of strategic goods requires a certificate from Kosovo’s competent authority, the Ministry issues it. The Ministry also sets the form, content, and supporting evidence for the request by subordinate act.
Neni 46 Lëshimi i vërtetimit për mallra strategjike 1. Nëse shteti eksportues i mallrave strategjike kërkon vërtetimin për eksportimin e këtyre mallrave nga organi kompetent i Republikës së Kosovës, vërtetimin për mallrat strategjike e lëshon Ministria. 2. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për lëshimin e vërtetimit për eksport dhe dëshmitë të cilat i bashkëngjiten kërkesës i përcakton Ministria me akt nënligjor. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry may end or annul certain export and strategic-services licenses in specified cases, and an appeal is not allowed against a paragraph 1 decision.
Neni 47 Ndërprerja e licencës për eksport dhe e lejes për ofrimin e shërbimeve strategjike 1. Me propozim të komisionit, Ministria mund të marrë vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencës së lëshuar për eksport, lejes për ofrimin e shërbimeve strategjike nëse vërteton se: 1.1. një apo më shumë kushte në bazë të të cilave është lëshuar licencën për eksport nuk ekzistojnë më; 1.2. eksportuesi nuk vepron në pajtim me licencën për eksport. 2. Ministria mund të anulojë licencën për eksport të mallrave dhe shërbimeve strategjike nëse vërteton se leja është lëshuar në bazë te të dhënave të pasakta apo jo të plota, dhe nëse parashtruesi i kërkesës e ka ditur ose është dashur ta dijë se ato të dhëna janë të pasakta dhe jo të plota. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni nuk lejohet ankesa por mund të iniciohet kontest administrativ pranë gjykatës kompetente. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Dokumentacioni për eksportin e mallrave dhe shërbimeve strategjike duhet të ketë të dhëna të caktuara, dhe eksportuesi duhet ta ruajë atë për të paktën 5 vjet.
Neni 48 Përmbajtja e dokumentacionit i cili ka të bëjë me eksportin e mallrave dhe shërbimeve strategjike 1. Dokumentacioni i cili ka të bëjë me eksportin e mallrave dhe shërbimeve strategjike për identifikimin e mallrave dhe shërbimeve strategjike duhet të përmbajë të dhënat në vijim: 1.1. përshkrimin e mallit në bazë të të cilit është e mundur të klasifikohen qartë mallrat sipas dispozitave të nenit 43 të këtij ligji ose nomenklaturës së tarifave doganore; 1.2. sasinë e mallit në njësi matëse dhe peshën neto të mallit; 1.3. emrin dhe adresën e plotë të eksportuesit dhe të dhënat përkatëse nga regjistri i Gjykatës; 1.4. emrin dhe adresën e plotë të marrësit të mallit; 1.5. përdorimin e fundit të dedikuar, emrin dhe adresën e plotë të shfrytëzuesit të fundit të mallit; 1.6. përshkrimin e ndihmës teknike, emrin dhe adresën e plotë të marrësit të shërbimit. 2. Dokumentacionin nga paragrafi 1. i këtij neni siç janë urdhëresat, faturat, kontratat, fletëngarkesat, fletë-dërgesat, listat e ngarkimit, listat e ngarkimit detar dhe dokumentacionin tjetër), eksportuesi duhet t`i ruaj së paku pesë (5) vjet deri në fund të vitit kalendarik në të cilin është kryer eksporti i mallrave me qëllim të dyfishtë. 3. Ministri me akt nënligjor përcakton edhe të dhënat e tjera të cilat duhet t`i përmbajë dokumentacioni nga paragrafi 1. i këtij neni. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Eksportuesi must notify the ministry about exports of strategic goods within 7 days and provide the export licence number. If certain export-related details change after the licence is issued, the exporter must notify the ministry in writing within 7 days.
Neni 49 Njoftimi nga eksportuesi lidhur me eksportin 1. Eksportuesi është i obliguar që në afat prej shtatë (7) ditësh, nga dita e eksportimit të mallrave strategjike të njoftojë ministrinë lidhur me eksportin, dhe të paraqes numrin e licencës për eksport në bazë të së cilës është kryer eksporti. 19 2. Nëse pas lëshimit të licencës për eksport vjen deri të ndonjë ndryshim i partnerëve punues, shfrytëzuesve të fundit, qëllimit të shfrytëzimit të fundit apo të ngjashme, eksportuesi duhet ta lajmërojë me shkrim Ministrinë, në afat prej shtatë (7) ditësh nga dita e ndodhjes së ndryshimit apo nga dita kur eksportuesi ka qenë në dijeni për ndodhjen e ndryshimit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Customs supervise exports of strategic goods. The Ministry may inspect the exporter’s goods and documents during licensing and afterward, and may ask a commission for professional help. If Customs find a legal breach, they must order a deadline to fix the irregularities.
Neni 50 Mbikëqyrja e eksportit të mallrave strategjike 1. Mbikëqyrjen e eksportit të mallrave strategjike dhe vlerësimin e përputhjes së mallit me licencën për eksport e bëjnë Doganat e Kosovës. 2. Në procesin e lëshimit të licencës për eksport dhe pas lëshimit të lejes për eksport, Ministria mund të kryejë tek eksportuesi kontrollimin e mallrave me strategjike dhe të dokumentacionit në lidhje me ato mallra. 3. Në procesin e kontrollit të mallrave me strategjike, Ministria mund të kërkojë ndihmë profesionale nga komisioni me qëllim të vlerësimit të përputhjes së mallit me të dhënat e paraqitura në kërkesë. 4. Nëse Doganat e Kosovës gjatë zbatimit të mbikëqyrjes nga paragrafi 1. i këtij neni vërtetojnë se janë cenuar dispozitat e këtij ligji, përmes një vendimi do të urdhërojnë se në çfarë afati kohor duhet të hiqen parregullsitë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Doganat e Kosovës mbikëqyrin eksportin e mallrave strategjike dhe duhet t’i njoftojnë ministrisë me shkrim për gjetjet e tyre çdo gjashtë muaj.
Neni 51 Raportimi i Doganës së Kosovës për mbikëqyrjen e realizimit të eksportit të mallrave strategjike 1. Doganat e Kosovës mbikëqyrin realizimin e eksportit të mallrave strategjike, i cili kryhet në bazë të licencës për eksport, të lëshuar në pajtim me këtë ligji, dhe për të gjeturat e tyre, me shkrim e njoftojnë ministrinë çdo gjashtë (6) muaj. 2. Mbikëqyrjen e formave të tjera të eksportit dhe ofrimit të shërbimeve strategjike, e bëjnë organet e tjera të administratës shtetërore në kuadër të kompetencave të tyre. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article sets criminal penalties for exporting military-list goods without a licence, falsifying end-user certificates, or failing to notify the Ministry about certain changes in final use.
Neni 52 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë prei dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro dhe me burg nga një (1) deri në pesë (5) vjet dënohet personi i cili ka eksportuar mallrat pa licencë sipas listës ushtarake të këtij ligji, ka falsifikuar certifikatat e përdoruesit të fundit, dhe nuk e lajmëron Ministrinë në lidhje me ndryshimet e qëllimit përfundimtar të përdorimit të mallrave nga lista ushtarake, tek të cilat ndryshime ka ardhur pas lëshimit të licencës për eksport në atë masë që mund të rrezikoj: 1.1. përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës; 1.2. interesat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës; 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni shkakton vdekjen e disa personave kryesit dënohen me burgim prej dhjetë (10) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 3. Me dënim të njëjtë dënohet edhe personi fizik i cili kryen detyra në kundërshtim me këtë ligj, pa licencën e Ministrisë përveç nëse lejohet me ndonjë ligj tjetër. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Juridical persons that try to export listed goods without a licence, or using a licence based on incorrect or incomplete data, can be fined. The responsible person of the juridical person can also be fined, and protective measures may ban certain export/import activities for 1 to 5 years.
Neni 53 Masat ndëshkuese për personat juridik nëse tentojnë të eksportojnë mallra pa licencë 1. Me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) deri ne pesëdhjetëmijë (50.000) Euro dënohet personi juridik nëse tenton të eksportoj mallrat e listuara sipas këtij ligji, pa licencë ose në bazë të licencave të lëshuara në bazë të të dhënave të pasakta ose të dhënave jo të plota. 20 2. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri ne pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro do të dënohen sipas paragrafit 1. të këtij neni, personi përgjegjës i personit juridik. 3. Krahas dënimit me gjobë në pajtim të paragrafit 1. të këtij neni mund të vendosen masat mbrojtëse që ndalojnë ushtrimin e aktiviteteve të eksporteve dhe importeve të mallrave dhe shërbimeve strategjike prej një (1) deri në pesë (5) vite. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal and natural persons who export strategic goods without an export licence or fail to notify the Ministry about the goods or later changes in their intended final use.
Neni 54 Masat ndëshkuese për personat juridik dhe fizik për shkeljet sipas këtij neni 1. Me gjobë në shumë deri në 250% të vlerës së eksportit të biznesit por jo më pak se shtatëmijepesëqind (7.500) Euro, do të dënohen personat juridik dhe fizik nëse: 1.1. eksportojnë mallra strategjike pa licence eksporti nga lista e përdorimit të dyfishtë; 1.2. nëse nuk e informon Ministrinë se bëhet fjalë për mallrat strategjike nga lista e përdorimit të dyfishtë; 1.3. nëse nuk e informon Ministrinë për ndryshimin në lidhje me përdorimin e parashikuar përfundimtar të mallrave strategjike nga lista e përdorimit të dyfishtë, që ka ndodhur pas lëshimit të licencave të eksportit për mallrat strategjike. 2. Me gjobë në shumën pesëdhjetë perqind (50%) të vlerës së eksportit por jo më pak e tremijë (3.000) Euro do të dënohen në bazë të paragrafit 1. këtij neni, personi përgjegjës i personit juridik. 3. Me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) deri tremijë (3.000) Euro do të dënohet në bazë të paragrafit 1. këtij neni, çdo person fizik që e ndihmon. 4. Për vepër nga nën-paragrafi 1. këtij neni, bashkë me gjobën mund të vendosen masat mbrojtëse që ndalojnë ushtrimin e aktiviteteve të eksporteve të mallrave me përdorim të dyfishtë që zgjasin të paktën prej një (1) deri në pesë (5) vite. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Until this law enters into force, existing licenses remain valid; the Government must approve the lists within 6 months, and the Ministry of Trade and Industry must issue sublegal acts within 6 months.
Neni 55 Dispozita kalimtare 1. Deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji vlejnë licencat e lëshuara nga autoritetet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. 2. Listat sipas këtij ligji Qeveria do ta miratojë brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij ligji detyrohet të nxjerrë akte nënligjore brenda gjashtë (6) muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 56 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-232 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-070-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-232 PËR TREGTINË E MALLRAVE STRATEGJIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in