LIGJI NR. 03/L-235 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law, relying on Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-235
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law, relying on Article 65(1) of the Constitution. This provision sets the process for accrediting foreign ambassadors to the President of Kosovo and assigns protocol notification tasks. This provision states that the title and Article 6 of the law in force are reformulated. The State Protocol must notify the relevant embassy about the President’s decision on the date, time, and place for the new ambassador’s presentation of credentials, and the State Protocol Director must escort the ambassador through the ceremony. After credentials are presented, the new ambassador must notify the Diplomatic Corps dean and foreign missions, request official meetings with specified leaders, and those leaders must not visit the ambassador at his residence for this occasion.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-235 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law, relying on Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-235 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision sets the process for accrediting foreign ambassadors to the President of Kosovo and assigns protocol notification tasks.
Neni 1 Pas nenit 5 të ligjit në fuqi shtohet nen i ri 5A si vijon: Neni 5A Akreditimi i Shefit të Misionit Diplomatik 1. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me instrumentet dhe praktikat ndërkombëtare, Ambasadorët e huaj akreditohen tek Presidenti i Republikës së Kosovës si përfaqësues të Kreut të Shtetit të tyre. 2. Procedura fillon me marrjen e kërkesës, në formën e një note diplomatike për agrement. Pas kësaj, përgatitet nga Protokolli i Shtetit një informacion vlerësues, i cili së bashku me Curriculum Vitae përkatëse i dorëzohet Presidentit të Republikës. 3. Pas dhënies së agrementit, nga Zyra e Presidentit, Protokolli i Shtetit ka për detyrë të informojë ambasadën e vendit, nga i cili është paraqitur kërkesa, për qëndrimin e Institucioneve të Republikës se Kosovës, si dhe përfaqësinë tonë në atë vend, nëse ka të tillë. Në përgjithësi, kjo procedurë kërkon deri tridhjetë (30) ditë punë, ose zbatohet parimi i reciprocitetit. 4. Mbërritja e Ambasadorit të ri është objekt i rregullave të veçanta që zbatohen nga ceremoniali diplomatik i Protokollit të shtetit. 5. Data dhe ora e mbërritjes së Ambasadorit regjistrohet nga protokolli sepse përcakton edhe radhën e paraqitjes së Kredencialeve. Nëse protokolli nuk njoftohet për ardhjen e tij, atëherë si datë e mbërritjes konsiderohet koha kur ambasada përkatëse lajmëron me notë verbale për mbërritjen e shefit të saj. Që prej këtij momenti ai konsiderohet si Ambasador i emëruar dhe brenda disa ditëve (jo më shumë se dhjetë (10) ditë), Drejtori i Protokollit të Shtetit (ose zëvendësi) e pret për të marrë kopjet e Letër Kredencialeve dhe të thirrjes së paraardhësit. Gjatë kësaj kohe Ambasadori i ri mund të takojë anëtarë të Trupit Diplomatik, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe persona të tjerë jo zyrtarë, por i sugjerohet që të mos kërkojë takim me anëtarët e Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës. 6. Sapo Presidenca përcakton datën e ceremonisë së akreditimit, Protokolli i Shtetit informon Ambasadorin. Shkresa përkatëse përcakton përveç ceremonisë, gjuhën e përdorur dhe vendin nga ku Ambasadori do të merret në ceremoni dhe emrat e një deri dy bashkëpunëtorëve të tij që janë paracaktuar për ta shoqëruar. 2 7. Veshja e rekomanduar është kostum i zi ose gri i errët, këmishë e bardhë, kravatë e errët, këpucë të zeza, ose veshje kombëtare. 8. Që nga momenti i paraqitjes së kredencialeve Ambasadori i ri gëzon statusin e tij diplomatik. 9. Lajmi i akreditimit të Ambasadorit të ri publikohet menjëherë në botimin e radhës së Gazetës Zyrtare. Për këtë kujdeset Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës. 10. Brenda një periudhe kohe prej një deri në dy muaj nga paraqitja e kredencialeve, Ambasadori i ri thirret së bashku me një ose dy (2) ambasadorë të tjerë për drekë ose darkë kortezie nga Ministri i Punëve të Jashtme. 11. Kur Shefi i Përfaqësisë largohet për periudha të shkurtra, ose kur posti i tij mbetet vakant, misioni duhet të informojë për këtë Protokollin e Shtetit me anë të një note verbale, ku do të tregohet data e nisjes së tij/saj dhe emri i të Ngarkuarit me Punë që e zëvendëson. Menjëherë pas kthimit të Shefit të Misionit, Protokolli i Shtetit duhet informuar përsëri për datën e rimarrjes së funksioneve të tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision states that the title and Article 6 of the law in force are reformulated.
Neni 2 Titulli dhe neni 6 i ligjit në fuqi riformulohet si vijon: - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The State Protocol must notify the relevant embassy about the President’s decision on the date, time, and place for the new ambassador’s presentation of credentials, and the State Protocol Director must escort the ambassador through the ceremony.
Neni 6 Paraqitja e kredencialeve Presidentit të Republikës 1. Protokolli i shtetit njofton ambasadën përkatëse lidhur me vendimin e Presidentit për datën, orën dhe vendin e paraqitjes se kredencialeve Presidentit te Republikës nga ana e ambasadorit te ri. 2. Drejtori i Protokollit të Shtetit e shoqëron ambasadorin në një dhomë pritjeje të veçantë, ku ambasadori nënshkruan Librin e Miqve dhe qëndrojnë për disa qaste për një bisedë të shkurtër. Më pas Drejtori i Protokollit e drejton atë në sallën kryesore të ceremonisë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: After credentials are presented, the new ambassador must notify the Diplomatic Corps dean and foreign missions, request official meetings with specified leaders, and those leaders must not visit the ambassador at his residence for this occasion.
Neni 3 Pas nenit 6 të ligjit në fuqi shtohet neni i ri 6A si vijon: Neni 6A Takimet zyrtare të Shefit të Misionit 1. Pas paraqitjes së kredencialeve Ambasadori i ri njofton Dekanin e Trupit Diplomatik dhe gjithë përfaqësitë e huaja për datën e paraqitjes së Kredencialeve dhe fillimin e kryerjes së funksioneve të tij. 2. Ambasadori i ri bën kërkesë zyrtare për takim me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, anëtarët e Kabinetit Qeveritar dhe Kryetarin e Prishtinës. Asnjë nga personalitetet e larta të mësipërme nuk e viziton me këtë rast Ambasadorin e ri në selinë e tij. 3. Bashkëshortja e Ambasadorit të ri, nga ana e saj i kërkon një takim Zonjës së parë ose në mungesë të saj bashkëshortes së Kryeministrit, ose bashkëshortes së Ministrit të Jashtëm. Zonja e parë (në mungesë të saj bashkëshortja e Kryeministrit), në disa raste brenda vitit i thërret për takim kortezie në grupe nga dy ose tre, bashkëshortet e ambasadorëve të rinj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets notification and approval steps for diplomats, military attachés, consuls, honorary consuls, and certain international organization officials.
Neni 4 Pas nenit 7 të ligjit në fuqi shtohet neni i ri 7A si vijon: Neni 7A 3 Fillimi i detyrës së diplomatit, atasheut ushtarak, konsullit dhe funksionarit të organizatave ndërkombëtare 1. Fillimi i detyrës së një diplomati njoftohet nga përfaqësia përkatëse me anë të një note verbale drejtuar zyrës së Protokollit të Shtetit, ne të cilën shënohet pozicioni qe zë diplomati i sapo ardhur, personin që zëvendëson apo nëse është pozicion i ri. Notes Verbale i bashkëngjitet formulari përkatës i përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme. 2. Akreditimi i Atasheut Ushtarak ndjek të njëjtën procedure për sa i përket kërkesës se agrementit, ndërsa konsultimet protokollare bëhen me strukturat përkatëse të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njoftimi për pranimin mund të bëhet vetëm pas miratimit në përfundim të këtyre konsultimeve. 3. Njoftimi për ardhjen e atasheut ushtarak bëhet nga misioni përpara mbërritjes, me anë të një note verbale ku do të specifikohet emri i plotë, kualifikimi i saktë, personi qe zëvendësohet dhe CV e tij. Misioni përkatës duhet të presë miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme para se të fillojë të ushtrojë funksionet e tij. 4. Njoftimi për fillimin e funksionit të shefit të konsullatës bëhet me anë të një note verbale drejtuar Protokollit të Shtetit dhe njësisë përkatëse për çështje konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku specifikohet territori, vendndodhja dhe adresa e qytetit ku do të ushtroje funksionet posti konsullor. 5. Konsujt e Nderit, të cilët janë shtetas të Kosovës, ose me dyshtetësi, kanë një status specifik. Ata e kryejnë mbi baza vullnetare misionin e tyre diplomatik dhe ndërkohë janë të lejuar të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre privat. 6. Propozimi për konsull nderi duhet bërë nëpërmjet një kërkesë zyrtare të ardhur nga përfaqësia diplomatike e akredituar në Kosovë ose drejtpërdrejtë nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit qe e kërkon, dhe duhet miratuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës. 7. Përjashtohen nga mundësia për të qenë konsull nderi: 7.1. personat me shtetësi të Kosovës që janë të zgjedhur në organet përfaqësues t Republikës së Kosovës; 7.2. personat që punojnë ne institucionet shtetërore, me funksione të papajtueshme ne bazë të ligjit me këtë detyre; 7.3. personat qe ushtrojnë profesionin e gjykatësit apo të prokurorit dhe të shërbimeve të inteligjencës. 8. Organizatat Ndërkombëtare duhet të bëjnë të njohur funksionaret e tyre të kategorisë së parë ne te njëjtën mënyrë si edhe misionet diplomatike, duke plotësuar të njëjtat procedura, përveç rasteve kur me ndonjë ligj tjetër te Republikës së Kosovës është përcaktuar ndryshe. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A diplomat must be supplied with the relevant letter from the sending state’s foreign ministry, submit it to Kosovo’s Ministry of Foreign Affairs, and deliver it to the State Protocol; the President approves opening the mission and decrees its accreditation.
Neni 5 Nenit 8 të ligjit në fuqi i shtohet një paragraf i ri si vijon: 2. Diplomati duhet të jete i pajisur nga Ministria e Punëve te Jashtme e shtetit dërgues me letrën përkatëse drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku shënohet misioni i ngarkuar. Dorëzimi i saj bëhet ne Protokollin e Shtetit. Presidenti i Republikës së Kosovës aprovon hapjen e misionit dhe bënë dekretimin e akreditimit te tij. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Article 6 is identified by title only; no rule text is provided.
Neni 6 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision replaces the words “Presidenti/ja i/e Republikës” with “Presidenti i Republikës” in the article title and first paragraph.
Neni 20 i ligjit në fuqi fjalët Presidenti/ja i/e Republikës në titullin e nenit dhe në paragrafin e parë zëvendësohen me fjalët Presidenti i Republikës. 4 - 7
- 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Qeveria may adopt a sublegal act, on the proposal of the State Protocol, to set criteria for placing the President’s photograph.
Neni 20 i ligjit në fuqi pas paragrafit 3. shtohet një paragraf i ri 4. si vijon: 4. Qeveria sipas propozimit të Protokollit të Shtetit miraton akt nënligjor për përcaktimin e kritereve për vendosjen e fotografisë së Presidentit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The provided text only identifies Article 8, item 1.
Neni 8 1. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The First Lady is described as accompanying the President on foreign state visits, making visits as First Lady, hosting receptions, organizing social/humanitarian/patriotic ceremonies, and keeping contact with other First Ladies; she may not take part in the President’s official work or meetings.
Neni 22 i ligjit në fuqi pas paragrafit 2. shtohet një paragraf i ri 3. si vijon: 3. Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e Zonjës së Parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve te tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës. 2. Paragrafët e tjerë të këtij neni në ligjin në fuqi ndryshojnë radhitjen për një numër. - 9
- 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Presidenti i Republikës mund të presë miq të nivelit të lartë edhe në mjedise të tjera, si në Rezidencën e Presidentit.
Neni 24 i ligjit në fuqi, paragrafi 2. riformulohet si vijon: 2. Presidenti i Republikës pret miq të nivelit të lartë edhe ne mjedise të tjera si në Rezidencën e Presidentit. Në to mund të zhvillohet e njëjta ceremoni nderi e cila organizohet nga protokolli i Presidencës në bashkëpunim me Protokollin e Shtetit. - 10
- 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This provision sets protocol rules for state and non-state visits by a foreign head of state, including honors ceremonies, flag placement, seating/meeting format, and who directs the ceremonies.
Neni 24 i ligjit në fuqi pas paragrafit 3. shtohen katër paragrafë të ri 4., 5., 6. dhe 7. si vijon: 4. Nëse vizitori është Kryetar Shteti ne vizitë shtetërore, organizohet për nder të tij ceremonia e nderit ne aeroport ose ne Selinë e Presidentit, sipas skemës së miratuar më parë nga Protokolli i Shtetit dhe Protokolli i Presidencës. 5. Dy (2) orë para mbërritjes së Kreut të Shtetit mik, në vendin e caktuar ngrihet flamuri i tij kombëtar në krah të majtë të flamurit të Kosovës. Flamuj te të dy vendeve vendosën në sallën e takimit ose me përmasa të vogla në tavolinën e bisedimeve zyrtare. 6. Nëse Kreu i Shtetit mik nuk është në vizitë shtetërore (kalimtare, private, shumëpalëshe) atëherë nuk zhvillohet ceremoni nderi. Presidenti i vendit i del përpara, e pret ne hyrje të selisë dhe e shoqëron për në brendësi të ndërtesës. Vizitori i huaj nderohet ne hyrje nga truproja e nderit. Edhe përcjellja behet ne te njëjtën mënyrë si pritja. 7. Në rastet kur nuk zhvillohen bisedime zyrtare, takimi bëhet në sallën e pritjeve ulur në poltrona. Në këto takime formati i pjesëmarrjes përcaktohet qe me parë nga protokolli i Presidentit. Ceremonitë shtetërore drejtohen nga Protokolli i Shtetit. - 11
- 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The lounge for special-status persons at Pristina Airport must consist of two or more rooms, and the Government must adopt a bylaw on how the lounge is used.
Neni 34 i ligjit në fuqi paragrafi 1. riformulohet si vijon: Salla për personat e rëndësisë së veçantë në Aeroportin e Prishtinës është e formuar nga dy (2) ose më shumë mjedise. Qeveria sipas propozimit të Protokollit të Shtetit miraton akt nënligjor për procedurën e shfrytëzimit të sallës së aeroportit për persona të rëndësisë së veçantë (PRV). - 12
- 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The provision groups official ranks in Kosovo into three main precedence groups and lists the positions in each group.
Neni 41 i ligjit në fuqi riformulohet si vijon: 1. Në Republikën e Kosovës, përparësia e rangjeve zyrtare ndahet në tre grupe kryesore: 1.1. Grupi i I 1.1.1. Presidenti i Republikës së Kosovës; 1.1.2. Kryetari i Kuvendit; 1.1.3. Kryeministri; 1.1.4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese; 1.1.5. Ish Presidentet e Republikës. 1.2. Grupi II 1.2.1. Nënkryetarët e Kuvendit; 1.2.2. Zëvendëskryeministrat; 1.2.3. Ministrat; 1.2.4. Kryetari i Kryeqytetit; 1.2.5. Deputetët; 1.2.6. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës; 1.2.7. Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës; 1.2.8. Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës; 1.2.9. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.2.10. Komandanti i Gardës së Republikës; 1.2.11. Kryeprokurori i shtetit; 1.2.12. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës; 1.2.13. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; 1.2.14. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; 1.2.15. Kryetari i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës; 1.2.16. Rektori i universitetit publik; 1.2.17. Kryetarët e komunave; 1.2.18. Udhëheqësit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë; 1.2.19. Kryetaret e Partive Parlamentare; 1.2.20. Ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Kosovë; 1.2.21. Ambasadoret e Kosovës në krye të detyrës; 6 1.2.22. Ish Kryeministri; 1.2.23. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese; 1.2.24. Kryetarët e komisioneve parlamentare; 1.2.25. Kryetaret e grupeve parlamentare; 1.2.26. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme; 1.2.27. Avokati i popullit; 1.2.28. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës; 1.2.29. Shefat e Kabinetit të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit; 1.2.30. Këshilltarët e lartë politikë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit; 1.2.31. Udhëheqësit e bashkësive fetare në Kosovë; 1.2.32. Zëvendësministrat; 1.2.33. Sekretarët e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Presidencës dhe Kuvendit; 1.2.34. Të ngarkuarit me Punë të vendeve të huaja të akredituara në Kosovë; 1.3 Grupi III 1.3.1. Kryetaret e partive jo parlamentare; 1.3.2. Zv. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.3.3. Gjeneralët e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 1.3.4. Gjeneralët e Policisë së Kosovës; 1.3.5. Zëvendësdrejtori dhe Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; 1.3.6. Këshilltarët e lartë politikë të Ministrave; 1.3.7. Udhëheqësit e Agjencive të Pavarura; 1.3.8. Udhëheqësit e Institucioneve të Pavarura; 1.3.9. Sekretaret e përgjithshëm të Ministrive dhe pozicionet e barasvlershme me ta; 1.3.10. Drejtoret e Zyrës së Kryeministrit, Presidencës dhe Kuvendit; 1.3.11. Përfaqësues të familjeve të heronjve të Kosovës; 1.3.12. Përfaqësues të shquar të letërsisë, artit, shkencës dhe shoqërisë civile; 1.3.13. Kryetari i shoqatës se veteraneve te luftës, 1.3.14. Kryetarë të Gjykatave; 1.3.15. Drejtori i Zyrës së Protokollit të Shtetit. 7 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The capital has special status compared with other cities.
Neni 13 Nenit 43 të ligjit në fuqi i shtohet një paragraf i ri si vijon: 2. Kryeqyteti ka status special nga qytetet tjera. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-235 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-065-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-235 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in