LIGJI NR. 03/L-237 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE
This provision is the preamble/title of a law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-237
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of a law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo. This article states what the law covers: how the census of the population, households, and dwellings in Kosovo is organized and carried out, what bodies are involved, the timing of the census, required documents, data processing and storage, publication of data, confidentiality, and administrative measures against violations. This provision says the census covers collecting, processing, and publishing data on the population, households, and housing in Kosovo, and it must not include foreign diplomats or KFOR military staff. This article defines key terms used in the law, including resident population, supplementary list, household, dwelling, the competent statistical institution, and registration. During registration, residents must give the registration officer accurate information about themselves and their relatives, but they may refuse to declare their ethnic and religious affiliation.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-237 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of a law on registering the population, households, and dwellings in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 84 / 03 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-237 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states what the law covers: how the census of the population, households, and dwellings in Kosovo is organized and carried out, what bodies are involved, the timing of the census, required documents, data processing and storage, publication of data, confidentiality, and administrative measures against violations.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohet: 1.1. mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë; 1.2. formimi, përbërja, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të cilat e organizojnë, e ndihmojnë dhe e bëjnë regjistrimin; 1.3. fillimi, kohëzgjatja dhe përfundimi i procesit të regjistrimit; 1.4. dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e regjistrimit; 1.5. procedura për sistemimin, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të dala nga rezultatet e regjistrimit; 1.6. mënyra dhe forma e publikimit të të dhënave nga institucioni përgjegjës për statistikat zyrtare; 1.7. ruajtja e fshehtësisë së të dhënave individuale të regjistrimit (konfidencialiteti), dhe 1.8. masat administrative kundër shkelësve të dispozitave të këtij ligji. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the census covers collecting, processing, and publishing data on the population, households, and housing in Kosovo, and it must not include foreign diplomats or KFOR military staff.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Me regjistrim përfshihen: grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i të dhënave dhe informacione të tjera për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare. 2. Të dhënat e siguruara nga regjistrimi janë të nevojshme për institucionet shtetërore të Kosovës, për organizatat ekonomike, institucionet akademike, për shoqërinë civile, si dhe për të interesuar të tjerë, me qëllim të planifikimit dhe zbatimit të politikave të përgjithshme zhvillimore, për hulumtime shkencore dhe analiza të tjera të nevojshme për fusha të ndryshme të shoqërisë. 3. Regjistrimi duhet të sigurojë të dhëna për: 3.1. numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë në tërë vendin; 3.2. strukturën demografike dhe karakteristikat e tjera socio-ekonomike të popullsisë; 2 3.3. numrin, shpërndarjen gjeografike të vendbanimeve, të objekteve dhe të ndërtesave, që shfrytëzohen për qëllime banimi apo destinim tjetër, si dhe vlerësimin e kushteve të jetesës së popullsisë. 3.4. regjistrimi nuk do të përfshijë diplomatët e huaj të ambasadave, të zyrave të tjera ndërlidhëse dhe stafin ushtarak të KFOR-it. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including resident population, supplementary list, household, dwelling, the competent statistical institution, and registration.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Popullsi rezidente - individët që kanë jetuar për një periudhë kohore të vazhdueshme në vendbanimin e tyre të zakonshëm më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj para ditës së regjistrimit, ose kanë arritur në atë vendbanim gjatë dymbëdhjetë (12) muajve para ditës së regjistrimit me qëllim që të qëndrojnë aty më gjatë se një (1) vit. Personat të cilët përkohësisht mungojnë për një periudhë të shkurtër prej vendit të tyre rezident nga vendi i zakonshëm i banimit, për një periudhë më pak se dymbëdhjetë (12) muaj, për arsye të ndryshme, si: punësimi, studimi, udhëtimit, shërimit apo shkollimit, duhet të përfshihen në regjistrim, respektivisht në popullsinë rezidente. 1.2. Lista suplementare - listën ku regjistrohen popullsia e Kosovës, që nuk konsiderohen si popullsi rezidente e Kosovës, por që janë qytetarë të Kosovës dhe për të cilët vet personi ose familjari jep të dhënat për ta me rastin e regjistrimit. 1.3. Ekonomi familjare - secila familje apo bashkësi tjetër e personave, të cilët deklarojnë se ata jetojnë së bashku dhe së bashku i shpërndajnë të ardhurat e veta për plotësimin e nevojave themelore jetësore. 1.4. Banesë - kuptohet një ose më shumë hapësira, të destinuara për banim, që kanë një dalje të pavarur dhe që në momentin e regjistrimit është e banuar apo është destinuar për banim të një individi apo grupi individësh. 1.5. Institucioni kompetent i statistikave të Kosovës - nënkupton institucionin kompetent për statistika zyrtare i përcaktuar me Ligjin për Statistika Zyrtare të Republikës së Kosovës. 1.6. Regjistrimi - nënkupton regjistrimin e popullsisë të ekonomive familjare dhe të banesave. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: During registration, residents must give the registration officer accurate information about themselves and their relatives, but they may refuse to declare their ethnic and religious affiliation.
Neni 4 Obligimi për t’u përgjigjur 1. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës që gjatë regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojnë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tyre, por kanë të drejtë të mos e deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze. 2. Për personat nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç, zyrtarit për regjistrim ia ofrojnë të dhënat prindërit ose kujdestari. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The competent official statistics institution of Kosovo must organize and carry out the registration, under the direct supervision of the Central Registration Commission.
Neni 5 Autoriteti dhe metoda e regjistrimit 1. Regjistrimin e organizon dhe e realizon institucioni kompetent për statistika zyrtare të Kosovës përmes organeve përkatëse të përcaktuara me dispozitat e këtij ligji, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Komisionit Qendror të Regjistrimit. 2. Metoda e regjistrimit është tradicionale derë më derë, përmes pyetësorëve të regjistrimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The provision sets the census timing and says the post-enumeration survey must be done after the census in late April 2011.
Neni 6 Koha dhe afati i regjistrimit 3 1. Momenti kritik i regjistrimit është ora 24:00, në mes të 31 marsit dhe 01 prillit 2011. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë zbatohet nga data 01-15 prill 2011. 2. Pas përfundimit të regjistrimit, në periudhën prej 16-22 prill 2011 duhet të realizohet Anketa pas Regjistrimit, e cila bazohet në një mostër reprezentative të qarqeve regjistruese deri në 0.5 % e popullsisë, në mënyrë që të vlerësohen rezultatet dhe mbulimi i regjistrimit si dhe cilësia e të dhënave të mbledhura në regjistrim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Registration covers the resident population, households, and dwellings in the territory of Kosovo.
Neni 7 Objekt i regjistrimit Regjistrimi përfshin popullsinë rezidente, ekonomitë familjare dhe banesat në territorin e Republikës së Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists the types of information collected through registration, including personal identity, household, agriculture, and housing/building data.
Neni 8 Të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi 1. Të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi kategorizohen në: 1.1. të dhënat për identitetin e individit: emri, mbiemri, gjinia, data e lindjes, vendi i lindjes së personit (vendi, komuna), përkatësia etnike, fetare, shtetësia, niveli i shkollimit, adresa- vendbanimi i përhershëm, statusi martesor, numri i fëmijëve të lindur gjallë, gjuha amtare, gjuhët e tjera që i flisni, arsyeja e mungesës nga vendbanimi i zakonshëm, vendbanimi i mëhershëm, ardhja në vendbanimin e zakonshëm, arsyeja e shpërnguljes, niveli i shkollimit në vijim, profili i shkollimit në vijim dhe atij të kryer, aftësia për shkrim lexim, punësimi, emërtimi i organizatës ku punon, profesioni, aftësitë e kufizuara, dhe çështje të tjera sociale dhe ekonomike; 1.2. të dhënat për ekonomitë familjare: emri dhe mbiemri i kryefamiljarit, raporti i anëtarëve me kryefamiljarin, statusi i banimit, banuesit e ekonomive familjare kolektive apo ( shtëpia e pleqve, bujtinat e punëtorëve, institucionet edukativo arsimore, burgjet, manastiret etj.), të dhënat për bujqësinë, duke përfshirë sipërfaqen e tokës së punueshme për të lashtat, për blegtorinë, fondin e makinerisë bujqësore, si dhe modalitete të tjera sipas udhëzimeve të tjera metodologjike; 1.3. të dhënat për banesë dhe ndërtesa: lloji i banesës, sipërfaqja e banesës, statusi i banesës, lloji i pronësisë, numri i dhomave dhe pajisje të tjera të infrastrukturës për banesat, pajisjet e tjera sanitare, viti i ndërtimit, lloji i materialit të ndërtesës, numri i kateve të ndërtesës; 2. Të dhënat për ish-anëtarët e ekonomisë familjare, që nuk janë pjesë e popullsisë rezidente të Republikës së Kosovës, shënohen në listën suplementare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Some census registration bodies, data recipients, and registration staff must keep data confidential and prevent unauthorized access; collected data are treated as anonymous for third parties.
Neni 9 Mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti i tyre 1. Organet e përcaktuara në nenet 12, 14 dhe 15 të këtij ligji, gjatë dhe pas procesit të regjistrimit, garantojnë: 1.1. ruajtjen e fshehtësisë së plotë të të dhënave individuale të ekonomive familjare dhe të personave të regjistruar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Ligjit përkatës për statistikat Zyrtare, si dhe me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave personale; 1.2. parandalojnë qasjen e paautorizuar në bazën, qendrën ku është bërë memorimi i tërë kontingjentit të regjistrimit të të dhënave grupore dhe individuale; 1.3. trajtimin si të dhëna anonime e të gjitha të dhënave personale të të regjistruarve, gjatë dhe pas regjistrimit, kontrollit teknik dhe të vërtetimit të saktësisë së tyre; 2. Të dhënat e grumbulluara, qoftë ato grupore apo individuale, janë anonime për palën e tretë dhe si të tilla mund t’i komunikohen vetëm me autorizim të konfidencionalitetit për qëllime që janë në harmoni me qëllimet statistikore të regjistrimit. Pranuesi i të dhënave i nënshtrohet obligimit për mbrojtjen e 4 fshehtësisë profesionale të të dhënave. Pranuesi duhet t’i ndërmarrë masat përkatëse të sigurisë dhe të garantojë se çdo publikim i rezultateve statistikore do të jetë në pajtim me dispozitat ligjore; 3. personeli i angazhuar në procesin e regjistrimit duhet t’i ruajë të dhënat nga regjistrimi derë më derë si informacione konfidenciale dhe si të tilla ato janë të mbrojtura me ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The competent official statistics institution must publish preliminary census results at municipal level by 30 June 2011 and final census results by 31 December 2013.
Neni 10 Rezultatet e regjistrimit 1. Institucioni kompetent i statistikave zyrtare publikon: 1.1. rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë në nivel komunal deri më 30 qershor 2011: 1.2. në rezultatet preliminare përfshihen: 1.2.1. numri i popullsisë rezidente; 1.2.2. numri i ekonomive familjare; dhe 1.2.3. numri i banesave. 1.3. rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë së Kosovës publikohen më së voni deri më 31 dhjetor 2013. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Ky nen liston dokumentet e regjistrimit dhe pyetësorët që përgatiten nga institucioni kompetent për statistika zyrtare, përkatësisht Zyra e Regjistrimit të Popullsisë.
Neni 11 Pyetësorët dhe dokumentacioni për regjistrim 1. Dokumentet për regjistrim, të përgatitura nga institucioni kompetent për statistika zyrtare, respektivisht Zyra e Regjistrimit të Popullsisë, janë: 1.1. pyetësorët kryesorë: 1.1.1. pyetësori individual; 1.1.2. pyetësori i ekonomisë familjare; 1.1.3. pyetësori për banesë; 1.1.4. lista suplementare; 1.1.5. pyetësori për banesa kolektive; dhe 1.1.6. pyetësori për ekonomi familjare kolektive. 1.2. pyetësorët ndihmës: 1.2.1. lista e ndërtesave; 1.2.2. përmbledhja ditore; 1.2.3. lista e shënimeve përmbledhëse. 1.3. lista e shënimeve përmbledhëse është e veçantë për regjistruesin, kontrolluesin, mbikëqyrësin dhe komisionet komunale të regjistrimit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets up the Central Registration Commission as the top body overseeing registration, gives it authority to direct and supervise registration work, and says its mandate ends on 31 December 2011.
Neni 12 Komisioni Qendror i Regjistrimit 1. Institucioni më i lartë për mbikëqyrjen e regjistrimit është Komisioni Qendror i Regjistrimit. 5 2. Komisionin Qendror të Regjistrimit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me propozim të Qeverisë. 3. Komisioni Qendror i Regjistrimit drejton dhe mbikëqyr përgatitjen, organizimin dhe kryerjen e regjistrimit. 4. Komisioni Qendror i Regjistrimit përbëhet nga Kryesuesi dhe gjashtëmbëdhjetë (16) anëtarë të tjerë përfaqësues nga: 4.1. i emëruari nga Zyra e Kryeministrit, kryesues; 4.2. Ministria e Administratës Publike, zëvendëskryesues; 4.3. Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, anëtar; 4.4. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural, anëtar; 4.5. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar, 4.6. Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar; 4.7. Ministria e Punëve të Jashtme, anëtar; 4.8. Agjencia Kadastrale e Kosovës, anëtar; 4.9. Ministria e Drejtësisë anëtar; 4.10. Ministria për Komunitete dhe Kthim, anëtar; 4.11. institucioni kompetent për statistika zyrtare, anëtar; 4.12. zyrtari ndërkombëtar nga ICO, anëtar; 4.13. zyrtari ndërkombëtar nga Komisioni Evropian, anëtar; 4.14. një (1) përfaqësues nga komuniteti serb, anëtar; 4.15. një (1) përfaqësues nga komunitetet e tjera në Kosovë, anëtarë; 4.16. një (1) përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, anëtar; 4.17. një (1) përfaqësues nga shoqëria civile, anëtar; 5. Nëse një (1) anëtar i Komisionit largohet për shkaqe të arsyeshme, zëvendësimi i tij bëhet nga institucioni përkatës dhe aprovohet nga Komisioni Qendror i Regjistrimit. 6. Mandati i Komisionit Qendror të Regjistrimit përfundon më 31 dhjetor 2011. 7. Pas 31 dhjetorit 2011, detyrat dhe përgjegjësit e Komisionit Qendror të Regjistrimit, deri në publikimin e rezultateve përfundimtare të regjistrimit barten te Institucioni kompetent për statistika zyrtare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Komisioni Qendror i Regjistrimit has power to approve its work rules and registration documents, oversee the preparation and conduct of registration, and approve municipal registration commission members while assigning their duties and responsibilities.
Neni 13 Kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit: 1.1. miraton rregulloren e punës për Komisionin Qendror të Regjistrimit, si dhe pyetësorët dhe dokumentacionin për regjistrim, të propozuara nga institucioni kompetent i statistikave zyrtare e që janë në funksion të zbatimit të dispozitave të këtij ligji; 1.2. mbikëqyr fazat e përgatitjes dhe mbarëvajtjen e regjistrimit; 6 1.3. miraton anëtarët e komisioneve komunale të regjistrimit të ofruara nga komunat përkatëse, si dhe ua përcakton detyrat dhe përgjegjësitë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Kosovo statistical institution for the population census leads census resources and operations, sets methods and tools, organizes training and materials, appoints local census staff, reports to the central census commission, and publishes results.
Neni 14 Institucioni kompetent i statistikave zyrtare të Kosovës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë : 1.1. institucioni kompetent i statistikave zyrtare të Kosovës-Zyra e Regjistrimit të Popullsisë drejton resurset humane dhe financiare në kuadër të projektit të regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave; 1.2. personeli i angazhuar, brenda dhe jashtë organit kompetent të statistikave zyrtare të Kosovës, në projektin e regjistrimit, kompensohet sipas projektit të regjistrimit; 1.3. përpilon programin e punës, përcakton metodologjinë, zgjedh mjetet përkatëse teknike dhe programet e softuerit, harton pyetësorët, nxjerr udhëzime dhe vendime të nevojshme dhe udhëheq në mënyrë të pavarur përgatitjet për realizimin e regjistrimit mbi baza shkencore; 1.4. udhëheq tërë procesin e regjistrimit dhe i raporton Komisionit Qendror të Regjistrimit, përkitazi me shfrytëzimin e këtyre burimeve; 1.5. organizon punën për disenjimin dhe shtypjen e pyetësorëve, të udhëzimeve metodologjike, të hartave të qarqeve regjistruese, pajisjet e parapara (logot dhe kartelat identifikuese,shenjim tjetër kapelë, fanellë apo tjetër, llojet e pyetësorëve sipas gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe sipas gjuhëve që kanë statusin e gjuhëve zyrtare sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve; 1.6. bën pranimin e dokumentacionit të plotësuar pas regjistrimit; 1.7. emëron koordinatorët, mbikëqyrësit dhe kontrollorët nëpër komisionet komunale të regjistrimit; 1.8. cakton kriteret për përzgjedhjen e regjistruesve, kontrollorëve , mbikëqyrësve dhe të koordinatorëve; 1.9. organizon dhe mbikëqyr trajnimin profesional dhe metodologjik të anëtarëve të komisioneve komunale të regjistrimit. Realizon punën në terren, në bashkëpunim me organet komunale të regjistrimit, duke i regjistruar popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat; 1.10. siguron përkrahje profesionale dhe metodologjike për komisionet komunale në përgatitjen dhe zbatimin e regjistrimit; 1.11. informon autoritet dhe organet përgjegjëse të qeverisë për hapat që duhet të ndërmerren për regjistrimin, zhvillon fushatën e informimit të publikut dhe i raporton Komisionit Qendror mbi zhvillimin e procesit të regjistrimit; 1.12. obligon komisionet komunale të regjistrimit për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbatimin me kohë, në cilësi, saktësi dhe besueshmëri, të të gjitha të dhënave me rastin e procesit të regjistrimit; 1.13. ju dorëzon komisioneve komunale të regjistrimit gjithë materialin regjistrues; 1.14. dizajnon dhe përzgjedh mostrën për anketim pas regjistrimit, të cilën e realizon brenda dy (2) javëve pas përfundimit të regjistrimit; 1.15. prezanton dhe publikon rezultatet preliminare dhe finale të regjistrimit. 7 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Municipal registration commissions must be set up early and carry out the registration work in their commune.
Neni 15 Komisionet komunale të regjistrimit 1. Komisionet komunale të regjistrimit, në çdo komunë, përfaqësojnë strukturën etnike të popullsisë. 2. Komisionet komunale të regjistrimit formohen së paku gjashtë (6) muaj para ditës së regjistrimit. 3. Komisioni Komunal i Regjistrimit përbëhet nga nëntë (9) anëtarë: kryetari i komunës, pesë (5) përfaqësues të tjerë të komunës, një (1) përfaqësuesi nga shoqëria civile, një (1) nga komuniteti jo shumicë dhe një (1) përfaqësues nga institucioni kompetent i statistikave zyrtare. 4. Detyrat e komisionit komunal të regjistrimit janë: 4.1. organizon, zbaton dhe realizon projektin e regjistrimit në komunën e vet; 4.2. ndërhyn në çdo situatë që shfaqet si pengesë gjatë procesit të regjistrimit, mbikëqyr regjistruesit, kontrollorët dhe stafin tjetër të angazhuar në komunën përkatëse dhe siguron funksionimin normal gjatë fazës së regjistrimit; 4.3. siguron listën e vendbanimeve në komunën e vet tre (3) muaj para ditës së regjistrimit; 4.4. pranon dhe kontrollon materialet e regjistrimit nga kontrollorët, së bashku me mbikëqyrësit; 4.5. merr pjesë në përgatitjen e rezultateve të para të regjistrimit për komunë së bashku me mbikëqyrësit në pajtim me nenin 10 të këtij ligji, dhe brenda dhjetë (10) ditësh pas përfundimit të regjistrimit i dorëzon rezultatet e para dhe materialet e regjistrimit te institucioni kompetent i statistikave; 4.6. siguron numrin e regjistruesve dhe të stafit tjetër rezervë, në mënyrë që të sigurohet funksionimi normal dhe me kohë i regjistrimit; 4.7. në bazë të udhëzimeve dhe vendimeve të institucionit kompetent të statistikave, i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për zhvillimin normal të operacioneve të regjistrimit, kryen përgatitjet dhe realizimin e regjistrimit në mbarë territorin e komunës, siguron informacionet dhe ndihmon personelin e regjistrimit nëpër vendbanime; 4.8. i zgjedh dhe i trajnon, në bashkëpunim me institucionin kompetent të statistikave, regjistruesit dhe kontrollon zbatimin e detyrave të tyre; 4.9. i raporton çdo javë institucionit kompetent të statistikave lidhur me zhvillimin e procesit të regjistrimit brenda territorit të komunës, ndërsa gjatë javës së regjistrimit raporton çdo ditë; 4.10. siguron objektin, pranon dhe depoziton në mënyrë adekuate materialet të regjistrimit në komunë dhe i dorëzon në institucionin kompetent të statistikave zyrtare. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The competent official statistics institution must publicly inform people about the goals, procedures, and legal obligations of registration.
Neni 16 Informimi 1. Institucioni kompetent i statistikave zyrtare bën publike, përmes medieve dhe fushatës së gjerë të informimit, qëllimet, procedurat dhe obligimet përkatëse ligjore të regjistrimit. 2. Informimi, sipas paragrafit 1. të këtij neni, fillon së paku gjashtë (6) muaj para regjistrimit. 3. Fushata intensive informative duhet të fillojë së paku tre (3) muaj para fillimit të regjistrimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The competent official statistics institution must prepare updated maps and related lists at least three months before the registration date.
Neni 17 Hartat 8 Institucioni kompetent i statistikave zyrtare përgatit, së paku tre (3) muaj para datës së regjistrimit, të gjitha hartat e nevojshme të përditësuara, për secilin qark regjistrues dhe listat e tjera përcjellëse. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The competent official statistics institution must prepare and carry out data-center preparation, checking, coding, processing, and securing of personal data and registration tables.
Neni 18 Përpunimi i të dhënave 1. Institucioni kompetent i statistikave zyrtare përgatit Qendrën për Memorizimin e të Dhënave të tërë kontingjentit regjistrues si dhe bën: kontrollimin, kodifikimin, përpunimin, sigurimin e të dhënave personale dhe listën e tabelave si dhe tabelat e të dhënave të regjistrimit. 2. Hapësira punuese për regjistrim sigurohet së paku gjashtë (6) muaj para regjistrimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article sets out the roles of census/registration staff and who appoints or coordinates them.
Neni 19 Personeli i regjistrimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të regjistrimit: 1.1. regjistruesit - pajisen me autorizim zyrtar, shkojnë derë më derë për t’i intervistuar individët, duke i plotësuar saktësisht pyetësorët e regjistrimit; 1.2. regjistruesit rezervë - pajisen me autorizim zyrtar për regjistrim dhe aktivizohen në punë vetëm në rast të mungesës së regjistruesit; 1.3. kontrollorët - pajisen me autorizim zyrtar dhe si të tillë ndihmojnë dhe e kontrollojnë punën e regjistruesve; 1.4. mbikëqyrësit - kanë për detyrë të ndihmojnë dhe e kontrollojnë punën e kontrollorëve; 1.5. koordinatori - bën koordinimin mes komisionit komunal dhe organit kompetent të statistikave; 1.6. shifruesit - kodojnë tërë kontingjentin e materialit të regjistrimit dhe e bëjnë të gatshëm për ta dërguar në Qendrën Memorizuese; 1.7. operatorët.- i fusin të dhënat nga pyetësori në sistemin kompjuterik; 1.8. personeli menaxhues - organizon dhe përgatit informacionet, bënë sensibilizimin, logjistikën dhe administrimin e regjistrimit në terren; 1.9. personeli i organit kompetent të statistikave, së bashku me ekspertët, përgatisin infrastrukturën dhe instrumentet e regjistrimit, planifikimet, trajnimet, mbikëqyrjen, përpunimin, analizimin, tabelën e të dhënave të grupuara, prodhimin dhe publikimin e rezultateve të regjistrimit; 1.10. për shkak të specifikave dhe rëndësisë që ka projekti, gjatë procesit të regjistrimit mund të angazhohen edhe nëpunësit civilë. 2. Institucioni kompetent i statistikave zyrtare cakton kriteret për zgjedhjen, angazhimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit. 3. Caktimin e regjistruesve e bëjnë komisionet komunale të regjistrimit; 4. Caktimin e kontrollorëve e bën institucioni kompetent i statistikave zyrtare, në bazë të propozimit të Komisionit Komunal të Regjistrimit; 5. Caktimin e mbikëqyrësve e bën institucioni kompetent i statistikave zyrtare, 9 6. Institucioni kompetent i statistikave zyrtare zgjedh dhe cakton shifruesit, operatorët, personelin menaxhues dhe ekspertët shkencorë dhe profesionalë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The registration of the population, households, and dwellings is funded from two sources: the Kosovo budget and donors.
Neni 20 Financimi i regjistrimit 1. Financimi i regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave financohet nga dy (2) burime, nga: 1.1. buxheti i Kosovës; dhe 1.2. donatorët. 2. Projekt llogaria e buxhetit përgatitet nga institucioni kompetent i statistikave zyrtare, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Regjistrimit. 3. Marrëveshjet financiare për fondet që grumbullohen nga donatorët specifikohen përmes memorandumeve të mirëkuptimit ose marrëveshjeve. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Disa aktorë nuk mund të mbledhin të dhëna të ngjashme në Kosovë gjatë një periudhe të caktuar rreth regjistrimit, dhe subjektet që synojnë mbledhje të të dhënave për individë, banesa ose aktivitete private/komerciale duhet të kërkojnë autorizim special.
Neni 21 Ndalimi i grumbullimit te të dhënave të ngjashme 1. Brenda periudhës kohore prej tre (3) muajve para realizimit të regjistrimit, gjatë kohës së grumbullimit të të dhënave, si dhe tre (3) muaj pas regjistrimit, u ndalohet të gjithë individëve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të grumbullojnë të dhëna të ngjashme brenda territorit të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet zhvilluar ndonjë aktivitet tjetër statistikor në nivel kombëtar apo lokal, që mund të ndikojë në regjistrim. 2. Në pajtim me ligjin në fuqi, të gjitha subjektet, të cilat, gjatë periudhës së cekur më lart, synojnë grumbullimin e të dhënave për individët dhe banesat apo aktivitetet e tyre private dhe komerciale, duhet të kërkojnë autorizim special nga Komisioni Qendror i Regjistrimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must submit the members of the Central Registration Commission to the Assembly of Kosovo for approval within 15 days after this law enters into force.
Neni 22 Qeveria e Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i paraqet për miratim Kuvendit të Kosovës, anëtarët e Komisionit Qendror të Regjistrimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article imposes fines for registration staff who violate Article 9 rules, and for persons who refuse to provide requested registration data or give incomplete data.
Neni 23 Sanksionet administrative 1. Personeli i angazhuar për regjistrim, për çdo shkelje të rregullave të parapara me nenin 9 të këtij ligji, ndëshkohet me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1.000) Euro. 2. Personi i cili refuzon t’i japë të dhënat, të cilat i kërkon regjistruesi ose personi tjetër i autorizuar për regjistrim, të parapara me nenin 4 të këtij ligji, ose jep të dhëna jo të plota, ndëshkohet me gjobë prej dyqindepesëdhjetë (250) deri pesëqind (500) Euro. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Central Registration Commission must approve the registration questionnaires and related documents three months before registration begins.
Neni 24 Obligohet Komisioni Qendror i Regjistrimit që, tre (3) muaj para fillimit të datës së regjistrimit, t’i aprovojë pyetësorët dhe dokumentacionin përkatës për regjistrim në harmoni me dispozitat e këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 2003/16 on the Registration of Population, Household Economies and Dwellings in Kosovo is repealed.
Neni 25 10 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 2003/16 për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (,,Gazeta Zyrtare’’ e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / Prishtinë: Viti II / Nr.15/ 1 Gusht 2007). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law takes effect on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-237 7 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-056-2010, datë 22.10.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-237 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in