LIGJI NR. 03/L-238 PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS
This preamble introduces a law on the civil aspects of international child abduction.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-238
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces a law on the civil aspects of international child abduction. This article says the law’s purpose is to ensure the quick return of children who are taken or kept without right, and to respect custody and contact rights. This article defines key terms used in the law, including child, Hague Convention, requesting state, Kosovo’s Central Authority, custody rights, contact rights, temporary guardian, and the District Court in Pristina. A child's removal or retention is wrongful if it breaches custody rights under the child's habitual-residence law and those rights were being exercised or would have been exercised but for the removal or retention. Ministria e Drejtësisë është the central authority in Kosovo for this law and must cooperate, take measures, and exchange information to help secure the prompt and safe return of children.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-238 PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces a law on the civil aspects of international child abduction.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-238 PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ensure the quick return of children who are taken or kept without right, and to respect custody and contact rights.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është, sigurimi i kthimit të shpejtë të fëmijës që largohen apo mbahen pa të drejtë në shtetin e vendqëndrimit, si dhe sigurimi i respektimit i të drejtës së kujdestarisë dhe të kontaktit me fëmijët, të cilët janë banorë të përhershëm të Kosovës apo të një shteti kërkues. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including child, Hague Convention, requesting state, Kosovo’s Central Authority, custody rights, contact rights, temporary guardian, and the District Court in Pristina.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Fëmijë - personi nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç; 1.2. Konventa e Hagës – Konventa për Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijëve, e cila është nënshkruar në Hagë më 25 tetor 1980; 1.3. Shteti kërkues - shteti i cili është palë sipas Konventës së Hagës; 1.4. Autoriteti Qendror i Kosovës - Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës; 1.5. Të drejtat e kujdestarisë - të drejtat që lidhen me kujdesin e fëmijës dhe në veçanti, e drejta për të përcaktuar vendbanimin e fëmijës; 1.6. Të drejtat e kontaktit - të drejtat për të marrë fëmijën për një periudhë të kufizuar në një vend tjetër nga vendbanimi i tij i përhershëm; 1.7. Kujdestar i përkohshëm - personi i cili e ka larguar fëmijën pa të drejtë ose personit të cilit i është besuar fëmija në Kosovë, siç është përcaktuar me këtë ligj; 1.8. Gjykata e Qarkut në Prishtinë - gjykata kompetente për vendosje dhe pasardhësen e saj sipas Ligjit për Gjykatat. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A child's removal or retention is wrongful if it breaches custody rights under the child's habitual-residence law and those rights were being exercised or would have been exercised but for the removal or retention.
Neni 3 Largimi apo mbajtja e padrejtë e fëmijës 1. Largimi apo mbajtja e një fëmije konsiderohet i padrejtë në rastet kur: 2 1.1. konsiston në shkeljen e të drejtave të kujdestarisë dhënë një personi, një institucioni apo organi tjetër, qoftë bashkërisht apo individualisht, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmija ka qenë banor i përhershëm para largimit apo mbajtjes; 1.2. në kohën e largimit apo mbajtjes këto të drejta janë ushtruar, qoftë bashkërisht apo individualisht, ose që mund të kenë qenë ushtruar me përjashtim të largimit apo mbajtjes. 2. Të drejtat e kujdestarisë, të përmendura në paragrafin 1., nën-paragrafin 1.1., të këtij neni, mund të burojnë nga ligji, vendimi gjyqësor apo administrativ ose të një marrëveshjeje që ka efekt ligjor sipas ligjit të shtetit. 3. Në përcaktimin nëse largimi apo mbajtja e fëmijës ka qenë e padrejtë autoritetet kosovare mund t’i referohen ligjit apo vendimit të huaj ex-officio. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ministria e Drejtësisë është the central authority in Kosovo for this law and must cooperate, take measures, and exchange information to help secure the prompt and safe return of children.
Neni 4 Roli i Autoritetit Qendror të Kosovës 1. Ministria e Drejtësisë është Autoriteti Qendror në Kosovë, për të kryer detyrat e përcaktuara me këtë ligj. 2. Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me autoritetet qendrore të caktuara në shtetet tjera dhe nxit bashkëpunimin midis autoriteteve kompetente në Kosovë, për të siguruar kthimin e shpejtë të fëmijëve duke përfshirë masat: 2.1. për të zbuluar vendndodhjen e fëmijës, i cili është larguar apo mbajtur pa të drejtë; 2.2. për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijën nga veprimet e dëmshme duke marrë ose bërë që të merren masa të përkohshme; 2.3. për të siguruar kthimin vullnetar të fëmijës ose për të arritur një marrëveshje për çështjen; 2.4. për të filluar apo lehtësuar institucionit procedimin gjyqësor ose administrativ, me qëllim të kthimit të fëmijës dhe në rastin e duhur, të bëjnë përgatitje për organizimin ose sigurimin e ushtrimit efektiv të të drejtave të kontaktit; 2.5. siç e kërkojnë rrethanat, të sigurojnë ose lehtësojnë sigurimin e konsulencës dhe asistencës ligjore, duke përfshirë pjesëmarrjen e konsulentëve ligjorë; 2.6. të marrin masat e nevojshme administrative, për të siguruar kthimin e sigurt të fëmijës; 2.7. të shkëmbejë informata me autoritetet qendrore të shteteve tjera për eliminim e pengesave për zbatimin e këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ministria e Drejtësisë mund të kërkojë raporte ose informacione për vendndodhjen e fëmijës dhe kopje të vërtetuara të disa dokumenteve gjyqësore që lidhen me fëmijën.
Neni 5 Raportimet 1. Për të siguruar informacione lidhur me fëmijën, Ministria e Drejtësisë mund të kërkojë: 1.1. nga cilido autoritet publik apo person në Kosovë, të sigurojë raport me shkrim apo informacione në lidhje me vendndodhjen e fëmijës; 1.2. nga cilado gjykatë në Kosovë që të sigurojë kopje të vërtetuara të çfarëdo urdhri të gjykatës përkatëse, aktvendimi apo dokumentacion në lidhje me fëmijën. KREU II PROCEDIMET E PËRGJITHSHME - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: People or institutions claiming a child was removed from or kept in Kosovo contrary to custody rights may contact the Ministry of Justice or another country’s Central Authority for help returning the child, or submit the return request to the District Court in Pristina.
Neni 6 Kërkesa për kontakt dhe kthimin e fëmijës 3 1. Çdo person, institucion apo organ tjetër që pretendon se një fëmijë është larguar nga apo në Kosovë apo është mbajtur në kundërshtim me të drejtat e kujdestarisë, mund t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë ose Autoritetit Qendror të ndonjë shteti tjetër për asistencë në sigurimin e kthimit të fëmijës. 2. Kërkesa për kthimin e fëmijës në Kosovë, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, mund t’i dorëzohet gjithashtu edhe Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. 3. Gjykata e Qarkut në Prishtinë do t’i transmetojë kërkesën Ministrisë së Drejtësisë me kusht qe kërkesa të plotësojë kushtet në vijim: 3.1. informacion në lidhje me identitetin e kërkuesit, të fëmijës dhe të personit që supozohet se ka larguar apo mbajtur fëmijën pa të drejtë; 3.2. data e lindjes së fëmijës; 3.3. shkaqet mbi të cilat bazohet pretendimi i kërkuesit për kthimin e fëmijës; 3.4. të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me vendndodhjen e fëmijës dhe identitetin e personit me të cilin supozohet të jetë fëmija. 4. Kërkesës për kthimin e fëmijës në Kosovë duhet t’i bashkëngjitet: 4.1. një kopje e vërtetuar e ndonjë vendimi apo marrëveshjeje përkatëse; 4.2. certifikatë apo dokument i vërtetuar që vjen nga autoriteti qendror ose ndonjë autoritet tjetër kompetent i shtetit të vendbanimit të përhershëm të fëmijës ose nga një person i kualifikuar, në lidhje me ligjin përkatës të këtij shteti; 4.3. çdo dokument tjetër në interes të çështjes. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must inform the temporary custodian, propose voluntary return or an agreement, and may start court proceedings if there is no action within 7 days.
Neni 7 Procedurat e kthimit vullnetar 1. Me pranimin e kërkesës nga vendi i huaj dhe pas verifikimit se kërkesa është në pajtim me kushtet e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji, Ministria e Drejtësisë do të informojë kujdestarin e përkohshëm të fëmijës se larguar apo mbajtur padrejtësisht në lidhje me kërkesën dhe do të bëjë propozimin për të siguruar kthimin vullnetar të fëmijës ose për të arritur marrëveshje. 2. Nëse kujdestari i përkohshëm nuk ndërmerr veprime brenda shtatë (7) ditëve prej datës kur e ka pranuar shkresën, Ministria e Drejtësisë inicion procedurat gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe është e autorizuar të veprojë në interes të kërkuesit për kthimin e fëmijës nga Kosova. 3. Nëse Ministria e Drejtësisë, pranon kërkesën për kthimin e fëmijës nga Kosova dhe ka arsye të besojë se fëmija është në një shtet tjetër, do t’ia transmetojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa vonesë kërkesën autoritetit qendror të këtij shteti dhe do të informojë autoritetin qendror kërkues ose kërkuesi, në varësi të çështjes. KREU III PROCEDURAT GJYQESORE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article gives the Pristina District Court exclusive first-instance jurisdiction in Kosovo and requires courts to prioritize child return requests.
Neni 8 Juridiksioni i Gjykatës 1. Gjykata e Qarkut në Prishtinë do të ketë juridiksionin ekskluziv të instancës së parë në Kosovë. 2. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i urdhrave dhe aktvendimeve sipas këtij ligji do të procedohen në pajtim me Ligjin e Procedurës Jokontestimore. 4 3. Nëse Gjykata e Qarkut në Prishtinë nuk vendos brenda një periudhe prej dyzetedy (42) ditëve lidhur me kërkesën, nga data e pranimit të kërkesës: 3.1. Ministria e Drejtësisë mund të kërkojë nga Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, që të paraqet deklaratë për shkaqet e vonesës së marrjes së vendimit brenda periudhës se përcaktuar; dhe 3.2. Kryetari i Gjykatës së Qarkut do t’i jep arsyet me shkrim brenda pesë (5) ditësh pas pranimit të kërkesës nga Ministria. Me pranimin e arsyeve me shkrim, Ministria e Drejtësisë do t’ía përcjell ato kërkuesit. 4. Gjykata do t’i jep përparësi procedurës së kërkesës për kthimin e fëmijës. 5. Rishikimi i një kërkese dhe lëshimi i urdhrave dhe aktvendimeve sipas këtij ligji do të procedohen në instancë të lartë nga një gjyqtar profesionist me ekspertizë në ligjin familjar. 6. Procedurat gjyqësore do të procedohen në pajtim me Ligjin e Procedurës Jokontestimore, nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj. 7. Gjykatat duhet t’i japin përparësi procedurave të kërkesës për kthimin e fëmijës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kur Gjykata e Qarkut në Prishtinë pranon një kërkesë sipas këtij ligji, procedurat e tjera në Kosovë për kujdestarinë e fëmijës ndalen derisa të përfundojë procedura për kthimin e fëmijës.
Neni 9 Ndikimi në procedurat tjera Kur Gjykata e Qarkut në Prishtinë e pranon një kërkesë sipas këtij ligji, procedurat në çfarëdo gjykatë tjetër në Kosovë në lidhje me çështjen e kujdestarisë së fëmijës do të ndërpriten derisa procedura për kthimin e fëmijës ka përfunduar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë kthimin e fëmijës, të japë deklaratë se largimi/mbajtja ishte e padrejtë, të lëshojë urdhra për zbatim dhe, në disa raste, të gjobisë kujdestarin e përkohshëm.
Neni 10 Kompetenca e Gjykatës 1. Gjykata mund të: 1.1. urdhërojë kthimin e fëmijës në shtetin kërkues; 1.2. të jap deklaratë që largimi ose mbajtja e fëmijës jashtë Republikës së Kosovës ka qenë i padrejtë; 1.3. të nxjerr urdhër apo vendim, sipas nevojës, në mënyrë që të vendos lidhur me largimin e padrejtë të fëmijës apo të zbatojë urdhrin e kthimit; 1.4. t’i jap urdhra kujdestarit të përkohshëm në mënyrë që të sigurohet kthimi sa më i shpejtë i fëmijës. 2. Gjykata mund të dënojë kujdestarin e përkohshëm, në rast se nuk i përmbahet urdhrit të gjykatës, me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro për çdo shkelje të urdhrit të gjykatës. 3. Vendimi sipas këtij ligji nuk do të perjudikojë mbi thelbin e të drejtave të kujdestarisë derisa nuk të vendoset se fëmija nuk do të kthehet sipas këtij ligji ose nëse nuk bëhet një kërkesë sipas këtij ligji brenda një kohe të arsyeshme pas marrjes se njoftimit. 4. Gjykata para nxjerrjes së urdhrit për kthim, mund të kërkojë që kërkuesi të merr një vendim nga autoritetet e shtetit të vendbanimit të përhershëm, se largimi apo mbajtja ishte e padrejtë, sipas nenit 3 të këtij ligji, kur një vendim i tillë mund të merret në këtë shtet. Autoritetet qendrore të shteteve tjera do t’i ndihmojnë kërkuesit të marrin një vendim të tillë. 5. Nëse gjykata ka arsye të besojë se fëmija është dërguar në një shtet tjetër, do të pezullojë procedurën për kthimin e fëmijës. 5 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të urdhërojë kthimin e menjëhershëm të fëmijës në shtetin kërkues kur ai është larguar ose mbajtur pa të drejtë në Kosovë dhe kërkesa është paraqitur brenda më pak se një viti. Edhe pas një viti, kthimi mund të urdhërohet nëse nuk provohet përshtatja në një mjedis të ri.
Neni 11 Urdhri për kthim 1. Gjykata do të urdhërojë kthimin e menjëhershëm të fëmijës nga Kosova në shtetin kërkues nëse: 1.1. fëmija është larguar apo mbajtur pa të drejtë në Kosovë; dhe 1.2. nga data kur është pranuar kërkesa në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka kaluar një periudhe me pak se një (1) vit nga data e largimit apo mbajtjes së padrejtë të fëmijës në Kosovë. 2. Gjykata do të urdhërojë kthimin e fëmijës së larguar apo mbajtur pa të drejtë edhe kur kërkesa është pranuar pas mbarimit të periudhës së një (1) viti, siç referohet në paragrafin 1. të këtij neni, për sa kohë që nuk është provuar se fëmija tashmë është përshtatur në një mjedis të ri të tij. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The court does not have to order a child’s return in certain exception cases, and it may refuse return if the child objects and is mature enough to decide for themself.
Neni 12 Përjashtimet e urdhrit për kthim 1. Gjykata nuk është e detyruar të urdhërojë kthimin e fëmijës, nëse personi, institucioni apo organi tjetër që e kërkon kthimin e tij, konstaton që personi, institucioni apo organi tjetër që është kujdesur për fëmijën nuk po ushtronin të drejtat e kujdestarisë në kohën e largimit apo mbajtjes ose kanë rënë dakord, ose si rrjedhojë të kenë pranuar në heshtje largimin apo mbajtjen e padrejtë të fëmijës. 2. Në rrethana përjashtuese gjykata nuk është e detyruar të urdhërojë kthimin e fëmijës, nëse ekziston rrezik serioz që kthimi do ta ekspozojë fëmijën ndaj dëmit fizik ose psikologjik ose vënien e fëmijës para një situate të patolerueshme. 3. Gjykata mund të refuzojë të urdhërojë kthimin e fëmijës, nëse gjen se fëmija kundërshton të kthehet dhe ka arritur një moshë dhe një shkallë pjekurie, sipas së cilës është në gjendje të vendosë vetë për jetën e vet. 4. Në marrjen parasysh të rrethanave që i referohen këtij neni, do të merren në konsideratë informacionet në lidhje me të kaluarën sociale të fëmijës, të siguruar nga autoriteti qendror ose ndonjë autoritet tjetër kompetent i vendbanimit të përhershëm të fëmijës. 5. Gjykata gjatë marrjes së vendimit në lidhje me mos kthimin e fëmijës nuk do të perjudikojë mbi thelbin e të drejtave të kujdestarisë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If a court orders a child’s return, any other custody order for the same child made by a court in Kosovo has no effect.
Neni 13 Përfundimi i efektit të urdhrit ekzistues të kujdestarisë Kur Gjykata urdhëron kthimin, çfarëdo urdhri tjetër në lidhje me të drejtat e kujdestarisë për të njëjtin fëmijë, i nxjerrë nga një gjykatë në Kosovë, nuk ka efekt. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A Kosovo custody decision cannot be used as the basis to refuse a child's return under this law, but the court may consider the reasons for that decision.
Neni 14 Efektet e urdhrit të kujdestarisë në Kosovë Vendimi në lidhje me kujdestarinë që është marrë në Kosovë, nuk është bazë për refuzim të kthimit të fëmijës sipas këtij ligji, por gjykata mund të marrë në konsideratë arsyet e këtij vendimi kur të zbatojë dispozitat e këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjykata e Qarkut në Prishtinë mund të caktojë masa të përkohshme para vendimit, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë ose sipas detyrës zyrtare, kur kjo i shërben mirëqenies së fëmijës dhe ruajtjes së rrethanave relevante.
Neni 15 Masat e përkohshme 1. Pas kërkesës të bërë nga Ministria e Drejtësisë, ose sipas detyrës zyrtare, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, mund në çfarëdo kohe, para nxjerrjes së çfarëdo vendimi sipas këtij ligji, të caktojë masat e përkohshme, derisa i konsideron si të përshtatshme për qëllime të: 6 1.1. mirëqenies së fëmijës; dhe 1.2. parandalimit të ndryshimeve në rrethanat relevante për kërkesën, veçanërisht në lidhje me sigurimin e vendndodhjes së fëmijës, gjatë procedurave dhe të parandalojë pengesat e kthimit të fëmijës, duke përfshirë urdhrat në lidhje me vendbanimin e përhershëm të fëmijës, kujdesin apo arsimimin e fëmijës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Gjykata e Qarkut në Prishtinë duhet të zbatojë urdhrat e nxjerra sipas këtij ligji dhe, kur është e nevojshme, të marrë vendime për zbatim të shpejtë.
Neni 16 Zbatimi Gjykata e Qarkut në Prishtinë do të zbatojë sipas detyrës zyrtare çfarëdo urdhri të nxjerrë sipas këtij ligji dhe do të merr çfarëdo vendimi për zbatimin e shpejtë sipas nevojës. KREU IV TË DREJTAT E KONTAKTIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must promote contact rights, reduce obstacles to them, and may help start proceedings to organize or protect those rights.
Neni 17 Kontakti 1. Kërkesa për të marrë masa për organizimin ose sigurimin e ushtrimit efektiv të të drejtave të kontaktit, mund t’i paraqitet Ministrisë së Drejtësisë ose Autoriteteve Qendrore të Shteteve tjera në të njëjtën mënyrë siç bëhet kërkesa për kthimin e fëmijës. 2. Ministria e Drejtësisë në bazë të nenit 4 të këtij ligji, do të nxis realizimin e të drejtave të kontaktit dhe plotësimin e kushteve të cilat mund të jenë objekt ushtrimi i këtyre të drejtave. Ministria e Drejtësisë do të ndërmerr hapa për të shmangur, sa më shumë që të jetë e mundur, pengesat ndaj ushtrimit të këtyre të drejtave. 3. Ministria e Drejtësisë mund të iniciojë ose ndihmojë fillimin e procedimit, me qëllim të organizimit ose mbrojtjes së këtyre të drejtave dhe sigurimit e respektimit të kushteve ndaj të cilave mund të jetë objekt ushtrimi i këtyre të drejtave. KREU V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Anything sent to the Ministry of Justice must be in the original language and include an official translation into one of Kosovo’s official languages.
Neni 18 Gjuha e komunikimit Kërkesa, komunikimi apo ndonjë dokument tjetër i dërguar Ministrisë së Drejtësisë do të jetë në gjuhën origjinale dhe do të shoqërohet nga një përkthim zyrtar në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Court procedure costs, including legal aid, are borne by the Kosovo Budget; the county court may seek reimbursement from the responsible person, and the court may exempt that person if they are in serious financial hardship.
Neni 19 Shpenzimet 1. Shpenzimet e procedurave gjyqësore duke përfshire sigurimin e ndihmës ligjore, në bazë të paragrafit 2. të këtij neni do të barten nga Buxheti i Kosovës. Nëse gjykata e qarkut nxjerr urdhër në favor të kërkuesit, ajo mund të kërkojë nga përgjegjësi që të mbulojë shpenzimet e procedurave dhe shpenzimet e kthimit të fëmijës. 2. Ndihma ligjore do t’i vihet në disponim kërkuesit dhe përgjegjësit për të mbuluar shpenzimet e përfaqësimit ligjor në bazë të kërkesës. 3. Gjykata mund të lirojë personin përgjegjës nga kompensimi i shpenzimeve të procedurës në rast së i njëjti është në gjendje të rëndë ekonomike. 7 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision says the law should be interpreted and applied in line with the Hague Convention and the best practices provided by the Hague Conference on Private International Law.
Neni 20 Konventa e Hagës Ky ligj do të interpretohet dhe zbatohet në pajtim me Konventën e Hagës si dhe me praktikat më të mira të siguruara nga Konferenca e Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo issues sublegal acts to implement this law, on the proposal of the Ministry of Justice.
Neni 21 Kompetencat për aktet nënligjore Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Until the law on courts enters into force, the competent court for applying this law is the District Court in Pristina; after that law enters into force, it is the Basic Court in Pristina.
Neni 22 Dispozitat Kalimtare Deri me hyrjen në fuqi të ligjit për gjykatat, gjykatë kompetente për zbatimin e këtij ligji do të jetë Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Me hyrjen në fuqi të ligjit për gjykatat, gjykatë kompetente për zbatimin e këtij ligji do të jetë Gjykata Themelore në Prishtinë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, UNMIK Regulation No. 2004/29 on protection against international child abduction is repealed.
Neni 23 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2004/29 për Mbrojtjen kundër Rrëmbimit Ndërkombëtar te Fëmijëve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L- 238 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-068-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-238 PËR ASPEKTET CIVILE TË RRËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË FËMIJËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in