LIGJI NR. 03/L-244 PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
This is the preamble of the law on state reserves of goods in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-244
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the law on state reserves of goods in Kosovo. This provision says the law sets the procedure for creating, financing, storing, managing, renewing, and distributing state reserves of goods. State goods reserves are created to enable operational intervention in emergencies and other severe crisis situations. This article defines key terms used in the law on state goods reserves. State reserves of goods are secured through a medium-term three-year strategic plan and an annual program.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-244 PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the law on state reserves of goods in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 89 / 30 NËNTOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-244 PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets the procedure for creating, financing, storing, managing, renewing, and distributing state reserves of goods.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohet procedura e krijimit, sigurimit, financimit, deponimit, ruajtjes, përdorimit, menaxhimit, përtëritjes, freskimit dhe shpërndarjes së rezervave shtetërore të mallrave në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: State goods reserves are created to enable operational intervention in emergencies and other severe crisis situations.
Neni 2 Fusha e zbatimit Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisin si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on state goods reserves.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Rezerva shtetërore të mallrave – lënda e parë, produktet e gatshme, materialet, prodhimet dhe mjetet e tjera të domosdoshme; 1.2. Ministria –Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.3. Ministër –Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; 1.4. Administrim – shpërndarja, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja apo seleksionimi, huadhënia, blerja, shitja dhe çdo veprim tjetër që mund të kryhet me rezervat shtetërore të mallrave; 1.5. Shpërndarja – dhënia falas ose me pagesë të rezervave shtetërore të mallrave; 1.6. Këmbim – zëvendësimi i vlerës në cilësinë e kërkuar dhe në sasinë përkatëse, në varësi të vlerës monetare; 2 1.7. Përtëritje – zëvendësimi i sasisë fizike të rezervave shtetërore pas çdo intervenimi emergjent; 1.8. Freskim - zëvendësimi i rezervave shtetërore të mallrave për produktet, listën esenciale të barnave që janë para afatit të skadencës; 1.9. Ruajtje apo mirëmbajtje - ndërmarrja e të gjithë veprimeve të administratës së rezervës dhe të personave juridik gjatë përkujdesjes për rezervat shtetërore të mallrave; 1.10. Kufiri minimal i artikullit të rezervave shtetërore të mallrave – sasia e caktuar të shprehur në njësi matëse, nën të cilën nuk duhet të bjerë sasia e rezervave të shtetit; 1.11. Plotësim - plotësimi i rezervave shtetërore të mallrave deri në kufijtë maksimale; 1.12. Agjent ekonomikë – personat juridikë, fizik, të cilëve u besohet ruajtja dhe mirëmbajtja e rezervave të shtetit që kërkojnë kushte të veçanta ruajtjeje; 1.13. Huadhënie - dhënia në përdorim të përkohshëm të mallrave dhe kthimin brenda afatit të caktuar; 1.14. Departament i rezervave – departamenti i rezervave shtetërore të mallrave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë; 1.15. Depo e rezervave shtetërore – hapësira për ruajtjen e rezervave shtetërore e cila plotëson kushtet e veçanta për ruajtjen e mallrave; 1.16. Sasia e rezervave – sasia e domosdoshme e cila ruhet dhe shfrytëzohet për rezerva shtetërore; 1.17. Mallra humanitare - mallrat që i jepen shtetit të Kosovës si ndihmë humanitare nga shtetet, donatorët dhe individët, për rastet e situatave të përcaktuara me këtë ligj; 1.18. Mallra të konfiskuara - mjetet e punës, lëndët e para, materialet, karburantet, produktet e gatshme, vlerat e tjera materiale dhe të gjitha sendet, që kalojnë në pronësi të shtetit, me vendim të formës së prerë të organit kompetent, si rrjedhojë e veprave kundërvajtës administrative dhe veprave penale apo si pasojë e parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar që janë të destinuara për rezerva shtetërore të mallrave. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: State reserves of goods are secured through a medium-term three-year strategic plan and an annual program.
Neni 4 Plani strategjik dhe programi vjetor për rezerva shtetërore të mallrave Rezervat shtetërore të mallrave janë me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe sigurohen në bazë të Planit Strategjik afatmesëm tri (3) vjeçar dhe Programit vjetor. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The State Reserves Department is responsible for administering reserves in accordance with this law.
Neni 5 Administrimi me rezervat shtetërore Departamenti i Rezervave Shtetërore të mallrave (në tekstin e mëtejmë Departamenti), është përgjegjës për administrimin e rezervave në pajtim me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo approves the strategic plan and annual program for state reserves of goods, based on a proposal from MTI.
Neni 6 Aprovimi i planit Plani strategjik dhe Programi vjetor për rezerva shtetërore të mallrave aprovohen nga Qeveria e Kosovës në propozim të MTI-së pas harmonizimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,- Agjencia për Veterinari dhe Ushqim Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Energjisë dhe Minierave dhe Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo, through the Minister, must report to the Assembly of Kosovo at least once a year on the condition and administration of state reserves of goods.
Neni 7 Raporti vjetor Qeveria e Kosovës, përmes Ministrit, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Strategic Plan for state goods reserves sets out how the reserves are created, supplied, renewed, refreshed, used, distributed, sold, exchanged, donated, and utilized, and it provides for storage depots and the annual reserve program.
Neni 8 Përcaktimi dhe ruajtja e rezervave 1. Me Planin Strategjik të rezervave shtetërore të mallrave përcaktohet: 1.1. krijimi; 1.2. furnizimi; 1.3. ripërtrirja; 1.4. freskimi; 1.5. përdorimi; 1.6. shpërndarja; 1.7. shitja; 1.8. këmbimi; 1.9. dhurimi; dhe 1.10. shfrytëzimi . 2. Me Planin Strategjik bëhet sigurimi i depove për vendosje dhe ruajtje të rezervave shtetërore të mallrave. 3. Programi vjetor për rezervat shtetërore të mallrave përpilohet në përputhje me Planin Strategjik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The strategic plan, annual program, and the location of state reserves of goods are treated as state secret.
Neni 9 Vendndodhja e rezervave shtetërore Plani Strategjik dhe programi vjetor si dhe vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohen sekret shtetëror. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The annual state commodity reserves program must include specified details about reserve type, quantity, value, funding, territorial distribution, refresh quantities, minimum stock levels, and medical products.
Neni 10 Përmbajtja e programit vjetor 1. Programi vjetor i rezervave shtetërore të mallrave, duhet të përmbaj: 1.1. llojin, sasinë dhe vlerën e rezervave shtetërore të mallrave; 1.2. burimin e mjeteve financiare dhe shpërndarjen e tyre sipas destinimit; 1.3. shumën e mjeteve financiare të deponuara; 1.4. shpërndarjen territoriale të rezervave shtetërore të mallrave të bazuar në parimin e mbrojtjes dhe nevojave të furnizimit; 4 1.5. sasia e mallit për rifreskim; 1.6. sasia minimale e mallrave – sipas llojit e cila duhet të jetë gjithnjë në disponim për nevoja të furnizimit në raste të fatkeqësive natyrore dhe tjera të nivelit të lart dhe luftës apo rrezikut nga lufta, si dhe numri i ditëve për furnizim me këto sasi; 1.7. listën e produkteve medicinale, ilaçet sipas listës esenciale; 1.8. kushtet nën të cilat llojet dhe sasitë e caktuara të rezervave shtetërore të mallrave jepen në deponim. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: State goods reserves are formed as permanent reserves of goods.
Neni 11 Përherëshmëria e rezervave shtetërore Rezervat shtetërore të mallrave formohen si rezerva të përhershme të mallrave. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: State goods reserves are made up of specified agricultural, industrial, monetary, and emergency-response items.
Neni 12 Përbërja e rezervave shtetërore te mallrave 1. Rezervat shtetërore të mallrave përbëhen prej: 1.1. prodhimeve themelore bujqësore, duke përfshirë edhe mishin në kafshë të gjalla dhe prodhimet ushqimore industriale; 1.2. prodhimet e caktuara jo ushqimore industriale-lëndët e para, materiale reprodukuese, naftës dhe derivate të saj, barnat, material sanitar, dhe mjete medicino-veterinare të domosdoshëm për transport-bartje të mallrave me interes të posaçëm për mbrojtje të shtetit; 1.3. mjetet monetare dhe 1.4. makineri si dhe pajisje tjera për intervenime emergjente. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: State goods reserves are made up from the state budget, humanitarian aid goods, goods received as donations and financial aid, and confiscated goods that become state property and are intended for the reserves.
Neni 13 Krijimi i rezervave shtetërore 1. Rezervat shtetërore të mallrave krijohen nga: 1.1. buxheti i Republikës së Kosovës; 1.2. mallrat që vijnë si ndihmë humanitare; 1.3. donacionet në mallra dhe ndihma financiare; 1.4. mallrat e konfiskuara që kalojnë në pronësi të shtetit nga veprat kundërvajtjese, administrative dhe kryerja e veprave penale e që janë të destinuara për rezervat shtetërore te mallrave. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: State goods reserves may be used to meet supply needs in war, imminent war risk, major natural disasters, major technical-technological and ecological disasters, and for emergency aid to other affected states.
Neni 14 Shfrytëzimi rezervave shtetërore 1. Rezervat shtetërore të mallrave, shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste: 1.1. të luftës apo rrezikut të drejtpërdrejt nga lufta; 1.2. të fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha dhe katastrofave tekniko- teknologjike dhe ekologjike; 1.3. të dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura sikurse në nën-paragrafin 1.2 të këtij paragrafi. 5 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: During war or direct risk to Kosovo’s territorial integrity, the Government suspends the Department’s powers over state goods reserves and transfers them to the Interministerial Government Group.
Neni 15 Ushtrimi i kompetencës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme 1. Ne pajtim me Kushtetutën e Republikës se Kosovës në kohë të gjendjes së luftës apo rrezikut të drejtpërdrejt të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Qeveria suspendon kompetencat e Departamentit lidhur me rezervat shtetërore të mallrave dhe ia bart Grupit ndërministror Qeveritar. 2. Grupi ndërministror Qeveritar kryesohet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në përbërje të cilit janë edhe Ministrat nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia për veterinari dhe Ushqim, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës mund t’u kërkojë prodhuesve dhe tregtarëve të mallrave të caktuara që, gjatë luftës ose rrezikut të drejtpërdrejtë për integritetin shtetëror, t’i prodhojnë ose t’i shesin këto mallra për të plotësuar ose rinovuar rezervat shtetërore.
Neni 16 Detyrimet e prodhuesve në kohë rreziku Qeveria e Kosovës detyron personat fizik dhe juridik të cilët ushtrojnë veprimtari prodhuese, respektivisht të cilët merren me qarkullimin e llojeve të caktuara të mallrave të cilat konsiderohen si rezerva shtetërore të mallrave, që në kohë lufte apo rrezikut të drejtpërdrejt të integritetit shtetëror, të prodhojnë, respektivisht të shesin atë lloj të mallit me qëllim të plotësimit, respektivisht përtëritjes së rezervave shtetërore të mallrave. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Department for state goods reserves is led by its director, and its functional and organizational structure is set by a sublegal act issued by the Ministry.
Neni 17 Departamenti për rezervat shtetërore të mallrave 1. Departamenti udhëhiqet nga drejtori i Departamentit te rezervave shtetërore të mallrave. 2. Struktura funksionale dhe organizative e Departamentit rregullohet me akt nënligjor të cilën e nxjerrë Ministria. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Department Director has powers to manage budgets, coordinate department work, and handle state reserve goods, and must report to the Minister and meet qualification requirements.
Neni 18 Drejtori i departamentit 1. Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Departamentit, drejtori i Departamentit ushtron kompetencat si më poshtë: 1.1. përfaqëson Departamentin me autorizim të Ministrit; 1.2. përgatit projekt buxhetin për vitin e ardhshëm të cilin ia përcjell Ministrit; 1.3. planifikon dhe administron buxhetin e miratuar të Departamentit, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.4. i propozon Ministrit nxjerrjen e udhëzimeve për veprimtarinë e strukturave të saj, në nivel qendror dhe lokal, në fushën e rezervave shtetërore të mallrave; 1.5. administron fondin e planifikuar të buxhetit vjetor, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore; 1.6. bashkërendon veprimtarinë e Departamentit me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në nivel qendror dhe lokal; 1.7. në pëlqim paraprak me Ministrin përcakton vendosjen e Rezervave Shtetërore te mallrave; 1.8. siguron krijimin dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave, në përputhje me qëllimin dhe kërkesat e këtij ligji dhe planin strategjik dhe programin vjetor. 6 2. Për artikujt e rezervave shtetërore të mallrave, që kërkojnë kushte të veçanta mirëmbajtjeje, në bazë të ligjit për prokurim publik drejtori i Departamentit mund të kontraktojë për depozitimin e tyre me agjent ekonomik apo subjekt tjetër juridik, të cilët plotësojnë kushtet teknike, të nevojshme dhe të domosdoshme, për të siguruar pandryshueshmërinë e gjendjes cilësore dhe vëllimore të mallrave rezervë. 3. Drejtori i Departamentit një herë në vit i raporton Ministrit për gjendjen e rezervave shtetërore të mallrave, por sipas kërkesës së Ministrit edhe me shpesh. 4. Ministri mund të kërkoj raport nga drejtori i Departamentit për gjendjen e rezervave shtetërore në çdo situate. 5. Drejtori i Departamentit, duhet: 5.1. të ketë diplomë universitare qe përputhet me veprimtarinë e departamentit; 5.2. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në punë menaxhuese; 6. Drejtori i Departamentit zgjidhet përmes procedurës së konkursit në pajtim me Ligjin për Shërbyes Civil. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The State Goods Reserves Department must supply goods through public procurement procedures for the goods set out in the one-year program.
Neni 19 Procedurat e furnizimit më mallra Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave përmes procedurave të prokurimit publik bëjnë furnizimin me mallra të cilat janë paraparë me programin një (1) vjeçar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Blerja e artikujve të rezervave shtetërore dhe prokurimi për ta duhet të ndjekin rregulla të posaçme: blerja duhet të parashihet në ligjin vjetor të ndarjeve buxhetore, dhe prokurimi duhet të bëhet me procedura të hapura; për kontrata me vlerë të madhe, njoftimi publikohet edhe në anglisht në një gazetë ose revistë ndërkombëtare.
Neni 20 Blerja, shitja dhe huazimi i rezervave shtetërore të mallrave Blerja e çdo artikulli të rezervave shtetërore të mallrave sipas këtij ligji duhet të parashihet në mënyrë specifike në ligjin përkatës vjetor për ndarjet buxhetore. Përveç kësaj, çdo aktivitet i prokurimit për blerjen e këtyre artikujve duhet të bëhet përmes procedurave të hapura të prokurimit të përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik. Nëse kontrata e prokurimit është me vlerë të madhe, njoftimi i kontratës publikohet në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik, dhe në gjuhën Angleze në një gazetë ose revistë prestigjioze ndërkombëtare. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Qeveria vendos për blerjen ose shitjen e mallrave për rezervat shtetërore, sipas programit vjetor dhe me propozim të ministrit.
Neni 21 Vendimi për shitblerje Për blerjen apo shitjen e mallrave për nevoja të rezervave shtetërore, në përputhje me programin vjetor, me propozim të ministrit vendos Qeveria. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Money from the sale of reserve goods is paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 22 Të ardhurat nga shitja Të ardhurat që krijohen nga shitja e mallrave rezervë derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Reserve goods are renewed through exchange, purchase, or borrowing under agreements with state-budget-funded institutions or other legal persons with similar supply contracts.
Neni 23 Ripërtëritja e mallrave rezervë Ripërtëritja e mallrave rezervë bëhet nëpërmjet këmbimit, blerjes ose huamarrjes me anë të marrëveshjeve të lidhura me institucione që financohen nga Buxheti i Shtetit apo persona tjerë juridik, që kanë kontrata të ngjashme furnizimi për këto mallra. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Reserve goods may be renewed, exchanged, replaced, lent, or sold only while keeping the minimum reserve level.
Neni 24 Mallrat e skaduara 7 1. Ripërtëritja, këmbimi, zëvendësimi, huadhënia ose shitja e mallrave rezervë bëhen duke ruajtur kufirin minimal të tyre. 2. Kufiri minimal i rezervave shtetërore të mallrave caktohet me programin vjetor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Departamenti must not take expired goods or goods close to expiry into possession.
Neni 25 Mallrat e tepërta 1. Departamenti nuk merr në posedim mallrat me afat të skaduar ose në prag të skadimit të afatit. 2. Mënyra e marrjes në posedim e mallrave nga Departamenti dhe pragu i skadimit do të përcaktohet me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If a state goods reserve item exceeds the set quantity, the excess may be used for sale, lending, or exchange.
Neni 26 Shitja, huadhënia ose këmbimi i rezervave shtetërore të mallrave Kur sasia e artikullit rezervë shtetëror të mallrave tejkalon sasinë e përcaktuar për këtë artikull atëherë sasia e tejkaluar mund të përdoret për qëllime shitje, huadhënie ose këmbimi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Unused state assets may be given temporarily to other legal persons, if the department director decides with prior approval from the minister.
Neni 27 Vendosja dhe ruajtja e rezervave shtetërore të mallrave Me qëllim të shfrytëzimit të aseteve te lira- depot, makineritë të cilat përkohësisht nuk shfrytëzohen për nevoja të Departamentit me një vendim të drejtorit të Departamentit me pëlqimin paraprak të Ministrit, ato mundë tu jepen në shfrytëzim të përkohshëm personave tjerë juridik me kompensim sipas vlerës reale të tregut të lirë duke përfillur procedurat e prokurimit publik sipas një kontrate në mes departamentit dhe palës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Mosveprimi sipas vendimit të Qeverisë sipas nenit 16 trajtohet si vepër penale dhe mund të sjellë burgim.
Neni 28 Dispozitat ndëshkuese Mosveprimi sipas vendimit të përcaktuar nga Qeveria sipas nenit 16 të këtij ligji, konsiderohet vepër penale dhe për të njëjtën personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik mund të dënohet me burg prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet, - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë që kanë kontratë për deponimin e mallrave të rezervave shtetërore mund të dënohen me burg nëse, pa autorizim, i disponojnë ose ua ndryshojnë destinimin.
Neni 29 Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim Personi fizik dhe personi juridik të cilët kanë lidhur kontratë për deponimin e mallrave të rezervave shtetërore, dhe të cilit janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, nëse pa autorizim disponojnë apo ndërrojnë destinimin e mallrave, mund të dënohet me burg prej një (1) deri ne tre (3) vjet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A contract holder or related responsible person may be fined for moving reserved goods or materials to another storage location without authorization and without the Department director’s prior consent.
Neni 30 Ndërrimi i vendit të mallit pa autorizim 1. Me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000) deri tridhjetëmijë (30.000) Euro dënohet për delikt ekonomik, agjenti ekonomik apo subjekti tjetër me të cilin Departamenti ka lidhur kontratën për ruajtjen apo deponimin e materialit apo mjeteve të rezervave shtetërore, i cili atë mall apo ato mjete, pa autorizim iu ndërron vendin e deponimit pa pëlqimin paraprak të drejtorit të Departamentit. 2. Për deliktin nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i agjentit ekonomik me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Economic agents, other legal entities, and the responsible person of an economic agent can be fined for failing to keep evidence for goods in storage and deposit and for not showing that evidence to the department director or an authorized person.
Neni 31 Mbajtja e evidencës 1. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro do të dënohet agjenti ekonomik apo subjekti tjetër juridik, i cili nuk mban evidencë për mallrat e dhëna në ruajtje dhe deponim dhe atë evidencë nuk ja jep në shikim drejtorit të Departamentit apo personit të autorizuar nga ai. 8 2. Me gjobë nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i agjentit ekonomik në shumë prej njëmijë (1.000) deri pesëmijë (5.000) Euro. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry and the State Goods Reserves Department are competent to implement this law, and the Government must issue subordinate acts within 6 months after the law enters into force.
Neni 32 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare 1. Kompetent për zbatimin e këtij ligji është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave. 2. Qeveria detyrohet që në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji që të nxjerr aktet nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji. 3. Ky ligj do të zbatohet në përputhje me alokimin e buxhetit për vitin përkatës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 33 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-244 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-071-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-244 PËR REZERVAT SHTETËRORE TË MALLRAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in