LIGJI NR. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI
This is the preamble to a law on weapons, ammunition, and related security equipment for authorized state security institutions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-246
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on weapons, ammunition, and related security equipment for authorized state security institutions. This article says the law sets the rules for equipping authorized state security institutions with weapons, ammunition, and related security equipment. This article says the law regulates production, repair, trade, import, export, marking, recordkeeping, storage and transport security, and conformity assessment for weapons, ammunition, and related security equipment. This article defines key terms used in the law and says the authorized special-purpose equipment list is approved by the Prime Minister after consulting the Kosovo Security Council. The Competent Authority supervises specified PQV-related activities, maintains databases, approves most PQV transfers and procurement, and must keep implementation data for at least 20 years.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on weapons, ammunition, and related security equipment for authorized state security institutions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 91 / 10 DHJETOR 2010 LIGJI Nr. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for equipping authorized state security institutions with weapons, ammunition, and related security equipment.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i dispozitave ligjore lidhur me pajisjen me armë, municion dhe pajisje përkatëse për siguri për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates production, repair, trade, import, export, marking, recordkeeping, storage and transport security, and conformity assessment for weapons, ammunition, and related security equipment.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon prodhimin, riparimin, tregtinë, importin, eksportin, vënien e shenjave identifikuese, evidentimin, sigurinë gjatë deponimit dhe transportit, dhe vlerësimin e përputhshmërisë me kushtet për armët, municionin dhe pajisjet përkatëse për siguri për nevojat e institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë, përveç për nevojat për Forcën e Sigurisë së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law and says the authorized special-purpose equipment list is approved by the Prime Minister after consulting the Kosovo Security Council.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Institucionet e Autorizuara Shtetërore të Sigurisë - Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Shërbimin Korrektues, Doganën e Kosovës dhe Agjencionin Pyjor të Kosovës; 1.2. Pajisje për qëllime të veçanta (PQV)- armët, muninicionin dhe pajisjet përkatëse për siguri të dedikuara për institucionet shtetërore për siguri; 1.3. Armë- nënkupton por nuk kufizohet në secilin mjet ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat shkaktohen gjatë djegies së materialeve shpërthyese, elektricitetit, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, të hedhë predha në formë të plumbit, grumbullit prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që është e përcaktuar ose është përdorur për të shkaktuar dëme trupore, dëme fizike, dëme psikologjike, dhe po ashtu çdo mjet tjetër, qëllimi i të cilit është të bëjë sulm fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose pronës; 2 1.4. Armë e zjarrit - pajisja që mund të përdoret si armë e cila gjuan një predhë të vetme ose shumë predha me shpejtësi të madhe përmes shtytjes së gazrave që krijohen nga djegia e shpejtë e brendshme e lëndës shtytëse ose përmes formave tjera të shtytjes së predhës që shkrepet nga arma e zjarrit; 1.5. Armë e shkurtër e zjarrit - arma e zjarrit me tytë jo më të gjatë se 30 cm ose gjatësia e përgjithshme e së cilës nuk është më e madhe se 60 cm; 1.6. Armë e gjatë e zjarrit - çdo armë të zjarrit tyta e së cilës është më e gjatë se 30 cm ose gjatësia e së cilës është më e madhe se 60 cm; 1.7. Armë automatike e zjarrit - arma e zjarrit e cila rimbushet në mënyrë automatike sa herë që shkrepet ndonjë plumb dhe e cila mund të gjuajë më shumë se një plumb me një të tërhequr të këmbëzës; 1.8. Armë gjysmë-automatike e zjarrit – arma e zjarrit e cila rimbushet sa herë që shkrepet ndonjë plumb dhe e cila mund të gjuaj vetëm një plumb me një të tërhequr të këmbëzës; 1.9. Armë e zjarrit me përsëritje - arma e zjarrit e cila pas gjuajtjes së një plumbi është e dizajnuar që të rimbushet nga karikatori ose cilindri përmes veprimit me dorë; 1.10. Armë të drejtuara me energji (ADE) - lloji i armës që liron energji në një drejtim të shënjuar pa përdorur predhën. Kjo armë e bartë energjinë tek shënjestra për qëllime të efektit të dëshiruar; 1.11. Armë për përdorim të mjeteve të ndryshme - të gjitha llojet e pushkëve, pistoletave, revolverëve apo të mjeteve të tjera, të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave përhapin në një drejtim gaz ngacmues që ka ndikim në shëndetin e njeriut; 1.12. Armë e zjarrit për sinjalizim të lehtë akustik- arma e zjarrit e cila përdoret zakonisht si sinjal për ndonjë fatkeqësi si dhe për qëllime të tjera sinjalizuese në det dhe ndërmjet aeroplanëve e njerëzve në tokë, përfshirë të gjitha llojet e pistoletave, revolverëve dhe pajisjeve të tjera, të cilat nën presionin e barotit ose gazrave, gjuajnë ose hedhin predha sinjalizuese në një drejtim dhe nxjerrin ose shpërndajnë predha, me përjashtim të pistoletave për sinjalizim me dritë që janë për përdorim ushtarak; 1.13. Armë eksplozive - nënkupton, por nuk kufizohet në çdo lloj të bombës, minës, raketës, granatës apo mjetit tjetër që përmban substanca eksplozive apo materiale ndezëse, ndaj të cilave për shkak të proceseve të brendshme apo të jashtme (peshës, ndikimit, fërkimit, reagimit kimik, energjisë elektrike dhe të ngjashme) shkaktohet lirimi apo krijimi i energjisë dhe eksplodimit. Sipas këtij Ligji, armë eksplozive gjithashtu konsiderohen pjesët e eksplozivëve, detonatorët, mjetet piroteknike apo pjesët e tjera për të cilat qartë duket se janë të parapara për përgatitjen e armëve eksplozive. Ky përkufizim përfshin armët termobarike, të cilat dallohen nga armët konvencionale eksplozive për shkak se funksionojnë me oksigjen atmosferik dhe nuk kanë oksidues në eksplozivët e tyre. Armët termobarike, po ashtu quhen armë termobarike me impuls të lartë (TIL), eksploziv karburant-ajër (EKA apo FAX), si dhe nganjëherë quhen edhe municione karburant-ajër, armë me nxehtësi dhe shtypje apo bomba vakumike; 1.14. Armë e ftohtë - çdo mjet që përdoret për të kryer një sulm ose për të shkaktuar lëndime trupore, përmes përdorimit të forcës fizike nga sulmuesi, kur këto mbahen në tubime dhe objekte publike dhe vende të ngjashme; 1.15. Armë me elektroshok - arma pa aftësuese që përdoret për qetësimin e personit apo të shtazës përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve sipërfaqësor. Përveç kësaj, armë elektroshoku, nënkupton por nuk kufizohet në armë dhe shkopinj për paralizim të përkohshëm, që shkaktojnë shok elektrik përmes kontaktit të drejtpërdrejtë; 1.16. Pjesa kryesore e armës së zjarrit - çdo element që është i dizajnuar në mënyrë specifike për armë të zjarrit dhe është thelbësor për funksionimin e saj, duke përfshirë mes tjerash, mekanizmin e këmbëzës, gjilpërën goditëse, tytën, kornizën apo pranuesin, rrëshqitësin apo cilindrin, shulin apo shtratin e folesë së fishekut, shulin dhe pjesët përbërëse të tij; 3 1.17. Pajisje e posaçme për armë të zjarrit - çdo mekanizëm që është i prodhuar dhe i dedikuar për përmirësimin e nomenklaturës themelore të armës së zjarrit, e cila përmes aplikimit të saj, e rritë performancën dhe cilësinë e përdorimit të armës së zjarrit, përveç shënjestrës optike; 1.18. Zbutësi apo shurdhuesi - pajisja që i bashkëngjitet tytës apo është pjesë e saj me qëllim të zvogëlimit të zhurmës dhe flakës së krijuar nga qitja me armë zjarri; 1.19. Mjete optike të armëve të zjarrit për shikim (po ashtu të njohura si optikat e armëve të zjarrit të policisë) - mjetet e autorizuara për përdorim policor, të cilat mund të prodhohen drejtpërdrejt apo të ngjitura në armë zjarri, për qëllim të identifikimit apo gjetjes së cakut, por që zakonisht nuk përfshinë shënjestrat e hekurit, shënjestrat me harqe (peep-sights), dhe shënjestrat e hekurta apo me harqe (peep-sights) që palohen. Optikat e armëve të zjarrit nënkuptojnë përfshirjen e mjeteve që rrisin aftësinë e përdoruesit të autorizuar që të identifikojë, njohë, të shohë largësinë nëpërmes zmadhimit, mjeteve jozmadhuse të cakut, zërit, shënjestrimit direkt të laserit jo-vdekjeprurës, shënjestrimit infrared (reze ultra violete) apo optikat që mundësojnë identifikimin e cakut të jenë në nivele të ndriçimit duke iu qasur errësirës së tërësishme dhe gjetjes së cakut, i cili do të mund të ndihmojë në objektivat legjitime policore; 1.20. Municion - predhat siç janë plumbat, saçmet e armëve ajrore dhe predhat, bashkë me fitilat dhe kapsollat e tyre, të cilat mund të gjuhen nga armët ose të hidhen në ndonjë mënyrë tjetër. Për arsye të avancimeve teknologjike, nuk do të kufizohet në të dhënat e përfshira në këtë përkufizim; 1.21. Plumb - njësia e municionit për gëzhojë moderne të armës së vogël, e cila paraqet kombinimin e plumbit, ndezësit, mbushësit dhe të gëzhojës në një njësi të vetme; 1.22. Saçme – numri i madh të predhave të vogla, qëllimi i të cilave është shkrepja e përnjëhershme me një të shtënë të vetme; armët që mund të mbahen me dorë të prodhuara për këtë lloj të municionit janë kryesisht të njohura si pushkë gjuetie; 1.23. Plumbi i pushkës ajrore - predhë josferike e paraparë për qitje nga pushka ajrore; 1.24. Municioni me nivel të lartë depërtues- (të cilit zakonisht i referohemi si plumba që depërtojnë në mjetet e blinduara) - çdo plumb të pistoletave dhe pushkëve ose municion të pistoletave dhe pushkëve me predha ose me pjesën qendrore të predhave të prodhuara në tërësi (duke përjashtuar praninë e gjurmëve të substancave të tjera) nga aliazhet e tungstenit, çeliku, hekuri, tunxhi, bronzi, bakër beriliumi ose uraniumi i varfëruar, ose plumba të mbështjellë plotësisht të kalibrit më të madh se 22 mm të dizajnuar ose të destinuar për përdorim në pistoleta ose pushkë, dhe mbështjellësi i të cilave ka peshën më të madhe se 25% të peshës së përgjithshme të predhës, duke përjashtuar ato predha të pistoletave ose pushkëve, bërthama e të cilave përbëhet nga materialet e buta siç janë plumbi ose aliazhet e plumbit, zinku ose aliazhet e zinkut, predhat e thyeshme të dizajnuara kryesisht për qëllime sportive dhe çdo predhë tjetër ose bërthamë e predhës e cila kryesisht është e destinuar për qëllime sportive ose industriale ose të cilat në ndonjë mënyrë tjetër nuk përbëjnë "municion që depërton në mjetet e blinduara" siç përkufizohet ai term me ligj. Ky përkufizim nuk përfshinë predhat e armëve teke; 1.25. Municion me predhë eksplozive - municioni i paraparë vetëm për përdorim nga institucionet për zbatim të ligjit, plumbi i të cilit përmban mbushje që eksplodon në momentin e goditjes apo që ka fitil të përcaktuar me kohë ose të vonuar, që do të rezultojë me eksplodimin e municionit në kohën e paracaktuar; 1.26. Municioni me plumba të ndezshëm - nënkupton, por nuk kufizohet në municionin e paraparë për përdorim të zbatimit të ligjit, plumbat e të cilit përmbajnë përzierje kimike të ndezshme, dhe mund të përfshijë municion që përmban metal të përzier ekzotermik dhe piroforik në formë të predhës, dhe është i paraparë për qëllim të hedhjes apo përhapjes së flakës për të nxitur hedhësin e flakës; 1.27. Municioni gjurmëlënës – lloji i municionit që lë gjurmë në ajër gjatë trajektores së vet në formë të gjurmës së tymit apo flakës, për të lehtësuar gjetjen e cakut. Në municionin gjurmëlënës 4 përdoren plumbat e posaçëm që janë të modifikuar për të pranuar mbushje të vogël piroteknike në bazën e tyre. Pasi që të ndizet pas shkrepjes, përbërja ndizet me flakë, duke e bërë kështu predhën që të shihet me sy të lirë; 1.28. Municioni për armët për përdorim të agjentëve kimikë - municioni që përmban mbushje kimike në plumb, që ndikon në shëndetin e njerëzve apo të shtazëve; 1.29. Mbajtja e armës së zjarrit- të gjitha mënyrat e bartjes, përmes të cilave arma e zjarrit është e gatshme për përdorim të menjëhershëm nga poseduesi i saj apo kur poseduesi ka qasje të menjëhershme në armën e zjarrit; 1.30. Prodhim i armëve të zjarrit dhe municionit - çdo veprimtari e hulumtimit, studimit, zhvillimit, riprodhimit dhe e montimit të armëve, të pjesëve të armëve dhe të municionit, përveç veprimtarive të zbatuara nga pronari i armës së zjarrit të gjuetisë apo të asaj sportive me qëllim të rimbushjes së municionit të armës për nevoja personale, e cila përdoret si armë e gjuetisë apo sportive; 1.31. Riparim i armës së zjarrit - eliminimi i defekteve apo mirëmbajtjen e armës së zjarrit, si dhe zëvendësimin e pjesëve jofunksionale, të vjetruara apo atyre të prishura të armës së zjarrit me pjesë origjinale funksionale sipas nevojës dhe kërkesës; 1.32. Tregti e armës, municionit dhe të pjesëve të armëve të zjarrit - furnizimi me armë të zjarrit, me municion dhe me pjesë të armëve të zjarrit dhe të municionit me qëllim të shitjes, ndërmjetësimit, transaksionit dhe të mbajtjes në depo të armëve dhe të municionit. Ndërmjetësimi është veprimtari e entiteteve juridike apo e personave fizik, të cilët veprojnë si agjentë për të tjerët gjatë negocimit apo nënshkrimit të kontratave, blerjes, shitjes apo transferit të armëve të zjarrit, të municionit apo të pjesëve të armëve të zjarrit në kompensim për një pagesë apo formë tjetër të kompensimit; 1.33. Transport të armëve të zjarrit dhe të municionit - dërgimi i armëve të zjarrit, pjesëve të armëve të zjarrit dhe të municionit nga furnizuesi te entiteti që i merr ato; 1.34. Pajisje e policisë - çdo pajisje e përcaktuar me Ligjin për Policinë; 1.35. Armë që përdoren gjatë përdorimit të forcës në vazhdimësi nga ana e policisë, të cilave iu referohemi si armë jo vdekjeprurëse ose armë nënshtruese - armët e destinuara që të mos vrasin ose t'u shkaktojnë lëndime të rënda trupore shënjestrës së gjallë; 1.36. Armë të klasifikuara në kategorinë A1 - armët që mund të përdoren për shpërndarje të turmës përmes një mekanizmi lansues që hedh 37 mm municion me gaz, municion nënshtrues ose municion amortizues. Ky përkufizim në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet ashtu që armët e kategorisë A1 mund të përdoren për ndonjë qëllim tjetër, përveç atij të përshkruar në këtë ligj; 1.37. Person përgjegjës - individi i cili është ligjërisht përgjegjës për aktivitetet e aplikuesit ose poseduesit të licencës; 1.38. Organi Kompetent - Ministria e Punëve të Brendshme; 1.39. Modifikimi i armëve të zjarrit - ndryshimi i kategorisë fillestare të armëve të zjarrit përmes shtimit të pjesëve shtesë apo pajisjeve; 1.40. Pastrimi i pjesëve të brendshme - niveli i parë të riparimit të cilin shfrytëzuesi nuk është në gjendje ta rregullojë ose pastrojë pa një aftësim përkatës dhe pa certifikim si armëtar ose pa veglat e nevojshme të armëtarit. 2. Pajisjet speciale kolektive, të cilat janë subjekt të certifikatës së përdoruesit të fundit, në përputhje me Qëndrimin e Përbashkët për eksportin e armëve gjegjësisht lista ushtarake mund të ketë gjërat vijuese: 5 2.1. municion dhe pajisje për vendosjen e kapsollës, komponente veçanërisht e projektuar (ML 3); 2.2. pajisjet për kontrollin e zjarrit dhe pajisjet e ndërlidhura për alarmim dhe paralajmërim, pajisjet testuese, balancuese dhe të kundërmasave, siç janë: sistemet për gjuajtje në shenjë, për caktimin e shenjës, për gjetjen e largësisë, për vëzhgim dhe për përcjellje, si dhe pajisjet për zbulim, bashkim të të dhënave, për njohje dhe identifikim dhe pajisjet për integrimin e njësorëve (censorëve) (ML5); 2.3. automjetet tokësore dhe pjesët si në vijim: automjete të blinduara, mbrojtja e blinduar për pjesët kryesore, dritat për terr (ML 6); 2.4. agjentë kimik për kontrollin e turmave (ML 7); 2.5. pajisjet e blinduara apo ato mbrojtëse (ML 13) si në vijim: helmetat, mbrojtëset dhe veshjet trupore anti-plumb; 2.6. simulatorët aftësues për çdo armë të zjarrit (ML 14); 2.7. pajisjet për qartësimin e pamjes (ML 15) si në vijim: incizuesit, kamerat, pajisjet për intensifikimin e pamjes, pajisjet infra të kuqe apo të nxehtësisë për qartësimin e pamjes; 2.8. pajisjet e ndryshme (ML 17), siç janë robotët. 3. Lista e autorizuar për pajisje për qëllime të veçanta është lista e pajisjeve sipas nevojave shtetërore dhe në bazë të kërkesave të institucioneve shtetërore të sigurisë e cila miratohet nga Kryeministri pas konsultimeve me Këshillin e Sigurisë të Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Competent Authority supervises specified PQV-related activities, maintains databases, approves most PQV transfers and procurement, and must keep implementation data for at least 20 years.
Neni 4 Përgjegjësitë 1. Organi Kompetent në përputhje me autorizimet që i janë dhënë, kryen aktivitetet e mbikëqyrjes së prodhimit, riparimit, tregtisë, importit, eksportit, deponimit dhe vënies së shenjave të PQV-së sipas këtij ligji, dhe mban një bazë të integruar të të dhënave për artikujt e importuar dhe eksportuar siç parashihet në këtë ligj. 2. Organi Kompetent mban bazën qendrore të të dhënave, e cila përfshinë të gjitha armët, municionin dhe eksplozivët brenda Republikës së Kosovës. Në këtë bazë të të dhënave ju lejohet qasje disa institucioneve të ndryshme bazuar në nevojat e atyre institucioneve. 3. Institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë caktojnë personin përgjegjës për bashkëpunim me organin kompetent rreth aktiviteteve të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 4. Në pajtim me listën e autorizuar shtetërore të pajisjeve të nënshkruar nga Kryeministri, Organi Kompetent është autoriteti qendror për aprovimin e të gjitha transfereve dhe prokurimin e PQV-së, në pajtim me këtë ligj dhe ligjeve të tjera që ndërlidhen me fushën e sigurisë përveç për pajisjet për Forcën e Sigurisë të Kosovës. 5. Të dhënat që rezultojnë nga zbatimi i këtij ligji do të ruhen së paku njëzet (20) vjet. 6. Organi Kompetent do të harton raportin vjetor për eksport të armëve sipas Ligjit për tregtinë e mallrave strategjike - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says which weapon categories may be used by several Kosovo authorities.
Neni 5 Kategoritë e armëve 1. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Policia e Kosovës, sipas Ligjit për Armët: 1.1. Kategoria A1, 37 mm ose platforma të ngjashme të lansimit, të përcaktuara më lartë; 6 1.2. Kategoria A2, armë zjarri automatike; 1.3. Kategoria A6, armët e zjarrit me shurdhues të montuar; 1.4. Kategoria A7, armë zjarri me tytë të vjaskuar me kalibër mbi 12,7 milimetra; 1.5. Kategoria A8, armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike për dedikim civil që duken si armë zjarri automatike; 1.6. Kategoria A9, lëndët plasëse dhe pjesët e tyre; 1.7. Kategoria A10, armë me gaz (agjenteve kimik) dhe municioni i saj; 1.8. Kategoria A1, pajisja e veçantë për armë zjarri; 1.9. Kategoria A12, paralizues elektrikë (armë me elektroshok); 1.10. Kategoria A13, municioni gjurmëlënës; 1.11. Kategoria A17, armët e zjarrit me tyta poligonale; 1.12. Kategoria B1, armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse; 1.13. Kategoria B2, armë zjarri të shkurtra për një qitje, me ndezje qëndrore; 1.14. Kategoria B3, armë me ndezje anësore të shkurtra për një qitje, me gjatësi të përgjithshme më të vogël se 28 cm; 1.15. Kategoria B4, armë zjarri të gjata gjysmë-automatike, me arkëz dhe fole për fishekë që së bashku mund të mbajnë më tepër se tre fishekë; 1.16. Kategoria B5, armë zjarri të gjata gjysmë-automatike, me arkëz dhe fole për fishekë së bashku, që mund të pranojnë deri në tre fishekë dhe mbushësi i të cilave ndërrohet, përkatësisht kjo armë mund të konvertohet, me ndihmën e veglës së rëndomtë, me ç’rast arkëzat e fishekëve mund të pranojnë më tepër se tre fishekë; 1.17. Kategoria B6, armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje (repetim), me tytë të pavjaskuar të gjatë deri në 60 cm; 1.18. Kategori C1, armë zjarri e gjatë me përsëritje (repetim), që nuk është përfshirë në pikën 6 të kategorisë B; 1.19. Kategoria C2, armë zjarri e gjatë me një gjuajtje me tytë të vjaskuar; 1.20. Kategoria C3, armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike, që nuk është përfshirë në pikat 4,5,6,7 të kategorisë B; 1.21. Kategoria C4, armë e shkurtër zjarri me një qitje, me goditje anësore, gjatësia e përgjithshme e së cilës nuk është më e vogël se 28 cm; 1.22. Kategoria C5, armë zjarri me një qitje, e gjatë me tytë të pavjaskuar; 1.23. Kategoria C6, armë për sinjalizim me dritë dhe me zë; 1.24. Kategoria C7, adaptues; 1.25. Kategoria D4, armët e ftohta. 2. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë: 7 2.1. Kategoria B1, armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse dhe të kufizuara në pistoleta; 2.2. Kategoria A17 , armët e zjarrit me tyta poligonale dhe të kufizuara në pistoleta; 3. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Shërbimi Korrektues: 3.1. Kategoria B1, armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse dhe të kufizuara në pistoleta; 3.2. Kategoria B6, armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje (repetim), me tytë të pavjaskuar të gjatë deri në 60 cm; 3.3. Kategoria C1, armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje (repetim) me tytë të pavjaskuar të gjatë mbi 60 cm në gjatësi; 3.4. Kategoria A1, 37 mm ose platforma të ngjashme të lansimit, të kufizuara sipas përkufizimeve; 3.5. Kategoria A17, armë zjarri me tyta poligonale dhe të kufizuara në pistoleta; 3.6. Kategoria A2, armë zjarri automatike. 4. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Dogana e Kosovës: 4.1. Kategoria B1, armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse dhe të kufizuara në pistoleta; 4.2. Kategoria A17, armët e zjarrit me tyta poligonale dhe të kufizuara në pistoleta. 5. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Agjencioni Pyjor i Kosovës: 5.1. Kategoria B6, armët e zjarrit të gjata përsëritëse dhe gjysmë-automatike me tyta të pavjaskuara që nuk janë më të gjata se 60 cm; dhe 5.2. Kategoria C1, armët e zjarrit, të gjata përsëritëse dhe gjysmë automatike me tyta të pavjaskuara që nuk janë më të gjata se 60 cm (pushkët e gjuetisë). 6. Kategoritë e mëposhtme të armëve mund të përdoren nga Inspektorati Policor i Kosovës: 6.1. Kategoria B1, armët e shkurta të zjarrit gjysmë-automatike apo përsëritëse dhe të kufizuara në pistoleta; 6.2. Kategoria A17, armët e zjarrit me tyta poligonale dhe të kufizuara në pistoleta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: State security institutions may buy ammunition for the weapons listed in Article 5, according to their needs.
Neni 6 Municioni Institucionet shtetërore të sigurisë mund të blejnë municion për armët e cekura në nenin 5 sipas kërkesave të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: State security institutions may propose purchasing military-listed equipment, and other security equipment may be purchased under public procurement law.
Neni 7 Pajisje 1. Institucionet shtetërore të sigurisë mund të propozojnë të blihen pajisje nga lista ushtarake sipas përgjegjësive të tyre dhe Ligjit për tregtinë e mallrave strategjike. 2. Pajisjet e tjera të sigurisë që nuk janë përmendur në listën Ushtarake të BE-së dhe në Ligjin për tregtinë e mallrave strategjike mund të blihen sipas Ligjit për prokurim publik. 8 KREU II PRODHIMI DHE RIPARIMI I PQV-së - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article bars production of the listed weapons and equipment for the civilian market, requires authorized security institutions to appoint a responsible person for repair and assessment, and allows those institutions to contract repairs externally.
Neni 8 Prodhimi dhe riparimi - Informacion i përgjithshëm 1. Prodhimi i PQV-së, që përmendet në këtë ligj bazohet në kërkesën e Organit Kompetent dhe institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 2. Ndalohet prodhimi i armatimit dhe pajisjeve që përcaktohen me këtë ligj për nevoja të tregut civil. 3. Institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë caktojnë një person përgjegjës për riparim dhe vlerësim. Personi përgjegjës vlerëson se a mund të bëhet riparimi në punëtoritë riparuese të nivelit të parë ose të dytë, apo për të dërguar ato për riparim tek prodhuesi: 3.1. Riparim i nivelit të parë do të thotë se riparimi përfundohet ose bëhet nga armëtari i certifikuar në mënyrë të veçantë për llojin e armës që duhet të riparohet. Riparimi i nivelit të parë, nënkupton, por nuk kufizohet në: 3.1.1. udhëzimin e shfrytëzuesve për përdorimin e duhur dhe të sigurt të armëve të zjarrit; 3.1.2. inspektimin e plotë të montimit dhe çmontimit për përdorim adekuat; 3.1.3. përshtatjet e shënjestrës në armët e zjarrit me cakun e fiksuar; 3.1.4. pastrimin e pjesëve të brendshme; 3.1.5. riparimet, inspektimet dhe testimet e pistoletave, pushkëve dhe armëve teke, sipas certifikimit përkatës të armëtarit dhe veglave të autorizuara nga departamenti; 3.1.6. inspektimin dhe testimin e armëve të përdorura nga zyrtarët për gjuajtje, shkrimin dhe mbajtjen e shënimeve për rezultatet e inspektimeve dhe testimeve, siç lejohet nga certifikimi përkatës i armëtarit dhe veglave në dispozicion; 3.2. Niveli i dytë i riparimit nënkupton riparimin e bërë nga armëtari i certifikuar për armën specifike që duhet të riparohet, por që nuk kufizohet vetëm në: 3.2.1. të gjitha pikat e përshkruara për riparimin e nivelit të parë; 3.2.2. drejtimin e tytave dhe gjilpërave për qitje; 3.2.3. riparimin e mekanizmit të këmbëzës; 3.2.4. riparimin e shulit dhe mekanizmit për montimin e shulit; 3.2.5. riparimin e shufrës mbajtëse ose sustës(ave) së shufrës mbajtëse; 3.2.6. riparimin e pranuesit të epërm; 3.2.7. riparimin e pranuesit të poshtëm; 3.2.8. riparimin e sistemeve të shënjestrimit të fiksuar dhe jo të fiksuar të armës së zjarrit; 9 3.2.9. riparimin e kafazit të karikatorit; 3.2.10. riparimet e veçanta dhe të specializuara që lejohen sipas certifikimit përkatës të armëtarit dhe veglave në dispozicion, sipas ligjeve, dhe udhëzimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Organit Kompetnet dhe Policisë së Kosovës për specifikimet e armëve; dhe 3.2.11. inspektimin, testimin dhe modifikimin e nevojshëm të armëve për të siguruar në përputhje me ligjet, rregullat dhe rregulloret e Qeverisë së Kosovës, Organit Kompetent dhe Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me specifikimet e armëve, siç lejohet sipas certifikimit përkatës të armëtarit dhe veglave në dispozicion. 4. Personat përgjegjës të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni lejohen të ushtrojnë përgjegjësitë e lartpërmendura pasi të jenë çertifikuar si armëtarë lidhur me armën/armën e zjarrit përkatëse, sipas këtij ligj dhe Ligjit për Armët dhe për të siguruar përputhje me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Organin Kompetent në lidhje me rregullat dhe rregulloret që kanë të bëjnë me specifikimet e armëve. 5. Institucioneve të autorizuara të sigurisë u lejohet t’ia kontraktojnë riparimin ndonjë organi tjetër të jashtëm që paguhet me buxhetin e institucioneve të tyre përkatëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: PQV may be produced only by licensed producers in Kosovo who also hold a production licence under the Arms Law.
Neni 9 Licenca për prodhimin e PQV-së 1. PQV-të mund të prodhohen nga prodhuesit e licencuar me seli biznesi në territorin e Republikës së Kosovës, dhe që posedojnë licencë për prodhim sipas Ligjit për Armë. 2. Aplikuesi për prodhim të PQV-ve parashtron kërkesën për licencë për të prodhuar PQV-të, e cila përmban këto informata: 2.1. emrin e personit juridik që aplikon dhe emrin e personit përgjegjës; 2.2. certifikatën e regjistrimit të aplikuesit në regjistrin e bizneseve të Republikës së Kosovës; 2.3. vërtetimin e gjykatës që verifikon se aplikuesi nuk është nën hetime; 2.4. vërtetimin e Organit Kompetent se subjekti i aplikuesit përmbush kushtet për deponimin e armëve; 2.5. licencë për prodhim të armëve dhe municionit sipas Ligjit për Armë; 3. Kërkesa për këtë lloj të licencës shqyrtohet nga komisionet e themeluara sipas Ligjit për Armë; 4. Licencën nga paragrafi 1. i këtij neni e lëshon Organi Kompetent, pas pëlqimit nga Ministria e Forcës së Sigurisë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The licence holder must start the licensed production within one year after the licence is granted, unless the deadline is extended because new circumstances are shown.
Neni 10 Përmbajtja e licencës për prodhim 1. Licenca nga neni 7 i këtij ligji mund të lëshohet për prodhimin e PQV-ve të të gjitha llojeve, ose vetëm për kategori/ lloje të caktuara të PQV-së. 2. Licenca nga paragrafi 1. i këtij neni nuk vlen nëse poseduesi i licencës nuk e ka filluar aktivitetin e tij brenda një viti pas dhënies së licencës. 3. Afati kohor nga paragrafi 2. i këtij neni mund të zgjatet nëse dëshmohet se janë krijuar rrethana të reja të cilat ndikojnë në fillimin e prodhimit të PQV-së, por i cili nuk mund të jetë më e gjatë se një (1) vit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: License holders must protect stored PQV facilities and keep PQV use limited to authorized, licensed workers.
Neni 11 Detyra e poseduesit të licencës 10 1. Gjatë procesit të prodhimit, PQV-të përdoren vetëm nga personat e punësuar dhe të licencuar. 2. PQV-të nuk duhet të përzihen me pajisjet për tregun civil. 3. PQV-të nuk ekspozohen e as përdoren nga personeli i paautorizuar. 4. Poseduesit e licencës sigurojnë mbrojtje të përhershme fizike dhe teknike të objekteve ku deponohen PQV-të. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Licensed repairers with a business seat in Kosovo may repair PQVs, and the repair license is issued by the competent authority after consent from the Ministry of the Security Force.
Neni 12 Licenca për riparimin e PQV-së 1. PQV-të mund të riparohen nga riparuesit e licencuar me seli biznesi në territorin e Republikës së Kosovës dhe që posedojnë licencë për riparim sipas Ligjit për Armë. 2. Kërkesa për licencë për riparim të PQV-së, përmban këto informata: 2.1. emrin e personit juridik që aplikon dhe emrin e personit përgjegjës; 2.2. certifikatën e regjistrimit të aplikuesit në regjistrin e bizneseve të Republikës së Kosovës; 2.3. vërtetimin e gjykatës që verifikon se aplikuesi nuk është nën hetime; 2.4. vërtetimin e organit kompetent se subjekti i aplikuesit përmbushë kushtet për deponimin e armëve; 2.5. licencën për riparim të armëve dhe municionit sipas Ligjit për Armë. 3. Kërkesa për këtë lloj të licencës shqyrtohet nga komisionet sipas Ligjit për Armë. 4. Licencën nga paragrafi 1. i këtij neni e lëshon Organi Kompetent, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Forcës së Sigurisë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The repair license is valid only if the license holder starts the activity within one year of the license being granted.
Neni 13 Përmbajtja e licencës për riparim 1. Licenca nga neni 10 i këtij ligji mund të lëshohet për riparimin e PQV-së, të të gjitha llojeve, ose vetëm për kategori/ lloje të caktuara të PQV-ve. 2. Licenca nga paragrafi 1. i këtij neni nuk vlen nëse poseduesi i licencës nuk e ka filluar aktivitetin e tij brenda një viti pas dhënies së licencës. 3. Afati kohor nga paragrafi 2. i këtij neni mund të zgjatet, nëse dëshmohet se janë krijuar rrethana të reja të cilat ndikojnë në fillimin e riparimit të PQV-ve, por nuk mund të jetë më i gjatë se një (1) vit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The license holder must keep repaired firearms/PQV controlled, stored securely, and handled only by authorized staff, with required repair records and a 48-hour notice to the competent authority for changes.
Neni 14 Detyra e poseduesit të licencës për riparim 1. Poseduesi i licencës është i detyruar që gjatë procesit të riparimit, PQV-të përdoren vetëm nga personat e punësuar dhe të autorizuar me licencë. 2. PQV-të nuk përzihen me pajisje për tregun civil. 3. PQV-të nuk ekspozohen e as përdoren nga personeli i paautorizuar. 4. Poseduesit e licencës sigurojnë mbrojtje të përhershme fizike dhe teknike të objekteve ku deponohen PQV-të. 11 5. Arma nuk largohet nga objektet e poseduesit të licencës derisa ajo është duke u riparuar. Qitja provuese, nëse është e nevojshme, bëhet në lokacionin për të cilin është arritur pajtimi dhe nën mbikëqyrjen e organit kompetent. 6. Poseduesi i licencës nga neni 10 i këtij ligji, përdorë municionin e deponuar nga Organi Kompetent për qitje provuese të armës gjatë riparimit. 7. Gjatë riparimit të armëve llojit PQV nga poseduesi i licencës mbahen këto shënime (por nuk kufizohen në): 7.1. numrin dhe datën e riparimit; 7.2. individin të cilit i është kthyer arma PQV; 7.3. ndonjë ndryshim në shenjat identifikuese ose në numrat serik për shkak të natyrës së riparimit; 7.4. natyrën e riparimit; 7.5. tiparet identifikuese të prodhimit të armës së zjarrit; 7.6. zyrtarin përgjegjës që kërkon riparimin e armës; 7.7. hollësitë identifikuese të armës së zjarrit; 7.8. arsyet për refuzimin dhe natyrën e defektit të armës. 8. Personi përgjegjës për riparime informon Organin Kompetent për çdo ndryshim në lidhje me riparimin e armës, brenda dyzetetetë (48) orëve. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The competent authority keeps records for PQV facilities and production capacities.
Neni 15 Evidencat Evidencat për objektet dhe kapacitetet prodhuese për PQV-të mbahen nga Organi Kompetent. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Foreign applicants registered as businesses in Kosovo may be licensed for PQV production.
Neni 16 Aplikuesit e huaj 1. Aplikuesit e huaj të regjistruar si biznes në territorin e Republikës së Kosovës, mund të licencohen në fushën e prodhimit të PQV-së. 2. Aplikuesit e huaj licencohen sipas procedurave të njëjta me aplikuesit vendor. KREU III TREGTIA E PQV-së - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This provision defines trade in PQV and says the competent authority issues licenses for trade in arms, munitions, and other special-purpose equipment with prior consent from two ministries.
Neni 17 Përshkrim i përgjithshëm i tregtisë me PQV 1. Tregtia e PQV-së përfshinë të gjitha aktivitetet tregtare dhe shërbimet e ofruara në lidhje me PQV-të. Aktivitetet e tregtisë janë të kufizuara në prokurimin e PQV-së, aktivitetet e ofrimit të shërbimeve kufizohen në transportimin, deponimin dhe mirëmbajtjen e PQV-së. 2. Organi Kompetent lëshon licencën për tregtinë e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera për qëllime të veçanta me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Applicants for PQV trade must submit a license request to the competent authority, and the license holder must be listed and kept on the licensed trader list.
Neni 18 12 Licenca për tregti me PQV 1. Poseduesi i licencës i regjistruar për tregtimin e PQV-së, duhet të shënohet dhe mbahet në listën e kompanive tregtare për PQV-të të licencuara nga Organi Kompetent. 2. Aplikuesit për tregti të PQV-së parashtrojnë kërkesën për licencë tek Organi Kompetent për tregti të PQV-së, e cila përmban të dhënat në vijim: 2.1. emrin e personit juridik që aplikon dhe personin përgjegjës; 2.2. vërtetimin e regjistrimit të aplikuesit në regjistrin e bizneseve të Republikës së Kosovës; 2.3. vërtetimin e gjykatës kompetente që verifikon se aplikuesi nuk është nën hetime; 2.4. vërtetimin e Organit Kompetent se objektet e aplikuesit i përmbushin kushtet për deponimin e armëve; 2.5. licencën për tregti të armëve dhe municionit sipas Ligjit për Armë. 3. Kërkesa për këtë lloj të lejes shqyrtohet nga komisionet sipas Ligjit për Armë dhe do të përfshijë verifikimin e së kaluarës financiare dhe ligjore si dhe kontrollin e sigurisë së personit përgjegjës. 4. Poseduesi i licencës informon Organin Kompetent brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga fillimi i tregtisë së PQV-së. 5. Tregtia e eksplozivëve kryhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve të tjera në pajtim me normat dhe konventat ndërkombëtare. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: PQV imports for authorized state security institutions are handled by the competent authority, while export of PQV-marked equipment is generally prohibited except for limited temporary-export cases.
Neni 19 Kufizimet në tregtinë me PQV 1. Aktivitetet e importimit të PQV-së për kërkesat e institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë zhvillohen nga Organi Kompetent në përputhje me Kodin për Dogana dhe Akcizë në Kosovë. Importi sipas këtij ligji bazohet në kërkesën e institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë. 2. Ndalohet eksportimi i pajisjeve të shënuara si PQV. 3. Si përjashtim PQV-të mund të eksportohen tek prodhuesi për arsye të riparimit ose garancive apo për eksportim të përkohshëm për qëllime operative. 4. Eksportimi i përkohshëm nga paragrafi 3. i këtij neni nënkupton autorizimin nga Organi Kompetent për eksportimin e përkohshëm të PQV-së jashtë Republikës së Kosovës, për përdorim ekskluziv zyrtar të personave të autorizuar. 4.1. eksportimi i përkohshëm i PQV-së mund të kryhet nga persona të autorizuar për detyra zyrtare jashtë Republikës së Kosovës; 4.2. eksportimi i përkohshëm lejohet nga Organi Kompetent në bazë të kërkesës paraprake nga personi i agjencioneve të autorizuara dhe ligjeve relevante si dhe akteve nënligjore në fuqi; 4.3. eksportimi i përkohshëm i PQV-së bëhet vetëm gjatë periudhës së përcaktuar të autorizimit nga Organi Kompetent, dhe kthehet në Republikën e Kosovës pas skadimit të lejes; 4.4. afati kohor nga nën-paragrafi 4.3 i këtij paragrafit, mund të vazhdohet nëse paraqiten rrethana të reja të cilat ndikojnë në ndryshimin e afatit kohor të lejes për eksportim të përkohshëm. Kjo periudhë shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se afati kohor i nevojshëm për arritjen e objektivave zyrtare të autorizuara të personit jashtë vendit; 4.5. tjetërsimi i PQV-së nuk bëhet gjatë periudhës së eksportimit të përkohshëm; 13 4.6. eksportimi i PQV-së sipas lejes për eksportim të përkohshëm nuk mund të shitet apo në mënyrë tjetër t'i bartet personit nga shteti i huaj gjatë qëndrimit jashtë shtetit në bazë të licencës për eksportim të përkohshëm; 4.7. lejet për eksportim të përkohshëm të PQV-së duhet të mbahen nga organi kompetent në bazën qendrore të të dhënave. 5. Lejet për importimin e PQV-ve, të destinuara për t'u përdorur nga institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë, lëshohen nga Organi Kompetent pas vendimit nga Komisionet e themeluara sipas Ligjit për armë. 6. Leja për importimin e PQV-së duhet të mbahet nga Organi Kompetent në bazën qendrore të të dhënave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: PQV-të may be imported only after the arms, ammunition, and other equipment have been marked with the required identification marks, and PQV-të must bear a visible “PQV” mark and not be intended for the civilian market.
Neni 20 Vënia e shenjave identifikuese të PQV-ve 1. PQV-të importohen vetëm pasi armët, municioni dhe pajisjet tjera të jenë shënuar me shenjat e duhura identifikuese në përputhje me marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare dhe ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj armët do të shënjohen edhe me shenja identifikuese të cilësisë sipas Komisionit të Përhershëm Ndërkombëtar për Testimin e Armëve të Zjarrit (CIP) ose standardeve të Institutit të Prodhuesve të Armëve dhe Municionit Sportiv (SAAMI). 2. PQV-të shënjohen me shenjën e dukshme “PQV” dhe nuk do të jenë të destinuara për tregun civil. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: To trade PQV, the applicant needs a permit from the competent body, with prior consent from two ministries, and the application must include specific company, sender/recipient, weapon, and contract details.
Neni 21 Leja për tregti të PQV-së 1. Zhvillimi i tregtimit së PQV-së nga aplikuesi lejohet nga Organi Kompetent me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. 2. Kërkesa për lëshimin e lejes sipas paragrafit 1. të këtij neni përmban: 2.1. emrin e kompanisë, vendin kryesor të biznesit të kompanisë apo degën e regjistruar të biznesit, emrin personal dhe adresën e dorëzuesit dhe pranuesit; 2.2. emrin e kompanisë, vendin kryesor të biznesit të kompanisë apo degën e regjistruar të biznesit prodhues të armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera; 2.3. llojin, markën, numrin serik, kalibrin dhe sasinë e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera. 3. Parashtruesi i kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni i bashkëngjet kërkesës edhe këto informata: 3.1. certifikatën e shfrytëzuesit të fundit, dhe 3.2. kontratën ose ndonjë dokument tjetër zyrtar në lidhje me sasinë e kontraktuar të armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera. 4. Leja lëshohet për një periudhë të vlefshmërisë prej gjashtë (6) muajsh. 5. Leja nga paragrafët e lartpërmendur mund të revokohet nëse gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës për tregti, kanë hyrë në fuqi masa kufizuese nga organizatat ndërkombëtare që e ndalojnë tregtinë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Transporti i PQV-së mund të bëhet përmes vendkalimeve kufitare shtetërore dhe duhet të respektojë ligjet përkatëse, masa të veçanta sigurie dhe shoqërim policor; personi juridik mbulon kostot.
Neni 22 Transportimi i PQV-së – Përshkrim i përgjithshëm 14 1. Transportimi i PQV-së nga poseduesit e licencës në territorin e Republikës së Kosovës, mund të bëhet përmes vendkalimeve kufitare shtetërore. 2. Transportimi i PQV-së duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e ligjeve përkatëse. 3. I gjithë transporti i PQV-së i nënshtrohet masave të veçanta të sigurisë dhe shoqërohet me përcjellje të veçantë të policisë. 4. Personi juridik duhet t'i mbulojë shpenzimet e masave të veçanta të sigurisë si dhe të përcjelljes nga policia. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Licences holders with a business seat or registered branch in Kosovo may transport PQV, and applicants must submit a licence request to the Competent Body with specified supporting documents.
Neni 23 Licenca për transport të PQV-së 1. PQV-ja mund të transportohet nga poseduesit e licencës me seli biznesi apo dege e regjistruar të biznesit në territorin e Republikës së Kosovës, dhe që posedojnë licencë për këto lloje aktivitetesh. 2. Aplikuesi për transport të PQV-së parashtron kërkesën për licencë për transportimin e PQV-së tek Organi Kompetent, e cila duhet të përmbajë: 2.1. emrin e personit juridik që aplikon dhe emrin e personit përgjegjës; 2.2. certifikatën e regjistrimit të aplikuesit në regjistrin e bizneseve të Republikës së Kosovës; 2.3. vërtetimin e gjykatës kompetente që verifikon se aplikuesi nuk është nën hetime; 2.4. vërtetimin e Organit Kompetent se mjetet transportuese të aplikuesit përmbushin kushtet për transportin e PQV-së. 2.5. licencën për transport të armëve dhe municionit sipas Ligjit për Armë. 3. Kërkesa për këtë lloj të lejes shqyrtohet nga komisionet sipas Ligjit për Armë duke përfshirë verifikimin e së kaluarës financiare dhe ligjore të subjektit se biznesit si dhe verifikimin e së kaluarës të personit përgjegjës. 4. Licencën nga paragrafi 1. të këtij neni e lëshon Organi Kompetent, në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A permit is required for every transport of PQV, and the applicant must request it for each transport.
Neni 24 Leja për transport të PQV-së 1. Leja nevojitet për çdo transport të PQV-së. 2. Aplikuesi parashtron kërkesë për leje për çdo transport të PQV-së, e cila duhet të përmbajë : 2.1. emrin e kompanisë, vendin kryesor të biznesit të kompanisë dhe degën e regjistruar të biznesit, emrin personal, adresën e dërguesit, transportuesit dhe pranuesit; 2.2. emrin e kompanisë, vendin kryesor të biznesit të kompanisë dhe degën e regjistruar të biznesit prodhuese të armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera. 2.3. llojin, markën, numrin serik, kalibrin, kategorinë dhe sasinë e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera; 2.4. kohën e përafërt, datën, drejtimin e lëvizjes dhe vendin e dorëzimit; 2.5. llojin e mjetit transportues, numrin e tabelave të regjistrimit, emrin dhe mbiemrin dhe një kopje të dokumentit personal, letërnjoftimit ose pasaportës së vozitësit; 2.6. masat e veçanta të sigurisë gjatë kohës së transportimit; 15 2.7. emrin e pikës së vendkalimit kufitar ku armët, municioni dhe pajisjet të tjera do të transportohen dhe data e arritjes në vendkalimin përkatës kufitar; dhe 2.8. licencën për transport të PQV-së. 3. Poseduesit e lejes që transportojnë armë, municion dhe pajisje tjera duhet të posedojnë lejen që lejon aktivitetin e transportimit të armëve dhe municionit nga Ministria e Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit sipas Marrëveshjes Evropiane që ka të bëjë me Rregulloret për Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme (ADR). 4. Leja mund të lëshohet për afat të vlefshmërisë deri në tre (3) muaj. 5. Të njëjtat kushte aplikohen për PQV gjatë tranzitit. KREU IV SIGURIA E PQV-së - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says PQV security and storage must follow this law and related laws on dangerous goods, information classification/security checks, and other laws on safety, environmental protection, and hazardous materials.
Neni 25 Siguria e përgjithshme e PQV-së 1. Siguria dhe ruajtja e PQV-së bëhet në përputhje me këtë ligj, me Ligjin për Transportin e Mallrave të Rrezikshme, Ligjin për Klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë me dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë sigurinë, mbrojtjen mjedisore dhe mbrojtjen gjatë përdorimit të materialeve të rrezikshme. 2. Masat e sigurisë përfshijnë: sigurinë gjatë transportit, sigurinë e rezervave, masat pas humbjes ose vjedhjes, përdorimin e sigurt të armëve të zjarrit, kriteret për përdorimin e forcës, të dhënat për PQV-të, lëshimin e kartelave të autorizimit dhe lokacionet e aftësimit dhe të qitjes. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: State organs legally allowed to possess and keep weapons, ammunition, and other equipment must appoint a responsible person for storage and management of PQV.
Neni 26 Menaxhimi dhe deponimi i PQV-së Organet shtetërore që lejohen me ligj që të posedojnë dhe mbajnë armë, municion dhe pajisje të tjera caktojnë një person përgjegjës për deponimin dhe menaxhimin e PQV-së. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Authorized state security institutions must store weapons separately from ammunition in technically secured premises or safes, keep records, appoint a responsible person, and notify the competent body about that person.
Neni 27 Vendet për deponim 1. Institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë deponojnë armë të ndara nga municioni në objektet të siguruara teknikisht ose në ndonjë kasafortë. 2. Institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë mbajnë evidencë për armët dhe municionin dhe emërojnë një person përgjegjës për mbikëqyrjen e armëve dhe municionit. Institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë e informojnë Organin Kompetent për identitetin e personit përgjegjës. Nëse personi përgjegjës ndërrohet, institucionet shtetërore të autorizuara të sigurisë e informojnë Organin Kompetent brenda tri (3) ditësh nga dita e ndërrimit të personit. 3. Personi përgjegjës duhet të inspektojë mënyrën në të cilën ruhen armët dhe municioni, dhe në të cilën mbahen shënimet, eksplozivët ruhen sipas klasifikimit të rrezikshmërisë të Kombeve të Bashkuara dhe Ligjit për Transportin e Mallrave të Rrezikshme. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: If PQV is lost, destroyed, or stolen, the owner, user, or legal person must inform the competent body and the Kosovo Police immediately and no later than 24 hours after noticing it.
Neni 28 Zhdukja, Humbja ose vjedhja e PQV Në rast të zhdukjes, humbjes ose vjedhjes së PQV-së, pronari, shfrytëzuesi ose personi juridik informon Organin Kompetent dhe Policinë e Kosovës menjëherë por jo më vonë se njëzetekatër (24) orë nga momenti kur ai/ajo e ka vërejtur këtë gjë. 16 KREU V KONTROLLI I CILËSISË SË PQV-së - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A quality control commission confirms compliance with PQV conditions during production and repair, before PQV are put into circulation.
Neni 29 Kontrolli i cilësisë – Informacione të përgjithshme 1. Konfirmimi i respektimit të kushteve të përcaktuara për PQV, gjatë procesit të prodhimit dhe riparimit dhe para se të vihen PQV-të në qarkullim, bëhet nga Komisioni për Kontrollin e Cilësisë që përbëhet nga përfaqësuesit e Organit Kompetent, Ministrisë së Drejtësisë, Doganave dhe institucioneve të akredituara që janë të autorizuar nga Organi Kompetent. 2. Gjatë procesit të prodhimit dhe riparimit, për qëllim të konfirmimit të përputhjes me kushtet e përcaktuara për PQV-të, Organi Kompetent ka autoritet që t’ua caktojë prodhuesve edhe një person tjetër përveç atyre të punësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Dogana e Kosovës pas rekomandimit me shkrim të Komisionit për Kontrollin e Cilësisë. 3. Prodhuesit e PQV-së janë të obliguar që t’i sigurojnë personit të cekur në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni kushtet e punës që kërkohen për vlerësimin e respektimit të kushteve të përcaktuara për PQV. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The compliance assessment for PQV is based on legal provisions on product quality and must include the listed technical and documentation items.
Neni 30 Dokumentacioni i Standardizuar për Kontrollin e Kualitetit 1. Vlerësimi i respektimit të kushteve të përcaktuara për PQV, bëhet në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë cilësinë e produkteve, që përfshijnë si më poshtë: 1.1. të dhënat teknike për mjetet dhe sistemet e PQV-së; 1.2. përmbajtja e mjeteve dhe sistemeve të PQV-së; 1.3. dokumentacioni teknik përcjellës; 1.4. kushtet teknike dhe standardet për mjetet dhe sistemet e PQV-së; 1.5. metodat për testimin dhe konfirmimin e karakteristikave të përcaktuara të cilësisë; 1.6. kriteret për llogaritjen dhe vlerësimin e cilësisë së mjeteve dhe sistemeve të PQV-së. KREU VI MBIKËQYRJA - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The competent authority oversees standard operating procedures for training, safe use, authorization cards, shooting ranges, use of force, and storage/management of firearms by entities holding PQV.
Neni 31 1. Organi kompetent, në pajtueshmëri me këtë ligj dhe ligjet përkatëse që rregullojnë këtë fushë, mbikëqyrë: 1.1. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me aftësimin nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV. 1.2. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me përdorimin e sigurtë të PQV-së nga të gjitha subjektet që janë në posedim të PQV-së. 1.3. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me evidentimin dhe lëshimin e kartelave të autorizimit nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV. 17 1.4. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me poligonet e qitjes që do përdoren nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV. 1.5. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me përdorimin e forcës nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV. 1.6. zhvillimin e procedurave standarde të veprimit që kanë të bëjnë me deponimin dhe menaxhimin e armëve të zjarrit nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV. KREU VII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe personat përgjegjës që veprojnë kundër këtij ligji ndëshkohen.
Neni 32 1. Personat juridik dhe personat përgjegjës qe veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do të ndëshkohen. 2. Lidhur me përgjegjësinë penale vlejnë dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: A legal person is fined 1,000 to 10,000 Euro if it acts contrary to certain cited articles of the law.
Neni 33 1. Personi juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëmijë (1.000) deri ne dhjetëmijë (10.000) Euro nëse: 1.1. vepron në kundërshtim me nenin 9. të këtij ligji; 1.2. vepron në kundërshtim me nenin 11 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.3. vepron në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji; 1.4. vepron në kundërshtim me nenin 16 paragrafi 4. të këtij ligji; 1.5. vepron në kundërshtim me nenin 20 paragrafët 2. dhe 3. të këtij ligji; 1.6. vepron në kundërshtim me nenin 26 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.7. vepron në kundërshtim me nenin 27 paragrafi 3. të këtij ligji; - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A legal person and the responsible person may be fined if they act contrary to certain listed provisions of the law.
Neni 34 1. Personi Juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, ndërsa personi përgjegjës prej dyqind (200) deri njëmijë (1.000) Euro nëse: 1.1. vepron në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 2. të këtij ligji; 1.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.3. vepron në kundërshtim me nenin 10 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.4. vepron në kundërshtim me nenin 18 paragrafi 1. të këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A legal person and the responsible person can be fined if they act contrary to several specified articles of the law.
Neni 35 1. Personi Juridik dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, ndërsa personi përgjegjës prej njëmijë (1.000) deri dhjetëmijë (10.000) Euro nëse: 1.1. vepron në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.2. vepron në kundërshtim me nenin 7 paragrafi 1. të këtij ligji; 18 1.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 paragrafi 2. të këtij ligji; 1.4. vepron në kundërshtim me nenin 20 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.5. vepron në kundërshtim me nenin 21 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.6. vepron në kundërshtim me nenin 22 paragrafi 1. të këtij ligji. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Competent Body must issue subordinate regulations within six months after this law enters into force.
Neni 36 Aktet nënligjore të Organit Kompetent 1. Organi Kompetent brenda një periudhe prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerrë aktet nënligjore për: 1.1. listën e autorizuar të pajisjeve të institucioneve shtetërore të sigurisë në bazë të kërkesave nga agjencionet ekzekutive e cila më tutje trajtohet si informacion i klasifikuar; 1.2. kushtet minimale për aftësim, të cilat zbatohen nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV; 1.3. përcaktimin e standardeve minimale teknike dhe të sigurisë për objektet; 1.4. procedurat për lëshimin e lejes për eksportim të përkohshëm të PQV-së; 1.5. kushtet minimale për deponimin dhe menaxhimin e PQV, që zbatohen nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV; 1.6. procedurat për trajtimin e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera të humbura ose vjedhura; 1.7. kushtet minimale për përdorimin e forcës së PQV-së, të cilat duhet të zbatohen nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV; 1.8. kushtet minimale për evidentimin e PQV-së dhe lëshimin e kartelave të autorizimit të cilat duhet të zbatohen nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV; 1.9. poligonet e qitjes të aprovuara të cilat përdoren nga të gjitha subjektet që posedojnë PQV; 1.10. nivelin e dytë për riparim të organizuar në mënyrë të centralizuar; 1.11. qasjen në bazën e të dhënave dhe strukturën e kësaj baze të të dhënave; 1.12. kriteret për përcjellje, përjashtimisht kur transportimi i PQV-së bëhet nga organet e autorizuara shtetërore për qëllime operacionale; 1.13. procedurat për verifikimin e importit nga përdoruesi i fundit; 1.14. procedurat e kontrollit të cilësisë dhe akreditimin e personave juridik; 1.15. rregullat për vlerësimin e respektimit dhe cilësisë së produktit për PQV; 1.16. masat e përgjithshme dhe të veçanta që përbëjnë sistemin e përgjithshëm të sigurisë të cekura në nenin 20 të këtij ligji; 1.17. masat e sigurisë të institucioneve të autorizuara shtetërore për siguri, që do të jenë përgjegjëse për caktimin e një personi përgjegjës. 19 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Government must issue secondary rules within 6 months after this law starts to set minimum technical and safety conditions for premises where weapons, ammunition, and other equipment are produced, repaired, traded, or stored.
Neni 37 Aktet nënligjore të Qeverisë Qeveria brenda një periudhe prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të nxjerrë aktet nënligjore për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë të cilat duhet të plotësojnë objektet ku zhvillohet prodhimi, riparimi ose tregtia dhe ku deponohen armët, municioni dhe pajisjet tjera. KREU IX DISPOZITAT PERFUNDIMTARE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Funds collected under this law are paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 38 Të hyrat nga ligji Mjetet e grumbulluara në bazë të këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any legal provisions that conflict with it are repealed.
Neni 39 Shfuqizimi Me hyrjen ne fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që nuk janë në përputhje me këtë ligj. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law starts to apply 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 40 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-246 28 tetor 2010 Shpallur me dekretin Nr. DL-073-2010, datë 09.11.2010 nga u.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in