LIGJI NR. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
This is the preamble to Law No. 04/L-003 on civil status.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-003
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Law No. 04/L-003 on civil status. This provision says the law regulates civil status matters, the rules for creating, keeping, and changing them, and the organization and functioning of the civil status service in Kosovo. This article defines key terms used in the law on civil status registration. Civil status-related activities must comply with the law; competent authorities must record registered events within the legal deadline, and data subjects must report changes affecting civil status. Civil status data are personal and may be given only to specified people or bodies, with use limited to the purpose for which the data were obtained.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
Showing 68 of 68
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to Law No. 04/L-003 on civil status.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 22 KORRIK 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR GJENDJEN CIVILE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates civil status matters, the rules for creating, keeping, and changing them, and the organization and functioning of the civil status service in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon kuptimin dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të Kosovës, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, përcaktimin e rregullave për krijimin, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimin dhe funksionimin e shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on civil status registration.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Gjendja civile - tërësia e të dhënave personale të shtetasve të Kosovës, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, të cilat regjistrohen dhe mbahen në regjistrin e gjendjes civile dhe që vërtetojnë lindjen, statusin familjar, vdekjen, marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe çdo ndryshim që ndodh në këto marrëdhënie. 1.2. Akt - dokumenti zyrtar i lëshuar nga Zyra e gjendjes civile, që vërteton se një veprim i caktuar është kryer sipas detyrës zyrtare. 1.3. Fakt - veprimi i cili ka ndodhur dhe me të cilin krijohet një gjendje civile si lindja, martesa dhe vdekja. 1.4. Regjistri qendror i gjendjes civile - dokumenti shtetëror unik, i mbajtur në formën elektronike dhe fizike ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi të Kosovës, shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës. 1.5. Regjistri themeltar i gjendjes civile - libri i gjendjes civile ku pasqyrohen të gjithë përbërësit e gjendjes civile, për çdo shtetas të Kosovës, shtetas të huaj dhe çdo person pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës. Ky libër ruhet në arkivin e Zyrës së gjendjes civile në komunë. 1.6. Përbërës të gjendjes civile - të dhënat e përcaktuara në këtë ligj, që shërbejnë për 2 përcaktimin e identitetit të çdo shtetasi të Kosovës, shtetasi të huaj apo çdo personi pa shtetësi me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës. 1.7. Përbërës të prezumuar - përbërësit e gjendjes civile, të cilët vlerësohen të pranueshëm deri në çastin, që vërtetohet ndryshe. 1.8. Dokumente të arkivuara - gjithë dokumentacioni, që mbahet dhe përdoret nga zyra e gjendjes civile. 1.9. Broshura familjare - libri i veçantë që u jepet bashkëshortëve me rastin e lidhjes së martesës e që lëshohet nga Zyra e gjendjes civile në komuna. 1.10. Përtëritja e regjistrave themeltar - krijimi i regjistrave të rinj për zëvendësimin e regjistrave të zhdukur/asgjësuar ose dëmtuar; 1.11. Zyra e gjendjes civile –zyra e gjendjes civile në territorin amë apo në komunën përkatëse ku regjistrohen faktet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve. 1.12. Beqar/e - shtetasi i cili nuk ka lidhur martesë. 1.13. I/e martuar - shtetasi që ka lidhur martesë. 1.14. I/e ve - shtetasi që i ka vdekur bashkëshortja/bashkëshorti. 1.15. I/e shkurorëzuar – shtetasi, martesa e të cilit është zgjidhur me vendim gjyqësor. 1.16. Ministër –Ministri i punëve të brendshme. 1.17. Ministria - Ministria e punëve te brendshme. 1.18. Agjencia - Agjencia e regjistrimit civil. 1.19. Regjistrimi i mëvonshëm - regjistrimi i lindjeve ose vdekjeve që bëhet pasi të kenë kaluar 30 ditë nga data e lindjes ose e vdekjes. 1.20. Riregjistrimi - regjistrimi i lindjeve, martesave ose vdekjeve që më parë kanë qenë të regjistruara në regjistrin e gjendjes civile në komuna kur subjekti është në gjendje të dëshmojë regjistrimin e mëparshëm në bazë të dokumenteve të lëshuara nga Zyra e gjendjes civile, Ministria e punëve të brendshme apo çdo dokument tjetër që dëshmon ndonjë përbërës të gjendjes civile. 1.21. Numri personal - numri i veçantë që i jepet nga Zyra e gjendjes civile secilit individ me rastin e regjistrimit të lindjes. 1.22. Emri personal – emri dhe mbiemri i qytetarit të Kosovës. 1.23. Person pa shtetësi- personi i cili nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti në kuadër të fushëveprimit të ligjit të atij shteti. 1.24. Zyrtari i gjendjes civile - personi i cili kryen regjistrimin e gjendjes civile dhe është i kualifikuar në pajtim me këtë ligj. Zyrtari diplomatik ose ai konsullor i cili e ka kryer me sukses provimin për zyrtar të gjendjes civile, po ashtu pranohet si zyrtar i gjendjes civile. 1.25. Të dhëna personale- çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, 3 psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Civil status-related activities must comply with the law; competent authorities must record registered events within the legal deadline, and data subjects must report changes affecting civil status.
Neni 3 Parimet e regjistrimit të gjendjes civile 1. Të gjitha aktivitet që lidhen me gjendjen civile duhet të ndërmerren në pajtueshmëri të plotë me ligjet dhe aktet nënligjore. 2. Shënimi i ngjarjeve të regjistruara në regjistrin e gjendjes civile nga autoritetet kompetente, është i detyrueshëm dhe duhet të realizohet brenda afatit ligjor nga personat kompetent të përcaktuar me këtë ligj. 3. Subjektet e të dhënave duhet të regjistrojnë aktivisht çdo ndryshim që ndikon në gjendjen civile në përputhje me procedurat e parapara me këtë ligj. 4. Të dhënat e grumbulluara dhe të regjistruara në lidhje me gjendjen civile përdoren në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Civil status data are personal and may be given only to specified people or bodies, with use limited to the purpose for which the data were obtained.
Neni 4 Karakteri personal i të dhënave 1. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë. 2. Të dhënat individuale e familjare të përbërësve të gjendjes civile mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj të veçantë. Këto subjekte, që kërkojnë dhe marrin të dhëna të gjendjes civile, drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes civile, i përdorin ato vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë, duke u kufizuar në përhapjen e tyre, përveçse kur autorizohen me ligj. 3. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil autorizon dhënien e të dhënave të kërkuara prej institucioneve dhe organeve të ndryshme, në përputhje me udhëzuesin e miratuar prej tij dhe Këshillit të agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale. Udhëzuesi përcakton llojin dhe sasinë e informacionit, që mund t’u jepet institucioneve dhe organeve kërkuese, duke pasur parasysh ligjet, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Civil registry data are valid only if issued by the civil registry official in the manner and form set by this law and its implementing acts.
Neni 5 Vlefshmëria juridike e të dhënave 1. Të dhënat e gjendjes civile janë të vlefshme vetëm nëse lëshohen nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, në mënyrën dhe formën e parashikuar në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, të dala në zbatim të tij. 2. Për çdo akt dhe dokument të protokoluar, që u jepet shtetasve, institucioneve dhe organeve të autorizuara me ligj, zyrtari i zyrës së gjendjes civile shënon, në mënyrë të plotë, emrin, mbiemrin, nënshkrimin e vet dhe përdor vulën zyrtare të shërbimit të gjendjes civile. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Some institutions must give the Agency civil-status data on request, and related institutions must give immediate access or send the data within 10 days. The Agency must use the data only as needed and under personal-data law.
Neni 6 Mbledhja dhe këmbimi i të dhënave të gjendjes civile me palët e treta 1. Institucionet tjera shtetërore ose private që mbledhin dhe administrojnë baza të dhënash të personave që përmbajnë të dhëna, lidhur me gjendjen civile duhet t’i ofrojnë të dhënat në fjalë në bazë të kërkesës së Agjencisë dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 4 2. Institucionet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni janë të detyruara që t’i sigurojnë qasje të menjëhershme e të papenguar Agjencisë, në bazat përkatëse të të dhënave, ose t’i dërgojnë asaj informacionin e kërkuar jo më vonë se dhjetë (10) ditë nga marrja e kërkesës. 3. Agjencia i përdor të dhënat e siguruara në zbatim të këtij neni, për aq sa është e nevojshme për të verifikuar dhe siguruar saktësinë e të dhënave të Regjistrit qendror të gjendjes civile. Të dhënat e siguruara nga baza alternative të dhënash nuk përbëjnë burim të drejtpërdrejtë dhe të vetëm të dhënash, në lidhje me përbërësit e gjendjes civile të shtetasve. Agjencia i përdor të dhënat në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 4. Shërbimi i gjendjes civile bashkëpunon me institucionet qendrore jashtë sektorit të regjistrimit dhe me sektorin privat për këmbimin e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: People whose data are recorded have rights to access and correct records, and parties may file a complaint against a civil registry decision.
Neni 7 Mbrojtja e të drejtave 1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 2. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër vendimit të Zyrës së gjendjes civile. Ankesa parashtrohet në Agjenci. 3. Lidhur me afatin e parashtrimit të ankesës, shqyrtimin e saj si dhe çështjet tjera procedurale, aplikohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative. 4. Agjencia- themelon komision të veçantë për shqyrtimin e ankesave nga paragrafi 2. i këtij neni dhe puna e këtij komisioni rregullohet me akt nënligjor nga Ministri. 5. Të dhënat personale në Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe në dokumentet e lëshuara nga gjendja civile, shënohen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. 6. Regjistrat themeltar të gjendjes civile dhe dokumentet e lëshuara nga gjendja civile shtypen në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The civil status officer must not perform civil status acts in their assigned post when the act concerns themselves or certain close relatives; another civil status officer must do it instead.
Neni 8 Papajtueshmëria e veprimeve Zyrtari i gjendjes civile nuk mund të kryejë veprime të gjendjes civile aty ku është caktuar, kur këto i përkasin atij vetë, bashkëshortit, fëmijëve të tij, prindërve, gjyshit, gjyshes, vëllezërve, motrave, vjehrrit ose vjehrrës. Në këtë rast veprimet kryhen nga një zyrtar tjetër i shërbimit të gjendjes civile. KREU II GJENDJA CIVILE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision lists the components of civil status and says Kosovo citizenship is the only distinguishing element from foreign citizens and stateless persons.
Neni 9 Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve 1. Përbërësit e gjendjes civile janë: emri personal, numri personal, datëlindja, vendlindja, gjinia, shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, gjendja martesore, vdekja, vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte të tjera, të përcaktuara me ligj. 2. Shtetësia e Kosovës, si përbërës i gjendjes civile, është elementi i vetëm dallues nga shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi. 5 3. Elementet përbërëse në dokumentet e shërbimit të gjendjes civile kanë përparësi ndaj të njëjtave elemente të çdo akti tjetër, shtetëror ose privat dhe janë të detyrueshme të respektohen. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Certain civil status elements may be removed, extinguished, changed, or transferred only as expressly provided by this law or another specific law.
Neni 10 Veçoritë e disa përbërësve të gjendjes civile Lindja, gjinia, emri personal, raportet e atësisë, amësisë dhe shtetësia njihen përkatësisht mund të hiqen, të shuhen, të ndryshojnë ose t’u kalojnë të tjerëve vetëm në rastet e në mënyrën e përcaktuar shprehimisht në këtë ligj apo në çdo ligj tjetër specifik. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: People and bodies with this right may regularly verify birth, time of birth, sex, motherhood, and death as legal facts, in line with current law.
Neni 11 Përbërës të rrjedhur nga ngjarje natyrore Lindja, koha e lindjes, gjinia, amësia dhe vdekja, vërtetohen rregullisht si fakte juridike, nga personat dhe organet të cilëve iu njihet kjo e drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision says that legally presumed or factually derived family facts, once verified, include paternity, maternity, and family relationships.
Neni 12 Përbërës të prezumuar ose të rrjedhur nga veprimet e vetë personit Fakte juridike të prezumuara me ligj ose të rrjedhura nga veprimet e vetë personit, që vërtetohen, janë raportet e atësisë, amësisë dhe familja. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Adoption, citizenship, and changes to legal capacity as civil-status components are recognized only in line with the responsible state authority’s act and the law.
Neni 13 Përbërës të rrjedhur nga aktet e organeve të tjera Birësimi, shtetësia, heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, si përbërës kryesorë të gjendjes civile, burojnë dhe pasqyrohen vetëm në mbështetje e në përputhje me aktin e organit përgjegjës shtetëror, sipas ligjit. Prej tyre përcaktohen edhe përbërësit e tjerë kryesorë të gjendjes civile, kur ndryshohen sipas ligjit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Other components are verified by state bodies, public or private legal entities, or directly by a special law, and they gain component status when reflected in civil status documents.
Neni 14 Përbërës që vërtetohen nga burime të tjera Përbërësit e tjerë vërtetohen sipas ligjit nga organet dhe institucionet shtetërore, subjektet juridike, shtetërore e private, ose drejtpërdrejt nga ligji i veçantë dhe marrin cilësinë e përbërësit, kur pasqyrohen në dokumentet e gjendjes civile. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A person's marital status may be single, married, widowed, or divorced.
Neni 15 Gjendja martesore 1. Gjendja martesore e një personi mund të jetë: 1.1 beqar/e; 1.2 i/e martuar; 1.3 i/e ve; 1.4 i/e shkurorëzuar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Foreigners and stateless persons covered here generally have the rights provided by this law, except for rights closely tied to Kosovo citizenship and documentation differences.
Neni 16 Gjendja civile e shtetasve të huaj dhe e personave pa shtetësi 1. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, si edhe shtetasit e huaj, që kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës, gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas këtij ligji, me përjashtim të të drejtave, të cilat lidhen ngushtë me shtetësinë e Kosovës dhe të veçorive në mënyrën e dokumentimit. 6 2. Gjendja civile e shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe personave pa shtetësi përcaktohet me dokumente relevante shtetërore. Gjendja civile e shtetasve të huaj, që kanë fituar azil në Republikën e Kosovës, vërtetohet nga të dhënat e organit përkatës për azil brenda Ministrisë së punëve të brendshme. 3. Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm, vizitorë ose që janë transit në Kosovë, kanë të drejtë që, nëpërmjet shërbimit të gjendjes civile, të evidentojnë dhe të vërtetojnë faktet juridike të tyre, të ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës, sikurse çdo shtetas i Kosovës, përveçse kur ka pengesë ose një procedurë të veçantë, të përcaktuar me ligj apo marrëveshje ndërkombëtare. KREU III NATYRA DHE DOKUMENTIMI I PËRBËRËSVE TË GJENDJES CIVILE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Civil status documents are drawn up by the civil status service based on its officials’ actions or supporting base documents from third parties, according to law.
Neni 17 Llojet dhe veçoritë e përgjithshme të dokumenteve 1. Përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të Kosovës, të shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, vërtetohen në dokumentet bazë të gjendjes civile. 2. Dokumentet nga paragrafi 1. i këtij neni hartohen nga shërbimi i gjendjes civile, në bazë të veprimeve të kryera nga zyrtarët e këtij shërbimi ose dokumentet bazë, të ardhura nga personat e tretë, sipas ligjit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Minister sets the types, form, contents, keeping period, use period, and issuing rules for civil status documents by subordinate act.
Neni 18 Dokumentet e gjendjes civile Llojet, forma, elementet përbërëse, mënyra e mbajtjes, afati i përdorimit të dokumenteve, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile, si dhe rregullat e lëshimit të këtyre dokumenteve përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The civil status officer must give spouses a family booklet and a certificate when the marriage is concluded, and the data in the booklet must match the basic registry records.
Neni 19 Broshura familjare 1. Broshura familjare, është libër i veçantë, i cili i jepet bashkëshortëve me rastin e lidhjes së martesës, sipas vendit të lidhjes së martesës, në të cilin pasqyrohen të dhënat familjare të gjendjes civile për martesën e bashkëshortëve, për lindjen e fëmijëve nga martesa, për vdekjen e bashkëshortëve dhe të fëmijëve, dhe ndryshimet që ndodhin. 2. Me rastin e lidhjes së martesës, zyrtari i gjendjes civile do t’u japë bashkëshortëve broshurën familjare dhe një certifikatë, si dëshmi se martesa është lidhur. 3. Të dhënat e shënuara në broshurën familjare duhet të jenë të njëjta me të dhënat e shënuara në regjistrat themeltarë. Pala duhet t`i verifikojë të dhënat dhe pastaj duhet të vulosen dhe të nënshkruhen nga zyrtari i autorizuar i gjendjes civile, i cili i ka plotësuar ato të dhëna. 4. Përmbajtja e broshurës familjare të regjistrit është e pavlefshme kur përbërësi i përket periudhës para krijimit të regjistrit dhe nuk ka dorëshkrimin e plotësuesit të parë të asaj flete ose, pavarësisht nga periudha që i përket, nuk mbështetet në një libër aktesh apo dokument bazë, të pasqyruar si burim edhe në faqen përkatëse të broshurës familjare. 5. Forma, përmbajtja dhe procedurat e tjera lidhur me broshurën familjare përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. 7 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article requires civil status records for births, marriages, and deaths to be prepared and kept in specified ways, including electronic and paper form, chronological order, central registry recording, and forwarding certain foreign-diplomatic records by 20 January of the following year.
Neni 20 Aktet për lindjet, martesat dhe vdekjet 1. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes plotësohen e pasqyrohen në akte të veçanta, në formë elektronike dhe të shtypura vetëm nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, pasi ka administruar, drejtpërdrejt, dokumentet bazë ose ka pranuar personalisht deklarimet për faktin e lindjes, lidhjen e martesës ose vdekjen, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Këto akte mbahen, për çdo rast, të renditura kronologjikisht. 2. Aktet e lindjes, të martesës dhe të vdekjes për shtetasit e huaj dhe personave pa shtetësi, me banim të përhershëm në Republikën e Kosovës, mbahen në Zyrën e gjendjes civile. Këto akte mbahen nga përgjegjësi i Zyrës së gjendjes civile dhe pasqyrohen në Regjistrin qendror të gjendjes civile. 3. Aktet e lindjes, të martesës e të vdekjes, të mbajtura jashtë shtetit, në shërbimin diplomatik apo konsullor të Republikës së Kosovës, për shtetasit e Republikës së Kosovës apo dhe për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, përcillen nëpërmjet Ministrisë së punëve të jashtme në Agjenci, deri me datën 20 janar të vitit të ardhshëm. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain civil registry actors must sign acts and write their names; the civil registry official’s signature must also carry the office seal, and if a person cannot sign, the reasons must be entered and verified by separate signatures.
Neni 21 Nënshkrimi i akteve 1. Zyrtari i gjendjes civile, pala e interesuar si dhe personat e autorizuar, kur përcaktohet nga ky ligj, nënshkruajnë me të njëjtin mjet, si dhe shënojnë emrin e mbiemrin. Nënshkrimi i zyrtarit të gjendjes civile, në çdo rast, shoqërohet me vulën e Zyrës së gjendjes civile, në të kundërt veprimi është i pavlefshëm. 2. Kur personi nuk di ose nuk është në gjendje fizike të nënshkruajë, në akt shënohen shkaqet, të vërtetuara me nënshkrim të veçantë të përgjegjësit të Zyrës së gjendjes civile, të zyrtarit dhe të pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm në veprim. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Other official, state, or non-state documents are treated as records that can prove or change legal facts, and administrative documents must be completed and managed according to the relevant legal criteria for each document type.
Neni 22 Dokumentet e tjera bazë 1. Dokumente të tjera janë aktet zyrtare, shtetërore ose jo shtetërore, të cilat, sipas ligjit, vërtetojnë ose ndryshojnë faktet juridike, të vërtetuara me aktet e gjendjes civile. Përmbajtja e tyre, kur pasqyrohet në Regjistrin e gjendjes civile, shndërrohet në përbërës të gjendjes civile të shtetasit. 2. Dokumentet e tjera bazë, si dhe i gjithë dokumentacioni tjetër, me karakter administrativ, plotësohen e administrohen, në përputhje me kriteret ligjore përkatëse, sipas llojit të dokumentit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Archived-document corrections and additions are made by a final court decision or a decision issued by the civil status office.
Neni 23 Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara 1. Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara bëhen me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me vendim të lëshuar nga Zyra e gjendjes civile. Kopja e vendimit i bashkëngjitet dokumentit dhe çdo dokument i lëshuar në bazë të tij përmban elementet e përcaktuara në vendimin e lartcekur. 2. Korrigjimet nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen me akt nënligjor nga Agjencia. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Certain public bodies must send a copy of the act or decision to the civil status office where the person is registered.
Neni 24 Detyrimet e organeve të tjera Të gjitha organet, të cilat, në mbështetje të këtij ligji apo sipas një ligji të veçantë, janë përgjegjëse për caktimin, vërtetimin ose ndryshimin e një përbërësi të gjendjes civile, detyrohen të dërgojnë, zyrtarisht e 8 drejtpërdrejt, një kopje të aktit, vendimit, në Zyrën e gjendjes civile, ku personi figuron i regjistruar, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e lëshimit të aktit ose nga marrja e vendimit të formës së prerë . KREU IV REGJISTRAT E GJENDJES CIVILE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article lists the civil status registers: the central civil status register and the basic civil status registers.
Neni 25 Regjistrat e gjendjes civile 1. Regjistrat e gjendjes civile janë: 1.1. Regjistri qendror i gjendjes civile; 1.2. Regjistrat themeltarë të gjendjes civile. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The central civil status register is the state’s unique register, kept in electronic and physical form, managed by the Agency, updated by civil status officers and some diplomatic/consular officials, and its creation rules are set by the Minister through a subordinate act.
Neni 26 Regjistri qendror i gjendjes civile 1. Regjistri qendror i gjendjes civile është dokumenti unik shtetëror, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile për çdo shtetas të Kosovës, për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi, kur kanë banim të përkohshëm apo të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës. 2. Administrimi i Regjistrit qendror të gjendjes civile bëhet nga Agjencia. Përditësimi i të dhënave të regjistrit bëhet nga zyrtarët e shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile apo zyrtarët në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. 3. Regjistri qendror i gjendjes Civile mbahet në formën elektronike dhe fizike. 4. Mënyra e krijimit të Regjistrit qendror të gjendjes civile dhe rregullat për shfrytëzimin e teknologjisë informative që do të përdoren për këtë regjistër, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Only municipal civil status officers and officers in diplomatic and consular missions may make entries in the central civil status register, and they must first directly process the basic documents and follow the law’s requirements.
Neni 27 Veprimet në Regjistrin qendror të gjendjes civile Shënimet në Regjistrin qendror të gjendjes civile kryhen vetëm nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile në komuna dhe nga zyrtari në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, pasi ka administruar, drejtpërdrejt, dokumentet bazë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Civil status components are recorded on the individual page of the Central Civil Status Register for specified categories of persons in Kosovo.
Neni 28 Regjistrimi në Regjistrin qendror të gjendjes civile Përbërësit e gjendjes civile pasqyrohen në faqen individuale të Regjistrit qendror të gjendjes civile për shtetasit e Kosovës, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, si edhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The civil status office responsible person must correct or complete the central civil status register when there are material errors or a missing/incorrect entry.
Neni 29 Korrigjimi dhe plotësimi në Regjistrin qendror të gjendjes civile 1. Kur në Regjistrin qendror gjendjes civile vërehen gabime materiale ose gjendet rubrikë, që nuk pasqyron përbërësin përkatës, përgjegjësi i Zyrës së gjendjes civile bën korrigjimin ose plotësimin, kur: 1.1. përbërësi figuron në librat e akteve, në regjistrat themeltarë të mëparshëm të asaj zyre 9 ose të vendit prej nga ka ardhur, me ndryshim të vendbanimit, për çdo shkak; 1.2. i interesuari paraqet dokumentin bazë nga burimi përgjegjës, sipas ligjit; 1.3. vërtetohet, në të gjitha rastet e tjera, me vendim gjykate. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Kur të dhënat për aktin e lindjes ose të vdekjes janë të pamjaftueshme ose nuk vërtetohen nga deklaruesi, pjesa përkatëse verifikohet te organi që ka dijeni për faktin juridik; pastaj plotësimi bëhet vetëm në Regjistrin qendror të gjendjes civile.
Neni 30 Verifikimi dhe plotësimi në rast mungese të së dhënës 1. Kur e dhëna, që kërkohet për aktin e lindjes dhe të vdekjes, është e pamjaftueshme ose nuk vërtetohet nga deklaruesi, verifikohet pjesa përkatëse pranë organit që ka dijeni për faktin juridik, përveç rasteve të shënimeve të përkohshme, sipas këtij ligji. 2. Me vërtetimin e së dhënës apo caktimin përfundimtar, bëhet plotësimi vetëm në Regjistrin qendror të gjendjes civile. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The civil registry office must keep the main civil status registers in written and electronic form. The Minister determines the types, form, content, data entry method, and retention period by subordinate act.
Neni 31 Regjistri Themeltar i gjendjes civile 1. Regjistrat themeltarë të gjendjes civile janë dokumente, të cilat i përmbledhin të gjithë përbërësit e gjendjes civile, sipas vendit ku ka ndodhur fakti i përbërësve të gjendjes civile. 2. Regjistrat themeltar të gjendjes civile janë: 2.1. regjistri i të lindurve; 2.2. regjistri i të martuarve; 2.3. regjistri i të vdekurve. 3. Zyra e gjendjes civile mban regjistrat themeltar të gjendjes civile, ne formë të shkruar dhe elektronike. 4. Llojet, forma, përmbajtja, futja e të dhënave, mënyra dhe afati i mbajtjes së regjistrave themeltar të gjendjes civile si dhe Regjistrave të veçantë nga neni 35 i këtij ligji, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. KREU V REGJISTRIMI I LINDJES - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Birth facts are proved by a medical report or minutes made at the time of birth, with fallback proof through the civil status office if those documents are missing.
Neni 32 Dokumentet bazë të lindjes 1. Lindjet si fakt, kohë, vend, gjinia dhe amësia vërtetohen me raport mjekësor ose procesverbal, të hartuar në kohën e lindjes, i cili vërtetohet nga personeli mjekësor i pranishëm, si dhe përgjegjësi i trenit, kapiteni i anijes ose i aeroplanit në udhëtim, drejtuesi i burgut, organi i rendit publik, apo zyrtarë të përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, në mungesë të personelit mjekësor. 2. Në mungesë të dokumentacionit të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet edhe nëpërmjet Zyrës së gjendjes civile. 3. Kur organet gjenitale të fëmijës kanë çrregullime, gjinia përcaktohet me konstatim të mjekut. 4. Kur lindin binjakë siamezë, të gjallë, ata regjistrohen të lindur veç e veç. 5. Dokumentet e mësipërme shërbejnë për plotësimin e aktit të lindjes. 10 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Found children with unknown parents are covered by special registration and documentation rules.
Neni 33 Dokumentet bazë të personave të gjetur 1. Fëmija me prindër të panjohur prezumohet i lindur në vendin ku është gjetur dhe në kohën që përcaktohet me raport mjekësor. 2. Fëmija me prindër të panjohur pajiset me procesverbal nga policia dhe raport mjekësor të lëshuar nga mjeku i zonës ku është gjetur. 3. Me kërkesë të shërbimit të gjendjes civile, me miratimin e organit të kujdestarisë ku është gjetur fëmija, atij i caktohet emri personal si dhe emra prindërish imagjinarë, që mund të ndryshojnë me kërkesë të vetë fëmijës, kur bëhet madhor, ose me vërtetimin ligjërisht të prindërve. 4. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për fëmijët me prindër të panjohur, që kanë humbur kujtesën ose janë të paaftë mendërisht dhe që nuk identifikohen. Fëmijës së gjetur mund t'i ndryshojë kjo gjendje, në rastet kur i kthehet kujtesa, kur shërohet mendërisht ose identifikohet me një mënyrë tjetër. 5. Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmija i gjetur regjistrohet në vendin ku është gjetur përfshirë edhe të gjeturin madhor, që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistrohet si person pa shtetësi. 6. Kriteret e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për personin madhor, që ka humbur kujtesën, që është i paaftë mendërisht e që nuk i dihen prindërit, është gjetur me prindër të vdekur, të paidentifikuar, përveç rastit, kur ky person flet vetëm gjuhë të huaj. Në këtë rast ai trajtohet si person pa shtetësi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Birth must be declared to the civil status officer, usually by parents or other listed family/legal representatives, and the registration request must be filed within 15 days, with a special-case limit of 30 days.
Neni 34 Deklarimi i lindjes 1. Lindja e fëmijës deklarohet te zyrtari i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues të nënës, me prokurë të posaçme. 2. Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organi i kujdestarisë, policia, në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të procesverbalit të mbajtur në kohën e gjetjes së fëmijës. 3. Në rast dyshimi për faktet e lindjes zyrtari i gjendjes civile duhet ta shikojë fizikisht të lindurin para regjistrimit të lindjes, veprim ky i cili regjistrohet në dosje. 4. Kërkesa për regjistrimin e lindjes, në regjistrin themeltar, duhet të bëhet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga momenti i lindjes dhe, në raste të veçanta, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e lindjes. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Birth registration is done at the civil registry office tied to the place of birth, with special rules for found children and children born abroad.
Neni 35 Regjistrimi i lindjes 1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile në vendin ku ka ndodhur lindja. 2. Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në Zyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur. 3. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga shtetas të Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Kosovës, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi mund të bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi. 11 4. Regjistrimi i shtetasve të Kosovës të lindur jashtë kufijve të Kosovës, duhet të mbahet në libër të veçantë të mbajtur nga Zyra e gjendjes civile. 5. Personat e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës që i përmbushin kushtet për marrjen e shtetësisë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë, regjistrohen në regjistrat e posaçëm të gjendjes civile, të paraparë në paragrafin 4. të këtij neni, me rastin e regjistrimit në regjistrin e shtetësisë. 6. Të gjitha subjektet shëndetësore, shtetërore dhe private, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen, janë të detyruara, që çdo ditë të hënë, të dërgojnë në Zyrat e gjendjes civile, ku ka ndodhur lindja, njoftimin për lindjet e ndodhura pranë institucioneve të tyre. 7. Zyra e gjendjes civile, konstaton dhe konfirmon, në rrugë zyrtare, rastet e lindjeve dhe regjistrimin e tyre nga personat e parashikuar në paragrafin 2. të nenit 34 të këtij ligji. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A birth record legally proves a person's birth and must be signed by the municipal civil status officer and the declarant.
Neni 36 Akti i lindjes 1. Akti i lindjes vërteton ligjërisht lindjen e personit. 2. Akti i lindjes është procesverbali, që mbahet për çdo të lindur, i nënshkruar nga zyrtari i gjendjes civile në komuna dhe deklaruesi. 3. Akti i lindjes përmban: 3.1. numrin rendor, datën e mbajtjes së procesverbalit dhe zyrën e gjendjes civile; 3.2. datën e plotë dhe orën e lindjes; 3.3. vendin e lindjes; 3.4. emrin personal, të caktuar sipas dispozitave ligjore në fuqi; 3.5. numrin personal të fëmijës; 3.6. gjininë; 3.7. shtetësinë,nëse ka; 3.8. faktin nëse ka lindur normal, binjak apo siamez; 3.9. emrin personal dhe numrin personal të nënës, nëse dihet; 3.10. emrin personal dhe numrin personal të babait, kur njihet, sipas dispozitave ligjore në fuqi; 3.11. emrin personal, numrin personal dhe cilësinë e deklaruesit; 3.12. emrin personal dhe numrin personal të përkthyesit, nëse ka. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: A birth act is absolutely invalid if it was not kept by the civil status officer or if it was not signed by any required person; other defects make it relatively invalid.
Neni 37 Vlefshmëria dhe kundërshtimi i aktit të lindjes 1. Akti i lindjes është absolutisht i pavlefshëm, kur nuk është mbajtur nga zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, ose kur nuk është nënshkruar qoftë edhe nga njëri prej personave të paraparë në paragrafin 2. të nenit 36 të këtij ligji. Në raste të tjera, akti i lindjes është relativisht i pavlefshëm. 12 2. Nuk mund të konfirmohet përmbajtje tjetër nga ajo e aktit të lindjes pa u vërtetuar pavlefshmëria absolute ose relative, pasaktësia ose pretendimi se akti përkatës është falsifikuar. 3. Shtetasi, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, si dhe çdo person tjetër, që pretendon se i është cenuar një e drejtë ose është privuar nga pasoja juridike të caktuara, pretendimet për pavlefshmëri, pasaktësi e falsitet mund t’i parashtrojnë në procedurë gjyqësore., 4. Njohja ose kundërshtimi i atësisë e i amësisë, bëhen sipas Ligjit për familjen i Kosovës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: A civil status officer may directly change the content of a birth record in the central civil status register, but only in cases expressly provided by this law and other laws in force.
Neni 38 Ndryshimi i së dhënës së aktit të lindjes Përmbajtja e aktit të lindjes, e pasqyruar në Regjistrin qendror të gjendjes civile, mund të ndryshohet drejtpërdrejt nga zyrtari i gjendjes civile në rastet e përcaktuara shprehimisht në këtë ligj dhe ligjet tjera ne fuqi. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The civil status registry records birth information as shown in the birth act, including a note for temporary data.
Neni 39 Plotësimi i të dhënave të aktit të lindjes 1. Në Regjistrin qendror të gjendjes civile pasqyrohen të dhënat sikurse janë e për aq sa përmban akti i lindjes, shoqëruar me shënimin për të dhënat e përkohshme. 2. Kur në aktin e lindjes është caktuar emri i përkohshëm mund të bëhet plotësimi, në çdo kohë, kundrejt deklarimit e nënshkrimit të përbashkët të prindërve ose me vendim gjykate. Kur fëmija bëhet madhor, kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm prej tij, përveç rastit kur i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar. 3. Plotësimi i të dhënave në Regjistrin qendror të gjendjes civile, kur në aktin e lindjes ka rubrika të paplotësuara, bëhet, sipas rastit, me vendim gjykate apo me vendim të lëshuar nga Zyra e gjendjes civile. 4. Kur data dhe vendi i lindjes nuk mund të përcaktohen, shënohen si të tilla koha e vendi i takimit të deklaruesit me nënën, e cila ka vdekur më pas, ose koha e vendi i gjetjes së fëmijës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Personal numbers are issued when a birth is registered, and people without one at the law’s entry into force must be issued one within 1 year. The Minister regulates the criteria and procedures by subordinate act.
Neni 40 Numri personal 1. Numri personal lëshohet me regjistrimin e lindjes. 2. Lëshimi i numrit personal për të gjithë personat që nuk janë të pajisur me ketë numër deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, përfshirë edhe fëmijët nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, bëhet brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Kriteret dhe procedurat rregullohen me akt nënligjor nga Ministri. KREU VI REGJISTRIMI I AKTIT TË MARTESËS - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The civil registry officer must record the marriage in a written record. If legal requirements are not met or there are doubts, the marriage procedure is stopped and the civil status service supervisor is informed.
Neni 41 Forma e aktit të lidhjes së martesës 1. Lidhja e martesës shënohet në procesverbal, të mbajtur nga Zyrtari i zyrës së gjendjes civile në komunë, ku pasqyrohet vullneti i përbashkët i bashkëshortëve të ardhshëm, i shprehur në prani të zyrtarit të gjendjes civile, sipas legjislacionit në fuqi. 13 2. Kur nuk janë plotësuar kushtet për lidhjen e martesës, ka vend për dyshime ose vihen re pengesa ligjore për lidhje martese apo parregullsi në dokumentet e identitetit të palëve, në raste të tilla procedura e lidhjes së martesës ndërpritet dhe për këtë informohet përgjegjësi i shërbimit të gjendjes civile. Kur është e mundur behet verifikimi i menjëhershëm, dhe kur rrezohen shkaqet që sollën ndërprerjen e procedurës, pas miratimit të përgjegjësit të shërbimit të gjendjes civile vazhdon procedura e ndërprerë, i cili e nënshkruan procesverbalin e martesës. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article sets rules for how a marriage act is signed, what documents are used, and when foreign nationals, asylum holders, refugees, and stateless persons may marry in Kosovo.
Neni 42 Mënyra e mbajtjes së aktit dhe dokumentacioni i kërkuar 1. Akti i lidhjes së martesës nënshkruhet nga bashkëshortët, në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve. Kur bashkëshortët nuk dinë shkrim lexim ose nuk janë në gjendje fizike të nënshkruajnë, ky fakt konstatohet në procesverbal. 2. Martesa konsiderohet e lidhur kur zyrtari i gjendjes civile vërteton identitetin e secilit prej bashkëshortëve pasi ka përfunduar procedura e shpalljes së martesës, sipas Ligjit për familjen i Kosovës. 3. Martesa e shtetasit të huaj, që banon jashtë shtetit ose është banues i përkohshëm në Republikën e Kosovës, me shtetas të Kosovës lidhet sipas dokumenteve të shtetit, shtetas i të cilit është ose ku ka banimin e përhershëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data që kërkohet të lidhet martesa, përveç rasteve kur ka mënyra dhe një afat tjetër, të përcaktuar në marrëveshje shumëpalëshe ose dypalëshe. 4. Për të huajt të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës ose janë refugjatë si dhe personat pa shtetësi akti i martesës bazohet në dokumentet personale, të vërtetuara brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga organi përkatës brenda Ministrisë së punëve të brendshme ose drejtpërdrejt nga të dhënat e këtij organi. 5. Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës, mund të lidhin martesë ndërmjet tyre në një zyrë të gjendjes civile, me dëshirën e vet. Gjithashtu, martesa mund të lidhet kur njëri ose të dy janë të burgosur në Republikën e Kosovës, kur në vendin e tyre nuk mund të lidhin martesë ose nuk mund të shkohet për shkaqe objektive. 6. Agjencia me akt nënligjor nxjerrë rregullat për veprimet, që do të kryejnë zyrtarët e shërbimit të gjendjes civile, për dokumentacionin dhe procedurën që do të ndiqet. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The marriage record must include a listed set of details about the marriage, the spouses, witnesses, a translator if there is one, and the civil registry official.
Neni 43 Përmbajtja e aktit të martesës 1. Në aktin e martesës pasqyrohen treguesit e mëposhtëm: 1.1. zyra e gjendjes civile, ku kryhet akti i martesës; 1.2. numri dhe data e mbajtjes së aktit të martesës; 1.3. numri dhe data e shpalljes së martesës; 1.4. numri dhe data e vendimit të gjykatës për përfundimin e martesës së kaluar nëse ekziston; 1.5. vendi i lidhjes së martesës dhe ora; 1.6. emri personal, numri personal i secilit prej bashkëshortëve të ardhshëm; 1.7. vendbanimi apo vendqëndrimi para martesës; 1.8. vendbanimi pas martesës; 14 1.9. mbiemri që do të mbajë pas lidhjes së martesës secili nga bashkëshortët; 1.10. njohja e atësisë ose amësisë së fëmijëve të bashkëshortëve, të lindur para martesës; 1.11. regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve; 1.12. emri personal, numri personal dhe vendbanimi i dëshmitarëve; 1.13. emri personal, numri personal i përkthyesit, nëse ekziston; 1.14. emri personal dhe nënshkrimi i zyrtarit të gjendjes civile. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Marriage is established and proved by a document made under the applicable legal provisions, reflecting the persons’ will and made in the presence of the civil status official and two witnesses.
Neni 44 Vërtetimi i martesës Fakti juridik i martesës themelohet dhe vërtetohet me dokumentin që hartohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, e që pasqyron vullnetin e personave, në prani të zyrtarit të gjendjes civile dhe të dy dëshmitarëve. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article sets out how marriage records are handled, including notice, return of non-compliant documents, and a ban on registering religious marriages.
Neni 45 Veprimet me rastin e lidhjes së martesës 1. Akti i lidhjes së martesës regjistrohet në regjistrin themeltar të lindjes të secilit bashkëshort, kur ata e kanë regjistrin në të njëjtën zyrë. Kur njëri ose të dytë e kanë regjistrin themeltar në një zyrë tjetër, atëherë zyrtari i gjendjes civile i autorizuar e bën njoftimin tek zyra/zyrat përkatëse për të dhënat që përmban akti i martesës. 2. Kur zyra e gjendjes civile në regjistrin e një martese të lidhur jashtë kësaj zyre vëren se gjatë hartimit të aktit të martesës nuk janë marrë parasysh pengesat ligjore, nuk është zbatuar ose është vepruar në kundërshtim me ligjin, dokumentet i kthen zyrës dërguese, pa veprim, me sqarimet përkatëse. 3. Akti i martesës, i përkthyer dhe i vërtetuar, i dërgohet nëpërmjet përfaqësisë diplomatike dhe konsullore organit kompetent të shtetit, ku është i regjistruar në regjistrin themeltar njëri ose të dy bashkëshortët. 4. Nëse nuk ekzistojnë kushtet për regjistrim sipas paragrafit 3. të këtij neni, atëherë regjistrimi bëhet drejtpërdrejt në shërbimin e gjendjes civile sipas vendbanimit. 5. Martesat religjioze nuk mund të regjistrohen në regjistrat themeltarë sipas këtij ligji. Çdo dispozitë tjetër, që është në kundërshtim me këtë nen, konsiderohet e pavlefshme. KREU VII REGJISTRIMI I AKTIT TË VDEKJES - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The death certificate legally proves a person’s death and must include specified registry and identification details.
Neni 46 Akti i vdekjes 1. Akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e personit. 2. Akti i vdekjes është procesverbali, që mbahet për çdo të vdekur, i nënshkruar nga zyrtari i gjendjes civile dhe deklaruesi. 3. Akti i vdekjes përmban: 15 3.1. zyrën e gjendjes civile, ku mbahet akti i vdekjes; 3.2. numrin dhe datën e mbajtjes së aktit të vdekjes; 3.3. vendin e vdekjes dhe orën; 3.4. shkakun e vdekjes, sipas raportit mjekësor; 3.5. identitetin dhe numrin personal të të vdekurit, ose konfirmimin e të ngarkuarit të posaçëm, për kufomat e gjetura e pa identitet; 3.6. numrin personal, emrin personal te mjekut ose të ekspertit ligjor, që ka lëshuar raportin; 3.7. numrin personal, emrin personal te deklaruesit; 3.8. numrin datën e shkresës së prokurorisë, që ka autorizuar veprimin për rastet e përcaktuara në këtë ligj; 3.9. emrin personal, te zyrtarit të gjendjes civile. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This article sets out who must declare a death, when it must be reported, and how the civil status office handles the declaration and burial permit.
Neni 47 Deklarimi i vdekjes 1. Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes ose nga personat më të afërt të familjes dhe, në mungesë të tyre ose për personat pa të afërm, nga zyrtari i autorizuar në zyrën e gjendjes civile, ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gjetur kufoma. 2. Deklarimet janë të vlefshme, kur shoqërohen me raport mjekësor. 3. Deklarimi i vdekjes bëhet brenda tridhjetë (30) ditëve nga vdekja ose gjetja e kufomës dhe brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit. 4. Drejtuesit e spitaleve, të burgjeve, të institucioneve të riedukimit dhe të institucioneve të tjera detyrohen të njoftojnë me shkresë Zyrën e gjendjes civile më të afërt, brenda pesë (5) ditëve, për vdekjet e ndodhura në institucionet e tyre. 5. Kur vdekja ndodh ditëve të pushimeve dhe nuk mund të sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit të varrimit kërkon dokumentet, që vërtetojnë vdekjen dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes në Zyrën e gjendjes civile, në ditën e parë të punës. 6. Me deklarimin e vdekjes, Zyra e gjendjes civile jep edhe lejen e varrimit. 7. Zyra e gjendjes civile, kur merr njoftimin për vdekje, sipas paragrafit 4. të këtij neni dhe për ato raste kur nuk paraqiten të afërm të viktimës për të bërë deklarimin, kërkon të bëhet verifikimi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor. Në rast se konfirmohet vdekja, atëherë mban aktin e vdekjes, për të cilin duhet të firmosin, sipas rastit, përfaqësues të pushtetit lokal,ose përfaqësuesi i shërbimit të varrimit, si palë e interesuar. 8. Shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në Regjistrin e gjendjes civile, mund të bëjë padi në gjykatë kundër subjekteve që janë të obliguara të bëjnë kërkesë për të vërtetuar vdekjen, pasi të ketë shterur të gjitha mjetet juridike në procedurën administrative. 9. Agjencia është e detyruar që për çdo muaj të gjenerojë nga Regjistri i gjendjes civile, listën e shtetasve që kanë mbushur moshën njëqind (100) vjeçare dhe për çdo datë 5 të muajit të ardhshëm shpërndan listën, sipas Zyrës së gjendjes civile. 16 - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article sets how death is verified and recorded, including medical reports, court declarations, special forensic reports, prosecutor permission in some cases, and rules for deaths abroad.
Neni 48 Vërtetimi i faktit juridik të vdekjes 1. Shtetasi konsiderohet se ka vdekur, në fakt kur vërtetohet me raport mjekësor, ku saktësohen identiteti, fakti, koha, vendi dhe shkaku i vdekjes së tij. 2. Shtetasi shpallet i vdekur edhe për rastet kur personi dhe organi i interesuar bëjnë vërtetimin faktik, në rrugë gjyqësore sipas Ligjit për procedurën jokontestimore. 3. Kur kufoma nuk mund të identifikohet, vihen re shenja ose dyshohet të jetë vdekje e dhunshme, raporti lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Në këto raste, pavarësisht nga fillimi ose jo i ndjekjes penale, veprimet në gjendjen civile kryhen vetëm me lejen e prokurorit. 4. Vendimi i gjykatës, që shpall shtetasin të vdekur, regjistrohet në Regjistrin e gjendjes civile, në kolonën e vërejtjeve, pa u mbajtur akti i vdekjes. 5. Vdekjet jashtë shtetit vërtetohen sipas ligjit të vendit, ku ka ndodhur vdekja, me përjashtim të rasteve kur vdekja ndodh në territorin e përfaqësive diplomatike, në aeroplan, anije në udhëtim, në zonat ndërkombëtare, për të cilat zbatohet ky ligj. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Vdekja vërtetohet nga mjeku kompetent në vendin ku ka ndodhur; në rast autopsie, nga mjeku që e ka bërë autopsinë; për vdekje të dhunshme, të dyshimta ose në burg, vërtetimi është i vlefshëm vetëm nga eksperti mjeko-ligjor dhe me urdhër gjykate.
Neni 49 Vërtetimi i vdekjes Vdekja vërtetohet nga mjeku kompetent, ku ka ndodhur vdekja (mjekë, qendër e mjekësisë familjare, spital, emergjencë etj.). Kur kufomës i bëhet autopsia vdekja vërtetohet nga mjeku që e ka bërë autopsinë. Për vdekjet e shkaktuara nga përdorimi i dhunës ose për vdekjet e dyshimta, si dhe për vdekjet në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, vërtetimi është i vlefshëm vetëm kur lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor dhe urdhrin e dhënë nga gjykata. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Burial generally requires a permit from the civil status office; if that cannot be followed, a burial notification must be filed within 3 working days.
Neni 50 Leja e varrimit 1. Varrimi mund të bëhet vetëm pas marrjes së lejes nga Zyra e gjendjes civile. 2. Në rastet kur nuk mund të veprohet sipas paragrafit 1. të këtij neni, atëherë duhet të bëhet njoftimi për varrimin në Zyrën e gjendjes civile brenda tri (3) ditëve të punës. 3. Dokumentet që vërtetojnë vdekjen me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim në regjistrin themeltar, janë edhe dëshmitë sipas paragrafit 1. të këtij neni. 4. Leja për varrim nuk duhet të lëshohet pa vërtetim të mjekut që konfirmon vdekjen apo pa urdhër të gjykatës siç është përcaktuar në Ligjin për mjekësinë ligjore. 5. Për rastet kur varrimi nuk bëhet në vendin, ku i vdekuri ka regjistrin themeltar dhe leja e varrimit jepet nga subjektet e përcaktuara me këtë ligj nga një zyrë tjetër e gjendjes civile, zyra që e lëshon lejen e varrimit njofton për lejen e lëshuar zyrën e gjendjes civile, që mban regjistrin themeltar të qytetarit të vdekur. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article says a death act is invalid if the person was actually alive, if it names the wrong person, or if the details about time, cause, or place of death are wrong.
Neni 51 Pavlefshmëria e aktit të vdekjes 1. Akti i vdekjes është absolutisht i pavlefshëm kur personi, në fakt, nuk ka vdekur, gjë që vërtetohet me paraqitjen e tij fizike ose ekzistencën pas datës së aktit të vdekjes, në çdo rast me mungesë kufome 17 apo kufomë të një personi tjetër. 2. Akti i vdekjes është i pavlefshëm kur ka vdekur një person tjetër nga ai që përmban akti dhe, në këtë rast, është i detyrueshëm të mbahet akt i veçantë për të vdekurin në fakt. 3. Akti i vdekjes shpallet relativisht i pavlefshëm kur nuk i përgjigjet realitetit, për sa i përket kohës, shkakut e vendit të vdekjes. 4. Pavlefshmëria, sipas paragrafit 1. të këtij neni, konstatohet nga gjykata, pas kërkesës së paraqitur, në çdo kohë, nga personi, për të cilin është mbajtur akti i vdekjes. Kur personi është i mitur, i është hequr apo kufizuar zotësia për të vepruar ose nuk është në gjendje mendore apo fizike, këtë të drejtë e kanë përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët e tij dhe, kur nuk ka të tillë apo kur kjo e drejtë nuk ushtrohet prej tyre, të drejtën e ka edhe prokurori. 5. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, përveç personit, që rezulton i gjallë, pavlefshmëria kërkohet edhe nga personat, të cilët kanë pasoja juridike nga mungesa e aktit të të vdekurit në fakt. Kur këta janë të mitur, u është hequr zotësia për të vepruar ose nuk janë në gjendje mendore apo fizike dhe nuk paraqitet kërkesë nga përfaqësuesi ligjor apo kujdestari, ose kur nuk ka të tillë, si dhe kur pasojat rëndojnë mbi shtetin, kërkesa paraqitet nga prokurori. 6. Prokurori paraqet kërkesë edhe kur personi, që rezulton i gjallë, ndonëse i ka mundësitë, nuk bën kërkesë ose shmanget qëllimisht. 7. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, kur nuk mund të përcaktohet identiteti i personit të vdekur realisht, çështja shqyrtohet më vete, duke bërë identifikimin ose jo, por, në çdo rast, duke mbajtur një akt tjetër vdekjeje. 8. Pavlefshmëria, sipas paragrafit 3. të këtij neni, kërkohet nga të interesuarit, që kanë zotësi juridike ose nga prokurori, kur pasojat rëndojnë mbi të miturit, personat madhorë, që u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, kur: 8.1. kjo nuk ushtrohet nga përfaqësuesit ligjorë ose kujdestari; 8.2. nuk ka të tillë; 8.3. pasojat lidhen me shtetin. 9. Me shpalljen e pavlefshmërisë së aktit të vdekjes me vendim gjyqësor, shënimet në Regjistrin Themeltar të gjendjes civile anulohen ose ndryshohen dhe ky veprim pasqyrohet në rubrikën e vërejtjeve dhe në vetë aktin e vdekjes. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Vdekja e një shtetasi kosovar jashtë vendit regjistrohet në regjistrin bazë ku ai kishte vendbanimin në Kosovë, ose përmes shërbimit të gjendjes civile të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në atë shtet me dokumentet e kërkuara.
Neni 52 Regjistrimi i vdekjes së një shtetasi kosovar me vendbanim jashtë Kosovës 1. Regjistrimi i vdekjes së shtetasit të Kosovës që ka ndodhur jashtë vendit, bëhet në regjistrin themeltar ku ata e kanë pasur vendbanimin në Kosovë. 2. Regjistrimi i vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë vendit, bëhet përmes shërbimit të gjendjes civile të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në atë shtet, duke sjellë këto dëshmi: certifikatën ndërkombëtare të vdekjes, ose certifikatën e vdekjes të lëshuar nga regjistri civil i vendit të vdekjes të përkthyer në gjuhët zyrtare të Kosovës, të vërtetuar, dokumentacionin e shtetësisë ose të vendbanimit, me të cilin dëshmohet vendbanimi ose shtetësia kosovare, letërnjoftimin ose pasaportën. 3. Nëse nuk ekzistojnë kushtet për regjistrim sipas paragrafit 2. të këtij neni, atëherë regjistrimi bëhet drejtpërdrejt në shërbimin e regjistrit civil. 18 - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: If a foreign citizen dies in Kosovo, the death information must be passed to the Ministry of Foreign Affairs through the Ministry of Internal Affairs, and the death must be registered in the municipality where it occurred.
Neni 53 Regjistrimi i vdekjes së një shtetasi të huaj në Kosovë Në rastet kur shtetasi i huaj vdes në Kosovë informata duhet të jepet Ministrisë së punëve të jashtme, përmes Ministrisë së punëve të brendshme, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për informimin e të afërmve dhe organizimin e varrimit. Vdekja duhet të regjistrohet në komunën ku ka ndodhur vdekja dhe një kopje i dërgohet organit kompetent për çështjet e të huajve brenda Ministrisë së punëve të brendshme. KREU VIII REGJISTRIMI I MËVONSHËM DHE RIREGJISTRIMI - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: If a birth or death is not reported within 30 days, the civil status office makes the registration by decision. The Minister regulates the criteria, form, manner, and procedure for late registration.
Neni 54 Regjistrimi i mëvonshëm 1. Në rastet kur lindja apo vdekja nuk paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh atëherë regjistrimi bëhet me vendim të Zyrës së gjendjes civile. 2. Kriteret, forma, mënyra dhe procedura e regjistrimit të mëvonshëm rregullohet me akt nënligjor nga Ministri. 3. Dispozitat e këtij neni vlejnë edhe për personat e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, që mbushin kushtet për të marrë shtetësinë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë dhe të cilët nuk janë regjistruar kurrë në regjistrat e gjendjes civile. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Some previously recorded civil status registrations may be re-registered if the applicant can prove the earlier registration with specified documents and the original records were later lost or destroyed.
Neni 55 Riregjistrimi 1. Çdo regjistrim i lindjeve, vdekjeve dhe/ose martesave, i cili paraprakisht është regjistruar në librat e regjistrit të gjendjes civile në komunë riregjistrohet nëse aplikanti është në gjendje të vërtetojë regjistrimin paraprak në bazë të dokumenteve të lëshuara nga regjistri themeltar i gjendjes civile dhe/ose regjistrit qendror të gjendjes civile apo dokumentet e lëshuara nga Ministria e punëve të brendshme, të cilat përmbajnë regjistrimin origjinal dhe të cilat më vonë kanë humbur dhe/ose janë shkatërruar. 2. Kriteret, forma, mënyra dhe procedura e riregjistrimit rregullohet me akt nënligjor nga Ministri. 3. Dispozitat e këtij neni vlejnë edhe për personat e lindur në territorin e Republikës së Kosovës, të cilët plotësojnë kushtet për të marrë shtetësinë sipas nenit 29 të Ligjit për shtetësinë dhe të cilët kanë qenë të regjistruar më parë në regjistrat e gjendjes civile. KREU IX SHËRBIMI I GJENDJES CIVILE - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Shërbimi i gjendjes civile është një shërbim shtetëror dhe kryen regjistrimet civile, mban aktet, lëshon certifikata dhe kryen shërbime të tjera sipas ligjit.
Neni 56 Natyra dhe funksioni Shërbimi i gjendjes civile është shërbim unik shtetëror. Ky shërbim, në kuptim të këtij ligji, ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes lokale. Ai plotëson, përditëson dhe administron Regjistrat e gjendjes civile, mban aktet e gjendjes civile, lëshon certifikata, sipas përcaktimeve të këtij ligji, si dhe kryen shërbime të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 19 - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The civil status service is organized at central, local, and diplomatic/consular levels.
Neni 57 Organizimi i shërbimit të gjendjes civile 1. Shërbimi i gjendjes civile është i organizuar në: 1.1. nivelin qendror të shërbimit të gjendjes civile, respektivisht Agjencinë; 1.2. nivelin lokal të shërbimit të gjendjes civile, respektivisht Zyrat e gjendjes civile; 1.3. shërbimi i gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The civil registry agency is the highest body of the civil status service.
Neni 58 Agjencia e regjistrimit civil 1. Agjencia e regjistrimit civil është organi më i lartë i shërbimit të gjendjes civile. 2. Organizimi, strukturimi, mbikëqyrja, udhëheqja dhe autorizimet e përgjithshme të ARC-së rregullohen me ligj të veçantë. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Civil registry offices must update the central civil status register, keep birth/marriage/death records, issue personal numbers and certain certificates, and carry out civil status services as required by law and subordinate rules.
Neni 59 Detyrat e Zyrave të Gjendjes Civile 1. Zyrat e gjendjes civile kanë këto detyra: 1.1. përditësojnë regjistrin qendror të gjendjes civile; 1.2. mbajnë aktet e lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve; 1.3. lëshojnë numrin personal, certifikatat e lindjes, ato familjare, të martesës dhe të vdekjes, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj; 1.4. kryejnë veprime të shërbimit të gjendjes civile, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në fuqi. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Consular civil status officers must meet the legal criteria and handle civil registry documents and actions for Kosovo citizens living permanently outside Kosovo.
Neni 60 Detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Veprimet, të cilat kryhen nga zyrtarët e shërbimit konsullor, që mbulojnë çështjet e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës, duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara nga ligji në fuqi. Këta zyrtar janë zyrtar të gjendjes civile dhe e kanë të dhënë provimin profesional të përcaktuar me paragrafin 2. të nenit 61 të këtij ligji. Ata administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime në Regjistrin e gjendjes civile për shtetasit e Kosovës, që janë me banim të përhershëm jashtë Kosovës, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Only civil status service officers may perform civil registry acts, and anyone working in the civil status service must pass the professional exam.
Neni 61 Zyrtari i shërbimit të gjendjes civile 1. Të drejtat dhe përgjegjësitë për kryerjen e veprimeve në regjistrat e gjendjes civile, sipas këtij ligji, i ka vetëm zyrtari i shërbimit të gjendjes civile, ndërsa për përfaqësitë diplomatike e konsullore, vetëm zyrtari i trajnuar për këtë qëllim. 2. Për të punuar në shërbimin e gjendjes civile duhet të jepet provimi profesional për zyrtar të gjendjes civile. Kushtet dhe procedura për dhënien e këtij provimi do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. 20 - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The Inspectorate must supervise and inspect how this law is implemented by civil status offices.
Neni 62 Mbikëqyrja dhe inspektimi 1. Mbikëqyrjen dhe inspektimin për zbatimin e këtij ligji nga Zyrat e gjendjes civile e bën Inspektorati. 2. Inspektorati nga paragrafi 1. i këtij neni është pjesë e strukturës organizative e Agjencisë. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit përcaktohen me akt nënligjor nga Kryeshefi i Agjencisë. KREU X DISPOZITAT NDËSHKUESE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This article sets fines for failing to report a child’s birth or a death on time, for burying someone without permission, and for mutual non-reporting by the designated competent official or institution.
Neni 63 Gjobat 1. Me gjobë dënohet personi për këto shkelje: 1.1. prej njëzet (20) deri pesëdhjetë (50) Euro kur nuk paraqet lindjen e fëmijës në afatin e paraparë me këtë ligj; 1.2. prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) Euro kur nuk e lajmëron vdekjen në afatin e caktuar sipas këtij ligji; 1.3. prej njëzet (20) deri pesëdhjetë (50) Euro kush kryen varrimin pa leje. 2. Me gjobë do të dënohet për mos raportim të ndërsjellë në mes të organeve të përcaktuara me këtë ligj: 2.1. prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) Euro do të dënohet zyrtari kompetent; 2.2. prej njëqind (100) deri dyqind (200) Euro institucioni kompetent. 3. Për shkeljen e dispozitave të këtij ligji nga zyrtari kompetent i shërbimit të gjendjes civile mund të iniciohet edhe procedurë disiplinore, ose procedurë penale në çdo rast kur dyshohet se ka bazë për këtë, në bazë të ligjeve përkatëse. 4. Njoftimin për shkeljen e dispozitave të këtij ligji mund ta bëjë secili që ka informata për këtë shkelje duke përfshirë por pa u kufizuar në zyrtarët përgjegjës të Agjencisë, mbikëqyrësi i zyrtarit të gjendjes civile, pala. KREU XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: For administrative-procedure matters not covered by this law, the Administrative Procedure Law applies.
Neni 64 Procedura administrative Për çështjet tjera lidhur me procedurën administrative që nuk është paraparë në këtë ligj, zbatohet Ligji për Procedurën Administrative. 21 - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals two named civil status laws and any other civil status provisions that conflict with it.
Neni 65 Shfuqizimet Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 2004/46 për Regjistrat e gjendjes civile dhe Ligji nr. 02/l-126 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2004/46 për Regjistrat e gjendjes civile si, dhe të gjitha dispozitat tjera në lidhje me gjendjen civile në kundërshtim me këtë ligj. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This article requires the Minister and other specified bodies to issue implementing bylaws for the law, including within 6 months for the listed ministerial bylaws.
Neni 66 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Për zbatimin e këtij ligji do të nxirren aktet e mëposhtme nënligjore në afatin kohor brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Ministri nxjerrë aktet nënligjore për: 2.1. punën e komisionit të veçantë për shqyrtimin e ankesave të përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji; 2.2. llojet, formën, elementet përbërëse, mënyrën e mbajtjes, afatin e përdorimit të dokumenteve, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi e gjendjes civile, si dhe rregullat e lëshimit të këtyre dokumenteve; 2.3. formën, përmbajtjen dhe procedurat e tjera lidhur me broshurën familjare; 2.4. mënyrën e themelimit të Regjistrit qendror të gjendjes civile dhe rregullat për shfrytëzimin e teknologjisë informative që do të përdoren për këtë regjistër; 2.5. llojet, formën, përmbajtjen, futjen e të dhënave, mënyrën dhe afatin e mbajtjes së regjistrave themeltar të gjendjes civile si dhe Regjistrave të veçantë nga neni 35 i këtij ligji; 2.6. kriteret dhe procedurat për lëshimin e numrit personal; 2.7. kriteret, formën, mënyrën dhe procedurën e regjistrimit të mëvonshëm; 2.8. kriteret, formën, mënyrën dhe procedurën e riregjistrimit; 2.9. kushtet dhe procedura për dhënien e provimit profesional për zyrtar të gjendjes civile; 3. Agjencia nxjerrë akt nënligjor për: 3.1. korrigjimet e parapara në nenin 23 të këtij ligji; 3.2. rregullat për veprimet që do të kryejnë zyrtarët e shërbimit të gjendjes civile, për dokumentacionin dhe procedurën që do të ndiqet; 3.3. detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit nga neni 62 i këtij ligji. 4. Kryeshefi i Agjencisë së regjistrimit civil në bashkëpunim me Këshillin e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale nxjerrë akt nënligjor për llojin dhe sasinë e informacionit, që mund tu jepet institucioneve dhe organeve kërkuese siç është përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji. 5. Për zbatimin e këtij ligji, Ministri mund të nxjerrë edhe akte të tjera nënligjore. 22 - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 67 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-003 23 qershor 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-007-2011, datë 08.07.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-003 PËR GJENDJEN CIVILE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in