LIGJI NR. 04/L-004 PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
This is the preamble and title of the law on private security services in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-004
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the law on private security services in Kosovo. This law applies to all private security activities. This article defines the main terms used in the law on private security. Insurance services may be provided only by licensed and authorised private insurance companies, and only through licensed insurance workers. Foreign insurance businesses licensed in their home country may apply for licensing in Kosovo if they meet the same criteria as domestic applicants.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-004 PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
Showing 54 of 54
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the law on private security services in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 KORRIK 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-004 PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law applies to all private security activities.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon të gjitha aktivitetet në fushën e sigurisë private. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në aktivitetet që rregullohen me Ligjin për policinë, dhe aktivitetet e tjera të sigurisë që u janë caktuar institucioneve shtetërore ose qeveritare. 3. Kushtet e punës për punëtorët e sigurimit rregullohen me ligjet e aplikueshme për punë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law on private security.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Organi kompetent - Ministria e punëve të brendshme. 1.2. Komisioni i ankesave - komisioni i ankesave për sigurinë private. 1.3. Aplikuesi - subjekti afarist që aplikon për autorizim, licencë, certifikim ose ricertifikim nga organi kompetent. 1.4. Verifikimi i së kaluarës – procesi i verifikimit gjyqësor, financiar dhe i dosjes kriminale të personave juridik dhe fizik nga organi kompetent. 1.5. Shërbimi themelor i sigurimit – ruajtjen statike dhe të lëvizshme që patrullojnë për mbrojtje fizike të pronës ose të hapësirës së siguruar. 1.6. Punëtori i sigurimit themelor – personi i licencuar nga organi kompetent, për kryerjen e shërbimeve themelore të sigurimit. 1.7. Trajnimi themelor profesional – trajnimin që duhet ta përfundojë çdo person që aplikon për të punuar si punëtor i sigurimit. 1.8. Klienti – personi fizik dhe juridik që hyn në marrëdhënie kontraktuale me kompaninë private të sigurimit. 2 1.9. Shërbimi i mbrojtjes së afërt – krijimi dhe ruajtja e hapësirës së sigurt përmes përcjelljes dhe mbrojtjes së personit që sigurohet. 1.10. Operatori i mbrojtjes së afërt (OMA) – punëtori i specializuar i sigurimit, i licencuar të punojë në fushën e mbrojtjes së afërt. 1.11. Qendra e kontrollit – lokacioni nga i cili mbikëqyren, regjistrohen dhe mbështeten të gjitha aktivitetet, informatat, statusi dhe raportet nga punëtorët e sigurimit dhe vendndodhja e ruajtur. 1.12. Mbajtësi i qenit – punëtori i specializuar i sigurimit, i licencuar të punojë në fushë veprimtari me qen. 1.13. Zyrtari në detyrë – punëtori i specializuar i sigurimit, i licencuar të udhëheqë veprimtarinë e kompanisë private të sigurimit në mungesë të menaxherit të sigurimit. 1.14. Shërbimet e sigurimit të tubimeve publike – aktin e kontrollimit të hyrjes dhe daljes nga ngjarja në pajtim me Ligjin për tubimet publike, dhe vetëm atëherë kur tubimi është paqësor dhe i organizuar. 1.15. Roja e transportit të parave të gatshme (Roja e TPG) – punëtori i specializuar i sigurimit, i licencuar në fushën e shërbimeve të TPG-së. 1.16. Shërbimet e transportit të parave të gatshme (Shërbimet e TPG) – shërbimet që ofrohen nga kompania private e sigurimit, në fushën e përcjelljes së armatosur të parave të gatshme dhe të gjërave të tjera me vlerë gjatë transportimit. 1.17. Shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës – ofrimi i vëzhgimit elektronik të hapësirës dhe pronës së siguruar nga kompania private e sigurimit në pajtim me këtë ligj. 1.18. Aplikuesi individual – personi që aplikon për autorizim, licencë, certifikim ose ricertifikim nga organi kompetent. 1.19. Standardet profesionale të Kosovës – standardet dhe udhëzimet e miratuara nga organi kompetent, për implementim nga kompanitë private të sigurimit dhe punëtorët e sigurimit, të cilat janë miratuar nga Agjencia Kosovare për standardizime dhe të bazuara në standardet relevante Evropiane. 1.20. I licencuari – subjekti afarist ose personi fizik të cilit i është dhënë licenca nga organi kompetent. 1.21. Mjeti për përgjim – cilindo instrument, aparat, pajisje ose mjet të aftë të përdoret për dëgjimin ose regjistrimin e bisedave private. 1.22. Licencimi i shumëfishtë – mundësia për kompaninë private të sigurimit që të ofrojë shërbime të sigurimit në fusha të ndryshme të sigurimit në pajtim me këtë ligj. 1.23. Kontrollimi me prekje – kontrollimi përmes të cilit punëtori i sigurimit i përdorë duart e tij që të vërejë objektet në personin ose rrobat e tij. 1.24. Personi që sigurohet – personi fizik të cilit i ofrohet mbrojtje e afërt nga kompania private e sigurimit, pasi që ka marrë miratimin e organit kompetent bazuar në vlerësimin e kërcënimit. 3 1.25. Parimi i besueshmërisë – mbajtja e informatës së sigurt dhe sigurimin që qasja të bëhet vetëm për personat e autorizuar. 1.26. Personi përgjegjës – personi i cili është i moshës së paku njëzetenjë (21) vjeçare, ka tre (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë dhe është i përgjegjshëm për aktivitetet e kompanisë private të sigurimit dhe të punësuarve, duke përfshirë punëtorët e sigurimit në pajtim me këtë ligj. 1.27. Vlerësimi i rrezikut – procesi fillestar dhe i vazhdueshëm i mbledhjes, sistemimit dhe analizimit të informatave për të identifikuar rreziqet e mundshme për pronën, gjërat e vlefshme ose personin e mbrojtur, që sigurohet nga kompania private e sigurimit. 1.28. Hapësira e siguruar – hapësira e mbrojtur në të cilën kryhen shërbimet e sigurimit nga kompania private e sigurimit e licencuar përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit. 1.29. Shkopi i sigurimit – mjeti me ndikim më pak se vdekjeprurës për goditje të personave, i cili është lejuar nga organi kompetent, në pajtim me standardet profesionale të Kosovës. 1.30. Kompania private e sigurimit – personi juridik i licencuar nga organi kompetent për të ofruar shërbime të sigurimit në pajtim me këtë ligj. 1.31. Qeni i sigurimit – qentë e licencuar, të trajnuar posaçërisht për të ruajtur pronën, dhe të njohur nga Organizata botërore e qenve (FCI) si lloj qensh stani ose qensh bagëtish. 1.32. Pajisja e sigurimit – pajisja që është lejuar nga organi kompetent. 1.33. Menaxheri i sigurimit – punëtori i specializuar të sigurimit i cili është përgjegjës për udhëheqjen e veprimtarisë së kompanisë private të sigurimit. 1.34. Shërbimet e sigurimit – shërbimet e kryera nga kompanitë private të sigurimit që ofrohen si shkëmbim për kompensim dhe në bazë të marrëveshjes kontraktuale në fushën e shërbimeve themelore të sigurimit, shërbimeve të mbrojtjes së afërt, shërbimeve të TPG-së, shërbimeve të vëzhgimit elektronik të pronës dhe shërbimeve të sigurimit të tubimeve publike. 1.35. Operatori i mbikëqyrjes elektronike – punëtori i specializuar të sigurimit i cili kryen shërbime të sigurimit në fushën vëzhgimit elektronik të pronës nga qendra e kontrollit. 1.36. Punëtori i sigurimit – punëtori i sigurimit themelor ose punëtorin e specializuar të sigurimit. 1.37. Trajnimi i veçantë profesional – trajnimi i specializuar, bazuar në standardet profesionale të Kosovës, i cili është detyrues për operuesit e mbrojtjes së afërt, rojet e TPG-së, operatori i mbikëqyrjes elektronike, mbajtësit e qenve dhe menaxherin e sigurimit/zyrtari në detyrë. 1.38. Shërbimet specializuara të sigurisë – shërbimet e kryera nga kompanitë private të sigurimit që ofrohen si shkëmbim për kompensim në bazë të marrëveshjes kontraktuale në fushën e shërbimeve të mbrojtjes së afërt, shërbimet e TPG-së, shërbimeve të vëzhgimit elektronik të pronës dhe të shërbimeve të sigurimit të tubimeve publike. 1.39. Punëtori i specializuar i sigurimit – personi i licencuar nga organi kompetent për aftësi të specializuara në një veprimtari të veçantë të sigurisë private. 1.40. Vlerësimi i kërcënimit – vlerësimi i kërcënimeve dhe të cenueshmërisë, që përcaktojnë natyrën e mundshme dhe nivelin e rrezikut për personin që sigurohet, që kryhet nga organi 4 kompetent në bazë të kërkesës së kompanisë private të sigurimit që ofron shërbimet e mbrojtjes së afërt. 1.41. Përdorimi i forcës në vazhdimësi – kodi i standardizuar që duhet të respektohet nga punëtorët e sigurimit dhe i cili paraqet shkallën e forcës që mund të përdoret kundër subjektit që reziston në një situatë të caktuar dhe proporcional me nivelin e kërcënimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Insurance services may be provided only by licensed and authorised private insurance companies, and only through licensed insurance workers.
Neni 3 Shërbimet e sigurimit 1. Shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj. 2. Shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Foreign insurance businesses licensed in their home country may apply for licensing in Kosovo if they meet the same criteria as domestic applicants.
Neni 4 Kompanitë e huaja të sigurimit 1. Subjektet afariste nga vendet e huaja, të licencuara në vendin e tyre të origjinës, për të ofruar shërbime të sigurimit mund të aplikojnë për licencim në Republikën e Kosovës, nëse plotësojnë kriteret e njëjta sikurse aplikantët vendor, në pajtim me këtë ligj. 2. Licencat e huaja ofrohen në gjuhën e tyre origjinale dhe të përkthyera në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Insurance services may be offered in the insurance fields listed here, under this law.
Neni 5 Format e sigurimit 1. Shërbimet e sigurimit mund të ofrohen në këto fusha të sigurimit në pajtim me këtë ligj: 1.1. shërbimet themelore të sigurimit; 1.2. shërbimet e mbrojtjes së afërt; 1.3. shërbimet e TPG-së; 1.4. shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës; 1.5. shërbimet e sigurimit të tubimeve publike; KREU II ORGANET KOMPETENTE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The competent authority must designate the private security services division as the main point for implementing this law and establish a private security complaints commission.
Neni 6 Organet kompetente 1. Organi kompetent do të caktojë divizionin për shërbimet private të sigurisë, si pikën kryesore për zbatimin e këtij ligji. 2. Organi kompetent themelon komisionin e ankesave për sigurinë private,i cili do të veprojë në pajtim me Ligjin për procedurën administrative. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The private security division has powers to license, monitor, inspect, set standards, issue and revoke licences, impose fines, register companies, issue ID cards, run certification exams, and ensure threat assessments.
Neni 7 Kompetencat e divizionit për shërbimet private të sigurisë 5 1. Divizioni për shërbimet private të sigurisë: 1.1. kryen funksionet lidhur me licencimin dhe autorizimet e përcaktuara me këtë ligj, 1.2. shërben si pikë kontakti për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet private të sigurisë; 1.3. kryen monitorimin e aktiviteteve të kompanive private të sigurimit; 1.4. kryerjen e inspektimeve që konsiderohen të domosdoshme për monitorimin dhe rishikimin e aktiviteteve të kompanive private të sigurimit, dhe punëtorëve të sigurimit, që të sigurojnë zbatimin e këtij ligji; 1.5. vendosë dhe aprovon standardet profesionale të Kosovës për zbatim nga: 1.5.1. kompanitë private të sigurimit; 1.5.2. ata që i kërkojnë shërbimet e sigurimit; dhe 1.5.3. punëtorët e sigurimit dhe të tjerët që janë të punësuar nga kompanitë private të sigurimit. 1.6. bën rekomandime dhe propozime për ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve profesionale të Kosovës; 1.7. lëshon, plotëson, zgjatë, suspendon dhe revokon licencat; 1.8. shqipton dënimet me gjobë në pajtim me këtë ligj; 1.9. udhëheq procesin e regjistrimit dhe evidentimit për kompanitë private të sigurimit, siç është përcaktuar me këtë ligj; 1.10. respekton procedurat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në informatat publike në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave; 1.11. lëshon kartelat zyrtare të identifikimit për punëtorët e sigurimit; 1.12. organizon provimin për certifikim dhe ricertifikim të punëtorëve të sigurimit në pajtim me këtë ligj; 1.13. siguron kryerjen e vlerësimit të kërcënimit për personat që sigurohen, siç është përcaktuar me këtë ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The complaints commission for private security must decide complaints from security workers and private security companies, and it must do so within 30 days.
Neni 8 Komisioni i Ankesave për Sigurinë Private 1. Komisioni i ankesave për sigurinë private vendos për të gjitha ankesat e bëra nga punëtorët e sigurimit dhe kompanitë private të sigurimit sipas këtij ligji. 2. Komisioni i ankesave kryesohet nga drejtori i departamentit ligjor të organit kompetent. 3. Komisioni i ankesave vendos për të gjitha ankesat brenda tridhjetë (30) ditëve, në pajtim me Ligjin për procedurën administrative. 6 4. Organi kompetent me akt nënligjor më tutje rregullon përbërjen dhe procedurat e komisionit të ankesave. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Licensed persons must follow Kosovo professional standards for private security services, and the competent body must issue the standards for implementation after approval and public consultation.
Neni 9 Standardet profesionale të Kosovës për shërbimet private të sigurisë 1. Standardet profesionale të Kosovës që hartohen nga organi kompetent përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në: 1.1. trajnimin themelor profesional për punëtorët e sigurimit; 1.2. trajnimin e specializuar për operatorët e mbrojtjes së afërt; 1.3. trajnimin e specializuar për rojet e TPG-së; 1.4. trajnimin e specializuar për operatorin e mbikëqyrjes elektronike; 1.5. trajnimin e specializuar për menaxherët e sigurimit/zyrtarët në detyrë; 1.6. trajnimin e specializuar për mbajtësit e qenve; 1.7. standardet për shërbimet e mbrojtjes së afërt; 1.8. standardet për shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës; 1.9. standardet për shërbimet e TPG-së; 1.10. standardet për shërbimet e sigurimit të tubimeve publike; 1.11. standardet për Qendrat e Kontrollit; 1.12. standardet për qentë e sigurimit; 1.13. standardet për kontrollimin e së kaluarës; 1.14. standardet për pajisjet e sigurimit; 1.15. kodi i mirësjelljes dhe etikës për punëtorët e sigurimit; 1.16. standardet për shërbimet themelore të sigurimit. 2. Standardet aprovohen nga Agjencia e Kosovës për standardizim në pajtim me Ligjin për standardizim. 3. Çdo i licencuar duhet t’i zbatojë standardet profesionale të Kosovës, dhe të veprojë në pajtim me to. 4. Standardet profesionale të Kosovës lëshohen për zbatim nga organi kompetent, pas aprovimit nga Agjencia e Kosovës për standardizim, pas periudhës së konsultimeve publike dhe brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. KREU III LICENCAT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A private security company may apply for a licence to provide listed security services, but applicants must meet statutory conditions, pass background checks, and apply separately for each service.
Neni 10 7 Licencimi i kompanisë private të sigurimit 1. Kompania private e sigurimit mund të aplikojë për licencë që të ofrojë: 1.1. shërbimet themelore të sigurimit; 1.2. shërbimet e mbrojtjes së afërt; 1.3. shërbimet e TPG-së; 1.4. shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës; 1.5. shërbimet e sigurimit të tubimeve publike. 2. Kompania private e sigurimit ka të drejtën e marrjes së licencës nga organi kompetent për të ofruar shërbimet e sigurimit. 3. Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe të kalojnë verifikimin e së kaluarës para se t’u jepet licenca për të ofruar shërbimet e sigurimit. 4. Aplikantët duhet të aplikojnë për licencë për secilin shërbim të sigurimit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni. 5. Çdo shërbim i sigurimit duhet të ketë licencën e veçantë. 6. Çdo licencë do të jetë e vlefshme vetëm për shërbimin e sigurimit të caktuar në atë licencë. 7. Kompanitë private të sigurimit të licencuara në bazë të Ligjit për armë për aktivitetet në industrinë e armëve, ose që janë të lidhura me bizneset e tilla, nuk kanë të drejtë për të marrë licencën për të ofruar shërbime të sigurimit. 8. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e kërkesës për licencë, dhe përcakton çdo informacion që nevojiten të ofrohet nga aplikanti në mënyrë që të plotësojë kushtet e përcaktuara në këtë ligj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Applicants for an insurance service licence must undergo a background check before the licence is issued, and the check must be repeated before renewal and when ownership changes.
Neni 11 Verifikimi i së kaluarës për kompanitë private të sigurimit 1. Verifikimi i së kaluarës do të kryhet për të gjithë aplikantët para se të lëshohet licenca për ofrimin e shërbimit të sigurimit, të përcaktuar në paragrafi 1. të nenit 10 të këtij ligji, në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe me standardet profesionale të Kosovës. 2. Verifikimi i së kaluarës duhet të bëhet për subjektin aplikant, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës. 3. Lëshimi i licencës nga organi kompetent do të refuzohet nëse aplikuesi ose çdo person i përcaktuar si në paragrafin 2. të këtij neni nuk e kalon verifikimin e së kaluarës. 4. Verifikimi i së kaluarës duhet të përsëritet para se të zgjatet afati i licencës edhe në rastet e ndërrimit të pronarit. 5. Verifikimi i së kaluarës për aplikuesin dhe personat e përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni përfshinë: 5.1. verifikimin e së kaluarës financiare; 8 5.2. verifikimin e së kaluarës penale; 6. Organi Kompetent me akt nënligjor rregullon procedurat për kryerjen e verifikimit të së kaluarës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Applicants for a licence to provide basic insurance services must meet several licensing conditions, including having a responsible person, an insurance manager, a background check, written consent for inspectors’ access, at least five basic insurance workers, and specified uniform materials.
Neni 12 Kushtet e licencimit për ofrimin e shërbimeve themelore të sigurimit 1. Për tu pajisur me licencë për ofrimin e shërbimeve themelore të sigurimit aplikuesi duhet: 1.1. të ketë personin përgjegjës; 1.2. të ketë menaxherin e sigurimit; 1.3. të ketë kaluar verifikimin e së kaluarës; 1.4. të ofrojë pëlqimin me shkrim dhe të nënshkruar, që u lejon inspektorëve qasjen në hapësirat e punës në pajtim me këtë ligj; 1.5. të ketë së paku pesë (5) punëtorë të sigurimit themelor; 1.6. të ofrojë emblemën, shenjat dhe përshkrimin e uniformës së punës. 2. Nëse kompania private e sigurimit është e huaj, ajo duhet të ofrojë kopjen e licencës së tyre në pajtim me paragrafin 2. të nenit 4 të këtij ligji; - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: To get a license for certain security services, the applicant must meet extra conditions in addition to Article 12 requirements.
Neni 13 Kushtet shtesë për licencë për të ofruar shërbimet e specializuara të sigurimit 1. Për t’u pajisur me licencë për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes së afërt, aplikuesi përveç kushteve të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji, duhet të plotësojë edhe këto kushte: 1.1. të ketë së paku pesë (5) operues të mbrojtjes së afërt; 1.2. të ketë dhomën e certifikuar të ruajtjes në pajtim me Ligjin për armët; 1.3. të ketë qendrën e certifikuar të kontrollit. 2. Për t’u pajisur me licencë për ofrimin e shërbimeve të TPG-së, aplikuesi, përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji, duhet: 2.1. të ketë se paku pesë (5) roje të TPG-së; 2.2. të ketë dhomën e certifikuar të ruajtjes në pajtim me Ligjin për armët; 2.3. të ketë qendrën e certifikuar të kontrollit. 2.4. të ketë së paku një automjet të pranuar të transportit dhe një automjet të pranuar të përcjelljes në pajtim me standardet profesionale të Kosovës. 3. Për t’u pajisur me licencë për ofrimin e shërbimeve të vëzhgimit elektronik të pronës, aplikuesi përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji, duhet: 3.1. të ketë qendrën e certifikuar e kontrollit; 3.2. të ketë së paku pesë (5) operatorë të mbikëqyrjes elektronike. 9 4. Për t’u pajisur me licencën për ofrimin e shërbimeve të sigurimit të tubimeve publike aplikuesi, përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji duhet: 4.1. të ketë qendrën e certifikuar të kontrollit; 4.2. të ketë së paku pesëmbëdhjetë (15) punëtorë të rëndomtë të sigurimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: An individual applicant may apply for a security-worker licence, must meet the legal conditions and pass a background check, and must apply for a licence for the listed security activities.
Neni 14 Licencimi i punëtorit të sigurimit 1. Aplikuesi individual mund të aplikojë për licencë që të veprojë: 1.1. si punëtor i sigurimit themelor; 1.2. si operator i mbrojtjes së afërt; 1.3. si roje e TPG-së; 1.4. si mbajtës i qenit; 1.5. si operator i mbikëqyrjes elektronike; 1.6. si menaxher i sigurimit/zyrtar në detyrë. 2. Aplikuesi individual ka të drejtën e marrjes së licencës nga organi kompetent për të vepruar si punëtor i sigurimit në çdo aktivitet të sigurimit. 3. Aplikuesit duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe të kalojnë kontrollin e së kaluarës para se t'i lëshohet licenca. 4. Aplikuesi individual duhet të aplikojë për licencë për të vepruar si punëtor i sigurimit në çdo aktivitet të sigurimit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni. 5. Çdo aktivitet i sigurimit duhet të ketë licencën e veçantë. 6. Çdo licencë do të jetë e vlefshme vetëm për aktivitetin e sigurimit, e përcaktuar në atë licencë. 7. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e kërkesës për licencë dhe përcakton çdo informacion që nevojitet të ofrohet nga aplikuesi individual, në mënyrë që të plotësojë kushtet e përcaktuara me këtë ligj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Applicants for an insurance licence must undergo a background check before the licence is issued, and it must be repeated before renewal.
Neni 15 Verifikimi i së kaluarës për punëtorët e sigurimit 1. Kontrollimi i së kaluarës do të kryhet për të gjithë aplikantët para se të lëshohet licenca për të vepruar në aktivitetet e sigurimit të përcaktuar në paragrafin 1. të nenit 14 të këtij ligji, në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe me standardet profesionale të Kosovës. 2. Lëshimi i licencës nga organi kompetent do të refuzohet nëse aplikuesi nuk e kalon kontrollin e së kaluarës. 3. Verifikimi i së kaluarës duhet të përsëritet para se të zgjatet afati i licencës. 4. Verifikimi i së kaluarës për aplikuesin përfshinë: 4.1. verifikimin e së kaluarës kriminale. 10 5. Organi kompetent me akt nënligjor rregullon procedurat për kryerjen e verifikimit të së kaluarës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Anyone holding a license must meet the listed qualification conditions.
Neni 16 Kushtet për të gjithë punëtorët e sigurimit 1. Çdo kush që posedon licencë duhet t’i plotësojë këto kushte: 1.1. të ketë aftësi fizike dhe mendore të kryejë detyrat e veta; 1.2. të ketë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare; 1.3. të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; 1.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin themelor profesional dhe posedon certifikatën të cilën e dëshmon; 1.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; 1.6. të ketë kaluar me sukses verifikimin e së kaluarës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: An individual applicant who meets the conditions in article 16 has the right to be licensed as a basic insurance worker.
Neni 17 Kushtet për licencimin e punëtorit, e sigurimit themelor Aplikuesi individual që plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, ka të drejtë për t’u licencuar si punëtor i sigurimit themelor. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Several security-related license holders must meet extra conditions, including age, experience, education, training, certification, and passing an exam.
Neni 18 Kushtet shtesë për licencimin e punëtorit të specializuar të sigurimit 1. Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, operatori i mbrojtjes së afërt duhet të plotësojë edhe këto kushte: 1.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare; 1.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë; 1.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm; 1.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për operator të mbrojtjes së afërt, dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë; 1.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; 1.6. të plotësojë kriteret relevante në pajtim me Ligjin për armë. 2. Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, roja e TPG-së, duhet të plotësojë edhe këto kushte: 2.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare; 2.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë; 2.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm; 11 2.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për roje të TPG-së, dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë; 2.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; 2.6. të plotësojë kriteret relevante në pajtim me Ligjin për armë. 3. Përveç plotësimit të kushteve e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, mbajtësi i qenit duhet të plotësojë edhe këto kushte: 3.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare; 3.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë; 3.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm; 3.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për mbajtës të qenit dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë; 3.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; 4. Përveç plotësimit të kushteve e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, operatori i mbikëqyrjes elektronike duhet të plotësojë edhe këto kushte: 4.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare; 4.2. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm; 4.3. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për operatorin e mbikëqyrjes elektronike dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë; 4.4. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; 5. Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, menaxheri i sigurimit/zyrtari në detyrë duhet të plotësojë edhe këto kushte: 5.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare; 5.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë; 5.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm; 5.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për menaxher të sigurimit/zyrtar në detyrë dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë; 5.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent; - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority must notify the individual applicant or business entity with a written decision within 30 days of application registration. It may refuse the license in writing, and the applicant may appeal the refusal within 8 days of receiving the written decision.
Neni 19 Vendimet e Organit Kompetent 1. Organi kompetent përmes divizionit për shërbimet e sigurisë private, informon aplikuesin individual ose subjektin afarist me një vendim me shkrim brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e regjistrimit të aplikacionit. 2. Organi kompetent mund t’i refuzojë aplikantit dhënien e licencës, duke i dhënë arsyetimin në formë të shkruar. 12 3. Aplikuesi mund të ankohet lidhur me refuzimin e dhënies së licencës brenda tetë (8) ditëve të marrjes së vendimit me shkrim. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Licences are issued for three years from the date of issue, and the competent organ may extend the term on request after review.
Neni 20 Kohëzgjatja e licencave 1. Sipas këtij ligji, të gjitha licencat lëshohen për periudhën tri (3) vjeçare nga dita e lëshimit, dhe mund tu zgjatet afati në bazë të kërkesës edhe pas rishikimit nga organi kompetent. 2. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e kërkesës për zgjatjen e afatit të licencës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: To get a license for certain insurance services, the applicant must have a control center meeting Article 13; the competent authority must verify minimum standards before issuing the license; and the control center must operate 24/7.
Neni 21 Certifikimi i Qendrës së Kontrollit 1. Për marrjen e licencës për kryerjen e shërbimeve të caktuara të sigurimit, si kusht minimal, aplikuesi duhet të ketë qendrën e kontrollit siç është përcaktuar në nenin 13 të këtij ligji. 2. Organi kompetent, para lëshimit të licencës, përmes inspektorëve të vet, do të sigurohet se qendra e kontrollit i plotëson standardet minimale të kërkuara. 3. Qendra e kontrollit duhet të veprojë njëzetekatër (24) orë në ditë, shtatë (7) ditë në javë. 4. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton standardet e kërkuara për certifikimin e Qendrës së Kontrollit dhe mënyrën se si do të kryhet inspektimi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Një kompani private sigurimi e licencuar duhet të marrë autorizim nga organi kompetent para se të caktojë një operator të mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet.
Neni 22 Autorizimi për caktimin e operatorit të mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet 1. Nevojitet autorizimi nga organi kompetent para se kompania private e sigurimit, e licencuar të ofrojë shërbime të mbrojtjes së afërt të caktojë një operator të mbrojtjes së afërt personit që sigurohet. 2. Organi kompetent këtë autorizim e jep apo e refuzon mbështetur në vlerësimin e kërcënimit që kryhet nga organi kompetent përmes njësisë së vlerësimit të kërcënimit të policisë së Kosovës; 3. Aplikimi për autorizim duhet të përfshijë këto dokumente: 3.1. kopjen e licencës për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes së afërt, dhe 3.2. vlerësimin preliminar i cili është kryer nga kompania e sigurimit aplikant, ku deklarohen arsyet pse personi që sigurohet kërkon që t’i caktohet operator i mbrojtjes së afërt. 4. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton procedurat e mëtejme për të caktuar operatorin e mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A private insurance company may not start operating until the competent authority has given initial authorization.
Neni 23 Autorizimi për fillimin e veprimtarisë 1. Kompania private e sigurimit nuk do të fillojë ushtrimin e veprimtarisë para se organi kompetent ta ketë dhënë autorizimin për nisjen fillestare të veprimtarisë. 2. Autorizimi për nisjen fillestare të veprimtarisë duhet dhënë menjëherë pas rishikimit dhe vlerësimit të këtyre informatave: 2.1. dëshmisë së licencimit të kompania private e sigurimit, për të kryer shërbimet e sigurimit; 13 2.2. dëshmisë së policës së sigurimit siç është përcaktuar me këtë ligj; 2.3. marrëdhënies kontraktuale me shkrim me klientin. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Kompanitë private të sigurimit duhet të kenë sigurim të përgjegjësisë dhe ta dëshmojnë atë para organit kompetent para fillimit të veprimtarisë.
Neni 24 Përgjegjësia e kompanisë private të sigurimit për kompensimin e dëmit dhe sigurimi i përgjegjësisë 1. kompania private e sigurimit, para fillimit të veprimtarisë duhet të sigurohet ndaj përgjegjësisë, për kompensimin e dëmeve të cilat mund t'i shkaktohen klientit gjatë ushtrimit të shërbimeve private të sigurisë, apo personit të tretë në lidhje me sigurinë private. 2. Kompanitë private të sigurimit, duhet të posedojnë polisën përkatëse të sigurimit, të lëshuar nga një kompani e sigurimeve e licencuar në Kosovë, e cila ofron mbulesë adekuate për kontratat e tyre të nënshkruara. 3. Dëshmia për polisën adekuate të sigurimit, duhet t’i dorëzohet organit kompetent para marrjes së autorizimit për fillimin e veprimtarisë. 4. Polisa e sigurimit nga paragrafi 3. i këtij neni do të ripërtërihet dhe i nënshtrohet kontrollimeve të inspektorëve. KREU IV MASAT, AUTORIZIMET DHE DETYRAT E KOMPANIVE PRIVATE TË SIGURIMIT DHE PUNËTORËVE TË SIGURIMIT - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: All employees of private insurance companies must follow the principle of reliability.
Neni 25 Detyrimi për besueshmëri Të gjithë të punësuarit e kompanive private të sigurimit i nënshtrohen parimit të besueshmërisë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Certain security-sector people cannot hold two jobs at the same time, and a person employed by the listed state security institutions cannot be hired by a private security company for 18 months after that job ends.
Neni 26 Konflikti i interesit 1. Asnjë themelues, pronar, person përgjegjës ose punëtor sigurimi, nuk mund të punësohet në të njëjtën kohë nga institucionet shtetërore të sigurisë ndër të tjera policia e Kosovës, Agjencia e inteligjencës së Kosovës, Agjencia pyjore e Kosovës, shërbimeve korrektuese, doganave ose Forcës së sigurisë së Kosovës. 2. Personi që është i punësuar nga institucionet e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, nuk do të punësohet nga kompania private e sigurimit brenda tetëmbëdhjetë (18) muajve nga ndërprerja e punës së mëhershme. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Private security companies must not hire an unlicensed security worker, must limit workers to licensed tasks, must ensure certain equipment and communication arrangements for close protection and TPG services, must post visible notices for electronic surveillance, must keep at least two security workers on standby, and may not use any type of interception device.
Neni 27 Autorizimet dhe detyrat e Kompanive private të sigurimit 1. Kompania private e sigurimit, nuk do të punësojë punëtorin e sigurimit nëse ai punëtor i sigurimit nuk e ka licencën përkatëse. 2. Kompanitë private të sigurimit, duhet të kujdesen se punëtorët e sigurimit kryejnë vetëm detyrat për të cilat janë licencuar. 3. Kompanitë private të sigurimit, të licencuara për kryerjen e shërbimeve të mbrojtjes së afërt duhet të sigurojnë që: 14 3.1. operatorët e mbrojtjes së afërt janë të pajisur me mjete që u mundësojnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e tyre të kontrollit, dhe me njëri-tjetrin kur janë të caktuar në të njëjtën detyrë; 3.2. operatorët e mbrojtjes së afërt, janë të pajisur me armë zjarri në pajtim me këtë ligj dhe me Ligjin për armë. 4. Kompanitë private të sigurimit, të licencuara për kryerjen e shërbimeve të TPG-së, duhet të sigurojnë që: 4.1. rojet e TPG-së, janë të pajisura me mjete që iu mundësojnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e tyre të kontrollit dhe me njëri-tjetrin, kur janë të caktuar në të njëjtën detyrë; 4.2. qendra e kontrollit duhet të ketë sistemin e certifikuar të përcjelljes në pajtim me standardet profesionale të Kosovës, për përcjelljen e lëvizjeve të automjeteve të përdorura për TPG-së. 4.3. rojet e TPG-së, janë të pajisura me armë zjarri në pajtim me këtë ligj dhe me Ligjin për armë. 5. Kompanitë private të sigurimit të licencuara që ofrojnë shërbime të vëzhgimit elektronik të pronës, duhet të sigurojnë se vëzhgimi elektronik është i kufizuar në: 5.1. mbikëqyrjen e lëvizjes në dhe/ose përreth hapësirës të siguruar; 5.2. zbulimin dhe identifikimin e prezencës së personave të paautorizuar në dhe/ose përreth hapësirës së siguruar; 5.3. zbulimin e pranisë së zjarrit në dhe/ose përreth hapësirës të siguruar. 6. Kompanive private të sigurimit ju ndalohet përdorimi i mjeteve të përgjimit të çfarëdo lloji. 7. Shenjat e dukshme dhe të dallueshme të njoftimit, të cilat informojnë publikun për prezencën e sistemeve të tilla elektronike, duhet të vendosen në dhe/ose përreth hapësirës së siguruar. 8. Kompanitë Private të Sigurimit duhet të kenë në gatishmëri të përhershme së paku dy (2) punëtorë të sigurimit të cilët në rast të lëshimit të alarmit ose me kërkesë të qendrës së kontrollit të vlerësojnë situatën, ti ndërmarrin masat e nevojshme në hapësirën e siguruar dhe të raportojnë tek qendra e kontrollit; 9. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton autorizimet dhe detyrat e kompanive private të sigurimit në pajtim me këtë ligj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Punëtorët e sigurimit mund të marrin disa masa kontrolli dhe sigurie, por duhet të njoftojnë Policinë e Kosovës kur ndalojnë dalje, të përdorin forcë dhe pajisje vetëm sipas ligjit, dhe të identifikohen kur kërkohet.
Neni 28 Autorizimet dhe detyrat e punëtorëve të sigurimit 1. Punëtorët e sigurimit mund të ndërmarrin këto veprime: 1.1. tërheqin vërejtjen personave të cilët pa autorizim përkatës ofrohen në hapësirën e siguruar, ndërtesën ose vendin të cilën e siguron; 1.2. kërkon që personat që e rrezikojnë sigurinë e njerëzve dhe/ose të pronës brenda hapësirës së siguruar, të ndërpresin menjëherë veprimet e tyre; 1.3. identifikon personat dhe automjetet gjatë hyrjes dhe daljes nga rajoni i siguruar nëse është e domosdoshme për njerëzit dhe/ose pronën. 15 2. Me pëlqimin e personit, punëtori i sigurimit mund të kontrollojë gjësendet dhe automjetet gjatë hyrjes dhe daljes nga hapësira e siguruar. 3. Me pëlqimin e personit, punëtori i sigurimit mund të kryejë kontrollimin me prekje: 3.1. kontrollimet me prekje duhet të kryhen nga punëtori i sigurimit i gjinisë së njëjtë me personin që kontrollohet; 3.2. nëse personi refuzon pëlqimin për kontrollimin me prekje gjatë tentimit për të hyrë në hapësirën e siguruar, punëtori i sigurimit mund të refuzojë hyrjen e personit; 3.3. nëse personi refuzon pëlqimin për kontrollimin me prekje gjatë tentimit për të dalë nga hapësira e siguruar, punëtori i sigurimit ndalon personin dhe menjëherë njoftojnë Policinë e Kosovës. 4. Punëtori i sigurimit mund të mbajë personin vetëm nëse dyshon se personi ka kryer, ose është në proces të kryerjes ose do të kryejë një vepër penale. 5. Nëse punëtori i sigurimit e ndalon personin apo automjetin të dalë nga hapësira e siguruar, punëtori i sigurimit duhet menjëherë të njoftojë Policinë e Kosovës. 6. Kufizimi i lëvizjes së personit apo automjetit lejohet vetëm deri në arritjen e policisë. 7. Punëtorët e sigurimit duhet të përdorin forcën vetëm në pajtim me këtë ligj. 8. Punëtorët e sigurimit duhet të përdorin vetëm pajisjet e sigurimit të autorizuara nga organi kompetent ose në pajtim me këtë ligj. 9. Zyrtarët e zbatimit të ligjit përjashtohen nga kontrollimi që e bëjnë punëtorët e sigurimit në këto raste: 9.1. gjatë inspektimit të hapësirës së sigurisë; 9.2. nëse është në posedim të urdhër arrestit ose autorizimit të vlefshëm; 9.3. në situata emergjente. 10. Në raste urgjente, shërbimet e urgjencës përjashtohen nga kontrollet e punëtorëve të sigurisë. 11. Punëtorët e sigurimit duhet të identifikohen para policisë në bazë të kërkesës. 12. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton autorizimet dhe detyrat e punëtorëve të sigurimit në pajtim me këtë ligj. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Security workers may use force only for self-defense or protection of others, and only in a proportionate way with warning requirements and limits.
Neni 29 Përdorimi i forcës 1. Punëtori i sigurimit mund të ushtrojë përdorimin e forcës vetëm që të mbrojë vetveten ose të tjerët, kundër kërcënimit të pashmangshëm për vdekje ose lëndim serioz, përveç rasteve të përcaktuara në paragrafin 9., nën-paragrafët 9.1, 9,2 dhe 9.3 të këtij neni. 2. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcionale me kërcënimin e vërtetë. 3. Punëtori i sigurimit ka obligim që para se të përdorë forcën të tërheqë vërejtjen për këtë. Përjashtim është rasti i sulmit të papritur në punëtorin e sigurimit ose të tjerët që paraqet kërcënim të pashmangshëm për vdekje ose lëndim serioz. 16 4. Punëtorëve të sigurimit iu ndalohet përdorimi i forcës kundër femrave shtatzëna, fëmijëve, të moshuarve dhe personave të paaftë, përveç nëse paraqet kërcënim të pashmangshëm për vdekje ose lëndim serioz. 5. Punëtori i sigurimit gjatë përdorimit të forcës duhet të minimizojë ndërhyrjen në të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të minimizojë çfarëdo pasoje dëmtuese. 6. Përdorimi i forcës, si term i përdorur në këtë ligj, përfshinë por nuk është i kufizuar në përdorimin e forcës fizike, pajisjeve të sigurisë dhe të armës së autorizuar. 7. Nëse është përdorur forca, atëherë punëtori i sigurimit dhe kompania e sigurimit është e detyruar të njoftoj menjëherë Policinë e Kosovës. 8. Secili përdorim i forcës nga ana e punëtorit të sigurimit duhet të jetë subjekt i hetimit nga policia, për të vërtetuar nëse përdorimi i forcës ishte proporcional me kërcënimin e paraqitur. 9. Punëtori i sigurimit mund të përdor forcën në proporcion me rastin: 9.1. hapi i parë – prezenca –prania e punëtorit të sigurimit ndaj personit; 9.2. hapi i dytë – thirrja verbale – thirrja e personit duke tërhequr vërejtjen; 9.3. hapi i tretë – kontrolli përmes duarve të hapura – përdorimi i duarve të hapura për të kontrolluar apo imobilizuar personin; 9.4. hapi i katërt – përdorimi i shkopit të sigurisë – është e lejueshme vetëm në pjesët muskulore të duarve dhe këmbëve të personit; 9.5. hapi i pestë – forca vdekjeprurëse – përdorimi i forcës që mund të shkaktojë lëndim të përhershëm ose vdekje të personit. 10. Përdorimi i forcës duhet të ndërpritet në momentin kur punëtori i sigurimit e ka situatën nën kontroll. 11. Organi Kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën e përdorimit të forcës nga ana e punëtorëve të sigurimit në pajtim me këtë ligj. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Licensed close protection operators and TPG guards may carry and use firearms only under the law’s limits, must notify police after any shooting, and risk license loss for noncompliance.
Neni 30 Bartja dhe përdorimi i armëve të zjarrit 1. Operatorët e mbrojtjes së afërt dhe rojet e TPG-së, të licencuar mund të jenë të armatosur vetëm në pajtim me këtë ligj dhe Ligjin për armë. 2. Operatorët e mbrojtjes së afërt dhe rojet e TPG-së, të licencuar mund të armatosen vetëm si vijon: 2.1. armët e zjarrit të autorizuara për operatorët e mbrojtjes së afërt janë kategori B1 siç është përcaktuar me Ligjin për armë, por e kufizuar në pistoletat me velenxën mekanike të sigurisë, tytë konvencionale dhe municion të kalibrit 9 x 19 mm me predhë me këmishë të plotë metalike. 2.2. armët e autorizuara për rojet e TPG-së, janë kategori B1 siç është përcaktuar në Ligjin për armë me velenxën mekanike të sigurisë, tytë konvencionale dhe municion të kalibrit 9 x 19mm me predhë me këmishë të plotë metalike, me përjashtim të revolverëve. 3. Operatorët e mbrojtjes së afërt dhe rojet e TPG-së, të licencuar mund të armatosen vetëm me armë të autorizuara dhe bartin vetëm kur janë në detyrë. 17 4. Operatorët e mbrojtjes së afërt dhe rojet e TPG-së, mund të përdorin armën e tyre të autorizuara vetëm si zgjidhje e fundit kur mjetet tjera janë të pamjaftueshme për të mbrojtur veten ose të tjerët nga sulmi i pashmangshëm për jetë. 5. Për përdorimin e armës së autorizuar të zjarrit, duhet të ndiqen hapat si në vijim: 5.1. hapi i parë – nxjerrja e armës së zjarrit; 5.2. hapi i dytë – tërheqja e vërejtjes së personit, se punëtori i sigurimit do të shtijë dhe futja e plumbit në armën e zjarrit; 5.3. hapi i tretë – drejtimi i armës së zjarrit në personin; 5.4. hapi i katërt - lirimi i velenxës së sigurisë; 5.5. hapi i pestë – të shtënit me armë të zjarrit. 6. Kompania private e sigurimit dhe operatori i mbrojtjes së afërt ose roja e TPG-së, janë të obliguar të njoftojnë Policinë e Kosovës menjëherë pasi është shtënë me armën e zjarrit. Punëtori i sigurimit që ka shtënë me armën e zjarrit nuk duhet të largohet nga detyra deri sa të jepet leja për këtë nga policia. 7. Çdo e shtënë nga arma e zjarrit nga ana e punëtorit të sigurimit, e qëllimshme apo e rastësishme do të jetë subjekt i një hetimi të menjëhershëm nga Policia e Kosovës dhe të gjeturat e një hetimi të tillë do të jepen në një raport të detajuar. 8. Nëse hetimi i Policisë së Kosovës nga paragrafi 7. i këtij neni, zbulon se e shtëna nga arma e zjarrit nuk ishte në pajtim me këtë ligj, atëherë punëtorit të sigurimit menjëherë do t’i hiqet licenca. 9. Punëtorit të sigurimit i cili posedon armë të paautorizuar të zjarrit, sa është në detyrë, menjëherë do t’i hiqet licenca. Nëse konstatohet përgjegjësia, licenca mund t’i hiqet edhe kompania private e sigurimit. 10. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën dhe përdorimin e armës të zjarrit nga punëtorët e sigurimit si dhe magazinimi dhe trajtimi nga kompania private e sigurimit në pajtim me këtë ligj. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Private security companies may use security dogs only for basic security service activities, and must keep insurance, records, training, and identification requirements for them.
Neni 31 Qentë e sigurimit 1. Përdorimi i qenve të sigurimit lejohet vetëm për aktivitetet e shërbimit të sigurimit themelor. 2. Kompania private e sigurimit duhet të posedojë një polisë sigurimi për përdorimin e qenve të sigurimit. 3. Kompania private e sigurimit mban të dhëna për secilin qen të sigurimit. Të dhënat për secilin qen të sigurimit do të përfshijnë informatat minimale si në vijim: 3.1. të dhënat e prejardhjes (përfshirë pedigren) e qenit të sigurimit; 3.2. emri, lloji, mosha, ngjyra, gjinia; 3.3. të dhënat e pronarit; 3.4. të dhënat e vaksinimit; 3.5. të dhënat e mikroçipit të qenit të sigurimit; 18 3.6. të dhënat e çfarëdo trajtimi veterinar; 3.7. të dhënat e trajnimeve; 3.8. raportet e incidentit; 3.9. raportet e kafshimit; 3.10. çfarëdo certifikate e transferit të pronësisë. 4. Secili qen i sigurimit do të ketë të insertuar një mikroçip për qëllime të identifikimit. Mikroçipi i insertuar duhet të jetë në pajtim me standardet profesionale të Kosovës. 5. Qentë e sigurimit do të trajnohen dhe licencohen në pajtim me standardet profesionale të Kosovës. 6. Qentë e sigurimit duhet të mbahen gjatë gjithë kohës sa janë në detyrë nga mbajtësi i qenit. 7. Mbajtësi i qenit, gjatë manovrimit me qenin specifik, do të jetë në posedim të kartelës identifikuese e cila përmban informatat themelore për qenin specifik të sigurimit me të cilin ai/ajo po manovron. 8. Qeni i sigurimit duhet të mbahet i lidhur dhe të bartë mbrojtësen në gojë gjatë tërë kohës që është në kontakt të drejtpërdrejt me publikun në harmoni me standardet profesionale të Kosovës. 9. Kushtet tjera për qentë e sigurimit përcaktohen në standardet profesionale të Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Security workers may use only security equipment approved by the Competent Body, and their employer must provide the necessary equipment.
Neni 32 Pajisjet e sigurimit 1. Pajisjet e sigurimit që janë të lejuara nga Organi Kompetent mund të përdoren nga punëtorët e sigurimit. 2. Punëtorëve të sigurimit do t’iu ofrohen pajisjet e domosdoshme nga kompania private e sigurimit që i punëson për t’i përmbushur detyrat e tyre. 3. Pajisja e sigurimit duhet të përdoret nga punëtorët e sigurimit vetëm për aktivitetet e sigurimit për të cilin ata janë licencuar. 4. Pajisjet e sigurimit duhet të kategorizohen si vijon: 4.1. jelekët antiplumb, gas maskat, prangat, shkopi i sigurisë, dylbitë, detektorët e metalit që kalohet përmes tyre dhe të dorës, mengelet e rrotës dhe mjetet audio do të jenë në dispozicion për të gjithë punëtorët e sigurimit. 4.2. alarmet kundër futjes së paautorizuar, sistemet e kontrollit për qasje elektronike dhe pajisjet e TV-ve, të qarkut të mbyllur, pajisjet për vëzhgim optik do të jenë të kufizuara për operatorët e mbikëqyrjes elektronike. 4.3. helmetat, mjetet e përcjelljes, automjetet e blinduara dhe automjetet për përcjellje do të jenë të kufizuara për rojet e TPG-së. 5. Organi Kompetent me akt nënligjor përcakton standardet e kërkuara, aprovimin, evidentimin, ruajtjen dhe përdorimin e pajisjeve të sigurimit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Security workers must immediately notify the Kosovo Police when they restrain a person using force, and they must ensure an injured person gets medical help immediately. Private security companies must also give a written report to the competent authority within 24 hours for incidents involving restraint or injury.
Neni 33 Njoftimi i policisë dhe/ose shërbimeve të emergjencës 19 1. Punëtori i sigurimit që ia kufizon lëvizjet personit duke përdorur forcën e çfarëdo lloji, menjëherë duhet të informojë Policinë e Kosovës, personalisht ose përmes qendrës së tij/saj të kontrollit. 2. Punëtori i sigurimit që i shkakton lëndime personit duhet të sigurohet se pala e lënduar do të marrë ndihmën mjekësor menjëherë. 3. Përveç që është përcaktuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni, kompania private e sigurimit duhet brenda njëzetekatër (24) orësh të raportojë me shkrim te organi kompetent për çfarëdo incidenti që përfshin kufizimin e lëvizjes ose lëndimin e personit. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: If a security worker suspects a criminal offence has occurred, is occurring, or may occur, they must immediately notify the Kosovo Police.
Neni 34 Njoftimi për vepër penale Nëse punëtori i sigurimit dyshon se një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose mund të ndodh, atëherë duhet menjëherë të njoftoi Policin e Kosovës, personalisht ose përmes qendrës së tij/saj të kontrollit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Rregullon lëshimin, mbajtjen, kthimin dhe trajtimin e kartelave zyrtare të identifikimit për punëtorët e sigurimit dhe operatorët e mbrojtjes së afërt.
Neni 35 Kartelat zyrtare të identifikimit 1. Me kërkesën e kompanisë private të sigurimit, organi kompetent do të lëshojë kartela zyrtare të identifikimit për të gjithë punëtorët e tyre të sigurimit dhe shpenzimet do të barten nga kompania private e sigurimit. 2. Punëtori i sigurimit në pajtim me këtë ligj gjatë kryerjes së detyrave të tij duhet të bart kartelën zyrtare identifikuese në vend të dukshëm. 3. Operatorët e mbrojtjes së afërt duhet të bartin kartelën zyrtare të identifikimit, mirëpo mund që mos ta ekspozojnë atë. 4. Nëse punëtori i sigurimit e ndërprenë marrëdhënien e punës me kompaninë private të sigurimit, menjëherë duhet ta kthejë kartelën zyrtare identifikuese të tij në kompaninë private të sigurimit. 5. Kompania private e sigurimit duhet të kthejë kartelën zyrtare të identifikimit te organi kompetent brenda njëzetekatër (24) orëve. 6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton procedurat e lëshimit të kartelës zyrtare të identifikimit. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Security workers must wear work uniforms while on duty, and private security uniforms/signs must not look like those of authorized state security institutions.
Neni 36 Uniforma, shenjat dalluese dhe emblemat 1. Punëtorët e sigurimit duhet të kenë të veshur uniformat e punës gjatë tërë kohës sa janë në detyrë. 2. Uniformat do të posedojnë amblemat ose shenjat dalluese të kompanisë private të sigurimit. Amblemat, shenjat dhe përshkrimi i uniformave të punës i dorëzohen organit kompetent për aprovim bashkë me aplikacionin për licencim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit. 3. Uniformat e punës, shenjat dalluese dhe emblemat, si tërësi, nuk duhet t’i ngjajnë uniformave të institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë. 4. Sinjalet zanore dhe ndriçuese nuk duhet t’u ngjajnë atyre të institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë. 5. Kompania private e sigurimit mund të autorizojë operatorët e mbrojtjes së afërt që të mos veshin uniformë. 20 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Security workers must complete basic professional training, approved programs must be approved by the competent authority, and a certified worker must pass the authority’s exam before a license is issued.
Neni 37 Trajnimi themelor profesional 1. Të gjithë punëtorët e sigurimit duhet të përfundojnë trajnimin themelor profesional. 2. Punëtori i sigurimit pajiset me certifikatën që dëshmon se ka përfunduar me sukses trajnimin themelor profesional të kërkuar. 3. Të gjitha programet e trajnimit themelor profesional duhet të aprovohen nga organi kompetent. 4. Punëtori i sigurimit që posedon certifikatën që dëshmon se me sukses ka përfunduar trajnimin themelor profesional, duhet të kalojë provimin e organizuar nga organi kompetent para se t’i lëshohet licenca që të veprojë si punëtorë themelor i sigurimit. 5. Trajnimi themelor profesional përfshijë por nuk kufizohet në: 5.1. shërbimet private të sigurisë; 5.2. punëtorin e sigurimit; 5.3. pajisjet e sigurimit; 5.4. procedurat praktike të sigurimit; 5.5. procedurat emergjente; 5.6. përdorimin e forcës; 5.7. ligjin dhe punëtorin e sigurimit; 5.8. parandalimin e zjarrit; 5.9. shëndetin dhe sigurinë; 5.10. ndihmën e parë; 5.11. kujdesin për klientin dhe kualitetin; 5.12. komunikimet; 5.13. marrëdhëniet dhe rregullativa e punës; 5.14. kriteret e vlerësimit të situatës; 5.15. kodin e mirësjelljes. 6. Trajnimi themelor profesional duhet të jetë në harmoni me doracakun e trajnimit të zhvilluar nga konfederata evropiane e shërbimeve të sigurisë (KEShS). 7. Trajnimi themelor profesional, i kryer brenda ose jashtë vendit, më tej do të përcaktohet me akt nënligjor në përputhje me standardet profesionale të Kosovës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Specialized security training must follow Kosovo professional standards, use licensed institutions, and be completed with required certification, exams, and yearly refresher training for certain workers.
Neni 38 Trajnimi specializuar 21 1. Trajnimi specializuar zbatohet në pajtim me standardet profesionale të Kosovës për punëtorët e specializuar të sigurimit: 1.1. operatorët e mbrojtjes së afërt; 1.2. rojet e TPG-së; 1.3. mbajtësit e qenve; 1.4. operatori i qendrës së kontrollit; 1.5. menaxherët e sigurimit/zyrtarët në detyrë. 2. Përfundimi i trajnimit themelor profesional është kusht i domosdoshëm para fillimit të trajnimit të specializuar. 3. Punëtori specializuar i sigurimit do të pajiset me certifikatën që dëshmon se e ka përfunduar me sukses trajnimin specializuar të kërkuar. 4. Trajnimi specializuar kryhet vetëm nga institucionet e licencuara nga organi kompetent për ofrimin e programeve të trajnimit të specializuar. 5. Të gjitha programet e trajnimit të specializuar duhet të aprovohen nga organi kompetent. 6. Kompania private e sigurimit, mund të aplikojë për licencë që të bëhet institucion i trajnimit të specializuar, përveç operatorëve të mbrojtjes së afërt dhe rojeve e TPG-së, të cilët duhet të trajnohen për armë të zjarrit vetëm në përputhje me Ligjin për armë. 7. Punëtori i sigurimit që posedon certifikatën dhe dëshmon se me sukses ka përfunduar trajnimin e specializuar duhet të kalojë provimin e organizuar nga organi kompetent para se t’i lëshohet licenca ose që ajo t’i ripërtritet. 8. Provimi i organizuar nga organi kompetent vërteton se punëtori specializuar i sigurimit ka marrë trajnim adekuat. 9. Trajnimi specializuar rifreskues dhe ricertifikimi duhet të përfundohet nga operativët e mbrojtjes së afërt, rojet e TPG-së, dhe mbajtësit e qenve një herë në vit që të sigurohet efikasiteti dhe siguria dhe do të pasqyrojë ndryshimet në metodat, procedurat dhe legjislacionin. 10. Punëtorët e specializuar të sigurimit, të përcaktuar sipas paragrafit 9. të këtij neni duhet të kalojnë trajnimin e specializuar rifreskues dhe duhet t’i nënshtrohen riprovimit në organin kompetent një herë në vit. 11. Riprovimi organizohet nga organi kompetent për të vërtetuar se kanë marrë trajnim të specializuar rifreskues adekuat. 12. Trajnimi specializuar, trajnimi i specializuar rifreskues dhe provimet e organizuara nga organi kompetent më tej do të përshkruhen në standardet profesionale të Kosovës. 13. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton procedurat për licencimin e institucioneve të trajnimit të specializuar, aprovimin e programeve të trajnimit, trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve të specializuar të sigurimit, njohjen e trajnimeve të specializuara brenda dhe jashtë vendit, trajnimin specializuar rifreskues dhe ricertifikimin e punëtorëve të sigurimit në funksionet si operator të mbrojtjes së afërt, roje të TPG-së dhe mbajtës të qenve dhe provimet e organizuara nga organi kompetent për t’u vërtetuar se është marrë trajnimi adekuat. 22 KREU V INSPEKTIMI - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The competent authority oversees private insurance companies through regular inspections carried out by authorized inspectors.
Neni 39 Inspektorët 1. Organi kompetent mbikëqyrë kompanitë private të sigurimit përmes inspektimeve të rregullta. 2. Inspektimet do të kryhen nga inspektorët e caktuar dhe të autorizuar nga organi kompetent. 3. Inspektorët nga paragrafi 2. i këtij neni raportojnë për gjetjet e tyre vetëm në organin kompetent. 4. Inspektimet kryhen për të përcaktuar si vijon: 4.1. shkeljet e këtij ligji nga punëtorët e sigurimit dhe kompanitë private të sigurimit; 4.2. shkeljet e standardeve profesionale të Kosovës nga punëtorët e sigurimit dhe kompanitë private e sigurimit; 5. Inspektorët mund të hyjnë në hapësirat e punës, të kompanisë private të sigurimit gjatë orarit të punës, pa paralajmërim paraprak, ekskluzivisht vetëm për qëllime të inspektimit. 6. Inspektorët nuk mund të involvohen në çfarëdo mënyre me kompanitë private të sigurimit jashtë detyrave të tyre zyrtare. 7. Inspektorët mund iniciojnë një hetim nëse ka ndonjë kontradiktë ndaj ligjit dhe standardeve profesionale të Kosovës; 8. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën dhe procedurat për inspektim. KREU VI TË DHËNAT - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Organi kompetent must collect and maintain specified data and must follow applicable data-protection procedures; it may also set the form, content, and method of stored data by subordinate act.
Neni 40 Mbledhja e të dhënave dhe mirëmbajtja nga organi kompetent 1. Organi kompetent do të mbledh dhe mirëmbajë të dhënat si vijon, duke përfshirë por jo kufizuar: 1.1. të dhënat e aplikantëve dhe kompanive private të sigurimit; 1.2. të dhënat për punëtorët e sigurimit; 1.3. të dhënat për qentë e sigurimit; 1.4. të dhënat për automjetet për ruajtjen e parave të gatshme dhe/ose gjërave të tjera të vlefshme gjatë transportit; 1.5. të dhënat për amblemat dhe uniformat e punës; 23 1.6. të dhënat për pajisjet e sigurimit; 1.7. të dhënat për klientët; 1.8. të dhënat për të gjitha armët e zjarrit të autorizuara. 2. Organi kompetent zbaton procedurat e domosdoshme në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave. 3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton formën, përmbajtjen, dhe mënyrën për të dhënat që do të ruhen. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Kompanitë private të sigurimit duhet të mbajnë të dhëna në formë të shkruar ose elektronike, të zbatojnë procedurat e mbrojtjes së të dhënave, të caktojnë një person përgjegjës dhe të njoftojnë organin kompetent për identitetin e tij.
Neni 41 Mbledhja dhe mirëmbajtja e të dhënave nga kompanitë private të sigurimit 1. Kompanitë private të sigurimit mirëmbajnë në formën e shkruar dhe/ose elektronike, të dhënat duke përfshirë por jo kufizuar: 1.1. kontratat e nënshkruara me të gjithë personat e punësuar, përfshirë punëtorët e sigurimit; 1.2. të dhënat për qentë e sigurimit; 1.3. të dhënat për automjetet për ruajtjen e parave të gatshme dhe/ose gjërave të tjera të vlefshme gjatë transportit; 1.4. të dhënat për përdorimin e forcës dhe të pajisjeve të shtrëngimit; 1.5. të gjithë personave të punësuar përfshirë punëtorët e sigurimit; 1.6. pajisjet e sigurimit; 1.7. të dhënat për të gjitha armët e zjarrit të autorizuara. 2. Kompanitë private të sigurimit zbatojnë të gjitha procedurat në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave. 3. Kompania private e sigurimit cakton personin përgjegjës për kontrollimin e të dhënave me qëllim të zbatimin të paragrafit 2. të këtij neni. 4. Kompanitë private të sigurimit janë të obliguara të njoftojnë organin kompetent për identitetin e personit përgjegjës për kontrollimin e të dhënave. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Private insurance companies must report data changes in writing to the competent body within 15 days and follow data-protection rules for handling and retention.
Neni 42 Raportimi i kompanive private të sigurimit 1. Kompanitë private të sigurimit i raportojnë me shkrim organit kompetent për çfarëdo ndryshimi në të dhënat në pajtim me nenin 41 të këtij ligji, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh. 2. Kompanitë private të sigurimit që janë të licencuara për shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës, duhet ta bëjnë këtë në pajtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave. 3. Kompanitë private të sigurimit që mirëmbajnë regjistrimet e vizitorëve, që janë lejuar të hyjnë në hapësirën e siguruar, duhet ta bëjnë këtë në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave; 4. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat dhe komunikimet telefonike ruhen si në vijim: 24 4.1. tre (3) muaj, nga momenti i regjistrimit, i të gjitha komunikimeve telefonike në dhe nga qendra e kontrollit; 4.2. Nga momenti i regjistrimit të dhënat dhe komunikimet telefonike të lidhura me incidentet ruhen dymbëdhjetë (12) muaj. 5. Kompanitë private të sigurimit duhet të sigurohen që ruajtja dhe trajtimi i të dhënave është në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave. 6. Procedurat e sakta për ruajtjen dhe trajtimin e të dhënave më tej do të përshkruhen në standardet profesionale të Kosovës. KREU VII PEZULLIMI DHE HEQJA E LICENCËS - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Organi kompetent mund të pezullojë licencën deri në 1 vit në disa raste, dhe i licencuari mund të ankohet.
Neni 43 Pezullimi i licencës 1. Organi kompetent mund ta suspendojë licencën për periudhën deri në një (1) vit, nëse: 1.1. çdo informatë e ofruar në lidhje me kërkesën për licencë vërtetohet se është e pavërtetë dhe mashtruese; 1.2. i licencuari ka bërë gabime dhe/ose lëshime në dhënien e informatave gjatë aplikimit për licencë; 1.3. i licencuari ka bërë shkelje të kushteve të licencës; 1.4. janë gjetur parregullsi gjatë inspektimit nga ana e organit kompetent; 1.5. organi kompetent ka gjetur se i licencuari më nuk i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj; 1.6. organi kompetent ka gjetur se i licencuari ka vepruar në kundërshtim me këtë ligj. 2. Procedura e suspendimit zbatohet si në vijim: 2.1. nëse është konstatuar ndonjë shkelje e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, organi kompetent mbështetur në rekomandimin e inspektorit mund t’i dërgojë letër formale të licencuarit; 2.2. i licencuari mund të përgjigjet në këtë letër brenda dhjetë (10) ditëve të punës; 2.3. pas kontrolleve të detajuara, organi kompetent do t’i nxjerrë një vendim me shkrim për të licencuarit nëse do t’i suspendohet licenca. 2.4. kompania private e sigurimit e licencuar është e obliguar që brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh të njoftojë klientët në rast të suspendimit të licencës nga paragrafi 2. nën-paragrafi 2.3. i këtij neni. 3. I licencuari mund të ankohet për vendimin e suspendimit në pajtim me nenin 8 të këtij ligji dhe të Ligjit për procedurat administrative. 4. Ankesa kundër vendimit për suspendimin shtyn ekzekutimin deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga komisioni i ankesave. 25 5. Në rast të refuzimit të ankesës i licencuari duhet të dorëzojë licencën menjëherë pas pranimit të vendimit përfundimtar. 6. Organi kompetent me akt nënligjor rregullon procesin e suspendimit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The competent authority may revoke a private security licence for listed reasons, and the licensed person must return the licence immediately after the final decision.
Neni 44 Heqja e licencës 1. Organi Kompetent mund të heq licencën në këto raste: 1.1. nëse i licencuari me shkrim deklaron, se nuk dëshiron të merret me veprimtarinë e sigurisë private; 1.2. nëse të licencuarit i është ndaluar me vendim gjyqësor të plotfuqishëm ushtrimi veprimtarinë së sigurisë private; 1.3. nëse i licencuari ushtron veprimtarinë e sigurisë private në kundërshtim me licencën. 1.4. nëse i licencuari vepron në kundërshtim me këtë ligj. 2. Licenca e cila është hequr nga organi kompetent nuk mund të përtëritet ose të kthehet përveç nëse i licencuari ka bërë ankimim të suksesshëm në komisionin e ankesave. 3. Nëse licenca është hequr nga organi kompetent, riaplikimi ndalohet brenda tri (3) viteve, duke filluar nga dita e heqjes, personi juridik, pronari, themeluesi dhe personi përgjegjës e kanë të ndaluar të riaplikojnë për licencën për siguri private brenda periudhës prej tri (3) vitesh. 4. I licencuari duhet ta dorëzojë licencën menjëherë pas pranimit të vendimit përfundimtar në organit kompetent. 5. Organi kompetent me akt nënligjor rregullon procedurën e heqjes së licencës. KREU VIII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Private insurance companies and business entities can be fined for contraventions, with the fine amount depending on which compliance rule was not followed.
Neni 45 1. Kompania private e sigurimit dënohet me gjobë për kundërvajtje varësisht nga mënyra e kryerjes së kundërvajtjes. 2. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej dyqind (200) deri njëmijë (1000) Euro për kundërvajtje nëse: 2.1. nuk zbaton nenin 21 paragrafi 3. të këtij ligji; 2.2. nuk zbaton nenin 27 paragrafi 7. të këtij ligji; 2.3. nuk zbaton nenin 28, paragrafin 3. nën-paragrafi 3.1. të këtij ligji; 2.4. nuk zbaton nenin 30, paragrafin 3. të këtij ligji; 2.5. nuk zbaton nenin 31 paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij ligji; 2.6. nuk zbaton nenin 31, paragrafin 8. të këtij ligji; 26 2.7. nuk zbaton nenin 32, paragrafin 2. të këtij ligji; 2.8. nuk zbaton nenin 32, paragrafin 3. të këtij ligji; 2.9. nuk zbaton nenin 35, paragrafin 5. të këtij ligji; 2.10. nuk zbaton nenin 41 të këtij ligji; 2.11. nuk zbaton nenin 42, paragrafin 1. dhe 2. të këtij ligji; 2.12. nuk zbaton nenin 43, paragrafin 2. nën-paragrafi 2.4. të këtij ligji; 2.13. nuk zbaton nenin 44, paragrafin 4. të këtij ligji. 3. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro për kundërvajtje nëse: 3.1. nuk zbaton nenin 9, paragrafin 3. të këtij ligji; 3.2. nuk zbaton nenin 24, paragrafin 2. të këtij ligji; 3.3. nuk zbaton nenin 25, të këtij ligji; 3.4. nuk zbaton nenin 26, paragrafin 2. të këtij ligji; 3.5. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 3. nën-paragrafi 3.1. të këtij ligji; 3.6. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 4. nën-paragrafi 4.1. të këtij ligji; 3.7. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 5. të këtij ligji; 3.8. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 8. të këtij ligji; 3.9. nuk zbaton nenin 28, paragrafin 8. të këtij ligji; 3.10. nuk zbaton nenin 31, paragrafin 6. të këtij ligji; 3.11. nuk zbaton nenin 42, paragrafin 4. të këtij ligji. 4. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej tremijë (3000) deri shtatëmijë (7000) Euro për kundërvajtje nëse: 4.1. nuk zbaton nenin 10, paragrafin 2. të këtij ligji; 4.2. nuk zbaton nenin 22, paragrafin 1. të këtij ligji; 4.3. nuk zbaton nenin 23, paragrafin 1. të këtij ligji; 4.4. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 1. të këtij ligji; 4.5. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 2. të këtij ligji; 4.6. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 3. nën-paragrafi 3.2. të këtij ligji; 4.7. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 4. nën-paragrafi 4.3. të këtij ligji; 27 4.8. nuk zbaton nenin 27, paragrafin 7. të këtij ligji; - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A business entity can be fined if its security worker does not comply with certain listed articles.
Neni 46 1. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri njëqindepesëdhjetë (150) Euro për kundërvajtje nëse punëtori i sigurimit: 1.1. nuk zbaton nenin 35 paragrafin 2. të këtij ligji; 1.2. nuk zbaton nenin 36, paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij ligji; 2. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej dyqind (200) deri ne njëmijë (1000) Euro për kundërvajtje nëse punëtori i sigurimit: 2.1. nuk zbaton nenin 29 paragrafin 8. të këtij ligji; 2.2. nuk zbaton nenin 32, paragrafin 3. të këtij ligji; 2.3. nuk zbaton nenin 32 paragrafin 4. të këtij ligji; 3. Subjekti afarist dënohet me gjobë prej njëmijë (1000) deri në tremijë (3000) Euro për kundërvajtje nëse punëtori i sigurimit: 3.1. nuk zbaton nenin 30, paragrafin 3. të këtij ligji; 3.2. nuk zbaton nenin 30, paragrafët 2. dhe 6. të këtij ligji; - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The responsible person or security worker can be fined for noncompliance with listed provisions.
Neni 47 1. Personi përgjegjës ose punëtori i sigurimit dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri njëqindepesëdhjetë (150) Euro për kundërvajtje nëse: 1.1. nuk zbaton nenin 28 paragrafin 10. të këtij ligji; 1.2. nuk zbaton nenin 29 paragrafin 3. të këtij ligji; 1.3. nuk zbaton nenin 31 paragrafin 7. të këtij ligji; 1.4. nuk zbaton nenin 31 paragrafin 8. të këtij ligji; 1.5. nuk zbaton nenin 32 paragrafin 3. të këtij ligji; 1.6. nuk zbaton nenin 32 paragrafin 4. të këtij ligji; 1.7. nuk zbaton nenin 33 paragrafët 1. dhe 2. të këtij ligji; 1.8. nuk zbaton nenin 35 paragrafët 2. dhe 4. të këtij ligji; 1.9. nuk zbaton nenin 36 paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij ligji; 2. Personi përgjegjës ose punëtori i sigurimit dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri në pesëqind (500) Euro për kundërvajtje nëse: 2.1. nuk zbaton nenin 14 paragrafin 2. të këtij ligji; 2.2. nuk zbaton nenin 25 të këtij ligji; 28 2.3 nuk zbaton nenin 26 paragrafët 1. dhe 2. të këtij ligji; 2.4. nuk zbaton nenin 28 paragrafin 8. të këtij ligji; 2.5. nuk zbaton nenin 29 paragrafin 7. të këtij ligji; 2.6. nuk zbaton nenin 30 paragrafin 2. nën-paragrafët 2.1. dhe 2.2. të këtij ligji; 2.7. nuk zbaton nenin 30 paragrafin 3. të këtij ligji. KREU IX DISPOZITAT KALIMTARE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The inspection-unit workers of licensed insurance companies must stop their activities when this law enters into force, and the private security division takes full responsibility for existing licenses.
Neni 48 Punëtorët e njësisë së inspektimit të kompanive të licencuara të sigurimit, të cilat kanë bërë mbikëqyrjen sipas Rregullores 2000/33 të UNMIK-ut, do t’i ndërpresin veprimtaritë e tyre me hyrjen të këtij ligji në fuqi, dhe divizioni për sigurinë private do të marrë përgjegjësinë e plotë për licencat ekzistuese. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: After this law starts, no new license may be issued under UNMIK Regulation 2000/33; existing licenses may continue for up to 9 months by administrative decision and can later be cancelled with 3 months’ notice.
Neni 49 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk lëshohet asnjë licencë në bazë të Rregullores 2000/33 të UNMIK- ut. 2. Licenca ekzistuese mund të jetë e vlefshme deri në nëntë (9) muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në bazë të një vendimi administrativ të lëshuar nga organi kompetent. 3. Organi Kompetent ka të drejtë të anulojë licencat siç përcaktohet në paragrafin 2. të këtij neni, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji duke i dhënë palës së licencuar njoftim prej tre (3) muajsh. 4. Pas të skadojë njoftimi me afat prej tre (3) muajsh së përcaktohet në paragrafin 3. të këtij neni, licencat ekzistuese më nuk vlejnë. KREU X DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Subordinate acts for implementing this law must be issued within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 50 Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji nxirren brenda afatit kohor prej gjashtë (6) muajsh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: All funds collected under this law must be paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 51 Të gjitha mjetet e mbledhura në pajtim me këtë ligj do të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any other existing legislation or secondary legislation that regulates licensed insurance companies is repealed.
Neni 52 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo legjislacion tjetër dhe/ose legjislacion sekondar që është në fuqi dhe që rregullon kompanitë e licencuara të sigurimit, do të shfuqizohet. 29 - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the official gazette.
Neni 53 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-004 23 qershor 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-005-2011, datë 08.07.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-004 PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in