LIGJI NR. 04/L-008 PËR KËSHILLIN EKONOMIKO-SOCIAL
This is the preamble to the Law on the Economic-Social Council of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-008
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on the Economic-Social Council of Kosovo. This article says the law sets out how the Economic and Social Council is organized, what it covers, how it works, and the conditions and criteria for social partner representation in that tripartite body. This article says the law applies to all national social partners represented in KES. The Economic and Social Council (KES) is established to develop social dialogue in Kosovo for employees and employers. This article defines terms used in the law, including social partners, socio-economic dialogue, employee and employer organizations, KES bodies, the secretariat, the relevant ministry, KES, and NGOs.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-008 PËR KËSHILLIN EKONOMIKO-SOCIAL
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Law on the Economic-Social Council of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-008 PËR KËSHILLIN EKONOMIKO-SOCIAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KËSHILLIN EKONOMIKO-SOCIAL
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out how the Economic and Social Council is organized, what it covers, how it works, and the conditions and criteria for social partner representation in that tripartite body.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon dhe përcakton organizimin, fushëveprimin, format e punës dhe funksionimin e përgjithshëm të Këshillit ekonomiko-social, si dhe përcaktimin e kushteve dhe kritereve për përfaqësimin e partnerëve social në këtë organ trepalësh. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all national social partners represented in KES.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjithë partnerët social në nivel nacional, të cilët në KES-ë përfaqësohen nga: 1.1. Organizatat e të punësuarve (sindikatat); 1.2. Organizatat e punëdhënësve; dhe 1.3. Qeveria e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Economic and Social Council (KES) is established to develop social dialogue in Kosovo for employees and employers.
Neni 3 Qëllimi i themelimit të Këshillit Ekonomiko-Social Këshilli Ekonomiko-Social (KES), themelohet me qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including social partners, socio-economic dialogue, employee and employer organizations, KES bodies, the secretariat, the relevant ministry, KES, and NGOs.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Partnerë social - përfaqësuesit e organizatave të punësuarve (sindikatat), përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe autoritetet qeveritare të Republikës së Kosovës; 1.2. Dialogu socio-ekonomik - procesi demokratik i konsultimeve dhe i këmbimit të informatave në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, të punësuarve dhe të Qeverisë; 2 1.3. Organizatat e të punësuarve - (sindikatat) - organizata të pavarura, vullnetare të të punësuarve, të themeluara për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve; 1.4. Organizatat e punëdhënësve - organizata në të cilat punëdhënësit bashkohen vullnetarisht, për mbrojtjen e interesave të tyre; 1.5. Organet profesionale të KES-it - organe të Këshillit Ekonomiko-Social, të cilat zgjedhën me qëllim të shqyrtimit dhe përmbarimit të çështjeve të caktuara nga fusha e dialogut social; 1.6. Sekretariati - organi i Këshillit ekonomiko-social, i cili e ndihmon KES-in në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, përmes kryerjes së punëve organizative, administrative, operative dhe teknike; 1.7. Ministria - Ministria përkatëse për punë dhe mirëqenie sociale; 1.8. KES-i - Këshilli Ekonomiko-Social; 1.9. OJQ - Organizatë Jo-Qeveritare. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: KES is a national body that leads consultations and makes proposals to competent authorities on labour, social welfare, and related economic policy matters in Kosovo.
Neni 5 Këshilli Ekonomiko-Social 1. Këshilli Ekonomiko-Social (në tekstin e mëtutjeshëm “KES”), është organ i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës. 2. KES-i si organ më i lartë trepalësh është apolitik dhe funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo interesi politik që vjen nga jashtë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Economic and Social Council has 15 members: 5 appointed by employee organizations, 5 by employer organizations, and 5 by the Government of Kosovo.
Neni 6 Përbërja e Këshillit Ekonomiko-Social 1. KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë. 2. KES-i përbëhet nga: 2.1. pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve; 2.2. pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve; dhe 2.3. pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës. 3. Përfaqësimi në KES i Organizatave të të punësuarve dhe Organizatave të punëdhënësve, përcaktohet në përputhje me kushtet dhe kriteret e parapara në nenin 7 të këtij ligji. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the conditions for employee and employer organizations to be represented in the KES and requires the Ministry of Labour and Social Welfare to issue a subordinate act within 6 months and publish a public call.
Neni 7 Kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES 1. Kushtet dhe kriteret për përfaqësimin në KES, për Organizatat e të punësuarve, janë: 1.1. numri i përgjithshëm i anëtarëve, i vërtetuar përmes dëshmisë (deklaratave personale, librezës së anëtarësisë, etj.) dhe pagesës së anëtarësisë sindikale, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10%, nga numri i tërësishëm i të punësuarve në Republikën e Kosovës; 3 1.2. numri i marrëveshjeve kolektive të lidhura me ndërmarrjet apo institucionet e ndryshme; 1.3. numri i degëve sindikale, të anëtarësuara në format e organizimit sindikal në nivel nacional, të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES-ë; 1.4. numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve të tjera përmes marrëveshjeve kolektive dhe ndërmjetësimit; 1.5. anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të punëtorëve. 2 . Kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES-ë për Organizatat e punëdhënësve janë: 2.1. numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anëtarësuara, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara në Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës; 2.2. numri i punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet e anëtarësuara në Organizatat e punëdhënësve të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES-ë; 2.3. numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve tjera, përmes marrëveshjeve kolektive dhe ndërmjetësimit; 2.4. numri i ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në nxitjen e punësimit dhe zbutjen e papunësisë; 2.5. anëtarësimi në Organizatat ndërkombëtare të punëdhënësve. 3. Institucionet e Republikës së Kosovës, në Këshillin Ekonomiko-Social, përfaqësohen nga ministrat e këtyre ministrive: 3.1. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale; 3.2. Ministri i Financave; 3.3. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; 3.4. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe 3.5. Ministri i Shëndetësisë. 4. Ministria do të shpall ftesë publike për përfaqësimin në KES-ë, për organizatat e të punësuarve dhe organizatat e punëdhënësve të nivelit nacional, që veprojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës. 5. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr akt nënligjor për përbërjen e komisionit përzgjedhës për anëtarët e KES-it, nga organizatat e të punësuarve dhe të punëdhënësve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Economic-Social Council may advise and guide Kosovo institutions, encourage consultations and collective agreements, and carry out other social dialogue activities.
Neni 8 Funksionet e KES-it 1. Funksionet e Këshillit Ekonomiko-Social janë: 1.1. këshillimi dhe udhëzimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, në krijimin dhe realizimin e politikave të punës, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike; 4 1.2. nxitja e konsultimeve në mes palëve, si dhe nënshkrimi i kontratave dhe marrëveshjeve kolektive, në nivel nacional; 1.3. aktivitete të tjera të dialogimit ekonomiko-social, për zhvillimin dhe avancimin e politikave të punës dhe mirëqenies sociale në Republikën e Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: KES-i has powers to promote social dialogue and take actions on labour, employment, social protection, and related economic policy matters.
Neni 9 Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e KES-it 1. KES-i me qëllim të realizimit të suksesshëm të funksioneve të tij, është përgjegjës dhe kompetent, për: 1.1. krijimin, zhvillimin dhe përparimin e dialogut social në Republikën e Kosovës; 1.2. nismat ligjore për nxjerrjen apo ndryshimin dhe plotësimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e punës dhe punësimit, mbrojtjes sociale dhe politikave ekonomike në përgjithësi; 1.3. shqyrtimin dhe vlerësimin e politikave sociale si dhe ndërmarrjen e masave për krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Republikën e Kosovës; 1.4. nxitjen e ideve për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve sociale në Kosovë; 1.5. politikat e nxitjes së punësimit, zbutjen e papunësisë, konkurrencën, produktivitetin e punës, çmimet, pagat dhe pagën minimale të të punësuarave në Republikën e Kosovës; 1.6. shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e punësimit dhe mbrojtjes sociale, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës; 1.7. sigurimin e vlerësimeve dhe opinioneve për organet përgjegjëse lidhur me zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fusha e punësimit dhe mbrojtjes sociale; 1.8. vlerësimin e funksionimit të këshillave të punës në ndërmarrjet e sektorit privat, publik dhe format e tjera të organizimit statusor të ndërmarrjeve; 1.9. ofrimin dhe sigurimin e rekomandimeve për parandalimin dhe eliminimin e tregut informal të punës në Republikën e Kosovës; 1.10. si dhe për çështje të tjera të cilat mund të zgjidhen përmes dialogut socio- ekonomik. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: KES shqyrton relevant draft laws and policy documents; the relevant ministry must inform KES of its position within 30 days, and KES may refer an unacceptable recommendation to the Government of Kosovo.
Neni 10 Vlerësimet dhe rekomandimet e KES-it 1. KES-i shqyrton projektligje, akte nënligjore dhe dokumente të tjera politike dhe strategjike, të cilat janë të rëndësishme për pozitën socio-materiale të të punësuarve dhe punëdhënësve. 2. Vlerësimet dhe rekomandimet lidhur me dokumentin e shqyrtuar, nga paragrafi 1. i këtij neni, i paraqiten Ministrisë përkatëse e cila është përgjegjëse për çështjen e shqyrtuar në KES-ë. 3. Ministria përkatëse është e detyruar që në afatin prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e marrjes së vlerësimit-rekomandimit, ta informojë KES-in për qëndrimin e saj, lidhur me çështjen në fjalë. 4. Në rastet kur vlerësimet-rekomandimet janë të papranueshme për Ministrinë përkatëse, KES-i mund t’ia paraqesë Qeverisë së Kosovës, vlerësimin-rekomandimin lidhur me çështjen në fjalë. 5 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: KES-i themelon organet e veta për zhvillimin dhe avancimin e dialogut socio-ekonomik.
Neni 11 Organet e KES-it 1. Për zhvillimin dhe avancimin e dialogut socio-ekonomik në Republikën e Kosovës, KES-i themelon organet e veta. 2. Organet e KES-it janë: 2.1. komisionet profesionale të KES-it; 2.2. grupet negociuese ad-hoc; 2.3. sekretariati i KES-it. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Within KES, several permanent tripartite professional commissions are established and operated, with KES setting their composition and chairperson.
Neni 12 Komisionet profesionale trepalëshe 1. Në kuadër të KES-it, themelohen dhe funksionojnë këto komisione të përhershme profesionale trepalëshe: 1.1. Komisioni për legjislacion; 1.2. Komisioni për punësim dhe aftësim profesional; 1.3. Komisioni për paga, çmime dhe pensione; 1.4. Komisioni për mbrojtjen shëndetësore, të ambientit dhe sigurisë në punë për të punësuarit; 1.5. Komisioni për financa, ekonomi dhe privatizim; 1.6. Komisione apo grupe punuese ad-hoc, dhe 1.7. Komisione të tjera profesionale për shqyrtimin e çështjeve të cilat janë kompetencë e KES- it. 2. Komisionet profesionale trepalëshe, themelohen për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe organeve tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulojnë. 3. Për arritjen e objektivave, çdo komision mund të angazhojë profesionistë të kualifikuar të fushës për të cilën është kompetent. 4. Përbërja e komisioneve përcaktohet nga KES-i, dhe kjo përbërje nuk mund të ketë më shumë se nëntë (9) anëtarë. 5. Takimet e komisioneve, kryesohen nga kryesuesi i komisionit. 6. Kryesuesi i Komisionit caktohet nga KES-i, ndërsa anëtarët caktohen nga udhëheqësit e tyre. 7. Rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren për punën e KES-it, aplikohen edhe në punën e komisioneve dhe grupeve negociatore ad-hoc. 6 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Economic-Social Council representatives must form ad-hoc negotiating groups for certain conflicts, and those groups must prepare final recommendations for the Council within their mandate.
Neni 13 Grupet negociatore ad-hoc 1. Për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme nga puna, mirëqenia sociale dhe çështjet ekonomike, përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko-Social formojnë grupe negociatore ad-hoc. 2. Grupet negociatore ad–hoc të themeluara në KES-ë, përbëhen nga secila palë e përfaqësuar në KES-ë. 3. Grupet negociatore ad–hoc janë përgjegjëse për përpilimin e rekomandimeve përfundimtare për KES-in, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me negociatat nën mandatin e tyre. 4. Grupet negociatore ad-hoc i kryeson përfaqësuesi i autorizuar nga KES-i. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The KES secretariat is established as a professional administrative body and must have its own office, basic inventory, and cooperation with KES structures and other interested bodies.
Neni 14 Sekretariati i KES-it 1. Për funksionimin efikas dhe të ligjshëm të KES-it themelohet dhe funksionon sekretariati i KES-it, si organ administrativ profesional. 2. Sekretariati i KES-it, duhet të ketë zyrën e vet me inventarin e nevojshëm për funksionimin normal të këtij organi. 3. Sekretariati përbehet nga tre (3) zyrtarë, të cilët janë të zgjedhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe Organizatat e punëdhënësve. 4. Përfaqësimi në sekretariatin e KES-it, do të jetë konform forcës prezantuese në KES-ë. 5. Sekretariati i KES-it është përgjegjës për kryerjen e punëve profesionale, administrative, teknike dhe operative për Këshillin Ekonomiko-Social si dhe organet të cilat i zgjedh KES-i. 6. Punën e Sekretariatit e drejton udhëheqësi i sekretariatit, i cili për punën e vet dhe të sekretariatit i përgjigjet dhe i raporton kryesuesit të KES-it 7. Për përmbarimin e suksesshëm të funksioneve, detyrave dhe përgjegjësive të KES-it, të përcaktuara në nenin 8 dhe 9 të këtij ligji, sekretariati duhet të bashkëpunojë me të gjitha strukturat organizative të KES-it, si dhe me organizma tjerë me interes. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 says KES is funded by Kosovo budget money, voluntary employer/worker organization contributions, and other domestic or international donations, and it sets monthly compensation and contribution rules.
Neni 15 Burimet financiare për punën e KES-it 1. Buxheti për fushëveprimin e KES-it, përbëhet nga: 1.1. mjetet financiare të buxhetit të Republikës së Kosovës; 1.2. kontributet vullnetare të Organizatave të punëdhënësve dhe të punësuarve; dhe 1.3. donacionet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. 2. Mjetet nga buxheti i Republikës së Kosovës, do të përdorën për mbulimin e shpenzimeve për të gjitha aktivitetet e KES-it. 7 3. Mjetet financiare të grumbulluara nga kontributet e Organizatave të punëdhënësve dhe të punësuarve do të përdoren për financimin e seminareve, vizitave studimore, organizimin e konferencave dhe për çështjet e tjera të cilat janë me interes për organizatat e lartpërmendura. 4. Në afatin ligjor KES-i bën propozimin dhe miratimin paraprak të projektbuxhetit vjetor, dhe nëpërmjet Ministrisë ia propozon atë për miratim Qeverisë së Kosovës. 5. Për angazhimin, kontributin dhe punën efikase të KES-it, anëtarët e KES-it kanë të drejt në kompensim mujor. 5.1. ky kompensim është 10% nga paga mujore (bruto), e ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës; 5.2. kompensimi mujor nuk i takon anëtarit të KES-it, atëherë kur ai nuk merr pjesë në një takim të KES-it. 6. Për angazhimin, kontributin dhe punën efikase të komisioneve të përhershme profesionale, anëtarët e komisioneve, kanë të drejtë në kompensim mujor. 6.1. ky kompensim është 10% nga paga mujore bruto të sekretarit të përhershëm të ministrive në Qeverinë e Republikës së Kosovës; 6.2. kompensimi mujor nuk i takon anëtarit të komisioneve të përhershme profesionale, atëherë kur ai nuk është i pranishëm, së paku, në dy (2) takime të caktuara nga komisionet e përhershme profesionale. 7. Anëtarët e grupeve punuese dhe grupeve negociatore ad–hoc për angazhimet e tyre në këto grupe mund të kompensohen me vendim të veçantë të KES-it. 8. Shuma mujore e kontributeve për organizatat e punëdhënësve dhe të punësuarve, që duhet të paguajnë për KES-in, do të përcaktohet me akt të veçantë të nxjerrë nga KES-i. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: KES meetings are open and run by the chairperson; the chairperson also has broad management and representation powers, and the work rules are set in a KES regulation.
Neni 16 Mënyra e punës në KES-ë 1. Takimet e KES-it janë të hapura dhe udhëhiqen nga kryesuesi i KES-it. Në mungesë të tij atë e zëvendëson zëvendësi i tij. 2. Kryesuesi i KES-it e përfaqëson këtë organ, lidhë punë juridike, nënshkruan akte, marrëveshje dhe kontrata, menaxhon me mjete financiare të KES-it, si dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së KES-it. 3. Funksionin e Kryesuesit të KES-it, me rrotacion do ta ushtrojnë, përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e organizatave të punësuarve (sindikatave), dhe përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. 4. KES-i për punën e vet dhe qëndrimet e marra lidhur me çështjet e caktuara, për të cilat paraqet vlerësime apo rekomandime mund ti informojë publikun, përmes mjeteve të informimit. 5. Format e punës për këtë organ, në mënyrë të detajizuar do të rregullohen dhe përcaktohen me rregulloren për punën të KES-it. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: KES decisions are approved by a 2/3 vote of permanent members, and voting rules apply for members, guests, and the chair.
Neni 17 Marrja e vendimeve në KES 1. Vendimet e KES –it miratohen me 2/3 e votave të anëtarëve të përhershëm të KES- it. 8 2. Në takimet e veta KES-i mund të ftojë OJQ-ë të ndryshme dhe persona të respektuar (shkencëtarë, ekspertë, profesionistë dhe analistë), për zgjidhjen dhe vendosjen e ndonjë çështjeje të rëndësishëm, të cilët nuk kanë të drejtë vote. 3. Të gjithë anëtarët e përfaqësuar në KES-ë kanë të drejtën e një vote. 4. Gjatë votimeve, anëtarët e përhershëm votojnë me votim të fshehtë, ndërsa kryesuesi i njofton me rezultatet e votimit në takimi. 5. Kryesuesi i KES-it, mund të vendosë që të gjithë partnerët social të votojnë me votim të hapur, kur kanë të bëjnë me çështjet procedurale dhe teknike. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Economic and Social Council must hold regular meetings at least once a month, may hold extraordinary meetings for urgent social dialogue matters of special importance, and its chairperson convenes both types of meetings.
Neni 18 Organizimi i takimeve 1. Këshilli Ekonomiko-Social i mban takimet e veta të rregullta, së paku një herë në muaj. 2. Për shqyrtimin e çështjeve emergjente të dialogut social, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, për partnerët social, KES-i mund të mbajë edhe mbledhje të jashtëzakonshme. 3. Takimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme thirren nga kryesuesi i KES-it. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The KES meetings are chaired by a chairperson. The first-year chair is the government representative, specifically the minister for labor and social welfare, and the chairmanship then rotates to employers’ and employees’ representatives. The chair’s term is one year.
Neni 19 Udhëheqja 1. Mbledhjet e KES-it udhëhiqen nga kryesuesi, i cili do të zgjidhet në përputhje me dispozitat e paragrafit 3. të nenit 17 të këtij ligji. 2. Kryesues i KES-it në vitin e parë pas miratimit të këtij ligji dhe themelimit të këtij organi do të jetë përfaqësuesi i Qeverisë, përkatësisht Ministri i Ministrisë përkatëse për punë dhe mirëqenie sociale, i cili pasohet në mënyrë rotative nga përfaqësuesi i punëdhënësve dhe nga përfaqësuesi i të punësuarve. 3. Mandati i Kryesuesit të KES-it zgjat një (1) vit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Kryesuesi i KES-it must drejtojë mbledhjet, propozojë rendin e ditës dhe konkluzionet, informojë Qeverinë, përgatisë raport vjetor, dhe kryejë detyra të tjera të përcaktuara me rregullore ose akte nënligjore.
Neni 20 Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesuesit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesuesit të KES-it janë: 1.1. të drejtojë takimet e KES-it, sipas dispozitave të këtij ligji, Rregullores për punën e KES-it dhe akteve tjera nënligjore; 1.2. të propozojë rendin e ditës dhe konkluzionet nga takimet e KES-it; 1.3. të informojë Qeverinë, përmes Ministrit të Ministrisë përkatëse për punë dhe mirëqenie sociale për rekomandimet e KES-it, si dhe për mendimet dhe qëndrimet e organizatave të të punësuarve dhe punëdhënësve; 1.4. të përgatisë raport vjetor për punën e KES-it, si dhe 1.5. detyra të tjera të përcaktuara me Rregulloren për zhvillimin e punimeve të KES-it dhe me akte tjera nënligjore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Each social partner must appoint its representatives to the KES, and KES members serve a four-year term and may be reappointed.
Neni 21 Emërimet dhe shkarkimet në KES-ë 9 1. Secili partner social emëron përfaqësuesit e vet në KES-ë, sipas rregullave për zgjedhje dhe emërime. 2. Mandati i anëtarëve të KES-it zgjat katër (4) vjet, të cilët po ashtu mund të riemërohen. 3. Mandati i anëtarëve të KES-it ndërpritet me 3.1. dorëheqje; 3.2. skadimin e afatit për emërimin e tij; 3.3. nëse është dënuar së paku me gjashtë (6) muaj burgim; 3.4. me shkarkim; 3.5. për shkaqe shëndetësore; dhe 3.6. në rast vdekje. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Sekretariati i KES-it duhet t’i përgatisë aktet e nevojshme nënligjore brenda 6 muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 22 Zbatimi i Ligjit Me propozimin e kryesuesit të KES-it, për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, në afatin prej gjashtë (6) muajsh, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, sekretariati i KES-it është i detyruar t’i përgatitë aktet e nevojshme nënligjore, të cilat në takimet e veta do t’i shqyrtojë dhe miratojë ky organ. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals the cited administrative and government decision provisions, plus any other legal provision that conflicts with it.
Neni 23 Shfuqizimi i legjislacionit të aplikueshëm Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat e Udhëzimit Administrativ për themelimin e këshillit konsultativ trepalësh dhe dispozitat e Vendimit nr. 09/57 të datës 13.03.2009, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës, si dhe çdo dispozitë tjetër ligjore e cila është në kundërshtim me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-008 21 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-010-2011, datë 03.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-008 PËR KËSHILLIN EKONOMIKO-SOCIAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in