LIGJI NR. 04/L-010 PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL
This is the preamble and title of the law on intermunicipal cooperation.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-010
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the law on intermunicipal cooperation. This article says the law’s purpose is to regulate cooperation between municipalities and between Kosovo municipalities and other local government institutions outside Kosovo. This provision says the law regulates inter-municipal cooperation among Kosovo municipalities and their cooperation with local government bodies outside Kosovo in twinning or similar forms. This article defines inter-municipal cooperation and international municipal cooperation for the law. Two or more communes may enter into inter-municipal cooperation under the forms, conditions, and procedures set by this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-010 PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the law on intermunicipal cooperation.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-010 PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to regulate cooperation between municipalities and between Kosovo municipalities and other local government institutions outside Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i bashkëpunimit ndër-komunal dhe i bashkëpunimit të komunave të Republikës së Kosovës me komuna dhe institucione të tjera të qeverisjes lokale jashtë Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates inter-municipal cooperation among Kosovo municipalities and their cooperation with local government bodies outside Kosovo in twinning or similar forms.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Me këtë ligj rregullohet bashkëpunimi ndër-komunal midis komunave të Republikës së Kosovës për nevojat e ushtrimit të kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin në fuqi si dhe Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale të Këshillit të Evropës. 2. Me këtë ligj po ashtu rregullohet bashkëpunimi i komunave të Republikës së Kosovës me komuna ose institucione të tjera të qeverisjes lokale jashtë Republikës së Kosovës në kuadër të binjakëzimit ose formave të tjera të bashkëpunimit brenda kompetencave vetanake dhe të zgjeruara të komunave. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines inter-municipal cooperation and international municipal cooperation for the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Bashkëpunimi ndër-komunal - marrëdhëniet e vendosura midis dy apo më shumë komunave të Republikës së Kosovës në bazë të marrëveshjes për ushtrimin më efikas dhe më efektiv të kompetencave dhe detyrave vetanake dhe të zgjeruara të komunave të përcaktuara me ligj si dhe për realizimin e interesave dhe qëllimeve të tyre të përbashkëta në fushën e shërbimeve publike komunale dhe të zhvillimit lokal. 1.2. Bashkëpunimi komunal ndërkombëtar - të gjitha format e bashkëpunimit të komunave të Republikës së Kosovës me komuna ose institucione të tjera të vetëqeverisjes lokale jashtë Republikës së Kosovës për nevojat e binjakëzimit ose formave të tjera të bashkëpunimit në kuadër të kompetencave vetanake dhe të zgjeruara të komunave. 2 KREU II BASHKËPUNIMI NDËRKOMUNAL VENDOR - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Two or more communes may enter into inter-municipal cooperation under the forms, conditions, and procedures set by this law.
Neni 4 Parimet e bashkëpunimit komunal 1. Për realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta lidhur me ushtrimin e kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara sipas ligjit, dy ose më shumë komuna kanë të drejtë të hyjnë në marrëdhënie bashkëpunimi në pajtim me format, kushtet dhe procedurat e përcaktuara me këtë ligj. 2. Në kuadër të bashkëpunimit ndër-komunal, komunat nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga kompetencat e tyre apo të mandatojnë një ose më shumë komuna të tjera me ushtrimin e kompetencave të tyre të përcaktuara në paragrafin 2. të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale. 3. Komunat e përfshira në cilëndo formë të bashkëpunimit ndër-komunal veç e veç dhe bashkërisht mbajnë përgjegjësinë juridike për të gjitha veprimet dhe aktet juridike që rezultojnë nga bashkëpunimi në fjalë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Inter-municipal cooperation is based on shared local interest, municipal powers, free municipal will, shared roles and resources, and better service efficiency for citizens.
Neni 5 Bazat e bashkëpunimit ndër-komunal 1. Bashkëpunimi ndër-komunal është i bazuar në: 1.1. interesin e përbashkët lokal; 1.2. ushtrimin e një ose më shumë kompetencave vetanake ose të zgjeruara të komunave; 1.3. vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit ndër-komunal; 1.4. ndarjen e roleve dhe përgjegjësive midis komunave dhe bashkimin e resurseve komunale për nevojat e bashkëpunimit; 1.5. përmirësimin e ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve komunale në dobi të qytetarëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The initiative to establish inter-municipal cooperation must be submitted in writing and sent to the Municipal Assembly for approval.
Neni 6 Nisma për vendosje ne bashkëpunimit ndër-komunal 1. Procedura për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal fillohet përmes nismës. 2. Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal parashtrohet me shkrim nga: 2.1. Kryetari i Komunës; 2.2. 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. 3. Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal parashtrohet me shkrim nga: 3.1. së paku 5 % e qytetarëve të komunës me të drejtë vote; 3.2. Qeveria e Republikës së Kosovës, kur themelimi i bashkëpunimit ndër-komunal konsiderohet të jetë me interes të veçantë publik dhe lokal. 3 4. Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal duhet të përmbajë qëllimin e bashkëpunimit, kompetencat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin, komunat e përfshira në bashkëpunim, formën e bashkëpunimit, përfitimet e pritura, implikimet e mundshme financiare nga bashkëpunimi, si dhe çështje të tjera të rëndësishme mbi themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal. 5. Kryetari i Komunës ka për detyrë që brenda tri (3) javëve nga dita e parashtrimit të nismës t’ia jep Kuvendit Komunal mendimin e tij me shkrim dhe të arsyetuar lidhur me iniciativën apo propozimin në fjalë, përveç nëse nismën e ka parashtruar vet kryetari i komunës. 6. Nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal i parashtrohet Kuvendit të Komunës për miratim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The municipal assembly must review the initiative, hold an open session, decide within 90 days, and may authorize the mayor to consult and negotiate on inter-municipal cooperation.
Neni 7 Procedimi i nismës për vendosjen e bashkëpunimit ndër-komunal 1. Kuvendi i Komunës e shqyrton nismën së bashku me mendimin e Kryetarit të komunës dhe merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës mbi nevojën e vendosjes së bashkëpunimit në pajtim me ligjin në fuqi. 2. Kuvendi i Komunës ka për detyrë të mbajë një seancë të hapur për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit lidhur me nismën në bazë të nenit 6 të këtij ligji. Seanca në fjalë duhet të mbahet brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga paraqitja e nismës dhe për këtë duhet t’i informojë palët e interesuara. 3. Nëse Kuvendi i Komunës e miraton nismën për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal, atëherë Kuvendi me vendim e autorizon kryetarin e komunës për t’i filluar konsultimet me komunat dhe palët e tjera të interesuara për pjesëmarrjen e tyre në bashkëpunim dhe në bazë të këtyre konsultimeve ta përgatisin propozim-marrëveshjen për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal. Pas marrjes së autorizimit, kryetari i komunës e njofton komunën gjegjëse për nismën me të cilin kërkohet themelimi i bashkëpunimit ndër-komunal. 4. Kuvendi i Komunës, të cilës i dërgohet nisma për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal nga paragrafi 3. i këtij neni, ka për detyrë të merr vendim për fillimin e bisedimeve mbi themelimin e bashkëpunimit të propozuar brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e pranimit të propozimit. Në rast se Kuvendi Komunal e miraton nismën, atëherë ai me vendim e autorizon kryetarin e komunës që të përfaqësojë komunën gjatë bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim ndër-komunal. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Inter-municipal cooperation agreements must be signed by municipal mayors and approved by municipal assemblies, and they become effective only after legality review by the responsible ministry and publication in the Official Gazette.
Neni 8 Marrëveshja për bashkëpunimin ndër-komunal 1. Marrëveshja për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal përmban të paktën elementet vijuese: 1.1. palët kontraktuese; 1.2. lëndën kryesore të marrëveshjes, qëllimin dhe afatin e saj kohor; 1.3. të drejtat dhe detyrimet e secilës palë të përfshirë në marrëveshje; 1.4. formën ligjore të bashkëpunimit dhe burimet e financimit dhe buxhetit; 1.5. kushtet për tërheqje nga marrëveshja dhe shkëputjen e marrëveshjes; 1.6. procedura e zgjidhjes së konflikteve eventuale; 1.7. hollësitë tjera të marrëveshjes ashtu siç janë pajtuar palët/komunat partnere. 4 2. Marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunal nënshkruhet nga kryetarët e komunave dhe miratohet nga kuvendet komunale të komunave që janë pjesëmarrëse në bashkëpunimin ndër-komunal. Marrëveshja e bashkëpunimit ndër-komunal bëhet e plotfuqishme pas vlerësimit të ligjshmërisë së saj nga Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale dhe publikimit të marrëveshjes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 3. Dispozitat e këtij neni vlejnë për të gjitha format e bashkëpunimit ndër-komunal të përcaktuara me këtë ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Inter-municipal cooperation may be carried out by establishing certain joint bodies or entities.
Neni 9 Format e bashkëpunimit ndër-komunal 1. Bashkëpunimi ndër-komunal mund të realizohet përmes themelimit të: 1.1. grupit të përbashkët punues; 1.2. organit të përbashkët administrativ; 1.3. institucionit të përbashkët publik; 1.4. ndërmarrjes së përbashkët publike; 1.5. partneriteteve të përbashkëta publiko-private. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Two or more municipalities may form temporary or permanent working groups and commissions to examine specific issues within municipal competences.
Neni 10 Grupet punuese të përbashkëta 1. Dy ose më shumë komuna mund të formojnë grupe punuese të përkohshme ose të përhershme dhe komisione për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në kuadër të kompetencave të komunës. 2. Të drejta dhe detyrimet e grupeve të përbashkëta rregullohen me marrëveshje. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Dy ose më shumë komuna mund të krijojnë organe të përbashkëta administrative për të ushtruar kompetenca të caktuara me ligj.
Neni 11 Organi i përbashkët administrativ 1. Dy ose më shumë komuna mund të themelojnë një ose më shumë organe të përbashkëta administrative për ushtrimin e kompetencave të caktuara të komunave të përcaktuara me ligj. 2. Të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella të komunave të cilat e kanë formuar organin e përbashkët administrativ rregullohen me marrëveshje. 3. Me marrëveshjen nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen: 3.1. kompetencat të cilat ushtrohen nga organi i përbashkët administrativ; 3.2. kryesuesi i organit të përbashkët administrativ; 3.3. vendet e punës të organit të përbashkët administrativ; 3.4. procedura e zgjidhjes së konflikteve eventuale; 3.5. procedura e zgjidhjes së marrëveshjes; 3.6. mbikëqyrja dhe kontrolli gjithashtu mund të pasqyrohen; 3.7. buxheti dhe kontabiliteti; 5 3.8. mekanizmat për monitorim dhe vlerësim; 3.9. selia e organit të përbashkët administrativ; 3.10. mënyra e financimit të organit të përbashkët administrativ. 4. Organi i përbashkët administrativ i kryen punët administrative dhe profesionale për të cilat është themeluar në emër dhe për llogari të komunave të cilat e kanë themeluar si dhe në kuadër të kompetencave të këtyre komunave. 5. Organi i përbashkët administrativ nuk është subjekt juridik dhe të gjitha veprimet dhe aktet që i nxjerr në bazë të marrëveshjes përmes së cilës është themeluar konsiderohen veprime dhe akte të komunave që e kanë themeluar. 6. Kryesuesi i organit të përbashkët administrativ i raporton dhe i jep llogari kryetarëve të komunave të cilat e kanë themeluar këtë organ për punën e vet. 7. Komunat të cilat e kanë themeluar organin e përbashkët administrativ caktojnë shërbyes civil komunal për detyrë në organin e përbashkët administrativ. Shërbyesit civil të caktuar për detyrë në organin e përbashkët administrativ i raportojnë dhe i zbatojnë udhëzimet e kryesuesit të organit të përbashkët administrativ. 8. Organi i përbashkët administrativ i nënshtrohet mbikëqyrjes së ligjshmërisë dhe të arsyeshmërisë nga komuna lidhur me veprimet dhe aktet të cilat i ndërmerr në emër dhe për llogari të komunës përkatëse. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Komunat mund të themelojnë ndërmarrje të përbashkëta publike për bashkëpunim ndër-komunal dhe për shërbime publike lokale, sipas kushteve dhe procedurave të ligjit për ndërmarrjet publike.
Neni 12 Ndërmarrja e përbashkët publike Në kuadër të bashkëpunimit ndër-komunal dhe për nevojat e kryerjes së shërbimeve publike lokale, komunat mund të themelojnë ndërmarrje të përbashkëta publike në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për ndërmarrjet publike. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Municipalities may create joint public institutions for specified public-interest local activities, but the mayors must sign an agreement and the municipal assemblies must approve the founding decision.
Neni 13 Institucioni i përbashkët publik 1. Komunat mund të themelojnë një ose më shumë institucione të përbashkëta publike për kryerjen e veprimtarive të caktuara me interes publik dhe me rëndësi lokale nga fusha e arsimit, kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, si dhe të fushave të tjera që janë kompetencë vetanake ose e zgjeruar e komunave. 2. Për themelimin e Institucionit të përbashkët publik, kryetarët e komunave lidhin dhe nënshkruajnë marrëveshje me të cilën i rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella. 3. Institucioni i përbashkët publik themelohet me vendim që miratohet nga ana e kuvendeve përkatëse të komunave. 4. Vendimi për institucionin e përbashkët publik miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të kuvendit të çdo komune, themeluese të institucionit të përbashkët publik. 5. Me vendimin për themelimin e institucionit të përbashkët publik përcaktohet veçanërisht: 5.1. emri i komunave themeluese; 5.2. emri dhe selia e institucionit; 6 5.3. veprimtaria e institucionit; 5.4. resurset të cilat themeluesit i kanë siguruar për themelim dhe fillimin me punë të institucionit dhe mënyra e sigurimit të mjeteve; 5.5. burimet e përhershme të financimit, mënyra dhe kushtet për sigurimin e mjeteve për punë të institucionit; 5.6. të drejtat dhe obligimet e themeluesit në kuptim të kryerjes së veprimtarisë, përkatësisht kryerjes së punëve të institucionit; 5.7. të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të institucionit dhe themeluesit; 5.8. kohëzgjatja e punës së institucionit; 5.9. të drejtat, obligimet dhe detyrimet e institucionit në raport me palët e treta; 5.10. përgjegjësia e themeluesve për borxhet e institucionit të krijuara para dhe pas formimit të institucionit të përbashkët publik; 5.11. personi i cili do të menaxhojë me institucionin dhe do të kryejë punët për përfaqësimin dhe prezantimin e institucionit dhe autorizimet e tij në qarkullimin juridik; 5.12. organizimi i institucionit; 5.13. emërimi i anëtarëve të organit të udhëheqjes; 5.14. afati për miratimin e statutit dhe për emërimin e drejtorit; 5.15. mënyra e dispozicionit me tepricën e të hyrave mbi të dalat dhe mënyra e mbulimit të mangësisë së mjeteve për punën e institucionit; 5.16. personi që i kryen punët deri në konstituivin e institucionit; 5.17. numri, përbërja dhe mënyra e zgjedhjes së organit drejtues; 5.18. mënyra e zgjedhjes së drejtorit; dhe 5.19. përbërja dhe mënyra e zgjedhjes së organit për mbikëqyrje. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Communes may jointly enter public-private partnerships.
Neni 14 Partneritetet e përbashkëta publiko-private Në kuadër të bashkëpunimit ndër-komunal dhe për nevojat e kryerjes së shërbimeve publike lokale dhe të ofrimit të infrastrukturës publike, komunat mund të hyjnë bashkërisht në forma institucionale ose kontraktore të partneriteteve publiko-private në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin përkatës për partneritete publiko-private. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A municipality may, by agreement, authorize another municipality to carry out certain municipal competences.
Neni 15 Mandati për ushtrimin e kompetencave komunale 1. Një komunë mund të mandatojë në bazë të marrëveshjes një komunë tjetër me ushtrimin e kompetencave të caktuara të saj. Komuna e mandatuar i ushtron kompetencat e caktuara në marrëveshje në emër dhe në llogari të komunës mandatuese, ndërsa kjo e fundit mbetet përgjegjëse për të gjitha veprimet dhe aktet e komunës së mandatuar. 7 2. Marrëveshjen nga paragrafi 1. i këtij neni e lidhin kryetarët e komunave me marrjen e vendimeve paraprake nga ana e kuvendeve të komunave. 3. Me marrëveshjen nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohen: 3.1. komuna e cila i kryen punët në kompetencë të komunës ose komunave për të cilat kryhen punët; 3.2. lloji i punëve dhe lartësia e kompensimit apo taksat e shfrytëzuesit për kryerjen e punëve; 3.3. kohëzgjatja e kryerjes së punëve; 3.4. kushtet dhe procedura për pushimin e marrëveshjes, dhe 3.5. çështje të tjera. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Qeveria e Republikës së Kosovës may use financial and administrative incentives to support inter-municipal cooperation.
Neni 16 Nxitja e bashkëpunimit ndër-komunal 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes stimulimeve financiare dhe administrative, mund të nxisë dhe të përkrahë në mënyrë financiare bashkëpunimin ndër-komunal në dy ose më shumë komuna në fushat të cilat janë me rëndësi dhe interes më të gjerë për kryerjen e veprimtarisë në ato fusha. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozimin e ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale me akte të veçanta i përcakton fushat/kompetencat me rëndësi dhe interes më të gjerë për të cilat do të mund të ndajë mjete financiare për nxitjen e bashkëpunimit ndër-komunal. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës mund të nxisë dhe të përkrah bashkëpunimin ndër komunal sipas kritereve të përcaktuara nga Qeveria në bazë të propozimit të Ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale. 4. Nxitja e bashkëpunimit ndër-komunal mund të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës, duke përfshirë buxhetet komunale, donacionet vendore dhe ndërkombëtare, dhe mjetet e tjera financiare të lejuara me ligjin përkatës për menaxhimin e financave publike. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The ministry responsible for local governance must monitor inter-municipal cooperation and how dedicated financial means are used, together with the finance ministry.
Neni 17 Monitorimi i bashkëpunimit ndër-komunal Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale, në bashkëpunimin me ministrinë përgjegjëse për financa, përcjellë zhvillimin e bashkëpunimit ndër-komunal si dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve financiare të dedikuara për nxitjen e bashkëpunimit ndër-komunal sipas legjislacionit në fuqi. KREU III BASHKËPUNIMI KOMUNAL NDËRKOMBËTAR - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Komunat e Kosovës may lidhin marrëveshje bashkëpunimi me komuna dhe institucione të huaja lokale, por vetëm brenda kompetencave të tyre dhe sipas kushteve të ligjit; ato nuk mund të heqin dorë nga kompetencat e tyre ose t’u delegojnë ato të huajve. Ministria përgjegjëse duhet të nxjerrë aktet nënligjore përkatëse.
Neni 18 Rregullat e përgjithshme të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar 1. Në kuadër të kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara, për nevojat e bashkëpunimit administrativ, komunat e Republikës së Kosovës mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me komuna dhe institucione të huaja të qeverisjes lokale në pajtim me kushtet, kufizimet dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për vetëqeverisje lokale. 8 2. Marrëveshjet e lidhura nga komunat në kuadër të bashkëpunimi komunal ndërkombëtar janë vetëm të natyrës administrative dhe teknike. 3. Në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, komunat nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, t’ia delegojnë një komune ose autoriteti publik të huaj ushtrimin e kompetencave të veta si dhe t’ia lejojnë komunës ose autoritetit publik të huaj ushtrimin e çfarëdo pushteti ekzekutiv, administrativ, legjislativ në territorin e Republikës së Kosovës ose që synon të ketë efekt të tillë në territorin e Republikës së Kosovës. 4. Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për rregullimin e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në pajtim me këtë ligj, Ligjin për vetëqeverisje lokale si dhe ligjet tjera përkatëse. KREU IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The local government ministry must supervise implementation and legality of municipal acts, carry out other duties under the law, and submit annual reports to the Government by 1 March of the following year.
Neni 19 Përgjegjësitë e Ministrisë përgjegjëse për pushtetin lokal 1. Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, ligjshmërinë e veprimeve dhe të akteve të komunave sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale si dhe ushtron përgjegjësitë tjera të përcaktuara me këtë ligj. 2. Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale harton raporte në bazë vjetore, të cilat, deri më 1 mars të vitit pasues i paraqiten Qeverisë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The local government ministry must issue the bylaws needed to implement this law, unless this law says otherwise, and the required bylaws must be issued within 6 months after the law enters into force.
Neni 20 Aktet nënligjore Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në këtë ligj. Të gjitha aktet nënligjore që kërkohen me këtë ligj do të nxirren, jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Komunat që kanë vendosur bashkëpunim ndër-komunal para hyrjes në fuqi të ligjit duhet t’ia dorëzojnë aktet për atë bashkëpunim ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi.
Neni 21 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Komunat të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë vendosur bashkëpunim ndër-komunal, janë të obliguara t’ia dorëzojnë aktet për bashkëpunimin e vendosur ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 22 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-010 21 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-012-2011, datë 03.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-010 PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in