LIGJI NR. 04/L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
This preamble identifies the law on trade union organization in Kosovo and notes it is adopted by the Assembly.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-011
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law on trade union organization in Kosovo and notes it is adopted by the Assembly. This provision says the law protects employees’ rights to freely and voluntarily form and organize trade unions in the public and private sector. This article defines key terms used in the law, including unions, union organizations, employer organizations, freedom of union activity, union statutes, federations, confederations, and related institutions. Employees may form, join, and unite in trade unions, and unions may be formed without government or employer consent. Punonjësi mund të zgjedhë lirisht anëtarësimin në organizatë sindikale, dhe askush nuk duhet ta diskriminojë ose t’i cenojë të drejtat për këtë arsye.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law on trade union organization in Kosovo and notes it is adopted by the Assembly.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton: LIGJ PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law protects employees’ rights to freely and voluntarily form and organize trade unions in the public and private sector.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarëve për themelimin dhe organizimin e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna dhe marrëdhënia e punës. 2. Me këtë ligj nuk rregullohen të drejtat dhe liritë për veprim dhe organizim sindikal në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe shërbime të tjera të përcaktuara me ligj të veçantë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including unions, union organizations, employer organizations, freedom of union activity, union statutes, federations, confederations, and related institutions.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Sindikatat - organizata të pavarura, që krijohen si bashkim vullnetar të të punësuarve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave ligjore dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të anëtarëve të tyre; 1.2. Organizatë sindikale - çdo organizatë e të punësuarëve e krijuar në formë të shoqatës apo njësisë organizative te federatës, konfederatës, e cila ka për qëllim të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e punëtorëve të bashkuar në organizata sindikale; 1.3. Organizata e punëdhënësve – organizata në të cilën punëdhënësit bashkohen në bazë të vullnetit të lirë për mbrojtjen e interesave të tyre; 1.4. Liria sindikale - e drejta civile e të punësuarëve që të krijojnë dhe të bashkojnë organizata sindikale të cilat i organizojnë lirshëm aktivitetet, administrimin dhe veprimtarinë sindikale për të mbrojtur interesat e tyre; 1.5. Statuti i sindikatës - akti më i lartë juridik i sindikatës, me të cilin rregullohet dhe përcaktohet fushëveprimi, parimet themelore të punës, organizimi sindikal, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve, si dhe përbërja dhe funksionimi i organeve drejtuese sindikale; 1.6. Shoqata sindikale - organizata themelore sindikale e të punësuarëve të anëtarësuar vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të punëtorëve të një subjekti juridik; 2 1.7. Federata sindikale - organizata sindikale e përbërë prej shoqatave sindikale të anëtarësuara vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të grupacionit të caktuar të punëtorëve; 1.8. Konfederata sindikale - organizata sindikale e bashkimit vullnetar të federatave sindikale me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së interesave të anëtarëve sindikal; 1.9. MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); 1.10. ONP - Organizata Ndërkombëtare e Punës; 1.11. KNS - Konfederatat Ndërkombëtare të Sindikatave; 1.12. KSE - Konfederatat e Sindikatave Evropiane; 1.13. Sindikata përfaqësuese - organizata sindikale me numër më të madh të anëtarëve të punësuar e nivelit përkatës . - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Employees may form, join, and unite in trade unions, and unions may be formed without government or employer consent.
Neni 3 E drejta për bashkim 1. Të punësuarit kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të themelojnë organizata sindikale dhe të anëtarësohen dhe bashkohen në to, sipas këtij ligji, Statutit Sindikal dhe standardeve ndërkombëtare sindikale dhe Konventave Ndërkombëtare të ONP-së. 2. Të punësuarit kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të formojnë organizata sindikale dhe të bashkohen në federata dhe konfederata sipas kushteve dhe parimeve të përcaktuara në aktet e organizatës sindikale; 3. Organizatat sindíkale sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni mund të themelohen pa kurrfarë pëlqimi nga autoritetet qeveritare dhe punëdhënësit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Punonjësi mund të zgjedhë lirisht anëtarësimin në organizatë sindikale, dhe askush nuk duhet ta diskriminojë ose t’i cenojë të drejtat për këtë arsye.
Neni 4 E drejta për anëtarësim në organizatë sindíkale 1. I punësuari vendos lirishëm për antarësimin në organizatë sindikale. 2. Askush nuk duhet të jetë i diskriminuar, apo ti cenohen të drejtat e të punësuarit për shkak të anëtarësimit, mosanëtarësimit në organizatë sindikale, për aktivitet sindikal në organizatën sindikale. 3. Autoritetet qeveritare, nuk mund të ndërhyjnë në kufizimin e të drejtave dhe lirive sindikale ndaj të punësuarve apo të pengojnë ushtrimin e lirshëm të aktiviteteve në sindikata. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Trade union organizations may be formed by the same or different activities linked to employees’ interests, and they have the right to join and cooperate with international trade union organizations.
Neni 5 Organizatat me veprimtari të dryshme 1. Organizatat sindikale mund të themelohen sipas veprimtarive të njëjta, ose sipas veprimtarive të ndryshme në të cilat ndërlidhen interesat e të punësuarëve; 2. Organizatat sindikale me veprimtari të njëjtë dhe me veprimtari të ndryshme kanë të drejtë të bashkohen dhe të bashkëpunojnë me organizatat sindíkale ndërkombëtare, të themeluara për interesat dhe të drejtat e përbashkëta të të punësuarëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Të punësuarit kanë të drejtë të themelojnë dhe t’i bashkohen sindikatës sipas kushteve të ligjit dhe statutit; organizatat sindikale kanë të drejtë të veprojnë, të zgjedhin përfaqësues, të organizojnë administratën dhe të hartojnë programe sindikale.
Neni 6 Themelimi i organizatave sindikale 3 1. Të punësuarëve i’u garantohet liria e organizimit dhe veprimit sindikal. 2. Sindikatat themelohen për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarëve dhe lirive sindikale. 3. Të punësuarit kanë të drejtë në bazë të vullnetit të lirë, të themelojnë sindikatën dhe të anëtarësohen në të, sipas kushteve të cilat janë të përcaktuara me këtë ligj dhe statut . 4. Organizatat sindikale kanë të drejtë, që aktivitetin e tyre ta realizojnë në pajtim me aktet normative, të zgjedhin vullnetarisht përfaqësuesit e tyre, të organizojnë administratën, të zhvillojnë aktivitetet sindikale dhe të hartojnë programe sindikale. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet të krijojë kushte dhe lehtësira për veprim sindikal të punësuarve dhe të lejojë disa forma të aktivitetit sindikal në vendin e punës.
Neni 7 Krijimi i kushteve për veprim sindikal nga punëdhënsi 1. Punëdhënësi duhet të krijojë kushte dhe lehtësira të nevojshme për përfaqësuesit e zgjedhur të organizatave sindikale, për veprim sindikal të të punësuarëve; 2. Për krijimin e kushteve të volitshme për veprim sindikal, punëdhënësi duhet të angazhohet në: 2.1. lejimin e qarkullimit në mjediset e ambinetit të punës; 2.2. lejimin e shpërndarjes së njoftimeve, broshurave, publikimeve dhe dokumenteve të tjera të organizatës sindikale për aktivitete sindikale; 2.3. ligurimin e kohës së nevojshme për aktivitet sindikal brenda dhe jashtë vendit; 2.4. krijimin dhe ofrimin e lehtësirave për grumbullimin e mjeteve të kuotizimit si; dhe 2.5. krijimin e kushteve optimale për funksionimin e sindikatës, duke përfshirë organizimin e mbledhjeve dhe takimeve të ndryshme sindikale. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Sindikatat themelohen për të përmirësuar kushtet e punës, për të mbrojtur të drejtat e të punësuarve dhe për të zhvilluar dialogun social.
Neni 8 Qëllimi i themelimit të sindikatës 1. Qëllimi kryesor i themelimit të sindikatave është: 1.1. krijimi i kushteve dhe standardeve më të mira të punës së të punësuarve; 1.2. mbrojtja e të drejtave ligjore, ekonomike, sociale, profesionale, për të punësuarit; 1.3. avancimi dhe zhvillimi i dialogimit social mes partnerëve social. 2. Me qëllim të realizimit të interesave të njëjta si dhe fuqizimit të sindikatës për avancimin dhe zhvillimin e dialogut social me partnerët social, sindikatat mund të organizohen në vijën vertikale në Shoqata, Federata dhe Konfederata Sindikale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Employees of working age may join a trade union, but the employer is excluded. Membership is voluntary, members must pay the monthly union fee, and a member cannot belong to another union at the same time.
Neni 9 Anëtarësimi në sindikatë 1. Anëtar i sindikatës mund të jetë çdo i punësuar që sipas ligjit në fuqi ka plotësuar moshën e punësimit, përveç punëdhënësit. 2. Anëtarësimi në sindikatë bëhet sipas vullnetit të lirë të të punësuarit. 4 3. Gjatë aplikimit për anëtarësim duhet të jepet deklarata me shkrim, si dhe të plotësohet formulari i cili duhet të këtë emrin dhe mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, vendbanimin, adresën, profesionin, vendin e punës dhe nënshkrimin e anëtarit. 4. Anëtarit të sindikatës i jepet kartela e anëtarësisë, si dëshmi për anëtarësim. 5. Anëtari i sindikatës është i obliguar të paguajë rregullisht anëtarësinë mujore sindikale, në shumën të cilën e cakton organi kompetent i sindikatës. 6. Anëtari i një sindikate, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i sindikatës tjetër. 7. Me nënshkrimin personal të deklaratës për anëtarësim nga të punësuarit, krijohen raporte të të drejtave dhe detyrimeve për anëtarin e sindikatës sipas Statutit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: All union members may vote and be elected, but some members cannot be elected.
Neni 10 Zgjedhjet në sindikatë 1. Të gjithë anëtarët e sindikatës kanë të drejtë të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur. 2. Të drejtën për tu zgjedhur nuk do ta gëzojnë anëtarët të cilët: 2.1. kanë pozita menaxheriale; 2.2. janë të zgjedhur dhe të emëruar në organet e pushtetit lokal dhe qendror; 2.3. janë të zgjedhur në strukturat udhëheqëse të partive politike. 3. Anëtarët e zgjedhur mund të japin dorëheqje apo të shkarkohen nga detyra nga organi i cili i ka zgjedhur në pajtim me dispozitat ligjore. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Anëtarësia sindikale pushon në disa raste të caktuara, dhe një organ financiar kompetent konstaton të dhënat për përjashtimin kur shoqatat ose federatat nuk përmbushin detyrimet brenda 3 muajve.
Neni 11 Pushimi i anëtarësisë sindikale 1. Anëtarit të sindikatës do t’i pushojë anëtarësia sipas Ligjit dhe Statutit Sindikal në këto raste: 1.1. kur anëtari largohet nga organizata sindikale me vullnet të shprehur me deklaratë me shkrim; 1.2. kur anëtari vepron në kundërshtim me Ligjin, Statutin dhe aktet e tjera sindikale; 1.3. kur anëtari nuk e paguan anëtarësinë tre (3) muaj me radhë; 1.4. në rastin e pensionimit të të punësuarit; 1.5. kur anëtari vdes. 2. Shoqata sindikale e cila nuk i kryen detyrimet e kuotizimit apo detyrimet e tjera ligjore dhe statutare brenda periudhës tre (3) mujore, përjashtohet nga Federata Sindikale; 3. Federata Sindikale e cila nuk i kryen detyrimet e kuotizimit apo detyrimet e tjera ligjore dhe statutare brenda periudhës tre (3) mujore, përjashtohet nga Konfederata Sindikale; 4. Të dhënat nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni, do t’i konstatojë shërbimi kompetent financiar i Federatës, përkatësisht Konfederatës Sindikale. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Union organizations must apply for registration with the responsible ministry body, and unions may only operate after registration.
Neni 12 5 Kushtet dhe kriteret për regjistrimin e sindikatave 1. Organizatat e punëtorëve (Shoqata, Federata dhe Konfederata Sindikale) për zyrtarizimin e fushëveprimit të tyre, duhet të aplikojnë për regjistrim në organin përgjegjës të Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale. 2. Shoqata Sindikale, si njësi themelore organizative, mund të regjistrohet në MPMS, nëse ka së paku dhjetë (10) anëtarë sindikal. 3. Federata Sindikale, mund të regjistrohet në MPMS-ë, nëse në kuadër të saj ka së paku dy (2) shoqata sindikale të veprimtarive të njëjta ose të ngjashme anëtarësia e të cilave është së paku 10% e të punësuarve në nivel të sektorit përkatës. 4. Konfederata Sindikale, mund të regjistrohet në MPMS-ë, nëse në kuadër të saj veprojnë së paku dy (2) Federata Sindikale të veprimtarive të ndryshme, anëtarësia e të cilave është së paku 10% e të punësuarve në nivel të vendit. 5. Sindikatat mund ta fillojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e vet, vetëm pasi të jenë regjistruar në MPMS-ë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A union applying for registration in MPMS must submit the listed documents, and its name must not match an already registered union name.
Neni 13 Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim 1. Sindikata në cilësinë e Shoqatës, Federatës apo të Konfederatës me rastin e aplikimit për t’u regjistruar në MPMS-ë, krahas kërkesës me shkrim duhet të prezentojë edhe këtë dokumentacion: 1.1. statutin e Sindikatës (Shoqatës, Federatës apo të Konfederatës); 1.2. procesverbalin e mbledhjes konstitutive të sindikatës; 1.3. dokumentin për emërtimin, selinë, dhe llogon e sindikatës; 1.4. regjistrin e anëtarëve sindikal, duke përfshirë emrin dhe mbiemrin, ditëlindjen, numrin e letërnjoftimit, nënshkrimet dhe adresat e anëtarëve sindikal; 1.5. deklaratat për anëtarësim të anëtarëve sindikal në sindikatë; 1.6. të dhënat e sakta për udhëheqjen sindikale, duke përfshirë emrin dhe mbiemrin, ditëlindjen, numrin e letërnjoftimit, telefonit dhe nënshkrimet e anëtarëve të udhëheqësisë sindikale; 1.7. emërtimin e sindikatës i cili nuk duhet të jetë i njëjtë me sindikatat e regjistruara në MPMS-ë; 1.8. ministria në raste të veçanta për verifikim, mund të kërkojë vërifikimin e deklaratave të anëtarëve sindikal. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Union registration applications go to the responsible MPMS body, which must decide in writing within 30 days if conditions are met.
Neni 14 Procedurat e regjistrimit 1. Kërkesa për regjistrimin e sindikatës së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, parashtrohet në organin përgjegjës për regjistrimin e sindikatave në MPMS-ë. 2. Organi përgjegjës i MPMS-së, nëse vlerëson se janë përmbushur kushtet dhe kriteret për regjistrim të përcaktuara me këtë ligj dhe dispozitat e tjera pozitive, në afat prej tridhjetë (30) 6 ditësh nga dita e aplikimit për regjistrim, nxjerr vendim në formë të shkruar, për regjistrimin e sindikatës. 3. Organi përgjegjës i MPMS-së, kur vlerëson se ka mangësi në dokumentacion, kërkon nga përfaqësuesi i organizatës sindikale në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, të ofrojë dokumentacion shtesë me qëllim që të përmbushen kushtet dhe kriteret për regjistrim, të përcaktuara me këtë ligj dhe dispozitat e tjera ligjore. 4. Në rastet kur sindikata nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara për regjistrim, të përcaktuara me ligj, organi përgjegjës i MPMS-së nxjerr vendim për refuzimin e regjistrimit të sindikatës, duke informuar aplikuesin për arsyet e refuzimit. 5. Kundër vendimit të MPMS-së, pala e pakënaqur, në afat prej tridhjetë (30) ditësh, mund të ushtrojë padi për fillimin e kontestit administrativ pranë gjykatës kompetente, nga dita e pranimit të vendimit. 6. Ministria do të publikojë në Gazetën Zyrtare, listën e sindikatave të regjistruara. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: After registration, the union is entitled to legal-person rights, represent its members, and manage its funds.
Neni 15 E drejta e sindikatës pas regjistrimit 1. Pas regjistrimit, sindikata ka të drejtë: 1.1. t’i gëzojë të gjitha të drejtat e një personi juridik, në pajtim me dispozitat ligjore; 1.2. t’i përfaqësojë anëtarët e vet para punëdhënësve dhe autoriteteve publike në lidhje me çdo çështje që përfshin negociatat kolektive për të punësuarit, veçmas në avancimin e dialogut social, të drejtave ekonomike e sociale, nga marrëdhënia e punës; 1.3. t’i administrojë mjetet e saj për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarëve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A registered union is treated as a legal person and must have its own logo and an authorised bank account; other unions may not use its logo.
Neni 16 Legjitimiteti sindikal 1. Sindikata e regjistruar do të ketë cilësinë e personit juridik, me të drejtat dhe detyrat e caktuara me ligj, Statutin e Sindikatës dhe Konventat Ndërkombëtare të ONP-së. 2. Sindikata duhet të këtë llogon e saj e cila do të jetë e graviruar në vulë dhe është e ndaluar të përdoret nga sindikatat e tjera. 3. Sindikatën e përfaqëson kryetari i Sindikatës. 4. Sindikata duhet të këtë konton bankare me autorizim, për financimin e veprimtarisë sindikale. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Sindikatat get the right to represent workers for collective agreements, agreements with employers, and social dialogue if they are registered with the competent MPMS body and have at least 10% of workers as members.
Neni 17 E drejta e përfaqësimit 1. E drejta e përfaqësimit sindikal përcaktohet sipas këtyre kritereve : 1.1. regjistrimi i sindikatës në organin kompetent të MPMS. 1.2. numrit të anëtarëve të regjistruar me fletëdeklaratat për anëtarësim dhe fletëpagesës së anëtarësimit. 7 2. Sindikata do të fitojë të drejtën e përfaqësimit në lidhje të kontratave kolektive , lidhje të marrëvëshjeve me punëdhënësit, në kuadër të organit të dialogut social, në rast se ka së paku 10% të anëtarëve, nga totali i të punësuarve në nivel të ndërmarrjes, sektorit dhe nivel vendi. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Sindikatat must choose and form their own organs in line with their statute and other union acts; union organs must carry out their work according to the law, the statute, international conventions, and relevant international union principles.
Neni 18 Organet e sindikatës 1. Sindikatat zgjedhin dhe formojnë organet e veta në pajtim me Statutin dhe aktet e tjera sindikale. 2. Organet e sindikatës kryejnë veprimtarinë e tyre sipas Ligjit, Statutit, Konventave Ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare sindikale të KNS-së dhe KSE-së - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Trade union organizations must regulate their own scope through their statute and other internal acts, in line with this law.
Neni 19 Rregullimi i fushëveprimit sindikal Organizatat sindikale, fushëveprimin e vet e rregullojnë me Statut dhe akte të tjera të brendshme, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The employer’s social partner is the representative union. The representative union at the relevant level negotiates and signs collective agreements at that level. Non-representative unions may contribute to social dialogue through recommendations, opinions, or public roundtables.
Neni 20 Dialogu Social 1. Partner social i punëdhënësit është Sindikata përfaqësuese. 2. Sindikata përfaqësuese e nivelit përkatës në cilësinë e partnerit social negocion dhe nënshkruan Kontratat Kolektive të nivelit përkatës. 3. Sindikatat jo përfaqësuese, mund të kontribuojnë në procesin e dialogimit social përmes rekomandimeve, opinioneve ose tryezave publike. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet të sigurojë mbledhjen institucionale të kuotizimit të anëtarësisë, ndërsa organizimet sindikale në nivel federate dhe konfederate duhet të bëjnë auditim të jashtëm në fund të çdo viti fiskal.
Neni 21 Burimet financiare të sindikatës 1. Mjetet financiare për fushëveprimin sindikal sigurohen nga: 1.1. kuotizacioni i anëtarësisë, 1.2. donacionet e ndryshme, 1.3. ndihmat solidare, 1.4. të hyrat nga prona sindikale, dhe 1.5. burimet e tjera që nuk janë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe statutare. 2. Punëdhënësi obligohet që të sigurojë inkasimin e kuotizimit të anëtarësisë në mënyrë institucionale, ku mjetet nga kuota e anëtarësisë do të derdhen në xhirollogarinë e sindikatës përkatëse. 3. Organizimet sindikale në nivel të Federatës dhe Konfederatës janë të obliguara që në fund të çdo viti fiskal, të bëjnë një auditim të jashtëm të mjeteve të shpenzuara. 8 4. Mjetet financiare të anëtarësisë sindikale barten dhe shpenzohen në formën institucionale në pajtim me vendimin e organit kompetent të Shoqatës Sindikale, Federatës, përkatësisht Konfederatës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Union property is described as unique and inalienable, and trade unions/union organizations have rights over identifying and holding property and assets.
Neni 22 Prona e sindikatës 1. Pasuria e sindikatës është unike dhe e patjetërsueshme. 2. Sindikata ka të drejtën e identifikimit të pasurisë dhe pronës. 3. Organizatat sindikale kanë të drejtë në prona dhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Pronën. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Sindikata members must take part in the union’s work and activities, follow the statute’s principles and rules, protect the union’s image and unity, and pay the monthly membership fee.
Neni 23 Detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të sindikatës Anëtarët e sindikatës duhet të marrin pjesë në punën dhe aktivitetet e sindikatës, t’u përmbahen parimeve dhe normave të statutit, të ruajnë imazhin dhe unitetin e sindikatës si dhe të paguajnë kuotën mujore të anëtarësisë sindikale. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Union representatives are protected from discrimination and from several adverse employment actions without union consent; certain union leaders also have a right to return to work after their term ends.
Neni 24 Imuniteti i përfaqësuesve sindikal 1. Ndalohet diskriminimi ndaj përfaqësuesve të organizatave sindikale. 2. Për aktivitete sindikale, përfaqësuesit sindikal, pa pëlqimin e sindikatës nuk mund t’i: 2.1. ndërpritet kontrata e punës; 2.2. caktohet vend tjetër i punës; 2.3. ulet pozita e vendit të punës; 2.4. fillojë procedura disiplinore; 2.5. zvogëlohet paga. 3. Të zgjedhurit e lartë sindikal, kryetari dhe nënkryetarët e Federatës dhe Konfederatës sindikale, pas skadimit të mandatit për të cilin janë zgjedhur, e kanë të drejtën e rikthimit në vendet e punës në përputhje me përgatitjen profesionale dhe përvojën e punës. 4. Të drejtat e përcaktuara me paragrafin 2., të këtij neni, do të jenë të zbatueshme në afat prej dy (2) viteve, pas përfundimit të mandatit të rregullt të përfaqësuesit sindikal. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Government authorities and employers may not interfere with trade union activity; trade unions may go to court over interference or threats.
Neni 25 Ndalimi i ndërhyrjes 1. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin e programeve sindikale, në zgjedhjen e përfaqësuesve sindikal, dhe në administrimin e organizatave sindikale nga autoritet qeveritare. 9 2. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin, funksionimin ose administrimin e organizatave sindikale nga punëdhënësit ose organizatat e punëdhënësve. 3. Organizatat sindikale mund t’i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënim ndaj tyre. 4. Veprime ndërhyrëse konsiderohen: 4.1. aktet që pengojnë krijimin, funksionimin ose administrimin e një organizate sindikale; 4.2. aktet që dëmtojnë organizatën sindikale për shkak të përkatësisë ose veprimtarisë sindikale duke e diskriminuar; 4.3. aktet që nxisin krijimin e organizatave sindikale nga punëdhënës ose organizata punëdhënësish, me qëllim të vendosjes së kontrollit të tyre. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Sindikatat mund të krijojnë federata dhe konfederata sindikale dhe mund të anëtarësohen në to; federatat ose konfederatat vendore mund të anëtarësohen edhe në konfederata ndërkombëtare sindikale.
Neni 26 E drejta për organizimin e Federatave dhe Konfederatave 1. Organizatat sindikale kanë të drejtë të krijojnë Federata dhe Konfederata Sindikale, si dhe të drejtën për t’u anëtarësuar në to. 2. Federatat apo Konfederatat Sindikale vendore kanë të drejtë të anëtarësohen në konfederata ndërkombëtare sindikale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Trade union pressure such as protests and strikes is allowed for union demands, but workers must not use violence, and employers must not use violence or punitive measures against workers who took part in a lawful union protest or strike.
Neni 27 Presioni sindikal dhe e drejta në grevë 1. Për realizimin e kërkesave sindikale lejohen format e presionit sindikal, si protestat dhe grevat e punëtorëve në pajtim me Konventat Ndërkombëtare, ligjet e aplikueshme dhe Statutin sindikal. 2. E drejta në grevë është një e drejtë elementare e të punësuarve dhe organizmave sindikalë e cila në Kosovë garantohet me Ligjin për Greva. 3. Gjatë organizimit të formave të presionit sindikal, ndalohet përdorimi i dhunës nga ana e të punësuarve. 4. Ndalohet përdorimi i dhunës dhe marrja e masave ndëshkuese nga punëdhënësit, ndaj të punësuarve që kanë marrë pjesë në një protestë dhe grevë sindikale të ligjshme. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Mosmarrëveshjet sindikale midis Federatës dhe Konfederatës trajtohen nga një komision brenda Konfederatës Sindikale, dhe palët e pakënaqura mund të kërkojnë nisjen e procedurës te organi më i lartë i Konfederatës.
Neni 28 Kontestet sindikale 1. Kontestet e ndryshme sindikale në mes të Federatës dhe Konfederatës, zgjidhen nga Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve, në kuadër të Konfederatës Sindikale, në bazë të parashtrimit të kërkesës nga palët e interesuara. 2. Palët e pakënaqura mund të kërkojnë inicimin e procedurës, pranë organit më të lartë të Konfederatës i cili merr vendim përfundimtar. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A five-member committee resolves disputes within trade union organizations, may use experts, and union federation bodies must assist it as requested.
Neni 29 Zgjidhja e kontesteve sindikale 10 1. Zgjidhjen e kontesteve eventuale në nivele të ndryshme të organizatave sindikale e bënë Komisioni i përbërë prej pesë (5) anëtarësh. Komisioni zgjidhet nga organet më të larta sindikale të nivelit përkatës. 2. Komisioni nga radhët e veta zgjedh kryetarin. 3. Gjatë punës, Komisioni mund të angazhojë ekspertë të fushave përkatëse, me qëllim të zgjidhjes së drejtë të kontestit. 4. Organet e Federatave Sindikale janë të obliguara që t’i japin ndihmë, Komisonit në formën që ai e kërkon. 5. Komisioni vendos me shumicën e votave të anëtarëve të zgjedhur dhe punon në bazë të këtij ligji, Statutit të Rregullores të Punës që ai e harton dhe miraton. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A recognized trade union that is a legal person may go to court to protect the interests of its members.
Neni 30 Mbrojtja e anëtarëve sindikal në Gjykatë Çdo organizatë sindikale e njohur si person juridik, mund t’i drejtohet Gjykatës për mbrojtjen e interesave të secilit prej anëtarëve të saj, për të obliguar punëdhënësin që të veprojë sipas dispozitave të ligjit në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: A person who does not comply with this law may be fined EUR 200 to EUR 1,000; a legal person or its responsible person may be fined EUR 500 to EUR 3,000.
Neni 31 Dispozitat ndëshkimore 1. Personi fizik, që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji, në procedurë ligjore, do të dënohet me të holla prej dyqind (200) deri njëmijë (1000) Euro. 2. Personi juridik, ose personi përgjegjës i personit juridik që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji, në procedurë ligjore, do të dënohet me të holla prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro. 3. Mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara, barten në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The MPMS minister must issue subordinate rules to fully implement the law within 6 months after it enters into force, and the Labour Inspectorate supervises implementation.
Neni 32 Zbatimi i ligjit 1. Ministri i MPMS-së do të nxjerrë akte nënligjore, për të siguruar implementimin e plotë të dispozitave të këtij ligji, jo më vonë se gjashtë (6) muaj, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e bën Inspektorati i punës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 33 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-011 28 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-015-2011, datë 09.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in