LIGJI NR. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI
This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-012 on fire protection.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-012
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-012 on fire protection. This provision says the law’s purpose is to set protective mechanisms to prevent causes and spread of fire, including explosions, to protect people, property, and the environment. This provision says the law covers fire-protection measures carried out by relevant state institutions and by natural and legal persons. This article defines key terms used in the fire protection law, including the ministry, the emergency agency, property, owner, user, inspection role, plans, risk assessment, objects, environment, and state institutions. The Ministry must analyze fire-protection conditions and take improvement measures, draft an annual fire-protection program and a state fire-protection plan, oversee executive functions of the agency and municipalities in this area, and prepare training and professional development programs.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI
Showing 42 of 42
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-012 on fire protection.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 10 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR MBROJTJE NGA ZJARRI KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to set protective mechanisms to prevent causes and spread of fire, including explosions, to protect people, property, and the environment.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i mekanizmave mbrojtës për parandalimin e shkaqeve dhe përhapjes së zjarrit, duke përfshirë edhe shpërthimet me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law covers fire-protection measures carried out by relevant state institutions and by natural and legal persons.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji është ndërmarrja e masave për mbrojtje nga zjarri, që zbatohen nga institucionet përkatëse shtetërore si dhe personat fizik dhe juridik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the fire protection law, including the ministry, the emergency agency, property, owner, user, inspection role, plans, risk assessment, objects, environment, and state institutions.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB); 1.2. Agjencia - Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) është Agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së. 1.3. Mbrojtja nga zjarri - tërësi e masave dhe veprimeve të cilat ndërmerren në parandalimin e shkaktimit të zjarrit apo për zvogëlimin e pasojave nga zjarri; 1.4. Inspektor - inspektori për mbrojtje nga zjarri pranë AME-së i cili është i autorizuar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave mbrojtëse nga zjarri; 1.5. Prona - prona e paluajtshme dhe e luajtshme e cila është në pronësi të personit fizik apo juridik siç është përcaktuar në nenin 10 të Ligjit nr. 03/L-154 për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore. 1.6. Pronar - personi fizik apo juridik, i cili ka në pronësi pronën; 1.7. Shfrytëzues - personi fizik apo juridik, i cili ka në shfrytëzim pronën në mënyrë të ligjshme; 2 1.8. Komisioni - organi i themeluar me akt juridik i cili vendos për çështje të caktuara sipas legjislacionit në fuqi; 1.9. Kategorizimi - klasifikim i objekteve dhe pjesëve të objekteve në bazë të shkallës së rrezikshmërisë nga zjarri; 1.10. Plani shtetëror për mbrojtje nga zjarri – përcaktimi i detyrave, zonave të veprimit si dhe fushat e përgjegjësisë dhe veprimtarisë për mbrojtje nga zjarri në nivel vendi; 1.11. Plani komunal për mbrojtje nga zjarri – përcaktimi i detyrave, zonave te veprimit si dhe fushat e përgjegjësisë dhe veprimtarisë për mbrojtje nga zjarri në nivel komunal; 1.12. Vlerësimi i rrezikut – përcaktimi i shkallës së rrezikut nga zjarri në një vend apo vendndodhje të veçantë, si dhe masat e duhura mbrojtëse; 1.13. Objektet - ndërtesat dhe pjesët e ndërtesave si pasuri e paluajtshme; 1.14. Mjedisi - rrethina natyrore, ajri, toka, uji, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgiminë kulturore si pjesë e rrethinës që e ka krijuar njeriu. 1.15. Institucionet Shtetërore – institucionet përkatëse kompetente, të nivelit qendror dhe komunal, për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri. KREU II ORGANIZIMI I MBROJTJES NGA ZJARRI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry must analyze fire-protection conditions and take improvement measures, draft an annual fire-protection program and a state fire-protection plan, oversee executive functions of the agency and municipalities in this area, and prepare training and professional development programs.
Neni 4 Përgjegjësitë e Ministrisë 1. Ministria është përgjegjëse për: 1.1. analizimin e gjendjes për mbrojtje nga zjarri dhe ndërmerr masa për përmirësimin e saj; 1.2. hartimin e programit vjetor për mbrojtje nga zjarri të cilin e miraton Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.3. hartimin e planit shtetëror për mbrojtje nga zjarri; 1.4. mbikëqyrjen e funksioneve ekzekutive të agjencisë dhe komunave në lëmin e mbrojtjes nga zjarri; 1.5. hartimin e programeve të trajnimit dhe ngritjes profesionale të kuadrove për mbrojtje nga zjarri. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The commune must prepare a municipal fire protection plan, implement and improve fire-protection measures, and review the plan at least once a year.
Neni 5 Përgjegjësitë e komunave 1. Komuna është përgjegjëse për: 1.1. nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri në nivel komunal ne bazë të vlerësimit të rrezikut nga zjarri ne pajtim me Planin shtetëror për mbrojtje nga zjarri; 1.2. zbatimin dhe përmirësimin e masave për mbrojtje nga zjarri dhe avancimin e tyre. 3 1.3. shqyrtimin e përmbajtjes së planit për mbrojtje nga zjarri së paku njëherë në vit dhe vlerësimin e përputhshmërisë të këtij plani me Planin komunal zhvillimor, Planin zhvillimor urban të komunës, dhe Planet rregulluese urbane, me ndryshimet ndërtimore të cilat mund të kenë ndodhur. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The emergency management agency is an executive agency under the Ministry of Internal Affairs and answers to the Minister.
Neni 6 Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave 1. Agjencia për menaxhimin e emergjencave vepron si Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i përgjigjet Ministrit. 2. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi i cili zgjidhet në pajtueshmëri me rregullat në fuqi për emërimin e nëpunësve të lartë civilë të shërbimit civil. 3. Agjencia për menaxhimin e emergjencave është përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve të kryera sipas dispozitave të këtij ligji dhe ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve lidhur me të gjitha veprimtaritë për mbrojtje nga zjarri. 4. Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministria përcakton strukturën e organizimit të Agjencisë. KREU III KATEGORIZIMI I OBJEKTEVE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Objects and parts of objects are grouped into four fire-risk categories, and the Ministry sets the categorization criteria by subordinate act.
Neni 7 Kategorizimi i objekteve 1. Objektet dhe pjesët e objekteve radhiten në katër kategori sipas rrezikshmërisë nga zjarri: 1.1. në Kategorinë e I (Parë) hynë objektet varësisht prej procesit teknik që zhvillohet në to; 1.2. në Kategorinë e II (Dytë) hynë objektet sipas llojit të materialit që prodhohet përpunohet apo deponohet; 1.3. në Kategorinë e III (Tretë) hynë objektet sipas llojit të përbërjes së materialeve në ndërtimtari; dhe 1.4. në Kategorinë e IV (Katërt) hynë objektet sipas rëndësisë së tyre. 2. Ministria, me akt nënligjor përcakton kriteret për kategorizimin dhe klasifikimin e objekteve në kategoritë përkatëse të rrezikshmërisë nga zjarri. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Pronarët or users of objects and premises must take fire-protection measures, and different staffing or planning duties apply by fire-risk category.
Neni 8 Masat për mbrojtje nga zjarri sipas kategorive të objekteve 1. Pronarët apo shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit janë të obliguar të marrin masat për mbrojtje nga zjarri, të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji si dhe në përputhje me planin e mbrojtjes nga zjarri. 2. Pronarët apo shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit janë të detyruar të ndërmarrin masat si në vijim: 2.1. për kategorinë e I (parë) të rrezikshmërisë, janë të obliguar të hartojnë planin e mbrojtjes nga zjarri në bazë të vlerësimeve të rrezikshmërisë, si dhe të formojnë njësitë e mbrojtjes nga zjarri me kuadro të nevojshëm dhe mjetet e domosdoshme për punë për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri; 4 2.2. për kategorinë e II (dytë) të rrezikshmërisë nga zjarri, janë të obliguar të hartojnë planin e mbrojtjes nga zjarri në bazë të vlerësimeve të rrezikshmërisë nga zjarri, të kenë numër të mjaftueshëm të punëtorëve të cilët janë të trajnuar në këtë fushë dhe mund të kryejnë kujdestarinë e përhershme për fikjen e zjarrit dhe zbatimin e masave mbrojtëse nga zjarri; 2.3. për kategorinë e III (tretë) të rrezikshmërisë nga zjarri, janë të obliguar të kenë së paku një punëtor i cili është i trajnuar dhe drejtpërdrejt organizon dhe përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojte nga zjarri; 2.4. për kategorinë e IV (katërt të rrezikshmërisë nga zjarri, janë të obliguar të kenë një punëtor të trajnuar dhe ngarkuar me punët e mbrojtjes nga zjarri. 3. Planin e mbrojtjes nga zjarri, janë të obliguar ta nxjerrin pronarët, përkatësisht shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit, të radhitura në kategorinë e parë dhe të dytë të rrezikshmërisë dhe ky plan duhet të jetë i harmonizuar me planin komunal për mbrojtje nga zjarri. 4. Personat juridik përgjegjës për punët e mbrojtjes nga zjarri, duhet të punësojnë personat të cilët kanë të kryer trajnimet profesionale për zjarrfikës apo drejtimit teknik, dhe të cilët e kanë të dhënë provimin profesional për kryerjen e punëve për mbrojtje nga zjarri. 5. Ministria me akt nënligjor cakton përmbajtjen e programit dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional nga paragrafi 4. i këtij neni, i cili ka të bëjë me mbrojtjen nga zjarri. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Pronarët ose shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit duhet të nxjerrin një rregullore të brendshme për masat dhe veprimet për mbrojtjen nga zjarri.
Neni 9 Aktet e brendshme për mbrojtje nga zjarri Personat fizik apo juridik që janë pronarë ose shfrytëzues të objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit, varësisht nga kushtet dhe nevojat e tyre obligohen që në harmoni me planin për mbrojtje nga zjarri dhe me këtë ligj, me anë të një rregulloreje të brendshme të përcaktojnë masat dhe veprimet në lidhje me zbatimin dhe avancimin e mbrojtjes nga zjarri. KREU IV MASAT E MBROJTJES NGA ZJARRI - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry participates in drafting spatial plans within the area of fire protection.
Neni 10 Ministria merr pjesë në hartimin e planeve hapësinore nga fushë veprimtaria e mbrojtjes nga zjarri - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry-Agency sets special construction conditions for fire protection, and the Government sets by subordinate act which types of buildings they apply to and how the Ministry cooperates with the Ministry for Environment and Spatial Planning and the Agency’s consent on fire-safety measures.
Neni 11 Kushtet e posaçme të ndërtimit me qëllim të mbrojtjes nga zjarri 1. Kushtet e posaçme të ndërtimit, në kuptim të përcaktimit të kushteve të rregullimit hapësinor, me qëllim të mbrojtjes nga zjarri, i përcakton Ministria-Agjencia. 2. Qeveria sipas propozimit të Ministrisë përcakton me akt nënligjor se për cilat lloje të objekteve zbatohen kushtet e posaçme të ndërtimit me qëllim të mbrojtjes nga zjarri si dhe mënyrën e bashkëpunimit të Ministrisë me Ministrinë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor në lëmin e ndërtimit dhe dhënien e pëlqimit nga Agjencia për masat e mbrojtjes nga zjarri. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Registered legal entities engaged in design work must show, verify, and certify fire-protection measures in main projects, provide evacuation and fire-safety arrangements for certain buildings, and employ staff with relevant fire-protection training and a passed professional exam.
Neni 12 Masat e parapara për mbrojtje nga zjarri 1. Personat juridik të regjistruar për projektime, janë të obliguar që për objektet në të cilat kërkohen kushte të veçanta ndërtimi, masat e mbrojtjes nga zjarri të parashikuara në projektin kryesor, të 5 tregohen në mënyrë grafike të përllogaritura dhe të shpjeguara me shkrim, me qëllim të vlerësimit të masave për mbrojtje nga zjarri. 2. Pjesë përbërëse e projektit kryesor nga paragrafi 1. i këtij neni, për dhënie të lejes ndërtimore, paraqet një dëshmi rreth masave të parapara të mbrojtjes nga zjarri. 3. Personat juridik të regjistruar për projektime, të cilët e kanë hartuar projektin kryesor, do të bëjnë verifikimin e të njëjtit në mënyrën e përcaktuar me rregulloren e tyre të brendshme, dhe pas verifikimit të kryer të bashkëngjisin deklaratën me të cilën vërteton se, masat për mbrojtje nga zjarri të aplikuara në projektet kryesore janë në harmoni me këtë ligj dhe kriteret e rregullimit hapësinor, kriteret dhe normativat teknike. 4. Me rastin e projektimit dhe ndërtimit të objekteve të banimit kolektiv, objekteve publike, qendrave tregtare, hoteleve, kinemave, teatrove, bibliotekave, postave, spitaleve, hallave sportive, pallateve koncertale si dhe objekteve tjera publike, duhet të sigurohen kushtet për evakuim të papengueshëm të njerëzve në rast të shpërthimit të zjarrit me ndërtimin e shkallëve për evakuim si dhe me pajisje përkatëse për alarm dhe fikje të zjarrit. 5. Personat juridik të regjistruar për projektime sipas paragrafi 1. të këtij neni, duhet të kenë personat e punësuar me trajnime përkatëse profesionale dhe me provim të mbaruar profesional nga lëmi i mbrojtjes nga zjarri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The competent authority may issue a construction permit only if it ensures the main project includes special construction conditions for fire protection.
Neni 13 Kushti për dhënien e lejes për ndërtim Organi kompetent për dhënien e lejes për ndërtim, rekonstruim mund të jep lejen për ndërtim vetëm atëherë kur të sigurojë se projekti kryesor për ndërtim në bazë të cilit jepet leja e ndërtimit, ka paraparë përmbushjen e kushteve të posaçme të ndërtimit, me qëllim të mbrojtjes nga zjarri, siç është përcaktuar në nenin 11 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A use permit for a built or reconstructed object is granted only after the fire-protection measures in the main construction project have been implemented.
Neni 14 Leja e përdorimit 1. Leja e përdorimit të objektit apo objekteve të ndërtuara dhe rekonstruktuara, jepet atëherë kur vërtetohet se janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zjarri të parapara në projektin kryesor të ndërtimit. 2. Përfaqësuesi i agjencisë merr pjesë në punën e komisionit për pranim teknik të objekteve sa i përket fushës për mbrojtje nga zjarri. 3. Nëse gjatë kryerjes së kontrollimit teknik, vërtetohet se me rastin e ndërtimit apo rekonstruktimin e objektit, nuk janë zbatuar masat për mbrojtje nga zjarri të parapara në projektin kryesor të ndërtimit, nuk do të jepet leja e përdorimit derisa të jenë zbatuar masat për mbrojtje nga zjarri. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Construction work on exit surfaces and escape routes must use fire-resistant materials, and the contractor must keep proof of those material characteristics for verification.
Neni 15 Materiali rezistues ndaj zjarrit 1. Punët përfundimtare të sipërfaqeve vertikale dhe horizontale të daljeve dhe rrugëve dalëse në objekte, duhet të jenë të ndërtuara nga materiali me karakteristika rezistuese ndaj zjarrit. 2. Për materialet e përdorura për ndërtim në punët nga paragrafi 1. të këtij neni, kryesi i punimeve është i obliguar të siguroj dëshminë për karakteristikat e materialit rezistues ndaj zjarrit, të përdoruara nga prodhuesi gjatë ndërtimit si dhe të njëjtat t’i ofroj për verifikim komisionit, nga neni 14 i këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Owners and users must maintain fire-risk equipment properly, keep required documentation, and arrange responsibilities by contract.
Neni 16 Mirëmbajtja e pajisjeve dhe mjeteve 6 1. Pronarët e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit, janë të obliguar të mirëmbajnë në gjendje të rregullt pajisjet, instalimet, ventilimet e gazrave, oxhaqet si dhe pajisjet e tjera, të cilat paraqesin rrezik për zgjerimin e zjarrit në harmoni me normativat teknike dhe udhëzimet e prodhuesve për të cilat duhet të ketë dokumentacion. 2. Për instalimin e pajisjeve stabile të destinuara për lajmërimin dhe fikjen e zjarrit, detektimin e gazrave dhe avujve të ndezshëm, si dhe pajimet tjera mbrojtëse dhe instalimeve të cilat shërbejnë për evitimin e shkaktimit dhe zgjerimin e zjarrit dhe shpërthimit, kryesi i punëve është i detyruar të siguroj dëshminë nga prodhuesi për funksionim të rregullt të tyre, dhe procesverbalin mbi verifikimet e kryera nga personi juridik i autorizuar, dhe t’i jepet në shikim komisionit nga paragrafi 2. i nenit 14 të këtij ligji. 3. Pronarët dhe shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit, obligimet e përcaktuara si në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni i rregullojnë me marrëveshje përmes kontratës, në pajtim me ligjet në fuqi. 4.Në qoftë se nuk mund të vërtetohet pronari nga paragrafi 1. i këtij neni, obligimet e përcaktuara i bien në barrë shfrytëzuesit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article requires regular inspection of certain fire-safety equipment and sets qualification and authorization rules for the people who carry out the inspections.
Neni 17 Dëshmia për gjendjen e rregullt të pajisjeve 1. Mirëmbajtja e pajisjeve sipas paragrafit 2. të nenit 16 të këtij ligji, duhet të kontrollohet të paktën një (1) herë në vit nga personat e autorizuar, sipas paragrafit 6. të këtij neni, në varshmëri me normativat teknike dhe udhëzimet e prodhuesve. Me rastin e kontrollimit mbahet procesverbal në të cilën shënohet se kur është bërë kontrollimi, kush e ka kryer dhe çfarë është vërtetuar nga kontrolli. 2. Aparatet bartëse dhe lëvizëse për shuarjen e zjarreve duhet të kontrollohen çdo gjashtë (6) muaj. 3. Punë kryesit e organizatës së autorizuar nga paragrafi 2. të nenit 16 dhe paragrafit 1. të këtij neni, të cilët kryejnë kontrollimin, duhet të kenë të dhënë provimin profesional për ushtrimin e kontrollit. 4. Ministria përcakton kushte të posaçme teknike dhe kushte të tjera, të cilat duhet t’i plotësojë personi i autorizuar nga paragrafi 2. i nenit 16 dhe paragrafi 1. i këtij neni. 5. Ministria përcakton programin dhe mënyrën e dhënies së provimit, nga paragrafi 3. i këtij neni. 6. Ministria jep autorizimin për kryerje të punëve nga paragrafi 2. i nenit 16 dhe paragrafi 1. i këtij neni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Rules on fire-safety equipment and related installations: imports and circulation are tied to certification, and the Ministry can issue permits and set conditions.
Neni 18 Certifikata nga prodhuesi i pajisjeve 1. Prodhimi dhe qarkullimi i pajisjeve, stabilimenteve dhe mjeteve të dedikuara për fikje të zjarrit, lajmërim dhe pengim të zgjerimit të zjarrit si dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse e instalimeve, përcaktohet me akt nënligjor. 2. Për prodhimtarinë, veprimet dhe shërbimet me të cilat shfrytëzohen stabilimentet, mjetet, pajisjet dhe instalimet nga paragrafi 1. i këtij neni, për të cilat nuk janë të parapara normativat kosovare, mund të aplikohen standardet e BE-së. 3. Pajisjet, mjetet dhe stabilimentet nga paragrafi 1. i këtij neni, të cilat importohen nga jashtë, mund të vihen në qarkullim vetëm nëse importuesi e ka marrë certifikatën e personit juridik, të autorizuar mbi rregullsinë e atyre pajisjeve, mjeteve dhe stabilimenteve, si dhe përshtatjen e tyre për qëllimet e dedikuara. 4. Për çdo pajisje të importuar dhe për çdo sasi të importuar të pjesëve të pajisjeve apo mjeteve për fikje të zjarrit, alarmim dhe pengim të përhapjes së zjarrit, importuesi është i obliguar që ta siguroj 7 certifikatën e paraparë në paragrafin 3. të këtij neni, vetëm nëse kjo është e rregulluar ndryshe me marrëveshje ndërshtetërore. 5. Kur me dispozita të posaçme është caktuar që për vënien në qarkullim të pajisjeve dhe stabilimenteve nga paragrafi 1. deri 4. të këtij neni nevojitet leja atëherë lejen e tillë e jep Ministria – Agjencia. 6. Dispozitat nga paragrafi 2., 3., 4. dhe 5. të këtij neni, vlejnë edhe për pajisjet mbrojtëse dhe personale të zjarrfikësve, të cilat i shfrytëzojnë në fikjen e zjarrit dhe intervenimet e tjera. 7. Ministria përcakton kushtet e posaçme teknike dhe kushtet tjera të cilat duhet t’i plotësoj personi juridik nga paragrafi 3. dhe 4. të këtij neni. 8. Ministria jep autorizime për kryerjen e punëve nga paragrafi 3. dhe 4. i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Pronarët ose shfrytëzuesit e objekteve duhet të kenë pajisje dhe mjete për fikje të zjarrit, dhe ato duhet të përdoren vetëm sipas destinimit dhe të mbahen në gjendje të rregullt e të dukshme për përdorim.
Neni 19 Pajisjet, mjetet dhe stabilimentet për fikjen e zjarrit 1. Pronarët apo shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit, obligohen të posedojnë pajisjet, mjetet dhe stabilimentet për fikjen e zjarrit. 2. Llojin e pajisjeve, stabilimenteve dhe mjeteve nga paragrafi 1. i këtij neni, si dhe vendet në të cilat vendosen, përcaktohen me akt nënligjore. 3. Ministria nxjerr akt nënligjor lidhur me zgjedhjen dhe caktimin e sasisë së aparateve për fikje të zjarrit, kushteve të cilat duhet t’i plotësojnë personat e autorizuar, të cilët e kryejnë veprimtarinë kontrolluese, servisimin dhe mirëmbajtjen e aparateve, si dhe afatin e zbatimit të kontrollit të rregullimit dhe servisimit. 4. Pajisjet dhe mjetet për fikje të zjarrit duhet të shfrytëzohen vetëm sipas dedikimit, dhe të jenë në gjendje të rregullt, posaçërisht të shënuar dhe të kapshme për përdorim. 5. Kontrollimin e rregullsisë dhe servisimit të aparateve nga paragrafi 3. i këtij neni, mund ta ushtrojnë personat e autorizuar, të cilët janë teknikisht dhe profesionalisht të aftësuara, në bazë të autorizimeve të Ministrisë- Agjencisë. 6. Personat të cilët e kryejnë mbikëqyrjen e rregullsisë dhe servisimit të aparateve nga paragrafi 3. i këtij neni, duhet ta kenë të dhënë provimin profesional për kryerjen e këtyre punëve. 7. Programi dhe mënyra e dhënies së provimit nga paragrafi 6. i këtij neni përcaktohet nga ministria. 8. Regjistri i personave të autorizuar, të cilët i kryejnë punët nga paragrafi 2. i nenit 16, paragrafi 1. i nenit 17 dhe paragrafi 3. i nenit 18 të këtij ligji, do të jetë publik. 9. Me punë të caktuara lidhur me avancimin e mbrojtjes nga zjarri mund të merren personat fizik dhe juridik, të cilët i plotësojnë kriteret në pikëpamje të përgatitjeve teknike dhe të disponojnë me kuadro profesionale për ushtrimin kualitativ të punëve, lidhur me avancimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Organizers must provide fire watch/alarm service and suitable firefighting equipment for public events; in certain open-area fire-risk situations, the owner or user must provide the fire watch service.
Neni 20 Kujdestaria e zjarrfikësve 1 Me qëllim të pengimit dhe mënjanimit të rrezikut nga zjarri, obligohet të sigurohet kujdestaria e zjarrfikësve, gjegjësisht shërbimi vëzhgues alarmues, si dhe pajisje dhe mjete përkatëse për fikje të zjarrit për rastet si në vijim: 1.1. në objektet gjatë mbajtjes së tubimeve publike apo aktiviteteve tjera; 8 1.2. në ambiente të hapura në kohën kur vlerësohet apo supozohet rreziku për paraqitje të zjarrit në mjedise të tilla, kryerja e korrje shirjeve të përmasave të mëdha, kantieret e mëdha, parqet nacionale, pyjet dhe të ngjashme. 2. Kujdestarinë e zjarrfikësve, respektivisht shërbimin vëzhgues-alarmues në rastet nga paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. i këtij neni obligohet ta siguroj organizatori, kurse për rastet nga paragrafi 1. nën- paragrafi 1.2. i këtij neni, pronari apo shfrytëzuesi nëse nuk mund të vërtetohet pronari i objekteve të përmendura. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Në disa komuna, organet komunale duhet të organizojnë kujdestari zjarrfikëse kur mungon shërbimi përkatës dhe ka mundësi për zjarr të madh.
Neni 21 Kujdestaria zjarrfikëse në komuna Në komunat ku nuk është e organizuar kujdestaria zjarrfikëse, respektivisht shërbimi vëzhgues- alarmues sipas nenit 19 i këtij ligji, nëse ekziston mundësia e shfaqjes së zjarrit të përmasave të mëdha, organet komunale, në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë nga zjarri, janë të detyruar të organizojnë kujdestari të tillë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Technological processes involving flammable fluids, flammable gases, or explosive materials may be carried out only in separated, fire-resistant facilities. Open-flame work near such materials must be organized to eliminate or minimize fire risk, and such facilities may be built only where they do not endanger fire safety.
Neni 22 Proceset teknologjike në objekte të veçanta 1. Proceset teknologjike në të cilat shfrytëzohen apo prodhohen fluidet, gazrat e ndezshme apo materiet shpërthyese, mund të kryhen vetëm në objektet ose pjesët e tyre, të cilat janë të ndara nga pjesët e tjera prodhuese dhe depozituese, objekte të pajisura me pengesa rezistuese ndaj zjarrit që pamundësojnë përhapjen e zjarrit. 2. Proceset teknologjike nga paragrafi 1. të këtij neni, si dhe punët me flakë të hapur në afërsi të fluideve dhe gazrave të ndezshme, materieve shpërthyese dhe të tjera, të cilat mund të shkaktojnë zjarr, duhet të organizohen në atë mënyrë që rreziku nga zjarri të mënjanohet, respektivisht të bie në masën më të vogël, varësisht nga natyra dhe kushtet e punës. 3. Objektet sipas paragrafi 1. të këtij neni, mund të ndërtohen vetëm në vendet ku ndërtimi i tyre nuk cenon sigurinë nga zjarri të objekteve ekzistuese dhe mjedisit që e rrethon. KREU V MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË MASAVE PËR MBROJTJE NGA ZJARRI - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article assigns fire-safety inspection and supervision to the fire protection agency’s inspectors and lets municipalities, with prior ministry consent, authorize fire-and-rescue units and volunteer fire associations for certain control tasks.
Neni 23 Organet kompetente 1. Mbikëqyrjen dhe inspektimin për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri në objekte, pjesë të objekteve, pajisjeve, stabilimenteve në territorin e Republikës së Kosovës e kryejnë inspektorët e Agjencisë për mbrojtje nga zjarri. 2. Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri, e kryejnë inspektorët kompetent të agjencisë në bashkëpunim me inspektorët tjerë të institucioneve përkatëse si dhe me personat juridik. 3. Me vendimin e organit kompetent të komunës dhe me pëlqimin paraprak të marrë nga ministria, për punë të caktuara të kontrollit të masave të parapara për mbrojtje nga zjarri, mund të autorizohen njësitë e zjarrfikës dhe shpëtimit dhe shoqatat vullnetare për zjarr-fikje, të përcaktuara me këtë ligj dhe akt nënligjor të nxjerra në bazë të këtij ligji. 4. Me vendimin nga paragrafi 3. të këtij neni, përcaktohen: 9 4.1. lloji i objekteve, pjesëve të objekteve dhe mjedisit të cilat do të përfshihen në kontrollim; 4.2. mënyra dhe procedura e kryerjes së punëve kontrolluese; 4.3. mënyra e informimit të organit kompetent për emergjenca mbi mangësitë e konstatuara gjatë kontrollimit; 4.4. kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë personat për ushtrimin e kontrollit nga aspekti i përgatitjes profesionale. 5. Ministria, me akt nënligjor, përcakton formën e kartelave identifikuese, me të cilat vërtetohet identiteti i personave të autorizuar për kryerjen e punëve të inspektimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Inspektorët e agjencisë duhet të kenë arsim teknik të lartë ose superior dhe të kenë dhënë provimin profesional; ministria përcakton me akt nënligjor programin dhe mënyrën e atij provimi.
Neni 24 Kualifikimet për inspektorë të Agjencisë 1. Punët e inspektorit të agjencisë i kryejnë personat të cilët posedojnë përgatitje superiore ose të lartë shkollore, të profilit teknik dhe provimin e dhënë profesional. 2. Për punën e tyre, inspektorët i përgjigjen strukturës përkatëse të agjencisë. 3. Ministria, me akt nënligjor përcakton programin dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional në harmoni me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Inspektorët must inspect premises and take necessary fire-safety measures; owners or users must allow inspection and provide documents and data; inspectors may enter dwellings at residents’ request to remove danger to life and property.
Neni 25 Të drejtat dhe detyrat e inspektorit 1. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektorët kontrollojnë të gjitha objektet, stabilimentet, impiantet dhe ndërmarrin masa tjera të nevojshme për vërtetimin dhe zbatimin e masave të përcaktuara për mbrojtje nga zjarri. 2. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në objekte banimi sipas kërkesës së banorëve me qëllim të mënjanimi të rrezikut për jetën e njerëzve dhe pasurisë. 3. Pronarët, respektivisht shfrytëzuesit e objekteve, janë të obliguar që inspektorëve t’ju mundësojnë mbikëqyrjen inspektuese, t’ju ofrojnë dokumentacionin dhe të dhëna të nevojshme. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The fire-safety inspector must prepare a report for each inspection and give a copy to the owner or user of the inspected object or part of the object. The inspector must also keep data confidential during the inspection.
Neni 26 Mbajtja e procesverbalit nga inspektorët 1. Për kontrollin e kryer, inspektori për mbrojtje nga zjarri është i obliguar të përpilojë procesverbalin. 2. Një kopje e procesverbalit i dorëzohet pronarit, respektivisht shfrytëzuesit të objektit, pjesës së objektit ku është kryer inspektimi. 3. Gjatë kontrollit, inspektori është i obliguar të ruaj konfidencialitetin e të dhënave në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Fire protection inspectors must inform the competent urbanism authority if they find that required fire safety measures were not implemented during construction.
Neni 27 Njoftimi Nëse gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektorët e mbrojtjes nga zjarri të agjencisë, konstatojnë se gjatë ndërtimit të objekteve nuk janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zjarri të parapara me projektin kryesor, atëherë e informon organin kompetent për urbanizëm i cili e ka dhënë lejen për ndërtim për ndërmarrjen e masave ligjore. 10 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: If the fire protection inspector finds the Article 17 conditions are not met during inspection, the inspector can issue a decision banning use of the items. A complaint does not stop enforcement of that decision.
Neni 28 1. Nëse gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i mbrojtjes nga zjarri i agjencisë konstaton se nuk janë përmbushur kushtet nga neni 17 i këtij ligji, me vendim ndalohet përdorimi i tyre. 2. Ankesa kundër vendimit nga paragrafit 1. të këtij neni, nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Pronarët dhe përdoruesit e objekteve must take fire-protection measures ordered by the ministry; the Agency may also ban certain fire-risk activities or uses by decision.
Neni 29 Detyrimet e pronarëve dhe shfrytëzuesve 1. Me qëllim të evitimit të shfaqjes së zjarrit, shpëtimit të njerëzve, pasurisë së rrezikuar nga zjarri, ministria me vendim i obligon pronarët, shfrytëzuesit e objekteve apo pjesëve të objektit, që të ndërmarrin masa të caktuara të mbrojtjes nga zjarri, të përcaktuara me këtë ligj rregullave teknike, planeve për mbrojtje nga zjarri të: 1.1. mbajnë në gjendje të rregullt stabilimentet, instalimet apo pajisjet; 1.2. rindërtojnë objektin apo pjesët e caktuara të objektit ; 1.3. largojnë mbeturinat nga objektet, të cilat kanë mbetur në procesin e punës apo janë të vendosura në vendet e ndaluara me ligjet përkatëse; 1.4. largojnë lëndët nga objektet apo mjedisi, të cilat paraqesin rrezik për shkaktimin dhe përhapjen e zjarrit; 1.5. mirëmbajnë të gjitha rrugët pyjore në gjendje që të mundësojnë afrimin e automjeteve zjarrfikëse në çdo kohë; 1.6. vendosin instalime stabile, gjysmë stabile, të lëvizshme, pajisje të tjera përkatëse dhe instalime për alarmim dhe fikje të zjarrit, si dhe pajisje dhe instalime të tjera mbrojtëse; 1.7. të ketë dalje të nevojshme nga objektet apo pjesët e objekteve për mundësimin e daljes së shpejtë të personave në rast zjarri; 1.8. të pamundësojnë afrimin e automjeteve, të cilat gjatë punës mund të hedhin shkëndija në vendet ku do të paraqesin rrezik nga zjarri; 1.9. të mbajnë në gjendje të rregullt pajisjen zjarrfikëse dhe mjetet tjera për fikje të zjarrit, apo ato pajisje dhe mjete t’i vënë në vend të caktuar dhe të dukshëm; 1.10. të largojnë ato elemente nga stabilimentet, instalimet dhe pajisjet, të cilat gjatë punës mund të shkaktojnë zjarr; 1.11. të largojnë materiet e ndezshme, të cilat u janë shtuar elementeve konstruktive të objekteve apo të cilave u janë përpunuar hapësirat dalëse horizontale e vertikale të rrugëve, nëse ato elemente paraqesin rrezik për shkaktim dhe përhapje të shpejtë të zjarrit; 1.12. të pamundësojnë hedhjen nga jashtë të sendeve, të cilat do të mund të shkaktojnë zjarr në objekte në të cilat afrimi është i kufizuar; 1.13. të furnizojnë sasinë dhe llojin e caktuar të pajisjes teknike dhe mjeteve për alarmim dhe fikje të zjarrit; 1.14. të sigurojnë kujdestari zjarrfikëse në objekte dhe pjesët e objekteve. 11 2. Për shkak të rrezikshmërisë së drejtpërdrejt nga zjarri Agjencia me vendim ndalon: 2.1. magazinimin e lëndëve sekondare, repromaterialit, produkteve finale dhe materieve tjera; 2.2. përdorimin e flakës së hapur në objektet e mbyllura dhe të hapura; 2.3. përdorimin e objekteve, apo pjesëve të objekteve, stabilimenteve, instalimeve dhe pajisjeve tjera nëse me adaptimin e tyre nuk mund të hiqen mangësitë që mund të shkaktojnë zjarr; 2.4. përdorimin e pajisjeve, instalimeve dhe mjeteve derisa nuk merren masat që rreziku të evitohet; 2.5. kryerjen e punëve të caktuara në objekte apo pjesë të objekteve, ngjyrosje, rrjedhje të fluideve të ndezshme dhe gazrave dhe ndezje të ngjyrave. 3. Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e tij. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Agjencia must keep fire-protection records for the whole territory of Kosovo, and the Ministry may set the contents and keeping method by subordinate act.
Neni 30 Mbajtja e evidencës 1. Agjencia mban evidencë nga lëmi i mbrojtjes nga zjarri për tërë territorin e Kosovës. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton përbërjen e evidencave nga paragrafi 1. të këtij neni, si dhe mënyrën e mbajtjes së tyre nga agjencia dhe komuna. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry-Agency must cooperate with relevant scientific and research institutions and carry out examinations and other laboratory analyses for fire protection measures.
Neni 31 Bashkëpunimi me institucionet përkatëse shkencore Ministria-Agjencia me qëllim të zbatimit dhe avancimit të masave për mbrojtjen nga zjarri të përcaktuara me këtë ligj dhe akte nënligjore, bashkëpunon me institucionet përkatëse shkencore dhe hulumtuese si dhe bën ekzaminimin dhe analizat tjera laboratorike. KREU VI TRAJNIMI DHE AFTËSIMI PROFESIONAL - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Firefighter professional training is carried out by the relevant Interior Ministry training unit and by other licensed and accredited educational institutions; the Ministry sets the technical conditions those training institutions must meet.
Neni 32 1. Trajnimi dhe aftësimi profesional i zjarrfikësve do të bëhet nga njësia përkatëse e MPB-se për trajnime si dhe institucionet tjera arsimore të cilat janë te licencuara dhe akredituara nga Ministria përkatëse për arsim, shkencë dhe teknologji. 2. Ministria përcakton kushtet teknike te cilat duhet ti plotësoj institucioni i cili bën trajnimin dhe ngritjen profesionale te zjarr-fikjes dhe shpëtimit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Funding for fire-protection activities and special fire-safety measures comes from the state budget of the Republic of Kosovo, while municipal fire-protection plan measures are funded by municipal budgets.
Neni 33 Financimi 1. Mjetet për financimin e aktiviteteve dhe zbatimin e masave të posaçme të mbrojtjes nga zjarri, sipas këtij ligji sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Mjetet për zbatimin e masave të mbrojtjes nga zjarri, të përcaktuara me planin e mbrojtjes nga zjarri të komunave sigurohen nga buxhetet komunale. 12 KREU VII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Legal persons may be fined 500 to 3,000 euros for the listed fire-safety violations, and the responsible person of the legal person may be fined 300 to 500 euros for an offence under paragraph 1.
Neni 34 Gjobat 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri tremijë (3000) Euro për kundërvajtje do të dënohen personat juridik nëse: 1.1. nuk posedojnë leje për projektin kryesor dhe i cili nuk është në harmoni me kushtet e rregullimit hapësinor sipas nenit 14 të këtij ligji; 1.2. kryen punët në kundërshtim me dispozitat e neneve 16, 17 dhe 18 të këtij ligji; 1.3. nuk posedon dëshmi lidhur me rregullimin e pajisjeve, instalimeve të cilat shërbejnë për fikje dhe lajmërim të zjarrit dhe pajisje dhe instalime të tjera, të cilat bien ndesh me paragrafin 2. të nenit 16 dhe paragrafin 1. të nenit 17, si dhe certifikatën sipas paragrafit 3. të nenit 18 të këtij ligji; 1.4. kryen punët në kontrollimin dhe servisimin e aparateve të mbrojtjes nga zjarri në kundërshtim me paragrafin 5. të nenit 19 të këtij ligji; 1.5. nëse trajnimin dhe aftësimin profesional të zjarrfikësve e kryen në kundërshtim me paragrafin 1. të nenit 32 të këtij ligji. 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni, personi përgjegjës i personit juridik do të dënohet me gjobë në të holla, në shumën prej treqind (300) deri pesëqind (500) Euro. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Legal persons can be fined for a range of fire-protection violations, and responsible persons of legal persons can also be fined.
Neni 35 1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1.000) Euro do të dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1. nuk sjell rregulloren me të cilën përcaktohen masat dhe punët lidhur me rregullimin dhe përparimin e mbrojtjes nga zjarri, apo nuk zbaton masat në përparimin e mbrojtjes nga zjarri të parapara me rregulloren për mbrojtjen nga zjarri, sipas nenit 9 të këtij ligji; 1.2. kryesi i punimeve për përpunimin e sipërfaqeve të daljeve horizontale dhe vertikale dhe rrugëve dalëse në objekte, përdor material ndërtimor i cili nuk i justifikon karakteristikat rezistuese ndaj zjarrit sipas paragrafit 1. të nenit 15 të këtij ligji; 1.3. nuk mirëmban në gjendje të rregullt stabilimentet, pajisjet elektrike, të gazit, ventilimin dhe instalime të tjera, oxhaqet dhe pajisje të tjera dhe nëse për mirëmbajtje nuk posedon dokumentacion sipas paragrafit 1. të nenit 16 të këtij ligji; 1.4. nuk kontrollohen instalimet së paku një herë në vit nga personi juridik i autorizuar ose për kontrollet e bëra nuk mbahet evidencë sipas paragrafit 1. të nenit 17 të këtij ligji; 1.5. i vë në qarkullim pajisjet, stabilimentet që përdoren për fikje, lajmërim dhe pengim të përhapjes së zjarrit, për të cilin nuk është siguruar certifikata e personit juridik të autorizuar për gjendjen e tyre të rregullt sipas paragrafit 3. të nenit 18 të këtij ligji; 1.6. pa leje vihen në qarkullim stabilimentet, pajisjet dhe mjetet, të cilat nevojiten për fikje të zjarrit dhe lajmërim për të cilat nevojitet leja sipas paragrafit 5. neni 18 të këtij ligji; 13 1.7. nuk posedon stabilimentet, pajisjet dhe mjetet për fikje të zjarrit si pas nenit 19 të këtij ligji; 1.8. nuk sigurohet kujdestaria zjarrfikëse në formën e shërbimit për lajmërim me anë të vrojtimit me mjetet dhe pajisjet përgjegjëse për shuarje të zjarrit sipas nenit 20 të këtij ligji; 1.9. nuk i mundëson inspektorit për mbrojtje nga zjarri, kryerjen e punës së tij apo nëse refuzon të jap në shikim dokumentacionin me shkrim apo t’u ndihmoj në të dhënat e tjera të nevojshme informuese sipas paragrafit 3. të nenit 25 të këtij ligji; 1.10. nuk zbaton masat e dhëna nga inspektorët për parandalim nga zjarri sipas nenit 27 të këtij ligji; 1.11. nuk zbatohet vendimi i nxjerr nga ministria, sipas nenit 28 të këtij ligji; 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohen me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro edhe personat përgjegjës të personave juridik. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Certain persons may be fined EUR 100 to 300 if they fail fire-safety maintenance, block inspectors, or ignore inspector or ministry decisions.
Neni 36 1. Me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro do të dënohen për kundërvajtje personat nëse: 1.1. si pronar, apo shfrytëzues i objekteve, pjesëve të objekteve apo mjedisit, nuk mban në gjendje të rregullt pajisjet, stabilimentet elektrike, gazrat, ventilimet dhe instalimet tjera, oxhaqet dhe pajisje të tjera, të cilat mund të shkaktojnë zjarr dhe nëse për mirëmbajtje nuk posedon dokumentacion sipas paragrafit 1. të nenit 16 të këtij ligji; 1.2. nuk u mundëson inspektorëve për mbrojtje nga zjarri kryerjen e punëve të tyre dhe dhënien e shënimeve të domosdoshme sipas paragrafit 3. të nenit 25 të këtij ligji; 1.3. nuk zbaton vendimet e inspektorit të agjencisë, sipas nenit 28 të këtij ligji; 1.4. nuk zbaton vendimin e ministrisë sipas paragrafit 1. të nenit 29 të këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Repeat violations under article 35 can trigger extra sanctions: a second violation brings a six-month ban on carrying out the activity, and a third violation brings suspension of the activity.
Neni 37 1. Për kundërvajtjen nga neni 35 të këtij ligji, inspektimi i kryer për të dytën herë, përveç gjobës në të holla shqiptohet edhe masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në afat prej gjashtë (6) muajsh. 2. Për kundërvajtjen nga neni 35 të këtij ligji, inspektimi i kryer për të tretën herë, përveç gjobës në të holla shqiptohet masa e ndalimit për pezullim të aktivitetit. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The ministry must issue subordinate acts to implement the law, within one year after the law enters into force.
Neni 38 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ministria në afat brenda një (1) viti nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 2. Ministria në bashkëpunim me ministritë tjera përgjegjëse në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj, nxjerr akte nënligjore lidhur me kushtet e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Communes, legal persons, professional services, and certain authorized persons must align their fire-safety plans, regulations, or activities within six months under the stated triggers.
Neni 39 14 1. Komunat janë të obliguara të harmonizojnë planin e mbrojtjes nga zjarri, të përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji, në afatin prej gjashtë (6) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Personat juridik dhe shërbimet profesionale, janë të obliguara të harmonizojnë rregulloret për mbrojtje nga zjarri të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji në afatin kohor prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi. 3. Personat e autorizuar sipas paragrafit 2. i nenit 16, paragrafët 1. dhe 2. të nenit 17 dhe paragrafit 5. të nenit 19 të këtij ligji, janë të obliguara që në afat prej gjashtë (6) muajsh, nga dita e nxjerrjes së akteve nënligjore, të cilat rregullojnë kushtet për kryerjen e punëve të inspektimit, të harmonizojnë veprimtarinë e tyre me dispozitat e këtyre akteve. 4. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për objektet, pjesët e objekteve dhe mjedisin me interes të veçantë në rast se nuk janë të rregulluara me ligj përkatës në fushën e mbrojtjes nga zjarri. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article repeals the Fire Protection Law No. 02/L-41 when this law enters into force.
Neni 40 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për mbrojtjen nga zjarri Nr. 02/L-41. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 41 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-012 21 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-009-2011, datë 03.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in