LIGJI NR. 04/L-014 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
This provision is the preamble/title for a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title for a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo. This article says the law regulates accounting and financial reporting for trading companies, the Kosovo Financial Reporting Council’s powers and responsibilities, audit requirements, professional accountant qualifications, and licensing of auditors and domestic and foreign audit firms. This article defines key terms used in the law. Shoqëritë tregtare duhet të përgatisin pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme dhe t’u përmbahen standardeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të KKRF-së; ato mund të përgatisin pasqyrat plotësisht sipas SNRF-së nëse njoftojnë KKRF-në. This article classifies commercial companies for financial reporting as large, medium, small, or micro-enterprises based on turnover, assets, and employee counts.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-014 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title for a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 26 GUSHT 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-014 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates accounting and financial reporting for trading companies, the Kosovo Financial Reporting Council’s powers and responsibilities, audit requirements, professional accountant qualifications, and licensing of auditors and domestic and foreign audit firms.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe raportimit financiar i shoqërive tregtare, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Mbajtja e kontabilitetit - regjistrimi kronologjik në ditar, regjistrimi sistematik në librat e kontabilitetit i të gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomiko-financiare, që i përkasin një njësie ekonomike. 1.2. Sistem kontabël – strukturë e organizuar që përmban mbajtjen me dorë ose në mënyrë të kompjuterizuar të kontabilitetit, procedura dhe kontroll të disenjuar që të mbledhin, regjistrojnë, klasifikojnë, analizojnë, përmbledhin, interpretojnë dhe prezantojnë të dhëna të sakta dhe në kohën e duhur për vendimmarrjet e menaxhmentit. 1.3. Raporti vjetor - një raport nga shoqëritë tregtare dhe subjektet tjera për periudhën vjetore që përfshinë pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme së bashku me mendimin e auditorit kur është e aplikueshme. 1.4. Firmë auditimi - person juridik ose çfarëdo entiteti tjetër, pa marrë parasysh formën ligjore, që është e licencuar, në përputhshmëri me këtë ligj për të kryer punët e auditimit. 1.5. BQK - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. 1.6. Pasqyra financiare për qëllim të përgjithshëm (PFQP) - bilanci i gjendjes, pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e rrjedhës së parasë, pasqyrën e ndryshimeve në ekuitete, shënimet plotësuese dhe materialet sqaruese, që janë pjesë përbërëse e pasqyrave financiare. 1.7. Shoqëri Tregtare - çfarëdo lloji i shoqërisë tregtare të themeluar në Kosovë sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare. 2 1.8. Shoqëria e Huaj Tregtare - Shoqërinë e huaj tregtare e përcaktuar me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. 1.9. MF - Ministria e Financave. 1.10. Ministër - Ministri e MF. 1.11. SIC - Komiteti i përhershëm për interpretime. 1.12. IFRIC - Komiteti Ndërkombëtar i Interpretimeve për Raportim Financiar. 1.13. IAASB –Bordi Ndërkombëtar për Standardet e Auditimit dhe Sigurisë. 1.14. IFAC –Federata Ndërkombëtare e Kontabilisteve. 1.15. SNK - Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK), Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe interpretimet në lidhje me (interpretimet e SIC-IFRIC), amendamentet e mëpastajme për këto standarde dhe interpretimet lidhur me to, si dhe standardet për të ardhmen sikur edhe interpretimet me to, të lëshuara dhe të adoptuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK). 1.16. SNA - Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të lëshuara nga BSNA. 1.17. FNK - Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve. 1.18. BSNAS - Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë të FNK-së. 1.19. BSNK - Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit. 1.20. SKK - Standardet Kosovare të Kontabilitetit. 1.21. KKRF - Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar. 1.22. BKSRF – Bordi Kosovar mbi Standardet për Raportim Financiar. 1.23. Auditor - personi fizik i cili është licencuar në përputhshmëri me këtë ligj. 1.24. Partnerët kyç të auditimit – nënkupton: 1.24.1. auditorin e licencuar të emëruar nga një firmë e auditimit për një angazhim, i cili është përgjegjës kryesor për kryerjen e auditimit në emër të firmës së auditimit; 1.24.2. në rast të grupit të auditorëve, firmat e auditimit emërojnë auditorët përgjegjës për të kryer auditimin në nivel të grupit. 1.24.3. auditorëve të cilët e nënshkruajnë raportin e auditimit. 1.25. Person - personi fizik ose personi juridik. 1.26. Shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit –organizata jofitimprurëse e cila është themeluar për të promovuar dhe avancuar pozitën, efikasitetin dhe dobishmërinë e profesionit të kontabilitetit si interes i përgjithshëm. 3 KREU II - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare duhet të përgatisin pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme dhe t’u përmbahen standardeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të KKRF-së; ato mund të përgatisin pasqyrat plotësisht sipas SNRF-së nëse njoftojnë KKRF-në.
Neni 3 Raportimi Financiar 1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me këtë ligj. 2. Shoqëritë tregtare që kryejnë aktivitetin e tyre me mjete shoqërore apo publike do të përgatisin pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me këtë ligj. 3. Shoqëritë tregtare me rastin e përgatitjeve të pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme, aplikojnë standardet e kontabilitetit, rregulloret dhe udhëzimet administrative të lëshuara nga KKRF-ja sipas nenit të 5 të këtij ligji. 4. Pavarësisht nga paragrafi 3. i këtij neni, shoqëritë tregtare mund të përgatisin pasqyra financiare plotësisht në pajtim me SNRF-në duke njoftuar KKRF-në. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article classifies commercial companies for financial reporting as large, medium, small, or micro-enterprises based on turnover, assets, and employee counts.
Neni 4 Klasifikimi i Shoqërive Tregtare 1. Kategoritë e shoqërive tregtare për qëllim të raportimit financiar klasifikohen si vijon: 1.1. shoqëritë tregtare të mëdha janë ato të cilat plotësojnë dy nga tri kriteret në vijim: 1.1.1. qarkullim vjetor (neto): më i madh se katër milion (4000000) Euro; 1.1.2. asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes: më të mëdha se dy milion euro (2000000) Euro; 1.1.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: më i madh se 50. 1.2. shoqëritë tregtare të mesme janë ato të cilat plotësojnë dy nga tri kriteret në vijim: 1.2.1. qarkullim vjetor (neto): më i madh se dy milion (2000000) mirëpo më i vogël se katër milion (4000000) Euro: 1.2.2. asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes: në mbi një milion (1000000) dhe me pak se dy milion (2000000) Euro; 1.2.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: më i madh se 10 mirëpo më i vogël se 50. 1.3. shoqëritë tregtare të vogla janë ato të cilat i plotësojnë dy nga tri kriteret në vijim: 1.3.1. qarkullim vjetor (neto): më i madh se pesëdhjetëmijë (50000) mirëpo më i vogël se dy milion (2000000) Euro: 1.3.2. asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes: në mbi njëzetepesëmijë (25000) dhe më pak se një milion (1000000) Euro; 1.3.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: deri në 10. 1.4. mikro-ndërmarrjet: janë ato biznese që kanë qarkullim vjetor, vlerë të aseteve (pasurive) dhe numrin mesatar të të punësuarve më të ulët se pragu që është paraqitur në këtë nën- paragraf, që do të thotë: 4 1.4.1. qarkullim vjetor (neto): më pak se pesëdhjetëmijë (50000) Euro; 1.4.2. asetet (pasuritë) bruto në datën e bilancit të gjendjes: më pak se njëzetepesëmijë (25000) Euro; 1.4.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: më i vogël se 10. 2. Kriteret për kontabilitet dhe raportim të aplikueshme për mikro ndërmarrjet do të rregullohen nga KKRF-ja me qëllim të minizimit të punës administrative për mikro- ndërmarrjet. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Certain commercial companies and audits in Kosovo must follow specified international accounting and audit standards.
Neni 5 Zbatimi i SNRF, SNK, SKK dhe SNA dhe kërkesave tjera për përgatitjen dhe auditimin e pasqyrave financiare 1. Shoqëritë tregtare të mëdha në Kosovë sipas nenit 4 të këtij ligji duhet të aplikojnë SNK/SNRF dhe interpretimet, rekomandimet dhe këshillimet e nevojshme të lëshuara nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit të cilat miratohen nga KKRF-ja. 2. Shoqëritë tregtare sipas nenit 4, paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3., që janë të regjistruara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare, përgatisin pasqyrat financiare në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të lëshuara nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit, të cilat miratohen nga KKRF-ja. 3. Pasqyrat financiare të konsoliduara të shoqërive tregtare sipas paragrafit 1. të këtij neni bëhen sipas Direktivës 78/660/EEC BE-së dhe SNRF-së. 4. Pasqyrat financiare sipas nenit 4 paragrafit 1. nën-paragrafit 1.1. të këtij ligji do të auditohen nga firmat e auditimit që janë të licencuara për të kryer auditim nga autoritetet kompetente siç janë definuar në këtë ligj. 5. Pasqyrat financiare sipas nën-paragrafit nenit 4 paragrafi 1. nën-paragrafët 1.2 të këtij ligji do të auditohen nga firmat e auditmit ose auditor që janë të licencuar për të kryer auditime nga autoritetet kompetente siç janë definuar në këtë ligj. 6. Të gjitha auditimet në Kosovë që përfshijnë të gjitha auditimet e kërkuara nga ky ligj, dhe auditimet e jashtme të pavarura të bizneseve të tjera për organizatat joprofitabile, organizatat tjera shoqërore apo publike dhe entitetet tjera të cilat janë të mandatuara me ligjet tjera të aplikueshme në Kosovë, do të kryhen në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe interpretimet relevante, udhëzimet dhe deklaratat e IAASB, dhe nga auditorët që janë të aprovuar për të kryer auditime nga autoritetet kompetente siç janë definuar nga ky ligj. 7. Autoriteti kompetent për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe të interpretimeve relevante, udhëzimeve dhe deklaratave të IAASB do të jetë KKRF. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Accounting books must include the journal, general ledger, and subsidiary books, and accounting entries must be backed by supporting evidence.
Neni 6 Librat kontabël dhe evidenca mbështetëse 1. Librat kontabël përbëhen nga : 1.1. ditari; 1.2. libri kryesor; dhe 1.3. librat ndihmëse. 5 2. Evidencat mbështetëse: 2.1. regjistrimet kontabël arsyetohen me evidencë mbështetëse, të dokumenteve në formë të shtypura ose elektronike, që sigurojnë besueshmërinë e tyre. Evidenca mbështetëse mbahet si provë dokumentuar gjatë gjithë periudhës kohore, të përcaktuar në nenin 12 të këtij ligji. 2.2. për çdo regjistrim kontabël duhet të shkruhet origjina, natyra, data dhe përmbajtja e veprimit ekonomik ose e ngjarjes. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare duhet të verifikojnë të paktën një herë në vit asetet, detyrimet dhe kapitalin përmes inventarizimit dhe dokumenteve mbështetëse.
Neni 7 Inventarizimi i pasurisë dhe detyrimeve 1. Shoqëritë tregtare, subjekte të këtij ligji, duhet të verifikojnë të paktën një herë në vit, ekzistencën dhe vlerësimin e aseteve, të detyrimeve dhe të kapitalit, nëpërmjet inventarizimit të këtyre elementeve dhe evidencës së tyre mbështetëse nëpërmjet procesit të inventarizimit. 2. Inventarizimi i aseteve dhe detyrimeve kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara nga organi drejtues te shoqëritë tregtare. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Accounting records must be kept in Kosovo’s official language and amounts must be in Euro; certain companies may keep records in English but must translate financial statements into the official language.
Neni 8 Gjuha dhe njësia monetare e regjistrave kontabël 1. Regjistrat kontabël mbahen në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerat shprehen në njësinë monetare Euro. 2. Dokumentet e shprehura në gjuhë dhe në njësi monetare të huaja, të ardhura ose të dërguara për njësitë ekonomike të huaja, që nuk kanë seli të përhershme në Republikën e Kosovës, vlerësohen në pajtim me përmbajtjen e paragrafit 1. të këtij neni. 3. Shoqëritë tregtare sipas nenit 4, paragrafi 1. nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të këtij ligji, mund ti mbajnë regjistrat kontabël edhe në Gjuhën angleze, por janë të detyruara që pasqyrat financiare, ti përkthejnë në gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Annual financial statements must include specified statements and supporting documents; enterprise management must sign them and is responsible for their truthfulness.
Neni 9 Raporti financiar vjetor 1. Pasqyrat financiare vjetore përmbajnë: 1.1. bilancin e gjendjes; 1.2. pasqyrën e të ardhurave; 1.3. pasqyrën e ndryshimit të kapitalit (ekuitetit); 1.4. pasqyrën e rrjedhës së parasë; 1.5. dokumentet përcjellëse të pasqyrave financiare. 2. Struktura dhe përmbajta e raporteve financiare vjetore rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Financave, në bazë të propozimit të KKRF-së. 3. Menaxhmenti i ndërmarrjes nënshkruan pasqyrat financiare dhe mban përgjegjësinë për vërtetësinë e tyre. 6 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The accounting year starts on 1 January and ends on 31 December, with an exception for annual financial reports in certain cases.
Neni 10 Viti kalendarik kontabël 1. Viti kalendarik kontabël fillon me datën 1 janar dhe përfundon në datën 31 dhjetor. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, raporti vjetor financiar përpilohet dhe dorëzohet në rastet: 2.1. në ditën e hapjes së procedurës të falimentimit dhe 2.2. në ditën e ndërrimeve të detyrueshme sipas ligjeve në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare duhet të auditojnë, dorëzojnë dhe publikojnë pasqyrat financiare në KKRF, dhe të dorëzojnë një kopje në MTI, deri më 30 prill të vitit vijues; për pasqyrat e konsoliduara, afati është 30 qershor.
Neni 11 Dorëzimi dhe publikimi i pasqyrave financiare 1. Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare auditohen në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe në pajtim me nenin 5 paragrafi 1. të këtij ligji, dorëzohen dhe publikohen në KKRF dhe një kopje dorëzohet në MTI, jo më vonë se më 30 prill të vitit vijues për vitin e kaluar. 2. Pasqyrat financiare të konsoliduara që auditohen në pajtim me Standardet ndërkombëtare të auditimit dhe në pajtim me nenin 5 paragrafi 3. të këtij ligji, do të dorëzohen në KKRF dhe një kopje në MTI, jo më vonë se 30 qershor të vitit vijues. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare duhet të ruajnë librat dhe dokumentet kontabël për periudhat e caktuara në këtë nen.
Neni 12 Ruajtja e dokumenteve 1. Shoqëritë tregtare janë të obliguara të ruajnë librat kontabël sipas këtyre afateve: 1.1. listat e pagave të ruhen në afat të pacaktuar; 1.2. pasqyrat financiare bashkë me librat ndihmëse në afat prej dhjetë (10) vitesh; 1.3. dokumentet kontabël në bazë të të cilave janë kryer regjistrimet ruhen së paku gjashtë (6) vite. 1.4. të njëjtat afate zbatohen edhe për dokumentet elektronike dhe të shtypur. KREU III KËSHILLI I KOSOVËS PËR RAPORTIM FINANCIAR - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 says KKRF is an independent professional body with 7 members, appointed by the Government on proposal, subject to qualification and incompatibility rules.
Neni 13 Përbërja 1. KKRF-ja është organ i pavarur profesional, siç përcaktohet me dispozitat e këtij ligji. 2. KKRF-ja përbëhet nga shtatë (7) anëtarë. Kryesuesi dhe anëtarët e tjerë të KKRF-së me propozim të institucionit emërohen nga Qeveria, të cilët do të përfaqësojnë institucionin si në vijim: 2.1. një (1) anëtar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës; 2.2. një (1) anëtar nga universitetet që ofrojnë arsimim superior universitar me lëndë mësimore në kontabilitet dhe auditim; 2.3. një (1) anëtar nga Ministria e Financave; 7 2.4. një (1) anëtar nga shoqatat profesionale e licencuar nga KKRF-ja; 2.5. tre (3) anëtarë nga komuniteti i biznesit, që kanë njohuri dhe përvojë në financa dhe administrim biznesi; 3. Kryesuesi i KKRF-së e as anëtarët nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe të jenë të emëruar politik. 4. Anëtarët e KKRF-së do të emërohen për një periudhë tri (3) vjeçare, me të drejtë të riemërimit por nuk mund të shërbejnë më shumë se dy mandate. 5. Personat e emëruar në KKRF duhet t’i plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme të kualifikimit: 5.1. të kenë diplomë universitare në kontabilitet, financa, administrim të biznesit ose në juridik; 5.2. së paku tetë (8) vjet përvojë në fushën e kontabilitetit, financave dha auditimit; 5.3. reputacion të mirë dhe aftësi profesionale përkatëse; 6. Qeveria me propozim të institucioneve sipas paragrafit 2. të këtij neni mund të shkarkoj Kryesuesin dhe anëtarët e KKRF-së për: 6.1. shkelje të rëndë të ligjit apo humbje të aftësisë së punës; 6.2. kur me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj; 6.3. administrim ligjor, bankrotim apo likudim të detyrueshëm nga gjyqi apo autoriteti kompetent të cilësdo kompani që është në pronësi apo kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga ky anëtar; 6.4. nëse është në lidhje martesore apo lidhje familjare deri në shkallën e dytë me një (1) anëtar tjetër apo zyrtar të KKRF-së; 7. Kryesuesi apo anëtari i KKRF-së, dorëheqjen me shkrim ia afron Qeverisë për procedurë të mëtejme. 8. Në rast pushimi nga puna, në rast vdekje apo dorëheqje nga KKRF-ja, Qeveria duhet të emërojë një anëtar të ri jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë. Anëtari i emëruar si më sipër do të shërbejë për periudhën e mbetur në vend të anëtarit që ka zëvendësuar dhe mund të rizgjidhet. 9. Mbledhjet e KKRF-së mbahen vetëm nëse janë të pranishëm, së paku pesë (5) anëtarë. Këshilli do të marrë vendim nëse votojnë shumica e thjeshtë e anëtarëve që janë të pranishëm. Në rast të votave të barabarta, vota e Kryesuesit të Këshillit është vendimtare. 10. KKRF-ja mblidhet sipas nevojës. 11. KKRF-ja do të mbështetet nga një numër i mjaftueshëm i personelit për ushtrimin e funksionit të tij siç është specifikuar në paragrafin 3. të nenit 14 dhe nenin 15 të këtij ligji. 12. Çdo anëtar i KKRF-së merr një honorar për mbledhjet e mbajtura dhe do t’i kompensohen shpenzimet e arsyeshme të cilat janë krijuar si rezultat i takimeve ose punëve të KKRF-ës. Procedura e kompensimit përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri. 13. KKRF-ja financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, të hyrat vetanake dhe donacionet. 8 14. KKRF-ja për punën e vet nxjerr rregulloren e punës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: KKRF-ja has several functions over accounting and audit standards, licensing, registers, ethics, quality, discipline, and recognition of certificates.
Neni 14 Funksionet dhe përgjegjësitë e KKRF-së 1. Funksionet e KKRF-së janë: 1.1. të hartojë dhe aprovojë Standardet e Kontabilitetit të Kosovës në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit SNK/SNRF dhe direktivat relevante të BE-së; 1.2. mbikëqyrë dhe zbaton standardet e auditimit në përputhje me SNA dhe direktivat relevante të BE-së; 1.3. licencimi dhe mbajtja e regjistrit të auditorëve dhe firmave audituese dhe shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit; 1.4. adoptimi i standardeve të etikës profesionale, kualitetit të brendshëm të firmave audituese; 1.5. mbikëqyrë edukimin e vazhdueshëm, sigurimin e kualitetit dhe sistemit disiplinor; 2. KKRF-ja nostrifikon certifikatat ndërkombëtare të auditorëve dhe kontabilistëve. 3. Kandidatët që kanë tituj dhe kualifikime tjera kanë të drejtë në njohjen e këtyre titujve dhe kualifikimeve në bazë të kërkesës për njohje pranë shoqatës së miratuar në Kosovë. Secila shoqatë e miratuar duhet që të ketë skemë të miratuar nga KKRF, për njohjen e kualifikimeve dhe titujve tjerë nga ato të ofruara nga vetë shoqata në mënyrë që kandidatët e interesuar të mund të ushtrojnë të drejtën e përshkruar në këtë paragraf. 4. Për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të veta sipas këtij Ligji, Këshilli mbështetet nga një sekretari administrative (në tekstin vijues “Sekretaria”) e përbërë prej udhëheqësit dhe nëpunësve të tjerë administrativ. 5. Udhëheqësi dhe nëpunësit e Sekretarisë zgjidhen dhe shkarkohen sipas Ligjit për Shërbimin Civil. 6. Obligohet KKRF-ja që të prezantoj pasqyrat financiare për Shoqëritë tregtare nëse një gjë e tillë kërkohet nga Administrata Tatimore e Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: KKRF-ja duhet të krijojë dhe mbajë komisione për standardet e kontabilitetit, auditimit, licencimit, hetimeve dhe disiplinës; anëtarët duhet të jenë të kualifikuar.
Neni 15 Komisionet e KKRF-së 1. KKRF-ja do të caktojë komisione sipas nevojës për të siguruar zbatimin e standardeve ndërkombëtare përkatëse të BE-s “Acquis Communautaire” duke përfshirë direktivat nr. 78/660/EEC, nr. 83/349/EEC dhe nr. 84/253/EEC të BE-së. 2. KKRF-ja duhet të ketë këto komisione, për: 2.1. standardet e kontabilitetit dhe auditimit; 2.2. standardet profesionale dhe sigurimin e cilësisë; 2.3. licencim të auditorëve, firmave audituese dhe shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit; 2.4. hetime dhe disiplinë; dhe 2.5. komisione tjera të përkohshme sipas nevojës. 9 3. Anëtarët e këtyre komisioneve do të jenë individë të kualifikuar me njohuri profesionale të theksuar në fushën që ka të bëjë me funksionet dhe qëllimet e komisioneve. KKRF-ja mund të kërkojë drejtpërdrejtë ndihmë nga profesionistët me kualifikim të lartë në fushën e auditmit por të cilët së paku tri (3) vite nuk kanë qenë të përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes, nuk kanë kryer auditime, nuk kanë pasur të drejtë vote në firmat e auditimit, nuk kanë qenë anëtarë të trupit administrativ apo menaxhues të auditimit, nuk kanë qenë të punësuar apo bashkëpunëtor me ndonjë firmë të auditimit, për t’u bërë anëtarë të komisioneve sipas paragrafit 2 nën-paragrafit 2.4 dhe 2.5 të këtij neni. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: KKRF-ja kërkon që shoqatat e licencuara profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve të paraqesin disa dokumente për etikën, cilësinë, hetimet dhe procedurat disiplinore.
Neni 16 Mbikëqyrja e Shoqatave të kontabilistëve dhe auditorëve 1. KKRF-ja kërkon nga shoqatat e licencuara profesionale të kontabilisteve dhe auditorëve që të prezantojnë këto dokumente: 1.1. një kopje të “Kodit të etikës”; 1.2. raport të shoqatës që tregon programin për sigurimin e cilësisë; 1.3. raportin në lidhje me rezultatet e hetimeve të shoqatës duke përfshirë edhe procedurat disiplinore dhe 1.4. raport se si programi për kualitetin e shoqatës i plotëson kërkesat e direktivave të auditmit të Bashkimit Evropian. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: KKRF-ja must submit an annual report to the Government by 30 June and publish several reports, statements, guides, standards, and a public register.
Neni 17 Raportimi i KKRF-së 1. KKRF-ja pas 31 dhjetorit të çdo viti dhe deri më 30 qershor, duhet që t’i dorëzojë Qeverisë raport për: 1.1. punët e KKRF-së dhe të komisioneve të tij; 1.2. arritjet e objektivave të caktuara për vitin fiskal që ka përfunduar; 2. KKRF publikon raportin vjetor të punës. 3. KKRF-ja publikon deklarata me shkrim për politikat, aktet nënligjore që do të ndihmojnë në zbatimin e standardeve të kontabilitetit dhe të auditimit në Kosovë, standardeve profesionale dhe të edukimit, kërkesat për pavarësinë e auditorit, duke përfshirë këtu edhe rishikimet e jashtme për siguri të cilësisë dhe procedurat disiplinore. 4. KKRF-ja publikon udhëzues shoqërive tregtare për të zbatuar standarde të caktuara (SNK/SNRF), të përshtatshme për shoqëritë tregtare. 5. Standardet, politikat dhe aktet nënligjore tashmë të lëshuara nga Bordi Kosovar mbi Standardet për Raportim Financiar, do të jenë në fuqi derisa të ndryshohen nga KKRF-ja. 6. Standardet e kontabilitetit dhe auditimit si dhe aktet nënligjore dhe dokumentet tjera të lëshuara nga KKRF-ja, do të publikohen në faqen e internetit të KKRF-së, sipas Ligjit nr. 02/L-37 për përdorimin e gjuhëve. 7. KKRF-ja mbanë regjistrin publik të të gjithë auditorëve dhe firmave të auditimit. 10 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: KKFR-ja dhe all staff must take necessary measures to protect data given in good faith from unauthorized use and publication.
Neni 18 Ruajtja e fshehtësisë së të dhënave 1. KKFR-ja dhe i gjithë personeli duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të mbrojnë nga përdorimet e paautorizuara dhe bërjen publike të të dhënave që atyre u janë dhënë me mirëbesim. 2. Në lidhje me paragrafin 1. të këtij neni bërja publike e të dhënave lejohet nëse: 2.1. është kërkuar me ligj në Kosovë; 2.2. bëhet me qëllim që t’i mundësojë një autoriteti apo një personi në një vend jashtë Kosovës, të kryej një funksion, detyrë që korrespondon me atë të KKRF-së; dhe 2.3. i bëhet një shoqate të licencuar profesionale të kontabilitetit dhe auditimit me qëllim të ushtrimit të funksioneve të saj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: KKRF members and secretariat staff must disclose conflicts of interest and financial interests in writing, and certain conflicted persons must not take part in decision-making or related research.
Neni 19 Ndalimi i konfliktit të interesave dhe keqpërdorimit të të dhënave 1. Anëtarët e KKRF-së në pajtim me këtë nen duhet të informojnë me shkrim kryesuesin e KKRF-së, për çdo konflikt të interesit apo përfitim financiar që anëtari e ka apo e përfiton në një kompani e cila vepron në Kosovë apo në një biznes në Kosovë. 2. Kjo vlen kur një anëtar: 2.1. merr pjesë në marrjen e vendimit në lidhje me një çështje për KKRF-në apo komisionet e tij, dhe 2.2. ka apo përfiton interesa financiare të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të çfarëdo lloji tjetër, që mund të jenë pengesë në zbatimin e funksioneve e detyrave në lidhje me vendosjen e çështjes. 3. Kur Kryesuesi i KKRF-së ka konflikt interesi, atëherë Qeveria njoftohet me shkrim. 4. Kryesuesi i KKRF-së duhet të merr vendim nëse anëtari duhet apo nuk duhet të marr pjesë në vendosjen e çështjes dhe anëtari duhet të sillet në pajtueshmëri me udhëzimin e tillë. 5. Në rastin kur një anëtar është kryesues, ai duhet të shpalos në rast se ka një interes personal në një çështje të personave të ndërlidhur, dhe ai apo ajo nuk duhet që të merr pjesë në përcaktimin e çështjes, përpos në rastin kur ka pëlqimin e të gjithëve që ai të merr pjesë. 6. Personeli i Sekretariatit duhet të paraqesë me shkrim tek kryetari çdo interes direkt apo indirekt financiar, apo çfarëdo interesi tjetër, në një çështje e cila kërkon vendim nga KKRF-ja apo nga komisionet e tjera, ashtu që të ndalojë pjesëmarrjen e tij apo saj në hulumtimet që janë të lidhura me atë çështje. KREU IV KUALIFIKIMET PËR KONTABILISTËT E CERTIFIKUAR - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Qualified certified accountants may use the title “kontabilist i certifikuar”; licensed professional accounting/auditing associations may certify people only after qualification requirements are met.
Neni 20 Kualifikimi 11 1. Personi që është kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një shoqatë e licencuar profesionale kontabiliteti dhe auditimi dhe vazhdon të jetë anëtar me status të rregullt pranë një shoqate profesionale të kontabilitetit dhe auditimit ka të drejtë të përdor titullin “kontabilist i certifikuar”. 2. Një shoqatë e licencuar profesionale e kontabilitetit dhe auditimit mund të certifikojë një person si kontabilist të certifikuar vetëm nëse ai/ajo person i ka përmbushur plotësisht kërkesat për kualifikim që jepen në paragrafin 3. dhe 4. të këtij neni. 3. Kandidatët për kontabilist të certifikuar duhet të kenë diplomë universiteti në fushën e ekonomisë dhe biznesit, tri (3) vite përvojë pune në lëmin e kontabilitetit, të kenë marrë, dhe të kenë kaluar provimin e certifikimit për këtë qëllim. 4. Arsimimi profesional për kontabilist të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të FNK-së si dhe me direktivat relevante të Komisionit Evropian për këtë qëllim. 5. Për zbatimin e paragrafit 1. të këtij neni KKRF- ja, nxjerr akt nënligjor. KREU V LICENCIMI I AUDITORËVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: KKRF-ja licencon auditorë dhe firma auditimi vetëm kur plotësohen kriteret e përcaktuara në këtë nen, dhe mund të revokojë licencën nëse kushtet e vazhdueshme nuk plotësohen.
Neni 21 Kushtet 1. KKRF-ja licencon auditorë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtëm: 1.1. ata që kanë marrë pjesë në arsim profesional dhe të cilët kanë kaluar provimet e parapara në paragrafin 3. të nenit 20 të këtij ligji; 1.2. ata që kanë marr pjesë në arsimin profesional dhe kanë kaluar provimet për auditorë; 1.3. ata që kanë tri (3) vite përvojë pune nën mbikëqyrjen e një auditori; 1.4. ata që janë anëtar të një shoqate të licencuar profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve në Kosovë ose jashtë saj; 1.5. ata që plotësojnë standardet më të larta të integritetit dhe kompetencës profesionale dhe që kanë reputacion të mirë. 2. Në përputhje me nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, arsimimi profesional për auditor të certifikuar, duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të FNK, si dhe me Direktivën 8 të Komisionit Evropian, për këtë qëllim. 3. KKRF-ja me akt nënligjor përcakton kushtet specifike të licencimit të auditorëve sipas nenit 26 të këtij ligji. 4. KKRF-ja përcakton kritere të aplikueshme të licencojë auditorë të huaj që të ndërmarrin auditime në Kosovë, të cilët duhet t’i plotësojnë kërkesat minimale të të dhënave në paragrafin 1. të këtij neni. 5. KKRF-ja licencon firma auditimi vendore ose të huaja nëse: 5.1. ka zyrë në Kosovë; 5.2. krijon një organizatë biznesi të regjistruar në Kosovë, e cila ka të paktën dy (2) auditorë të licencuar sipas këtij ligji; 12 5.3. është e menaxhuar nga auditorë që janë anëtarë të një shoqate të licencuar profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve në Kosovë. 6. KKRF-ja aprovon një firmë auditimi të huaj apo vendore vetëm nëse është në përputhshmëri me Ligjin mbi shoqëritë tregtare dhe biznesi është i regjistruar si: 6.1. një biznes individual me auditorin si udhëheqës; 6.2. një ortakëri e përgjithshme ose e kufizuar me të gjithë partnerët udhëheqës; 6.3. një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me shumicën e të drejtave të votimit të mbajtur nga udhëheqësit kështu që, nën statutin e firmës, t’iu mundësohet partnerëve kyç t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e saj. 7. Personat të cilët janë të licencuar nga KKRF-ja si auditorë të huaj, mund të bëhen udhëheqës të një firme audituese të regjistruar në Kosovë, nëse ata mbajnë së paku shumicën e të drejtave të votimit në bordin menaxhues ose t’i mbajnë të drejtat e tilla që nën statutin e firmës iu mundëson atyre t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e saj. 8. KKRF-ja do të revokojë licencën e një firme të huaj ose vendore të auditimit, ose auditorit i cili është i licencuar në pajtueshmëri me këtë ligj në çdo kohë, nëse firma e auditimit ose auditori nuk do të jetë më anëtar i një shoqate të licencuar profesionale të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë, ose e shkel pavarësinë e auditorit, etikën dhe kërkesat për sigurimin e cilësisë të përcaktuara nga KKRF-ja. KREU VI SHOQATAT PROFESIONALE TË KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT DHE INSTITUCIONEVE ARSIMORE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: KKRF licenses professional accounting and auditing associations only if they meet legal and FNK requirements, and KKRF must also cooperate with educational institutions.
Neni 22 Statusi i shoqatave 1. Shoqata profesionale e kontabilitetit dhe auditimit, licencohet nga KKRF, me përmbushjen e këtyre kushteve: 1.1. KKRF-ja duhet të sigurohet se shoqata ka përmbushur të gjitha kërkesat sipas këtij ligji si dhe ka plotësuar të gjitha standardet, udhëzimet dhe rekomandimet e lëshuara nga FNK-ja, për shoqatat anëtare të saj. 1.2. KKRF-ja duhet të sigurohet se anëtaret e çdo shoqate veprojnë në pajtueshmëri me kodin e sjelljes profesionale dhe me kodin e etikës së FNK-së. 2. Së paku një herë në pesë (5) vite apo edhe më shpesh nëse KKRF-ja përcakton shoqatat profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, do të angazhojë një kontabilist profesional nga një vend që ka arsim, provime dhe kualifikim profesional ose një Shoqatë profesionale në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit dhe kërkesë të përvojës të ngjashme me ato të përcaktuara me nenet e këtij ligji për të mbikëqyrur zbatimin e standardeve dhe procedurave siç përcaktohet me këtë ligj. 3. KKRF-ja obligohet të bashkëpunojë me institucionet arsimore në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. KREU VII MASAT NDËSHKIMORE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article gives KKRF and the disciplinary commission enforcement powers, including warnings and fines, for violations of the law.
Neni 23 Masat ndëshkimore 13 1. KKRF-ja ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji. 2. Në rast të konstatimit të shkeljes së këtij ligji, komisioni për hetim dhe disiplinë mund t’i jep vërejtje personit, shoqatës tregtare, përkatësisht shoqatës profesionale që është përgjegjëse për shkeljen e Ligjit dhe të merr masa konkrete për të siguruar zbatimin e ligjit. 3. Komisioni vendos gjoba në rastet vijuese: 3.1. me gjobë prej pesëmijë (5000) deri njëzetepesëmijë (25000) Euro ndëshkohet subjekti i cili nuk dorëzon pasqyrat financiare të përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji; 3.2. me gjobë prej pesëmijë (5000) deri dhjetëmijë (10000) Euro ndëshkohet subjekti i cili nuk dorëzon pasqyrat financiare të audituara të përcaktuara në nenin 11, në afatin e paraparë në nenin 12 të këtij ligji; 3.3. me gjobë prej tremijë (3000) deri pesëmijë (5000) ndëshkohet subjekti i cili nuk zbaton standardet e kontabilitetit, përkatësisht të auditimit të përcaktuara nga Komisioni konform këtij ligji; 3.4. me gjobë prej dhjetëmijë (10000) deri tridhjetëmijë (30000) Euro ndëshkohet shoqata profesionale e kontabilitetit dhe e auditimit e cila licencon kontabilistë dhe auditor në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, si dhe iniciohet procedura për marrjen e licencës; 3.5. në rastet e përcaktuara në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2., të këtij paragrafi përveç subjektit, ndëshkohet me gjobë prej dyqind (200) deri njëmijë (1000) Euro edhe personi përgjegjës për udhëheqjen e ndërmarrjes, përkatësisht të shoqatës profesionale. 4. Nëse një subjekt, shoqatë profesionale ose person kryen në mënyrë të përsëritur një prej veprave të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, Komisioni mund të shqiptojë gjobë deri në pesë herë të gjobës së paraparë për veprën në fjalë. 5. Komisioni ka për detyrë të jep arsyetim të hollësishëm për vërejtjet dhe gjobat e shqiptuara sipas paragrafit 1., 2. dhe 3. të këtij neni. 6. Nëse një gjobë e shqiptuar nga Komisioni për Hetim dhe Disiplinë nuk është paguar, KKRF-ja do të iniciojë procedurën në gjykatën kompetente. 7. Palët e pakënaqura me vendimin e komisionit mund të paraqesin ankesë në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e marrjes së vendimit KKRF-së. 8. KKRF-ja duhet të nxjerr vendim lidhur me ankesën e paraqitur. 9. Të gjitha gjobat e mbledhura sipas këtij neni do të derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU VIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article repeals conflicting laws and Regulation No. 2001/30, moves BKSRF’s assets and obligations to KKRF, transfers the existing Secretariat into KKRF, and excludes the Central Bank of Kosovo and BQK-licensed organizations from the law’s application.
Neni 24 Dispozitat shfuqizuese 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. 14 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Rregullorja nr. 2001/30, për themelimin e Bordit të Raportimit Financiar të Kosovës si dhe të Regjimit të Raportimit Financiar të organizatave afariste. 3. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji BKSRF-ja, do të përfundoj së ekzistuari dhe të gjitha pasuritë, burimet njerëzore, të drejtat dhe detyrimet do të kalojnë në KKRF. 4. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretaria e themeluar me Rregulloren nr. 2001/30, transferohet në Sekretari në kuadër të KKRF me drejtat, përgjegjësitë dhe gjithë pasuritë e tyre. 5. Ky ligj nuk do të aplikohet për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të gjitha organizatave të licencuara nga BQK-ja sipas legjislacionit në fuqi. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Auditors licensed by BKSRF before this law starts must follow temporary rules set by BKSRF.
Neni 25 Dispozita e përkohshme Auditorët që janë të licencuar nga BKSRF-ja, përpara se të hyjë në fuqi ky ligj, do t’i nënshtrohen dispozitave të përkohshme të përcaktuara nga BKSRF-ja, sipas kritereve për licencim sipas ligjit në fuqi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: KKRF-ja may issue secondary acts to implement this law.
Neni 26 Zbatimi KKRF-ja nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-014 29 korrik 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-018-2011, datë 09.08.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-014 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in