LIGJI NR. 04/L-016 PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË
This is the preamble to Kosovo’s Energy Efficiency Law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-016
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Kosovo’s Energy Efficiency Law. This article states that the law’s purpose is to establish the necessary legal and institutional framework for regulating energy efficiency. This provision sets the scope of the law on energy efficiency, including preparation, approval, and reporting on energy efficiency plans. This article defines terms used in the law, including the Ministry, energy efficiency, energy savings, energy efficiency plans, energy audit, the energy agency, and Energy Community bodies. The Ministry must establish an energy efficiency agency and committee, develop the energy-efficiency policy and plan, submit the plan for Government approval, and report on implementation every three years.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-016 PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË
Showing 17 of 17
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to Kosovo’s Energy Efficiency Law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 22 KORRIK 2011, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-016 PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to establish the necessary legal and institutional framework for regulating energy efficiency.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kuadrit të nevojshëm ligjor dhe institucional për rregullimin e fushës së efiçiencës së energjisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision sets the scope of the law on energy efficiency, including preparation, approval, and reporting on energy efficiency plans.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon çështjen e efiçiencës së energjisë, përgatitjen, dhe aprovimin e planeve të efiçiencës së energjisë dhe raportimin për to, përcaktimin e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve si dhe adresimin e detyrimeve që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë lidhur me efiçiencën e energjisë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including the Ministry, energy efficiency, energy savings, energy efficiency plans, energy audit, the energy agency, and Energy Community bodies.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Republikës së Kosovës përgjegjëse për sektorin e energjisë. 1.2. Efiçienca e energjisë - raporti në mes të vlerës së energjisë së përfituar, prodhimit dhe performacës ndaj vlerës së sasisë së energjisë së konsumuar për ketë destinim. 1.3. Përmirësimi i efiçiencës së energjisë - ngritja e nivelit të efiçiencës së energjisë te përdoruesit fundorë të energjisë si rezultat i ndryshimeve teknologjike, sjelljes dhe ndryshimeve ekonomike. 1.4. Kursimet e energjisë - sasia e energjisë së kursyer, e përcaktuar nëpërmjet matjes ose vlerësimit të përafërt të konsumit para dhe pas zbatimit të një apo më shumë masave të përmirësimit të efiçiencës së energjisë, duke siguruar normalizim të kushteve të jashtme, të cilat kanë ndikim në konsumin e energjisë; 1.5. Programet për përmirësimin e efiçiencës së energjisë - aktivitetet që përqendrohen në grupet e konsumatorëve fundor dhe të cilat zakonisht çojnë në përmirësim të verifikueshëm dhe të matshëm, apo përafërsisht të matshëm të efiçiencës së energjisë; 2 1.6. Masat për përmirësimin e efiçiencës së energjisë - të gjitha veprimet që rezultojnë në përmirësim të verifikueshëm, të matshëm, apo përafërsisht të matshëm të efiçiencës së energjisë; 1.7. Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë - dokumenti i aprovuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili përshkruan qëllimin e promovimit të efiçiencës së energjisë, caqet indikative të kursimit të energjisë, politikat e efiçiencës, planifikimin, programet kyçe, masat, koston dhe stimulimin. 1.8. Plani Komunal për efiçiencën e energjisë – dokumenti i aprovuar nga Kuvendi Komunal, i përgatitur në përputhje me Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë. 1.9. Auditimi i energjisë - është procedurë sistematike, e cila ofron: 1.9.1. njohuri adekuate mbi gjendjen ekzistuese të konsumit të energjisë së ndonjë ndërtesë, ose grupi ndërtesash, të një objekti industrial, impianti, të një shërbimi publik ose privat; 1.9.2. identifikimin e mundësive të kursimit të energjisë me kosto efektive, dhe 1.9.3. raportimin e rezultateve. 1.10. Auditori i energjisë - personi fizik apo juridik i licencuar për auditim të energjisë. 1.11. Agjencia e Kosovës për efiçiencën e energjisë – AKEE - institucioni ekzekutiv i themeluar me këtë ligj. 1.12. Këshilli certifikues i auditorëve dhe menaxherëve të energjisë - organi i themeluar nga Ministri i cili menaxhon sistemin e certifikimit të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë. 1.13. Traktati i komunitetit të energjisë - Marrëveshje ndërkombëtare, nënshkruar në vitin 2005 nga vendet e Evropës juglindore për çështjen e energjisë, përkatësisht për sigurinë e furnizimit me energji dhe tregun e energjisë, investimeve, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetin social. 1.14. Komuniteti i energjisë - përbëhet prej shteteve nënshkruese të Marrëveshjes për themelimin e komunitetit të energjisë. 1.15. Këshilli ministror i komunitetit të energjisë - është organi më i lartë vendimmarrës i Komunitetit të Energjisë. 1.16. Sekretariati i komunitetit të energjisë - është organi më i lartë ekzekutiv i komunitetit të energjisë. KREU II DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry must establish an energy efficiency agency and committee, develop the energy-efficiency policy and plan, submit the plan for Government approval, and report on implementation every three years.
Neni 4 Ministria 1. Ministria ka për detyrë të: 1.1 themelojë, Agjencinë e Kosovës për efiçiencën e energjisë-AKEE; 3 1.2 krijojë Komisionin për certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë, detyrat dhe përgjegjësitë e të cilit përcaktohen me akt nënligjor; 1.3 zhvillojë politikën e efiçiencës së energjisë, si pjesë e strategjisë së Kosovës për Energji; 1.4 shqyrtojë dhe dërgojë për miratim në Qeveri planin e Kosovës për efiçiencen e energjisë ne përputhje me Direktivën 2006/32/EC, të rishikuar në periudhën tre (3) vjeçare dhe të raportojë në Qeveri, çdo tre (3) vjet për zbatimin e tij; 1.5 hartojë Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë, në pajtim me Direktivën 2006/32/EC. 2. Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë si dhe raporti i zbatimit të tij dërgohen në Sekretariatin e komunitetit te energjisë sipas kërkesave të përcaktuara nga ky Sekretariat. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article establishes AKEE as an executive institution within the Ministry, states that it is based in Prishtina, says it is financed from the Kosovo budget, is led by a Chief Executive, and its internal organization is regulated by a bylaw approved by the Minister.
Neni 5 Agjencia e Kosovës për efiçiencë të energjisë 1. Agjencia e Kosovës për efiçiencën e energjisë(AKEE) është institucion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë. Selia e AKEE është në Prishtinë. 2. AKEE financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 3. AKEE udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv, i cili zgjidhet në përputhje me Ligjin për shërbimin civil. 4. Organizimi i brendshëm i AKEE rregullohet me akt nënligjor te aprovuar nga Ministri. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Kosovo Energy Efficiency Agency must carry out a list of energy-efficiency tasks, including proposing policies and plans, maintaining data, monitoring implementation, reporting, supporting municipalities, and promoting awareness.
Neni 6 Detyrat e Agjencisë së Kosovës për efiçiencë të energjisë 1. Agjencia e Kosovës për efiçiencën e energjisë është përgjegjëse: 1.1. t’i propozojë ministrit politikat për promovimin e efiçiencës së energjisë; 1.2. ta zhvillojë dhe mirëmbajë bazën e të dhënave për efiçiencën e energjisë; 1.3. ta zhvillojë sistemin e monitorimit të implementimit të Planit të Kosovës për efiçiencën e energjisë dhe përmbushjes të caqeve indikative për kursim të energjisë; 1.4. ti propozojë ministrit Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë; 1.5. ta përgatisë Raportin e progresit të Zbatimit të Planit të Kosovës për efiçiencën e energjisë; 1.6. t’i udhëzojë dhe mbështesë komunat për përgatitjen e planeve komunale për efiçiencën e energjisë dhe raporteve të tyre të progresit; 1.7. ta promovojë efiçiencën e energjisë nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese; 1.8. të paraqesë rekomandime për përmirësimet e nevojshme në planet e efiçiencës së energjisë, të nivelit qendrorë dhe komunal; 1.9. ta përgatisë për ministrin raportin vjetor të punës së saj; 4 1.10. të bashkëpunojë me ministrinë dhe institucionet e tjera relevante në implementimin e planeve të efiçiencës së energjisë; 1.11. ta mbështesë pjesëmarrjen e palëve te interesuara në ndërmarrjen e iniciativave për efiçiencën e energjisë; 1.12. ta propozojë në ministri përmirësimin dhe plotësimin e bazës ligjore dhe rregullative në fushën e efiçiencës së energjisë, me qëllim të harmonizimit të tyre me standardet relevante evropiane për efiçiencën e energjisë; 1.13. t’i mbështesë zyrat komunale të energjisë për çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin dhe promovimin e efiçiencës së energjisë dhe implementimin e programeve të ndryshme të efiçiencës së energjisë në nivel komunal; 1.14. të promovojë aktivitetet informative dhe edukative në fushën e efiçiencës së energjisë, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse për energjinë, ndërtimin dhe arsimin. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry must establish the certification commission for energy auditors and energy managers and set its organization, responsibilities, and tasks by subordinate act.
Neni 7 Themelimi dhe funksionimi i Komisionit për Certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë 1. Ministria themelon Komisionin për Certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë, si dhe përcakton organizimin, përgjegjësitë dhe detyrat e tij me akt nënligjor. 2. Ministria është përgjegjëse për zhvillimin institucional dhe mbarëvajtjen e procesit të auditimit të energjisë, për një periudhë tre (3) vjeçare, prej datës së themelimit të Komisionit për certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë. Pas kësaj periudhe sipas një akti të veçantë nënligjor të miratuar nga Ministri, procesi i auditimit zhvillohet nga sektori jopublik. KREU III PLANET PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: AKEE must prepare the Kosovo Energy Efficiency Plan and its implementation report, and the Minister must review them and send them to the Government for approval.
Neni 8 Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë 1. Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë është dokument i detyrueshëm për zbatim, i cili përgatitet nga AKEE, në përputhje me kërkesat e Direktivës 2006/32/EC dhe ato të Sekretariatit të Komunitetti të energjisë dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon për miratim në Qeveri. 2. Raporti i zbatimit të planit të Kosovës për efiçiencën e energjisë përgatitet nga AKEE dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon atë për miratim në Qeveri. Dërgimi i Raportit në sekretariatin e Komunitetit të energjisë bëhet sipas kërkesave të sekretariatit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Municipal energy offices must prepare the municipal energy efficiency plan and the progress report, and the municipal assembly must approve and send both to AKEE.
Neni 9 Plani Komunal për efiçencën e energjisë 1. Zyrat komunale për energji përgatisin planin komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja. 2. Plani komunal për efiçiencën e energjisë miratohet nga Kuvendi komunal dhe i dërgohet AKEE-së. 3. Zyrat komunale për energji përgatisin Raportin e progresit të zbatimit të planit komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja. 5 4. Raporti i progresit të zbatimit të planit Komunal për efiçiencën e energjisë miratohet nga Kuvendi komunal dhe dërgohet në AKEE. 5. Procedurat dhe afatet e përgatitjes së planeve komunale dhe raportimi për zbatimin e tyre përcaktohen në akt nënligjor të miratuar nga ministri. KREU IV MASAT E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The public sector must use energy efficiently, and the Government may issue necessary subordinate acts on the Ministry’s proposal to implement this article.
Neni 10 Menaxhimi i energjisë në sektorin publik 1. Sektori publik obligohet që ta shfrytëzojë energjinë në mënyrë efiçiente. 2. Për zbatimin e paragrafit 1. të këtij neni, Qeveria, me propozim të Ministrisë, nxjerrë aktet tjera nënligjore të nevojshme. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry and municipalities must arrange funding for energy-efficiency measures through budgets, external development financing, donations, and possible intergovernmental co-financing.
Neni 11 Financimi i Masave për efiçiencën e energjisë 1. Për mbështetjen e masave të përcaktuara në Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë, Ministria duhet të: 1.1 sigurojë mundësi financimi në kuadër të Buxhetit të Republikës së Kosovës; 1.2 kërkojë mbështetje financiare nga organizmat financiare relevante zhvillimore ndërkombëtare në kuadër të programeve dhe projekteve për promovimin e efiçiencës së energjisë; 1.3 propozojë përfshirjen e financimeve për fushën e efiçiencës së energjisë në marrëveshjet ndërshtetërore të bashkëpunimit, sa herë që kjo të jetë e mundur. 2. Për mbështetjen e masave për promovimin e efiçiencës së energjisë të përcaktuara në Planet Komunale për efiçiencën e energjisë, komunat duhet të sigurojnë financim në kuadër të buxheteve komunale ose përmes donacioneve. 3. Sa herë të kërkohet, Ministria do të planifikojë bashkëfinancime buxhetore të fondeve të efiçiencës së energjisë që krijohen në kuadër të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare zhvillimore shumëpalëshe apo dypalëshe. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Government may adopt the necessary subordinate acts for energy auditing, on the ministry’s proposal and in line with EU directives.
Neni 12 Auditimi i Energjisë Me propozim të ministrisë, Qeveria miraton aktet nënligjore të nevojshme për auditimin e energjisë në përputhje me direktivat e BE-së. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry must submit special legal acts to the Government for approval to implement EU energy-efficiency rules.
Neni 13 Zbatimi i Direktivave të BE-së për efiçiencën e energjisë Ministria paraqet për miratim në Qeveri, akte juridike të veçanta për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE-së, lidhur me efiçiencën e energjisë, që dalin nga detyrimet e Republikës së Kosovës si palë e Traktatit të komunitetit të energjisë. 6 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ministria must establish the Kosovo Agency for Energy Efficiency (AKEE).
Neni 14 Dispozitat kalimtare Ministria themelon Agjencinë e Kosovës për efiçiencën e energjisë – AKEE, brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare and issue subordinate acts for this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 15 Dispozitat përfundimtare 1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria përgatitë dhe nxjerr akte nënligjore brenda gjashtë (6) muajsh, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Aktet e parashikuara në nenin 13 të këtij ligji do të përgatiten në përputhje me afatet e parashikuara nga vendimet e Këshillit ministror të komunitetit të energjisë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 16 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-016 23 qershor 2011 Shpallur me dekretin Nr.DL-006-2011, datë 08.07.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-016 PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in